Marketingu Nderkombetar

  • Uploaded by: orhan bakalli
  • 0
  • 0
  • November 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Marketingu Nderkombetar as PDF for free.

More details

  • Words: 650
  • Pages: 12
Prof. dr. Ali Jakupi

MARKETINGU NDËRKOMBËTAR Viti akademik 2007/08

Ligjërata 11

KORPORATAT MULTINACIONALE • Korporatat multinacionale janë akterët kryesorë të biznesit bashkëkohor ndërkombëtar në botë. • Mundësojnë zgjerimin e bizneseve në përmasa të gjëra ndërkombëtare. • Korporatat multinacionale kanë strategji globale në prodhim, në invetsime, në kërkime dhe në distribucion. • Në potencialin e tyre kanë rezerva të diturisë, të shkencave, inovacioneve dhe rezerva materiale. • Korporatat multinacionale kanë marrë hov të zhvillimit në shek.XX. Tërë motivin për biznesin e suksesshëm e mbështesin në profit.

• Definicionet e posaçme të korporatave shumëkombëshe janë të ndryshme. OKB (vitet e shtatëdhjeta) formulojnë këtë definicion: “Korporatat multinacionale janë të gjitha ato ndërmarrje, të cilat i kontrollojnë asetet e veta – fabrikat, minierat, filialat e shitjes e tjerë, në dy e më shumë vende”. • Definicioni zgjerohet në vitet e tetëdhjeta, duke i përfshirë: a)të gjitha ndërmarrjet që aktivitetet e veta i ushtrojnë në dy e më shumë vende, b)që zhvillojnë sistemin e vendimeve të biznesit, c)që janë të lidhura entitetet.

• Sipas autorit Aheron, definicionet e kompanive shumkombëshe (multinacionale) mund të bëhen nëpërmjet: – kritereve strukturale dhe, – performansave të biznesit. • Nga aspekti i kriterit struktural, korporatat multinacionale mund të vështrohen në kuptim: – të ngushtë dhe, – të gjerë.

• Definicioni në kuptim të ngushtë ka këtë përmbajtje: Korporatat multinacionale janë të lidhura vetëm me karakterin shumëkombësh të pronësisë, ose të karakterit multinacional të vendimmarrjeve. • Në kuptim të gjerë, korporatat multinacionale i kanë të zhvilluara aktivitetet e veta në shumë vende, që shfrytëzojnë licencën dhe franshizingun, si forma të ndryshme të kooperimit, të investimeve të përbashkëta, ose të investimeve të drejtpërdrejta (direkte) në botën e jashtme.

• Definicioni i korporatave multinacionale sipas performancave ka të bëjë me vëllimin e shitjes, me pasuri, me kapital, me numrin e të punësuarëve, të ardhurën e realizuar.

KORPORATAT TRANSNACIONALE • Në pikëpamje të themelimit dhe të zhvillimit, gjenezën K.T. e kanë të kartelat dhe trustet. • Kartelat janë formë organizative e ndërmarrjeve të bashkuara, që kanë për qëllim limitimin e konkurrencës dhe dominimin e tyre (1886 në SHBA); • Trustet përfshijnë ndërmarrjet e bashkuara në një ndërmarrje të veçantë, e cila ka pozicion monopoli në treg. • Formësimi i korporatave transnacionale bëhet në kushtet e ekonomisë së tregut, duke u mbështetur në ekonomitë kapitaliste nacionale, për të penetruar në mjediset me përmasa ndërkombëtare.

• Definicioni është pothuaj i njëjtë me korporatat multinacionale, që do të thotë se KT. janë ndërmarrjet që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në dy e më shumë vende të botës. • K.T. fizionominë e mirëfilltë e marrin që nga viti 1920. • Nga viti 1970 marrin hov të zhvillimit (veçanërisht në SHBA). • K.T. konceptin e zhvillimit e mbështesin në investimet e drejtpërdrejta.

• Internacionalizimi i kapitalit dhe i biznesit bëhet në saje të: – përparësive komparative, – vëllimit të prodhimit, – kategorisë së shpenzimeve. • Në K.T. rol të veçantë kanë: – politikat ekonomike, – eliminimi i barrierave doganore, – cash flow, – kamatat, – akordimi i kredive.

DALLIMET NË MES KORPORATAVE MULTINACIONALE DHE TRANSNACIONALE • Dallimet kuptohen nëpërmjet vështrimit të gjërave të përbashkëta të tyre: • politikat me orientime në tregjet e huaja, • për nga madhësia kryesisht janë gjigande, • imixhi dhe konkurrenca gjithnjë e më tepër perfeksionohen. • Diferencat në mes K.M. dhe K.T.: • Natyra e investimeve (K.M. mbështesin konceptin e investimeve të tërthorta; K.T. konceptin e mbështesin në investime të drejtpërdrejta),

• Koncepti i zhvillimit (K.M. mbështesin tregun, prodhimin, teknologjinë; K.T. lëndët e para, fuqinë punëtore të lirë, eksploatimin e resurseve të lira), • Raportet prijetare (K.M. konkurrenca në relacionet multinacionale; K.T. zhvillimi i rrjetave të fabrikave, filialave, reparteve), • Potenciali (K.M. fuqia e tregut, marketingu eksportues; K.T. madhësia e kompanive dhe e kapitalit), • Strategjitë e zhvillimit (K.M. afatgjatë, forca e tregut dhe e konkurrencës; K.T. investimet për zgjerimin e rrjetit të objekteve prodhuese, të distribucionit për kohë të gjatë).

KOMENTE

Pyetje

Përgjigje

Related Documents

Marketingu Nderkombetar
November 2019 7
Drejtim Marketingu
November 2019 6
Kerkim Marketingu
November 2019 15
Marketing Nderkombetar
November 2019 2
Marketing Nderkombetar
November 2019 2
Marketing Nderkombetar
November 2019 3

More Documents from "orhan bakalli"

Punim Eseistik
November 2019 14
Menaxhim Biznesi
November 2019 11
Sjellje Konsumatore
November 2019 4
November 2019 12
Menaxhimi Burimeve Njerzore
November 2019 9