Poezi Per Poetet

  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Poezi Per Poetet as PDF for free.

More details

  • Words: 1,466
  • Pages: 12
POEZI PER POETET Nga Luan Cipi

SOFRA E POETËVE Nga Luan Cipi

Pas dhjete vjetësh i larguar Sërish, pranë detit, në Vlorë, Në shtëpinë e re ndërtuar, Dremitja me kokë në dorë. Sa u zgjova nga një ëndërr, Duket ne vazhdim imazhi: Dhoma plot, çip e qëndër Me burra, ardhur nga plazhi. Sofra mbushur me poetë: Këmbëkryq Ali Asllani, Ka lezet kur rri e flet, Sytë ngulitur nga Sazani: Jam vlonjat dhe trim me besë Rreth flamurit di të vdesë, A me hir e mepahirë Doemos do rroj i lirë! Vlorën edhe Vlorën thelp e kam në zemër Ditën e kam dritë, natën e kam endër”

Për karshi rri Isuf Luzi, Kuvendon i mrekulluar, Po zëri, si grykë pusi, Është i qetë dhe i malluar: “O shqiptar! Në do të dëgjosh, Në paç mend dhe uri te mësosh, Mos e urre kurrë armikun, Se padashur ti bëhesh rob i tija, S’bie asgjë te vlefshme mërija As ta pakëson, as ta largon rrezikun”

Ja, më tej Fatos Arapi, Admiron Zvërnec, Triport Zë e zëmër seç i hapi, Nuk ka si Vlora në botë: Atdheu është varr i hapur, është varr. Një jetë drejt tij shkon me besë që bind. Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë Në një pikë loti lirinë e lind.

Entuziast ky Irfan bregu, “Kosovar” dikush e quan, Me vargje si zjarr dyfeku, Mediton, mendon dhe shkruan: “Edhe Malon dhe Avniun Aty kemi, Vlora është e mbeti prapë Betlehemi.” *

Sërish, trokasin ne portë, Mysafirë, qindra vete, Vlonjatët, kudo në botë Janë piktorë e janë poetë. Madhështor Skënder Kamberi, Magjistar Nestor Jonuzi, Qindistar Saba Xhaferi, Thosh për ta, i madhi Buzi. Prodhimtar ish Ilmi Bani , Agron Dine lavdi pate, Ngjyrëtar Rakip Shabani E madhe shkolla vlonjate.

Mirsevini, thotë Luani. Bukë e kripë e zemër, Është natyra, shesh mejdani, Që ju ka dhënë emër, Deti i kaltër, që heq valle, Malet për karshi Jane ullinjë e portokalle, Është... një histori. Korrik, 07

LUAN CIPI MBI LIBRIN ME POEZI “ PA RRUGË” TË DALAN LUZAJ Dalani, si Dalajlama, është i fisëm, derë e parë Çfaqet në librin “Pa Rrugë” një poet i pasionuar I ëmbël e tingëllues, fjalëqëmtuar dhe sqimatar Në mendime, në ide dhe me vargje i formuar. % Madhështor, veshur shik, i hijshëm e trupgjatë Të prezantova buzëqeshur te shokët e mi vlonjatë. Vizioni që ju krijove çdo ditë e ngrihet më lart Identifikim kalorësi, që traditat shqipe mbart. Kujtojmë bisedat e ngrohta, urtësi e tolerancë Ty të shihnim, mëndja shkonte te prejardhja aq me fat: Te filozof Isuf Luzaj, i diplomuar në Francë Kujtonim persekutimet, internimet fshat më fshat, Arratisja, emigrimi Argjentinë e Amerikë Familja krejt e braktisur në pasiguri e frikë. Do ta shihnit vallë njëherë, atë, gjigandin, që s’ka të dytë Ti preknit këmbë e dorë, dhe ti puthnit të dy sytë? Dalanit, si Dalajlamës, i ra barra qysh fëmi Dalajlama kish Tibetin, Dalani në Shqipëri Vuan të zitë e ullirit, po kalon një jetë ferri, Bashkë me Dritën, nënë kreshnike,shëmbëlltyrë bese e nderi.

Dalani,se humbi hënën, shelgun e tij dhe burimin. I rilinde bilbilejtë, nga larg sodite Tomor Përjetove Ujin e Ftohtë, Selam Labin dhe Naimin, Kalanë e Lashtë të Kaninës dhe Farin Ndriçues në Vlorë. Vargjet përjetuan Arbin, Xhevon, Papakronë Ju urove përsëlargu mirësi e lumturi. Të uritur, kur lotonin emigrantët rus kujton, Se shumë lot dhe uri kishe parë në Shqipëri

Vetë e thua koha vjen, ndaj sërish, i pari Ti Fluturon e çan përpara plot guxim, si djalë i ri Paçka se kjo koll’ e vjetër të mundon e ende dhëmb “Në një grusht llucë e pleh lulja mbin edhe në shkëmb” Barite rrugë e pa rrugë, tash marshon në bulevarde Me tre djemtë me Sonilën me Burbuqen aq të çmuar Po banon në qiellçarse, lartësuar qindra kate Në Çikago Amerika, e vërteta ka fituar. Pa ke Xhonin, Xhekun,Xhimin dhe të tjerë Amerikanë Me ata ti jep e merr dhe me mall këmben paranë Po, krahas djemve të tu, të mençur, trima azganë. Si djalin tënd të katërt, të lutem, të kesh Kamanë. Edukoi, sipas traditës, të jenë të drejtë dhe të mirë Të mësojnë, të pasurohen, të kenë vullnet dhe dëshirë Të formojnë bindjen: “Unë ika, po do kthehem përsëri!” Fara elitë të mbillet, si dikur, në Shqipëri.

Nga Luan Cipi

DURO MEHMET MUSTAFAJ (Në 70 vjetor) Profesioni gazetar Është vlerësuar përherë Unë Duron kam ndjerë e parë “Analist”, mbi shumë të tjerë. Publicist, që plotë guxim Gjithë jetës shqipen shkroi, Vepra letrarësh të rinj Nxiti, ndreqi, redaktoi. Bashkohës me Driteronë, Kadarenë dhe Arapin, Në plejadë me ta qëndron, Në një start e nisën vrapin. T’i mbledhësh shkrimet e vjetra Bëhet një mullar me letra, T’i qëmtosh, t’i ribotosh, S’të del koha t’i lexosh. Dhe si gjysh ka plotë ide Që ndër vite iu mëkuan. Mos kujtoni se po fle: Mediton, ndreq edhe shkruan. Jo se unë kam parandjenjë

Shoh e njoh “ vijën e dorës”, Kam besim: Prap do shkëlqejë Pleqërisht, Durua i Vlorës! Kryevepra në punim Me intrigë e dashuri, Vrasje, ndarje e bashkim. <<Mrekullia në shkëlqim.>> % O poeti ynë me vlerë: Ne, të lindurit në Vlorë, Dhe njëqind libra të tjerë Të urojmë në përvjetor.

DUKE LEXUAR ISUF LUZAJN Lexoj, lexoj dhe prapë lexoj Vargje brenge, dhembje, proteste, dashurie Perla thellësie, mendimi, mençurie, dashurie e filozofie. I pavdekshëm ngelet ai që i shkroi. Ky, nxënës dhe mësues, gati, shekullor, Poet, trim, i paepur, me dyfek në dorë, Gjuetar lirie, në baltë dhe në borë, Mërgimtar i nëmur, po mbret pa kurorë. Qershor 06

IRFAN BREGU 1- VLERËSIM PËR TRI LIBRA Doli nga shtypi libri me poezi i poetit Irfan Bregu “Liria erdhi vonë” TRI LIBRA PËR KOSOVËN- poemë. E lexova disa herë dhe më pëlqeu. Me Irfanin takohemi shpesh. Ai vjen në takimet tona tipike vlonjate: Me kokën lart, i veshur dhe krehur bukur. Kur vjen me vonesë ne i ruajmë kariken dhe e vendosim në qoshe. E ç’mund të bëjmë më shumë? Ja vlerësimi im për tri librat:

Kush po vjen kaq kapardisur, Krehur bukur, kollarisur? Është shkrimtar, është poet Ndaj e mban kokën përpjetë. Po, më shumë na rri ngrefosur Për sukseset e pasosur Vepër që të drithëron Kjo: “LIRIA ERDHI VONË”. Për Kosovën tri statuja Poezi të Irfan Bregut. Flakë baruti UÇKëja, Gjëmim topi, zjarr dyfeku. Janë tri libra për Kosovën Për qindra trima të vrarë Për Drenicën, për Gjakovën. Për heroin Adem Jashar.

Shpalosur si një flamur Që përhap lezet dhe nur, Renditet në vend të parë Histori për legjendarë. Meriton lavd e nderime Skalite Kosovën trime. Në çdo varg e poezi Ke shfaqur dhe mend e mi.

2.-O IRFAN, NA DOGJI MALLI U harruam përsë gjalli O Irfan, na dogji malli. Hajde! Na shpëto nga halli. Po qe se s’vjen të mërkurë, S’është e thënë të mos vish kurrë, Sikur do të zëmë me gurë. Ditë java ka plot shtatë Ti zgjidh një për qejfin tatë. Hajde shpejt, e mos e zgjat! Ne jemi gati, të tërë Ta shikojmë çështjen më gjerë, Veç vetëm ti, mos na lërë. Pa ty s’të shijon rakia, Ty, të ka lezet dollia, Kënga, fjala, mençuria.

Ti, kurdoherë ia bën fora, Mjaltë nga goja, flakë nga dora. Lum si ne, shokët nga Vlora!

I dashur Irfan! Po ta shpreh me pash simpatinë, shoku yt i vjetër i fëmijërisë, për librin me tingëllime”Homazh për dashurinë’’: Thesar mendimesh e vlerash dhe kulm i poezisë. 12.12.07

Luan Çipi

PETRAQ JANKO PALIT Nga Luan Cipi O Petro, Petraq i Pale, Gur i rëndë bregdetar. Si në kengë e si në valle Kurdoherë ke vend të parë. Kuvndoj, sic janë zakonet Thellë, nga Kuci gjer në Brat, Ku me vargje bisedohet Si me burrat dhe me grat. Fluturova përmbi retë: Ik e ik- në Kanada, Interneti shpejt me gjetë Nje usta përmbi usta Thashë lash shokët. Vetmimtar Do humbas krejt i sfilitur, Po m’u stis një shpëtimtar Një engjëll, një shpirt i ndritur. Jo vetëm që nuk mërzitem, Se gjithë ditën ligjërojmë, Po, cdo ditë vrullshëm po ritem Poetisht ne kuvendojmë. Falemnderit Petro Janko, Trashgimtar i Janko Palit Je fokstrot ti, nuk je tango, Ruan energjitë e djalit. Missisuaga, 26.04.09

Përshëndetje Ymer Veshit Më lejoni miq e të ftuar Të shpreh dhe unë seç ndjej në zemër Për një burrë kaq të nderuar, Për një trim, vlonjat me emër. Sot po promovojmë një libër, Historinë e Vlorës plakë, Zonjës së rendë me qibër, Të vlonjatëve zemër flakë. E ka shkruar Ymer Veshi Me barot e zjarr dyfeku, Siç ngrinte rinin tek sheshi Kur vërshëllente fisheku. Libri “Kohë e paharruar” Vërtetësi, pa zbukurim, Besnikërisht ka evokuar Luftën tonë për çlirim. Ti, e rilinde Besnikun, Ata djem që tundën tokën, Sinan Gjonin edhe Pajon. Ramizenë dhe Zaho Kokën. O Ymer, që jep e merr Mirësi e dashuri, Ti do rrosh me ne përherë, Pleqërisht, si në rini. 03.06.07

Related Documents