Newsletter 2nd Issue

  • Uploaded by: AACO
  • 0
  • 0
  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Newsletter 2nd Issue as PDF for free.

More details

  • Words: 6,117
  • Pages: 6
Volume 1, Issue 2

August 24, 2009

Our Words Weekly Issue “

S PECIAL POIN TS OF IN TER EST: Mss. Liri Berisha Speech No Sided articles and no restriction for our members, our guest and our friends. Latest needs for our community and the latest resolutions Our Free Voice through our words.

I N S I D E T H I S I S S U E :

Fjale Shtypi Znj Berisha

Faqe 1

Fjala e Sheh Ali Pazari

Faqe 1

Dhuna Maqedonase Nga J.E.

Faqe 2

8 Vjetori Marrveshjes Nga A.rdita pazari

Faqe 2

Interviste nga Andi Bica

Faqe 3-4

Nga Medi Belorteja Perrall

Faqe 5

Libra te rinj & informacion

Faqe 6

N

E

W

L

I

F

E



J

E

T

A

E

R

E

Fjala e pershendetjes e zonjes Liri Berisha ne takimin :Nene Tereza ne vite, Cdo shqiptare eshte nje Nene Tereze Te nderuara zonja dhe zoterinj.Kam kenaqsine qe te takohem me ju sot dhe te ndajme se bashku dashurine dhe respektin per nenen tone Tereze, nenen e te gjithe botes dhe jo vetem per te por per te gjitha nenat shqiptare. Nene tereza u mesoi njerezve se si te jetohet bashke ne paqe dhe se si te transformohet dashuria njerezore ne nje dashuri hyjnore. Ajo ishte nje grua e vogel , por e ngrohte , e buzeqeshur dhe e forte.Nga zemra e saj buronte vetem miresi dhe dashuri per njerezit e vuajtur dhe pa perkrahje , per fukarenjte sic I quante ajo. -Ne nuk mund te harrojme Gonxhe (Anjeze) Bojaxhiun , Nene Terezen e Kalkutes, shkruan Papa Gjon Pali II, bijen e popullit shqiptar , qe i ka dhene nder dhe shkelqim kombit te saj dhe Kishes Katolike.Aktiviteti dhe deshmia e saj kane kontribuar ndjeshem ne bote per mbajtjen gjalle te miqesise per atdheun a saj edhe gjate periudhes se erret te persekutimit komunist antifetar. Me 27 gusht 1997 pak dite para vdekjes ajo shkruan : Du ate kthehem ne Shqiperi Ti sherbej Me te varferve te te varferve Te gjakut tim Secili nga ne eshte krijuar per te bere vepra te medha Se bashku do ta bejme me te bukur jeten. -Nene Terezen e kam njohur ne fund te vitit 1991, ne shtepine time .Me ka impresionuar ajo grua e vogel me trup por e madhe ne shpirt.Takimi , biseda me te me ben te mendoja .Imazhin e saj e pashe ne nenen , ne gruan , motren , bijen , pashe dhimbjen dhe dashurine per njerezit dhe

ne nderim te saj, te vepres se saj desha te kontriboja sadopak duke krijuar Fondacionin e Kultures “NENE TEREZA”, Fondacion I cili po kryen aktivitetet e meposhtme : 1-Po perpiqemi te ngreme Muzeun e Nene

Znj. Liri Berisha Terezes. 2-Mbledhjen dhe koleksionimin e objekteve te perdorura prej saj, duke bere seminare , konferenca, work shope kombetare dhe nderkombetare . 3-Publikimin e botimeve te ndryshme , librave broshurave , konferencave etj duke bashkepunuar me institucione homologe brenda dhe jashte vendit . Une si themeluese e ketij fondacionikam ndermora disa takime ne lidhje me ndertimin e Muzeut Nene Tereza, ku kam takuar Atin e shenjte .Ishte nder I madh per mu ate pritesha nga Papa BenedikuVI. Pata mundesi te takoja dhe te bisedoja per muzeun e Nene Terezes edhe me cardinalet , I cili me ka lene ne dispozicion per konsultime dokumenta

dhe arshiva qe hedhin drite mbi figuren e Nene Terezes. Zhvillova takime dhe me antare politike dhe parlamentare midis tyre nensekretarja e shtetit zonja Kristina De Luka.Disa Parlamentare nga komisioni I kultures dhe puneve te jashtme .Bisedova dhe me Zevendes Sekretaren e Bashkise se Romes . Nje prej takimeve me domethenese ishte ai me Senatorin e perjetshem Xhulia Andreoti. Gjithashtu dua te them se jane organizuar disa takime te tjera te rendesishme nga anetare te Fondacionit Kulturor Nene Tereza. U realizua me nje nga njerezit me te rendesishem te Nene Terezes Biografi shqiptar I Nene Terezes Dom Lush Gjergji nga Prizreni.Ne takim ai tha fakte domethenese per jeten e Nene Terezes si dhe prejardhjen dhe gjithe miresine qe buron nga zemra e kesaj gruaje.Ai na premtoi se do te na vinte ne dispozicion te gjithe materialet qe ka si dhe korrespondencat me te.Ai na afroi disa moment te vecanta saqe arriti te na percjelle emocione rrenqethese. Na dhuruan disa libra te shkruara nga vete ai per Nene Terezen .Madje eshte realizuar nje takim me motrat e Nene Terezes ne Shkoder, moter Marije Goreci qe ka shoqeruar qe ne fillim Nene Terezen ne Shqiperi.Ajo bashke me superioren na treguan rreth veshjes domethenien e elementit shqiptar qe ka kjo veshje ku tregon nje trekendesh qe lidh floket .Jane kontaktuar fotografet e Nene Terezes per te krijuar arkivin e fotografive , si dhe regjizorin kosovar qe ka bere nje film per Nene Terezen.Historija e saj mund te na ndihmoje te rindertojme imazhin e Vijon ne Faqen 2

Sheh Ali Pazari Jr “CDO SHQIPTARE ESHTE NJE NENE TEREZE" e zhvilluar nga Shoqata e Intelektualeve te Shqiperise "Imazhi i Vetvetes" ne Tirane me 16 shtator

Te nderuar Zonja e Zoterinj! Kam kenaqesine te pershendes kete Konference dhe t'i uroj suksese Znj. Flutur Bida ne iniciativen e krijimit te nje aktiviteti bamires si ky. Mendoj se ne kemi forca morale te japim ndihmen tone modeste per ata qe kane me pak e qe vuajne me shume. Ky eshte virtut i nje shpirti te madh. Nene Tereza ishte e tille, dhe ky vend qe

Sheh Ali Pazari

lindi nene Terezen ka lindur e do te linde njerez me zemer te madhe. Shqiperia ka nevoje per njerez qe mendojne per te.... E Shqiperia i nderon ata qe shperblimin nuk e gjykojne vetem monetar. Nuk ka cmim per ngrohtesine qe merr shpirti pas nje veprimi human. Gjithkush ka potencialin per vepra hyjnore, Dhe une jam sot ketu per te nderuar nje prej tyre.... Faleminderit

P a g e

2

O u r

W o r d s

100 TIFOZE MAQEDONAS USHTRUAN DHUNE MBI SHQIPTARE Diten e diele me gusht 2009 ndodh ne Shkup te Maqedonise nje njgarje jo e zakonshme.100 tifoze maqedonas te quajtur “KOMITI”pas mbarimit te ndeshjes se dy skuadrave maqedonase drejtohen drejt lagjes Nerez te Shkupit ku kane goditur qytetare te pafajshem, pleq , gra e femije brenda ne oborret e tyre.Organet e policies maqedonase nuk kane bere asnje nderhyrje.Ketu shihet qarte se s’eshte nje incident I rastit por I organizuar.Askush s’ka te drejte te te

diskriminoje , te te rrahe e te godase ne shtepine tende.Shqiptaret e Maqedonise jane shume te diskriminuar ne kushtetuten Maqedonase .Ata s’kane te drejta te barabarta ashtu si maqedonasit .Pse?Ata jane nje popull qe jeton ne trojet e veta etnike dhe askush s’ka te drejte t’I mohoje te drejtat si komb shqiptar. Jeta e re “new life” Albanian American Community Organization denon me force diskriminimin e nenave e baballareve, vellezerve e motrave te nje gjaku.Ne ju

mbeshtesim per te drejtat tuaja dhe marim pjese me hidherim ne masakren qe ju ndodhi.AACO I ben thirrje qeverise Maqedonase qe te mbaje qendrim te rrepte per keta huligane dhe pacavure qe kerkojne te diskriminojne e masakrojne nje komb te pafasjshem.AACO JETA E RE ju uron se shpejti ne nje pavarsi te shpejte ashtu sic deshiroi per Kosoven Martire. Policia Maqedonase

AACO Inc.

Vazhdimi I Znj. Liri Berisha popullit shqiptar dhe ngjarjeve, vec kesaj na ben te theksojme se cfare eshte e mire e se kaluares sone per ti ndricuar gjene ratave te ardhshme.Pervec ketyre t’u tregojme vizitoreve me mjete dhe deshmi eficente per nje komunikim pozitiv midis tyre , per te hapur dialog per zgjedhje dhe per ndihme praktike ne njerezit ne nevoje per nje rol aktiv te zgjidhjeve te konflikteve .Duke bashkepunuar me institucionet homologe Brenda dhe jashte vendit ne do te organizojme seminare dhe work shop kombetar dhe nderkombetar . Me imazhin e Nene Terezes ne ndihme te njerezve ne nevoje ketu ne Shqiperi funksionojne shume fondacione bamiresie si ne ndihme te femijeve jetime , familjeve te varfera pa perkrahje etj. Pune shume te mire mendoj ne kete drejtim ka bere dhe televizioni shqiptar shteteror si dhe TV privat duke pasqyruar me vertetesi punen e ketyre fondacioneve si dhe shume emisione televizive si psh NE KERKIM TE NJEREZVE TE HUMBUR. Ndjehem e lumtur dhe pakursyer asgje nga vetje une mbeshteta punimet e ketij takimi pasi kam bindjen se keshtu te gjithe bashke ne mund te bejme me te miren per te shtuar dashurine ne mes njeri tjetrit , per te jetuar ne paqe dhe ne Harmoni.Ne te gjitha jemi nena le te punojme per femijet tane per gjeneratat e reja qe ato te jene krenar per prinderit e tyre qe kontribuan sadopak per te sjelle paqe ne boten qe jetojme.Se bashku t’a bejme jeten me te bukur . Ju faleminderit. Tirane Shqiperi

8 VJET NGA NENSHKRIMI I MARREVESHJES SE OHRIT Me Gusht 2009 u mbushen 8 vjet nga themelimi i Marreveshjes se Ohrit e cila u nenshkrua me synimin per ti dhene fund konfliktit ne Maqedoni. Nje nga pikat e rendesishme te kesaj mareveshje ishte marrja e masave per nderprerjen e armiqesise duke perfshire camatimin e teresishem vullnetar te grupeve te armatosura Shqiptare, dhe arritja e konsensusit per zgjedhjet politike. Marreveshja e Ohrit vendosi gjuhen maqedonase si gjuhe zyrtare ne marredhenie nderkombetare. Ne ceshtjet e pushtetit vendor , gjuhe zyrtare u percaktua gjuha e folur nga kombesia me popullsi te pakten 20%, duke pasur maqedonishten si gjuhe

plotesuese. Aspekte te tjera te rendesishme te krenarise kombetare u perfshine gjithashtu ne planin e kesaj marreveshje. Simbolet Kombetare do te vendosen konform rregullave ligjore nga autoritetet vendore te kombesise qe perben shumicen e popullsise. Zevendes Kryeministri I Maqedonise Abdylaqim Ademi u shpreh me 12 Gusht 2009 se pas 8 vjetesh nga krijimi i Marreveshjes se Ohrit, eshte bere nje pune e rendesishme ne qetesimin e Konfliktit maqedonas, dhe se pretendimet e PDSH-se per nje marreveshje te re te Ohrit apo nje perteritje te marreveshjes

ekzistuese kane thjeshte baze politike. Sipas tij gjate qendrimit te PDSH-se ne pushtet zbatimi i implementimit te marreveshjes pesoi nje frenim, gjithsesi ne teresi eshte bere pune e madhe me rezultate te mira qe do ti hape rrugen vendit per anetaresimin ne NATO. Nga A.rdita Pazari

PRETENDIM I SERBISE PER MBAJTJE TE ZGJEDHJEVE TE PARAKOHSHME Serbia pretendon te mbaje zgjedhje te jashtezakonshme ne dy komuna te Kosoves, Peje dhe Prishtine, nen pretekstin e mosnjojhjes se rezultateve te zgjedhjeve te pushtetit lokal te mbajtura ne 11 Maj 2008. Kjo eshte hera e dyte e tentimit te mbajtjes se zgjedhjeve ne menyre te jashteligjshme nga Serbia

pas perppjekjes se bere nje vit me pare per te njejten arsye. Qeveria e Kosoves i vlereson te pavlefshme keto perpjekje si dhe te demshme per mbarevajtjen e luftes kunder konfliktit midis dy kombesive, por nuk e konsideron te nevojshme te perdore force per ta shtypur keto veprime te Beogradit.

Nisur nga kjo analistet reagojne jo vetem kunder ketyre nderhyrjeve te Serbise ne punet e brendshme , por edhe ndaj qendrimit “te bute” te qeverise se Kosoves. Sipas tyre keto veprime shprehin mosperfillje ndaj Pavaresise se Kosoves dhe institucioneve te saj.

Kosovo’s President Fatmir Sejdiu

V o l u m e

1 ,

I s s u e

2

P a g e

ARTISTJA SHQIPTARE VIKENA KAMICA VLERSOHET ME CMIM TE PARE NE AUSTRI Me gusht 2009 u zhvillua ne Austri konkursi me teme Shaka , Humor dhe Ironi ne zhandrin e muzikes.Nga Sqiperia mori pjese kengetarja e operas mezosoprania Vikena Komenica e cila fitoi cmimin e pare. Fitimi I ketij cmimi ishte vertet nje fitore e merituar.Per here te pare zhvillohet konkursi I ketij stili.Vikena I ngre lart vlerat kulturore ,artistike te kombit te saj ,Shqiperise. Kjo veprimtari , pra ky konkurs u organizua nga AKADEMIA VERORE MOZARTEUM e Austrise.vetekuptohet se sa e rendesishme ishte kjo veprimtari , e cila u zhvillua ne qytetin e lindjes se W .A Mozartit te madh ne Salsburg. Mezosopranoja shqiptare ,Vikena Komenica , qe eshte soliste ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit u kthye ne vendin e saj ne Shqiperi kryelart , me cmimin e pare si interpretuese te kengeve satirike te Bernstein , fragment I operas “Candid”. Ne kete konkurs artistic me nje “Stilt te Ri “ qe s’eshte kerkuar ndonjehere moren pjese 20 pjesmarres nga te gjitha vendet e botes.Pra kjo u quajt “New Muzik , muzike e re ne nje Stil te Ri.

“moren pjese 20 pjesmarres nga te gjitha vendet e botes.Pra kjo u quajt “New Muzik , muzike e re ne nje Stil te Ri

Profesor Herold Haslmayer historian muzikor thekson se duke hapur nje faqe te re interpretimi muzikor ne nje kend te ri veshtrimi do te sjelle larmi ne interpretimet e ardheshme.Ky “Stil” I ri I interpretimit dha ate qe do te quhet “New Music”.Pra kjo te le te kuptosh qe ne te ardhmen do te zhduket uniformiteti dhe shabllonizmi qe ishte krijuar kohet e fundit .-Studiuesja muzikore zonja Julia Hinterger ne fjalen e saj ne symposium theksoi dhe vuri pikat ne disa aspekte te rendesishme te lojes komike ne literature muzikore qe nga e kaluara deri ne ditet e sotme. Ky konkurse sic e theksuam ishte ndryshe nga heret e tjera.Duke pasur nje konkurence te forte midis artisteve ne Stilin e ri te kesaj “Muzike te Re”. Artistja shqipta re vlersohet me Cmimin e Pare .Ajo ndricoi vlerat e interpretimit dhe kultures artistike shqiptare.Kombi I saj Shqiperia eshte krenare per te dhe pa frike mund ta quajme nje Moserat Caballe qe eshte duke u future ne skenen operistike Nga J.E.

Hasitania e Kosovës dhe roli i shehlerëve shqiptarë nga Andi Bici - Sheh Ali, cilin nga gjyshërit ose stërgjyshërit e ndien më të afërt qoftë edhe si figurë frymëformuese në 1-vjetorin e pavarësisë së Kosovës në rrafshin atdhetar? - Më të afërt kam stërgjyshin tim, sheh Ahmed Pazarin, i cili njihet dhe në historinë e kombit si patriot i shquar shqiptar. Ai ka qenë dhe rimëkëmbë i mbarë shqiptarëve të kudondodhur, ka qenë njëherazi një organizator për edukimin e gjithë të rinjve dhe një misionar i palodhur fetar, që harronte familjen dhe njerëzit e tij në Tiranë dhe nisej e udhëtonte me muaj larg për hapjen e shkollave, ndërtimin e rrugëve, burimeve ujore nëpër fshatra të humbura, që mezi gjenden nga vizitorët edhe sot që mjetet moderne të transportit i kanë shkurtuar distancat. Të mendosh se në ato kohë të vetmet mjete udhëtimi kanë qenë kuajt dhe karrocat. - Të habit fakti që vendndodhja e teqesë dhe tyrbes suaj gjendet në një vend që ndryshe quhet “kërthiza e Tiranës”. A ka qenë rastësi kjo shenjë gjeografike? - Ardhja e shehut të parë nga Shkodra në Tiranë ishte pikërisht në një Xhami në qendër të qytetit, ku shërbëtor në të ka qenë njëri prej familjes së vjetër Kaimi, i cili bënte pastrimin e Xhamisë. Sheh Aliu i Parë, duke qenë udhëtar i ardhur nga Shkodra tejet i lodhur, ndalet dhe pasi fal namazin ulet në një cep të Xhamisë për t’u qetësuar dhe kujdestari i thotë se “këtu nuk është vend për t’u çlodhur, por vend faljeje”. Pra, i jep të kuptojë se duhej të largohej. Sheh Aliu, i larguar nga Shkodra nga një popull mosbesues, erdhi dhe gjeti në Tiranë të njëjtin mosbesim. Atëherë sheh Ali Shkodrani i thotë "t’u ktheftë ajo gojë pas". Dhe vërtet ashtu ndodhi: goja i shkoi pas veshit familjarit të Kaimëve. Pra, u tregua fuqia e të madhit Zot dhe ndodhi një mrekulli e dytë. Ky person u bë më vonë myhybi i parë i Teqesë së Tarikatit Halveti. Varri me eshtrat e tij ndodhet në njërën nga

anët e teqesë. Ai mund të quhet i dashuri i parë i institucionit tonë fetar alevian. - Të gjithë prindërit e ndërtojnë dhe e përfytyrojnë idealisht e bukurisht pamjen e fëmijës së vet. Po ju në pritje të ardhjes në jetë të birit tuaj Amirit a ishte i përafërt me pamjen që kishit përfytyruar? - Ajo ndodhi ashtu siç e kishte dashur Zoti, pasi ajo është dhuratë e tij dhe u realizua vullneti i tij. Emri “Amir” është me origjinë perse, që do të thotë “prijës”. A-mir, pra është i mirë edhe në shqip nga gjuha parake bart një kuptim pozitiv. Shpresoj të jetë prijës i rrugës së drejtë. - Po nusja juaj si e priti? - Femrat më shumë sesa meshkujt krijuesi i ka bërë që ta përjetojnë dashurinë në një përmasë më të gjerë për fëmijët e tyre. Ky është realitet i prekshëm. Duke rritur fëmijën për nëntë muaj në barkun e tyre dhe të ushqyerit me gji, pra krijohet një lidhje unikale mes nënës dhe fëmijës. Kjo nuk është gjë tjetër veçse ajo dashuri hyjnore, por kuptohet më e minimizuar, sepse dashuria hyjnore nuk ka fund. Sikur të mendonim dashurinë e nënës, që duket aq e pamatë për fëmijën e saj, ashtu është dhe dashura e Absolutit për mbarë krijesat e veta. - A ruani në kujtesë si manifestimin e një ngjarjeje të shënuar në jetën tuaj veshjen ne Hasitanen e Kosovës? - Kurse ngjarja e dytë është një ëndërr, pra nuk është e prekshme, të cilën e kam pasur që në vogëli dhe më është rrënjosur që në këtë periudhë të jetës. Një ëndërr që unë të vazhdoj këtë mision dhe kjo arriti kulmin e vet, pra rrënjosjen e besimit tim kur unë mora dhe titullin fetar “Sheh”, vesha dhe petkun fetar. Një ëndërr ku unë e shihja veten të bërë kurban para gjithë besimtarëve, pra vazhdimin e këtij misioni derisa të bëhesha kurban, të vetëflijohesha. Që i vogël është një ushqim që më është dhënë për të vijuar këtë rrugë të drejtë, rrugën drejt së vërtetës. Akti i fundit i veshjes sime ishte shenjë e të madhit Zot, i cili për të më rrënjosur mendimin se misioni duhet të

ketë vazhdimësi derisa të harrohet edhe vetvetja. Në gjuhën fetare shprehet kështu: “Moutu kable ente moutu”, që shqip kjo do të thotë “vdis para se të vdesësh”. Njeriu duhet të vdesë nga ana materiale, pra nga nevojat e trupit të tij, për t’u lartësuar nga ana shpirtërore. Edhe pa i vdekur trupi, duhet të jetojë në ngritje të shpirtit të tij. Të mos vlerësojë pjesën e materies, duke harruar smirën, egoizmin, që duket kthjelltas se është përhapur kudo në mbarë njerëzimin. Duhet të vlerësojë atë dashuri që i madhi Zot i ka dhuruar, të tregojë mirënjohjen për dhuratat e shtrenjta të Krijuesit. - Si e përjetuat ditën e vlerësimit si prijës fetar i Komunitetit Islamik Alevian? A ndodheshit pranë me bashkudhëtaren e jetës suaj? - Nusja ime e shikonte në ëndërr ceremoninë e veshjes, pra edhe një herë kjo tregoi forcën e bukur të lidhjes midis nesh. Ajo ishte e paralajmëruar, unë nuk i kisha thënë asgjë bashkëshortes sime. Më merr në telefon dhe më thotë: "Ti je veshur në Prizren!" Pra, është një rrëfim i pabesueshëm, një ngjarje e jashtëzakonshme. Jo vetëm shpërfaqet dashuria e trupit, por është një dashuri hyjnore. Atë që duhet të rrezatojë kushdo me të afërmit e tij, me familjen e tij dhe ata që e rrethojnë. I njohin apo nuk i njohin, sepse një fjalë e mirë nuk i kushton askujt asgjë. Një fjalë e mirë mjafton për të ndriçuar zemrën e tjetrit, për ta lehtësuar shpirtin e tij. - Mendoni se e sotmja duhet të shërbejë për t’i bërë ballë me sukses së nesërmes, e cila nuk duhet të na habisë a befasojë? - Është një detyrë e njerëzve që të bëhen të përsosur. Është detyrë primare t’u heqin perdet e vëna mendjeve e syve dhe të shohin realitetin e të vlerësojnë atë që i madhi Zot u ka dhënë e jo të synojnë për diçka që është më tutje, pra të harrojnë smirën e të vlerësojnë gjithçka që kanë para syve, sepse ajo është më e vlefshmja. Të gjithë emigrantët arrijnë ta shtojnë dashurinë që kanë për atdheun, sepse janë të privuar nga atdheu i tyre. Sikur të ishin të tërë të tillë, Shqipëria do të ishte bërë më mirë se çdo vend tjetër. Për mua vendi i shqipeve edhe sot është më mirë se çdo vend tjetër. Njerëzit duhet ta vlerësojnë këtë bukuri që na është dhënë, ta vlerësojnë këtë dashuri që kanë mes tyre, në familjen e tyre. Amerika është këtu, Parisi është këtu, gjithçka është këtu tek këto mundësi që na

Austri

Gazetari Andi Bica Vijon ne Faqen 4

3

P a g e

4

O u r

W o r d s

Vazhdimi I Hasitania e Kosovës dhe roli i shehlerëve shqiptarë si parashtrati i pavarësisë jepen çdo ditë. - Sheh Ali, ju emetoni fisnikërinë e pesëmbëdhjetë brezave të familjes Pazari. A është vërtet një përgjegjësi e lartë t’u përkasësh paraardhësve, gjyshërve e stërgjyshërve, të cilët kanë bërë emër të mirë në kryeqytet e në këtë vend? - Është gjë shumë e bukur. Nëse veprat e paraardhësve të tu kanë qenë të mira, mund edhe të bazohesh në ato vepra e t’i shohësh si gurë kilometrikë për të vijuar në atë rrugë, por njeriu gjithmonë duhet të japë kontributin e vet, ndryshe gjithçka do të shuhej. E kështu që unë, duke iu referuar misionit të pararendësve të mi, po përpiqem të jap kontributin tim, sado i vogël qoftë ai. - Ju ka ndodhur në udhëtimet tuaja të shkoni e të shihni dhe ato burime të ndërtuara me dashuri e përkushtim nga stërgjyshi juaj, nëse ruhen e mirëmbahen ende? - Fatbardhësisht kam qenë në disa prej veprave të tij në zonën e Devollit, Tepelenës e shumë prej tyre. Ai ka pasur një vizion për kënetën e Maliqit dhe që në vitin 1920 fliste për tharjen e kënetës dhe shfrytëzimin e gjithë kësaj toke për të mira në bujqësi. Siç dihet, kjo u realizua më vonë. Kështu që pata mundësinë të njihem me veprat e tij. - Cila mendon se është ajo shenja emblematike juaja në këtë mision hyjnor e qytetar? - Besoj vërtet se emblema e këtij misioni është dashuria. Rrezatimi i dashurisë në njerëz dhe udhëheqja e tyre në një rrugë të drejtë. Në rrugën e vlerësimit të gjithçkaje të mrekullisë që na ka dhuruar i madhi Zot, vetë ekzistencës sonë. Unë jam i bindur se një pjesë e asaj toke të teqesë sonë tek ish-

pazari i vjetër mbrapa Pallatit të Kulturës është dhuratë e këtij njeriu dhe familjes së tij, Kaimi. Me dokumentet arkivore të gjetura nga unë vërtetohet se brez pas brezi pasardhësit dhe të afërmit e kësaj familjeje kanë qenë myhybë dhe dashamirës të teqesë dhe tyrbes së halvetive. - Si e shihni rolin e muzikës në ritualet tuaja, po të kujtojmë dhe vallëzimin harmonik të dervishëve apo instrumentet e lashta muzikore të luajtura në ritualet tuaja? - Vetë muzika është mistike. Ajo shpreh një mesazh që jo kushdo e rrok në kuptimësi. Në ritet fetare të tarikatit halveti, në të cilin unë shërbej, muzika ka qenë gjithmonë e pranishme, dhe kjo sepse muzika shpreh një mesazh që e kupton vetëm shpirti. - Sheh Ali, ju zotëroni dijen e dy kulturave, lindore dhe perëndimore falë shkollimit tuaj të lartë në Liban dhe në kryeqytetin e arteve moderne, Paris. Shumë njerëz të kulturës e kanë ëndërruar praninë në këtë metropol, që është tregues i majës së një qytetërimi si ai i sotshmi. Si e sillni në ekranin e kujtesës këtë periudhë të jetës suaj? - Unë shkollën e kam bërë në Lion, por Parisin kam pasur mundësinë ta vizitoj shumë herë dhe kam pasur fatin të hyj në muzetë e artit. Parisi është një përballje e vërtetë kulturash, pasi është kryeqyteti i botës, siç mund të quhet ndryshe. Atje çdo ditë mund të shikosh çdo racë njerëzore, të dëgjosh të gjitha gjuhët përveç frëngjishtes. Ky, pra, është Parisi. Atje ka kinezë, grekë, italianë, turq, amerikanë, gjermanë, pra tërë popujt mblidhen në Paris për qëllimet e tyre turistike. Është një vend përrallor e shumë i bukur, të cilin unë

do ta pëlqeja vetëm për turizëm, për asgjë tjetër. - Nuk ishte rastësi ardhja në Shqipëri, një shkëputje pasi kryet ciklin studimor në Paris? Po, unë erdha në vendlindje pasi kreva dhe ceremoninë e diplomimit në sferën e financës, ku ishin dhe prindërit e mi prezent. Nuk e pata shpënë nëpër mend të jetoja ndonjëherë në Francë. Një sebep për kthimin tim ishte vetë vlerësimi për atdheun tim, ishte vetë dashuria për shqiptarët, vetë dashuria për familjen time dhe për amanetin e paraardhësve të mi, për vazhdimin e atij misioni të shenjtë të trashëguar gjeneratash të tëra në fisin Pazari. Udhëheqjen e njerëzve drejt rrugës së drejtë. Histori që kanë të bëjnë me iniciatët e misionit dhe paraardhës të familjes suaj. Zëri ndërmjet njeriut, tokës dhe qiellit përçohet në shekuj prej jush. Meqenëse këto janë të mbrujtura nga besimi, dashuria e mirësia ato do të jenë vende ku njerëzit do të gjejnë vetveten dhe paqen e kuptimësinë e brendshme në rrugëtimin e gjatë për te vetja e realizuar. Vlerat e Sheh Ali Pazarit shpalohen si flamuri shqiptar në ballinën e teqesë, në kujtesë edhe të 26 nëntorit, pavarësimit të Tiranës, me gëzimin e brendshëm. Misioni human e i dashur duket se nuk merr fund kurrë, ai kulmohet mbi vdekjen me dashuri te përjetësia e shpirtit. Parimi i jetës sonë është ruajtur ndër shekuj me tri fjalët: besimi, atdheu si shqiptarësia, familja e shenjtë.

Andi Bici

Familja Eshte e Shenjte

SEMINAR ALBANOLOGJIK NE PRISHTINE Me 17 gusht 2009 zhvillohet seminari albanologjik ne Prishtine kryeqytetit te Kosoves. Ky eshte seminari I 28 nderkombetar per Gjuhen , Letersine dhe Kulturen Shqiptare qe zhvillohet ne Prishtine te Kosoves.Seminari nderkombetar per Gjuhen , Kulturen dhe shkencen shqiptare eshte nje ngjarje tradicionale .Temat qe do te zhvilluar-

hen kane karakter arsimor shkencor ,kulturor. Liman Matoshi tregon se temat do te zhvillohen ne 3 nivele. 1- Ligjerate 2- Referime nga gjuha dhe letersia shqiptare 3- Séance shkencore ku do te kumtojne kumtesat e tyre albanologe nga vendi dhe bota , kuptohet per tama albanologjike. Keto kumtesa do te hapin

drite pra do te ndricojne seminarin ne Prishtine. 4- Zoti Matoshi spjegoi se do te jene dhe tema prijatare 5- Do te nderohet albanologu ne fushen e gjuhesise zoti Selman Riza me rastin e 100 vjetorit te lindjes se tij. 6- Ne fushen e letersise ( ne proze)do te nderohet shkrimtari I njohur Jakov Xoxa me rastin e 30 vjetorit te vdekjes se tij.

ALBANOLOGJIA

V o l u m e

1 ,

I s s u e

2

P a g e

5

Përrallë nga e ardhmja Nga Medi Belortaja Vitet ikin si ujë përroi, dhe ja ku kishte ardhur 2050. Bota kishte bërë mjaft përpara, e të mirat materiale ishin shtuar pa masë. Popullata qe rritur pa hesap, me përjashtim të Kinës, që kishte pësuar pak rënie, për shkak të ligjeve të forta në natalitet. Njeriu s'dinte kujt t'i gëzohej dhe hidhërohej më parë; aq shumë sende dhe mjete të sofistikuara kishte për t'u argëtuar dhe përdorur. Nanoteknologjia kishte arritur pikun e përdorimit gjithandej. Kishte vetëm një problem dhe kontradiktë; sa më tepër shtoheshin sendet dhe mjetet, aq më i mërzitur, stresuar dhe më pak kohë kishte njeriu për të menduar. E ç'i duhej mendimi fundja?!...Sa për telashe ka qenë përherë. Komunikimi fizik mes njerëzve gati qe ndërprerë fare, vetëm në mënyrë virtuale lidheshin dhe zgjidheshin. Gazetat dilnin, por me një letër speciale elektronike, ku mund të kërkoje dhe artikujt e kaluar duke klikuar me gishtin tregues. Kur shkëmbeheshin nëpër shkallë pallati, lagje dhe trotuare, njerëzia nuk përshëndesnin dhe flisnin me njëri-tjetrin direkt, por këtë e bënin vetëm virtualisht. Edhe në kafe kur =2 0uleshin klientët, pasi nxirrnin secili nga një tufë rraqesh elektronike, ia vinin sho-shoqit laptopin përballë, dhe komunikonin përmes monitorëve jo vetëm me miqtë dhe shokët që ndodheshin larg, por edhe me ata që kishin në tavolinë. Nuk kishte zëra dhe biseda të zhurmshme si në kafet e viteve të shkuara, por vetëm ca klithma, pasthirrma dhe të qeshura sporadike, sipas variacioneve të komunikimit. Makinat nuk drejtoheshin nga shoferët, por nga komandues automatikë. Aksidente mund të ndodhnin vetëm kur ç'komandoheshin nga rënia e baterive që harroheshin për t'u karikuar. Vetëm disa vende të prapambetura përdornin automjete me karburant, dhe kjo qe se ende kishte ngelur edhe pak naftë nëntokë. Obeziteti kishte rënë fare, se njerëzit ushqeheshin me pilula dhe koncentrate. Edhe aparati tretës tek njeriu po kthehej në një lloj apendiksi. Kulla më e lartë në botë, 900 metra e lartë, qe ndërtuar në Hong-Kong, dhe ajo mbrohej nga një perde e padukshme elektromanjetike, që i rrinte nja 10 metra përreth, për ta mbrojtur nga ndonjë sulm i papritur terrorist i jashtëm. Kulla 'Eiffel' e vjetër në Paris, qe çmontuar dhe hequr, pasi kishte dalë nga garancia me kohë, madje kishte duruar edhe nja 50 vjet më shumë. Në vend të saj q e ndërtuar një kullë identike me të për nga forma, por në vend të çelikut qe përdorur një material rreth 100 herë më i fortë, me bazë një molekulë karboni shumë të fuqishme. Në dallim nga Kulla 'Eiffel' e vjetër, kjo e reja rrotullohej vazhdimisht mbi një bazament të rrumbullakët, që iu bënte të mundur vizitorëve dhe restoranteve në të, të shihnin Parisin nga të gjitha anët. Në detra dhe oqeane lundronte "Liria e deteve", një transoqeanik gjigant, 50 herë më i madh se Titaniku i mbytur në 1912-ën. Ndryshe nga ky fatkeqi, "Liria e deteve" i shtypte ajsbergët si kokrra lajthish, edhe ata më të mëdhenjtë fare. Vetëm ndonjë gërvishtje boje pa qeder mund t'i bënin... Edhe ne nuk kishim ngelur shumë prapa botës. Tirana qe bashkuar me Durrësin, dhe disa kishin propozuar që ky bashkim të quhej Tirdur. Por, shumë të tjerë e kishin hedhur poshtë si jo fort të këndshëm për veshin. Vizat qenë hequr fare se na kishin pranuar në KE. Vetë vendet e KE kishin fituar disa autonomi me kushte specifike nga vendet e tjera të këtij komuniteti. Disa vinin, disa iknin ndër emigrantë. Të rriturit e emigruar, e flisnin shqipen me theks të vendeve ku jetonin përkatësisht, ashtu siç e flisnin aktorët e filmave tanë, me theks rusisht deri nga fillimi i viteve 1960. Legalizimet qenë kryer 99.999%. Kishin ngelur vetëm 0.999% që ndërtonin në lartësi sa të donin dhe si të donin. Fitimet e tyre qenë 999%. Disa të përndjekur, të shpronësuar, që vazhdonin ta mbanin veten për të djathtë, rrinin me qira ende në banesat disakatëshe të të legalizuarve të ardhur me ngut nga zonat rurale shumë vite më parë. Të legalizuarit, pasi kishin parë dhe provuar për shumë vite që nuk kishte ndonjë perspektivë kjo puna të ndenjurit në metropol kot, pa punë, përveç qiramarrjes të majme nga këta të shpronësuar nga regjimi komunist, ishin kthyer në shtëpitë e tyre të fshatit nëpër viset e skajshme. Me qiratë e mbledhura në metropol,kishin blerë makina luksoze, që i binin rreth e qark fshatrave të zonës kot, për qejf. Burrat rrinin, kuvendonin nën hije të plepave dhe rrapeve, dhe gratë përveç punëve të

shtëpisë, bënin dhe nga një vizitë nëpër komshinj, për ndonjë kafe. Edhe në fushë të politikës nuk kishin ngelur pas gjërat. Mjaft bij dhe bija, nipër e mbesa të liderëve që hiqeshin si të majtë nga vitet 1990-2000 ishin pasuruar mjaft dhe kishin biznese të forta. Qenë kthyer nga e djathta, dhe bashkë me pinjollët e atyre liderëve që hiqeshin si të djathtë nga vitet 1990-2000, drejtonin partitë kryesore të djathta. Nga e majta lideronin bij dhe nipër të disave që nga vitet 1990-2000 e mbanin veten si ithtarë të së drejtës dhe të vërtetës, ca idealistë fakirë. Sado që në Evropë e gjetiu dallimet mes të majtës e të djathtës qenë bërë fije peri, e këto ndarje qëndronin në këmbë si për inerci, këtu tek ne qenë forcuar mjaft këto dallime. Tjetri gati të vriste po t'i thoshe i majtë dhe ai ta mbante veten për të djathtë. Dhe, anasjelltas. Në zona urbane dhe jo të tilla qenë krijuar lagje të tëra të ndara me të djathtë dhe të majtë. Nuk qe e lehtë të hyje kollaj në një lagje të djathtë pa marrë parasysh ndonjë rrezik, dhe kështu ndodhte dhe në lagjet e majta. Çudi me ne, gjithmonë e gjejmë nga një sebep për ta goditur tjetrin nëpër shekuj. Politikanët, tashmë të djathtë e të majtë, ndryshe nga vite më parë, na bënin thirrje nëpër televizorë dhe sms-ra që të ishim më paqësorë mes të djathtëve dhe të majtëve, më miqësorë me njëri-tjetrin, po ku dëgjonim ne! "Shikoni përtej së djathtës e të majtës", - thoshte S.T., një politikan i moshuar 70-vjeçar, që në të ri të vet kishte qenë zëdhënës, por ëhë, s'e hanim sapunin për djathë ne...Befas, ndjeva një kapje nga bërryli. E çudi me ne, s'heqim dorë nga ky huq i të prekurit me dorë të tjetrit kur duam t'i flasim a pyesim. Të gjitha vendet e botës s'e kanë këtë huq, vetëm ne na ngeli që na ngeli. Ishte një 50-vjeçar që më pyeti sa ishte ora. Pashë orën, dhe shifrat e saj, data, muaji, filluan të ktheheshin pas me një shpejtësi marramendëse. Pas pak ndaluan, dhe ia ku ishim 41 vjet para, në 2009-ën. I thashë orën, dhe zëri i pesëdhjetëvjeçarit qe shndërruar në zë fëmije: "Faleminderit xhaxhi!" m'u përgjigj....

WE ARE ALSO ON THE WEB WWW.NEWLIFEAACO.ORG

Non Profit Charitable Organization

“ N E W

L I F E ”

J E T A

E

1774 - 76 street Suite D3 Brooklyn, New York 11214 Phone: 718-594-0511 Fax: 201-795-4795 E-mail: [email protected]

R E

Cdo njeri mund te behet anetare dhe te bashkoet me misionin tone per te krijuar nje shtet te vogul ketu ne kete continent te madh. Te ndihmojme njeri tjetrin qoft dhe me nje keshille te thjeshte. Kjo eshte nje thirrje per te informuar njeri tjetrin plus dhe per projekte te ardhshme qe jane ne pune e siper. Se shpejti nje Shkolle Shqipe Anglishteje dhe nje vend ku te gjith njerezit te gjejn nje strehim nga cdo hall apo nevoje. Bashkimi ben fuqi dhe Zemra e Vullnetarit nuk ka cmim.

Building a Future One Person At a Time...

Libri më simpatik nga botimet Dudaj, kësaj here është padyshim “Kur buza puthjen e gënjente” “Kur buza puthjen e gënjente” , një antologji e poezive më të bukura të gjuhës angleze, përzgjedhur dhe përkthyer nga Rudi Bobrati. Libri shoqërohet me një CD që përmban 24 poezi të recituara në shqip nga katër aktorë të mëdhenj të teatrit dhe filmit shqiptar, Tinka Kurti, Timo Flloko, Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa. Ky është produkt i një lloji të veçantë në tregun shqiptar. Shtëpia botuese Çabej Nga shtëpia botuese Çabej, vjen një nga veprat e pabotuara ndonjëherë të studiuesit Eqrem Çabej, “Hyrje në Indoeuropianistikë”. Libri përmban leksione të z. Çabej në Prishtinë në fillim të viteve ’80. Ato nuk u shkruan kurrë nga autori, i cili qëndroi në hije për arsye politike për shumë dekada, por për fat të mirë, studentët e tij të Prishtinës rregjistruan me kasetofon leksionet e tij, i transkiptuan dhe shpëtuan nga humbjet një gur të vyer të studimeve akademike shqiptare. Libri shoqërohet me CD-në që mban leksionet e folura të z. Çabej. Pra në një farë mënyre mund të themi se është një libër i vlefshëm edhe për ata që nuk kanë kohë të përqendrohen për të lexuar. Gjatë ditëve të fundit, gazeta Shekulli ka botuar disa nga leksionet e Çabejt për gjuhën shqipe.

Mes titujve të botuar nga shtëpia botuese Çabej, është edhe një fletushkë e botuar vite më parë, por që nuk mund të rri pa e përmendur. Janë poezitë e njërit prej poetëve të mi më të parapëlqyer, hermetiku italian Xhyzepe Ungaretti. Një libërth me 32 faqe “Pambarimi” mbart disa poezi që për mendimin tim janë një dëshmi e mrekullueshme e dëshirës së poetit për t’u shprehur dhe njëkohësisht për të ruajtur privacinë e vet në sytë e botës. Besoj se Ungaretti është një frymëzim personal për mua në epokën e Big Brother, një mbyllje hermetike në një botë të mbushur me sy e veshë që na përgjojnë gjithkund. Poezitë e Ungaretti-t i kam lexuar që kur kam qenë fëmijë në italisht. Janë shumë enigmatike, deskriptive dhe që të hapin fantazinë. Nuk është e nevojshme të gjesh kuptim gjithmonë kur lexon poezitë e tij, por e rëndësishme është t’i shijosh.

POPULL IM I DASHUR SHQIPTAR Libra te Rinj Hamleti,autori:Uilliam Shekspir,tragjedi.Perktheu:Fan Noli. .Shtepia botuese:Onufri. Makbethi,autori:Uilliam Shekspir,tragjedi.Perktheu:Fan Noli. .Shtepia botuese: Onufri. Jul Qezari,autori:uilliam Shekspir,tragjedi.Perktheu:Fan Noli. .Shtepia botuese:Onufri. Otello,autori:Uilliam Shekspir,tragjedi.Perktheu:Fan Noli. .Shtepia botuese:Onufri. Orestia(vell 1),autori:Eskili,tragjedi.Perktheu:Ismail Kadare. .Shtepia botuese:Onufri. Prometeu I mberthyer(vell 2),autori:Eskili,tragjedi. Perktheu:C.Kurti,Sh.Cucka,H.Lacaj. .shtepia botuese:Onufri. Ah,bir,o bir!...autori:Howard Spring,roman.Perktheu:AmikKasaruho. .Shtepia botuese Dudaj. Detyre mbreterore,autori:Paul Burrel.Perktheu:Pranvera Xhelo. Shtepia botuese Dudaj. Legjenda e pianistit mbi oqean,autori:Alesandro Baricco.Perktheu:Shpetim Kelmendi. Shtepia botuese:Zenit. Pianistja,autori:Elfriede Jelinek,roman.Perktheu:Afrim Koci. Shtepia botuese:Skenderbeu Books. Pa forme eshte qielli,autori:Ismail Kadare. Shtepia botuese:Onufri. Kristoforidhi permes dokumentimit,autori:Xhevat Lloshi. Shtepia botuese:Bota shqiptare. Titani,autori:Teodor Drajzer.Perktheu:A sander Koli. Shtepia botuese:Ombra GVG. Stoiku,autori:Teodor Drajzer.Perktheu:A sander Koli. Shtepia botuese:Ombra GVG.

Related Documents

Towards 2nd Issue
November 2019 29
Workbook 2nd Issue
December 2019 14
Tgp 2nd Issue
October 2019 18
Workbook 2nd Issue
December 2019 14
Coursebook 2nd Issue
December 2019 19

More Documents from "Dennis Lunarian"

Newsletter Issue 13
June 2020 8
Publication 3
May 2020 13
Newsletter Issue 11
June 2020 4
Newsletter Issue 6
June 2020 3
Newsletter Issue 17
July 2020 2