Perseri ne Rruge ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯ Canta e grisur Rendon mbi shpine Muzika ne vesh Trasporton me shpejt Se ky vagon rrangalle. Gervishjet metalike Ngacmojne nervat. Lutem te levize. Qielli nxihet. Burri i zymte Vetem me nje kembe, Kercen me syte mbyllur Ritme getosh. Ftilloj balluket. Shoh ne horizont... Kembe njeriu tutje. I pangrene Me pak uje rezerve, I ngrohte Sa urina e nje te semuri, Eci metej... Shpirti, Humori Nuk me kane tradhetuar. Akoma jo. Me fat, Mendova... Cdo gje te tradheton Ne kete bote. I djersitur, Euforik Zvarritem per ne stacion. Ndoshta ky eshte
Momenti Mbyll syte... Enderroj Vetmi te deshiruara, Liri te sinqerta, Magji te kuqe... Ulem rrafsh Me asfaltin gri Veshi puth betonin. Degjoj mushkonja... Pulpen e majte ngjyrosin Me nuanca te rozes. Kokrrizat e pluhurit, Si peshqit e detit Ne grumbull, Dredhojne. Shkrep nje fotografi Bardhe e zi... Sfond monoton Papritmas! Asgjeja. Zhgenjimi me i thelle, Shembje groteske, Plage e keqe... Nxehtesi nga turpi. E kote! Oh Zot, Nuk ishte momenti Zero ngjashmeri. Ne te gjithe kete Montim situate, Klonesh dilaniane Mungonte 'Guri'. Origjinaliteti. 'Mosqellimi', Ai i vertete.
I turbullt Perbrenda ne koke Ndjej ajrin e ri. Zhurmen e gjethes Deri ne fund degjoj... Padashje E kisha shkelur. Ne pozicion! Me gjunjet e dobet Ngrihem. Jam ne rruge, Perseri...
________________________________________________ marre nga vellimi “Porta e Qilarit”, (tetor '09) sKENDER kOLLCAKU, (
[email protected])