Poezi Nga Sadije Kryeziu

  • June 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Poezi Nga Sadije Kryeziu as PDF for free.

More details

  • Words: 2,128
  • Pages: 13
Poezi nga Sadie Kryeziu E Thënë Te jesh njëri i mirë me të tjerët duhet të luftosh me vetveten. Fatit ia hoqe dhëmbjen E kurorëzove me kurorë të shenjtë. Në mesin e njerëzve është një urë Kalimi, e bukura dhe e shëmtuara e vërteta dhe gënjeshtra. Hyrje në një ose... Krijimi i bukur, krijimi i artit të vertetë duhet te jetë pasqyra e jetës së vërtetë pasqyra e jetës për jetën, pasqyra e jetës mbi jetën të tundur dhe të shkundur ndërmjet vdekjes dhe shpresës ndërmjet dritës dhe errësirës, ndërmjet qiellit dhe tokës ndërmjet dashurisë, vuajtjes, urrejtjes ndërmjet lumturisë dhe dëshpërimit ndërmjet shërrimit dhe plagës ndërmjet bashkimit dhe ndarjes ndërmjet bukurisë dhe shëmtimit ndërmjet së mirës dhe së keqes! Tetor 93 Pëllumbesha shkruan lirinë Lotin e fsheh thellë në një dhembje mallkimi për të mos përtëritur sëmundjen e kohës për të mos ngjallur kujtimin e shekullit të murosur ikin vitet e errësirës, vitet e skëterrit ti o pëllumbesh me kurorën tënde ke shkruar LIRINË fatit ia hoqe dhimbjen e kurorëzove me kurorë të shenjtë. Qershor 93 Pse s’gjykohet plumbi Ti qan kur kënga më është tretur në humbëtirë ti qan me shpirtin plot dënesje kur mbi ne gremis stuhia –varre ti qan po po ti qan, plumbi na vret

nuk e gjykon askush. Qershor 93 Pse qajti hëna E dëgjon vajin e fëmijës i kanë vrarë nënën duart i janë përgjakur mbi trupin e saj të vdekur u zgjua lumi filloi të ecë i dëshpëruar hëna lëshoi një pikë të gjakut Korrik 93 Shpresë e thyer E kanë lëshuar mjekrën u zhytën në vallën e ëndrrave vura re ``gëzimin`` e tyre të thyer E kanë lëshuar mjekrën u zhytën në gjumin e ditës vura re shpresën e tyre te humbur. Korrik 93 Dy mijë vjet robni Dy mijë vjet robni në damarë shtrydhë dashurinë për mbi varre thikë e huaj ngulitet në asht dergjet plaga në shtrat shumë plagë kam në trup e në shpirt nga shkrumbi i shtypjes me lot në sy përpiva gjithçka… Prill 91 Rrënqethin muret Damar pas damari e shpalon endrrën e pëllumbave të cilën çdo mëngjes e rrah me kamxhik rrënqethin muret e teatrit shpirtin asgjë nuk ta qetëson thyhen dhëmbët e përgjakur syt vjedhin vdekje

dridhet toka nën këmbë. SA KEQ! SA KEQ! SA KEQ! Dhjetor 91 Lindi dielli i shpëtimit Diell pusho me ngrohtësi merr frymë me rreze linde diell të RI! Udhë e gjatë ishte deri te shkëlqimi bota të pret në perqafime jemi miq, mes nesh mori fund mashtrimi vdiq hijrënda në shpellë iriqi për mbi gurë lindi shpëtimi. Mars 92 Det, peshë e fatit Lëndon plagë durimi ai det i mjerë me teh thike pret fjalë, pret harrime vogëlushja diku ka tretur o diell i plagosur ëndrra skuqet lëshon një pikë gjak ajo, pret, pret, pret zëri dridhet, fryhet det i dhembjes peshë e fatit mësuar mu në votër zogu syrin tim lëpin e zgjon nga gjumi. Ti det, ti vogëlushe e harruar qëmoti në terrin e bardhë i shtrirë i përlotur po vërshon pa dritë ti det i përgjakur. Dielli ngjitet qiellit përpjetë pret dorën që ti uron dashurin e lashtë zemër e madhe. Tani vdes e qetë pushoj pa mërzi ti det, ti vogëlushe e harruar qëmoti zëri yt këndon këngët e lumturisë

përkund djepin e parë të LIRISË. Mars 92 Thika në asht Vargun e lind thika në asht vdekja hyn midis të gjallëve me thikat e ndryshkura te vjedhura në natë e vrasin nënën… foshnja thithë gjirin e nënës së vrarë uria dremit mbi ne… hedhin helmin në jetën e njomë na shpallin simulantë-artistë. Nëntor 91 Mallkimi vret Mallkimi vret nëse shekulli thinjat nuk i shkund. Mallkimi vret nëse shekulli eshtrat nuk i zgjon. Mallkimi vret nëse shekulli fatin tonë e ripërtërin. Qershor 93 PO LIND DIELLI I KOSOVËS Gjithmonë këndonim për një pranverë të re çdo greminë të pabesë do ta gjykoj ditë e natë dielli qe puthte damarët e tokës zëri ynë me buzëqeshje percillte meloditë e tij Një zemër bashkon thellë frymarrjën tonë vetëm dielli ynë kërkonte zërin e zogjve thirrja ia hapi portat tingujt e kitarës përqafohen rrugëve diellore rrehjet e zemrës së tokës sytë e nënës të verbuar varret, e dhembjet e mia me thanë: Po qan po lind dielli i Kosovës kur dikush priste vdekjen e tij

me plisa të bardhë e sollëm në dritë. Sot të gjallë a të vdekur jemi ngritur për të lidhur kurorë kurorën e nusëris së lashtë duke kaleruar mbi kalin e bardhë nuse pranverore shkruajn gazetat lindi nëna shqiptare në troje te veta 24 Maj 92 ME VITE HODHËN BALTË MBI NE Me vite hodhën baltë mbi ne pas gjëmimëve të urrejtjes mallkimet tona prindërore ngjiteshin bregores në pusin e dëshprimit varrosnin thellë luginave pranverën varfanjake Ne heshtjen e dhëmbshme hodhen baltë plagosën vendlindjën në heshtjen e dhembshme hodhen baltë me kishin vjedhur lojrat e fëmijëris 6 Qershor 92 SOT Sot kam dhimbje,të padurueshme kam prekur trupin e kosovës të djegur deri në fyt ajo flakë qe dilte nga zëmra me digjte në shpirt jeta mëe kaliti dhëmbjet e zemrës u forcuan Dhjetor 91 MBULUAR NGA NDRYSHKU Çdo gjë qe ndrit nuk është ar mbuluar nga ndryshku

erërat qe fryejn pa ditur se ku do te ndalen te sjellin në brigjet katastrofale 05 Shkurt 92 NË GURIN E LASHTËSISË Ne kohen e pafund te kohës kam shkruar e qendisur emrin tim kam gjetur gurin e vërtet te lashtësis qe dikur e kerkoja në gurin e lashtësis mesova te verteten e arbëris 91 ZËRI QË LIND Shikimit i falë perqafime Një këngë durimi, blerimi Që puthë zërin që lind Percillet me melodi Shtator 91 PLISA TË GURTË Plisa të gurt për mbi truall një lulëkuqe la vdekjen për te jetuar më embël, me qetë një qeshje,një fyell baritor i pa fund shkruan me shikim te hapur po merr fund thika qe ngulte endrrën e fëmijeris Shtator 91 PORTRET I GJALLË I VARFËRISË Një shikim melankolik një varfëri e gjallë në miniaturë e fëmijëris shqiptare një dhembje e madhe një shpresë për një dritë filizë e një toke te tharë nga mizorit sllaveruese ne bebzat e syve një portret I gjallë I varfëris

një krahëror me eshtra te dobet e të thyer … Shkurt 98 PËR JETË A VDEKJE Për jetë a vdekje plumbi sipas zakonit sa herë qe fiket drita e syrit te kesh në mendje se paku guximin arbëror të zgjosh ndjenjat e fjetura ndër shekuj Korrik 91 DO TË DOJA Do te doja qe gjaku te pikon nga qielli te spastrohen dritat verbuese nga krimi mashtrues do te doja qe gjaku lotin ta ndal te mos shoh drithërimë në lulet e rritës do te doja qe urat te lidhen me gurë mermerë ti uroja rritës tënde gëzime Prill 98 HIJET KANË KOKË Pa e lënduar zëmren e dheut Akund nuk udhëton Ruaju hijet kanë kokë Do të filloj ndjekja tjetër Qershor 1989 BESA E MALEVE Flakë e madhe po shkon përpjet dushmani kullat tona po i djeg tymi i zi në qiell po ngrihet dushmani me gjak s’po ngihet. O e zeza ditë qofsh mallku’ Ç’faj ka bërë shqiptari që e ke dënu e ke lënë pa votër, pa fëmi

pa një kafshatë bukë barkun me ngi. Pa dritë të hënës, të diellit gjuhën besën shtrënguam Flamurin e ruajtëm , qendisëm thërras o populli im gjaku i Kastriotit jemi ne të ruajtëm NDERË E ATDHE. O dushman ty të raftë pika që dhjetë vjet tu na therrë me thika o dushman ty të raft damlla që dhjetë vjet tu ba masakra o dushman ty të raft murtaja që s’po din kah është e mbara t’plaçin sytë e t’u verbofshin dushman që merresh me pleq femij, e gra. Gruaja e shqiptarit gjithmonë ka qenë e zonja rrebesheve të mëdha para u ka dalë me nder e faqe të bardhë në luftë ka ra. Zogu i shqiptarit kur ka lidh BESËN i ka shti dridhjen gjithë tiranisë a dridh tirani në shtrat të vet o kuku i mjeri se çka me gjet “mora fund përgjithmonë me shqiptar s’qenka lojë”! Jo nuk thyhet BESA e maleve lind me gjakun e nënës për të mbrojtur tokat tona qe s’na i fail bota Trimëri e besë kemi pas në jetë gjatë shekujve kemi vdekë për Atdhe. Aty afër maleve kemi një nënë që na pret me shumë mall qindra vjet ju na penguat nënës SHQIPËRI fytyrën për t’ia harruar.

O dushman dëgjo një herë Besa jonë eshte BESË SHQIPTARI thyen kodra bjeshkë dhe male se KOSOVA kurrë s’do t’vdes pa u bashku me prindë te vetë shpejt do t’vij ajo ditë po ti moj plakë e vjetër sllave ku do t’hysh... Besa jonë eshtë besë e gjakut më parë japim jetën se e mposhtim të vërtetën le ta dinë dushmani edhe sot atë BESË e kemi Besa e maleve tona shemb shkëmb e gurë varros kuçedrën plakë që shekuj me radhë shkrumiti gjakun tonë. Këtë Atdhe s’na fal bota e kemi larë me gjak e kokat tona ketë vatan se kemi dhuratë këtu kanë lindur stërgjyshërit tanë. 2 korrik 7 shtator 1990 DURIMI SI KRIJUES Kush më plagos? Kush ma vret lirinë? Askush nuk më pergjigjet pikturë në pritje ndjej valet e monotonisë Kush më hedh në rrugë? Kush ma therrë zemrën me thikë? Askush nuk më përgjigjet si pikturë në pritje më pikon loti nga brënda. Kush më vret? Kush nuk më lë të jetoj ? Askush nuk më përgjigjet si pikturë në pritje do të thyhet heshtja- durimi

shtator 1993 KULLA IME E LASHTË Vaji im fëmijëror do te jetë nxirë zëri im I parë gjëmoi mes mureve -te heshtura e te qendrueshme Nëna këtu e ka përkund djepin tim do te jetë gëzuar guri I truallit tim shumë erë baroti në një kend të zemrës është shprëndarë nepër vrimat e gurëve te mi deshiroj ti shoh ata gurë te kullës sime aty te jetoj perherë. Dhe –asgje tjeter! Po vatra ime po vetem per ty e nisa fillin e fjalës sime Shtator 1991 LUX VERITATIS Dritë e së vërtetës dergjur ne lumin e gjatë Jo,nuk mgutem te vrasë vetëm me heshtje do ta zvogëloj dhembjen vetëm me dritën e së vërtetës do ta mposhtim Tetor 1993 E THINJUR… Ke lindur nga brumi I gatuar ke lindur me gjuhë-tokë e thinjur je, ke lind dhe do të lindesh përherë në rrenjët e : -URTËSISË -BUJARISË -TRIMËRISË deshen shkuljen e rrënjeve flokët që ti ngjyrosin me ngjyrë te thanë se :- do të behesh nuse më e mirë

Gusht 1993 ISHIM TE VEGJËL Ishim te vegjël kur nëna dergjej në shtrat plaget ia pastronim me ujin e ftohtë rendë, shumë rendë ishte e plagosur vite e shekuj plaga nuk mbyllej nëna me dhembshuri floket na I ledhatonte Sytë e perlotur te zgjuar i rrinin - kishte frikë - kishte një ndjenjë se fatin e saj te pergjakur do ta kishim edhe ne-NE Shtator 1993 NJË SHIKIM FLET ME ZJARR Vjen botë e gjallë vritet i pari në blerim një shikim flet mall i vjetër zgjon perqafime zgjon një endërr të lodhur, te veshur me shpresë syri i harruar se tremb shpirtin e perveluar me blerim në gji me urtësi flet me zjarr-me zjarr perkund djalë të tokës lot i bukur në shtrar I harruar Qershor 1989 GURI E ZGJOI NGA PËRGJUMJA Një mengjës shiu nuk pushonte

guri leshoi një zhurmë të shurdhët Me sy të ngrirë -gjysmë i qeshur -gjysmë i akullt ja ç’kishte mbetur prej jetës se tij ato net pa gjumë syt e tij ishin pa urrejtje një zë jonjerëzor e zgjoi nga pergjumja Korrik1990 FITORE TE LARA ME GJAK (1968,81,89) Shpertheu në kemishën e bardh gjaku I etur për dritë në vitin 1968 fituam UNIVERSITETIN FLAMURI te valoj I lirë Për dritë të së vertetës ngujuar me shekuj për lirinë e KOSOVËS gjakosur përherë në vitin1981 shpertheu në kemishen e bardhë gjaku I nxirë nga pushtuesit barbar u munduan ta permbysin te vertetën ATE qe e fituam te na e marrin me forcë JO! Rinia nuk qendroi duarkryq u ngrit e ngriti zerin qe flamuri,gjuha ,populli e toka e lashtë ILIRIANE e skuqur nga bijtë e saj te qendroj e paprekur nga dora e zezë slave Burgime tmerresh vrasje trishtuese rrahje mizore u hapen-u hapen e fund nuk kishin

populli I rraskapitur populli I uritur për: -LIRI DRITË KENGË Nuk u mposht por qendroi e po qendron edhe sot për diellin e nxirë në mes te ditës për henën qe qau në vend të ndriçimit erdhi viti 1989 shpertheu fjala e lirë shqipe u pergjak DURIMI HESHTJA qëndresa u pergjak toka e gjiri I nënës dhemb dhembë për dhembjet,plaget që pertriheshin çdo herë… nepër damaret tanë ecte gjaku e një ditë aty u ndal një ditë do t’merr fund GJITHÇKA Dhjetor 1989

Related Documents

Nga
October 2019 18
Letter Nga
November 2019 8
Jo Poezi
June 2020 7
Ahmet Selmani Poezi
July 2020 12