Marketingu i qendrave që merren me software e kontabilitetit të informatizuar1
Hyrje Qendrat e prodhimit të software-ve për kontabilitetin e informatizuar ofrojnë software për bizneset për të mbajtur në mënyrë të informatizuar kontabilitetin e tyre. Dy pionerët e parë në këtë fushë janë Instituti i Modelimeve në Biznes dhe Infosoft Software Developer dhe i kanë fillimet e tyre në Shqipëri në vitin 1991.. Nëse në fillimet e tyre ato ofronin vetëm nga një produkt sot ato kanë arritur të konsolidojne pozitat e tyre në treg. Ato ofrojne një gamë produktesh dhe i përgjigjen me cilësinë e duhur tregut Shqiptar. Këto produkte kanë arritur të depërtojnë edhe në tregje të tjera si Maqedoni dhe Kosovë. Pavarësisht hapave të hedhur nga këto kompani vëmendje më të madhe meriton marketingu i këtyre qendrave. Rëndësia dhe marketingu i qëndrave të software-ve në Shqipëri Sot në Shqipëri ekzistojnë disa qendra për prodhimin e software për programet e kontabilitetit të informatizuar. Ato mund të klasifikohen në dy grupe: 1. Qendra të cilat merren dhe kanë si primare prodhimin e software-ve që shërbejnë për të mbajtur kontabilitetit për bizneset mëdha, por këtu nuk përjashtohen dhe bizneset nën këtë kufi. Të tillë qendra janë: Instituti i Modelimeve në Biznes, Infosoft Softwer Developer, TPKSolution etj. 2. Software të cilët mbështeten në kontabilitetin mbi baza monetare (cash basis accounting). Këtu përmendim Programe Shqip si dhe Instituti i Modelimeve ne Biznes. Marketingu i tyre sot Preferenca më e madhe e këtyre qëndrave për tu bërë të njohura është ndërtimi i faqeve të tyre të internetit. Pothuajse të gjitha e kanë një faqe në internet dhe cilësia e tyre është shumë e mirë. Megjithatë vetëm kaq nuk mjafton, pasi ata që navigojnë në internet në Shqipëri janë shumë pak. Në vende të tjera si USA, Europë, Kina etj ku përdoruesit e internetit janë më të shumë në numër situata do të ishte ndryshe. Faqet e internetit paraqesin avantazhin e kompensimit të mungesës së marketingut me format e tjera të marketingut nga shumë qendra. Psh për mjaft produkte të Infosoft SD si Change, Onufri ….etj të kësaj qendre nuk ekziston akoma versioni mësimor dhe klientët nuk kanë informacion për ekzistencën dhe funksionimin e këtyre programeve 1
Dr. Ilirjan Lipi, Revista Monitor, Nr 51 (307), 26 Dhjetor 2007, Tirane
Reklamimet e produkteve të tyre nëpër gazeta dhe në revista të ndryshme sidomos ato ekonomike janë shumë të pakta. Vetëm Instituti i Modelimeve në Biznes aktualisht reklamon produktet e i tij në gazeta dhe në revista ekonomike prestigjoze si Revista Monitor. Një strategji sekuenciale konsiderohen fushata e herëpashershme duke e ofruar produktin e tyre me cmime më të ulta. Disa kompani vendosin tu mbeten besnik klientëve të tyre dhe nuk ndërmarrin fushata të tilla, ndërsa disa të tjera e aplikojnë. Lider në treg mbetet në këtë pikë IMB e cila aktualisht është duke e ofruar produktin e saj Alpha 7.1 me një cmim 39 euro. Ndërkohë versionin e saj të mëparshëm Alpha 6.0 ofrohej me një cmim prej 39900 lekë. Shembullin e IMB në treg e ndoqi edhe Infosoft SD nëpërmjet reklamave të saj në revista ekonomike (Revista Monitor). Njëkohësisht IMB ndërmori hapa më agresiv në treg: Së pari. Ofroi nëpërmjet internetit falas produktin e saj Alpha 7.0 Së dyti. Për tju thënë Gëzuar Vitin e Ri vendosi që nëpërmjet shpërndarësve të saj në rrethe tju shpërndajë si Dhuratë të gjithë të trajnuarve në këto qendra versionin Alpha 7.0 Single Fushatat e uljes së cmimeve nga kjo kompani shoqërohen edhe me ofrimin e produkteve të rinj si Alpha Plantium, duke ruajtur në të njëjtën kohë dhe konkurencën në treg. Disa kompani kanë vendosur ofrimin e versioneve Demo (mësimor) të produkteve të tyre në treg. Në këtë pikë përvec IMB-së mund të themi vlerësime pozitive edhe për Infosoft SD, Programe Shqip, TPK Solution. Nëpërmjet ofrimit të software-ve mësimor këto kompani arrijnë të realizojnë që klientët e tyre të prekin përfitimet nga këto produkte. Nëse do të kërkosh në internet për produktet e këtyre kompanive mund të gjesh pa frikë versionin e tyre mësimor, por nuk do të thoshim të njëjtën gjë për programin DEA. DEA është një tjetër program kompiuterik sot në tregun shqiptar, por deri tani në treg mungon versioni mësimor që klientët (të ushtrohen me programin brenda disa limiteve) ta prekin atë produkt. Njëkohësisht edhe bashkëpunimi me shoqatat e kontabiliteve i disa prej qendrave nuk kanë munguar. Qendrat të cilat e kanë vlerësuar këtë pikë janë IMB dhe ISD. Të tjerat akoma janë në fillimet e tyre dhe akoma nuk kanë arritur ta konkludojnë këtë bashkëpunim Hapa pozitive janë hedhur në drejtim të bashkëpunimit të këtyre qëndrave me shoqatat e kontabilisteve duke e bërë produktin e tyre më të prekshëm nga ekonomistët të cilët janë ose përdoruesit e programeve të tyre në firmat ose direkt klientët e tyre. Në nivele më të larta bashkëpunimi me këto shoqata janë IMB dhe ISD, ndërsa të tjerat akoma nuk kanë arritur të krijojnë ura bashkëpunimi.
Tendencat e sotme në treg janë: • Krijimi i qendrave të reja për prodhimin e software si rezultat i shtimit të kërkesës për software kompiuterik. Mund të përmendim emra si KinoSoft etj. • Krijimi i qendrave software-ve me karakter lokal (psh softExpres). Këto qendra pavarësisht karakteristikave të tyre dhe disavantazheve te tyre, kanë një të vecantë në lidhje me qendrat më të konsoliduara janë më pranë klientëve të tyre • Qendrat e prodhimit të software për kontabilitetin e informatizuar në hapsirat e tjera shqiptare si në Maqedoni dhe në Kosovë po bëhen prezente nëpërmjet faqeve të tyre të internetit.(psh Click-Soft,Victoria Studios). Edhe qendrat e konsoliduara kanë pikat e tyre të shpërndarjes nëpër rrethe, por marrëdhëniet rishitës (përfaqësues)- shpërndarës si janë të ndërtuara dhe sa palët janë të interesuara për bashkëpunim.
Rekomandime •
Marketingu i qendrave të prodhimit të programeve të kontabilitetit të informatizuar përbën një pikë thelbësore për të promovuar produktet e tyre. • Ndërmarrja e fushata-ve të herëpashershme marketing, pavarësisht ndikimit në buxhetin e këtyre kompanive përbën një sfidë të së ardhmes së tyre. • Në fushatat marketing rezultatet nuk duhen të priten menjëherë sapo fushata të përfundojë. Rezultati kërkon kohën e tij. • Promovimi i këtyre programeve në gazeta dhe në revista do të jepte një efekt me të shpejtë sesa përdorimi i faqeve të internetit. Përdorimi i faqeve të internetit i përket më tepër të ardhmes kur përdorimi i internetit të jetë më popullor në Shqipëri. • Marketingu në drejtim të institucioneve shteterore do të paraqiste një interes të vecantë. Nëpërmjet ofrimit të ofertave me cmime shumë të ulta ndaj tyre. Mirëmbajtja e software-ve për vitin e parë të kishte një vlerë simbolike. Një tendencë e tillë do të jepte një përfitim të dyanshëm: Së pari. Institucionet do të përmirësonin punën e tyre nëpërmjet informatizimit jo vetëm të financave të tyre por dhe të sektorëve të tjerë. Së dyti. Qendrat e software-ve do të gjenin klientë të rinj në treg, klient të cilët paraqesin vështirësi për tu integruar me zhvillimet teknollogjike dhe me tendencat e së ardhmes.
Për studentët e Fakulteteve të Ekonomikut duhet të aplikohen tarifa të tjera. Shembull pozivit jep IMB duke ofruar falas, jo vetëm për studentët programin Alpha 7.0 (Sigle) Adresa interneti të cilat do tju ndihmonin për të marrë më shumë informacion www.imb.com.al www.isd.com.al www.bilanc.com www.programeshqip.com www.kinosoft.eu www.fishtaweb.it www.klick-soft.net http://www.victoriastudios.biz