Volume 1, Issue 4
September 7, 2009
Our Words Weekly Issue “
S PECIAL POIN TS OF IN TER EST:
N
E
W
L
I
F
E
”
J
E
T
A
E
R
E
Ferid Hudhri dhe Rizbulimi i Shqipërisë nga autorët e huaj Shkruan : Ben Andoni
Ferid Hudhri from Ben Andoni No Sided articles and no restriction for our members, our guest and our friends. Latest needs for our community and the latest resolutions Our Free Voice through our words.
I N S I D E T H I S I S S U E :
Ferid Hudhri nga Ben Andoni
Faqe 1
Kosove: KFOR News
Faqe 1
Rrezik mbytjeje Tritan Shehu
Faqe 2
Interviste me Ibrahim Kolarin
Faqe 3
Dhurate Biblotekes Kombetare
Faqe 4-5
Pergjigje ndaj Lume Juka & poezi e Nene Terezes
Faqe 5
Anetaresimi
Faqe 6
Në ka tin e sipërm të një ndërtese të zakonshme afër Bllokut në Tiranë, një njeri skedon emra. Emra... Emra pafund. Ka gjetur disa dosje të thjeshta, që janë njësoj, disa zarfe të njëllojta dhe i mbush. Plotëson letra. Mbush dorëshkrime. Punon. I padukshëm. „Paradoksal‟. Në këtë modesti të tepruar ka vendosur të shpluhurosi imazhin e bashkatdhetarëve të tij dhe ta japë përmes një enciklopedie. Nuk ka kohë. Gama e tij e kërkimit shkon nga pak shekuj të shkuara deri në ditët tona. Dhe, plot 670 zëra, që presin „të flasin‟. Të shprehen, përmes dorës së Prof. Dr. Ferid Hudhrit. Ndryshe nga shumë akademikë të tërë ose lëvrues të kulturës shqiptare, ky personazh i thjeshtë, duket se nuk „ndihet‟ dhe prej një peshe tjetër. Ai, prej vitesh, peshon përmes penelit të shumë mjeshtrave botërorë imazhin e ndryshëm të bashkatdhetarëve të tij. E në këtë rast, për çfarë do duheshin fjalët. Dukjet. “Rizbulimi i Shqipërisë nga artistët e huaj”, përpjekja e tij e fundit, është puna e jetës së tij. Pak si e dhimbshme të thuash në gjashtëdhjetëvjetorin e tij këtë, por ai vetë është i vetëdijshëm, sepse kjo punë që është ende e papërfunduar, është puna, që i ka marrë të gjithë forcat e jetës së tij. Vite të tëra kërkimesh, epistolarë me kolegë dhe Galeri të njohura të Botës, kërkime dhe kërkime, shfletime, rrëmime në biografi, bibliografi...hulumtime, krahasime...Ashtu si ndodh rëndom, kur hasim imazhin e varur diku dhe shkëmbe-
jmë përshtypje, ashtu duhet të flitet mbase sot, kur merret dhe shikohet puna e tij, që flet përmes imazhit të punës së artistëve të huaj, të cilët i janë kushtuar imazhit të Shqipërisë. Imazhi në vend të intermexos Kjo punë e tyre do të ishte gati „e zeruar‟, nëse ato struktura masive të shtetit shqiptar, që e
Ferid Hudhri kanë për detyrë të përmirësojnë dhe t‟i kushtohen imazhit të Shqipërisë, do gjenin kohën e nevojshme të bënin punën e tyre. Për më shumë, ata, përfaqësues të Shqipërisë, që janë në përfaqësitë tona jashtë në funksionet e atasheve kulturorëjanë më shumë në rolin e disa personazheve anektodash sesa njerëz që do punonin si duhet për imazhin. Të tjerë, që punojnë te Ministritë e Kulturës apo te Arsimi, janë dhe më keq. Për hir të së vërtetës, jo se ka ndryshuar ndonjë gjë të
madhe me shtetin shqiptar të kohëve të shkuara. Përveçse rasteve të rralla, kur Ambasadori i Mbretërisë së Shqipërisë në Uashington, Faik Konica shkëlqente përmes erudicionit të tij apo kur Oskar Kokoshka do të pikturonte vite më vonë ish-ambasadorin e shumëpërfolur shqiptar Çatin Saraçin, që në të ritë e tij kishte qenë një nga gjurmuesit e Luigj Gurakuqit në Bari. Misto Treska dhe Javer Malo në kohë të Enver Hoxhës do të shkëlqenin ashtu si pak të tjerë..., por vetëm kaq. Pakherë, dikush u morr me atë që thuhet se ishte ana e mrekullueshme e imazhit të shqiptarëve. Këto pak gjëra që ndërrohen, atij ka kohë që i bëjnë pak përshtypje. Pohon me kokë, por te Hudhri nuk ka mllefe. Tek ai ka punë dhe nderim, për atë që i jep një mundësi më shumë për të parë në dritaren e kulturës dhe drejt idesë së tij. Ndaj, duhet shumë punë, që në një bisedë të zakonshme të ngucësh Z. Hudhri të flasë. Kur flet shtruar bëhet i këndshëm sepse rrëfimin e punës e lidh dhe me shumë gjëra personale, që një njëri i kultivuar di gjithmonë t‟i rrëfejë këndshëm. Të tregon qetë për bashkëbisedime me drejtues Galerish të njohura në Botë. Diku flet e shoqja e Çatin Saraçit; diku komunikon me një njohës të kostumit shqiptar të Bajronit; diku hamendëson etj., etj. Nuk ka kohë që të rrëfejë për bëmat, por befas, kur do të tregojë më shumë në Dosjen me Epigramet e germave, që paraqesin autorët e Enciklopedisë- e Vijon ne faqen 2
Kosove- KFOR largohet nga Mitrovica Forcat ushtarake ishin turor qe mbante emrin objekt iu dorezua Sipas Gjeneralit rick Ribairol, siguria paraqitet e nevoje per betare ne kete qytet. vendosur ne zona te pashershme ne kembe e vendimit te marred i Pergjithshem i per pakesim gradual te bazuar ne rritjen e
vendosur prej 10 vitesh ne nje objekt kulRexhep Mitrovica. Dhe para pak ditesh ky perseri kryetarit te bashkise se Mitrovices. Francez te Forcave Shumekombeshe, Patne Mitroviceeshte permiresuar dhe nuk perwqendrim te forcave ushtarake nderkomGjithsesi ushtare te forcave te KFOR-it (te tjera) do te patrullojne ne menyre te hereose me automjete. Ky vendim eshte pasqyre he te shprehur ne Gusht 2009 nga Sekretari Forcave te NATO-s, Anders Fog Ramusen Forcave te NATO-s ne Kosove, ghithcka e permiresimit te sigurise ne vend.
P a g e
2
O u r
W o r d s
Shqiperi- Rrezik mbytjeje per deputetin e Partise Demokratike Tritan Shehu. Tritan shehu deputeti i PD vendos te Distriktin Detar te Vlores. kaloje ditet e fundit te pushimeve para Forcat policore kufitare, fillimit te sezonit te ri parlamentar ne forcat e nderhyrjes se Gjirin e Vlores dhe nje shetitje ne det shpejte dhe Guardia di kthehet ne nje prag-tragjedi. Nderkohe Financia nderhyne ne qe shetiste me jahtin “Genesis, se bashku me 3 shoqeruesit e tij (gruaja dhe dy miq italiane) dhe drejtuesen e jahtit, ndryshimi kohen e duhur i papritur i motit duke parandashoqeruar me ere luar nej tragjedi. te forte dhe stuhi Stuhia detare rrezikon sefilloi diku rreth riozisht jahtin. ores 17:00 dhe Megjithe vearriti kulmin e shtiresine e saj ne 17: 45 krijuar nga pikerisht kur u kushtet e motit, be shpetimi i Tritan Shehu me Mjeke drejtuesja e jahtit jahtit. Forca e arrin te kontaktoje e dallgeve rregjiste kerkoje ndihme ne tronte 7 balle dhe
era frynte drejt shkembit qe mund te sillte pasoja fatale. Jahti u shoqerua per ne bregun e Shen Janit, dhe pas kesaj zona e vendgjarjes u mbull nderkohe qe u bene perpjekje nga policia qe cdo informacion rreth kesaj ngjarjeje te mbetet i rezervuar, duke menjanuar gazetaret apo pyetjet per pronesine e Jahtit. Deputeti Tritan shehu dhe shoqeruesit te tij ndodhen jashte rrezikut dhe sipas nje komunikimi te fundit te tij, ne gjendje te mire shendetsore. Stuhia e papritur ne Gjirin e Vlores zgjati dy ore dhe ka demtuar seriozisht zones e Radhimes, ndertesa te Orikumit duke perfshire ketu edhe nje disko verore prane bregut te detit.
Vazxhdimi Ferid Hudhri dhe Rizbulimi i Shqipërisë nga autorët e huaj shkëput për çdo sqarim një autor. Këtu kemi folur dhe një mikja ime më ndihmoi, thotë befas, kur zbulon në një bibliografi emrin e një autori, gati „të panjohur‟. Pastaj rrëfen sesi Delakrua u mbështet tek një piktor tjetër për motivet e tij shqiptare dhe gati e përkëdhel imazhin e tij, që e ka transformuar në një botë tjetër. “Ka ndodhur që shumë prej tyre kanë marrë nga njëri-tjetri, sepse nuk ishte e lehtë që të vije në Shqipëri dhe për më tepër kishte shumë mundime. Kështu është shumëfishuar imazhi”. Dhe, kjo prirje ka qenë e tillë, saqë piktorët shqiptarë, që do ishin në periudhën e Rilindjes, do t‟i kopjonin me një skrupulozitet të tillë saqë me kalimin e kohës do u dukej si punë e tyre. Spiro Xega dhe Androniqi Zengo do ishin dy prej tyre, e thotë duke buzëqeshur lehtë. Në vend të një historie Thjesht në dukje bëhet puna e Hudhrit, që i ngjan pa asnjë ekuivok një arkeologu të imazhit. Por, pak e dinë mundimin për t‟i shkuar njohjes dhe identifikimit të një pune për imazhin e shqiptarëve. Deri në shekullin e XIX, ndërsa në Shqipëri mbizotërojnë kanonet e artit pasbizantin, nuk ka pasqyrim të botës reale, jetës së përditshme, nuk ka gjurmë të imazhit shqiptar, sipas literaturës sonë. Janë artistët e huaj, që mësyjnë pas imazhit të jashtëzakonshëm të Bajronit. “Në galerinë, ku është i ekspozuar portreti i tij me kostumin, kjo tablo përdoret si një identikit i vetë Galerisë”, thotë dhe e përkëdhel me sy. Edhe sot të emocionon finesa, mënyra e lidhjes së shallit së Bajronit dhe konceptimi, që i ka bërë piktori, portretit të tij. Në fakt imazhet e Shqipërisë janë më të hershme dhe vetë Hudhri është i bindur që afërsia gjeografike me një vend si Italia, ku Renesansa arriti nivelet më të larta duhet të ketë dhe pika takimi të tjera për imazhin. Një i tillë është përshembull portreti i Skënderbeut;
më vonë“Rrethimi i Shkodrës” i Paolo Veronezes në shekullin e XVI, që tashmë është në Pallatin e Dozhëve. Por një shekull më parë një nga gravurat kushtuar heroit besohet se i takon mjeshtrit gjerman të grafikës Albert Duhrer. Belini mendohet se ka punuar direkt me portretin e Skënderbeut, kur ky është duke kërkuar ndihmë tek Papa. „Piktorët u tërhoqën nga kostumet e larmishme nga pamja dhe siç ka shkruar një udhëtar i huaj, nga krenaria e tyre”, shton autori i kësaj pune. Një moment të rrëfen në kujtime sesi ka hasur një nga autorët, që i lutet katër shqiptarëve t‟i pozojnë. Për Gerome do ketë qenë më thjeshtë, thotë një moment. Piktori i shekullit të XIX, që realizoi gati 30 piktura me motive shqiptare, mbetet nga më mbresëlënësit me ato që i janë kushtuar shqiptarëve. Para tij janë Corot, Delakrua, Aleksadër Decamps, Jarosllav Çermak, Charles Gleyre, Magaud... Por Shqipëria nuk impresionon vetëm me karakteret ekzotike, por edhe me natyrën e virgjër, që dikush do shkruajë me sarkazëm se është vetëm “nëntë ditë larg nga Parisi”...Eduart Lear, që na e shpalos para syve ka 100 tablo, akuarele dhe litografi me ngjyra, ku “Mali i Tomorrit” dhe “Malet Akrokeraune, bregdeti i Shqipërisë” janë dy nga punët më të mira të bërë ndonjëherë prej tij. Atëbotë, nuk mjaftohen me kaq, ngaqë drejt Shqipërisë vinë të porositur nga Galeri evropiane dhe mjeshtër të tjerë. Vjen Pajo Jovanoviq, që krijon një cikël të tërë dhe po ashtu edhe Teodor Valerio, kurse Caton Woodwille dhe Charles Cockerelle në shekullin e XIX vinë që të ilustrojnë organet më të njohura të kohës... Për Hudhrin Kushtuar këtij qerthulli vitesh, kur Shqipëria ishte thjesht një zonë nën perandorinë osmane, punon prej vitesh studiuesi i njohur. Një punë, që të kujton ata zanatçinjtë e harruar. Ata që e bënin me skrupulozitetin e rrallë çdo gjë prej duarve të tyre, që të dukej mirë dhe të mbetej thellë në kujtesë. I tillë është dhe imazhi, që gjen, interpreton dhe pastaj e skedon studiuesi skrupuloz. Vetë përkushtimi i tij është një „ves‟ i harruar nga shqiptarët për finesën dhe më shumë ndershmërinë e rrallë në punë. Pak vite më parë, Kadare do të shkruante në parathënien e një
“Nderkohe qe shetiste me jahtin “Genesis, se bashku me 3 shoqeruesit e tij (gruaja dhe dy miq italiane) dhe drejtuesen e jahtit, ndryshimi i papritur i motit shoqeruar me ere te forte dhe stuhi rrezikon seriozisht jahtin. “
Shkruan : Ben Andoni libri të Hudhrit se:” Libri me vlerë i Ferid Hudhrit dëshmon edhe një herë në mënyrë bindëse, atë komunikim fisnik midis popujve të realizuar nëpërmjet pikturës. Pas një pune të gjatë hulumtuese ai na dëshmon se me dhjetra kanë qenë piktorët, që duke udhëtuar nëpër Shqipëri, kanë marrë me vete, për t‟i ringjallur më pas në pëlhurë, ngjyrat dhe fytyrën komplekse të saj e të shqiptarëve. Të tjerë që, për arsye të ndryshme, nuk erdhën dot fizikisht, erdhën me mendjen dhe përfytyrimin e tyre, huajtën kostume shqiptare nga kolegët, shpejtuan në studiot e tyre dhe atje, me ndihmën e atyre ngjyrave të paharrueshme, të asaj ç‟ka kishin dëgjuar dhe të intuitës që kanë artistët e vërtetë, krijuan tablo të një vlere të pakontestueshme”. Në një farë mënyre, kjo është edhe puna e tij më e madhe: Ndershmëria dhe kujdesi ndaj qëllimit: “Kjo është merita më e madhe e veprës së këtij studiuesi, një shëmbëlltyrë unike në historinë e artit. Merita e dytë është paraqitja e artit shqiptar si institucion i mëvetshëm, që nga Rilindja Kombëtare e deri më sot. Ky libër-album ka rëndësi të veçantë , deri më sot përbën një unicum dhe autori i nderuar Ferid Hudhri ka dhënë atë, që të tjerët s‟e kanë dhënë”, shton Dr. Zeqo në të njëjtën hulli...Kështu, vazhdon të punojë pareshtur ai. Në katin e sipërm, të një ndërtese në Tiranë, ai vazhdon të punojë për enciklopedinë që duket me punën e tij do jetë një punë gati shteruese. Nuk dihet dhe sa kohë do duhet ende, që kjo vepër të dalë në dritë, por ajo prej kohësh pret të zero vendin e saj të duhur në bibliotekat shkencore dhe më gjerë shqiptare...
V o l u m e
1 ,
I s s u e
4
P a g e
3
Interviste me Zotin Ibrahim Kolari Ne emer te organizates “Jeta e Re”, ju falenderoj per pranimin e zhvillimit te kesaj interviste. Jemi nje popull qe vite me rradhe I kemi idealizuar virtutet qe na karakterizojne : bujaria, trimeria, zemergjeresia. Gjithsesi prove e pashmangshme dhe krenari kombetare jane heronjte kombetare, qe ia ngrene lart imazhin nje populli. Dhe une mendoj se krahas heroit legjendar Skenderbe, Nene Tereza eshte nje legjende e koheve te sotme. Eshte krenari per nje shqiptar te jete “prodhim” i nje toke qe lindi Nene Terezen. Dhe eshte nje moment I rendesishem ne jeten e nje shqiptari moment i vleresimit te figurave kombetare. Me 30 Gusht 2009, shqiptaret perjetuan nje te tille moment, te vecante dhe te rendesishem ne historine tone kur emri i rruges midis Holland Ave, dhe Wallace Ave u nderrua dhe u vu emri i Nene Terezes. Nuk eshte rastesi qe nje rruge e Bronxit shenjterohet me emrin e saj. Nene Tereza themeloi ne 1972 organizaten “Misioneret e Bamiresise Nene Tereza”, e para e ketij lloji ne Amerike. Ajo ishte krenare qe ishte shqiptare dhe e lumtur kur ishte mes tyre. Ne Bronx, ku fluksi i shqiptareve eshte me i madh, emri I saj u perjetesua, duke nderuar keshtu nje nga rruget e New York-ut dhe cdo shqiptar qe mendon se madheshtia qendron ne vepra te medha. Zoti Ibrahim si shqiptar si ju ben te ndiheni ky moment historik? Ibrahim Kolari: Ky eshte nje moment i gezuar per gjithe popullin shqiptar, por edhe nje krenari per ne shqiptaret e Amerikes, pasi kemi qene ne gjendje ta bindim popullin amerikan per vlerat tona kombetare. Fale lidereve amerikane, qe na e japin kete mundesi vlerat tona si Nene Tereza, Skenderbeu dhe historine tone te lashte ta vendosim ne nje fuqi e te bejme momente historike. Per mua ishte nje gezim shume i
madh ate dite, nga njera ane por ne anen tjeter me erdhi keq qe nuk ishin aq shqiptare ne ate tubim , sa duhet te jene. Ardita Pazari: Nga lindi ideja e vendosjes se emrit te Nene Terezes? Ishte kjo nje pasoje e nje kerkese te bere nga perfaqesues te komunitetit shqiptar apo vendim i bashkise per te vleresur nje ikone boterore? Ibrahim Kolari: Jo, te gjitha idete ne amerike per tu ngritur vlerat kombetare, lindin nga ne shqiptaret. Ashtu sic e permenda me pare, shtetasit amerikane, na kane vendosur ne nje prove dhe e kane pare se kerkesat qe bejme ne, nuk jane kerkesa fallco por kerkesa origjinale. Dhe amerikani thote nje fjale: “if you help yourself, I will help you” (Une do te ndihmoj nese e ndihmon vetveten), dhe ne jemi iniciatoret per cdo pune qe eshte bere qe po behet dhe qe do te behet per vendin tone. Do te ndal pak te flas per nje histori te vjeter , te vitit 1912, kur dy patriote te medhenj Shqiptare, Noli dhe Konica, kane ardhur ne amerike dhe kane filluar te botojne gazeten “Dielli”. Ne 1939, Noli ne Washington, pas zhdukjes se fashizmit italian nga Shqiperia, Noli si patriot, iu drejtua shqiptareve me flalen e famshme” Hajde moj nane mos ki frike se ke bijte ne Amerike”. Dhe ne gjithnje i kemi dale zot kombit tone dhe do ti dalim derisa te ekzistoje kjo bote. Ardita Pazari: Pervec pjesmarresve te komunitetit shqiptar, a pati te ftuar nderi ne ceremonine e inagurimit, dhe cfare u tha? Ibrahim Kolari: Po. Ishin mjaft lidere te nivelit te larte te shtetit amerikan, senator, kongresmene,
kryetari i Bronx-it, dhe perfaqsues te shtetit nga Bashkia e NY, avokate te shquar e me peshe qe folen per historine tone aq shume sa me beso asnje shqiptar nuk e di historine tone aq mire sa e dinin ata. Dhe eshte krenari kur e sheh se te tjeret jane ne favorin tend. Prandaj une ju lutem si gjithnje shqiptareve qe te bashkohemi te punojme pasi sot ka ardhur koha qe fjala jone, kerkesa jone, nuk shkon kot por ze vend. Prandaj dhe ju , ju pershendes dhe ju falenderoj per kete interviste qe keni shprehur deshiren per ta zhvilluar. Le te mbetemi shoke e miq e te punojme se bashku. Ardita Pazari: Patjeter, te bashkuar per te miren e kombit. Dhe une ju falenderoj. Kisha dhe nje pyetje te fundit: A mendoni se ky eveniment qe natyrisht eshte nje akt domethenes e i rendesishem, eshte I mjaftueshem per figuren e Nene Terezes. Organizata “Jeta e Re”, ka ne plan ne nje te ardhme te afert, ngritjen e nje monumenti ne Manhatan, per te nderuar kete grua, madheshtia e se ciles I kaperceu kufinjte e vendit ku lindi. A mendoni ju se kjo eshte nje ceshtje qe duhet mbeshtetur? Ibrahim Kolari: Kjo eshte nje ceshtje qe duhet te mbeshtetet dhe per fat te mire, per figuren tone te shquar Nene Tereza, jane dy vellezer me mbiemrin Gocaj, qe deri sot kane bere gjithe bustet, ku nje bust eshte 100 mije dollare. Bile une kam qene perfaqesues kur eshte bere aprovimi i vendosjes se bustit ne Tirane dhe ne prishtine. Ata po e pregatisin nje bust qe dote vendoset ne manhatan, por nuk eshte vendosur akoma vendi. Por une mendoj se Nene Tereza I takon Manhatanit. Do te jete aty ku gjithe shqiptaret dhe bota do ta shohim bustin e nenes sone te madhe, nene terezes. Ardita Pazari: Ashtu qofte. Ju falenderoj per intervisten.
Ibrahim Kolari
P a g e
4
O u r
W o r d s
Nga Elsa Demo Dhurate 40mije dollare Bibliotekes Kombetare Tirane ,Shqiperi Amaneti i Safete Sofia Jukës, përmbushet: kursimet e jetës, 40 mijë dollarë i dhurohen Bibliotekës Kombëtare. Plasari tha se do të përdoren për pasurimin e fondit të albanologjisë dhe balkanologjisë: "Një akt bamirës dhe një model i jetës gjithnjë e më i rrallë në ditët tona." Lume Juka, murgeshë e urdhrit të Nënë Terezës, i shkruan më 19 qershor 2009 nga Nju Jorku, drejtorit të Bibliotekës Kombëtare: "I ndershmi Dr. Plasari... Prof. Dr. Safete Sofia Juka - motër e jemja e dashtun e njeri me vlerë - ka depozitue në nji Bankë të New York-ut nji shumë prej $ 40.000 (dyzet mij dollarë) që t'i kalojnë Bibliotekës Kombëtare Shqiptare." Dje, drejtori Plasari tha se kjo shumë është tashmë dhurata më e madhe dhe më e pazakontë që i është bërë ndonjëherë nga ndonjë individ, madje edhe nga ndonjë subjekt tjetër, Bibliotekës Kombëtare. Ai sqaroi se këshilli shkencor i këtij institucioni që e drejton prej më shumë se një dekade, ka marrë tashmë një vendim për administrimin e kësaj shume. Ajo do të shfrytëzohet për pasurimin e Bibliotekës me botime të fushave të Albanologjisë dhe Balkanologjisë dhe ky koleksion do mbajë shënimin: "Nga dhurimi i Znj. Safete Juka". Ata që e njohën disi në vitet e fundit të jetës, e quajtën Safete Sofie Jukën "Dora D'Istria e dytë shqiptare". E lindur në Shkodër nga Musa dhe Sofie Juka. Musa Juka ka qenë kryetar bashkie në Shkodër, në vitet 19161925, dhe ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në vitet 1925-1939. Me zhvendosjen e familjes në Tiranë, ajo mori mësimet e para në Shkollën "Nana Mbretëreshë". Ishte 13 vjeçe kur prindërit e nisën në një shkollë austriake në Vjenë. Prej andej në Paris për të studiuar arkeologji, histori arti e letërsi dhe më 1950-ën merr Licence et Lettres, diplomën për filozofi në Sorbonë. Iu bashkua familjes që ndodhej në ekzil në Aleksandri, Egjipt, ku për disa vjet dha mësime historie në Liceun Francez. Viti 1956 e gjen në SHBA, ku për afro dy dekada jep mësime gjuhe gjermanishteje e frëngjishteje në Fieldstone School në Nju Jork dhe më 1970-ën emërohet profesoreshë në Lehigh University në Pensilvani, ku dha letërsi franceze të shekujve të 19-të dhe të 20të.
Artikujt dhe esetë e saj janë botuar në disa revista akademike Réalités ("G. Rouault peintre des âmes") Ecrits de Paris ("Le mythe de l'âge d'ore et le mythe de mémorie chez Mircea Eliade"), South Asian Revieë ("The 'self' in Marcel Proust's Remembrance of things Past"), Les Letters Romanes (Christianisme et sentiment de la nature chez André Suarès et chez Georges Rouault"). Ajo ka kontribuar për përkthimin e artikujve nga shqipja në anglisht dhe frëngjisht. Më 1984-ën do të botohej në Nju Jork në anglisht eseja e saj "Kosova, The Albanians in Yugoslavia in Light of Historical Documents". Në nëntor të vitit 2005, ajo ndërroi jetë. Trupi i prehet në varrezat e Shkodrës pranë prindërve dhe të vëllait Fiqret. Duke qenë se kjo dhuratë bërë kulturës kombëtare është një shembull që s'ka të dytë, "Shekulli", duke mos dashur t'i copëtojë dy letrat, njëra e Lume Jukës, në një gegërishte të pastër, dhe tjetra e drejtorit Plasari, po i botojmë të plota, sepse janë në vetvete një homazh për S.S.Jukën dhe vetëm sa ia ngrenë velin
portretit të panjohur të një gruaje që habit pas vdekjes me këtë dhuratë të saj. "ÇKA MUNDENI JU ME BA, UNË NUK MUND TA BAJ, ÇKA MUNDEM UNË ME BA, JU NUK MUND T'A BANI. POR SË BASHKU, MUND TË BAJMË DIÇKA TË BUKUR PËR ZOTIN." NANË TERESA Lume Juka New York, 19 qershor 2009 I ndershmi Dr. Plasari. Uroj që të jeni mirë me shëndet, gjithashtu edhe njerëzit që ju don zemra. Do të kishe dashtë me ardhë me ju takue unë vetë. Tash përtash nuk kam mundësi. Shpresoj të vij ma vonë. Por i jam lutë zonjës Shpresa Hudhrit mikeshë e motrës dhe e jemja - të më përfaqësojë dhe ia dijta shum për nderë që e pranoi. Prof. Dr. Safete Sofia Juka - motër e jemja e dashtun e njeri me vlerë -ka depozitue në nji Bankë të New York-ut
nji shumë prej $ 40.000 (dyzet mij dollarë) që t'i kalojnë Bibliotekës Kombëtare Shqiptare. Nuk ka kenë e pasun. Ia ka hjekë vetes me ia dhurue bibliotekës. Ka çue nji jetë fare të thjeshtë. Ka banue me qerá në nji apartament të vogël, pa lukse, por të mbushun me piktura të sajat dhe me libra në gjuhë të ndryshme. Ka pasë nji kulturë të gjanë, por gjithashtu nji modesti të pashoqe. Respekti që kishte për dije dhe për librin ishte i pafund. Lexonte pa u ndalë, qysh se ka kenë fmí dhe i thojshim: "TI KÉ LÉ ME LIBËR NË DORË". Nuk ka mendue kurrë me u ba "e njoftun". Çdo vepër e saj ka kenë vetëm në kërkim të së bukurës, të së mirës, të së vërtetës, tue u mundue që t'i shprehi ato në mënyrë të përsosun. Me sá dij unë, asht e vetmja zonjë shqiptare që të ketë shkrue direkt n'anglisht nji libër për Kosovën, jashtzakonisht të dokumentuem, botue në vitin 1984. Ishte tué shkrue nji tjetër edhe ma të dokumentuem kur vdekja mjerisht e rrëmbeu. Për familjen t'onë, mërgimi ka kenë tepër i vështirë. Me sakrifica shum të mëdhaja motra i ka ba studimet e saja. Ndofta edhe pse ka vuejtë kaq shum i ka kuptue e ndihmue të rijtë që nuk kanë mundësi me u edukue si duhet dhe ka thanë: (në nji intervistë) "Unë kam shumë besim në popullin t'em e mbajë në vetvete nji shpresë të thellë se të rijtë e sotëm Shqiptarë - djelm e vajza - kanë me pasë mundësira me krijue e prodhue, e kur të rriten kanë me pasë çka me diftue, për jetën e krijimtarinë e tyne, gjana mâ të vlefshme se kam unë sot." Dashtninë për atdheun e gjuhën t'onë të mrekullueshme na e mbajtën prindët. Tue shkue në shkolla të hueja na vinte ma lehtë me folë me njenitjetrin në gjuhë të huej. Por, posa kalojshim prakun e shtëpisë, na thojshin: "Këtu asht tokë shqiptare e flitet vetëm shqip." Kët dhuratë, motra e ka ba me gjith zemër, e sigurtë se do të përdoret për të mirën e bibliotekës. Nuk ka vue asnji kusht apo konditë...Vetëm në se, ju dhe komisioni, do t'a shifni të arsyeshme me nderue nji gjest të tillë tue mendue se mund të frymëzojë edhe njerëz të tjerë me ba të njajtën gjâ, e kështu do t'u ndihmonte biblioteka (sugjerim i jemi). Kam përpara nji artikull (Illyria, 18-24 mars 2006) dhe firmosë nga Ridvan Dibra, Bujar Hudhri e Dashnor Kaloci: BIBLIOTEKAT SHQIPTARE SIMBAS ISMAIL KADARESË Kadaré tërhoqi vëmendjen e qeverisë shqiptare për mos kujdesin e duhur ndaj bibliotekave shqiptare. Lexuesit nuk kanë aq para sa të blejnë të gjithë librat, ndaj duhen biblioteka të mira, të kompletuara, dhe me gjitha kushtet, në mënyrë që të tërhiqet sa më shumë lexuesi drejt librit. Është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që të ua bëjnë të lehtë leximin e librit lexuesëve. Ju lutem, më njoftoni sa më parë: 1. Emnin e Bankës në Tiranë, gjithashtu edhe adresën e numrin e telefonit 2. Numrin e llogarisë 3. Emnin në të cilin figuron kjo llogari 4. THE SWIFT CODE 5. Emrin e Bankës correspondente (në se ká) Më ka marrë malli shum për Shqipni, kët vend kaq të bukur që na e ka falë Perendija. Punojshim të gjithë që të ndriçojë me Dritën e Tij! Në Tiranë kam banue prej 1995- 2005, e sërish do të vij të banoj aty. Kjo letër u bá si shum e gjatë, por m'u duk sikur po bisedojshim... Deshta gjithashtu të kishit nji idé mbi personalitetin e motrës...A më lejoni, ju lutem të ju kallxoj edhe diçka tjetër?. Ksanthipi Dilo - pedagoge fiskulture - vajza e avokatit të mirënjoftun Vasil Dilo, vinte përditë në shtëpinë t'onë. Motrën e gjente gjithmonë tue lexue, ndërsa né të tjerët luejshim nëpër kopësht. Nji ditë, i thotë Nanës: "Safeten do t'a quajmë SOFIA, se është shumë e mençur." Në kujtim të sajë, Motra e mbajti kët emën. Ksanthipi ka kenë mikja ma besnike e familjes t'onë. Paçim bekimin e Perëndisë!... Veprojshim me urtësí, mirësi e vetmohim që kështu edhe shpirti i motrës të qetësohet e të gëzohet, edhe - si thotë Nana Jonë Terese-"SË BASHKU BAJSHIM DIÇKA TË BUKUR PËR ZOTIN!" Tue ju urue çdo të mirë Me nderime Lume Juka P.S. Më ka marrë malli për Shqipní. Në Tiranë kam banue prej 1995- 2005 e sërisht do të vij të banoj aty. L. J. P.S. Kjo letër u ba si shum e gjatë po m'u duk sikur po bisedojshim. Në të njajtën kohë, deshta me ju dhanë nji ide mbi personalitetin e motrës. L. J.
V o l u m e
1 ,
I s s u e
4
P a g e
Tiranë, më 24 korrik 2009 Për Znj. Mrs. Lume JUKA E nderuar Znj. MRS. Lume JUKA, Me emocion lexova njoftimin që më dërgoni, nëpërmjet letrës Suaj dashamirëse të mbushur me dashuri për librin dhe me vlerësim për Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Në emër të Institucionit që, në këto momente, e drejtoj Ju falënderoj dhe Ju shpreh mirënjohje Juve për aktin fisnik të motrës Suaj të nderuar, Znj. Safete (Sofija) Juka. Kam pasur fatin, para disa vitesh, ta takoj zonjën e ndjerë në zyrën time të punës - duke marrë me të unë një kafe, ndërsa ajo një gotë ujë - dhe të konstatoj drejtpërsëdrejti lidhjen e saj intime me librat, dashurinë e saj për kulturën shqiptare, pasionin e spikatur për historinë, posaçërisht Albanologjinë. Përshkrimi që i bëni Ju tani motrës suaj në letrën tuaj e cila të jeni e bindur që nuk na duket aspak "e gjatë" - e plotëson
për ne portretin e saj. A do të më lejoni t'Ju siguroj që e përkap fort mirë portretin që Ju i bëni, duke qenë edhe vetë njeri që e kam lidhur ngjashëm jetën me librin? Që shpenzimet e mundshme të hequra nga paga e nëpunësit i shpenzoj - pikërisht sikurse tregoni Ju për motrën Tuaj - për libra? Apartamenti i saj i vogël, që ka pasur për "pasuri" vetëm libra dhe piktura, sikurse Ju tregoni, më kujton apartamentin tim, gjithashtu krejt modest, që për pasuri ka jo më shumë se "libra" dhe "piktura". Ndaj dhe ndihem dyfish i emocionuar për aktin bamirës të motrës Suaj dhe për modelin e jetës së Saj gjithnjë më të rrallë në ditët tona. Dhurimi që motra Juaj Safete (Sofija) Juka i kushton Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, përpos vlerës reale financiare, - ndihmë e vërtetë për Bibliotekën tonë, - përbën në vetvete edhe një akt mistik devocioni. Si drejtues i Bibliotekës Kombëtare dëshiroj, gjithashtu, t'Ju siguroj që shuma e lënë prej motrës Suaj të nderuar për Bibliotekën tonë jo vetëm do të mirad-
S'KA RENDESI Njeriu shpesh eshte i pakuptueshem , spontan , vetanak. E c'rendesi ka , duaje! Nese mire ben , do te thote se plotesohet qellimi i i vetes. E c'rendesi ka , bej mire! Nese do te jeni i suksesshem , miq te rreme do te gjeni dhe armiq te vertete. E c'rendesi ka, vazhdo! E mira qe ben , do te harrohet neser E c'rendesi ka , qofsh i kthjellet! Sinqeriteti dhe nderi do te bejne te plagosesh kollaj. E c'rendesi ka , krijo!~ Le te shembet naten befas ajo qe ke ngritur me vite. E c'rendesi ka , nderto.perseri. Le te mos kenaqen njerezit , kur u gjendesh prane , E crendesi ka ndihmoji! Botes jepja pjesen me te mire te vetes. S'do te jete e mjafte .Do ta flakin. E crendesi ka . Po ti dhuroji pjesen me te mire te vetes! Dhe do te vazhdosh te jesh i lumtur. Te kuptohemimire, e gjithe kjo s'eshte kurre midis jush dhe atyre , por midis nesh dhe Zotit. NENE TEREZA
ministrohet në respekt të legjislacionit shqiptar në fuqi, por sipas vendimin të njëzëshëm të Këshillit Shkencor të Institucionit do të përdorët vetëm-e-vetëm për pasurimin e Bibliotekës Kombëtare me botime të fushave të Albanologjisë dhe Balkanologjisë, të cilat ishin edhe fushat që pasiononin motrën Tuaj dhe në të cilat ajo bashkëndihmoi, me sa mundi, me modestinë e saj të spikatur. I gjithë koleksioni në fjalë do mbajë shënimin e dallueshëm: "Nga dhurimi i Znj. Safete Juka". Në këtë mënyrë kam bindjen se akti i saj do të ketë edhe shpërblesën e merituar, ndërsa kujtimi i saj do të mbetet i nderuar për përdoruesit e Bibliotekës Kombëtarë: ata të sotmit dhe ata që mbas nesh do të vijnë. Shpresoj që edhe Ju do të bini në një mendje me këtë përdorim të "kursimeve" të së ndjerës motrës Suaj. Me respekt dhe pa padurim për t'Ju takuar këtu në Tiranë, ku Ju siguroj që do të merrni së rishti falënderimet e institucionit tonë, Juaji Dr. Aurel Plasari Shqiperi- Rrezik mbytjeje per deputetin e Partise Demokratike Tritan Shehu. Tritan shehu deputeti i PD vendos te kaloje ditet e fundit te pushimeve para fillimit te sezonit te ri parlamentar ne Gjirin e Vlores dhe nje shetitje ne det kthehet ne nje pragtragjedi. Nderkohe qe shetiste me jahtin “Genesis, se bashku me 3 shoqeruesit e tij (gruaja dhe dy miq italiane) dhe drejtuesen e jahtit, ndryshimi i papritur i motit shoqeruar me ere te forte dhe stuhi rrezikon seriozisht jahtin. Megjithe veshtiresine e krijuar nga kushtet e motit, drejtuesja e jahtit arrin te kontaktoje e te kerkoje ndihme ne Distriktin Detar te Vlores. Forcat policore kufitare, forcat e nderhyrjes se shpejte dhe Guardia di Financia nderhyne ne kohen e duhur duke parandaluar nej tragjedi. Stuhia detare filloi diku rreth ores 17:00 dhe arriti kulmin e saj ne 17: 45 pikerisht kur u be shpetimi i jahtit. Forca e dallgeve rregjistronte 7 balle dhe era frynte drejt shkembit qe mund te sillte pasoja fatale. Jahti u shoqerua per ne bregun e Shen Janit, dhe pas kesaj zona e vendgjarjes u mbull nderkohe qe u bene perpjekje nga policia qe cdo informacion rreth kesaj ngjarjeje te mbetet i rezervuar, duke menjanuar gazetaret apo pyetjet per pronesine e Jahtit. Deputeti Tritan shehu dhe shoqeruesit te tij ndodhen jashte rrezikut dhe sipas nje komunikimi te fundit te tij, ne gjendje te mire shendetsore.
5
WE ARE ALSO ON THE WEB WWW.NEWLIFEAACO.ORG
Non Profit Charitable Organization
“ N E W
L I F E ”
J E T A
1774 - 76 street Suite D3 Brooklyn, New York 11214 Phone: 718-594-0511 Fax: 201-795-4795 E-mail:
[email protected]
E
R E
Cdo njeri mund te behet anetare dhe te bashkoet me misionin tone per te krijuar nje shtet te vogul ketu ne kete continent te madh. Te ndihmojme njeri tjetrin qoft dhe me nje keshille te thjeshte. Kjo eshte nje thirrje per te informuar njeri tjetrin plus dhe per projekte te ardhshme qe jane ne pune e siper. Se shpejti nje Shkolle Shqipe Anglishteje dhe nje vend ku te gjith njerezit te gjejn nje strehim nga cdo hall apo nevoje. Bashkimi ben fuqi dhe Zemra e Vullnetarit nuk ka cmim.
Building a Future One Person At a Time...
NE QYTETIN ANTIK TE ORIKUT BEHEN ZBULIME TE REJA ARKEOLOGJIKE Ne pjesen juglindore , 25 km larg qytetit te Vlores ndodhen20 nje complex banesash .Keto banesa jane zbuluar ne zonen qe quhet Parku Arkeologjik.Lashtesia e ketyre banesave eshte afersisht 2400vjet.Ky informacion u dha vetem javen e fundit ku ne qytetin antik te Orikut u zbulua ne keto shtepi.Fakti qe nuk ishin zbuluar me pare ishte sepse zona ishte e mbuluar me bime me lartesi afro 1-1.5m si dhe shkembinj te forte.Fillimi I pranveres I gjeti arkeologet te gatshem te fillonin germimet .Fillimisht ata paten konsulte me arkeologun e degjuar zotin Neritan Ceka I cili I dha keshillat dhe sugjerimet e tij si dhe te disa arkeologeve zvicerane te cilet kishin bere germime nje vit me pare ne zonen e quajtur Paleokaster.Speciakistet zvicerane spjeguan duke argumentuar se pervecse pjeses qe eshte e gdhendur pra pjese shkembore e gdhendur , shtepite Brenda ne katin e dyte karakterizohen te bera me materiale druri..Duke e studiuar kete zone specialistet arriten ne konkluzionin se jane 11 grupe dhe se cdo grup vete eshte I perbere ne 2 ose 3 godina qe shtrihet afersisht ne nje hapsire jo me shume se 2500m2.Nga studimet e arkeologeve mesojme se ky complex eshte vetem nje pjese urbanistike e qytetit.njeko hesisht kufiri me rruget qe jane te drejta ose mund te themi shkallaret , te cilat ngjiten drejt kodres na tregon ate qe arkeologet dhe historian e quajne krijimin e sistemit “HIPODAMIK” qe kuptohet I perket shekullit IVpara Krishtit. Duke ju referuar studimit te arkeologeve stili I nderteses “MEGARON” ku eshte nje shtepi e thjeshte me oborr ne pjesen e brendeshme te saj dhe ajo qe eshte shume interesante ne oborr ka gropa ku perdoreshin per tu mbushur me uje .Keto ndertesa te thjeshta njekateshe kishin ne pjesen e poshtme dyqane.Ne keto moment zona nuk eshte gati te vizitohet nga turistet por shpejt do te jete.Por nder kohe atje do te behet restaurimi I shkalles jugore qe besoj ne fund te vitit ose pas nje viti do te vizitohen nga turistet. Pra qyteti antic I Orikut qe eshte nje qytet I cili preferohet nga turistet eshte pjese e PARKUT KOMBETAR ARKEOLOGJIK AMANTIA-ORIKUM.
Shpejt do te behet dhe promovimi I tij.dicka e vecante qe deri para disa vitesh nuk e kish bere por me Janar 2006 ai u vlersua si PARK ARKEOLOGJIK KOMBETAR . Karakteristike e qytetit te Orikut eshte se pjesa e madhe e tij gjendet nen toke si dhe nen siperfaqen ujore te lagures qe eshte pothuajse shume prane. HISTORIA E KETIJ QYTETI ESHTE SHUME INTERESANT. Per here te pare nga historian Greek SKYLAKSI I shekullit VI-V para Krishtit u permend emir I ketij qyteti ne vepren e tij “LUNDRIMI”.Ky shkrimtar e emeron me emrin “JERIKO”.Jeriko sishte gje tjeter vecse nje port ne detin ADRIATIK DHE JON. Mjaft interesante na vijne fakted se ky qytet eshte krijuar ose me mire ne kete VEND u ngulen fiset PELLAZGE EUBEASVE, te cilet pas luftrave te egra ne Troje te cilat e shkaterruan ate , keto fise u kthyen ne trojet e stergjysherve te tyre ku dhe krijuan qytetin e ORIKUT.Ne qoftese do ti referohemi histories do te shikojmpara e se I njejti ndertim (STILE) Amfiteatri qe eshte ndertuar ne Oriku ndodhet ne shekullin III-IIpara Krishtit , ei njejti ndertim identik ndodhet ne Troje.Dendesia e amfiteatrit eshte rreth 400-600spektatore.Ky amfiteater ne kohen e perandorise Romake eshte perdor per mbledhje, per cfaqje teatrale, ne periudhen III-IIPara Krishtit .Po ne te njejten kohe ky amfiteater eshte perdorur per cfaqje gladiator me kafshe ose me njerez.Po te shikojme reth 40 metra larg ne jugperendim te ketij teatri gjendet ALTARI KU BEHESHIN KURBAN KAFHE PER NDER TE PERENDIVE.
Ne qoftese do te shohim pjesen lendore te AKROPOLIT shohim te zbresin 2 pale shkalle ku eshte pjesa e faqes se kodres .Keto shkalle jane rreth 2.5 metra te cilat bejne qe te kufizojne ambientet e godinave publike.Keto jane te skalitura ne guret e faqets se kodres. Ne te njejten kohe ne ambientin e qytetit jane zbuluar 5 puse qe per nga thellesia jane nga 20 ne 23metra.Ne pergjithsi keto puse perdoreshin ne ate kohe per uje te pijshem.Ne qoftese armiku pushtonte ujesjellesin ata kishin ku te furnizoheshin me uje te pijshem.Nder keta puse mund te permendim pusin e Shenpyte qe mund te themi eshte nje nga objektet me te rendesishem I ketij PARKU KOMBETAR ARKEOLOGJIKTE ORIKUT.i cili eshte ndertuar rreth shekullit Vpara Krishtit.Thellesia e ketij pusi shkon deri ne 12 metra .Ketu kryhej riti I mbishjes se ujit per ritet e blatimit dhurate ndaj perendise , ne tempullin e Apollit . Po te shikojme historine ka mbi 22 vjet qe sjane bere kerkime ne kete zone.Tani pas 22 vjetesh filluan te vazhdojne gerrmimet dhe kerkimet.Para 22 vjetesh u zbulua nje pjese e AMFITEATRIT , NEKROPOLI shkalle keto qe te dergonin tek tek AKROPOLI. PRESIDENT JETA E RE AACO FLUTUR BIDA ZAVALINA 9-7-2009