Drita E Syve Te Mi

  • Uploaded by: Skender Kollcaku
  • 0
  • 0
  • June 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Drita E Syve Te Mi as PDF for free.

More details

  • Words: 468
  • Pages: 2
Drita e Syve te Mi Kulmi. Ora shenonte dymbedhjete. Poshte kodres se thate gjiri me i shemtuar mbushej me te penduarit. Ne rradhe viheshin per te pritur zbritjen, ‘Zbritjen e Rrezeve’. Dielli reren digjte, ruante inteligjencen, pergjonte pafajesine e te miturve: ‘Bijve te Drites’. E perseri, pas faqes se asaj kodre, fundi i botes fshihej. Ishte andej ku erera te forta do fershellenin... Femijet qeshnin tutje. Ne breg dallget perthyeshin lehte, si te lodhura nga udhetimi i gjate. Lagnin me rradhe reren e zeze. Gati s'dukeshin, shkembinjte brenda ne ujin e kripur. Me syzet blu, peshqit e zmadhuar poshte ajo ndiqte. I prekte me kembet e vogla sa nje pellembe. Nga lumturia, peshtyma i rridhte anash nofulles… Flladi i shtatorit ndjehej me zor, sa i perkedhelte pa deshire shkurret kafe. Pleq te nxire luanin muzike me fizarmonika. Bubullimat e largeta nuk trembnin akoma. Hijet sa vinin e iknin. Si me urdher, te gjithe ngrenin syte lart, lart ne qiell. Per fat te mire, asgje te re. Vetem re te bardha, nga avione linjeje te shperndara keq. Kaos? Te qara vogelushesh prishnin lojen e te rinjve. Dmth: shikime, puthje, zili e me vone Boshllek... Prinderit lexonin gazeta bajate. Kenaqeshin me titujt, shtypur me shkronja te trasha. Ne pak sekonda, palosnin faqet katrore. Te pergjumur, enderronin te dashura imagjinare, pasuri faraonike. Qeshnin. Vreri u vinte nga lypesat me ngjyre. Kthenin kokat e me peshqiret e shtrenjte fshiheshin. Pasqyrimi i rrezeve mbi uje po ndodhte i plote, cuditerisht verberues ate te merkure. Afer fundit te oqeanit, ajo ndiqte peshkun ngjyre-floriri. 1

Ne lekuren e bute si sfungjer dominonte e bardha. Te tjeret neper cadra mbyllnin syte, luteshin per kohe me te mire, per me shume diell. Luteshin per nxehtesi, te ngjashme me ate te Ferrit. Hijet… hijet horizontalisht u zgjaten. Flladi u shnderrua ne ere te ngrohte. Si ajer i ndenjur u spostua. Rete u gufuan. Kapelet e pushuesve flakeruan tej, me lart se balonat tauke ate mesdite. Muzika u pre si me thike. Prinderit u nxituan, mallkuan fundjaven e kote, grisen veshjet ngjyre-ylberi, urryen unazat ne gisht, moren udhe te ndryshme… Harruan! “Lundrues, ku shkoi dashuria juaj? Ndriconi edhe njehere…”: trasmetonte nje radio, akoma e ndezur. Nishanet asaj iu zmadhuan. Irida e syve ndryshoi ngjyre. Trupi iu tkurr. Buleza vezake djerse avulluan… Zeri i tij me timber unifom, afroi shpende te zinj. Format e dallgeve me fatkeqe e turbulluan. Vargjet e zeza, perseritese, gjeten vend ne stuhine verore. Shiu zbriti me fuqi. Me lotet mbi fytyra, piklat u perzien… Ata te dy vraponin. Te hutuar therrisnin “Era, Era…”. Vone? Ngurtesohen. Gjunjezohen... Luten per Fundin. Me plot vullnet, vogelushi po recitonte: “dhe Oqeani do ta… marre, Valet do te luajne…”. Ne uje te gjithe peshqit ishin zhdukur.

__________________________________________________ (marre nga vellimi “Poezite po zbresin”) sKENDER kOLLCAKU :: [email protected] shtator ‘09 2

Related Documents

Drita E Syve Te Mi
June 2020 1
Te Comparto Mi Esperanza
October 2019 16
Te Busco En Mi
October 2019 12
Te Quiero A Mi Lado
May 2020 1
Levanta-te E Come
May 2020 5
Mi-e Dor...
June 2020 3

More Documents from ""

Shthurja
June 2020 4
Ndryshk Dhe Mjalte
June 2020 12
Perseri Ne Rruge
June 2020 1
Drita E Syve Te Mi
June 2020 1
Lindja E Diellit
June 2020 1