Volume 1, Issue 6
September 21, 2009
Our Words Weekly Issue “
S PECIAL POIN TS OF IN TER EST:
E
W
L
I
F
E
”
J
E
T
A
E
R
E
ARTISTI I POPULLIT REGJIZORI MIHAL LUARASI
Brief Description on Mihal Luarasi No Sided articles and no restriction for our members, our guest and our friends. Latest needs for our community and the latest resolutions Our Free Voice through our words.
I N S I D E T H I S I S S U E :
Artisti I Popullit Mihal Luarasi
Faqe 1-2
Illyria: A journey of Resistance
Faqe 1-2
Ismail Kadare vargje
Faqe 3
Suzana Skuqi
N
Faqe 3-6
Adresa
Faqe 6
Anetaresimi
Faqe 6
ATA QE E KANE NJOHUR APO KANE JETUAR ATO KOHE, I KUJTOJNE ME MALL DHE NOSTALGJI VEPRAT DHE DRAMAT QE VURI NE SKENE ARISTI I POPULLIT DHE REGJIZORI I FESTIVALIT TE 11 I KENGES NE RADIO TELEVIZION ZOTI MIHAL LUARASI. Me 16 shtator 2009 Artisti I Popullit Regjizori MIHAL LUARASI mbush 80 vjet.Sa shpejt ikin vitet asnjehere skam menduar qe ne 80 vjetorin e tij Nga shteti me democrat I botes sic jane SH.B.A do te shkruaja apo me mire te themi do te shprehja nostalgjine qe te gjithe te rinjte e kishin per te, dhe se si jeta e tij , karriera e tij do te ndrpritej per nje kohe shume te gjate .Ishte ky nje faj qe ai kishte bere se po hapte driten drejt perendimit , apo ai ishte nje FAJTOR PA FAJ qe I doli perpara URAGANIT TE DIKTATURES KOMUNISTE. Ne Intervisten e tij artisti I popullit regjizori Mihal Luarasi nder te tjera tregon jeten e tij si artist se si u shkollua si regjizor dhe se si endrrat e tij u keputen menjehere nga nje shpate e fuqishme e diktatures kumuniste dhe si gjithmone fjal a denim “NE EMER TE POPULLIT”I percillte te pafajshmit (te denuarit politik)ne rrugen pa krye “BURGUN”. Ky shtator nuk vjen per artistin si gjithe shtatoret e tjere .Ky shtator ka te vecanten e tij.Cila ishte kjo e vecante?Megjithse artisti mbush 80 vjec
shpirti I tij eshte I ri per ti sherbyer popullit dhe artit te tij. Te shkruash per regjizorin Mihal Luarasi eshte vertet kenaqsi dhe privilegj . Qe te dy burre e grua si dy shoke ne jete perballuan dramen e jetes dhe te skenes.Asnjehere nuk do t’a harroj , ajo ka mbetur ne kujtesen time si femije (14 vjec)kur u cfaq FESTIVALI I 11 I KENGES NE RADIO
Mihal Luarasi TELEVIZION.Televizoret ishin shume te pakte dhe ishin bardh e zi.Se bashku me motren time te madhe Xhuljeta Zavalina e cila ne ate kohe ishte studente ne inxhinieri kimike shkojme tek halla jone .Ajo ishte Kosovare dhe sapo ia kishte sjelle djali piktori I madh grafist kosovar SHYQYRI NIMANI televizorin.Ishte vertet nje kenaqsi kur e shikoje festivalin .Edi me ate fustan te gjate si zonjat ne kohe (thoshte halla )Hatman Cingu.E mbaj mend buzeqeshjen e Edit me mire te
them te qeshuren e saj gazmore e c ila I jepte lezetin festivalit se bashku me Bujarin.Regjizor ishte zoti Mihal Luarasi.Ky festival ngriti peshe entuziazmin e shqiptareve ,. Ja tani ne Shqiperi po futet fryma e Perendimit dhe artistet po sjellin dicka te re dhe te bukur ne skene per te mos ua pasur ziline me shteteve fqinje per te pare hiparene apo kansanisimon me antenna te fshehura , sepse vinin kontrollet nga keshilli I I lagjes dhe pastaj kishe konsekuencat e duhura per ate veprim. Regjizori Mihal Luarasi edhe pse vuajti nga sistemi Ikomunist temperamenti I tij si artist , si intelektual nuk ndryshoi.Ashtu I shkathet sic e mbaj mend ashtu ai ka mbatur.Humori I tij I kendeshem asnjehere nuk u nderpre, megjithse per te sjelle ne skene , apo ne art ne pergjithesi frymen realiste demtoi jeten dhe karrieren e tij .Por asnjehere nuk demtoi ate qe ishte me thelbesore te qenit njeri the artist.Maredheniet familjare ai si artist I shikonte ne prizmin e nje intelektuali confident.Ishte ky cift qe ne momentet me te veshtira te njeri tjetrit jo vetem qe s’u larguan por perkundrazi I afruan me shume.Ne fillim biografia e Edi Mirdites dhe pastaj biografia e tij si ………???? Vazhdon ne faqen 2
ILLYRIA : A Journey of Resistance a film by Myriam Abramowicz In May 1999, during the Kosova War, award-winning documentary filmmaker Myriam Abramowicz went to Albania to volunteer in NGO camps and found herself captivated by the history of the Albanian people and its thousands of years of cultural and political upheaval that led to the ethnic cleansing by Slobodan Milosevic and which ultimately resulted in the genocide of the Kosovar Albanian population. The struggle for survival from the time of the Illyrians until today where it still continues is the subject of her powerful and compelling new documentary feature film.
“ILLYRIA: A Journey of Resistance” has taken the filmmaker nearly 10 years to complete. Abramowicz took 5 separate trips to Albania, Kosova, Macedonia, Montenegro, Cemaria and Greece in order to gather 200 hours of film footage, photographs, and music. “ILLYRIA” documents the remarkable spirit and resilience of the Albanian people in their struggle for survival. Numerous interviews also reveal the little-known fact that the Albanians saved every Jew living in Albania during its occupation by the Nazis in World War II at the risk of their own lives. Vijon ne faqen 2
P a g e
2
O u r
W o r d s
ARTISTI I POPULLIT REGJIZORI MIHAL LUARASI Modestia ne shoqeri dhe ne familje e cila gjithmone e ka karakterizuar kete regjizor , d he puna e rrepte ne teater edhe ne kete 80 vjetor e tregon.Shume I kendshen ai tregon se festimi I ditelindjeve eshte per femijet jo per ne te rriturit aq me teper per kete moshe.Ai formulon disa fraza modeste por shume domethenese:-NUK KAM DESHIRE TA KTHEJ PER TE PARE “RROTEN” RRETH SE CILES MBLIDHET PA U NDALUR LITARI I JETES.”(M.Luarasi) Si gjithmone optimist atij s’iu shua asnjehere pasioni per pune . Arti per te ishte vete jeta. Jeta e tij filloi ne qytetin e Korces.Babai kishte mbaruar shkollen ne SH B A dhe ishte nennpunes ne administraten e Mbreterise se Larte .Pra si femije kishte privilegje nga nje baba intelektual.Por kjo lumturi s’kaloi gjate , the befas ne moshen 8-9 vjecare babai e la. (vdiq)keshtuqe per te filloi nje jete mjaft e veshtire.Ndryshimi I jetes se tij ne kete moshe ishte vertet e dhimshme.Ai filloi te bej cdo lloj pune , megjithse ishte ne nje moshe te vogel .Kur ai ishte 9 vjec vendi u okupua keshtu
qe familja e tij perkrahu Levizjen per Clirim. Ne moshe 14 vjec per here te pare ai prek armen por jo si loder por arme reale per te luftuar okupatorin.I etur per teatrin , ne kohen qe luftoi ne mal ai ndiqte dhe , shikonte teatrin partisan.Ne momentet e para pas c lirimit ne vendin tone filluan teatrot amatore . Pra brenda ne qenien e tij kish lindur teatri .Ai po rritej brenda tij bashke me te.Qysh femije ai perpiqej te gjente mynyrat per t’u future ne kinema per te pare filmin .Ndihma qe I jepte pastruesit te kinemase ishte qe ai ta shperblente duke e future pa leke te shihte filmin.Sic e shohim tek Mihali ishte zgjedhur se ne cfare rruge do te shkonte jeta e tij.Kur ne Tirane hapet Liceu Artistik dega drame gezimi I tij ishte I madh JA ME NE FUND DRITA JESHILE U HAP AI DO TE BEHEJ REGJIZOR.Menjehere vrapoi per te bere regjistrimin.Nxitimi ishte I shpejte aq I shpejte sa ishte dhe pasioni I ij per artin e drames , teatrin.Liceu qe ajo shkolle ku Mihali vendos themelet e kultures ne pergjithesi
Kuptohet qe si student ai ishte aktiv.Ne ate kohe qe ai studionte ne Hungary, Budapest kishin filluar levizjet antikomuniste.Ai I perkrahu ato dhe ne mynyre te fshehte pa ditur gje ambasada merrte pjese ne mbledhjet e tyre ne klubin “PETEF”.Ne vitin e peste ai duhej te vinte nje drame ne Budapest dhe nje ne Shqiperi .Ne Budapest ai vuri dramen PUSHTETI I ERRESIRES”NGA TOLSTOI.Dhe ne Teatrin Popullor te kryeqytetit tone Tirane ai vuri dramen e Shilerit “INTRIGE E DASHURI.Ishte favor per te kur u kthye nga studimet per te vene ne skene Intrige e Dashuri te Shilerit , sepse ne teatrin Popullor kishte aktore qe pa frike mund thuash ishin te rangut boteror.Keta aktore ja ngriten kryet lart Regjizorit Luarasi.Ato ishin Artistet e Popullit NAIM FRAsheri, LORO KOVACI, PJETER GJOKA, PROKOP MIMA, MARIJE LOGORECI, GJON KARMA, SANDER PROSI, BEHIJE CELA,DRITA PELINGU.
dhe te artit ne vecanti. Pedagoget e tij Nexhat Hakiu poet dhe Ramadan Sokoli kompozitor dhe muzikant me vone behen shoket e tij me te ngushte.Si ne cdo dege ne vitin 1952 behen kontratat per dergimin e studenteve shqiptare per te studiuar ne Hungari , Budapest.Nga matura e tij merren 9 studente nder te cilet ishin Kujtim Spahivogli, Esat Oktrova (qe ka qene dhe pedagogu im I mjeshterise se aktorit)Nazmi Bonjaku.Mihali ka nostalgji per keta shoke qe sjetojne me.Pra jashte shtetit ne Hungari studiuan vec 15 vete.Ishte privilegj ne ate kohe te dilje jashte shtetit per me teper te studioje.Por Mihalin e paska ndihmuar biografia qe kish luftuar.Po te krahasosh daljen jashte shtetit sot me a tehere para 57 vjetesh ndryshimi eshte si nata me diten. Oh, te shihje Europen ishte vertet privilegj shume I madh Mbetesh I befasuar nga cdo gje dhe nuk do asgje te kaloje pa e pare , kerkon te mesosh shume se ste vjen me rasti per te pare dhe mesuar.Si student ai kujton”MESOVA SA MUNDA DHE BERA DASHURI SA MUNDA”(M.LUARASI.) Hungaria , Budapesti Mihal Luarasi studio per 5 vjet dhe kaloi vitet e rinise dhe 12 vjet tani nga mosha e tanishme eshte atdheu im I dyte tregon ai.”Atje u formova profesonialisht dhe jo vetem…….Atje njoha njerez te mire, bera miq te vertete , te cilet , pas 35 vjetesh s’me kishin harruar, por me kerkonin.Kur u informuan qe isha gjalle me moren atje”.(M.Luarasi)
Skena eshte e bukur , e madherishme te jep ate kenaqsi direct nga spektatori.Spektatori direct eshte gjykatesi yt.Ai te vlerson te ngre lart apo te ul poshte. Me skenen u lidh dhe jeta e tij familjare.Bashkeshortja e tij Edi Mirdita Luarasi e ben regjizorin e madh edhe me te lumtur .Ai gjeti tek ajo ate qe kerkonte artisten ne shpirt dhe ne skene dhe te dy se bashku ia dedikuan jeten teatrit.Ne ate kohe martesa ishte dicka qe do te interesohej ne fillim per biografine sepse ndryshe do te kishe konseguenca.Per Mihalin kjo ishte absurde , ai beri ate qe i tha zemra.Ne momentin mjaft delikat per Edin ,dashuria spyeti biografi ishin ato rrahjet e zemres qe pyeten keshtu qe per Edin per te mos e humbur carrieren e saj si dhe dashurine qe kish lind midis tyre u realizua nje veprim shume I shpejte nga ana e Mihalit.Cili ishte ky veprim I shpejte???Rrembimi I Edit sic quhej n e ate kohe pot te largohej vajza pa lejen e prindit(jo se ajo shkonte me deshire me ate qe donte) .Po perse ishte ky moment delikat , c’po ngjante, ishin pyetjet. Edi kish nje njolle ne biografi.Keshtu kjo njolle u zbulua .Babai I saj I cili vuante interrnimin kish qene officer I larte ne ushtrine e meparshme. “Vazhdon ne Serine e ardhshme Javore”
ILLYRIA : A Journey of Resistance a film by Myriam Abramowicz
“Mbas festivalit kush nuk na përgëzonte, na përgëzonin njerëzit në rrugë, atëhere shqipëtarët mendonin se nuk e kemi më kokën nga Italia, tani kemi këngëtarët tanë” Edi Luarasi
“ILLYRIA” documents the constant upheaval, persecution, and domination of the Albanian people by other countries throughout its tragic history. The isolationist history of Albania during the Communist regime of Enver Hoxha is documented as well as the post-WWII ”bunkerization” of the country literally cutting it and its people from the rest of the world for 50 years. With one-on-one interviews with ordinary people, political leaders, historians, scholars and artists, we are witness to their stolen lives, culture, and dignity. In her spectacularly shot film, Abramowicz shows the tragedy of the “truth vs. lies” regime Albanians were forced to endure. This extraordinary film exposes the destruction of families, religion, culture, economic and political structure of a noble and ancient culture. Despite the hatred, poverty, and despair that the Albanians have endured, there exists within the people and culture – humanity, tolerance and justice. What began as a war journal is now a documentary about the human condition reflected through the exam-
ple, attitude and spirit of a people. Former President Clinton, Congressman Joe DioGuardi, Ambassador Walker, Senators Dole and Biden, Albanian and Kosovar leaders both past and present, and most importantly, the people of Albania recount with poignant anecdotes the history of the Albanian resistance in the Balkan region. Their message is a universal one about the human condition: that resilience, honor, and faith can change the course of history. As the father of the American documentary film Robert Flaherty said: “ . . . the work of a documentary film is that it changes the lives of people after they leave the screening.” This film attests to that adage. Myriam Abramowicz is the filmmaker of the award-winning documentary film “AS IF IT WERE YESTERDAY/COMME SI C’ETAIT HIER” (1980) and in 1991, inspired by reactions to that film, the founder of THE HIDDEN CHILD FOUNDATION.
Myriam Abramowicz
V o l u m e
1 ,
I s s u e
6
P a g e
SUZANA KUQI Familja e lumtur (vijon ne faqen 4) Ne, domethënë unë, burri im i dashur dhe fëmijët më të ëmbël në botë, jemi një familje që jetojmë në harmoni të plotë, për t’u pasur zili. Punët i kemi të ndara natyrshëm, pa u lodhur, sipas prirjeve dhe talenteve që ka secili prej nesh. Kështu, zararet, lodrat, televizorin e telekomandën janë punë që i bëjnë shkëlqyeshëm e me zell të madh fëmijët. Gazetat, domethënë leximin e tyre , zgjidhjen e fjalëkryqeve, gjumin e pasdites, ndjekjen e lajmeve e disa punë të tjera të këtij tipi monoton e të mërzitshëm i bën me vullnet e zell të madh burri pa u ankuar fare. Atë pakicë punësh ordinere e të thjeshta që mbeten si larje, gatim, hekurosje e vogëlsira të tjera i bëj unë , ç’është e drejta jo me qejf, po i bëj. Kur të gjitha ecin sipas kësaj mënyre ndarjeje, çdo gjë shkon mirë e bukur. Por nuk është e thënë . Nganjëherë mua si gjithë gratë e tjera më vret e mira e nis e ankohem se gjoja më dhëmb koka, kurrizi, apo ndjehem e lodhur . Fill pas kësaj fëmijët shtojnë si me komandë intensitetin e veprimeve të tyre e seç u shkrep të vrapojnë e të
ulërijnë si indianë duke përmbysur çdo gjë që u del përpara . Im shoq fillon e ngryset . Për kundërveprim unë e hap gojën më shumë duke u ankuar. Atëhere burri nuk mbetet vetëm në ngrysje por kundërvihet me fjalë . Fillon kësisoj një nga ato seanca që mund t’i quash zbrasje thesi e dyanëshme me shprehje opinionesh si përshembull rri e bën sehir, gazetaxhi, nuse prej lecke, dembele etj.etj. Pasi mbarojmë me njëri tjetrin e kanë rradhën njerëzit e mij, pastaj të tij, shtohen argumente e “komplimente” të reja nga ato të seancës së fundit. Rezultati, pas katër orësh debat, një javë pa folur derisa mua më vijnë mendtë përsëri e vazhdojmë sipas rregullit të artë të vendosur që në fillim… Si ndryshojnë gjërat në martesë... Cudi sa shumë ndryshojnë gjërat në martesë . Disa muaj pas martese, dëgjoj një ditë burrin e dashur që po thosh si duke u ankuar : - Ah , si nuk ta kisha vënë re hundën moj e uruar ! Unë nuk i dhashë përgjigje e bëra sikur nuk e dëgjova. Herën e parë nuk i dhashë rëndësi. Ama herën e dytë dola tek komshinjtë e mblodha disa pasqyra. U mbylla në dhomë me to e u mora me orë të tëra me kundrimin e hundës sime. E pashë nga lart, poshtë, anash, profil, gjysëmprofil pra në çdo lloj pozicioni që mund të shikohet kjo e shkretë. 20Të them të vërtetën më kish hyrë frika se mos kushedi ç’kish pësuar pas martese. Por jo. Ishte po ajo hundë që kisha pasur, vërtet hiç e bukur, por po ajo. I them tim shoqi : - Po unë këtë hundë kam pasur! - Vërtetë!? Ndoshta , por unë nuk ta pata parë kështu.
Ndenja e vrava mëndjen se si kish mundësi të mos shikohej hunda. Ajo e shkretë nuk ka as se si të fshihet. Mund të fshehësh a të maskosh ndonjë difekt në trup se mbulohet me rroba, qafën, gushën, bile edhe veshët, edhe sytë mund t’i fshehësh pas syzeve, por hundën, s’ka perëndi të ta fshehë . I dhashë karar se burri kish pësuar diçka në sy ose në tru e vendosa të mos flas më për këtë gjë
Shekspiri tyre I pare
Ngadhnjim mbi vdekjen (aktore Edi Luarasi)
MALLI I SHQIPERISE Nga Ismail Kadare
Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Koken do ma tundin,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
Mjegulla do te rrije pezull mbi
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Por une s'do ta marr per keq,
shtegtojne
humnera.
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush
Se malli me ka marre.
Per lokomotivat dhe kuajt,
Ata qe shpiken shpejtesine reak-
Dridhej kalteronte,bente spirale,
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
tive
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e
Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Larg atdheut sigurisht do kene
shqipetareve
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Malli me ka marre.
qene ndonjehere.
Mua bashkatdhetarit.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Malli me ka marre,
ISMAIL KADARE
Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Ti-
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per shqipetaret.
ranes,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Me ka marre malli dhe se shpejti vi atje,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergel-
Aerodromi do te dridhet nga uturima,
Inatin akoma do ma mbajne,
lojne,
3
P a g e
4
O u r
W o r d s
SUZANA KUQI Familja e lumtur (vijon ne faqen 5) Por s’qe e thënë. Pas nja dy javësh e dëgjoj të më thërrasë: -O hundëhanxhar! Rrotulloj kokën nëpër dhomë për të parë se kush ishte ky i nderuari hundëhanxhar. Asnjeri tjetër në dhomë përveç meje dhe atij . Mendoj se më kanë bërë veshët e vazhdoj punën. - O hundëhanxhar! – thërret përsëri burri më i mirë i botës, - më sill një gotë ujë! Aha, e kuptova. Ai i nderuari qënkam unë. Ju ktheva : - Kujt i thua hundëhanxhar? - Ty, se ti e ke hundën si hanxhar! - Ashtu!? Ik e gjej ndonjë hundëbukur! Shkurt sherri bëri të vetën. Hundëhanxharin e shoqëroi hundësqepari dhe hundëderri. Përfundimi: të nesërmen ai do të shkonte në gjykatë për të bërë padinë për t’u ndarë. Kanë kaluar kaq vjet . Thirrja për gjyq nuk më ka ardhur akoma . Siç duket burrit të dashur ju ka mbushur mendja se është fatkeqësi të kesh një grua me hundë të bukur. Kjo sepse jeta bëhet monotone , e mërzitëshme dhe pa variacion . Ndryshe si mund ta ofendosh e ta shash pa i mbetur qejfi gruas. Kurse kështu ka lezet . Sa herë të të teket, pa pasur as edhe një shkak fillon e i shan hundën, bile edhe kur don t'a lavdërosh mund t’i thuash: hundëpëllumb ose të keqen e hundës. Mua për vete m’u ka mbushur mendja se me këtë hundë që kam do të kisha mbetur pa u martuar . Shyqyr që Zoti i mbylli sytë kA Btij burri para hundës sime. Po ta kisha të bukur kushedi se si do të ishte fati im. Nuk ka thënë keq ai burri i botës , se po ta kish patur pak më ndryshe hundën Kleopatra do të ishte shkruar ndryshe historia e botës . Kështu që mua s’më mbetet gjë tjetër por sa herë që ai më shan hundën ja kthej: - Thuaj ç’të duash, po hundën e kam të bukur! Dhe jam e sigurtë se pas nja dhjetë vjetë të tjerë martesë ajo do të jetë hunda më e bukur në botë për të… Të jesh nuse në një shtëpi... Eshtë lezet i madh të jesh nuse në një shtëpi të madhe. Ky lezet shtohet akoma më shumë pasi ke lindur fëmijë. Akoma më tepër po të jesh e papërtuar e fjalëpakë. Kënaqesh se si çdo punë në shtëpi e pëlqejne nga duart e tua. Sistemimi, pastrimi, larja si dhe gatimi
lezetojnë më shumë nga duart e nuses. Biles edhe gota e ujit e jo më kafeja. Pasi kalojnë dy a tri vjet nusja konstaton se nga një vajzë e thjeshtë është shnd=C 3rruar në një grua e nënë e devotëshme, kamariere e shkëlqyer, pastruese, enëlarëse, e pse jo, edhe aktore . Ajo luan shkëlqyeshëm pantonimat pa fjalë. Nuk e kupton as vetë se si rregullohen oraret e pjesëtarëve të tjerë të familjes në mënyrë të tillë që kur ajo merret me punë të rëndomta shtëpie, ata janë ulur e rrinë e shikojnë shfaqjen e saj. Televizorit i ka rënë vlera fare. Ata në vend që të shikojnë televizorin që rrin ndezur për qejf të vet, ndjekin lojën e nuses e bëjnë vërejtjet e tyre. Përshëmbull kanë mbetur mbetur ca thërrime prapa e nusja duhet të kthehet e t’i marrë me fshesë, nuk është fshirë mirë ndën divan, gotat nuk shkëlqejne dhe aq pas larjes e kështu duhet të lahen për së dyti, tenxheret nuk janë fërkuar mirë etj. Ndërsa sa për gatimin gjithmonë mbetet diçka për t'u sugjeruar. Si zor të mbeten pesë nga të treqintegjashtëdhjetepesë ditët e vitit që gjella e drekës të jetë bërë sagllam. Nja pesëdhjetë ditë është e djegur, pesëdhjetë të tjera ka shumë kripë, po kaq ditë ka m pak kripë se sa duhet, disa ditë mishi nuk është zier mirë etj etj… Si fillim nusja përpiqet me mish e me shpirt t’i kryejë me nder këto detyra. E luan pjesën me tërë shpirt. Pastaj nis e mërzitet. Fillon e ja var e nuk janë të rralla rastet kur nuk e merr mundimin të luajë pjesën që i takon e mbyllet në dhomë të vet. Pale kur dëgjon ndonjë grua të sapomartuar që don të bëhet nuse e mirë. Dëgjo i thotë, lodhu sa të duash por kurrë nuk ke për të arritur të bëhesh nuse e mirë… Fetë... Në shtëpinë tonë të rehatëshme jetojmë në harmoni të plotë tri kurora. Jo vetëm ne, por edhe fetë tona. Festohen pashkët dhe krishtlindjet e tyre, por ama askush nuk më ndalon të mbaj ramazan. Të them të drejtën në fillim e pata të vështirë. Ama tani, ata ja kanë ndier lezetin, aq sa kur ka ndonjë sebep fetar më presin tek dera : -Do hamë hallvë sot ? Ose -C’gjë të mirë do na bësh sot ? Megjithatë dëshira për të m'a20prishur sado pak fare, nuk u është shuar ende. Vendos të agjëroj për ramazan. Nja pesë a gjashtë herë më kërkohet t’ua kontrolloj gjellën nëse ka zier, ose nëse ka kripë aq sa duhet. Ndonjëherë harroj dhe e prish ramazanin, si rrjedhojë mërzitem, teksa humori i tyre është rritur. Ndërsa unë kurrë nuk kam refuzuar të ulem në tavolinë me ta për të festuar pashkë e krishtlindje, dhe jo pa lezet. Një natë, se e kam të fiksuar se ishte nata e parë e pashkëve që televizi-
oni shqiptar transmetonte meshën e mesnatës së ringjalljes së Krishtit. Isha shumë e lodhur dhe e këputur për gjume. Sipër dollapit skuqte një shportë me vezë të ziera. Filloi mesha. Për çudinë time, prifti fliste greqisht . - Nga greku e marrim?- pyes unë. - Jo!- ma preu shkurt im shoq, i cili po e ndiqte me vëmëndje. Unë deri atëherë kisha rastisur të dëgjoja vetëm copëza meshe të Papës së Romës tek Rai dhe veshi sikur më ishte mësuar ca me kumbimin e latinishtes, ama greqishten…Le që nuk di as edhe një fjalë të kësaj gjuhe. Qëndroja prapa krah ve të tim shoqi e sa nuk po më merrte gazi. Diku them ashtu kot : - Kur do të shkojmë ndonjë ditë në kishë? Më mirë të mos kisha folur fare. Burri më i mirë i botës që siç duket më kish vënë re shpërtheu : - Kurrë! Me ty kurrë! Apo të turpërohem me ty atje…Ti vetëm të qesh... Shyqyr që trokiti çasti për të thyer vezët e kuqe,se kushedi se ç’sherr do të kish nisur. Busti... Shyqyr që erdhi demokracia. Ajo u bë sebep të zbraznim etazheret nga veprat kapak-kuq e t’i zëvëndësonim me libra të tjerë si dhe me biblën e kuranin. Unë i mbaj të dyja. Gjithashtu u hoqën nga faqja e murit portretet që e kishin zaptuar për kaq e kaq vjet e diku vendosëm ndonjë panoramë e diku ndonjë ikonë. Mos u çudisni, ju vetë e dini më mirë këtë punë. Ama nuk harroj ato dollitë e ngritura për ideal e për partinë. Dasma ime nuk i shpëtoi kësaj dollie që ish në vend të bekimit të Zotit, por surpriza më e madhe më priste ne dhomën time të nuses. Hymë në dhomë . Unë nuse me vello dhe dhëndrri me kostum blu. Më bien në sy disa dhurata miqsh e kushërinjsh si një tabllo e lezeçme, një tabaka druri e zbukuruar me motive popullore, një komplet gotash, e mes të tjerave një imitim në allçi e Deas. Befas në një rrotullim përqafimi shoh mbi komo dy buste të Enverit. Kthej kokën për t’i parë më mirë dhe konstatova se në fakt ishte vetëm një që dyfishohej në pasqyrë. Qëndronte aty serioz si në plenium e ne përqafoheshim para tij. U shkëputa me vështirësi nga krahët e dhëndrrit e shkoj e qëndroj para bustit. -C’është kjo?- pyes unë nusja. - Dhuratë,- përgjigjet dhëndrri. - Aha,-them unë dhe kap me një dorë bustin dhe me tjetrën hap dritaren. Vazhdon ne faqen 5
V o l u m e
1 ,
I s s u e
6
P a g e
SUZANA KUQI Familja e lumtur (vijon ne faqen 6) - Mos! –briti im shoq , -do t'a kalojmë natën e martesës në burg! Kishte të drejtë , këtë duhej t'a pranoja. - Nxirre jashtë! – them unë. - Jo, se ka dasmorë e na spiunojnë. Edhe këtu kishte të drejtë. Përqafimet e tij më zbutën disi. Filluam të &g t; xhvisheshim. Busti na vështronte ftohtë e zhbirues. E ktheva nga ana tjetër por sytë e tij u vrejtën në pasqyrë. E ktheva në profil. Më dukej sikur më përqeshte. - Fshihe, të paktën të mos e shoh,- ju luta tim shoqi. Ai e mori dhe e futi ndën shtratin nusëror duke mallëkuar me vehte atë që ja bëri peshqesh. Jo, edhe këtu nuk shkonte, na dëgjonte. E futëm në dollap por m’u fiksua sikur nga çasti në çast do të hapej kanati e do të dilte prej tij. Pasi u sorollatëm një copë herë më lindi një mendim. Mora e mbështolla me jorganin e pajës dhe e vendosëm sipër dollapit. Mbi këtë deng vendosëm tabllonë që ishte goxha e madhe e pastaj ju kthyem… Megjithatë kur mendoj se vajza ime lindi në të njëjtën datë me të tmerrshmin Stalin, më hyjnë të dridhura deri në palcë. Zot, shyqyr që qe vajzë e jo djalë … Kam burrin sëmurë... Në përgjithësi ne në familje gëzojmë shëndet të mirë. Por nuk është e thënë që të mos sA Bmuremi. Më shpesh sigurisht sëmuren fëmijët, e rrallë shumë rrallë burri, dhe pothuaj fare, unë. Kjo sepse unë jo se nuk sëmurem, pasi gjysmën e vitit e kaloj me grip, por sepse gripi im nuk i bën përshtypje askujt. Eshtë njësoj sikur unë të jem shëndoshë e mirë , si kokrra e mollës. C’do punë e shërbim kërkohet nga duart e mia dhe me devocion të plotë . Dhe unë nuk ankohem. O Zot, them me vete, vetëm pjesëtarët e tjerë të familjes t’i kem mirë, pa për mua nuk prish punë . Sidomos mos të më sëmuret burri. Mos u çudisni, a nuk thonë edhe gratë e tjera ose të paktën ato që njoh unë, që vetëm burrat të mos na sëmuren? Jo vetëm se i duam shumë dhe na vjen keq të na sëmuren, por ajo që është më e rëndësishme në këtë rast ...është se ata nuk durohen fare kur
sëmuren. Një ditë takova një shoqe tek po shkoja në punë që po ecte duke folur me vete rrugës. Më habiti, goxha grua mendova, ç’ti ketë ndodhur që paska lajthitur kështu . Po ngurroja t'a pyesja se mos ishte mungesë takti, kur pas nja dy hapash që bëm bashkë ajo u shkreh: - O zot, le të më ishte sëmurur gjithë shtëpia, vetëm im shoq jo! Po çmëndem! Unë nuk i ktheva përgjigje, e ç’ti thoja? Ishte dimër dhe gripi ishte nëpër këmbë. Kur u ktheva në shtëpi gjeta burrin duke teshtirë e duke mallëkuar gripin që e kishte zënë. Aha, thashë, tani e kam rradhën unë të çmëndem. - Ti e ke fajin, - m’u drejtua sapo më pa në derë në vend të mirëseardhjes, - ashtu siç je tërë vitin me grip, bën ç’bën dhe ma ngjit mua ! Nuk i dhashë përgjigje. Vura çajnikun mbi zjarr, mbusha një legen me ujë të ngrohtë që të fuste këmbët, i përgatita një çaj të fortë dhe i dhashë të gëlltisë gjysmën e pakos së aspirinave. Pastaj e shtriva mbi shtrat, e mbështolla me nja dy batanije leshi dhe ai sikur u qetësua. Vazhdova me programin tim zbavitës të punëve të shtëpisë dhe të fëmijëve. Kur u shtriva për të fjetur i vura termometrin . Ai u alarmua, tridhjeteshtatë gradë. I dhashë të gëlltiste gjysmën tjetër të pakos së aspirinave. Për inerci mata temperaturën time. Tridhjeteshtatë e gjysëm. Nuk u ndjeva. Siç isha e lodhur po më këpuste gjumi. Po kush më linte ? Burri filloi të rënkonte me të madhe. Durova sa durova e pastaj ju ktheva: - Do më lesh të fle gjumë? - Unë po vdes dhe ti don të flesh gjumë! Po si të flihet xhanëm? - Epo, me që ke bërë ndër mend të vdesësh, dil në kuzhinë e mos më tmerro mua këtu të fle me një të vdekur! – i thashë qetë qetë . Ai jo vetëm nuk foli më, por pushoi edhe së rënkuari. Pas pak e zuri gjumi si qengj dhe të nesërmen u çua shëndoshë e mirë si kokrra e mollës. Kandili Të mbeturit në errësirë pasditeve e netëve të dimrit, këtu tek ne është bërë një fenomen i zakonshëm prej vitesh. Drita elektrike është një mysafir i rrallë e i shumëpritur. Je duke pjekur diçka në furrë, je duke parë ndonjë film, duke lexuar apo duke u marrë me ndonjë punë tjetër, kur befas ikin dritat. Tani ne nuk e humbasim torrua n. Shtrihemi të katërt në sustën dopjo e fillojmë e tregojmë përralla me rradhë ose recitojmë vjersha për fëmijë. Sivjet u bëmë mbarë të blinim një nga ata fenerët me bateri që karikohen. Ishte shumë i bukur. Dritë përpara, pas, radio, alarm e dy llambushka neoni në pjesën ballore. Bukur! E blemë dhe e sollëm në shtëpi. Fëmijët po gëzoheshin e po i vinin rrotull, si indianët në një ritëm magjik. Mezi pritëm të vijë pasditja e të iknin dritat. Erdhi pasditja, por dritat nuk po iknin . Erdhi mbrëmja. Abazhuri në tavan po shndriste me kryeneçësi. Kaloi një ditë, një javë, dy,e dritat si për inat nuk po iknin. Filluam të shfaqnim shenjat e para të nervozizmit se kishim prishur më kot një grusht parash. E shikonim e na vinte keq që megjithëse feneri ishte shumë i bukur, zinte vend kot në
dhomën tonë të vogël. Mirë me kaq, por kur filluan fëmijët: - Babi, kur do të ikin dritat? Aq të shpeshta u bënë këto pyetje, sa burri më i mirë i botës nuk duroi dot e m'u kthye mua: Kështu është kur merr mendtë e gru as! Blije! Blije! Piji lëngun tani! Ai nuk e kish mbaruar ende fjalën e fundit kur dritat ikën. Siç duket u kish ardhur keq për atë pikëlzë loti që shndriti diku në cep të syve të mi. Fëmijët brohoritën. Ndezëm fenerin e bukur. Urra!!! Dritat ikën e nuk po kujtoheshin të vinin për një javë rresht, aq sa u shkarkuan bateritë e fenerit. Ne mbetëm sërish në errësirë e ju kthyem kandilit me vaj se qirinjtë ua kisha falur komshinjve. Rrobalarësja... Një ditë rrobalarësja e përdorur që kisha blerë na la shëndenë. Dhe si do të thoni ju. Asaj nuk ju prish motori, as programatori që u prishet shpesh shoqeve të saja, dhe as nuk ju ça kazani. Jo, ajo të tëra këto i kish në rregull. Një darkë të bukur që unë kisha vënë për të larë rroba, ajo mori flakë dhe flaka arriti deri në tavan. Tërë pjesa plastike ku ndodhej impianti elektrik ishte bërë një gojë kuçedre që villte tym e flakë dhe bloza mbuloi tërë shtëpinë. E tmerruar, sikur po shihja ndonjë sekuencë filmi horror, ja dhashC3 ulërimës. Siç duket kjo ishte protesta e saj për larjet e shumta që bënte në ditë, pasi kisha nuhatur që gjithë batanijet dhe rrugicat e shkallës, laheshin aty kur unë isha në punë, favor ky që kunatat e dashura jua bënin komshijeve tona simpatike. Të mos zgjatemi. Hodha idenë se nuk blej më rrobalarëse të përdorur, por e dua të re. Burri i dashur nuk kundërshtoi, vetëm më bëri një sugjerim, të mundohesha t'a gjeja ca më lirë se në dyqan. Edhe këtë herë më eci fati. Të nesërmen takova rastësisht në rrugë një kushëririn tim të largët, të cilin më binte t'a takoja mesatarisht një herë në dy vjet, por që kisha dëgjuar se merrej me tregëtinë e elektroshtëpiakëve. Sigurisht, ndërrova batutat e zakonshme me një përzemërsi jo të zakonshme, dhe i bëra kërkesën për një rrobalarëse me çmim dogane. Taktika e përdorur solli si rezultat premtimin e rrobalarëses së re me çmim të arësyeshëm. Sapo shkova në shtëpi, i shita mend burrit se unë dija të bëja punë me leverdi. Me thënë të drejtën, unë prisja të më vinte ne shtëpi që atë ditë, bile prita dy javë rresht pa dalë nga shtëpia, por nuk erdhi gjë. Kështu që, një të diel të bukur me diell, unë me familjen time shkuam në plazh, por mendjen e kisha në shtëpi, se mos kushedi kushëriri im kujtohej e po ëndërroja çastin fatlum. Kur befas, para meje shoh të parakalojë atë dora vetë me kostum banjoje. I hapa sytë mirë se mos ndoshta e ngatërroja me ndonjë Vijon ne faqen 6
5
WE ARE ALSO ON THE WEB WWW.NEWLIFEAACO.ORG
Non Profit Charitable Organization
“ N E W
L I F E ”
J E T A
1774 - 76 street Suite D3 Brooklyn, New York 11214 Phone: 718-594-0511 Fax: 201-795-4795 E-mail:
[email protected]
E
R E
Cdo njeri mund te behet anetare dhe te bashkoet me misionin tone per te krijuar nje shtet te vogul ketu ne kete continent te madh. Te ndihmojme njeri tjetrin qoft dhe me nje keshille te thjeshte. Kjo eshte nje thirrje per te informuar njeri tjetrin plus dhe per projekte te ardhshme qe jane ne pune e siper. Se shpejti nje Shkolle Shqipe Anglishteje dhe nje vend ku te gjith njerezit te gjejn nje strehim nga cdo hall apo nevoje. Bashkimi ben fuqi dhe Zemra e Vullnetarit nuk ka cmim.
Building a Future One Person At a Time...
SUZANA KUQI Familja e lumtur (vijon ne serine tjeter) tjetër por jo, ishte tamam ai, barkaliq, tullac, këmbështrembër. Ai ish larguar nja dhjetë hapa më tutje, pa më vënë re, kur unë mbërtheva burrin nga bërryli dhe i them: -Ngreu shpejt se po na ikën kushëriri i rrobalarëses! Duhet të shtoj se burrit tim nuk i kish rastisur ndonjëherë të prezantohej me këtë kushëri. Ai u ngrit me përtesë e pyeti: - Ku është ? Për fat, kushëriri kish takuar nja dy vetë dhe kish ndaluar diku aty përpara. - Ai barkaliqi me kostum banjoje të kuqe . Burri e arriti kur u nda nga dy të tjerët. Unë e ndoqa pas. Ata u takuan bashkë, filluan përshëndetjet e zakonëshme. Unë i arrita dhe i zgjata dorën, Por... kur e pashë mirë, konstatova se nuk e njihja atë fytyrë. U hutova aq shumë, sa nuk dija ç’të bëja , por për inerci shkëmbeja fjalët e mirësjelljes. Ndodhi për fat, e nuk e di se si, por atë person e njihte im shoq dhe po e pyeste për shëndetin e familjes. Tash i erdhi rradha atij të na pyeste: - Po ju si jeni? - Mirë, mirë, por rrobat po i lajmë me dorë ,- ja priti im shoq. - Po pleqtë si i keni? - Mirë, po gruaja m'u bë telef … - Po fëmijët mirë i keni?- këtë herë në zërin e tij ndihej shqetësimi se nuk po fliste me njerëz normalë.
- …ka dy javë që po lan me dorë ,deri sa të na vijë rrobalarësja... Zotëria i panjohur për mua nuk e zgjati më, po na zgjati dorën e na la shëndenë. Ne morëm të ktheheshim në çadër, kur unë pyes: - Kush ishte ky? Burri ngriu në vend. Vura re se atë ditë të nxehtë, kur të gjithë djersinin, atij ju bë mishi kokrra kokrra dhe valë mornicash i kaluan nëpër trup. - Si!? – ulëriu ai .-Kush ish te ky? A nuk ishte kushëriri yt?! Dhe unë, pa m'u dridhur qerpiku, dhe me paturpësinë më të madhe, përgjigjem qetë: - Jo, nuk ishte ! Ju mendoni se burri im i dashur do të nxehej e do të m'a fuste ndonjë shuplakë? Kështu mendova edhe unë. Por për çudinë më të madhe, ai u bë shumë i kujdesshëm, më mori për dore si në fejesë, më çoi në çadër, më spërkati me ujë të freskët dhe më pyeti i shqetësuar: -A ndjehesh mirë? Po. - Mos ke gjë temperaturë? Jo. - Mos ke
parë ndonjë ëndërr të keqe natën? - Jo, nuk mbaj mend . - Ke ngrënë mëngjes? Po. Ai heshti i menduar. Ndenji ashtu për nja një orë dhe pastaj tha: - Të vjen keq të shkojmë nesër të bësh një vizitë tek psikiatri?
Vazhdon ne serine e javes tjeter Kova dhe pusi (të nxjerrësh ujë nga pusi)