Lojrat Olimpike janë shndërruar në një nga eventet sportive më të mëdha të ditëve të sotme. Në to marrin pjesë sportistë nga e gjithë bota. Arritjet e tyre vëzhgohen nga afër e larg nga qindra e mijëra spektatorë. Pesë unazat e Flamurit Olimpik përfaqësojnë natyrën ndërkombëtare të Lojrave. Lojrta Olimpike Verore dhe Lojrat Olimpike Dimerore Lojrat Olimpike përfshijnë Lojrat Olimpike Verore dhe Lojrat Olimpike Dimërore. Fjala “Olimpiadë” përshkruan periudhën katërvjeçare që ndan çdo edicion të Lojrave Verore. Këto Lojra për herë të parë u zhvilluan në të njëjtin vit, por që prej vitit 1992 Lojrat Dimërore janë zhvilluar dy vjet pas Lojrave Verore. Ato vazhdojnë të zhvillohen një here në katër vjet. Në Lojrat Verore sportistët zhvillojnë gara, në fushë, në rrugë, mbi bar, mbi dhe në ujë, në palestra të mbyllura, në një total prej 28 sportesh. Çfarë i bën Lojrat Olimpike të jenë të ndryshme nga eventet e tjera sportive? Lojrat zhvillohen çdo katër vjet. Ato janë manifestimi më i madh sportiv për nga numri i sporteve në programin e tyre nga sportistët pjesëmarrës dhe nga numri i njerëzve me kombësi të ndryshme që mblidhen së bashku në të njëjtën kohë e në të njëjtin vend. Ato janë një eveniment i mirënjohur, por janë gjithashtu pjesë e një konteksti më të gjerë që është ai i Lëvizjes Olimpike. Qëllimi i Lëvizjes Olimpike është: • Të lidhë sportin me kulturën dhe edukimin; • Të promovojë praktikimin e sportit dhe kënaqësinë që fitohet nga përpjekja; • Të ndihmojë në ndërtimin e një bote më të mirë nëpërmjet praktikimit të sportit me shpirtin e paqes, të suksesit, të miqësisë dhe të respektit. Një atmosferë feste është tipari i Lojrave Olimpike. Çdo edicion ka një ceremoni hapjeje gjatë së cilës stadiumi i sporteve është i mbushur me muzikë, këngë, kërcime dhe fishekzjarre. Një ceremoni mbylljeje me të njëjtin shpirt zhvillohet ditën e fundit të Lojrave. Ceremonitë e hapjes dhe të mbylljes janë një ftesë për të zbuluar kulturën e vendit ku zhvillohen Lojrat. Edhe pse pjesa më e madhe e ceremonisë është krijuese dhe imagjinare, ka disa rituale strikte që duhen respektuar. Shumica e këtij
protokolli është vendosur që në Lojrat e vitit 1920 në Antwerp (Belgjikë).Gjatë viteve Lojrat kanë evoluar, ka pasur ndryshime. Fama qe fitohej Edhe pse fituesit nuk merrnin ndonjë shpërblim financiar, kampionët Olimpikë bëheshin figura të rëndësishme në qytetin e tyre, ku shpesh herë merrnin edhe një rol politik. Lavdia e sportistit fitues sillte lavdi për të gjithë banorët e qytetit të tij. Kur ai kthehej nga Lojrat, i organizohej një festë mirëseardhjeje prej heroi dhe i jepeshin përfitime të shumta për gjatë gjithë jetës së tij. Fituesi, për të treguar që ishte bërë i famshëm, kishte të drejtën që të ndërtonte një statujë të vetes. Ai gjithashtu mund t’i kërkonte një poeti që të shkruante vargje për fitoret e tij. Bashkëqytetarët e tij, për të treguar që ishin krenarë për të, ndonjëherë prodhonin monedha me imazhin e tij në to, për të mos e harruar kurrë dhe për ta bërë të famshëm në të gjithë botën greke. Historiku Ishte francezi Pierre de Coubertin që ëndërroi për këtë projekt ambicioz, dhe pse të tjerët para tij ishin përpjekur të ringjallnin këto Lojra gjatë shek. të 19-të, pa pasur suksesin e tij. Duke u frymëzuar nga Lojrat Olimpike Antike, ai vendosi të krijonte Lojrat Olimpike Moderne. Me këtë qëllim ai themeloi në Paris Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (CIO) në vitin 1894. Komiteti i ri vetëvendosi të organizonte Lojrat e para Olimpike Moderne. Data e Lojrave të Para Olimpike, viti 1896, shënon fillimin e një aventure të jashtëzakonshme. Sportet ku nuk lejohej pjesëmarrja e femrave në Lojrat Olimpike Verore ishin: boksi dhe bejzbolli. Sportet ku marrin pjesë vetëm femrat janë: Softbolli, dy disiplinat e notit të sinkronizuar dhe gjimnastika ritmike.
Përfshirja e Femrës.
Ashtu si Lojrat Antike edhe Lojrat Olimpike në Athinë më 1896, dominoheshin nga prezenca e meshkujve. Kur femrat debutuan për herë të parë katër vjet më vonë në Lojrat e Parisit të 1900, vetëm dy sporte ishin për ato: tenis dhe golf. Në shoqërinë e shek. të 20 -të, femrat sportiste duhet të përballeshin me shumë paragjykime: ekzistonte frika se ato mund të humbisnin feminilitetin, duke rritur shumë masën e tyre muskulare ose duke u bëre sterile. Sportisteve të para iu desh të përballeshin me këto paragjykime. Pak e nga pak, ato zunë një vend në Lojrat, në sporte dhe evente të ndryshme. Disa ngjarje të rëndësishme për femrat ishin: • Shfaqja e parë e femrave notare në Lojrat e vitit 1912 në Stokholm; • Garat e para të atletikës për femra në Lojrat e Amsterdamit më 1928. Gara e 800 m konsiderua shumë e vështirë për femrat dhe u ndërpre pas vitit 1928 dhe nuk u zhvillua deri në vitin 1960.