UNIVERSITETI – AAB ARENA E ARSIMIT BASHKËKOHOR PRISHTINË
MARKETINGU NDËRKOMBËTAR Viti akademik 2007-2008 Ligjërata 22 Prof. dr. Ali Jakupi 1
POLITIKA E DISTRIBUCIONIT NË MARKETINGUN NDËRKOMBËTAR
Distribucioni është politikë operative që i lidhë, i integron largësitë, disonancat gjeografike, prodhuesit dhe tregtarët me konsumatorët. Kanalet e distribucionit e kanë domethënien e një rruge prej prodhuesi deri të vendi ku përfundimisht konsumohet produkti. Distribucioni i marketingut ndërkombëtar nuk është vetëm një instrument i marketingut miks, por paraqet një sistem të veçantë. Në sistem ndikojnë faktorë të ndryshëm: zgjedhja e vendeve të shitjes, koncentrimi gjeografik i konsumatorëve, karakteristikat e produktit, niveli i përshtatshmërisë, 2 restrikcionet për zgjedhje të kanaleve të marketingut.
STRATEGJIA E KANALEVE TË SHITJES NË MARKETINGUN NDËRKOMBËTAR Në praktikën e marketingut ndërkombëtar janë të veçuara katër tipe të strategjive të kanaleve të shitjes: 1. strategjia e formimit të sistemit të kanaleve të shitjes, 2. strategjia e paraqitjes në treg nëpërmjet kanaleve të shitjes, 3. strategjia e mbulimit të tregut nëpërmjet kanaleve të shitjes, 4. strategjia e funksionimit të kanalave të shitjes. Ekzistojnë edhe: strategjia e distribucionit intensiv, strategjia e distribucionit seleketiv, 3 strategjia e distribucionit ekskluziv.
TIPET DHE STRUKTURA E KANALEVE TË SHITJES NË MN
Ekzistojnë tipe dhe struktura të ndryshme të kanaleve të shitjes në marketingun ndërkombëtar. Këto klasifikohen në: tipet e agjentëve, tipet e tregtarëve. Në tipet e agjentëve përfshihen: Përfaqësuesi, Brokeri, Faktori, Agjenti i lidhur. Në tipet e tregtarëve radhiten: Distributeri, Dileri, Joberi importues, 4 Tregtia.
Përfaqësuesit ndërmjetësojnë dhe aranzhojnë kontakte në mes shitësve dhe blerësve. Brokerët janë agjentë të pavarur (sigurimi, letrat me vlerë, tregu i ushqimit e tjerë). Faktorët janë lloj special i agjentëve, të cilët kryesisht formohen në banka dhe në organizata tjera financiare. Janë tip sikurse i brokerëve, porse shtojnë edhe aktivitetet e financimit. Agjentët e lidhur punojnë në treg të huaj, por janë të lidhur me kontratë me kompaninë vendore. Distributerët janë tip tregtar që kanë të drejtën ekskluzive të shitjes, në emër dhe në llogari të vet për territor të caktuar ose në tërë5 hapësirën (territorin) e vendit të vet.
Dilerët janë ndërmjetësues eksluziv afatgjatë në mes prodhuesit dhe distributerit, por që kanë të drejtë ekskluzive territoriale. Joberët importues e kanë domethënien e importuesve klasik, të ndërmjetsuesve të pavarur, të cilët importojnë mall drejtpërdrejt nga prodhuesit. Kanë funksion sikurse distributerët, por që nuk kanë të drejt ekskluzive territoriale. Tregtia (grosiste, detajiste) është rrjetë e gjerë në cilësinë e ndërmjetësuesve (nga aspekti i marketingut), pa të cilët nuk mund të kryhen punët e distribucionit. 6
STRUKTURA E KANALEVE TË DISTRIBUCIONIT NË MARKETINGUN NDËRKOMBËTAR
Konfiguracioni i kanaleve të shitjes përbëjnë strukturën e tyre. Determinanatat e strukturës së kanaleve të shitjes klasifikohen në dy grupe: Eksterne dhe, Interne. Në determinanatat eksterne bëjnë pjesë: karakteristikat e konsumatorëve, kultura, konkurrenca. 7
Në determinantat interne bëjnë pjesë: objektivat e kompanisë, karakteri, kapitali, kostoja, sigurimi financiar, kontrolli, kontinuiteti, komunikimi. 8
PËRFAQËSITË TREGTARE NË VENDET E HUAJA
Përfaqësitë tregtare në vendet e huaja janë ndërmjetësues të pavarur dhe të specializuar, që e njohin mirë tregun lokal. Funksionet e përfaqësive tregtare: funksioni kërkimor, funksioni i definimit dhe i konceptimit të ofertës eksportuese, funksioni i ndërmjetësimit me rastin e lidhjes së kontratave për eksport, funksioni i kontrollit të shërbimeve të pas shitjes, funksioni i depoziitimit të mallit, funksioni i mbështetjes së promocionit.
9
LOGJISTIKA NË MARKETINGUN NDËRKOMBËTAR
Logjistika e marketingut ose distribucioni fizik në marketingun ndërkombëtar mirret me aktivitetet e transportimit të mallrave, ngarkimin, zhgarkimin dhe depozitimin në mënyrë efikase dhe të suksesshme. Logjistika ndërkombëtare e marketingut pretendon t’i plotësojë së paku pesë objektiva: maksimizimi i numrit të përgatitur dhe të realizuar në raport me porositë e pranuara, minimizimi i kohës së nevojshme nga momenti i pranimit të porosisë deri të dergimi i produkteve, minimizimi i dështimeve në mes dërgesës së premtuar dhe të realizimit të vërtetë, minimizimi i dëmeve në tranzit, 10 zvogëlimi i shpenzimeve të tërësishme të
Dallimet në mes logjistikës vendore dhe asaj ndërkombëtare janë të natyrës: organizative, institucionale, funksionale.
11
Komente Pyetje Përgjigje 12