MENAXHIMI I INVESTIMEVE - ( Planifikimi, Analiza dhe Vlersimi i Investimeve ) Parathenie Menaxhimi i investimeve eshte diciplin e re shkencore e cila bazohet ne konceptet bashkekohor te qeverisjes se projekteve. Ne kete punim behet perpjekje per paraqitjen e ketyre koncepteve nepermjet nje qasje sistemore ndaj te gjitha fazave te ciklit te nje projekti: te planifikimit, te vlersimit, marrjes se vendimit dhe realizimit te projektit investiv. Menaxhimi i projekteve perfshin planifikimin, organizmin, udheheqjen dhe kontrollin e projekteve investive. Projekti eshte koncept i perkufizuar i sendertimit te nje qellimi apo detyre ne te cilin jane te percaktuara teknologjia, resurset dhe terminet kohore te kryerjes se aktiviteteve te nderlidhura. Prej karakteristikave qe e perkufizojne projektin duhet permendur: 1. Qelimi i cili sendertohet nepermjet realizimit te detyres se percaktuar, 2. Projekti nuk perseritet, paraqet nje pune te njekoheshme, 3. Koha e definuar e fillimit dhe perfundimit te projektit dhe aktiviteteve prej te cilave sajohet, 4. Aktivitetet jane te lidhura ne baze te nje logjike te teknologjise se kryerjes se tyre, keshtu qe kryerja e tyre kerkon nje bashkerenditje funksionale te puneve e aktiviteteve qe kryejne individet, grupet apo organizatat e ndryshme, 5. Projekti ballafaqohet me nje doze rreziku lidhur me kryerjen e detyrave ashtu siq jane definuar (M.Bule-9). Projektet mund te jene te llojeve dhe natyrave te ndryshme si: 1. Projektet shkencore kerkimore, projektet mbi produktet e reja, hulumtimin e tregut, projektet mbi eksperimentet shkencore; 2. Projektet e proceseve teknologjike ne prodhim, projektet e pajimeve, instalimeve e te ngjashme; 3. Projektet mbi ndertimet: ndertesat, rruget,urat, objektet energjike ; 4. Projektet mbi personelin (pertrirja, rritja e numrit te te punesuarve, projekti i
aftesimit etj.) 5. Projektet mbi strukturen organizative, riorganizimet dhe integrimet. -MENAXHIMI I PROJEKTEVE INVESTIVE paraqet nje kompleks aktivitetevesh nepermjet te cilave behet konceptimi dhe planifikimi e realizimi I qellimeve te percaktuara zhvillimore. Qeverisja e projektit perfshin tere procesin e indentifikimit, konceptimi, realizimit dhe zbatimit perkatesisht venies se tij ne pune. KONCETIMI I MENAXHIMIT TE PROJEKTEVE Menaxhimi bashkekohor i projekteve integron nje sere konceptesh te fuqishme te cilat procesin e qeverisjes e shnderrojne ne nje proces te zgjedhjes se suksesshme te problemeve qe nderlidhen me ciklin qe formesohet gjate konceptimit dhe realizimit te projektit. Inicimi i projekteve paraqet nje marredhenie komplekse midis menaxhereve kryesore, planeve strategjike dhe analisteve sistemor. Ne kete faze fillon konkretizimi i strategjise zhvillimore ne te cilen rendesi kyqese ka disponimi me fondin e nevojshem te informative. MODELI I MENAXHIMIT TE PROJEKTEVE Modeli i menaxhimit te projekteve perfshin keto elemente themelore qe lidhen me incimin dhe realizimin e projektit: 1. Seleksionimin, aprovimin dhe monitoringun e projektit. 2. Planifikimin e projektit 3. Zbatimin e projektit 4. Percjelljen dhe mbikeqyerjen e projektit Si element lidhes dhe interaktiv me seleksionimin , monitoringun dhe planifikimin e projektit paraqitet studimi i arsyeshmerise se projektit ku pasqyrohen rezultatet ne baze te raportit, shpenzimet dhe efektet (R.Thomsett – 1993) Studimi i arsyesshmerise se projektit (studimi i fizibilitetit ) behet nga ekipe te eksperteve dhe paraqet nje analize komplekse sistemore te projektit ku testohen parametrat e tij ekonomik. Bartes te ketij studimi jane institucionet shkencore kerkimore, apo sherbimet zhvillimore te organizatave . Ekipi e udheheq menaxhmentin e projekteve, duke mundesuar nje organizim efikase e fleksibilte punes i cili merr parasysh: 1. Inkuadrimin e eksperteve, keshilltareve me pervoj, qe ndihmojne ne zgjidhjen e problemeve, 2. Organizon konsulta te shpeshta, te shkurtra dhe efikase, ashtuquajturat sesione te shpejta te planifikimit aplikativ -RAP (R.Thomsett 1993); 1. Sasine kritike te informative per qeverisje e projektit qe kane te bejne me aspektet teknike, logjistike dhe ekonomike lidhur me realizimin e projektit. 3. Qeverisjen e projektit sipas principit te kohes reale nepermjet nje qasjeje te planifikimit detal te projektit per nje periudh te caktuar kohore. QASJA SISTEMORE NE QEVERISJEN E INVESTIMEVE
Studimi dhe qeverisja e dukurive te nderlidhura kerkon qasje sistemore. Investimet ne nje far menyre projektojn ardhmerein e ndermarrjeve apo ekonomive te caktuara nacionale. Qasja sistemore ne qeverisjen, menaxhimin e projekteve investive ndihmon ne zvoglimin e ketij problem sepse ndodhse ardhmerija eshte e pasigurt, menaxhimi i suksesshem mund te ballafaqohet me leht me te. Kuptimi i investimeve Nocioni i investimeve perfshin nje spekter te gjere te aktiviteteve te njeriut. Ne kete aspekt ne nenkuptimin e gjere investimi nenkupton angazhimin e mjeteve financiare ne: 1. 2. 3. 4. 5. 6.
Patundshmeri Letra me vlere dhe aksione Projekte prodhuese dhe sherbyese Studime dhe kerkime shkencore Zhvillim teknologjik Arsimim te personelit
Ne pergjithesi investimet mund te jene te orjentuara ne rritjen e aseteve reale dhe aseteve financiare. Asetet reale ( toka, ndertesat, paisjet, dija ) ndikojn ne rritjen e menjehershme te kapacitetit prodhues. Asetet financiare kontribojn ne menyr te terthort dhe dalin nga asetet reale te firmes. Qellimi i investimit edhe te sigurimi i egzistences ne rrethinen e pasigurt, ngritja e nivelit te efikasitetit dhe mirqenjes ne saje te efekteve financiare qe do te merren ne te ardhmen. Nevoja per investime diskutohet nga trysnia e rrethines nepermjet konkurences per nje cilsi sa me te mire te produkteve, sherbimeve dhe qmimeve te pranueshme. Investimet ne kuptim te plot te fjales jane parakusht themelor i arritjes se qellimeve zhvillimore. Qedo investim projekton nje cikel jetese, peridhe kohe gjate te cilit ai jep efekte financiare, efekte serike qe mund ta arsytojn rrezikun apo sakrificen e heqjes dore nga konsumi i tanishem. Lidhur me kete teoricienti i njohur freng nga kjo fushe Pierre Masse thekson se investimi paraqet kembimin e nje te mire te sigurt nga konsumi i te ciles heqe dore me shprese qe kemi ne objektin investues. Investimi eshte sakrifikimi i nje vlere te tanishme per nje vlere te arshme te mundshme (W.Sharp-), I njejti autor bene dallimin midis investimit dhe kursimit. Mbajtja e paras se gatshme te paangazhuar, apo shpenzimi i saje ne konsumin e perditshem, do te thote heqje dore nga fitimi mbi investimin. Investitori racional dhe qasja sistemore ne qeverisjen e projekteve investive anojn gjithmon ta zvoglojn rrezikun, te marrin vendime cilsore investive dhe nga investimi te kerkojn kompenzim adekuat (Ch.P.Jones). Lidhur me kete duhet te behet dallimi midis investimeve, spekulimeve dhe lojrave
te fatit. 1. Investimi eshte angazhim i paras me qellim te kthimit te saje me efekt me te madhe te nje te ardhme. 2. Spekulimi marrje persiper e nje rreziku afarist me shprese te nje fitimi te jashtezkonshem, duke perfituar nga levizjet e qrregulluara ne treg. 3. Loja e fatiteshte, pershembull angazhimi i parave ne venje kusht per te ardhme te pasigurt (V.Sharpe). Investimet paraqesin angazhimin e mjeteve financiare apo te te mirave material te shprehura financiarisht per te sendertuar efekte ne rritjen e autputeve te sistemit ekonomik dhe zhvillimin e tij. Investimet paraqesin nje akte te vetdieshem te heqjes dore nga konsumi i tanishem ne emer te shpreses per efekte me te mdha serike ne te ardhmen. Efektet e pritura dhe rreziku nga investimi jane te pandashme dhe ne perpjestim te drejte, mirpo investitori racional e minimizon rrezikun dhe kerkon kompenzim adekuat. Elementet e sistemit te investimeve jan: 1. 2. 3. 4. 5.
Politika investive, Analiza parainveticionale dhe plani i investimeve, Vendimi per investim, Financimi, Realizimi.
Politika investive ka te beje me perkufizimin me konkrete te politikes se zhvillimit e cila ka nje karakter me te gjithanshem dhe me afatgjate. Ajo percaktohet ne te gjitha rrafshet e sistemit te investimeve dhe sendertohet me projekte konkrete investive. Ne nivel te ekonomis nacionale politika investive nderlidhet me politikat e tjera makroekonomike (politika monetare e kreditore, politika fiskale, politika bugjetore, politika e te ardhurave, politika sociale, politika e kembimit te jashtem, politika doganore etj). Analiza parainvesticionale dhe plani i investimeve perfshin aktivitetet e identifikimit te projekteve duke u nisur nga politika investive dhe nga sistemi perkates informative. Vendimi investiv ka te beje me vendimin perfundimtar mbi aprovimin apo refuzimin e projektit te caktuar. Ai merret ne baze te studimit investiv ( program investiv, studimi i fasibilitetit ). Financimi i investimeve ka te beje me sigurimin e burimeve te mjeteve likuide financiare, te cilat jane percaktuar ne studimin investiv, Realizimi i projektit investiv paraqet bashkesin e aktiviteteve te cilat e sendertojn projektin investiv, sisas dinamikes te percaktuar. Imputet (X) e sistemit te investimeve jane politika e zhvillimit, resurset dhe informatat. Politika e zhvillimit ne sistemin e investimeve perfshin synimet e shtetit per zhvillimin ekonomik, politeiken e tij makroekonomike si dhe politiken e afarizmit te
ndermarjes. Resurset kane te bejne me imputet nga burimet humane, natyrore, financiare, energjetike e material te cilat ne procesin e trensformimit, gjate realizimit te projektit investiv, formsojn objektin investiv qe do te shfrytzohet gjate ciklit te tij jetsor. Autputet (Y) jane objektet investive qe hyjn ne pune ne ciklin e ekspluatimit dhe japin efekte ne rritjen e fitimit te investitorit me qka arsytohen investimet. Ato paraqesin si fonde prodhuese dhe jo prodhuese te investitorit apo si potenciale intelektuale e kulturave te tij. Potencialet intelektuale dhe kulturale kane te bejn me ngritjen e kapaciteteve te kapitalit human, perkatsisht ngritjen e kapaciteteve te personelit, te kultures se tij menaxherike dhe organizative si parakushte te punes sa me efikase. Rrethina – mjedisi i sistemit te investimeve perbehet nga sistemi natyror, sistemi shoqror dhe sistemi ekonomik. Funksionimi i sistemit te investimeve Funksionimi i sistemit te investimeve eshte rezulltat i interaksionit te elementeve te tij, keto interaksione jane rezulltat i qeverisjes, menaxhimit te ketij sistemi, perkatsisht i sistemit te tij rregullues. Procesi investiv paraqet ne te vertet ciklin e nje projekti. Ne procesin investiv mund te dallojm tri faza kryesore: 1. Faza pergaditore 2. Faza e realizimit ( zbatimit te projektit ) 3. Periudha e ekspluatimit ( analiza ex post ) Faza e pergaditjes se projektit investiv perfshin aktivitete qe kane te bejn me grumbullimin e ideve per investime, e perzgjedhjen e ketyre ideve, identifikimin e projekteve investive, analizen, vlersimin dhe perzgjedhjen e alternativave te ndryshme, kryrjen e studimit ( programit ) investiv dhe marrjen e vendimit investiv. Periudha e eksploatimit te projektit investiv, perkatsisht objektiti qe eshte rrezulltat i zbatimit te ketij projekti , i paraprin puna provuse , edhe gjate se ciles testohen parametrat e projektit. Qeverisja e sukseshme e suksesit investiv ka rendesi te madhe ne te gjitha fazat dhe aktiviteteve prej te cilave perbehen ato. Tipet kryesore te vendimeve investive jan: 1. Vendimet makroinvestive(VMaI), 2. Vendimet paraprake investime(VPrI), 3. Vendimet mikroinvestive(VMiI), 4. Vendimet operative investime(VOI). Vendimet makroinvestime Percaktimi i pilitikes investive ne nivelin shteteror ka te beje me vendimet makroinvestive. Vendimet makroinvestive kan te bejne me vellimin, dinamiken dhe prioritetet sektoriale e rajonale te investimeve e sidomos me investimet publike ne
kuader te nje bashkesie shteterore. Norma e investimeve ndikon drejtpersedrejti ne dinamiken dhe cilesine e zhvillimit, perkatesisht ne normen e rritjes vjetore te GDP. Efikasiteti iinvestimeve ne nivelin makro paraqitet nepermjet koeficienteve maorxhinale te kapitalit (kmk) nepermjet te cileve shprehet raporti midis rritjes se produktit vendor (GDP) dhe imvestimeve bruto mbrenda periudhes se caktuar: Relacionet midis investimeve, normes se rritjes seGDP(rr) normes se investimeve dhe koeficienteve marxhimale te kapitalit paraqesin thelbin e modelit te Horrod - Domarit i cili ka nje perdorim te gjere ne planifikimin makroekonomik. Vendimet paraprake investive Vendimet paraprake investive kane te bejne me perzgjedhjen e ideve per invsitme , vleresimin e tyre dhe formularin e planit te investimeve. Qellimi i vendimeve paraprake investive eshte qe ta racionalizoje procesin investiv, ta konkretizoje politiken investive, te menjanoje qe nga fillimi idete dhe altermativat e projekteve qe nuk jane ne harmoni me keto qellime. Vendimi mikroinvestiv Vendimi mikroinvestiv ka te beje me aprovimin ose refuzimin e projektit te caktuar investiv. Ate e bie menaxheri kryesor i projektit dhe bartesi ifunksionit te qeverisjes ne ndermarrje e korporate (bordi,keshilli drejtues, kuvendi) varesisht nga kompetencat qe kan ata. Vendimet mikroinvestive bihen ne baze te prioriteteve zhvillimore dhe faktit se sa treguesit financiare dhe ekonomike te projektit investiv jane ne harmoni me qellimet e percaktuara. Vendimet operative investive Vendimet operative investive sillen nga menaxheri dhe ekipi i projektit ne fazen e realizimit te projekteve investive. Efikasiteti isistemit te investimeve Efikasiteti i funksionimit te sistemit te investimeve, sikurse edhe te sistemet tjera, shprehen nepermjet efiqences dhe nga efikasiteti. Efikasiteti i funksionimit te sistemit te investimeve varet nga suksesi i qeverisjes se projekteve investive dhe nga cilesia e vendimeve makroinvestive (politika investive dhe rregullimi tjeter makroekonomik ). Prandaj mund te thuhet se efikasiteti i sistemit te investimeve eshte i mvaruar nga cilsia e vendimeve investive, te cilat u trajtuan ne piken e perparme. Qeverisja e fazes pergaditore te procesit investiv Aktivitetet pergaditore te projektit kane rendsi te madhe per planifikimin e tij te mire, per marrjen e vendimit cilsor dhe per punen e suksesshme gjate ciklit te jeteses se projektit investiv. Kjo faze me shpesh identifikohet edhe me emrin analiza parainvesticionale. Ne kete faze identifikohen qellimet e projektit investiv dhe vlersohet se sa keto qellime jane ne harmoni me qellime zhvillimore ne nivelet me te larta te sistemit investiv.
Faza pergaditore e procesit investiv perfshin evidentimin dhe analizen e ideve per invesime dhe perzgjedhjen e tyre, identifikimin e projekteve investive, formulimin e alaternativave dhe vlersimin e tyre dhe aprovimin e alternativave qe hyne ne planin e invesimeve. Aktivitetet e fazes pergaditore te projektit investiv i kryen menaxheret kryesor, ne bashkepunim me planifikuesit strategjik, analistet sistemor. Identifikimi i projekteve investive Identifikimi i projekteve investive niset prej ideve per investimet e mundshme. Idet per investime te rendomt e kane burimin ne politiken zhvillimore dhe politiken investive. Ne praktik idet per investime mund te rezultojn edhe nga: 1. Kerkesa e papermbushur ne treg per produkte dhe sherbime te caktuara, 2. Shfrytzimi i pamjaftushem i resurseve humane, materiale dhe mundsia e shfrytzimit te tyre produktiv, 3. Nevojat per kompletimin dhe komplementariteti me projektet e tjera, 4. Iniciativat e ndermarrsve privat dhe public lidhur me investimet me karakter me te gjere, 5. Politika makroekonomike e shtetit, 6. Propozimet per investime nga partneret e jashtem, veqmas nga kompanit multinacionale, 7. Pervojat e vendeve dhe kompanive te tjera ( W. S. Baum, S.M.Tolbert -339 ) Alternativat investuese- Studimet paraprake Projektet e identifikuara paraqesin baz per formulimin e alternativave te mundshme per projektet investive. Keto analiza ne praktik njihen me emrin studimet paraprake investive . Rendsia e studimeve paraprake investive eshte e madhe sepse ato jane nje burim informatash jo vetem per bartsit themelor te projektit por edhe per partneret e mundshem ne realizimin e projekteve investive – bankat, fondet publike, nderrmarrjet tjera- partnered afarist, financuesit e jashtem. Studimi parainvestiv permban sidomos: 1. Informatat mbi vellimin dhe natyren e kerkeses ne treg per produkte- sherbimet dhe per popullacionin e segmentit e tregut ne te cilat projekti pretendon te zeje vend. 2. Zgjidhjet alternative teknike, vlersimet mbi kapacitetin e tyre ( autputin ), karakteristikat e teknologjis dhe mundsit e perparimit te saj si dhe tregun e furnizimit me inpute. 3. Personelin, strukturen e tij dhe aftesit e kerkuara. 4. Mjetet e nevojshme financiare per investime si dhe shpenzimet e funksionimit. 5. Treguesit e efikasitetit dhe rentabilitetit te projektit. 6. Rrethanat kufizuese ne rrafshin institucional ne sistemin ekonomik dhe ne politiken makroekonomike te shtetit ( W.C.Baum, S.M.Tolbert – 342 ). Analiza e tregut ne studimin paraprak investiv eshte mjaft detale dhe duhet te perfshi projeksionet e vellimit te shitjes ne tere periudhen e eksploatimit te
projektit. Analiza tekniko-teknologjike perfshine: 1. Pershkrimin e teknologjis, mundsit e sigurimit te saj dhe origjinen, zgjedhjet alternative teknologjike, nivelin e automatizimit dhe informatizimit, kushtet dhe qmimet e paisjeve, kapacitetin dhe asortimentin e prodhimit, mundsin e punes ne turne, kohen e nevojshme per instalimin dhe montimin e paisjeve. 2. Strukturen teknike te investimeve ne mjetet themelore , siq jan investimet per token, objektet ndertimore, paisjet, investimet per konsalting, projektimin , menaxhment. 3. Inputet e nevojshme, vellimi, lloji, cilsia dhe tregu i tyre sipas nevojave te procesit teknologjik, mundsit e substituimit, normativat e shpernzimeve. Karakteristikat dhe origjina e imputeve mund te ofrohen ne zgjedhje alternative. 4. Numrin e personelit, strukturen e tij kualifikuese, numrin e nderrimeve, shpenzimet per te ardhurat personale, gjasat e sigurimit te struktures perkatse te personelit. 5. Analizen e lokacionit dhe kerkesave per mbrojtjen e mjedisit jetsor- aspektet ekologjike, ku posaqerisht analizohen kushtet urbanistike, infrastruktura, shpenzimet e transportit, shpenzimet e mbrojtjes ekologjike, nese projekti nuk eshte i varur per lokacionin e caktuar mund te analizohen edhe zgjedhjet alternative. Analiza ekonomike dhe financiare ne studimin paraprak investiv duhet te jap informata fillestare mbi efikasitetin e projektit investiv. Sistemi informatik I investimeve Sistemi informatik i investimeve proceson informatat e nevojshme per qeverisjen e sistemit te investimeve, perkatsisht per marrjen e vendimeve cilsore ne te gjitha rrafshet e funksionimit te tij. Baza e te dhenave te sistemit informatik te investimeve duhet te permbajn te dhenat per: 1. Te arriturat shkencore e teknologjike, te cilat mund te sigurohen edhe ndermjet lidhjeve me rrjetat e ndryshme telekomunikuese. 2. Analizat shkencore te ecurive ekonomike, konjukturat dhe tendencat e zhvillimit Brenda dhe jashte, prognozat e zhvillimit brenda dhe jashte. 3. Ecurit e kembimit dhe qarkullimit te mallrave, brenda dhe jasht vendit. 4. Sitemin ekonomik, ndryshimet instutucionale dhe faktoret politik me ndikim ne zhvillim, nevojat shoqrore publike. 5. Te dhenat per rezulltatet e funksionimit te sistemit te investimeve, duke mbuluar te gjitha fazat e aktivitetet e procesit investiv. Studimi investiv Studimi investiv paraqet dokumentin themelor per te marr vendimin investiv. Analiza dhe planifikimi i projektit investiv ka te beje me nje analiz detale dhe hap pas hapi e te gjitha aspekteve te projektit, te cilat mund te grupohen ne tri pjese themelore: 1. Tregu, 2. Aspektet tekniko-teknologjike dhe organizatave. 3. Aspektet ekonomiko- financiare
Studimi investiv shpesheher mbeshtetet ne studimet e veqanta per aspektet e caktuara, sidomos ne studimet e tregut dhe te teknologjis keshtu qe ne te prezantohen rezulltatet e ketyre studimeve dhe vihet ne lidhemeri me aspektet e tjera. Rezymeja e studimit investiv Ne hyrje te studimit investiv jepet ryzemeja e cila permban qellimet e investimit, te dhenat themelore per investimin, pasqyrat e te dhenave per investimin, pershkrimin e procesit teknologjik, lokacionin, te dhenat numerike per personelin, vellimin e burimeve financiare te investimit, afatin e realizimit dhe treguesit e efikasitetit. Ryzemeja e studimit investiv ne table: Investitori 1titulli I investitorit
Investimi
2Veprimtaria
2Lokacioni
1Fillimi I ndertimit
3Numri ame
3Program I prodhimit 4dhe teknologjis
2Perfundimi I 3ndertimit
4banka
1Emir I projektit
Plani I realizimit
4Fillimi I puneve provuese 5Fillimi I punes se rregullt
Konstrks.fina nc. I investimeve 1Mjetet themelore 2Mjetet e xhiros 3nvestimet tjera
Rezulltatet afariste
Efikasiete I investim
1shpenzimet e afarizmit
1afati I kthyerjes se investimeve
2fitimi bruto
2vlera e tanishme neto
3numri I puntorve
3norma e diskutimit Norma interne e rentabilitetit
Analiza e aftesive te investitorit Nepermjet te kesaj analize duhet te nxirren te gjitha informatat qe do te kene ndikim ne realizimin dhe afarizmin e projektit. Analiza e pozites ne treg dhe e aftesis konkuruese te investitorit perfshin edhe shqyrtimin e qmimeve eksportuese dhe qminet importuese ne krahasim me qmimet e konkurentve. Aspektet tekniko-teknologjike te afarizmit te investitorit kane te bejn me shfrytzimin e potencialeve dhe kapaciteteve te investitorit dhe me nxerrjen e perfundimeve mbi nivelin e zhvillimit teknologjik. Lidhur me kete perfhihet: 1. Ecuria e prodhimit sipas produkteve – sherbimeve ose grupeve te tyre. 2. Shkalla e shfrytzimeve te kapacitetit te instaluar. 3. Niveli i automatizimit dhe i informatizimit te paisjeve. 4. Struktura teknike e mjeteve themelore. 5. Pasqyra e shpenzimeve te imputeve per nje njesi prodhimi ( lendet e para, materiali, energjia etj.) Analiza e aftesis se investitorit permbyllet me shqyrtimin e pervojave te tij ne investime, posaqerisht lidhur me investimet e kryera, investimet ne vijim dhe investimet e planifikuara. Analiza e tregut te shitjes Analiza e tregut prezentohet ne studimin investiv si nje rezulltat i hulumtimit me te
gjere dhe te gjitheanshem te tregut. Tregu percakton fatin e projektit investiv, madhesin e kapaciteteve, teknologjin, asortimentin etj. Analiza e tregut te shitjes perfshin: 1. Analizen e kerkeses 2. Analizen e ofertes. 3. Analizen e qmimeve, 4. Prognozen e plasmanit.
Analiza e tregut te shitjes dhe projektimi i kerekeses Kur eshte fjala per faktoret qe ndikojn ne formimin e kerkeses ata mund te ndahen ne disa kategori themelore: 1. Faktoret e pergjithshem 2. Faktoret fizik 3. Faktoret social 4. Faktoret ekonomik Analiza e oferte Projeksioni i ofertes ka te beje gjithashtu me oferten aggregate per qedo treg e cila perbehet nga prodhimi ne treg perkats, i zvogluar per eksportin nga ai treg dhe i rritur per importin ne ate treg. Projeksioni i plasmanit Tek analiza dhe projeksioni i plasmanit duhet te kemi parasysh politiken e plasmanit dhe kanalet e distribuimit te investitorit. Ne baze te analizes dhe projeksionit te kerkeses dhe ofertes mund te behet krahasimi i tyre dhe vlersimi i mundsive te plasmanit. Mund ti kemi keto raste: 1. Oa=Ka, oferta dhe kerkesa jan te barabarta. 2. Ka>Oa, kerkesa eshte me e madhe se oferta. 3. Ka
3. kapacitetin prodhues dhe punues-efektet 4. normativat e shpenzimeve te inputeve per nje njesi produkti apo sherbimi. 5 .Shpenzimet e mirmbajtjes 6. Kushtet dhe mundesit e furnizimit me inputet e nevojshme 7. Kushtet e kontraktimit 8. Numrin dhe strukturen e nevojshme te personelit 9. Kushtet dhe ndikimet ekologjike 10. Qmimet e teknologjise Pershkrimi i teknologjise Pershkrimi izgjedhjes teknologjike duhet te jape karakteristikat e saj themelore. Keto natyrisht duhet perfshire edhe : 1. Renditjen e makinave, pajisjeve te tjera dhe vendeve te punes 2. Skemen e levizjes se lendeve te para 3. Skemen e transporitit te brenshem dhe te depunimit te stoqeve te lendve te para 4. Menyren e atestimit the kontrollit te cilesis 5.Menyren e mbrojtjes se punes 6. Ndikimin ne rrethin dhe ekologji. Zgjedhja teknike Ne zgjedhjen teknike kerkohet perkufizimi i objekteve dhe paisjeve si vion : 1. Objektet prodhuese 2. Objektet per deponim 3.Objektet per administrat 4. Objektet ndihmse 5. Objektet energjetike 6. Objektet e infrastuktures 7. Objektet per lidhjet me infrastukturen e jashtme 8. Objektet tjera Plani i vellimit te prodhimit Planifikimi ivellimit te prodhimit behet ne varesi te hulumtimit te tregut te shitjes dhe mundesive te plasmanit si dhe zgjedhjeve optimale teknologjike. Planifikimi i vellimit te prodhimit behet per qdo vit te punes operative te projektit, duke perfshire edhe punen provuese. Ne kete rast duhet pasur parasysh edhe kohen e nevojshme per shfrytezimin sa me te plote te kapaciteteve prodhuese. Planifikimi i inputeve materiale energjetike Ne baze te vellimit te planifikuar te prodhimit, sherbimeve dhe zgjedhjes tekniko-teknologjike behet planifikimi i sasive te nevojshme te inputeve: lendeve te para, materialeve riprodhuese, materialeve ndihmese, te energjise dhe inputeve te tjera te projektit por te cilin behet eksploatimi i projektit. Analiza e tregut te furnizimit Analiza e tregut te furnizimit jep variantat e mundshem te sigurimit te tyre, alternativat e mundshme, substitutet, prognozen e qmimeve dhe sigurin e
furnizimit, duke analizuar posaqerisht segmentet e caktuara te tregut te furnizimit, brenda dhe jasht vendit. Per planifikimin e furnizimit me lendet e para dhe materialet kryesore eshte e nevojshme te merren ofertat e furnizuesve. Planifikimi i personelit Struktura e personelit perfshin te punsuarit qe jane drejtperdrejti te lidhur me teknologjin, prodhimin dhe sherbimet, ata qe punojn ne pune pergaditore dhe sherbyese, puntoret udheheqes dhe puntoret administrative. Analiza e lokacionit dhe aspekteve ekologjike Ne kete pjese analizohen dhe projektohen shpenzimet per infrastuktur, shpenzimet per blerjen e tokes, shpenzimet komunale, taksat si dhe shpenzimet per mbrojtjen e ambientit. Aspektet organizative Planifikimi i shtruktures organizative te projektit investiv ne fazen e eksploatimit duhet te krijoj interaksionin e nevojshem midis nensistemeve siq jane prodhimi, marketingu, logjistika, personeli, nensistemi i menaxhmenti, te cilat mbeshteten nga sistemi informative i integruar ne bazen e nevojshme te te dhanave ku mund te shfrytezojne te dhenat dhe informatat te gjitha nensistemet. Ne kuader te aspekteve organizative duhet te shqiptohet se si do te organizohet procesi irealizimit te projektit investiv. Plani i termineve te realizimit te projektit investiv Plami itermineve perfshin kohen e fillimit dhe te perfondimit te aktiviteteve neper mjet te cilave mund te realizohet projekti i planifikuar investiv, perkatesisht te aktiviteteve ne periudhen e investmit deri ne fillimin e punes se rregullt. Termet mund te llogariten per muaj, e per projekte me te vogla edhe ne jav dhe dit Tabela: Plani i termineve te realizimit te projektit investiv Struktura
1.Investimet ne mjetet themelore 2.Investimet ne mjetet e gjirus 3.Investimet tjera 4.Gjithsej I+II+III
Vellimi I investimeve
Termet e realizimit 0, 1, 2, ……., n