Marketing Nderkombetar

  • Uploaded by: orhan bakalli
  • 0
  • 0
  • November 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Marketing Nderkombetar as PDF for free.

More details

  • Words: 2,250
  • Pages: 22
MARKETINGU NDËRKOMBËTAR Viti akademik 2007-2008 Ligjërata 19 Prof. dr. Ali Jakupi 1

EKSPORTI I OBJEKTEVE INVESTIVE 





Investimet në botën e jashtme janë fushëveprimtari komplekse, me karakter interdisiplinar, ku më së shumti dallohet inxhinieringu. Inxhinieringu që ka të bëjë me investimet, është aktivitet i karakterit intelektual, për t’i zvogëluar dje zmbrapsur vështirësitë lidhur me realizimin e investimeve. Llojet më të rëndësishme të inxhinieringut janë:        

inxhinieringu kërkimor, inxhinieringu procesor, inxhinieringu projektues, inxhinieringu organizativ, inxhieringu kompleks, inxhinieringu ndërtimor, inxhinieringu sistemor, inxhinieringu eksportues,

2

 





 



 

INXHINIERINGU KËRKIMOR është koncept parësor, ngase përfshin aktivitetet në të gjitha shkallët e objektit investiv. INXHINIERINGU PROCESOR është forma më e lartë e ekzekutimit të marketingut dhe është i lidhur me të gjitha nivelet e aktiviteteve në objektet investive. INXHINIERINGU PROJEKTUES është i kufizuar në aktivitetet profesionale intelektuale vetëm në fazat e projektimit të objekteve. INXHINIERINGU ORGANIZATIV është i përfshirë në të gjitha fazat e punëve të inxhinieringut, por edhe në të gjitha llojet e inxhinieringut, ngase paraqet një prej aktiviteteve thelbore të manaxhimit. INXHINIERINGU KOMPLEKS është nivel i lartë me aktivitete dhe ndërlikueshmëri të ndërlidhura. INXHINIERINGU NDËRTIMOR përkufizohet në realizimin e objekteve ndërtimore, me të gjitha fazat: projektuese, operative ndërtimore, deri në “çelësin në dorë” të objekteve. INXHINIERINGU SISTEMOR përbëhet nga pjesët më të vogla të punëve dhe të aktiviteteve, të cilat e përbëjnë sistemin e tërë. INXHINIERINGU EKSPORTUES i vënë në spikamë aktivitetet që kanë të bëjnë me eskportet. 3 INXHINIERINGU IMPORTUES është i kyçur në realizimin e

EKSPORTI I OBJEKTEVE INVESTIVE 

  



Objektet investive janë objekte, kapacitete industriale, sisteme të veçanta, që përbëhen nga nënsistemet. Objektet investive janë sinonim i sistemeve. Ndërkaq, komponentat e objekteve janë nënsisteme. Objektet investive (sistemet) dhe komponentat e objekteve (nënsisteme) janë produkte, të cilat i blejnë ndërmarrjet. Është fjala për marketingun mesorganizativ, prodhues dhe riprodhues, e jo për marketing të konsumit të gjerë. 4









Ndërtimi i objekteve industriale, përkatësuisht i objekteve investive nuk mund të ekzekutohet nga firmat që nuk kanë pervojë, njohuri dhe potenciale të nevojshme. Me eksportin e objekteve investive nënkuptohet realizimi investiv në mjediset e jashtme. Në mjediset e pazhvilluara dhe në zhvillim pjesë përbërëse e ofertës janë edhe shërbimet plotësuese. Në shërbimet shtesë bëjnë pjesë:     

mirëmbajtja, dërgesa e pjesëve të ndërrimit, aftësimi i punëtorëve, ndihma financiare, punët kompenzuese.

5

PJESËMARRËSIT NË PUNËT E SISTEMEVE 



Punët e sistemeve janë punë tipike mesorganizative të nivelit të lartë. Është fjala për mjetet investive heterogjene, që të gjitha së bashku përbëjnë sistemin e marketingut. Pjesëmarrësit e tregut në punët e sistemeve janë:     

    

kërkesa për sisteme dhe për komponenta të sistemeve, ofertuesit e komponentave, ofertuesit e sistemeve, inxhinierët këshilldhënës, organizatat shtetërore.

Kërkesa e sistemeve dhe e komponentave të sistemeve, paraqitet tek investitori. Ofertuesit e komponentave janë ndërmarrjet që ofrojnë ndonjë nënsistem. Ofertuesit e sistemeve e ofrojnë sistemin që ka të bëjë me shumë komponenta (mund të jetë edhe oferta kooperuese). Inxhinierët këshilldhënës kanë rol të veçantë në stemin dhe në procesin e marketingut. Organet shtetërore ndikojnë në punën e sistemit, në zgjedhjen e partnerëve kooperues e tjerë.

6

KONSALTINGU (INXHINIERINGU KËSHILLDHËNËS) 





Konsaltingun e organizon firma këshillëdhënëse. Konsaltingu gjen zbatim të gjërat me vlerë, në vendimmarrjet komplekse dhe të ndërlikuara. Inkorporimi i inxhinieringut këshillëdhënës ka rëndësi të veçantë, sepse mundëson konsalting të nevojshëm, dobiprurës dhe racional. Punët e konsaltingut i kanë kostot e veta, që mund të përllogariten në mënyrë paushale, ose me përqindje sipas punëve

7

OFERTA MULTIORGANIZATIVE (KOOPERUESE) E SISTEMIT 







Me ofertën multiorganizative nënkuptohet përfshirja e partnerëve të ndryshëm, që merren vesh për bashkëpunim dhe pjesëmarrje të përbashkët në ekzekutimin e projekteve të ndryshme. Për secilin pjesëmarrës në ofertë vlen fakti se janë të lidhur për një organizatë të ofertës, që nuk është fjala për kooperim paralel, por janë kooperues lojalë. KONZORCIUMI është organizatë e përbashkët që merret me ofertën dhe ekzekutimin e projektit të caktuar, ose me ekzukutimin e më shumë projekteve. Vendimi për hyrje në konzorcium duhet të jetë i motivuar në mënyrë adekuate, ndërsa anëtarët e zgjedhur të konzorciumit, duhet të jenë të 8 suksesshëm.

HARTIMI I OFERTËS  

Hartimi i ofertës për plasmanin e komponentave të sistemit është proces i veçantë. Hartimi i ofertave mbështetjen e ka në:   



Aspekti teknik i ofertës përfshin elementet teknikoteknologjike të niveleve të duhura. Përmbajtja minimale e ofertës teknike të ndërmarrjes përfshinë:    





aspektin teknik, aspektin komercial, aspektin financiar.

parametrat e paraparë të objekteve dhe të komponentave të tij, vlerat ekzistuese të cilat nuk janë përfshirë në garancion, ndërsa janë të rëndësishme për blerësin, arsyetimi i devijimeve të kërkesave të blerësve, vërjejtjet lidhur me punën në objekt

Aspekti komercial i ofertës përfshin kalkulimin e shpenzimeve komerciale, si dhe prognozat e ofertave të hartuara. Me rëndësi të veçantë është përcaktimi i çmimit të sistemit dhe të komponentave që e përbëjnë sistemin. 9



Për kalkulimin e çmimit të sistemit të të komponentave përdoren metoda të ndryshme: 1. metoda e formësimit të orientimeve për përdorimin e të dhënave mbi sasinë e specifikuar dhe, 2. metoda e verifikimit të çmimit në bazë të çmimit të verifikuar.



Metoda orientuese caktohet në tri mënyra:  



metoda modifikuese (mundëson vlerësimin e shpenzimeve të gjithmbarshme të projektit), metoda e shpenzimeve të veçanta (mbështetet në bazën e njësive themelore të investimeve, si dhe në kapacitetet e instaluara); metoda e madhësive ndikuese (përbëhet nga 10

ASPEKTI FINANCIAR I OFERTËS 



  

 

Parametri financiar i ofertës trajtohet si faktor kyç i konkurrencës në fushën e plasmanit të sistemit dhe të komponentave. Kreditë komerciale dhe financiare janë elemente të rëndësishme në mes të ofertuesve të pajisjeve investive ndërkombëtare dhe inputeve tjera investive. Konstruksioni financiar është i llojllojshëm. Secili ofertues kamator duhet të jetë më i volitshëm Të gjithë ofertuesit së bashku, me zgjedhjet e tyre financiare, paraqesin miksin e punëve financiare. Të financimet e mëdha hyjnë konzorciumet bankare kombëtare dhe ndërkombëtare, ku secili pjesëmarrës në ofertë e bënë konstruksionin financiar të nënsistemeve. Norma kamatore mund të jetë fikse ose e ndryshueshme. Afati i kthimit të kredisë mund t’i përgjigjet mundësive të blerësve e tjerë. Me planin terminor, që ka kuptim të gjerë, përcaktohet saktësisht momenti kur objekti do të lëshohet në punë Përgatitja e mirë e ofertës është një shkallë e siguruar e suksesit.

11

VEPRIMTARIA E PASSHITJES (EKSPORTIT) TË SISTEMEVE  





Përbëhet mga politikat akvizicionale dhe të ndërlidhjeve kooperuese pas shitjes. Politika akvizicionale e pas shitjes mbështetet në referencat, të cilat janë hartuar në mënyrë individuale, kooperuese dhe si të tilla e shtojnë prestigjin, pjekurinë teknike të eksportit të sistemeve. Ndërlikueshmëria kooperuese pas shitjes, përkatësisht të eksportimit të sistemeve, mundëson arritjen e bashkëpunimeve nëpërmjet koalicioneve të caktuara. Në saje të këtyre bashkëpunimeve, ekzistojnë mundësitë e përbashkëta për kooperim të përbashkët, për realizimin e porosisë. Lidhshmëria bëhet në projekte investive. 12

HYRJA NË TREGUN E HUAJ PA INVESTIMIN OSE ME INVESTIMIN E KAPITALIT   

Eksportet dhe importet janë format fillestare të bashkëpunimit me botën e jashtme. Ekzistojnë edhe shumë forma tjera të bashkëpunimit. Bartja e prodhimit në botën e jashtme mund të realizohet në mënyrë:  

   



të tërthortë (pa eksportin e kapitalit) dhe, në mënyrë të drejtpërdrejt (me eskportin e kapitalit).

Në aspektin e tërthortë, prodhimi liçencues është forma më e përhapur në alokacionin e prodhimit ndërkombëtar. Bartja dhe transferi i teknologjisë është bartja e inovacioneve dhe kryhet nëpërmjet liçencave Punët e orientuara në botën e jashtme përmbajnë prodhimin liçencues në botën e jashtme. Prodhimi liçencues në botën e jashtme është prodhimi që realizohet në bazë së bartjes së së inovacioneve individuale, të orientuara kah tregu. Procesi i novacioneve rezulton nga zgjedhja komplete e problemeve, zgjidhje këto që barten në treg.

13

SHKALLËT E PJEKURISË SË INOVACIONEVE 

mund të paraqiten kështu: 1. 2. 3. 4.

 

 

 

shkalla e parë – ideja, patenti, plani, reçeta; shkalla e dytë – prototipi, mosha, eksperimenti laboratorik; shkalla e tretë – seria, eksperimenti kryesor; shkalla e katërt – pjekuria e tregut.

Inovacionet e orientuara kah tregu liçencohen, si psh. produkti, procedura teknologjike e tjerë. Faktikisht liçenca është leje për shfrytëzim ekonomik, para së gjithash, të inovacioneve industriale, që i ka zhvilluar dhënësi i liçencës, si e mirë jomateriale, e cila është e mbrojtur në kohë të caktuar ose përkohësisht. Puna liçencuese bazohet në dhënien e liçencës, do të thotë dhe në marrjen e liçencës, punën që e bënë marrësi. Për dhënien dhe marrjen e liçencës është fjala për kalimin e liçencës e të prodhimit të liçencës në botën e jashtme, që ky është vendim biznesor. Liçenca është njëra nga alternativat e eksportit Ekzistojnë motive të ndryshme për prodhimin e liçencave. 14

PROCESI NË PUNËN LIÇENCUESE  

Punët liçencuese në botën e jashtme vijnë në shprehje për arsye profiti, ose për arsye kooperimi. Procesi përfshinë:    



Liçenca mund të jetë:  

  

iniciativën për marrjen e punëve, procedurat e komunikimit, konsultimet, bisedimet në mes marrësit dhe dhënësit, kontraktimi. e veçantë, e pastër dhe, e kombinuar.

Liçenca e pastër përmban vetëm një të drejtë të mbrojtur. Liçencat e kombinuara janë më të përhapura, në mënyrë më të gjerë. Janë të njohura edhe liçencat: 

know-how (know-how lejet dhe know-how marketingu).

15

HYRJA NË TREGUN E HUAJ NËPËRMJET INVESTIMIT TË KAPITALIT 







Internacionalizimi i prodhimit bëhet në bazë të eksportit të kapitalit. Internacionalizimi i prodhimit dhe i kapitalit karakterizohet me investime të drejtpërdrejta. Kjo e ka domethënien e themelimit të ndërmarrjeve vetjake në botën e jashtme. Këtë funksion në veçanti e kryejnë korporatat transnacionale. Nisma për investime të drejtpërdrejta gjendet në SHBA. Më vonë edhe vende të tjera veprojnë në të njëjtën mënyrë. Realizohen forma të ndryshme të bashkëpunimit, siç janë: joint venture, lizingu e tjerë. 16

PRODHIMI MULTINACIONAL 



Prodhimi multinacional e ka kuptimin e konceptit të ndarjes ndërkombëtare të punës, që rezulton me strategjitë e mbështetjes në forca të përbashkëta, për të avancuar dhe përforcuar aftësinë konkurruese ndërkombëtare. Procesi i multinacionalizimit fillon në vitet e ’60, proces ky i cili gjithnjë zgjerohet dhe kryesisht paraqitet në tri kontinentet e pazhvilluara, në Azi, në Afrikë dhe në Amerikën Latine. 17

INVESTIMET E PËRBASDHKËTA (JOINT VENTURE) 





Me Joint Venture nënkuptohet inputi i investimeve, por edhe inputi i mjeteve tjera prodhuese. Kjo formë e bashkëpunimit për qëllim e ka realizimin e marketingut ndërkombëtar kooperues. Investimet e përbashkëta mundësojnë e krijimit të një kapitali më të madh dhe më të fuqishëm, pasi që veprojnë në mënyrë të përbashkët njohuritë, teknologjitë, kapitali dhe e krijojnë një entitet të përbashkët. Është formë alternative për penetrim në tregjet e huaja. 18



Nga aspekti investiv Joint Ventures është kategori kooperuese e investimeve të ndërmarrjeve. Analiza e spektrit investiv bëhet në tri aspekte, përkatësisht nëpërmjet:   



Format e kapitalit të investuar:   



formave të kapitalit të investuar, lartësisë së investimeve në botën e jashtme, realizimit të investimeve të përbashkëta në botën e jashtme. në formë të vërtetë, në formë të teknolgjisë së kapitalizuar, në formë të parave.

Forma e vërtetë (gjërat e patundshme, të paluajtshme: toka, infrastruktura, ndërtesat) është forma e parë e inputit të kapitalit. Në këtë formë bëjnë pjesë edhe mjetet e luajtshme, siç janë asetet, makinat, aparatet, impiantet, mjetet e transportit, ose mjetet xhiruese (lëndët e para, materiali riprodhues, gjysëptoduktet, stoqet), të cilat origjinën mund ta kenë nga burimet e 19 shtetit, ose nga jashtë.







TEKNOLOGJIA E KAPITALIZUAR është një formë e inputit, ku mund të përfshihen: e drejta e mbrojtjes së pronësisë industriale (patentat, liçencat, modelet, mostrat e tjerë Madje përfshihet dituria, pervoja dhe know-how. KAPITALI I INVESTUAR NË FORMË TË PARASË e përmban inputin e parasë në valutën e vendit të investitorit, në vlera të destinuara për furnizimin e pajisjeve, lëndës së parë, mbulimin e humbjeve të investimeve të mëparshme. Për realizimin e investimeve prodhuese të përbashkëta në botën e jashtme, janë të njohura tri startegji të mundshme:   

 



strategjia ofansive, strategjia defansive dhe, strategjia kooperuese.

Strategjia ofansive përfshin joint venture të vendit të ndërmarrjet vetjake në botën e jashtme. Strategjitë defanzive janë në rolin e mbrojtësit, që do të thotë se në botën e jashtme arrihet për shkak të produktit, i cili nuk mund të eksportohet në vende të huaja (shpenzimet, embargot e ndryshme). Strategjia kooperuese rezulton me përparësitë e produkteve të përbashkëta në botën e jashtme dhe ka për qëllim realizimin e programit të prodhimit të programuar në botën e jashtme. 20

TRANSNACIONALIZIMI I PRODHIMIT DHE PËRPARËSITË EKONOMIKE KOMPARATIVE 









Transnacionalizimi i prodhimit është mundësi e dytë e mbartjes së prodhimit në botën e jashtme, në bazë të investimit të kapitalit, që është fjala për investimet e drejtpërdrejta në botën e jashtme. Investimet e drejtpërdrejta në botën e jashtme janë shprehje e strategjisë së rritës ekonomike të ndërmarrjeve transancionale. Ndërmarrjet transnacionale në botën bashkëkohore janë formë organizative e kapitalit të madh dhe e teknologjisë së lartë. Përparësitë kryesore lidhur me prodhimin dhe shpenzimet janë: afërsia e tregut, afërsia e furnizimit, fuqia punëtore, burimet energjetike, lëndët e para e tjerë. Transancionalizimi i prodhimit mbështetjen e kanë në dy akceleratorë: në koncentrimin e kapitalit dhe në teknologji. Ekonomia transnacionale faktkisht në masën më të mundshme shfrytëzon përparësitë komparative 21

Komente Pyetje Përgjigje 22

Related Documents


More Documents from "Valon Hoti"

Punim Eseistik
November 2019 14
Menaxhim Biznesi
November 2019 11
Sjellje Konsumatore
November 2019 4
November 2019 12
Menaxhimi Burimeve Njerzore
November 2019 9