Softwaret, ndikimi i tyre ne hartimin e planeve te biznesit dhe ne zhvillimin ekonomik Software, Their impact on drawing up the business plans of economy development.
Dr. ILIRJAN LIPI Departamenti i Biznesit Fakulteti Ekonomise dhe Drejtesise Universiteti “Ismail Qemali” i Vlores Business Department Faculty of Economy and Justice Uuniversity “Ismail Qemali”of Vlora Vlore, ALBANIA
[email protected] M.A. RUDINA LIPI Departamenti i Finances Fakulteti Ekonomik Universiteti Kristal Fier Finance Department Faculty of Economy Crystal University Fier, ALBANIA
[email protected]
Takimi i III vjetor i Institutit Alb-Shkenca 3RD ANNUAL MEETING OF INSTITUTE ALB-SHKENCA
Tirane 1-3 Shtator 2008
1
Përmbledhje: Termi software eshte nje risi per ekonomine shqiptare pas vitit 1992. Pavaresisht veshtiresive fillestare perdorimi i tyre po behet gjithnje dhe me i kerkuar ne ekonomi. Planet e biznesit jane nje domosdoshmeri per zhvillimin e ekonomise. Perdorimi i software-ve ndikon ne cilesine e vendimarrjes ne subjekte. Aktualisht planet e biznesit perdoren pak ne bizneset shqiptare dhe akoma me pak njihen edhe softwaret ne kete fushe. Perdorimi i softwareve ka hedhur hapa pozitive me shume ne fushen e kontabilitetit te informatizuar, por nuk kemi te njejtin konstatim per planet e biznesit. Universitetet duhet te japin nje kontribut me te madh jo vetem ne drejtim te njohurive dhe vlerave te planeve te biznesit, por edhe te software-ve te cilat mund te kontribuojne per kete qellim. Njekohesisht puna e tyre nevojitet te kombinohet me gjithe partneret dhe institucionet e tjera neper qytete, ne menyre qe bizneset shqiptare te informohen per rendesine dhe vlerat e planeve dhe softwareve te planeve te biznesit. Abstract : Software term is an innovation for the Albanian Economy after 1992. Notwithstanding origin difficulties, their use is becoming very important in economy. Business plans are a necessity for the development of economy. The use of software affects the quality of decisions on different topics. Currently, business plans are used just a little in Albanian businesses and less has become acquainted software in this field. The use of software has aim positive steps in computing accountability field, but don’t have the same ascertain for the business plans. Universities must give a big contribute, not only towards know ledges and values of business plans, but also towards the soft wares which must contribute for this purpose. At the same time, their work is necessary to combine all the partners and other institutes all over the countries, in order that Albanian’s business could be informed for the importance and the values of targets and targets soft wares of business. Fjalët çelës: Plan Biznesi, Software, Universitet, Kontabilitet Informatizuar, Kapital human Key-words: Business Plan, Software, University, Accounting Information, Human Capital Hyrje Sot ekzistojne software per hartimin e planeve te biznesit konform te gjitha kerkesave te cilat ata kerkojne. Ne gjuhen shqipe nuk ka software per te ndertuar plane biznesi. Per kerkesa specifike gjate ndertimit te tyre ne gjuhen shqipe mund te na ndihmojne pjese te vecanta te pakeses se Microsoft Officce. Planet e biznesit jane te rendesishme pasi ato ndikojne si në tërheqjen e investitoreve ose në menaxhimin e ndërmarrjes për te siguruar financimin që do tu nevojitet për të realizuar ëndrrën tuaj, si dhe ne manaxhimin me te mire te biznesit tuaj. Plani i biznesit përmirëson kontrollin menaxherial mbi ndërmarrjet dhe shmang gabimet që ju çojnë në falimentimin e biznesit. Planet e biznesit duhet te hartohet nga vete Ju sipermarres dhe specialistet duhet te japin kontributin e tyre ne formen e konsulences. Kompanite shqiptare te prodhimit te softwareve me teper jane te perqendruara ne prodhimin e software-ve te kontabilitetit te informatizuar. Ne drejtim te hartimit te software-ve per Planet e Biznesit akoma nuk ka inisiativa te tilla ne treg. Aktualisht klientet mund te perdorin vetem software ne gjuhe te huaj, te cilat mund te blihen vetem online nga klientet potencial shqiptar. Kerkesat e tregut shqiptar per software per pergatitjen e Planeve te Biznesit jane shume te vogla, dhe kjo ka rezultuar ne interesimin e paket te kompanive shqiptare te prodhimit te softwareve te tille.
2
I-Perse jane te rendesishem Planet e Biznesit Sot ekzistojne software per hartimin e planeve te biznesit konform te gjitha kerkesave te cilat ata kerkojne. Ne gjuhen shqipe nuk ka software per te ndertuar plane biznesi. Per kerkesa specifike gjate ndertimit te tyre ne gjuhen shqipe mund te na ndihmojne pjese te vecanta te pakeses se Microsoft Office. Përpara se të nisni biznesin rekomandohet te testoni fazat e meposhtme: 1-Analiza e realizimit te projektit (nëse përgjigja e kësaj analize është optimiste, ndiq hapat më poshtë). 2-Konfigurimi i Modelit të Biznesit ( pasi testuat idenë tuaj të biznesit, konfiguroni biznesin tuaj. Pra hartoni planin afatgjatë të mbijetesës së biznesit së bashku me vizionin, misionin dhe qëllimet e biznesit ) 3-Përgatitja e një plan biznesi të mirë (mbani parasysh rregullat për hartimin e mirë të një plan biznesi) 4-Fillimi i Biznesit ( parashikoni kapitalin e nevojshëm dhe aktivet që nevojiten për të filluar) Rendesia e planeve te biznesit orientohet ne dy drejtime: 1. Plani i biznesit është një nga faktorët kryesorë në tërheqjen e investimeve ose në menaxhimin e ndërmarrjes për t’iu dhënë financimin që do tu nevojitet për të realizuar ëndrrën tuaj. 2. Plani i biznesit përmirëson kontrollin menaxherial mbi ndërmarrjet dhe shmang gabimet që ju çojnë në falimentimin e biznesit. Cfare informacioni permbajne Planet e Biznesit? a) Analiza e Biznesit. Behet nje analize e biznesit duke dhene: sherbimet, tregjet, target-at, konkurentet, strategjite marketing, lokacionin, logjistiken etj b) Analize Financiare. Projektohen per te ardhmen disa pasqyra shume te rendesishme si: Projekt Bilanci, Fitim-Humbja e parashikuar, Cash-Flow i projektuar, Analize e Riskut dhe zgjidhjet e mundshme, koha e parashikuar etj. II-Kujt i japin informacion Planet e biznesit permbajne te dhena te natyres konfidenciale dhe askush nuk ka te drejte ti kopjoje ose ti shperndaje ato tek te tretet pa lejen me shkrim ose te paautorizuar nga ndermarrja. Planet e biznesit ju japin information disa grupimeve, ndaj ato perpiqen ne vazhdimesi ta disponojne ate: Se pari: Aksionereve Per planet e biznesit jane te interesuar aksioneret ekzistues te kompanise.Ata duan te dine se cila do te jete e ardhmja e biznesit te tyre dhe nje information te tille mund ta lexojme ne planet e biznesit. Njekohesisht krahas aksionereve ekzistues te interesuar per planet e biznesit jane edhe aksioneret e ardhshem ose te gjithe ata qe ne te ardhmen do te blejne aksione tek kompania. Se dyti: Shtetit Shteti nuk duhet te qendroje vetem ne pozitat e mbledhesit te taksave, por ai duhet te disponoje informacion mbi ecurine e biznesit. Nje informacion i tille mund te sigurohet duke lexuar dhe duke zberthyer pikersisht planet te cilat bizneset disponojne. Ne kete menyre gjykimet dhe vleresimet per detyrimet e biznesit ndaj shtetit nuk do ti lihen hamendesise dhe abuzivitetit, por mbi bazen e nje shkalle matje te ofruar nga planet e biznesit ( sidomos per bizneset ne fazen e hyrjes). 3
Se treti Drejtimit ne kompani Drejtuesit e vete kompanise jane te interesuar per te ardhmen e kompanise, pasi ata duhet te raportojne perpara aksionereve. Njekohesisht nje e ardhme e begate e kompanise do te ndikoje pozitivisht dhe ne sistemin e tyre te shperblimit dhe financat personale. Jo vetem leximi i plan biznesit, por dhe kontrolli periodik i zbatimit te kronologjise se aktiviteteve te parashikuara ne te jane pjese e punes se menaxhereve, permbushja e te cilave pervec te tjerave permireson performancen manaxheriale. Se katerti Sindikatave te punetoreve Punetoret ne vazhdimesi kerkojne rroga me te larta dhe keto kerkesa i paraqesin nepermjet sindikatave. Per te gjykuar nese kerkesat e tyre do te kene nje te ardhme pozitive dhe nese do te kene rritje te rrogave ne te ardhmen nje informacion te tille mund ta lexojne ne planet e biznesit. Drejtimi mund te kete deshire per te plotesuar kerkesat e sindikatave dhe te punetoreve, por kushtet ekonomike mund te mos lejojne nje veprim te tille. Planet e biznesit ju japin nje informacion per te ardhmen e kompanise. Se pesti Publikut Publiku mund te jete i interesuar per ecurine e kompanise pasi ai mund te kerkoje te bleje aksione ne te ardhmen. Njekohesisht publiku mund te jete i interesuar per element te etikes se biznesit, ku nje ide e pergjithshme mund te sigurohet dhe nga vijueshmeria e nje plan biznesi etj. Keto dhe mjafte informacione te tjera mund te lexohen ne Planet e Biznesit,por gjithmone nese ato iu ofrohen ose iu vihen ne dispozion grupeve te interesit.
III- Softwaret e planeve te biznesit dhe kompanite shqiptare Ne treg ekzistojne shume software per hartimin e Planeve te Biznesit. Vecojme software per hartimin e planeve te bizneist si Business Plan Pro, QuickInsight, PlanWrite, BizPlanBuilder 2008 etj. Ne hartimin e nje produkti te tille kane kontribuar shume profesore te Universiteteve te USA. Ne kete menyre universitetet duke kontribuar si “fabrika te inteligjences” kane dhene mendimin e tyre te specializuar. Ne treg keto software ofrojne versionin mesimor me 60 dite free, pas te cilit kerkon rregjistrimin dhe blerjen e produktit per nje version te plote dhe pa limit kohor. Versioni mesimor i jep mundesine cdo individi te interesuar ose cdo kompanie te kuptoje dhe te prek me nga afer produktin e njesoftware per hartimin e Planeve te Biznesit. Vetem ne kete menyre mund te gjykohet per te realizuar blerjen e tij ne te ardhmen. Blerjet e tyre mund te jene si me disc ashtu edhe online nepermjet internetit. Psh Busines Plan Pro eshte ne versionet Standart dhe Premier. Dallimi midis versioneve Standart dhe Premier eshte se versioni Premier ofron disa opsione me shume si: Planifikim i Cash Flow me skenarin cfare-nqs, manaxhim te planit shume vjecar pasqyra finanziare te avancuara, parashikim i Fitim-Humbjeve, parashikimi i shitjeve etj Nje software plan biznesi e bejne terheqes: • Nje permbledhje ku te pasqyrohen elementet celes te biznesit • Struktura e mire e paraqitjes • Gjuha e perdorur ne menyre solide, cilesore dhe e qarte • Zgjedhja e teknikave interesante prezantimi • Informacione krititike • Piktura dhe diagrama • Perdorimi i bold,italic dhe ngjyra ne text te ndryshme • Gjuha e perdorur, integriteti etj 4
Softwaret e Planeve te Biznesit ndihmojne ne: • Si te shkruajme nje plan biznesi. Ne kete menyre ata sherbejne si guide per te planifikuar, parashikuar, kronologjine e aktiviteteve te domosdoshme per te realizuar nje ide te mire biznesi, dhe mbi te gjitha parashikimin dhe evidentimin e pengesave qe do te hasni gjate aktivitetit te biznesit. • Ndihmojne ne fazen e rritjes se Biznesit. Edhe pse bizneset kane startuar per to fillon te kene rendesi sesi ato do te manaxhojne rritjet e tyre dhe te parashikojne cash flow-n. • Ofrojne nje menyre te organizuar te objektivave te ardhshme te cilat kompania synon te arrije. • Ndikojne ne performancen dhe cilene e vendimarrjes se manaxhereve ne kompani • Manaxhimin e stokut ne kompani. • Financimin nepermjet huave. Nje plan biznesi do tju bente me te besueshem perballe te treteve dhe do ju paraqiste ne menyre me serioze perballe sektorit bankar. • Qartesojne relacionet e kompanise me publikun pasi gjejne vend politikat e kompanise me punonjesit, dhe stakeholders-at e tjere. • Krijimi i dimensionit plan dhe krahasimi me performancen reale, ndihmon, orienton dhe udheheq biznesin drejt suksesit. • Influencon ne rezultatin financiar te kompanise nepermjet: o Rritjes se kthimin ne kompani o Minimizimin e shpenzimeve Kompanite shqiptare te zhvillimit te softwareve me teper jane te perqendruar per shkak te kerkeses se madhe te tregut ne prodhimin e software-ve te integruar te kontabilitetit te informatizuar dhe atyre te manaxhimit . Ne drejtim te hartimit te software-ve per Planet e Biznesit akoma nuk ka inisiativa te tilla ne tregun shqiptar. Aktualisht klientet mund te perdorin vetem software ne gjuhe te huaj. Nga klientet potencial te tregut shqiptar ato mund te sigurohen ( te blihen ) vetem online. Kerkesat e tregut shqiptar per software per Planet e Biznesit jane shume te vogla dhe kjo ka ndikurar ne impenjimin e paket te kompanive shqiptare ne zhvillimin e softwareve te tille. V-Rekomandime Rekomandime per perdorimin e nje plan biznesi • Qendrat te cilat merren me prodhimin e softwareve ne shqiperi duhet te mendojne per te zhvilluar dhe ofruar software per pargatitjen e Planeve te Biznesit, duke ndihmuar dhe edukuar keshtu biznesin shqiptar ne perdorimin e nje instrumenti teper te rendesishem per drejtimin dhe manxhimin efektiv dhe modern te tij. • Sistemi bankar nuk duhet te mbeshtetet me ne plane biznesi formale, por duhet te kerkoje nga bizneset nje plan te plote biznesi, madje mundt ta ndihoje biznesin duke i ofruar konsulence ne lidhje me kete ceshtje. Duke permbushur keshtu misionin e tyre si partner te biznesit dhe per me teper per te matur dhe zvogeluar riskun e kredive. • Universitetet si “fabrika te inteligjences” duhet te japin kontributin e tyre si nepermjet formimit te profesionisteve te ardhshem te afte qe per hartimin e planeve te biznesit, por edhe duke edukuar sipermarresit aktual per rendesine e ketyre instrumentave giude te domosdoshem per suksesin e idese ose te biznesit tashme te nisur. • Shteti krahas hapave te tjere ne perpjekjet per te luftuar informalitetin duhet te obligoje dhe te nxise biznesin per pergatitjen e planeve te biznesit nga subjektet si momentin e startimit te tyre ashtu dhe gjate fazave te ndryshme te rritjes ose zgjerimit te investimeve.
5
•
Nevojitet qe bizneset ne menyre imediate te startojne me perpilimin e nje dokument strategjik sic eshte plani i biznesit ( realizuar me ndihmen e software-ve te planeve te biznesit), asistuar dhe nga specialiste te zote qofte brenda ose jashte organizates (te pajisur me njohurite e nevojshme ekonomike per pergatitjen e tyre per vete rolin e rendesishem qe kete plane kane per ecurine e biznesit) pasi: o Dicka qe nuk mund te matet nuk mund te manaxhohet o Nese dijet kushtojne, provoni koston e injorances (Ish-Rektor i Harward-it Derek Bok) o Edhe Noe-ja nuk filloi ta ndertonte varken kur nisi shiu por me pare
Sipermarres: Parashikoni, planifikoni dhe masni sukesin e idese suaj te biznesit, pa e marre ende riskun persiper. “Nese deshtoni ne planifikim keni planifikuar deshtim”
Literatura 1- Eric S.Siegel, Brian R.Ford, Jay M.Bornstein (1993), The Ernst &Young Business Plan Guide, ISBN 0471578266 2- Marchi L. (2004), L’integrazione dei sistemi informativo-contabili per il controllo di gestione, in Controllo di Gestione, n.1. 3- Marchi L. (1993), I sistemi informativi aziendali, Giuffrè, Milano. 4- Marchand D. (a cura di) (2001), L'informazione, la nuova arma competitiva: come creare valore di business con l'informazione e le reti informatiche, Milano, F. Angeli. 5- Karlheinz Kautz, Volker Mahnke (2003), Value Creation through IT-supported Knowledge Management? 6- Hollander A. S., Denna E. L., Cherrington J. O. (2000), Accounting, information technology, and business solutions, - 2. ed. - Boston etc. : Irwin/McGraw-Hill. 7- Ferrata R., Meregalli S. (1996), Creazione del valore e gestione delle informazioni, in Finanza, Marketing e Produzione, Volume 14, Fascicolo 4. 8- Adresa interneti • www.smallbusinessnotes.com • http://alternativestocklibrary.com • www.bplans.com • www.brs-inc.com • www.businessplans.org • www.paloalto.com • www.startupbusinessschool.com • www.dynamicbusinessplan.com
6