Jo poezi --------------------Ja tek jemi Shikime te ndersjella Profumi i lekures ndjehej qe larg Qimet e verdha tek krahet deshmi e diellit te forte Floket aq bukur te pakrehur Dhembet e bardhe zbulonin misterin Vihemi re! Fjale te embla por te mprehta Pyetje personale? As edhe nje pervecse: Kur te pelqen vecanerisht nje person? Kur veshtron rroten e qerres ngecur keq ne balte Kur mizen vret ne fluturim vetem me nje krahe Kur shpinen ia shpojne thonjte e zinj te vajzes Kur perlotet ne varreza
Kur barin e fresket shkel E avionin ne qiell pershendet Kur frymen e tij degjon Kur mbi bore ecen Kur puth padashje gjysmen e buzes... Shshsh!!! Ah, se mos pandehni: Nuk eshte poezi kjo Thjesht dokument akoma i paskaduar i diteve tona
-------------------------------marre nga vellimi “Porta e Qilarit” , (tetor '09) sKENDER kOLLCAKU, (
[email protected] )