Shthurja -------------------------------
Tetembedhjetevjecarja me vrull ne dhome Mbi shtrat hidhet E kishte prekur shume shpejt Tek 'vendi'... Dikur, ne vjeshte, mblidhte gjethe Do rritej Si adoleshente e mencur Kohe e larget tashme! Lotet prishen vizat blu te carcafit Kukullat mbyllen syte Ngjyra roze iu duk e shemtuar Kilometra larg Ajo lodhej ne punet e shumta Kallo mes gishtave Pa doreza Buzekuqi i thare ne sirtar Cader edhe ne ditet me diell Ne autobuz ne te njejten sedile Tymin e cigares per te dashur Goten me vodka per mike Qepallat e rena per maske Kollen e trashe per ze Ai hapte deren ne oret e voneta Hynte ne kuzhine nga uria Zorret urdheronin Ndizte driten I vetmuar ne mes te drites Shkelte mbi cimenton e akullt As insektet autoktone nuk verente Kerkonte per te njejten shishe
Mallkime bajate qiellit plot re Nga goja avuj te ftohte Dhembe te verdhe naten gervishnin Gati? Le te nise! Se ne rendin e dites Ketu sherri eshte Degjohen pjata e mallkime nga me te zezat Zhurme! Mllefe te vjeter sa mosha e drurit Pluhuri mbi komodine nxitonte lart Perseri zhurme... Plasje! Thyerje... Ekrani katror trasmetonte lajme Gara veturash epoke Plane te pare udheheqesish partie Spotet televizive joshnin me vajza me paruke te bardha Emrat e rreme 'Blondie' e 'Goldie' Plafff: shpulla e rradhes zgjon fqinjet Keta gezojne Kercejne si me buton Nen dritat shumengjyreshe te ambulances e policise Copezat e gastareve pasqyronin fytyra plot djerse Protagoniste Aq te stermunduar nga rolet perkates Ne te pafrikesuar Plot gaz Presim fundin e aktit “Shthurja” -------------------------------marre nga vellimi “Porta e Qilarit” , (tetor '09) sKENDER kOLLCAKU, (
[email protected] )