Karakteri Didaktik Dhe Alegorik I Komedise Hyjnore.docx

  • Uploaded by: Alex Jones
  • 0
  • 0
  • December 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Karakteri Didaktik Dhe Alegorik I Komedise Hyjnore.docx as PDF for free.

More details

  • Words: 314
  • Pages: 2
Karakteri didaktik dhe alegorik i Komedise Hyjnore Karakterin didaktik e mori për t’i mësuar njerëzit të ecin në rrugën e ndershme të drejtësisë e të virtytit, prandaj poeti bën gjyq dhe dënon mëkatet, veset, krimet. Fantazia me të cilën është konceptuar ferri i ka dhënë dorë poetit të hyjë thellë në thelbin e marrëdhënieve dhe të dukurive shoqërore, të zbulojë kuptimin e veprave njerëzore në arenën e luftës pa mbarim ndërmjet të mirës dhe së keqes, të nxjerrë përfundime e të tregojë rrugën drejt së mirës. o E tërë poema është ngritur mbi bazën e karakterit alegorik, i cili i jep dorë poetit të krijojë mjedise fantastike të paqena përtë hyrë përmes tyre, aty ku jeta është më e gjallë dhe problemet politike eshoqërore janë më të mprehta. Kështu, sipas kritikëve, alegoria shfaqet në dy mënyra. 1. Figura e Dantes përfaqëson njeriun; pylli i errët në Ferr, simbolizon jetën mëkatare të njerëzve në planin moral; të tri bishat që e pengonin të arrinte kodrën e ndriçuar janë veset dhe pasionet e dobta; vetë kodra përfaqëson madhërinë dhe pastërtinë njerëzore, kurse Virgjili, që e shoqëron poetin në Ferr dhe në Purgator, simbolizon shkencën, filozofi në, urtësinë tokësore. Beatriçja, që e udhëheq në të dhjetë qiejt e Parajsës, simbolizon urtësinë qiellore. Pra Dantja kërkon t’i mësojë njerëzit se si duhet të jetojnë; t’i mposhtin dobësitë e karakterit, veset, plogështinë dhe të marrin rrugën e virtytit e të përmirësimit moral, të veprimtarisë së dobishme e të diturisë. 2. Kuptimi i dytë alegorik i veprës është politik. Pylli i errët është Italia e atëhershme, e përçarë në shtete të ndryshme; kodra plot dritë tregon perspektivën e bashkimit të Italisë në një mbretëri të vetme. Por këtë

e pengojnë pantera, d. m. th, Firencja, ku sundojnë “të zinjtë”, luani, Franca që kish qëllime pushtuese ndaj Italisë, dhe ulkonja d. m. th, papa i pangopur. Virgjili përfaqëson idenë e mbretërisë.

Related Documents


More Documents from "Heroid"