Volume 1, Issue 15
November 23, 2009
Our Words Weekly Issue “
SPECI AL POI N TS OF I N TEREST:
N
E
W
L
I
F E
”
J E
T
A
E
R E
Zgjedhjet Lokale 2009 ne Shtetin e Kosove’s
2009 Local Election in Kosovo
T he firs t ever loc al elec tions in
elections ," Kos ovo public broad-
say what will be our exac t role,"
Kos ovo, organis ed and managed
cas ter RT K quoted P rime Minister
s he s aid. Belgrade has no offic ial
No Sided articles and no restriction for our members, our guest and our friends.
by Kosovo authorities , are set
H ashim T haci as s aying. H e un-
pos ition on the elec tions . "We
for N ovember 15th, P resident
dersc ored the need for relevant
have to es tablis h, with the inter-
Fatmir Sejdiu announc ed after
international
national community's help, un-
Latest needs for our community and the latest resolutions Our Free Voice through our words.
prolonged talks with political
der what conditions s hould we
parties and international repre-
endorse Serb partic ipation at the
sentatives .
loc al elec tions [in Kos ovo], so
According to the c onstitution, the
that they are possible and realis -
pres ident mus t announce the
tic ," Belgrade-based B92 quoted
date of the local elections "no
O liver Ivanovic , the s tate s ecre-
less than four months and not more than six months " before
IN SIDE T H IS ISSUE :
Zgjedhjet Lokale ne Kosove 2009
Faqe 1
Fjalim I Klara kodra
Faqe 1-2
Shkrime nga Suzana Sk uqi derguar nga Engjellushe Ymer aj
Faqe 4-6
Ak ademiket SHqipt are and Encilkopedi a e RREME
Faqe 1-3
Adresa
Faqe 6
Anetaresimi
Faqe 6
Zgjedhjet Lokale 2009
tary of Serbia's Ministry for Kos ovo, as s aying. Sejdiu invited
the mandate of the ruling ins titu-
Kos ovo Serbs to partic ipate in
tions expires . E arlier this month,
the local elections , as an impor-
Sejdiu as ked the Central Elec tion
monitors in the loc al elec tions ,
tant element in the c ountry's
Commission (CEC), its c hairman
while Sejdiu appealed to the
political process . H e reques ted
N esrin L us hta, and the CEC Se-
O SCE in P ris tina to help with
international assis tanc e to en-
c retariat c hief Xhemajl Peqani
s uc h meas ures . Acc ording to
c ourage Kosovo Serb participa-
for s upport in the firs t elections
Radio Free E urope, P ristina O SCE
tion, and warned Belgrade not to
proc ess . "We s hould not foc us
s pokes person E lli Flen said the
bec ome an obs tac le.
on the date, we s hould foc us on
O SCE's partic ipation is unclear.
having free, fair, democ ratic
"We are not yet in a position to
Akademikët shqiptarë akuzojnë akademinë maqedonase për provokacion Reagojnë G odo, Kërtuku dhe B açe P ublikimi i enciklopedisë më të fundit në Maqedoni ka ngjallur debate të ashpra si në fqinjin tonë lindor ashtu dhe në Shqipëri. Etiketimi i shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni si njerëz të ardhur nga mali, është cilësuar si një projekt anti -shqiptar si nga akademikët ashtu dhe publiku i gjerë. Studiues dhe akademikë shqiptarë e kanë cilësuar provokacion, por edhe një dështim të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, enciklopedinë e shkencave ku shqiptarët cilësohen si popull ardhacak dhe i zbritur nga malet. Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Kërkuti i indinjuar nga ky veprim, ka theksuar se
asnjë akademik që ka sadopak njohuri në fushën e arkeologjisë apo dhe të historisë nuk do të guxonte të shkruante pretendimin se shqiptarët janë një popull malësor, që u vendos në Maqedoni pas shekullit të 16. Në lidhje me këtë ai jep disa fakte konkrete të pranisë së fiseve ilire në tokën maqedonase dhe deri në kufi me lumin Vardar. “ Kam parasysh botimet e bëra pas Luftës së Dytë Botërore nga vetë specialistët ish jugosllavë, ose maqedonas. Në vitin 1952 arkeologu i njohur Lahtov, botoi studimet që kishte bërë në varrezën e Trebenishtit. Trebenishti është ngjitur me Ohrin, një varrezë monu mentale, shumë e pasur, e shekujve 7-8 para Krishtit. Dhe pasuria e materialit, larmia e materialit, luksi i materialit, është fjala për
maska prej ari, për objekte të shtrenjta, të një parie, aristokracie mjaft të avancuar bashkëkohore. Dhe në përfundimet e tjera është dhe konkluzioni i rëndësishëm, shumë historik, ku vetë Lahtovi thotë se kjo popullsi është popullsi ilire. Nuk kemi pse të vëmë në dyshim një të vërtetë që është nga vetë goja e specialistëve të tyre", shprehet Zv/kryetar i Akademisë së Shkencave, në vendin tonë, duke shtuar se të dhënat e mësipër me janë të materializuara edhe në zbulimet arkeologjike që ndodhen në zemër të Maqedonisë, në muzeun e Shkupit.
P a ge 2
O u r
Wor ds
Vazhdon nga faqa 1 Akademikët shqiptarë akuzojnë akademinë maqedonase për provokacion B açe: Akademikët shqiptarë duhet të reagojnë ashpër Botimi i financuar nga qeveria maqedonase nga akademiku Apollon Baçe shihet si një lojë politike e Shkupit zyrtar që i hidhet masës për konsum për të tërhequr vëmendjen nga problemet e shumta dhe të mëdha, me të cilat përballet shteti pa identitet i Maqedonisë. “ Është i vetmi shtet që s‟ di kush është emri i saj, s‟ ka një fla mur dhe ka shumë probleme të cilat po e pengojnë të integrohet në strukturat euroatlantike”, shprehet ai. P ër Baçen shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm shtet-formues në Maqedoninë fqinje dhe në një kohë që pritet integrimi i shteteve ballkanike në Europë duhet të jemi të kujdesshëm për të gjetur pikat që na bashkojnë si popull dhe jo ato që na largojnë. Sipas tij, reagimi i akade mikëve shqiptarë në Maqedoni duhet të jetë shumë i fortë ndaj këtij botimi që synon të denigrojë shqiptarët. G odo: Të hiqet nga qarkullimi Historiani dhe politikani i njohur Sabri Godo në reagimin e tij thotë se enciklopedia është një goditje e rëndë për shqiptarët dhe me këtë minohet përpjekja për bashkëjetesë në Maqedoni, mes shqiptarëve e maqedonasve. Ai e cilëson enciklopedinë, një botim me nëntekst nxitjen e maqedonasve. Godo kërkon që të hiqet nga qarkullimi ky botim dhe qeveria maqedonase të reagojë. “ Nënteksti i kësaj është t‟u bëhet thirrje maqedonasve të çlirohen nga pushtuesit. D.m.th të hyjnë në një konflikt të hapur me shqiptarët. Nëse u vëmë gjërave emrin e vërtetë të tyre, atëherë do themi që ky është një atentat që i bëhet bashkëjetesës dhe bashkëqeverisjes në Maqedoni. Është një nxitje për konflikt të hapur. Si ideologji kjo nuk është një gjë e re, se 100 vjet më parë kanë folur serbët, që shqiptarët janë të egër, janë me bisht, jetojnë nëpër pyje, etj., etj. Kjo është një përsëritje e asaj, shkelin drejt për drejt në këto gjurmë të këtyre sërbomedhenjve të kohës së shkuar”, nënvizoi Godo. Enciklopedia u promovua të mërkurën nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Në të akademikët maqedonas paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase. Akademikët maqedonas thonë se shqiptarët njihen si "arbanasë", "arnautë" dhe "shqiptari", kjo e fundit shoqërohet me shpjegimin përkatës (njerëz mali). G udar B eqiraj: Duhet t ë ishin marrë në konsideratë faktet historike Akademia e Shkencave në Shqipëri i ka cilësuar disa nga të dhënat e enciklopedisë më të fundit maqedonase jo vetëm si të pavërteta, por në kundërshtim me faktet historike të njohura nga historia shqiptare. Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj kjo enciklopedi duhet të kishte marrë në konsultë faktet historike të botuara nga historianë të vjetër. Ndërsa shoqata e “ Historianëve Shqiptarë" thekson se Akademia e Shkencave të Maqedonisë ende vazhdon të jetë e ndikuar nga teza që janë përdorur nga akademia e mëparsh me serbe. "Akade mia e Shkencave të Maqedonisë, si kopje e keqe, nxjerr atë qëndrim të Akademisë Serbe të Shkencave se shqiptarët kanë ardhur në këto troje në shekullin 18-të dhe me dhunë” është shprehur
Skënder Asani, përfaqësues i shoqatës së “ Historianëve Shqiptarë”. Reagime ka patur edhe nga përfaqësues të disa shoqatave joqeveritare dhe personalitete. PDSH: Enciklopedia f yen kombin shqiptar P artia Demokratike Shqiptare ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase e cila poshtëron popullin dhe kombi. Në një konferencë për shtyp, anëtari i kryesisë qendrore të P DSH, Imer Aliu ka akuzuar qeverinë maqedonase se po mban hapur një qëndrim nacionalist primitiv, që sipas tij ka arritur përmasa shqetësuese.20Ndër të tjera ai ka theksuar se qeveria aktuale tashmë 15 muaj proklamon nacionalizëm primitiv me për masa shqetësuese. “ P aralajmëri met e P DSH-së, tashmë 15 muaj për nacionalizëm primitiv që proklamohet nga ana e kësaj qeverie, vetë m po me rrë për masa shqetësuese duke bërë falsifikim të historisë dhe duke fyer jo vetëm shqiptarët, por edhe amerikanët dhe britanikët. E gjithë kjo është pasojë e servilizmit të puthadorëve të BDI-së dhe Alisë në këtë qeveri”, theksoi Imer Aliu. P DSH publikisht kërkon të sqarohet roli i anëtarëve shqiptarë të kësaj akademie, Alajdin Abazi, Luan Starova dhe Ali Aliu dhe të njëjtit të japin dorëheqje, sepse kjo enciklopedi fashizoide mban vulën e Akademisë maqedonase anëtarë të së cilës janë edhe këta shqiptarë. “ Akademikët maqedonas, Gruevski dhe Alia mund të jenë vetëm mijë që tentojnë të gërryejnë historinë e shqiptarëve. I përkujtojmë këta se ne shqiptarët jemi një popull i lashtë që na njeh gjithë bota dhe nuk kontestohemi nga askush. Nga selia e P DSH-së ua dërgojmë një porosi: Mos luani me zjarr, sepse ju garantojmë se do të digjeni”, theksoi Aliu. Ndërkaq, nëpërmjet një prononcimi televiziv profesori Sh ukri Rahimi, i cili figuron si redaktor në Enciklopedinë e parë Maqedonase, përgënjeshtron përfshirjen e tij në punimin e këtij projekti fa mëkeq për shqiptarët. Ai tha se do të ngrejë padi penale ndaj akademikut Bllazhe Ristosvski, dhe ndaj Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, për keqpërdorim dhe përbaltjen e e mrit të tij, dhe për më tepër për akuzat se ka redaktuar historinë e shqiptarëve dhe për atë ka marrë edhe honorarë. “ Do të bëjë një denoncim gjyqësor penal kundër Bllazhes por edhe kundër Redaksisë në përgjithësi, që as nuk më kanë konsultuar edhe e kanë futur atë ashtu siç është. (Blic) Unë plotësisht distancohem nga ajo që ka deklaruar Bllazhe Ristovski se paskam qenë përgjegjës për historinë shqiptare në enciklopedinë e Maqedonisë për arsye se nuk kam qenë anëtarë i redaksisë e as që kam shkruar ndonjë punim për Enciklopedinë”, shprehet profesori i historisë. Ndër të tjera, Shukri Rahimi bën të ditur se ka dhënë dorëheqjen nga Akademia që nga mbledhja e dytë e saj, dhe ka bashkëpunuar vetëm në hartimin e librave shkollorë, ku historia shqiptare është prezantuar denjësisht. P or një ditë më parë, akademiku Bllazhe Ristovski deklaroi se historiani Shukri20Rahimi nuk e ka dhënë kurrë dorëheqjen në Akademi, madje shkon edhe më tej duke pretenduar se Rahimi është paguar. Ademi: Do të padisim Akademinë maqedonase Deputeti i Bashkimit Demokrat për Integrim, Xhevat Ademi ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë maqedonase, e pro movuar ditë më pare nga Akademia e Shkencave dhe kreu shtetëror maqedonas. “ Ali Ahmeti personal-
isht, por edhe Bashkimi De mokratik për Integrim si parti do të padisin ASHAM-in për insinuatat dhe gënjeshtrat e prezantuara në Enciklopedinë. P adia do të jetë jo vetëm për shpifjet për Kryetarin Ahmeti për gjoja krime lufte, por edhe për gënjeshtrat dhe pasaktësitë që përmban Enciklopedia për origjinën dhe autoktoninë e shqiptarëve”, theksoi Ademi. P o ashtu ai shtoi se në Enciklopedi ka aq shumë pasaktësi, budallallëqe dhe aq shumë idiotizëm e shovinizëm saqë njeriu duhet patjetër të mendohet thellë se pse ndodh kjo… “ Çfarë porosie dëshiron të përcjell ASHAM-i me këtë? Të vihet në pikëpyetje origjina dhe autoktonia e shqiptarëve këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz të cilët nuk marrin erë nga shkenca, nga historia dhe historiografia nuk e kanë as germën h”, thotë Ademi. Nga Bashkimi Demokra tik për Integrim thonë se nuk do të rrinë duarkryq dhe indiferent ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t‟ i ndërme rr të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit. Veteranët e U ÇK: Të hartohet Enciklopedia shqiptare Shoqata e Ve teranëve të UÇK-së "Kalaja" ka reaguar lidhur me heshtjen e institucioneve d he intelektualëve shqiptarë pë r botimin e "Enciklopedisë maqedonase", që sipas kësaj shoqate është shumë poshtër uese për shqiptarët. Sipas kësaj shoqate, kësaj enciklopedie qarqet intelekt uale shqiptare duhet t`i kundër vihen me argumente d he f akte shqiptare, duke hartuar një e nciklopedi të mirëf illtë që mbron vlerat shqiptare në Maqedoni. "Apelojmë që sa më shpejtë Shoqata e Historianëve Shqiptarë të pu nojë në hartimin e një Enciklopedie Shqiptare të k ëtyr e tre vave tona", t huhet në t hirrjen e shoqatës së veteranë ve "Kalaja", duke reaguar për praninë e kryeministrit Nikolla G ruevski dhe pr esidentit G jorgje Ivanov në takime të tilla që siç thuhet kanë ten denca f ashizoide. SHB A- B ritani: Enciklopedia maqedonase, false &nbs p; Ambasada e SHBA-ve në Shkup dhe ajo e Britanisë i kanë hedhur si të pavërteta shkrimet në Enciklopedinë e promovuar nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë. Nga kjo ambasadë thonë se janë të zhgënjyer nga ky institucion, i cili e ka vënë emrin e vetë mbi një pohim të pabazë. Nga a mbasada e SHBAve vlerësojnë se ky institucion duhet të mendojë se çfarë do të ndërmarrë për të për mirësuar kredibilitetin e saj. “ P ohimet se oficerë a merikanë kanë trajnuar ish-ushtarë të UÇK-së janë të pabaza dhe „ të turpshme‟ . Do të jemi në kontakt me Akademinë për këtë gjë, dhe jemi të dëshpëruar nga fakti se ky institucion ka vendosur emrin e vet, mbi një pohim të pabazë” , thuhet në reagimin e a mbasadës a merikane. Edhe nga A mbasada e Britanisë së Madhe është pohuar se Britania nuk ka bërë asnjë trajnim të UÇK-së, dhe se pohimet e tilla janë false. Ku finjët sipas Traktatit Shën Stefanit Lidhja u for mua pas Traktatit të Shën Stefanit, i cili iu kishte dhënë tokat shqiptare Bullgarisë, Malit të Zi dhe Serbisë pas Luftës ruso-turke të vitevete ashtuquajtur Kriza Lindore 18771888. P rijësit shqiptarë ngaP eja, Gjakova, Gucia, Luma, Dibra dhe Tetova u takuan në një qendër tëVilajetit të Kosovës që sot gjendet në Maqedoni, për të diskutuar rezistencën. Italia përkrahu një komitet italoshqiptar për të zgjeruar nacionalizmin shqiptarë dhe fituar aleatë në Ballkan, kurse Porta e Lartë bëri të njëjtën meKo mitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave Shqiptare në Stamboll më 1877. Anëtarët e Komitetit ishin Sulejman Vokshi, Zija P rishtina, Sami Frashëri, Jani Vreto, P ashko Vasa, dheAbdyl Frashëri. Manifesti i këtij komiteti u bë statusi i Lidhjes. Lidhja Shqiptare e P rizrenit u mendua si një organizatë politikoushtarake që do ti ndihmonte shqiptarët për të fituar përkrahje ndërkombëtare, megjithëse së pari si regjion autonom. Traktati i Shën Stefanit u zëvendësua nga Traktati i Berlinit pas ndërhyrjes së Austro-Hungarisë dheBritanisë. Edhe Traktati i Berlinit iu ndau tokat shqiptare fqinjëve Ballkanikë. Në korrik 1878, bordi 60 anëtarësh i Lidhjes, i udhëhequr nga Abdyl Frashëri, iu dërgoj një letër Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit, duke kërkuar0Azgjidhjen e çështjeve shqiptare pas luftës RusoTurke.
V ol u me 1,
Issu e 15
P a ge 3
Vazhdimi nga faqa 2 Akademikët shqiptarë akuzojnë akademinë maqedonase për provokacion Me morandumi u injorua nga Kongresi, i cili iu japi tokat shqiptare Serbisë dheMalit të Zi. Lidhja brengosej se shqiptarët do të humbnin edhe Epirin ndaj Greqisë, prandaj edhe organizuan rezistencë të armatosur në Janinë, Guci, Shkodër dhe P rizren. Rezistenca ishte e fuqishme sa për të ndryshuar kufijtë e vendosur nga Forcat e Mëdha dhe për të kthyer disa prej tokave të humbura, megjithëse disa toka iu dorëzuan prapë se prapë Greqisë më 1881. Lidhja e P rizreni kishte 16.000 anëtarë të ar matosur nën kontroll të cilat ia kthyen ar mët forcave të Sulltanit të P erandorisë Osmane pas nënshtrimit të saj në Kongresin e Berlinit dhe urdhrit të saj për shpërbërjen e Lidhjes nga frika se shqiptarët do të kërkoni pavarësi të plot. Forcat shqiptare arritën të vrasin Mehmet Ali pashën (tek shqiptarët i njohur si Maxhar P asha) nëGjakovë në gusht 1878. Lidhja morri kontrollin nga forcat e sulltanit në qytetet e Vushtrrisë,P ejës, Mitrovicës, P rizrenit, dhe Gjakovës. Lidhja hodhi poshtë autoritetin e sulltanit dhe kërkoj ndarje të plotë nga P erandoria Osmane. P erandoria Osmane dërgoj prapë 15 batalione të rregullta osmane në krye me Dervish P ashën (Ahmet Muhtar P asha), të cilat u stacionuan në P ejë, Gjakovë dhe P rizren në prill të 1881-ës. Më këtë ai i kishte shkëputur furnizimin frontit në P lavë e Guci. P asi që forcat os mane nuk dëshironin të i ndihmonin malazez ët më shumë edhe përkundër presionit të Rusisë, forcat e lidhjes mbesin të pa furnizuara në front kundrejt forcave malazez e. The melim i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit me 10 qershor 1878 Një nga çështjet kryesore, që u shtrua gjatë pranverës së vitit 1878, në mbledhjet popullore të krahinave të vendit ishte for mi mi i lidhjes shqiptare, karakterin kombëtar të së cilës e mbrojtën si patriotët radikalë, ashtu dhe qarqet e moderuara. Si procedurë për for mi min e saj udhëheqësit politikë vendosën të shfrytëzonin traditën e lashtë shqiptare. Sipas kësaj tradite, sa herë që vendin e kërcënonte rreziku i jashtëm, secila krahinë thërriste kuvendin e vet krahinor dhe pastaj përfaqësuesit e tyre mblidheshin në një kuvend të jashtëzakonshëm, i cili for monte, sipas rastit, besëlidhjen ndërkrahinore ose lidhjen e përgjithshme. Ekzistenca, në pranverën e vitit 1878, e besëlidhjeve lokale ose e komisioneve të vetëmbrojtjes, e lehtësonte pun n e udhëheqësve politikë. Duhej vetëm thirrja e kuvendit të përgjithshëm dhe organizimi me sukses i punimeve të tij. Nismën për thirrjen e Kuvendit të P ërgjithshëm e mori Ko miteti i Stambollit. P or, për të mos shkaktuar reagimin e hapur të organeve qeveritare osmane, Komiteti i Stambollit vepronte, si edhe më parë, në rrethanat e fshehtësisë së plotë. Si vend për mbledhjen e Kuvendit u caktua P rizreni, qyteti kryesor i Kosovës dhe një nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë, që ndodhej në afë rsi të krahinave, ku do të zhvillohej qëndresa e ar matosur e Lidhjes për mbrojtjen e tërësisë së atdheut. Me organizimin e drejtpërdrejtë të veprimeve për thirrjen e Kuvendit u ngarkua një Komision i posaçëm, shu mica e anëtarëve të të cilit ishin nga P rizreni e Gjakova. Ndërmjet tyre njihen Ymer P rizreni dhe Ahmet Koronica, ndërsa thirrjen për mbledhjen e Kuvendit e
lëshoi qysh në fund të prillit një nga përfaqësuesit më të shënuar të qarqeve atdhetare të moderuara, Ali bej Gucia (më vonë: Ali pashë Gucia), pronar i madh tokash dhe kundërshtar i vjetër i Tanzimatit e i Traktatit të Shën-Stefanit. Lëvizja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar u gjallërua në kulm gjatë gjysmës së dytë të majit. Sapo u përhap lajmi se Kongresi i Berlinit do të mblidhej më 13 qershor 1878, në viset e të katër vilajeteve u zhvilluan mbledhje për të zgjedhur delegatët që do të niseshin për në P rizren. Nga viset shqiptare të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës, nuk u caktua si delegat për në P rizren asnjë nga elementët sulltanistë. Megjithatë, ulematë dhe funksionarët osmanë, duke përdorur mjete nga më të ndryshmet, bënë që në ato kaza, ku banonin në mënyrë të përzier popullsi myslimane shqiptare, boshnjake, turke dhe pomake (bullgarë të islamizuar), të caktoheshin si delegatë edhe mja ft pashallarë e bejlerë sulltanistë. E shqetësuar nga zhvillimi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Porta e Lartë nuk e la fatin e politikës së saj në Shqipëri vetëm në duart e autoriteteve shtetërore të vilajeteve, por ndërhyri edhe vetë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. P ër këtë qëllim ajo thirri në Stamboll, në fund të majit, personalitetet më të dëgjuara të jetës politike shqiptare, si Iljaz pashë Dibrën, Ali bej Gucinë, Abdyl Frashërin, Ymer P rizrenin, Ahmet Koronicën, Zija P rishtinën, Mustafa pashë Vlorën, sheh Mustafa Tetovën, Vejsel bej Dinon dhe disa20dhjetëra të tjerë, ndaj të cilëve ushtroi për disa ditë me radhë një trysni të fortë për t‟ i detyruar që t‟i jepnin besëlidhjes karakterin e një organizate islamike ballkanike. P ersonalitetet shqiptare, që i rezistuan presionit të qeverisë osmane, P orta u përpoq t‟i mbante në Stamboll me pretekste të ndryshme, për të penguar pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar. P or ata u nisën për në P rizren pa lejen e saj. P rizreni kishte marrë në ato ditë të para të qershorit një pamje festive. P ërveç banorëve të përhershëm qarkullonin në qytet mijëra mysa firë të tjerë të veshur me rrobat e krahinave të tyre dhe të armatosur. Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878. P or atë ditë në P rizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Mungonin delegatët e vilajetit të Shkodrës, nisjen e të cilëve e kishin penguar intrigat e valiut turk, Hysen P ashës. P o ashtu, nga vilajeti i Janinës arritën vetëm dy delegatë (njëri nga të cilët ishte Abdyl Frashëri), pasi të tjerët ishin ende në udhëtim. Nga të dhënat e derisotme dokumentare nuk ka qenë e mundur të përcaktohet lista e plotë e delegatëve, as numri i sakt=C 3 i atyre që u ndodhën të pranishëm në ditën e hapjes së Kuvendit të P ërgjithshëm të Lidhjes. Njihen më se 110 emr a, shu mica e të cilëve vinin nga vilajeti i Kosovës. Ishin këta përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore, çifligarë e agallarë, tregtarë e zejtarë, klerikë e nëpunës, bajraktarë e malësorë. Kishte personalitete të shquara politike të së kaluarës, por edhe emra të rinj që po hynin në jetën politike të vendit, figura që kishin marrë pjesë në kryengritjet kundër Tanzimatit ose që kishin luftuar prej kohësh kundër ushtrive të monarkive fqinje ballkanike. Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë në Kuvendin e
P ërgjithshëm njihen : Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer P rizreni (kryetar i komisionit organizator të Kuvendit), Abdullah pashë Dreni, Ahmet Koronica, Shaban bej P rizreni, Zija bej P rishtina, Jashar bej Shkupi, Shaban bej P eja, Filip Doda, Sulejman Vokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra, Abdyl Frashëri etj. Në P rizren kishin ardhur gjithashtu delegatë disa feudalë sllavë e sulltanistë nga viset e Bosnjë-Hercegovinës. Kuvendi i P rizrenit i filloi punimet në ditën e caktuar, me qëllim që kërkesat shqiptare t‟ u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit (13 qershor 18 78). Kuvendi i P ërgjithshëm i zhvilloi punimet në një nga sallat e medresesë së ndërtuar në shek. XVII nga Mehmet P asha ; kjo ndërtesë ndodhet pranë xha misë ose Bajrak-Xha misë, siç quhej nga qytetarët prizrenas. Kryetar i Kuvendit u zgjodh delegati më i moshuar, Iljaz pashë Dibra (Qoku)? . Delegatët që morën pjesë në Kuvendin e P ërgjithshëm kishin për çështjen kryesore të ditës një unitet të plotë mendi mi; të gjithë qenë të vendosur për të kundërshtuar me çdo kusht copëtimin e trojeve shqiptare, për të mbrojtur tërësinë tokësore të Shqipërisë. Mendim të njëjtë shprehën delegatët që u takonin qarqeve atdhetare edhe për karakterin dhe programin politik të organizatës, që do të themelonte Kuvendi. Ata kërkuan me kë mbëngulje që Kuvendi, ashtu siç ishte parashikuar prej tyre, të for monte një Lidhje Shqiptare me karakter kombëtar. Ndryshe nga këta, delegatët, që i takonin krahut sulltanist, u përpoqën që organizata që do të themelohej të kishte një karakter islamik e jo kombëtar shqiptar dhe t‟ ia nënshtronin atë interesave të Stambollit. Në ditën e parë të p unimeve në Kuvend folën delegatë të të gjitha grupimeve politike. Nga fjalimet që u mbajtën në këtë ditë ruhet vetëm një frag ment i fjalës së Abdyl Frashërit, kryetar i Komitetit të Stambollit dhe delegat i Toskërisë (i vilajetit të Janinës). Duke mbrojtur platformën atdhetare të lëvizjes kombëtare, ai i ftoi të gjitha krahinat shqiptare që të bashkoheshin si një trup i vetëm për të mbrojtur mbarë atdheun nga rreziku i asgjësimit. Abdyli ndër të tjera tha: “ Qëllimi i Kuvendit është që t‟ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t‟i mbroj më me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”. Fjalimi i Abdyl Frashërit la përshtypje brenda dhe jashtë sallës. Delegatëve të grupimit atdhetar, iu desh të përballeshin në Kuvend si me qëndrimet e dëmsh me të qarqeve sulltaniste, ashtu edhe me trysninë e autoriteve qeveritare osmane, të përfaqësuara nga mytesarifi turk i P rizrenit, Qamil Beu, që ishte i pranishën në këtë tubim. Të dyja këto forca u përpoqën të pengonin bashkimin e shqiptarëve në një lidhje kombëtare. Megjithatë, Kuvendi i P rizrenit e përmbushi misionin e tij historik kombëtar. Akti më i rëndësishëm i tij ishte vendimi për themeli min e një organizate me karakter politik e ushtarak, të një Lidhjeje (Ittifaku), me një qendër të vetme drejtuese dhe me degë të saj në të gjitha krahinat e vendit, e cila do të merrte përsipër detyrën që të mbronte me çdo mjet interesat e vendit. Po atë ditë Kuvendi Kombëtar miratoi tekstin e një proteste, drejtuar Kongresit të Berlinit, me anën e së cilës ngrihej zëri kundër shkëputjes së krahinave shqiptare në favor të shteteve fqinje. Sipas traditës, së bashku me for mi min e Lidhjes, u shpall edhe një besë e përgjithshme, në bazë të së cilës duhej të pushonin menjëherë të gjitha veprimet e gjakmarrjes ndër mjet banorëve të krahinave që ishin përfaqësuar në Kuvendin e P rizrenit.
Vendimi i Kuvendit të P rizrenit për themelimin e Lidhjes ishte një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi me anën e tij iu dha goditja e parë dhe e fuqishme përpjekjeve të Stambollit për ta veshur Lidhjen me karakter isla mik dhe u hodhën themelet e një organizate kombëtare shqiptare, e cila, qysh në ditën e parë të saj, pati një karakter atdhetar. Menjëherë pas themelimit të Lidhjes u formuan organet e saj të larta. Në krye të Lidhjes qëndronte Këshilli i P ërgjithshëm me funksione legjislative d he me seli në P rizren, nga i cili do të vareshin degët krahinore. Kryetar i tij u zgjodh Iljaz pashë Dibra. P ër të ushtruar funksionet ekzekutive u for mua Ko miteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, i përbërë nga tri komisione, secili me një përgjegjës të veçantë: komisioni i punëve të jashtme (Abdyl Frashëri), komisioni i punëve të brendshme (Haxhi Shabani) dhe komisioni i të ardhurave financiare (Sulejman Vokshi). Krijimi i organeve të larta të Lidhjes së P rizrenit dhe pajisja e tyre me funksione pushtetore ishin një fitore tjetër që korrën forcat atdhetare, pasi me anën e tyre u hodhën themelet për krijimin në Shqipëri të një pushteti të veçuar nga ai i P ortës së Lartë. Kjo fitore u përforcua me caktimin në krye të organeve të larta të personaliteteve që militonin në Komitetin e Stambollit (Abdyl Frashëri e Sulejman Vokshi), ose që u takonin qarqeve të moderuara (Iljaz pashë Dibra e Haxhi Shaban P rizreni). P ër fitoren e plotë të krahut patriotik nuk mbetej tjetër hap, veçse pajisja e besëlidhjes me një statut ose kanun, siç quhej në atë kohë, të ndërtuar mbi platfor mën rilindëse.
P a ge 4
O u r
Wor ds
MOS MI PREK LULET Suzana Kuqi Tri të rëna daulleje dhe kënga e vallja pushoi. Burra, gra, fë mijë e pleq u ndanë në dy grupe e u tërhoqën në skaje të kundërta të lëndinës pa e humbur gjallërinë e gëzimin. For muan nga një rreth në qendër të të cilit, ulur mbi shtresa lëkure ariu ndodhej këshilli i më të moshuarve. Drita bujare e hënës vinte në pah shpirtin misterioz të asaj feste duke u hedhur mbi supe mantelin e lashtë mistik, teksa syve u shtonte shkëlqimin. Njëkohësisht, në secilin grup, një djalë e një vajzë u shkëputën e u gjunjëzuan përpara të moshuarve. Zërat e mër mërimat e njerëzve pushuan e në heshtjen e thellë, nga të dy skajet u ngritën zërat e kryetarëve të cilët treteshin në njërin tjetrin e for monin një të vetëm, atë të zakonit e të ligjit, të kërkesës së besnikërisë e betimit për të mos shkelur mbi fjalën e dhënë njerëzve dhe zotave. Të rinjtë dëgjonin kokëulur. Ligjërata mbaroi me një kërkesë në e mër të të gjithëve, nëse nuk ishin të bindur se do të mund t'u përmbaheshin kushteve, të tërhiqeshin sa ishin në kohë, ndryshe, të bënin betimin. Një pritje e ngrirë të cilën e theu tingulli i zërave të të rinjve, i cili u prit me brohoritje. Rrathët u hapën, vajza e djali të shoqëruar nga prindërit e tyre, lëvizën drejt njëri tjetrit në qendër të sheshit e ndaluan në largësinë e tri hapave. Vajza hoqi shaminë, klithma e re flekseve të arta të flokëve që harbuan me flladin e mbrë mjes ju derdh shtatit deri në brez, ndërsa shikimi prej drenusheje ju qep fytyrës së djalit ku dy sy në të cilët e kaltëra e ujit të burimit luante me re fleksin e dëshirës dhe të flokëve të zinj që i binin mbi ballë e supe. U dëgjuan pasthirrma ad miri mi e pëshpërima keqardhjeje. “ Sa te bukur... M ëkat...” Rrathët u mbyllën sërish, një djalë e një vajzë tjetër u gjunjëzuan përkatësisht përpara të moshuarve për të bërë betimin e tyre. Arta, kështu quhej vajza flokëverdhë mbyti një pasthirrmë padurimi. Duhej të priste, atë natë të vitit kurorëzoheshin edhe dy çifte të tjera që kishin zgjedhur të njëjtin fat me të. Befas, një lëvizje e lehtë në brendësi të qenies së saj i shkaktoi një rrudhëz në ballin e bukur. “ Ah, sikur ta dinte...” Sytë e kaltër e vështronin mbushur dëshirë e dashuri të pakufishme. Dhimbja i së mboi krahërorin tek kujtoi netët e mbytura në pasionin e bukur të atyre syve, por flladi i lehtë që i përkëdheli trupin dhe hingëllima e kalit të fshehur në pyll ja lehtësoi. “ Do të më kesh i dashuri im, edhe sonte...pastaj...” Do të ikte e nuk do të kthehej më, nuk do ta shihte më... E nuk do ta gjenin, i ish betuar asaj regëtime jete në prehrin e saj. Kur të tre çiftet qëndronin përballë njëri tjetrit, prindërit u dhanë bekimet e tyre e u larguan. Muzika filloi. Arta u lëshua në krahët e tij... -&Në errësirën e dhomës, në një vezullim të mekur drithërues shquhej zarfi i bardhë mbi tryezë. Errësira dhe ankthi i pritjes, dy qiej të kobshëm që treteshin në njëri tjetrin. Zhavorri rënkoi ndën rrotat e makinës e bashkë me të dhe frika e saj. E kish gjetur.Tashmë ishte aty jashtë, më i dashur dhe më i frikshëm se kurrë. A frohej me qetësinë e sigurinë e hapit të gjahtarit të sprovuar. Dera u hap e në dritën e sapondezur pa si u flashkën lulet në vazot e korridorit. “ Mos m'i prek lulet!”, desh klithi, por frika nga zemërimi i tij e bëri të mblidhej kruspull mbi divan pa guxuar të merrte fry më. Me a fri min e tingujve të mbytur të hapave, instinkti i prëse për mbijetesë ngriti krye. Brofi kë mbëzbathur, me ze mrën që i çakërdisej në krahëror, rrëshkiti nga dera e pas me e shtëpisë. Vr apoi drejt pemës së vjetër të ullirit në fund të kopshtit. Hapi krahët e mbështolli trungun e trashë e të ashpër në një përqafi m. Fry më marrja nisi t'i merrte një ritë m të pranueshëm... Dritat e shtëpisë u ndezën me rradhë e pa n xitim. Zëri i tij e thërriti. Shtypi instinktin për t'ju përgjigjur atij turbullimi të ë mbël që i shkaktonte. Një
lëvizje e lehtë në brendësi të barkut të cilin e mbuloi me duar. Lëvizja e parë ... “ Vetëm fëmijë, jo! ”- i kish thënë ai me ton sa lutës aq dhe urdhërues para një viti. Trishtimi i thellë në ata sy nuk e kish lënë të kundërshtonte e as të pyeste përse. Ajo ndjesi prani-mungese, edhe kur e kishte pranë, e mbante pezull diku në një pikë të papërcaktuar mes tokës dhe qiellit. Ajo marramëndje e lehtë dhe ajo xhelozi e marrë që i zinte frymën, sa herë dera mbyllej pas krahëve të tij ngarkuar me valixhet e udhëtimit. E kish quajtur dashuri, e nuk e kish vënë re se dalëngadalë po rrëshqiste në një vorbull dobësie, ndërsa dora dorës udhëtimet e tij bëheshin më të gjata. Atë kohë nuk i kish vënë re lulet. Ai kthehej më i dashuruar se kurrë... Në katin e sipërm të shtëpisë u hap një dritare.Kish qenë dhoma e gjumit të gjyshes. Në të u shfaq figura e tij, të cilën drita që i derdhej pas e bënte të dukej e errët, i zi ishte dhe refleksi i flokëve. Sytë nuk ja shquante dot. “ C'refleks u jep zemëri mi vallë”, mendoi padashur ajo tek nga vendi i zemrës ku ruante kujtimet më të shtrenjta bëri rrugë shikimi i tij që e mbështolli me dashuri.”P ërse...”, më tepër se një pyetje mbyti një ofshamë e malli ju mblodh në grykë e mori for mën e lotit. Kristali i lotit që shndriti në sytë e vajzës sapo dëgjoi emrin e tij, e kish zhytur në një pellg pendese por nuk mund të terhiqej. Xhelozia e kish sjellë aty, e kish bërë të rrëmonte në shkresat e kompjuterin e tij për të gjetur adresa e emra. Kur e kish parë atë vajzë, bukuria e së cilës e kish bindur se ishte ajo arësyeja e largimeve të shpeshta të tij, kish bërë përpara dhe e kish fyer me sjellen e saj të vrazhdë. Por ai kristal loti... “ U mërzit me mua, mbeta e sëmurë, nuk i vë faj”,vajza ish munduar të shfajësonte ish të dashurin ndërsa zemra e Marës kish fërgëlluar. Dritarja u mbyll e pas pak dëgjoi të hapej një tjetër që binte në anën tjetër të kopshtit. “ Nuk më vuri re”, një fije shprese u ndez e u shua sakaq. E dinte se sa këmbëgulës ishte, edhe po të mos e gjente atë natë, nuk ishte në natyrën e tij të hiqte dorë. E aq më shumë prej saj... “ Nuk kam qenë gjithnjë kështu”,- kish buzëqeshur trishtë vajza tjetër. “Isha plot gjallëri, mishërim i shëndetit kur ai hyri në jetën time. Ishim të lumtur një kohë, pastaj u sëmura, leuçemi akute e përfundova në spital. Mjekët m'a hoqën shpresën ndërsa ai nuk u duk më...” Dritat e shtëpisë u shuan një e nga një. Diçka vezulloi në errësirën e anës tjetër të kopshtit. Mbylli sytë e për fytyroi pemët që jepeshin e lëshonin degëzat e vogla në një përkulje sikur lypnin mëshirë. “ Të shkretat pemë, e shkreta unë, i shkreti...”, padashur shtërngoi duart mbi bark aty ku kish ndjerë atë lëvizje të beftë. Që kish një lidhje mes sëmundjes së ish të dashurave të tij, marramëndjes e anemisë së lehtë të saj, ishte bindur shpejt. Arësyeja i thosh të largohej menjëherë nga ai, sa ishte në kohë, por e keqja ishte se nuk dinte si t'ja bënte zemrës e cila dashurohej gjithnjë e më shumë. Kish vendosur të qëndronte deri në fund me shpresë se do ta gjente shkakun përpara se... Në fund të kasafortës së tij kish zbuluar medaljonin e fshehur, të njëjtë me atë që i kish dhuruar gjyshja në fëmijëri dhe që e kish porositur me mijëra herë ta mbante të fshehur. Intuita, ajo pjesë e nënvetëdijes që nuk do t'ja dijë për atë që di e as për atë që beson, i kish thënë se shkaku i misterit duhej kërkuar aty.
-&P rofesori i dikurshëm i historisë, me flokët e thinjur e të rralluar që dukeshin si push i bardhë mbi lëkurën e trëndafiltë të kokës, kish hequr syzet dhe e kish vështruar medaljonin një copë herë pa fshehur habinë e gëzimin e tij prej fë mije. E dinte se ai koleksiononte relike të vjetra, por më shumë kish qenë instinkti që e kish çuar tek ai. “ Ka ndonjë vlerë? ” - Mara ish munduar të fshihte arësyen e vërtetë të vizitës së saj. “ Nuk besoj, tashmë ajo legjendë është harruar, askush nuk e zë më në gojë edhe po të marri m parasysh faktin se shumëpak mund ta ketë degjuar.” “ Legjendë!? Ku mund ta gjej? ” “ Nuk jam i sigurtë nëse ka qenë shkruar ndonjëherë. E pikërisht për këtë kam bindjen se ka diçka të vërtetë në të. Eshtë sikur... “ C'farë thotë legjenda? ” P rofesori kroi një copë herë kokën. P astaj me duar që i dridheshin nga mosha dhe emoconi i zgjati lupën dhe medaljonin. “ Mund të m'a përshkruash se ç'farë sheh në të? “ Eëë... një peisazh i gdhëndur, dy kodra ose dy male, në mes duket se kalon një lumë. Jo, jo duhet të jetë lumë se duket një urë. Mbi urë një çift... Në brigjet e lumit njerëz në grupe... ndoshta festojnë. “ Tjetër? ” “ Duken edhe... shtëpi ose kasolle të vogla... duhet të jenë dy fshatra që ndahen nga lumi... - Mara ngriti sytë e shikoi lëkundjen e lehtë të kokës së profesorit që pohonte përshkrimin e saj. “ Tjetër? ” - kish diçka të ngjashme me padurimin fë mijëror zëri i tij. “ Asgjë.” “ Ciftin, çiftin në qendër, a nuk duket sikur... “ Kokat e çiftit afrohen nga një shall që ...” “ Nuk është shall!”- zëri ish i nxituar e me një notë qortimi. Mara e vështroi sërish me kujdes. I jepte përshtypjen se një shall i hollë kalonte në qafën e burrit e të gruas e i a fronte aq sa kokat gati sa nuk takoheshin me njëra tjetrën.. Shkëputi një çast shikimin nga medaljoni dhe e braktisi në kopshtin e madh përtej dritares. Gjelbërimi i qetësoi shikimin e i sqaroi mendimet. I bënte gjithnjë këtë efekt. P ërkuli kokën mbi lupë. Ndoqi me kujdes vijën e gdhendur hollë. Fillonte në gojën e gruas, zgjatej e mbështillej rreth qafës së burrit e në fund ngrihej e merrte drejtimin e fytyrës së tij. Si... një lloj avulli fry me... Diçka të tillë, edhe se në përmasa më të vogla, pikasi në grupet e njerëzve që dukeshin sikur festonin në breg të lumit. Njerëz që në mënyrë të çuditëshme, lidheshin me shalle fry me ... “ Isha i sigurtë që do ta vije re!” - P rofesori i buzëqeshi me pa mjen e njeriut që dëfrehej pa masë. -&Një fis i përndjekur e i dëbuar, askush atë mëngjes nuk dinte të thosh se nga kush e nga ku, ishte ngulur për gjithë natën në tokat që shtriheshin në anën tjetër të lumit. Në të gdhirë, kur panë tendat e murrme si njolla të shëmtuara mbi lëndinë, fshatarët më shumë se u befasuan u zemëruan. Ishin toka ku nxirrnin nganjëherë për të kullotur bagëtinë e pyjet që zinin e nisnin fill pas livadheve i përdornin për gjah.
V ol u me 1,
Issu e 15
P a ge 5
Vijon nga faqa 4 MOS MI PREK LULET Suzana Kuqi Të revoltuar rrokën armët e kërkuan të mblidhej këshilli i të moshuarve. Gratë e fëmijët, ngarkuar me sendet më të nevojshme i nisën të ngjitnin malin në kasollet që u bënin strehë sa herë që nga fshati kërcënohej nga ndonjë rrezik e luftë, të cilat fatkeqësisht nuk mungonin gjatë. Kush nuk kish kaluar andej e kish kërkuar t'i dëbonte e të vinte rrënjë në ato toka. Sikur nuk mjaftonin ata të prapa malit të lindjes që vinin gjithnjë duke u shtuar e veç kur zbrisnin herë pa zhurmë veshur me zhelet e errësirës, e herë me gjurulldi duke u bërë dëme në mall e njerëz. Shumë shprehën mendimin se duhej të sulmonin të parët, përpara se ai fis i panjohur të mblidhte forcat e të përgatitej. Por më i moshuari kundërshtoi. Ende nuk i dinin qëllimet e atij fisi që ishte ngulur në anën tjetër të lumit. “Mund të jenë endacakë e i ngrenë tendat shpejt, - tha ai. Mos nxehemi e derdhim gjak pa shkak. Presim disa ditë e marrim vesh se ç'duan.” U bë një diskutim i zjarrtë. Disa ditë as që bëhej fjalë. Kështu, në të rënë të muzgut, tre të moshuar, mbi trokun e tre kuajve të bardhë kaluan urën e drunjtë që bashkonte brigjet e lumit. Pjesa tjetër e burrave, me armë të rrokura e me ankthin për fatin e kalorësve, u rreshtua përgjatë bregut në pritje... -& “ Burrat janë më të paktë në numër, por kjo nuk do të thotë se janë më pak trima. Forca dhe detyrimi i tyre janë gratë e fëmijët që kanë nën mbrojtje. Gjithë ç'ka ka mbetur nga një fis i madh në të cilin është ndeshur udha e është derdhur hordhia e fisit që ka hedhur rrënjë përtej malit të lindjes. I ka vrarë, i ka prerë, i ka dëbuar, e i ndjek derisa të shuajë farën e tyre.” Një mërmërimë e lehtë burrash u ngrit mbi shesh. Keqardhja sikur e tulati pak zemërimin e tyre, por sedra e prekur se kishin ardhur e shtruar këmbëkryq në trojet e tyre pa u marrë leje, në ato toka që kishin vlejtur gjakun te tyre... “ Kërkojne leje të qëndrojnë. Kanë kërkuar të rrinë edhe në vise të tjera, por i kanë dëbuar. Njerëzit i tremben zemërimit të fisit të egër të përtej malit të lindjes. Nëse ua japim, do të respektojnë gjuhën, zakonet e zotat tanë, e ne do të respektojmë të tyret. Nëse nuk ua japim, do të largohen siç kanë ardhur”. “ Të ikin një orë e më parë! ” “ Nuk i duam këtu! ” “ Janë trojet tona”! I moshuari u ngrit më këmbë dhe thirrmat pushuan. Dukej i zbehtë dhe i lodhur. “ Tri ditë u kemi dhënë leje. Nuk kanë qëllim luftën, na shtrijnë dorën për ndihmë. Muzgun e ditës së tretë do t'u bëjmë të ditur vendimin tonë. Nëse nuk i duam këtu, në rrezen e parë të të katërtës ditë do të jenë larg. Forconi rojet, mbani ngjeshur armët e kthehuni pranë grave e vocrrakëve. Mendohuni. Agun e dites së tretë mblidhemi e vendosim.” U dëgjua një mërmërimë e mbytur pakënaqësie por askush nuk pati guximin të kundërshtonte, ndaj dalëngadale filluan të çoheshin.Zëri i të moshuarit i ktheu sërish. “ Mos harroni ato që na kanë mësuar baballarët e të parët tanë. Mikpritja, bujaria dhe mbrojtja e mikut që troket në derë. Nuk është në nderin tonë të përzëmë gra e fëmijë që vriten a vdesin urie rrugës për të gjetur një truall për ta pasur ndënë këmbë e një qiell t'u bëjë strehë mbi kokë. Kanë dhënë fjalën se nëse do t'i pranojmë të jetojnë pranë nesh, do të luftojnë krah për krah me ne.” “ Nuk kemi nevojë për ta, e mbrojmë vetë këtë
tokë deri në pikën e fundit të gjakut! ”- briti një burrë i ri e e kjo britmë bëri të ngrihej sërish mërmërima e zemëruar e burrave që ishin në një mendje me të. I moshuari ngriti dorën dhe mërmërima pushoi. “ Kësaj toke nuk i mungon gjaku ynë, ka filluar t'i mungojë krahu ynë për ta punuar e gazi i fëmijëve. Pas çdo beteje mbetemi më pak ndërsa armiku ynë rritet në numër, hordhi të tjera zbresin e bashkohen me ta.Të bashkuar me ta do të jemi më të fortë e do të gëzojmë më shumë kohë paqe. Paqe do të thotë fëmijë që rriten e bëhen burra për punë e për luftë, vocrrakë që lindin e i shtojnë gazin jetës. Kjo tokë kërkon të shohë jetën e atij gjaku të lulëzojë.” -& Në të rënë të muzgut të ditës së tretë, tre të moshuarit me flokë të bardhë, mbi trokun e kuajve jelebardhë shkelën urën që lidhte dy brigjet e lumit për të çuar fjalën e bardhë të zemrës së fisit, i pranonin si vëllezër. Por kjo nuk është ajo që bën legjendën, legjenda fillon pikërisht këtu... U desh të kalonte ca kohë që njerëzit të pikasnin se gjërat nuk shkonin siç duhej. Jo se të ardhurit nuk e mbajtën fjalën e tyre, burrat e tyre tregonin trimëri e besnikëri të pashoqe në betejat me fisin e përtej malit të lindjes. Respektonin zakonet e zotat e filluan të flisnin gjuhën e fisit që i kishte pritur. Diçka tjetër nuk ecte, kur sulmet e luftërat pushuan,e cila në fillim nuk i ra në sy askujt e kur filloi të binte nuk i gjenin spjegim. Në prani të tyre njerëzit filluan të ndjeheshin të lodhur, zbeheshin e sëmureshin. Martesat mes të dyja palëve ishin të pakta, e nuk përfundonin mirë, fëmijët vdisnin që në bark të nënës e nganjëherë vdisnin edhe gratë në lindje. Gojë të liga nisën të pëshpërisnin se ata ishin të mallëkuar e këtë mallëkim e hidhnin mbi fshatin e tyre. Njerëzit e fshatit filluan t'i ndruheshin njerëzve të fisit të ardhur. Frika a tutja erdhi deri aty, sa fshatarët hoqën dorë me dëshirë nga kullotat në bregun tjetër të lumit e nga gjahu në pyjet pas tyre. Por... dashuria... asnjë nuk mund ta parashikojë, se në ç'krahë ere vjen e të rremben. Zemrat e të rinjve nuk dinë të bëjnë kujdes, i falen asaj, paçka se fryn nga bregu i duhur apo ai i gabuar. E kur vjen nga i gabuari... asgjë të mirë nuk sillte... Dikush e kish thënë edhe më parë por askush nuk ja kish vënë veshin. Nuk ishte vetëm toka, gjëja e gjallë e siguria që u mungonte atyre njerëzve. Atyre u mungonte diçka shumë më tepër se kaq... Vuajtjet e tmerret u kish shkaktuar një dëshpërim të tillë sa u kish shprazur shpirtin nga çdo lloj esence të bukur jete. Shpirti i tyre ishte si një pus i shprazur, i etur për t'u mbushr me gëzimet e mëdha e të vogla të jetës. Të paditur, të pandërgjegjshëm, e pa e kuptuar as ata vetë, thithnin energjinë jetësore të njerëzve të fshatit. Aq e madhe ishte kjo etje sa thithnin edhe energjinë e bimëve e të kafshëve. Njerëzit thonin, se nëse ndonjëri prej tyre binte e flinte mbi bar, kur zgjohej bari ndën trupin e tij ishte i zverdhur e duhej ditë të merrte ngjyrën e gjelbër. “ Të largohen! ”- thanë shumica. “ Të largohen... nuk i duam më këtu! ” - kërkonin të indinjuar e të frikësuar njerëzit. Por fjala ishte dhënë. Për sa mbahej mend, ai fis nuk e kish shkelur kurrë fjalën e dhënë. Të moshuarit e menduan mirë e mirë këtë punë. Thirrën të moshuarit, më të diturit e më të urtit e dy fiseve dhe u mblodhën. Duhej gjetur një zgjidhje. Ju luten zotave të qiellit e të tokës... Toka, toka ishte ajo që i mbante e i ushqente. Toka ishte zanafilla e jetës së trupit i cili në fund të udhëtimit i kthehej. Pluhuri tek pluhuri, hiri tek hiri... Atje duhej të kërkohej zgjidhja. “ Janë fatkeqë,- filloi t'u fliste më i moshuari.- P o t'i përzëmë do të enden viseve të botës me këtë uri që do të vijë gjithnjë duke u shtuar. Mund t'i mbajmë pranë e t'i ndihmojmë. Le t'i kërkojmë ndihmë zotave e tokës. P emët do të jenë mbështetja jonë, do të na dhurojnë atë energji me të cilën do të ushqejmë atë popull derisa të jetë i ngopur. Mbillni pemë, bi më, gjelbërimi të mos mungojë as në këtë anë dhe as nga ana tjetër e lumit. Lisa, pishë dhe ullinj. Sa më shumë ullinj, kjo pemë e shenjtë do të shërojë këtë sëmundje. Rrënjët e tyre shkojnë thellë në tokë e thithin energjinë e saj, ne do ta marri m prej tyre. Të caktohet një ditë në vit, në fund të verës pas të korrave, kur hëna të jete e
plotë. Le të bëhet festë, të gëzojmë, të vallëzojmë, e të dhurojmë me dëshirë ze mre energjinë e tepërt që mbledhim gjatë vitit. Të mundohemi të pakësojmë martesat me ta, por nuk mund t'i pengojmë. Dashuria është e shenjtë, e nuk ka ligj toke e perëndie ta ndalojë.Por do t'u vëmë një kusht: të mos bëjnë fëmijë. Shtatzanitë janë me rrezik për nënat, e nëse fëmijët lindin nga një martesë e tillë...zoti të na ruajë sepse një fëmijë nuk di të kontrollojë veprimet që bën... Nëse ndodh kjo, prindi është i detyruar ta mbysë me duart e veta.” Thonë se ata dy fshatra jetuan kështu një kohë të gjatë, derisa pusi i shpirtit të tyre u mbush e u shkrinë e u bënë një fis i madh e i fuqishëm i cili jetoi në paqe e begati aq sa e harruan historinë e fisit të ardhur për një natë e zuri bregun përkarshi të lumit. Për të mos thënë pastaj që histori si ajo e Artës, apo nuseve të tjera, në të cilat instinkti i nënës për krijesën e sapokrijuar në bark kalëroi atë të ligjit. Braktisën gjithshka, burrat, shtëpinë, familjet e fisin e tyre. Një kohë u fol se të tillave u viheshin pas burrat më të fortë e të stërvitur nga të dyja fiset e kur i gjenin i vrisnin. Por kishte edhe nga ato që nuk ju gjet më as nami e as nishani. Menduan se natyra e shpirtit të tyre apo e fëmijëve të lindur ka përfunduar fatin e tyre në mënyrë edhe më të tmerrshme. Asnjë nuk e dinte me saktësi as atëhere, e nuk di si ta dijë sot, kur lumi i kohës ka derdhur shekuj pa mbarim në atë oqean harrese. Asgjë e shkruar, asnjë dokument që të vërtetojë atë akt të bukur të dhurimit të një pjese të energjisë së jetës e të shpirtit bërë dikur nga fisi i një fshati për të ndihmuar një tjetër në emër të jetës. Po ta mendosh, duket se e ka një qëllim, e mira që bëhet nuk përmendet. U bënë vetëm këta medalionë, të cilët ua varnin në qafë djemve e vajzave që martoheshin me ata që nuk ishin të fisit të tyre, që t'u kujtonte zotimin që kishin marrë, deri në fund të jetës apo martesës së tyre, do të ishin vetëm ata të dy... P rofesori ndërpreu tregimin, sikur të ish kujtuar për diçka për të cilë nuk i kish shkuar mendja më parë ktheu kokën nga ajo. “ Ku e gjete? ” “ Rastësisht në një dyqan që shet gjëra të vjetra e antike. Nuk e di përse zgjoi kurreshtjen time. P rofesor, e ke besuar ndonjëherë këtë legjendë? ” “ Legjendën jo, por faktin që ka njerëz që të përthithin energji nuk e mohoj. Ka m një mikun tim, të cilin fat mirësisht e shoh rrallë sepse është larg. E dua, e respektoj dhe e ndjej veten aq mirë në shoqërinë e tij, sa koha më r reshqet si uji ndër gishta pa e kuptuar. P or kur ndahemi dhe kthehem në shtëpi, ndjehem si një enë e zbrazur nga forcat e më duhet të bëj shumë orë gjumë që të marr veten. Eshtë vetëm një konstatim e nuk e di nëse shkaku është ai apo ajo ndjenjë keqardhje për të kur e shoh fill të vetëm në ditët e pleqërisë. I vetëm ja m edhe unë, por ndryshon puna ime, nuk jam martuar e nuk ka m pasur fë mijë. Ndërsa ai ka patur një fa milje të bukur, një grua e dy djem të cilët i ka humbur në një aksident. Nuk ka ditë, mëngjesin e së cilës të mos e fillojë me brerjen e thellë e të pafalshme të ndërgjegjes se ishte ai në timon. Megjithatë, ndoshta jam i lodhur dhe unë nga pleqëria e nuk dua t'ja vë asaj shkakun e lodhjes. P ër të qeshur apo jo, ç'nuk na sajon mendja për të na mashtruar se nuk jemi edhe aq pleq. Marë e dashur, më gëzove me këtë vizitë. Sapo të pashë në derë, u ndjeva sikur kisha njëzetë vjetë më pak. Nëse do të ishte e vërtetë legjenda, ti duhet të jesh një nga pinjollet e fundit të fisit që dhuron energjinë e gëzimin e jetës. “ Sikur ta dish sa të vërtetë ka në ato që thua”, - mendoi ajo ndërsa zgjati krahët dhe e befasoi profesorin në një përqafi m. I buzëqeshi asaj pikëlze të ndruajtur loti ndën qerpikun e thinjur dhe e puthi lehtë në faqe. “ Ndoshta është hera e fundit që e shoh, e kam futur veten në një telash që...” Vijon ne faqen 6
WE ARE ALSO ON THE WEB WWW.NEWL IFEAACO.ORG
Non Profit Charitable Organization
“ N E W
L I F E ”
J E T A
1774 - 76 street Suite D3 Brooklyn, New York 11214 Phone: 718-594-0511 Fax: 201-795-4795 E-mail:
[email protected]
E
R E
Cdo njeri mund te behet anetare dhe te bashkoet me misionin tone per te krijuar nje shtet te vogul ketu ne kete continent te madh. Te ndihmojme njeri tjetrin qoft dhe me nje keshille te thjeshte. Kjo eshte nje thirrje per te informuar njeri tjetrin plus dhe per projekte te ardhshme qe jane ne pune e siper. Se shpejti nje Shkolle Shqipe Anglishteje dhe nje vend ku te gjith njerezit te gjejn nje strehim nga cdo hall apo nevoje. Bashkimi ben fuqi dhe Zemra e Vullnetarit nuk ka cmim.
Building a Future One Person At a Time...
Fundi I MOS MI PREK LULET Suzana Kuqi nga faqa 5 Hapi i lehtë e i zhdërvjellët bëri të mër mërinte zhavorrin e rruginës e më pas u shurdhua mbi bar. U struk nën hijen e ullirit të madh e u mundua të dallonte në errësirë siluetën e tij. E përfytyroi ashtu, të hajthëm e të bukur, me buzëqeshjen magjepsëse. Ishte dashuruar marrëzisht pas tij, sapo sytë i kishin qëndruar mbi të. P o ai ç farë i kish pëlqyer asaj që nuk kish asgjë të jashtëzakonshme përveç se asaj energjie... “ Pikërisht këtë”, ju përgjigj sërish vetes.
“ Kur e ndjen veten kështu, kaq të mbushur, dil në kopësht, - ju kujtuan fjalët e gjyshes.- Nuk të bën mirë as ty dhe as atyre që ke pranë” “ C'thua gjyshe?” “ Më degjo mua, di më shumë...” Më shumë! ? Gjyshja dinte më shumë. Në ato kohëra të lashta kishin qenë të detyruar për të mbijetuar në situata absurde. Evolucion? Evolucion i shpirtit.Dhe i trupit. “ E mira nuk bën kurrë keq gjyshe...” “ Cdo gjë e tepërt bën keq. Ka njerëz që vdesin edhe nga gëzimi.”
Jo këtë nuk e kuptonte. Ishte e vogël atëhere dhe tani... E vërteta se edhe tani nuk donte ta besonte, vetëm se... kish dëgjuar atë histori... Dhe ai medaljon. Gjyshja e kish trashëguar brez pas brezi. Gjyshja që ndihmonte këdo në nevojë dhe ja kish ushqyer edhe asaj kënaqësinë e të qënit
e dobishme. Gyshja dhe ajo, me duart që i kishin njëlloj, gjithnjë çuditërisht të nxehta. Kish këmbëngulur aq shumë që Mara të studjonte mjekësi, aq sa i cingriste nervat nënës së saj. Meqë nuk kish mundur kurrë të mposhtëte neverinë që i shkaktonte gjaku, si dhe për t'u bërë qejfin të dyjave ish bërë fizioterapiste. Si jehona të largëta i mbërrinin në vesh zërat e pacientëve. ”Ke duar të magjishme...mja ft që të prekësh dhe dhimbja...” Gjyshja e dinte... Kur kthehej e lodhur, zaknisht kur u bënte masazhet të moshuarve... ata thithin më shu më energji, sepse e kanë të paktë... Si nuk i kish shkuar mendja më parë...”Dil në kopësht e pusho ndënë pemë , shko tek ulliri...” P ema e ullirit... Mbështeti faqen pas lëvores së ashpër të pemës. Ndihej mirë, fry më ma rrja i ishte qetësuar dhe këmbët i ndjente të forta. P ak më tej feksi re fleksi i flokëve të zinj. Mund ta përballonte, nuk e kish më frikë. “ Tallesh me veten, apo jo? P o fë mija. Nuk është rrezik vetëm për ty ”. U shkëput me të shpejtë nga trungu i pemës e rendi drejt portës. Dy makina të zeza, me drita të shuara qëndruan para saj dhe hije po aq te errëta shqoi në brendi te tyre. Mbajti hapin në medyshje duke peshuar se nga mund të ishte më i madh rreziku, nga ai që e ndiqte pas apo ata që e prisnin përpara. Befas një dorë e tërhoqi me forcë prapa ndërsa tjetra i zuri gojën që të mos bërtiste deri në fund të kopshtit ku shkëput me mundim nga krahët e tij. “ Lëshomë! “ Duhet të ikim!- pa ja vënë veshin kundërshtimeve të saj e ngriti dhe e vuri mbi një shkallë të ngjitur pas murit. “ Shpejt! Janë fare a fër,- ai e shtyu dhe u ngjit pas saj. Nga
porta hijet e zeza u shkrinë me errësirën drejt tyre. U hodh pas tij. Ai e priti me kujdes në krahë dhe e shtërngoi në një përqafim të shkurtër. Vrapuan drejt fundit të rrugës ku ndodhej makina e tij. U vunë në lëvizje me të shpejtë pa i ndezur dritat. Autostrada, me dritat e vijat e saj, çante drejt horizontit të pafund të një rruge në ikje e pa kthim. Ndjeu dorën e tij që ju mbështet lehtas mbi bark në një përkëdheli. Intuita i tha se... ishin një fa milje në ikje e arrati, e ai ishte aty për t'i mbrojtur...