ANALIZA E INVESTIMEVE Nga libri [Pjesa e dytë] [Pick the date] [Type the company name] Vetoni,
ANALIZA E INVESTIMEVE ANALIZA FINANCIARE Analiza financiare ne programin investiv fillon me percaktimin e vellimit te nevojshem te mjeteve financiare per realizimin e projekteve te caktuar – vellimin e investimeve. Planifikimi i autputeve te projektit investiv na ben te mundur te llogarisim te ardhurat dhe shpenzimet e tij si dhe rezulltatet e afarizmit , nje planifikim te bilancit te suksesit , bilancit te gjendjes dhe rrjedhes se paras. Ne baz te kesaj mund te vlersohet dhe planifikohet levizja e pasuris, cilsia e kesaj pasurie dhe aftesia e likuiditetit te projektit. Planifikimi I vellimit te investimeve Planifikimi I vellimitte investimeve behet sipas struktures se tyre dhe perfshin: asetet fiksa, asetet e xhiros, dhe investimet tjera. Parimi eshte se shuma e te ardhurave neto pozitive eshte me e madhe se shuma e te ardhurave neto negative. Investimet ne asetet fikse Investimet ne asetet fikse perfshijn parasegjithash: 1. Investimet per truallin,objektet ndertimore, infrastrukturen. 2. Investimet ne paisje ( teknologjike, ndihmse, transport) me specifikim te te gjitha shpenzimeve deri ne transport, dogana, deri te montimi. 3. Investimet themeluese dhe ne pronsi industrial ( projektet, patentet, licencxat, know how ) 4. Vellimi dhe dinamika e investimeve ne mjetet themelore duhet te percaktohen ne varsi te zgjedhjes teknologjike dhe te planit te termineve. Tek planifikimi I investimeve ne mjetet themelore duhet perfshir vleren blerse te paisjeve sipas fatures, doganes, shpenzimeve te transportit, shpenzimeve te sigurimit, shpenzimet e montimit dhe shpenzimet tjera eventuale. Investimet ne asetet e xhiros Planifikimi I aseteve te xhiros duhet te behet me kujdes me te madh sepse mungesa e tyre ndikon ne mosshfrytzimin e kapaciteteve, por edhe teprica e tyre ndikon ne angazhimin joracional te mjeteve. Madhesia e mjeteve te nevojshme per investimet ne mjetet e xhiros eshte specifike dhe ndryshon shum varsisht nga natyra e projektit. Gjate planifikimit te investimeve ne asetet e xhiros duhet te merret parasysh vellimi dhe asortimenti I prodhimit, karakteristikat e prodhimit, karakteristikat e tregur te furnizimit, kushtet e pageses se furnitorve, kushtet e sigurimit te pagesave nga blersit. Llogaritja e aseteve te xhiros behet duke percaktuar nevojat vjetore per: 1. Lendet e para, material riprodhues, material ndihmes (lpm ). 2. Vleren e prodhimit ne vijin ( vp ) 3. Vleren e stoqeve te produkteve te gatshme ( st ) 4. Obligimit ndaj furnitorve ( of ) 5. Kerkesat nga blersit ( kbl ) 6. Qarkullimin ne xhirollogari ( xhll )
7. Amortizimin ( Am ) 8. Te ardhurat bruto personale ( apb ) 9. Obligimet nga fitimi ( ob ) Vellimi I investimeve ne asetet e xhiros percaktohet duke pasur parasysh nevojat dhe koeficientin e xhirimit per secilen nga kategorit e caktuara, perkatsisht numrin e diteve kur mjetet jane te imobilizuara. Te dhenat per llogaritjen e kategorive te caktuara te mjeteve te xhiros jane ne analizen tekniko-teknologjike ne perjashtim te amortizimit. Amortizimi llogaritet duke pasur parasysh afatin e perdorimit te mjeteve themelore, I cili varet nga karakteristikat fizike dhe teknike te tyre, por edhe nga zhvillimi teknologjik dhe kerkesat e tij per progres teknik. Konstrukti financiar - burimet e mjeteve Burimet e nevojshme te mjeteve financiare duhet te analizohen ne menyr qe te sigurohet qmimi optimal I kapitalit per financimin e projektit investiv. Burimet siq dihet mund te jene vetanake dhe te huazuara Burimet vetanake jane mjetet e lira financiare qe invetitoret jane te gatshem te I angazhojn ne realizimin e projekteve , te cilat jane konstatuar me rastin e analizes se aftesis se investitorit. Burimet e huazuara te mjeteve financiare mund te jene kredit afatgjata te jashtme dhe te brendshme, kredit per paisje, kredit afatshkurtra per asete te xhiros ( vetem ne raste te nevojave te domosdorshme). Burimi I mjeteve financiare per realizimin e projektit investiv ne kushtet e funksionimit te tregut te letrave me vler eshte edhe emertimi I aksioneve dhe letrave tjera me vler. Simulimi I rezulltateve te afarizmit – bilanci I suksesit Analiza dhe rezulltatet e kerkimeve profesionale dhe shkencore ne kapitujt e meparshem te studimit investiv, bejne te mundur planifikimin e rezulltateve te afarizmit te projektit investiv perkatsisht simulimin e tyre. Llogaritja e te ardhurave te pergjithshme behet ne baze te plasmanit te planifikuar dhe qmimeve te planifikuara qe jane si produkt final I analizes se tregut. Shpenzimet e afarizmit ( shpenzimet materiale, jomateriale te ardhurat personale bruto ) jane llogaritur ne analizen tekniko-teknologjike. Shpenzimet tjera mund te sistemohen ne shpenzimet e jashtezakonshme, kurse ne kushtet e inflacionit te lart duhet bere rivlersimi I mjeteve per lartsin e normes se inflacionit per te ruajtur pasurin nga zhvlersimet. Fitimi neto eshte vlere neto qe e rrit pasurin e nderrmarjes dhe paraqet burim te rritjes dhe zhvillimit te saj ne te ardhmen. Qmimi i kostos kalkulohet sipsa ketyre elementeve: 1. Shpenzimet material ( shm ) 2. Amortizimi ( am ) 3. Pagat ( te ardhurat personale bruto – apb ) 4. Shpenzimet tjera te amortizimit ( shtj ) 5. Obligimet per tatimin e taksave ( tt )
Struktura e rrjedhes se parase Vitet e
punes 1
2 ….. n
0
A.TE ARDHURAT E PROJ. INVESTIV I. Te ardhurat e pergjithshme – shitja +subvencionet – te ardhurat tjera II. Burimet e financimit III. Kthimet nga plasmani IV. Vlera reziduale
B.SHPENZIMET E PROJEKTIT INVESTUES I. Investimet II. Zevendsimi I paisjeve III. Shpenzimet e afarizmit ( pa amortizim ) IV. Te ardhuart personale bruto V. Obligimet tatimore e taksat VI. Obligimet ndaj financuesve
C.VLERA NETO (A-B ) Vlera neto ne rrjedhen e paras se gatshme- rrjedhen financiare, tregon per aftesin e projektit qe te jet likuid dhe t’u pergjigjet obligimeve te tij. Nese vlera neto eshte me e madhe se zero (VN>0) projekti eshte I afte qe t’u pergjigjet kerkesave per pagesa , si ne periudhen e investimeve ashtu edhe ne periudhen e afarizmit te rregullt, perkatsisht ne periudhen e eksploatimit. Nese vlera neto e projektit investiv ne rrjedhen financiare eshte me e vogel se zero (VN<0) projekti do te ndeshet me veshtersi financiare, per tejkalimin e kesaj veshtersie duhet te sigurohen mjete shtes financiare. VLERSIMI I EFIKASITETIT TE PROJEKTIT INVESTIV Vlersimi I efikasitetit te projektit investiv paraqet nje sintetizim te te dhenave nga i ter studimi investiv, perpunim te tyre dhe shprehje te tyre nepermjet treguesve qe e shprehin efiqencen dhe efektivitetin e projektit investiv. Egzistojn qasje dhe rrafshe te ndryshme te vlersimi i efikasitetit te projektit investiv: 1. Vlersimi I efikasitetit financiar te projektit investiv, ka te beje me vlersimin e efekteve te projektit per investitorin, per situaten e tij financiare dhe poziten e tij ekonomike. 2. Vlersimi I ndieshmeris se efikasitetit te projektit investiv ne kushtet e pasiguris dhe rrezikut, teston ndryshimin e parametrave te projektit ne kushtet e ndryshimit te inputeve. 3. Vlersimi I efikasitetit ekonomik te projektit investiv, ka te beje me vlersimin e efekteve te drejtperdrejta dhe te terthorta te projektit ne ekonomin nacionale te nje vendi. Ky vlersim behet per projekte te mdha ne investime publike dhe investime tjera ne infrastruktur. 4. Vlersimi statik I efikasitetit te projektit investiv ka te beje me llogaritjen e treguesve te efikasitetit te projektit investiv per nje vit reprezentativ. 5. Vlersimi dianmik I efikasitetit te projektit investiv ka te beje me llogaritjen e
treguesve te efikasitetit te projektit investiv ne baz te efekteve te projektit gjate tere periudhes, ciklit te jetes se tij. Vlersimi I efikasitetit financiar te projektit investiv Vlersimi I efikasitetit financiar te projektit ka perqellim qe te nxjerr treguesin e efikasitetit ne te cilet investitori mbeshtetet gjate marrjes se vendimit perfundimtar, perkatsisht vendimit mikroinvestiv per projektin e caktuar. Si baz e vlersimit mirret qmimi I tregut, ne baz te te cilave madhsit fizike shprehen ne vlera te caktuara te shpenzimeve dhe efekteve, perkatsisht te te ardhurave. Qasja statike ne vlersimin e efikasitetit te projektit investiv Qellimi I vlersimit statik te efikasitetit te projektit investiv eshte qe te shihen efektet e investimeve ne nje vit reprezentativ dhe qe te behen krahasimet e nevojshme te rezulltateve te planifikuara te afarizmit te projektit ne krahasim me konkurentet dhe degen te ciles I perket. Prej treguesve statik duhet permendur: 1. Produktiviteti ( prodhimi apo shitja per nje puntor, ne raport me bruto/ neto fitimi per nje puntor ) 2. Norma e rentabilitetit – bruto/neto fitimi ne raport me investimet ose fitimi neto ne raport me kapitalin e angazhuar. 3. Ekonomizimi – te ardhurat e pergjithshme ne raport me shpenzimet e pergjithshme. 4. Aftesia riprodhuese – fitimi neto + amortizimi ne raport me investimet. 5. Qmimi I vendit te punes – investimet ne raport me numrin e puntorve. 6. Standardi I personelit – te ardhurat personale neto ne raport me numrin e puntorve. Qasja dinamike ne vlersimin e efikasitetit te projektit investiv Treguesit dinamik te efikasitetit te projektit bazohen ne rrjedhen ekonomike e cila del nga bilanci I gjendjes I cili duke u bazuar ne kapitujt e mesiperm simulohet ngjajshem ne bilancin e suksesit per ter periudhen e parashikuar te punes / eksploatimit te projektit. Struktura e bilancit te gjendjes – Tabela:
n
0
Vitet e eksploatimit 1 2
…….
AKTIVA Asetet fikse Mjetet e xhiros Ndarja kohore active Humbja
PASIVA Burimet vetanake Kredit afatgjate Kredit afatshkurta Ndarja kohore passive Fitimi I pasistemuar
VLERËSIMI I PROJEKTIT INVESTUES Llojet e vlerësimit: I. Vlerësimi i Efikasitetit Financiar të projektit Investues
II. Vlerësimi i efikasitetit të projektit në kushtet e pasigurisë III. Vlerësimi krahasues i projektit IV. Vlerësimi i Efikasitetit Ekonomik të projektit investees I. Vlerësimi i Efikasitetit Financiar të P. I Kuptimi “Vlerësimi i Efikasitetit Financiar të Projektit investues” Me vlerësimin e efikasitetit financiar të projektit vlerësohen efektet e projektit në potencialin financiare dhe ekonomike të investitorit (nuk vlerësohen efektet e projektit në ekonomin kombëtare) Qasjet në vlerësimin e efikasitetit financiar të P.I: - Vlerësimi statik i efikasitetit financiar Te vlerësimi statik i efikasitetit financiar llogaritën treguesit e efikasitetit të projektit investues për një vit reprezentativ. - Vlerësimi dinamik i efikasitetit financiar Te vlerësimi dinamik i efikasitetit financiar llogaritën treguesit e efikasitetit të projektit investues për tërë jetën e Projektit Investues (d.m.th. për fazën e realizimit dhe të eksploatimit) I. 1. Vlerësimi statik i efikasitetit financiar Disa nga treguesit statik të efikasitetit financiar: 1. Treguesit e produktivitetit 2. Treguesit e rentabilitetit 3. Treguesit e ekonomizimit 4. Treguesit tjerë Treguesit e produktivitetit Produktiviteti “si parim ekonomik ” paraqet raportin ndërmjet vëllimit të realizuar të prodhimit përkatësisht efektit financiar të realizuar dhe numrit të punëtorëve të angazhuar (përkatësisht përpjekjen që të arrihen rezultate sa më të mira me sa më pakë punëtor) Treguesit: - Sasia e prodhimit vjetore/ numri i punëtorëve - Të ardhurat bruto/numri i punëtorëve - Fitimi bruto /numri i punëtorëve - Fitimi neto /numri i punëtorëve - Fitimi i mbajtur / numri i punëtorëve Treguesit e rentabilitetit Rentabiliteti paraqet synimin që të arrihen rezultate sa më të mira financiare me sa më pak investime Treguesit: - Të ardhurat bruto / investimet e tërësishme - Fitimi bruto / investimet e tërësishme - Fitimi neto / investimet e tërësishme - Fitimi i mbajtur / investimet e tërësishme Treguesit e ekonomizimit Ekonomizimi paraqet synimin e maksimalizimit të efekteve financiare krahas minimalizimit të shpenzimeve Treguesit: - Të ardhurat bruto / shpenzimet e tërësishme - Fitimi bruto / shpenzimet e tërësishme - Fitimi neto / shpenzimet e tërësishme
- Fitimi i mbetur / shpenzimet e tërësishme Disa tregues tjerë statik të efikasitetit financiar (Fitimi neto + amortizimi) Aftësia akumuluese = -------------------------------------------Investimet e tërësishme Investimet Çmimi i vendit të punës = -----------------------------Numri i punëtorëve I. 2. Qasja Dinamike në vlerësimin e efikasitetit Financiar të projektit Behet vlerësimi i: N r
EMERTIMI
VITET 0
I 1. 2 . II. 1 . 2 . 3 . III
TE ARDHURAT 0 Te ardhurat nga shitja Vlera e mbetur TE DALURAT 794.673 INVESTIMET 794.673 Shpenzimet (paamortizim) TATIMI NE FITIM -794.673 TË ARDHRAT NETO
1
2
3
4
5
1.228.000 1.228.000 845.719 758.751 86.968 382.281
1.535.000 1.535.000 940.529 812.960 127.569 594.471
1.535.000 1.535.000 930.593 801.246 129.347 604.407
1.535.000 1.535.000 920.334 788.644 131.690 614.666
1.462.835 1.304.750 158.085 923.071 847.926 75.145 539.764
a) Rentabilitetit dhe b) Likuiditetit a) Vlerësimi i Rentabilitetit Burimi i informatave për vlerësimin e Rentabilitetit të projektit investues Rrjedha ekonomike e projekti (i përmban informatat lidhur me zhvillimet afariste të cilat ndikojnë në potencialin ekonomik të projektit) Treguesit dinamik të efikasitetit të projektit investues: - Afati i kthimit i mjeteve të investuara - Norma mesatare e kthimit - Vlera e tanishme neto - Norma interne e rentabilitetit
Tab. 6
RRJEDHA EKONOMIKE
1. Afati i kthimit i mjeteve të investuara Kuptimi i treguesit “Afati i kthimit i mjeteve të investuara” A.K.M.I. paraqet kohen brenda të cilës nga të ardhurat neto (të rrjedhës ekonomike) arrihet të kthehen të gjitha mjetet e investuara në projekt. Vlerësimi i projektit bazuar në këtë tregues: -Sa më i shkurtë të jetë afati i kthimit të mjeteve të investuara projekti është më i pranueshëm për realizim dhe anasjelltas.
Afati i kthimit i mjeteve të investuara
Vitet
Investimet Shuma vjetore
Të ardhurat neto Kumulativi
Shuma vjetore
Kumulativi
Investimet e pambuluara
0
794.673
794.673
-
-
- 794.673
1
-
794.673
382.281
382.281
- 412.392
2
-
794.673
976.752
+ 182.079
594.471
412.392 ------------------- X 12 = 8,3 594.471
2. Norma mesatare e kthimit Kuptimi i NMK Norma mesatare e kthimit shprehë fitimin mesatar vjetor i cili gjenerohet nga mjetet e investuara Mesatarja vjetore e të ardhurave neto NMK =---------------------------------------------------------------- x 100 Investimet Totali i të Ardhurave Neto 1.940.916 M.V. A.N = ---------------------------------------- = ------------------ = 388.188 Vitet 5 388.188 NMK = -------------------- x 100 = 48,8 % 794.673 3. Vlera e Tanishme Neto Kuptimi “Vlera e Tanishme Neto” Vlera e tanishme neto paraqet shumën e të ardhurave neto të diskontuar në rrjedhën ekonomike të projektit Llogaritja e VTN VTN llogaritet duke i shumëzuar të ardhurat neto në rrjedhën ekonomike, për secilin vit, me faktorin diskontues, e pastaj me mbledhjen e vlerave të diskontuara të secilit vit fitohet VTN Vitet
Të ardh.net.
Nor.diskont.
Fak.diskon.
Vl. Tan. Ardhur.
0
-794.673
10%
1
-794.673
1
382.281
10%
0,9090909
347.528
2
594.471
10%
0,8264462
491.298
3
604.407
10%
0,7513141
454.099
4
614.666
10%
0,6830134
419.825
5
539.764
10%
0,6209213
335.150
Gjithsej vlerat pozitive
2.047.900
Vlera e Tanishme Neto
1.253.227
Llogaritja e VTN (formula) 3.1. Vlera e Tanishme Neto Relative Vlera e Tanishme Neto Relative (indeksi i fitimit) VTN 1.253.227 VTR = --------------- = ---------------- = 1.58 Investimet 794.673 D.M.Th: Se çdo 1 € e investuar do të sjellë 1.58 € VTN