Menaxhmenti Dhe Menaxhimi I Biznesit

  • June 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Menaxhmenti Dhe Menaxhimi I Biznesit as PDF for free.

More details

  • Words: 87,427
  • Pages: 333
ZEKI BEJTULLAHU: MENAXHMENTI DHE MENAXHIMI I BIZNESIT Ribotim i dytë

Vërejtje: Kopjimi, përkatësisht reproduktimi i këtij libri, në tërësi ose pjesërisht, pa leje me shkrim nga autori ose botuesi, është i ndaluar. Të drejtat e autorit dhe botuesit janë të mbrojtura me ligj. dr Zeki Bejtullahu është profesor ordinar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit AAB në Prishtinë. I lindur me 1939 në Gjakovë. Në Prishtinë, jeton dhe vepron. Për një kohë të gjatë studioj menaxhmentin bashkëkohor dhe praktikisht ushtroj veprimet në menaxhment të ndërmarrjeve ekonomike dhe institucioneve profesioniste në administratën shtetërore të niveleve të ndryshme. Kërkimet për biznesin e përparuar të përmasave regjionale, të vendit dhe botërore i intensifikoj nga vitet e shtatëdhjeta. Nga udhëtimet studiuese në shumë vende, tuboj përvoja dhe literaturë, të avancuar. Nga këto ndërtoj projekte të vlerave teorike dhe praktike, në fillim si eksperimentale. Pastaj duke përcjellë ndodhitë aktuale në biznes dhe menaxhment, kërkimet i thelloj edhe më tepër duke gërshetuar njohuritë dhe përvojat shumëvjeçare personale. Pos shumë veprave tjera të mëparshme ekonomike me karakter shkencor e profesionist, nga këto rezultuan edhe tri tri librat e biznesit të përparuar.

Prof. dr Zeki Bejtullahu MENAXHMENTI DHE MENAXHIMI I BIZNESIT

Recensentë: Prof.dr Partizan Shuperka, Fakulteti Ekonomik Doc.dr Hilmi Troni, Fakulteti Ekonomik Ligj. mr Masar Nagavci, psik. Fakulteti Filozofik

Botues: Universiteti ABB

Redaktor: Prof. dr. Masar Stavileci Thyerja e tekstit: Armand Bejtullahu Realizimi i kopertines: Armand Bejtullahu

PRISHTINË 2007

2

Zeki Bejtullahu

MENXHMENTI DHE MENAXHIMI I BIZNESIT

ribotim

Universiteti AAB PRISHTINË 2007

3

4

PARATHËNIE

"I varfëri flet me lutje, ndërsa i pasuri flet lirisht e me krenari." Solomoni

________________ Në librin e mëparshëm kushtuar biznesit të përparuar, bëra një shtruarje e cila nuk ishte e zakonshme. Udhëzohesha nga qëllimi të zgjoj kureshtjen për disa, përkatësisht edhe shumë çështje aspak të njohura ose jo aq të njohura, në mjedisin i cili ishte i ngarkuar me përplot fraza dhe "modele" tejet pak ose aspak frytdhënëse të cilat edhe ashtu i kishte shkelur koha. Ngarkesat praktike ishin të ndërlidhura me rrethanat e vështira në çdo kuptim. Nga këto rezultonte biznesi i krizës. Duke u përpjekur që në mënyrë tejet serioze, me shumë referime të përvojës dhe ecurive botërore aktuale të shkencës së biznesit, përpilimin e atij libri ia adap-tova një metode që në shikim të parë krijon përshtypjen për dominimin e pragmatizmit. Në të vërtetë kjo ishte vështirësia më e madhe që shkaktohet kur dëshiron të prezentosh shkencën e popullarizuar. E vërteta origjina-le dhe baza shkencore, për një fushëveprim aq të gjerë çfarë është biznesi, më shtyri që në librin e parë të ruaj kompatibilitetin me qëllimin. Do të thotë, mos të lësho-hem në tërë gjerësinë e fushëveprimit të trajtuar. Desha të zgjoj ndjenjën e 5

kureshtjes për iniciativë. Gjithçka ia kisha kushtuar përshkrimit për biznes të mirëfilltë, ndërsa me qëllim biznesin si definicion asnjëherë nuk e shpjegova. Në atë mënyrë, p.sh. kisha bërë provokimin lexuesit që të mësoj si themelohet dhe udhëhiqet ndër-marrja, por këtë ta kuptoj si një veprim të vetin me udhëzimet e mia dhe ta çmoj si një lojë serioze, nga e cila nuk duhet të frikësohet. Për dallim nga i mëparshmi i titulluar”Parimi i iniciativës dhe suksesi,” në këtë libër, kam bërë një studim dhe kombinim tjetër. Në fillim jam përpjekur që disa çështje për të cilat mendoja se njerëzit i dinë, e kuptova se nuk i dinin, të ofroj disa shqyrtime të vlerave praktike. Ndërkaq pasqyrova ecuritë botërore të fillimeve dhe të tashmes në zhvillimin e biznesit, përkatësisht drejtimit të ndërmarrjes. Disa definicione për biznesin dhe biznesmenin si "leading motive" (motiv prirës) tash i prezentoj në kompleksin me epitetet: "zhongler, profesionist, artistik, shkencor"; matej bashkangjita: "psikolog, filozof, sociolog, aventurier." Pastaj, thura edhe çështjet më të ndërlikuara dhe më të ndjeshme që gjenden në këtë fushë veprimi. Në qendër të çdo veprimtarie është njeriu. Në biznes njeriu si ndërmarrës është në qendër dhe epiqendër të aktivitetit. I tërë ky studim ngërthen njeriun me shkathtësinë, energjinë, virtytin, natyrën dhe tiparet e tij tradicionale, konvencionale dhe jokonvencionale. Sipas këtyre veçorive kam bërë edhe shikimin nga këndëvështrimet më karakteristike. Ky libër diç më pak se sa i pari i dedikohet shtresave me të gjera të lexuesve. Megjithëqë shumica e trajtimeve janë të shtruara po ashtu me metodën e shkencës së popullarizuar. Mirëpo, për një pjesë të qasjeve, kërkohet njohje paraprake për të kuptuar disa vështrime më të ndërlikuara. Tërë librin e përshkon trajtimi i çësh-tjeve të përpunuara sipas kërkimeve teorike dhe prak-tike të shumanshme - multidisiplinare. 6

Nëse këtë studim nuk e lexoni me kushtim, mund të krijoni përshtypjen se mos janë bërë përsëritje nga libri i parë. Në shikim të parë, duket se disa tituj janë të njëjtë e disa duken të ngjashëm. Por, këtu studimi është më i thelluar. Ajo çka është thënë në të parin, këtu veç sa apostrofohet se është përshkruar aty. Sidoqoftë, me këtë bëhen plotësimet, të cilat qëllimisht nuk i kam përshkruar më parë. Me të dy librat - të mëparshmin dhe këtë - plotësohet informacioni për biznesin e përparuar, për personin, ndërmarrjen e nivelit më të ulët deri në më të lartin, sistemin dhe efikasitetin e veprimtarisë. Prandaj, ky dhe libri i mëparshëm, kanë një vijë të përbashkët për nga qëllimi, përkatësisht i dyti është plotësim i të parit. Ndërkaq, duke mos pretenduar se janë rrumbullakuar shpjegimet për organizimin e ndërmarrësit dhe biznesit të tij, megjithatë është prezentuar një bazë origjinale dhe mjaft e gjerë për nevoja teorike e praktike. Nuk do të interesohesha për çështjet e shqyrtuara, sikur të mos kisha bindjen se këto do të sjellin aplikimin praktik dhe se do të ndikojnë në shtytjet e reja të lëvizjeve shoqërore. Mendoj se edhe me këtë studim do të bëj një ndikim edhe në botëkuptimet dhe qasjet më të gjera, se për biznes duhet shtresuar përvojat dhe dituritë personale, të cilat nuk mund të mësohen sipas "psikologjisë së të dytit", përkatësisht nga imitimet e huazuara prej njëri-tjetrit. Shumë çështje e veprime të domosdoshme për biznesin e mirëfilltë si dhe metodat, mënyrat, modelet, qasjet, konceptet e të ngjashme që nuk kanë ekzistuar, përkatësisht të cilat nuk i kam hasur në literaturën më të gjerë - në përmasat botërore - jam përpjekur që t'i ndërtoj, emërtoj, determinoj dhe definoj, në mënyrën ashtu çfarë më është dukur më e përshtatshme. Prishtinë

Autori 7

2007

Biznesi në fillimin e shekullit XXI Këto ditë autori Prof.dr.Zeki Bejtullahu me mbështetjen e Universitetit AAB, në Prishtinë iu qas ribotimit të librit që më parë ishte treguar i suksesshëm për vijuesit që duan të marrin informacione sa më të shkurtra por kuptimplote dhe mirëvenëse në trajtimet, mësimet dhe zbatimet e bizneseve. Në eksponimin e kërkimeve kushtuar menaxhmentit dhe menaxhimit të biznesit, në librin e mëparshëm emërtuar „Strategjia në biznes“ botuar me 1994 ishin dhe mbetën të qëndrueshme, përkatësisht aktuale edhe sot. Përndryshe ky është njëri nga tre librat e biznesit botuara nga ky autor në gjuhën shqipe. Vepra jo vetëm që këto shqyrtime u treguan të thella dhe profesioniste, por edhe praktikisht ndikuan në përhapjen e nocioneve dhe udhëzimeve për masivizimin e zhvillimit të biznesit. Në një pjesë i thurur me gjuhen e shkencës së popullarizuar, autori krijoj simbiozen e depërtimit të mentalitetit paksa ndryshe nga shikimet në të kaluarën. Mirëpo, në shumë shpjegime kërkohet përgatitje superiore për ta kuptuar qenësinë e vlerësimeve në analizat fundamentale të përvojave dhe të trajtimeve shkencore nëpër botë. Aspekti etnologjik tejet frymëzues

8

Relacionet gjithnjë e më të dinamizuara, patjetërsisht kushtëzojnë frekuentimin e lëvizjeve në skemën e biznesit ndërkombëtar. Në kapitullin I të titulluar „Rendet dhe rirenditjet“ në këtë vepër gjejmë trajtime makroekonomike, autori e njofton lexuesin për zhvillimet botërore në kapërcyellin mes shekullit XX dhe XXI. Konstatohet se koncepti i trikotomisë pësoj ndryshime rrënjësore, si për shkak të konstelacionit të ri politik, ashtu edhe të përparimit teknologjik, afirmimit të informatikës etj. Shfaqja e filozofisë së re të quajtur në me pretenciozitet në filozofinë e qarqeve perëndi-more, „Rendi i ri Botëror,“ në të vërtetë është zëven-dësimi i dominimit hapësinorë (territorial) me domin-imin ekonomik – teknologjik. Çështje kjo që autori e trajton në disa detaje duke i vënë në simetri përmasat janë gjithnjë e më tepër duke u shtruar në raportet e racionalizmit të veprimtarisë dhe kërkimeve alternative për arritjen e vendimeve më koherente, qoftë në bizne-set konkrete ose edhe në marrëdhëniet ndërmjet shtete-ve. Strategjitë konkrete të zhvillimeve globale, janë bërë moto e ndryshimit të struktural të mendimit dhe vënien e superstrukturave kreative për arritje të përfitimeve më të mëdha. Raporti në mes të imagjinatës dhe prokopisë, këtu trajtohet në kapitullin e dytë. Në këtë shtjellim primati i takon imagjinatës. S’ka prokopi pa imagjinatë, por me të ajo begatohet duke përfituar në përmbajtje. Në vazhdim prezentohen komponentët e imagjinatës, respektivisht konkretizimi: koncepti, strategjia, taktika, plani, programi, rezoni. Kur është fjala për konceptin autori e shpjegon dallimin nga ideja dhe konspekti. Koncepti shtrohet si kërkesë e konkretizimit të idesë që në vazhdim me strategji e merr përmasën kohore afatgjatë, kundruall taktikës në përmasën afatshkurtër. Në realitet të gjitha këto shqyrtime, në trajtitimin e prioriteteve sipas peshës, kanë një qasje mjaft të konkretizuar si një përbërje simetrike ndërmjet teorisë, 9

pragmatizmit dhe konceptualës si tërësi që është më afër dhe i përshtatet teorisë. Kapitullin e tretë autori e ka emërtuar: “raporti i vlerave njerëzore.” Aty gjejmë shqyrtime mbi karakteristikat e ndryshme psikologjike që janë relevante për rrjedhat e biznesit. Nuk mjafton vetëm njohja e vetes, por edhe duhet pasur pasqyrën e mentalitetit të palës tjetër siç shprehet autori: „ një suaze për veprime më të qëndrueshme për të avancuar në veprimtarinë përkatëse. Refleksionet e autorit mbi aspektin etnologjik të vlerave njerëzore, më janë dukur tejet frymëzuese. Pasi që shkurtimisht prezenton karakteristikat e disa nga popujt fqinj, autori krejt natyrshëm më për së afërmi sfidon mentalitetin e shqiptarëve. Sa jemi në dijeni, pos origjinalitetit të qasjes ës autorit, këto shikime janë eksponime të para nga ky aspekt. Duke mbajtur para sysh biznesin, në punim konstatohet se shqiptari i ka disa përparësi dhe mangësi, ku të parat duhet të maksimalizohen ndërsa të dytat të minimizohen. Udhëzohet që bashkëkombësi ynë të jetë më analitik, më tolerant për nga mendimet e të tjerëve, me i prirur për punë ekipore, të zbërthej ide dhe të krijoj atmosferë disponimi dinjitoz në bazë të aftësimeve të cilëve duhet t’u ofroj përparësi në perspektiven afatgjatë të biznesit. Sendërtimi i menaxhmentit shqyrtohet në kapitullin e katërt. Aty shqyrtohen tri çështje: vështrimi shkollave të ndryshme të menaxhmentit, aspekti bashkëkohorë i menaxhmentit dhe teoritë prijëse të menaxhmentit. Shqyrtimet mbi shkollat e drejtimit ndonëse duken të njohura për lexuesin e informuar, mundësojnë njohjen e tendencave bashkëkohore në sferën e menaxhmentit, në të cilat veçohen edhe teoritë që ishin dhe mbetën mirëvënëse në drejtimin e bizneseve sidomos të gjigantëve që sot ngadalë por sigurt po i tejkalojnë politika dhe kontinentet. Shfaqja e këtyre tendencave të reja u kushtëzua nga progresi teknologjik, konkurrenca në rritje dhe nevojave për efikasitet më të madh në 10

drejtimin e biznesit. Zbatimi i teorive sikurse „X“ „Y“ „Z“ dhe të tjera qëndron në varësi me madhësinë e firmave, përkatësisht korporatave dhe të tjera. Trajtimi i këtyre teorive nga autori që përpiqet ta lëshoj zbërthimin shprehimor në nivelin e kapshëm në përmasa më të gjëra të interesuarve, e bënë shtruarjen e lëndës më të thjeshtësuar, por edhe duke ndërvënë sentencën e tij si rezon. Kjo është veçori e dalluar e autorit i cili tërthorazi vënë alternativen e gjykimit të shkurtër, por mjaft të qëlluar dhe tërheqës. Në vazhdim, kujdes i merituar i kushtohet komoponentëve të tjerë të menaxhmentit: planifikimit, organizimit, kuadrove, kontrollit, afatit, zgjidhjes së konflikteve, aspektit ekologjik etj. Te konfliktet duhet dalluar Vlerësimin objektiv, ku në shumicën e rasteve kanë efektin pozitiv – stimulativ për ndryshime strukturale duke prodhuar energji zhvillimore e cila në instancën e fundit e shton prokopinë e firmës. Këtu vlen të përmendet edhe një risi rreth konstruktit të menaxhmentit si një rrotullim në qendër të të cilit gjendet profiti. Lansimi i këtij koncepti në SHBA, për një kohë të shkurtër ka pasuruar shkollat klasike të menaxhmentit. Ky trajtim krejt tjetër me të njohurat e deritashme, shumë i thjeshtësuar në këtë libër shtrohet si kapitull i veçantë. Në këtë drejtim Z. Bejtullahu përsiatet edhe për trajtime tjera rreth menaxhmentit, sidomos që shkolla amerikane i ishte më frymëzuese në aspektet e ndorënduarta të risive në vizionet e të ardhmes. Përndryshe dallimet konceptuale të disa shollave evropiane dhe ato amerikane patjetërsisht autori i shtron në prezentimin e literaturës së shfrytëzuar dhe të bash-këngjitur në mënyrë kumulative në librin e tretë të „Bazat e Biznesit.” Kapitulli i pestë, padyshim kryesori në këtë vepër i kushtohet strategjisë në biznes. Në listën e gjatë të definicioneve të biznesit autori përcaktohet për variaci11

onet si punë sipas ujdisë me leverdi materiale. Por gjithçka që sjell prokopi, autori thekson se nuk është biznes. Ndërtimi i biznesit ka fazat e veta nga cilat vizioni dhe determinimi i qëllimit janë më kryesoret. Vizionin e përshkruan si mendim me imagjinatë i materializuara dhe vazhdimisht duhet të jetë në përpjestim me masën e vlerave matur me përmasat e biznesit. Po ashtu prezentohen e kategoritë dhe llojet e ndër-marrjeve me grupet e bizneseve ndër të cilat ofron rang listën sipas aftësive të ushtruesve të biznesit dhe vlera-ve të ndryshme që varirojnë në relacionet e profitit, përkatësisht prokopisë. Ndonëse veprimtaritë shërbye-se, ato të profesionit më lartë për nga frymëzimi kriju-es dhe „Konsulting“ shërbimet sipas autorit përfitojnë peshë specifike. Aty renditen edhe shumë sektore të prodhimit dhe shërbimeve që kanë propulzivitet dhe prokopi të dalluar. Në këtë drejtim është sugjestive dhe instruktive përvoja e gjigantëve në Azinë Juglindore, Singapori, Honk Kongu, Maleizia, Tajvani dhe Kina, India... Trajtimi i sindromave Shqyrtimit të sindromave autori i kushton një shqyrtim mjaft tërheqës. Trajton edhe prejardhjen e sindromave duke akceptuar ligjet për arritjen e rendimentit sa më të lartë, përkundër atij të mangët. Specifikimin e hierarkisë së veprimtarive të ndryshme dhe efikasitetin individual dhe ekipor këtu e shikojmë si ndërlidhje e tipareve të menaxherëve. Të gjitha këto ndërlidhen me kohëzgjatjen sipas tipareve të natyrës së njerëzve përkatës evolutiv dhe jo evolutiv. Ky segment duket tejet inovativ. Autori e ndanë konstruksionin e atyre të përcjell duke vepruar në menaxhement dhe të regjistruara në literaturën e biznesit, përkatësisht në literaturën e SHBA-ve. Në listën e gjatë prezentohen hulumtimet e autorit. Pos mënyrave tjera autori udhëzon mbështetjen në fuqinë e vullnetit etj. Veçmas 12

eksponon vetëkontrollin dhe përmbajtjen në relacionin ndërnjerëzor dhe shmangien e sindromave të cilat shkaktojnë zvogëlimin e prokopisë. Aty këtu situatat e papritura zakonisht shfaqen te njerëzit konfliktuoz dhe të rrëmbyeshëm. Autori me kujdes përshkruan edhe rastet gati si edhe qesharake me ngritjen e egos personale dhe egoizmit ku krijohen raporte denigruese për personalitetin dhe imazhin e njerëzve të kyçur në biznes. Në kapitullin e gjashtë, trajtohet të menduarit. Këtu Nuk është çështja për shqyrtime të specializuara filozofike e psikologjike. Edhe njëherë shqyrtimi është vënë në funksion me rendiment të duhur në raport me prokopinë. Në mendim mbështete vizioni, ndërsa nga aty buron strategjia duke shkoqitur vendimin konvencional dhe jokonvencional. Autori më shumë vëmendje i kushton të dytit. Spontanitetin e ndërven në dy kahe të mendimeve ku anësorja laterale duhet të respektohet. Këtu nuk udhëzohet në njohuri të dendura të aftësimit paraprak mbi baza vetëm shkencore. Kapitulli i fundit është shumë i vlerëshem kushtuar problematikës së vendimeve. Ekziston lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet informatave dhe vendimeve në një varshmëri të ndërsjellë. Në vazhdim mësimmarrësi, përkatësisht lexuesi njoftohet për llojet e vendimeve, ku rendësi qenësore kanë vendimet afatgjata të cilat faktikisht determinojnë ecurinë e biznesit. Shqyrtimet e prezentuara në këtë vepër na shfaqen si kombinim i dy premisave: teorike fundamentale dhe empirike pragmatike. Gërshetimi i tyre i mundëson lexuesit që në vetëdijen e vet të bëj kombinimin e teorisë dhe praktikës. Autori udhëzon hapjen e shtegut që të mendohet në kategori të biznesit, ndërmarrësisë projektuar në masën e prokopisë. Autori nuk pretendon të jep përgjigje në të gjitha çështjet apo pyetjet që kanë të bëjnë me biznesin. Thekson se qëllimi kyç i mësimeve mbi biznesin, është ndërtimi i stilit individual. Pra jo recetë për secilën 13

situate, por aftësim i individit dhe ekipit na qasjet biznesore. Vepra në shqyrtim plotëson vakuumin evident në këtë lloj të literaturës dhe do të jetë ndihmesë e madhe për studentë kushtuar mësimit të përgjithshëm, por edhe më shumë për student që duan të specializojnë mbi njo-huritë kushtuar aftësimit për biznesin e përparuar. Sidomos për biznesmen modern. Prishtinë 2007

Prof.dr. Partizan Shuperka

14

KREU 1 RENDET DHE RENDITJET "Një njeri nuk vlenë aspak më shumë se tjetri, në qoftë se nuk punon më shumë se tjetri." Servantesi

HYRJE Njerëzimi përherë i bëri lëvizjet dy hapa përpara një prapa. Ka begatuar raportet dhe ka përparuar sipas logjikës: "I pasuri edhe më i pasur, i varfëri më pak i varfër." Kështu në këndet e ndryshme të botës, përparimi ka qenë i "siguruar". Në të vërtetë, disa kanë ecur dy hapa përpara e një gjysmë hapi prapa, e disa dy hapa prapa e një gjysmë hapi përpara. Janë bërë edhe përplot zbulime. Por, për shumicën prej tyre me vonë është konstatuar se nuk ishin bërë atë-herë kur mendohej, por ishin përsëritur të njohurat. "Buxheti shtetëror duhet të bëhet i balancuar. Sa më tepër duhet zvogëluar borxhet publike. Patjetër duhet të ndalim dhe kontrollojmë hiret e burokracisë. Në vend që të shpenzojmë pa nevojë paratë shoqërore, më mirë 15

është t'i përvjelim mangët..." Duken këto thënie të sotshme, të ndonjë ministri të financave ose kryetari të qeverisë. Por, jo. Vërtetë se janë aktuale për çdo kohë. Këto rekomandime e këshilla i kishte thënë para më tepër se dy mijë vjetëve Ciceroni (Marcus Thullius Cicero), orator, burrështeti dhe filozof romak i shekullit të fundit p.e.s. Thënie të ngjashme gjejmë edhe të Solomoni diç më pak se një mijë vjet para Ciceronit. Mirëpo, me fjalë të ngjashme, përmbajtje të njëjtë, dëgjojmë e lexojmë edhe tash. Dëgjuam, përkatësisht lexuam të ngjashme prej presidentit të SHBA-ve, Klinton, në gjysmën e dytë të shkurtit, pikërisht me 16, të 1993-shit. Rendet, renditjet dhe rirenditjet shkojnë herë njëra pas tjetrës e herë shtresohen njëra mbi tjetrën. Por, këtu nuk është qëllimi që të gjitha këto të shpjegohen. Kërki-mi përqendrohet në disa çështje që mund të përfshihen në: çka ishte, çka u bë; si është dhe si do të bëhet.

ÇKA ISHTE Pasi që mësova abetaren, menjëherë më lëshuan në dorë veprën për fëmijë të A. Kononovit "Kasollen". Këtë mu deshtë ta mësoj përmendësh; sidomos vargjet që gjendeshin në fillim të faqes së parë: "Dhe pasanikun e marrë, me të gjitha të mirat! S'e zë gjumi! I varfëri lakuriq! Si petriti; flenë dhe gëzohet." Derisa recitoja këto vargje më zë, nëna u ndal dhe më tha: "Gabim e ke. Ndryshe duhet të mësosh: në t'vetë kush se ç'është jeta, nënë e baba thuaj se është kuleta." Më vonë, por jo edhe më shumë se dyzet e gjashtë vjet (për mua), pasi që u lejua "ngjallja" e At Gjergj Fishtës, e ngjashme, siç shkruan autori (në Anzat e Par16

nasit) - fjalë e vjetër ishte porosia: "Me t'pvetë kush se ç'ishte jeta. Mik e fis thuej këtu asht kuleta." Në klasën e tretë na urdhëruan të marshojmë si pionier duke kënduar: "Amerika dhe Anglia, do t'zotërohen nga vegjëlia" (kupto proleterët)! Vështirë ishte dikur të gjendesh në mesin e parullave. Absurdet ishin pak a shumë të qarta. I varfër dhe "barkthatë" s’të zënte gjumi. Vegjëlia filloi vrapin dy hapa prapa një gjysmë përpara. Gjithë ata që u orvatën t'i zmbrapsin të pasurit, këtyre iu ndihmuan që të pasurohen dhe vet u varfëruan edhe më shumë. Me 1968, në ligjëratat e studimeve postdiplomike, filozofi i njohur në Ballkan e më gjerë: Prof. Rudolf Legradiq, duke shpjeguar ligjin e vlerës, bëri një digresion me qëndrimin e kundërt, por aktual "Unë të pagëzoj n'emër të atit Marks, birit Engels dhe Shpirtit të shenjtë Lenin." Ndërhyra me thënien "Po 'teoria triangulare' (e trekëndëshit)." U përgjigj: "Po mund të jetë, por e paqëndrueshme..., me këto parulla u përdhos qenësia e marksizmit." Shekulli XX dallohet për nga "pagëzimet" të cilat janë imponuar nga nevoja për ekzistencën e sistemeve totalitare, kryesisht socialiste-komuniste. Kështu shumë përmbajtje të vjetra e të reja u emërtuan me nocione "më të avancuara", ngase tingëllonin më mirë. Bota vërtetë gjendej në një trekendësh, por jo të llo-jit çfarë u imponua me emrin "trikotomi". Kishte përp-lot takime si këshillime, kongrese e të ngjashme, me pretekste "zbuluese." Një ndër këshillimit e rangut profesionist ishte ai me titull "Jugosllavia dhe rendi i ri ndërkombëtar ekonomik" (organizuar nga Lidhja e Ekonomistëve të Jugosllavisë, Fakulteti për turizëm dhe tregti të jashtme në Dubrovnik dhe "Informatori" Zagreb, Dubrovnik 2628 shkurt 1979). Këtu u përmend "trikotomia", si kompleks i kaheve të botës kapitaliste, socialiste dhe të painkuadruarve. Trikotomia, përndryshe është fjalë 17

gre-ke - trefish, ndarje në tri pjesë, a shkoqitje në tri kate-gori. Në një këshillim tjetër, të mbajtur në Beograd me 1979, "trikotomia" u përmend me pretendime më të përcaktuara, që ishin thënë edhe më parë nga disa eko-nomist eminent, sikurse Branko Horvat, profesor i Fakultetit Ekonomik në Zagreb etj. në raportin kapita-lizmi, socializmi (kuptohet i dirigjuar) dhe socializmi vetëqeverisës. Herë më pak e herë më shumë, njohës të shkencës, janë munduar që të nxjerrin kategori, definicione dhe determinime të reja, duke iniciuar hipoteza ose ndërtuar teori. Çështja e trikotomisë është një raport, që duke bërë krahasimet e caktuara, secilin e shpien deri te konkluzionet e ndryshme. Trikotomi janë edhe shtegtimet e Dante Aligierit në "Komedinë hyjnore", nëpër Parajsë, Purgator dhe Ferr. "Renditja trikotomike" në teori si definicion, në praktikë u tregua e qëlluar, por në një dimension tjetër. Të paktën për aq sa shtresimi ndërmjet të pasurve, gjysmë të pasurve dhe të varfërve u bë edhe më i shprehur. Numerikisht edhe për nga vëllimi i pasurisë, me mangë të përvjela dhe xhepa të cektë, mbeten ata që këndonin këngët për prosperitetin e të varfërve dhe rënien e të pasurve. E vërteta, këta në vendin e vet e bënë me dhunë rënien e të pasurve (inventiv e të aftë). Për ata jashtë vendit të vet përcollën parullat dhe "uratat". Më në fund këta urues dhe rrënues u bënë borxhlinj të vendeve të pasura. Është e qartë se "trikotomia" nuk ishte renditje e vërtetë mbi baza të garave dhe konkurrencës, por dëshira e të varfërve - vendeve socialiste të dirigjuara dhe vendeve "në zhvillim" për katarza të të pasurve. Nuk është për tu çuditur se tërë ky procesion i të varfërve, në "rrugën e varfërisë" ishte i mirëseardhur për të pasurit, si kundërthënie e nevojshme në shtegun e zhvillimit dhe pasurimit të tyre më të hovshëm dhe më të sigurtë. Kishte gjasa teorike që sikurse parullat dhe energjia e derdhur kot të të varfrit të shpenzohej në 18

përparimin objektiv, të pasurit të bijën në grackë të pasurisë së vet. Kundërthënia e dyfishtë: në rendin botëror dhe në përmasat nacionale, në një pjesë ndikoj te të pasurit si të bëhen më vigjilent dhe si t'i bëjnë të varfrit borxhlinj të tyre. "Ngrehina trikotome" u shkatërrua edhe kjo vetëm nga brenda. Arkitektët e saj u munduan që përherë të tërheqin vëmendjen kah "faktori i jashtëm". Në këtë mënyrë ndrydhen resursin e vet më inventiv njerëzor dhe shpejtësuan përmbysjen e mirëqenies, duke krijuar "trikotomi" të re në përmasat nacionale. Kjo kishte një përmbajtje tjetër - shtresuar sipas planit të dirigjuar e jo mbi bazat e aftësive njerëzore. Në vend që "trikotomia" të renditej sipas një rrafshi horizontal, ajo në të vërtetë u shtresua në mënyrë vertikale. Një trikotomi e ngritur më se një shekull e gjysëm në fillim në teori pastaj në revolucion, u shua, thua se mos të kishte qenë. Mirëpo, i la gjurmët si pasoja të rënda në mendjen dhe jetën e njerëzve. Spastrimi "mendor" dhe i resurseve frytdhënëse njerëzore, pa tjetër u bënë kundërthënia dhe arma më e ashpër në shkatërrimin e sistemeve totalitare, të cilat me varfërinë si aksiomë u munduan të krijojnë "pasanik dhe shoqëri pa klasa". Marksistët e interesit dhe dogmës, kishin anatemuar shumë mendimtar, përkatësisht fiolozof, sikurse Hjumin, Hobsin dhe Lokun (që të tre filozofë anglez) të cilët çmonin se njerëzit janë të pabarabartë, andaj edhe dallojnë për nga virtyti, ndërgjegjja, koshienca, zelli dhe talenti. Në realitet, raporti ndërklasor u zbut atje ku drejtoheshin kritikat - në perëndim dhe u ashpërsua atje nga bëheshin kritikat në lindje dhe vendet tjera të socializmit të dirigjuar.

ÇKA U BË

19

Sa teori e literaturë origjinale e deskriptive u bënë të pavlershme. Sa ndërrime u bën në strukturën e teorive. Ndërkaq, tezat u shembën krejtësisht. Literatura, më së shumti nga shkencat shoqërore, domosdo edhe ato ekonomike, në një pjesë e nga disa autor krejtësisht e humbi aktualitetin, si në perëndim e më tepër në lindje. Kuptohet, ngase nga përmbajtja, interpretimi dhe porosia ishin dedikuar sistemit të "trikotmisë së gabuar". Në tërë procesin e shembjes së piramidës së iluzioneve idealiste, u krijua një zmbrapsje e përcjellë me huti, dilema e varfëri edhe më të madhe. Nuk ishte vetëm idealizmi bartës i iluzionit për përparimin e shoqërisë së "të barabartëve." Kishte përzierje të iniciuar më herët për dominimin e të varfërve dhe rrëmbimin e pushtetit, duke ndërtuar utopinë e re si kundërvënie utopive të vjetra. Liderizmi mbi baza të forcës, formoj socializmin e dirigjuar, si utopi totalitare për lëçitjen e vlerave të njëmendta dhe ngritjen e atyre që ishin të zbrazëta. Utopitë e dy Tomasëve - Thomas Campanella, filozof italian me kryeveprën "Qyteti i diellit", e Thomas Morus, burrështeti dhe humanist anglez, me veprën "Utopia," dhe të tjerëve: Saint-Simon, teoricien francez, Robert Owen, socialist, teoricien etj. - të kundërshtuara në shoqëritë që pretendonin të bëhen pa klasa, u bënë më të afërta në ato vende të cilat pak kishin të bënin me barazinë e unifikuar njerëzore. Charles Fourier, socialist-utopist francez, i pari përdori emërtimin "socialistët" dhe këtë ua kishte dedikuar atyre që zhvilluan mendjen, tregun e vlerave efektive, konkurrencën, garën, humnizmin dhe forcën prodhuese. Të varfërit edhe më tepër u varfëruan. Veçmas kjo u ndodhi atyre që këtë nuk e pritnin - "socialistët në rru-gën për komunizëm". Humbi edhe një pjesë e poten-cialit të nevojshëm për fokus të përqëndruar në ardh-mëri. 20

Atje ku raportet artificiale mbaheshin me ortodoksinë e dogmës, pas heqjes së lëvozhgës si mbulojë për mashtrim, bukuria e pasurisë filloj të bëhet qëllimi elemenar i jetës individuale dhe shoqërore. Kështu filloj procesi i kalimit nga "asketizmi" në "hedonizëm" me mjete të njëjta të varfra, por me bindje tjera të "bujshme".

SI ËSHTË Kriza e pjesëve të trikotomisë solli një turbullirë të përgjithshme botërore. S'ishin të zotët të gjendeshin në raportet e reja as ata që përnjëherë ishin në fitim (vendet e quajtura kapitaliste) e as ata që filluan rrugën e mundimshme të këndelljes. U bë një tollovi në mjediset që nuk e kishin arritur shkallën e qytetërimit mirëqenës, për të cilin mashtroheshin duke u krenuar se janë tejet të civilizuar. U ringjallën lugetërit e vjetër nën petkun e ri. Pa pasur kontroll i rifilluan betejat e vjetra të humbura. Kësisoj filloj shtresimi i ri. Një trikotomi e përzier me luften ndërmjet civilizimeve të paformuara, atyre me të formuara dhe ballafaqimeve në suazat e vetës. Pse? Bota ishte e papërgatitur për diçka të tillë. As që mendohej se nuk janë tejkaluar mizoritë njerëzore, veçmas në Ballkan e gjetiu, pasi që këtu drejtpërdrejt mbretëronte dhe vegjetonte njëlloj paqeje me kundërthënie, por pa konflikte. Kështu u kristalizua "trikotomia transitore" në tri shtresat e civilizimit: të lartë, të pranueshëm (të përballueshëm) dhe primitiv. Mjaft rrafshe për kundërthënie latente e potenciale. Një pjesë e njerëzimit gjendet e drejtuar kah kozmosi, pjesa tjetër kah mirëqenia dhe ekzistenca, ndërsa një pjesë e kthyer kah humnera. Të këta të fundit, 21

shumë kohë u fshehën armiqësitë e vjetra e te këto kolektivitete nuk u krijuan miqësi të reja. Në një recesion paksa të përballueshëm, filloj rindarja e pasurisë botërore, për nevoja ose të ruajtjes së paqes ose kthimit të paqes. Prokopia vazhdoj të jetë atributi elementar i mirëqenies dhe zhvillimit. Në mjediset e krizës ajo filloj të formohet sipas parrugullsive çfarë i imponon kriza. Me shterjen e pasurisë së mëparshme filluan huazimet nga e ardhmja, duke i lënë borxh trashëgimtarët. Në ndërkohë ca prej tyre që ishin në shkallën më të lartë të qytetërimit, të vendosur në veri e qendër të Evropës, u kthjellën; tjerët në Jug, sikurse një pjesë e madhe e Ballkanit, u cyten edhe më thellë.

SI DO TË BËHET "Trikotomia", pareshtur ndërron kahet e komponen-tët, duke bërë zëvendësime me më frytdhënëse dhe më mirëvenëse. Asgjë e re nuk u zbulua në raport me pro-kopinë, pos që metodat e shtera e të vjetruara të kohës gradualisht u shndërruan në të reja. Teknologjia dhe teknika e përparuar, kushtëzuan dhe mundësuan përca-ktimin e normave të inovuara të projektuara në mënyrë tejet të rafinuar në "Rendin e Ri Botëror". Vërtetësia e paralajmërimit e këtij Rendi ishte në qenësinë e dështimeve dhe dëshpërimeve nga Lufta e Dytë Botërore. Pas kësaj, të gjithë kuptuan se shembjet nga luftërat barbare krijuan humnerë të thellë për të gjithë. Më së keqi e pësuan ata që ia nisën ekspansionit. Mirëpo, meqë kishin potencialin e ushtruar të traditës se punës tejet frytdhënëse, mu të ngadhënjyerit dhanë betimin dhe kushtrimin e fitorës së tretë botërore. Por, me metoda të reja. Me luftën ekonomike, duke mbështetur aftësinë njerëzore për prokopi mbi baza të konku22

rrencës dhe garave të pandërprera (Japonia dhe Gjermania). Duke arritur qëllimin e betuar, Bota u soll rreth zbulimit të të pathyeshmëve në kuptimin ekonomik. Mendimi u përqendrua në përcaktimin e "Rendit të Ri Botëror". U kushtëzua rirenditja, jo vetëm ekonomike, por edhe sociale, psikologjike dhe më në fund edhe filozofike. Kjo rirenditje tash iu futë frikën të gjithë të paaftëve për treg të: mendimit, mallrave, kapitalit dhe fryteve të inovacioneve. Çështjet dhe qasjet u thjeshtësuan. Rendet e mëparshme të koklavitura me strategji e taktikë të kuptuashme më tepër për rrethin e strategëve, u zbërthyen në "trikotominë e re", të qartë për të gjithë. Lufta u fisnikrua, duke u thjeshtësuar në raportin e garës dhe konkurrencës në mes të: më pak të aftëve, të aftëve dhe më shumë të aftëve. Dhe gjithçka u bë e mundshme. Lufta klasore u shua. U shuan edhe erupsionet e mëparshme, pos që disa "vullkane" në disa pjesë të botës akoma qesin më shumë tym se flakë.

Rendi i Ri Botëror Përderisa një pjesë e njerëzimit, bënte përsiatjet për zbulime të formave të reja, duke i ruajtur përmbajtjet e vjetra - të pazhvilluarit dhe ata që "s'dëshironin" të zhvillohen - pjesa tjetër nuk lodhte kokën me forma, por kërkonte përmbajtje të reja, më të afërta me interesin individual dhe të kolektiviteteve të tëra, që sjellin prokopi më të madhe dhe me më pak mundim. Ishin këto tendenca që duhej të përhapën në tërë botën. Orvatje kjo e arsyetuar me kërkesën për hapjen e tregjeve të reja, aktivizimin e resurseve njerëzore, por edhe me pakësimin e ndihmesës së drejtpërdrejtë atyre që s'dinë ose s'duan të punojnë. Kështu, duke u aftësuar këta - të pazhvilluarit dhe më pak të dirigjuarit - për vitalitetin e 23

të menduarit, krijohej mundësia që të dalin në treg, të këmbejnë me botën, të zgjerojnë tregun dhe të ofrojnë tregje të reja duke u bërë treg i leverdishëm edhe për të tjerët. Psikologjia e re e prokopisë, ishte rritja e besimit. I gjithë procesi u përfshi në rendin e ri botëror, i cili duket disi fluid - i papërcaktuar sa duhet (për disa). Mirëpo, në të vërtetë është tejet i përpunuar dhe me mekanizma rigoroze tejet i mbrojtur, por në realizim i ngadalshëm. Zhvillimi përbëhet prej përparimit të përcjellë me kontradikta. Kontradiktë mjaft e madhe është konkurrenca si luftë fisnike e pafund ndërmjet më pak të aftëve, të aftëve dhe shumë të aftëve? A i afron raportet e lëvizjeve botërore kompleksi i antitezës "të punosh për tjetrin"? Në vend të tezës, të punosh për veten duke i ndihmuar tjetrit. Kështu do të vijmë deri te koncepti i ri: të paaftë s'ka, nëse aftësojmë resursin njerëzor. Por, ka të aftë e të aftë, përkatësisht tejet të aftë dhe tejet tejet të aftë. Më tepër duhet hapur mundësitë kategorive të fundit, se këta tërheqin përpara. Sidoqoftë, askënd nuk duhet lënë në pozitën e ekzistencës së rrezikuar. Duke bërë ndërtime të reja, përpjekjet përqendrohen në rimëkëmbjen dhe mbarështimin me të cilin iniciohen prapë ndërtime të reja. Tekefundit, nëse nuk arrihet aq me këto ndërtime, të mos shkaktohen shembje ose rrënime. Nuk e ka bashkuar Gjermaninë rrënimi i murit të Berlinit, por ndërtimi i tij. Duke krijuar ecuri të zhvillimit të hovshëm në njërën anë të këtij muri, përherë u zgjonte kërshëria në anën tjetër. Kështu ballafaqoheshin dy përmbajtje të dy realiteteve. Ç'është pra Rendi i Ri Botëror? Gjithsesi një agregat i qëllimeve të përpunuara në një kodeks të normave ndërkombëtare, të cilat imponojnë vullnetin e ri. Përmbajtja është shumëfaqëshe, në rend të parë ekonomike (përkundër qëllimeve të më 24

hershme kryekëput politike). Pastaj renditen ato: politike, sociale, etike e tjera. Sidoqoftë, Rendi i Ri Botëror është strategji në të cilën raportet e më hershme të interesave të njëanshme për dominimin hapësinor, janë ndërlidhur dhe pak a shumë janë zëvendësuar me kërkesat materiale, përkatësisht dominimin ekonomik. Bota duhet të jetë e secilit që kësaj i ofron më shumë mirëqenie. S'është kjo utopi. Veçse, arbitrariteti i mirëqenies i cili nuk i përket më, shumë qendrave: të ndershme e të pandershme. Përcillet në ordinimin botëror me ndërhyrje edhe të ashpra aty ku përçmohet ose persekutohet njeriu pse i përket racës, religjionit, bindjeve, aftësive e të ngjashme. Në këtë relacion shembulli se zezaku në Madagaskar ka të ardhura 200 $ USA në vit, e ai në SHBA i cili si kategori sociale nuk punon merr 800 $ USA në muaj, ilustron raportin ndërnjerëzor. Barazia dhe pabarazia sipas aftësisë së mangët, aftësisë mesatare dhe aftësisë së lartë, janë komponentët qenësor të kundërthënies dhe nivelit të lumturisë njerëzore. Kjo trikotomi e re në Rendin e Ri Botëror, paraqet lidhshmërinë e mendimit të më hershëm dhe mundësive të materializimit. Kjo më parë ishte privilegj dhe obligim i një pjese të njerëzimit. Tash u sendërtua si parim universal. Liria, si bazë e krijimtarisë materiale, shpirtërore dhe frymore, është qëllimi dhe argumenti kyç i tejkalimit të pabarazisë njerëzore. Pasi që nuk ka liri pa aftësim dhe pasuri, prokopia e renditur sipas aftësisë krijuese sjellë begatimin e pavarësisë së njeriut në kuptimin individual dhe të kolektivitetit. ... "Për 'Liri' mor' t'paça shndosh, Duhet shkollë punë edhè grosh, E jo dokrra t'thata e llafe" ... At Gjergj Fishta -"Anzat e Parnasit"

25

E kjo duhet të ngritet në nivelin e pasurimit dhe lirimit për të vepruar - krijuar prokopi. Për këtë qëllim mjetet dhe metodat përkrahëse dhe mbrojtëse janë të shumta e të llojllojshme: konceptuale, materiale, taktike, humane, juridike e deri arbitrare, pothuajse edhe mi-litare. Rendi i Ri Botëror nuk mund të lavdërohet si ideal njerëzor, por si kërkesë e kohës në të cilën ka përplot përzierje të interesave të dominimit të rregullave unike, të cilat e përcaktojnë pozitën për të aftit, të pasurit dhe të mbrojturit. Ndërkaq, rregullat e eskponuara nuk mënjanojnë përjashtimet, ndër të cilat më së shpeshti është imponimi i mendimit dhe vendimit mbi bazë të "vullnetit të mirë", sipas përparësisë së të pasurve. Kur dihet se këta janë në anën e atyre që "ndihmojnë", duhet pranuar se kështu imponohen kërkesat për norma çfarë nuk janë gjithnjë në interes të përhershëm të të liruarve. Këto thënie mund të mbështesin plot shembuj. Kompanitë multinacionale, të përhapura në shumë mjedise të botës, përherë orvatën që të krijojnë suazë të re të marrëdhënieve ekonomike dhe shoqërore në vendet ku veprojnë. Ndërkaq, rrjeti i bonifikimeve doganore dhe jodoganore, sëndërven përkrahjen shtetërore të kompanive dhe asociacioneve të integruara dhe të veçanta, të cilat përhapin idetë dhe kapitalin, aty ku krijohen raporte të reja të zhvillimit dhe depërtimit të interesit. Se si do të zhvillohen lëvizjet, për ilustrim mund të shërbej proverbi në të cilin përshkruhet shtegu i portokajve. Ëndërruesi i së ardhmes, duke bredhur nëpër mjediset e ndryshme, arrin në shtegun e portokajve. I tëri i shtruar me portokaj tejet atraktiv, ndër dhjetë sa i merrte në duar, vetëm një ishte i vërteti. Tjerët ishin baltë. Rezoni: raportet ndërnjerëzore dhe biznesi, të pastër dhe të papastër. 26

Duke vazhduar shtegtimin, përreth rrugës vëren tre kazana nën të cilët ndizej zjarri. Nga dy kazanat anësor përcjellshin pikat e ujit. I mesmi, ndërmjet tyre, digjej i zbrazët. Rezoni: komunikimi i të pasurve, ndërmjet të cilëve digjet i varfëri. Më tej. Dy persona duan të dalin në dyluftim. Dy të tjerë bëhen si sekondant të tyre dhe vejnë bast në fitoren e duelistit të vet. Pasi që të dy duelistët vrahen, sekondatët kthejnë paratë njëri tjetrit. Rezoni: lejohet edhe shuarja e dikujt, kushti është që tjerët mos fitofshin, të paktën të mos humbin pasurinë, ose bilanci politiko - ekonomik, qoftë edhe zero të paktën mos të mbetët negativ. Absurdja dhe racionalja, në Rendin e Ri Botëror, megjithatë janë në një drejtpeshim më të afërt, se sa që ishte më parë. Andaj, në të ardhmen me siguri mund të pritet që raportet të begatohen me eksponimin e të vërtetës. Por a do të jetë vetëm kështu? Strategjia e rendit të ri botëror nuk është statike. Ndërkaq të përhershme mbesin aspiratat e "imperive" të trashëguara dhe të krijuara më vonë. Qëllimet e tyre sa janë të njohura, janë edhe të gërshetuara me enigma të kërkesave të vjetra të mbështjella me metodat e reja. Mund të pritet vetëm ruajtja e suazës, në të cilën më tepër do të dominoj arsyeja e projektuar sipas interesit dhe pragmatizmit. Në këtë relacion duke trajtuar rirenditjen ekonomike, do të përshkruaj edhe ca aspekte të vlerave specifike të rendit të ri botëror.

Rirenditja ekonomike në rendin e ri botëror Rirenditjet ekonomike të filluara diku më herët e diku më vonë, për nga themeli kanë ndryshuar qasjen ndaj vlerës së krijimtarisë, veçanërisht materiale. Dhe këtë pothuajse në të gjitha shtetet. Duke ngritur shka27

llën e besimit, komunikimi po bëhet më i dendur, po menjanohen edhe paragjykimet dhe po begatohet respekti i ndërsjellë. Sidomos po shtohet kujdesi për njohje sa më të afërt edhe me popujt e partnerët më të largët. Vendet e zhvilluara - ato me të pasurat - në këtë proces kishin hyrë shumë më herët se tjerët - SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, Franca, Suedia dhe gati të gjitha vendet tjera të Evropës perëndimore etj. Kësisoj kishin hapur horizontet e zhvillimit të drejtuara kah vlerat njerëzore, duke shtuar kështu propulsivitetin e ekonomisë dhe punësimit të dendur. Edhe shtetet të cilat më vonë filluan të përcaktohen në këtë drejtim, ndërvuan vlerat e mirëqenies njerëzore të mbështetura në iniciativën individuale dhe ruajtjen e zbatimit të saj. Kështu së shpejti u këndellën nga prapambeturia e mëparshme. Shembujt tipik ndër këto janë: Korea e Jugut, Tajvani, Singapuri, Malezia e tjera. Rirenditja ekonomike është bërë proces i pandërprerë. Shumë regjione e shtete po bëjnë përpjekjet e hyrjes në normat e rendit të ri botëror. Duke shembur "godinen" historike të "aspiratave të proletariatit" dhe duke eksponuar njeriun krijues të liruar nga barazia e rrejshme, po vërehen shenjat e tejkalimit të varfërisë së përcjellë dekada me rradhë: Rusia, Ukraina, Letonia, Estonia, Lituania, Kina, Shqipëria, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Polonia, Bullgaria e tjera. Me lëçitjen e konceptit të mëparshëm të shfrytëzimit me çdo kusht të pasurive nëntokësore dhe duke kaluar në ngritjen e njeriut në renditjen, përkatësisht rirenditjen sipas aftësive, filloj etapa e re e pranimit e të njohurave dhe të panjohurave të rendit të ri botëror. Njëkohësisht në shumicën e këtyre vendeve, respektivisht socialiste të dirigjuara, filloj edhe shfrytëzimi më racional i tokës dhe sigurimi më i bollshëm i ushqimit. Vetëm të barabartit ose përafërsisht të barabartit mund të komunikojnë e të kuptohen në mënyrë të fisnikruar dhe kështu të këmbejnë vlerat e krijimtarisë së vet. Në këtë drejtim, ndërvehet edhe kërkesa për 28

rirreshtime të dendura të nivelizimeve nga ata të cilët pretendojnë që të bëhen të pranishëm me vlerë meritore në rendin e ri botëror. Metodat dhe mjetet e llojllojshme, sipas kritereve unike, në një mënyrë qesin në pah nivelin e caktuar të unifikimit të veprimit në përmasat botërore. Ndryshe është e pamundshme që të kontrollohen raportet dhe ecuritë në vijueshmërinë e këtyre lëvizjeve racionale dhe objektive. Sistemet shoqërore demokratike dhe sipas këtyre ndërtimet e sistemeve të përafërta ose tipike të ekonomisë mbi modelin "social të tregut", gjithnjë e më tepër formojnë kriteret e përgjithësuara, të organizimit të shoqërisë dhe aktivitetit ekonomik. Kështu pra, duke nivelizuar normat e marrëdhënieve ekonomike dhe joekonomike, regjionet dhe shtetet nxjerrin kritere të përbashkëta, unike ose identike. Unifikimi i metodave të zhvillimit dhe vijueshmërisë së procesit ekonomik, për disa ecuri më shumë ose më pak, qëllimisht përfshinë sa më tepër fushëveprime, duke u degëzuar në kushtet e ekonomizimit dhe jetesës. Institucionalizimi, çfarë për shembull është i KE nën emërtimin Evropa '92, ose Marrëveshja e Mastrihtit, si bashkësi e veprimeve të përbashkëta të dymbëdhjetë shteteve dhe kërkesë e shumë tjerave, s'është tjetër pos unifikim i strategjisë dhe vlerësimit të objektivizuar të aktivitetit të gjithëmbarshëm. Vendet e zhvilluara, para ca dekadash, kanë filluar të nxjerrin kritere të përbashkëta ose unike të institucionalizuara për veprime, gjegjësisht ndërhyrje të kufizuara: ekonomike, politike, ushtarake. Kësisoj kanë lindur organizatat e ndryshme ndërkombëtare të përmasave regjionale ose botërore: të specializuara në kuadër të OKB, të specializuara dhe të përgjithshme jashtë OKB; pastaj, organizata politike e ushtarake të regjioneve të ndryshme. Në të gjitha këto ndërhyjnë edhe përplot organizata joshtetërore - profesioniste e sidomos humanitare. 29

Vlenë me theksuar edhe njëherë se ingranazhi i ren-dit të ri botëror megjithatë nuk është aq kompakt. Për shkak të interesave të ndryshme, pothuajse akoma gjen-det në këmbë të qelqta. Ani pse qendra e ordinimit dhe koordinimit parimisht është OKB me organizatat e veta të specializuara, qëllimet dhe qëndrimet e ndryshme ekonomike dhe joekonomike, zvogëlojnë vlerën e drej-timeve gjatë përcaktimeve ose shkaktojnë edhe mosko-nsekuencën në realizimin e përcaktimeve. Vendimet të cilat merren, përkatësisht që nxirren sipas kodeksit dhe normave përcjellëse të rendit të ri botëror, kryesisht janë fundamentale, strategjike dhe afatgjata. Pos vendimeve që mund të lavdërohen si funksionale, janë edhe ato për të cilat shpesh ndodhë që të mos jenë të konsoliduara. Ndërkaq, rëndojnë raportet e moskonsekuencës edhe vendimet me karakter spotan, afatshkurtër dhe më së shpeshti pragmatik. Pastaj, janë edhe ato mekanike, dualiste, lakonike, parciale e tjera. Drejtëpeshimi si ligj dialektik, mbështetet në universalizmin e vlerave të cilat begatohen më zhvillimin të përcjellë nga kundërthëniet. Bëhet pyetja: mos eviton apo kufizon bota kundërthëniet me rendin e ri botëror, përkatësisht me rirenditjen e re ekonomike? Sidoqoftë, jo! Vetëm se po bëhen përpjekje për zëvendësimin e komponentëve të kundërthënieve. Lëvizjet e ndryshme në të cilat përparimi përherë e ruan suazën e vet, kanë një ecuri të kaheve që gjenden në pikat e ndryshme, si antipode më të ashpra ose më të zbutura. Me rirenditjen ekonomike, po marrin kahun e zbutjes. Përherë vlerat, gjysmëvlerat dhe mosvlerat, ndërroj-në vendet. Nganjëherë fisnikërohen e nganjëherë bëhen më të vrazhda, duke ashpërsuar kundërthëniet. Këto disi si të qenësishme, afatgjata dhe afatshkurtra, sillen rreth një pike. Në shekullin njëzet u shpejtësuan zëvendësi-met e rendeve shoqërore. Në njërën anë monarkitë, të cilat kishin filluar të shembën, në tjetrën sistemi kapitalist i cili bëhej përherë e më konvergjent dhe pas-taj sistemi i socializmit të 30

dirigjuar, i arritur kryesisht me revolucione proletariati, shënuan një trikotomi kara-kteristike. Gara kryesisht morale dhe gjeostrategjike ishte e vrullshme, veçanërisht ndërmjet kapitalizmit dhe socializmit të dirigjuar. Më vonë, përkatësisht pas luftës së dytë botërore, u zgjerua rreshti i socializmit të diri-gjuar, kapitalizmi u bë më konvergjent, monarkitë vazhduan të ruajnë formën dhe të humbin përmbajtjen. Duke u reduktuar monarkitë, pos kapitalizmit dhe soci-alizmit të dirigjuar, lindi edhe socializmi vetëqeveri-sës. Pra, trikotomia gjithnjë zëvendësonte këndet, por ruante treshin e raporteve konvergjente dhe divergje-ncat në mes tyre. Kundërthëniet paksa filluan të zbuten, por dallimet në shkallen e zhvillimit ekonomik edhe më shumë janë duke u ashpërsuar. Mirëpo, lëvizjet globale filluan të thjeshtësohen dhe të personifikohen si një renditje e re. Kërkohen njerëzit e aftë, të guximshëm dhe të qëndrueshëm për veprime inventive. Kjo është cilësia e re e rirenditjes ekonomike. Pra, me këtë nga përgjithësimi, kundërthëniet lëshohen në personifikim. Në këtë drejtim, sigurohet stimulimi i vendeve dhe njerëzve për përparime sa më të shpejta, mbrojtja e të gjithëve për këtë përparim dhe siguria elementare e të gjitha kolektiviteteve. Anipse nuk janë zbulime fundamentale të shekullit XX, zbulim në veti përbëjnë teknologjitë e reja me të cilat ngritët produktiviteti i punës, efikasiteti i mjedisit dhe lehtësohet kryerja e punëve. Aftësimi i resursit njerëzor, në kuptimin objektiv, fisnikëron kontradiktat, ngritë besimin në konkurrencë (ngase është fer). Kështu, duke u siguruar përparimi si një kënd, pastaj ekzistenca si këndi i dytë dhe kultura e komunikimit ndërnjerëzor si kënd i tretë, arrijmë deri të një tërësi e cila zhvillohet në trikotominë ekzistuese ndërmjet tejet të aftëve, të aftëve dhe më pak të aftëve. Fundja, ky është caku në të cilin janë të projektuara pre-tendimet e rendit të ri botëror. A do të jetë vetëm 31

kë-shtu? Vështirë është të imagjinosh se çka do të jetë kon-vergjente dhe çka divergjente në trikotomitë e ardhsh-me. Prapëseprapë, kundërthëniet në mes të pasurve dhe të varfërve, mjaft do t'i dalin njerëzimit edhe për një kohë shumë të gjatë. Këto dhe interesat e të mëdhe-njëve dhe të pasurve mund të shkaktojnë aq vështirësi saqë mund të imponojnë kontradikta dhe rirenditje të reja. Kundërthënia më e madhe e rendit të ri botëror dhe veçmas për rirenditjen ekonomike, do të jetë sjellja burokratike dhe gërshetimi i ambicieve objektive e subjektive të përziera me energjinë e thukur e të zbrazët të atyre që duhet të vendosin për fatin e vet e të tjerëve. Në këtë me siguri se do të vjen në shprehje "instanca e aftësisë së paaftësisë" së individëve kompetent për marrjen e vendimeve.

32

33

REZONI 1. Nuk ka mendje e as tokë e cila nuk mund ta ushqej të zotin e vet. 2. Me para në xhep edhe kur ju gjykojnë ndiheni më lehtë dhe më i lirë. 3. Nacionalizimi, eksproprijimi, konfiskimi i pasurisë, janë mënyrë legale e plaçkitjes shtetërore. 4. Kur mësoni të fitoni, vështirë pajtoheni me humbjen. Mësoni të fitoni duke humbur nga pak. 5. Logjika e fitimit sipas lojës së fatit është e kundërta e krijimtarisë dhe qëllimit të biznesit. 6. Nuk është e përhershme vlera e parasë, por kryelartësia që ajo ta imponon. 7. Edhe ndershmëria e ka kufirin. Duke u bërë i ndershëm ndaj gjithkujt, mund të bëheni i pandershëm ndaj vetës. 8. Njerëzit që këndojnë për para, rrallëherë iu këndojnë parave. 9. Më para të mëdha mund të jetohet më pak. Me para e nderë jetohet më gjatë. 10. Më shumë rrezikoni duke ndenjur i mallëngjyer mbi fatin, se sa të hyni një punë që krijon sadopak prokopi. 11. Duke fituar para nuk bëheni më të dijshëm, por tjerët krijojnë bindjen se jeni më të mençur. 12. Nëse paraja e prishë njeriun, pse atëherë ata që ishin të pasur kishin krijuar lirinë para tjerëve. 13. Paraja është sikur zjarri. Edhe pse djegësh ndonjëherë në te, prapë i ofrohesh për tu nxehur. 14. Peshqit e vegjël duke qenë të ndarë, gëlltiten nga peshqit e mëdhenj. Duke u gjetur bashkë më të mëdhenjtë këta i mbrojnë të vegjlit. 34

15. Trikotomia e trajtuar në këtë studim nuk është trekëndëshi fatal, por shtresimi ndërnjerëzor për nga aftësia dhe pasuria që i ka pasojat fatale. 16. Rendi i Ri Botëror, gëzon dhe frikëson. Të parët janë të aftit dhe të zellshmit. Të dytët janë përtacët dhe kuptohet të paaftit. 17. Rendi i ri botëror dhe rirenditja ekonomike nuk mbështesin strategjinë statike vetëm mbi baza fisnike, por edhe qëllime afatgjata të mbështjella me metoda të reja për realizimin e kërkesave të vjetra. 18. Konkurrenca fisnikëron dhe freskon raportet ndërnjerëzore. 19. Nuk mund të kuptohet plotësisht vlera e rendit të ri botëror përderisa nuk rirenditeni sipas kritereve të tij. 20. Bota sot rrotullohet rreth krijimtarisë e cila është e përmbushur me pragmatizëm që ka lindur nga biznesi. 21. Kontinentet më së tepërmi i ka afruar biznesi. 22. Zbulimet e mëdha i kanë bërë idealistët. Pastaj, këto i kanë shfrytëzuar pragmatistët e prapë edhe këta janë bërë zbulues, por të pasur. 23. Disa njerëz me sjellje rurale mundohen të hyjnë në civilizimin bashkëkohor. Pastaj, duke mbetur gojëhapur civilizimin e quajnë të marrë. 24. Çdo vlerë e ka shkallen e dinjitetit të vet. Biznesi këtë e shprehë në mënyrën më të mirë, pra materiale. 25. Duke mësuar për rendet dhe renditjet ekonomike, më lehtë kuptoni çmimin e vlerave të biznesit. 26. Për të filluar biznesin duhet njohur shumë gjëra. Por edhe më shumë do të mësoni kur t'i njihni njerëzit. 27. Utopistët e biznesit janë ata të cilët mësojnë se "si duhet të bëhet", para se të kuptojnë se "si është".

35

KREU 2 IMAGJINATA DHE REALITETI I PROKOPISË "Filozofia duhet të mësoj të punosh dhe jo të flasësh." Seneka

HYRJE Imagjinata vërtetë krijon një hapësirë, në të cilën dy komponentë dallohen më shumë: zgjerimi i iluzionit si shtytje dhe thellimi i mendimit si përmbajtje. Edhe pro-kopia si vlerë materiale i nënshtrohet imagjinatës, kup-tohet nëse dëshirojmë ta bëjmë më të bujshme. Çdo aktivitet pa imagjinatë mbetet i mangët. Kisha rastin të dëgjoj edhe mendime të kundërta. Disa menaxher deklaronin: "Ç'na duhet të imagjinojmë ose të mendo-jmë kur dijmë punën dhe mënyrën si ta realizojmë." Megjithatë, është e pamundur të veprosh dhe mos të ndërtosh konstrukte të imagjinuara për veprime të njëmendta. Pa imagjinatë, vlera e punës mbetet e mangët. S'ka dyshim se supozimet për imagjinatën janë pjesë përbërëse e gjeturisë për jetë. Pothuajse gjithçka është e lidhur për prokopi, edhe nëse në disa raste qëllimi është më i gjerë se sa vlera materiale. Pa mëdyshje, frymëzimi krijues buron nga shumë drejtime. Ndër këta, që mund të quhet dominant, është prokopia e drejtpërdrejtë - si vlerë materiale. Çdo veprim njerëzor edhe ashtu duhet të ndërlidhet në prokopinë. Me këtë është e kushtëzuar ekzistenca. Për 36

këtë relacion shprehjet e disa personaliteteve të njohura ishin - Perikliu: "Të mos dish ta përballosh varfërinë është marri; mos të dish ta evitosh me punë është edhe më marrëzi;" - Volteri: "Puna më liron nga tri të këqia të mëdha: mërzia, veset dhe skamja"; - Grafi: "Jeta është asisoj tregtie, ku nuk krijohet asnjëherë fitim i cili nuk do të përcillej me humbje" - Lamenesi: "Shkenca shërben vetëm të na ofroj nocionin sa është e përhapur padija e jonë." Edhe krijuesit gjenial, veprat shpirtërore që kanë ndërtuar i kanë vënë edhe në funksionin e fitimeve, të paktën elementare. Betoveni, kur kishte shitur partiturat e disa simfonive të veta, kishte blerë aksione në dy industri Gjermane. Kuptohet se qëllimi i gjeniut nuk ka qenë prokopia materiale, por për ekzistencë ka qenë e nevojshme të bëhet materializimi i shumëfishtë i veprave të vlerave madhështore. Kur është në pyetje prokopia edhe idealistët dinë të drejtojnë gjykimin sipas deponimit të punës, mundit dhe vlerave materiale. Mirëpo, idealistët më të njohur, prapëseprapë, raportin e prokopisë e abstragojnë. Këta në realitet janë njerëzit - intelektualët më të kërkuar si më frytdhënës për njerëzimin - për veten utopist të "paarsyeshëm". Arritja e nivelit të caktuar të prokopisë, varët prej shumë çasteve, refleksioneve dhe ecurive. Imagjinata dhe realiteti përherë sillen në drejtimet e koncepteve, strategjive e taktikave, sipas planeve dhe programeve të veprimtarisë me të cilat përcaktohet edhe dimensioni i prokopisë.

37

KONCEPTI Përcaktimi i caqeve dhe metodave për një ndërmarrje, mundëson vlerësimin e objektivave të veprimit. Kështu, njeriu krijon përshtypjen për veten dhe për prokopinë që mund ta siguron. Përndryshe, asnjë çështje serioze nuk mund të fillohet para se të shikohet si tërësi me të gjitha përparësitë dhe mangësitë e magjinuara. Imagjinata për prokopi në kuptimin konceptual - si ndërtim i një tërësie - i ka të gjitha tiparet e krijimtarisë universale - qoftë shpirtërore (artistike e shkencore), e qëllimit jo vetëm fitimsjellës ose qoftë thjeshtë materiale. Mbështetur në aksiomën se gjithkush mund të bëhet mjeshtër i zhdërvjellët, atëherë çdo njeri është i aftë të ndërtoj konceptin për gjërat që dëshiron t'i zbatoj. Koncepti është i përgjithshëm dhe i veçantë. Por, kryesisht, një koncept përbëhet prej këtyre dy komponentëve - të përgjithshme dhe të veçanta. Gjërat e përgjithshme janë të pashkruarat dhe të shkruarat. Të parat - të pashkruarat - kanë të bëjnë me tërësinë e dukurive tipike dhe atipike personale dhe të mjedisit. Janë të thurura në raportet e përbashkëta njerëzore dhe materiale. Të dytat - të shkruarat - kanë të bëjnë me normat institucionale të: sistemit ekonomik, politikës ekonomike dhe dokumenteve tjera të përgjithëshme. Gjërat e veçanta janë po ashtu të pashkruarat dhe të shkruarat. Kështu, tregu, statusi shoqëror i menaxherit dhe tërësia e ambientit për prokopi, i përkasin të pashkruarave. Ndërsa, rregullativa e biznesit, ligjet e lejeve të punës, tatimeve e beneficioneve dhe literatura profesioniste ekonomike, përfshihen në të shkruarat. Nga raportet, dokumentet e literatura përkatëse, ndërtohet pjesa e parë e konceptit në të cilën përfshihen gjërat si informacione të njohura. Pjesa e dytë përbëhet 38

nga më pak të njohurat - projektimi i vetës në ecuritë e njohura - dhe të panjohurave, të cilat konceptuesi i imagjinon dhe projekton. Në të vërtetë, kjo e fundit është pjesa më e veçuar e konceptit. Pra, është përfundimi që nxjerrë konceptuesi. Konceptimi mund të bëhet sipas metodës konvencionale dhe pragmatike. Ai konvencional për nga gjerësia dhe përmbajtja mbanë në vete shumë të dhëna dhe ecuri. Koncepti pragmatik, që do ta quaja i të menduarit praktik, duhet të jetë i thjeshtë, konciz dhe valid. Si tërësi i qëndrueshëm. Kështu edhe duhet trajtuar konceptin e nismës për prokopi. Ashtu, sa është vlera e veprimeve, zgjidhet edhe koncepti. Për punët më përmbajtjesore, aplikohen të dy metodat – konvencionale dhe pragmatike. Për veprimtarinë jo aq të ndërlikuar, në fillim, mjafton metoda konvencionale; ndërsa për kryerjen e punëve në vijim ajo pragmatike. Ani pse koncepti është i përcaktuar për çështje në të cilën individi ose ekipi përqëndrohet dhe në këtë mënyrë ia jep formën dhe përmbajtjen, ky mbështetet në normat universale. Në të vërtetë, këto janë kërkesat, parimet dhe metodat profesioniste dhe jetike për të qenë koncepti frytdhënës. Koncepti nuk duhet të trajtohet si ndonjë elaborim i koklavitur. Thjeshtë, është mbarështim i preokupimit, dhe bindjes që parashtrohet si nevojë dhe kërkesë për veprim i cili kryesisht është afatgjatë. Në ecuritë e përditshme, menaxherët fillestar bëjnë përzierjen e idesë, konspektit dhe konceptit. Ideja në asnjë pikëpamje nuk i përngjanë konceptit. Pos që është pikënisja e që duhet shtjelluar. Shumë njerëz kanë përplot ide dhe me këtë mbesin në të njëjtën pozitë. Kështu qëllimi si ide, bëhet si ide e qëllimit, që është njëlloj rrotullimi rreth një imagjinate pa konstrukt, pra pa koncept. Kurse konspekti është përkujtues i zakonshëm. Duke e shtjelluar konceptin sipas metodës së deduksionit, selektohen idetë. Mbi baza të përparësive dhe 39

mangësive, konstruktohen ide të reja që ngjasojnë ose nuk kanë aspak të ngjashëm me idetë paraprake. Më shtruarjen e konceptit, vërejmë shumëçka rreth vetës. Mësojmë për gjërat që më parë nuk i kemi pasur në rrethin e shtjellimit. Kuptojmë aftësitë tona dhe të tjerëve, nëse i kemi në fokus të bashkëveprimit. Koncepti, pra është mbarështim dhe ushtrim i aftësive, analizës dhe prognozës. Shtruarja e konceptit zbatohet në mënyrë individuale dhe ekipore. Koncepti individual është më i mangët, se ai ekipor. Qasja individuale i përket p.sh. konceptit për shkruarjen e librit, pikturimit të një tabloje ose një cikli të pikturave, kompozimit të muzikës. Në biznes, praktikohet për ndërtimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së kufizuar. Individualiteti konceptues, përgjithësisht ndërlidhet me punët e rëndomta. Sadopak edhe amvisja duhet të përpunoj konceptin për veprimet në shtëpi dhe rreth shtëpisë. Koncepti ekipor, për prokopi, siguron mbrothje më të gjerë dhe më cilësore. Përgjegjësia mbi baza të ndërhyrjes ekipore dhe përkujdesja për realizim të veprimtarisë është më komplekse. Dikush ofron përpilimin e metodës dhe organizimin e realizimit, dikush idetë e reja e dikush më shumë para. Kujdesi më i madh domosdo është në anën e atyre që disponojnë me kapital, përkatësisht me vëllimin e caktuar të deponimeve financiare. Nisur nga logjika bankare në ofrimin e përkrahjes materiale, kapitali disponues nuk është përherë në rend të parë, por, koncepti si zbërthim i idesë dhe aftësisë biznesore, kondicioni etj. Kështu, në perëndim ndodhë që banka për një ofertues të konceptit të kushtëzoj pjesëmarrjen më të lartë të mjeteve të veta dhe për tjetrin më pak. Ose, trajtimi i borxhit hipotekar është i diferencuar. Vlerësimi nga banka më së tepërmi përqen-drohet në njeriun: moshën, shëndetin, aftësinë 40

veçmas profesioniste, mbrujtjen - sidomos imazhin dhe rangun shoqëror.

STRATEGJIA Çdo veprimi ca më serioz i paraprinë strategjia. Nganjëherë mendohemi shumë për të përcaktuar kahet e zbatimit të një pune. Mirëpo, këtë nuk e shkruajmë. Andaj, nuk jemi të vetëdijshëm se kemi ndërtuar strategji. Të pakta janë rastet në jetë në të cilat ndonjëherë nuk ndërtojmë strategji; nganjëherë edhe tejet të sofistikuar. Të rrallë janë njerëzit që sadopak nuk janë strateg për çështjet jetësore. Mirëpo, disa janë më të talentuar për strategji të spikatur. Këtë e bëjnë me koshiencë e kushtim. E edhe e shkruajnë, duke vlerësuar drejtë kujdesin ndaj mosharresës. Çka shkruhet më mirë përpunohet dhe është gjithnjë në "kujtesën e evidenc-uar". Pasja në përgjithësi, veçmas ajo materiale, është shprehje e tërësisë krijuese të njerëzve. Këta artin dhe shkencën e veprimtarisë - strategjinë - e "lartësojnë" aq sa iu duhet dhe aq sa munden. Disa janë me të vërtetë strateg të prirur. Asgjë nuk bëjnë para se të shoshitin të gjitha çështjet kyçe, por edhe më pak të rëndësishmet. Disa përkundrazi tërë jetën e shkojnë me blof. Veprojnë sipas instinktit, intuitës, lojës ose drejtimit të erës. Edhe këta nuk janë më pak të talentuar se sa metodikët. Mirë-po, këtë sjellje e kanë në "gjak" dhe e praktikojnë për-derisa mos të zihen në grackën e metodës së vet. Sido-qoftë, për njerëzit me këto tipare nuk mund të thuhet se kanë strategji. Pra, "arti dhe shkenca" e veprimit të tyre e ka me kaq, që mund të quhet përtaci e mendimit dhe veprimit metodik. Për strategji të mirëfilltë duhet të kesh aftësi profesioniste, përvojë dhe imagjinatë. Imagjinata është e 41

ndërlidhur me talentin, por të ushtruar dhe me përmbajtje të aparaturës profesioniste. Strategjia është afatgjatë ose afatshkurtër dhe në mes të këtyre dyjave. Çdo njeri përherë synon të ndërtoj këto strategji, ashtu sikurse përpiqet të kaploj periu-dhat kohore me shtruarjen e punëve për të cilat përcak-tohet. Nganjëherë këtë e bën me plot mend dhe kush-tim. Nganjëherë për këtë nuk është tërësisht i vetëti-jshëm. Por megjithatë ndërton strategjinë e caktuar. Cilësia e strategjisë, kryesisht është më e lartë kur për-caktimi, kushtimi dhe qartësia e veprimit janë në një relacion. Kërkesat dhe qasja, gjenden në mesin e traj-timit. Pra, nuk ndërtohet strategjia si gjë e rastit ose si orvatje margjinale. Duke iu përmbajtur strategjisë mund të diktosh të metat, përparësitë, tiparet dhe qëndrueshmërinë e vetës dhe potencialin e aftësive për të vepruar në mënyrë fryt-dhënëse. Ekzistojnë fazat e strategjisë si pjesë të një kompleksi. Kjo asnjëherë gati se nuk mund të formësohet si një tërësi e çastit. Që të arrish dituritë e duhura shkon për të kryer shkollën fillore. Pra është një fazë e strategjisë. Pastaj, kryen shkollën e mesme, gjatë së cilës përcaktohesh se çka do të bësh më tutje, do të thotë pas shkollës së mesme. Këtu krijon nismën e veprimit për ndërtimin e biznesit ose vazhdon shkollimin për të ngritur aftësitë drejtuar kah fushëveprimi i caktuar, ndër të cilët edhe për biznes me të përparuar. Kur ke imagjinatë të bujshme, shumë gjëra mund t'i parashikosh në raport me veten, kohën dhe mjedisin. Imagjinata për përcaktimin e strategjisë nuk mund të vlejë nëse nuk është reale. Për dallim nga imagjinata për vepra artistike - muzikë, pikturë, letërsi - për veprime biznesore, realiteti është kryekëput vlera materiale, përkatësisht fitimi nga biznesi. Sidoqoftë, kohët e fundit afria e imagjinatës materiale dhe shpirtërore po vihet në paralelizmin e vlerësimit sipas kritereve të tregut të kohës. 42

Po ndërlidhet me biznes pothuajse gjithçka. Kështu, sot edhe veprat e frymëzimit shpirtëror e kanë lidhsh-mërinë e drejtpërdrejtë me vlerën materiale. Në të vër-tetë, orientimi i tillë është i njohur prej gjenezës së ci-vilizimit njerëzor, por kohëve të fundit jetësimi është kryekëput në favor të leverdisë materiale. Përshkrimi i më lartë qet në pah strategjinë si konstrukt universal me përmbajtje të shumëfishtë e të qëllimit të një dimensioni - vlerën e prokopisë. Është e kuptueshme se drejtimet janë të ndryshme, por caku i njëjtë ose i përafërt - i fitimit më të madh ose më të kufizuar. Strategjia është e efektshme, më pak e efektshme, por edhe e paefektshme. Më e mira është ajo që njeriu e përcakton vet, duke u këshilluar me tjerët për çështjet nga të cilat këta kanë njohuri dhe përvoja më të dendura. Për të zgjedhur kahun e aftësimit, përcaktohesh në disa drejtime. Ndër këto zgjedhë njërin në të cilin përqëndrohesh. Konsulton këshillues e njerëz tjerë me përvoja. Por, vendimi është i yti. Ndodhë që përcaktimi të bëhet real, por rrethanat në ndërkohë ndryshojnë. Adap-timi i strategjisë mbështetë aftësinë e gjeturisë. Sjellja e tillë i përket strategjisë së efektshme, andaj edhe elas-tike. Strategjia më pak e efektshme ndërlidhet me magjinatën më të kufizuar. Kjo rrjedhë ose nga ambicia e mangët ose nga kushtimi i pakët. Mirëpo, edhe rrethanat bëjnë ndikimin e vet. Gjërat qendrore të strategjisë mbahen në mend drejtimi i fushëveprimit, qëllimi, afati, efekti, sjellja, deponimi mendor e material. Detajet, me kohë zbehen në kujtesë. Disa nga këto që në fillim shkëputen nga mendja. Por bëhen zëvendësimet me kërkesat dhe qasjet e reja. Mirë ashtë që të gjitha këto të shkruhen dhe kështu me kohë të krahasohen. Mund të mbash në mendje drejtimin e përcaktuar për jetë. Vërtetë, kush din çka kërkon, nuk e harron. 43

Por, nuk guxon të lësh anash projeksionin e veprimit në çdo profesion, andaj edhe atë të përcaktuar në biznes. Pa strategji në biznes veprohet vetëm në rrethanat e veprimit të krizës. Këtu fitimet dhe humbjet nuk llogariten, ngase janë ditore. "Jetohet" dhe për një ditë. Në pjesën më të madhe të bashkëbiseduesve menaxher të cilët bëjnë biznes të vogël ose të madh, këtu ndër ne, ndesha një laramani. Te shumica, strategjia është vetëm llogari e fitimit të sotëm. Por, bindjet për ardhmërinë dallojnë. Një pjesë mendojnë se mënyra aktuale e veprimtarisë është e përshtatshme. Për më vonë nuk kanë menduar. Tjerët, këtë e shikojnë si vetëm një fazë në zinxhirin e biznesit të ardhshëm. Kuptohet se të gjithë tash merren me tregti. Fazë më e mbrothur për pjesën më të madhe prej tyre, është prodhimtaria ose shërbimet e specializuara të profileve veç e veç: prodhimet e ushqimit, metaleve e të ngjashme; shërbimet e transportit, sigurimit e të ngjashme. Të rrallë janë në këto ecuri (nga bashkëbiseduesit), që kanë strategjinë e përpunuar. Idetë iu janë mjaft të shpërndara. Prej atyre që mendojnë se kanë përpiluar strategjinë, veçova konstruktet e disave, të cilët kishin të përpunuara projektet e përgjithësuara, por jo edhe strategjinë. Strategjia, pak ndërlidhet me veçoritë e individualitetit. Mirëpo qëllimi dhe ambicia janë tipare individuale që gërshetojnë përcaktimin dhe kushtimin. Tjerat janë vlera universale, nganjëherë edhe përpunim shkollor, përkatësisht profesionist. Mirëpo, strategjia është edhe shkollë edhe doktrinë, që ndryshon sipas kohës e ambientit dhe parimisht nuk duhet të varët prej talentit të individit, veçse nga aftësitë profesioniste dhe motivimi për veprimet përkatëse. Megjithëkëto, ka strateg e strateg, të kohës dhe ambientit. Veprimet janë të ndryshme. Këtë më së miri e shprehin vlerat e arritura materiale. Ca persona në strategjinë e vet janë tejet këmbëngulës. Shkojnë shumë vjet duke e pritur çastin e 44

zbatimit. Dhe, sipas të dhënave nga autor të ndryshëm, shumica ia arrijnë qëllimit. Këta zakonisht janë njerëz të vetëbesimit të lartë, por edhe të imagjinatës reale. Janë vizionar. Në anën tjetër gjenden personat për të cilët çdo sjellje e kohëpaskohshme është strategji. Mirëpo, në të vërtetë kjo është shprehje e mungesës së strategjisë. Më tepër ngjason me ekzibicionizëm në të cilin fati e "strategjia" ndërlidhen me koincidencë. Ose, më mirë të shprehem, këtu kemi të bëjmë me taktikën që disa njerëz e çmojnë si strategji të vetën. Ose është veti e personave të cilët janë të prirur të vendosin duke menduar në lëvizje dhe për këtë janë të suksesshëm. Strategjia e tyre është një pikë si epiqendër në të cilën gjendet fitimi i caktuar. Sidoqoftë, mungesa e strategjisë e cila është si trung që degëzohet me taktikën, kurdoherë hakmerret. Për këto arsye, kujdes i veçuar i kushtohet sjelljes rreth strategjisë. Përkundër këtyre, në shumë raste "strategët" bëhen robër të përcaktimeve të veta. Atë çka nuk e kanë përpara në skemën e strategjisë, nuk e aprovojnë. Asgjë nuk mund të bëhet e përhershme dhe e pandryshuar. Në biznes nuk bën të keni "kokën e fortë" e "mendjen e dobët". Ashtu edhe strategjia pëson ndërhyrje me risi dhe reduktime të komponentëve të mëparshëm. Në këto dy raste ndeshemi me strategjinë statike dhe dinamike. Strategjia statike, duhet të kuptohet vetëm si shembull teorik. Në praktikë, asgjë s'është e palëvizshme dhe e pandryshueshme. Edhe ndërmarrësi i dyqanit më ekstensiv, bën përpjekje për ndryshimin e veprimit. Pra, sadopak ndërron strategjinë. Dallimi është në lëvizjet e plogështa dhe vitale. Në këtë drejtim, strategjia e ndërrimeve të plogështa, konsiderohet si strategji statike. Kurdoherë strategjia dinamike është ajo frytdhënësja. Skeleti mbetet si synim dhe bazë e veprimit, mirëpo "muskulatura dhe qarkullimi i gjakut" këtu janë 45

sikurse te gjallesat. Freskimi i strategjisë përherë është mëse i nevojshëm. Skema e lojës së ekipit të futbollit është e renditur me rolin e secilit lojtar sipas strategjisë së përcaktuar. Gjatë lojës disa lojtar ndërrojnë vendet. Ndërrohen edhe lojtarët. Në biznes këto ndryshime janë edhe më të shprehura. Ndërrohen kahet e vlerat e biznesit, ndërrohen edhe partnerët si bashkëpunëtorë dhe si bashkëkëmbyes të mallrave, pajisjeve, teknologjisë e të ngjashme. Trajtimet e shtruara këtu, kuptohet se kanë të bëjnë me ekipin si partner, individin si menaxher ose thjeshtë si veprimtarë të pavarur në biznes. Bëhet pyetja, si duhet dhe si mund të veprosh në strukturën e trungut të menaxhmentit? Ndryshimet dinamike në skemën e hierarkisë janë paksa më të kufizuara. Përndryshe, nëse secili fillon të bëj ndryshime dhe të zbatoj sjellje të dalluara rast pas rasti, luhaten themelet e hierarkisë së menaxhmentit dhe ndërmarrjes. Marrim si shembull kompanitë multinacionale IBM, Phillip Morris, McDonald's. Sikurse në ndonjërën ndërmarrje apo njësi më të vogla të këtyre kompanive, individët do të vepronin duke bërë ndryshime të karakterit strategjik, do të fillonin të shkëputen hallkat e lidhshmërisë funksionale të organizimit, udhëheqjes dhe drejtimit të tërë sistemit të kompanisë. Kësisoj, kur ndryshohet strategjia, duhet të bëhen përplot konsulta dhe të nxirren vendime. Por, edhe në rastet e kompanive të konstrukteve të avancuara, ndërtohen strategjitë e përparuara. Në fakt këto janë të përmbushura me mekanizma të sjelljes sipas rrethanave, lirive të skematizuara të veprimeve të pavarura. Do të thotë, janë të gërshetuara me variante të ndryshme. Andaj, tërë veprimi zhvillohet sipas strategjisë alternative. U kuptua se strategjia është përbërje e kërkesave dhe aftësive të veprimit efikas. Për ndërmarrjet e mëdha këtë e ndërtojnë profesionistët tejet të aftë, do të thosha, 46

vizionarët e talentuar, por që njëkohësisht janë edhe analitik të veçuar. Strateg të aftë janë të gjithë njerëzit e suksesshëm, të cilët veprimtarinë e vet e zhvillojnë sipas lidhshmërive në relacionin: njeriu, kamja, ardhmëria, mjedisi, kushtimi.

TAKTIKA Gjithçka në jetë është e mbështjellë me taktikë. Në raport me prokopinë, kjo është dominante. Nëse jo, suksesi është i mangët. Çdo lëvizje mbështetet në taktikë. Se sa është kjo frytdhënëse, varet nga aftësia dhe virtyti. Në këtë relacion taktika është "armë" e fortë për fitoren e atyre të cilët dinë ta përdorin, duke e adaptuar sipas rrethanave. Afron njerëzit dhe bëhet afatgjatë duke u eksponuar me respektin e mbështjellë të paktën me një sinqeritet të shprehur. Largon kur bëhet qëllim i taktizimit dinak. Ca njerëz përherë taktizojnë dhe bëhen aq banal, saqë tjerët iu shmangën që mos të bijën në lojën ose të pakuptimtë ose të cektë dhe smirëzezë. Por, këtu nuk është fjala për llojin e tillë të taktikës që është jofrytdhenëse. Taktika në biznes nuk mund të jetë dredhi, por veprim i çiltër për mbarështimin e efekteve të veprimtarisë së mirëfilltë. Taktika është mjeshtri. Në te, talenti artistik duhet të vijë në shprehjen e realitetit të imagjinuar. Por, që pranohet si realitet. Mund të jetë ndonjëherë edhe "trillim përshkrues", por me vlera frytdhënëse. Andaj, jo trillim i kundërt me prokopinë dhe normat morale. Aktori i imagjinatës së lartë me talentin e vet eksponon artin sipas roleve, me të cilat na sjellë në vende, kohëra dhe para personaliteteve të besueshme. Ne e përcjellim dhe i besojmë duke "shkuar bashkë me te" nëpër të gjitha shtigjet që i kalon. Këtu rrëfimi është taktika e cila pas shfaqjes mbetet vetëm si impresion. 47

Shkojmë nga teatri dhe rrugës ballafaqohemi prapë me realitetin e jetës së përditshme, që është një teatër tjetër. Në ekonomi gjërat qëndrojnë ndryshe. Kompleksi i marketingut është shembulli tipik i imagjinatës që përbën taktiken e spikatur. Iluzioni nga taktika duhet të jetë i qëndrueshëm. Trillimi i besueshëm. Stili origjinal i aktorit në teatër na venë në lojë më pak apo më shumë të këndshme. Për këtë kemi paguar. Dhe ndahemi të kënaqur. Kur blejmë diçka që paguajmë më shtrenjtë se biletën për teatër, duam që këtë ta shfrytëzojmë aq sa çmojmë se e ka vlerën. Në të kundërtën zhgënjimi bëhet i rëndë. Humbet imazhi i prodhuesit dhe vlera e tij në treg, andaj edhe prokopia. Mund të nxirret një sërë taktikash si variacione të sjelljes dhe mjeshtërisë së sendërtimit të tyre. Por, vlerësoj se të gjitha mbështetën mbi baza: analitike dhe pragmatike, të ndërtuara dhe të shprehura sipas instinkteve, arsyes, profesionizmit dhe arsyes e profesionizmit. Ndonëse në rastet më të shpeshta taktika shprehet si e kombinuar, kryesisht përgatitet në mënyrë analitike dhe ekspozohet si sjellje metodike ose pragmatike. Për analitiken dhe pragmatizmin, do të gjeni shpjegime të përgjithësuara dhe konkrete në shumë pjesë të këtij libri, prandaj këtu për këto nuk do të parashtroj më tepër. Taktika instinktive, ngërthen në ndjenjën e ekzistencës. Si veti e lindur gati e të gjitha gjallesave, shfrytëzohet në mënyrë shumë të rrafinuar. Disa kafshë, janë artist të taktizimit. Duke ushtruar reflekset e kushtëzuara, aq bukur dinë të kombinojnë lajthitjen dhe kërcënimin, saqë vështirë se mund t'iu kaloj njeriu me tërë instinktin, arsyen dhe aftësinë e përsosur të kërkesave të veta. Duke u sjellë sipas instinktit, tregojmë se jemi më afër natyrës. Por, njeriu me arsyen e ngritur, bukur shumë është shkëputur nga sjellja sipas instinkteve. Ndërmarrësit nganjëherë lavdërohen se veprojnë me taktikën sipas instinkteve dhe arrijnë qëllimin. Janë këto rastet e kompensimit jo të suksesshëm të dobësive profesioniste 48

ose fshehjes së të metave të shkaktuara nga mangësitë profesioniste. Gjithandej, përvoja e ushtruar për të nuhatur shpejt dhe me mprehtësi, pa ndërmjetësimin e arsyetimit i përket intuitës. Kjo veti ndër menaxher është mjaft e përhapur dhe shpesh frytdhënëse. Megjithëkëtë, veprimi i tillë nuk është sipas instinkteve. Ndërsa shprehja e këty-re njerëzve se veprojnë sipas instinkteve, më tepër i përket gjuhës së zhargonit me të cilën tregohet sjellja e natyrshme, ose sa më afër me natyrën. Taktika e ndërtuar sipas instinkteve çfarëdo qoftë, nuk mund të bëhet e qëndrueshme. As përkohësisht nuk është efikase. Mossuksesi në punën e ndërmarrësve, më së shpeshti rezulton nga mbështetja vetëm në instinkte, ndjenja dhe intuitë, duke lëçitur argumentet. Taktika sipas arsyes, mbështetë përcaktimin e njeriut në aftësinë mendore për të gjykuar dhe renditur sjelljet e veta në ecuritë e jetës dhe punës. Ndërtimi i taktikës sipas arsyes, sublimon shkaqet dhe pasojat si pjesë përbërëse e peshimit të veprimeve. Sjelljet në biznes, kanë lidhshmërinë e vet të logjikshme dhe të palogjikshme. Gjykimi objektiv i bazuar në arsyen, mundëson shtytjet e guximshme për të qëlluar thelbin e dukurive të cilat nuk kanë përherë kahun e arsyeshëm. Duke ndërtuar taktikën për prokopi më të efektshme, arsyetoni suksesin e veprimeve. Nga kjo rrjedhë konstatimi se taktika ka bazën e qëndrueshme. Mirëpo, taktika si tërësi nuk mund të mbetët vetëm si kompleks logjik e i arsyeshëm nëse nuk freskohet me përvoja dhe njohuri profesioniste. Për biznes, taktika e përcaktuar sipas ligjeve dhe rregullave të arsyes, pra është e mangët. Arsyeja është supozimi i gjykimit të drejtë. Pa kultivimin e njohurive profesioniste s'mund të arrihet gjykimi i arsyeshëm. Taktika profesioniste, paraqet përgatitjen mbi baza të tërësisë së mjeteve, metodave, modeleve, koncepteve dhe mënyrave për sjelljen dinjitoze në veprimet serioze në përgjithësi. Praktikisht, për biznes taktika e 49

ndërtuar në mënyrë profesioniste është veprim i specializuar e analitik. Andaj, si tërësi e qëllimeve, kushtëzon angazhimin e personave të profileve të ndryshme. Me zhvillimin e teknologjisë, mjeteve të informacioneve dhe komunikimeve, përpunimi i taktikës ka arritur shkallën më të lartë të përsosurisë. Zhvillimet në shkencat tjera, veçmas të pjesëve të tyre aplikative e sidomos në menaxhment dhe psikologji, kanë krijuar mundësitë e përgatitjes së taktikës së spikatur. Të prirë nga njohuritë se tregu është një konglomerat i psikologgjive njerëzore, ndërmarrësit kanë përfituar në efikasitetin e taktikës së marketingut. Psikologët kanë ndihmuar mjaft këto përpjekje, por edhe tjerat për determinimin e varianteve të suksesshme të drejtimit dhe udhëheqjes me motivim më të lartë të punonjësve. Ndëraksioni i specialistëve nga fushëveprimet e ndryshme, duke u mbështetur në mjetet e informatikës, në rend të parë të procesimit kompjuterik, ka arritur të krijoj një sërë variantesh të taktikave sipas ndeshjeve me kërkesat dhe rrethanat. Kësisoj ndërtohen taktikat "për çdo eventualitet". Taktika sipas arsyes dhe profesionit, në të vërtetë paraqet sublimimin e shkencës dhe artit në përgatitjen e saj. Ndërtimi i taktikës mbi baza shkencore e profesioniste, është përmbajtja e mbështetur në aparaturën dhe veprimet e perfeksionuara. Keni përpiluar variantet e taktikës ose taktikat. Këto janë mjaft efikase. Kënaqësia e suksesit nuk është komplekse, nëse në këtë nuk është inkorporuar edhe origjinaliteti. Andaj, arsyeja dhe pro-fesioni ia shtojnë taktikës edhe këtë dimension, përka-tësisht ndërtimin e stilit origjinal. Ndërkaq, kur kombinohen arsyeja dhe profesioni, nuk do të thotë që të bëhen ngjitje mekanike të këtyre dy komponentëve. Me ndërhyrjen e profesionit, arsyeja në një pjesë reduktohet dhe në tjetrën plotësohet. Profesionizmi nuk shpien përherë kah sjelljet e arsyeshme. P.sh. njeriut i cili nuk i njeh mirë gjërat për të cilat zotohet, duhet t'i ndihmosh. Mirëpo, nëse ky në bindjet 50

e veta është këmbëngulës, duke mos gjykuar sipas arsyes, por vetëm mbi bazat profesioniste, ose anasjelltas, s'është e arsyeshme të humbësh kohë me këtë. Edhe profesionizmi me ndërhyrjen e arsyes, pëson ca ndryshime. S'mund të shkosh gjithnjë i prirur me profesionizmin: 1+1=2, por arsyetohet edhe =2 (± 0,1...) Plotësim tjetër i kompleksit të taktikës sipas arsyes dhe profesionit, është edhe gërshetimi me kriterin e virtytit të njeriut. Ky ofron ndihmesën që konkludimi të si-llet sipas vlerësimeve objektive. Sikurse edhe strategjia, përgatitja e taktikës dallon për nga gjerësia e ndërmarrjes. Ndërmarrësit në firmat e biznesit të vogël, përpilojnë taktikën ashtu siç e çmojnë për rrethanat përkatëse, duke u sjellë sipas: intuitës, arsyes, profesionit e disa edhe sipas arsyes e profesionit. Me siguri se në korporatat e mëdha, taktika përpunohet në mënyrë më të përsosur, duke kombinuar të gjitha mekanizmat dhe dituritë në kuptimin e shkencës dhe artit të taktikës. Stili i taktikës Sa njerëz aq edhe stile të sjelljes, taktikës dhe veprimit. Më lartë shtrova shpjegimet e mënyrës së ndërti-mit të taktikës. Por, praktika është e përmbushur me shembuj të shumtë të cilët nuk janë tipik. Atipikja shprehë stilin e taktikës. Stili origjinal i menaxherit është rezultat i imagjina-tës së tij, gjithashtu sikurse te aktori, të ndërtuar mbi bazë të talentit, por të kultivuar. Do të thotë, të sajuar sipas aftësive profesioniste dhe arsyes. Të gjendesh përherë në biznes me prokopi të caktuar, por sidoqoftë rritëse, duhet pasur strategji të qëndrueshme, por edhe taktikë të besueshme. Taktiken që nuk e kupton, përndryshe nuk e beson. 51

Ca veprimtar në punën e vet taktikën e eksponojnë si lojë. Por, përderisa njëri për këtë djersitet e nuk i shihet djersa, tjetri aspak nuk mërzitet. Këtu kemi dallimin në mes taktikës si profesion me kushtim dhe taktikës si blof, që diletanti e ushtron pa seriozitet. Këta persona nuk janë në vijën e njëjtë të vlerës, as të imagjinatës e as të përmbajtjes. Kur ky i dyti dështon, mbetet gojëhapur. Ndërsa kur dështon i pari i ka të qarta shumë gjëra: taktiken nuk ia ka adaptuar mjedisit si mentalitet. Por, si analitik i mirë këtë e përpunon dhe për matej e bën frytdhënëse. Ndër të tjera taktika duhet të lëshohet sipas masës; nga një pjesë dhe të bëhet racionale. Duke tepruar me taktikë humbet efekti i saj, ndonëse kjo bëhet edhe kundërthënie e qëllimit. Më në fund, kështu rrëzohesh në grackën e taktikës së ushtruar jashtë masës. Edhe në bixhoz taktizohet. Por, kur të tjerët aty kuptojnë se taktizon tepër, ose bëhesh i mërzitshëm ose i dyshimtë për mashtrim, në mesin e tyre më s‘ke vend. Komunikimi taktizues duhet të përcillet me një dozë të vetëbesimit dhe besimit reciprok. Nëse në këtë nuk vërehet sinqeriteti dhe virtyti njerëzor, s'mbetet tjetër pos të tërheqësh taktikën e eksponuar ose të tërheqësh nga punët e nisura. Taktika s'është gënjeshtër, por metodë e sjelljes bindëse edhe për atë që nuk duket aq e besueshme. Taktizon me dikë dhe kur zbulohesh, ai ta shkon me taktikë. Kjo s'është më taktikë, por lajthitje në të cilën bëhen të dy palët. Disa njerëz vërtetë janë të pashpresë. Mundohen të gjurmojnë tjerët, ndërsa nuk njohin fuqinë mendore të vetes. Si ilustrim për këtë do të përshkruaj dialogun në mes të Hamletit dhe Gildensternit, në të cilin Shekspiri aq bukur e thur raportin e pabarabart të njerëzve që taktizojnë: "Hamleti 52

...Tani zotërinj, m'a thoni mënjanë në vesh, përse më vini rrotull të m'a merrni erën, sikurse dëshironi të më shtyni më ndonjë grackë? Gildensterni Oh, Imzot nofta nga zelli i flakë jua tregojmë dashurinë me një mënyrë të keqe. Hamleti S'e marr dot vesh ç'më thua. Kij mirësinë t'i biesh pakëz këtij fyelli. Gildensterni Imzot, nukë munt. Hamleti Të lutem. Gildensterni Besomë, nukë munt. Hamleti Të lutem shumë. Gildensterni S'di si t'a los, Imzot. Hamleti Është pun' e lehtë si gënjeshtra. Vër gishtërinjtë mi këto vrima. fry-i me gojë, dhe do të nxjerrësh një muzikë t'ëmbël si mjaltë. Shiko, ja këto janë kyçet. Gildensterni Po nukë di t'i përdor e të nxjerr një harmoni; s'e kam zanat. Hamleti Ahere, shih sa të humbur më kujton! Dëshiron të loç me mua; dhe të duket sikur m'i di kyçet; dëshiron të m'a nxjerrësh zëmrën nga misteri i saj; dëshiron të më bësh të këndonj nga nota m'e unjët gjer te m'e larta; dhe në këtë instrument të vogël ka shumë muzikë dhe zë të bukur, po megjithëkëtë, ti nukë munt ta bësh të flasë. Për besë, mos beson që munt të më loç mua më lehtë se 53

fyellin? Quamë çfarëdo instrument që të duash munt të më gërvishtësh, po nukë munt të më loç." Shekspiri: "Hamleti". Nga përkthimi i Fan S.Nolit Nga përshkrimi mund të nxjerrim konkludimin filozofik dhe psikologjik të taktikës. Por edhe diçka më teper. Kultura komplekse personale, përbënë potencialin për taktikë të mirëfilltë të eksponuar sipas renditjes në të cilën shtrohet kërkesa dhe qëllimi, por duke mbrojtur dinjitetin: "Quamë çfarëdo instrument që të duash munt të më gërvishtësh, por nuk munt të më loç." Me kulturën e ngritur, një fjali të qëllimit të njëjtë mund ta kumtoni në disa mënyra, ose të paktën në dy. Mjeshtëria për negociata është taktikë, përkatësisht negociatat janë mjeshtri dhe art i taktizimit. Negociatori i mirëfilltë është i përshkuar me maturinë. Flet pak e lexon, shumë në mes rreshtave dhe nga pak është sugjestiv i paimponueshëm. Edhe kur improvizon, këtë e bën të besueshëm. Analizon shpejtë dhe merr vendim të prerë. Negociatat janë të mbështetura në normat e rëndomta për marrëveshje dhe në taktikën individuale. Nëse individualiteti dominon duke u shndërruar në banalitet me eksponimin e superioritetit, negociatori humbë imazhin te pala tjetër. Stili dhe shkathtësia e marrëveshjes janë taktikë mjaft e ndërlikuar. Normat e institucionalizuara përcaktojnë bazën e taktikës, andaj edhe te negociatave. Normat morale janë ato të pashkruara, mirëpo çdo mjedis këto i bën të njohura. Janë të përcaktuara sipas kritereve universale dhe dokeve, respektivisht zakoneve të trevës përkatëse. Mund të taktizosh sa të duash, por nëse këtyre kritereve nuk i përmbahesh, gjendesh ose afër dështimit ose ke dështuar. Specifikat megjithatë nganjëherë kushtëzojnë sjellje të veçantë të taktizimit. Këto më tepër janë vlerat e fshehta të taktikës. Prandaj, taktika nuk është aq e kapshme sikurse duket në pikënisje p.sh. të 54

negoci-atave. Për këtë taktika mësohet dhe ushtrohet sipas fu-shëveprimeve dhe tipareve të shumicës së mjediseve të cilave iu dedikohet. Mund të kesh mësuar e ushtruar taktikën, si bie fjala, të shitjes së aparateve të elektro-nikës ose për investime të përbashkëta për prodhimin e aparateve elektrike. Këtë s'mund ta bësh njësoj në Greqi dhe Turqi ose Kinë e Hong Kong. Aftësia për taktikë është njohja e psikologjisë, ajo masive si stil i mjedisit, si tipike dhe individuale e personave nga fushëveprimet e ndryshme. Ndër këto, forca e inovacionit mendor ngërthen aparaturën e komunikimit - të rëndomtë dhe të veçantë - që në realitet është taktikë. Këtë të dytën është më së vështiri ta përvetësosh. Kësisoj janë themeluar shkolla ose drejtime të ndryshme të arsimimit për të mësuar mjeshtërinë e taktikës. Edhe menaxheri më i shkathët mund të ketë mangësi për njohjen e taktikës. Ani pse gjithkush duhet të këtë e edhe e ka taktikën e vet, për taktizim të njëmendët mjeshtrit janë të rrallë. Si profesion, por më tepër si vo-kacion, taktika e ka zanafillën në politikë, megjithëqë nismën e ka nga luftërat. Por, pasi që këto kanë pasur më së shpeshti qëllimet politike, janë të gërshetuara në mes vete. Dalëngadalë taktika politike është ngritur në profesionin më të avancuar diplomacinë. Në kuadër të menaxhmentit, në biznes zgjidhen menaxherët e veçantë me aftësi për negociata. Shkathtësia negociatore është referencë e vlershme sikurse për firmën - institucionin, ashtu edhe për individin. Kujdesi ndaj taktikës nuk ndalet vetëm me këtë. Firmat përcaktojnë strategjinë dhe taktikën në raport me kriteret universale dhe të vendit. Me rëndësi është që taktikën në ndërmarrje e menaxhment dhe personifikimin individual t'i zbërthesh në komponentët: historike, tradicionale dhe doktrinare. Gati nuk gjendet vend ku që të tri këto nuk janë prezente. Por, njëra ose tjetra më pak ose më shumë është 55

e përhapur. Me zhvillimin e konkurrencës, në kuadër të hulumtimit të tregut, në shumë aspekte kanë filluar që të bëhen analiza të thukëta për të gjitha komplekset e tregut të: mallrave, kapitalit, forcës punonjëse, diturive (know-how) e të ngjashme. Pastaj për tiparet e mjedisit. Përshkrimin e traditës dhe doktrinës do ta bëj në kapitujt: Veçori të dalluara dhe Rangu i biznesit në hierarkinë shoqërore. Për taktikën, këtu do të përqëndrohem në disa shembuj karakteristikë të disa vendeve e mjediseve. Kur përcaktoheni për taktikën e komunikimit, konkretisht të negociatave për veprimin përkatës në vendet islamike, p.sh. arabe, duhet të keni njohuri të traditës. Për këta janë karakteristike: veprimi i ngadalshëm, eksponimi i tradicionalizmit islamik, ritet fetare (për disa mjedise), skepticizmi ndaj kulturës evropiane, mosbesimi në negociator, lidhshmëria e negociatave me levërditë personale e të ngjashme. Këto janë nënkomplekse të traditës. Thjeshtë, trashëgimi historike. Më të rralla janë mjediset ku veprohet mbi baza të doktrinës si kulturë e re e biznesit. Pak më tepër do të ndesheni me kulturën e përzier, e cila balancon ndërmjet tradicionalizmit islamik dhe doktrinave të perëndimit. Në Kinë do të ballafaqoheni me traditën e inovuar të urtisë së vjetër konfuçiane me disa përzierje të mendimit të dirigjuar (pankomunist). Në Hong Kong dhe Tajvan ku po ashtu shumicën e popullatës e përbejnë kinezët do të ballafaqoheni me një kulturë krejt tjetër, që nuk i përngjanë tradicionalizmit kinez. Në këto vende veprohet, bisedohet, harrohet e gati asgjë s'është e qëndrueshme. Pra, as rezultati i negociatave. Në Ballkan, dikur, tradita ishte udhërrëfyese e përcaktimeve të taktikës. Për një popull vlente taktika e be-simit me rezervë. Për tjerët vlente besimi i parezervë, konkretisht kur ishte besa. Mirëpo, këto anakronizma historike janë tejkaluar, anipse ende nuk është ndërtuar doktrina e parimeve të civilizimit më të përparuar. 56

Teknologjia e taktikës nuk mbështetet vetëm në kodekse të traditës dhe doktrinës. Është një kompleks tejet i gjerë në të cilin invenca dominon. Mund të merrni me mend që të gjitha i keni mësuar, ballafaqoheni me një risi. Përgjigjen duhet ta jepni "në këmbë". Për këtë duhet ta keni të ushtruar ndjenjën e urtisë, mendimit të shpejtë, nganjëherë edhe jo aq fascinues, por të nde-shjes inventive ngjashëm me lëvizjen e figurave në lo-jen e shahut. Tipare të vlershme për ndërtues të taktikës janë: njohja profesioniste e natyrës dhe teknologjisë së punës, aftësia për të menduar dhe urtia. Përvoja mbi të gji-tha është dominante. Masa e ngritjes dhe uljes së zërit, p.sh. gjatë negociatave përkatëse, është pjesë përbërëse e teknologjisë së komunikimit. Sidoqoftë, personat e rrëmbyeshëm dhe të plogësht nuk janë të përshtatshëm për veprime taktike.

PLANI Prej këtu, në këtë studim, me planin do të ndesheni edhe disa herë, por në mënyrë të përqendruar vetëm edhe dy herë dhe atë sipas përmbajtjeve të cilat iu dedikohen qëllimeve si funksion ose zotim: në menaxhment dhe ndërtimin e biznesit. Në këtë pjesë, plani shqyrtohet vetëm sa për të shënuar peshën e vlerës që e ka për çdo aktivitet njerëzor, pastaj për çështjet e biznesit si aktivitet inicial, duke filluar nga imagjinata e prokopisë. Plani është gjysmimagjinatë e gjysmoperacionalizim i të dhënave të shkruara, të tashme dhe të prognozuara, sipas metodave më të thjeshta deri te ato më të përsosura kualitative dhe kuantitative. Duke përpiluar planin me të gjitha komplekset dhe nënkomplekset e strategjisë, konceptit e taktikës, mësoni edhe më 57

shumë për veprimtarinë, potencialin personal dhe veçoritë e veprimtarisë të cilën do ta ushtroni. Dallojnë qasjet ndaj përpunimit të planit. Ndërkaq, metodat dhe mënyrat mund të jenë më ekstensive ose më intensive, përkatësisht më të përsosura. Njerëzit prej kohërash kanë planifikuar. Disa edhe qysh herët ia kanë filluar t'i shkruajnë elementet e planifikuara. I hasim këto edhe në dokumentet më të vjetra të Egjiptit dhe mbretërisë së Izraelit rreth shekujve XX, përkatësisht X p.e.s., pastaj në Bibël dhe Kuran. Në ecuritë bashkëkohore, plani e ka ruajtur dhe zgjeruar rëndësinë e vet. Me zhvillimin e metodave të reja të analizës dhe prognozës, është thjeshtësuar puna në ndërtimin e planit. Përpunohet në mënyrë më të thelluar dhe më të cekët. Ndërmarrësit, disa më shumë e disa më pak, planit i kushtojnë rëndësinë e merituar. Planifikojnë në kokën e vet ose bëjnë elaborime ca më serioze. Në trajtimin e planifikimit në kuadër të menaxhmentit si funksion i tij i domosdoshëm, kam përshkruar të gjitha veçoritë dhe përmbajtën e këtij si projekt elementar dhe kërkesë për çdo aktivitet ca më serioz njerëzor. Ndërsa për ndërtimin e biznesit, kam trajtuar ato veçori të cilat janë koekzistente me kërkesen për shtjellim të punëve të ndërmarrjes.

PROGRAMI Etapat e fazat iniciale dhe vijuese të veprimtarisë me të gjitha elaborimet dokumentare dhe lëvizjet e aktivitetit për prokopi, parashtrohen në programin konceptual dhe margjinal. Për nga vlera praktike, që të dy këto lloje të programit në dimensionet e ndryshme, praktikisht janë të pandashme. 58

Programi konceptual, përbënë trajtimin qenësor paraprak dhe vijues të veprimtarisë, dedikuar aktiviteteve të ndryshme e sidomos të prokopisë. Qasjet komplekse, përkatësisht të kombinuara për zbatimin e zotimeve të mbështetura në ide iniciale, kur do t'i programoni, ndriçojnë shikimet dhe ndihmojnë përqasjet ndërmjet reales dhe irreales. Imagjinata e sistematizuar në elaboratin si program, bëhet më e kapshme. Relacioni konceptual është zbërthim i mbështetur në aftësitë personale. Duke vepruar në këtë mënyrë, mendimet për veprime renditën sipas prioritetit. Selektohen vlerat më të rëndësishme sikurse: koncepti, strategjia, taktika, plani, bilancet tjera të mjeteve financiare dhe përplot dukuri aktuale me të cilat do të ballafaqoheni në shtegun e prokopisë. Është akoma fillimi i juaj dhe koha kur imagjinata duke u parashtruar si program merr dimensionet e materializimit. Metodat e programimit konceptual, ndihmojnë që të nxirrni variablet e mundshme të projekttimit të indikatorëve më pak ose më shumë të vlershëm të veprimit të ardhshëm. Dikur metodat e njohura të programimeve të ndryshme: lineare, simpleks dhe operacionalizimet tjera, me siguri se tani e kanë humbur aktualitetin. Kuantifikimi më i thjeshtësuar mekanog-rafik, gjegjësisht i kompjuterizuar, vlen mjaft, por ve-tëm aq sa mund të siguroni informacione aktuale dhe kurrente. Parashtroni variablet e juaja si dilema me shifra dhe cilësi të renditura sipas vlerave p.sh. 1 - 100. Provoni edhe ecuritë tjera të cilat s'mund t'i kuantifikoni. Pas krahasimeve do të nxirrni përfundimin me një ose disa variacione. Programi margjinal, më tepër i përngjanë vezhgimit vijues të ecurive e dukurive dhe provave për prognozat aktuale të cilat mund të zbatohen në etapat e ndryshme kohore. Përndryshe, program margjinal është edhe perceptimi i shkruar si operacionalizim në konspektin më të thjeshtë. Njësoj me këtë është edhe ndarja e aktiviteteve nëpër fazat e caktuara, duke mbështetur 59

të gjithë aparaturën e punës dhe planet sipas të cilëve zba-tohen detyrimet përkatëse në veprimtari. Thjeshtësia e trajtimit të programit margjinal si realitet dhe imagjinatë, vjen në shprehje më tepër se sa në atë konceptual. Arsyeja kryesore është se për këtë nuk shfrytëzohen aq metodat e kuantifikimeve programore, por vetëm ato mendore. Disa ndërmarrës të ushtruar, programin margjinal e përdorin si një udhërrëfyes të zakonshëm, por nga i cili nuk ndahen asnjëherë. Të gjitha veprimet të cilat i rendisin nëpër hapësirë dhe kohë, shkurtimisht i konceptojnë dhe kësisoj konspektin e mbajnë si një kalendar, që e çmojnë shumë të rëndësishëm. P.sh. dilerët e bursave, para se të lajmërohen në këto, përpilojnë programin sipas të cilit trajtojnë strategjinë dhe taktikën e veprimit, me variacione të mundshme të cilat i magjinojnë sipas situatave me të cilat mund të ballafaqohen.. Edhe sjelljet e tjerëve të cilat do t'iu dukën të çuditshme, do t'i arsyetoni pasi që të kuptoni se këto kanë qenë pjesë përbërëse të skemave të programuara të menaxherëve të spikatur. Rastet e tilla do t'i vëreni nëse përqendroheni në përplot transaksione të cilat në fillim iu duken të pashpresë e pastaj kuptoni se kanë qenë fryt-dhënëse. Në realitet këta janë shembujt e taktikës së programuar.

60

REZONI

1. Sa më larg të shikojmë edhe më shumë largohemi nga e sotshmja. 2. Prapambeturia individuale nuk mund të arsyetohet përherë me prapambeturinë kolektive të mjedisit. 3. Shterpësia e krijimtarisë shpirtërore e një kolektiviteti është më e rëndë se varfëria; në varfëri mungojnë të mirat materiale, në shterpësi mungojnë idetë për tejkalimin e varfërisë. 4. Në shoqërinë ku vitaliteti është në depresion, të mençurit kopjojnë të dijshmit, e të dijshmit bëhen borxhlinj të të mençurve. 5. Ndër shumë strategji edhe pse mund të këtë të dështuara e pamundur është mos të këtë edhe të qëlluara. 6. Për prokopi, taktika nuk zbatohet sipas logjikës unë rrej ty, ti mua; por unë ndihmoj ty e ti mua, duke ngritur mirëkuptimin e pasuruar paralelisht. 7. Strategjia më e mirë është ajo nga e cila ndërtuesi i saj, pavarësisht se sa e çmon, krijon prokopi të mirëfilltë. 8. Strategjia është përmbledhje e shumë veprimeve ndër të cilat dominon taktika dhe sjelljet të cilat gradualisht materializohen. 9. Taktika graduale i ngjanë lojës në të cilën në fillim humbet nga pak e pastaj fillohet me fitimin herë nga pak e herë nga shumë dhe prapë duke humbur nga ndonjë lojë. 10. Taktikën të cilën nuk e kupton, s'mund ta besosh. 11. Një strategji e disa taktika e jo disa strategji e një taktikë; kjo është mangësia e profesionizmit për prokopi. 61

12. Zhvillimi sipas planit është zbatimi i skemës e cila në vijueshmëri patjetër duhet të përjetoj ndryshime. 13. Koncepti, strategjia, taktika, plani, programi e tjera, janë përsiatje të ndryshme për arritje në cakun e njëjtë. 14. Koncepti është sikurse virtyti; mbështetet në parime dhe zbatohet sipas rregullit që imponon karakteri i punës në vijueshmëri. 15. Ata që kanë shumë koncepte, kanë realizim të mangët. 16. Të gjithë njerëzit pak a shumë janë janë talent të lindur për artin dhe shkencën e prokopisë. Por, rrethanat ose inercioni disa i shtyjnë përpara e disa i ndalin në vend. 17. Të parashikosh në fillim është e domosdoshme; edhe të prapashikosh kohë pas kohe është e nevojshme për të realizuar parashikimin. Ndërkaq, kompleksi i parashikimit përbëhet edhe nga shikimi prapa. 18. Ndaluni në një vend, shikoni veten dhe përreth, lëshojeni një shikim horizontit, mendoni për horizontin dhe veten ku gjendeni dhe ku shkoni, duke imagjinuar piken tuaj të horizontit! Ja, kocepti, strategjia, plani e tërë përmbajtja e nismës për prokopi të mirë. 19. Mësimet për jetë mos i kërkoni vetëm në shkollë! Aty mund të gjeni shpjegimet universale për të sendërtuar vlerën e jetës. 20. Në disa mjedise mendojnë se arsimimi ndihmon formimin e taktikës. Arsimimi veçsa e ngritë aftësinë duke përsosur metodën e gjykimit, por jo edhe rrumbullakimin e kompleksit të taktikës. Për këtë kërkohet kultura dhe përvoja. 21. Mençuria e dendur ngapak dëmton prokopinë, ngase rritë frenimin. 62

22. Imagjinimi i prokopisë është sikur të gjendeni para një mali e keni plot kalime, duke mos ditur se cili është më i përshtatshmi. 23. Objektivat e prokopisë ndërtohen me pak para e shumë mend. Duke menduar shumë nuk do të thotë të jesh më i mençur. 24. Ruajuni nga njerëzit që mbrohen për së tepërmi. Këta janë "profesionist" për mbrojtje nga iniciativa. 25. Disa njerëz janë strateg të spikatur e disa veprojnë sipas intuitës, instinktit dhe drejtimit të erës. Të parët janë për prokopi afatgjatë, të dytit për "turrje" të kohëpaskohshme. 26. Menaxheri pa strategji bëhet i hutuar dhe shterë vlerën e biznesit. 27. Pa strategji, veprohet vetëm në kushte të krizës, ku fitimet janë sot për sot. 28. Atë çka s'është e shkruar ose e dëshmuar s'mund ta ndërtosh? Ja dogma. Por, as jeta as veprimtaria, sikurse edhe biznesi, nuk mbështesin dog-mën. 29. Edhe dogmatiku ka strategjinë dhe taktikën e vet, bën ndryshime, por të tjerët nuk dinë ti diktojnë këto. 30. Jeta është një teatër ose i madh ose i vogël; në secilin luhet loja ku dominon taktika. 31. Konceptin, strategjinë dhe taktikën i përpunoni për vete, andaj duhet t'ia adaptoni kapacitetit tuaj. 32. Nëse idealizoni ardhmërinë, mos e ngarkoni të tashmen me iluzionet e strategjisë!

63

KREU 3 RAPORTET E VLERAVE NJERËZORE "Nëse civilizimi s'është në zemrën e njerëzve, atëherë s'është askund." Gj. Duhamell

HYRJE Kriteret e vlerësimit të njerëzve për krijimtari janë vërtetë kontraverze. Përpjekjet për determinime të përgjithësuara ose parciale, më tepër shënohen ndër teoricien dhe krijues tjerë të thelluar në çështjet e raporteve të grupeve njerëzore, sipas racës, kombit e religjionit. Mirëpo, shumica e këtyre trajtimeve kryesisht përqendrohen në meditimet dhe prezentimet filozofike, sociologjike dhe psikologjike. Më të pakta janë shqyrtimet të projektuara në shkathtësinë për prokopi të mirëfilltë. Duke u përpjekur që të bëj një analizë empirike për tiparet e disa popujve dhe regjioneve, përkatësisht vendeve të botës, kisha para vetes qëllimin e krijimit të një përshtypjeje atyre që duan të hyjnë ose janë në vijim të zejes së biznesit. Nuk vlen mjaft, të njohësh veten, por duke njohur edhe tjerët se si mendojnë dhe veprojnë, pastaj çfarë rezultatesh arrijnë si ndërmarrës ose udhëheqës më të lartë edhe të kompanive, krijohet një suazë kurajuese për veprime më të sigurta dhe më të avancuara. Bindjet e njerëzve ndërrojnë ngadalë. Por edhe me ndryshimet e tilla, mbesin përshtypjet. Pastaj, krijohen të rejat. Duke u marrë me zejen e biznesit, ndërrimet bëhen më intensive e edhe përshtypjet marrin kahun 64

kalues, ngase ndërrohen me shpejtësi. Andaj, filozofia klasike duke u përmbushur me risi të përshtypjeve nga filozofia e biznesit, ofron një tablo të re e cila mediemos njerëzve iu hyn në përdorim. Ashtu edhe përshkrimet e sajuara në këtë pjesë duhet ta kenë vlerën shfrytëzuese. Kanti, citon thëniet e Hjumit (Hume David, filozof anglez, ekonomist, tregtar, profesor, burrështeti, bibliotekar, nënsekretar për punët e jashtme, politikan në shërbim të markizëve dhe gjeneralëve të ndryshëm): "Zezakët afrikanë për nga natyra, nuk kanë kurrfarë ndjenje që do të ishte përmbi shijen fëmijërore. E fton gjithkënd që t'ia thotë një shembull që tregon se zezaku ka shfaqur ndonjë talent dhe pohon se në mesin e qindra zezakëve që janë marrë nga atdheu i tyre në pjesë të ndryshme të botës, edhe pse shumëve prej tyre u është dhënë liria, nuk është gjendur kurrë asnjë i vetëm që ka dhënë diçka të madhe në art ose në shkencë ose në cilëndo fushë tjetër, ndërsa në mesin e të bardhëve gjithmonë ndonjëri depërton nga shtresat më të ulëta dhe me talentin e vet të jashtëzakonshëm fiton autoritet në botë. Dallimi midis këtyre dy fiseve njerëzore është aq qenësor dhe duket sikur është në cilësitë e karakterit të tyre, njësoj sikurse edhe në ngjye-rën e lëkurës." Gjykime edhe më të errëta kishte fizikani i njohur bashkë me Berdinin dhe Bretenin u nderua me shpërblimin Nobel - Viliam Shokli (William Shockley), i cili konfirmonte që: "njerëzit me nivelin e ulët të intelektit, ekonomikisht duhet stimuluar për sterilizim." Ai besonte se njerëzit e zezë gjenetikisht janë inferior ndaj të bardhëve të paktën në një segment të aftësive Entelektuale. Artur Janseni (1969): "ka gjetur në testime se të zezët tregohen më të dobët se të bardhët." Konrad Lorenzi, profesor i Universitetit të Vjenës (tash në pension), përndryshe një ndër zhvilluesit eminent të nocionit të epistemologjisë evolutive, qëndrimet e tilla plotësisht i hedhë poshtë. Konstaton: "Testi për përcakti65

min e nivelit të intelektit është formësuar sipas masës së kulturës së klasës së mesme të të bardhëve dhe me siguri se është i padrejtë ndaj njerëzve të racave dhe kulturave tjera." Përndryshe, arti zezak në jug të Amerikës Veriore në gjysmën e shekullit XVIII (kur jetonin Kanti e Hjumi), ishte në një fazë të formimit karakteristik me elementet afrikane, por edhe autoktone amerikane: veprat letrare, muzika frymore, tablotë e artit figurativ etj. S'do mend se qasjet filozofike të më hershme dhe shkencore të mëvonshme me ligjësoritë e përgjithshme të zhvillimit të natyrës, shoqërisë dhe mendimit njerëzor, kanë bazën e qëllimit të caktuar të shqyrtimit. Njëlloj janë të ndara edhe mendimet psikologjike. Të kërkosh në këto relacione përkatësinë regjionale, etnike, ndonëse edhe gjinore në ecurinë dhe teknikën e artit të prokopisë, duhet bërë analiza tejet të thelluara të raporteve historike, religjioze, logjike e dhe jologjike. Veçoritë regjionale, moshore, etnike, gjinore, profesioniste, e të vokacionit në raport me frymëzimin, shqetësimin dhe realizmin krijues, janë trajtuar edhe sot trajtohen sipas preokupimeve, njohurive dhe projektioneve të autorëve mbi baza me këndvështrimin e caktuar. Mirëpo, Kanti, Hjumi, dhe disa autorë tjerë, nuk shtjellojnë faktorin elementar - qëllimin e krijimtarisë në raport me prokopinë, motivimin dhe kushtet e zbatimit të veprimtarisë.

RAPORTI REGJIONAL Vështirë është të projektosh ndarjet e vlerave dhe përcaktimet për mjeshtërinë e prokopisë. Sidoqoftë, këto ecuri janë të lidhura me faktorin njeri me të gjitha veçoritë, pra etnologjike. Mirëpo, pasi që dallojnë raportet regjionale në pozitën e etnosit të njëjtë, është e 66

vlershme të trajtohen ndaras tiparet sipas komponentin regjional. Mjedisi me rendin, traditën dhe doket i ka normat racionale dhe absurde, çfarë për regjionin tjetër duken të pakuptimta. Në këtë drejtim, të njëjtit persona në mjediset jashtë ambientit të tyre, sillen, përkatësisht adaptohen sipas normave aty ku jetojnë dhe veprojnë. Kuptohet, nëse janë të adaptueshëm dhe pranojnë "lojën e prokopisë serioze" sipas rregullave të ambientit. Dallimet e dikurshme tejet të mëdha ndërmjet regjioneve të ndryshme botërore, gradualisht e kah fundi i shekullit XX intensivisht, janë reduktuar. Përherë po bëhet edhe më i shprehur dominimi i mënyrës së perëndimit në organizimin dhe drejtimin e veprimtarisë, e cila ka për qëllim prokopinë. Mirëpo, mbetën të përhershme apo afatgjata veçoritë të sendërtuara sipas kulturës dhe traditës. Teknika perëndimore dhe gjuha me e përhapur angleze - të cilat kushtëzojnë komunikimin në shtrirje më të gjerë - kanë krijuar një suazë pak a shumë të përafërt të sjelljes. Edhe "kodeksi" i veprimit është bërë më i kuptueshëm e më elastik; ndonëse, në disa pjesë të botës, ky kodeks më tepër është i mbështetur në traditën e afarizmit se të biznesit të mirëfilltë. Kësisoj, në përmasat globale mund të vërehen tri komplekse: pe-rëndimor, i lindjes së afërt dhe lindjes së largët. Kompanitë multinacionale, por edhe nacionale, pastaj deri vonë dominimi kolonialist në disa vende, mjaft ia kanë afruar perëndimit pjesën më të gjerë të botës nga kontinentet e: Afrikës, Azisë, Amerikës jugore. Mirëpo, nuk është gjithçka në favor të krijimit të bazës së zhvillimit frytdhënës për njerëzit dhe vendin. Ali Mazrui, veçanërisht apostrofon anakronizmin kolonialist. Kështu thekson se: Në Zair (parafrazim), ndër të parët në kontinentin afrikan, Belgjianët kanë ndërtuar centralin atomik. Çfarë ironie! Në kohën kur njerëzit s'kanë bukë, disponojnë me bombën atomike. Pas këtyre, energjinë nukleare ka filluar ta shfrytëzoj Repu67

blika Jugafrikane. Bëhet pyetja, se në fazën e shterjes së aparthejdit, ku qeverisjen po e marrin popullsia venda-se, çfarë do të pjellë kjo teknologji grandioze, shkatër-ruese? Ose fundja, çka do t'iu vlen jugafrikanëve kjo energji, kur gjenden në qendrën e burimeve tjera të vle-reshme për eksploatim, krahas varfërisë dhe konflikteve racore e fisnore. Edhe pse kultura e mjeshtërisë së prokopisë, përkatësisht biznesit po i nënshtrohet kritereve universale, ekzistojnë veçoritë e dalluara, që janë karakteristike për kontinentet dhe regjionet më të ngushta. Dallimet i përkasin tradicionalizmit dhe vlerësimi të satisfakcionit. Në Britaninë e Madhe në raportet e prokopisë, në rastet më të shpeshta, dominojnë vlerat të cilat në hierarkinë shoqërore janë murosur si tradicionale. Ndërlidhja është me shtresimin e thirrjeve, sikurse Lord, Ser, Baron e të ngjashme. Të rrallë janë personat të cilët mbi bazat e biznesit kanë arritur këta tituj. Përndryshe, janë të njohur si Ser: P. Parker, T. Konran, K. Sinkler, H. Veldon; Lord: Viliams, Penok, Robens; dhe Baronesha Sier e Pedingtonit, të cilët janë bërë të njohur pas kry-erjes së shkollave, përkatësisht të universiteteve të fam-shme angleze e që pastaj në hierarkinë e biznesit dhe në pozitat shoqërore kanë hyrë mbi baza të titujve, në të shumtën e rasteve të trashëguara. Kështu që, në Brita-ninë e Madhe ndaj prokopisë dhe kategorive të mjesh-trisë së arritjes së saj, ndërhyn një rezervë. Intelektuali-zmi si piedestal akademik, krijon një status më të lartë shoqëror, se sa biznesi i rëndomtë. Këtu është mjaft i shprehur edhe individualizmi. Në Amerikën Veriore, veçanërisht në SHBA, gjithçka i nënshtrohet prokopisë, përkatësisht pasurisë, sipas një logjike: ai që posedon kapital është më i mençur. Vlerat që nganjëherë duken margjinale dhe triviale, kul-tivohen dhe ngritën në nivel të prokopisë së lartë, duke u mbështetur në përkrahjen ekipore. Thjeshtë, mbësh-tillën në unitet të ekipit në të cilin veprohet. 68

Tradita dhe pragmatizmi amerikan, gjallërojnë në sjelljen tipike e cila përshkon çdo veprimtari. Edhe fillimet e qytetëri-mit dhe krenarisë nacionale, këtu kanë lëshuar rrënjë sipas vlerësimeve të rëndomta, të thjeshtësuara, me të cilat imponohet dominimi në të gjitha drejtimet. Në vijim, do të citoj tekstin e himnit të SHBA-ve, për ilustrim të thjeshtësisë dhe bukurisë së tij. O e bukur për qiejt e gjerë, Për valët qilibare të farës, Për majat purpure të bjeshkëve, Mbi rrafshet pemore! Amerika! Amerika! Zoti e ka derdh mëshirën e tij në ty... Dhe kurora e jote e mira me vëllazërim Prej detit deri te deti i shkëlqyer. Në Japoni, hierarkia shoqërore është ndjenjë e qenësishme e tradicionalizmit, e mbështetur në urti e guxim. Mjeshtëria e prokopisë ka krijuar burimet e përhapura të cilat shkojnë sikurse uji i qetë, duke mos e shtuar vrullin, por vëllimin e rrjedhës. Afrimi i tradicionalës me satisfaksionin, përherë vepron në drejtim të prokopisë. Eksponimi i veçorive regjionale në mënyrë më të plotë determinohet me njeriun, që do të thotë me: kohën, ambientin dhe veprimin si masë mesatare.

69

RAPORTI ETNOLOGJIK Veçoritë e përgjithshme Individualiteti si shprehje qenësore, gjithnjë veçohet me sjelljen dhe depërtimin sipas vlerës së prokopisë. Mirëpo, mjedisi si entitet i etnosit, në kuptimin si racë ose komb, projekton përcaktimet të cilat identifikohen si vlerë dhe raport i shumicës. Këtë çështje shumë pak e kanë prekur edhe autorët që janë thelluar në qenësinë e psikologjisë, etikës dhe estetikës. Trajtimet e tyre më tepër i përkasin vlerave të krijimtarisë shpirtërore se sa materiale. E edhe këto nuk ofrojnë qëndrime as unike e as të përafërta. Mendimet kyçe ndahen në dy grupe kryesore të shkollave: bihejvioristike, të themeluesit Xhon Votsonit (John Watson), profesor i psikologjisë në Universitetin Xhon Hopkins në Baltimor (SHBA), dhe nativistike. Mendimi bihejvioristik, çmon se njeriu formohet sipas kushteve të mjedisit. Kështu ose pasurohet ose varfërohet intelekti i tij. "Shkolla bihejvioristike në psikologji ka qëndrimin se sjellja në tërësi mësohet përmes përplot kushtëzimeve mbi baza të ndërlidhjes: stimuluesi – rea-gimi." Mendimi nativistik është krejtësisht i kundërt. Sipas këtij, sjellja dhe intelekti janë të varura nga kom-ponenti i lindur. Do të thotë se gjithçka trashëgohet. Pra, e tëra është e shkruar në skemën gjenetike sipas renditjes së kromozomeve, sikurse e përmbajtjes aktro-pologjike ashtu edhe psikike, që ndërlidhet me struktu-ren kimike, përkatësisht me ADN-in (acidi dezoks-iribonukleik). "Që mjedisi luan rol në zhvillimin e intelektit, shprehin rezultatet nga kërkimet krahasuese të intelektit të zezakëve dhe të bardhëve, të ushtruara në SHBA. Këto kërkime zakonisht tregojnë se popullata e të bardhëve sipas intelektit është në një shkallë më të lartë se sa ajo e zezë. Nga kjo shpesh është nxjerrë përfundi70

mi se të bardhët sipas natyrës janë më të zgjuar dhe se intelekti është plotësisht i lindur. Mirëpo, kërkimet për intelektin e zezakëve nga veriu dhe jugu i SHBA-ve kanë sjellë të dhëna se zezakët nga veriu janë më të zgjuar se zezakët e jugut." Këto bindje të vetat Nikolla Rot pastaj i trajton në mbështetje me eksperimentet tjera, me të cilat faktorin e dallimit e minimizon në të gjitha kategoritë e njerëzve dhe moshave. Shkolla nativiste ndër shumë përkrahës më së tepërmi, mbështetë teorinë e Hans Ajsenkut (Eysenck) profesor në Universitetin e Londrës, pastaj në spitalin mbretëror Betlehem dhe spitalin Modsli (Maudsley) në Londër, për kushtëzimin gjenetik të koeficientit të intelektit. Nga kjo kanë rrjedhë edhe mendimet se "zezakët janë më pak të zgjuar se sa të bardhët dhe se meshkujt janë në përmasa më të ngritura të intelektit se sa femrat." Gjithashtu, Ajsenku shprehë bindje të qëndrueshme se: "Hebrejët kanë intelektin e lartë. Të gjitha testimet e ushtruara këtë e verifikojnë. Sidomos Ashkenazët. Për këtë gjendet shpjegimi meritor për historinë e tyre. Te katolikët, klerikëve iu është e ndaluar martesa, kështu që gjenet e tyre janë të humbura. Ndërsa te hebrenjtë, rabinit i imponohet që të ketë sa më shumë fëmijë. Kjo nënkupton një nga detyrat që i parash-trohen. E sa i përket gjeneve të tij, ai është tejet i tale-ntuar dhe i arsimuar. Gjenet e tij shumëzohen. Pasi që është nder i madh të martohesh për rabinin, të gjitha hebrejet nga familjet me intelekt të lartë, bëjnë gara se cila do të bëhet gruaja e rabinit. Më në fund, në saje të mbarësimit të zgjedhur, përmes gjeneve përcillet inte-legjenca gjithnjë e më e rritur." Mirëpo, çështjet dhe qasjet psikologjike janë tejet të shpërndara sipas këndvështrimit dhe trajtimit që shpien në gjykime të caktuara analitike dhe prozaike. Sidoqoftë, raportet janë të shprehura me vlerat dhe kundërvlerat teorike dhe praktike. Ndër këto gjykime rrjedhin konstatimet se fëmija i parë është më i talentuar, më përgjegjës dhe më i shka71

thtë, kryesisht për shkak të përgjegjësisë, por edhe të potencialit të lindjes. Pastaj, fëmija i prindërve më të moshuar është më i ngathtë, kryesisht për shkak të potencialit biologjik, por edhe të ndjeshmërisë së ndeshjes së fëmijës me të moshuarit. Mirëpo, këto janë fenomene të cilat deri në fund nuk janë shpjeguar as nga psikologët e as nga fiziologët - tash për tash, janë mendime të padeterminuara deri në fund. Përndryshe këtyre hipotezave iu kundërvihen shembujt e njohur të talentit të rrallë të fëmijës së pestë ose të nëntë, birit ose bijës së plakut gjashtëdhjetëvjeçar. Ndër dominantët janë mendimet se komunikimi më intensiv me fëmijën dhe hyrja e tij në horizontet e informacioneve racionale ngritë intelektin. Teknika e teknologjia moderne e komunikimit, vërtetë ndihmojnë ngritjen e kureshtjes dhe shtojnë afinitetin për veprime të ndryshme. Pra edhe të koklavitura. Shoqëritë e industrializuara për këtë kanë më të shprehur afinitetin për gjërat që i perceptojnë dhe projektojnë. Shoqëritë rurale këtë veçori e kanë më të kufizuar. Ngathtësia dhe intelekti të shoqëritë gjysmërurale, janë në një konfrontim mjaft të dukshëm.

Veçori të dalluara Qasja fanatike ndaj prokopisë, dëmton ecurinë dhe vijueshmërinë afatgjatë të veprimtarisë. Tradicionalizmi nuk është i mbështetur në fanatizëm. Ndonëse i përn-gjanë. Për dallim nga tjerat, tradicionalizmi ka dy kahe të vlerës. Njëra është qenësia e qëndrueshme e kodeksit të parimit njerëzor, e cila përbënë gjykimin si vlerë të rëndësishme të etikës së prokopisë. Tjetra është e ndër-lidhur me nxitjen si mundësi të shfrytëzimit të kësaj vlere. Dhe kështu për njeriun dhe prokopinë e tij - të mbështetur në etikë mund të sjellë përparësi të shtje-llimit të mëtejmë të veprimtarisë ose dobësi me pasoja të ndryshme - kur kjo mbështetje nuk respektohet. 72

Traditën dhe doktrinën siç kam theksuar edhe më parë, shpeshherë disa autorë ose i ngatërrojnë, ose i integrojnë, veçanërisht në raport me prokopinë. Në këtë mënyrë përfitohen përshtypjet e ndryshme. Doktrina e prokopisë, për dallim nga tradita, është diçka e veçantë dhe mbi traditën, por në shumë raste, për hir të racionalitetit, këto të dyja eksponohen si një koncept. Kësh-tu, hasën ato: amerikane, japoneze, gjermane. Kurse, si traditë të ndarë nga doktrina do të dalloja atë në vendet: arabe, ballkanike e të ngjashme. Tradicionalizmin duhet njohur dhe respektuar. Atëherë prokopia rrjedhë në drejtim afatgjatë. Në të kundërtën, kur nuk respektohet, sjellë pasoja të pakëndshme e edhe fatale. Si ilustrim mund të përshkruhen traditat japoneze dhe kineze. Biznesmeni japonez, pasi që ka kuptuar se është vënë në lajthitje nga ofertuesi amerikan për veprime me vlera të larta dhe ka mbetur i "tradhtuar", ka bërë vetëvrasje. Kinezi me buzëqeshje ka shprehur respektin dhe ironinë ndaj partnerit të paaftë për marrëveshje, duke ia vënë ndër dije se e ka kuptuar qëllimin për mashtrim. Përndryshe në këtë regjion dominon tradita e shtresuar e mbështetur në dy filozofi fundamentale: Konfuçiane dhe Budiste. Hierarkia e kulturës së etnosit e shtresuar si traditë, në të vërtetë është e thurur me besimin dhe mekanizmat për kultivimin dhe mbrojtjen e tij. Kjo nuk është asfare fortifikate e imponuar as nga institucionet e as nga pasuria, por veprim e sjellje me elasticitet të caktuar për të rritur pasurinë materiale dhe shpirtërore. Për nga aspekti i këndvështrimit, çështjet regjionale dhe etnike do ti trajtoj edhe në një pjesë të librit në raport me vështrimin e rangut të biznesit në hierarkinë shoqërore. Në vazhdim do të prezentoj një vështrim të sajuar sipas kërkimeve empirike, kushtuar popujve në jug të Evropës.

73

Disa veçori të ndara Për popujt që gjenden në jug të Evropës janë bërë shqyrtime dhe janë shtruar shtjellime të ndryshme. Por, jo aq të dendura sikurse për popujt e vendeve tjera të Evropës e gjetiu. E aq më pak janë bërë trajtime në raport me prokopinë. Mendimtarë të njohur, qenësinë e popujve të Ballkanit e trajtojnë në mënyra të ndryshme. Disa i përqasin për nga vlera e traditës dhe virtyteve. Ca prej tyre për nga raportet negative i vejnë në fokus të mosvlerave. Mirëpo, në kuptimin filozofik dhe të aktivitetit ekonomik, përkatësisht të prokopisë, popujt e Ballkanit i vejnë në ndonjë kontest të tërthortë ose "nuk i njohin aspak". Kanti dhe Kaucki, të cilët prezentojnë tipare të popujve kryesisht të Evropës, këta të Ballkanit thuajse nuk i njohën. Të paktën nuk i përmenden në veprat e veta. Një pjesë e madhe e mendimtarëve, Ballkanin e shohin si oazë karakteristike me veçori të konservuara arkaike. Marksi pat konstatuar se njerëzit e këtij regjioni s'janë të prirur për vepra revolucionare, duke eksponuar në këtë kontekst veçmas sllavët. Prirjet për mjeshtri të prokopisë të popujve ose kolektiviteteve që jetojnë në Ballkan, janë të ndryshme. Në këto dominante janë ecuritë e mjedisit, intensiteti dhe gjerësia e komunikimit në mes popujve. Por, ndër të gjithat, vlera elementare është ajo familjare e trashëguar dhe e përcjellë nga tradita e ambientit. Se çfarë janë tiparet ballkanase, për ilustrim do të bëj një përshkrim të imagjinuar, që mund të merret si proverb për tri versione të një ngjarje të mundshme. Versioni i parë. Në kullosa në mal, bariu ruan delet. Ia behin tre cuba mbi kuaj me përplot plaçkë. Bariu i frikësuar e i habitur, për t'i qetësuar shpirtrat e cubave, provon të nxjerrë fyellin nga brezi për të lozë. Këta, me bindje se po nxjerrë revolen, e vrasin. 74

Versioni i dytë. Duke i vërejtur cubat qe po i afrohen, bariu plotësisht i qetë i pret këta. Pasi që ngritë duart përpjetë, duke iu vënë ndër dije se s'ka qëllime armi-qësore, fillon të bëj shaka, duke u sjellë si palaço. Cubat, duke qeshur krijojnë bindje se para vetit kanë një kokëkrisur. Me rënien e kujdesit, bariu nxjerrë revolen dhe i vret. Versioni i tretë. Cubat i afrohen kopesë së deleve. Bariu me përvoja në sjellje me të panjohurin, veçmas me kusar, përcjellë ndryshimet në fytyrë dhe gjestet e tyre. Bariu ulët, me shkop rrah token duke lënë pështypjen e njeriut të painteresuar. Pas përshëndetjeve të "ngrohta" bariu thërret cubat në shtëpizën përafër. I gostitë me pije e ushqime. Pastaj iu afron që të zhvishen dhe të pushojnë. Pasi që cubat i kishte zënë gjumi i thellë, bariu "mikpritës" iu merr rrobat, armët, plaçkën e kuajt, duke u larguar që andej bashkë me delet të cilat i përcjellë në një kullosë të përafërt ku ishin barinjtë tjerë. Këta i lutë që t'i trajtojnë delet si të vetat duke iu premtuar ndarjen e presë për disa ditë. Të nesërmen cubat e përgjumur, dalin nga shtëpiza gjysmëveshur. Kërkojnë shpjegime...? Popujt e Ballkanit i kanë veçoritë e tipareve heterogjene. Tipike dhe atipike janë: edhe banditët, përkatësisht cubat edhe barinjtë me sjellje si versione të ndryshme. Këto veçori i gjejmë edhe brenda një popullacioni të përkatësisë së njëjtë etnike. Janë këto tipare edhe të serbëve, kroatëve, hungarezëve, bullgarëve, rumunëve, grekëve, shqiptarëve, myslimanëve e edhe të tjerëve. Nuk gjenden më veçori tipike tradicionale të qëndrueshme gati te asnjëri kolektivitet. Dallimi vërehet në sjelljen e shumicës. Parimet themelore njerëzore gati se janë shuar te të gjithë. Pos që të varfrit, akoma të pakyçur në tregun e vlerave e pavlerave, i kanë mbetur besnik disa normave tradicionale. Ndër këta shqiptarët disi mbahen më dinjitoz. Gati është vështirë të hasësh sot veçori të dendura tipike tradicionale ballkanase, në raportet e sjelljes ndaj 75

organizimit për prokopi të mirëfilltë. Pothuajse, tipizim të mentalitetit për respekt ndaj parimeve universale, këtu nuk ka. Periudha transitore - diku e shpejtësuar e diku tejet e ngadalësuar - prej socializmit të dirigjuar ose gjysmë të dirigjuar në shoqëri demokratike, ka qitur në sipërfaqe anakronizma të cilat deri tash ishin të panjohura ose më pak të njohura. Në një pjesë bëhet e qartë se çfarë ndikimi të thellë ka bërë dhe ka lënë periudha e gjatë e qeverisjes socialiste dirigjuese apo gjysëmdirigjuese në këto vende, përveç Greqisë. Dy ekstreme, ndoshta janë edhe më ilustrative. Njëri ka të bëj me solidarizimin me varfëri. Kështu edhe zgjedhen për lider ata që konservojnë këtë ecuri. Tjetri ndërlidhet me kërkesën për pasurim të shpejtë, përkundër të gjitha parimeve për prokopi. Ekstremi i parë mund të merret si shembull i përshkrimit i fenomenit sllav, por që nuk është aq i izoluar vetëm në mesin e kësaj popullate. Ishte me 1992 rasti i zgjedhjes së kryeministrit të shtetit serbo - malazez Millan Paniq. Përndryshe, biznismen amerikan me prejardhje serb. Pasi që ky imponoj normat e civilizimit me të cilat sigurohej mirëqenia e popullit të vet: paqja, mje-shtria e prokopisë dhe prosperiteti, u desht të tërhiqet. Vërtetë, ky njeri humbi duke u sjellë në politikë, ashtu sikurse në ekonomi, me letra të hapura, që ishte absur-de, ngase në politikë veprohet ndryshe, me letra të mby-llura, duke komunikuar vetëm caqet globale dhe qëlli-met afatgjata. Ballkani i ngarkuar me veçori të njerëzve që luftojnë për pushtet, eksponohet me kërkesën edhe për njerëzit që në krahët e varfërisë mbahen mbi popullin. Kështu krijohet ndërvarshmëria e pushtetit dhe të varfërve. Në SHBA si vlerë tipike dominon e kundërta, ku për lider zgjidhen të pasurit, me qëllim që të pasurohen ne raport të ndërsjellë: shteti, popullata dhe mirëqenia. 76

Ekstremi i dytë, i cili mbështetë qëllimin e pasurimit të shpejtë, është tipar i gati tërë popullatës së Ballkanit. Sidoqoftë, raporti ndërlidhet me njerëzit e prokopisë së krizës. Do të thotë, në një mënyrë ka të bëj tërthorazi ose edhe drejtpërdrejtë me zgjedhjen dhe konservimin e raporteve që krijojnë liderët pak a shumë të paaftë, të pafrytshëm ose militant. Shkathtësia për prokopi, në horizontet më të gjera njerëzore, është tejet heterogjene. Kriteri elementar unik nuk mund të determinohet - mbështetë pak traditën e pak parregullsinë. Dy vëllezër dallojnë njëri nga tjetrit. Ndërsa për përshkrim të vlerave tipike do ta përdori një barsoletë armenase që e pata dëgjuar në Jerevan me 1974: një armen vlenë sa dy hebrenj; një hebre sa dy cincar dhe një cincar sa dy grek. Për nga tradita për prokopi, deri në Luftën e Dytë Botërore, në Ballkan vërtetë ishte ndikimi i dendur i armenëve, hebrenjve, cincarëve dhe grekëve. Popujt tjerë kanë tipare të përziera dhe jo aq tipike. Senzibiliteti dhe vullgariteti, si veti e ballkanasve, janë shtresuar te të gjithë. E dihet, kjo veti dëmton prokopinë. Në Ballkan, të gjithë popujt kanë krijuesit dhe profesionistët tjerë, në raporte të ndryshme të përmasave me numrin e popullsisë. Për nga tiparet karakteristike dominuese të mentalitetit dhe përhapjes së kulturave, realisht ballkanasit duhet të ndahen në dy grupe të përgjithshme: austrohungareze dhe otomane, me shtrirje në veri dhe jug të lumit Sava. Por, është veçori e dalluar se në veri më tepër ka ardh në shprehje depërtimi i mentalitetit të jugut se ai i veriut në jug. Në këto vende, sidomos ndër sllavet, dominimi dhe eksponimi i religjionit është tejet intensiv i shprehur me fanatizëm nacionalist. Kjo shfaqje, më së paku është e shprehur ndër shqiptarë e që arsyetohet me komponentin racional të shpalljes së zgjedhjes së kombit si përcaktim unik, andaj edhe "religjion parësor" në mes të tri konfesioneve: myslimane, katolike dhe ortodokse. 77

Rumunët dhe Bullgarët Këta popuj kanë krijuar shprehi të ndryshme të eko-nomizimit. Ndërkaq, rumunët dallohen për një traditë të njohur në diturinë e mjeshtërisë së prokopisë. Mirëpo, ndikimet e ndryshme austro-hungareze dhe otomane, pastaj edhe te popujve tjerë kryesisht të Ballkanit, kanë lënë gjurmët në kulturën e përgjithshme, andaj edhe të biznesit, përkatësisht të prokopisë. Sllovenët dhe Kroatët Të përqendruar në veri të Ballkanit, këta dy popuj gjenden në mesin e mentalitetit austrohungarez dhe ballkanik të ndikimit otoman. Për nga kultura dhe vlera njerëzore për prokopi, janë në udhëkryqin evro-ballkanik. Në pjesën më të madhe janë liruar nga tradicionallizmi arkaik. Kanë prirje për këmbime dhe deponime afatgjata dhe për projektime të prokopisë së ngadalshme. Më tepër i kushtojnë rëndësi kulturës së komunikimit biznesor, se sa popujt tjerë që gjenden më në jug të Ballkanit. Serbët dhe Malazeztë Serbët mjaft dallojnë nga malazeztë. Përderisa malazezët kanë mjaft tipare të kulturës autoktone, në një pjesë edhe elemente të mentalitetit të lashtë iliro - latin, te serbët autenciteti është fluid. Serbët, përndryshe kanë përfituar shumë nga afrimi, mandej edhe asimilimi i popujve me kulturë dhe traditë më të përparuar, të 78

vlerëshme për krijimtari të ndryshme e sidomos për kulturën biznesore. Në të dy këta popuj, dominimi i dyfishtë i traditës sllave nga veri - lindja dhe orientale - otomane nga jugu, është mjaft i shprehur. Ajo evropiane – austro-hungareze, ka më pak ndikim. Mirëpo, për nga mjeshtria e prokopisë në disa pjesë kanë ngjashmëri. Në serbët, huazimet dhe ndikimet më të mëdha në krijimtarinë në përgjithësi, pastaj edhe për artin e prokopisë, janë me prejardhje nga cincarët (të cilët gati janë asimiluar) dhe hebrenjtë. Grekët Populli me një civilizim të lashtë, të njohur për kulturë të lartë e organizim të mbaruar shoqëror, grekët e sotëm shumë pak kanë trashëguar nga e kaluara. Ndikimi i kulturës së tyre të biznesit në Ballkan, më herët ishte shumë prezent, sidomos për transaksionet e lidhura me frekuentimin e mallrave rreth portit të Selanikut. Në botë, sidomos në SHBA, janë bërë të njohur biznesmenët grek, të cilët mbajnë në duart e veta kapital mjaft të gjerë. Sido që të jetë, grekët janë të njohur si tregtar të suksesshëm. Kanë kulturën autoktone, por edhe janë kureshtar për mësime. Kështu kanë përfituar mjaft nga popujt tjerë me të cilët janë ndeshur përreth si në vendlindje ashtu edhe në vendet ku kanë imigruar. Ndër të tjera kanë ditur të shfrytëzojnë mirë resursin natyror. Në këtë mënyrë, Greqia është bërë një ndër vendet më atraktive turistike në jug të Evropës. Anëtarësimi në KE, Greqisë i ka ndihmuar më së shumti, veçmas për hapjen e shtigjeve të qarkullimit ca më të gjerë të kapitalit e resurseve natyrore dhe diturive njerëzore.

79

Turqit Përderisa turqit në pjesën më të madhe i tejkaluan botëkuptimet e vjetra në biznes, tjerët që gjendeshin më herët me shekuj të okupuar nga këta, akoma arsyetohen dhe fajësojnë mentalitetin e huazuar turk. Por, për biznes ndër turq kështu nuk ishte as më herët. Me ivadimet e gjera, arritën të përhapin tregtinë në shumë vise të vendeve të lindjes së afërt. Një pjesë të kulturës më të gjerë dhe asaj të biznesit e kishin mësuar nga arabët. Sipas një të dhëne të paverifikuar, përkatësisht prej një rrëfimi, mësova se në Turqi, konkretisht në Stamboll me 1911, ka ekzistuar shkolla superiore kushtuar kryesisht mësimeve për biznes, përndryshe e quajtur shkollë për gjeturi në jetë - e "ilmimarifetit". Turqia edhe më herët mjaft kishte përvetësuar nga kultura evropiane. Sot, pas dyndjeve të gjera të popullsisë nëpër Evropë dhe me qarkullimin e kapitalit dhe re-surseve profesioniste, Turqia po arrin shkallë të lartë të zhvillimit në të gjitha drejtimet: ekonomike, sociale, kulturore dhe po krijon superioritet në garat e biznesit në kuadër të vendeve të cilat shtrihen përreth saj.

Shqiptarët Duke u prirë nga qëllimi parësor i dedikimit të këtij libri, lexuesve të gjuhës në të cilën është shkruar, për shqiptarin do të bëj një vështrim më të gjerë për tiparet më të dalluara të cilat janë në funksion të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të prokopisë. Identifikimi i vetes dhe tjerëve përreth vetes, duke pasqyruar dukuritë më të rëndomta dhe tipike, ndihmon për mësimin si të evitosh vetitë të cilat rëndojnë dhe si të sublimosh vetitë që lehtësojnë veprimet në biznes. Në këtë drejtim, trajtimi praktik i disa veçorive më të përhapura ndër shqiptar më tepër është projektim në raport me të ardhmen se sa 80

me të kaluarën, ani pse shqyrtohen fazat e kaluara të zhvillimit ekonomik të këtij populli me tiparet e mentalitetit. Në mjedisin ku jetoni dhe veproni, keni para vetes tri pozita të cilat mund t'i zgjedhni. 1. Të adaptoheni dhe të veproni sikurse shumica, pavarësisht sa është kjo fazë transitore mbi baza etike. 2. Të kundërviheni në mënyra të ndryshme me shfrytëzimin e argumentit në qasjen fisnike dhe kuptohet qëllimmirë, kryesisht me veprime praktike dhe me porosi të shkruara. 3. Të zëni pozitën pasive duke iu shmangur realitetit - si statist i cili kryen misionin e jetës dhe veprimit si pjesëmarrës i painteresuar për ndodhitë përreth. Pos depërtimit të kulturës dhe mentalitetit orientalo - otoman, ndikimet tjera shqiptarët pothuajse pak i kanë përvetësuar. Edhe pse shumë herët ekzistonte lodhshmeria mjaft e dendur me mjediset e Evropës, sidoemos me viset e përparuara në Itali, në kohën e mesjetës, ndikimi i këtyre kulturave ndër shqiptarë u zbeh shpejtë. Për shqiptarin në mënyrë dhe me vlerë meritore kanë shkruar shumë personalitete: të huaj dhe të vendit. Shumica prej tyre eksponojnë prezentime reale. Ndërsa ca autorë të huaj me parë dhe tash meditojnë me zë pa asfarë argumentesh shkencore, duke pretenduar që të kontestojnë të vërtetën dhe realitetin shqiptar. Këta, në pjesën më të madhe janë të inkuadruar në qarqet politike të interesave të ndryshme të identifikuara dhe të paidentifikuara, por kryesisht sllave, përkatësisht serbe të aspiratave ekspansioniste. Autorët meritorë për vlerësime profesioniste dhe shkencore, për shqiptarët bëjnë prezentime objektive dhe qëllimmira. Kësisoj mbështesin traditën dhe virtyttin e kolektiviteteve, siç shprehet F.Konica: "toskë, gegë, lab e çam." Gati të gjithë autorët janë përqendruar në tiparet që t'ia bëjnë të qartë botës se shqiptarët dallojnë nga popujt tjerë të Ballkanit sikurse nga prejardhja, ashtu edhe kultura. Veçanërisht bëhen 81

prezentimet për të treguar se shqiptarët nuk janë të rrezikshëm për dallim nga tjerët në Ballkan. Nuk dinë të urrejnë popujt tjerë. Janë hakmarrës, por të huajt i falin lehtë. Kështu pra nuk janë vrasës e plaçkitës nga pasionet sikurse disa popuj tjerë. Shqiptarët për të gjitha sjelljet kanë kodeksin e parimeve të civilizimit fisnik e të lashtë. Mi-rëpo, nga armiqtë, virtyti shqiptar shpeshherë është keq-përdorur. Për tiparet e shqiptarit, duket se përshkrimin më të gjithanshëm e kanë bërë Faik Konica, sidomos në veprën: "Shqipëria - kopsht shkëmbor në Evropën Juglindore", At Gjergj Fishta, në veprat: "Lahuta e malësisë" dhe "Anzat e parnasit," Sami Frashri në Enciklopedinë "Kamus Al - A’Lam", Ismail Qemali dhe shumë e shumë autorë shqiptarë e tjerë të huaj, sikurse: Milani, Durhami, Shufflay, Tucoviqi etj. Këta, shqiptarët i kanë projektuar në konturat autoktone, evropiane dhe botërore. Me gjithë njohuritë e tjerëve për historinë dhe relacionin shqiptar në botë, prapëseprapë, ky popull shikohet dhe transponohet në mënyra dhe faqe të ndryshme, që këtë sidoqoftë e bëjnë jo mjaft të njohur. Herë trajtohet si heroik e herë si dështues, por, shumë rrallë në mënyrën e njëtrajtshme: si i zgjuar, kooperativ dhe i guximshëm. Lord Bajroni (George Byron), për dallim nga disa autor tjerë, shqiptarët i shikon më tepër në prizmin e tri-mërisë dhe bujarisë. Në veprën e tij të njohur "Chillde Harold" (Djaloshi Harold), ndërmjet tjerash Bajroni shkruan: "Të rreptë bijt e shqipes! po vetitë Nuk u mungojnë; veç t'ishin më t'arrira; .................................................. Dhe shtruan sufrën me atë që patën: Kësaj i thonë dashuri njerëzore. T'i japësh prehje e ngushëllim fatkeqit I mëson fatbardhët të liqt i bën të skuqen. 82

Prapëseprapë, shqiptari i ditëve të sotme nuk është aq i njohur. Tipologjia e relacionit konkret gjendet në përbërjen e shpalosjes së të: kaluarës, sotshmes dhe t'ardhmës. Ndoshta kësisoj duhet të bëjmë determinimin kategorizues. Por, në të gjitha kategoritë, dominojnë ata që kanë humbur besimin në: "zotët" si lider, emisarët e tyre dhe në sistemet shoqërore. Sidoqoftë, me vizione të tilla shkohet përpara. Mirëpo, kjo rrugë mbanë në vete edhe ca rreziqe, ndonëse është më e sigurtë për t'u liruar nga prangat e të kaluarës: traditës si besë e njëanshme si burim i virtytit e të ngjashme. Kur tjerët në pjesën më të madhe kanë humbur besën, si bën të kacafytesh me "mullinjtë e Don Kishotit" për t'u bërë fli i besës. Kuptohet se ky është relacioni udhërrëfyes për identifikimin e shtigjeve të prokopisë së mirëfilltë. Sikurse çdo popull, edhe shqiptari ka të mirat dhe të pamirat e sjelljes dhe mentalitetit. Të gjitha këto kanë dimensionin kolektiv dhe individual të ndryshueshëm që është nën ndikimin e parimeve regjionale, religjionit përkatës dhe aftësisë për të projektuar pretendimet objektive për jetë të qenësishme. Shqiptari është: kureshtarë, i zgjuar, inventiv i arsyeshëm, i adaptueshëm, kursimtar deri dorështrënguar, i ndërgjegjshëm, koshient për veprime, i qëndrueshëm, solidar, veçmas ndaj të afërmve, largpamës, i shkathtë, energjik, me përplot sedër, komunikativ, vigjilent, i lidhur me familje dhe i kujdesshëm ndaj saj edhe më tepër se që është e nevojshme. Deri diku, është bujar i kujdesshëm ndaj të varfërve e të rrezikuarve. Por, shqiptari është, ka qenë dhe ka mbetur i rrëmbyeshëm. Më së shumti priret nga intuita. Zakonisht gjykon dhe vepron shpejtë, është pak analitik, më pak sugjestiv, më shumë bie në grackë të sugjestionit. Nuk është i prirur të investoj për fitime të ngadalshme e afatgjata. Shpesh ndodhë që rrezikut t'i hyjë pa mendim 83

të thelluar. Më lehtë e ka të fitoj sot për sot, se sa të veproj ngadalë e të sillet me taktikë. Pra, për nga taktika është në nivelin më të ulët. Më lehtë i ekspozohet rreziqeve fizike të ditës, ngase i mungon strategjia afatgjatë. Ndërkaq, shpesh vepron sipas intuitës dhe inatinkteve. Humori si mënyrë e komunikimit të qytetërimit të lartë, ndër shqiptarë është i rrallë e edhe kur praktikohet më tepër është i vrazhdë. Dukuri e shpeshtë te shqiptari veçmas është që të "bëhet i madh" me një cinizëm, se sa të bëhet i pasur me kapital material dhe shpirtëror. Për nga natyra dhe edukimi, thënë në përgjithësi, shqiptari nuk është vjedhës i madh. Për këtë, rrallëherë gjenden profesionnist të organizuar. Shumica prej tyre edhe ashtu shpejtë bijën në grackë. Ndër të tjera, shqiptari është individualist. Vështirë mbahet në ekip. Kur e fillon punën me partnerë, nuk e zgjatë shumë. I mungon niveli i sharmit, përkatësisht për nga natyra është i mrrolur. Është i ngarkuar me traditë patriarkale. Pak lexon dhe pak dëgjon tjerët. Përton të shkruaj. Punët më shumë mundohet t'i kryej me komunikime verbale. Është i ngarkuar me smirë, sikurse edhe shumica e popujve të Ballkanit dhe gjithashtu i interesuar për epitete të famës, duke dëshiruar për të qenë në arenë të vëmendjes. Më shumë është i prirur për të "shitur se sa të blej mend." Sikur t'i tubosh në një vend mendimet e shqiptarëve, të gjithë kthehen për t'i marrë të vetat. Veti e dobësisë së komunikimit, e përhapur si mentalitet i shumicës së shqiptarëve, është krijimi i raporteve të shpejta intime me persona më pak të njohur. Shqiptari, për nga natyra emotiv, herë melankolik e herë i çiltër, duke vepruar jo fort sipas masës e më tepër sipas zemrës, pak i përmbahet bon-tonit. Në të vërtetë, këtë e ka ose të panjohur ose më pak të njohur. Pra, distancimit oficiel në marrëdhëniet biznesore – menaxherike, për këtë, disi është vështirë për t'iu përmbajtur. 84

Pastaj, është i ngarkuar me "psikologjinë e të dytit". Pa bërë dikush diçka, nuk niset dot. Kështu, më tepër dëshiron të bëhet imitator, se sa të thellohet në qasjet sadopak origjinale. Pos tjerash, ka kënaqësi "të numëroj paratë e huaja", në vend që të mundohet të fitoj të vetat. Është një veçori interesante e cila shumë i dallon shqiptarët nga tjerët: pesimizmin e kanë më të kufizuar. Të mësuar në vuajtje, dinë t'iu përballojnë vështirësive e gjendjeve tjera depresive. Ndër të gjithë popujt e Evropës andaj edhe të Ballkanit ndër shqiptarë ka më së paku vetëvrasës. Te shqiptarët dominojnë tiparet gjysmërurale, çka është kushtëzuar me pjesën më të përqendruar në pronat fshatare (60%). Ndër të gjithë popujt me numër paksa më të madh në Evropë, te shqiptarët ka më së shumti analfabet dhe njëkohësisht me nivel të lartë shkollor, në proporcion me numrin e banorëve, për këtë të dytën me tepër se që ka Sllovenia. Por, ndër shqiptar ka më së paku profesionist (mjeshtër) për zotime të veprimit praktik të rendimentit cilësor mbi bazë të kualifikimeve formale, përkatësisht diplomës. Mund të identifikohen dy kategori bashkëkohore të shqiptarëve, si veti të ngulitura nga procedimet e sistemit socialist - komunist, por edhe të mentalitetit provincialist. Njëra, që të imponohet me kurorëzimin me diplomë, pavarësisht prej diturisë së krijuar, përkatësisht sa ka dituria mbështetje në këtë. Tjetra mbështetë besimin e tepruar të masës së popullatës ndaj këtyre me diploma - me thirrje "akademike - intelektuale". Sidoqoftë, gjithçka shqiptare është kryesisht autoktone. Në një pjesë e trashëguar nga paraardhësit ilir. Në pjesën tjetër e formësuar gjatë periudhave të ndryshme historike. Por, për nga vlerat, e gjithë pasuria shpirtërore e ekonomike që rrjedhë nga lashtësia e trashëguar, është krejt pak e materializuar. Historia e më hershme, duket se nuk është shkruar, përkatësisht janë gjetur shumë pak dokumente për të mbështetur ndodhitë dhe thesarin e kohërave të më hershme. Ngjashmëria është 85

mjaft e përafërt me mayat (civilizimi indian nga Amerika e mesme - Jukatan, Guatemalë e sotme) dhe astekët nga Meksiko e sotme - popuj të vjetër që kanë pasur kulturë të lartë dhe organizim të qëndrueshëm shtetëror. Mirëpo, për të cilët pos monumenteve grandioze nuk janë gjetur dokumente të shkruara. Për dallim nga këto civilizime gati të shuara, civilizimi ilir është mbajtur me vitalitetin e vet të vegjetimit. Civilizimi shqiptar, si më i lashti në Ballkan, nuk e ka arritur shkallën e merituar historike. Arsyet e ngecjes janë të shumta, sikurse konservatorizmi e tjera. Por, elementare janë dyndjet dhe persekutimet nga tjerët dhe varfëria e shkaktuar më së shumti nga këto rrezikime. Megjithëkëtë, shqiptarët, duke ruajtur vitalitetin, njëko-hësisht më së paku janë asimiluar në popuj tjerë - ndër popujt e Ballkanit edhe më gjerë. Revolucionin socialist, shqiptarët e kanë bartur kry-ekëput nga revolucioni pansllav. Sikurse mos të ishte kështu, më herët do të dilnin nga varfëria. Duke preten-duar që me revolucion të tejkalojnë fazën e rendit feu-dal dhe të arrijnë në të ashtuquajturin komunizëm, janë kthyer prapa në gjysmëfeudalizëm. Ashtu sikurse edhe të tjerët që ia kanë mërsyer kësaj rruge, edhe ndër shqi-ptar - me parulla të vegjëlisë dhe varfërisë, për shpëtim kombëtar, ekonomik e shpirtëror - janë krijuar vragë të cilat kanë lënë recidivat në të sotmen e në gjeneratat e reja. Fatkeqësia e shqiptarëve në periudhën pas luftës së dytë botërore, kur kishin mundësi të krijojnë lulëzimin e ekonomisë dhe civilizimit, ishte nënçmimi i resursit njeri, mbi baza të aftësisë së pabarabartë. Paralelisht me shfrytëzimin e pasurive natyrore, veçanërisht të atyre minerale e tjera nëntokësore, duke mbajtur të kufizuar hapjen e vendeve të reja të punës, krahas eksportit të lëndëve të para ose gjysmëlëndëve të para, në trojet shqiptare u konservuan raportet autarkike. Koncepti këmbëngulës për objekte grandioze që në pjesën më të madhe mbetën "përmendore të rrënuara të socializmit", 86

ishte "madhështia e mençurisë" së të paaftëve dhe atyre që kryenin detyra të caktuara për ndaljen e procesit të përparimit. Kësisoj gjithçka ishte mbi tokë, andaj pos njeriut edhe prodhimi i ushqimit u nënçmua, do të thotë është mbajtur në nivelin e vegjetimit. Në tërë periudhën e pas luftës, shqiptarët në trojet e veta, asnjëherë nuk arritën të prodhojnë as gjysmën e nevojave të produktteve për ushqim adekuat. Akoma, shqiptarët për së tepërmi i pengon përzierja e risive të kulturës së komunikimit modern dhe traditës së kanuneve. Ndër këto gërshetohen edhe rregullat tjera familjare të botëkuptimit patriarkal. Përzierja familjare e imponuar sipas hierarkisë nga më i moshuari, rëndom krijon çrregullime në rendin dhe renditjen e vlerave të prokopisë. Ndër shqiptarët dukuria më e përhapur është eksploatimi familjar, përkatësisht derdhja e prokopisë sipas rendit të kundërt në raport me punën dhe mundin. Si shembull tipik është barra e punës dhe përgjegjësisë në fëmijën e parë, gjegjësisht në më të moshuarin dhe shpenzimi sipas kërkesave në shpërpjesëtim me punën e deponuar. Shumë shembuj që kam evidencuar sipas disa anke-tave, janë ilustrim indikativ e edhe për nxjerrjen e disa përfundimeve meritore. Kështu, babai nuk i jep të drejtë fëmijës së dytë të udhëheqë ndërmarrjen që kanë, ngase sipas traditës së kanuneve kjo i takon më të madhit, edhe pse ky është më i paaftë se sa i dyti. Ose, shembulli tjetër, vet babai i paaftë pretendon të udhëheqë formalisht dhe faktikisht të ardhurat që krijojnë një pjesë e anëtarëve të familjes dhe të bëjë ndarjen sipas rendit që ky e përcakton e jo vlera e punës së deponuar. Veçori e ndarë është përparësia në familje që i jepet të diplomuarit si shkollar ani pse ndodhë që profesionnalisht të gjendet si më i dobët se sa tjetri me shkollim më të ulët e me aftësi me të ngritura profesioniste për ushtrimin e punëve në ndërmarrjet familjare. 87

Të gjitha veçoritë e përshkruara e edhe shumë tjera, vërtetë pengojnë prokopinë - këtë e bëjnë më të kufizuar. Nganjëherë, duke e dëmtuar, sjellin edhe deri të shuarja e veprimtarisë. Ndikimi evropian në kulturën e rirenditjën ekonom-mike te shqiptarët, është nën veprimin e dy grupeve të refleksioneve, të cilat në një pjesë i bëjnë me më vlerë dhe në tjetrën ndikojnë në kufizimin e depërtimeve të shpejta. Tiparet e përshkruara në fillim si virtyte dhe shtresim i civilizimit: bujarë, kursimtarë, të zgjuar, të guximshëm, të zhdërvjellët... janë komponentët e për-parësisë. Ndonëse tash jo aq dominant siç ishte më herët, tradicionalizmi i huazuar otoman i cili akoma është i shprehur, paraqet ngarkesën e mentalitetit. Tejet të rrallë janë sot nëpër botë biznesmenët e njohur shqi-ptar. Si në Rendin e Ri Botëror? Gjithsesi shumë vështirë. Por, aspak më rëndë se sa popujt tjerë të Ballkanit. Dy komponentë, me siguri shqiptarët i ngrinin për një nuancë në përparësinë e shkurtimit të rrugës në rirenditjen e re në rendin e ri botëror. Njëra përbënë iniciativën e shprehur, qëndrueshmërinë, kursimin, mangësinë e pasioneve të këqija, adaptimin ndaj risive dhe interesimin për pavarësi materiale. Tipare këto të cilat janë mjaft frytdhënëse për ushtrimin e biznesit. Tjetra, mbështetë shtegtimet intensive dhe mësimet në botë: njohjen e rendeve të ndryshme shoqërore dhe ekonomike, kulturave dhe ecurive të reja botërore. Në këtë mënyrë, ndihmohet përhapja e bindjeve të reja, sidomos për lirimin nga konvencionalizmi tradicional joracional.

RAPORTI GJINOR Për prokopi, dallimi i vlerave në mes të meshkujve dhe femrave, është mjaft oshilues. Mendimet e autorëve meritor për këtë përbërje në disa caqe përputhen e në disa tjera dallohen. 88

Baza gjenetike e femrave anon për nga interesimi dhe ndërgjegjja për çështjet ndaj të cilave janë më të prirura se sa meshkujt: kushtimi ndaj familjes, fëmijve, jetës familjare, kujdesit për gjërat e rëndomta, ndjeshmërisë ndaj ngjarjeve me vlerë të mirëqenies e tjera. N. Rot, thekson se dallimet gjinore kanë të bëjnë me llojin e intelektit si aftësi te: çupat, shfrytëzimi i fjalëve, mbajtja mekanike në mend; të djelmoshat, gjetja e parimeve të përgjithshme, ushtrimi i operacioneve të thjeshta matematikore. Mirëpo, N. Rot çmon se duke marrë në konsiderim kërkimet sipas testit të Termanit, të zbatuar në Skotlandë me 1939, "nuk mund të pranohet ekzistimi i dallimit në shkallën e intelektit ndërmjet meshkujve dhe femrave. Shkas i dallimeve në llojin e intelektit do të ishte, para se gjithash, në atë se të çunat shtyten aktivitetet e caktuara dhe interesimet, ndërsa te çupat nuk shtyten dhe anasjelltas." De Bono çmon se: "Koeficienti i inteligjencës të femrat është më i ulët për pesëmbëdhjetë poena. Dhe përkundër ndihmesës që iu është dhënë në teste, kanë kaluar sikurse edhe para tetëdhjetë vjetëve. Pra, s'ka ndryshim... Në grupin më të përparuar inteligjent, gjenden tejet më shumë meshkuj se sa femra. Mirëpo, përparësia e femrave është në atë se tejet më tepër se meshkujt çmojnë familjen, jetën familjare dhe tejet më pak tregtinë dhe suksesin në punët shoqërore dhe shtetërore." Në raportin gjinor të përparësisë së intelektit të meshkujve ndaj femrave, Ajsenku është ndër më kategorikët. Bartës i teorisë së pacenueshmërisë së të dhënave statistikore, në të cilën ndërhyjnë edhe spekulimet, stili individual i Ajsenkut ndaj shumë vlerësimeve psikologjike, andaj edhe për inferioritetin e intelektit femëror ndaj atij mashkullor, sot në botë është bërë mjaft i përhapur. Mirëpo, duke u thelluar më tepër në raportin ekono-mik, në shumicen e rasteve femrat janë më racionale, më kursimtare, më të durueshme dhe më energjike. Në raste më të rralla janë shtytje ose 89

mbështetje e veprave të guximshme të meshkujve. Të pakten, a nuk janë në shumë familje gratë "ministra të financave"? Në kriji-min e prokopisë, dallimet gjinore në veprimtarët që shi-hen (meshkujt) dhe ata nën hije (gratë), janë atipike. Mjaft i përshkon individualiteti specifik. Sipas këtij konstatimi, vlerësimi i dhuntisë për prokopi është i për-shkueshëm me veprimet që bëhen ndërmjet pamjes së jashtme të mashkullit dhe nxitjes së brendshme të femres ambicioze e racionale. Femra, sidoqoftë, dëshiron më pak të eksponohet dhe më lehtë bie nën ndikimin e ndjenjave dhe emocioneve. Kësisoj vlera e femrës për prokopi të lartë është më e mangët se sa e mashkullit.

RAPORTI I MOSHËS Vlerësimin e moshës së menaxherit dhe rëndësisë që ka në tërësinë e trungut të menaxhmentit, në caqe të shkurtëra, por në disa pjesë sipas këndvështrimit e kam bërë në librin e mëparshëm. Këtu do të përqëndrohem në përshkrimin e vlerave njerëzore jo aq të liderit, por të tërësisë në raport me prokopinë. Duke vështruar përvojën e një numri të konsiderueshëm personash përreth dhe sipas të dhënave nga literatura, kam nxjerrë disa konstatime mjaft interesante. Përderisa për lider ndaj punëve dinamike energjia është kusht për sukses, për prokopi si tërësi në raporte të ndryshme, eksponohet hierarkia më e gjerë. Personat me imazh të ndërtuar gjatë, në aspektet: profesionist e moral, në moshën më të shtyer, bëhen objekt tërheqës për biznes të qëndrueshëm. Kjo moshë, zakonisht ndërmjet dyzet e pesëdhjetë vjet, bëhet atraktive për vjeljen e fryteve të punës së deponuar më parë dhe si marketing atraktiv për sukses. Gjerasim Qiriazi për moshën shprehet: "Jeta e njeriut ndahet në dy pjesë: djalëri dhe pleqëri. Të parën pjesë e shkojmë në të 90

pastajmen dhe të dytën pjesë në të shkuarën." Ndërkaq La Roshfuko, konstaton: "Shembuj të mirë na japin pleqët, për t'u ngushlluar që më nuk mund të japin shembuj të këqij." Ndërsa Dizraeli shprehet: "Rinia është mashtrim, mosha e pjekurisë luftë, pleqëria pendim." Gete për veten thotë: "Jam tejet i plakur që të qortoj diçka, por përherë mjaft i ri që të punoj diçka." Maria Ebner - Eshenbah: "Derisa mund të mësoj, përfitoj shprehi të reja, të pranoj vërejtjet, njeriu mbetet e ri;" - Bomarshe: "Mos shiko nga vjen, shiko kah po shkon; Knorr: "Iniciativa (shtytja) e rinisë, vlenë aq sa edhe përvoja e pleqëve." Të rinjtë, energjik e ambicioz, në veprimtari të caktuar janë të suksesshëm. Mirëpo, frenimin në komunikim e kanë më të mangët se sa të moshuarit (kuptohet të kthjellët), të cilët me urtinë dhe imazhin e ndërtuar mbi këtë veti, janë më të kërkuar. Veçanërisht për komuni-kim. Nganjëherë, agresiviteti energjik i të rinjëve për prokopi të mirëfilltë, bëhet një lloj bariere ose edhe de-mtuesi. Kjo sidomos vie në shprehje në këmbënguljen për fitime të shpejta, te shumica e të rinjëve të cilët përsiatën t'i kapërcejnë fazat e kushtëzuara të fillimit, zhvillimit dhe rritjes permanente të prokopisë. Veti e veçuar e të moshuarve është qasja analitike raporteve të punës, përqasja ndërmjet vlerave dhe largë-pamësia. Këtë iu mundëson përvoja e dendur e mbësh-tetur në profesionizëm. Për prokopi më të gjerë, më afatgjatë dhe të ndershme, ka përparësi ekipi në të cilin gjenden të rinjtë energjik e "agresiv" dhe të moshuarit e urtë. Në vendet e rendit më të qytetruar, për dallim nga ato më pak të zhvilluara, raportet e prokopisë janë më të pastra, më të sinqerta dhe më të qendrueshme. Në këto ambiente, pra të zhvilluara, ku normat e sjelljes janë të shtresuara e në një pjesë edhe të institucionalizuara dhe raportet e biznesit të gërshetuara me komunikim të civilizimit të ngritur, vlera dhe 91

nderimi ndaj të mo-shuarve për prokopi, janë mjaft të respektuara. Për mjediset në krizë, krahasimet me këto janë të pamundshme. Këtu mjetet nuk zgjedhen. Sjelljet janë të pakapshme. Andaj, të moshuarit në këto ecuri mbesin të hutuar. Në këtë drejtim, urtia e tyre dhe atyre që kanë sedër e moral, nuk mund të vijë në shprehje, përkatësisht as që ka kush konsideratë ndaj parimeve me të cilat të moshuarit sadopak janë më të begatuar. Ushtrimi i mendimit dhe proporcioni i moshës me intelektin, janë dy dimensione të përmbajtjes së njëjtë. Por, qëndrimet e qasjes praktike dhe teorike, në rend të parë psikologjike, ndër autor të ndryshëm janë të ndara. N. Rot, duke polemizuar me disa nga këto qëndrime, konstaton: "Në kohën e fundit disa hulumtues kanë shprehur dyshimin në rregullsinë e konceptit se intelekti me njëzet ose njëzetepesë vjet arrinë maksimumin e vet dhe se pastaj fillon rënia. Këta autor theksojnë se rezul-tatet që pasqyrojnë rënien e intelektit pas viteve të një-zeta ose të njëzetepesta janë përfituar me përqasjen e intelektit të grupeve të mëdha të moshës së caktuar. Mirëpo, kur janë bërë hulumtimet e ashtuquajtura lon-gitudinale, që do të thotë të intelektit të personave të njëjtë në periudhën afatgjate - nuk janë përfituar të njëjtat rezultate." Ndër të tjerat citohen rezultatet e V. Ovensit 1953 dhe N. Bejlit e H. Odenit 1955. N. Rot, duke u mbështetur në këta autor, nxjerrë përfundimin se intelekti në vitet e mëvonshme edhe ngritet. Përkund-razi, të njerëzit tejet të talentuar, nuk bie intelekti në periudhën ndërmjet njëzet e pesëdhjetë vjetëve, por rritet dhe si duket kjo rritje vazhdon edhe më tej. "Ndonjë njëri tejet i zgjuar, në moshën tetëdhjetëvje-çare akoma është më inteligjent nga shumica e atyre që kanë njëzet vjet dhe intelektin mesatar." Edhe për prokopi të mirëfilltë, raporti individual në projeksionin e moshës është çështje në vete. Në rend të parë është i ndërlidhur me kondicionin mendor dhe ta92

lentin e të menduarit. Sidoqoftë, personat që kanë ushtruar të menduarit, edhe në moshën më të shtyer i kanë mendimet e kthjellëta. Disiplina, racionaliteti dhe ushtrimi, duke mbajtur mendimin e mobilizuar, ruajnë potencialin kreativ dhe gatishmërinë e marrjes ose ndihmesën për marrjen e vendimeve të vlerëshme. Individualiteti i kthjelltësisë mendore nuk përkon vetëm me vigjilencën e ushtruar ose më mirë të them me zhytjen në mendimet permanente e të thelluara, por mbështetë edhe trashëgiminë gjenetike. Ndërmjet meshkujve dhe femrave, po ashtu ekzistojnë dallime në dendësinë e moshës dhe vigjilencës mendore për çdo veprim e vendim, andaj edhe në raport me prokopinë. Përderisa meshkujt, fazat vigjilencës së mendimit i kanë me ndryshime të cilat më pak vërehen, te femrat këto faza më tepër bien në sy. Në pjesën më të madhe, femrat me ushtrim të gjatë të jetës familjare dhe profesioniste, të cilat kanë bazën e ngritur gjenetike, por që më tepër kanë kultivuar mendi-min, bëhen mjaft të vlershme për prokopi, pasi që ta ke-në stabilizuar familjen. Kjo është mosha ndërmjet tri-dhjetë e pesë deri në dyzet vjet e më vonë. Duke i ngritur fëmijët dhe krijuar qetësinë në gjirin familjar, në moshë ca më të shtyrë, femra në një pjesë lirohet nga emocionet. Bëhet më e urtë dhe më vigjilente për vepri-me edhe të ndërlikuara në fushëveprimet e ndryshme, të cilat sjellin prokopi të vlershme.

RAPORTI PROFESIONIST Të ngritësh veten mbi talentin, do të thotë të përvetësosh profesionin dhe të bëhesh koshient për këtë për ta ushtruar me kushtim. Ose, thënë më shkurtë, të bëhesh mjeshtër i talentuar - maestro. 93

Kur pata vijuar shkollën e mesme, në kushtet që ishin të vështira, kishim arsimtarë të talentuar, pedagog të spikatur, por shumica prej tyre nuk kishin të kryera shkollat adekuate. Megjithëkëtë, ishin në nivel të ngritur profesionist, përkatësisht zanatçinj të spikatur. Përveç mënyrës tejet efikase të shtruarjes së mësimeve të vlershme, kishin aftësinë të vejnë kontaktin me nxënës dhe të sigurojnë besimin në këta. Pas tridhjetë vjetëve, vizitova një gjimnaz disi të ngjashëm me atë që kisha vijuar. Mësimdhënësit ishin në nivel të lartë të aftësive formale. Ishin disa edhe të kurorëzuar me thirrje magjistri të shkencave. Mirëpo, efekti i këtyre ishte i mangët. Nuk kishin arritur nivelin e komunikimit dhe transponimit të diturive te nxënësit. Ndër të tjera iu mungonte besimi i ndërsjellë me nxenësit dhe mungesa e kushtimit. Kjo dukuri është bërë e përhapur në shumë vende. Rajmond Haull për edukacionin konstaton: "Shkollimi, shpesh i lavdëruar si mjekësi për të gjitha dhembjet, qartë, nuk është ilaç për paaftësi. Paaftësia hovshëm lulëzon mu në shkolla. Një maturant nga tre të tillë, nuk din të lexoj me shpejtësinë të cilën duhet ta ketë pesësh-kollari nga tetëvjeçarja. Tash është bërë e zakonshme që fakultetet të kanë ushtrime leximi për brucosh. Në disa fakultete, njëzetepesë për qind të brucoshëve nuk din të lexoj dhe nuk mund të mësojnë nga tekstet e tyre." Parashkollimi, testimi, shkollimi dhe aftësimi për profesionin e caktuar janë: ose në një varshmëri kontinuitive të plotësimit të kompleksit profesionist ose segmente të ndara të cilat mund të bëhen antipode të njëratjetrës. Parashkollimi, në kuptimin më të gjerë, konkretisht i shkollës së mesme për fakultet, me të cilin bëhet aftësimi i caktuar për vijimin e shkollimit të mëtejmë, shpeshherë mund të ndërroj formën me përmbajtje dhe anasjelltas, përmbajtjen me formë. Kësisoj, nxënësit të cilët kanë kryer gjimnazin ose shkollën tjetër të mesme 94

me sukses të shkëlqyeshëm, në shkollimin më të lartë dështojnë ose të paktën janë mesatar. Dhe e kundërta, nxënësit me sukses mesatar ose shumë të mirë, nga shkolla e mesme tregohen studentë të shkëlqyeshëm. Testimi aq i ekzagjeruar, nuk ofron përherë rezultate për vlerësimin adekuat të prirjeve. Ajsenk-u, pasi që kishte dhënë provimet për pranim në Universitetin e Londrës, kishte kuptuar se këto nuk ishin për fakultetin përkatës. Kur s'dinte ç'të bëj dhe se e vetmja mundësi ishte të regjistrohej në psikologji, vërejti se për këtë kurrë nuk kishte dëgjuar. Mirëpo, u regjistrua pasi që nuk kishte zgjidhje tjetër. Dhe u bë psikolog me renome botërore. I ngjashëm ishte rasti me Albert Khanin i cili u regjistrua në mjekësi. Pasi që s'kishte mundësi të financimit, kërkoj bursë dhe u regjistrua në fakultetin e biologjisë. Studimet i kreu i pari në gjeneratën e vet. S'ishte i kënaqur. Më vonë i vazhdoj studimet në eko-nomi dhe arriti të bëhet një ndër ekonomistët e njohur. Ndër të tjerë, kam nxjerrë tre kandidatë të testuar për shkollim në artin figurativ. Sukseset ishin: njëri i shkëlqyeshëm - në fakultet dështoj dhe ndërroj profesionin; tjetri mesatar, kreu fakultetin dhe mbeti piktor mesatar; i treti dy vite nuk u pranua në fakultet, në të tretin kur u pranua u tregua si i papërsëritshëm për skema akademike, lëshoj studimet dhe u bë piktor me renome. Kësi shembuj ka përplot, sikurse piktori që s'arri-në të bëhet piktor i avancuar, gjuhëtari dhe letrari s’arrin të bëhet shkrimtar e të ngjashme. Shkollimi ofron mësimin për skemat ekzistuese. Aftësimin e bën vet njeriu në mënyra të ndryshme. Po talenti? Me siguri talenti ndriçon horizontet kur punohet shumë e me kushtim dhe nëse nxirret nga veti në mënyrë racionale dhe shfrytëzohet në mënyrë adekuate. Por! Shumë të talentuar mbesin "vetëm të talentuar." Sipas Edisonit: "Gjeniu është një për qind inspirim dhe nëntëdhjetenëntë për qind djersitje." 95

Ushtrimi i të menduarit, "shtrydhja" e vetës dhe ballafaqimi me realitetin - i cili më së shpeshti është i vrazhdë - ndihmojnë për t'u ngritur mbi talentin. Ndër njerëzit më të njohur të cilët gjatë shkollimit ishin bukur të dobët, gjenden shumë. Por, mjaft është të theksosh se ndër këta ishin Vinston Çerçili dhe Albert Ajnshtajni. Kurse, shkollim adekuat nuk kishte Klajv Sinkler (konstruktor anglez). Ndërkaq, shkollën kurrë nuk e kanë vijuar: Alberto Moravia( shkrimtar i famshëm italian), Klint Istvud ( aktor i famshëm filmi në SHBA), Robert Ouen (shkencëtar anglez themelues i teorisë e cila më vonë u quajt bihejvioristike), Van Gog (piktor i famshëm holandez)... Pra, ishin autodidakt. Sidoqoftë, për prokopi aftësimi profesionist është i pazëvendësueshëm. Varet se për çfarë veprimtarie jeni të prirur, përkatësisht çka kërkoni. Për krijimtari mendore, si profesion kreativ - projketues - ose shpirtëror, kërkohet dimension i caktuar edhe i spikatur i aftësimit. Për veprimtari nga transaksionet financiare, po ashtu duhet me pas aftësimin përkatës. Aparatura e aftësimit profesionist, dallon nga përcaktimi dhe kushtimi. Prokopia biznesore kushtëzohet me njohuritë elementare të teknologjisë së veprimit dhe të kulturës së komunikimit. Këtë mund ta arrij secili person i interesuar për veprime përkatëse në raport me fitimin nga puna e ushtruar. Ekonomistët i japin përparësi mësimeve të kombinuara teorike dhe praktike. Në vendet e perëndimit, ku tradita e prokopisë është e ngritur në nivel të doktrinës, qasja e tillë është bërë një lloj preferimi dhe përcaktimi. Psikologët, ndryshe nga këta, eksponojnë përplot shembuj të njerëzve të suksesshëm, të cilët kanë gjetur fillin e prokopisë dhe kanë arritur suksese të larta. Personat e tillë nuk kishin rastin të marrin mësime nga aparatura ekonomiste, por nga përvojat, kushtimi dhe guximi të mbështetur në njohjen e përgjithshme të kërkesave dhe komunikimit material dhe njerëzor. 96

Në relacionet e përshkruara ndërlidhet edhe intelekti. Por, jo më i larti. Aq sa i duhet njeriut, do të thosha "me sukses me i grahë automobilit të zakonshëm." Ndërkaq shkollimi i dendur nuk është përherë edhe zgjidhje për prokopi të mirëfilltë. Të dish se çka dëshiron, si ta bësh, sa ta bësh, kur ta bësh, me kë do ta bësh, është kërkesa paraprake e matjes dhe respektimit të forcës krijuese për prokopi të caktuar. Ashtu edhe për bazën profesioniste. Baza më e shëndoshë për tërë aktivitetin jetësor është edukata për prokopi. Përfitimi i saj arrihet prej fëmijërisë në familje dhe vazhdohet me shkollim. Të mësohesh të respektosh vlerat materiale dhe jomateriale, punën dhe frytet e saj, tendën dhe të tjerëve e të kursesh e racionalizosh veprimet, ndonëse edhe fjalët, arrihet deri në cakun i cili më tej me përvoja të reja begatohet dhe perfeksionohet. Të kuptosh vlerat dhe të krijosh kriterin e vlerësimit të drejtë, nuk është punë e vështirë. Mirëpo, nëse këtë nuk e nisni nga fëmijëria, më vonë përvetësimi i diturive është më i vështirë, më i plogësht dhe më me pak ndërgjegje. Këtë janë të thirrur ta bëjnë prindërit dhe mësimdhënësit në shkollë dhe më gjerë. Shkollat tona këtij lloj edukacioni i kushtojnë pak rëndësi. Gjithçka bëhet më tepër në mënyrë të tërthortë se sa të drejtpërdrejtë. Fëmija ka nevojë për mësim të drejtpërdrejtë, duke ia parashtruar kërkesat dhe aftësuar që zgjidhjet ti gjejë vet. Të arrish nivelin profesionist, do të thotë të krijosh bazën e sigurisë dhe cilësinë e caktuar për të zbatuar punët përkatëse. Por, kjo nuk është e tëra. Më tej duke u thelluar më shumë në ushtrimin e profesionit, ndërtohen tiparet e vlerave, të cilat sajohen si rendiment kuali-tativ dhe kuantitativ i punës. Rezultati dallon sipas pro-fesionizmit kreativ dhe rutinor.

Profesionizmi kreativ 97

Pavarësisht se si arrihet aftësimi profesionist, të talentuarit ambicioz nuk kënaqën vetëm me një instancë. Kreativiteti është në shpirtin e njeriut. A do ta aktivizoj ky këtë me intensitet më të lartë ose më të ulët, imponohet nga rrethanat dhe prirja për hulumtime më të thelluara. Shumë veprimtari janë të ndërlidhura me mundësitë e kreacioneve më të vlershme, se sa ato nga të cilat niseni. Marketingu, për një mall - duke përfshirë cilësinë, formësimin dhe lansimin - përherë imponon kërkesa të reja. Aparatet elektrike dhe elektronike për amvisni dhe për nevoja tjera personale e administrative, përherë përsosën. Përsosuria përfshinë të gjitha dimensionet e: cilësisë, madhësisë, dizajnit, funksionimit. Këto ndryshime dhe lansime i bëjnë profesionistët kreativ: inxhinëer, ekonomist, disenjer, teknik, punëtor të kualifikuar etj. Profesionizmi kreativ pandërprerë e mbanë rrjedhën e prodhimit, përkatësisht të aktivitetit biznesor, duke sjellë, prej një faze në tjetrën produktivitetin më të lartë. Më vështirë është të bëhesh kreativ, se sa të ushtrosh punë në mënyrë rutine. Mirëpo, kreativiteti është "vështirësi e këndshme" e cila frymëzon dhe futë gjallëri. Kështu, "thyhet" monotonia, ambiciet zgjerohen, ngritët rëndësia personale dhe afirmohet vlera e punës kreative. Paralelisht me këto, rriten: motivi dhe prokopia. E pastaj, dinamizohen sjelljet. Vullneti dhe shqetësimi krijues, në relacione të tilla, bëjnë shtytje të ndërsjellë.

Profesionizmi rutinor Janë disa veprime që përcaktohen me skemën e normave, në të cilat njeriu s'ka çka të ndryshoj. Të vozitësh autobusin është punë rutine. Duhet patjetër të respektohen rregullat e trafikut. Këtu vozitësi s'ka 98

mundësi të ndërhyjë me ndonjëfarë kreacioni. Prodhimi i stolive nuk mund të vazhdoj me një seri. Kërkohen edhe unikate. Nëse s'ka kreacione të reja, puna kufizohet. Konkurrenca shkakton presione të reja. Për t'u mbajtur në treg, kërkohet të modelohen format e reja, por edhe metoda tjera të reklamimit për shitjen e tyre të suksesshme. Ka shkuar koha e veprimeve të thjeshta rutine, sikurse p.sh. e kontabilistit klasik i cili përmbushë shtyllat e vizatuara të librave. Automatizimi i proceseve të punës deri të robotizimi, ka kushtëzuar ndarjen e profesionizmit kreativ dhe rutinor. Në ndërmarrjet e vogla, kryesisht private, krahas veprimeve të rëndomta rutinore, janë të shpeshta mundësitë për ndërhyrje kreative. Mirëpo, profesionizmi rutinor i proceseve të modernizuara të punës, ka sjellë mjaft ndryshime, me të cilat puna rutine duhet të bëhet me njohuri të larta të veprimeve. Kështu, punët edhe tejet rutine, nganjëherë nuk janë aspak më të lehta se sa ato kreative dhe nuk mund të zbatohen pa kultivim të dendur të aftësive profesioniste, përkatësisht të specializimeve të caktuara. Sidoqoftë, duke mos pasur ambicie, disa njerëz gjithsesi kënaqën me punët e rëndomta rutine. Për këta aq është edhe masa e kushtimit. Mirëpo, varësisht nga veprimtaria, prokopia mund të jetë më e gjerë ose më e kufizuar.

RAPORTI AMATOR Amatori, duke qenë nën presionin e mungesës së profesionizmit të kultivuar në mënyrë institucionale, që do të thotë në shkollë përkatëse, me vigjilencë, përkushtim e disiplinë, përherë mundohet ta tejkaloj këtë mangësi. Amatori mund të bëhet profesionist i ngritur, kur mbi baza të njohurive paraprake, talentit dhe ambicies, veprës i qaset me kushtim. Atë që i mungon nga shko99

llimi institucional e kompenson me shumë vlera tjera, me të cilat nganjëherë arrin nivel edhe më të lartë përsosurie në ushtrimin e punëve, se sa profesionisti i cili zbaton punët me më pak kujdes dhe në mënyrë rutine. Shumë amator, duke mësuar praktikisht nga tjerët dhe nga librat e mjeshtërve të kuptueshëm, bëhen profe-sionist të njëmendët. Dhe anasjelltas, profesionisti i rry-er, duke tejçmuar vlerën e aftësive të veta dhe duke për-çmuar punën, humbë nivelin e vërtetë profesionist, dhe e sjellë këtë nën amatorizëm. Shpeshherë fatkeqësitë në trafik iu ndodhin profesionistëve të spikatur. Kjo për shkak se iu "humbë" kujdesi. Disa pilot të rryer, duke u siguruar në profesionizmin e vet, me sjelljet rutine përjetojnë befasi të pakëndshme e edhe fatkeqësi me pasoja katastrofale. Nganjëherë amatorët, përkatësisht autodidaktët, duke kërkuar njohuri më të gjera në mënyrë të pavarur, zgjerojnë kufijtë mbi të panjohurën, më tepër se vijuesit e shkollave të caktuara. Artist të afirmuar, si student, duke mos mundur t'iu adaptohen skemave të njohura dhe duke kërkuar dimensione të reja të shprehjes artistike, i kanë lëçitur akademitë e arteve në të cilat kanë qenë duke vijuar studimet. Kreativiteti dhe kushtimi, përcaktojnë profesionizmin, e jo profesionizmi vlerën - e cila kur është e rendomtë bëhet fryt i klishesë rutine. Por, kur mungojnë njohuritë elementare për ushtrimin e profesionit, atëherë edhe vlera e rëndomtë është ose e mangët ose e shterur. Disa amator arrijnë që të mësojnë dhe ushtrojnë si autodidakt dhe nganjëherë për nga efekti i punës iu tejkalojnë disa profesionistëve me aftësi gjysmake të cilët posedojnë verifikimin formal. Ndërsa, disa amator përherë mbesin në margjinën e efikasitetit të punës. Për prokopi, pos vullnetit dhe guximit, nevojiten njohuri nga ecuria e punës të mbështetura në: organizim, analizë, plan, program, bilanc, njohjen e gjuhëve të huaja, 100

shfrytëzimin e mjeteve dhe veglave tjera të punës sikurse veprimet me kompjuter e aparaturë tjetër. Më këto në ekonomi, afiniteti amatorist mund të arrijë deri të efektivat profesioniste e edhe mbi të rëndomtat.

RAPORTI I VOKACIONIT Kushtimi me zotësi - prirje, shije e talent - për një krijimtari, që trajtohet si vokacion, është përbërje më e gjerë dhe më fisnike, se sa profesioni i ndarë. Në të vërtetë, profesionizmi i cili mbështetët në formë, nuk do të thotë të jetë mbi bazë të vokacionit. Vokacioni, pra është më përbajtësor. Kur prokopia në kuptimin e ngushtë të fjalës si profesion, bëhet një lloj preokupimi obsesiv, aq më tepër largon nga vokacioni. Megjithëkëtë, në shumicën e rasteve edhe prokopia me relacionet e pastra të komunikimit materialo - njerëzor, është vokacion si karrierë, thirrje dhe referencë. Raporti i vokacionit, pra ka përfshirjen më të gjerë dhe më të fisnikëruar të idesë dhe idealit krijues. Këtë më së miri mund ta shpjegoj me vokacionin intelektual. Nocioni intelektual është instaluar para njëqind vjetësh. Kuptimin shprehimor e ka në qenësinë e njeriut me mendim të pavarur, që është meritor me intelektin dhe bindjet e veta. Ky pra është njeriu i cili vepron në opinion, pa aspak ngurrim - me sjellje të lirisë së plotë që nuk i përket asnjë grupi të ngushtë njerëzor politik e aq më pak klikave e klaneve. Intelektuali i cili angazhohet për humanizëm, nuk mbështetë vetëm profesionin, ani pse është profesionist i shkallës së lartë. Pra, është vokacion si kategori më e ngritur, më e ndërgjegjshme dhe më koshiente për hu101

manizëm. Intelektuali veprimin e vet të krijimtarisë: ekonomike, shkencore, artistike etj. e vënë në funksion të humanizmit, veçmas kur ky është në rrezik. Ndër intelektual të vokacionit të vlerave të njohura p.sh. janë: Tomas Mani - kundër fashizmit, Zhan Pol Sartri - kundër luftës në Alzhir, Noam Çomski - kundër luftës në Vietnam, Emil Zola - për zbërthimin e së vërtetës në aferën Drajfus, Martin Luter King - për barazinë e të bardhëve dhe zezakëve në Amerikë, Bertrand Rasel - për liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe shumë të tjerë të angazhuar në raportet humanitare ndërkombëtare. Ndër biznesmen, përkatësisht menaxher, më së paku gjenden intelektual, në kuptimin e plotë të fjalës, anipse këta mund të jenë persona të profesionit të lartë. Për ta shpjeguar këtë më afër, vlenë të theksoj se intelektuali me vokacionin e vet nuk kushtëzon ose nuk pretendon në rend të parë interesin e vet personal. Gjithashtu, ballafaqohet me rezikun i cili mund të jetë edhe fatal. Në shumicën e rasteve vokacioni intelektual kryesisht është i kundërti i prokopisë, respektivisht i interesit material personal.

REZONI 102

1. Dikush për prokopi "piqet" herët, dikush vonë e dikush kurrë. 2. Vlerën e prokopisë më së miri e çmojnë ata që kanë përjetuar vuajtjen e mundit edhe të varfërisë. 3. Fëmijët e të pasurve, luftën e prokopisë në shumicën e rasteve e trajtojnë si lojë sportive. 4. Popujt e Ballkanit dallohen për veçoritë e gjeturisë për prokopi të kufizuar në vendlindje dhe të gjerë në vendet tjera. Por, numri i këtyre të dytëve, megjithatë është më i kufizuar se sa te popujt tjerë. 5. Ndër të rrallët janë shqiptarët të cilët nga rradhët e veta nuk kanë ngritur pranimin e vlerave filozofike të personave të merituar si filozof. 6. Imazhi profesionist, moral dhe i urtisë i të moshuarve, është vlerë e pakontestueshme për prokopi të ngritur. 7. Edhe nëse femrat nuk janë kurdoherë të avancuara në veprimtari të vlershme për prokopi, këto shpesh janë shtytëse fisnike të meshkujve për fillimin dhe ngritjen e prokopisë së mirëfilltë. 8. Dallohen njerëzit që duan t'iu lavdërojnë sendet prej atyre që lavdërimin e bëjnë duke iu kushtuar veprave. Të parët janë preferues të shijes si vlerë e jashtme dhe kaluese, ndërsa të dytit preferues të diturisë si vlerë e brendshme. 9. Kushtimi dhe puna e pandërprerë më së shumti ndihmojnë skalitjen e profesionit. 10. Ushtrimi inkoshient i profesionit, është veprimi sipas instinktit, që do të thotë kryerja e punëve në mënyrë joprofesioniste. 11. Për mjeshtri të prokopisë, profesioni është mbështetje e vetëdijshme, që ndërlidhet me përmbajtjen e vlerës e jo vlerën e formës. 103

12. Racionalizmi përbëhet nga renditja e punëve dhe kryerja e tyre një nga një. Kështu pasqyrohet rezultati i qartë, i cili nuk shihet kur të gjitha punët paralelisht zbatohen për nga një pjesë. 13. Intelektuali nuk është profesion, por vokacion. 14. Intelektuali si vokacion, parimisht është i kundërti i prokopisë. 15. Është koha për të mbjellë dhe koha për të korrë. Disa njerëz mendojnë se këtë kohë duhet ndarë vetëm në një ditë dhe një natë. 16. Nuk janë të gjithë intelektualët me thirrje akademike, sikurse që edhe të gjithë profesionistët me diploma nuk janë intelektual. 17. Kur përqendroheni në prokopi, njeriun nuk e shikoni aq tepër se sa fitimin dhe në çfarë bazash këtë do ta nxirrni. 18. Një është fitorja e drejtësisë e tjetër gjykimi për drejtësinë. 19. Me qëllime të këqija, njeriu s'mund t'i bie në fije vetës. 20. Raportet: etnike, gjinore, të moshës, profesioniste etj. edhe pse e kanë kahun tipik sipas veçorive të shumicës, janë të gërshetuara edhe me përplot vlera jo-tipike. 21. Popujt vërtetë dallojnë më shumë ose më pak për nga mjeshtëria e prokopisë, por shumë pak për nga vlerësimi i saj. 22. Kombinimi i kulturave të popujve të ndryshëm në biznes, frymëzon dhe fisnikëron raportet e prokopisë. 23. Të moshuarit energjik dhe të aftë, për shumë kërkesa të biznesit ndihmojnë pajtueshmërinë e efikasitetit ekipor. 24. Vështirë është të dallosh vlerat e frytshme të popujve për prokopi, mirëpo disa këto i krijojnë nën 104

ndikimin e familjes, shkollës dhe mjedisit më të gjerë, duke i shtresuar si traditë. 25. Profesioni dhe vokacioni dallojnë në shumë pikpamje. Profesionisti përtac është dallimi më i shprehur. 26. Prokopia e ndershme jo vetëm se nderon personin i cili e ushtron profesionin, por shton edhe vlerën e saj duke e bërë të qëndrueshme. 27. Për prokopi të mirëfilltë ekzistojnë rregullat të cilat i përjashtojnë preokupimet dhe botëkuptimet. 28. Me kushtim amatori bëhet profesionist, pa këtë profesionisti bëhet amator. 29. Shkollimi ndihmon aq sa t'iu mësoj të kultivoni aftësitë të cilat nuk mësohen vetëm në shkollë. 30. Përvoja është një lloj shkolle e cila më shumë mëson ata që kanë dituri paraprake. 31. Prokopia kurorëzon veprën, vepra kurorëzon vlerën e shkollimit. 32. Është njësoj e dëmshme të kesh veten tejet në "qejf", sikurse edhe kur të del vetja tejet nga "qejfi". 33. Njerëzit në rini kanë bindjen se bota është e tyre. Në pleqëri kuptojnë se ajo i gëlltitë.

105

KREU 4 SENDËRTIMI I MENAXHMENTIT "I aftë është ai udhëheqës i cili din se kur duhet shkundur drurin për të rënë sa më shumë fruta." Fridrih Niçe

HYRJE Fillet e para të menaxhmentit i gjejmë në përpjekjet e grupacioneve njerëzore për organizim me të cilin sigurohet ekzistenca, efikasiteti dhe mirëqenia e tërësishme. Aftësia për organizim dhe udhëheqje, si veti e lindur dhe e ushtruar, solli deri te imponimi reciprok i atyre që donin të udhëhiqen dhe atyre që donin të udhëheqin. Kësisoj dalëngadalë u eksponua dhe u inkorporua menaxhmenti. Duke u ngritur autoriteti individual dhe ekipor, fatin e vet njerëzit e ndërlidhen në një mbështetje të besimit reciprok. Domosdo, prijësi duhej të posedonte aftësi të organizimit dhe ndjenjës për drejtësi e mirëkuptim ndërmjet njerëzve dhe parimin e trajtimit dhe ndarjes së të ardhurës sipas vlerave të kontributit. Megjithëkëtë, nuk ishte përherë vetëm kështu, kishte edhe sjellje të kundërta me parimet njerëzore. Ka edhe sot. Prej asaj kohe deri me tash, menaxhmenti ka pësuar mjaft ndryshime, por jo aq rrënjësore. Sidoqoftë, në saje të përparimit të teknikës dhe teknologjisë së punës, ka përsosur mënyrën e përgatitjes së marrjes së vendimeve, metodën e sjelljes dhe fisnikërimin e raporteve ndërnjerëzore. Kompatibiliteti në harmonizimin e këtij qarku trikotom, menaxhmentin përherë e më shumë e 106

bën më të ndjeshëm për nga etika e profesionizmi dhe më elastik për nga veprimi. Në të vërtetë, për nga raportet e mirëkuptimit edhe qëllimi është bërë më i rafinuar. Gjithsesi, menaxhmenti mbështetë vlerat e rendimentit të punës, por për dallim nga fazat e mëparshme të zgjerimit të kapitalit dhe ngritjes së profitit, për afate më të shkurtra, më vonë u plotësuan qëllimet e veprimit afatgjatë. Shqyrtimet e ndryshme teorike dhe vlerësimet prak-tike, në shekullin XIX dhe në fillimin e shekullit XX, gradualisht filluan të përmbushen me risi në trajtimin e njeriut, aftësive, besimit dhe kënaqësive të tij. Për shkallën më të lartë të intensitetit të arritur në prag të shekullit XXI, vërtetë kanë meritë teknika e teknolog-gjia, zbulimet dhe përsosuritë e tërësishme. Por, veça-nërisht është i madh kontributi i shkencës dhe artit të menaxhmentit të cilin e trajtuan, hulumtuan, shqyrtuan dhe aplikuan mijëra ekspert e profesionist: inxhinier, ekonomist, matematikan, sociolog, psikolog e përplot tjerë. Kur filluan studimet më të thukëta për menaxhmentin, dolën në shesh shumë komponentë, dukuri e vlera të cilat më parë nuk dukeshin aq të rëndësishme. Edhe pse ishin bukur shumë antipode me metodat e mënyrat e qasjes, plotësuan njëra tjetrën. Ç'është më interesante, edhe sot janë aktuale për çështjet e caktuara. Njëherë ishte çështja e afrimit makinës - njeriun, pastaj njeriut makinën; më vonë ose paralelisht u aktualizuan mirëqenia dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore e tjera. Matej u dëshmua se të gjitha janë në funksion të kompleksit që e quajmë menaxhment - si drejtim, administrim a udhëheqje e një tërësie të funksioneve të degëzuara të ndërmarrjes apo ndërmarrjeve. Në procesin e sendërtimit të menaxhmentit në qendër të trajtimit është njeriu me veprimin e vet si udhëheqës, drejtues, administrator, i cili angazhon dhe fry107

mëzon tjerët që të realizojnë detyrimet në vendet e tyre të punës. Nga gjysma e shekullit XIX u bën hapat serioze për gjetjen e suazës më të përshtatshme të konstruktimit dhe sendërtimit të menaxhmentit efikas. Me këtë imponoheshin edhe udhëheqësit më të suksesshëm. Në këtë ecuri u themeluan edhe shkollat e drejtimeve të ndryshme. Pajtimet dhe mospajtimet, ishin në relacionin e ndërvënies njeriun vendit të punës dhe kundërvënieve tjera si mendim, koncept, model apo teori. Shumica e autorëve të kërkimeve rreth menaxhmentit, pajtohen se me të gjitha këto shkolla e teori, vetëm sa u përsosën disa nisma të njohura më herët të cilat më parë nuk mund të viheshin në një funksion më të gjerë, për shkak të organizimit dhe vetëdijes në nivel më të ulët. Kishte edhe organizime dhe mendime madhështore edhe para mijëra shekujsh, por këto i përkisnin një kohe tjetër dhe ngapak ishin harruar. Mund të merret me mend se çfarë ishte menaxhmenti i ndërtimeve me udhëheqjen e dhjeta mijëra robërve në disa vende, 20 shekuj p.e.s.

FILLESAT DHE NDËRTIMET PROFESIONISTE E SHKENCORE Prejardhja e menaxhmentit është e mbushur me shumë modele, përvoja, koncepte, hipoteza, shkolla e teori, që kanë lënë pas vete persona e grupe njerëzish sot të njohur e të panjohur. Këto po shtohen edhe tash, kryesisht nga persona e shkolla të njohura. Në shekullin X p.e.s. Solomoni jepte këshilla për planifikimin dhe organizimin e punëve me qëllim të racionalizimit, rritjes së prokopisë dhe punësimit të njerëzve. Në Bibël - Dhiatën e Vjetër dhe Dhjatën e Re - dhe në Kuran, gjenden edhe udhëzimet për planifikim e 108

udhëheqje. Seneka - Lucio Aneus (pak para kalimit në erën tonë) shpeshherë jepte këshilla për organizimin dhe udhëheqjen e ekonomisë familjare. Edhe vet merrej me veprimtari ekonomike, për çka ishte i suksesshëm. Në shumicën e rasteve, njohuritë profesioniste përseritëshin nga një gjeneratë në tjetrën. Gati të njëjtat gjëra aplikoheshin në vendet e ndryshme të botës ose në kohëra të ndryshme në vendet e ndryshme, ndonëse nuk ekzistonin mjetet e komunikimit për të përhapur njo-huritë dhe idetë. Andaj ishin "zbulime" të pavarura. Gjithçka bëhej e ngjashme në mënyrë të pavarur mbi baza të zgjidhjeve të njerëzve inventiv. Aristoteli (shekulli IV p.e.s.) kishte përpunuar elementet e motivacionit. Edgar Allan Po, gjithashtu kishte trajtuar komponentë të mirëqenies. Më vonë Masllovi të ngjashmet i kishte prezentuar në "hierarkinë e kërkesave – Motivacioni dhe personaliteti)", rreth 24 shekujve pas Aristotelit dhe rreth 1 shekulli pas Po-es. Ashtu ishte edhe me teoritë "X dheY" të Mek Gregorit, që zanafillën e kanë nga komponentët e Hobsit – negatives, dhe Lokut - pozitives. Për shqyrtimet e tilla të ngjashme ndërmjet autorëve, të panjohura për njëri tjetrin, në pjesët që do të trajtohen në renditjet veç e veç, do të bëhen shqyrtime më të hollësishme. Duke u përsëritur qasjet dhe konceptet u bën edhe shumë plotësime e përmirësime. Por, metoda e udhëheqjës filloj të ndërrohet diku para njëqind vjetësh. Në realitet këto ndryshime kishin filluar më herët me eksperimentet e Robert Ouenit, para 160 vjetëve, por nuk kishin zënë "rrënjë të qëndrueshme". Kuptohet se përderisa risitë nuk bëhen të rëndomta, vështirë mbajnë kontinuitetin dhe përfitojnë ithtarë. Në menaxhmentin bashkëkohor, si më të përsosur, paralelisht begatohen metodat e punës. Thellohen hulumtimet shkencore. Përsosën përvojat praktike dhe bazat teorike. Të gjitha këto u kushtëzuan me kërkesat e reja të paraqitjes së grupeve njerëzore të tubuar në një hapësirë në prodhim apo në administratë. Sidoqoftë, kë109

të e kushtëzoj revolucioni industrial i nisur në shekullin XIX. Fabrika si rezultat i njohurive të më hershme, shtroj kërkesa të reja, ndër të cilat edhe hierarkinë e menaxhmentit, që do të thotë më shumë udhëheqës. Përvojat praktike dhe njohuritë teorike, ishin bërë imperativ i kohës. Kështu paraqiten shkollat e koncepteve të ndryshme, sikurse: 1. klasike e ndarë në dy drejtime - shkencore dhe administrative, përkatësisht prodhuese dhe administrative - dhe 2. bihejvioristike. Fillimi i gjysmës së dytë të shekullit XX ishte i përmbushur me risi burimore dhe me kërkesa për risi të reja të cilat ishin paraqitur dhe gjeneronin inovimet e menaxhmentit, përkatësisht të projektimit, zhvillimit dhe drejtimit të tij në kuptimin më të gjerë. Me kompjuterizimin dhe përparimet tjera organizative, u paraqiten qasjet: 1.kuantitative, 2.sistemore, 3.participative. Pastaj, në një paralelizëm të përafërt kohor u paraqiten: modeli, që u shndërrua në teori për çdo eventualitet, teoritë: X dhe Y, pastaj Z, drejtimi civil e edhe shumë koncepte tjera, të cilat praktika i ka përkrahur dhe aplikuar si frytdhënëse dhe që frymëzojnë për kërkime dhe eksponime të reja. Pas shkollës klasike u eksponuan edhe shkollat e mendimit lateral, modeli i mendimit kvadriar etj. Disa nga këto janë sendërtuar dhe po aplikohen mbi baza të studimeve të veprave nga e kaluara dhe mëvetësimi i shpejtësuar, të cilin e mundësojnë t'arriturat në përparimin e shkencave të drejtimeve të ndryshme: ekonomike, sociologjike, psikologjike; pastaj teknologjisë e teknikës, mënyrës së komunikimit dhe përvetësimit të risive organizative.

110

SHKOLLA KLASIKE Në shumicën e rasteve klasicizmi mbetet i pazëvendësueshëm. Me premisat e qëlluara krijuese - teorike dhe praktike, aktualitetin e ruan për të gjitha kohët. Veçanërisht me përparimin e shoqërisë, me kohë, përfiton në vlerë, ngase vetëdija njerëzore ngritët krahas zgjerimit dhe inovimit tekniko - teknologjik. Ndodhi kështu edhe me shkollën klasike të menaxhmentit. Themelues të saj ishin disa personalitete. Mirëpo, vlerat më të qëndrueshme i ofruan dy krijues nga dy kontinente: SHBA - Frederik Vinslou Tejlori (Frederick Taylor) dhe Franca - Anri Fajoli (Henri Fay-ol). Në shqyrtimet kushtuar udhëheqjes në kuptimin e shkollës klasike, punimet më të hershme i ka prezentuar Çarls Babixhi (Charles Bubidge), përndryshe matematikan i njohur. Babixhi ndër të parët përpunoj çështjen e ndarjes së punëve. Duke renditur këto, në fillim shtjelloj ndarjen e atyre që mund të çmohen të lehta. Pastaj, trajtoj përballimin e lehtë dhe të rëndë. Në këto relacione bëri përpjekjet për të shpjeguar ngritjen e efikasitetit të punës. Për këtë qëllim ndërtoj planin sipas punëve të caktuara. Bëri edhe vështrime të thukëta ku-shtuar raporteve të kontrollit të ecurive të punës e veçmas të shpenzimeve. Studimet e tij, kanë provokuar edhe shumë hulumtues në zgjidhjen e plot çështjeve në interes të racionalizimit të drejtimit të punëve. Me këto janë lehtësuar studimet e mëvonshme eksperimentale – teorike dhe aplikimet praktike. Teoritë dhe porositë praktike të shkollës klasike, kanë meritën më të madhe në trajtimet e drejtimit dhe udhëheqjes së veprimtarive dhe në nxitjen e kërkimeve për begatimin dhe përsosjen e sistemit të menaxhmentit. Shkolla klasike (shkencore dhe administrative) insi-ston në gjetjen e vetëm një mënyre të veprimit, duke kërkuar "zbulimin" e asaj që duhet të jetë ideale. 111

Si kam theksuar më lartë, shkolla klasike përbëhet nga dy drejtime: shkencor dhe administrativ.

Shkolla klasike e drejtimit shkencor Kërkesa për zbatimin efikas të punëve, gjithnjë ka preokupuar vetëdijen e njeriut, i cili është ndeshur me situata të ndryshme nga përbërja e menaxhmentit, e më së shpeshti nga udhëheqja ose ndonjëri nga funksionet përkatëse. Ballafaqimi më i shpeshtë ka nxjerrë në shesh nevojën për zgjidhjen: si t'i vendosësh komponentët e menaxhmentit në relacionet e shfrytëzimit të duhur në kohë të duhur. Qëllimi qenësor ishte e edhe sot mbeti: se si të ngritën efektivat në vendin e punës. Nismëtar i kërkimeve të tipit të tillë, përkatësisht modelimit të vendit të punës, është Frederik Vinslou Tejlori (Frederick Taylor), me profesion inxhinier dhe ekonomist. Më parë i punësuar në furrnaltat e çelikut kur me korrespondencë vijoj studimet. Kësisoj, ky i filloj dhe me sukses rrumbullakoj hulumtimet shkencore të drejtimit dhe udhëheqjes, të cilat i prezentoj me 1911. Duke u përcaktuar për projektimin e: organizimit, normimit, profilizimit e adaptimit të punonjësit në vendin e punës, Tejlori për këtë qëllim u përqendrua në katër parakushte: 1.zgjidhjen e njerëzve sipas metodës shkencore, 2.aftësimin e njerëzve në mënyrë shkencore, 3.motivimin e punonjësve dhe 4.adaptimin e punonjësve për vendet e tyre të punës. Ndërkaq, risitë të cilat i projektoj Tejlori ishin në funksion të ndërtimit efikas të bazës së organizimit, përkatësisht kompleksit të menaxhmentit. Kësisoj: pauzat, koha e shkurtuar e punës, rritja e pagave dhe ushtrimi i punonjësve u bën mbështetje tërheqëse për ngri112

tjen e efikasitetit të veprimit. Në këtë drejtim parashtronte arritjen e raportit të drejtpeshuar ndërmjet produktivitetit dhe profitit. Përndryshe, Tejlori çmonte se: "duhet ndërtuar dhe formësuar makinën sipas njeriut e jo adaptuar njeriun makinës." Në këto qasje, Tejlori shkon edhe më larg, veçanërisht kur "insiston në raportet lojale për evitimin e antagonizmave në procesin e punës." Duhet theksuar se pretendimet e Tejlorit në raportin e drejtpeshuar njëri - makinë, shpesh shpinin në frikësimin e punonjësve për shkak të molisjes fizike. Këtë veçanërisht e ashpërsonte kontrolli rigoroz nga udhëheqësit. Përpjekja e Tejlorit për të vënë raportin objektiv ndërmjet makinës dhe njeriut, duke arsyetuar kërkesën për fisnikërimin e drejtpeshimit ndërmjet këtyre, ishte risi ndër të parat (tetëdhjetë vjet më parë qëndrimin e njëjtë, por me qëllim më fisnik e kishte pasur Oueni). Tejlori theksonte se si është e mundur të imponosh makinën "e pashpirt", të deponosh aq punë dhe t'i kushtosh aq kujdes dhe ta përçmosh makinën vitale – njeriun. Ky përshkruante: "Makinën e prishur e riparojmë. Kur njeriu 'prishet' këtë është vështirë ose e pamundur ta sjellim në gjendjen e mëparshme." Me Tejlorin pra iu vuan themelet e para autentike shkollës klasike të drejtimit shkencor, të quajtur edhe si Tejlorizëm, mbi të cilin u zhvillua psikologjia industriale dhe inxhinierike. Që në fillim rezultatet e kërkimeve origjinale u pranuan si të pakontestueshme. U mirëprit-tën me ekzagjerim, si gjenerim i risive ne raport me drejtimin efikas të ndërmarrjes. Eksperimentet që i kishte përshkruar në artikuj dhe ligjërata të shumta, ki-shin shtruar shumë çështje që ishin mjaft të kuptueshme për zbatim.. Ishte çështje tjetër se sa do t'i miratoj udhëheqësi porositë teorike e praktike dhe si do t'i vlerësoj këto në veprimet e veta. Udhëheqësit efikas, përkatësisht të suksesshëm, mbajnë çelësin e zgjidhjeve për organizim 113

të përcaktuar dhe mobilizues të njerëzve. Kuptohet se kjo nuk është asfare veçorie e udhëheqësve të zgjedhur, por zgjedhja e metodave efikase mbi baza të përvojave të shtresuara, të përfituara sipas njohurive shkencore. Andaj, tërë kompleksi i drejtimit është përcaktim për vlerësimin e rezultateve të kërkimeve shkencore dhe aftësisë së gjeneruar individuale për të organizuar punët dhe udhëhequr njerëzit. Zbatimi i konceptit të Tejlorit, nga udhëheqësit e ndërmarrjeve së shpejti u pranua dhe u përhap, duke ofruar rezultate të efektshme. Ishte hera e parë që nga prijësit e ndërmarrjeve të aplikohen qasjet shkencore të cilat për atë kohë u shpallën revolucionare. Ishte kjo shkolla e parë sipas së cilës njeriu dhe puna në ambientin e caktuar, krijojnë efekte më të larta. Shkrimet për udhëzimet e tilla, më vonë u bën koncepcion i gjerë i lëvizjeve të drejtimeve të ndryshme të menxhmentit, përkatësisht prirjes dhe udhëheqjes, që nuk i përkisnin aq shkollës klasike. Para disa vjetësh u prezentuan mendime që shprehnin mëdyshjen mbi vërtetësinë e eksperimenteve shkencore dhe kërkimeve tjera praktike të Tejlorit. Këto: renditja e kohës, makinave dhe njerëzve, edhe pse ishin praktikisht model me mbështetje shkencore, çmohet se Tejlori i kishte supozuar në imagjinatën e vet dhe nuk rezultonin nga asfare eksperimentesh. Sidoqoftë, vlera shkencore e veprës së Tejlorit asnjëherë nuk u kontestua. U pranua në kohën e tij e edhe sot kanë mbetur si përmbjatje dhe shkollë shkencore për të gjitha kohët. Ishte interesante se Tejlori si konceptues i shkencës me përmbajtje praktike të drejtimit, kur u zgjodh udhëheqës i një korporate të tekstilit, në fillim kishte arritur sukses, por më vonë mu nën udhëheqjen e këtij, kjo ndërmarrje falimentoj. Ndoshta për këtë më vonë linden mëdyshjet për vërtetësinë e ushtrimit të eksperimenteve të tij.

114

Shkolla klasike e drejtimit administrativ Tërësinë e menaxhmentit me të gjithë komponentët të përqendruar në rolin dhe funksionin e udhëheqësit, drejtimi administrativ i shkollës klasike e bën më kompleks. Qëllimi kyç është se kur punët bëhen sa më të njohura, më lehtë bëhet përballimi i tyre. Kësisoj, me njohuritë komplekse për natyrën e detyrimeve edhe pozita e udhëheqësit ndaj tyre bëhet më e qartë. Themelues i këtij drejtimi të shkollës klasike është Anri Fajoli (Henri Fayol), inxhinier, drejtor ekzekutiv i një miniere thëngjilli në Francë. Qasja e kërkimeve të këtij mbështetet në përvojat personale në drejtimin e ndërmarrjes. Çmohej se më së lehti mund të përcaktohen metodat më efikase për punë kur tërësisht kuptohet natyra e veprimit të ndërmarrjes dhe e punës së udhëheqësit. Në realitet, Fajoli ishte njëri ndër ithtarët e parë të këtij qëndrimi. Praktikisht zhvilloj premisat themelore të funksioneve të ndërmarrjes të cilat më vonë, duke i kategorizuar në gjashtë sosh, i përpunoj në mënyrë shkencore. Këto i renditi në funksionet: teknik, financiar, komercial, të kontabilitetit, sigurimit dhe prirjes - drejtimit. Funksionin e prirjes, Fajoli e renditi sipas ndarjes në pesë grupe elementare të: parashikimit (planifikimit), organizimit, urdhërimit (udhëheqjes), koordinimit (i kuadrove - stafit - personelit) dhe kontrollit. Nga këto, atëherë ishin dhe tash mbeten njësoj aktuale, si determinim elementar i prirjes: 1.planifikimi, 2.organizimi, 3.personeli (stafi), 4.udhëheqja dhe 5.kontrolli. Në kuptimin qenësor, definimi i tillë eksponon kompleksin e funksioneve të menaxhmentit. Shqyrtimet e detajizuara Fajoli i mbështeti në katër-mbëdhjetë parime të përgjithshme të prirjes drejtimit: 115

1. ndarja e punës (parim i përsëritur i Çarls Babixhit); 2. specializimi i vendeve të punës (profilizimi i punëve); 3. autoriteti (e drejta për dhënien dhe realizimin e urdhëresave); 4. disiplina (e udhëheqësve dhe punonjësve tjerë); 5. urdhëri unik (punonjësi të merrë urdhrin vetëm nga një epror); 6. udhëheqja unike (të gjendet vetëm një udhëheqës dhe një plan për çfarëdo grupi punonjës që ka qëllimin e njëjtë); 7. interesi individual mos të jetë mbi interesin e përgjithshëm të tërësisë biznesore (identifikimi i punonjësve me ndërmarrjen); 8. pagesat reale (të punëdhënësve - udhëheqësve dhe punëtorëve); 9. drejtpeshimi ndërmjet centralizimit dhe decentralizimit të autoritetit (varësisht nga situata) dhe koordinimi i punës së udhëheqësve në nivel të njëjtë (bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i udhëheqësve); 10. përcaktimi dhe ndërrimi i rendit (për gjithçka gjendet vendi dhe gjithçka duhet të gjendet në vendin e vet); 11. parimi i drejtësisë (për të nxjerrë sa më shumë kontribut nga punonjësit); 12. siguria e vendit të punës (lidhshmëria afatgjatë për vendin e punës); 13. iniciativa (punonjësi të këtë mundësi të propozoj dhe të zbatoj vendimet në të gjitha nivelet); 14. forma e bashkëveprimit (udhëheqësit të përparojnë harmoninë dhe moralin e lartë në ndërmarrje). Premisat e drejtimit administrativ të shkollës klasike, kanë për qëllim që njerëzit para detyrimeve të tyre të gjejnë veten. Pastaj, të ballafaqohen me veten dhe t'i kontribuojnë mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet udhë116

heqësve dhe punonjësve. E gjithë kjo duhet të vëhet në funksion të rritjes së efikasitetit. Parimet e përshkruara udhëzojnë në dy aksioma elementare. Njëra, është zgjedhja e mënyrës ideale të udhëheqjes, çfarë është koncepti i përgjithshëm i shkollës klasike. Tjetra ngërthen iniciativën, si mundësi e gërshetimit të ideve të tubuara; pra, që nuk përjashton edhe mënyrat tjera të udhëheqjes. Meritë e Fajolit është unifikimi i funksioneve të menaxhmentit si sistem dhe aparaturë komplekse dhe e thjeshtësuar. Funksionet dhe parimet që përcaktoj Fajoli edhe sot kanë mbetur pikëmbështetje e të gjitha meto-dave, mënyrave dhe qasjeve të drejtimit. Koncepti administrativ në realitet është abetarja e menaxhmentit dhe kësisoj, si duket, do të jetë e përhershme. Për çdo përqasje kompleksit të menaxhmentit në kuptim të traj-timeve më të përsosura teorike dhe praktike, sot së pari fillohet me pesë funksionet: planifikimin, organizimin, kuadrot (stafin), udhëheqjen dhe kontrollin.

SHKOLLA BIHEJVIORISTIKE Mënyra e formimit të raporteve të sjelljes sipas veprimit të mjedisit dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm ndaj punës, përbëjnë konceptin e bihejviorizmit në menaxhment. Nocioni rrjedhë nga fjala anglishte bihavior, që do të thotë sjellje e mbështetur në parimin se: "nuk ka rëndësi se çka mendon subjekti, por çka bënë." Kësisoj, përcaktimi i shkollës bihejvioristike është në trajtimin e kushteve të jetës e punës dhe veprimin në relacionin shpirtëror. Në këtë kuptim psikologjik u vuan edhe bazat sociologjike të menaxhmentit. Përndryshe, trajtimin në varshmëri me intelektin e njeriut 117

dhe shkollimin e kam bërë më parë në kuadër të shqyrtimeve: Raporti etnologjik dhe tjerat. Kërkimet e para në këtë drejtim të trajtimit të menaxhmentit i ka bërë Oueni, kah gjysma e parë e shekullit XIX, duke mos qenë i vetëdijshëm se më vonë një ndërtim i tillë atëherë i paemërtuar me nocion, do të bëhet i mirëpritur dhe i qëndrueshëm. Mejo në fillim të shekullit XX, këtij drejtimi në menaxhment, i dha përmbajtjen me të qenësishme. Robert Oueni (Owen), teoricien anglez, autodidakt, i cili në saje të talentit arriti të bëhet i njohur, me eksperimentët që ishin të parat të tipit të tillë, inicioj ndërhyrje të reja në kuadër të menaxhmentit. Si fabrikant i suksesshëm, i pasur dhe studiues meritor me vlera teorike dhe praktike, me entuziazmin që kishte në punë, përcaktoj vizionin e ri, i cili dallohej nga shkolla klasike e menaxhmentit. Me sukses arriti të rrumbullakoj eksperimentet në fabrikën e vet ku ishin të punësuar njerëzit të cilët i trajtonte si miq. Ndonëse e quajtën socialist utopist, Oueni ishte një realist i madh. Deponoj dhe shpenzoj kapitalin për hir të eksperimenteve dhe ndihmesës që iu ofroj punonjësve. Në vitet e njëzeta të shekullit XIX, prezentoj rezultatet e kërkimeve të veta. Mirëpo, për qëndrimet radikale futi frikën në qarqet e bartësve të kapitalit ca më të madh. Shkolla e hershme sipas parimeve të Ouenit e cila më vonë u quajt bihejvioristike, angazhohet më tepër për punëtorin se sa për detyrat e tij punuese. Oeni, kritikon konceptin Laisser - faire, i cili nuk siguroj mekanizmat funksionale për të penguar forcën e makinës, e cila ka zënë vendin e punës. Si reformator i parë, realizoj praktikisht koncepcionet e veta. Në fillim shkurtoj ditën e punës. Pastaj, siguroj disa bonifikime për punonjësit - banesat, shkollat për fëmijët e punonjësve. Më vonë me ndikimin e Ouenit, shumë çështje u preorientuan, si për nga shqyrtimi, ashtu edhe për zbatimin praktik. Vlerësimi se njeriu është "makinë bio118

vitale" që meriton pozitën dominante në prodhim, u bë baza e interesimit të shqyrtimeve teorike dhe aplikimit praktik. Andaj, u ndërvua si alternativë e drejtimit shke-ncor të shkollës klasike, duke u përqendruar në njeriun si bioaktivitetin e vendit të punës. Ishte kjo lëvizje e re në kompleksin e menaxhmentit, e procesit të intensivi-kuar të përparimit teknologjik. Më parë dominonte kriteri se njeriu është qenie racionale, i mbështetur në motivin: paga e mirë ose frika për humbjen e vendit të punës. Me këto dy përmbushje anakrone të kërkesave, supozohej se punonjësi do të punoj më mirë. Përkrahës i ideve të qasjes bihejvioristike, me eksperimente tjera (duke punuar me kafshë), më vonë kah fundi i shekullit XIX deri në gjysmën e shekullit XX - ishte Eduard Thorndajku (Edward Thorndike), profesor i psikologjisë në Universitetin Kolumbia në Njujork. Dishepull i këtij mendimi sot është B. Skineri. Kun-dërshtar i këtij koncepti në atë kohë ishte Viliam Mek Dugalli (William McDougall), profesor i psikologjisë në Universitetin e Hardvardit. Ndonëse ishte kreator i psikologjisë si shkencë për sjelljen, duke ndërtuar "teo-rinë e instinkteve" dhe zhvilluar bindjen për "urtinë gru-pore", në mënyrë tejet të ashpër i kundërvihej çdo men-dimi mbi baza bihejvioristike. Përndryshe, ishte shumë afër me idetë e Votsonit, themeluesit të teorisë bihej-vioristike. Ndërkaq, sot bindjet bijevioristike në një pjesë i konteston edhe Noam Çomski (Chomsky), profesor i psikologjisë në seksionin për linguistikë në Institutin e Masaçusetsit për teknologji në Kembrixh (SHBA). Çomski shprehet "Më duket se një pjesë e asaj që është bërë gjendet në kufirin e mashtrimit. Kjo veçmas vlenë për disa propozime të mbështetura në modelet bihejvioristike. Sipas mendimit tim nuk kanë asfare merite shkencore, sigurojnë pak rezultate të mendimit, por për këtë kanë implikime të rrezikshme, nëse shndërrohen në ideologji të kontrollit dhe manipulimit." 119

Bihejviorizmit në menaxhment, kahun racional ia përcaktoj Elton Mejo (Mayo), profesor i psikologjisë në Universitetin e Hardvardit. Me Mejon u filluan studimet e para për çështjet delikate të sjelljes së punonjësve në mënyrë tipike dhe atipike si komponentë qenësorë të rezonit dhe ndjenjave njerëzore. Qasja ndaj shkallëzimit të ri të raporteve njeriu vendi i punës dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore, duke dhënë përparësi këtij të dytit, në saje të studimeve të Mejos, ndihmoj për verifikimin e qenësisë së drejtimit bihejvioristik të menaxhmentit. Rezultatet paraprake të kërkimeve të Mejos, kishin ofruar mjaft informacione për "fenomenin" e sjelljes së punonjëseve jashtë referimeve "objektive." Verifikimi përfundimtar u arrit me kërkimet mbi baza të eksperimentit të ushtruar në kompaninë "Western Electric", në lokalitetin Hawthorn në periferi të Çikagos - shteti Ilinoi (SHBA). Këto ndih-muan për eksponimin praktik të vlerës së punonjësve në rritjen e produktivitetit. Inxhinierët e kësaj kompanie, duke bërë përgatitjet për të hulumtuar raportin objektiv, përcaktuan dy grupe të punonjësve: njërin ekspertime-ntal dhe tjetrin kontrollues - që ushtronte aktivitetin dhe kishte trajtimin si më parë, pra të rëndomtë. U fillua me punonjësit të angazhuar në relejet telefonike, duke rritur ndriçimin në vendet e punës. Sipas rritjës së ndriçimit, ngritej produktiviteti i punës. Mirëpo, paralelisht, ngritja e produktivitetit ishte e ngjashme edhe në grupin kontrollues ku nuk rritej ndriçimi. Duke u befasuar për fenomenin të cilin nuk dinin ta shpjegonin, inxhinierët ftuan Elton Mejon me bashkëpunëtorë, për ta sqaruar këtë dukuri. Mejo dhe bashkëpunëtorët e tij, gati dy vjet (l925l927) e vazhduan eksperimentin. Në fazën e parë bënin ndërhyrje pozitive. Shkurtuan kohën e punës. Produktiviteti u ngrit. Ngritën pagat. Dukuria e filluar, vazhdoj. Përmirësuan ushqimin. Efekti prapë ishte në ngritje. Pastaj i shpeshtuan pauzat. Prapë vazhdoj ngritja e 120

produktivitetit. Gjithë kjo do të ishte në funksion të rregullësisë sikurse e njëjta dukuri mos të ishte shfaqur edhe në grupin kontrollues - të rëndomtë i cili vepronte ndaras nga ai eksperimental. Pra edhe këtu ishte ngritur produktiviteti edhe pse nuk ishin bërë asfare ndryshimesh - s'kishte pasur bonifikime. Ekipi hulumtues prapë vazhdoj eksperimentin, por në këtë rast duke u kthyer në drejtimin e kundërt. Fillohet me ndërprerjen e bonifikimeve një nga një. Megjithëkëtë, efektet e produktivitetit vazhduan të rritën e edhe më tepër se sa më parë kur futeshin bonifikimet. Rritja ishte e ngjashme si në grupin eksperimental ashtu edhe në atë kontrollues. S'kishte mbetur tjetër pos të bisedohet me punonjësit. Shpjegimi për të dy fazat dhe për të dy grupet e eksperimentit ishte i papritur. Përgjigjja elementare ishte se punonjësit gjatë vijimit të eksperimentit ishin ndier mirë, pse kishin pasur afri me njerëz të ngritur të shkencave të ndryshme: psikolog, sociolog, organizator, teknolog etj. Duke eliminuar shkaqet tani të paqena, për të cilat supozohej më parë, ekipi hulumtues vazhdoj të interesohet për raporte sa më detaje. Eliminonin shka-qet që priteshin se janë me vlerë. Mirëkuptimi i nje-rëzve të cilët përcillnin punën e punonjësve, butësia e tyre, d.m.th komunikimi i ngrohtë, hyrja dhe dalja, nderimi tejet i theksuar, bëri që këta t'i konsiderojnë si udhëheqës të kompanisë. Kjo i kishte motivuar. Ishte krijuar një ndjenjë e sigurisë. I kishte fascinuar kujdesi dhe sjellja e kulturuar përreth tyre. Andaj, filluan veten ta identifikonin me kompaninë, duke çmuar se veprojnë në relacionin e interesave të ndërsjella. E gjithë kjo ishte shprehje e besimit të ngritur. Ajo çka u prit nga ekipi hulumtues, as që iu kishte rënë në mend punëtorëve. Të dy grupet: eksperimental dhe kontrollues, kishin të njëjtën përgjigje. Për rastin e dytë të grupit eksperimental kur iu kishin ndërpre bonifikimet, punonjësit u përgjigjën se kishin supozuar 121

që pas trajtimit të mirë, mos kompania kishte ndeshë në krizë, andaj duke u ndier si pjesë e familjes së saj, përkatësisht si borxhlinj ndaj saj, kishin vazhduar të punonin edhe me më zell. Deri atëherë e pabesueshme, mirëkuptimi me persona jo të "rëndomtë", ishte faktori kyç në ngritjen e efektivave të punës. Shkurt, ishin marrëdhëniet e mira ndërnjerëzore. "Vëzhgimet eliminatore" - duke hedhur arsyet e pa qena - si eksperiment, sollën deri te "befasia shkencore." Ndihmuan për një çështje krejtësisht të panjohur deri atëherë, por edhe të pabesueshme. Arsyeja ishte e çartë. Më parë, Tejlori, me shpjegimet e veta në kuadër të drejtimit shkencor të shkollës klasike, kishte ngulitur bindje tjera. Tërë qasjen e vet, ky e kishte bazuar në konceptin: "njeriu është individualiteti ekonomik i pastër" që nënkupton se, për efikasitet duhet krijuar interesin ekonomik të njerëzve. Ishte ajo që kam përshkruar më parë në trajtimet e rezultateve të kërkimeve të Tejlorit: "punonjësve duhet siguruar paga të mira, me iu futë frikën për humbjen e vendit të punës dhe me i mbikëqyrë pandërpre." Me eksperimentin e Mejos, u konstatua se motivi i përmendur i Tejlorit, ndër punonjës nuk është aq i përhapur dhe i qëndrueshëm. Se "paraja për këta nuk e ka përherë rrolin vendimtar ose edhe aq të rëndësishëm." Besimi dhe respekti i ndërsjellë, ndikuan në eksperimentin e efektit të rij, me të cilin nënkuptohet kujdesi ndaj punonjësve. Rezultatet më të vlershme, përfitohen nëse punonjësve iu kushtohet kujdesi më i shprehur. Kështu pozitivisht ndikoni te njerëzit që punojnë për ju, do të thotë të ndihen më mirë ndaj udhëheqësisë. Zbulimi më i rëndësishëm i Mejos me bashkëpunëtorë, ishte ballafaqimi me një të vërtetë të vjetër, se punonjësit si grup përbëjnë sistemin e caktuar social i cili posedon vitalitetin dhe kontrollin e vet. Për këtë do të bëjë një vështrim ca më të gjerë, në fund të kësaj pjese kushtuar "menaxhmentit jooficiel - nën hije." 122

Qasja sociologjike, me inkorporimin e konponentëve psikologjikë, u bë kundërvënie e konceptit të mëparshëm shkencor. Ajo e mëparshme në fokus kishte prodhimin, ndërsa kjo sociologjike, njeriun. Që të dy këto koncepte, për nga dallimet u gjetën në pikat diametralisht të kundërta. Mirëpo, më këtë nuk do të thotë se qasja shkencore - prodhuese e humbë aktualitetin. Në vazhdim të shqyrtimeve do të kuptojmë se teoritë, konceptet dhe metodat më të reja, udhëzojnë për kombinimin e mënyrave të drejtimit dhe udhëheqjes së ndërmarrjes, konform situatave të caktuara që i refero-hen menaxhmentit.

NDËRTIMET E MËVONSHME PROFESIONISTE DHE SHKENCORE Ndërrimet dhe përparimet: politike, teknologjike, teknike, sociologjike, psikologjike; krahas ngritjes së mirëqenies së njeriut që u arritën në rend të parë në vendet e zhvilluara dhe pastaj në ato të cilat në ndërkohë u renditën në të zhvilluara, në një shkallë më të ulët ose më të lartë, kushtëzuan përparimin e menaxhmentit në përgjithësi. Në disa pjesë, edhe vet menaxhmenti, duke u zgjeruar dhe futur metoda të reja të veprimit, bëri shtytje në ndërrimet strukturale të shoqërisë dhe ekonomisë në tërësi. Në tërë procesin e zhvillimeve të intensifikuara, njohuritë nga teoritë klasike dhe bihejvioristike si dhe përvojat tjera pragmatike, ruajtën aktualitetin e vet, por nuk ishin të mjaftueshme për të ngritur më shpejtë nivelin e efikasitetit krahas modernizimit të procesit të prodhimit, komunikimit dhe vendit të punës. Këto lëvizje të filluara më herët - me Babixhin e Ouenin, të intensifikuara në fillim të shekullit XX dhe vazhduara 123

ashtu deri në vitet e tridhjeta, shpejtësinë e zhvillimit më të madh e përfituan në vitet e gjashtëdhjeta. Shqyrtimet e shtruara në këtë pjesë përfshijnë: shkollat, përkatësisht teoritë, modelet, konceptet, qasjet e të ngjashme si tërësi ose si segmente të menaxhmentit. Renditjen këtu do ta shtroj më tepër sipas kontinuitetit kohor duke kombinuar me lidhshmërinë e raporteve të përbashkëta e jo sipas hierarkisë së peshës së vlerës. SHKOLLA SISTEMORE Në ndërkohë, numrin më të madh të përkrahësve, kryesisht ndër teoricien, po e ndeshë koncepti sistemor. Në fillim si model, drejtimi i tillë i sajuar si "Teoria e përgjithshme sistemore" nga K. Bulding (Boulding) dhe L. Bertalanfi (Bertalanphy) nga vitet e tridhjeta, deri sot është përsosur duke falënderuar zhvillimeve të mekanografisë dhe sistemit të organizimit dhe udhëheqjes. Sipas konceptit të kësaj shkolle, drejtimi i ndërmarrjës projektohet si një sistem i përberë prej disa nënsistemeve dhe pjesëve e operacioneve më të vogla. Vëzhgimi i tërësisë së tillë: ekonomike, teknike e sociale të ndërmarrjes, përqendrohet në elaborimin e veprimeve, duke ballafaquar këto me rendimentin e pritur. Ndërvarësia në realizimin e qëllimeve të përbashkëta, sistemohet deri në përfshirjen më të gjerë, duke u përpjekur që asgjë mos t'i mbetet rastit. Efikasiteti i ndërmarrjes gjithsesi varët prej veprimeve të ndryshme. Kur këto janë të harmonizuara edhe suksesi i udhëheqësit është në nivel. Në të kundërtën, shkaktohen çrregullime të cilat në mënyrë zinxhirore përcillen në efektivat e ndërmarrjes. Si ilustrim do të dalloja dy kahe të sjelljes dhe veprimit, të cilat rezultojnë me efekte të kundërta. 124

Njëri drejtim me efekt i cili është kompleks i vlershëm, paraqitet kur ndërmarrja trajtohet dhe vepron si një tërësi në harmoni me të gjitha nënkomplekset e veta. Kështu efektivat e veprimit janë në nivelin e objektivave të mundshme. Tjetri është kur nënkomplekset e edhe veprimtaritë më të vogla, sjellën ndaras në mënyrë të pavarur duke shkaktuar eventualisht efekte të dëmshme në njësitë tjera të punës. Qasja komplekse i dedikohet udhëheqësit si detyrë e shqyrtimit, para së të merr vendimin për gjërat kyçe në aktivitetin e ndërmarrjes. Udhëheqësi i suksesshëm, kësisoj, duhet të gjurmoj raportet e veprimtarive në mënyrë integrale dhe të evitoj situatat me të cilat luhatet drejtpeshimi ndërmjet nënsistemeve të ndërmarrjes. Nevoja është e qartë, ndërsa kërkesa në raport më këtë është imperative: për të evituar dështimet edhe më të vogla, që mund të ndodhin qëllimisht ose krejt ras-tësisht. Do të thotë edhe për rastet kur një fushëveprim nuk mund të ndihmoj realizimin e detyrimeve të tjetrit, të paktën mos të bëhet pengesë e tij. Mbikëqyrja e aktiviteteve në ndërmarrje, si premisë kryesore e teorisë sistemore, priret nga aksioma se çdo vendim ca më serioz në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, duhet të parashtroj ruajtjen e suazës së interesit integral të ndërmarrjes. Andaj edhe komunikimi i tillë përfshinë të gjitha pjesët e sistemit. Për tërësitë e mëdha ekonomike - biznesore, ku gjenden disa ndërmarrje të integruara, teoria sistemore, është vërtetë e pazëvendësueshme për evitimin e vendimeve të ndara jokompatibile me qëllimin e funksionimit të barabartë të nënsistemeve ose fushëveprimeve në punët e përbashkëta. Sidoqoftë, duhet pasur parasysh se qasja sistemore nuk e imponon mënyrën autokrate të udhëheqjes, por koordinimin e pandërprerë të pjesëve të një tërësie me qëllimet e përbashkëta të veprimit. Andaj, pavarësia dhe ndërvarësia, respektohen ashtu dhe aq sa janë të përcaktuara me skemën e organizimit. 125

SHKOLLA KUANTITATIVE E gjithë ecuria e menaxhmentit në procesin e përparimit, filloj të kushtëzoj një atmosferë tjetër e cila nuk i përngjante kohës së ndërtimit të teorive më të hershme, klasike ose bihejvioristike. Në një drejtim, zhvillimi i makinave llogaritëse, ndërsa në tjetrin depër-timi i hovshëm i pragmatizmit të planifikuar e edhe spontan, ndikuan në ndërvenien e raportit të ri: mena-xhment - kompjuter. Kësisoj lindi edhe shkolla kuanti-tative. Qasja kuantitative e cila më vonë u ngrit në instancë të shkollës, përkatësisht të teorisë, e njohur si "Shkenca mbi drejtimin", shfrytëzon matematikën. Në të vërtetë i tërë procesi i veprimit, bazohet në metodat matematikore-statistikore dhe programet kompjuterike të cilat mund të projektohen nga kjo fushë. Modelet numerike për parashikime, përbëjnë pjesen elementare të kësaj qasje. Këto bazohen në analizat pa-raprake dhe projektimet e varianteve të ndryshme, për alternativa të vendimeve, ose të vendimeve alternative. Në këtë procedim, ndërhyhet me programimet më të avancuara sipas raportit të logjikës së numrave me të cilat shprehen vlerat e pritura më pak ose më shumë të favorshme dhe të disfavorshme. Duhet theksuar se me qasjen e tillë, janë tejkaluar programimet e më hershme të njohura si lineare, simpleks e të ngjashme.

MODELI (TEORIA) PËR 126

ÇDO EVENTUALITET Studimet e mëtejme të menaxhmentit, më tepër u përqendruan në mënyrën dhe stilin e udhëheqjes. Në funksion të këtyre, kryesisht trajtohen: komunikimi me mjedisin e punonjësve dhe mbikëqyrja e efekteve të punës. Ishte e logjikshme që gjërat u kufizuan në suazën më delikate dhe njëkohësisht më të vlershme për efikasitetin e ndërmarrjes. Veç kësaj, përkrahësit e qasjes sociologjike dhe psikologjike, përkatësisht psikologjisë sociale të menaxhmentit, dominuan në "duelin" ndaj dualizmit ndërmjet shkollave të ndryshme e sidomos të Tejlorit dhe Mejos. Ndërtimet dhe inkorporimi i drejtimeve të reja, depërtuan si qasje, a modele, të cilat nganjëherë u quajtën koncepte, nganjëherë shkolla e më rrallë teori. Mirëpo, përqendrimi ishte në komponentë të njëjtë: drejtimin dhe udhëheqjen. Në këto relacione u paraqitën disa hulumtues të ri. Ndër këta, popullaritetin më të madh e arriti Fred Fidleri (Fiedler), profesor i psikologjisë në Universitetin e Uashingtonit, seksioni në Sietll, me konstruktin: "Modeli për çdo eventualitet." Fidleri, siç konstaton vet: kontributin e dha në fushëveprimin e udhëheqjes, duke shpjeguar raportet e rëndësishme në situatat specifike në të cilat janë efikase tipet e ndryshme të udhëheqjes. Andaj, duke u varur gjithçka nga rrethanat konkrete, edhe sjellja e udhëheqësit duhet të jetë në funksion të analizës së të gjithë faktorëve një nga një dhe të shfrytëzimit të metodës më të përshtatshme. Veçoritë e këtij koncepti, më së lehti mund t'i kuptojmë me vrojtimin dhe përqasjën e situatave të ndryshme. Atëherë, arrijmë deri te konstatimi se çdo situatë me të cilën ballafaqohet një udhëheqës, është e njohur dhe e ngjashme me tjerat në ambientin e nje-jtë ose në ndonjë tjetër. Kujdesi duhet të përqendrohet për zgjidhje adekuate, ngase gjithnjë ekzistojnë veçoritë unike, por edhe atipike që kanë situatat identike. 127

Qasjet e tilla, ngjashëm me përcaktimet e Fidlerit, ishin edhe më parë të njohura, por të pa rrumbullakuara, që do të thotë nuk kishin përmbajtjen dhe formën e de-finuar. Për këtë më vonë, kjo qasje të cilën Fidleri e sis-tematizoj dhe definoj, u ngrit në teori (sikurse edhe disa tjera të shpjeguara më parë). Përparësia e "Teorisë së çdo eventualiteti," është se nuk përjashton shfrytëzimin e asnjë teorie, koncepti, modeli apo qasje tjetër. Përkundrazi, shumicën prej tyre i preferon si nevojë për inkorporim, ashtu si diktojnë rrethanat konkrete. Në këtë drejtim konfirmon: metodën shkencore - për çështje të prodhimit; metodën bihejvio-ristike - për çështje të kuadrove (stafit); metodën kua-ntitative - për kërkimet e tregut etj. Sipas përshkrimeve të Fidlerit: "Me zhvillimin e teorive më koherente të vendosjes dhe zgjedhjes; si dhe me zhvillimin e udhëheqjes dhe sjelljes organizative, pasqyrimi gradualisht ndërrohet. Si duket, para së gjithash, sjellja organizative, krejtësisht ka hyrë në kahun teorik dhe po vërehet se disa vepra do të bëhen të rendësishme përtej suazës së ngushtë të psikologjisë aplikative. Psikologët të cilët në këtë drejtim kanë dhënë kontributin më të madh janë Flajshmani (Fleishman), Vrumi (Vroom) dhe Hausi (House) e ndërmjet këtyre rendis edhe veten" (marrë nga thëniet e Fidlerit).

TEORITË "X" DHE "Y" Trajtimet të cilat bëhen në këtë pjesë, kushtuar teorive të llojit të tillë ( X,Y e pas këtyre pason edhe Z), për nga përkatësia gjenden në një dualizëm, ngase disa analitik i rendisin në funksionin e motivimit të punonjësve e shumica në atë të udhëheqjes. Duke vlerësuar se ngjashmëria e këtyre me shqyrtimet e mëparshme në 128

këtë studim, është në favor të udhëheqjes, çmova se këto shqyrtime për hir të kontinuitetit, vendin e kanë këtu. Në vazhdimin e kërkimeve kushtuar përsosjes së procesit të drejtimit dhe udhëheqjes së ndërmarrjes, projektimet u përqendruan në thellimin ndaj vlerës më vitale. Pra, njeriut. Mirëpo, nga një kënd tjetër. Sjellja kooperative ndërmjet udhëheqësit dhe punonjësit, duke ngritur mirëkuptimin, ndihmon rritjen e efektivave të veprimit. Për të arritur këtë, nevojitet edhe kuptimi i komunikimit. Nuk janë të gjithë njerëzit të aftë ose të gatshëm për t'u ndërvuar në raportet e tilla. Nga kjo ide lindën edhe "Teoritë X dhe Y" ndërtuar nga Dagllas Mek Gregori (Douglas McGregor), shkencëtar i lartë nga menaxhmenti në MIT (Instituti i Masaçusetsit për Teknologji). Këto teori Mek Gregori i publikoi me 1970. Sipas kësaj qasje, dallohen dy kategori të njerëzve. Determinimi bëhet: nga këndvështrimi i teorisë X: i njerëzve përtac, pa ambicie, të papërgjegjësi të cilët përherë duhet mbikëqyrë; dhe teorisë Y: i njerëzve të vyeshëm, të kujdesshëm, të arsyeshëm, ambicioz, me vullnet e përgjegjësi të cilët nëse kanë mundësinë, dëshirojnë të përparojnë. Qëllimi i këtyre teorive është që të gjithë të aftësohen, d.m.th ata nga X të kalojnë në kategorinë Y. Në të vërtetë njerëzit e këtillë, pa shenjën X ose Y, përherë janë të njohur dhe shumë lehtë identifikohen. Mirëpo, shfrytëzimi i njohurive nga shqyrtimet e më hershme dhe t'arriturat praktike nga këto, në ndërkohë ndihmuan që ca përcaktime të definohen. Kategoria e përtacëve dhe të papërshtatshmëve për veprime frytdhënëse, përkatësisht X-i e ka prejardhjen nga Tomas Hobsi (Thomas Hobbes) filozof anglez. Hobsi në prezentimet e veta, konstaton: "...që nga zanafillja njeriu për njeriun është ujk (homo homini lupus), ndërsa gjendja parësore e njeriut është lufta e të gjithëve kundër të gjithëve (bellum omnium in omnes)." Ndërsa Y-ni - me të cilin autori i teorisë mbësh129

tetë konceptin e natyrës pozitive të njeriut - më parë është trajtuar nga Xhon Loku (John Locke), filozof anglez, si: "...njeriu i virtyteve që është më i vlershëm se shkencëtari më i madh. Ndërkaq, shkolla si institucion publik edukon vetëm një masë impersonale dhe nuk kujdeset për cilësinë e çdo individi." Sipas Mek Gregorit, aftësimi duhet të mbështes metodat e njohura. Komunikimi dhe ushtrimi i pandërprerë, gradualisht duhet të rikthejnë bindjet dhe sjelljet, duke fisnikërua grupet dhe individët. "Rikthimi" i virtytit si tipar për shumë efekte pozitive, andaj edhe për përkushtim ndaj punës, edhe pse në shikim të parë është veprim i vështirë dhe i ndërlikuar, sipas autorit të kësaj ideje, është e arritshëm. Kësisoj, gradualisht numri në grupin X shterët, ndërsa në Y rritët. Ushtrimi dhe aftësimi për veprime të efektshme, ndërlidhet me shumë faktorë. Në natyrën e njeriut gjenden sadopak ndjenja për veprime të vyeshme. Duhet të zbulohet efekti për motivim. Me njohuri nga shkencat e ndryshme e veçanërisht nga psikologjia e sociologjia, shumë gjera mund të bien në vend të vetin. Motivet janë të ndryshme. Ushtrimi duhet të kombinoj disa nga këto: pagën, kujdesin, aftësimin për vende përkatëse të punës. Shkurt, X-it duhet "hapur sytë" për perspektiven duke i krijuar mbështetjen për shkathtësi në punë dhe dinjitet në jetë. Në ekonominë amerikane në tridhjetë vjetët e fundit, janë bërë përpjekje të mëdha që përmes aftësimit dhe mënyrave tjera, të ndërrohet qëndrimi i udhëheqësve për transformimin e njerëzve X në Y. Mirëpo, rezultatet ishin me vlera të kufizuara, sepse në ndërmarrjet ku ishin të përqendruar me dhjeta mijëra punonjës, udhëheqësit gjendeshin në pozitë të pamundur të iu përkushtohen njerëzve veç e veç dhe t'iu ngritin virtytin e ndërrojnë shikimin ndaj botës. Vlera e teorive të Mek Gregorit vërtetë është mjaft impresive. Kjo u vërejt në shumë shembuj të aplikimit 130

praktik, sidomos në ndërmarrjet ku është i përqendruar numër më i kufizuar i punonjësve. Por, sipas përplot përvojave personale mund të konkludoj se disa njerëz vërtetë janë të pashpresë. S'mund t'iu ndihmoj asgjë. Këtë relacion, Maria Ebner - Eshenbah e shprehë me thënien: "Njeriu përtac dhe i zellshëm nuk mund të jetojnë bashkë, ngase përtaci tejet e urren të vyeshmin."

TEORIA Z Ngritja e efektivave të punës në raport me motivimin e punonjësve dhe udhëheqjen e suksesshme, vazhdon të preokupoj vëmendjen në kërkimet shkencore, duke hulumtuar modalitete sa më funksionale. Ndër këto kërkime, rezultojë edhe "Teoria Z," e ndërtuar nga Viliam Uçi (Ouchi William), profesor i menaxhmentit në UCLA (Universiteti i Kalifornisë në Los Angjeles). Uçi, vëren se teoritë X dhe Y, janë tejet frytdhënëse në ndërmarrjet në të cilat është i përqendruar numër i kufizuar i punonjësve. Në ato, ku gjenden me dhjeta mijëra punonjës, është e pamundur që të bëhet aftësimi dhe të ngritët virtyti i grupit X dhe transformimi i tyre në grupin Y. Teoria Z, plotëson mangësinë e teorive X dhe Y. Është e përshtatshme për ndërmarrjet me numër të madh të punonjësve. Këto pohime të Uçit, do t'i ilustroja me numrin e punonjësve të kompanive siç janë: "Texas Instruments", "Western Electric" dhe "AT&T" (komunikacionet dhe telekomunikacionet), me më shumë se nga një milion punonjës, ku Teoritë X dhe Y është e pamundur të aplikohen. Teoria Z, pikësynim ka rishqyrtimin e ndërmarrjes, përkatësisht strukturën e tërë kompanisë, pastaj organizimin e resurseve njerëzore dhe materiale të institucioneve të ndryshme, veçmas të shkollimit. Duke analizuar këto, nga kjo teori rrjedhin konstatimet për organi131

zimin dhe udhëheqjen e ndërmarrjes, kompatibilitetin e të punësuarve me detyrimet dhe efikasitetin e udhëheqësve në raportet përkatëse. Duke inkorporuar motivimin e punonjësve si qasje parësore, udhëheqësi me komunikimin e vet, vihet në raportet e besimit, ndarjes së të mirës nga e keqja. Respektimi i veprës dhe përgjigjja ndaj kërkesave reale të punonjësve, është pjesë përbërëse e mjeshtërisë, por edhe më shumë e intuitës së udhëheqësit. Përbërja e Teorisë Z, mbështetët në dy kushte elementare: njohjen e tërësishme të punës dhe shkallen e lartë të decentralizimit të përgjegjësisë dhe të drejtës për vendosje sa më të gjerë. Në qendër të këtyre dy premisave, gjendet iniciativa me tërë kompleksin e zbatimit të saj: profesionizmin, invencen, informacionet, gjeturinë e të ngjashme. Gjithkush që inicion një qasje me kushtim, përfiton të drejtën dhe merr përgjegjësinë që këtë ta prezentoj duke ofruar edhe mundësitë e angazhimit të vet për realizimin konkret. Në Japoni, kur zgjidhet udhëheqësi i ndërmarrjes, para vetes ka dy drejtime: 1. kabinetin me tërë komforin dhe 2. mjedisin e punonjësve ku ushtrohet veprimtaria. Për fillim përcaktimi i obligueshëm është drejtimi i dytë. Veçanërisht udhëheqësit e vendeve kyçe, përka-tësisht udhëheqësin më të lartë "duke e respektuar, in-formuar dhe shërbyer" e shëtisin nëpër të gjitha "poret" e ndërmarrjes, apo ndërmarrjet - në tërësitë e integruara. Duke u njohur me procesin e prodhimit ose të vepri-mtarisë jo prodhuese dhe punonjësit, ky studion përbër-jën funksionale, shtyllat e efikasitetit dhe lidhshmërinë organike të ndërmarrjes, gjegjësisht ndërmarrjeve. Decentralizimi dhe respektimi i iniciativave frymëzojnë udhëheqësin për veprimin kreativ në procesin e drejtimit. Vëzhgimi i pandërprerë i "frymëmarrjes" së ndërmarrjes, ndihmon ruajtjen e drejtpeshimit dhe vitalitetit të raporteve materiale dhe njerëzore në aktivitetin që ushtrohet. Këtu është qenësia e kontinui132

tetit të rritjes së efikasitetit të punonjësve dhe udhëheqësit. Dihet se qëllimi i ngritjes së efektivave të punës, përherë është produktiviteti. Si kusht elementar për këtë është vlerësimi i drejtë i resurseve e ndër të parat atyre njerëzore. Këto janë të përqendruara aty ku është shumica, pra e punonjësve në veprimtarinë primare të ndërmarrjes. Filozofia e Teorisë Z, është se grupi i punonjësve din më shumë se udhëheqësi më i aftë. Për këtë, ky duhet të njihet me këta, natyrën, bindjet dhe kërkesat e tyre, idetë dhe propozimet që parashtrojnë. Nëse luhatën raportet e besimit të ndërsjellë, puna e udhëheqësit e cila përcillet deri në hollësi, mbetet shterpe. Atëherë, është e logjikshme që koha më e paktë e udhëheqësit kalohet në dhënien e direktivave nga kabineti. Komunikimi sa më i shpeshtë me mjedisin e punonjësve, ndihmon edhe ngritjen e vigjilencës dhe kontrollit të ndërsjellë Karakteristikë e udhëheqjes së ndërmarrjeve në Japoni - ku modernizimi teknik, teknologjik, social dhe i menaxhmentit gjenden në shkallën më të lartë, ashtu sikurse edhe produktiviteti - është se njohuritë nga risitë në drejtimin e ndërmarrjes, nuk shoshitën shumë. Eksperimenti për të cilin krijohet bindja se është i vlershëm, menjëherë futët në shfrytëzim. Në fillim në një njësi të ndërmarrjes, ose ne një ndërmarrje të vogël e pastaj si i verifikuar, eksperimenti bëhet veprim i rëndomtë. Kështu ndodhi edhe me teoritë X,Y dhe Z, të cilat së pari u aplikuan në Japoni. Gjithashtu u fut edhe qasja apo modeli i udhëheqjes participative.

METODAT E DREJTIMIT (PRIRJES) Me zhvillimin e hovshëm të procesit të ristrukruimit, pasuan edhe transformimet në tërësinë e drejtimit. Mirëpo, kur shikohet e kaluara e drejtimit, përkatësisht prirjes, ndryshimet vërehen më tepër në përso133

sjen e mjeteve teknike dhe mënyrën e komunikimit. Me këto, është arritur efikasiteti më i lartë dhe fisnikërimi i raporteve ndërnjerëzore. Ndërsa, në metodat dhe përbërjen e drejtimit, ndryshimet janë më të kufizuara. Metoda e drejtimit - prirjes - dhe udhëheqjes, përbën veprimin dhe kompetencën më të gjerë të përgatitjes dhe zbatimit të funksionit. Disa njerëz udhëheqin me autoritetin e vet analizues metodik. Tjerët praktikojnë delegimin e përgatitjeve dhe autorizimin e shpërndarë të udhëheqjes në personat tjerë. Autorët e ndryshëm, metodat e prirjes i determinojnë në mënyra ca më të dalluara. Por, shumica përcaktohen për dy nga këto: analitike dhe pragmatike, duke i çmuar elementare. Metodat e prirjes të njohura me fillimet e organizimit të njerëzimit, përherë kanë qenë ose analitike ose pragmatike. Dallimi i të sotshmëve, është në mënyrën më të spikatur të imponimit të vullnetit dhe autoritetit të prijësit. Thënia më përmbajtje të përgjithësuar e R. de Gurmontit, për këtë çmoj se është adekuate: "Njerëzit janë aq të marrë, që duke i dhënë emër të ri gjerës së vjetër, mendojnë se kanë krijuar të renë."

Metoda analitike e prirjes Njerëzit e prirur për udhëheqës dallojnë për nga metoda e sjelljes në zbatimin e detyrimeve të veta. Disa janë tejet analitik dhe asgjë nuk i lejojnë rastit. Edhe kur duket se veprojnë në mënyrë spontane, pas vetes kanë referencat e verifikuara të ndodhive dhe kërkesave. Objektivat e punës i mbajnë në duart e veta. Si metodë e prirjes i përket personit i cili në ushtrimin e funksionit, pjesën më të madhe të ecurive dhe qasjes së veprimit, vet i analizon dhe projekton. Prijësi 134

i tillë është në gjendje të absorboj sasi të mëdha të të dhënave. Posedon aftësi të ndarjes së tyre sipas përparësisë, t'i rendis në vijueshmërinë kohore dhe në mënyrë sistematike t'i shpërndaj në hapësirën e skemës së detyrimeve që ka para vetes. Më së shpeshti, vendimet i nxjerrë në mënyrë të pavarur, që do të thotë është i liruar nga mendimi i tjerëve. Po ashtu thellohet në shumë detaje të cilat i çmon të vlershme për vendimin përkatës. Ky është zakonisht profesionist i mirëfilltë, i cili din të identifikoj ecuritë, të perceptoj gjërat dhe të vlerësoj objektivisht raportet. Shembuj të shumtë arsyetojnë aplikimin e sistemit metodik - analitik të prirjes. Por, jo si të përhershëm. Kryesisht praktikohet për t'i sjellë gjërat në vendin e duhur pasi që janë shkëputur objektivat dhe raportet e objektivizuara për ecuritë e caktuara në ndërmarrje ose gjetiu. Kërkohet njeriu me përvojë, profesionist i lartë, i cili analizon dhe me disa bashkëpunëtor verifikon të dhënat dhe imponon autoritetin e vet duke komunikuar vendimet. Për ilustrim, ja një shembull. Pasi që Albert Kahnit iu besua udhëheqja e një banke me kapital tejet të gjerë, hasi në një gjendje tejet të vështirë. Mjetet ishin shpërndarë sipas dokumentacioneve të cekëta, aq sa ishin obligimet ligjore. Ndërkaq nga qeveria kërkoheshin analiza të detaizuara për mënyrën e funksionimit dhe efektet e mjeteve të deponuara. Ky si profesionist, analitik i zhdërvjellët, kërkoj që të elaborohen edhe ca detaje për fatin e mbarështimit të mjeteve. Paralelisht, duke i angazhuar specialistët ndër bashkëpunëtor, edhe vet u thellua që sipas shënimeve përkatëse të nxjerrë analizat e duhura. Përpunoj edhe metodën e mëtejme të komunikimit me bashkëpunëtor dhe bankës me komitentët. Me ballafaqimin e analizave të tij dhe të bashkëpunëtorëve, doli në shesh mospajtueshmëria me reali-tetin. Duke plotësuar personelin me profesionist, paralelisht me largimin e atyre që ishin jashtë rrjedhave të 135

punës, Kahni vazhdonte të analizonte edhe matej. Ndër të tjera, përcaktoj rendin e eksponimit të informacioneve. Tërë komunikimin i cili më parë shkonte ndërmjet nëpunësve ose shefave me anëtarët e këshillit drejtues dhe mbikëqyrës e anuloj, duke e marrë përsipër kompetencën personale. Ndërkohë erdhi deri te konstatimi se edhe anëtarët e këshillit drejtues dhe mbikëqyrës ishin të nivelit të ulët profesionist. Simulonin diturinë e nuk kuptonin shumicën e të dhënave që kishin në dispozicion. Pasi që vuri rendin, gradualisht përcolli kompetencat në bashkëpunëtorët e aftë. Ndër burrështetasit e njohur, Xhimi Karteri ishte udhëheqës analitik. Edhe sot në këtë mënyrë analizon dhe projekton informacionet dhe udhëzimet në institutin që mbanë emrin e tij, të cilin edhe e udhëheqë. Me këtë nuk duhet të nënkuptojmë se përherë kemi të bëjmë me personin e suksesshëm. Rrethanat konkrete diktojnë se kur prijësi duhet të jetë analitik e kur pragmatik, përkatësisht për situatën konkrete, kërkohet njëra ose tjetra metodë e veprimit. Përsosja e sistemit të drej-timit ka arritur atë shkallë në të cilën asgjë nuk bëhet para se të tubohen informacionet përkatëse. Për drejti-min e caktuar përballë natyrës së veprimtarisë, kërkohet njëri ose tjetri person - analitik apo pragmatik.

Metoda pragmatike e prirjes Në ndërmarrjet e mëdha kombinimi analitik dhe pragmatik i drejtimit, shkon paralelisht ose njëri pas tjetrit. Metoda pragmatike, për dallim nga ajo analitike, mbështetë komunikimin mbi baza të analizës dhe projeksioneve të cilat përgatisin tjerët p.sh. këshilltarët në caqet e qëllimeve dhe qasjeve globale. Prijësi koordinon dhe sublimon aktivitetin udhëheqës pa analizuar vet. Pos kësaj, çështjet konkrete i përcjellë në personat 136

tjerë, të cilët këto i realizojnë në mënyrë të pavarur, mbi baza të autorizimeve afatgjata që marrin nga ky ose në marrëveshje kohë pas kohe me këtë. Pragmatizmi është i mirëseardhur në ambientin ku veprojnë profesionistë kompetentë, të cilët me autoritetin e vet zbatojnë vendimet që më parë janë përcaktuar në ekipin udhëheqës me "spërkatjen me ujë të shenjtë" nga prijësi. Veç kësaj, prijësi edhe pse nuk është analitik profesionist, ka të shprehur intuitën, është inventiv. Nuk humbë kohë shumë, gjërat e sintetizuara i ndanë sipas prioritetit dhe vendosë, duke kumtuar vet vendimin ose duke autorizuar tjetrin kompetent për këtë komunikim. Shumë prirës, pragmatizmin e praktikojnë për të ru-ajtur autoritetin dhe pozitën e vet. Nëse vendimi ka qenë i gabuar, atëherë fajësohet i autorizuari. Kësisoj, shpeshherë kryemisnitri ndërron ministrin. Njësoj edhe në ndërmarrje prijësi pragmatik i lejon vetes përplot lojëra. Më në fund, për ekzibicionin e bërë, fajëson dikë nga bashkëpunëtorët. Një shembull për ilustrim. Silvester Preskeri i printe një korporate tregtare të shtrirë në një hapësirë regjionale me mjaft kapital të deponuar. S'kishte asgjë të përbashkët me profesionizmin nga punët që i ushtronte. Përherë sillej si "njeri maço." Më këtë fshihte të metat organizative dhe të koordinimit të punëve. Rreth vetes kishte tubuar njerëz me autoritet, por me mangësi profesioniste. Kur mbante mbledhjet konsultative, shpërndante detyra, ndër të cilat shumicën të paanalizuara. Nuk fajësonte askënd nga bashkëpunëtorët. Për këtë s'ja mbante, ngase vet ishte fajtori kryesor. Shprehej, "tjerët janë fajtor që i bishtrojnë veprimeve korrekte me ne." Më shumë fliste për fenë se për realitetin Gjirhëçka mbështeste në Zotin ngase vetë s’ishte i zoti. Kështu korporata shkonte duke vegjetuar dhe kufizuar punët. Më në fund ishte e qartë se ku gjendej zgjidhja...!? Pra pa të

137

MËNYRAT -STILET E UDHËHEQJES Pavarësisht se cila nga metodat e prirjes - analitike apo pragmatike realizohet, në udhëheqje aplikohet mënyra, qasja, apo stili: autokratik, participativ ose laisser - faire (liberale). Udhëheqësi, lideri, drejtuesi ose sido që të emërtohet, përcaktohet dhe i përmbahet njërit nga këto stile të cilat i përgjigjen kushteve të organizimit dhe ushtrimit të veprimtarisë.

Mënyra autokratike Ndër të gjitha kjo është mënyra më e vjetër e udhëheqjes dhe drejtimit. Ndërtimin e piramidave të faraonëve, në të cilin merrnin pjesë përtej tridhjetëmijë robër e punonjës tjerë e ka udhëhequr një njeri. Edhe shumë ndërtime e aktivitete tjera, me një përqendrim të "pushtetit" autoritativ, janë bërë dhe mund të bëhen në mënyrë të suksesshme. Autoriteti dhe imazhi individual, përbëjnë qenësinë e mënyrës autokratike të udhëheqjes. Ndonëse për udhëheqjen autokratike, ekzistojnë përvoja të dendura në tërë botën, ndër të gjitha vendet, duket se në SHBA gjenden njohuritë më të dendura, për shkak të mënyrës së organizimit të ndërmarrësisë mena-xherike, pra të udhëheqjes individuale. Në këtë vend me traditë të udhëheqjes autokratike, me siguri se ndër beznismen, për "dorën e fortë" ishte i njohur Henri Fordi (Hennry), themelues i kompanisë së automobilave "Ford." Si lider i njohur autokratik, me një invencë të rrallë, Fordi me l908 konstruktoj automobilin e vet të njohur të tipit "T" që ishte i përshtatshëm për qindra mijëra amerikan. Deri me l9l4, ai 138

kontrollonte më tepër se gjysmën e tregut amerikan të automobilave. Duke insistuar që përherë ka të drejtë, me autokracinë e vet filloj të përmbysë tërë piramidën të cilën e kishte ndërtuar në saje të njerëzve shumë të aftë që deri atëherë kishte përreth vetes. Duke i larguar ndër më meritorët për suksesin e vet, prej autokratit u shndërrua në dogmat. Nuk pranonte asfare ndryshimesh në konstruksion, ngjyrë e dizajn. Në ndërkohë "General Motors" dhe "Walter Chrysler", filluan të dominojnë në treg me ndryshimet që bënë në automobilat e tyre. Shitja e automobilave të Fordit, të kufizuar në modelin "T" me fare pak ndryshime, kishte humbur përspektiven. Me l927, definitivisht u ndërpre prodhimi i tipit që dikur ishte më i kërkuari. Me l940, Fordi kontrollonte më pak se 20% të tregut amerikan të automobilave. Nipi i tij, Henri Fordi i dytë, me l945 erdhi në krye të kompanisë. Decentralizoj prirjen, dhe filloj të aplikoj më tepër mënyrën participative të drejtimit dhe udhëheqjes. Kështu u ngadalësua rënia e shpejtë e "Fordit". Në kohën kur fuqia punonjëse ishte e lirë, në nivel të profesionizmit të ulët dhe me motiv se ndërmarrja është ajo që "shtrydhë djersën e punëtorit dhe pikë kaluese e veprimit mekanik," si një pjesë e huaj nga e cila varët ekzistenca elementare, stili autokrat, disi mbante shtyllat e ndërmarrjes. Sidoqoftë, mënyra autokratike e prirjes, është e përshtatshme për ta aplikuar në ndërmarrjet e vogla me numër të kufizuar të punonjësve. Individi si lider, në mënyrë të pavarur analizon ecuritë e veprimtarisë, merr vendimet dhe drejtpërdrejtë udhëheqë punët. Në ndërmarrjet e mëdha, autokratizmi mund të jetë frytdhënës në ndonjë fazë të punës, zakonisht në distancë të shkurtër kohore. Në të kundërtën, shkakton luhatje të drejtëpeshimit ndërmjet resurseve materiale, njerëzore dhe organizimit. Kështu që, bie efikasiteti i veprimtarisë ose veprimtarive dhe suksesi i udhëheqjes. Përndryshe, nëse nuk komunikohet me njerëzit, mbi baza të kërkesave reciproke të udhëheqësve dhe 139

punonjësve, pastaj nëse nuk respektohen iniciativat racionale, zhvillohen lëvizje të kundërta me interesin e ndërmarrjes. Punonjësit fillojnë të mbyllen në vete. Shteret vullneti i tyre. Punojnë vetëm për aq sa janë të obliguar, e mos të përshkruaj se nuk identifikohen me ndërmarrjen. Pra, humbet disponimi, besimi dhe motivi. Parimisht, udhëheqja autokrate, është e padëshirueshme, ndër të tjera arsye dhe pse shkakton konflikte.

Mënyra participative Stili participativ, nënkupton angazhimin e punonjësve në drejtimin e ndërmarrjes, përkatësisht të veprimtarisë përkatëse. Gërsheton në vete: frymëzimin për iniciativa, ndjenjën e sigurisë dhe të besimit, ndërgjegjen individuale e kolektive të punonjësve. Kjo mënyrë e udhëheqjes dhe marrjes kolektive, përkatësisht ekipore të vendimeve, është e hershme, por nuk ishte aq e përhapur. Duke vërejtur vlerat fisnikëruese të efikasitetit të punonjësve dhe suksesit të udhëheqjes, viteve të fundit shumë ndërmarrje kanë filluar të mbështesin mënyrën apo stilin participativ të udhëheqjes. Në përmasa masive, së pari u aplikua në Japoni, e gati paralelisht depërtoj në Britaninë e Madhe dhe më në fund në SHBA. Mirëpo, edhe me aplikimin e mënyrës participative të udhëheqjes, efektivat e produktivitetit të punonjësve nuk janë gjithkund identike. Në ndërmarrjet e ngjashme të veprimtarisë dhe mënyrës së udhëheqjes, në Japoni produktiviteti është tri deri në katër herë më i lartë se sa në Britaninë e Madhe. Arsyeja qëndron në shumëllojshemërinë e angazhimit dhe eksponimit të iniciativave, kulturës së komunikimit dhe veprimit me kushtim të punonjësve, duke u kyçur në projektimin e punëve dhe në procesin e drejtimit, që si stil i udhëheqjes dhe sjellje e veprimit participativ, në Japoni janë shumë të për-hapura. 140

Xhorxh Lejbovic (George Labovitc), profesor i menaxhmentit, për stilin participativ, shprehet se mundëson: "udhëheqjen bashkë me njerëzit e jo udhëheqjen e njerëzve." Participimi në udhëheqje nga pak frikëson liderët, sidomos për kufizimin e vlerës së egos dhe "autoritetit të pacenueshëm" të tyre. Këtë shumë udhëheqës e çmojnë edhe si atak ndaj imazhit të tyre, gjegjësisht si frikë se duke bashkëpunuar me punëtor bie imazhi i udhëheqësit. Por si duket, prapa këtyre fshehët aftësia e mangët për të udhëhequr bashkë me njerëzit, sepse mënyra participative është e ndërlikuar. Kërkon përvojë të shtresuar, aftësi profesioniste të dendur, kulturë të lartë të komunikimit, mirëkuptim dhe virtyte të veçanta të prijësit. Uoren Benis (Warren Beniss), profesor i menaxhmentit, thekson se emërtimi lider shprehë veprimin emocional. Kjo është veti e shfaqur nga fëmijëria dhe e kultivuar gjatë rinisë. Andaj, për lider duhet të zgjidhet ai për të cilin dihet e kaluara, që është profesionist i aftësuar, i dalluar për nga etika, përvoja e kreativiteti dhe që mund të siguroj rreth vetes dishepuj të ndërgjegjshëm. Njerëzit nuk mundën të qëndrojnë gjatë në punët që janë të ndara nga kreativiteti i tyre ose aty ku nuk mund të ndihen se kanë një rëndësi, një vlerë mbi shërbëtorin e rëndomtë. Për punonjësit në vendet kyçe të punës: udhëheqës të rangut më të ulët, profesionist të profileve të vlershme, kjo është çështje edhe ashtu e nevojshme dhe e realizueshme. Mirëpo edhe me punëtorët në vendet e prodhimit masiv, duhet të bisedohet. A kanë diçka të propozojnë si kreativitet ndërhyrës në bazë të përvojave të arritura në veprimet e përditshme. Fundja, të pyeten, a janë të kënaqur me punën që ushtrojnë. Një kombinim ca më i dalluar në raportet e mënyrës participative të drejtimit - ani pse është në kuadër të kësaj - trajton dy qasje kyçe. Njërën prodhuese dhe tje-trën punëtore. 141

Qasja prodhuese, mbështetë përparësinë e efekteve të punës që rezultojnë sipas vëllimit, përkatësisht shifrave të produkteve të prodhuara, produktivitetit, afateve etj. Në këtë trajtim punëtorët janë në pozitë më inferiore se sa qëllimet e veprimtarisë. Realisht përbëjnë njërin nga komponentët e barabartë të procesit të prodhimit. Si qasje mund të shërbej për qëllime afatshkurtra, në rastet kur ndërmarrja gjendet para obligimeve të afatizuara, kërkesave të veçanta të blerësve, për tejkalimin e rënies së efekteve të punës të shkaktuar nga rrethanat e jashtme e të ngjashme. Qasja punëtore, trajton punonjësit si vlerë më të rëndësishme në tërë procesin e prodhimit, përkatësisht të veprimtarisë. Në realitet, këta janë në pozitën e "kapitalit" të pazëvendësueshëm të ndërmarrjes. Andaj, bëhen përpjekjet për plotësimin e kërkesave të tyre objektive. Lideri kujdeset në rend të parë për mirëqenien e punonjësve, duke ruajtur drejtpeshimin në komponentët e efektivave të ndërmarrjes. Kjo qasje bazohet në moralin e tërë mjedisit dhe komunikimin e hapët. Për këto arsye është më e përshtatshme ngase mbështetë besimin dhe sigurinë për efikasitet afatgjatë. Do të theksoj se supozimet e shumicës së udhëheqësve të para tridhjetë vjetëve, kur ishin vënë themelet e prirjes së inovuar participative, menduan se kjo është mënyra më e përsosur të cilën duhet ta zgjedhë lideri. Dominonte bindja se me këtë përmbushen kërkesat e ndërmarrjes, punonjësve dhe udhëheqësve. Pra mendonin se ekziston vetëm një mënyrë e drejtë e veprimit dhe se kjo është e lidhur me disponimin e punëtorëve dhe kujdesin ndaj tyre. Ishte ky një proces në të cilin lufta për mirëqenien e punonjësve, në vendet e zhvilluara, kishte marrë përmasat e një lëvizjeje masive e përkrahur edhe nga liderët. Njëkohësisht, atmosfera e krijuar favorizonte kër-kesa të reja, kur sindikata dhe partitë e ndryshme po-litike, impononin fisnikërimin e raporteve të punonjësve, por që kishin edhe qëllime të ndërrimeve radi142

kale në tërësinë e sistemit të udhëheqjes së shtetit dhe ndërmarrjes. Këtë e theksoj për të vënë në pah se, përqendrimi në një mënyrë ose një stil të udhëheqjes nuk është përherë produktiv. Asnjë stil nuk vlen sa të gjithë, nëse kombinohen dhe shfrytëzohen në mënyrë racionale sipas kushteve, kërkesave dhe modaliteteve të organizimit dhe objektivave tjera të ndërmarrjes.

Mënyra laisser - faire Drejtimi i tillë nuk dallon shumë nga porosia e liberalizmit ekonomik sipas të cilit parulla "laissez faire, laissez passer" (lëni të veproj secili si të donë dhe le të shkoj gjithçka sipas vijueshmërisë së vet), nënkuptonte konkurrencën e pakufizuar, mosndërhyrjen e shtetit në rregullimin e raporteve ekonomike e të ngjashme. Zbatimi i këtij stili në drejtimin dhe udhëheqjen e ndërmarrjes, udhëzon për sjelljen liberale, që do të thotë të lirisë, përkatësisht pavarësisë sa më të madhe të punonjësve në ushtrimin e veprimtarisë. Këtu kemi të bëjmë me ekipet ose individët e niveleve të larta profesioniste të: projektantëve, konstruktorëve, hulumtuesëve në laboratore e të ngjashme, ku të gjithë e njohin punën e vet dhe kontinuitetin e saj. Ndër këta, drejtuesi, më tepër e ka rrolin e koordinatorit se sa të udhëheqësit në kuptimin klasik. Është lideri me të drejtat dhe obligimet "i pari ndër të barabartë," që kujdeset për ndërlidhjen e aktiviteteve individuale. Pastaj, ndërven lidhshmërinë ndërmjetësuese me shfrytëzuesit e rezulta-teve të punës së ekspertëve. Kujdeset për kërkesat e ndryshme materiale, transmetimet e porosive dhe për mirëvajtjen e punëve në tërësi, sipas skemës së organi-zimit të njësisë përkatëse dhe të ndërmarrjes në përgji-thësi. 143

Përndryshe mënyra ose qasja laisser - faire, në drejtimin e ndërmarrjeve me përbërje heterogjene të punonjësve në kuptimin profesionist dhe të renditjes nëpër vende të ndryshme të punës, është e pavlershme. Në të vërtetë mund të ngatërroj raportet e ecurive të punës, për shkak të liberalizmit tejet të shprehur - pavarësisë së tepërt të subjekteve që shkakton mospërfilljen e objekti-vave qenësore të ndërmarrjes.

Preferimi Kompleksi i drejtimit dhe udhëheqjes përbënë qenësinë e efikasitetit, përkatësisht të suksesit dhe mossuksesit. Njerëzit vuajnë për t'u bërë udhëheqës të mirë, të dashur dhe patjetër të suksesshëm. Përpjekjet janë të shumëfishta. Por, efektivat? Këto mësohen, ushtrohen duke u thurur me ndërgjegje e cila nuk është mekanike veçse buron nga virtyti. Autorë të ndryshëm, udhëheqjen e çmojnë si vlerë të segmenteve të ndara të një kompleksi ose si kompleks të veçantë. Disa udhëheqjen e vlerësojnë si art, për arsye të origjinalitetit dhe stilit të veçantë. Tjerët, kufizohen vetëm në profesion. Për këtë përherë mbajnë librat afër vetes duke kërkuar zgjidhjet përkatëse për situa-tat konkrete. Një pjesë tjetër, udhëheqjen e ngritin në nivel të shkencës. Edhe këta mbajnë literaturë të cak-tuar shkencore afër vetes për të gjetur ndonjë zgjidhje me vlerë praktike. Ndërsa, një pjesë e udhëheqësve, nuk qajnë kokën për këto, por si profesionist veprojnë sipas stilit të vet. Ndërkaq siç shprehet U. Ueber (W.Weber), shumica e autorëve përcaktohen për përmbajtjen kom-plekse që mund të përshkruhet kësisoj: "udhëheqësi është zhongler artistik, shkencor e profesionist." Si përfundim të kësaj pjese të shqyrtimeve, vlen të konstatoj se mënyra, qasja, stili edhe metoda e prirjes, 144

drejtimit e udhëheqjes, varën nga rrethanat konkrete të veprimtarisë, kushteve të ndërmarrjes dhe konceptit të liderit. Ndonëse udhëheqësi, mund t'iu përmbahet rregullave dhe skemave, nuk mund të ndryshoj natyrën e vet. Nga kundërthënia në mes të diturive e aftësive dhe tipareve të udhëheqësit, ndodhë që të subjektivizohet e tërë përmbajtja e qëllimeve të mënyrës së drejtimit dhe të krijohen raporte kontraverze që nuk kanë lidhje me stilin e njohur të prirjes, por të liderit të koklavitur. Gjithashtu, situatat e caktuara në ndërmarrje, kushtëzojnë mënyra të ndryshme të udhëheqjes. Pastaj, asgjë nuk mund të shkojë në kahun e kontinuitetit afatgjatë. Parashtrohen nevojat për njërin ose stilin tjetër të drejtimit. Sipas përvojave të autorëve të ndryshëm, kombinimi me kushtet e caktuara të sjelljes autokrate dhe participative, është treguar më frytdhënës se sa veprimi sipas një stili të ndarë. Kuptohet se dominimi i stilit participativ përherë është më i kërkuar dhe më efikas, sikurse edhe shmangia përherë e më e madhe nga stili laisser - faire.

KOMPLEKSI I MENXHMENTIT BASHKËKOHOR Sikurse që ka qenë përherë edhe tash kompleksi i menaxhmentit nuk është unik. Çka edhe është e logjikshme. Ndërmarrjet e ndryshme, përcaktojnë qëllimet ndaj të cilave ndërtojnë mënyrën e drejtimit, organizimit dhe udhëheqjes, që përbejnë funksionin elementar të menaxhmentit. Ndërvëhen edhe komponentë tjerë, për ta bërë drejtimin, a udhëheqjen sa më efikase. Mirëpo, realisht njëri pa tjetrin s'bëjnë, veç që mund të eksponohen me gjerësinë më të madhe ose më të kufizuar. Udhëheqja pa u mbështetur në plan, kuadro, mbikëqyrje, strategji, skemën e veprimit - organizimin, pra nuk bën. 145

Në fillim të shqyrtimeve kushtuar këtij kompleksi, kam shtruar vlerësimet për ndërtimin e menaxhmentit dhe ndryshimet e pikëta që ka përjetuar deri me sot. Duke qenë pikësynimi i gati të gjitha teorive dhe qasjeve praktike, në drejtimin ose udhëheqjen, në trajtimet në kuadër të këtij studimi, deri këtu nuk kam përpunuar aq sa duhet funksionet elementare si pjesë përbërëse të menaxhmentit: planifikimin, organizimin, stafin, kontollin etj. Qëllimi i përshkrimeve të mëparshme ishte që të theksohet përmbajtja e shkollave, përkatësisht teorive, koncepteve, modeleve, ashtu dhe aq sa këto i përfshijnë - kuptohet sipas eksponimit të vlerave praktike dhe mbi këtë bazë afirmimit të tyre dhe gjerësisë së përshkrimeve që iu kanë kushtuar autorët përkatës. Për gjerësinë më kompatibile me kërkesat e menaxhmentit, udhërrëfyese për definimin elemetar u bë qasja e drejtimit administrativ e shkollës klasike, përkatësisht koncepti i Fajolit. Pasi që udhëheqja dhe drejtimi u shqyrtuan në kuadër të teorive dhe koncepteve të menaxhmentit, në vazhdim mbetet që të trajtohen funksionet ose komponetët tjerë në përfshirjen më të gjerë, pra jo vetëm sipas përcaktimeve të shkollave ose teorive të përshkruara. Fisnikërimi i mëtejmë i marrëdhënieve ndërnyjerëzore, si risi, kushtëzoj ndërhyrjen e raporteve të parimeve dhe kërkesave të reja të cilat u sendërtuan si funksione plotësuese të menaxhmentit. Ndërkaq bazës së mëparshme që përbëhej nga: planifikimi, organizimi, stafi, udhëheqja, dhe kontrolli, iu shtuan: financat, drejtimi i konflikteve, drejtimi i rrezikut, mbrojtja e mjedisit, marketingu, komunikimet, informacionet etj. Mbi të gjitha u ngrit niveli i mirëkuptimit, duke eksponuar përherë e më shumë etiken si parim. Shumica nga këto të fundit, në fakt veç sa potencojnë rëndësinë e disa nënvlerave të më hershme si parime ose nënfunksione të menaxhmentit (etika, drejtimi i konflikteve, drejtimi i mbrojtjes nga rreziku). Ekzistojnë edhe modele tjera të menaxhimentit si versione 146

teoriko – pragmatike, për njërën nga të cilat, në pjesët e mëtejshme do të ofroj shpjegime përkatëse.

PLANIFIKIMI Në rastet më të shpeshta, paralelisht me drejtimin dhe udhëheqjen, në menaxhment, përkatësisht për menaxhmentin planifikimi është më i rëndësishmi. Për këtë do t'i kushtoj një hapësirë ca më të gjerë se sa funksioneve tjera në vazhdim - pas trajtimit të këtij. Planifikimi, si proces dhe funksion ka pësuar krejt pak ndryshime. Ndërrimet vërehen kryesisht në metoden dhe teknikën e planifikimit. Mënyra e drejtimit dhe udhëheqjes, kanë kushtëzuar që edhe planifikimi me të gjithë komponentët tjerë t'iu adaptohet kërkesave që këto mbështesin. Veçanërisht, depërtimi dhe dominimi i mënyrës participative të drejtimit dhe udhëheqjes, ka imponuar ndryshime në metodën e planifikimit. Metoda nga lartë - e më hershme centraliste, që ishte prirëse, veçanërisht në menaxhmentin e kompanive të mëdha, gjithnjë e më tepër po zëvendësohet me metodën dispersive, gjegjësisht nga poshtë. Kyçja e shumicës së punonjësve në planifikim, është risi në procesin e ndërtimit të menaxhmentit modern. Duke i mënjanuar disa barriera organizative, punëtorët që kanë afinitet dhe veprojnë me kushtim, në mënyrë aktive angazhohen në procesin e planifikimit. Kështu, këtë e begatojnë me vlera praktike, duke e bërë më racional dhe, kuptohet, ndihmojnë ngritjen e efikasitetit të menaxhmentit. Përherë ka ekzistuar mendimi i përhapur se grupi i punëtorëve ka njohuri më të gjera dhe përvoja më të dendura në procesin e punës, andaj edhe të planifikimit, se sa udhëheqësi më i aftë si individ. Mirëpo, duke u gjetur në udhëkryqin e mosbesimit të gërshetuar me 147

egoizëm dhe monopol në dituri, përherë janë nënçmuar resurset më të vlershme - punëtorët. Këta kanë mundur të krijojnë racionalizime të mëdha dhe kursime të gjera. Mirëpo, sjelljen e tillë të mëhershme të shumë liderëve e impononte mënyra centraliste e udhëheqjes dhe planifikimit. Aftësia e marrëveshjes në hierarkinë e menaxhimentit, që nënkupton në rend të parë këtë në mes të profesionistëve dhe punëtorëve, ka sjellë zgjerimin e metodës dispersive të planifikimit. Ujditë diplomatike dhe sjellja taktike, kanë ndihmuar eksponimin e planifikimit të thjeshtësuar. Të gjithë dinë se çka duan, të gjithë dinë si të realizojnë atë që duan, dhe e planifikojnë. Mbikëqyrja, gati që evitohet. Raportojnë grupet njëra tjetrës. Kështu të gjithë bëhen "të rëndësishëm" dhe me më përgjegjësi. Përpilimi i elaboratit të tërësishëm i veprimtarisë së caktuar, në të gjitha dimensionet, përfshinë raportet dhe agregatet e prognozuara të cilat zakonisht emërtohen si plan. Mirëpo dallohen: plani i fillimit të një veprimtarie dhe plani vijues, pastaj plani strategjik (si plan afatgjatë), plani vjetor, plani operativ dhe plani i aksionit (si plane afatshkurtra). Përderisa koncepti, strategjia, taktika, programi, janë vlera dhe sjellje të përcaktuara, të shkruara e të pashkruara, plani është dokument i shkruar. Mund të mbetet ndonjë pjesë e tij e pashkruar, por sidoqoftë është dokument. Projeksioni i vlerave të prognozuara të zbatimit të detyrimeve të caktuara, është një kompleks i planit. Kompleksi tjetër, ndërlidhet ndërmjet raporteve dhe ecurive të imagjinuara dhe atyre të zbatuara në vijueshmëri. Periudhat kohore në të cilat mbështetet plani, mund të jenë të ndryshme. Kryesisht prej një deri në dhjetë vjet. Plani dhe procesi i projektimit të ecurive kualitative e kuantitative, nuk e ka për gjithkënd dhe në çdo kohë të njëjtën rëndësi. Dallojnë plani i një ndërmarrje të vo-gël dhe i një kompanie të gjerë. Për të 148

parën, përcakto-hen parametrat dhe aktivitetet e zbërthyera për periudha të caktuara kohore, por zakonisht për një vit. Për të dytën, kryesisht përcaktimet bëhen në dy instanca. Në njërën, të njësive veç e veç, në dy dimensione kohore: për periudha afatshkurtra dhe afatgjata. Në tjetrën, du-ke u integruar në dy përmbledhje, si projekte të zotime-ve për veprimet: vijuese dhe afatgjata të zhvillimit të të-rësisë dhe të njësive si detyrime integrative ose të ndara të menaxhmentit. Të gjitha këto janë dokumente të shkurtra. Njësoj i kushtohet rëndësi vizioneve, dhe komponentëve kuantitativë. Trajtohen: teknologjia e veprimit sipas sistemit të agregateve të ndara, lidhshmëria e komplekseve dhe nënkomplekseve, udhëheqjes dhe drejtimeve, strategjia, taktika e programet e lëvizjeve të procesit të prodhimit, përkatësisht shërbimeve. Ekzistojnë udhëzimet elementare të planifikimit, përkatësisht për mënyrën profesioniste të përpilimit. Por, këto nuk gjenden si skema të unifikuara të planifikimit. Secila ndërmarrje zgjedhë sistemin e planifikimit sipas veçorive të punës, duke u përqendruar në komplekset më të vlershme dhe më delikate. Duhet, p.sh. të formohet dhe të përcillet një ndërmarrje e re – depërtimi i prodhimit ose shërbimeve në treg. Për këtë përpunohet plani i veçantë. Tregu është ai që përcakton veçoritë dhe madhësitë kualitative dhe kuantitative. Planifikimi i tregut për nga hapësira dhe madhësia, në të gjitha ndërmarrjet, eksponohet si vlera më e rëndësishme. P.sh. plani afatgjatë me strategjinë dhe teknologjinë e marketingut, gati gjithkund është në epiqendër të shqyrtimeve, projektimeve, planeve vijuese dhe të zhvillimit i ndarë në afate të ndryshme kohore. Mbi baza të qëllimeve ndërtohen edhe ndërmarrjet. Zakonisht për qëllime të vogla ndërtohet ndërmarrja me aspirata të kufizuara për profit, pra ndërmarrja e vogël me proces të thjeshtësuar të punës. Anasjelltas është 149

qasja për qëllimet sa më të gjera. Tom Majkëll Eduards (Michel Edwards), ekspert i menaxhmentit, për shumë çështje, përqendrohet në kërkesën e qëllimeve të vogla. Sipas profitit shprehet edhe niveli i kërkesave të profesionalizmit. Eduards, përcaktohet për njësitë e vogla të ndërmarrjeve në të cilat si thotë: "iniciativa vjen më tepër në shprehje". Në ndërmarrjet e tipit të tillë, menaxherët përpilojnë planet e veta aq sa dhe për çka iu nevojitën. Vërtetë gjenden variacione të ndryshme, sikurse të metodave të planifikimit, ashtu edhe të mënyrave të trajtimit. Në vendet e zhvilluara, veçmas në SHBA, viteve të fundit janë duke u lansuar oferta të botuara të skemave të ndryshme të shumë shërbimeve për ndërmarrje të vogla dhe individ. Ndër këto, po reklamohen si mjaft të përshtatshme udhëzimet e përpiluara sipas varianteve të ndryshme të veprimtarive dhe qëllimeve të biznesit që janë vetëm një prej kornizave nga të cilat merret çka është e nevojshme. Shfrytëzuesi, përkatësisht përpiluesi i planit shton edhe ato parametra e veprime që në këto "skema nuk gjenden". Kryesore është të ndërtosh bazën e nxjerrë ndërmjet imagjinatës dhe realitetit. Invenca personale dhe ekipore gjithë këtë ndihmon që kjo të vihet në suaza të mundësive, duke mënjanuar dëshirat e paqëndrueshme për kohën e caktuar. Rëndësia e planit për të gjitha kohët është e njëjtë. Planifikimi është pjesë përbërëse e teknologjisë dhe sjelljes së menaxherit ose menaxhmentit. Vlera e tërë këtij procesi varet nga objektiviteti i tërësisë së informacioneve, dedikimi, koha e njeriu të qëlluar. Piter Houll (Peter), planifikimin e çmon si një punë kreative të mbështetur në informacionin. Ndërsa problemin e planifikimit e ndërlidhë me problemin e informacionit. Ca udhëheqës e kanë zakon të fshehin "informacionet e parëndësishme". Në këtë mënyrë shtyjnë afatin e ndeshjes me ndodhitë që mund të shkaktojnë vështirësi të mëdha, deri të paevitueshme e me pasoja afatgjata, të cilat mund të sjellin edhe deri te falimentimi. 150

Plani si një tërësi analitike dhe projektuese, mbështetë dokumentacionet me vlera të objektivizuara, por edhe vizione të imagjinuara sipas mundësive reale të ecurive. Zakonisht prijësi - lideri, për objektivitetin e planit, siguron mbulesë në mënyra të ndryshme. Mënyra më e përhapur është angazhimi i konsultantve të jashtëm, sipas dy varianteve. Varianti i parë ndërlidhet me institucionin (instituttin profesionist) ose personin përkatës. Konsultanti përpunon alternativat, duke bërë rangimin sipas vlerësimit të vet. Zgjedhjen e varianteve e bën lideri. Në rast suksesi, fama i takon këtij - liderit të ndërmarrjes që angazhon konsultantë. Mossuksesi i përshkruhet konsultantit “ekspert.” Varianti i dytë, është karakteristik për atë se konsultanti angazhohet vetëm si "fajtor eventual kujdestar", përkatësisht si mbështetje për fajësim. Menaxhmenti, përkatësisht lideri përgatitë alternativat e planit, konsultanti bën ca vështrime dhe "nënvizime". Suksesi, përkatësisht fama për ndërtim objektiv i takon liderit. Deshtimi, sikurse në variantin e parë i përshkruhet konsultantit si këshilltar. Për planet e proceseve të ndërlikuara të punës, veçanërisht për veprimet heterogjene, pasi që duhet të angazhohen shumë persona si ekspert e lider, me siguri se nuk gjendet vetëm një fajtor, respektivisht vetëm një famëmirë i suksesshëm.

ORGANIZIMI Shpërndarja e punëve dhe respektimi i normave të punës si kritere të përgjithshme dhe konkrete për drejtim të suksesshëm, varet prej organizimit të qëlluar. Njeriu i cili kalon pjesën më të madhe të ditës në punë, 151

e nganjëherë edhe kohen që e çmon të lirë e shfrytëzon duke menduar për veprimet e veta të mëtejme në vendin e punës, organizimin e vet e të ndërmarrjes i trajton si një qëllim. Ndërrimet në sistemin e drejtimit të ndërmarrjes, kanë sjellë shumë risi edhe në organizimin e saj. Mënyra participative e drejtimit dhe udhëheqjes, ka hapur shtigje të reja të fisnikërimit të pozitës së punonjësit në punë dhe efikasitetit të vendit të punës. Në sistemin autokrat të udhëheqjes, gjërat ishin të vendosura në një skemë statike, ku të gjithë kishin në dituri të drejtën dhe obligimin ndaj punës. Kësisoj edhe organizimi ishte pothuajse i pandryshueshëm, me lidhje mekanike. Kur punëtorët për shkaqe të shumta e veçanërisht për ma-rrëdhëniet ndërnjerëzore e besimin e ngritur ndaj udhë-heqësve, filluan të participojnë në disa sfera qenësore të ndërmarrjes duke u identifikuar me këtë, edhe orga-nizimi u vua në funksion të qëllimeve të reja. Organizimi bashkëkohor insiston më tepër në përmbajtjen se sa formën. Qëllimi është lidhshmëria funksionale e resurseve përmbajtjesore njerëzore e materiale e jo renditja e thjeshtë sikurse e ushtarëve në rendin e njësitit të caktuar të udhëhequr me komandë të skematizuar. Edhe pse ruajti veçoritë tipike të bartura nga e kaluara, në ecuritë më të reja, organizimi u begatua me metoda dhe qasje që nuk janë më vetëm konceptuale më parë të përcaktuara ose të njohura, por të varura nga ndërhyrjet spontane. Iniciativat e shumta në rregullimin e brendshëm të ndërmarrjes, krijuan raporte të reja të interesit të ndërsjellë. Elasticiteti trikotomik: organizi-mi, udhëheqësi dhe punëtori, krijoi bindje dhe sjellje tejet të rafinuara, duke kushtëzuar prirës të aftë me vlera të larta njerëzore, punëtor vigjilent, të ndërgje-gjshëm e me përgjegjësi dhe organizim racional e fry-mëzues. Ndërkaq, para ekspertëve të organizimit u eksponuan kërkesa më të përparuara. Por, njëkohësisht u shtrua edhe nevoja për 152

njohës të mirëfilltë të përmba-jtjës dhe rregullave të reja të këtij funksioni. Funksioni kurajues ose dekurajues i udhëheqësit dhe organizimit, mund të ilustrohet me përshkrimin e shembullit vijues. Punëtori i cili mbikëqyrë një ose disa makina të automatizuara, më lehtë vëren se procesi i veprimit ngadalësohet për shkaqe të disharmonisë së operacioneve të veta me vendin e punës, i cili nuk është mjaft i sinkronizuar me makinat ose makinën që mbikëqyrë punëtori tjetër, në të njëjtën ose në hallën tjetër të të njëjtit repart. Ai ka edhe propozimin e zgji-dhjes konkrete. Udhëheqësi i repartit ose i tërë fabrikës, nëse nuk ka mirëkuptim për iniciativën përkatëse, qëllimisht ose për indolencën e vet, sjellë në pyetje shpengimin nga rrethanat të cilat zvogëlojnë produktivitetin. Në këtë drejtim, iniciatori dekurajohet, pra punëtori humbë motivin për angazhime të reja. Më në fund nuk i mbetët tjetër pos të zvogëloj efikasitetin e punës së vet për t'iu adaptuar shpejtësisë së ngadalësuar të veprimeve të punëtorit tjetër. Do të thotë, bën sinkronizimin në shkallën më të ulët të produktivitetit. Dallohen skemat e organizimit dhe renditja e punonjësve në këto. Sipas madhësisë së ndërmarrjes përcaktohen edhe dimensionet e organizimit dhe mbikëqyrjes së aplikimit të tij. Ndërmarrjet e vogla, kryesisht ato private, në të cilat pronarët janë edhe menaxherët prirës, nuk mbështetën në ndonjë skemë të palëvizshme të organizimit. Gjithashtu janë tejet të adaptueshme kushteve të ndryshme të veprimit. Ndërmarrjet e mëdha, përkundrazi, nuk mund të veprojnë sipas organizimit gjithaq elastik, në të cilin do të ndodhnin ndryshime të shpeshta. Në këto, shumëçka më parë duhet të jetë e njohur. Skemat dhe renditja e njerëzve në këto, kanë vijueshmërinë e qëndrueshme. Tërësitë e mëdha ekonommike të integruara, janë veçanërisht të ndjeshme në ndryshimet e shpeshta të organizimit. E megjithëkëtë, kudo, elasticiteti i organizimit është bërë mjaft i pranishëm. Këtë e ka mundësuar dhe 153

lehtësuar aftësia më e lartë profesioniste e punonjësve dhe komunikimi intensiv, krahas mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet punonjësve dhe udhëheqësve. Sidoqoftë, për të gjitha këto ishte i pashmangshëm ndikimi i ndërrimeve, përkatësisht i përsosurive në tërësinë e menaxhmentit e sidomos në funksionet e personelit - stafit - e kontrollit, por më parë të mbikëqyrjes. Kur bisedoni me udhëheqësit e rryer për çështjet e organizimit, shumica do të shprehen se këtë e përbëjnë njerëzit. Dhe vërtetë njeriu i aftë do të bëj çdo organizim efikas, sikurse që edhe organizimi më i përsosur nuk vlen për të paaftit. Sido që të jetë, efikasiteti i organizimit varet nga udhëheqësi, vetorganizimi, respektimi i ndërsjellë i punonjësve e udhëheqësve dhe disilina. Në këto relacione, ndërhyjnë edhe shkaqet që shihen dhe fshehën. Ato që shihen janë kryesisht pozitivet dhe anasjelltas, ato që nuk shihen janë negativet. Motivimi me nderimin ndaj punonjësve dhe pagat tërheqëse, si pozitive, janë arsyet që shihen. Ato që fshehën, pra si negative, rezultojnë nga pasiviteti i shprehur i grupit të punonjësve sipas veprimit të organizimit të "menxhmentit nën hije - jo oficiel", i quajtur edhe si grup joformal. Shkaqet janë të ndryshme, zakonisht të natyrës objektive si p.sh. me rastin e ngritjes së normave të punës, procesit rraskapitës të punës e të ngjashme. Në këto rrethana, punëtorët nuk eksponohen haptazi, por veprojnë në mënyrë të organizuar sipas skemës së "fshehtë", duke u frikuar nga pasojat e mundshme, sidomos nga humbja e vendit të punës. Organizimi kohë pas kohe duhet të freskohet me risi. Ndërhyrjet që bëhen në funksion të ngritjes së efikasitetit, më mirë është kur përcillen edhe me operacionet të cilat e thyejnë monotoninë. Vendi monoton i punës rraskapitë. Kësisoj demotivon. Sjellë nervozizëm. Për këtë ekspertët e organizimit përherë bëjnë përpjekje që të krijojnë "atraksione serioze" për të tërheqë vëmendjen e punëtorit në punë e cila këtij i duket kreative dhe që e bën të rëndësishëm. Kështu, në rea154

litet ndërtohet organizimi në suazën e udhëheqjes, përkatësisht menxhmentit participativ, ku punëtori merr pjesë në projektimin e punës dhe vendit të punës. Nganjëherë, ndër punëtor, është vështirë të çrrënjosësh konservatorizmin. Duke rezistuar ndaj çdo risie, këta bëhen robër të një kontinuiteti monoton. Dhe kështu "ndiejnë kënaqësi". Këtë e shkakton edhe mospërgatitja profesioniste dhe psikike, çka i mëveshët si man-gësi udhëheqësit. Por, ekzistojnë edhe arsye tjera sikur-se kundërshtimi pasiv ndaj: zvogëlimit të numrit të punëtorëve për shkak të automatizimit të teknologjisë së punës - që përherë është proces i logjikshëm, sikurse shpërndarjes së grupit i cili është i lidhur me një miqësi të gjatë, shpartallimit të grupit joformal e të ngjashme. Për ilustrim do të përshkruaj një shembull si rast karakteristik. Në një fabrikë mjaft moderne të tekstilit në Kosovë, kishin instaluar pajisje të teknologjisë më të përsosur. Kishin kompjuterizuar disa reparte. Në njërin ishte vendosur procesi i kontinuitetit automatik të bartjës së lëndëve të para, përkatësisht produkteve të fazave të ndryshme të prodhimit. Në tjetrin ishte futur modelimi me kompjuter. Në të parin, pas një kohe të shkurtër u demontua vija automatike. Punëtorët deshën që edhe më tej të bëhet bartja me kosha, sikurse në mesjetë, përkatësisht ashtu siç vepronin në kooperativën e më hershme të zejtarëve, nga kishte kaluar një pjesë e punëtorëve më të moshuar. Në repartin e dytë vendosen që të sillen sipas kompromisit ndërmjet veprimeve manuele dhe të automatizuara, duke i dhënë përparësi atyre mantele. Kuptohet se komenti është i tepërt. Si profesionist, atëherë (me l984) pata drejtuar vërejtjen ekipit udhëheqës, të cilët anonin kah kompromisi në vend që të ballafaqohen me realitetin e kërkesave të teknologjisë moderne. Në rastet e tilla me siguri se nuk mund të vij në shprehje dualiteti, gjegjësisht zgjedhja participative ndërmjet "përkëdheljes së punëtorëve" dhe efikasitetit të organizimit të punës. An155

daj, kompromisi eventual, participativ në organizi-min e punës, mund të aplikohet në kushtet konform vlerave të objektivave efikase të organizimit dhe udhëheqjes së suksesshme të cilët rezultojnë me pro-duktivitet rritës.

STAFI - PERSONELI Kreativiteti dhe zhvillimi janë dy veçori të një kompleksi. Kultivimi i këtyre, me siguri i përket detyrimeve dhe funksioneve të menaxhmentit. Por, i gjithë ky trung në një drejtim vegjeton dhe në drejtimin tjetër ngritet mbi njeriun, përkatësisht mbi njerëzit që veprojnë në ndërmarrje. Andaj, kujdesi i veçuar ndaj njerëzve, nuk është vetëm çështje e drejtpeshimit për mirëqenien e tyre dhe ndërmarrjes, por edhe për eksponimin e diferencuar përballë detyrimeve të punonjësve. Sipas eksperimenteve të Mejos (të shqyrtuar më parë në pasqyrimin e shkollës bihejvioristike), shumë çështje të sjelljes dhe qëndrimit të grupit të punonjësve, janë të ndërlikuara dhe të papritura. Kjo është qenësore për të kuptuar ndjenjën njerëzore e ndërvënien në ecurinë e punës dhe efekteve përcjellëse të veprimit. Përderisa grupi mbahet në solidaritetin, frymëzon veprimin, duke iu përmbajtur normave etike të barazisë. Për çastin dhe mjedisin e caktuar, energjia grupore e drejtuar me parime dhe perceptime të favorshme, siguron mbështetje të besimit. Kështu gjeneron efekte të reja. Mirëpo, drejtpeshimi i tillë nuk mund të mbahet gjatë. Është më tepër një lloj aksioni i përqendruar në një qëllim, i cili me kohë zbehet dhe mund të bëhet ana-kron me kërkesat e zhvillimit të mëtejmë. Pos kësaj, tërheqjen përpara, vërtetë e bënë grupi i 156

punonjësve, por për këtë duhen iniciativa të reja të cilat kryesisht burojnë nga individët. Shkëputja e individit nga grupi, është proces i pandalshëm. Kur ky është profesionist, inventiv, ka të zhvilluar mënyrën e të menduarit, vepron përtej masës dhe sjellë efekte të veçanta, bëhet koshient për veprime me më përgjegjësi dhe me më vlerë. Atëherë, domosdo nuk mund të solidarizohet gjatë me ata që kanë vetëm qëllime të mira dhe veprojnë sipas masës. Pajtimi i mëparshëm i grupit luhatet, për shkak të statusit më të ngritur material dhe të imazhit të individit. Solidariteti shpejtë ose ngadalë shkapërderdhet. Sa humbet dhe sa përfitohet në këtë mënyrë? Gjithësesi humbja është më e vogël se sa fitimi. Por, nëse nuk vëhet drejtpeshimi i ri sipas vlerave dhe kontributit individual, fitimi mund të jetë afatshkurtër. Prej efektivave ngritëse solidarizimi kthen në vegjetim. Në drejtimin tjetër, iniciativat e reja individuale shtojnë energjinë e veprimit. Diferencimi njerëzor është i paevitueshëm. Stafi, pra mbështetet në grupet punonjëse të cilët përbëhen nga individ me vlera të ngjashme dhe të dalluara, duke shkëputur personat të cilët kanë veti të veçanta inovatore. Avancimi i këtyre shtron drejtëpeshimin përherë të ripërtërirë. Kur njerëzit janë me veti të ndryshme të aftësive, kuptimit racional të gjërave, dhe moskuptimit, invencës dhe përgjegjësisë, sublimojnë vitalitetin e funksionimit të grupit, përkatësisht ekipit. Ndikimi në njëri - tjetrin është "infektues". Një person vepron e kërkon satisfaksion në mënyrë modeste. Tjetri të njëjtën gjë e bën me pamodesti e nganjëherë edhe me arrogancë. I treti kërkon pagë të mirë. I katërti dëshiron që t'i afirmohen meritat. I pesti përsiatët që të përparoj në hierarkinë e udhëheqjes. Mirëpo, secili "merr" nga pak veti nga tjetri. Edhe kur nuk pajtohen, prapë krijojnë drejtëpeshimin e nevojshëm. Të paktën edhe në familje është ngjashëm. Edhe aty nuk durohet gjatë solidariteti dhe "eksploatimi" i njërit në favor të tjetrit. Por, bëhen edhe 157

koncesione për hir të jetesës në bashkësi, me kusht që të reduktojnë si njëri ashtu edhe tjetri vetitë që pengojnë; pastaj kërkohet "pasurimi" i virtyteve dhe respekti i ndërsjellë i vlerave aq sa ka secili. Mashtrimi më i madh është "koekzistenca e paqes", nga e cila rrjedhë konflikti prej ku vështirë se mund të kthehen gjërat në vendin e mëparshëm. Funksioni i stafit përbën kryesisht dy komplekse të veprimit. Në njërin siguron vitalitetin kontinuel të ndërmarrjes. Në tjetrin, zhvillon konkurrencën dhe garat. Stafi, duke iu dhënë impulse me energji të reja veprimeve të njerëzve, shërbehet me metoda të ndryshme, të cilat janë zakonisht kurajuese. Metodat më të përhapura ndaj të zellshmëve, janë: shpërblimet, pagat më të larta, shkollimi plotësues, përkatësisht specializimi, avancimi në vendin e punës dhe bonifikimet tjera. Ndaj njerëzve tjerë si punonjës të produktivitetit mesatar, shfrytëzohen metodat vijuese, të cilat vlejnë për të gjithë si mesa-tare. Ndërkaq, stafi dallon dhe kurajën personat e: shkathtë, ambicioz, energjik, të ndërgjegjshëm, të disiplinuar, komunikativ e me sjellje të kulturuar, që kanë iniciativë e të ngjashme. Nga këta, stafi ka për qëllim krijimin e potencialit të menaxherëve. Përndryshe, përdoren edhe metodat e dekurajimit ndaj personave të cilët bëhen pengesë e veprimeve në ndërmarrje. Fillohet nga zvogëlimi i pagës, vazhdohet me ndërrimin e vendit të punës e deri të largimi nga puna i personave të nga-thët, të pandërgjegjshëm e të ngjashëm. Shkurt, stafi ngritë dhe zbritë imazhin e personelit sipas vlerave ob-jektive. Nuk shkojnë gjërat ashtu sikurse përfitohet përshtypja nga trajtimi i skemave statike. Stafi si funksion mbështetë edhe plot aktivitete tjera, të cilat i ushtron në kuadër të tërësisë ekonomike ose të njësive të ndara. Një ndër këto, është organizimi permanent i aftësimit të punëtorëve për punët përkatëse. Në rastet e shpeshta të ndërrimeve të teknologjisë, andaj edhe të organizimit të punës, paraqitet nevoja për ndërrimin e vendeve të pu158

nës. Andaj, angazhimi përqendrohet në hapjen e vendeve të reja të punës. Për këtë, organizohen kurset për aftësime plotësuese, qoftë për teknologji të re qoftë për ri-aftësim për vend të ri të punës, pas shuarjes së vendit të mëparshëm, por edhe si kurajim plotësues për punëtorët të cilët nuk janë në gjendje t'i përballojnë disa operaci-one të punëve. Ekzistojnë edhe metoda tjera të aftësimit, përkatësisht të specializimit ose shkollimit. Ndërmarrjet e mëdha, ofrojnë bursa për student të dalluar me kusht që të pranojnë punësimin te këto pas kryerjes së shkollimit. Hapin edhe shkollat e veta, ndonëse më së shpeshti për këtë kërkojnë ndihmesë nga institucionet shkollore kolegjet ose institutet tjera të specializuara për veprime tejet profesioniste. Në kuadër të stafit, përqendrohen edhe çështjet e ndihmesave në kuptimin material, të natyrës tjetër - për vështirësitë sociale, psikike, gjegjësisht të sigurisë psikike për ruajtjen e vendit të punës. Kështu që punëtori vetëm në rastet flagrante dekurajohet në mënyra të ashpra. Pra, gjithçka është në angazhimin për kurajim për secilin sipas masës së kontributit që mund të ofroj. Funksion i veçantë i stafit është koordinimi i aktivitetit për evitimin e konflikteve ose të zgjidhjes së tyre, pasi që kanë ndodhur. Përndryshe, siç kam theksuar më parë, në disa vende, ndërmarrjet ca më të mëdha e me organizim më të përparuar, konflikteve po i kushtojnë rëndësi të veçantë. Për këtë po sendërtojnë zgjerimin e menaxhmentit me funksionin e shtuar të drejtimit të konflikteve. Aty ku instalohet ky funksion i veçantë, stafi inkuadrohet në një masë të kufizuar. Udhëheqësi përherë priret nga normat etike, duke pasur të qartë se me kompromise të tepruara humbet morali dhe motivi i mjedisit ku veprohet. Kujdesi i veçantë ndaj të merituarve, ndikon në moralin dhe vigjilencën e personelit. Hierarkia e kontributit, është treguesi i vetëm i sjelljes ndaj kuadrove dhe përcaktimit të vendeve të tyre në skemën e organizimit. Vlerësimi i 159

drejtë, në rend të parë, varet prej udhëheqësit. Por, këtu ka edhe dallime sipas madhësisë së ndërmarrjes. Në ndërmarrjet e vogla, vlerësimi është në kompetencën e menaxherit, që do të thotë një udhëheqësi. Në këtë përbërje nuk ekziston shërbimi i veçantë kadrovik - i personelit. Në ndërmarrjet e mëdha, funksioni i stafit është i përqendruar në një aparat të veçantë në strukturën e organizimit. Në tërësitë e mëdha të sistemeve të integruara, funksioni i stafit përbëhet nga një sistem i veçantë kadrovik i cili shpërndahet në shumë nënfunksione që koordinohen prej qendrës. Këtu objektiviteti i vlerësimit është në një mbikëqyrje ekipore. Sidoqoftë më pak është nën ndikimin personal. Ndërmarrjet përcaktojnë mënyrat e ndryshme të tra-jtimit të organizimit dhe personelit në përmbajtjen e tij. Por, kjo çështje përherë është e lidhur ngushtë me me-toden dhe stilin e udhëheqjes. Edhe pse rregullat mund të bëhen kundërthënie, normë universale është krijimi i atmosferës së harmonisë ndërmjet: qëllimit të veprimit, udhëheqjes, organizimit dhe punëtorëve. Në këtë drejtim, duhet kuptuar se askush nuk mund të frymëzoj për punë - pra as udhëheqësi - aq sa mund të motivoj veten vet punëtori. KONTROLLI Paralelisht me udhëheqjen, është sendërtuar edhe kontrolli. Këtë e konfirmon historia e gjatë dhe komplekse e menaxhmentit. Si aksiomë nga kjo do të nxjerri konkludimin se: njerëzit ose udhëheqin, ose bëhen dishepuj, ose nënshtrohen; por që të gjithë duhet të kontrollohen. Vërtetë, pa kontroll krijohen raportet e pasigurisë. Besimi duhet të jetë udhërrëfyes. Mirëpo, njerëzit me qëllim ose pa dashje, devijojnë në bindjet, sjelljet, cilinë e veprimit, andaj edhe të rendimentit të punës. 160

Dallohen mbikëqyrja dhe kontrolli. E para është pjesë e udhëheqjes në vijim të veprimit, e dyta është pjesë e verifikimit të rendimentit për nga cilësia dhe vëllimi. Ndonëse edhe për këtë mendimet janë të ndara, ndër më të shpeshtat, çmohet se edhe pse këto dallojnë duhet të zbatohen paralelisht, për të evituar pasojat e mundshme. Aty ku mbikëqyrja është e pandërprerë, kontrolli duhet të jetë më i kufizuar dhe anasjelltas. Në ndërmarrjet e mëdha, mbikëqyrja ushtrohet si aktivitet vijues dhe i pashmangshëm i kontinuitetit të punëve. Ndërsa kontrolli është veprim i ndarë. Në ndërmarrjet e vogla, sidomos ato private, kontrolli dhe mbikëqyrja gati se ushtrohen paralelisht. Sadopak, kontrolli gjithkund duhet të shprehet; në jetë e në veprimtari. Nëse për asgjë tjetër, kontrolli është i mirëseardhur për vërejtje qëllimmirë, të paktën për të shtuar vigjilencën, kujdesin ose refleksin për vetëkontroll. Në veprimtarinë e përditshme, zakonisht shprehemi se kontrolli nuk ka ndonjë vlerë të rëndësishme. Të paktën këtë e bëjmë për të zbutur efektin e vet nocionit kontroll, i cili disi tingëllon vrazhdë. Në realitet, gati që nuk gjendet aktivitet i cili nuk përcillet me ndonjë kontroll. Shkojmë në bankë, dy ose tre veta, njëri pas tjetrit, përpunojnë dokumentin për tërheqjen e parave. Kështu zbatohet procesi i veprimit të kontrollit të ndërsjellë, ose njëri nga këta është kontrollues. Udhëheqësi i cili kryen veprimet me përgjegjësi, ka obligim të përpiloj raportet e punës sipas afateve të caktuara. Ndërkaq, parashtron çështjet para këshillit përkatës të firmës ose të aksionarëve. Pra, i nënshtrohet kontrollit. Këta janë dy shembuj si ilustrim të kontrollit në dy instanca, më të ulët dhe më të lartë. Janë edhe përplot mënyra, nivele, drejtime e metoda të tjera të kontrollit. Kontrolli është funksion i ndërlikuar. Për të ushtruar këtë, së pari duhet njohur procesin e punëve. Pastaj duhet pasur dituri për organizimin dhe udhëheqjen e veprimeve. Ndonëse, kontrolli është pjesë përbërëse e 161

udhëheqjes, këtë praktikisht e realizojnë sherbimet ose personat me autorizime të deleguara nga udhëheqësi. Mirëpo, në shumë raste zbatohet edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë nga udhëheqësi ose udhëheqësit, mbi baza të kompetencave që kanë sipas hierarkisë së drejtimit. Disa autor, njohës të mirë të menaxhmentit, kontrollin e trajtojnë si funksion të thjeshtësuar të strukturës organizative. Me organizimin dhe udhëheqjen, përcaktohet edhe kontrolli, shprehen këta. Andaj, si funksion nuk duhet të ekzagjerohet ose përçmohet, por t'i përcak-tohet vendi që i përket në procesin e veprimeve: pro-dhimit ose shërbimeve. Duke përcaktuar detyrat, rrolet dhe përgjegjësitë, përkatësisht kush, kujt, për çka i referohet, duhet vlerësuar edhe rendimentin sipas këtyre relacioneve. Mbi bazë të këtyre komponentëve, defino-hen edhe detyrat e kontrollit konform sjelljes në ndër-marrje. Ndërmarrja e cila nuk është e organizuar si duhet, në procesin e punëve përjeton vështirësi serioze. Në këtë, përqendrimi i kontrollit është më i dendur. Por, nuk do të thotë se është më efikas. Në rastet e tilla, zakonisht, me kontroll bëhen përpjekje për evitimin e dobësive në organizim ose në udhëheqje. Ndërmarrja e tillë, me shumë vështirësi mund të realizoj qëllimet e veta biznesore, gjegjësisht nëse mund t'i realizoj. Veprimi i kontrollit efikas, kushtëzon përputhjen e interesit të njësive të ndërmarrjes, harmonizimin e udhëheqjes dhe baraspeshën e raporteve ndërnjerëzore. Në vendet e zhvilluara, shpeshherë përmendët nocioni "ambientalizim", që nënkupton shumë formulacione të adaptimeve përkatëse. Kësisoj, do të thosha, kjo do të vlente edhe për kontrollin. Njerëzit duhet të jenë në njohuri se dikush i mbikëqyrë dhe i kontrollon. Prandaj, me këtë duhet të pajtohen. Duhet edhe të mësohen të respektojnë zbatimin e këtyre veprimeve e njëkohësisht edhe të vejnë relacionin e vetëkontrollit individual dhe ekipor. 162

Për secilin njeri ekziston versioni i parajsës dhe ferrit. Por, kontrolli është i njëjtë për të gjithë, pavarësisht se çka kush kupton me parajsë e çka me ferr. Edhe në sistemin, ose stilin më liberal të udhëheqjes laisser - faire, ku zakonisht aplikohet udhëheqja e njerëzve pro-fesionalisht përafërsisht të barabartë, praktikohet kon-trolli. Ndonëse emërtohet me nocionet: recension, pro-mocion, verifikim e të ngjashme, prapëseprapë është një lloj kontrolli. Në librin e mëparshëm "Bazat e biz-nesit të përparuar" kam përshkruar shembujt e vlerësi-mit të projekteve dhe vendimeve, në të cilat çaste eksperti jep provimin për avancim - në rastet pozitive, ose mbetet në suazën e veprimeve më të kufizuara pro-fesioniste - në rastet negative. DREJTIMI I KONFLIKTEVE Në SHBA, në shumë ndërmarrje është instaluar funksioni i veçantë i drejtimit të konfliktit, si kompo-nent i menaxhmentit. Por, ka filluar të ndërvihet edhe në vende tjera. Drejtimi dhe udhëheqja participative, kanë sjellë deri te shmangia e konflikteve, ngase vet metoda e tillë e komunikimit dhe ndërhyrjes së punëto-rëve në organizim dhe udhëheqje e ka krijuar bara-speshën ndërmjet raporteve të veprimit dhe interesave të ndërmarrjes. Shumica e autorëve meritor në gjurmimet e zhvillimit të menaxhmentit, kanë mendimin se konfliktet shkaktojnë vështirësi; por, jo përherë. Ndihmojnë edhe organizimin. Aty ku veprohet, është e pamundur që mos të ndodhin konfliktet. Janë pjesë përbërëse e jetës dhe punës, të mbështetura në ligjshmëritë dialektike. Dikur konfliktet ishin "tabu - temë" dhe rrezik për imazhin e ndërmarrjes - dikund, por në raste të rralla edhe sot trajtohen kështu. 163

Kur paraqitën konfliktet, zakonisht mendohet në fajësinë e faktorit njeri.. Ndodhë që luhatjet në lidhshmëriinë organizative, kanë sjellë deri te shkëputjet funksionale ndërmjet vendeve të punës ose njësive punuese. Konflikti i natyrës objektive, shtrohet dhe zgjidhet në mënyrë efikase, me kusht që nuk është i ngarkuar me kërcënime. Tendosjen dhe raportet konflikte objektive dhe joobjektive ndodhë që t'i shkaktoj "menaxhmenti nën hije". Duke u nisur nga mendimi pozitiv, në menaxhoment, shpeshherë konflikti trajtohet si shpengim dhe stimulim për lindjen e ideve të reja. Në funksionin e drejtimit të konflikteve, sublimohen të gjitha rrethanat valente, duke parashtruar mundësitë e zgjidhjes. Në ras-tet më të shpeshta, ndërmerren masat paraprake të nive-lizimit të raporteve të konfliktit. Kjo është mënyra më e mirë e veprimit ndaj konflikteve, kur bëhet angazhimi i menjëhershëm, me të cilin rast problemi zgjidhet në vijim duke evituar ndeshjet më serioze. Konfliktit sot i kushtohet rëndësi e veçantë. Duket e çuditshme se si veprohet me konfliktin dhe ndaj konfli-ktit. Aty ku për një kohë të gjatë mbretëron "paqja dhe qetësia", qëllimisht simulohet ose edhe shkaktohet konflikti serioz. Kjo bëhet konform funksionit të pjesës së menaxhmentit dhe kërkesës për nxjerrjen e njerëzve nga amullia ose për shpalosjen e problemeve latente, të cilat janë të fshehura në raportet ndërnjerëzore dhe punuese në tërësi. Bëhet e qartë se konflikti edhe stimulon, pastron, ngritë koshiencën dhe mobilizon. Përndryshe, është psikologji e veçantë çështja e koekzistencës paqësore dhe konfliktit. Konflikti, liron nga mashtrimi prej respektit dhe tolerancës së pasinqertë. Në fazat e para të mospajtimeve, duke "shkaktuar" - simuluar konfliktin, evitohet eksplodimi i mëvonshëm i cili mund të bëhet shkatërrues. 164

Për të qitë në shesh raportet latente të tendosura, me ose pa konflikt të simuluar, dhe për të evituar konfliktin, në menaxhment ndërtohet hierarkia mjaft serioze profesioniste e mënyrave të veprimit. Ndër të tjera parashikohet dhe analizohet konflikti, bëhet identifikimi i problemit, përcaktohen masat dhe mënyra e uljes së tensionit, testohen alternativat dhe zgjidhen metodat e veprimit. Specialistët e menxhmentit të cilët i njohin mirë veçoritë negative dhe pozitive të konflikteve, sidomos ata të shkollave amerikane, si të preferuara ndajnë shumë veprime dhe masa si ilaç për zgjidhjet më fatlume. Si masa më cilësore dallojnë ato profilaktike me variantet alternative dhe integrative. Suksesi më i madh në evitimin e konfliktit çmojnë se arrihet me aplikimin e metodave: bihejvioristike - të "marrëveshjeve elegante"; ose të interaksionit - me ndërhyrje më të thella organizative, përkatësisht krijimin e drejte-shimit të ri të lidhshmërisë organizative, integrimeve ose dezintegrimeve, ngritjen e pagave, ndërrimet në udhëheqje, ndërrimin e vendeve të punës, me të cilin rast mund të vijë edhe deri te avancimet. Përndryshe, konfliktet, nga një këndvështrim tjetër i kam përshkruar edhe në librin e mëparshëm (...Bazat e biznesit...), andaj ato këtu nuk do t'i përsëris.

MBROJTJA E AMBIENTIT Në kohë të fundit, për arsye të ndryshme, gjithnjë e më tepër në menaxhment po inkorporohet mbrojtja e ambientit të njeriut. Ambienti vërtetë po ndotet dhe po krijohen vështirësi me pasoja shumë të rënda, ndër të cilat edhe të atilla që nuk mund të evitohen. Por, qëllimi i sendërtimit të këtij funksioni në nivel të tillë, më shumë ka karakter marketingu ose obligimi, se sa të kujdesit për njeriun dhe ambientin e tij. Vet fakti se 165

këtë funksion në menmaxhment të parat e ndërvuan kompanitë që prodhojnë, përkatësisht përpunojnë karburante, ndër të cilat dallohen “Exxon” (SHBA) dhe “BP” (Angli), që veprojnë bashkërisht, pastaj “Texaco” (SHBA) etj. shkaktare edhe të katastrofave me përmasa të gjera ekologjike, tregon se qëllimi nismëtar ishte propagandistik. Në konkurrencën tejet të shprehur në treg, me mjete të mëdha financiare u bën përpjekjet për kthimin e imazhit të lëkundur të këtyre. Mirëpo, në ndërkohë nën ndikimin e lëvizjeve ekologjike të vendeve të zhvilluara dhe organizatave ndërkombëtare për kufizimin e ndotjes së ambientit, po përcaktohen instancat dhe obligimet institucionale. Masat e diferencuara sipas kontributit negativ ndaj ambientit, kanë imponuar nevojën për ndërtimin e shërbimeve, komisioneve, institucioneve e të ngjashme, si pjesë përbërëse e menaxhmentit ose të ndara. Për ndërmarrjet e mëdha, me të shpejtë po përcaktohen obligimet financiare, organizative dhe të veprimeve tjera në këtë drejtim. Për ndërmarrjet e vogla, obligimet e tilla akoma e kanë karakterin alternativ. Sadopak veprimi i mbrojtjes së ambientit, në njërën ose tjetrën mënyrë, po sendërtohet edhe si obligim. Pasi që në një mënyrë, me angazhimin për mbrojtjen e ambientit, po nënkuptohet një lloj humanizmi, me këtë po depërtohet në ndjenjat e njeriut, duke imponuar imazhin si marketing tejet efikas. Shumë ndërmarrje, duke u ndërlidhur në këtë komponent përmes lëvizjeve, organizatave dhe institucioneve të ndryshme për mbrojtjen e ambientit, si sponzor, po arrijnë përfitime të tërthorta në biznes. Marketingu i tillë si reklamë e propagandë, me ngritjen e imazhit të firmës, po jep efektet më të mëdha se sa marketingu i drejtpërdrejtë. Si ilustrim, ja shembulli. Një firmë lanson produktin në treg me mbishkrim pompoz: "ky është produkt i firmës së njohur '85' themeluese dhe sponsore për mbrojtjen e vidrave në Alaskë." E firma prodhon ushqim për qen e maca. Qëllohet destinimi i reklamës dhe produktit. 166

FUNKSIONET TJERA TË MENAXHMENTIT BASHKËKOHOR Në kuadër të funksioneve tjera, të përshkruara në hyrje të trajtimit të menaxhmentit bashkëkohor: financat, marketingu, informacionet, komunikimet, eksponohen drejtimet e kërkesave gati unike për të gjitha ndërmarrjet. Dallimi është në gjerësinë me të shprehur ose më të kufizuar, përkatësisht sipas dimensioneve të veprimtarisë. Ndërmarrjet e mëdha sendërtojnë të gjitha funksionet e menaxhmetit. Të voglat përhapin këto aq sa iu duhen, duke mbajtur të rudimentuara edhe disa funksione kyçe. Pasi që këtyre iu kam kushtuar trajtimin e veçantë në librin e mëparshëm, në këtë vend i theksova vetëm sa për të rrumbullakuar renditjen e kompleksit të menaxhmentit klasik dhe bashkëkohor. Ndërkaq, në vazhdim do të prezentoj një model të veçantë të kompleksit të menaxhmentit.

Një model i veçantë i kompleksit të menaxhmentit Zhvillimet në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore, kanë ndikuar që të kërkohen metodat më të thjeshtësuara të komunikimit në ndërmarrje, ndërmjet ndërmarrjeve e institucioneve dhe ndërmjet njerëzve. Në një pjesë janë thjeshtësuar skemat e organizimit, në pjesën tjetër janë zgjeruar. Por, në të gjithat është ruajtur përmbajtja elementare e shkollave më të herëshme: klasike, bihejvioristike, participative etj. Ndërtimet e reja të menaxhmentit, dallohen për nga pikëqëndrimi në funksionin e caktuar për të arritur qëllimin e 167

kërkuar, afatgjatë e më rrallë afatshkurtër. Dhe në të gjitha variantet si pikësynim dominon tregu. Duke u zgjeruar biznesi dhe rrethi i biznesmenëve, shkenca ka filluar të rendis alternativat e ndryshme me qëllim që të gjenden variacione për gjithkënd. Gjërat nuk janë margjinalizuar, por pragmatizmi ka depërtuar aq shumë, sa që tash më lehtë është të ndërtosh dhe zhvillosh biznesin. Gjithashtu nuk janë evituar skemat, mirëpo këto shërbejnë si matrica për adaptime përkatëse. Në këto relacione, sot mund të hasësh përplot elaborime të vlerës praktike të përshtatshme për nevojat konkrete nga menaxhmenti. Në vendet e zhvilluara kompanitë e specializuara për softuer (softuer), kujdesen për të gjitha kërkesat e komitentëve. Në disa shtete të SHBA-ve, bën porosinë dhe për një shumë të vogël, 3050 $, do të marrësh disketën me të gjitha udhëzimet dhe formularët për ndërtimin dhe organizimin e ndërmarrjes. Kurse, vetëm një seancë e bisedës së shkurtër me avokatin kushton më së paku 150 $. Ndër kërkimet serioze, meriton të eksponohet një shembull i zgjedhur, i përpunuar prej autorëve kompetentë për shkencën dhe përvojat e menaxhmentit, të përshkruara në studimin me titull: "‘Ja bëre‘ - menaxhment", nga Ch. R. Witlock, R. D. Krumme dhe D. P. Crivellone. Vërtetë, një studim relativisht i shkurtër, figurativ - me skema e përshkrime të menaxhmentit shkencor e praktik. Në vështrimet e mëparshme kushtuar menaxhmentit keni vërejtur se profitin, shumë pak e kam eksponuar. Ani pse ai është epiqendra e veprimtarisë, autorët e shkollave, teorive, koncepteve etj. profitin aq shumë nuk e ngritin mbi qëllimet komplekse. Realisht profiti nënkuptohet gati në çdo aksion njerëzor, ndërsa në biznes është qëllimi i vetëm. Në modelin të cilin do ta përshkruaj në vijim të trajtimit, autorët e tij janë krejtësisht praktik. Në qender është profiti dhe të gjitha rrethanat, mjetet e kërkesat i nënshtrohen këtij. Tërësinë e quajnë "rrota e menaxh168

mentit." Në këtë rrotullojnë qëllimet të cilat sillen rreth tregut. Profiti në mes, tregu përreth e të gjitha funksionet dhe mjetet e menaxhmentit në lëvizje. Përshkrimi i shkurtër i përmbajtjes vizuale do të ishte kësisoj. Boshtin - qendrën e përbën profiti; unaza e cila e mbështjellë boshtin, ndahet në tri pjesë të barabarta të përmbushura me: qëllimin, produktivitetin dhe përgjegjësinë shoqërore. Dhjetë mbështetëset ndërmjet unazes së brendshme dhe të jashtme janë: planifikimi, përcaktimi i detyrave, organizimi, komunikimi, motivimi, nxjerrja e vendimeve, politika, drejtimi i informatikes, drejtimi i prodhimit, liderizmi. Në unazën e jashtme gjenden: infrastruktura dhe ndërtesat si më të rëndësishme; pastaj renditen: ekspertët, njerëzit, kapitali, pajisjet, sistemi i distribuimit, sistemi prodhues. I tërë sistemi i menaxhmentit i ndarë në subsisteme, shpërndahet në komponentët e përbashkët dhe të veçantë. Instancat dhe nëninstancat e menaxhmentit, autorët e këtij studimi i elaborojnë si elemente të raporteve në relacionet: njerëzit, pajisjet materialet, llogaritë, statisti-ka. Dhe të gjithave iu prinë qëllimi. Ndër të tjera për-shkruhen edhe disa shembuj ilustrativ nga përvojat pra-ktike të sjelljeve të udhëheqësve të kompanive të ndry-shme. Në këtë studim autorët shprehen: "Tregu është arena në të cilën definitivisht caktohet se a është ndërmarrja biznesore fituese a humbëse." Të gjitha mjetet, njerëzit - të kategorive të ndryshme si punonjës - dhe funksionet, projektohen nga fokusi i tregut. Veçori tjetër e këtij studimi është trajtimi i të gjitha ndërmarrjeve, nga më e vogla deri të më e madhja - prej dyqanit deri te kompania, përkatësisht korporata - dhe vlerësimi mbi baza të konkurrencës së tregut. MENAXHMENTI "NËN HIJE" 169

Ndoshta nocioni që kam zgjedhur për emërtim nuk është adekuat me përmbajtjen që do të përfshihet në vështrimin vijues. Fjala është për grupacionet ose grupet joformale të cilat në ndërmarrje veprojnë dhe kanë ndikim herë më të madh herë më të kufizuar, varësisht prej kushteve dhe motiveve të organizimit jooficiel. Do të thotë jashtë çdo suaze të hierarkisë zyrtare të ndërmarrjes: menaxhmentit, sindikatit dhe lëvizjeve tjera shoqërore. Sadopak, është një lloj menaxhmenti, nën hije, i cili mund të organizohet mirë dhe të sajoj veprime të efektshme, pozitive ose negative. Punëtorët përherë kanë një ose disa persona të cilët kryesisht vet imponohen me autoritet, që iu besojnë më tepër se sa udhëheqësve zyrtar. Ndërmjet tyre krijohet një miqësi mbi baza të interesit, por edhe të një lloj lidhshmërie emotive. Më së shpeshti miqësia është e përshkuar me raportet farefisnore. Për nga veçoritë, dallohen dy tipe të këtyre grupeve. Njëri, i formuar si klikë ose klan, pa asfare elementi moral. Tjetri, me norma etike, gati si një lloj sekti religjioz, me besim të ndërsjellë dhe virtyte të ngritura. Çfarëdo qofshin, këto grupe sillen në mënyrë pasive, duke mos rënë shumë në sy të udhëheqësve. Veprojnë sipas direktivës së udhëhe-qësit apo udhëheqësve nën hije ose me marrëveshje në mes veti. Gjenden plot shembuj të arsyeshëm të vetorganizimit të punëtorëve. Me rastet e ndërrimeve të normave të punës, reagimi i parë është mospërmbushja e tyre. Për këtë, sjellja është me përkrahje unanime. Ose kur ndë-rrohet një udhëheqës pa të drejtë dhe në vend të tij vjen tjetri, punëtorët në mënyrë pasive këtë e injorojnë ose së paku merren vesh që të zvogëlojnë efektivat e punës. Në këtë mënyrë, duke rënë produktiviteti bie edhe suksesi i udhëheqësit. Në menaxhment, përherë fajtori projektohet në udhëheqësin. Pastaj, pasi që zbulohet shkaku, me marrëveshje nga të dy anët ndërvehet zgji-dhja. 170

Si ilustrim do të përshkruaj një shembull. Kreadini është shef i depos në një ndërmarrje prodhuese. Ky i mbanë "frenat" e të gjithë "organizimit" të punëtorëve në hallën e prodhimit, përbri së cilës është depoja. Kërkohet që të prodhohet një porosi e mallit për tri ditë. Është dita e premte, para vikendit. Kreadini ka mik të shtëpisë Ditëbardhin. Këtij i drejtohet që të angazhohet në përkrahjen për organizimin e punëtorëve për vijimin e punëve prej tri ditësh edhe gjatë vikendit. Në bisedë me udhëheqësin oficiel, punëtorët më parë kishin refuzuar një angazhim të tillë. Por, tash të gjithë pajtohen. Porosia, do të thotë puna u krye me kohë. Punëtorët shpërblehen mirë. Drejtori gjeneral, kërkon shpjegime për përkrahjen e tillë. Shkon te Kreadini dhe e falënderon. Pas një kohe, kërkohet ndërrimi i drejtorit nga disa menaxher. Kreadini, organizon punëtorët dhe e eviton përmbysjen e drej-torit. Kreadini përherë është nën hije. Jeton dhe kënaqet nga autoriteti i një lloj "shehzadeje". Të gjithë e respektojnë për urtinë dhe virtytin njerëzor. Ky mund të për-mbys shumëçka në ndërmarrje, por angazhohet vetëm në raportet racionale. Nga shembulli i përshkruar, gjithsesi nënkuptohen edhe disa gjasa. Ndodhë që udhëheqësit vet të organizojnë grupet joformale për interes të ndërmarrjes. Por, është edhe tjetra anë. Disa nga udhëheqësit e dobët, në këtë mënyrë formojnë klanin e vet për t'u mbajtur në pozitë. Nëse në udhëheqjen më të lartë nuk ndërmerret diç, lindë grupi tjetër i cili i kundërvihet. Në ndërmarrjet e vogla, veçanërisht ato private, gati se është e pamundur të formosh grupacione joformale. Këtu menaxheri me stilin e vet autokrat të udhëheqjes, menjëherë reagon dhe eviton çdo tendencë të konstruk-teve jashtë raportit oficiel. Mund të afroj dikë më shumë si dishepull të vetin, por jo të lejoj të veproj kush jashtë interesit të tij. Tjetër është me punonjësit e inkuadruar në klikat dhe klanet e formuara mbi baza të interesit të ndarë nga 171

ndërmarrja. Këta nganjëherë dinë të bëhen shkatërrues të furishëm. "Gjellëbërësi apo gjellëbërësit" e tyre dinë të "farkojnë" gjëra të ngatërruara dhe të krijojnë përqarje me qëllim të dominimit në ecuritë e caktuara të ndërmarrjes. Atëherë, shfrytëzohen mjetet tjera. Më së shpeshti prijësi i tyre lëçitet nga puna. Edhe në këto raste ndodhë që me marrëveshje të tejkalohen barrierat. Ekziston edhe mënyra tinëzake e shpartallimit të klanit mbi baza të lëkundjes së besimit në udhëheqësit nën hije. Në këtë p.sh. angazhohet ekipi i Kreadinit i cili e luan rrolin e "babait shpirtëror". Udhëheqësit e aftë, me taktikë dhe rezon objektiv, nuk frikohen aq nga këto grupacione, por i vejnë në shërbim efikas të ndërmarrjes. Mjeshtëria e koordinimit të aktivitetit dhe shfrytëzimit të energjisë së grupeve joformale ose "menaxhmentit nën hije", është vlerë e veçantë e udhëheqësit ose udhëheqësve. Njohësit e mirë të psikologjisë së këtyre grupeve, çmojnë se ndër këta gjendet një potencial të cilin duhet drejtuar ashtu që të vihet në funksion të shfrytëzimit racional. Në çastet e veçanta, sidomos të fatkeqësive elementare: zjarrit, përmbytjeve e të ngjashme, menaxhmenti joformal, tregon energjinë e vet, duke vepruar në mënyrë të jashtëzakonshme. Organizohet sipas skemës së ndërmarrjes dhe të vetes, duke motivuar për shpëtime të njerëzve e pasurisë. Këto janë raste gati të sjelljes unike në të gjitha mjediset e kohët. Edhe shpjegimet e shkollës bihejvioristike, përkatësisht rezultimet nga eksperimentet e Elton Mejos, për këtë janë një udhërrëfim i mirë, vërtetë për një disponim tjetër të punëtorëve.

REZONI

172

1. Menaxhmenti është ndërtim i cili mbështetë rregullat unike dhe stilin ekipor me dominimin e gjykimit individual. 2. Menaxhmenti si ngrehinë pa ide të mjaftueshme, është i kufizuar. Nga shumë ide humbë racionalitetin. 3. Shkollat, teoritë, konceptet, dhe modelet përbëjnë një pyll, në të cilin, për të siguruar qasjen personale, duhet hyrë me busull. 4. Variantet e shumtë të drejtimit dhe udhëheqjes, shkaktojnë dilema, shpërndarje të mendimeve dhe shkapërderdhje të qëndrimeve. 5. Nga drejtuesi i ndërmarrjes, varet shumë se sa do të dominoj drejtësia si parim i përparimit të saj. 6. Produktiviteti i punës vlerësohet me suksesin e prinjësit të ndërmarrjes. 7. Drejtuesi duhet të frenoj vrapimin e punonjësve dhe të krijoj kushte që me pak mund e djersë të arrihet më shumë. 8. Udhëheqësi ka mjaft ngjashmëri me edukatorin. Përpiqet që të edukojë të tjerët, për të krijuar respektin e besimin e ndërsjellë dhe identifikimin me qëllimin e përbashkët. 9. Menaxhmenti paraqet një trung të përbërë nga plot funksione të definuara dhe të prognozuara të cilat mbështesin artin e shkencën e prirjes, kujdesin, ndërgjegjen, energjinë dhe dominimin e autoritetit. 10. Profili i udhëheqësit është i përbërë nga e kaluara e tij, përvoja, kultivimi i profesionizmit, kreativiteti, urtia, etika dhe ndjeshmëria ndaj njerëzve. 11. Fuqia e udhëheqjes nuk krijohet me fraza e komplimente dhe as vetëm me para. Për këtë duhet ngritur autoritetin, i cili mbështetët në vepra të mirëfillta. 173

12. Udhëheqësit më të suksesshëm janë ata të cilët përherë kanë qenë të suksesshëm, andaj nuk vuajnë që gjithnjë të imponojnë suksesin e as që kanë qëllim të kënaqën aq nga suksesi personal. 13. Me buzëqeshje të përhershme bëhesh që të tjerët të përqeshin dhe të mendojnë se nuk ke qëndrimin e prerë, i cili edhe ashtu nuk mund të përcillet gjithnjë me buzëqeshje. 14. Sipas disa teoricienëve të menaxhmentit, udhëheqësi është: zhongler, profesionist, artistik dhe shkencor. 15. Abetarja e menaxhmentit përbëhet nga ndërtimi i Fajolit, në të cilën vendin parësor e kanë: planifikimi, organizimi, udhëheqja, politika ndaj personelit - stafi dhe kontrolli. 16. Shkolla klasike e menaxhmentit na mëson se çfarë vlere kishte makina në fillimin e organizimit dhe udhëheqjes shkencore, ndërsa shkolla bihejvioristike shprehet për vlerën e njeriut. 17. Drejtimi participativ kërkon udhëheqës dhe punëtor me iniciativë, mirëkuptim dhe përgjegjësi të ndërsjellë. Në këtë drejtim do të thotë të udhëheqish bashkë me njerëzit e jo të udhëheqish njerëzit. 18. Drejtimi autokratik, mbështetë autoritetin individual, duke imponuar frikën dhe interesin. 19. Ekzistojnë modele e modele të menaxhmentit. Më i miri është kur njerëzit dinë se çka duan dhe çka presin nga veprimi i tyre. 20. Liberalizmi në udhëheqje, vlen vetëm aty ku të gjithë janë në nivelin e ngjashëm të profesionizmit, ndërgjegjes, disiplinës dhe dominon mirëkuptimi; ose kur udhëheqësi është nën nivelin e imazhit që kanë ata të cilët ky i udhëheqë. 21. Udhëheqësi i ngarkuar tepër me dituri teorike, ndodhë që të bie në grackat e skemave që këto teori përmbajnë. Kësisoj, do t'i mungoj stili përso174

nal i cili duhet të jetë i adaptueshëm rrethanave konkrete të veprimit. 22. Kur pranon të udhëheqsh, duhet të përgatitësh së pari se si të udhëheqësh veten. 23. Udhëheqësi i aftë ka përreth vetes njerëz të aftë, të cilët duke shtuar vullnetin në mënyrë të ndërsjellë, motivojnë punonjësit. 24. I suksesshmi dhe i pa suksesshmi nuk mund të vërehen në shtigje të shkurtra. Mirëpo, ndodhë që në shtigjet shumë të gjata të krijohet dështimi i cili është vështirë që së shpejti të evitohet. 25. Mbikëqyrja është e nevojshme; kontrolli është i domosdoshëm. 26. Në ndërmarrje - sikurse edhe në tërë jetën dhe në çdo veprimtari - gjithçka duhet t'i nënshtrohet masës dhe kontrollit. Më së miri është kur të gjithë e kanë përshtypjen se dikush i kontrollon e që në të vërtetë këtë se bën askush. 27. Lideri i sukseseve të shpejta, mund të na mashtroj. Për suksese në shtigje të gjata, mund të humbim durimin. 28. Si aksiomë e menaxhmentit mund të nxirret: njerëzit ose udhëheqin, ose udhëhiqën ose nënshtrohen, por të gjithë duhet të kontrollohen.

KREU 5

175

STRATEGJIA NË BIZNES "Më tepër dëmton njeriun mësimi i rrejshëm se sa mosdija." Frederiku i Madh

HYRJE Të kesh ide, ta zhvillosh dhe ta rrumbullakosh këtë, duke krijuar leverdi, do të thotë të bësh biznes. Kështu pra, kjo është aftësia biznesore për të krijuar prokopi të caktuar. Prej idesë si iniciativë e deri të rrumbullakimi i saj, shtegu mund të jetë më i gjatë ose më i shkurtër. Për disa njerëz biznes është "gjithçka" që sjellë prokopi. Por, me këtë mund të nënkuptohet edhe ajo që nuk ushtrohet sipas rregullave elementare morale të pashkruara dhe normave institucionale të mjedisit përkatës. Vërtetë nuk është gjithçka biznes edhe kur sjellë prokopi. Sikurse që të gjitha sjelljet njerëzore iu nënshtrohen kritereve elementare etike dhe juridike, ashtu edhe për biznes vlejnë parimet më të gjera njerëzore dhe ligjet e vendit ku ushtrohet veprimtaria. Në leksikonet, fjalorët dhe literaturën tjetër të biznesit të vendeve të ndryshme, figurojnë edhe shpjegimet e dalluara për biznesin. Përbërja më e gjerë përfshinë: punën, përkatësisht veprimin, veprën, detyrën, zejen, profesionin, transaksionin, ndërmarrësinë. Ani pse nuk është aktivitet dhe veprimtari që mund të definohet shkurtimisht, megjithëkëtë mund të përshkruhet me pak fjalë se: biznesi është punë sipas ujdisë me leverdi materiale. Përndryshe, shikimi më i afërt i biznesit, ndërlidhet me ndërmarrësinë dhe ndërmarrësin, që do të thotë të marrësh mbi vete një detyrim 176

nga një fushëveprim përkatës. Ndërsa, nocioni ndërmarrje në kuptimin e ndërmarrësisë, përfshinë: guximin, aventurën dhe hyrjën në të panjohurën. Për sa i përket punimeve teorike dhe praktike për biznesin, amerikanët janë më pragmatikët. Kështu që nuk bezdisen fort për definicione. Iu intereson përmbajtja. Për këta përafërsisht, ndërmarrësi përbën shtyllën e një kompleksi me potencialin e personalitetit dhe aktivi-tetin e vet ndërmarrës, që për emërues ka profitin. Në renditje pasojnë vlerat e potencialit të personalitetit që do të thotë: "të keshë kreativitet të lartë, energji, të bë-hesh aventurier - në kuptimin e rrezikut, i pavarur, të prirësh me prokopi, i palodhshëm, të parashikosh" etj. (sipas "Shikim hyrës në biznesin e vogël", AEA, Irvine, California, 1989). Përshkrimi i tillë biznesin e identik-fikon me njeriun. Andaj, biznesi është njeriu me tërë potencialin e vet krijues për prokopi.

NDËRTIMI I BIZNESIT Dallohen dy grupe të veprimeve dhe kritereve për ndërtimin e biznesit. Të parin e përbëjnë normat e rregullave, përkatësisht të rregullativave: lokale, të vendit dhe ndërkombëtare; varësisht nga dimensioni i shtrirjes së fushëveprimit. Në të dytin përfshihen qasjet e personit ose të ekipit për veprimet e veta. Edhe këto janë norma. Ndonëse dallojnë nga të parat, janë të varura nga këto, pra ndërlidhen me dimensionin hapësinor dhe gjerësinë funksionale. Që të dy grupet përpunohen në projekte të veçanta. Për projektin e grupit të parë, në trajtimin e biznesit: lokal, regjional e ndërregjional dhe ndërkombëtar, do të përshkruaj disa nga komponentët e rregullativës së institucionalizuar lokale, të vendit amë dhe të vendit në relacionin ndërkombëtar. Në vijim do të shtroj një 177

shkoqitje të përgjithësuar, e cila përfshinë të gjitha nivelet e kërkesave globale për këto norma. Në disa raste ndërmarrësit i kushtojnë aq rëndësi normave të rregullativës shtetërore, saqë humbin aq shumë kohë dhe më në fund, duke mos njohur resurset e veta, mbesin në udhëkryq. Para se të njohësh potencialin, vlerën dhe gjerësinë e biznesit, që mund ta ushtrosh s'ka nevojë për humbje të madhe të kohës për "kërkimet" e ligjeve. Këtë e bën pasi që të formësosh bindjet për veprimin e ardhshëm. Suazën e rregullatives shtetërore lokale dhe të vendit, për ndërtimin e ndërmarrjes, në mjediset e rendeve stabile shoqëroro - juridike, e gjeni në informacione të tubuara në një broshurë, disketë ose konspekt ca më të gjerë. Mund të gjeni informacione për ndërtimin e korporatës në një broshurë: "Si të formoni korporatën tuaj pa avokat për më pak se 50$." Këtu përfshihen ligjet dhe vendimet e: përshtatshmërisë profesioniste, kapitalit disponues dhe garancionet tjera, si kushte. Pastaj tak-sat, lejet, kontrolli i përshtatshmërisë së objektit ose ob-jekteve të punës, mbikëqyrja e organizimit dhe trajtimit të punonjësve sipas lejeve të punës etj. Më e rëndë-sishmja ndër të gjitha këto, është siguria për kredibi-litetin e huazimit të mjeteve të cilat i akordojnë bankat. Në mjediset ku nuk është krijuar tradita e biznesit të mirëfilltë, çalimet janë deri në flagrante. Veprohet sipas disa formularëve, lejeve të objekteve, aktit të themelimit. Madje, përcaktohen: mënyra e organizimit për nga madhësia dhe udhëheqja e ndërmarrjes, hapja e xhirollogarisë. Dhe të gjitha këto, krejtësisht ose pjesërisht formale. Provat faktike verifikohen pasi që të plotësohen kushtet: për pagesën e tatimit dhe kontrollin financiar. Projekti i grupit të dytë, pra ai i veprimit, përfshinë më shumë ose më pak elaborate. Varet se çka do të ndërtoni dhe me çka dispononi. Nëse keni objektin, atëherë nuk ju nevojitet projekti i ndërtimit e të ngjashme. 178

Për punë të kufizuar, kërkohen elaborime të thjeshta; për më të gjera dhe më të ndërlikuara, projektohen: plani, personeli, teknologjia, mjetet, organizimi, e të ngjashme. Sidoqoftë, për çdo ndërmarrje duhet të përpunohet menaxhmenti me i kufizuar ose me kompleks. Ndërkaq edhe funksionet projektohen në gjerësi më të madhe ose më të kufizuar. Për fabrikë, plani shkoqitet për shumë kahe të zhvillimit: strategjik, afatgjatë, afatshkurtër, operativ. Me siguri se të gjitha këto thuren në bashkëveprim ndërmjet themeluesve të ndërmarrjes dhe profesionistëve kompetent për punët e caktuara. Ekzistojnë modelet universale dhe të specializuara për ndërtimin e ndërmarrjes, përkatësisht biznesit. Për çështjet elementare e të thjeshta, në vendet e zhvilluara mund të gjeni disketën përkatëse me çmim të lirë, e veni në kompjuter dhe përmes printerit e nxirrni tekstin ose vetëm e shikoni në monitor të kompjuterit. Mirëpo, të gjitha këto janë vetëm për fillim, aq sa t'iu hapë shtegun për kërkimet e reja. Në këtë kuptim, në vijim do të pasqyroj një shkoqitje të qasjes së ndërtimit të ndërmarrjes, por më funksionale dhe me të gjerë, se sa ajo që mund të gjendet si udhëzim i skematizuar.

Modeli (koncepti) i përgjithësuar i ndërtimit të ndërmarrjes - biznesit Faza e fillimit – vizionet; – qëllimi: raportet, bilancet, variantet; – drejtuesi dhe udhëheqësit tjerë: profili, aftësia, kompetencat; – personeli: aftësitë profesioniste, intervistat testimet, motivet; 179

– tregu: kërkimet, komitentët - furnizues dhe blerës reklama, dizajni, shpalljet; – plani: strategjik, afatgjatë, afatshkurtër; i mjeteve financiare, teknike; vëllimit të prodhimit ose shërbimeve, teknologjisë së veprimit, profitit; – organizimi: skema, renditja, komunikimi, mjetet e komunikimit; – objektet: të vetat, me qira: gjendja, dimensionet, adaptimet, ndërtimet e reja; – infrastruktura: skema, aftësia për shfrytëzim; – transporti: i veti, i tjerëve, mjetet e transportit, mëny-ra e angazhimit, kontratat, veçoritë e transportit - in-tegral rrugor, ajror, ujor, hekurudhor; – mjetet financiare: të vetat, të huazuara, të gatshme, kreditë, plani i angazhimit dhe kthimit, kushtet, përkatësisht tregu financiar - kamatat; – teknologjia: e re, e amortizuar, e kombinuar; – sistemet, organizmat, mekanizmat e biznesit: franshisa, lizingu, inkubatori, parku industrial, know - how; – efektet: profiti, etapat; – informacionet: burimi, përpunimi: – sistemi i rregullativës: tatimet, taksat, lejet, bonifikimet e pushtetit lokal dhe të vendit; – sigurimi i ndërmarrjes; – ambienti i njeriut: mbrojtja nga ndotja (për projektet e industrisë ndotëse);

Faza e vijimit – – – – –

vizionet e reja; kurajimet e reja: tregu, përhapja, imazhi, reklama; ndërrimet dhe aktivizimi i produkteve të reja; profiti: bilanci, raportet, zgjerimet; mjetet financiare: deponimet, burimet, vlerat; 180

– ndërtimet e reja: objektet, organizimi, integrimet, kooperimi; – funksionet e reja për ngritjen e rejtingut ndër komitent, sikurse anëtarësimi në shoqatat profesioniste, humanitare, sponzorimet tjera;

Vizioni Para se të vendosni të themeloni ndërmarrjen për të ushtruar biznesin e juaj personal apo ekipor, keni zbërthyer idetë dhe shkoqitur dilemat. Ky është vizioni. Por, a e keni krejtësisht të qartë? Nëse po, prapëseprapë pro-voni ta ndriçoni aq sa në fazën e parë mund të kuptoni më shumë! Ideja, iniciativa, guximi, iu kanë sjellë deri te një udhëkryq. Do të kuptoni se nga këtu duhet të startoni me qasje më të konkretizuar. Për këtë mos insistoni të bëheni vizionar futurist. Aq sa mund të materializoni veprimet tuaja, përkufizoni edhe vizionin. Prej këtu, çdo hap që e qitni, lënë gjurmën. Prapa, s'bënë të ktheheni! Vizioni është imagjinatë e materializuar. Për këtë nuk iu nevojitet aq shumë talenti, por përgatitja profesioniste. Për fillim duhet të përqendroheni në mendimin e zbërthyer. Ndërkaq, nuk mund të humbni shumë kohë duke menduar. Këshilla më e mirë është: gjërat i ndani në disa pjesë e këto në disa etapa. E para, mendoni tërësinë e biznesit. E dyta, mendoni paralelisht me realizimin e detyrimeve që ia keni përcaktuar vetes! Për mendim keni talentin tuaj. Nëse e keni kultivuar me dituri do ta keni më lehtë. Nëse jo, do t'iu shërbejnë udhëzimet që i gjeni në njerëz me përvoja dhe në literaturë. Këta të parët nuk dinë gjithçka. Janë institucionet që iu ofrojnë shërbime profesioniste. Si literaturë keni para vetes gjithçka të formuar në: disketat e gatshme me zgjidhje përkatëse, doracak e broshura dhe libra me këshilla më të përgjithësuara, por 181

më serioze dhe më të qëndrueshme, kuptohet nëse janë të mirëfillta. Në vete trajtoni përqasjet, duke menduar. Si? Mënyra e të menduarit është e shumëllojshme. Në rend të parë konvencionale dhe jokonvencionale. Mendimi jokonvencional përbëhet nga disa kahe: lateral dhe kuadriar. Me këta të fundit do t'arrini në disa pikëqëndrime të zakonshme por edhe të pazakonshme. Me lateralin do të mësoni se si ta "shkundni trurin". Me kuadriarin do të ushtroni se si të "shpalosni trurin". Pasi që në këtë mënyrë, sendërtoni mendimin, do të kuptoni se vizioni u është më i ndriçuar. Por, do të sqaroni edhe më shumë se sa iu nevojitet për fillim. Kjo do t'iu vlejë edhe për punët e mëtejshme. Nuk duhet tepruar me vizionin. Përkufizojeni në masën e vlerave që iu interesojnë, në proporcion me vëllimin e biznesit. Pra, vizioni është mendim. Mos mendoni shumë për vlerat e vogla dhe mos mendoni pak për vlerat e mëdha! E ardhmja do t'iu bindë në këtë.

Qëllimi Qëllimin e biznesit tuaj me siguri se e keni të qartë. Por, janë disa veçanti të përmbajtjes, në të cilat duhet të përqendroheni. Së pari për këtë shfletoni "kodeksin e iniciativës"! Kjo do t'iu shërbej për shoshitjen e iniciatives. Mirëpo, nuk do t'iu mjaftoj. Keni para vetes plot raporte e bilance, të cilat janë të shkurtra dhe të thjeshta, e të gjitha këto në variante të ndryshme. Mbi këto projektoni qëllimin. Qëllimi i madh, tërheqë pas vetes edhe më shumë variante me raporte dhe bilance më të gjera. Çfarë janë këto? Të gjitha janë paraprake, përkatësisht të padefinuara. Do t'i determinoni duke i ballafaquar me dimensionet e komponentëve që vijojnë matej: komitentëve, kreditorëve, rregullativës shtetërore (tatimeve, bonifikimeve) etj. Dhe këtë e bëni pasi që të 182

sqaroni edhe shumëçka tjetër që ndërlidhet me ecuritë e mundshme të veprimtarisë. Më bilanc do të përfshini të hyrat dhe të dalat (input-output-et), vlerat e objekteve, pajisjeve; pastaj vlerat në para: të gatshme dhe në letra me vlerë kambiale, çeçe, virmane nga bankat dhe kreditorët, përkatësisht huazuesit tjerë. Raportet, kryesisht kanë të bëjnë me ndërlidhjet materiale dhe jomateriale - funksionale, të përmasave të zhvillimit të ndërmarrjes. Kështu llogaritni vlerat dhe rendimentin e mundshëm nga organizmat, sistemet dhe mekanizmat e biznesit: lising, franshizë e të ngjashme. Variantet janë të domosdoshme. Varen nga ambicia që keni, se sa nga këto që do të projektoni. A përcaktoheni për analitiken dhe konstruktin më të gjerë apo më të kufizuar, është në proporcion me masën që e keni parashtruar më parë, ndonëse edhe me sigurinë që keni arritur në mendimin dhe vizionin e nxjerrë nga ky.

Drejtuesi dhe udhëheqësit tjerë Varësisht nga përcaktimet: personale ose ekipore, rezulton edhe numri i udhëheqësve paralel ose të ndarë sipas rangut në hierarkinë e organizimit, drejtimit dhe udhëheqjes. Në biznesin e vogël, menaxheri projekton ndërmarrjen e vet dhe përcakton dikë që është më i aftë ta zëvendësoj. Ose edhe për këtë nuk i duhet as-kush. Në biznesin më të gjerë, afatgjatë dhe ca më serioz, zakonisht zgjidhen disa udhëheqës. Pjesa kryesore përherë "hidhet në lojë", ndërsa disa si specialistë gjenden në aktivitetin e rëndomtë vijues. Sidoqoftë, prijësi si lider përherë vepron dhe koordinon përballë të të gjithëve. Më parë kam përshkruar "definicionin" e udhëheqësit çfarë tjerët e determinojnë: zhongler, profesionist, shkencor, artistik. Tash do të shtoj. Në biznesin që po 183

përshkruaj, pra ku pavarësia është më e madhe, epitetet në skalitjen e tij bëhen edhe më të gjera. I shtohet se du-het të jetë sociolog edhe psikolog. Sado që të jetë e gjerë dhe me përgjegjësi një korporatë, lideri i saj e ka më lehtë, ngase ndanë punët me kompetentët të cilët gjenden në hierarkinë e menaxhmentit. Në ndërmarrjen më të kufizuar, kur lideri është vetëm, duhet të sublimoj të gjitha ato dituri për të cilat nuk mund të zotohet një person. Definimi i profilit të një ose disa udhëheqësve është punë e lehtë. Këtë e bënë ai që ka ndërmarrë iniciativën. Në konsultë me tjerët përcaktohet hierarkia e udhëheq-jes sipas sektorëve të veprimit dhe aftësive profesioni-ste. Nuk është njësoj edhe me kompetencat. Varësinë e kushtëzon konstrukti financiar dhe vlera tjetër poseduese e kapitalit. Përfitimi i diturive për udhëheqje, sot është mjaft i lehtësuar. Në vend që të kërkoni zgjidhje krejtësisht të reja për çdo problem, këto i "huazoni" nga njohuritë praktike. Për udhëheqësin është e rëndësishme që tërë gjeturinë ta drejtoj kah shfrytëzimi racional i mjeteve, përkatësisht të aparaturës, metodave profesioniste dhe njerëzve - punonjësve. Këto do t'iu sigurojnë bazën për vendimet elementare e edhe më të ndërlikuara. Praksa e aprovuar e shkencës së drejtimit është bërë tejet e përhapur dhe e lehtë për përdorim nga gjeneratat e reja.

Personeli Resursi njerëzor përbënë qenësinë më vitale të biznesit. Në mënyra të ndryshme, në këtë studim kjo është thënë disa herë. Por, është punë e vështirë kur duhet të zgjidhni personelin. Personelin e kam trajtuar në stafin, në shpjegimet për menaxhmentin. Këtu do të shtoj edhe disa çaste e komponentë karakteristik për ndërtimin dhe 184

vijimin e biznesit. Pra, metodat janë të njohura, por a dini t'i përdorni? Keni para vetes: njerëzit, metodat klasike të testimit dhe më të rejat të intervistimit. Më parë kam përshkruar se testimet klasike nuk tre-gohen përherë të suksesshme. Por, mund t'i provoni. Pastaj, kaloni në metodën e intervistës. Këtë do ta zbatoni në mënyrën praktike. Bisedoni me njerëz, i futni në prova praktike - punën provuese - dhe projektoni tiparet e tyre sipas vetive dhe aspiratave. Njerëzit mund t'iu mashtrojnë. Për fillim kanë një "pasuri" të shprehjeve e sjelljeve. Më vonë kjo ose shto-het ose shteret. Vetia e dytë, e shterjes mund të bëhet e pakalueshme. Udhëheqësi me përvojë, duke vëzhguar, lehtë heton drejtimet dhe cilësitë e njerëzve me të cilët do të punoj. Dobësi e njerëzve, përherë është aspirata për udhëheqje. Shumica duan të bëhen menaxher, ose të paktën sumenaxher, lider ose sulider. Potenciali i tyre mund të jetë i vlershëm për diçka tjetër. Këtë pra zbulojeni! Për ndihmesë më duket shumë praktik një shembull nga literatura, në të cilin vjen në shprehje pragmatizmi amerikan. "Ndërmarrësit përpjekën të punësojnë ndërmarrës. Me këtë mund të shkaktohen vështirësi, pasi që ndërmarrësit dëshirojnë të udhëheqin, ndërsa ka vend vetëm për një udhëheqës. Studioni personalitetet në vijim: ju nevojitet çdo njeri për ekipin tuaj. Earl, e adhuron kontrollin, udhëheqë veten. Nuk duron detaje. Kërkon rezultate të shpejta. Tregojani një sistem e ai mendon se mund të krijoj një më të mirë. Më së tepërmi i frikohet bjerrjes së kohes. Për te, jeta është aventurë e madhe. Kur punët arrijnë në 'fyte të ngushta', për ta përfunduar detyrën, angazhohet me mundin e vet. Gloria, e adhuron kontaktin me njerëz. Qëllimi i saj kryesor në jetë është që të krijoj përshtypje të mirë. Për-herë buzëqeshë. Në grup zotohet të argëtoj, 185

motivoj, gjeneroj entuziazëm. Është anëtare e disa klubeve. Për te jeta është një skenë e madhe. Në rastet e fyteve të ngushta, kjo habitet se si ka kaluar koha aq shpejtë. James K. e adhuron zyrën e pastër. Veten e prezenton si James K.duke përdorur përherë inicialin e mesëm, që është shkurtesë për Kirk - mbiemër i vajzërisë së nënës së tij. Është dëgjues i mirë, tolerant ndaj njerëzve përreth. Prej orës 9:00 - 17:00, ky punon me zell. Nuk beson në punën pas orarit dhe e lëshon atë saktësisht në 17:00. Nuk beson as në shpërblime e as në lojalitet. Me rastin e paraqitjes së 'fyteve të ngushta' në punë, kërkon më shumë udhëzime. June, si menaxhere ka sjellje diplomatike. Punën e kryen më së miri, kur procedura është e skematizuar. Kur lexon ose kontrollon tekstin, gjithnjë gjënë gabime drejtshkrimore. Respekton kujdesin e eprorit dhe bashkëpunëtorëve. Nuk i dëshiron ndërrimet e shpejta. Për tejkalimin e 'fyteve të ngushta', udhëzimet i kërkon në doracak profesionist. Me cilin nga këta identifikoheni? Earl, është ndërmarrës. Gloria, është e lindur për shitëse. James K. është i prirur për tubimin dhe përpunimin e të dhënave. June, është menaxhere i mirëfilltë" (cituar nga Hiring Different Personality Types - 3350-154,155). Për çdo eventualitet mos harroni edhe një vlerë të rëndësishme. Fjala është për t'ashtuquajturin "kontrollin e prapavisë". Prapavija mund të jetë e plotë, gjegjësisht e përmbushur, ose jo e plotë dhe i përket "Sindromës së Folesë së Zbrazët" - The Empty Nest Syndrome -, që ka të bëjë në rend të parë me familjen, pastaj me edukimin, vendin e punës, personalitetin. Këtë, në një mënyrë tje-tër, por me konstatime të njëjta e kam përpunuar në lib-rin e mëparshëm. Por, duhet vazhduar matej. Njerëzit duan të punojnë. Ju i keni zgjedhur, secilin për vendin përkatës të punës. Ndërkaq, çfarë është mbështetja e juaj që ofroni? Për veprime të caktuara duhet krijuar edhe kushtet e 186

motivimit. Madje, shfletoni pak "hierarkinë e motivacionit" të A. Masllovit, (e kam përshkruar në librin e mëparshëm të biznesit, por jo vetëm të Mas-llovit). Këtu keni një përmbajtje rreth përmbushjes së kërkesave të punonjësve. Për këto formoni qëndrimin e qartë. Iu premtoni paga të diferencuara në bazë të aftësive dhe angazhimit në punë. A do të kënaqen vetëm me kaq? Andaj, urdhëroni prezentoni veten! Ata duan të ju njohin. Kërkojnë siguri të vendit të punës. Kur ju besojnë, e keni kryer përca-ktimin e ndërsjellë. Më në fund mos harroni që ndër punonjës të përhapni psikologjinë e garave! Për këtë shikojeni stafin në kuadër të shqyrtimeve kushtuar me-naxhmentit.

Tregu Hapësira për të cilën ndoshta zotoheni se e njihni, nuk është gjithnjë e qartë. Mund të veproni me vigjilencë e dinjitet, duke komunikuar me vlerat që krijoni. E prap të mbeteni të habitur. Për këtë bëhen kërkimet e tregut. Atëherë, do të kuptoni diç më shumë. Tregu përbëhet prej njerëzve. Këta kanë psikologjinë e vet. Pra tregu është hapësirë në të cilën ndeshen psikologjitë e ndryshme. Në kërkimet e tregut, shikoni se çfarë janë raportet e organizimit: më të ngritur ose më të shkapërderdhur! Monopoli mund t'iu "zë frymën". Pak më i zbutur është oligopoli. Me siguri mendoni të futeni në tregun e atomizuar. Por, ky është rrezik. Kurrë nuk do të keni fitime të mëdha. Keni edhe variantin e kooperantit. Por, keni edhe mjaft hapësirë tjetër kur shikoni komitentët me të cilët do të punoni dhe klientelen për të cilën do të pre-zentoheni në treg. Metodë më e mirë, pra edhe më e be-sueshme e veprimit në këtë relacion, është 187

organizimi i anketës me klientët, që parashtron një projekt kom-pleks. Paralelisht bëni kërkime nga do të furnizoheni dhe për kë do të prodhoni ose kujt do t'i shitni, përkatësisht për çfarë produktesh dhe prodhues do të ndërmjetësoni ose do të kryeni shërbime. Të dy anët janë të rëndësishme - edhe furnitorët edhe blerësit. Nëse njërën anë do ta njihni më pak do të çaloni në anën tjetër. Kujdes i veçantë i kushtohet lidhjes kontinuele. Shikimi i brendshëm përbënë kompleksin e veçantë të rishqyrtimit të aftësive tuaja, përkatësisht ndërmarrjes që udhëhiqni për zotime serioze ndaj tregut. Madje, do të përqendroheni në mënyrën e lansimit të fryteve të punës suaj. Për këtë ju nevojiten shpalljet për produktet a shërbimet që ofroni. Këto i përcillni me adresë, përbërje, reklamë me shije, emblemë të ndërmarrjes, dizajn të zgjedhur. Veçmas përpiloni skemën e paraqitjes nëpër panaire! Aty, mallrat ose shërbimet e juaja do t'i reklamoni lirë dhe do t'i shitni mirë Me siguri se të gjitha këto, vet nuk mund të arrini t'i kaploni. Mjaft është të keni njohuri për kërkesat të cilat duhet shtruar. Madje, angazhoni bashkëpunëtorë të brendshëm ose të jashtëm specialist.

Plani Dhe tani, keni tubuar një pjesë të informacioneve të nevojshme për përpilimin e planin tuaj. Pjesën tjetër do ta nxirrni nga komponentët vazhdues të renditur në modelin e përgjithësuar për ndërtimin e ndërmarrjes. Me planin, do të rrumbullakoni parashikimet dhe perspektiven e mbrothjes së veprimtarisë. Konstruktin e strategjisë e keni formësuar duke fokusuar vizionin. Kur filloni t'i rendisni në plan: vlerat dhe raportet e tyre bashkë me funksionet, do të vëreni se shumë çështje i keni sqaruar me vizionin. Gjithsesi do t'iu dalin edhe 188

shumë kërkesa për të cilat nuk keni menduar më parë ose të cilave nuk iu keni kushtuar aq rëndësi. Mos pretendoni të planifikoni gjithçka! Por, atë që e futni në këtë projekt, gjithsesi shoshitni mirë duke e sjellë në shkallen e arsyeshmerisë dhe realizimit. Mundeni diçka të mos planifikoni dhe e realizoni, por nuk është plan real ai nga i cili gjërat e planifikuara nuk i re-alizoni. Planin si projekt dhe funksion e kam përpunuar në kuadër të menaxhmentit, andaj në këtë pjesë do të shtoj vetëm edhe disa detaje karakteristike për udhëzime kushtuar ndërtimit të biznesit. Përbërja e planit është e shumëllojshme dhe me dimensione të ndryshme. Nuk kërkohet që të përpiloni plan të gjerë "të dëshirave të mira". E rëndësishme është që të ndani kategoritë dhe vlerat e planit: strategjik, afatgjatë, afatshkurtër; të mjeteve - financiare, teknike; të vëllimit të prodhimit ose shërbimeve, të teknologjisë së veprimit, të profitit. Dinamizimi i planit është mjeshtri të cilën më parë duhet ta kultivoni! Të gjitha vlerat kuantitative dhe kualitative të: mjeteve, teknologjisë, veprimit prodhimit ose shërbimeve, renditën në strategjinë e përgjithshme; pastaj në etapat ca më të gjata kohore - të paktën për pesë vjet; më tej renditen në afatet më të shkurtra kohore - vjetore dhe kuartale.

Organizimi Edhe për organizimin kam bërë sajimin e duhur në kuadër të menaxhmentit. Por, këtu, trajtimi është i drejtuar ndërmarrësit ose ekipit të ndërmarrësve, që ka lidh-jen e drejtpërdrejtë me veprimin më të kufizuar, por njëkohësisht edhe më delikat. Keni plot skema të gatshme të organizimit. Mirëpo, renditjen do ta shtjelloni vet. Këtë e mbarështoni sipas 189

rrethanave konkrete të veprimit. Mënyra e komunikimit varet nga njerëzit, mbi baza të detyrimeve e afinitetit që kanë dhe mjetet me të cilat disponojnë. Relacioni më i thjeshtë i sendërtimit të organizimit, skemën e të cilit me siguri se e keni para vetes, është adaptimi ndaj njerëzve të cilët do të punojnë. Keni bërë testimin, përkatësisht intervistën me secilin nga punonjësit. Renditeni këta sipas afinitetit! Pajisja e vendit të punës me mjetet e komunikimit, gjithashtu varët nga njerëzit, por edhe njerëzit varën nga këto. Shtytja është e dyanshme. Nuk mund të punësoni personin i cili udhëheqë një sektor, p.sh. të financave e që nuk njeh veprimet me kompjuter. S’vlen kursimi për investimin në mjetet më të përparuara të komunikimit, përpunimit të informacioneve dhe transmetimit të tyre. Në të vërtetë, me shpenzimet në këto do t'arrini kursime të mëdha. Organizimin e punës do ta verifikoni në vijimin e veprimeve. Më këtë do të kuptoni se nuk vlen shumë skema statike. Atëherë, organizoni bashkë me njerëzit dhe mos insistoni që më çdo kusht "të renditni të gjithë njerëzit në skemë." Disa prej tyre që janë më asinkron dhe njëkohësisht më efikas, vështirë e kanë të "skematizohen".

Të tjerat Për komponentët tjerë të cilët janë të renditur në Modelin e përgjithësuar të ndërtimit të ndërmarrjes biznesit për fazat: e fillimit dhe të vijimit, njohuritë janë më të afërta. Për këtë edhe udhëzimet më të detajizuara nuk i çmoj të domosdoshme. Përndryshe në doracakët dhe literaturën e avancuar sikurse në "The Entrepreneur Toolkit" - 3350-187 deri 3350-287, për ndërtimin e biznesit si plotësim të përvojave tuaja, mund të gjeni shpjegime për shumë detaje që do t'iu vlejnë më pak ose më shumë. Kështu p.sh. do 190

të gjeni udhëzime për përgatitjen e kërkesës për kredi në bankë e të ngjashme. Ndër këto do të veçojë, si të : - përpilosh kërkesen për huazimin e mjeteve financiare te bankat, kursimoret dhe aksionarët veçoritë e firmës, veprimtaria, sasia e mjeteve, qëllimi i huas, mënyra e kthimit, bilanci financiar etj. në pika të shkurtra; - veprosh me para të gatshme dhe me kredi - renditja e pagesave sipas prioritetit të afateve, azhuriteti etj.

Promocioni i ndërmarrjes Keni bërë atë që keni synuar. Tani ndërmarrja mund të filloj punën. Ndoshta ia keni filluar dhe keni vërejtur se punët kanë marrë të mbarën. Ju ka mbetur të bëni shpalljen solemne të hapjes së ndërmarrjes promocionin. Për këtë praktikohet një përgatitje ca më serioze. I ftoni disa persona nga shtresa të ndryshme, por zakonisht meritor për marketingun dhe imazhin tuaj - qytetar me autoritet, projektant, përfaqësues të ndërmarrjeve partnere, institucioneve shkencore, profesioniste, të organeve nga pushteti lokal. Pos një kokteji që shtroni, duhet të keni ndonjë videoxhirim mbi veçoritë e veprimtarisë së juaj, ose të ndonjë produkti. Historiatin e ndërmarrjes së re e ilustroni me mirënjohjen ndaj disa njerëzve nga pushteti lokal, profesionistëve, bankës ose bankave - ndër këta të merituar, gjysmë të merituar dhe të pamerituar, të gjithë i lavdëroni me një renditje të rangut protokollar. Prezentoni edhe bashkëveprimtarët e juaj. Për veten flitni pak, por impononi shumë. Kështu e kërkon "modestia" në biznes. Në këtë relacion ruajuni nga sjellja sipas ndonjë sindrome të ndërmarrësit - disa nga këto i keni të për-shkruara në fund të shqyrtimeve nga kjo pjesë e studi-mit. Përndryshe, do t'iu zbulojnë shpejtë, më parë pikat e dobëta se sa virtytin. 191

Praktikohet që të jenë të pranishëm edhe disa nga anëtarët e familjes më të ngushtë. Veçmas kërkohet që të vërehet se jeni i kujdesshëm ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. Mos nguroni që edhe këta t'i falënderoni, sidomos bashkëshorten edhe nëse gjatë gjithë periudhës së mundit tuaj ajo ka qenë e nervozuar, dhe për këtë kohën e ka kaluar te frizeri, pedikeri, manikyri, rrobaqepësi e në vizita tjera. Mund të angazhoni ndonjë grup argëtues, recitues ose interpretues të skeçeve dhe muzikës. Sipas ambientit edhe këtë e adaptoni. Zakonisht efektin e mirë e ka interpretimi në ndonjë instrument muzikor i muzikës klasike. Sigurisht se do të bëni përpjekje për përshtypje të njeriut me mentalitet të qytetërimit të lartë. Për këtë mos impononi ndonjë folklor banal! Ndërkaq, organizoni një konferencë të shkurtër me përfaqësuesit e mjeteve të informimit lokal - radios, gazetes. Flitni për vlerat e ndërmarrjes suaj, interesimin për konsumatorët lokal e më të largët. Mos harroni të përmendni se do të anëtarësoheni në ndonjë organizatë bamirëse humanitare - nëse veç nuk jeni anëtar. Pastaj, si do të përkrahni veprimtarinë e saj ose të tyre. Si do të kujdeseni për qytetarët. Këtë e kërkon imazhi protokolar. Por, mos premtoni shumë. Keni kujdes se atë që do të premtoni gjithsesi ta realizoni. Organizimi i promocionit është tejet i nevojshëm edhe për lansimin e produkteve të reja, reklamës ose disenjit të tyre, të prodhuara në ndërmarrjen tuaj ose diku tjetër, por që shitja bëhet përmes rrjetit tuaj të tregtisë. Veçori e dalluar e promocionit të produkteve është degustacioni i tyre, pastaj shpërblimi i disa vizitorëve me nga një pako të këtyre produkteve e të ngjashme. Promocioni është një veprim i veçantë. Zakonisht për këtë ekzistojnë agjencionet e specializuara të cilat këto punë i organizojnë në mënyrë profesioniste. Mirëpo, s’prish punë. Mund të kurseni duke e bërë këtë vet. Më tepër se sa keni këtu të përshkruar, as tjerët s'kanë aq shumë çka të shtojnë. 192

HIERARKIA E VLERAVE TË FUSHËVEPRIMEVE TË BIZNESIT Sikurse në çdo veprimtari ashtu edhe në biznes dominon njeriu. Andaj edhe vlera elementare e biznesit varët nga aftësia dhe kushtimi ndaj tij. Për këtë, shumë pak ndihmojnë skemat universale. Nga ky rezon, kushtimisht rezulton konstatimi se nuk ka biznes të vlershëm dhe të pavlershëm, por që puna e njeriut është më pak ose më shumë i vlershme. Gjithëkëndej, raportet ndryshojnë sipas vendit dhe kohës. Edhe ashtu gjendet një vijë e përbashkët, që i përshkon lëvizjet sipas deponimit të punës dhe prokopisë në ushtrimin e biznesit. Nga kjo, mund të nxirret një vizion i hierarkisë hipotetike. Këtë do ta përshkruaj në vijim të këtij studimi. Para kësaj, vlen të theksoj se këtu nuk do të shqyrtohen resurset natyrore në funksion të biznesit. Vëmendja përqendrohet në resursin njeri si kreacion i veprimeve personale - ndërmarrësin me biznesin e vet. Trajtimet të cilat janë në fokus të projektimit të tillë, mund të bëhen nga shumë këndvështrime. Edhe kategorizimi i nënshtrohet përcaktimit analitik. Shikimi më i gjerë i fushëveprimeve, sjellë deri te përcaktimi i katër grupeve të përgjithësuara të biznesit: 1. Entelektuale - profesioniste, 2. shërbimet nga grupet e veprimeve të ndryshme profesioniste, 3. veprimet prodhuese dhe 4. veprimet e kombinuara.

Shërbimet e lartësuara - profesioniste Këto përbëjnë një spektër të gjerë të veprimeve, prej atyre shkencore e artistike të pavarura deri te profe-sioniste imituese dhe të rëndomta të popullarizuara. Ndërkaq, nuk është fjala për shkencën 193

dhe artin origjinal fundamental, por për veprimet të cilat sadopak kanë një qasje jo të rëndomtë. Ndërmarrësit e veprim-tarive të tilla në rastet më të shpeshta, kanë funksionin e ndërmjetësuesit, përkatësisht të menaxherit në punët që ushtrohen në ekipë e më rrallë në qasjet individuale. Ndonëse në një pjesë në veprimtarinë përkatëse, krijuesi është edhe menaxher, përkatësisht krijuesit pri-ren nga menaxheri, në ekip veprojnë specialistët të cilët përbëjnë shtyllën qenësore të aktivitetit. Ushtrimi i veprimeve intelektuale - profesioniste, është i kushtëzuar me talentin dhe aftësitë e kultivuara nga fushëveprimi i caktuar. Përndryshe, ekzistojnë edhe variacione të kombinimeve të ndryshme të cilësisë më të lartë ose më të kufizuar. Projektet e llojllojshme nga arti dhe profesionet tjera të specializuara, duke u renditur në hierarkinë e vlerave të tregut, gjithnjë e më tepër po zënë vend të rëndësishëm në biznesin e njëmendët. Bota sot nuk është çfarë ishte deri para disa vjetësh. Suksesi i shumicës së krijimtarive të mirëfillta artistike e shkencoroprofesioniste, po matet me vlerësimin e menjëhershëm në treg. Veprohet sipas logjikes: "asgjë s'është më e vle-rëshme se sa suksesi që shitet." Kategoritë e suksesit janë të ndryshme: të qëndrueshme, më pak të qëndru-eshme dhe kaluese. Vlerësimi i drejtpërdrejtë në treg, nuk bëhet gjithnjë sipas kësaj logjike. Nganjëherë tregu imponon renditjen jashtë këtij raporti. Në vijim do të shkoqis disa nga fushëveprimet e biznesit të përshkruar, duke pasqyruar ilustrime për më karakteristiket ndër këto. – dizajni: grafik, litografik etj. aranzhimet disenjere dhe të ngjashme; – aranzhmanet: e vizitave të personaliteteve të rëndësi-shëm ose atraktiv, vizitave masive të mjediseve atra-ktive; 194

– organizimi i koncerteve grandioze: nacionale, ndërkombëtare; – organizimi i lojërave, garave sportive masive dhe të dueleve: nacionale, regjionale, ndërkombëtare olimpiadave; – reklama dhe propaganda ekonomike: veçmas lansimi i kreacioneve të reja; – lansimi i "yjeve": nga muzika - rok, pop, folklorike, frymore, modeleve - manekine etj; – përgatitja dhe lansimi i sportistëve kulminant; – organizimi dhe marketingu i manifestimeve protokolare dhe joprotokolare: festive, zgjedhore e të ngjashme; – organizimi i zgjedhjeve: lokale, provinciale, nacionale: lansimi i politikanëve përmes shtabeve zgjedhore, marketingu dhe reklamimi tjetër kultural, moral, profesionist e të ngjashme; – xhirimi dhe lansimi i filmave të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë: artistik, dokumentar, storieve televizive, spoteve; – softueri për fushëveprimet e ndryshme prej programeve të specializuara deri te ato të aplikacioneve praktike doracake për nevojat e ndryshme; – konsalting shërbimet nga: marketingu, organizimi, financat, sigurimi, projektimi, aftësimet e ndryshme profesioniste sikurse informatika, organizmat, sistemet, mekanizmat e biznesit e të ngjashme; – skenarët e specializuara për nevojat e promocioneve, sponsorimeve masive e të ngjashme; – xhirimet karakteristike me rejting të dalluar; – promocionet e ndërmarrjeve, produkteve më të reja të përcjellë me tërë "arsenalin" pompoz të reklamës, degustacionit, spoteve e të ngjashme; – projektet dhe mbikëqyrja e mbrojtjes së ambientit; – etj.

195

Secila kategori e këtyre veprimeve përbën veçori për të cilat bëhet më e kërkuar në një vend dhe në një kohë të caktuar. Por edhe të njëjtat veprime, dallohen prej një vendi në tjetrin. Vlera artistike origjinale mund të vërehet pak, por qëllimi është të kenë imazh të dalluar. Fundja edhe vet stili origjinal është art. Se si një personalitet mund të vihet në funksion të biznesit, ekzistojnë përplot shembuj. Do të veçoj dy si më karakteristik. I pari. Me siguri se nuk iu ka shkuar mendja shumë se vizita e disa personaliteteve shtetërore e atraktive sjellë fitime të mëdha. Kur para sa kohe Papa Gjon Pali i Dytë kishte paralajmëruar vizitën Londrës, përgatitjet ishin të shumanshme. Anën kurtuaze, religjioze e politike e kishin marrë mbi vete protokollet kishtar e shtetëror. Për anën ekonomike ishin kujdesur institutionet e biznesit të cilat në bashkëveprim me protokollet shtetërore e kishtare e kishin shtuar madhështinë e vizitës dhe profitit. Punë e suksesshme është kur lansohen atraksionet kushtuar historikut, traditës së kishës dhe personalitetit të papës: bexhet e ndryshme, fanellat, kopjet litografike e të punuara në teknikat tjera të ikonave, emblemat, fotografitë e Papës, broshurat e ilustruara me psalme kaligrafike, videoxhrimet e spoteve të ceremonialeve dhe këngëve me përmbajtje religjioze dhe gjërat tjera në shenjë të Papës dhe krishtianizmit. Por, aty ku nuk është e zhvilluar ndjenja e biznesit, vizita e Papës nuk sjellë profit. Kështu ishte me rastin e vizitës së parë që Papa i bëri Shkodres. Duket se shqiptarët nuk ditën të pagëzohen edhe me fitime të mira ani pse e kishin gjendjen e vështirë ekonomike. I dyti. Pasi që u pensionua, kryetari i atëhershëm i RF Gjermane Valter Sheli, pati fatin që të martohet. Ky kurorëzim u bë dhe u shfrytëzua për biznes në vendlindje. Nuk pati nevojë që të shkoj diku tjetër. Gjermanet deshën dhe e shfrytëzuan këtë rast si edhe të ngjashme për reklamen e vet. Disa kompani u prekla196

muan e edhe fituan, duke u bërë sponzor të martesës së një personaliteti - i cili më parë në politikë gëzonte autoritet të pakontestueshëm (një kohë të gjatë më parë u tregua diplomat i suksesshëm si ministër i punëve të jashtme) - deri sa nuk kishte rënë në harresë.

Shërbimet nga grupet e veprimeve të ndryshme profesioniste Duhet kuptuar se edhe në këtë shtjellim nuk do të rendis të gjitha veprimtaritë karakteristike, por disa nga këto të cilat sadopak dallohen si grup interesant nga shërbimet. Gjithashtu dua të theksoj se nuk janë të gjitha veprime të shërbimeve klasike. Në një pjesë janë të kombinuara, ndërsa në pjesën tjetër vërtetë kanë karakterin e shërbimeve. Për disa kërkohet njohuri më e dalluar profesioniste, e për disa jo gjithaq. Në këtë grup gjendën shumica e veprimtarive që sjellin prokopi të lartë. Por, para se të ofroj një koment të shkurtër, ja një renditje e përgjithësuar. – transaksionet financiare: bursa e aksioneve të ndërmarrjeve - letrave me vlerë parave, mallrave - kotacionet; – bankat dhe transaksionet bankare: deponimet investive, kamatat e ndryshuara, bonifikimet, raportet aksionare; – shitblerja - ndërmjetësimi - i pasurisë së patundshme dhe lëvizëse: shtëpitë dhe godinat për nevoja të afarizmit, ngastrat e tokave ndërtimore, anijet, barkat, automjetet dhe makinat tjera; – veprimet rentiere: të qirasë së objekteve të banimit, depove, zyrave, marinave, porteve, tokave të punueshme, dhe tjera; – sigurimi i pasurisë dhe personave; 197

– resigurimi i objekteve të mëdha, të patundshme dhe lëvizëse - të vlerave të larta; – lojërat e "fatit"; – tregtia e oligopolizuar - me marrëveshje për ndarjen e tregjeve dhe ruajtjen nga konkurrenca; – distribuimi i mallrave: qendrat distribuive të mëdha e të vogla; – shpedicioni: transporti i ndarë ose integral - rrugor, ujor, ajror, hekurudhor - të sistemeve lokale, të vendit dhe ndërkombëtar, përkatësisht ndërkontinental; – rrjeti i shitjes së mallrave të specializuara: medikamentet, pajisjet për mjekësi shtëpiake - aparatet për masazhë, analiza personale e të ngjashme; – inxhinieringu: ndërtimi i objekteve të ndryshme me sistemin e pajisjes komplekse: turistike banesave, qendrave industriale, inkubatorëve të biznesit, parqeve industriale, qendrave tregtare, godinave të mëdha të zyrave të kompanive ose bankave e të ngjashme; – serviset e llojeve të ndryshme të shërbimit: prej riparimeve rrënjësore deri te ato provizore; – themelimi i qendrave të kiosqeve për sistemin e furnizimit ose serviseve "në këmbë"; – shërbimet tjera të nivelit të lartë të zejtarisë e artizanateve : të rrobaqepësisë - floktarisë, galanterisë, këpucëtarisë - të modeleve të modës aktuale e ekstravagante e të ngjashme; – agjencitë e ndryshme për organizimin e cilësisë së lartë të karakterit të specializuar: ndërmjetësimet martesore, udhëtimet turistike të sistemit të mbyllur për klient të zgjedhur e të ngjashme; – etj. Renditja e veprimtarive në këtë kategorizim hipotetik nuk është shtruar sipas hierarkisë së vlerave të caktuara. Ndonëse madhësia e ndërmarrjes dhe vëllimi 198

i kapitalit kushtëzojnë edhe prokopinë, sidoqoftë nuk ka rregull universale. Ndërmarrësi i zhdërvjellët, me gjeturinë, energjinë dhe guximin e vet me pak kapital mund të arrij profit të lartë dhe anasjelltas, kapitali i gjerë, pa njerëz energjik e inventiv mund të ofroj profit të kufizuar. Ndërkaq janë disa veprimtari të cilat mbi baza të vëllimit të mallrave që vihen në qarkullim me kontinuitetin e caktuar sigurojnë edhe prokopi të lartë. Laramania është pjesë përbërëse e relacioneve në mes të veprimtarive e edhe brenda veprimtarisë përkatëse. Në të shumtën e rasteve vlera e punës së njeriut përbënë esencën e suksesit. Kështu p.sh. një punishte në të cilën është i përqendruar ekipi i modeliste të rrobave i prirë nga ndërmarrësi efikas, mund të arrij depërtim të lartë në klientelen e zgjedhur dhe përherë të krijoj profit më të dalluar se një bankë e cila nuk din të gjendet në investime. Rast tipik i shembullit të suksesshëm në modelime të rrobaqepësisë është Izet Curri i cili vepron në Paris - punon për klientelen e zgjedhur (persona e kompani të ndryshme), duke ndërtuar kreacione të modes - rrobe ekstravagante e me shije - me pak mund e shumë mend. Të gjitha këto mbështetën në organizim me përpikëri të dalluar. Suksesi i veprimeve, varet nga ruajtja e kontinuitetit të klienteles, me besimin e ndërsjellë dhe imazhin e lartë. Po ashtu, kërkohet futja permanente e energjisë së re e cila duhet të vërehet. Ndërhyhet me risi në përmbajtje - cilësi, asortiment - dhe në formë – reklamë, dizajn.

Veprimtaritë prodhuese

Përderisa veprimtaritë e mëparshme ishte me lehtë të renditën, qoftë edhe si kategorizim hipotetik, në prodhimtari qasja e tillë është pothuajse e pamundshme. Është këtu fjala për prodhimin serik i cili edhe për nga përgatitjet edhe për tregun e ka një kah tjetër. Me siguri më të vështirë, por edhe më të përcaktuar. Kur themeloni bankën tuboni mjetet si një ose shumë pronarë 199

aksionarë, pjesën më të madhe të kërkesave do t'i zgjidhni në kontinuitet. Njihni një pjesë të komitentëve. Tjerët do të lajmërohen pasi që të krijoni imazhin. Kursimtarët do t'i dalloni sipas deponimeve. Atëherë do të bëni edhe seleksionimin sipas aftësisë kredituese të kërkuesve të parave. Për prodhimin industrial, duhet të njihni tregun më të gjerë të prodhuesve, furnitorëve dhe blerësve. Kërkimi i tregut të tillë parashtron shumë kërkesa. Rreziku dhe profiti gjenden në dy pika të kundërta. Kapitali dhe dituria që depononi duhet të vihen në "binarë". Kur hyni në këta nuk mund të dilni lehtë dhe pa pasoja. Rikthimet janë të vështira dhe sjellin rrezik. Spektri i fushëveprimeve prodhuese është vërtetë i gjerë dhe me variacione të ndryshme. Andaj, është e pa-mundshme të prezentohet një kategorizim ca më i qën-drueshëm i hierarkisë sipas vlerave, ose edhe të përf-shihet shumica e veprimtarive kurente. Varësia nga tre-gu lokal, i vendit dhe ndërkombëtar është tejet e shpre-hur. Mënyra e organizimit të prodhimtarisë dhe tregut, po ashtu është tejet laramane. Shembull tipik është sjellja e disa vendeve, të cilat deri para disa vjetësh ishin të pazhvilluara - Singapuri, Tajvani, Malezia etj. të cilat dinin të shfrytëzojnë mu këto tregje laramane e teknologjinë e njohur dhe u bënë të zhvilluara. Në vijim do të rendis disa veprimtari karakteristike prodhuese, ashtu si e kanë sot rëndësinë në treg. – elektronika e ndarë në tri kategori: të korpusit të madh, të mesëm dhe të vogël - miniatural, të markave të avancuara dhe të kopjuara - imituara; – mjetet transportuese: automjetet transportuese, automobilat personal të kategorive të ndryshme e të ngjashme; – aparatet elektrike për amvisëri: të dizajnit lukrativ, funksionale dhe që shpenzojnë pak energji; 200

– makinat dhe stabilimentet për: industri, ndërtimtari, bujqësi, hekurudha, hidroekenomi, energjetikë e të ngjashme; – orenditë e ndryshme elektrike dhe mekanike lëvizëse dhe statike; – orët e kategorive dhe llojeve të ndryshme; – mobiliet nga druri: me ornamente dhe dizajn të rrallë; – pijet freskuese: nga përbërjet e tërësishme natyrale dhe jonatyrore, si dhe ekstraktet e ndryshme me reklamë, disenj e ambalazh lukrative; – ushqimi për kategori të ndryshme të njerëzve: sidomos për fëmijë, pastaj diabetikët e të ngjashëm; – medikamentet për nevoja të ndryshme: ilaçet për mjekësinë humane dhe veterinari, pesticidet e parrrezikshme për shëndet, plehrat kimike, preparatet për pastrime e të ngjashme; – kozmetika e cilësisë së lartë: aromat, kremat e ndryshme, maskat kozmetike e të ngjashme; – produktet nga industria e ushqimit të pastër; – tërësia e agrobiznesit, në të cilën më së paku është i leverdishëm kultivimi i derrave, zogjve dhe bletëve; – etj. Përndryshe këtu nuk kam përfshirë edhe shumë veprimtari të cilat janë specifike për disa vende, sikurse bregdetare për anijendërtimtarinë etj. Edhe të përshkruarat i përkasin më tepër disave nga ato me rentabilitet më të dendur. Ecuritë në industri sot përshkohen me ndërrime tejet të shpejtësuara në kuptimin teknologjik dhe struktural. Intensiteti i lëvizjeve teknike dhe shkencore, po krijon një suazë të re të progresit të gjithëmbarshëm, andaj edhe të mirëqenies së njeriut. Në anën tjetër, garat janë bërë aq të ashpra saqë për t'u mbajtur në treg, 201

gjithnjë futën energji të reja të cilat shprehen me konstrukte, dizajn, funksion dhe efikasitet. Ekziston një bindje mjaft e përhapur se në botë sot po bëhen zbulime të reja. Në të vërtetë këto janë risi tek-niko - teknologjike si inovacione të cilat sillen rreth një boshti të njohurive shumë më të hershme. Kompanitë e mëdha sikurse IBM, SONY etj. vërtetë ndërmarrin hapa të kërkimeve fundamentale. Por, "zbulimi" më i shpeshtë është forma, madhësia, funksioni dhe çmimi përherë e më i lirë. Rrjeti i përgjimeve të inovacioneve dhe kundërrjeti për mbrojtjen nga "huazimet", veprojnë si organizma mjaft të shtrenjtë. Të mëdhenjtë "zbulojnë", të vegjlit imitojnë. Kështu krijojnë konkurrencën dhe garat mjaft të ashpra, do të thosha edhe të "pashpirtëra". Por, mbahen gati të gjithë. Bëhen edhe kompromise "fatlume". Kompanitë e mëdha fusin në gjirin e vet "autsajderat" si kooperant "kompatibil" që janë më të lirë dhe ndërlikdhen në programet e mesataret e çmimeve të leverdishme. Kështu sot kemi kompjuterin efikas "IBM kompatibil" dhe aparatet tjera si p.sh. furrën me mikrovalë për amvisëri "BOSCH" të prodhuar në Korenë e Jugut. Modalitetet e prodhimeve industriale ndër më karakteristiket, vërehen në industrinë automobilistike. Derisa një model i ri gjendet në vijën e prodhimit të një kompanie, i ngjashëm ose i njëjti - i huazuar - nga kompania tjetër qitet në treg. Pastaj, fillojnë marrëveshjet dhe në rastin tjetër i ndërrojnë rrolet ose edhe njërin edhe tjetrin i përcjellin në një vend tjetër, duke shitur licencën prodhuesit të tretë. Për prodhimtari të gjerë e serioze industriale, kërkohen: strategji shumëfaqëshe, menaxhment i fortë dhe përkrahës financiar të pasur. Mirëpo, në disa veprimtari sot po gjinden mirë edhe kooperantët, si prodhues të imtë, por të sigurtë dhe të disiplinuar. Aparatet: efektronike - në bazë të mikroprocesorëve, pastaj elektrike në bazë të përçuesve tejet të ndjeshëm e efikas, në një pjesë janë përqendruar në vendet aziatike, përkatësisht 202

në rripin e Pacifikut. Këtu po ndeshen tradicionalizmi vendas dhe mentaliteti perëndimor, të cilët kanë gjetur folenë e efikasitetit tejet të lartë. Kësisoj po "lindin" ndërmarrësit e suksesshëm, përkatësisht të njohur për: kulturë të komunikimit, profesionizëm, aftësi, shkathtësi, guxim urti dhe veçmas energjik.

Veprimtaritë e kombinuara Efektivat e biznesit rritës ngërthejnë në zgjerimin e veprimtarisë. Mund të shkohet në drejtimin e njënjëshëm, që do të thotë me përhapjen e biznesit në vijim. Mirëpo, kombinimi i fushëveprimit në shumicën e rasteve është më frytdhënës. Me këtë nënkuptohet një lloj strukturimi. Shërbimet, si veprim i mëparshëm, plotësohen me prodhimtari, ose prodhimtaria e mëparshme përmbushet me shërbimet. Nga ndërmarrja e vogël, fillon krijimi i të madhes. Ndonëse, një pjesë e shoqërive aksionare e edhe ndërmarrjet private që në fillim startojnë me veprimtari të kombinuara, shumica prej tyre këtë e bëjnë në fazat e mëtejme. Duke krijuar kapital të konsiderueshëm, krahas "nuhatjes" së kërkesave të tregut dhe mundësive të financimit, në këtë mënyrë, një pjesë e ndërmarrjeve të vogla, gradualisht shndërrohet në kompani të mëdha. Kjo është mënyra më e sigurtë. Kombinimet mund të jenë më të kufizuara ose më të gjera. Kompanitë e mëdha, strukturimin e veprimtarive e bëjnë në mënyrën më komplekse. Ndërkaq, mund të zhvillohen sipas sistemeve bi-tri-(e)-multiangulare (dy-tri e shumanëshe). Në vijim do të rendis një koncept hipotetik që i përket edhe shembujve praktik të kompanive, korporatave, koncerneve të tipit "Philip Morris", "Dunhill", "Porsche", "The Johnson Corporation", "British Petroleum," "The Guardian." Prijësit e "IBM"-it, p.sh. deklarojnë: "qëllimi ynë është i thjeshtë, ne dëshirojmë të jemi ndërmarrja me shërbimet më të 203

mira në botë." Për këtë përherë zgjerojnë veprimtaritë e ndryshme. – kërkimet e tregut, projektimet, konsaltingu, inxhinieringu, industria e duhanit, konfeksioni, trikotazhi, prodhimi i ushqimit, tregtia grosiste, rrjeti i shitjes me pakicë, institucionet e sigurimit, transporti; – rafineria e naftës, projektimet: mbikëqyrja e ambientit, kërkimet dhe eksploatimi i rezervave të naftës, turizmi atraktiv; – agjensionet informative, botimi i gazetave e librave të tirazhit të madh, shtypshkronja e cilësisë së lartë, rrjeti i shitjes së botimeve dhe mallrave të destinimeve të ndryshme, transoprti; – industria metalike, konfeksioni i kreacioneve të modes; – industria elektronike, projektimi, kërkimet shkencore, kolegjet dhe tipet tjera të shkollimit për informatikë, biznes, know-how dhe licencat tjera, marketingu; – projektimet, ndërtimi, organizimi dhe mbikëqyrja inkubatorit të biznesit, lansimi i franshizës, konsaltingu, organizimi i prodhimtarive të biznesit të vogël, inxhinieringu; – etj. Kombinimi i veprimtarive paraqet një përmbajtje komplekse në të gjitha drejtimet, sikurse të: vizionit, strategjisë, udhëheqjes, planit, personelit, organizimit dhe komunikimit. Rindarja e detyrimeve dhe pergjegjësisë, krijon raporte të reja, të cilat ndërvihen në një hierarki të trungut të menaxhmentit. Konsolidimi i ndërmarrjeve të kombinuara, fisnikëron tërë ecurinë e biznesit. Në rastet më të shpeshta, përmbushë zbrazëtirat dhe liron nga varësia e partnerëve si kooperant ose të angazhimit me kontratë. Nuk do të thotë se zgjerimi përmbushet me të gjitha fushëveprimet. Mund të bëhet i pjesërishëm. P.sh. një 204

fabrikë fillon të përhapë zhvillimin e turizmit duke angazhuar ose blerë objektet turistike. Një agjension me renome, mund të zgjerohet në të njëjtin drejtim. Disa ndërmarrje tjera zgjedhin drejtimin tjetër, duke u për-hapur në ndërtimin e autoserviseve, parkut të transportit e të ngjashme. Sa për ilustrim "Mura", fabrika e njohur e konfeksionit në Murska Sobota (Slloveni), me një treg mjaft të gjerë në botë, me 1978 në kuadër të vetin kishte edhe industrinë metalike. Konfeksioni ishte veprimtari dytësore. Kategori e veçantë e kompleksit të veprimtarisë së kombinuar është i ashtuquajturi Konglomerati, në të cilin përfshihet një spektër i gjerë i biznesit, përkatësisht veprimtarive. Përqendrohen industria: e duhanit, ushqimit, tekstilit; turizmi, transporti etj. Zgjerimi i tillë përfshinë përhapjen vertikale të strukturës dhe horizontale të hapësirës së veprimit. Deri me 1973, në Evropë dhe Amerikë, konglomeratet ishin mjaft të përhapura. Pastaj, filloj faza e shterjes së tyre, ngase nuk ishin të ushtruara përvojat e duhura të menaxhmentit. Por, pat ndikim edhe kriza energjetike, e cila shkaktoj çrregullime të mëdha të tregut dhe lëvizje të shpejtë të çmimeve. Pastaj, rreth viteve të tetëdhjeta, filloj ripërtrirja e mënyrës së tillë të zhvillimit të korporatave të mëdha, mbi baza të organizimit të konglomeratit të inovuar. Kombinimi i veprimtarive, krijon një siguri më të madhe në treg dhe prokopi. Lëvizjet e çmimeve në raportin e konkurrencës së ashpër dhe garave të pandërprera, mund të shkaktojnë vështirësi për disa sektore të veprimit. Për tjerët, mund të sjellin leverdi. Kur veprojnë në një tërësi, kompensojnë njëra tjetrën. Andaj, kombinimi ruan vitalitetin, duke u mbështetur në drejte-shimin në treg. Ndërkaq në rastet tjera, kombinimi i veprimtarive ndikon në zgjerimin e efikasitetit të sektorëve të cilat mund të gjenden në depresion. Këtyre iu ndihmon që përmes: furnizimit me lëndë të para, hapjes së tregjeve të reja dhe mbështetjes 205

në teknologji më të përparuar, në kuadër të tërësisë së kombinuar - integruar - të tejkalojnë vështirësitë.

SINDROMET NDËRMARRËSE (TË BIZNESIT) Nga shpjegimet në fillim të shtruarjes së këtij kreu rreth shkoqitjes së përmbajtjes, gjithashtu në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të tërthortë parashtrova definimin e biznesit, që kryesisht nënkuptohet si ndërmarrësi. Në relacionin e tillë, në këtë kapitull, për vështrimin e sindromave, biznesin dhe ndërmarrësinë i trajtoj si sinonime, në fokus të të cilave është ndërmarrësi, përkatësisht njeriu ndërmarrës. Gjithsesi, sindromat edhe shumë projektime tjera kanë të bëjnë me ndërmarrësin, funksioni i të cilit është ndërmarrësia, përkatësisht biznesi. Sindromat në këtë projektim nuk e kanë kuptimin patologjik - klinik, por vetëm si anomali që rezultojnë kryesisht nga ambiciet përtej potencialit real - si frustra-cion - ose si bindje e sjellje me të cilat disa njerëz çmoj-në se veprojnë në funksion të prokopisë më të dendur, ndërsa kësisoj gjenden në raportet e efekteve të kun-dërta. Prapëseprapë, sindromat janë sjellje devijante. Vërtetë gjenden plot shembuj tipik të sindromës nga e cila vuajnë njerëzit - ndërmarrësit. Ndër këta dallohen përplot kategori. Këta që të gjithë as që janë të vetëdijshëm për ngarkesën me sindromën përkatëse. Ndërkaq, janë në meditim, fillim ose vijim të punëve sadopak të suksesshme. Pastaj, gjenden edhe persona të cilët dikur kanë qenë, por pastaj më nuk janë aktual për veprime të mirëfillta ose edhe të tillë që edhe kurrë nuk kanë qenë dhe nuk mund të bëhen të suksesshëm, por përherë mendojnë se "nesër do të bëjnë një vepër të madhe." Raste të ngjashme duken shkencëtarët dhe artistët e vetëquajtur të cilët s'bëjnë asgjë, por i kanë zënë vendet dhe kopjojnë, përkatësisht imitojnë dhe 206

presin ditë më të mira për disponim e frymëzim shekcor e artistik të njëmendtë. Për pasqyrimin e disa sindromave më karakteristike kam përcjellë përsiatjet e personave të shumtë me të cilët drejtpërsëdrejti jam ndeshur, pastaj kam shfrytëzuar dhe shembujt nga literatura. Por, kryesisht, të gjitha të përshkruarat përbëjnë një regjistër të shkurtër të rasteve tipike të sindromës së ndërmarrësit - në biznes. Së pari do të rendis shembujt e ndeshur në kërkimet që kam bërë për tiparet e përshtatshmërisë së njerëzve për zejen e biznesit, pastaj do të vazhdoj me përshkrimin e atyre nga literatura. Para kësaj, dua të theksoj se në librin e mëparshëm të biznesit, në një mënyrë tjetër duke ofruar udhëzime për ndërmarrësin në "arkitekturën e menaxherit," kam përshkruar një sërë çastesh e anomalish të cilat njeriu në jetë dhe biznes duhet t'i evitoj.

Veja e Kollumbos Këtë sindromë e kam pagëzuar sipas rezonit të Kris-tofor Kollumbos, të cilin pas kthimit nga zbulimi i tokave të reja (Amerikës), markizë e tubuar e kishin pritur me thënien: këtë do ta bënim edhe ne. Kollumbo vendosi venë mbi tavolinë dhe kërkoj që ta vënë vertikalisht. Pasi s'ditën ta bëjnë, trusi pak venë duke thënë, por nuk e bëtë! Pra, enigmë e vështirë për dikë, por e thjeshtë për tjetrin. Njerëzit kur shohin se dikush me sukses ka ndërmarrë diçka, shprehen në mënyra të ndryshme. Shumica pajtohen për vlerën meritore dhe cilësinë kompetente të autorit. Disa tjerë reagojnë me: "këtë do ta bënim edhe ne". Kështu, me bindjen se ai që me sukses ka rru-mbullakuar ndërmarrjen, s'është aspak më i aftë se këta, i qasen një veprimi të cilin s'mund ta kurorëzojnë me sukses. Mu këtu qëndron sindroma. 207

Dy persona, me referenca të njëjta profesioniste, nuk është e thënë që të kenë potencialin e njëjtë të vitalitetit dhe rendimentit në veprimtarinë e njëjtë ose në një tjetër të vlerave të njëjta. Njëri vepron pandërprerë, mendon e projekton, deponon energji në mënyrë racionale, duke ngritur gradualisht intensitetin; dhe ja suksesi! Tjetri përgjon duke menduar pa kushtim e vepruar pa mund e "mend." Kur vëren se i pari ka arritur diçka, turret që të kryej punën; dhe ja dështimi! Mënyra tjetër e sjelljes sipas sindromës së vesë së Kollumbos është kur njerëzit nuk i kushtohen angazhobeve në veprime të mirëfillta, por presin duke ndier kënaqësi që të "asgjësojnë" veprat e tjerëve. Mirëpo, kjo nuk është anomali gjithaq e përhapur në mjediset e qytetëruara, veçse më tepër ka të bëjë me regjionet ku dominon prapambeturia - andaj edhe e vlerësimit të krijimtarisë materiale dhe shpirtërore. Varianti tjetër i kësaj sindrome, shprehet me këmbëngulësinë ose kokëfortësinë në bindjet personale, që shpie deri në domagmatizëm ndaj ndryshimit të veprimeve, formësimit të produkteve dhe sjelljeve të tejkaluara në biznes - "Sindroma e Henri Fordit". Sindromë të veçantë në këtë grup paraqet e ashtuquajtura "Koka e Pinokios". Njeriu vepron në mënyrë të rëndomtë. Është i suksesshëm përderisa tjetri udhëheqë. Mirë adaptohet në skemën e organizimit. Por, përherë mendon se mund të bëj më shumë nëse do të udhëhiqte ndërmarrjen. Kur e arrin këtë qëllim, kupton se asgjë s'mund të bëj me "kokë të vet". Këtë sjellje e kam shpjeguar në librin e mëparshëm të biznesit, sipas një këndvështrimi tjetër - si "psikologji e të dytit. Ndër të tjerat, në mënyrë të thjeshtësuar i kam shpjeguar grac-kat e përçmimit të kulturës së komunikimit të cilat du-kën të parëndësishme, kurse kanë peshë mjaft të madhe në raportet biznesore. Aty ishin të shtruara si çështje që ngërthejnë me veset, ose si shprehi të natyrës së pakul-tivuar të njeriut.

208

Hopi i Madh Me këtë sindromë shpesh janë të ngarkuar ndërmarrësit të cilët një kohë e kalojnë si në "gjumë" e mëpastaj kalojnë në "ekspansion". Në fakt, është kalim nga gjendja inerte në aksionin e shpejtuar, përtej rrethanave reale. Si sindromë mund të emërtohet edhe "shpengim nga frenimi", që do të thotë pas një frenimi të gjatë, kalohet në një shpejtësi ta pakontrolluar. Ndonëse më tepër është dukuri te fillestarët, kjo shfaqet edhe te ndërmarrësit në vijim të veprimtarisë: Vegjeton ndërmarrësi në veprimtari për një kohë të gjatë, pastaj "zgjohet", fillon të krijoj mendimin për të kaluar në një zgjerim ca më të madh. Pasi që janë siguruar mjetet financiare, duke mos u ndalë në raportet tjera, gati në mënyrë spontane kalon në veprimet për të cilat nuk disponon zotime të qëndrueshme. Kështu, në vend që të rritë efektivat, shkakton vështirësi të reja, duke sjellë edhe rënien e prokopisë. Kjo është paksa e ngjashme me "sindromën e kërpudhave", që shpjegohet në trajtimin e shembujve nga literatura.

Drejtimi i Erës Në rastet e përhapjes së një veprimtarie - prodhuese ose nga shërbimet - shumë ndërmarrës fillojnë të imitojnë njëri-tjetrin. Me shpejtësi ndërtojnë ndërmarrjen pa ndonjë përgatitje dhe imazh të dalluar, thjeshtë duke mos menduar për pasojat, aktivizojnë veprimtarinë. P.sh. vërehet se kursimoret si banka miniaturale, janë bërë atraktive për fitime të shpejta. Ia fillojnë veprimtarisë dhe vazhdojnë punën e cila në fillim vënë mirë. Së shpejti, zgjerohet konkurrenca, duke u krijuar "tregu i atomizuar", sikurse të ishte tregu i gjelbër - ku brenda ditës sipas numrit të blerësve dhe shitësve, për209

caktohet çmimi. Së shpejti bëhet diferencimi i të "denjëve" e "autsajderave" për këto veprime. Meqë kursimtarët shpejtë ndërrojnë bindjen, duke kërkuar kthimin e mjeteve nga të pasigurtit, shumë nga këto falimentojnë. Ndërkaq edhe organet e kontrollit financiar, për parregullsitë e biznesit, që janë shumë të përhapura ndër ata që nuk kanë resurset financiare e profesioniste, ndërmarrin masat e mbylljes së kursimoreve dhe të ndjekjes ligjore të ndërmarrësve të tyre josollvent. Pasojat vërtetë mund të jenë shumë të rënda. Shembull tjetër karakteristik aktual, ishte përhapja e shpejtë e ndërtimit të pompave të karburanteve në Ko-sovë. Në kohën kur ishte e qartë rënia e mundësive të furnizimit me karburante, pompat e tilla në këtë hapësirë u përhapen sikurse kërpudhat (periudha 1990 1993). Kur krijohen kushtet e furnizimit normal, pajisjet e pashfrytëzuara për një kohë, në një pjesë do të amortizohen, ndërsa edhe pastaj një kohë paksa të gjatë kërkesat nuk do të arsyetojnë deponimet e mëdha investive. Kjo është sindromë e cila shfaqët në mungesë të aftësive për veprime me stil origjinal. Pasojat e psikologjisë së tillë mund të bëhen shumë të rënda. Zakonisht iu ndodhin atyre që kanë shumë para dhe vizione të kufizuara. Përndryshe, mund të emërtohet edhe si "Sindroma e Imitimit."

Palaço Sjelljet e ndërmarrësve oscilojnë sipas rrethanave konkrete. Dhe në shumë raste mund të konsiderohen të zakonshme. Kohë pas kohe, ndërmarrësi në punët e veta është edhe "zhongler". Ndërkaq, duke e tepruar e kalon këtë kufi dhe arrin në sindromën e palaços. Variantet e kësaj sindrome janë të ndryshme, sikurse ankesat për gjendjen e vështirë, mënyra e varfër dhe 210

pashije e veshjes dhe banalitetet tjera. Të gjitha këto shprehin inferioritetin e personit, i cili ndonjëherë mund të arrijë sukses. Por, në kontinuitet shkakton efekte rre-nuese. Për ilustrim ja një rast i vërtetë i një ndërmarrësi të kohës së më hershme. Arrin ky i veshur si klloshar te miku i vet, përndryshe tregtar i njohur. Ndërkohë, ia beh pronari i një fabrike. Menjëherë reagon se si një pronar i ndërmarrjes aq të madhe të tregtisë me shumicë, pranon në zyrën e vet një endacak i cili do t'ia ulë imazhin. Pasi që nikoqiri ishte i njohur për qëllimin e vizitës së "kllosharit", kërkoj nga pronari vizitues që t'ia tregoj disa oferta për mallrat në shitje. Menjëherë përpiloj kontratën. E nënshkroi dhe i tha "kllosharit" paguaje! Ishte një vlerë shumë e madhe e parave. Befasia ishte edhe më e madhe për kritikuesin, kur ky (klloshari) hapi valixhen dhe pagojë me para të gatshme. Nikoqiri, butësisht e luti mikun "klloshar" që më asnjëherë mos të vijë në mënyrën e tillë. Për shkak të sedrës, kishte zmbrapsur parimin e veprimit dhe sjelljes dhe kishte humbur para të mëdha për transaksionin që nuk ishte i rëndomtë, ngase ky ishte ndërmjetësues, ndërsa në këtë rast humbi fitimin e vet. Në këtë mjedis, ndërmarrësin "klloshar" edhe pse u "përmirësua", tash elegant, nuk e pranonte askush. Palaçoja pra, humbi imazhin dhe shkaktoj rrënimin e biznesit të vet.

Diploma Sindroma e diplomës eksponohet në disa variante. Ndër këto do të dalloja: "gjahtarët e diplomave" dhe "diploma si kështjellë". Versioni i parë i përket njerëzve të cilët vuajnë që të sigurojnë sa më shumë diploma. Mund t'iu shtojnë vetes edhe pranimet, mirënjohjet e edhe ndonjë doku211

ment publik si lëvdatë, falënderim. Nëse bënë edhe ndonjë dekoratë. Këto iu vlejnë që të stolisën, duke imponuar autoritetin e vlerave të shkruara: me bindjen se janë të zgjedhurit; dhe pyetjen "a ka diçka me të rëndësishme se sa imazhi i shkruar dhe vërtetuar si dokumenti zyrtar"? Qoftë edhe nga Rengalizia (vend që nuk ekziston). Versioni i dytë, shprehë eksponimin e "të madhërishmës diplomë", duke mos i shtuar kësaj veprimet me të cilat zotimet do ta arsyetonin. Këta janë njerëz të ndërgjegjshëm. Janë edhe shpirtëmirë dhe human. Por, nuk e vlen. Biznesi është krijimtari e liruar nga iluzionet e vlerave të cilat nuk sjellin prokopi. Ndërkaq, diploma, mbas të cilës fshihet njeriu, duke mos deponuar mund e mend me kushtim, s'ka vlerë. Mendoni pak! Shumë njerëz autodidakt kanë arritur në piedestalin e vlerave të diturisë dhe aplikimin praktik në relacionet racionale. Për këta do të gjeni shënimin në pjesët e mëparshme të librit sikurse: A. Moravia, njëri ndër shkrimtarët më të njohur italian, R. Oueni, njëri ndër themeluesit e shkollës bihejvioristike të menaxhmentit. Me imponimin e fetishit të diplomës, ndodhë që personat e tillë t'i qasen edhe biznesit. Fillojnë të "shpenzojnë" imazhin, të frymëzojnë tjerët për veprime të vlershme. Por, mund të arrijnë vetëm aq. Më tepër s'iu bënë dot. Ruajuni nga kjo sindromë! Nuk iu sjellë dobi, veçse dëm. Me diplomë, dekoratë e të ngjashme dhe pa këto, në biznes mund të bëheni të suksesshëm në bazë të rre-gullave të iniciativës dhe invences, të cilat nuk përfito-hen vetëm me dituri të verifikuar në letër.

Diplomacia 212

Shumë njerëz kanë prirjen për diplomaci. Në shikim të parë, duken të ndërgjegjshëm, deri diku edhe impozant për renditje të bukur të fjalëve, premtimeve dhe "dekorimeve". Hapi tjetër i materializimit të të gjitha këtyre, qet në shesh se më tepër nuk munden. Për biznes nevojitet veprimi, rezultat i të cilit është "bukuria" e prokopisë. Kështu imazhi i diplomacisë vlenë sa "një ushejzë e ngopur vetëm për njëherë". Sindroma e diplomacisë është e tejpashme. Gojëmblit janë të mirëseardhur, derisa vepra arsyeton virtytin e rendimentin e punës së deponuar. Për më larg e kanë me kot! Përndryshe, është kjo veti e përhapur e njerëzve të cilët e kanë taktikën e cekët.

I Pazëvedësueshmi Kur njeriu krijon bindjen se është i gjithëdijshëm dhe i vetmi që mbështetë ndërgjegjen, i tërë talenti shndërrohet në sindromë të të pazëvendësueshmit. Ndërmarrësi "din gjithçka". Edhe pse nuk është autokrat, gradualisht bëhet i tillë. Asgjë s'mund të veprohet pa dijeninë e tij. Dalëngadalë "shuan" iniciativat e tjerëve. Arrin shkallën e "aftësisë së të paaftit" për koordinim dhe mirëkuptim mbi baza të besimit të ndërsjellë. Lodhet dhe "rraskapitet" duke u munduar që t'arrij në çdo vend, në çdo kohë. Humbë kriterin e racionalitetit dhe ngritë dyshimin mbi vlerën objektive. Krijon nervozizëm dhe bën shantazh. Para bashkëpunëtorëve bëhet qesharak. Humbë imazhin dhe normën elementare të vlerësimit objektiv. Demoralizon tjerët përreth, derisa të kaloj në agresivitet. Atëherë e lëçisin edhe bashkëvepruesit. Kjo sindromë është e njohur prej kohëve të hershme. Por, në ndërmarrësi nuk është aq e definuar. 213

Mund të ilustrohet me një proverb. Babai i kthehet djalit, të cilin përherë e mbante në vithet e kalit, me pyetjen: kush do të mbante aty sikurse mos t'isha unë? Djali ia kthen: pa ty do t'isha në shalë! Ja, Sindroma e të pazëvendësueshmit dhe përgjigjja e fëmijës.

Intriga Kjo sindromë është e përhapur në të gjitha mjediset e botës. Por, më tepër "mugullon" në mjediset e qytetërimit më të ulët. Disa ndërmarrës mundohen të krijojnë "miqësi" mbi baza të përgojimit të ndodhive të ndryshme edhe që nuk kanë të bëjnë me fushëveprimin e tyre. Bartin informacione të vërteta, gjysmë të vërteta e të pavërteta. Kësisoj bjerrin kohen kot dhe duke shpalosur çështjet që s'duhet t'iu interesojnë, gradualisht bien në grackën e mosvlerave të "lansuara". Humbin besimin, shterin suksesin dhe më në fund bëhen pre e intrigave. Në shikim të parë, kjo sindromë nuk len ndonjë përshtypje të thellë te njerëzit e formuar. Por, për pasojat e intrigave, janë të njohura dukuritë si ngatërresa edhe të rënda. Në ndërrrmarrësi, vërtetë ekziston një "fobie" si shtytje për lëçitjen e njerëzve të tillë. Merrni si shembull Jagon në "Othello" të Shekspirit. Kush do ta pranonte në afërsi të veten?

Imtësirat

Është normale që ndërmarrësi të merret edhe me imtësira. Mirëpo, “vajhalli” kur këto bëhen shprehi e "pedanterisë" së njeriut. Dhe humbet kriteri i perceptimit të ndarjes së gjërave të mëdha nga të voglat të vlershme dhe të pavlershme. Ekzistojnë përplot epitete për njerëzit e tillë. Por, s'ka rëndësi se si emërtohen, veçse çka sjellin. Me siguri asgjë të mirë. 214

Në art, pos kompozicionit të veprës edhe imtësirat e kanë vlerën e rëndësishme. Disa ndërmarrës, duke u or-vatur që të bëhen artist edhe për imtësirat, kalojnë në ekstrem dhe ngarkohen me "sindromën e imtësirave". Kënaqësia nga imtësirat, është sikurse "dështimi në planifikim që do të thotë planifikim për dështim"!

I Gjithëdishmi Ruajuni nga të gjithëdijshmit. Ju bezdisin duke u munduar të ju fascinojnë me art, shkencë, histori. Biznesin e "njohin më së miri". Duan të krijojnë përshtypjen e dominimit me "dituri". Dhe vërtetë këta janë këmbëngulës në "besimin në vete". Sipas shumë anketave që ushtrova me njerëz e edhe biznesmen të "mëdhenj", për disa enigma, u "fascinova" se shumica, "dinin" plot gjëra, ndër të cilat si p.sh. "se kikiriku rritet në kurorën e një druri të lartë." Disa insistuan edhe të vejnë bast. Fascinimi ishte dëshpërues, kur iu argumentova se kikiriku rritet sikurse patatja nën tokë. Pra, se është një lloj fryti në rrënjët e bimës ku gjendet lëvozhga me kokrrat. Disa njerëz, vërtetë kur fillojnë të fitojnë para në mënyra të ndryshme, më së paku mbi baza etike rregu-llare, mendojnë se duhet të shesin dituri të rrejshme, duke krijuar "bindjen" se mençuria është në anën e tyre. Me këtë sjellje humbin imazhin, duke krijuar dyshimin për metodën e "fitimit" të tyre. Sidoqoftë, ruajuni që mos të bini në këtë nivel! Është grackë e rëndë. Por, ruajuni edhe nga ata që janë të ngarkuar me "sindromën e kikirikut"!

Personaliteti i zbrazët 215

Kjo sindromë është paksa e ngjashme me "egon e madhe", që do ta përshkruaj në kuadër të atyre nga literatura. Pra, shfaqet në variante të ndryshme, sikurse i "llastimit", "imponimi i autoritetit", "i pagabueshmi". Në rastet më të shpeshta është tipi "narcisoid". Disa njerëz vërtetë vuajnë nga imponimi i autoritetit të "zbrazët". Personaliteti i tyre "duhet të jetë i pacenueshëm". Duan përherë të jenë në qendër të vëmendjes. E vlerat e punës i kanë të cekta. Në ekip nuk mund të ndihen mirë, aq më pak si ndërmarrës vështirë pajtohen me "rrolin" e të parit ndër të barabartë. Pretendojnë të dominojnë. Nëse kanë kualifikime të larta, kërkojnë që të vërehet kjo vlerë, ani pse në punë efekti iu është i kufizuar. Çdo sukses, e edhe më të voglin, insistojnë që ta festojnë. Përndryshe, janë të zgjuar, por përtac. Garën në punë duan ta shndërrojnë në "arenë gladiatorësh". Fundja, është fjala për personat e frustruar. Çka do të bëni me njeriun të cilin përherë duhet ta lavdëroni? Si do të veproni me këtë, kur nuk mundeni ta "ngritni" në nivelin e modestisë dhe ta përtokësoni në sjellje të rëndomta, kur ky gjithnjë ka bindjen se është i lindur për vepra të mëdha a kapacitetin e kufizon në rendimentin e ulët? Ja sindroma e personalitetit të zbrazët! ------- oo0oo ------Në vazhdim do të përshkruaj disa prej sindromave karakteristike nga "Small-Business Overview", AEA 1989. Në fillim do të bëj ca kategorizime hyrëse, duke i përcjellur me parafrazimin nga disa më të gjera e pastaj ato më të shkurtra do t'i citoj sipas tekstit.

216

Foshnja e Elefantit Si punonjës te një punëdhënës, sigurisht mendoni se sa do t'ishte mirë të keni ndërmarrjen tuaj. Në imagji-natë keni detyrimet për prodhimin ose shërbimin duke përvetësuar tregun e ndier kënaqësi për t'ia thënë lamtu-mirën punëdhënësit. Por, njëkohësisht jeni shumë afër të përjetoni sindromën e bebes së elefantit. Ja, shumë njerëz vuajnë nga kjo sindromë. Kryesisht janë njerëz të mirë, ndonëse e kanë perceptimin e dobët. Relacioni logjik ndërlidhet me faktin se në botën ku jetojmë dominojnë IBM, GE, Texaco, Exxon, AT&T, TRW, TWA, si korporata gjigante. Njerëzit te të cilët është e përhapur kjo sindromë, prirën nga bindja: "Nëse biznesi i madh është elefant, atëherë biznesi i vogël duhet të jetë foshnje e elefantit." Mirëpo, këtu gabojnë. Nuk gjenden në relacionin e lidhshmërisë logjike. Për ndërmarrësit e rryer, është e qartë dobësia e këtij mendimi. Variant tjetër i kësaj sindrome është kur njësoj vuan nga kjo edhe kryetari i gjertanishëm e korporatës, i cili është pensionuar dhe bezdiset nga kënaqësitë. Në fushën e golfit, nga avioni kërcen me parashutë. Por, dëshiron të vazhdoj punën. Tubon para (kredi në bankë) dhe trurin e personelit. Rrjeti i tij komandues do ta magjepste Pentagonin. Mirëpo, ky kryetar gjer tani i madh, dështon në biznesin e vogël, sepse ka humbur kontaktin me dy premisa: "dëgjimin e klientëve të tij dhe përgjigjen në nevojat e tyre në mënyrë sa më efikase". Dhe më në fund, bëhet shifër e falimentuesve në statistikën e Administratës së Biznesit të Vogël (SBA) (The Baby Elephant Syndrome) fq.3350-10.

Obsesioni i Verbër 217

Kjo sindromë shkoqitët në mënyrë edhe më pragmatike se sa e para. Në vijim do të shtroj renditjen e pyetjeve për referencat dhe përgjigjet sipas tekstit të cituar. "Pse fillimet dështojnë? – Mungesa e përparimit - vlera e dobët. – Mungesa e tregut - malli i dobët. – Mungesa e parave - mungesa e përvojave. – Problemet personale - shëndeti i dobët. – Lokacioni i dobët - konkurrenca e fortë dhe panndërgjegjshmëria e të punësuarve Dun & Bradstreet tregojnë se arsyeja kryesore në dështimet e fillestare është mungesa e tregut." (The Blind Obsession Syndrome) fq.3350-30.

Ora Rolex ços.

Ky është shembulli i kundërt i sindromës së pala-

Imazhin e vet, njerëzit e eksponojnë në mënyra të ndryshme. Disa për këtë janë shumë racional dhe modest. Disa tjerë e tejkalojnë çdo masë me imponimin e vlerave materiale të jashtme, duke çmuar se "kur tjerët shohin se çfarë kam e bëj, do të besojnë në suksesin tim". Imazhi i këtij "duhet" të demonstroj: shkallë të lartë të aftësisë, pastaj posedimin e biznes - kartave, lokacionin e mirë, stabilitetin, nivelin e lartë të shërbimeve për klientët. Pasi që dëshiron të investoj në biznes, duhet të duket stabil, i shëndoshë, jetëgjatë. Në të kundërtën klientët nuk do ta marrin seriozisht. "Për pasqyrimin e profilit të tillë, si mund ta parafytyroni ndërmarrësin që vijon: – paguan Mercedes - Benz-in 5OO SEC, – vishet me rrobat e Dunhill-it, 218

– – – – – –

mbathë këpucë Bally, blenë oren Rolex, që kushton 20.000 $. posedon pajisje më bashkëkohore elektronike, ushqehet vetëm në restorante ekskluzive, përherë e tejkalon limitin në llogari, 'harron' t'iu përgjigjet thirrjeve të kreditorëve. Po. Ky e tejkaloj masën e vlerës së imazhit. Ja, Sindroma e orës Rolex." (The Rolex Watch Syndrome) fq. 335O - l4l.

Egoja e Madhe Gjithkush ka egon e vet. Kjo është përbërje e personalitetit të njeriut. Duke ruajtur masën, shprehet me sedrën dhe imponimin racional. Por, kur e tejkalon masen e eksponimit, nganjëherë e te disa persona përherë, bëhet kundërthënie e personalitetit. "Jeni investitor. Ku i vendosni paratë tuaja? A i kreditoni njerëzit me karizëm dhe sukses të shpejtë? Apo investoni në njerëzit që janë në biznes për një kohë të gjatë? Po e marrim se është sezoni e garave të vrapimeve të kuajve. Ju veni bast 220$, keni fat dhe ktheheni në shtëpi me 4.400$. Përvoja ju bind se jeni bixhozçi i madh. Koka ju trashet. Egoja gufon. Por, në bazë të një pasdite me diell, a do të provonit të jetoni si bixhozçi? Ndërmarrësit janë të njëjtë. Ata ia qëllojnë të madhes njëherë, në segmentin rritës të industrisë në zhvillim. Kur loja kryhet ata në habi pyeten se çka ndodhi. Përgjigjja: kanë rënë nën ndikimin e Sindromës së egos së madhe." (The Big Ego Syndrome) fq. 3350-142.

219

Ai që Mungon Kjo është sindroma e kundërt e të pazëvendësueshmit. "Po e marrim se keni punë të mirë, por gjithashtu keni ide të mirë për biznes të vogël. Andaj, e mbani punen tuaj dhe e hapni biznesin. I paguani tre nëpunës dhe e leni shitoren në duart e tyre. I vizitoni disa herë në ja-vë. Çdo gjë duket se është në rregull. Papritmas situata në punë ndryshon. Java e juaj punuese rritet në 60, pastaj në 70 orë. Tri javë me rradhë nuk e keni vizituar ndërmarrjen tuaj. Kur më në fund mbërrini ta vizitoni, ju hasni në kaos. Raftet duken të tmerrshme. Nëpunësit grindën. Por, ju këtë vetë e kërkuat dhe ratë nën ndikimin e sindromës së atij që mungon. Ndërmarrësia është drejtpeshim delikat ndërmjet aventurës së egër dhe menaxhmentit subtil. Ne nuk ju rekomandojmë biznes në mungesën tuaj. Nëse nuk mund të jeni atje, ju nevojitet mbikëqyrja e të dytit i cili do ta merr përgjegjësinë. Por, duhet ta keni parasysh se ai mund t'iu braktisë një ditë dhe mund ta fillojë biznesin e vet, sipas të gjitha gjasave konkurrent me tuajin." (The Absentee Owner Syndrome) 3350-158.

Kërpudhat "Sa shpejtë mund të rritet biznesi dhe akoma të gjallërojë? Sa fleksibil duhet të jetë biznesi? Cilat janë sinjalet e rrezikut të rritjes se madhe? Përgjigja në këto pyetje ndodhet në planin e biznesit, mjet ndihmës i cili ju lejon të projektoni fillimin tuaj në të ardhmen. Plani i biznesit është një paketë e organizuar me përplot pyetje e 'çka nëse' (what-if)? Çka nëse cilido treg zhduket pas një viti? Çka nëse shitja rritet për 19% në dhjetor? Çka nëse shitja dyfishohet 220

dhe unë nuk jam i gatshëm me prodhimin tim? Plani i mirë i biznesit ka 'dritare dalëse', në rast të shitjes së dobët, por disa plane të biznesit lejojnë që shitja të shkojë nëpër kulm. 'Hej! Shitja po rritet! Ne jemi të famshëm.' Shitja e madhe do të thotë rritje të shpejtë. Rritja e shpejtë mund të sjellë brenga. Nëse e zgjeroni biznesin para se të formoni bazë solide - të punësuarit, profesionizmi, vijat prodhuese, kreditë në bankë - ju jeni në telashe. Sa i përket shitjes, janë dy gjëra që duhet mbajtur në mend: së pari - shitja shpenzon para dhe së dyti shitja s'do të thotë gjithsesi fitim. Ëndrra juaj më e madhe me siguri është që t'i rritni shitjet trefish në muajin e parë. Kjo është sindroma i kërpudhave. Është e krijuar nga: një pjesë eufori, dy pjesë ego dhe moshulumtimi i tregut." (The Mushroom Syndrome) 3350-40.

Sindroma Ndërmarrëse Nga përplot përshkrime të ndërmarrësit, prijësit, liderit, udhëheqësit ose menaxherit, si emërtime të përafërta të një kompleksi, të shtruara në librin e mëparshëm (...Bazat e biznesit...) dhe në këtë studim, mund të përfytyrohet bartësi i biznesit. Pra, identifikimi i tipareve ndërmarrëse ngërthen në personin: aventurier, të pavarur, kreativ, me vetëbesim. Pastaj, me siguri mund t'i shtoni edhe depërtues ose i zhdërvjellët, entu-ziast e të ngjashme. ''Por, a e keni cekur në listën tuaj edhe sindromën e brigadës së lehtë? Urdhri kryesor është: 'Sulmo', i shoqëruar me energji, determinim të pakufishëm dhe absolutisht pa planifikim. Sindroma bazohet në poemën e Tenison-it 'Sulmi i brigadës së lehtë', mbi njësinë e 221

kalorësve britanik dhe rrugën e tyre drejtë shkatërrimit në Betejën e Bataklavës, në luftën e Krimesë me 1854. Në çdo biznes të vogël kjo sindromë mund të paraqitet 6 muaj para fillimit, por zakonisht ndodhë pas vitit të parë." (The Entrepreneurial Syndrome) 3350-38.

Njeriu Maço Vetitë e njerëzve dallojnë për shumëçka. Por, kryesisht ndeshen dy grupe: 1. krenar dhe të paluhatshëm pra superior dhe të 2. "përulur" - pra inferior. Asnjëri prej këtyre nuk mund të jetë përherë racional. Të parët, duke vuajtur nga autoriteti, përkatësisht sedra që kanë, shkaktojnë vetes kokëçarje. Të dytit, me inferioritet, ka-lojnë në gjendjen e "dhimbsurisë;" përndryshe me këta u njohëm në përshkrimin e tipareve të palaços. Me të parët do të njihemi në vijim. Sindroma maço, përkon me tiparet e krenarisë së tepërt. "Shkon njeriu me idenë e vet në bankë, duke kërkuar kredi te nëpunësi të cilin e njeh dymbëdhjetë vjet. Por, ky nuk i akordon kredi. Ndërkaq, huazon para nga më të afërmit dhe ia fillon punës. Pas një kohe e ndeshë bankierin dhe duke iu kujtuar sjellja e tij, ndien kënaqësi që më asnjëherë nuk do t'i krijoj rastin që ta ofendoj. Në vete shoshitë pozitën në të cilën gjendet dhe nuk luhatet e në bindje nuk bezdiset se a është apo jo në rrugën drejtë prokopisë së vlershme. A e njihni këtë sjellje? Kjo është sindroma e njeriut maço. Bëhet e rrezikshme kur rritet ndërmarrja. Rritja rezulton me kërkesë për kapital. Por, pronari është tejet krenar për të kërkuar hua. Periudha e rritjes është etapë kritike. Nëse ndërmarrja rritet shumë shpejtë, pa burime të mjeteve të nevojshme, pa njerëz të mirë, pa të holla të gatshme, mund t'iu falimentoj. Gëlltitni krenarinë dhe ikni nga sindroma e njeriut maço"! 222

(The Macho Man Syndrome) 3350 - 75. ------- oo0oo ------Ishin këto vetëm disa nga sindromat karakteristike. Ruajuni nga rënia në këto! Përndryshe tjerët shumë lehtë do t'iu identifikojnë. E sindroma, megjithatë është dobësi nga e cila shembet virtyti dhe humbet imazhi. Pa autoritet të caktuar, në biznes nuk do të përparoni.

HAPËSIRA E SHTRIRJËS SË BIZNESIT Përgatitjet për fillimin e biznesit, dallohen për nga struktura e veprimtarisë, përkatësisht veprimtarive dhe shtrirja hapësinore. Që të dy këto janë punë delikate. Mund të zbatohen paralelisht ose njëra pas tjetrës. Por, duhet sqaruar që në fillim se asnjë biznes serioz, nuk mund të zhvillohet pa u projektuar edhe hapësira në drejtimin e furnizimit ose shitjes. Prandaj, këtu duhet të shtohet kujdesi. Përndryshe shumë ndërmarrës përpunojnë disa elemente të ndërtimit të firmës, e regjistrojnë këtë dhe ia fillojnë punës ku ndeshen me vështirësi të cilat krijojnë edhe pasoja të shtrenjta. Me siguri se për biznes në përmasa lokale dhe me një strukturë të kufizuar, p.sh. nga tregtia e ushqimeve, mundi profesionist në trajtimin e komponentëve të veprimtarisë është më i përballueshëm. Këtë mund ta bëni me forcat personale. Njihni kërkesat e tregut, sidomos nëse veproni në një qytezë, njihni edhe një ose dy grosist dhe vëni lidhjen e raporteve të shitblerjes. Për veprimtarinë e cila do të zhvillohet në hapësirën më të gjerë, nevojiten përplot njohuri dhe elaborime edhe tejet profesioniste. P.sh., pos ligjeve, përkatësisht rregullatives lokale në vendin e selisë së ndërmarrjes, duhet të njihni edhe ato të mjediseve tjera nga furnizoheni ose ku keni objektet plotësuese të 223

veprimtarisë. Për biznes në një vend - shtet - nevojitet aparaturë e veçantë e kërkimeve dhe mbështetjeve të veprimit. Nëse për këtë transaksionet nuk janë afatshkurtra, patjetër kërkohet elaborimi i gjerë i të gjitha komplekseve juridike, materiale dhe jomateriale të vendit dhe referencat karakteristike të partnerit biznesor. BIZNESI LOKAL Tash gjendeni në fazën e fillimit të biznesit tuaj. Jeni përcaktuar që mos të përhapeni në hapësirë dhe strukturë të gjerë. Vendimi i juaj është që të zhvilloni biznesin në relacionin lokal. A i keni bërë të gjitha përgatitjet? Këto nuk janë të vështira sikurse për biznesin regjional e ndërregjional dhe ndërkombëtar. Megjithëkëtë, përmbajtjen nuk bën ta nënçmoni. Edhe për biznesin në përmasat lokale, duhet të përpunohen projektet serioze për regullativen - ligjet e vendimet e pushtetit lokal dhe të vendit, pastaj për organizimin dhe strukturën e veprimtarisë. Për këtë të dytën keni ose më pak ose më shumë punë. Varet se me çka do të merreni. Punishtja e servisimit të aparateve për amvisni, ësh-të projektim më i thjeshtë. Dyqani po ashtu. Shtëpia e mallrave është projektim më i përbërë. Prodhimi i lodrave të plastikës ka strukturë tjetër dhe kushtëzon projektim më të përbërë. Nga cilat veprimtari do të bëni biznes? Të shërbimeve intelektuale - profesioniste, shërbyese të ndryshme, prodhuese, apo të kombinuara. Udhëzimet e përgjithësuara si orientuese i keni të pasqyruara në pjesët e mëparshme të librit - ku trajtohet ndërtimi i biznesit. Do të gjeni edhe mjete tjera udhëzu-ese: broshura, disketa. Por, prapëseprapë këto janë vetëm si orientim. Nuk mjaftojnë për gjithë atë që duhet të ndërmerrni. 224

Çdo zeje i ka normat e veta të përgjithshme dhe konkrete, në suazën e të cilave duhet të ushtrohet. Edhe për një dyqan, kërkohet organizimi, renditja e gjërave, mbajtja e dokumentacionit, respektimi i normave ligjore, reklama dhe sjellja e tërësishme që të bën konkursrent. Në këtë drejtim, sendërtohet edhe imazhi i cili ka vlerë të madhe për vijueshmërinë dhe efektivat e punës. Personat të cilët e njohin hierarkinë e vlerave të biznesit dhe qëndrueshmërinë e tij, në imazh bëjnë investimin më të madh; në fillim më tepër me përmbajtje morale se sa materiale. Në mjediset e qytetërimit tradicional dhe sjelljes konvencionale, nëse dikush hapë një shitore të re në një lagje, njerëzit nuk hyjnë në këtë përderisa mos të kuptojnë se kush është pronari dhe kush përbënë personelin. Nëse ndodhë që dikush nga pronari ose personeli ka qenë i cenuar për vjedhje ose për diçka të pamoralshme, ai dyqan nuk do të ketë klientelën e sigurtë. Njohja e ecurive të tregut, përhapja e rrethit të biznesmenëve si partner dhe blerësve, është një kompleks i veçantë i mjeshtërisë së biznesit. Stili specifik i udhëheqjes dhe veprimit, për të cilin biznesi bëhet më atraktiv dhe më efikas, është ai komponent i biznesit si art. Shumë njerëz mashtrohen me zhvillimet e përkohshme pozitive në treg dhe fillojnë të besojnë në mënyrën e zgjedhur të ushtrimit të biznesit. Mashtrimi ndodhë në rrethanat e konkurrencës së kufizuar, ose siç është më së shpeshti në kushtet e krizës - mungojnë mallrat dhe çrregullohet konkurrenca. Kur të gjitha këto kalojnë, atëherë humbet vrapi dhe biznesi me metodat që kishte "lulëzuar" në atë mjedis më s'bën. Në biznes gjithnjë duhet ndërhyrë me risi. Freskimi arrihet në shumë mënyra. Por, vlerën më të madhe e kanë metodat e veprimit me efikasitet më të lartë dhe zgjerimi i veprimtarisë mbi baza të ndërtimeve të reja. Këto më së shpeshti mbështetën në deponime investive në kapacitetin e punës dhe në marketing. Ndërkaq, risi 225

e veçantë është freskimi i personelit. Ndërlidhja e personelit të mëparshëm me të ri - më profesionist dhe më energjik e "agresiv" - në shumicën e rasteve paraqet vlerën qenësore të ndërtimeve të reja. Futja e metodave të reja të komunikimit dhe veprimit të tërësishëm, është si një riparim i agregateve në uzinën e makinave. E puna e tillë nuk mund të arrihet aq efektshëm me njerëzit e mëparshëm. Keni arritur atë që keni dëshiruar. Lëvizjet e veprimtarisë ju kënaqin. A jeni për diçka edhe më serioze? Apo do të kufizoheni në hapësirën lokale?

BIZNESI REGJIONAL DHE NDËRREGJIONAL Regjioni, subregjioni dhe hapësira ndërregjionale, paraqesin provokim nxitës për shtrirjen sa më të gjerë të biznesit. Edhe gjatë biznesit tuaj në përmasat lokale, keni pasur rastin që të ballafaqoheni me hapësirë më të gjerë. Por, ndoshta ne këtë jeni ndeshur kohë pas kohe, në ndonjë transaksion të furnizimit ose komunikimit të përkohshëm. Për të shkuar më larg, keni para vetes shumë kërkesa, të cilat mendoni t'i zgjidhni në mënyra të ndryshme. Para së gjithash duhet ta keni të qartë kufirin e hapësirës. Amerikani, SHBA-të i shikon si një tërësi të shteteve, regjioneve e subregjoneve. Ashtu është shikimi i vendit të vet te: rusi, gjermani, indusi etj. Secila pjesë, ka veçoritë e përgjithshme dhe specifike të ligjeve, vendimeve, normave tjera të biznesit dhe të mentalitetit. Kosovari, duhet të qartësoj regjionin e Vojvodinës, Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit, Sanxhakut. Ligjet, pos atyre lokale, në këto regjione tash nuk dallojnë shumë. Por, me siguri se në t'ardhmen do të dallojnë, ashtu sikurse edhe specifikat tipike dhe atipike të cilat 226

janë mjaft të shprehura. Nëse mendoni të hyni nga "dritarja", ashtu edhe do të dilni dhe më s'mund të ktheheni. Hyrja kah dera është e vështirë. Mirëpo, mundi paguhet nëse jeni vigjilent dhe koshient për një ballafaqim të ri frytdhënës. Ballkani mund të trajtohet si një regjion. Këtë duhet njohur dhe në raportet ndërkombëtare edhe në ato regji-onale ose ndërregjionale. Evropa po ashtu është një tërë-si e shteteve dhe regjioneve. Italiani në Gjermani apo Gjermani në Itali ose gjetiu, e kanë më lehtë të gjenden në këto hapësira. "Evropa 92", ka arritur unifi-kimin e shumë ligjeve dhe normave tjera të rregullati-ves. Ka arritur edhe afrimin e njerëzve të cilët histori-kisht gjatë ishin të ngarkuar me urrejtje. Tani këta janë njerëz urban. Në Ballkan ekziston një laramani tejet e shprehur. Më shumë janë rregullat dhe sjelljet dekura-juese, se sa kurajuese. Veçoritë karakteristike të regjioneve të shteteve do t'i trajtoj në shqyrtimin e shkurtër kushtuar biznesit ndërkombëtar.

BIZNESI NDËRKOMBËTAR Në vijim, pas këtij kapitulli do të njiheni me disa veçori të vlerësimit të biznesit në hierarkinë shoqërore. Këto ndihmojnë krijimin e një përshtypjeje të përgjithësuar për specifikat e disa popujve dhe vendeve në shtjellimin e zejes së biznesit. Sidoqoftë, për të zhvilluar biznes në relacionet e vendeve të ndryshme, vlejnë pak. Çdo vend, gjegjësisht ndërmarrje e vendit tjetër, me të cilën synohet të ndërvihet biznesi, pos njohurive përkatëse për fushëveprimin e caktuar, paraqet kërkesë për studim të veçantë. Njohja e kulturës së komunikimit dhe rregullave të sjelljes, janë vetëm një pjesë nga i tërë kompleksi i veçantive të përgjithshme të vendit dhe atyre konkrete të mjedisit, përkatësisht të 227

lokalitetit të caktuar. Por edhe këto të përshkruara në këtë studim, nuk bën t'i përçmosh. Nëse shkon në ndonjërin nga vendet arabe, sidomos në Libi, Algjeri, Katar; e mendon se për dy ditë do të kryesh punë, shtoj edhe disa ditë rezervë. Atje shpesh i shtyjnë ditët e pjekjes ose të bisedave oficiele. Nëse shkon ndër shqiptarë, shtoj disa orë. Mund të ndodhë edhe një ditë. Japonezi, Amerikani e Gjermani, këto i njohin mirë. Nëse jo, para se të hyjnë në komunikime serioze, kërkojnë informacione të duhura për veçoritë e mjedisit dhe tiparet e popullit doket, traditën, religji-onin, kulturën, historinë, filozofinë, aftësinë profesioni-ste si mesatare të partnerëve për bashkëveprim. Pos informacioneve të theksuara, për biznesin e përmasave të tilla, nevojitet njohja e rregullativës së institucionalizuar e vendit shtetit: kushtetutës, ligjeve përkatëse, sistemit bankar, të shpedicionit, përkatësisht trafikut, doganave, taksave (për ushqime ekziston sistem i veçantë i ligjeve dhe vendimeve) etj. Pastaj, kërkohet elaborimi i normave të rregullativës së institucionalizuar lokale, ku është selia e ndërmarrjes. Çdo ndërmarrje ose institucion, në vendet me traditë të biznesit dhe komunikimit, sipas kritereve të shtjellimit të biznesit të përparuar, ka të sistematizuara normat elementare të shtetit, regjionit dhe qytetit ose ndonjë vendi më të vogël ku gjendet selia - e ndërmarrjes ose institucionit. Këto i kanë gati të gjitha ndërmarrjet e: biznesit të vogël, të mesëm e sidomos atij më të zgjeruar. Ndërmarrjet e mëdha, posedojnë dokumentacionin e renditur të të gjitha njësive të veta dhe ndërmarrjeve e firmave të llojeve tjera me të cilat bashkëpunojnë pavarësisht se në cilin vend, përkatësisht anë të botës gjenden. Kompanitë multinacionale, kanë të zhvilluara departamentet e bashkëpunimit dhe lidhjeve ndërkombëtare sipas regjioneve botërore ku gjenden njësitë e punës, kooperantët dhe partnerët për biznes kontinuel. 228

Për biznesin ndërkombëtar, është e nevojshme të si-gurosh dokumentacionin mbi referencat, ndryshimet dhe efektivat tjera të ndërmarrjeve partnere të lidhjeve dhe biznesit të caktuar. Nënkuptohet se këto dokumenttacione për biznesmenët vendas si partner, gjithherë duhet të jenë të aktualizuara, do të thotë t'i rendisish dhe freskosh me ecuritë aktuale të ndryshimeve pozitive ose negative. Për të gjitha këto e edhe tjera informacione, për të cilat do të thosha se janë ato më elementaret, pastaj për veprimet tjera biznesore në relacionin e biznesit ndërkombëtar, kërkohen aftësi të dendura profesioniste dhe njohuri të ecurive praktike të asaj pjese të biznesit që ushtrohet. Përkundër kësaj kërkese, disa menaxher ose edhe udhëheqës të ndërmarrjeve më të mëdha, çmojnë se është e mjaftueshme të njohësh lëvizjet në raportet e tregut dhe mënyrën e organizimit të ndërmarrjes së vet. Ndërkaq, për veprime të qëndrueshme e kontinuele, nevojitet një aparaturë e tërë e përgatitjeve dhe konsolidimit material e njerëzor e në rend të parë profesionist. Përndryshe nuk po më duket e arsyeshme të theksoj kushtin elementar - njohjen mirë të gjuhës së mjedisit, përkatësisht vendit, ose të paktën anglishten përmes të cilës komunikohet më së shumti në botë. Plot shembuj, nganjëherë dhe sarkastik, komentohen ndër menaxher për zotimin e disa biznesmenëve të cilët në veprimin praktik, janë treguar të paaftë dhe qesharak, për transaksione biznesore me partnerët nga vendet tjera. Për shumë prej këtyre isha edhe vet dëshmitar i drejtpërdrejtë. P.sh. ne relacionin për një ofertë mjaft serioze, një udhëheqës i një ndërmarrje serioze ndër ne, në një shtet tjetër, tregonte barsoleta për vlerën e punës së tjerëve si të padijshëm. Në pjesën e dytë të bisedës që e kishte marrë kahun e seriozitetit, pala tjetër insistonte në procedurën sipas disa rregullave ndërkombëtare. Ndër këto ishte edhe promemoria. Udhëheqësi ynë afarist, nuk bëhej i sinqertë e me treguar se s’dinë për çka është fjala. Përkundrazi hidhte nocione tjera të 229

pakuptimta. Kishte bindjen se bënte biznes me banorët e lagjes së vet të cilët e respektojnë si njeri të dijshëm. Që ishte para personaliteteve që prezentonin shtetin, ky drejtor s'mund të kuptonte.

RANGU I BIZNESIT NË HIERARKINË SHOQËRORE E kaluara më e hershme e më e vonë dhe e sotmja, shumë dallohen në vlerësimin e biznesit dhe rangimin e tij në hierarkinë shoqërore. Deri me 1985 nuk ishte aq e përhapur franshiza. Edhe që ishte nocion i instucionalizuar, si kategori e këmbimit të vlerave mbi baza të biznesit të përparuar, njerëzit kishin një version ndaj saj. Prej atëherë u përhap aq shumë sa që filloj edhe glorifikimi përtej sistemeve, organizmave e mekanizmave më të përhapur të biznesit. Mirëpo, shumë shprehi të trashëguara nga e kaluara e komunikimit konvencional, nuk po ndërrojnë aq shpejtë. Në disa vende tradicionallizmi më ngadalë po i lëshon rrugë raporteve jokonvencionale. Ndërsa në tjerat, shpeshtohen zëvendësimet e bindjeve të mëparshme me të rejat. Në vështrimin e raporteve dhe vlerave njerëzore në kapitullin 3, përkatësisht në raportin regjional, kam shkoqitur disa tipare të mjediseve karakteristike ndaj zejes së biznesit dhe statusit të biznesmenit. Këtu do të ndalem në disa veçori të ngjashme, por duke i projektuar në një qëllim tjetër i cili konfirmon sjelljen ndaj komunikimit në biznes sipas shikimit, rangut dhe vlerësimit të cilat janë shprehje e instuticionalizuar por edhe e traditës dhe doktrinave Përparimet e mëdha në fushat e ndryshme të punës dhe jetës, ndikuan në zëvendësimet e vlerave në hierarkinë shoqërore. Aty ku kontinuiteti i zhvillimit, nuk ishte ndërprerë me ndërhyrjet e sistemeve totalitare, në mënyrë evolutive u rirenditën komponentët e 230

përparimit dhe u përcaktuan kriteret e kërkuara sipas kohës dhe vendit. Në shkallën më të lartë të mirëqenies njerëzore, progresi ekonomiko - shoqëror, me shtytje të pandërp-rera, ndihmoj ndeshjen e kulturave të ndryshme, ndër të cilat u ndërtua kultura e re e biznesit, e mbështetur në rregullat universale të veprimit dhe komunikimit nje-rëzor me ndërhyrje të normave të veçanta të mjedisit përkatës. Veçantitë tipike të kolektiviteteve njerëzore dhe imponimi i individualitetit në personifikimin e biznesit mbështetën në traditën dhe kulturën e ambientit përkatës. Mirëpo, edhe tradita e disa vendeve të dominimit të tradicionalizmit të dendur deri në fanatizëm, përmban elemente të cilat kanë ndërhyrë si një sediment doktrinar. Kështu që është vështirë të dallosh traditën e vjetër të inkorporuar me doktrinën më të vjetër ose më të re. Në shekullin XX, me siguri se lëvizjet e reja kanë eksponuar tiparet e vjetra të traditës me më pak ose më shumë doktrinë dhe sjelljet e reja po ashtu si traditë dhe doktrinë e re e biznesit. Gati asnjë popull i cili ka hyrë në procesin e intensifikuar të zhvillimit ekonomik e që më parë kultivonte traditën, në komunikimin e biznesit sot më nuk duket aq tipik. Shembull karakteristik janë shkollat e biznesit të niveleve më të ulëta deri në më të larta në vendet e ndryshme të kontinenteve në të cilat mësimet mbahen sipas programeve identike. Më pak mësohet për kulturën e traditën vendase e më shumë për atë të vendeve, përkatësisht të kolektiviteteve tjera. Në qoftë se vështrojmë pak më thellë të kaluarën e kulturave të popujve të kontinenteve, regjioneve dhe shteteve, bie në sy se ndryshimet janë të mëdha, por ka mbetur shumë çka që është përcjellë gjeneratë pas gjenerate dhe nuk ka evoluar. Andaj, veçoritë tradicionale të njerëzve dhe vendeve ku këta veprojnë, shumë pak u harruan, por u fisnikëruan dhe u vuan në funksion të prosperitetit të mjediseve përkatëse. Një nga mësimet e biznesit, me siguri se duhet të jetë edhe njohja e 231

këtyre veçorive, të paktën si vlerësim në hierarkinë shoqërore. Në vazhdim do të bëj një vështrim të shkurtër të disa tipareve më karakteristike për biznesin, duke u përqëndruar në ata njerëz, përkatësisht ato vende që janë interesante për lidhjet mbi bazat e biznesit. Përshkrimet që vijojnë duhet trajtuar në kontekst të kërkesave elementare në njohjen e biznesit ndërkombëtar. Vështrimi vërtetë është i shkurtër, por në mënyrë indikative udhëzon për disa komponentë, që në shikim të parë duken të njohur, ndërsa megjithëkëtë nuk janë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës Amerikani është plotësisht i ndërsyer ndaj veprimeve të cilat sjellin profit të mirë. Ka sedrën e personalitetit dhe mjeshtërinë e biznesit. Për këtë gjithçka që përputhet me normat shoqërore dhe sjellë leverdi personale, është biznes i vlershëm. Lejohen dhe zbatohen përplot metoda. Zhdërvjelltësia përcillet me temperamentin. E njerëzit janë të ndryshëm, të aftë e të mangët, por kur kanë para, janë të respektuar. "I vetmi art që e tërheqë amerikanin, është paraja." Pasuria e përcakton statusin e tij shoqëror. Nga kjo pasqyrohet standardi i tij jetësor. Shpenzon për komoditetin e vet dhe njëkohësisht është kursimtar. Gati gjithçka, për amerikanin, është pragmatike dhe racionale. Shkollohet aq sa i duhet për raportin praktik. Përpos për fushëveprimet e caktuara që kushtëzojnë liçencën e punës - veprime shkencore, edukative e tjera tejet profesioniste, diploma shkollore nuk paraqet ndonjë satisfaksion të veçantë për rangimin në hierarkinë shoqërore. Vërtetë, të ky nuk ekziston përsiatja për akademizëm. Por, lufton për popullaritet i cili i sjellë imazhin e biznesit e me këtë profitin. Përqendrohet vetëm 232

në "suksesin që shitet". Konkurrencën e ndërlidhë me ofertat në atë mënyrë që edhe "fleton" me secilin biznesmen i cili mund të mbahet në lajthitje deri në vendimin përfundimtar për transaksionin konkret.

Britania e Madhe Anglezi është tjetër. Dallon shumë nga amerikani. Rangu i tij shoqëror përbëhet prej shumë vizionesh. Ndër këto biznesi e ka rangun më të ulët. Më parë pajtohet me ushtrimin e profesionit në institucione të ndryshme sikurse arsimore - edukative, shtetërore, me më pak të ardhura se sa të ndërtoj biznesin e pavarur. Akademizmi e zë vendin më të lartë. Pavarësia, individualiteti etik dhe dinjiteti, për anglezin është përbërje e personalitetit e mbështjellë me konvencionalizem. Ushtrimi i biznesit ndër anglez ngërthen në një kompleks më pak të çiltër se sa ndër amerikanë. Normat tradicionale në Britaninë e Madhe, në disa pjesë më shumë, në disa më pak, gjithsesi dominojnë. Respekti dhe nderimi, janë veçori të dalluara të anglezit, në të cilat përqendrohet edhe për çështje të imta, çfarë nuk janë të përhapura në atë nivel ndër asnjë popullacion. Për këtë, anglezëve shpeshherë iu mëveshët konserva-torizmi i pamerituar. Është kjo çështje e edukimit në familje dhe në shoqëri. Sidoqoftë, anglezi nuk është lehtë i lexueshëm. Në biznes mjaft ka përvetësuar tipare të kulturave të përziera e më së shumti amerikane. E megjithatë më së paku e bën vlerësimin e njeriut sipas mënyrës amerikane: "njeriu vlen aq sa ka para".

Gjermania

233

Gjermani, në jetën private dhe shoqërore, si në komunikim ashtu edhe në qëndrim, mjaft dallon nga popujt tjerë të Evropës. Kryelartësia, disiplina dhe pedanteria, përbëjnë kompleksin më karakteristik të karakterit të personalitetit të tij. Gjithashtu, zelli për punë dhe përkushtimi permanent ndaj veprimit që ushtron, për nga efikasiteti dhe cilësia e tërësishme, gjermanin e ngritin mbi popujt tjerë të Evropës. Qëndrimi i qartë për shumë çka, andaj edhe në biznes, ndihmon që gjerma-nin ta kuptosh më lehtë. Veprimi i logjikshëm e bën më të afërt dhe të zhveshur nga iluzionet. Vepron shpejtë, në mënyrë të prerë, por analitike dhe me përpikëri Për dallim nga popujt tjerë të Evropës, biznesi për gjermanin më tepër është satisfaksion se sa "paraja si art që e tërheqë". Puna si pasion, efikasiteti dhe ndër-gjegjja e lartë, përbëjnë një kompleks tejet të veçuar dhe si antipod me jetën mode-ste dhe kënaqësitë e vog-la të shumicës së gjermanëve. Si duket, përveç japonezëve, gjermanët janë të njohur për kodeksin e shkruar dhe të pashkruar të veprimit, mënyrën e komunikimit dhe sjelljen në biznes, përkatësisht në relacionet e biznesit. Disiplina dhe respekti i ndërsjellë janë norma të pacenueshme. Po ashtu, krahas Japonisë, Gjermania ka ndërlidhur teknologjinë e teknien me zhvillimin, kulturën dhe etiken e biznesit. Përqëndrimi në punët konkrete të secilit, të përcjellë me konkurrencë të ashpër, ka ndihmuar specializimin e fushëveprimeve, me çka është arritur ngritja e lartë e produktivitetit. Përndryshe, këtu, biznesi e ka të njëjtin trajtim dhe rang, sikurse çdo fushëveprim tjetër që sjellë prokopi; pos që normat e virtytit janë traditë e pashmangshme e konvencionalizmit gjerman. Në raport me nderin dhe trajtimin nderues të modestisë, krahas posedimit të kapitalit vëllimor, gjermanët kanë një ngjashmëri me japonezët. Në pyetjën që (me l987) iu drejtova disa çiftëve gjerman të cilët nuk dëshironin të kishin fëmijë, se çfarë do të jetë fati i pasurisë së tyre mjaft të gjerë, përkatësisht firmave që 234

posedonin? Përgjigja ishte: do të vazhdojnë punën punonjësit, ndërsa pronësia do të jetë e shtetit ose e kishës. Disa shtuan edhe komentin, a s'është kënaqësi ta lësh pas vetes kapitalin shtetit, apo kishës!

Japonia Japonezi në relacionet e ushtrimit të çdo veprimtarie frytdhënëse, andaj edhe të biznesit, është shembull "atipik" i pasionit dhe vlerësimit të punës në mënyrë fanatike. Veprimi analitik dhe vendimi i prerë, ngritë imazhin dhe rangun e biznesit në hierarkinë shoqërore. Në realitet, i tërë kompleksi i dinjitetit, etikes, kulturës përfillëse dhe mospërfillëse, është një ekzemplar i veça-ntë i personalitetit të japonezit. Puna është satisfaksion i ngritur në nivelin më të lartë të civilizimit japonez. Ndonëse mirëqenia kolektive është në nivel të lartë, komoditeti individual, nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë në hierarkinë e lidhur me pasurinë. Shumë të pasur, jetojnë në mënyrë modeste, ngase për këta, një lloj "asketizmi" që ndërlidhet me virtytin dhe kënaqësinë e "pastërtisë shpirtërore," është diçka mbi normën e hu-manizmit. Plot shembuj e ilustrojnë këtë dukuri japoneze, përndryshe të pazakonshme për mjediset tjera. Honda ndien kënaqësi që ka arritur kulminacionin e prodhimit sipas teknologjisë më të përparuar dhe depërtimin në tregjet botërore. Pasurinë - fabrikat, shprehet ai, do ta trashëgojnë inxhinierët dhe punëtorët që gjendën në këto, duke mos pasur të drejtë ta tjetërsojnë. Gruas, këta do t'ia sigurojnë një pension, djali ka krijuar kapitalin dhe veprimtarinë e vet, në mënyrë të pavarur (parafra-zim nga J.S.Shraiber). Shembull i ngjashëm është edhe me Dokon – themelues i industrisë së parë japoneze për prodhimin e orëve, pastaj i industrisë së anijendërtimtarisë. Siç kam 235

përshkruar më lartë, tipare të ngjashme janë duke u përhapur edhe në Gjermani. Rangu i biznesit, praktikisht vlerësohet dhe përcaktohet sipas efikasitetit. Pavarësia individuale e krijimtarisë materiale, është pjesë përbërëse e etikes personale dhe kolektive të japonezëve. Tradita e mendimit dhe kultura e komunikimit me respekt të ndërsjellë, shprehin besimin e ofruar dhe të kërkuar. Në të kundërtën, ndjeshmëria e madhe në sjelljet dëshpëruese të palës në relacionet e biznesit, nganjëherë shkakton vështirësi e edhe me pasoja fatale. Ndeshja me kulturat e ndryshme, veçmas në biznes, ka krijuar edhe raporte të reja. Shumë japonez, sot sjellen sikurse gjermanët, anglezët, amerikanët etj. duke iu adaptuar këtyre. Kanë themeluar edhe kurset e veçanta për njohjen e kulturave të ndryshme dhe kështu për transaksionet me vendet e caktuara, angazhohen personat e specializuar për vendin përkatës.

Kina, Hong-Kongu, Tajvani Kinezi, edhe pse për një kohë të gjatë ishte nën presionin e shterjes së traditës me "sistemin e shpërlarës së trurit", e ka ruajtur suazën e shtresuar të mentalitetit dhe kulturës së trashëguar nga kohët e mëparshme. Urtia e tij është e mbështjellë me "përgjimin", ndonëse shprehë edhe ngrohtësi të sinqertë. Biznesi, i cili për një peri-udhë të gjatë ishte "ngrirë" si veprim dhe nocion e më herët edhe i pazhvilluar, viteve të fundit po merr hovin e një përparimi të shprehur. Rangu i tij është në përparësi me vlerat tradicionale. Kjo është e arsyetuar me varfërinë e madhe dhe ballafaqimin e kësaj me kërkesa për veprimtari dhe pasuri. Mirëpo, 236

komunikimi konvencional, akoma përcjellë raportet e punës, andaj edhe transaksionet mbi baza të biznesit. Nuk e ka të njëjtin rang biznesi në Hong-Kong, Tajvan dhe Kinë, ani pse të tri këto vende janë të popullzuara kryesisht me kinez. Vulën e raporteve të tilla ia kanë dhënë sistemet shoqërore dhe ekonomike që dominuan prej gjysmës së shekullit XX. Në HongKong, pothuajse është harruar tradita e lashtë e komunikimit. Gjithçka është në funksion të biznesit. Mbi këtë mbështetën "morali" dhe rangu shoqëror. Në Tajvan raportet janë paksa më të fisnikëruara, por biznesi njësoj e ka rangun më të lartë si kërkesë dhe si ideal jetësor.

Vendet Arabe Arabi është një ekzemplar i veçantë i kulturës islamike, në të cilën ndër zejet që ushtrohen, biznesi përherë zë vendin kryesor. Një kohë, veprimet janë zbatuar sipas kodekseve të mbështetura në disa norma kryesisht tradicionale. Pas zbulimeve të rezervave të mëdha të naftës, në disa nga këto vende, janë ndërtuar kritere të reja të komunikimit dhe të transaksionit. Po ashtu, është bërë një gërshetim i thukët i kulturave regjionale dhe kombëtare. Por, renditja e biznesit në hierarkinë shoqërore, ka mbetur njësoj në vendin e parë. Veç kësaj, arabët edhe pse nuk kanë qenë në qendrën e zbulimeve teknike e teknologjike, me kohë të tëra janë dalluar si tregtar të rryer dhe biznesmen shtegtar. Atë veti e kanë përcjellë gjeneratë pas gjenerate. Mirëpo, shumë pak i kanë inovuar metodat e veprimit. Zhdërvjelltësia e arabit nuk ndërlidhet edhe me efikasitetin e biznesit. Edhe pse është mendjemprehtë, metoda e ngadalësuar e veprimit, e pengon që të arrij më shumë rendiment. Në hierarkinë e motivacionit, ose 237

kërkesave, mirëqenia, përkatësisht kënaqësitë e arabit kanë përparësi në raport me shpejtësinë e veprimtarisë. Mirëpo, gjërat nuk e kanë vijën unike me të cilën mund të bëhet identifikimi i arabit në ecuritë e biznesit. Ndikimi i shkollave dhe kulturave gjithfarësh, në mentalitetin e arabit nga fushëveprimi i biznesit, ka skalitur tipare krejt të reja. Mjeshtëria herreje për biznesin në njërin drejtim dhe kultura e perëndimit, në drejtimin tjetër, kanë krijuar një kompleks të veçantë të personalitetit të arabit si mjeshtër të biznesit. Tradicionalizmi islamik i inkorporuar në këtë, veç sa e ka begatuar dhe fisnikëruar kulturën e biznesit. Si ilustrim për këtë prezentim, më së miri mund të shërbej shembulli i palestinezëve. Nën okupimin shumëvjeçar hebreit, duke u dyndur dhe shkolluar në mjediset e ndryshme, ky kolektivitet ka krijuar një suazë të diturisë, kulturës, dhe gjeturisë së dendur në përgjithësi, andaj edhe për biznesin e mirëfilltë, të cilin po ashtu e mbanë në rangun e parë të vlerave të përgjithshme shoqërore. Përndryshe, sipas disa të dhënave nga autor palestinez, ky popull sot ka nivelin më të lartë të arsimimit, përkatësisht të shkollimit dhe aftësimit profesionist në botë - në përpjesëtim me numrin e popullsisë.

REZONI

1. Biznesi është veprim praktik i cili nuk mbështetë gjithaq teoritë, por ndërmarrësi i mirëfilltë, për të krijuar stilin e vet të veprimit efikas, duhet të njoh edhe ndonjërën prej këtyre. 238

2. Duke menduar se kanë dituri të mjaftueshme, shumë biznesmen kanë rënë në grackën e aftësisë së paaftësisë së vet. 3. Pa mendim s'ka vizion. Pa vizion s'ka strategji. Pa strategji s'ka plan. Pa plan s'ka veprim të mirëfilltë. Atëherë, renditni të gjitha këto dhe filloni biznesin tuaj. 4. Provoni skemat për aq sa iu duket se mund të rendisni veten në këto! Nëse vëreni se iu pengojnë, formojeni tuajën. 5. Kur filloni ndërtimin e stilit tuaj të biznesit, paralelisht provoni të kuptoni edhe stilin e mentalitetin e mjedisit. 6. Varet se çfarë biznesi do të bëni. Aspiratat tuaja të mëdha, mund t'iu bëhen kundërthënie. Mos humbni shumë kohë, filloni me pak! 7. Popujt e ndryshëm kanë tiparet e ndryshme të veprimit në biznes. Mirëpo, për të gjithë ekziston vija e përbashkët e cila përbëhet prej qëllimit të profitit sa më të lartë dhe sa më afatgjatë. 8. Nuk mund të pritni për të njohur boten të zhvilloni biznes ndërkombëtar. Duhet të njihni mjedisin apo regjionin, ligjet dhe rregullat e vendit ku dëshironi ta zbatoni biznesin. 9. Një menaxher i zhdërvjellët vlen shumë. Dy vlejnë shumëfish më shumë nëse zgjerojnë dhe udhëhe-qin veprimtarinë veç e veç. Përndryshe pengojnë njëri-tjetrin. 10. Nuk ka biznes dinjitoz pa etikë. E edhe nëse ndonjëherë duhet të bëheni "zhongler", mund të mohoni krenarinë, por ruajeni etikën. 11. Mos harroni se shumica e biznesmenëve të mëdhenjë kanë filluar qysh më herët nga biznesi i vogël. 12. Vlerën e biznesit duhet ta çmoj bartësi i tij, e më këtë edhe pozitën e vet dhe të perceptoj se kur është mjaft dhe të kuptoj se ku mund të bëhet pen239

gesë. Fatkeqësisht këtë rrallëkush e "zbulon" në veten. 13. Plot sindrome të biznesit, përkatësisht të ndërmarrësve udhëzojnë për pavlerat nga të cilat "nuk vdiset", por si duket bartësit e tyre vdesin me këto. 14. Sindromat janë edhe vese, edhe mentalitet, por më shumë i përkasin paditurisë dhe paaftësisë për ta njohur masën dhe peshimin e vetes me masën. 15. Biznesi efikas është ai i cili lëvizë, sikurse uji që rrjedhë; nuk ndalet me një vend dhe kështu nuk pri-shet - ndotët. 16. Në botë sot ka shumë libra për biznes. Duhet të mësoni se çka të lexoni dhe çka të harroni. 17. Nëse orvatesh të zgjedhësh stilin e sjelljes në biznes, ndërmjet popujve të ndryshëm të botës, atëherë ja sugjerimi im: ai amerikan është më praktik. 18. Njerëzit dogmatik nuk janë të përshtatshëm për udhëheqës të biznesit konkret. Edhe "elefanti i madh" e ka kohen kur duhet të ruaj kujtimin në madhështinë e tij, duke u bërë i vetëdijshëm për ndërrimin e gjeneratave. Në të kundërtën shikoni shembullin e "sindromës së bebes së elefantit". 19. Kërpudhat e biznesit, zakonisht janë ndërmarrjet e biznesit të krizës. 20. Në biznes mund të veprosh nganjëherë me shpejtësi të rritur e nganjëherë më ngadalë, por asnjëherë s'bënë të ndalesh. 21. Nëse dëshiron të kopjosh stilin gjerman në biznes, atëherë duhet të marrësh tiparet dhe të sillesh si gjerman. Këtu dualizmi ndërmjet vetive të ndryshme të dëmton. 22. Vështirë është që për herë të parë pas moshës pesëdhjetëvjeçare të bësh diçka të madhe në jetë. Ashtu është edhe në biznes. 23. Nëse e ke hapin e madh, në biznes nuk ka nevojë të nxitosh përherë. 240

24. Biznesit i duhet reklama, por vetëm aq sa mund ta përballoj përmbajtja. 25. Pushimi më i mirë vjen pas lodhjes frytdhënëse. 26. "Kryefisniku" si ndërmarrës e fisnikëron biznesin. 27. Nëse në biznes rrezikon shumë herë, do ta humbësh guximin. 28. Nga mirëvenia e biznesit, varet qëndrueshmëria e tij. 29. Për biznes të mirëfilltë, nuk nevojiten përherë shumë para, por më shumë mend e mund. 30. Nëse djersitësh shumë, nuk do të thotë se ke bërë punë të madhe. Edhe kur punon e nuk djersitësh, prap nuk do të thotë se ke bërë punë të madhe. Filozofia e jetës na mëson se si të veprojmë dhe sa të djersitemi. 31. Njerëzit, biznesin e shohin në shumë dimensione, duke mos kuptuar se ekziston vetëm një prej këtyre - profiti. 32. Disa njerëz në biznes lavdërohen për stil për punë të mëdha, a guximin e kanë vetëm për punë të vogla. 33. Qëllimi i biznesit është tregu. Pra tregu është biznesi. 34. Përherë ruajuni nga sindromat e ndërmarrësit - në biznes. Përndryshe të gjitha janë të rrezikshme për efikasitetin e punës. Ndër më të vështirat do t'i dalloja: Venë e Kollumbos, Palaçon, Sindromën Ndërmarrëse, Egon e Madhe, Diplomën dhe Personalitetin e zbrazët.. 35. Në çastin kur te ju vërehet ndonjëra nga sindromat e përshkruara dhe të papërshkruara - përndryshe ekzistojnë përplot - do të filloj "erozioni" i imazhit tuaj. 36. Mos shkoni shumë larg duke identifikuar sindromat te tjerët, ngase do të ngarkoheni me një sindromë të re: "Identifikimi i Sindromave". 241

37. Gjahtarët e sindromave, harrojnë se kanë rënë në sindromë. 38. E bukura e biznesit, është arti i prokopisë, përkatësisht njerëzve iu duket se në biznes nuk ka asgjë të bukur, ndonëse nga prokopia që arrihet, krijohet edhe e bukura. 39. Në biznes fillo nga pak, por mos u kënaq përherë me pak. 40. Biznesi i krizës është sikurse politika e cila i përngjanë mullinjve të erës. Kur ndalet era falimentojnë mullisit. 41. Me folklor mund të shprehni se nga e keni prejardhjen. Me biznes dinjitoz tregoni se kah e keni ardhmërinë. 42. Balerina flet me trupin e vet. Aktori flet me gjestikulacionin e vet. Biznesmeni flet me profitin e vet. 43. Blerësit janë një konglomerat i tipareve, sjelljeve dhe psikologjive specifike. Sikurse biznesmeni s'do t'ishte edhe psikolog, si do të mund të përfitonte nga psikologjia e blerësve. Përndryshe shumë prej këtyre do të mbeteshin pa punë.

KREU 6 MENDIMI "Tri rrugë shpien deri te urtia: më fisnikja është të menduarit; më e lehta 242

është edukata; ndërkaq përvoja është rruga më e pakëndshme." Konfuçie

HYRJE Mendimi është epiqendra e çdo veprimtarie. Andaj, njësoj është edhe esencialja e biznesit. Për nga aktualiteti, mendimi është bërthama e shkencës së biznesit. Mund të keni të gjithë aparaturën dhe veglat e punës për biznes. Por, nëse keni mangësi në të menduarit, këto do t'iu mbetën të pashfrytëzuara ose më pak të shfrytëzuara. Se biznesi është profesionizëm, shkencë, art, psikologji e sociologji, u kuptua nga përshkrimet e mëparshme. Gjithashtu, u sqarua se ndërmarrësi, përkatësisht biznesmeni është "zhongler" me të gjitha këto resurse e epitete. Ndërkaq do të shtoj edhe një. Biznesi përkon edhe me filozofi, andaj ndërmarrësit i cili e ushtron këtë aktivitet i shtohet edhe ky resurs e epitet. Shpjegimi është i thjeshtë. Në çdo veprimtari, ashtu edhe në biz-nes, duhet menduar. Nga të menduarit varët vizioni e nga vizioni strategjia. Për të qenë strateg, duhet të bëhesh pak a shumë filozof, përkatësisht të përcaktosh filozofinë personale të mendimit. Mendimi ka lindur me njeriun. Është begatuar duke u liruar nga instinktet dhe ngritur njeriu e arsyeja e tij. Ata me dhuntinë më të shprehur të mendimit, kanë imponuar autoritetin mbi tjerët. Në këtë drejtim, është krijuar hierarkia shoqërore e përparimit të njerëzimit. Filozofitë fundamentale: Konfuçiane, Budiste, Kristiane dhe Muhamedane, mendimin e kanë ngritur mbi hierarkinë e vlerave më të larta të virtyteve. Mendimtarët tjerë të njohur edhe më herët se këto filozofi i kanë vuar themelet e qenësisë së mendimit. Në këtë drejtim, Aristoteli ka përcaktuar parimet e të menduarit, duke i 243

renditur: "induksionin dhe deduksionin, përkufizimin, teorinë e silogjizmave, argumentimin, gabimet logjike etj." Ndërsa, qëllimi kryesor i filozofisë së Senekes, është të përgjigjet në pyetjen "si mund të arrijë njeriu lumturinë?" Zh. Zh. Ruso, ndër të tjera ka lënë një aforizëm interesant, duke u shprehur: "Nganjëherë edhe i marri mund të mendoj, mirëpo kjo është përherë pasi që të bën marrinë." Ndërkaq Leonardo da Vinçi kishte shprehjen: "Kush mendon pak, gabon shumë." Gete, për mendimin ka thënë: "Gjithçka e mençur veç është menduar; duhet vetëm të orvatemi të mendojmë edhe njëherë." Disfreneu, niset nga ndjenja duke thënë: "Mendimet gjenden në zemër, a kërkohen në mençuri." Vërejtja e Fajolit me siguri se është ndër më të qëlluarat, kur thotë: "Për të gjitha përparimet njerëzimi duhet me qenë mirënjohës atyre të cilët nuk kanë menduar si tjerët." Shkollat, gjegjësisht teoritë e mendimit janë të shumta. Mësojnë për çështjet qenësore të ekzistencës dhe përparimit, ndonëse ndër këto gjenden edhe me porosi të errëta. Mendimi është kompleks dhe parcial. Nga momenti dhe veprimtaria që ushtroni, varet se kur duhet të mendoni në mënyrë komplekse dhe kur në atë parciale. Sigurisht se për vizionin e strategjinë duhet të mendoni në mënyrë komplekse. Për një transaksion të kufizuar në raportin "blej e shit", s'do të humbni kohë për mendimin kompleks. Shfrytëzimi i mendimit ka për qëllim përmirësimin e veprimeve punonjëse dhe jetës së njeriut. Por, këtë pak kush e shfrytëzon në tërësinë e potencialit të mundshëm, pra jo ekzistues - në kuptimin e potencialit biologjik - çka është e pamundshme. Në shumë raste të pjekjeve me menaxher, dëgjova këta duke u ankuar në bashkëpunëtor ose partner biznesmenë duke thënë: "sa pak njerëz janë që mendojnë"; e këta aspak nuk më dukeshin që ishin aq "mendimtar" 244

të dalluar. Sido që të jetë, mendimi varët nga mësimi dhe kultura. Qëllimi i trajtimit të mendimit dhe procesit të të menduarit, në këtë studim, është ngritja e diturive për veprime të suksesshme. Ndër këto, së pari, parashtrohet kërkesa se si të njohësh veten e pastaj si të ndërtosh strategjinë dhe taktikën, në rend të parë në punët e biznesit. Veç kësaj, udhëzimet për të menduarit, pasqyrohen nga këndvështrimet e ndryshme, duke mënjanuar uniformimin i cili ka të metat e veta. Mendimi sjellë deri te origjinalja. Një person do të mendoj konform situatave me të cilat ballafaqohet. Kjo duhet të shprehet si urtia e tij e cila do të gjeneroj mendjemprehtësinë dhe aftësinë profesioniste për veprime të thjeshta dhe të ndërlikuara. Shpeshherë shtrohen kërkesat për krahasime dhe përcaktimin e rangut të vlerave më shumë ose më pak shkencore. Krahasimi i rezultateve të kërkimeve shkencore mund të bëhet në drejtimet: teorik, analitik dhe pragmatik. Shkenca e mendimit në biznes, dallimin elementar e nxjerrë nga efekti praktik, pavarësisht se a është mbështetja në teori, analitikë apo pragmatizëm, ose mendim të logjikshëm apo të palogjikshëm. Në vijim, do të prezentoj vështrimin e mendimit në përmbajtjen fundamentale dhe pragmatike, ashtu siç e shoh natyrën e kërkesave të biznesit. Pastaj, do të trajtoj teoritë, përkatësisht shkollat, konceptet, mënyrat dhe arsyeshmërinë e mendimit. Të gjitha këto, në relacionet e funksioneve të biznesit janë të arsyeshme, ndonëse nganjëherë edhe të palogjikshme. Për këtë mund të krijohet ndonjë rezervë ose të drejtohet edhe ndonjë vërejtje. Por, duhet ditur se rendimenti i biznesit është vlerë normale e cila arrihet mbi baza të mendimit të rëndomtë dhe të parëndomtë. Kur njeriu ka krijuar "aparaturën" e vet teorike dhe pragmatike të mendimit, le të shërbehet edhe me përvojat tjera dhe të gjej stilin e vet përderisa është frytdhënës.

245

MENDIMI KONVENCIONAL Ani pse biznesin e kam ndërlidhur me filozofinë e këtë në funksion të strategjisë, në këto dy, mendimi nuk shkon përherë në paralelizëm. Prandaj, duhet të dallojmë se kur trajtojmë mendimin konvencional në kuptimin e veprimeve në biznes, nuk është fjala për të bukurën, madhështoren, fuqinë e drejtpërdrejtë të pasioneve dhe emocioneve, ndjenjën, estetikën, etiken etj. si parime të ligjshmërive universale e të vullnetit në kuptimin shpirtëror, por thjeshtë për raportin e rendime-ntit të materializuar. Për biznesin e mirëfilltë, emërues i përbashkët i mendimit, shprehjes, sjelljes dhe shpirtit, është prokopia ose edhe më qartë të thëm, profiti. Konvencionalja në biznes, përkon me traditën. Rregullat e mendimit dhe veprimit dominant, janë përcaktuar ashtu sikurse ka qenë rendi i vlerave. Paralelisht janë zhvilluar fundamentalja dhe pragmatikja, ose njëra e ka përcjellë tjetrën. Ashtu është edhe sot, në shumicën e veprimeve. Sidoqoftë mendimi konvencional, deri vonë e ka konservuar bindjen e cila ka buruar nga shkollat klasike. Matej, konvencionalizmi është freskuar me ndërhyrjet e reja të cilat janë shpallur si moderne. Duke përparuar shkencat e ndryshme, sidomos ato nga psikologjia, madje teknika dhe teknologjia, mendimi është zgjeruar, duke u liruar nga suaza e mëparshme. Organizimi i punonjësve sipas bindjeve konvencionale, përkatësisht njohurive ekzistuese, është treguar shumë i ngushtë. Menaxhmenti ka filluar të kërkoj zgjidhje të reja. Këtë e ka imponuar përparimi i tërësishëm. Udhëheqësi, nuk ka mundur më të mendoj vetëm. Për këtë ka filluar të angazhoj këshilltarë për çështje të caktuara. Janë kërkuar cilësi të reja, andaj edhe njerëzit me mendime të reja. Kështu me një 246

shpejtësi relativisht të madhe, ka lindur konvencionalizmi i ri. Lirimi nga tabutë, të cilat në pjesën më të madhe i kishte imponuar religjioni, por edhe më shumë morali i dyfishtë, bëri shtytje për frymëzime inovuese, më frytdhenëse. Ishte ky revolucioni i mendimit të liruar. Zbulimet kozmike si përparim më i madh i njerëzimit, shkaktuan thyerje ndërmjet konvencionales së vjetër dhe të re. Krahas këtyre, mendimi në biznes fisnikëroj raportet e ecuritë, normat dhe bindjet. Do të thosha se mendimi konvencional, në fund të shekullit XX dita ditës po e humbë përmbajtjen klasike, duke ndërvuar "lakonizëm" racional. Ajo çka paraqet mendimin e drejtë në filozofi, nuk është edhe për biznesin. "Shtigjet gjarpërore" të mendimit, biznesin po e bëjnë më efikas dhe ndërmarrësit si "mendimtarë" po i bëjnë më të suksesshëm. Kufiri ndërmjet konvencionales dhe jokonvencionales si mendim dhe veprim, nuk duket më se shprehet prerazi. Simetria dhe asimetria e mendimit, janë inko-rporuar në një trung i cili në biznesin më të gjerë, nuk funksionon më në një person, por në një ekip përka-tësisht në menaxhmentin. Kësisoj, mendimi ka evoluo-uar me ndryshimet në mënyrën dhe sistemin e udhëhe-qjes. Raporte të tilla po inkorporohen edhe në përcakti-met globale për fatin e mëtejmë të njerëzimit. Rendi i ri botëror këtë sot më së miri e pasqyron, ngase mu në këtë po zbatohen metodat më pak të njohura të mendimit dhe veprimit; pra sipas konvencionalizmit të ri, mbi baza të revolucionit të mendimit të liruar. Gërshetimi ndërmjet udhëheqjes së stilit autokratik dhe participativ, ka nxjerrë në shesh një sërë mënyrash të mendimit të njerëzve të "mëdhenj" dhe të "vegjël". Ani pse këto nuk e kanë ndërruar emërtimin, pra sublimojnë konvencionalen, nga e mëparshmja, nga këto në përmbajtje, ka mbetur shumë pak. Sipas kriterit teorik dhe pragmatik, derisa një mendim nuk bëhet i rëndomtë, shprehë risinë. Pastaj, gra247

dualisht kalon në "konvencional". Në biznes, mu kjo është kërkesa e cila lidhet me kohën e lansimit dhe aplikimit. Ndërkaq shumë çështje mbesin të përhershme, përkatësisht të qëndrueshme. Qëndrimi bihejvioristik, në fillim të aplikimit jo vetëm se ishte i parëndomtë, por dukej edhe i paqëndrueshëm. Mirëpo, hasi në përkrahës edhe ndër shkencëtar edhe ndër laik, mbasi që u ndërruan raportet e vlerave njerëzore duke falënderuar përparimet e mëdha; ndonëse edhe sot gjenden ata që e kontestojnë si tërësi ose në disa segmente të tij - Çomski etj.

MENDIMI JOKONVENCIONAL Kur u shfaqen mendimet të cilat në qenësi më nuk ishin ato klasike, pra të shkollave konvencionale, me depërtimin e tyre u shpallen "revolucionare". Mirëpo, në fakt asgjë s'ishte zbuluar. E njohura e parëndomtë, duke u definuar nga autor meritor u ngrit në nivel të shkollave efikase të biznesit dhe më gjerë të mendimit për veprime edhe serioze edhe delikate. Për këtë, merita iu takoj atyre të cilët me patosin e vet shkencor, patën guximin të ballafaqohen me një realitet të ri i cili në fillim me vështirësi e matej me lehtë u përhap si mendim bazë ose plotësues për shumë veprime racionale. Vëzhgimet laike kanë bërë presion të madh në hulumtimet shkencore. Pavarësia e njerëzve në mendimin e vet, lirimi nga patriarkalizmi dhe zhvillimet në psikologjinë aplikative, kanë ndihmuar proceset e përparimit të metodave të mendimit dhe veprimit në biznes. Këtu, më së shumti ka ardhur në shprehje kombinimi i suksesshëm i mendimit konvencional dhe jokonvencional. Ky i dyti i mbështjellur me pragmatizëm, ka qitur në shesh një sërë mundësish. Ka ndihmuar sendërtimin e metodave të reja, duke ndërvënë 248

kriteret më të gjera të vlerësimit ndërmjet ngathtësisë dhe zhdërvjelltësisë. Psikologjia bashkëkohore, ka bërë shtytje zhvillimeve në mënyrën e mendimit, organizimit, udhëheqjes dhe identifikimit të shumë kaheve të përparimit të biznesit. Ajsenku konstaton: "Mendoj se psikologjia bashkëkohore akoma është e ndarë në qasjen shkencore bihejvioristike dhe në drejtime të ndryshme kognitive, dinamike dhe antishkencore." Fidleri, mendon: "Psikologjia sociale dhe organizative, të cilat më së miri i njoh, gjithnjë e më tepër merren me metoda tejet të panatyrëshme e analizën elegante dhe këto në masë më të madhe se sa që unë do të dëshiroja dhe shpesh në llogari të përmbajtjes." Kontributin më të madh mendimit dhe veprimit jokonvencional në ekonomi, edukacion dhe më gjerë, e sidomos në biznes, i kanë dhënë Herbert S. Sajmoni imon (Simon), profesor në Universitetin Kornixh Melon, seksioni për psikologji në Picburg (SHBA), dhe Eduard de Bono (Edward), profesor në universitetet Oksford, Londër, Kembrixh, Stirling; përndryshe fiziolog, mjek, psikolog. Sajmoni, kontributin e psikologjisë në gjerësinë më të madhe te efikasitetit njerëzor e përshkruan kësisoj: "Në sektorin e produktivitetit, ndoshta gjendet potenciali më i madh i psikologjisë për përmirësimin e procesit të vendosjes në veprimtarinë e organizatave shtetërore dhe edukative dhe ndihmesës të kuptojmë dhe përmirësojmë arsimin dhe teknikat e mësimit në shkolla dhe universitete." Sipas këtij: "Në njëzetepesëvjetshin e fundit (deri me1983), psikologjia ka përjetuar ndryshime radikale." Përndryshe kërkimet e tij më të njohura janë nga lëmi i psikologjisë kognitive. Shem-bulli (paradigma) e Sajmonit është "psikologjia e procesimit informatik" dhe se këtë e ka ngritur në nivel të "shkencës kognitive" duke e ndërlidhur me zhvillimin paralel të shkencës së llogaritësve - kompjuterëve 249

(memoria artificiale), linguistikë dhe epistemologji (njohja e diturive dhe shkencës). Me 1978, Sajmoni u nderua me Shpërblimin Nobel, për kontributin e veçantë në shkencat për veprimet ekono-mike. Për de Bonon, kam shkruar në librin e mëparshëm të biznesit. Tash do të bëj një shtruarje të shkurtër për relacionin e tij në zhvillimin e mendimit jokonvencional në tërësi e veçmas në biznes. Si themelues i shkollës së mendimit (në Njujork) dhe i fondit për kërkimet kognitive (edhe drejtor në Kembrixh), pastaj drejtor i Qendres për studimin e mendimit, de Bono vuri themelet e kaheve të reja të zhvillimeve nga lëmi i mendimit jokonvencional. Është personaliteti më kompleks i cili me një guxim tejet të madh, nxori mendimin nga skematizimet e mëparshme. Imponoj vullnettin e ri duke ndërlidhur të pazakonshmen si mënyrë të mendimit për veprimet e zakonshme. Efikasitetin e të menduarit e verifikoj me konceptin e mendimit lateral. Ky ishte kontributi më i madh i zhvillimit dhe qasjeve të reja në procesin e shkollimit, strategjisë shtetërore, vizionit dhe rezonit në drejtimin e biznesit. Mbi baza të konceptit të de Bonos, në shumë vende të botës u aplikua mësimi për mendimin, prej shkollës fillore deri në universitet. Kolegjet, fondacionet dhe fakultetet e specializuara të biznesit, në një pjesë sot aplikojnë mësimin sipas metodës së qasjes laterale ndaj mendimit dhe veprimit.

Mendimi Lateral Shpjegimet determinuese të mendimit lateral i kam bërë në librin e mëparshëm të biznesit. Atëherë, me qëllim nuk jam lëshuar në shqyrtime më të gjera. Përqëndrimi im ishte në prezentimin e bazës, të cilës ia dedikova edhe pasqyrimin elementar, por në pjesën më të madhe popullarizues. 250

Lateralizmi, si mendim dhe veprim, dallon shumë nga shkollat e mëparshme të menaxhmentit. Tashmë është bërë teori - shkollë e menaxhmentit. Megjithëkëtë, mbështetë njohuritë dhe porositë e klasicizmit në veprimet në menaxhment, ose më afër në biznes. Nga teoria e mendimit si tërësi, burojnë edhe mendimet e veçanta. Kësisoj është edhe me lateralizmin, të cilin do ta përshkruaja si mendim dhe lexim ndërmjet rreshtave. Për aplikimin e mendimit lateral, nuk nevojitet gjithaq njohje e veçantë e shkencave, koncepteve ose modeleve të mendimit dhe veprimit. Me shumë shembuj krahasues, mund të arrini spontanisht në mendimin i cili nuk është në mënyrë të rëndomtë i projektuar në problemin, por përbri këtij, mirëpo zgjidhja mund të jetë tejet e suksesshme. Thjeshtë, duke u përqendruar në të menduarit në mënyrë laterale, do të evitoni "seriozitetin e filozofimit" dhe do të ngritni efi-kasitetin e mendimit. Gjithçka e parëndomtë por e suksesshme, duket se duhet të jetë e renditur në kategorinë laterale të mendimit dhe veprimit. Nisma e tillë është mjaft e hershme. Paraqitjet e para janë çmuar si qasje devijante. Dalja nga klisheja e mendimeve dhe veprimeve, askund nuk ishte më e përshtatshme se sa në art. Ku më shumë do të gjendej origjinaliteti dhe individualiteti i mendimit dhe stili i veprimit? Kështu ndërmjet shekujve XV dhe XVI paraqiten stilet në artet figurative nga Hieronimus Boshi (Bosch), Piter Brojgeli (Pieter Bruegel) - me fantazmagorinë; dhe në letërsi nga Erazmo Roterdami, me veprën "Lavdërim marrisë" - satirë filozofike. Përderisa shkollat e artit asnjëherë nuk i ndërruan bindjet dhe edukacionin mbi baza të reales, qasjet individuale, përherë ndërhynin me zgjidhje të liruara nga skolastika. Në pjesën e parë, përkatësisht në fillimin e shekullit XX dhe më tej, rreth viteve të gjashtëdhjeta, përplot rryma ndërhynë duke vënë fillet e mendimit dhe veprimit lateral. Kështu ishte me drejtimet: "dadaizmi", "pop - arti", "action paiting" etj. Autorët e këtyre drej251

timeve, ndër të cilët edhe Dishami (Marcel Duchamp) me ithtarët e vet, qëllimin e përcaktuar e kanë definuar "si 'automatizëm të pastër psikik' ...i cili duhet të shprehë... procesin e vërtetë të mendimit..." Ndryshimi i metodës dhe këmbimi i ri i psikologjive të organizimit, marketingut, koordinimit dhe udhëheqjes, në të cilat janë ruajtur pak a shumë metodat e më hershme, kanë ndikuar në ndërrimin e vendeve të komponentëve dhe pjesëve nga përmbajtja e tyre, por edhe të përmbajtjeve të tëra. Mendimi lateral mund të inkorporohet në dy mënyra. Një njërën elementare, që do të thotë parësore dhe tjetrën plotësuese ose përcjellëse. Në të parën, mendimi i tillë ndihmon formësimin serioz të tërësisë ose segmenteve të ndërtimit dhe zgjerimit të biznesit. Gjithçka shikohet dhe trajtohet në mënyrë anësore, duke u përqendruar në gjërat përreth të cilat për tjerët nuk janë të rëndësishme. Në të dytën, për ndërtimet ca më serioze të biznesit, veprimi sipas mendimit lateral, duhet të bëhet përcjellës i mbështetjeve të zakonshme konvenoionale ose gjysmë konvencionale. Në këtë mënyrë fisnikërohet veprimi dhe kompletohet tërësia e biznesit. Mendimi në drejtime të ndryshme, është freskim i gjeturisë dhe veçanërisht sublimim i strategjisë dhe taktikes. Kështu oshilon ndërmjet menaxhmentit modern dhe teorisë së lojrave, standardeve të njohura dhe krahasimeve spontane. Sa herë keni pasur rastin të mendoni për zgjidhjen e një detyre konkrete? A keni provuar të zëni spektrin e disa çështjeve tjera, të cilat iu kanë sjellë në kokë, por nuk i keni vlerësuar të rëndësishme? Këto janë "floskulat" e mendimit nga të cilat jeni munduar të liroheni. Ushtrimi i mendimit lateral ju ndihmon që të zëni mu këto "llampione" dhe të përqëndroheni, duke i analizuar dhe projektuar në kërkesat e juaja. Me mendimin lateral duhet të bëhet "shkundja e trurit" (brain storming) dhe perceptimi i ecurive përreth, duke iu afruar qendrës, në mënyrën centripetale. 252

Mënyrë e preferuar e mendimit lateral është dialogu ose komunikimi në ekip, për çështjen kyçe nga kërkoni zgjidhje. Kështu do të ju sjellën ndër mend edhe pyetje e përgjigje tjera, që në mënyrë anësore kanë të bëjnë me kërkesën tuaj. Pos kësaj, të menduarit duke u aplikuar si vendim, duhet të shoshitet ndërmjet varianteve të ndryshme duke ndarë atë që është më e logjikshme dhe më racionale. Selektimi i tillë, është herë më pak e herë më shumë i nevojshëm. P.sh. për rastet më të thjeshta dhe vendimet të cilat kushtëzojnë më pak shpenzime materiale, nuk kërkohet aq shoshitje. Për ato ca më serioze, kujdesi për variante dhe selektime duhet të jetë më i madh. Nuk është vetëm mendimi lateral, ai i cili duhet të përqendroheni në te. Edhe vrojtimi anësor, është njësoj i suksesshëm. Fundja, mendimi dhe vrojtimi, janë në funksion të të njëjtit qëllim. Udhëzimet janë të llojllojshëme. Ndër të tjerat, sugjerohet: "kur keni gjithçka para vetes, mendoni se s'keni asgjë. Nisuni nga zeroja pozitive"! Ose. Pyetni ata të cilët për një çështje që s'kanë menduar shumë, se çfarë mendimi kanë për zgjidhjen e një detyre! Çdo mendim në një mënyrë del nga "brain storming". Mendimi lateral është shkundje e veçantë, pa mundim, por me përqasje të mbivlerave dhe nënvlerave. Mesi prapë nuk rezulton si përfundim. Ai gjendet diku jashtë skemës. Një shembull. Kryetari i një kompanie të veprimtarive të shumëfishta, gjendet një pasdite në zyrën e vet bashkë me nënkryetarin për çështje të tregut dhe ndihmësin e tij për dizajn. Ishin duke shikuar mapat për kreacione të reja të rrobave për femra. Hyn një nëpunëse që punonte në administratë, duke menduar se aty s'gjen-det askush. Pasi përshëndetë dhe kërkon falje, zmbrapset. Kryetari e lutë që të ndalet. I kishte ra në sy bluza me ngjyrë atraktive dhe harmonia që kishte me mantelin e punës. Këtë e zgjedhin për një kreacion, duke bërë ca ndryshime. 253

Sipas disa eksperimenteve pragmatike dhe joprofesioniste në kuptimin psikologjik, me disa menaxher, kam ardhur deri te përfundimi se mendimi lateral mund të burojë nga pikat e të menduarit i cili në një drejtim duket i logjikshëm, ndërsa në drejtimin tjetër i palogjikshëm. Perceptimi i çastit në këtë relacion, luan rolin vendimtar. Fundja, sa herë ju ka ndodhur që në një çast, për një mendim jeni ngazëllyer e në çastin tjetër, keni krijuar bindjen se e keni tepruar dhe anasjelltas? Çështja e mendimit është e lidhur me shumë rrethana. Pra, mësimi i mendimit është i domosdoshëm. Ushtrimi ndihmon "përgjimin" dhe në një mënyrë "akordon" reflekset për përqendrimin në mendimin frytdhënës.

Mendimi Kuadriar Mendimi lateral inkorporon qasjet të cilat kryesisht projektohen jashtë fokusit. Qëllimi dhe porosia e këtij është mu ky trajtim i çështjeve të cilat duhet të kërkohen në një ose shumë hapësira dhe në disa drejtime. Me këtë mund të gjurmohen shumë zgjidhje sipas kërkesave të projektuara jashtë përmbajtjës, pra jashtë fokusit. Mendimi kuadriar, anasjelltas, udhëzon përqendrimin në hapësirën e caktuar, pra në fokus duke u sjellur ndërmjet komponentëve identifikues për determinimin e zgjidhjeve sipas kërkesave të caktuara. Nisur nga pragmatizmi i të menduarit, me qëllim të nxjerrjes së përfundimeve të fokusuara në raport me detyrën përkatëse, duket se mendimi kuadriar ofron ndihmesë me vlerë për respekt. Komunikimi i njeriut në vete dhe me vete, sillet ndërmjet aktivizimit të vetëdijes dhe nënvetëdijes. Këtë ndjenjë e kanë mjaft të shprehur krijuesit nga arti. Shumë shembuj praktik dëshmojnë vërtetësinë e këtij përjetimi. Mirëpo, vështirësitë lindin në perceptimin e këtyre mendimeve dhe shtruarjen 254

racionale në veprimtari. Me këto bindje, konceptin e mendimit kuadriar, si një lloj modeli, të cilin vet e ndërtova e shtrova dhe shkurtimisht e përpunova në librin e mëparshëm dhe në pasuesin e këtij. Duke ngritur shqyrtimet në nivel të shpjegimeve më të gjera, sikurse për mendimin lateral edhe për këtë, do të bëj disa plotësime. Mendimi kuadriar përben "shpalosjen e trurit dhe shtresimin e vlerave" sipas renditjes centrifugale - nga qendra duke i përcjellë përreth. Kategorizimi i kërkesave dhe përmbajtja e përcaktimeve në të menduarit, shkon prej vetëdijes kah nënvetëdija, duke ndërvënë pa-ralelisht shpejtësinë dhe frenimin. Mendimi në fokusin kuadriar, nuk gjendet nën dhe mbi rreshta. Ai është i renditur sipas prioritetit të vlerave duke u ndërvënë në drejtimin e drejtpërdrejtë - vetëdija - dhe në mënyrë të tërthortë nënvetëdija. Këto takohen në një pikë nga e marrin përmbajtjen qenësore. Te mendimi kuadriar, operacionet ndahen sipas preokupimit të njeriut, detyrave që ky ia parashtron vetit dhe zotimeve për zgjidhjen e tyre. Nuk është kapaciteti ose aftësia e mendimit te të gjithë njerëzit e njëjtë. Andaj, ngjashëm është edhe me aftësinë dhe potencialin personal të mendimit kuadriar. Disa kanë afinitet që të përqendrohen në mendimin kuadriar ose thjeshtë të lirohen nga preokupimet tjera, të frymëzohen për përpunimin e informacioneve sipas projektimeve të cilat prapëseprapë nuk janë në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtuara në kahun objektiv. Disa gjëra drejtohen tërthorazi kah vetëdija e tjerat drejtpërdrejtë kah nën-vetëdija. Këtu qëndron edhe raporti i perceptimit. Përndryshe, objektivisht duhet t'ishte e kundërta. Të gjithë njerëzit ëndërrojnë. Disa këtë e përjetojnë si vetëdije në kotje. Regjistrojnë shumicën e "ndodhive". Mund t'i përcjellin edhe më vonë në mendje. Napoleoni për këtë ka thënë: "Vdekja është gjumë pa ëndrra." Ndërsa, disa njerëz shumë pak mund të regjist255

rojnë ëndrrat. Nganjëherë as që janë të vetëdijshëm se kanë ëndërruar. Tjerët e kanë vetinë e shprehur që gati në mënyrë të kthjellët të aktivizojnë nënvetëdijen, duke vepruar herë në mënyrë laterale e herë kuadriare. Shprehen: "po mendoj me trurin e vogël". Kështu duke ushtruar të menduarit në mënyra të ndryshme, automatikisht aktivizojnë "gjendjen e prehjes" dhe mendimin duke shtresuar dhe perceptuar kërkesat dhe zgjidhjet të cilat nuk janë të tërat reale. Por, parashtrojnë një farë rendi surrealist që herë merr përmbajtjen reale e herë abstrakte. Sipas preokupimeve, ndërvëhet edhe rendi i vlerave dhe vlerësimeve. Nuk është fjala për parapsikologji, telepati, por për përqendrim sipas preokupimit. Është një procedim normal mendor i veprës dhe çastit që du-het realizuar në kohën e qetësisë ndërmjet gjendjes së zgjuar dhe të kotjes. Më këtë me tepër merret psikologjia kognitive nga lëmi i mësimit, vrojtimit dhe mbajtjës në mend. Shumë student e nxënës, duke provuar mënyrat dhe çastin më të përshtatshëm për mësim, përcaktojnë metodën e veprimit më efikas kur memorien e kanë me potencialin më të madh. Disa herë, këtyre iu ndodhë që mësimin e vështirë të cilin mundohen ta mbajnë në mend, në fillimin e kotjës së parë në mbrëmje e reprodukojnë ndërmjet vetëdijës dhe nënvetëdijes. Ndër student këtë eksperiment disa herë e kemi verifikuar si të suksesshëm. Secili mund të identifikoj dhe përcaktoj "simbolet" me të cilat merr sinjalet në raportin e komunikimit ndërmjet vetëdijes dhe nënvetëdijes. Prapë nuk është fjala për kërkimet e thelluara psikologjike, por për një qasje tejet pragmatike, përkatësisht empirike të mendimit. Fjala është për tablot e grishura nga imagjinata e të cilat lokalizohen në horizontin e gjysmëformuar në një drejtpeshim të kufizuar ndërmjet vetëdijes dhe nënvetëdijes. 256

Vërtetë se derdhjet emocionale nganjëherë rëndojnë të menduarit. Ndërkaq, nganjëherë këtë e bëjnë më të dendur dhe perceptimin më intensiv. Vështirësinë e kri-jon prapavija e mendimit. Forca e përqendrimit, këtë mund ta evitoj. Por edhe atëherë nuk mund të arrihen situata të pastra, ngase mendimi kuadriar ani pse është në fokus, ka një gjerësi të madhe të brendisë. Qenia njerëzore si kompleks i ndërlikuar posedon individuali-tetin me të cilin identifikon ose projekton botën përreth. Në mendimin kuadriar, nocionet dhe figuracionin duhet ndërlidhur me operacionet konkrete të veprimit. E këto me kërkesën aktuale. Ndjeshmëria e mendimit kuadriar ndaj motivacionit është tejet e shprehur. Skema në të cilën zhvillohen ngjarjet, shumë herë është e thirrur ose e porositur sipas kërkesave që ju preokupojnë Nuk mundeni të vrojtoni botën e huaj, sikurse plaku dashurinë, i riu pasionet e plakut, por me siguri se preokupimet aktuale që ju shqetësojnë, mund t'i futni në fokus të perceptimit për të gjetur vizionin e ndritshëm të zgjidhjes. Përqendrimi në çështjet kyçe, ndihmon që të liroheni nga përzierjet e ndryshme. Gjithashtu ekzistojnë edhe qasjet heterogjen-ne ndaj mendimit kuadriar, çka është e logjikshme ngase si mendim përbënë një kompleks të tërë. Mendimi kuadriar nuk përbëhet vetëm nga vetëdija dhe nënvetëdija. Kompleksi i tij përfshinë edhe dy komponentë paralel ose të njëpasnjëshëm: shpejtësinë dhe frenimin,të cilët po ashtu janë të qenësishëm. Ndërkaq, kërkesën kryesore si mendim e eksponon në integrimin ose paralelizmin ndërmjet këtyre. Disa njerëz mendimin e projektojnë mirë si vizion. Kur është çasti i kalimit në shpejtësi, këtu ose veprojnë nga-dalë ose nguten shumë. Vështirë e kanë ta zgjedhin "forcën e veprimit optimal". Kështu arrijnë ose para ose mbas kohës. Disa vozisin dobët e disa frenojnë dobët. Automobili i fuqishëm kërkon frena të forta. Akordimi 257

i këtyre shprehet me rendimentin përfundimtar të mendimit kuadriar. Këtu imagjinata është prezente, por jo dominante sikurse të vetëdija dhe nënvetëdija dhe akordimi i këtyre dy komponentëve. Kërkesa është e përqendruar në zgjedhjen e masës me të cilën veprohet.

PROCESI I MENDIMIT Njerëzit duan të mendojnë. Për këtë e kanë ndjenjën. Por, të dish të mendosh është diç tjetër. Intelekti parashtron një hapësirë më të gjerë të aftësisë së mendimit. Shkollimi këtë veti e kultivon, duke e ngritur në nivel të profesionizmit. Disa persona autodidakt, duke përgjuar me kushtim mënyrën e shprehjes së njerëzve me përvojë, vet ushtrojnë konceptin e mendimit. Në këtë drejtim racionalizojnë kureshtjen dhe zbërthejnë mendimin si shprehje të matur. Pos disa vende-ve, nëpër shkolla mendimi mësohet shumë pak ose fare nuk mësohet. Veçori e shkollave klasike ishte ushtrimi i mendimit, duke mësuar për krijuesit e njohur, veprën e tyre dhe mendimin e ndërtuar si porosi. Sa student fillestar sot ballafaqohen me vështirësinë e kuptimit të lëndës përkatëse në fakultete, mënyrën e mësimit dhe nxjerrjen e përfundimit. Shumica prej këtyre që kam përcjellë, nuk dinin mënyrën e deduksi-onit, përkatësisht selektimin e vlerave të materies që mësojnë - parësoren nga dytësorja. Mos të them se nuk njohin mendimin Shekspir-ian, Lok-sian. Është e qartë se nuk njohin as porositë e mendimit elementar filozo-fik. Prova të ngjashme hasa edhe në literaturë nga autor meritor prej vendeve të ndryshme, (për këtë shiko kon-statimin e R. Haullit në shqyrtimin në këtë libër kush-tuar raportit profesionist). 258

Themelimi dhe përhapja e shkollave të mendimit nëpër vende të ndryshme të botës, qiti në pah se sa ishte i rëndësishëm për jetë edukacioni i projektuar në mendjen dhe rendimentin mendor të të rinjve. Shumica e vijuesve, deri atëherë nuk dinin se me çfarë resursi të vlershëm disponojnë dhe si të tejkalojnë brengën e perceptimit. Nuk janë këto shkolla të dedikuara drejtëpërdrejtë ose vetëm biznesit, por gjeturisë në jetë dhe zhdërvjelltësisë për veprime të pavarura individuale dhe në ekip. Rezultatet megjithatë më së shumti u aplikuan në drejtimin e mendimit për veprime në biznes, në kuptimin më të gjerë të fjalës. Të gjitha shqyrtimet në këtë studim, janë të përqendruara në mendimin e lirë, përkatësisht të vullnetit të mirë. Këtë e potencoj për arsye se qasja qenësore e çdo iniciative të mendimit dhe veprimit, mbështetet në raportet e lirisë në çdo kuptim. Ndërkaq, eksponimi i personalitetit nuk përkon me mendimin e imponuar. Kësisoj të gjitha vlerësimet për mendimin, mënjanojnë trajtimin e mendimit të tillë. Imponimi është dhunë, në të cilën mendimi projektohet si shpëtim elementar dhe jo veprim i vizioneve të përparimit. Mendimi është një kompleks sa i ndërlikuar aq edhe i thjeshtë. Talenti dhe kultivimi i mendimit, të tërin e sjellin në një suazë të komunikimit më të lehtë dhe vendimeve të rendimentit më të lartë. Në vijim të studimit do të trajtoj disa veçori karakteristike të kategorizimit që kam bërë në ndarjen sipas: metodës, konceptit, mënyrës, qasjes dhe çastit të mendimit.

Metoda e mendimit Mjeshtëria e mendimit mbështetet në parimet e përgjithshme dhe veçoritë individuale të njeriut. Sistemimi i kritereve të metodave të mendimit, nuk është përca259

ktim i unifikuar, por ndihmesë për drejtimin sipas të cilit duhet të nxirret edhe përfundimi, gjegjësisht vendimi. Kuptimi i aktivitetit social të mendimit, ngërthen në lloje të ndryshme të metodave të cilat për këtë qëllim zbatohen. Më parë kam përshkruar kategoritë, ndër të cilat kam dalluar ato konvencionale dhe jokonven-cionale, duke ndarë ndër këto konvencionalen e re. Në vijim do të përqendrohem në trajtimin e metodave të ndryshme nga të tri këto grupe, ndër të cilat do të dallojë ato: analitike dhe pragmatike.

Metodat analitike Këto mbështeten në mendimin konvencional. Si më të rëndësishme do të dalloj metodat e deduksionit dhe induksionit. Të gjitha veprimet në biznes janë të thurura sipas metodave deduktive dhe induktive. Ashtu është edhe projektimi i mendimit: "nga tërësia e veçanta dhe nga e veçanta tërësia". Ndërmjet këtyre gjendet një sërë e metodave, modeleve dhe koncepteve analitike, të cilat pastaj renditen dhe përmblidhen në mënyrë sintetike dhe gjysmësintetike. Metoda deduktive, shprehë arsyetimin e seleksionimit ndër variantet e nxjerra nga vlerësimi i përgjithshëm. Trajtimet në këtë studim janë të përqendruara mu në shtrirjen e gjerë nga duhet balancuar vlerat dhe kundërvlerat në mes të alternativave përkatëse. Pra, është njëfarë ekstrapolimi, e jo deduksion i thjeshtë i cili niset nga e përgjithshmja për të nxjerrë të veçantën. Sipas kësaj metode zakonisht mendimi zbërthehet në trupin konsultues, me këshilltarë, bashkëpunëtor tjerë në dialog ose polemikë. Shtruarja e detyrës, mbështetet në njërën anë në kërkesën dhe në anën tjetër në resurset. Nivelimi ndërmjet këtyre dy komponentëve rezulton me variantet më të leverdishme. Prandaj, kërkesa elemen-tare, duke u ballafaquar me zotimet, përcakton edhe përfundimin, i cili nuk do të thotë se ka arritur në fazën e marrjes së vendimit. Kjo është 260

procedura paraprake e përgatitjes së projektit për vendimin për të cilin duhet të shoshiten edhe përplot referenca tjera. Shembulli. Keni para vetes kërkesën për zbërthimin e disa iniciativave për drejtime të reja të zgjerimit të biznesit. Njërën prodhuese, tjetrën të sistemit inxhinierring; pastaj shërbyese të veprimit nga transporti. Cilën do ta pranoni? Kjo nuk është punë e lehtë. Keni shumë të njohura dhe të panjohura. Me metodën e deduksionit i determinoni të panjohurat dhe i definoni të njohurat! Ndani ato variante që i çmoni të vlershme. Deri te përfundimi, si bazë për qasjen projektimit iu nevojiten njohuri të reja. Ndoshta për tregun keni variante të pazbërthyera. Atëherë, prapë me metodën e deduksionit bëni selektimin. Deduktimi i vlerësimit si mendim, preferohet edhe në qasjet individuale. Por, atëherë, analitika është vështrim i projektuar në fokus më të kufizuar. Me siguri se kur përpiloni një libër do të jeni analitiku i vetëm. Ashtu është edhe kur projektoni diçka me forcën e resursit personal. Ndërkaq, për ndërtime të vlerave të mëdha financiare, nuk do të mundeni të mendoni vetëm. Sidoqoftë, metoda deduktive aplikohet për gjithçka që ka të bëjë me mendimin. Nëse jeni analitik i mirë, atëherë këtë e zgjidhni si udhërrëfyese edhe për komunikime të rëndomta. Ashtu edhe jeta sillet ndërmjet analizes menduese dhe sintezës vepruese. Metoda induktive, si e kundërta e deduktives, në procesin e të menduarit, mbështetë shpërndarjen e çështjeve të veçanta, për të arsyetuar të përgjithshmen. Për raportin konkret të shqyrtimit, këtu nuk trajtohet në kuptimin burimor. Për biznes, qëllimi është që mbi baza të zgjidhjeve të veçanta, të nxirret përmbajtja globale, e cila determinon referencat se a e arsyetojnë këto këtë tërësi. Shembulli. Keni një ndërmarrje të madhësisë së caktuar. Keni në mendim ndërtimin edhe të disa reparteve të veprimtarisë. Pasi që shqyrtimet i keni bërë për 261

se-cilën veç e veç, ju ka mbetur që këto ti projektoni në ndërlidhjen e tërësisë. Nuk mundeni të zhvilloheni duke u përqendruar vetëm në segmente. Për çdo segment duhet të definohet tërësia, aftësia e saj koordinative dhe veprimet kooperative. Kompaninë e ardhshme e shikoni ndërmjet dy prizmave analitike - deduktive dhe induktive. Çdo mendim për veprime serioze është i mbështjellur me pjesët e ndara dhe tërësinë. Qëllimi kyç, ndërlidhet me kërkesën racionale të harmonizimit të këtyre dy qasjeve të mendimit, nga të cilat buron përfundimi sintetik. Nëse i trajtoni të ndara, nuk do të thotë se ato s'do të afrohen ose bashkohen, por tashmë jashtë lidhshemërisë së parashikimit tuaj do të sjellin pasoja.

Metodat pragmatike Dallimi ndërmjet analitikes dhe pragmatikës nganjëherë është i madh. Edhe më e madhe duket vlera; e njërës ose tjetrës, gjë që varët nga ecuritë e mbarështimit të mendimit dhe veprimit. Pothuajse, tërësia e biznesit sot ndërtohet mbi baza pragmatike. Biznesi i vogël përbëhet nga qasjet gati krejtësisht pragmatike. Mbi pragmatizmin është ndërtuar edhe përfitimi i tjerëve në treg; psikologji kjo e cila nuk njeh rregulla e vlera fundamentale, ani pse në një pjesë pak a shumë mbështetë psikanalizën. Sidoqoftë, metodat pragmatike, nuk janë të liruara nga shkencat fundamentale teoritë dhe shkollat - por që këto i aplikojnë ashtu siç parashtrojnë kushtet e caktuara në situatat përkatëse. Fundja, shumë teori të organizimit, udhëheqjes dhe veprimit, kanë buruar nga kërkesat praktike, që në reali-tet përbëjnë vlerën pragmatike. Qenësia e participimit - në udhëheqje, organizim etj. pastaj e X-it, Y-nit, Z-tit, si teori, janë ndërtuar për hir të raporteve të vlerave pra-ktike, pra pragmatike. Sidoqoftë, baza shkencore është mbështetja elementare, ndërsa vlera 262

praktike ajo që këtë e bën atraktive. Shkolla administrative e drejtimit shke-ncor ka mbetur bërthama e menaxhmentit; por prej atëherë, janë bërë edhe shumë plotësime, ndërsa disa komponentë në përmbajtje janë reduktuar. Konceptet e mendimeve: lateral, kuadriar, janë thurje pragmatike të nivelimeve mendore me kërkesat të cilat ndeshni në realitetin e veprimit, përkatësisht biznesit. Disa njerëz, pragmatizmin e ndërvëjnë në të gjitha relacionet e jetës dhe veprimtarisë së vet. Të tjerët, me këtë shërbehen vetëm për të përgjuar gjërat e imta, por edhe këta, shpejtë kuptojnë se pragmatizmi është i "pazëvendësueshëm" - "levërdia me pragmatizmin pajtohen mirë". Me metodën pragmatike kërkohet efikasiteti individual dhe ekipor. Ndër të tjera, kësisoj vjen në shprehje iniciativa, vetorganizimi - kohë pas kohe dalja nga skema - dhe evitimi i ngathtësisë. Shembulli. Dy persona në të njëjtën uzinë, në rastet e caktuara veprojnë ndryshe. Kur prishet makina, njëri që e din defektin, fillon ndreqjen. E kryen këtë. Ja mendimi dhe veprimi pragmatik. Tjetri, nuk mendon, vepron sipas skemës së organizimit, lajmëron dhe pret që të vjen mjeshtri. Simetria dhe asimetria e mendimit pragmatik, gati për gjithkënd është e kuptueshme. Edhe veprimet mbi këtë bazë janë të kaplueshme. Komunikimi është i thjeshtësuar. Për këto nuk nevojitën analizime të thelluara. Duke u eksponuar motivet e ndryshme, ndër të cilët dominon interesi material, mendimi pragmatik gjithnjë e ruan fizionominë e çiltër. Kuptohet ngase përqendrimi përherë është në qeshjet qenësore. Ndërkaq margjinalja vlen për aq sa është në funksion të motivit qenësor. P.sh. në bisedë për marrëveshje të caktuar biznesore, mendohet për përpunimin e kontratës. Njëri nga bashkëpunëtorët e palës biznesore mendon se duhet të angazhohet një jurist e pastaj të bëhet lektorimi i tekstit - tipi analitik simetrik. Ndërkaq, bashkëveprimtarët të cilët sillen si pragmatist këtë e refuzojnë. Para263

mendojnë përmbajtjen e kontratës, e këshillojnë daktilografin e "kthjellët" si të veproj - mendimi dhe veprimi pragmatist simetrik e asimetrik.

Koncepti i mendimit Nuk gjendet situatë në të cilën mendohet sipas klishesë së zgjedhur, të paktën të një metode. Tipizimi i metodës së mendimit, shpien kah fetishizimi, që shkakton kundërthënie me qëllimin. Edhe ashtu, jeta dhe veprimet nuk i kanë kahet e njënjëshme. Andaj edhe kur duam të mendojmë sipas një rregulle, nuk do të thotë se kjo është skemë për çdo kërkesë. Rregulla si parim, sublimon kombinimin e metodave të parapara e spontane analitike dhe pragmatike. Të mendosh në këtë kuptim, do të thotë të mbështetësh në mendjen tënde, duke mos imituar tjerët, por mbi baza të njohurive të shtresuara më parë. Kështu sendërton konceptin si stil personal të mendimit. Mundoheni të bëheni artist në mendim. Këtë mund ta arrini duke kombinuar sa më shumë metoda. Pastaj, mbi baza të kësaj të ushtroni mendimin, duke mësuar se si të krijoni përshtypjen përkatëse në perceptimin e raporteve përreth. Disa njerëz, duke vepruar në këtë drejtim, arrijnë të dominojnë në situatat e ndryshme të para-para dhe të papritura. Për veprime produktive, mendimi sadopak duhet të përgatitet. Pa përgatitje s'ka koncept. Pos kësaj, në shumicën e rasteve, ndesheni me kërkesat e reja për të cilat duhet të keni të ushtruar ndjenjën e reagimit të shpejtë. Për këtë nuk shërbejnë veç e veç metodat analitike dhe pragmatike, por edhe shumë tjera të padefinuara në çastin e caktuar. Koncepte janë edhe mendi-met: lateral, kuadriar, ushtrimi i reflekseve. Por, këtu nuk është, fjala për ato koncepte. Qëllimi i trajtimit është krijimi i sfondit të mendimit sipas ndarjes në dy pjesë: qenësore dhe margjinale. 264

Koncepti i mendimit qenësor është udhërrëfyesi të cilit i përmbaheni përherë, duke e ngritur si stil dhe ruajtur si imazh të personalitetit. Jeta është e përmbushur me konkurrencë dhe gara. Në këtë nuk guxoni të merrni epitetin sikurse "vështirë është me te, ai nuk mendon", do të thotë nuk ka koncept. Për këtë keni në dispozicion përplot metoda të njohura të cilat mësojnë për ndërtimin e taktikes personale të mendimit se si të mbaheni në këto. Ndërkaq, imagjinata duhet të ndihmoj si të sendërtosh raportin i cili projekton dy drejtime. Në njërin drejtim: si mendon tjetri për strategjinë e vet dhe tënden. Në drejtimin e dytë: si e shikon me mendimin tënd strategjinë e tjetrit. Edhe margjinalja e ka vendin në konceptin e mendimit. Në biznes, ndesheni me raporte në të cilat duke u bërë i hutuar, mund të humbni shumë. Të rrallë janë ndërmarrësit të cilët nuk janë sprovuar ndonjëherë mu me këtë dukuri. Të paktën a nuk iu ka ndodhur ndonjëherë që t'ju habis fëmija me logjiken e vet? Edhe "mendimtarët", pak a shumë kanë pësuar nga mosgjeturia në çështjet margjinale. Mendimi i shtjelluar dhe i sendërtu-ar si koncept me përmbajtjen qenësore dhe margjinale, ësh-të i kombinuar si vijat e drejta të mbështjella me ato gjarpërore.

Mënyra e mendimit Varësisht se çka është në qendër të qëllimit të mendimit, përcaktohet edhe mënyra sipas të cilës mendohet. Për mënyrën kërkohen aftësitë përkatëse. Për çështje të vlerave të rëndomta të jetës, me siguri se nuk ju nevojitet njohuri e lartë e mënyrës së mendimit. Për punët me përgjegjësi serioze ju nevojitet definimi i mënyrës së mendimit. Kështu, kur përcaktoheni të udhëhiqni një ndërmarrje të madhe, me siguri se nga ju do të kërkohen referencat - si dokumente dhe si sjellje. Ndër të parat është aftësia profesioniste e cila dëshmohet me dokumentin përkatës të shkollës së kryer. Pos kësaj, 265

duhet të parashtroni biografinë, ecurinë në punë, vlerësimet e veprimeve të mëparshme, ndër të cilat kërkohet identifikimi i virtytit. Më në fund do të ballafaqoheni me ekipin drejtues, duke iu bërë përplot pyetje, që është një lloj intervistimi për të hetuar aftësinë dhe mënyrën e mendimit tuaj. Sikurse koncepti, edhe mënyra e mendimit mund të jetë: qenësore dhe margjinale. Për mënyrën qenësore të mendimit, njeriu ka para vetes një spektër të gjerë për njohuritë e duhura. Ekzistojnë kriteret elementare, si norma të metodave mbi ba-za të të cilave ndërtohet koncepti. Por, a mjafton ky? Është një përmbajtje skematike dhe joskematike. Mëny-ra është diç tjetër. Ndihmon që të sëndërvëni baraspe-shen ndërmjet asaj që e dini dhe ashtu si do ta zbatoni. Kështu, njeriu zgjedhë dhe përcakton mënyrën e vet të mendimit. Andaj, duke menduar në kontinuitet sipas fa-zave dhe raporteve me të cilat ballafaqoheni, përcak-toni edhe mënyrën e mendimit e cila është strategjia elementare, por që modifikohet sipas kushteve të cak-tuara. Do të eksponoja përplot mënyra qenësore të determinuara dhe jo gjithaq të determinuara të mendimit. Ndër këto do të dalloja: e zgjeruar, e kufi-zuar – fokusuar, energjike, e plogshtë, e renditur, zhdaravitëse, e zbrazët, e thukur, e drejtë, lakore, e lirë, e frenuar, taktizuese - defensive (e urtisë së rrejshme), taktizuese - ofensive (e nervozizmit artif-icial), e kuptueshme, e paqartësuar - asimetrike, e lojes serioze, e qetë etj. Sipas emërtimit nënkuptohet edhe përmbajtja. Andaj më duket e panevojshme të shpjegoj se çka janë të gjitha këto. Mënyrën margjinale të mendimit, do ta përshkruaj me disa shembuj ilustrues. Një pjesë e ndërmarrjeve të mëdha në Japoni, kanë ardhur në përfundim se punonjë-sit përfitojnë në përqendrim të mendimit dhe veprimit, nëse simulojnë me hapjen e gojes "kotësinë kaluese". Ose, shumë ndërmarrës kanë vërejtur se me rrotullimin e kokrrave të tespiheve nëpër gishtërinjë, 266

përqendrimi në mendim është me i suksesshëm. Deri te kjo ide, kanë arritur duke shikuar menaxherët dhe udhëheqësit tjerë muhamedan dhe hebrenjë. Shembuj tjerë të ngjashëm ka përplot, sikurse përqendrimi i shikimit në një pikë, fërkimi i duarve, kokes, rrotullimi i çelësave, lëvizja - shetitja etj. Dukën këto disi triviale, por natyra e jerëzve është e llojllojshme. Secili ka një pikëmbështetje në diçka që s'është e rëndomtë. Gjithashtu, sjelljet e tilla nuk duhet të pengojnë askënd, përderisa nuk shkaktojnë nervozizem te pala tjetër në rastet e komunikimeve të dendura. Këtu i përmendi si shembuj margjinal në raportin e mendimit dhe që nuk janë ndonjë lloj sindro-me.

Qasja ndaj mendimit Duke dëgjuar me kujdes, mësojmë për qasjen e mendimit të personave me të cilët ndeshemi në punë. Kjo ndërron sipas çastit dhe përmbajtjes së vepri-meve të cilat ushtrohen. Ndërkaq, duhet të formoni edhe qasjen tuaj e cila është e përshkuar me më shumë ose më pak elasticitet. Sigurisht se nuk keni pretendime të bëheni "maço". Nëse edhe këtë duani ta përjetoni, më parë thellohuni në qasjen e njerëzve të disa mjediseve për të cilët keni për-shtypjen se janë "maço". Amerikani, në shikim të parë duket pragmatist i "shfrenuar", "maço", "blofer". Mjaft praktikon humorin herë serioz e herë joserioz. Ndërsa në qasjen e vërtetë, është tejet racional. Balancon ndërmjet analitikes dhe pragmatikës. Për ndërtimin e ndërmarrjes, ka lexuar disa libra ose doracakë profesionist. Ka bërë disa konsulta me njerëzit që kanë njohuri të duhura për punët përkatëse. Ka vizituar edhe tjerë, ndër këta edhe avokatin. Të gjithë duhet t'i paguaj. Pastaj, formon qasjen e mendimit të vet. Edhe në mjediset tjera, njerëzit lexojnë. Duket se nuk dinë as267

gjë. Ndërsa, kanë qasjen e vet. Projektojnë mendimin dhe veprimin. Përgatisin "veglat e punës", duke i renditur sipas fazave të prioritetit. Qasja e të menduarit përbënë elasticitetin ndaj veprimeve me veçori komplekse dhe të ndara. Nga këto do të dalloja qasjet: me kohë, jashtë kohës, të shtigjeve të gjata, të shtigjeve të shkurtëra, me pasion, obsesive, religjioze - sipas bestytnive, të ndërgjegjshme, të pandërgjegjshme, të përgatitura dhe të papërgatitura. Shembulli. Dy persona kanë referenca të njëjta, por që dallojnë nga qasja e mendimit. Janë mekanik. I pari, duke mos menduar fare ia fillon punës në ndreqjen e makinës. Futet ndër te me dy çelësa. Del e merr edhe një çelës tjetër. Futet prapë nën makinë. Del, kruan kokën. Merr çekanin, kaçavidën. Bën diçka. E prishë bulonin. E kaplon nervozizmi. Fillon t'i përmirësoj gabimet e qasjes. E humbë tërë ditën. Ndërkaq, efekti mbetët i mangët. I dyti, veshë mantelin e punës. Fërkon duart. Futet nën makinë. Konstaton prishjen. Del. Mendon pak. Renditë veglat njërën pas tjetrës. I merr një nga një. E kryen punën për një gjysmë ore. Ja efekti i qasjes. Përndryshe, mjeshtrit e mirëfilltë, shumë pak përdorin kaçavidën dhe çekanin. Më këto më shumë mund të prishin se sa të ndreqin. Ndër të gjitha qasjet, me siguri më e pashembullta është "blofi". Duket absurde, por edhe ky është mendim taktizues, aventurier i rrezikshëm më së tepërmi i mbështetur në instinkte, përkatësisht në intuitë. Më tepër ka të bëjë me guximin e të marrit se sa të mençurit, me të cilin kalimthi "dresohet" tjetri. Kësisoj, njëherë mund të arrini qëllimin. Pastaj, vështirë. E kur t'iu shpallin blofer, atëherë s'keni çka të kërkoni ndërmjet bashkëpunëtorve dhe partnerëve. Kjo qasje i përket lojës së letrave e cila i përngjanë hazardit. Mirëpo, blofi nganjëherë në jetë është i mirëseardhur, sidomos në rastet e papritura të kërcënimeve. Mendoni me shpejtësi, merrni guximin dhe luani në letrën e fundit, duke e 268

frikuar dhe hipnotizuar kundërshtarin. Sidoqoftë, në biznes blofin e praktikojnë njerëzit e paaftë profesionalisht dhe të pa formuar moralisht.

Çasti i mendimit Të gjitha ecuritë e mendimit dhe procesit të menduarit kanë qëllimin e caktuar. Ballafaqimi me kërkesën e projektimit dhe zgjedhjes më të përshtatshme për mendim, njëkohësisht është ndërvenie e kushtëzuar me çastin. Për të njëjtën çështje që keni menduar dje, sot do të mendoni ndryshe. Shumë rrethana kanë ndryshuar. E edhe nëse asgjë nuk ka ndërruar, çasti nuk përsëritet. Sot keni bindjen tjetër për atë që është dashur të mendoni dje. Ndryshe mendoni nga e djeshmja. Fundja, sot keni bioritmin tjetër në krahasim me të djeshmin. Ka çaste kur gjithçka ju shkon përdorësh. Jeni racional dhe produktiv shkëlqeni. Në çastin tjetër vështirë arrini të renditni mendimet. Por, duhet t'ia sqaroni vetit se një rast nuk përbënë procesin e mendimit. Kur njihni metodat, konceptet, mënyrat, qasjet e edhe ndonjë model të mendimit, me siguri se paralelisht do të përfitoni dituri edhe për çastin. Prandaj, mosgjeturia në çastin përkatës, është njëkohësisht mosdituri për njohjën e procesit të mendimit. Andaj, të gjitha ose disa nga vlerat profesioniste të mendimit, nuk do t'ju hyjnë në punë nëse këto s'dini ti projektoni me momentin. Shembulli. Jeni udhëheqës i një ndërmarrje tregtare. Nga ju pritet që të sinjalizoni, për të startuar në treg blerës. Pra, të mbushni depot, pasi keni para dhe se çmimet e mallrave janë në një rënie të lehtë. Ju pyesin bashkëpunëtorët, ç'të bëjmë? Ju përgjigjeni, s'kam menduar, do të shohim pas dy ditësh! Atëherë, e lëshuat çastin. Për dy ditë çmimet janë rritur 20%. Ju do të arsye269

toni këtë me nivelimet e çmimeve të reja. Por, jeni të vetëdijshëm se keni humbur. Me çmime të ngritura, do të bie shitja. Qarkullimin do ta keni më të vogël. Në biznes, kurrë nuk guxoni të gjuani se s'keni menduar! E vërteta, ju keni menduar edhe më parë, por nuk jeni përqendruar aq sa duhet. Përqendrohuni dhe mendoni menjëherë! Kësi shembujsh keni përplot. Si ndërmarrës, nëse akoma nuk jeni sprovuar, do të keni rastin që këtë ta përjetoni disa herë.

REZONI

1. Njeriu që nuk mendon nuk mund të jetë i mirë. Mirësia e urtia burojnë nga mendimi. 2. Asnjë filozofi racionale nuk mëson për të mos menduar, mos punuar dhe mos fituar. 270

3. Veprimi i rrëmbyeshëm është shprehje e mungesës së mendimit. 4. Mendimi është burim i kreacionit dhe vitalitetit të njeriut. 5. Mendimi më i dëlirë është kur njeriu kacafytet me veten për të përcaktuar pozitën në të cilën duhet të gjendet. 6. Mos mendoni se e keni gabim nëse tjerët ju thonë se po gaboni. Mendoni dhe perceptoni për vlerën e atyre që ju gjykojnë dhe hetoni se a mendojnë. 7. Disa njerëz që duken të mëdhenj nuk do të thotë se janë mendimtar të mëdhenj. Por, kanë këshill-tarë të cilët mendojnë për ruajtjen e madhështisë së tyre. 8. Në të gjitha mjediset e njerëzimit, kërkohen njerëzit e urtë. Këta janë që mendojnë e veprojnë pa emocione e ndjenja. 9. Energjia e njeriut varet nga mendimi. 10. Mos zbrazni energjinë duke mos menduar. Hedhja e kotë e energjisë është gjuajtje e pështymës në drejtimin e kundërt të erës. 11. Vlerësimin e mendimit të mirë dhe të keq e përcakton rendimenti që arrihet dhe vlera etike e tij. 12. Nuk janë të gjithë njerëzit e famshëm ata të cilët kanë menduar dhe janë thelluar në mendimet e veta. Fama është edhe kategori jashtë mendimit. Ndërkaq, kur mendimtarët bëhen të famshëm, kjo për këta është e qëndrueshme. 13. S'ka strategji pa filozofi. S'ka filozofi pa mendim. Por, s'ka edhe mendim i cili nuk e ka një përfundim. 14. Historia ka treguar se sa njerëz kanë menduar gabimishtë. Kështu disa i kanë shpallur idhuj të kohës, ndërsa tjerët, të cilët kanë gjykuar duke menduar me të drejtë janë bërë të pavdekshëm. 271

15. Mos mendoni se do të bëheni biznesmen i mirëfilltë nëse tejet thelloheni në mendime. Kjo mund të ju sjellë në humnerën e kundërthënies së qëllimit të mendimit. 16. Një mendimtar dhe një biznesmen. Në dy pika të kundërta të urtisë dhe qëllimit. Sidoqoftë mendimtari do të jetoj nga veprimet e biznesmenit, ndërsa biznesmeni bëhet i njohur se këtë e ka pasur shok. 17. Mendimi i vërtetë vërehet atëherë kur arrihet përfundimi frytdhënës. Për këtë duhet ditur se ekzistojnë edhe mendimet e kota. 18. Mendoni sa të duani, por ruajuni se nëse ngopeni nga mendimi, atëherë do të humbni edhe perceptimin. 19. Dallohen mendimi i çiltër dhe i errët. Ruajuni të mos krijoni errësirë nga mendimi që jeni duke u prirë. 20. Kur të mësosh të mendosh do të kuptosh se ke filluar të lirohesh: nga bindjet e tjerëve dhe nga gabimet tua. 21. Më mirë mendojnë shumë veta. Por, më i vlershëm është mendimi yt. 22. Dy mendime vlejnë më shumë se një, disa vlejnë edhe më shumë, por shumë mendime s'vlejnë asgjë. 23. Filozofia ta shton ndërgjegjen dhe të mëson të mendosh në mënyrë të ndërgjegjshme. 24. Për të gjitha mendimet, përvoja është qenësore. 25. Shumëkush do të thotë se mendon në njërën ose tjetrën mënyrë. E ti këtë do ta përcaktosh me kriterin tënd. 26. Ndërmarrësi më i mirë është ai që mendon shumë e vepron shumë. 27. Duke mos menduar, mbështeteni në fat. E fati pa djersë është fatkeqësia e krijimtarisë. 272

28. Nëse duhet të djersiteni duke menduar, atëherë lëçitni edhe biznesin. 29. Mendo lehtë e vepro drejt. Janë dy kahe të një qëllimi. 30. Me djersë të madhe shteret edhe veprimi. 31. Kur mendon, vepro sipas logjikes së shkundjes së trurit. Por, këtë bëre duke hapur trurin ngadalë. Shpejtësia ta bllokon mendjen. 32. Mendo me vetëdije, pastaj liroje nënvetëdijen të bëjë korrigjimet në bazë të imagjinatës sipas veprimit të vetëdijes dhe nënvetëdijes. E atëherë provo se si të sjellësh me shpejtësinë dhe frenimin! 33. Kur mendon shumë, ndalu, fillo të frenosh mendimin! Pastaj rrite gradualisht shpejtësinë e të menduarit. 34. Edhe Diogjeni i cili kërkonte ditën njerëzit me fanar, predikonte mendimin, zellin dhe veprimin. 35. A ke mendim? Atëherë ke bindje. Kur ke bindje, ke edhe aftësi. Me këto aftësi, urdhëro krijo prokopi! 36. Ekziston mendimi i eksponuar dhe mendimi i rezervuar. Por, vlera është aty ku mendimi nuk përfundohet. Qëllimi është të ruash fshehësinë e taktikës. 37. Disa njerëz kanë vërtetë strategji të mendimit të thellë. Gjithë këtë iu prezentojnë tjerëve. Fati i tyre është se tjerët nuk mendojnë dhe nuk kuptojnë, përndryshe do ta kopjonin. 38. Mund të mendosh shumë, të flasësh pak. E kundërta e efektit është kur mendon pak e flet shumë. Ndërkaq për disa njerëz më vlerë ka që t'iu flasësh shumë se sa të mendosh shumë. 39. Vlera më e madhe e njeriut është se sa mendon dhe si vepron. Në bazë të asaj që mendon, apo që i bie në mend me pahir. 40. Ekzibicionistët e mendimit janë ata të cilët futën në grackën e ekzibicionit të vet. 273

41. Në çdo krijimtari e sidomos në biznes, mendimi duhet të jetë i qartë. 42. Mendimi me dilema i cili prolongon nxjerrjen e vendimit, është më i dëmshëm se sa mosmendimi . 43. Mendimi i prerë imponon autoritetin e vendimit. Mendimi dualist, shprehë pasigurinë. 44. Njeriu i virtyteve, mendimin e ka më të qartë dhe më të çiltër. 45. Mendimi i ngatërruar sjellë dëm. Mendimi i çiltër nuk do të thotë se sjellë dobi. Për këtë duhet edhe iniciativë e energji. 46. Nëse je i lindur për të menduar mbarë, atëherë merr iniciativën dhe mbarështoje biznesin tënd! 47. Njerëzit e mbrapshtë, mendimi i mbrapshtë, veprimi i mbrapshtë dhe mbrapshtia në prag. 48. Me qëllime të pastra nuk do të thotë se lindë mendimi i pastër; kërkohet edhe njohje e metodave, mënyrave, koncepteve dhe qasjeve të mendimit. 49. Nuk është e thënë të ikësh nga bota që të mendosh. Mendo me boten e gjeje veten në atë botë! 50. Nëse të thonë se ke gabuar, mendo! Kur të thonë se ke ngadhënjyer, mendo! Janë dy nuanca të afër-ta, për të cilat duhet të gjykosh vet. 51. Përherë më pak gabon ai që mendon me kohë. 52. Nëse dëshpëroheni nga mendimi, thellohuni të kuptoni se a ishte vendimi mbi baza të mendimit. 53. Mund të mendoni keq e veproni mirë. Virtyti dhe vetëdija ju ka sjellë deri te veprimi i mbarë. Por, nuk lejohet që të mendoni mirë e të veproni keq. 54. Në religjionet e ndryshme, nuk lejohet as që të mendoni keq. Mendoni si të doni, vepra e kurorëzon vlerën e imagjinatës dhe mendimit e cila ju intereson. 55. Nuk ka vizione e strategji pa mendime shumëkendëshe. Por, njëri nga këta duhet të jetë prirës. 274

56. Nuk mund të bëheni madhështor për mendimet e juaja. Veprat shtresohen dhe nga ato do të nxirret mendimi për ju. 57. Nuk janë të njëjta mendja e madhe dhe mendimi i thellë. Nga e para bëhesh i vogël, nga e dyta bëhesh i njohur. 58. Shumëkush ju shet mend, me moton "blini e mos paguani". Përndryshe mendimet e vlershme paguhen shtrenjtë. 59. Duke menduar analizoni. Me analizë arrini te përfundimet e caktuara të cilat rrallëherë mund t'iu dalin të dështuara. 60. Në biznesin e krizës veprohet pa paramendim, me mendim e pa mend. 61. Aventurierët, mendojnë, duke përcjellë këtë me guximin dhe shpejtësinë e veprimit. 62. Biznesit i duhen edhe mendimtarët e mëdhenj, edhe aventurierët dhe njerëzit e qëndrueshëm e edhe të lakueshëm. Secili le të zgjedhë metodën e veprimit dhe mënyrën e sjelljes sipas çastit dhe vendit. 63. Mashtruesit e mëdhenj janë "mendimtarë" me të mëdhenj se sa ata të cilët i mashtrojnë. 64. Mos u kreno me mendimin tënd. Kur ta përfundosh veprën ke kohë që me këtë të krenohesh. "Lëvdata e madhe mendimi i vogël." 65. Mendimi është mundim, por edhe lirim për zgjidhjet përkatëse. 66. Kur mendoni mos nguroni të flisni e të veproni. Nëse heshtja është flori, atëherë të vdekurit duhet të jenë të praruar. 67. Mos mendoni me trurin, por me kompleksin e qenies dhe arsyes së juaj. 68. Njeriu është qenie e lindur për të menduar. Ikja nga instinkti është të menduarit e arsyeshëm. 275

69. Mos u frikoni nga mendimi. Por, mos u mundoni shumë për të menduar pak. Gjejeni baraspeshën ndërmjet këtyre dy sjelljeve. 70. Njerëzve më së shpeshti iu mungon mendimi i pastër dhe i çiltër, udhërrëfyes dhe frymëzues. 71. Përherë është mirë të mendoni, por ruajuni që mos të bieni në mendime të pafundshme. 72. Në amulli njeriu mendon pak. Kur punon edhe mendimi është intensiv. 73. Së pari mendo se deri ku do të shkosh! Kur t'arrish në cak, mendo se si do të vazhdosh. 74. Mendimi kuadriar është mendim në fokus, me një gjerësi të madhe në brendi. 75. Kur bëhesh mendimtar pa para edhe virtyti do të brenë 76. Nuk janë të gjithë mendimtarët njerëz të urtë. Por, urtia e lindë të menduarit e mirëfilltë. 77. Ka mendimtar e mendimtar. Fatlum duhet ta çmojnë veten ata që përfitojnë nga mendimi. 78. Shkollat më të mira të mendimit nuk janë ato të cilat krijojnë mendimtar, por njerëz të aksionit mbi baza të mendimit të mirëfilltë. 79. Përderisa jeni të ngathtë në mendim, veproni me përgjegjësi të kufizuar. 80. Mendimet e qarta mundësojnë përcaktimin e bindjeve të qëndrueshme. 81. Nuk do të thotë se mendimi afatgjatë sjellë rendiment tejet të frytshëm. Por, sidoqoftë vlera e tij është me përmbajtjesore.

KREU 7

VENDIMI

276

"Sa dallime ndërmjet teorisë dhe praktikës! Sa janë prej atyre të cilët mirë i kuptojnë gjërat, e nuk iu kujtohen ose nuk dinë të njëjtat t'i jetësojnë." G. Gjuqiardini

HYRJE Jeta është e përmbushur me mendime, vendime e veprime, të cilat përbëjnë qenësinë e çdo vlere. "Fati" e "fatkeqësia" sillen ndërmjet këtyre. Efektet e mendimit shprehen me vendimin, si komponentin transitor deri në rendimentin përfundimtar. Nga vendimi, varën të gjitha vlerat e veprimit. Sa vendime të qëlluara, njerëzimit i ka-në sjellë mirëqenien. Por edhe sa tjera të gabuara, kanë shkaktuar kataklizmat e përmasave më të gjera ose më të kufizuara. Filozofia e mendimit, ka për qëllim vendimin: njerëzor, të arsyeshëm, produktiv, frymëzues. Një pjesë e madhe e ligjërimeve - predikimeve dhe literaturës, me të drejtë, vendimit ia kushtojnë vendin kyç, duke e ngritur në piedestalin e hierarkisë shoqërore. Por, sa ligjërime dhe libra, kanë gjetur vendin në varrezat e historisë dëshpëruese të vendimeve të gabuara. Ndër të tjera, një epokë e tërë ishte e përmbushur me ekzagjerimin e koncepteve të vendimeve të dirigjuara. Nuk do të merrem me trajtimin e tyre, as që do të përmendi ndonjë nga këto. Edhe ashtu janë shumë. Por, do të theksoj se vërtetë kishte edhe asosh me porosi gjëja se pragmatike, e në të vërtetë të pakuptimta, sikurse "vendimi është instrument intelektual" etj. Në kuptimin dialektik, vendimi është gjithçka, sikurse edhe lindja, martesa, vdekja. Për diçka vendosë natyra - lindja e vdekja. Për diçka njeriu vendosë vet martesa. Ndër ato që vendosë vet njeriu, është edhe krijimtaria, ku vendin e posaçëm, do të thosha dhe kry277

esor, e zë biznesi. Këtu, ballafaqimi me mendime e vendime, është intensiv dhe i dendur. Vendimi mund të definohet në shumë mënyra. Sigurisht se definimi më i përgjithësuar, duhet të jetë: vendimi, është sjellje - deklarim e obligim - dhe akt, me të cilin drejtohen përcaktimet e organizimit të njerëzve në kuptimin individual dhe shoqëror.

PROCESI I VENDIMIT Në shqyrtimet e mëtejme, vendimin do ta trajtoj si një tërësi. Pra, si sjellje dhe akt. Procesit të vendimit i prinë mendimi. Si njëri, ashtu edhe tjetri, ndërtohen në pikësynimin e përbashkët. Ashtu edhe metoda, koncepti, mënyra, qasja, modeli dhe çasti i mendimit, kanë ngjashmërinë me procesin e vendimit. Sidoqoftë, pesha e vendimit, për nga efektet është më specifike, andaj edhe më e rëndë. Mund të mendoni për çka do që të iu bie ndër mend. Përderisa nuk deklaroheni, ndërkaq nuk vendosni, s'keni krijuar kurrfarë komunikimi dhe obligimi. Me vendimin, kurorëzohet pozita të cilën ia keni caktuar vetes në sjelljen dhe veprimin përkatës. Procesi i vendimit për dikë është "lojë" e për dikë "djersitje serioze." Por, për të gjithë vlera e rendimentit e arsyeton njërën apo tjetrën anë. Gjithsesi, vendimi rezulton nga kultivimi i profesionizmit, arsyes, invencës dhe përvojës. Një numër njerëzish shprehen se për vendim të qëlluar iu mjafton instinkti dhe intuita. Në të vërtetë, këto thënie i kam dëgjuar nga ata të cilët merren me biznesin e krizës dhe se vlerësimet i nxjerrin nga "ekzibicionet ndërmarrëse". Këto konstatime nuk miratohen, të paktën nuk janë të qëndrueshme, për biznesin e shtigjeve të gjata, të ushtruara mbi baza etike. Mirëpo, instinkti, përkatësisht intuita sipas logji278

kës së shëndoshë, në disa raste është më frytdhënëse se sa kultivimi i gabuar i diturive dhe perceptimit të arsyes. Mësimi dhe ushtrimi i shtresuar për mendimin dhe vendimin mbi baza të arsyes racionale, të kombinuar me intuitën, te shumë ndërmarrës janë treguar frytdhenës. Këtë konstatim me tepër e mbështesin shembujt nga mjediset me kulturë e urbanizim të dendur. Shumë nga njerëzit e vendeve me nivelin më të ulët të qytetërimit, intuitën e edhe instinktin mundohen t'i eksponojnë pa ngritjen e arsyes dhe kultivimin e diturive. Me siguri këto kësisoj nuk mund t'i vejnë në shërbim të kërkesave të biznesit frytdhënës. Në përcaktimin e vendimit, kërkohen edhe shumë trajtime tjera të analizave të cilat janë shtruarje e mendimit dhe thurje të balancuara të projekteve pak a shumë serioze. Procesin i vendimit në vijim do ta trajtoj duke e ndarë në katër etapa themelore; të: përgatitjes, procedimit, kumtimit dhe realizimit.

PËRGATITJA E VENDIMIT Varësisht prej rëndësisë së vendimit, bëhet edhe përgatitja e tij. Në këtë proces keni një ose më shumë faza. Për ndërtimin e ndërmarrjes, krahas vizionit për konturat e imagjinuara të veprimtarisë-ve dhe përmasës -ave të tyre, bëhen përgatitjet paraprake, të cilat i kurorëzoni me vendimin e themelimit. Ky është vetëm një nga projektet formale dhe faktike, për të kaluar në aktivizimin e punëve që i keni përcaktuar vetes. Keni kryer sigurimin e lejeve përkatëse, regjistrimet dhe paraqitjen për huazimin e mjeteve fillestare. Ndërkaq, çështjen e objekteve, mjeteve të punës, personelin, i keni përfshirë në projektin tjetër. Ky është një vendim kompleks i përbërë nga disa pjesë si projekte të veçanta. E kështu me radhë. Sidoqoftë, ekziston baza krye279

sisht unike të cilës për këto vendime duhet t'iu përmbaheni. Pastaj, për tjerat duke krijuar stilin tuaj të veprimit, përcaktoni metodën e vendimit. Zakonisht, në këtë relacion, sjelljet janë balancuese, ndërmjet analitikes dhe pragmatikës. Nga procesi i përshkruar, nënkuptohet se këtu ndërlidhen disa tipe të vendimit: afatgjatë, i qëndrueshëm, transitor - i përkohshëm, metodik - analitik, fundamental, pragmatik etj. Përndryshe, për secilin vendim të njeriut - për dallim nga ato që vendosë natyra - gjenden variacionet e ndryshme kohore dhe të qëndrueshmërisë. Para së gjithash, gjithnjë duhet të keni para vetes vlerën e konstruktit dhe kërkesat përfundimtare të vendimit. Andaj, për të gjitha këto, vendimi balancon ndërmjet të përkohshmes, të ndryshueshmes së tërë dhe të pjesërishmes.

Vendimi afatgjatë Secili veprim i njeriut priret nga qëllimi i cili kryesisht ka ecurinë afatgjate. Vendimi afatgjatë, përbënë qenësinë e veprimeve, të cilat për një periudhë të caktuar sillen rreth një epiqendre në suazën e skemës kohore. Kuptohet se ky është shikim parimor, ngase edhe ashtu asgjë s'është statike, qoftë në kohë qoftë në hapësirë. Aq më pak biznesi si veprim dinamik, mbështetë përkufizimet. Ndër të parat, imazhi është vlerë afatgjatë, andaj duhet të kujdeseni që mos ta shpenzoni shpejtë e lehtë. Kështu i akordoni edhe veprimet tuaja rreth vendimit. Ndërtimi i ndërmarrjes, organizimi, komunikimi, personeli, me siguri se duhet të renditen në përcaktimet afatgjata. Intrepretimi i tillë përshkon edhe eksponimin e rëndësisë dhe kushtimin për projektimin e tyre. Ndonëse elaborimin e këtyre komponentëve për marrjen e vendimit do ta bëni vet, të gjitha nuk do të mund t'i 280

ana-lizoni dhe përcaktoni në mënyrën dhe nivelin e duhur profesionist. Për këtë iu nevojitet ndihmesa e institucio-neve ose individëve të specializuar që kanë aftësitë, përkatësisht janë meritor për veprime të tilla. Përveç qëllimit të shtrirjes së përvojës, imazhi profesionist i këtyre, është një lloj garancie për lehtësimin e punës në komunikim me organet e administratës dhe bankave. Më në fund, po s'ju doli gjithçka mirë, keni kë të fa-jësoni. Edhe kjo përmban një lloj satisfaksioni. Kërkesë e parë është, që të ndani veprimet të cilat do t'i kryeni vet dhe ato që do t'iu besoni tjerëve për përpunim. Sigurisht se vet do të trajtoni zgjedhjen e objekteve, personelit, përcaktimin e organizimit, kërkesat për lejet përkatëse. Tjerëve do t'iu besoni projektin për kredi, kërkimet e tregut, reklamën, dizajnin e të ngjashme.

Vendimi i qëndrueshëm Për veprime të qëndrueshme, duhet siguruar referencat të cilat ndihmojnë për të vënë themelin përkatës. Vendimi i qëndrueshëm, shprehë përmbajtjen e cila për kohën e caktuar e ruan kompozicionin e kërkesave konform me qëllimin paraprak. Në këtë, metoda, mënyra dhe funksioni, zbatohen sipas vlerave të cilat nuk ndryshojnë. Edhe ashtu, nuk mundeni në çdo lëvizje të luhatni kërkesat materiale dhe obligimet e ndërsjella të përcaktuara me vendimin që keni marrë. Të shkruar ose të pashkruar. Rrethanat në të cilat keni marrë një vendim, mund të ndryshojnë. Mirëpo, nëse menjëherë do t'i ndërroni komponentët sipas kërkesave të reja, vështirë se do të ruani imazhin. P.sh. keni hyrë në një transaksion me partner me të cilin do ta ndani profitin. Ndërkohë, keni kuptuar se këtë mund ta bëni pa këtë. Megjithëkëtë, 281

vendimin s'guxoni ta ndryshoni. Jo pse jeni altruist i vendosur, por thjeshtë se në rastin ngjashëm nesër, do të keni nevojë për veprime me partner. Do t'iu bëjnë si ju atyre. Fundja, duke ndërruar mendimin dhe vendimin në çdo vend e kohë, do të shterni besimin. Sikurse mos t'ishte kështu, do të shkoni sipas drejtimit të erës. Arsye kjo shumë me rëndësi për përgatitjen e vendimit të qëndrueshëm. Vendimi i tillë, pra nuk do të thotë se duhet të jetë afatgjatë, por i mbërthyer me ra-portet e ndërsjella të zotimeve të cilat këtij i kanë para-prirë.

Vendimi metodik Çdo veprim serioz është i kushtëzuar me përgatitjen sistematike. Vendimi metodik, në rastet më të shpeshta rezulton nga analizat e ndryshme të përpunuara në më-nyrë profesioniste në disa variante, prej të cilëve zgje-dhet ai që gjendet më afër realitetit, në kuptimin mate-rialo-financiar dhe organizativ. Sjellja metodike e mendimit, vendimit dhe veprimit, është veçori e njerëzve që në rend të parë dijnë të organizojnë veten dhe punët për të cilat zotohen. Do të thotë, janë racional. Është kjo veti pak e lindur, por më shumë e kultivuar, përkatësisht e ushtruar. Në anën tjetër, disa njerëz metodiken e vet e kanë kredo. Orvaten të evitojnë çdo eventualitet dhe njëkohësisht ikin nga pragmatizmi. Çfarëdo që të jetë, metodika - e thelluar, a më pak e thelluar - në përgatitjen e vendimit për veprime ca më serioze, është kërkesë elementare, nganjëherë imanente e nganjëherë e mirëseardhur. Edhe kushtimi më i madh në qasjen ndaj përgatitjes së vendimit, nuk nënkupton veprimin metodik. Për këtë nevojitet niveli i caktuar i njohurive të gërshetuara me aftësi nga profesioni dhe përvoja. Ndërkaq me kon282

ceptin e vendimit të tillë, ballafaqoheni në faza të ndryshme të veprimit, por më shumë në fillim dhe më pak në vijim. Për këtë edhe kujdesi i fillimit duhet të jetë më i dendur. P.sh. keni menduar të krijoni rrjetin e furnitorëve afatëgjatë. Disa i njihni, disa jo. Këta mund të jenë solvent në biznes, por a mjafton vetem kaq? Siguria e kontinuitetit të veprimit tuaj, varet nga shumica - nëse jeni tregtar - dhe nga secili nëse jeni prodhues. Duhet t'i njihni veç e veç. Për këtë nevojitet përgatitja e vendimit metodik, së pari për ballafaqimin e referencave - se a do t'i pranoni ose a do t'iu pranojnë – pastaj kë do të zgjidhni në kushtet e caktuara të marrëveshjeve të ndërsjella.

Vendimi fundamental Dallojnë gradacionet e përgatitjes metodike ose pragmatike. Vendimi fundamental është niveli më i lartë i përgatitjes metodike. Mbështetja në çfarëdo analize, për këtë nuk mjafton. Natyra e llojit të vendimit të tillë, kushtëzon profesionizëm të lartë, përvojë të dendur dhe vendosje në ekip, të paktën me këshilltarë. Vendimi nxirret sipas metodës sintetike të mbështetur në induksionin dhe deduksionin. Kërkesa e tillë më së shumti ka të bëj me ndërmarrjet e mëdha ku vendimet merren në kuadër të menaxhmentit. Mirëpo edhe për disa ndërmarrje të vogla, parashtrohen kërkesat për aplikimin e metodës fundamentale të përgatitjes së vendimit. Te këto, nëse nuk ekziston resursi i brend-shëm kompetent profesionist, kërkohet ndihmesa nga specialistët e jashtëm. Një shembull i cili vlen për ndërmarrje të mëdha dhe të vogla, por me dimensione të ngjashme dhe të ngritura të biznesit. Për të dalë në tregun e jashtëm, kuptohet në mënyrë serioze, të qëndrueshme dhe afatgjatë, nevojitet përgatitje e thuktë, jo vetëm materiale, 283

organizative dhe reprezentative, por edhe psikologjike. Ja këtu do të ndesheni me kërkesën e njohjes së amerikanit, japonezit, francezit, apo italianit: rregullat e kulturës, sistemin institucional, referencat e ndërmarrjes e përplot tjera. Këtu ndryshe s'mund të vendosni, pos në disa faza të ndara kryesisht në dy periudha. Në periudhën e parë, duhet të përfshihet përgatitja e vendimit sipas përparësi-ve: në të parën, hulumtoni aftësitë e komitentëve; në të dytën, analizoni aftësitë dhe kërkesat tuaja; në të treten, trajtoni rregullat e kulturës së mjedisit; në të katërtën bëni kërkime në sistemin institucional të vendit tuaj dhe të atij ku do ta zhvilloni biznesin, e kështu me radhë. E nxirrni variantin kryesor dhe tjetrin anësor, duke vendo-sur në kuadër të trungut të menaxhmentit ose të ekipit në ndërmarrjen më të vogel. Periudha e dytë përshko-het me vazhdimin nga e para, procedimin dhe ku-mtimin e vendimit (për të cilin shpjegimet do të sajo-hen në nënkapitullin "Vendimi si qëndrim").

Vendimi pragmatik Njerëzit, kur vendosin për raste të caktuara, mbështesin metodikën, për tjerat pragmatikën. Kësisoj edhe marrin vendimin e caktuar. Vendimi pragmatik mbështetë përgatitjet e pakta analitike. Mirëpo, mund të sjellë ngritjen e efikasitetit në vijueshmërinë e veprimtarisë. Për qasjen ndaj veprimeve të fillimit, mund të shkaktoj pasoja të pamira. I kombinuar me përgatitjet analitike, pragmatizmi, shpeshherë është tejet frytdhënës. Sjellë rendiment të leverdishëm sidomos me rastin e marrjes së vendimeve të shpejta pragmatike e të guximshme, për të cilat duke analizuar shumë, vështirë se do të vendosni ashtu. Vet konstatimi se ndër të tjera, biznesi është edhe një lloj aventure, inkorporon dhe vendimin 284

pragmatik. Varianti i rrezikshëm i vendimit të tillë është blofi. Duke praktikuar pragmatizmin të thurur me realizmin, efikasiteti i veprimtarisë bëhet më dinamik. Zhvillimet intensifikohen dhe dendësohet vitaliteti biznesor. Përplot variacione të vendimeve në biznes në një pjesë i përshkon pragmatizmi. Mendimi lateral, kuadriar e të ngjashme, ani pse nuk janë koncepte e metoda vetëm pragmatike, ma tepër sjellin deri te vendimi i tillë. Në këtë ecuri, lëvizjet më të reja të zhbi-llimit të biznesit, janë duke u drejtuar kah përsosuria e pragmatizmit në përgjithësi. Ndërkaq edhe vendimi më i qëndrueshëm po hynë në lëvozhgen pragmatike. Shembulli më ilustrativ sot vërehet në strategjinë e politikës globale botërore, gjegjësisht në rendin e ri bo-tëror. Asgjë më s'duket e paluhatshme. Në biznes, statika dhe statistika, po lëvizin në drejtimin e interesave të dinamizuara, që nga brendia shprehin pragmatizmin funksional. Suksesi më tepër i përshkruhet pragmatizmit të dendur se sa analitikes së gjerë, dhe anasjelltas, mossuksesi arsyetohet me pragmatizmin e mangët. Fundja, taktika në përgjithësi e veçmas në biznes, është e përmbushur me vendimet pragmatike të koncepteve të njohura dhe të panjohura, përkatësisht të definuara dhe të padefinuara, spontane dhe kontinuele, fisnike dhe të vrazhda.

Vendimi transitor - i përkohshëm Metoda e testimit të veprimeve me orvatje më serioze dhe më afatgjata, zakonisht mbështetë eksperimentin si fazë kaluese të përqendruar në afatet e shkurtra kohore. Kështu relacionin e tillë e përbënë vendimi tra285

nsitor, përkatësisht i përkohshëm. Në shumë ecuri në biznes, edhe kur mendohet se dihen të gjitha kërkesat, e observimet duken të sigurta, një komponent në shikim të parë i parëndësishëm, shkakton efektet e mangëta. Andaj, keni vendimin transitor, që mbi bazë të këtij të sondoni ecuritë në më shumë apo në më pak drejtime. Për këtë edhe është mjaft frytdhënës. Qasja transitore mbështetë metodat analitike e prag-matike dhe kryesisht afatshkurtra. Për shitblerje, shër-bime të llojeve të ndryshme, dominojnë metodat prag-matike. Për sistemet inxhiniering, prodhim e të ngjash-me - kuptohet se për shkak të deponimeve të kushtëzu-ara në start - më tepër prezentojnë metodat analitike. Kalimi prej veprimeve më të kufizuara dhe më të frenuara, në gjerësinë më të madhe të veprimtarisë, në realitet rezulton nga vendimi transitor. Tjetër është se a veprohet kështu mbi bazë të njohjes së ecurive dhe hetimit të caqeve atraktive, apo për shkak të mundësive të mangëta. Në vijim të veprimtarisë, vendimi transitor, lajmërohet si udhërrëfyes i besueshëm. P.sh. keni projektuar lansimin e një produkti të ri. Nuk keni qartësi të duhur në kërkesat e tregut. Filloni me një vëllim të vogël eksperimental. Sipas suksesit, zgjeroni vëllimin. Njësoj e keni sikurse në tregti ashtu edhe në prodhim. Nëse këtë e keni sëndërvuar në prodhim, startin e filloni më një makinë. Pastaj, veproni sipas ecurive të suksesit ose mossuksesit - duke zgjeruar ose kufizuar veprimtar-rinë.

PROCEDIMI I VENDIMIT Konstituimi i vendimit deri në kurorëzim me rendimentin e projektuar, kalon nëpër etapat në të cilat merr tiparet e jetësimit sipas përgatitjes paraprake ose duke 286

bërë reduktime e plotësime, merr fizionominë e re. Për çështjet në vijim, udhëheqësi bën konsultat përkatëse ose pa e pyetur askënd, merr vendimet njërin pas tjetrit. Kështu ruan konstitucionin e ndërmarrjes, përkatësisht veprimtarisë. Në rastet e vendimeve afatgjata e të qëndrueshme, specialistët e profesioneve të ndryshme, sipas metodave të përshkruara më lartë (përgatitja e vendimit), përgatisin bazën e vendimit të kërkuar. Konstituimin e tij e bënë një udhëheqës të paktën me këshilltarë ose trupi udhëheqës. Në këtë drejtim vendimi merr forcën e fillimit të zbatimit, duke u ndarë në faza dhe duke u personifikuar me bartësin ose bartësit e përgjegjësisë. Relacioni i veprimit të tillë eksponon: kondicionin, personifikimin dhe strategjinë e vendimit.

Kondicioni i vendimit Forca konstruktive me të cilën vendimi vërtetë mund të vihet në funksionin e dedikuar, përbëhet nga kondicioni i tij. Sa e sa vendime si veprime ose akte, merren ose nxirren. Fillohet të veprohet sipas tyre. Dhe konstatohet se nuk kanë kondicion. E kanë formën apo përmbajtjen shterpë ose mbështetjen të luhatur. Në biznes kjo dukuri nuk është aq e rrallë. P.sh. përcaktohet vendimi mbi bazë të cilit përpilohet kontrata. Kur kërkohen edhe referencat për realizimin, ndodhë që të konstatohet kondicioni i dobët i vendimit. Figurativisht, vendimi është, sikurse malli i cili duhet të mbikëqyrët në procesin e prodhimit dhe të kontrollohet pasi që të jetë i gatshëm. Me vendime pa kondicion, shumë shpejtë do të gjendeni në dualizmin e veprimeve, përkatësisht do të shkaktoni zvogëlimin ose shterjen e efikasitetit. Mungesa e kondicionit të vendimit, më së shpeshti përkon me joprofesionizmin në udhëheqje. Disa njerëz 287

kanë bindjen se gjithçka iu shkon për dore. Shohin tjerët se si me lehtësi zbatojnë punët, duke marrë vendime racionale. Ashtu qasen dhe me pak përgatitje iu sulen punonjësve ose biznesmenëve me të cilët veprojnë dhe konstatojnë absurdin. Vendimi s'bënë. Këta janë zakonisht njerëzit e ngarkuar me sindromën "koka e pinokios". Variantet e vendimit jokondicional janë të llojeve të ndryshme. Ndër këta do të dalloja: jokonvergjent, jokompetent dhe demotivues. Vendimi jokonvergjent, shprehet me shpërputhjen e pjesëve ndaj tërësisë: qëllimit me metodën, funksionit me bartësit, mjeteve me kohën e të ngjashme. Dhe nuk janë rastet e rralla kur i gjithë ingranazhi i vendimit është kompatibil me tërësinë dhe segmentet, andaj edhe të kërkesave dhe nevojave, veçse nuk përputhet me normat e shkruara dhe të pashkruara. Kjo më pak mund të arsyetohet për shkak të mosnjohjes së ligjeve dhe rregullave tjera - kontratave kolektive, kërkesave të sindikatit - por, më tepër për arsye të bishtnimit ndaj këtyre normave. Rregullat tjera të pashkruara, janë normat etike. Jashtë këtyre, askush nuk do të pranoj vendimin. Mund të kërkoni nga punonjësit tuaj përkrahjen e përkohshme për të dalë nga vështirësitë në të cilat keni ndeshur në biznes. Por, këta në rrethanat e tilla, nuk do të qëndrojnë shumë. S'iu bëjnë punë vendimet që do t'i merrni në disfavor me interesin e shumicës së punonjësve. Në SHBA, ndodhë që ndonjë ndërmarrje, nganjëherë duke punësuar portorikanët, meksikanët, zezakët, në punë më norma më të vështira, të gjenden në "listën e zezë" të organizatave apo shoqatave të ndryshme humanitare, për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Raste të ngjashme deri vonë kishte e me siguri ka edhe tash në Gjermani, e gjetiu në kushtet e punësimit të turqve, portugezëve, shqiptarëve. Pos masave ndëshkuese, em288

rat e firmave të tilla shpallen në buletinet zyrtare e gjysmëzyrtare dhe kështu mund ta pësojnë keq. Vendim jokonvergjent është edhe ai të cilin e merrni sipas rrethanave të një atmosfere do të thosha euforiste, kur keni para vetes mjaft komponentë të "favorëshme" mbi baza të informacioneve të paverifikuara. Pastaj, kuptoni se të gjitha ishin efemere. Vendimi jokompetent, shkaktohet në shumë qasje. Më së shpeshti vjen në shprehje nga mungesa e aftësive profesioniste, përkatësisht dominimi i dobësive në udhëheqje dhe mungesa e referencave tjera, ndër të cilat kryesisht të autorizimeve. Dobësitë në udhëheqje janë vërtetë pengesa gati të pakalueshme. Të gjitha ato përshkrime kushtuar menaxhmentit dhe funksioneve vitale të tij e edhe trajtimet tjera në atë drejtim, të sajuara në këtë studim, mjaftojnë për të kuptuar se disa njerëz vërtetë nuk kanë tipare udhëheqëse. Këta si duket nuk janë aq të vetëdijshëm se për lider duhet shumëçka: talent, kultivim të aftësive, prejardhje të verifikuar dhe përvoja të shtresuara. Mjafton që njeriu, në pleqëri të ndërtoj biznesin e vet të ri ose të përsëritur dhe t'i mungoj energjia për të udhëhequr me vigjilencë e kompetencë meritore - "sindroma e bebes së elefantit." Përndryshe, sindromat në ndërmarrësi, siç i kam përshkruar në kaptinën e veçantë, janë tejet kundërproduktive. Kësisoj "sindroma e folesë së zbrazët" në njeriun në moshë të shtyrë, i cili ka përfituar shansin që të bëhet udhëheqës dhe të gjitha të metat e kaluara dhe të shtresuara të mundohet t'i kompensoj me dirigjimin e "qëllimit të mirë", shkakton vendimin jo-kompetent. Ky edhe ashtu s'ka askënd, pos mjedisit ku punon. Mezi pret që të bëhet "meritor" për gjithçka e gjithkënd. Merr vendime duke insistuar në arsyen e rrënuar dhe bëhet jokompetent. Në fakt pengon punët. Nuk do të thotë se te të rinjtë nuk ndodhin befasitë e pakëndshme për moskompentencën e vendosjes. Përkundrazi, disa prej tyre të përmbushur me energji, entu289

ziazëm dhe ambicie për avancim, marrin në dorë punët për të cilat nuk janë kompetent, pra s’dinë ti drejtojnë. Me vendimet e para fillojnë dështimet dhe dëshpërimet, për të cilat mundohen të fajësojnë të gjithë për mos mirëkuptim, pos vetes. Autorizimet, kur mungojnë, efektin e kanë të ngjashëm me jokompetencën. Disa njerëz duan ta ndiejnë veten të rëndësishëm. Në këtë, vend të veçantë zë impo-nimi i vullnetit, i cili në rastet më të shpeshta shprehet me marrjen e vendimeve. Mungesa e autorizimeve, laj-merohet në disa variacione. Por, zakonisht dy nga këto janë më të rëndësishmet: internet dhe eksternet. Mangësia e autorizimeve interne, buron nga eksponimi i gabuar i të drejtës për disa pjesë të vendimit apo për vendimin e tërë. Në kuadër të menaxhmentit, një menaxher autorizohet për disa veprime të cilat do t'i ushtroj, duke vendosur në mënyrë të pavarur. Ky diskonon me autorizimet e përhershme - afatgjata (të përcaktuara me skemën e organizimit) dhe të kohëpaskohëshme, sipas vendimeve të marra në nivelet e udhëheqjes më të lartë të ndërmarrjes. Menaxheri jovigjilent dhe ambicioz, me qëllim të mirë dhe pa mendime të thella, sulet që të zbatoj edhe ca detyrime tjera jashtë autorizimeve. Të ngjashme janë rastet e mungesës së koordinimit të aktiviteteve në ndërmarrjet e mëdha. Njësitë e veçuara, me veprimet e veta shkaktojnë disharmoni me qëllimet dhe veprimet e ndërmarrjes si tërësi. Me metodën sistemore të prirjes dhe udhëheqjes, bëhen përpjekje për evitimin e tejkalimit të autorizimeve të vendosjes (për suazën e tillë në këtë studim, janë dhënë shpjegimet në trajtimin e menaxhmentit). Mungesa e autorizimeve eksterne në marrjen e vendimeve jokompetente i përket mospërmbajtjes rregullatives ligjore dhe normave të rendit biznesor të cilat janë në fuqi. Në shumë vende, rregullat e institucionalizuara të vendimeve si: akte, kontrata, promemorie, provoko290

lle, janë tejet të thjeshtësuara. Gjenden edhe institucionet ose personat e autorizuar për verifikimin e këtyre dokumenteve. Mirëpo, përmbajtja ndaj rregullave është tejet rigoroze. Çështjet me obligime të përcaktuara materiale nuk mund t'i përfshini me promemorie ose protokoll. Po qe se keni vepruar kështu, dokumenti do të bëhet i pavlershëm, pos në rastin kur rrethanat e caktuara e mundësojnë miratimin e tillë - sikurse marrëdhëniet ndërshtetërore e të ngjashme. Ka edhe shumë variacione të vendimeve, në të cilat mungesa e autori-zimeve përkatëse eksterne "diskualifikon vendimin". Ose, p.sh. menaxheri me skemën e organizimit ka të drejtën e vendosjes për çështjet e caktuara, por mund të ndodhë që nuk ka të deponuar nënshkrimin në instituti-onin e caktuar me ligj për të prezentuar ndërmarrjen në transaksionet përkatëse. Vendimi demotivues, në shikim të parë, duket jo aq i rëndësishëm. Përveçqë vendimi i cili shkakton këtë gjendje - edhe nëse është me bonitetin kompleks të kompetencave dhe ingjerencave - s'vlen asgjë, por, shkakton edhe pasoja të rënda. Vendimin demotivues, në instancën më të ulët, do ta quaja të pakëndshëm, ndërkaq në atë më të lartë të dëmshëm. Qëllimi i vendimit është motivimi i shumanshëm. Në rend të parë të atyre që iu dedikohet dhe atyre që e marrin, përkatësisht e sjellin. Kështu, nëse vendimi nuk fry-mëzon, bëhet kundërthënie e qëllimit. Edhe qëllimi më i mirë, nëse metoda nuk vlen, përkatësisht nuk është në përputhje me aspiratat e caktuara - pra me vendimin mund të tjetërsohet - shkakton pasoja të pakëndshme. Njerëzit kanë botën e vet, botëkuptimet e veta individuale dhe kolektive. Kur këtyre iu kundër-vëni vendimin jashtë shikimeve që kanë, do të shkaktoni çrregullime gjithfarësh. Shumica e shkollave - teorive- modeleve, metodave, mënyrave dhe qasjeve të menaxhmentit, efektin e vendimit dhe suksesin e udhëheqësit e mbështesin në motivimin. Mënyra participative e udhëheqjes është 291

sëndërvuar mu për hir të motivimit - ngritjes së iniciativës individuale dhe ekipore, respektimit të ndërsjellë të raporteve ndaj punës dhe njerëzve. Me vendimin demotivues, së shpejti do të vëreni se si do të aktivizohet "menaxhmenti nën hije", si grup joformal, i cili në çdo kohë do të kundërvihet me aksione të papritura. Shumë shembuj nga jeta dhe përvojat e biznesit, udhëzojnë për kujdesin ndaj faktorit të motivimit, i cili duhet të gjej vendin meritor në çdo vendim. Komponentët më dekurajues të vendimit të tillë janë cenimi: i interesit material dhe vlerës etike. Interesi material, demistifikon çdo përbërje të raporteve të punës. Pagat e mira në kushte adekuate të punës, frymëzojnë punonjësit. Nëse merrni vendimin për rritjen e normave të punës ose për ndërrimin e kush-teve të mjedisit ku veprohet, do të shkaktoni çrregu-llime të cilat do t'iu kthejnë prapa. Ndërkaq, janë përp-lot faktorë të ndërlidhur me interesin material e që demotivojnë, sidomos pagat jo sipas vlerës së punës ose barazia lineare në paga pavarësisht prej efekteve të punës. Vlera etike, është faktor mbi të gjithë komponentët e motivimit ose demotivimit. Vërtetë se interesi material gërsheton të gjitha veprimet të cilave iu shton ose pakëson motivin. Por, ingranazhi i vendimit i cili nuk përfshinë edhe komponentët etik, mbetet me efekte të kufizuara. Njerëzit kanë iniciativa. Kanë edhe sedrën e tyre. Duan të bijën në sy dhe të çmohen në mënyrë serioze. Kështu krijojnë përshtypjen se bëhen të rëndësishëm. Kërkesave të tyre duhet përgjigjur me kujdes e respekt. Ata kështu mund të shkojnë edhe më larg. Kanë për motiv identifikimin me ndërmarrjen ku punojnë. Dëshirojnë të ndihen si anëtar të familjes dhe të ndajnë fatin me suksesin e mossuksesin e ndërmarrjes. Rezultatet e rëndësishme të eksperimenteve të Mejos, ndriçuan disa dukuri, për të cilat më parë nuk ekzistonin njohuritë meritore, ose që së paku ishin të paverifikuara. Në këto, motivimi, i arsyetuar me diç të parën292

dësishme, ishte befasia e kërkimeve shkencore. Respekti ishte ngritur si frymëzim dhe motiv parësor. Nuk do të thotë se të gjitha sjelljet e udhëheqësit duhet të përcjellën me sinqeritetin dhe kujdesin ndaj gjithkujt, por mjafton që edhe vendimet të merren në konsultë me ata të cilët identifikohen me interesin e përbashkët. Me ata të cilët shprehim përgjegjësi në punë dhe kërkojnë pjesëmarrje në vendime, ose së paku që të krijohet atmosfera e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Edhe përcjellja e detyrave si këshillë e jo si urdhërim klasik - komandim - motivon. Motivacionit në menaxhmentin bashkëkohor i kushtohet rëndësia e veçantë. Për këtë, në kuadër të stafit themelohen shërbimet komplekse për kërkimet e shtigjeve dhe metodave më frytdhënëse për motivim. Kuptohet se në këtë raport, përqendrimi bëhet në njerëzit e tipit "Y" me të cilët frymëzohen edhe ata të tipit "X".

Personifikimi i vendimit Çdo vepër përpunohet, përcaktohet dhe identifikohet sipas autorësisë. Variantet e autorësisë janë të ndryshme. Në njërin, kur autori ose autorët janë përpilues në përgatitjen e edhe miratues të vendimit. Në tjetrin, ky ose këta janë janë t ndarë në pozitën e përpiluesve dhe miratuesve. Në menaxhment, vendimet merren edhe me referimin e autorëve - përpiluesve - me shpjegimet plo-tësuese. Me ndryshime ose pa këto, autorësia mbetët e përbashkët. Përgjegjësia i përshkruhet përpiluesit - për pasojat negative, ndërsa lëvdatat për efektet pozitive i përkasin miratuesit. Sidoqoftë, vendimi i cili lindë duhet të pagëzohet në ose me emër të atit. Sipas këtij relacioni, duket se renditja më racionale do t'ishte në vendimin: personal, të përbashkët dhe kooperativ. 293

Vendimi personal, mbanë veçoritë më të përhapura. Çdo ditë, duke vepruar me prokopi ose pa këtë, merrni vendime të lehta e të vështira. Keni edhe vendime jetësore, të cilat, ndër të tjera, i përkasin edhe biznesit, në fillim për ndërtimin, e në vijim për zhvillimin e tij. Por, gjithnjë do të vendosni e zhvendosni. Vështirë është të vendosësh vetëm. Ndërkaq, paksa më lehtë është të vendosësh vet e për vete, se sa edhe për të tjerët. Njerëzit ushtrojnë të vendosin. Kur krijojnë përvoja, veprojnë me kujdes më të madh. Disa nuk kanë guxim të vendosin. Këshillohen me tjerët. Mençuria e vendosjes është përgatitja, por peshë të madhe ka edhe guximi. Shpjegimet dedikuar vendimit personal kanë të bëjnë me personifikimin e vendimit, në të cilin përpilues dhe miratues është një person. Mund të ndodhë që në përgatitje të angazhohen më shumë persona, por vendimi definitiv i përket njërit. Kuptohet, ky është udhëheqësi i ndërmarrjes, zakonisht të vogël ose ca më të madhe, përkatësisht të mesme. Procedimi i vendimit kësisoj bëhet në mënyrë më të thjeshtë. Autorësia e përgjegjësia janë në një kufizim më të përafërt. Për fajësim eventual moral mund të gjendet ndonjë profesionist, i cili është shfrytëzuar si këshilltar, por më tepër për të qenë i gatshëm të shpallet "fajtor nderi". Mirëpo, ekzistojnë edhe përplot agjensione e institucione, të cilat me sistemin inxhiniering përpilojnë dhe marrin përsipër zbatimin e vendimit, të cilin personi e ka porositur dhe miratuar. Nuk duhet frikuar aq shumë për marrjen e vendimit. Sakaq veproni ashtu siç iu duket më së miri. Disa njerëz, në shumë raste vendimin ca më serioz e ngarkojnë edhe me sjellje "misterioze": religjioze, paragjykime e ku me ditë edhe me sa fetishe. Zakonisht është fjala për mungesën e besimit në vete ose në rrethana, në përgatitje ose në rendiment. Për këta njerëz më i mirë është vendimi i përbashkët. Disa tjerë janë "ekzibicionistë" për vendime të shpeshta e të shpejta. Merrni 294

me mend pozitën e menaxherit që e ka si diler në bursa të aksioneve, kotacioneve të mallrave. Kryetarët e korporatave dhe ndërmarrjeve tjera të mëdha, shpërndajnë autorizimet për vendimet e ndryshme, më së shpeshti operative. Për vete rezervojnë të drejtën për "intervenime kohë pas kohe", ndonëse marrin edhe vendime markante ose veprojnë duke ndërpre dilemat e shfaqura. Vendimi i përbashkët, është me një, dy ose më shumë bashkëpunëtor. Në ndërmarrjet e vogla, ky është vendimi që marrin bashkërisht partnerët, ku zakonisht janë dy. Në ndërmarrjet e mëdha, kryesisht në korporatat, mënyra e tillë e marrjes së vendimit praktikohet në trupin drejtues. Në praktikën e marrjes së vendimeve, gjenden variacione të pjesëmarrësve. Për hir të racionalizimit të punëve, në ecuritë bashkëkohore me së shpeshti mund të ndeshni angazhimin e personelit të specializuar profesionist në bashkëveprim me udhëheqësin kompetent. Këta vendosin për çështjet të cilat janë në kompetencën e drejtpërdrejtë të tyre ose mbi baza të autorizimeve të deleguara. Vendimet më të lavdëruara sot çmohen ato ekipore. Në këtë mënyrë ekipi përgatitë, merr vendimin dhe personifikohet më këtë. Përmbajtja e ekipeve është e ndryshueshme ose e pandryshueshme. Ndërmarrësit e firmave të vogla dhe të mesme, aksionare ose private, zakonisht veprojnë në ekip të pandryshuar. Në ndërmarrjet e mëdha ekipet ndërrojnë ndonjërin nga pjesëmarrësit, sipas tematikës dhe përmbajtjes së vendimeve. Për marketing të një malli angazhohet personi me zotime nga ky fushëveprim, bashkërisht me udhëheqësin përkatës. Për transaksione më të gjera, angazhohen personat e ngarkuar me punët e tilla. Për projekte të caktuara afatgjata, patjetër duhet të prezentoj personi ose ekipi projektues në krye me udhëheqësin e sektorit dhe mena-xherët e autorizuar për veprime të zbatimit të proje-kteve. 295

Vendimi kooperativ, është me interes të përbashkët të disa ndërmarrjeve. Në këtë veprim, këto mund të inkuadrojnë përfaqësuesit e vet në fazat e ndryshme të vendimit: në përgatitje, në miratim ose në të dy këto, përkatësisht prej fillimit deri te realizimi përfundimtar. Përndryshe, një pjesë bukur e madhe e ndërmarrjeve, punojnë në bashkëveprim me kooperantë. Njëra palë janë përmbushës të programit të integratorit. Tjetra, pra integratori, është prodhuesi ose liferuesi final. Veprimet zhvillohen mbi baza të kontratave afatgjata. Ndërmjet këtyre duhet të nxirren edhe shumë vendime. Ato në një pjesë janë unike, në pjesën tjetër të diferencuara, sipas veçorive të veprimtarisë përkatëse. Vendimet përgatiten dhe merren mbi baza të marrëveshjeve përkatëse: të përgjithshme dhe të veçanta. Vendimit kooperativ të rëndomtë i nënshtrohen shumë veprime dy ose më shumanëshe dhe afatgjata, të partnerëve të kombinuar të cilët mbështesin biznesin e përbashkët - si kooperant - dhe atyre që nuk janë kooperant. Kohë pas kohe tubohen, këmbejnë mendimet, shoshisin vlerat e veprimeve me interes reciprok, bëjnë ndryshime, përgatisin vendime të reja dhe i trajtojnë sipas interesit aktual.

Strategjia e vendimit Duke e përpunuar vendimin, ndërtoni strategjinë në kuptimin e etapave nëpër të cilat do t'arrini efektet. Në këtë do të trajtoni edhe taktiken, mjetet, metodat, funksionet dhe drejtimet e përhapjes së aktivitetit. Çfarëdo vendimi që të merrni, në një pjesë në këtë duhet thurur strategjinë. Nëse vendimi nuk është në funksion të strategjisë, atëherë me vendime do të ngatërroni përmbajtjen e punës. Determinimi i strategjisë ndihmon objekivizimin në drejtimin: operativ, në etapa, në skema. 296

Vendimi operativ, është i përditshëm, më të cilin përcaktoni detyrimet vetes dhe të tjerëve. Në shtrirjen vertikale (për nga vëllimi) dhe horizontale (për nga hapësira) të veprimeve, ndesheni me kërkesën për marrjen e vendimeve operative. Në këto relacione, disa ndërmarrësve, lëvizja ndërmjet mendimit, vendimit dhe veprimit iu duket e rëndomtë. Thjeshtë janë ushtruar të bëhen operativ në sferat të cilat janë mjaft të përbëra dhe të thjeshta në dimensionin profesionist dhe të përgjegjësisë. Kështu, vendimi operativ mund të jetë i vlerave të gjera dhe të pakta. Disa persona për të gjitha këto sillen në mënyrën e njëjtë. Variacionet e vendimeve operative pothuajse janë të pafundme. Këshillat, detyrat dhe intervenimet tjera që i bëni për punë, të gjitha janë vendime operative. Udhëzimet që merrni dhe jepni duke i analizuar si përgatitje, ose duke i përcjellë në mënyrë pragmatike, janë vendimet më të shpeshta operative. P.sh. keni përgatitur kërkesën për kredi në bankë dhe e keni parashtruar; të gjitha veprimet e mëparshme dhe të mëtejme kryesisht janë vendime operative. Menaxhmenti klasik, në shumicën e veprimeve të veta, është mbështetur në vendimet operative. Kësisoj, udhëheqësi më i lartë ka përcjellë vendimet si urdhra ose si udhëzime në instancat më të ulëta dhe kështu me radhë. Vendimi në etapa, përcaktohet sipas ecurisë së punëve të ndërlidhura me kërkesat, raportet materiale, mundësitë organizative dhe efektivat e fazave të mëparshme. Etapat dhe fazat e veprimeve kam shkoqitur në pjesët e mëparshme të këtij studimi. Diç i ngjashëm ësh-të edhe vendimi transitor, përkatësisht si një variant i tij. Pjesën më të madhe të veprimeve në biznes e zbërtheni në etapa. Për nga natyra e etapave të punës krejt pak janë veprimet kontinuele. Sipas punëve merren edhe vendimet përkatëse. Duket se asgjë nuk ndryshon, ndërkaq çdo etapë i ka veçoritë e veta. Këtyre iu adaptohen edhe vendimet. Procesi i ndërtimit të ndërmarr297

jes, nga fillimi zbatohet sipas vendimeve të marra në etapa. Asgjë s'mund të bëni menjëherë. Materialisht dhe fizikisht nuk mund të kaploni gjithë atë që iu parashtro-het si kërkesë për veprimet e tërësishme. Shikimi i tillë për ndarjen e veprimeve në etapa, ndihmon për të përcaktuar renditjen e punëve sipas përparësive. P.sh. disa njerëz kanë kërkesa të mëdha. Iu duket se shu-mëçka mund të arrijnë në një paralelizëm të gjerë. Këtu edhe fillojnë të humbin vrapin. S'ndihmon as energjia e as dituria. Ligjet e biznesit në një pjesë kanë ngjashmëri me ligjet e natyrës. Mund të ndërhyni në këto, por jo edhe t'i ndryshoni rrënjësisht kahet e zhvillimit. Nëpër etapa të zhvillimit bëni përqasjen e punëve me potencialin tuaj të tërësishëm material dhe frytëdhenës. Një ndër pengesat e rëndomta të njerëzve në biznes, është arritja sipas Parimit të Piterit - në instancën e aftësive të paaftësisë. Duke kaluar nëpër etapa, përherë përgjoni se sa jeni të aftë t'iu përmbaheni rregullave të punëve, konkurrencës dhe garave të pafun-dme të tregut. Me siguri se në mënyrën e përgjimit gradual do të bëni zëvendësime njerëzore, materiale, inovatore. Vendimi në skema, shprehet me ruajtjen e kontinuitetit ose përcakton sjelljen për vendimet të cilat në kuptimin e përgjithshëm janë me komponentë të njohur. Praktikohet për të gjitha ndërmarrjet - të mëdha, të mes-me e të vogla. Për ndërmarrjet e mëdha, parashtron ba-zën imanente të vendimeve të caktuara. Në menaxho-ment me skemë emërtohen ingjerencat kur dhe si do të vendosin udhëheqësit dhe menaxherët tjerë në mënyrë të pavarur. Skema e organizimit përcakton edhe të drej-tat e obligimet globale. Skemat tjera, sikurse të mbi-këqyrjes dhe kontrollit, me përpikëri parashtrojnë nive-lizimet e cilësisë së punës. Sadopak, skema ndihmon si një konspekt për të ruajtuar dhe përcjellë kontinuitetin e raporteve të suazës së veprimeve. Nganjëherë mund të harroni disa kërkesa a obligime. Suleni të merrni ndonjë vendim i cili shkak298

ton çrregullimin e drejtpeshimit të veprimtarisë në ndër-marrje. Nëse më parë e shikoni skemën, gjërat i keni para vetes ashtu si jeni përcaktuar më parë, kur keni menduar më shumë, përkatësisht do t'iu kujtohet ven-dimi paraprak. Me këtë e lidhni t'ardhshmin. Udhëzimet e tilla vlejnë për të gjithë - ndërmarrjet e madhësive të ndryshme, por edhe për personelin, veçmas për ata që janë kompetent për marrjen e vendimeve ca më serioze. Kujdesi ndaj skemave nuk do të thotë skematizim në biznes. Sikurse për gjithçka në jetë, e sidomos në biznes, preferohet dalja e kohëpaskohshme nga skemat. Vështirësi e njerëzve është se disa iu përmbahen skemave deri në fund e disa kurrsesi nuk mund të rendisin veprimet sipas skemave. Qëllimi i udhëzimeve për aplikimin e skemës, është kombinimi i veprimeve sipas kësaj dhe pragmatizmit jashtëskemor.

Kumtimi i vendimit Konstrukti i vendimit të gatshëm, e ka edhe dedikimin e vet. Relacioni i tillë realizohet sipas gradacionit të vlerës dhe qëllimit të vendimit. Disa vendime i merrni vet. Për shkaqe të strategjisë së veprimit, nuk i komunikoni deri në fillimin e realizimit, ndonëse edhe atëherë, duke taktizuar, përmbajtjen e tillë e komunikoni pjesë pjesë. Disa vendime tjera, që kanë të bëjnë me personelin, nëse po ashtu vet i keni përcaktuar, i komunikoni sipas skemës ose në ndonjë mënyrë të njohur. Në menaxhmentin e ndërmarrjeve të mëdha tek-nologjia e komunikimit të vendimit është e skematizuar dhe e paskematizuar. Disa pjesë, të cilat vlejnë për të gjithë, kumtohen në mënyra të ndryshme. Pjesët tjera me përmbajtje strategjike i kumtohen vetëm trungut më përgjegjës 299

Ndërkaq, në kumtimin e vendimit duhet të ekzistoj laramania më e shprehur se sa në pjesët e mëparshme. Shikuar sipas veprimeve të rëndomta dhe të përgjithësuara, kumtimi i vendimit zbatohet në disa mënyra, si: akt, sjellje, qëndrim dhe gjykim. Kështu, vendimi parimisht kumtohet sipas personifikimit dhe strategjisë së përcaktuar në këtë. Mirëpo, përcjellja mund të bëhet edhe në raportin dypalësh: vendimi dhe zbatuesi; tripalësh: vendimi, transmetuesi dhe zbatuesi. Rastet më të rralla janë kur procedimit të tillë të komunikimit të vendimit i shtohet edhe mbikëqyrja. Por, kjo ka të bëjë me realizimin e vendimit. Vendimi si akt, shprehë kumtimin sipas zbatimit të njëhershëm të qëllimit, si referim të shkruar dhe të pashkruar. I shkruari përbën dokumentin i cili sublimon përplot kërkesa; të mira dhe të pamira. Ndërsa, për veprimet e biznesit, mbështetja kërkohet kryesisht në ato të mirat, përkatësisht frytdhënëset. Vendimi i pashkruar edhe pse nuk i përket vetëm çështjeve të çastit, zakonisht është i papërsëritshëm. Në kumtimin e këtyre vendimeve kombinohen përplot metoda e qasje, të përgatitura dhe të papërgatitura. Gjenden rastet kur për vendimin si akt shfrytëzohet tërë aparatura e përgatitjes, dhe vetëm pritet çasti "intervenues" për ta kumtuar. Variant tjetër i kësisoj vendimi është përqendrimi i thellë në veprimet e koklavitura, kur duhet reaguar me të shpejtë. Ngjashëm me këtë janë veprimet nëpër bursa me rënien e aksioneve të ndër-marrjes, për çka janë vendimtare minutat. Shumë raste janë të njohura kur udhëheqësi i firmës me reagimin e shpejtë ka kumtuar vendimin dhe ka ndodhur që të shpëtoj nga falimentimi. Përgatitjet dhe kumtimet e ngadalshme, qoftë edhe të shpejta "me gjysmëzëri", në rastet e tilla janë treguar të pasuksesshme. Prirja e njerëzve për vendime të guximshme, herë si aventurë herë si kërkim i "fatit" në shumë mënyra, ngër-then në vendimin si akt. Atë çka kam përshkruar 300

në kombinimin e instinktit, arsyes, intuitës etj. me plot mend mund ta projektoni mu në këtë vendim. Sidoqoftë, forma e tillë e kumtimit të vendimit në mënyrë verbale, duhet t'iu adaptohet rrethanave. Kumtimi i vendimit si akt i shkruar është i njohur prej kohërash. Në biznes, më së shpeshti kjo është mënyra e mbajtjes së korrespondencës, përkatësisht komunikimit me partnerët biznesor për kërkesat e ndërsjella; miratimin ose mosmiratimin e tyre. Vendimi i tillë shoshitet dhe projektohet sipas të gjitha elementeve të kërkesave dhe nevojave. Andaj, është tejet i preferuar. Komunikimi sipas vendimit të tillë, megjithëkëtë imponon edhe përgatitjen e vet kumtesës me të cilën shprehet kultura biznesore. Vendimi si sjellje, është më i përhapuri dhe më i rëndomti. Kumtohet në qasjet operative, në lëvizje me përmbajtje të përgatitur si konspekt ose edhe të papërgatitur. Më i përgatitur, kryesisht praktikohet në kuadër të vendimeve me rëndësi të menaxhmentit, pra në ndërmarrjet e mëdha. Variante të veçanta të kumtimit, janë transmetimi përmes zëdhënësit dhe ndërmjetësit. Të parin - zëdhënësin - e praktikojnë ndërmarrjet e mëdha. Ndërsa, të dytin - ndërmjetësin e aplikojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kur komunikojnë përmes njerëzve të autorizuar, ndër të cilët janë të kyçur edhe avokattët. Megjithëkëtë, që të gjitha grupet e ndërmarrjeve shpeshherë i shfrytëzojnë të dy mënyrat e komunikimit të tërthortë të vendimeve. Zbatimi i mënyrës së komunikimit si sjellje për kumtimin e vendimit, më së shpeshti shfrytëzohet për nevojat operative: këshillat, udhëzimet, ndërrimet e procesit të punës etj. Në procesin e punës këto vendime gati se nuk vërehen. Njerëzit thjeshtë janë mësuar me këto dhe i çmojnë si komunikim të rëndomtë. Mirëpo, disa udhëheqës të ngarkuar me sindromën e "të pazëvendësueshmit", me këtë e teprojnë, duke kërkuar që punonjësit t'i konsultojnë nevojë e pa nevojë. Kur nuk veprojnë kështu, marrin "vendime të reja". Në admini301

stratë, gjegjësisht aty ku kryhen shërbimet e caktuara, burokratët e tillë mund të durohen përkohësisht, por në prodhim shkaktojnë vështirësi. Menaxherët e shkathët janë të prirur për kumtimin racional të vendimeve si sjellje. Shfrytëzojnë çdo moment në të cilin duke menduar intensivisht, komunikojnë dhe nxjerrin vendime frytdhënëse në: zyrë, automobil, kafene e gjetiu. Vendimi si qëndrim, shërben për kumtimin e vlerave qenësore, që në disa variante shprehet si vendim i paluhatshëm, përkatësisht i prerë. Në ndërmarrjet e vogla, negociatat e ndryshme ngërthejnë më tepër në kompromise se sa në qëndrime. Varësia nga personeli e komitentët, kushtëzon taktizimet dhe koncesionet e ndërsjella. Në ndërmarrjet e mëdha vendimi kryesisht kumtohet si qëndrim. Mirëpo edhe në këto, aplikohen përplot vendime ad hoc (sipas rastit), sidomos në çastet e shitblerjes së mallrave. Nëse veproni me kooperantë, biznesin s'mund ta shtroni përherë sipas komunikimit të vendimit si qëndrim. Keni qëndrimin tuaj, por edhe ata kanë të vetin. Në rastet tjera p.sh. keni mundësinë të bëni tregti me një firmë të Hong Kongut. Kjo ndërron sjelljet rast pas rasti. Edhe ju mund të "ngjiteni" në ndonjë aranzhman. Por, këtë s'mund as të ëndërroni ta bëni me IBM-in. Njësoj e keni edhe me ndërmarrjet: “Olivetti,” “The Jonson Corporation,” “Sony” etj. Në rastin tjetër, nëse dëshironi të bëheni kooperant i ndonjë ndërmarrjeje të njohur në treg, e tëra që mund të pritni është kumtimi i vendimit se a do t'ju pranojnë, ndërsa kushtet i keni si qëndrim të imponuar sipas sjelljes "merr ose lëre." Shembull të ngjashëm paraqesin kontratat për veprime afatshkurtra, të dedikuara transaksioneve ca më serioze, në të cilat vendimi parashtrohet si qëndrim i palës e cila i dikton kushtet. Kjo në kontratat e gatitura përcakton kondicionet e vendimit. Kujt i konvenon, këtë e pranon duke e nënshkruar. 302

Ekzistojnë procedimet më të ndërlikuara, por paksa më të zbutura të pasqyrimit dhe kumtimit të vendimit. Si qëndrim, vendimi përgatitët dhe kumtohet sipas disa variacioneve. P.sh. për kumtimin e vendimit, parashtrohet kërkesa e angazhimit të ekipit ose pjesës së ekipit - të menaxhmentit - apo të ndërmarrjes së biznesit të vogël. Përqasja dhe shoshitja, duke u ballafaquar dy ekipet negociatore, mund të vazhdoj në disa faza të koncesioneve dypalëshe. Pastaj, merret vendimi me ballafaqimin e dy palëve të cilat më parë kanë shpallur qëndrimin e tyre preliminar. Varianti tjetër ka të bëjë me përpunimin paraprak të dokumenteve, përkatësisht me njohjen e skemave të planit, organizimit dhe referencave tjera. Duke u gjetur pikat e përbashkëta të interesit, bëhen negociatat në ballafaqimin e dy ose më shumë palëve të interesuara dhe kumtohet qëndrimi për vendimin e miratuar. Sidoqoftë, vendimi si qëndrim është më pak elastik. Vendimi si gjykim, trajton raportet në suazën e brendshme dhe të jashtme të ndërmarrjes. Këtu eksponimi përqendrohet në suazën joinstitucionale. Logjika: duke gjykuar vendosni dhe se me vendim gjykoni; përfshinë tërë aktivitetin e njerëzve përreth. Do të filloni me veten, pastaj gjykimin e përhapni në bashkëveprimtarët dhe vazhdoni me partnerët biznesorë. Ashtu veprojnë edhe ata. Në këto relacione vendimin do ta kumtoni si gjykim. Suaza e brendshme ka të bëj me ndërmarrjen. Në këtë ushtrohen punët. Ju i njihni: procesin e veprimeve dhe punonjësit. Me vendimet që merrni, në pjesën me të madhe, gjykoni në drejtimin pozitiv dhe negativ. Për pozitivet, aplikoni: shpërblimin si pagë më të lartë, avancimin dhe kurajimet tjera. Për negativet, nganjëherë duhet të bëheni gjykatës. Për pakujdesinë e shprehur e cila ka sjellë dëm, merrni vendimin e zvogëlimit të pagës. Në rastin tjetër vendosni që punonjësin përkatës ta largoni nga puna. Kështu kumtoni vendimet si gjykime. 303

Suaza e jashtme pra e varur nga ndërhyrjet joinstitucionale, që do të thotë aty ku mund të ndikoni jashtë gjyqeve e të ngjashme, është më pak e kontrolluar. Mirëpo, funksionon. Në raportet e biznesit të organizuar dhe rendit të urbanizuar, shumë çështje kontestuese zgjidhen në mënyrë të qetë me ndërmjetësime ose edhe pa këto. Një ndër zotimet e klubit të biznesmenëve, apo menaxherëve është ndërmjetësimi në mosmarrëveshjet e ndërmarrësve, sidomos në rastet e konkurrences jolojale, duke evituar ndërhyrjen e institucioneve shtetërore. Në përplot buletine të asociacioneve, odave tregtare, shoqatave profesioniste, klubeve të menaxherëve e të ngjashëm, rregullisht shpallen vendimet për gjykimet e nderit. Tejkalimi i normave etike, shantazhi dhe sjelljet tjera jashtë kritereve të rendit të biznesit - aty ku ka mundësi - shpallen si delikte nderi. Këto janë gjykime nganjëherë më pasoja më të rënda se sa ato shtetërore arbitrare ose gjyqësore.

REALIZIMI I VENDIMIT Keni menduar. Jeni përcaktuar edhe për vendimin e prerë ose në variacione. Të paktën e keni krijuar konceptin e shkruar ose të memorizuar. Gjatë tërë kësaj kohe, preokupimin e keni pasur në realizimin e qëllimit. Të gjithë e kanë vështirë kur mendojnë dhe vendosin. Rendimenti ndryshon sipas njerëzve dhe rrethanave. Më së vështiri është kur tërë këtë kompleks të veprimeve do ta mbani në supet tuaja. Pra edhe zbatoni vet. Në biznes në rastet më të shpeshta kjo iu pret. Gjithçka do të duket më e ndritshme kur realizimi e arsyeton mu-ndin e procesit të ndërtimit të vendimit. Në realizimin e vendimit, njeriu nuk duket më si i mëparshmi. Tiparet dallojnë. Disa veprojnë në mënyrë të: plogësht e statike, tjerët vitale e dinamike. 304

Realizimi i plogësht e statik, është veçori e njerëz-ve të pasiguritë, por edhe atyre jometodik, që do të thotë të padisiplinuar ndaj veprimeve. Nganjëherë ka të bëjë me personat të cilët janë të aftë, me përplot virtyte, por të ndjeshëm ndaj raporteve të ballafaqimit me tjerët e sidomos me administratën burokratike, si p.sh. për themelimin e ndërmarrjes dhe përmbushjes së kërkesa-ve tjera ligjore administrative. Ky është hapi i parë. Mirëpo, nuk bënë të manifestohet zhgënjimi, e aq më pak aty ku do të filloni për zyrtarizimin e ndërmarrjes të cilën jeni qasur ta organizoni. Ekzistojnë edhe arsyet tjera. Të gjitha përgatitjet kanë shkuar mirë, por, atëherë ishte iluzioni më i madh. Realiteti tregon se nevojitet mund. Këtu ndërmarrësi i ardhshëm ndalet të pushoj. Sa do të zgjatë pushimi? Ndërkaq ndodhin edhe të papriturat. Mjetet e parashikuara për deponim në punët e ardhshme, tash nuk duken të sigurta! Realizimi vital e dinamik, i përket njerëzve ambicioz, të pathyeshëm. Me vendosmërinë e vet, pas përgatitjeve të thelluara ose të cekëta, startimin e fillojnë në mënyrë dinamike. Entusiasmi i bënë edhe më vital. Botën e shohin si të çiltër. Veten si personazh ngadhnjimtar. Në veprimet e mëtejme e shpejtësojnë ritmin dhe arrijnë aty ku e kanë projektuar cakun. Biznesi vërtetë kushtëzon dinamizëm të ngritur dhe vitalitet shumanësh. Për këtë përherë nevojitet energjia edhe suplementare. Përderisa nuk arrihet në ecurinë ritmike, veprimet janë të shpejtësuara. Por, kur ekziston motivi dhe shtegu i njohur për realizimin e mbarë, shqetësimet frymëzojnë. Këto më vonë do të bëhen të rëndomta. Që në fillim duhet të mësoheni t'i përballoni. Plogështia, sjellja statike, dinamike, vitaliteti e gjysmëvitaliteti, shprehen në variacione të shkaqeve të ndryshme, të arsyeshme dhe të paarsyeshme. Por, njerë-zit veprojnë ashtu çfarë mendojnë për veten. Një pjesë vendosin, zbatojnë dhe vijojnë me vitalitetin e pashuar. Disa kanë prirje të mendojnë dhe vendosin. 305

Por, në zbatimin e tërë kompleksit të përgatitur janë të ngathtë për shkak të frikës për ballafaqimin me realitetin e përgjegjësisë materiale dhe morale. Pjesa tjetër, "përto-jnë" të mendojnë dhe të vendosin. Nëse dikush i bën përgatitjet, njerëzit që "përtojnë" të mendojnë, dinë të renditën në skema dhe të veprojnë me kushtim. Projektanti më i mirë është ai që vet zbaton synimet e përcaktuara. Kombinimi i aktiviteteve ekipore në të gjitha përgatitjet dhe zbatimin e zotimeve të konceptuara, në biznes për fillim, është metoda më frytdhënëse. Prandaj, shumica e ndërmarrësve qasjen e startit e bëjnë dhe një kohë veprojnë së paku me një partner. Zbatimi i synimeve të projektuara me vendimin, është pika më e lartë e materializmit të të gjitha veprimeve. Dilemat e mëparshme zbërthehen në ecurinë e biznesit të filluar. Krijohen dilemat e reja të cilat normalishtë burojnë nga ambiciet për efikasitet e zgjerim të punëve. Do t'iu ndodhin edhe shumë ndeshje e thyerje, kryesisht me veten. Por, që në fillim do të verifikoni forcën tuaj krijuese. Shtresimi i përvojave iu bënë më të aftë edhe për përballimin e zotimeve më të vështira. Në fazat e vizioneve për biznes, keni shkuar shpejtë, por keni mësuar më ngadalë. Tash do të mësoni më shpejtë dhe nuk do të harroni caqet e pikave të dobëta dhe të ndriçuara. Duke peshuar veten, vlerësoni edhe tjerët si: bashkëpunëtorë, partnerë biznesor, klientë, zyrtarë. Do të ndani komplekset e komponentët e punës: analizën në kontabilitet e për bilanc material dhe financiar; sjelljen metodike dhe pragmatike për komunikim dhe veprime tjera. Shkurt, do të dalloni vi-zionet, mendimet e vendimet afatgjata nga afatshkur-trat, sipas llogarive. Do t'iu ndodhë që të harroni edhe ndonjërën prej sindromave të ndërmarrësit. Sadopak, zotimet e mëparshme s'bënë që t'iu shkrihen. Duhet të shfletoni literaturë për udhëzime të reja, por edhe për ato që mendoni 306

se tashmë janë vjetruar! Mirëpo, për këtë duhet kujdes. Mos lexoni gjithçka! Mos lexoni edhe shumë! Edhe atë që iu dedikohet si udhëzim, provoni të lexoni në rreshta dhe ndërmjet rreshtave! Përmbajtjen, nëse është, do ta gjeni në dy dimensione; në literaturë dhe në komunikim. Udhëzimi elementar është, që realizimin e vendimit ta bëni shkallë-shkallë, kuptohet ngritëse. Të bëni prova duke "sonduar" terrenin dhe prekur "pulsin". Për këtë nuk iu duhet të jeni gjahtar i çdo informacioni. Me-gjithëkëtë përherë shkoni në drejtim të formësimit të sti-lit tuaj të sjelljes. Kur keni përshtypjen se fillimi i realizimit duket i vështirë, provoni të kyçeni në ndonjë inkubator të biznesit. Aty i keni të gjitha shërbimet: planin, kontabilitetin, programin e veprimtarisë, kërkimet e tregut e deri të shitja e mallrave. Pastaj, kur të bëheni më i zhdërvjellët dilni nga inkubatori dhe zgjeroni veprimtarinë. Parale-lisht mund të shfrytëzoni franshizën, lisingun e edhe ndonjë Know-hov. Mos ndërmerrni vendime të shpeshta! Këto janë të rrezikshme. Evitoni sa të mundeni dominimin e instinktit në veprimet tuaja, por evitoni edhe ndeshjen me njerëzit të cilët veprojnë në këtë mënyrë!

REZONI

1. Vendimi para kohës është vizion, pas kohës është histori. Vendimi me kohë sjellë prokopi. 307

2. Kur tjerët vendosin për fatin tuaj, duhet të mendoni se sa jeni fatligë. 3. Nuk ka vendim të përkryer. Për biznes, është i vlershëm vendimi i qëllimit të përmbushur. 5. Për një vendim duhet të përcaktohen konditat. Për realizim është i vlershëm kondicioni i vendimit dhe i zbatuesit të tij. 6. Vendimi i mirë nuk është prokopia e shpejtë, por shtigjet që ai i hapë sjellin prokopi të pandërprerë. 7. Gjithkush ka të drejtë të vendosë, por vetëm për fatin e vet. Për fatin e tjerëve, vendimi duhet të jetë participativ. 8. Ka vendim njëpalësh, dypalësh, tripalësh e shumëpalësh. Ky i fundit është ai participativ më i finsikruar dhe më objektiv. 9. Njerëzit e vendosur, nuk do të thotë se marrin vendime të prera. Nganjëherë këta kanë edhe më shumë dilema se sa të pavendosurit. Mirëpo, vendosmërinë e kanë parim të përmbajtjes së realizimit të vendimit. 10. Kur keni para vetes variante të shumta të vendimit, zgjidhni atë i cili është më i afërt me mendjen e juaj. 11. Nëse nuk jeni analitik i mirë, për çështjet ca më serioze, mos vendosni vetëm. 12. Leverdia e vendimit është përputhja e interesave të përbashkëta. 13. Vendimet hazarde nuk përsëriten shpesh. 14. Nëse me vendimin që keni marrë dëmtoni tjerët, pasojat kurdoherë do t'iu kthehen edhe juve. 15. Disa mendojnë se kontrata është vendim, ndërkaq ekziston vetëm vendimi për kontratën. 16. Kur shpesh ndërroni vendimin, nënkuptohet se nuk keni menduar për këtë. 17. Vendimin e shpejtë e merr era. Vendimit të ngadalshëm i vjen era dobësi. 308

18. Vendimi me kompromis përhapë neglizhencën dhe kompromisin. 19. Mund të bëni kompromis sa të dëshironi përderisa mos të vendosni. E kur vendosni edhe me kompromis, atëherë këtë duhet ta evitoni. 20. Ka njerëz të cilët dinë shumë për vendimin. Për këtë arsye edhe përtojnë të vendosin. 21. Gratë e kanë më lehtë se sa meshkujt. Ikin nga vendimet përderisa tjerët duke iu bërë këtyre koncesione nuk vendosin. 22. Vendimi i mirë është i mbështjell me humanizëm dhe etikë, por me kusht që sjellë prokopi. 23. Estetika e vendimit në biznes, është qëllimi i fitimit. 24. Kur vendosni të ndërtoni ndërmarrje, mos harroni të emërtoni dhe sistematizoni vendimet. 25. Vendimi i shpejtë sjellë dhembje të ngadalshme. 26. Kurrsesi mos vendosni kur jeni i dehur. Shumë njerëz janë martuar duke qenë të dehur. Por, mos mendoni se edhe kur jeni i kthjellët gjithmonë do t'ia qëlloni vendimit. 27. Duke kërkuar vendim të pastër, do të bëheni pastrues i ngathtë. 28. Njerëzit vital më së shpeshti marrin vendime vitale dhe përhapin vitalitetin aty ku veprojnë. Anasjelltas, njerëzit e plogështë, vendimet i marrin në mënyrë të ngadalshme dhe ngadalësojnë procesin e përhapjes së vitalitetit. 29. Edhe kur përgatiteni të vendosni për punë serioze, silluni ashtu sikurse do të ndiheshit se po luani në mënyrë serioze. 30. Mësoni metodën, qasjen, mënyrën e nxjerrjes së vendimit, e pastaj vendimin përcaktojeni sipas kërkesave pragmatike! 31. Origjinalja e vendimit nuk është vendimi origjinal për qasjen novatore ndaj kërkesave të rëndomta. 309

32. Për të bërë një punë të madhe, nuk do të thotë se duhet të merrni vendim të madh. 33. Nuk mundeni përherë që për çdo veprim të merrni nga një vendim. Vendimi duhet t'iu prij veprimeve të shumta që kanë qëllimin e njëjtë. 34. Vendimi kontraverz është imitim i mendimit joprofesionist. 35. Njerëzit e pavendosur edhe kur vendosin për diçka, prapë janë të pavendosur. 36. Disa njerëz kanë prirje që të marrin vendimin në lëvizje, e disa në prehje dhe qetësi. 37. Çdo vendim që merrni, llogariteni se është afatgjatë, pavarësisht se për sa kohë do ta zbatoni. 38. Kur keni para vetes vendimin objektiv, atëherë mund të llogaritni se keni edhe horizonte të ndritshme. 39. Duke pasur para vetes kërkesën për vendosjen për çështje serioze, konsultohuni me dikë qoftë edhe se nuk është mik i juaji. Merrni mendimin e tij e veproni në drejtimin e kundërt të këshillimeve që ju ofron! 40. Vendimi dinjitoz, është përmbajtje nga e cila nuk guxoni të zmbrapseni. 41. Mendoni e projektoni vendime, por përqendrohuni më tepër në pasojat se sa në vlerat që do t'arrini nga këto. 23. Vendime të vështira janë ato me të cilat do të vendosni për të tjerët e më pak për veten. Por, në biznes, njeriu zakonisht e projekton interesin personal. 43. Çdo veprim është mendim e vendim. Keni edhe vendime triviale e edhe vendime esenciale. Përpiquni që të dalloni njërat nga tjerat dhe rëndësinë ua kushtoni aq sa vlejnë. 310

44. Mendjelehtët vendosin lehtë. Por, ka edhe mendjeprehtë të cilët mendojnë shumë dhe vendosin në mënyrë triviale. 45. Lirohuni nga fati dhe fatkeqësia e vendimit. Përkushtojuni mendimit për vendimin! 46. Nuk ka vendim pa të mira dhe pa të këqija. Këtë aksiomë më së miri e verifikon bashkëshortësia. 47. Mos provoni të vendosni me të ligshtit, ngase këta ligshtësinë do ta shprehin atëherë kur vendimi nuk iu konvenon. 48. Keni vendosur. Keni gabuar. Por, fshihni dëshprimin e pendimit! Përmirësoni gabimin në vendimin tjetër me të cilin duhet të gëzoheni. Por, prapë fshihni ngazëllimin. 49. Pa u sprovuar me pasojat e vendimit, nuk do të kuptoni gjithaq vlerën e tij. 50. Në vendim nuk e depononi shpirtin e juaj, por vlerën e aftësive me të cilat do të krijoni prokopinë. 51. Nga vendimi i qëlluar lindin të mirat. Jo të gëzimit, por të obligimit për t'iu përmbajtur kërkesave të kontinuitetit të tillë. 52. Vendimi me vlerë afatshkurtër kërkon përqendrim. Vendimi me vlerë afatgjatë kërkon kujdes e përqendrim. 53. Vendimi transitor duket i lehtë, por mund të krijoj kokëçarje. 54. Vendimi i qëndrueshëm nuk do të thotë të jetë afatgjatë, por i realizueshëm deri në fund sipas përcaktimeve. 55. Vendimi pragmatik është më i dobishëm nëse i paraprinë analitika. 56. Njerëzit metodik nuk do të thotë se përherë marrin vendime të qëlluara. Sidoqoftë, në pjesën më të madhe gabimet i kanë më të kufizuara. 57. Vendimi fundamental është vendimi me themel. 311

58. Para se të vendosni, shikoni se çfarë janë sjelljet e konkurrencës. 59. Vendimi i cili sjellë kokëçarje, s'do të thotë të jetë vendim i gabuar. Nëse jo shpejtë, në këtë do të bindeni më vonë. 60. Në garat e shpeshta nuk mund të qëndrohet gjatë. Për këtë duhet evituar edhe vendimet e garave të tilla. 61. Mos vendosni shpejtë. Mirëpo edhe kur vendosni mund të bëni ndryshimin e vendimit. Kjo preferohet më shumë se sa vendimi i vonuar i cili ka efektet e kufizuara. 62. Mendoni se keni vendosur më së miri. Realizimi i rendimentit këtë do t'iu tregoj. 63. Vendimi për gjërat e pavlershme nuk i përket biznesit. 64. Dallimi ndërmjet vendimit dhe realizimit është i madh. Disa njerëz kanë prirje për të vendosur e tjerët për të realizuar. 65. Duke ndërruar vendimin në çdo vend dhe në çdo kohë, do të shterni besimin. 66. Nuk është sikurse të kesh vizionin, të mendosh e të vendosësh, ashtu sikurse edhe të realizosh. Në të parat vendosni ngadalë e iu duket se veproni shpejtë. Duke zbatuar këto, veproni shpejtë e iu duket se shkoni ngadalë. 67. Kur të filloni ndërtimin e ndërmarrjes dhe bëheni ndërmarrës, duke shtrirë veprimtarinë, do të kuptoni se gjitha ato që i keni ditur, janë me më pak vlerë në krahasim me ato që do të mësoni më vonë. Sidoqoftë do të mësoni më shpejtë. 68. Dilemat e mëparshme të vendimit, me fillimin e realizimit, do të zdritohen, por do t'iu lindin të rejat që do t'i zbërtheni dhe kështu në ballafaqimin e mëpastajshëm do të keni përherë ndërrimin e njërës me tjetrën. 312

69. Kur jeni bërë i vetëdijshëm se jeni ndërmarrës i mirëfilltë, atëherë kujdesi duhet të jetë edhe më i dendur. 70. Sindromat e biznesit - ndërmarrësit - si mendim, nuk do t'ishin të dëmshme sikurse të mos shndërroheshin në vendim. 71. Njerëzit e pavendosur, s’dinë të numërojnë as paratë. 72. Vendimi i mirë është sikurse potenciali gjenetik, me të cilin njeriu lindë. 73. Vendimi i gabuar në biznes mund të përpunohet dhe në realizim t'arrihet efekti i vlershëm. Por, sjellja, është vështirë të përpunohet, e cila me vendime nuk shndërrohet në nacionalitet. 74. Për kërkesat tuaja në biznes, ekzistojnë shumë zgjidhje. Mirëpo, këtë s'mund ta arrini në bazë të shumë vendimeve. 75. Vendimi i përmirësuar bënë disi. Nuk bënë që vendimi përherë të bëhet i arnuar. 76. Mos lëni në vendimet e juaja për biznes enigma e zbrazëtira. Këto më vonë më vështirë e keni për t'i zgjidhur. 77. Edhe prakticizmin e kanë definuar njerëzit e shkencës e të profesionit, por edhe të përvojës. Vendimi sipas këtij duhet ta shprehë stilin tuaj. 78. Më së tepërmi pragmatizmin e aplikojnë ata të cilët për marrjen e vendimeve besojnë në talentin dhe guximin e vet. Por, ndodhë që të bijën në grackën e instinktit dhe intuitës. 79. Vendimi në blof është sikurse "ruleti rus". 80. Bloferët e vendimit në biznes, nuk do të thotë se janë njerëz të vendosur, por ata të cilët duan të bëhen "hero për pesë minuta". 81. Vendimi në blof, shkakton shembjen e vlerës, por nganjëherë është i leverdishëm. 313

82. Gjithë jeta është ballafaqim me njëfarë aventure. Atëherë nëse s'keni çtë bëni tjetër, vendosni të ballafaqoheni me aventurën e biznesit! 83. Vendimi i përpunuar gjatë është metodik - analitik. Ai i përpunuar shkurt është pragmatik. Sadopak kujdesuni që të gjeni mesataren. 84. Njeriu ngritët duke mësuar biznesin. Marrja e vendimeve të qëlluara është mëvetësimi i mësimeve. 85. Ekziston edhe "sindroma e vendimit për biznes". Këtë e ushtrojnë burokratet e vjetër, duke hyrë në biznes të ri. 86. Duke marrë vendime për biznes e sjellë si byrokrat, mendoni se çka është qëllimi: prokopia e plotë apo vendimi i zbrazët. 87. Vendimet për biznes mund të jenë joefikase, gjysmë efikase dhe efikase. Suksesi zakonisht realizohet konform me këto. 88. Disa njerëz të vullnetit të mirë edhe me vendimet në biznes orvaten të ruajnë virtytin e vet. Mirëpo, një pjesë e madhe ndryshojnë sjelljet nga pozita e mëparshme. 89. Edhe kur realizoni biznesin tuaj, shfletoni literaturë se mund të gjeni frymëzim për ndonjë vendim. 90. Rendi i Ri Botëror është i përmbushur me vendime pragmatike. 91. Vlera e vendimit në biznes është sikurse strategjia e ushtarakëve. Përpunohet gjithçka dhe më në fund mbështetë iniciativat pragmatike të të guximshmëve. 92. Vendimin për biznes duhet ta përpunoni vet. Ashtu edhe do të dini se çka keni menduar dhe çka jeni duke kërkuar për realizimin e veprimtarisë. 93. Kur vendosni të realizoni një ide, ruajuni nga vendimet e tepërta që mos të harroni idenë. 314

94. Me vendim nuk përcaktoni edhe stilin tuaj të veprimit. Por, me stilin tuaj do të përcaktoni mënyrën e mendimit dhe të marrjes së vendimit. 95. Kur nuk ju shkojnë punët mbarë, ankoheni se vendimi ka qenë i gabuar, sidomos nëse këtë e kanë përpunuar tjerët. 96. Rendimenti i vendimit nuk harrohet, ndërsa vendimi po. 97. Edhe frikacakët mund të bëhen aventurier duke vendosur, por jo aq duke vepruar në biznes. 98. Duke mbështetur fatin, njerëzit religjioz për shumë ndodhi shprehen se Zoti kishte vendosur, por kështu harrojnë se pasojat dhe përgjegjësia megjithatë janë të njeriut.

EPILOGU "Mirëqenia e një vendi dhe populli nuk varët aq nga pasuria e tyre, nga 315

qëndrueshmëria e qyteteve të tyre, as nga bukuria e qyteteve; pasuria e një vendi përbëhet nga numri i djemve të arsimuar dhe njerëzve nga dituria dhe karakteri." Lluteri

Vlerat krahasuese "Librit i duhet kohë, sikurse fëmijës. Të gjitha ato libra që janë shkruar shpejtë, për disa javë, shkaktojnë në mua disa paragjykime; gruaja e ndershme nuk lind fëmijë para nëntë muajve." Hajne

Ngjashmëria e thënieve të Hajnes për kohen që i duhet librit për t'u shkruar, është bukur identike edhe me disa nga veprimtaritë tjera. Më e madhe është ngjashmëria me ndërtimin e biznesit, për të cilin po ashtu duhet kohë e konsiderueshme. Gradacioni në renditjen e çështjeve të cilat në shikim të parë duken të rëndomta, dhe pastaj përfitojnë një përmbajtje më të zgjeruar dhe të thelluar, më krijon përshtypjen se këtë studim e bënë karakteristik dhe tërheqës. Kisha qëllimin që duke vazhduar gjurmimet në suazën e biznesit të përparuar, të bëj përpjekjet e mëtejme që njeriun perspektiv të biznesit - për ushtrimin e profesionit në mënyrë të drejtpërdrejt ose si mësimdhënës - ta bëjë më të pasur me udhëzime të përgjithshme dhe konkrete, që sa më shumë të sigu-rohet në veten, duke u njohur me tjerët dhe t'arriturat nga shkenca dhe arti i ndërmarrësisë. 316

Nuk mjafton të njohësh veten dhe rrethin e ngushtë e të bësh biznes të gjerë, pa njohur tjerët nga mjediset më të afërta ose edhe të largëta. Të paktën, duke mësuar se çfarë janë dhe çka bëjnë tjerët, dhe se çka ndodhë në ecuritë dhe inovimet nga biznesi i përparuar, shtohet përvoja dhe meditimi për hapa më të guximshëm, ashtu që veprimet të bëhen më të qëndrueshme. Ndërkaq, njeriun e kurajon vlerësimi shoqëror i biznesit. Kështu që, duke ngritur bindjen se përfiton në rëndësinë e personalitetit, integron interesin personal dhe të përgji-thshëm. Bindja e tillë ngritë besimin në vlerën dhe pozitën në rangun e hierarkisë shoqërore. Maks Sheleri (Max Scheler, filozof gjerman), vlerësimin universal për njeriun e përshkruan kësisoj: "njeriu zhvillohet, jeton dhe krijon si subjekt unik i vetëdijshëm në të cilin gërshetohen impulset instinktive, kontaktet emocionale, synimi për fuqi dhe të menduarit diskursiv. Njeriu deri diku determinohet nga rrethi i vet, mirëpo është edhe i lirë, dhe jeton me 'horizontin e hapur' të tij..." Trajtimi i teorive dhe shumë çështjeve tjera analitike dhe praktike, ofron njohje dhe ndeshje me gjërat të cilat për disa njerëz janë më pak dhe për tjerët më shumë të rëndësishme. Kur njeriu e ndjen veten të obliguar që të gjitha ose disa nga këto t'i absorboj si dituri të domosdoshme, e ka vështirë. Por, kur mendon se disa nga këto duken të afërta, më lehtësi iu qaset, duke i çmuar si një lexim të rëndomtë për gjërat që janë interesante. Kështu përvetësohen udhëzimet dhe vrojti-met përreth, në të cilat kush më pak e kush më shumë, vëzhgon dhe projekton pozitën dhe mendimet e veta. Një numër i konsiderueshëm i udhëheqësve në biznesin privat si prirës individual dhe në atë më të gjerë si prirës të parë ose në kuadër të hierarkisë së trungut udhëheqës, praktikojnë që të shfletojnë literaturë të zgjedhur ku mund të gjejnë udhëzime përkatëse për situatat e ngjashme me veprimet dhe dilemat e tyre. 317

Asnjë vepër nuk është e përkryer. As ajo që bëni në punët e përditshme as edhe ky libër, nga i cili do të kërkoni zgjidhje për çdo kërkesë tuajën. Por, kur këto përpiqeni t'i afroni sipas realitetit, ndoshta do të vëreni se edhe teoritë më të ndërlikuara me ose pa definicione të prera, do t'iu dukën të përafërta me atë çka iu nevojitet në veprimet e përditshme. Përkundrazi, nëse pritni që veprimet t'i udhëhiqni me libra, atëherë s'keni bërë asgjë, sikurse që do të jeni të mangët për nga dituritë nëse nuk i keni lexuar ato vepra nga të cilat sadopak do të mësoni diçka. Me siguri se duhet t'iu shmangeni librave të shterpëta, nga të cilat nuk mund të nxirrni asnjë porosi për veprime serioze. Jeta është e gjatë, por edhe jo aq që ta shkoni duke mësuar përherë nga përvojat e juaja dhe çfarëdo literature. Herët duhet të filloni të ndërtoni kriterin e perceptimit. Literatura më e mirë është ajo që përmban udhëzime praktike të mbështetura në vlerat e sprovuara të teorive dhe përvojave. Përndryshe, do të bëheni sikurse mbreti i përshkruar sipas një anekdote persiane. Ky duke kërkuar që të mësoj për historinë e tërë njerëzimit, kishte porositur përpilimin e librave. Pasi që ato shkruheshin e duhej të shkurtoheshin për t'i lexuar mbreti, më në fund si mbet tjetër pos që në moshën nëntëdhjetëvjeçare, para vdekjes, të kërkoj që t'i tregojnë shkurtimisht se çka shkruan në gjithë ato libra që ishin përpiluar për njerëzimin. Shkencëtari me një libër në dorë i pëshpëriti: "gjithçka lindë, zhvillohet dhe vdes. Kësisoj është fati i tërë njerëzimit."

Përparimet "Kur të gjithë mendojnë njësoj, do të thotë se askush nuk mendon shumë." 318

Volter Lipman

Paralelisht me revolucionin teknik - teknologjik, u zhvilluan ndërtimet më të përsosura të organizimit dhe udhëheqjes së ndërmarrjes. Kërkimet e thelluara nga njerëzit me përvoja dhe njohuri të gjithanshme, rezultuan me thjeshtësime të sjelljeve dhe veprimeve. Shkenca e menaxhmentit, inkorporoj oragnizator entusiast dhe shkencëtarë nga lëmenjtë e ndryshëm. Ndër këta psikologët "zbuluan" vlerat e reja të udhëheqjes, duke projektuar në rend të parë ballafaqimin e njeriut me njeriun si punonjës të qëllimit të njejtë - si punëtor dhe si drejtues. Në të dy anët u bënë përmirësime, duke u arritur harmonizimi dhe identifikimi me interesin për ngritjen e efikasitetit. Në mesin e shekullit XX, përplot njohuri të mëparshme, duke u përpunuar edhe më shumë u përsosen. Përparimet teknike dhe perceptive, ndihmuan që disa koncepte dhe modele duke u përsosur të marrin formën e teorive të mbaruara me mundësi të zbatimeve praktike. Ashtu edhe sot janë duke u mbarështuar dhe zbatuar. Shumë dilema u ndriçuan. Dhe prapë kontributin më të madh e dhanë psikologët. Ecuritë e tilla Herbert Sajmoni (Herbert Simon) i përshkruan: "Përparimi i psikologjisë së procesimit informatik vazhdon me temp aq të shpejtësuar, saqë është e mundshme të shpresojmë që ajo qasje, së bashku me metodat vëzhguese të cilat me këtë janë të lidhura, të ofrojnë një nga fushëveprimmet më mahnitëse në raport me përparimin në shkencën për njeriun (dhe, në realitet, në shkencën në përgjithësi) të paktën për gjeneratën e ardhshme." Zhvillimet intensive në biznes dhe rreth biznesit, si-pas përvojës dhe gjurmimeve shkencore, qiten në pah vlerat ekipore për veprime të suksesshme. Të gjitha këto u gërshetuan me interaksionin. Disa profesione të specializuara dhe të tubuara në ekip, me kundërvënie sipas njohurive të mbështetura në argumentin, ofrojnë 319

rendimentin më të lartë dhe më të qëndrueshëm se sa individi i cili edhe ashtu nuk mund të jetë universal. Andaj, aftësia e përbashkët gjendet në vizionin e përbashkët. Në kuptimin psikologjik, Bruster Smith-i qasjen e tillë amerikane e përshkruan: "’Situacionizmi’ i skajshëm i psikologjisë së re të personalitetit dhe psikologjisë sociale amerikane, përfundimisht i ka lëshuar vendin interaksionizmit më të arsyeshëm, për të cilin një kohë të gjatë janë angazhuar Kurt Levini dhe Gardner Marfi. Ishte koha e fundit! Po fillojmë të kuptojmë se si qasja e përgjithshme e 'epistemologjisë gjenetike' e Pijazheut ka sintetizuar kundërthënien e vjetër ndërmjet empiricizmit dhe nativizmit, e cila ka shprehë filozofinë e Hjumit kundër Kantit, ndërsa në psikologji bihejviorizmin (e Votsonit ose Skinerit) kundër Geshtalt - psikologjisë ose sociobiologjisë. Merita e qasjes dialektike, në kuptimin e interaksionizmit zhvillimor radikal, kumulativ dhe spiral, duket tejet e qartë dhe vjen 85 vjet pas shqyrtimit të Xhon Djuit për harkun refleksiv."

Porositë e më hershme e të rejat "Asgjë me keq nga këshilla e mirë e përcjellë me shembull të keq." Zhuber

320

Udhëzimet profesioniste ose vetëm frymëzuese për biznes, shumë herët janë të njohura. Në shumë vepra shkencore - profesioniste dhe letrare në një ose disa pje-së, janë të përshkruara përjetimet ose udhëzimet e the-lluara, empirike ose pragmatike për të krijuar pasuri. Por, në shumicën prej këtyre udhërrëfyese është mënyra e cila mbështet karakterin, përkatësisht virtytin nje-rëzor. Edhe veprimtaria letrare shqipe, nuk ishte aq e man-gët. Me siguri se ndër shumë autor nder i veçantë i ta-kon Gjerasim Qiriazit me veprën "Kristomaci" të botuar për herë të parë në Sofje me l902. Këtu janë përfshirë përplot këshilla të përshkruara në poezi, drama e të ngjashme, për fëmijë e të rritur. Pos tjerash, për nga vlerësimi i prokopisë, Gj. Qiriazi, shtron: "Më të shumtë nga njerëzit e pasur në botë kanë qenë të varfër dhe kanë nisur punë me gjësendi, po duke pasur durim, duke qëndruar në punë dhe duke e bërë atë të mbaruar, kanë arritur shkallë të lartë dhe sot janë zotër mbi shumë pasje të madhe. Njerëzit që e kanë një punë në dorë dhe e bëjnë të mbaruar, ata gjithë do të mbrothësojnë në pasje. Atëherë për të mbrothësuar njeriu në pasje, më e madhja gjë është të jetë i punës dhe jo përtac, njeriu i këtillë s'trembet nga puna si përtaci, njeriut të këtillë edhe më e vështira po e ndershme punë i duket fort e lehtë. Kjo është një udhë e mirë për të fituar pasje, po kjo është vetëm nisja." Edhe sot hasen këshillat e ngjashme. Mirëpo, është zgjëruar hapësira e drejtimeve të udhëzimeve, ndër të ci-lat njeriu zgjedhë qasjet produktive e frymëzuese dhe eviton jofrytdhënëset dhe dekurajueset - sindromat e të ngjashme. Veç këtyre, është bërë sistematizimi dhe ësh-të nxjerrë hierarkia e vlerave e vlerësimeve sipas afini-tettit të njerëzve. Po ashtu, është përkufizuar mësimi për çdo situatë dhe janë shtruar raportet sipas logjikës "zgjedh çka të duhet", por krijo qasjen personale dhe ekipore. 321

Premisat "Për të gjitha sukseset në jetë i kam borxh qasjes në të cilën përherë, në të gjitha rastet kam qenë një çerek ore përpara." Nelsoni

Trajtimet në këtë libër balancojnë ndërmjet shumë premisave. Ndër këto në rend të parë do të dalloj dy si elementare: teorike - fundamentale dhe empirike - pragmatiste. Në çdo kapitull, kund më shumë e kund më pak, me këto rrumbullakohet vështrimi, duke u renditur njëra pas tjetrës, analitikja dhe pragmatikja. Por, duhet kuptuar se nuk është fjala gjithmonë për pragmatizmin e thjeshtësuar. Nganjëherë subtiliteti i pragmatizmit e tejkalon suazën e teorisë më të mbaruar. Teoria e definuar si shkollë, metodë ose koncept, me përcaktimin konkret udhëzon në të gjithë determinimin e njohur. Pragmatizmi, parashtron sjellje, mënyrë, qasje, po ashtu të përcaktuar, por jo gjithherë. Shumëçka mbetët që ai i cili praktikon këtë, të nxjerrë definicionin e vet për çastet e ndryshme, duke konkluduar ndryshe. Pra, kjo është më-nyra më e vështirë e verifikimit, ngase provat paguhen, e nganjëherë shumë shtrenjtë. Sidomos në prirjen, udhëheqjen, mendimin, vendimin, shihet se variacionet teorike dhe pragmatike, paralelisht plotësohen. Pa këto praktikisht s'bënë. Vështirësia e njerëzve është që të mësojnë të bëjnë sendërtimin frytdhenës të këtyre në raportet e biznesit. 322

Konsekuenca ndaj eksponimit sa më praktik të përmbajtjeve tejet esenciale, gjatë tërë kohës së përgatitjes dhe përpilimit të librit, në mua ka bërë shtytje për thjeshtësime sa më të mëdha. Qëllim parësor kisha "demistifikimin" e shkencës dhe artit të biznesit si një tablo të kuptueshme dhe të qëndrueshme. Pra, jo transparente ose fluide, të rastësishme, por të mbështetur në shumë teori, hipoteza e dukuri të interpretuara dhe të ndërtuara sipas kërkimit personal në relacionin individi - ekipi - mjedisi i gjerë dhe anasjelltas mjedisi i gjerë ekipi - individi. Ani pse misteret e thellësisë së shpirtit të njeriut janë gati të panjohura e aq më pak të verifikuara, në raport me prokopinë ekziston pajtueshmëri e madhe për qartësinë e qëllimit dhe interesit të njeriut. Të gjithë e duan pasjen. Pothuajse për të gjithë rend si definicion determinohet përmbajtja se njerëzit me ambicie, entusiazëm, vetësiguri, përherë janë në radhët e para të materializimit të veprimeve të veta, ndër të cilat më së shpeshti të shprehura përmes biznesit. Vlerat e suksesshme i përshkruhen individit. S'do mend se edhe ekipet mbështillën me mburojën e individit si lider. Me këtë nuk nënkuptohet arritja vetëm e qëllimit të individit, mirëpo ky si lider mbështetë satisfaksionin per-sonal. Paralelisht krijon diçka më të madhe se sa që ka pasur më parë. Kjo është një psikologji e brendisë së thellë njerëzore në të cilën duke zbatuar metodat e nduarduarshme, përsiatjet kanë qëllimet e njëjta. Pra, një bënë më shumë se sa shumë që gjenden përreth tij. Qenësia më delikate është në atë se disa njerëz "ngurrojnë" të mendojnë, perceptojnë dhe të vendosin. Por, nuk do të thotë se të gjithë këta janë më inferior se sa ai që udhëheqë. Përkundrazi, në këtë mënyrë duke i shtruar mendimet e pabarazuara, krijojnë kushte më të lakmueshme të veprimit të ekipeve. Më pëlqejnë veprat letrare në të cilat protagonistët kanë gjuhën dhe stilin e vet të shprehjes sipas tipareve veç e veç. Duke preferuar këtë, studimin e shtruar në 323

libër e kam vënë në parashtrime të stileve të ndryshme të trajtimit: herë si përshkrues e herë si udhëzues. Kështu jam përpjekur të thej monotoninë e leximit, pasi që për këtë trajtim personazhi janë lexuesit e jo ata që kanë la-ramaninë e shprehjes si protagonistë në veprën çfarë nuk është kjo.

Epilogu i epilogut "Nuk është e mjaftueshme vetëm të dish: duhet edhe të zbatosh; nuk është e mjaftueshme vetem të duash: duhet edhe të veprosh" Gete

Është i rëndësishëm konstatimi se njeriu me vigjilencën e vet në çdo fushëveprim, e posaçërisht në biznes krijon rendiment më të lartë ose më të kufizuar jo vetëm në mbështetje të talentit dhe aftësive profesioniste. Shpengimi nga shumë vështirësi si ato të përmasave kolektive ashtu edhe individuale, kanë peshën e veçantë. Liria kolektive, vijueshmëria e raporteve të qytetëruara të komunikimit dhe lirimi personal në kuptimin më të gjerë, janë kërkesat elementare të frymëzimit për punë të frytshme Për këto edhe shumë arsye tjera, më pak të rëndësishme të cilat burojnë ose janë të kushtëzuara nga të parat, në mjediset e vendeve të rendeve të zhvilluara shoqërore e ekonomike, biznesi përherë është më i suksesshëm. Aty, vlerat dhe vlerësimet e punës së deponuar, janë më frytdhënëse dhe më inspiruese. Lirimi i njeriut si personalitet, nga komplekset me të cilat përndryshe është i ngarkuar mjedisi dhe nga ato 324

që janë si veçanti të individit, nënkupton njohjen e vetes, sigurinë në vete dhe ngjeshjen me përvoja e profesionizëm. Nuk duhet besuar edhe deklarimeve të individëve të cilët nganjëherë vërtetë nuk ia qëllojnë. Çarls Djuel (Charles Duel), prijësi i Seksionit Amerikan i patenteve me 1899, kishte konstatuar: "Gjithçka që ka pasur mundësi të shpiket, deri tash është shpikur;" ndërkaq Robert Miliken (Millikan, Robert Andrews), i nderuar me Shpërblimin Nobel për fizikë, me 1923, kishte insistuar në bindjen e vet se: "Nuk ekzistojnë asfare gjasash që njeriu të shfrytëzoj forcën e atomit;" dhe këtë 22 vjet para eksplodimit të bombës atomike në Hiroshimë. Nuk është e rastit, që nga shkollat ekonomike në perëndim e gjetiu, me shpejtësi të madhe kanë filluar të ndahen dhe nga programi i mësimit të dallohen shkollat e biznesit ose të menaxhmentit, në të cilat mësohet gjeturia në jetë, besimi sipas masës në gjithatë që duhet besuar dhe mësimi për strategji e taktikë individuale e ekipore. Ndërtimi i stilit individual, është qëllimi parësor i mësimeve të biznesit. Të njohësh njerëzit dhe të përcaktosh pozitën personale në raportet ndërnjerëzore, është kërkesë elementare e aftësimit për komunikimin në biznes dhe rreth tij. Ndërkaq, të udhëheqësh njerëzit, çfarë është edhe rroli më i shpeshtë që duhet ta ushtroj ndërmarrësi, parashtron detyrën më të ndjeshme. Nëse, gjenden ngarkesat me "komplekse" si sindroma ose veti irracionale, vështirë është që të arrish udhëheqje të suksesshme. Duke qenë i aftë dhe i liruar - veti e cilësi këto që kanë një përmbajtje të dy faqeve të ndërmarrësit, përkatësisht menaxherit - atëherë është më lehtë që si lider me u ballafaquar me njerëzit sipas aksiomës "të udhëheqësh bashkë me njerëzit" në vend që "të udhëheqësh njerëzit". Të aftit, jo vetëm se zgjedhin stilin e vet të sjelljes dhe veprimit, për të cilin dallojnë nga tjerët të aftë, më pak ose më shumë të aftë, por edhe praktikojnë që të ballafaqohen me realitetin e jetës 325

dhe veprimit, duke u bërë urë e urtisë së krijimtarisë në biznes. Do të thotë se afër vetes kërkojnë sa më të aftë, duke koordinuar aktivitetin i cili sjellë rendiment më të lartë të punës. Për këtë relacion do të citoj Lihtenbergun: "Kush njeh veten mirë, shumë shpejtë mund të njoh njerëzit tjerë. E gjithë kjo është vetëpërsosje."

PËRMBAJTJA PARATHËNIE ........................................................................ 7 KREU 1................................................................................... 11 326

RENDET DHE RENDITJET................................................11 HYRJE .......................................................................11 ÇKA ISHTE...............................................................12 ÇKA U BË .................................................................15 SI ËSHTË...................................................................17 SI DO TË BËHET......................................................18 Rendi i Ri Botëror ......................................................19 Rirenditja ekonomike në rendin e ri botëror..................................................23 REZONI .....................................................................28 KREU 2 ...................................................................................31 IMAGJINATA DHE REALITETI I PROKOPISË........................................................................31 HYRJE .......................................................................31 KONCEPTI................................................................33 STRATEGJIA............................................................36 TAKTIKA..................................................................42 Stili i taktikës ...............................................46 PLANI........................................................................52 PROGRAMI...............................................................53 REZONI .....................................................................56 KREU 3 ...................................................................................59 RAPORTET E VLERAVE NJERËZORE..........................................................................59 HYRJE .......................................................................59 RAPORTI REGJIONAL............................................61 RAPORTI ETNOLOGJIK .........................................64 Veçoritë e përgjithshme ...............................64 Veçori të dalluara.........................................67 Disa veçori të ndara .......................68 Rumunët dhe Bullgarët....72 Sllovenët dhe Kroatët ......73 Serbët dhe Malazeztë ......73 Turqit...............................74 Shqiptarët ........................75 RAPORTI GJINOR ...................................................83 RAPORTI I MOSHËS ...............................................85

327

RAPORTI PROFESIONIST ..................................... 88 Profesionizmi kreativ .................................. 92 Profesionizmi rutinor................................... 93 RAPORTI AMATOR................................................ 94 RAPORTI I VOKACIONIT...................................... 95 REZONI..................................................................... 97 KREU 4................................................................................... 101 SENDËRTIMI I MENAXHMENTIT.................................. 101 HYRJE....................................................................... 101 FILLESAT DHE NDËRTIMET PROFESIONISTE E SHKENCORE......................... 103 SHKOLLA KLASIKE ................................ 105 Shkolla klasike e drejtimit shkencor ......................... 107 Shkolla klasike e drejtimit administrativ ................... 109 SHKOLLA BIHEJVIORISTIKE ................ 112 NDËRTIMET E MËVONSHME PROFESIONISTE DHE SHKENCORE ................... 118 SHKOLLA SISTEMORE ........................... 118 SHKOLLA KUANTITATIVE.................... 120 MODELI (TEORIA) PËR ÇDO EVENTUALITET.............................. 121 TEORITË "X" DHE "Y"............................. 123 TEORIA Z................................................... 125 METODAT E DREJTIMIT (PRIRJES) ................................................................. 128 Metoda analitike e prirjes........................................................ 128 Metoda pragmatike e prirjes........................................................ 130 MËNYRAT -STILET E UDHËHEQJES ........................................ 132 Mënyra autokratike...................................... 132 Mënyra participative.................................... 134 Mënyra laisser - faire................................... 137 Preferimi...................................................... 138

328

KOMPLEKSI I MENXHMENTIT BASHKËKOHOR .....................................................139 PLANIFIKIMI.............................................141 ORGANIZIMI .............................................145 STAFI - PERSONELI .................................149 KONTROLLI ..............................................154 DREJTIMI I KONFLIKTEVE ....................156 MBROJTJA E AMBIENTIT.......................159 FUNKSIONET TJERA TË MENAXHMENTIT BASHKËKOHOR......160 Një model i veçantë i kompleksit të menaxhmentit..........161 MENAXHMENTI "NËN HIJE"..................163 REZONI .....................................................................167 KREU 5 ...................................................................................171 STRATEGJIA NË BIZNES ..................................................171 HYRJE .......................................................................171 NDËRTIMI I BIZNESIT ...........................................172 Modeli (koncepti) i përgjithsuar i ndërtimit të ndërmarrjes - biznesit ...............174 Faza e fillimit.................................174 Faza e vijimit .................................175 Vizioni .........................................................176 Qëllimi .........................................................177 Drejtuesi dhe udhëheqësit tjerë....................178 Personeli ......................................................179 Tregu............................................................182 Plani .............................................................183 Organizimi ...................................................184 Të tjerat........................................................185 Promocioni i ndërmarrjes...........................................186 HIERARKIA E VLERAVE TË FUSHËVEPRIMEVE TË BIZNESIT........................188 Shërbimet intelektuale - profesioniste..........188 Shërbimet nga grupet e veprimeve të ndryshme profesioniste.................................................192 Veprimtaritë prodhuese................................194

329

Veprimtaritë e kombinuara.......................... 198 SINDROMET NDËRMARRËSE (TË BIZNESIT)......................................................... 201 Veja e Kollumbos........................................ 202 Hopi i Madh ................................................ 203 Drejtimi i Erës ............................................. 204 Palaço .......................................................... 205 Diploma ....................................................... 206 Diplomacia .................................................. 207 I Pazëvedësueshmi ...................................... 208 Intriga .......................................................... 209 Imtësirat....................................................... 209 I Gjithëdijshmi............................................. 210 Personaliteti i Zbrazët.................................. 210 Foshnja e Elefantit....................................... 211 Obsesioni i Verbër....................................... 212 Ora Rolex .................................................... 213 Egoja e Madhe............................................. 214 Ai që Mungon.............................................. 214 Kërpudhat .................................................... 215 Sindroma Ndërmarrëse................................ 216 Njeriu Maço................................................. 216 HAPËSIRA E SHTRIRJËS SË BIZNESIT............................................................ 218 BIZNESI LOKAL ....................................... 219 BIZNESI REGJIONAL DHE NDËRREGJIONAL........................... 221 BIZNESI NDËRKOMBËTAR ................... 222 RANGU I BIZNESIT NË HIERARKINË SHOQËRORE.................................. 224 Shtetet e Bashkuara të Amerikes ................. 227 Britania e Madhe ......................................... 227 Gjermania .................................................... 228 Japonia......................................................... 229 Kina, Hong-Kongu, Tajvani........................ 231 Vendet Arabe............................................... 231 REZONI..................................................................... 233 KREU 6................................................................................... 237

330

MENDIMI...............................................................................237 HYRJE .......................................................................237 MENDIMI KONVENCIONAL.................................240 MENDIMI JOKONVENCIONAL ............................242 Mendimi Lateral ..........................................244 Mendimi Kuadriar........................................248 PROCESI I MENDIMIT............................................252 Metoda e mendimit ......................................253 Metodat analitike ...........................254 Metodat pragmatike.......................256 Koncepti i mendimit ....................................257 Mënyra e mendimit ......................................259 Qasja ndaj mendimit ....................................261 Çasti i mendimit...........................................262 REZONI .....................................................................264 KREU 7 ...................................................................................271 VENDIMI................................................................................271 HYRJE .......................................................................271 PROCESI I VENDIMIT ............................................272 PËRGATITJA E VENDIMIT .....................273 Vendimi afatgjatë ..........................274 Vendimi i qëndrueshëm.................275 Vendimi metodik ...........................276 Vendimi fundamental ....................277 Vendimi pragmatik ........................278 Vendimi transitor - i përkohshëm..279 PROCEDIMI I VENDIMIT ........................280 Kondicioni i vendimit....................281 Personifikimi i vendimit ................287 Strategjia e vendimit......................290 Kumtimi i vendimit........................293 REALIZIMI I VENDIMIT..........................298 REZONI ....................................................................301 EPILOGU ...............................................................................309 Vlerat krahasuese .......................................................309 Përparimet ..................................................................312 Porositë e më hershme e të reja..................................313

331

Premisat ..................................................................... 315 Epilogu i epilogut ...................................................... 317 PËRMBAJTJA....................................................................... 319

332

Shtypi: GALERIA LUMI - Prishtinë Tirazhi: 1000 ekzemplarë Formati: 20 x 12.5 cm Vëllimi: 20.3 tabakë shtypi 333

Related Documents