Ahmet Selmani Poezi

  • July 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Ahmet Selmani Poezi as PDF for free.

More details

  • Words: 838
  • Pages: 5
Ahmet Selmani ZË SHKRETËTIRE (ose rregull vetmie) Njatëherë seç erdhi një zë: ti ke lindur midis shkretëtirës këtu ka rregulla të mbrapshta mund të humbasësh fare lehtë e të flashkesh si zall i përcëlluar qëllimi është të jetosh bukur ndaj vetë duhet të gjendesh të rendësh anekënd saj gjersa të gjesh një oazë nëpër visoret e fshehta pastaj zëri vazhdoi sërish: edhe nëse nuk e gjen patjetër duhet ta krijosh nuk është aq me rëndësi aty a do të pinë ujë të tjerët ose a do t’i shpëlajnë fytyrat me rëndësi është që ta bësh pastaj do ta kesh për jetë e mot ndërkohë zëri seç ngulmoi: edhe pse i vetmuar të paktën bëje për vete buzë saj të jetosh kryelartë e të flasësh me ëndrrat e tua e pas tyre le të vrapojnë ata që duan të gjëllijnë bukur dhe zëri nuk harroi të ma tërheqë vërejtjen: shkretëtira e ka gojën e madhe

por ti kurrsesi mos lejo të të gëlltisë përpara saj nxirre shpirtin tënd si digë mos harro t’i ndjekësh shpresat udhëzat që të çojnë drejt oazës kalimthi preki vetëm hijeshitë gjithnjë jeto me stërkalat dhe jo me pluhurin as me thatësirën në fund zëri më tha: lamtumirë, o i uruar paç fatin e bardhë në jetë e unë nisa të jetoj si kukuvajkë duke kërkuar oazën time të qetë por shkretëtira nuk m’i shkoqi sytë gjithnjë duke më parë vëngër ATDHEU I QELBUR (ose britma e bukur) Pika sa s’më bie kur e shoh atdheun të qelbur i gjori më mbyti me erë të keqe më vjen t’i shkul edhe zorrët e hundën ta zë me dorë fytyrat e ngrysura më shfaqen mbi krye lëvaren si mjegulla të frikshme ik më thonë nga ky vend i mallkuar të paktën shpëto shpirtin e virgjër kështu e ka ky dhé ashpëran njëherë të pjell pastaj të ha e unë s’luaj vendit gurit i futem në palcë e rrëmbej gjithë fuqinë e tij përmallimit seç i hedh zjarr para të gjithëve zgjatem si gjel dhe bërtas si i çmendur: rroftë e qoftë at(dheu)

i qelbur! CONTRA (ose hija e vdekjes) Më kot i flakni ato koka një nga një i mbledh i ringjall si Shën Donati që sërish t’ju dalin përpara pastaj asnjëherë të mos i rrëzoni se hijet e tyre ju ndjekin si shpatë e s’ju lënë të qetë as në ëndrra ju tmerrojnë edhe në kthina kokat më përkasin mua juve ju mbetet turpi PAKËSIMI I SHQIPONJAVE (ose kënga e zhbërjes) Ky dhé gjaknxehtë derën e mba të hapur të pret me bukë kripë e zemër po shqiponjat prapë e hanë njëra-tjetrën pa fije turpi bëhen mish e gjak nga zilia tryezën e përmbysin para syve të zotit s’ka kush ua prish lojën hijerëndë të mbyt vaji tek i numëron të gjorat sa të duash mund të llahtarisesh ato gjithnjë po pakësohen po pakësohen pakësohen …!? AS LUFTËN AS PAQEN (ose mëdyshje e braktisur) Sërish po çapiten varg e varg sa të tmerrshëm luftëtarët e paqes njëlloj duken si paqesorët e luftës andaj do të iki sa më larg nuk e dua as luftën

e as paqen e tyre të dyja do t’i bëj vetë ÇMENDURIA (ose koha e lëngatës) Të gjithë janë çmendur as engjëjt s’duken si engjëj belbëzojnë me gjuhë të hekurt e unë strukem nën lëkurën time kohën ta kaloj me gojë të qepur gati po mbetem pa zë e pa gjuhë nuk më kupton as vetmia ime ah sa vështirë u bë të jetosh s’mbeti gjë pa u çmendur u çmendën njerëzit u çmendën bimët u çmend edhe çmenduria - - - - SHËNIME PËR AUTORI N Ahmet Selmani ka lindur më 7 mars 1965 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta për letërsi - në Universitetin e Prishtinës, ku i ndoqi edhe studimet postdiplomike. Me krijimtari letrare nisi të merret që nga bankat shkollore, së pari duke botuar në revistat për fëmijë “Fatosi” dhe “Gëzimi”, e pastaj edhe në gazetën “Flaka” e në revistën “Jehona”. Më vonë punimet e tij nga fusha e letërsisë, kritikës letrare, si dhe studimit të letërsisë janë botuar në shumë revista dhe gazeta që dalin në mbarë hapësirën shqiptare dhe në mërgatë. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar i kulturës në të përditshmen “Flaka”, pastaj redaktor i kulturës, redaktor i botimeve, komentator dhe, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i saj. Deri tani ka botuar këta libra: 1. “Poezia dhe indiv idu aliteti” (1996) 2. “Tregu i dj allëzisë” (1998) 3. “Bash këbiseduesit e mi” (2000) 4. “Diskurs kritik” (2004) 5. “Mur i gj allë” (2005) 6. “Abeja e akullt” (2009)

Përveç krijimtarisë letrare, merret edhe me përkthime. Deri tani ka botuar: 1. Drago Shtambuk: “Gishti i perëndisë” (Nga kroatishtja në shqip) 2. Drazhen Katunariq: “Kthimi i barbarogjenive” (Nga kroatishtja në shqip) 3. Rifat Kukaj: “Dreri me një bri” (Nga shqipja në maqedonisht) 4. Sali Bashota: “Nëse bëhem engjëll” (Nga shqipja në maqedonisht) 5. “Si të komunikoni me mediat” (Doracak për gazetarë) (Nga maqedonishtja në shqip) etj.

Related Documents

Ahmet Selmani Poezi
July 2020 12
Ahmet Serbest
November 2019 9
Namik Selmani
June 2020 1
Ahmet Ocak
November 2019 10
Jo Poezi
June 2020 7
Ahmet Zogu.docx
November 2019 13