Trajtesa Per Ne E Per Politiken

  • Uploaded by: habib m.
  • 0
  • 0
  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Trajtesa Per Ne E Per Politiken as PDF for free.

More details

  • Words: 8,833
  • Pages: 17
Demokracia dhe shteti ligjor Fjalën demokraci filluam ta dëgjojmë gjithnjë e më shpesh në fillim të viteve të nëntdhjeta, atëherë kur në skenën botërore njëri kamp fitoi kundër kampit tjetër. Këtë fjalë e kishim dëgjuar edhe më herët, por në këtë kohë e në vitet në vazhdim kjo fjalë u shumua aq shumë saqë zuri vend në çdo gojë, e sidomos në gojët e politikanëve të cilët këtë fjalë e bënë mbiemër të tyre. Ç’është e vërteta ata përdorën shumë këtë fjalë sepse kjo do t’u pëlqente miqve, të cilët edhe po ta dëgjonin fjalimin pa përkthim do ta kuptonin që ky flet për demokracinë, si dhe neve që një fjalim pa këtë fjalë do të na dukej I pavlerë. Edhe sot, megjithëse më pak, nuk bëhet ndonjë tubim politik pa përmendur demokracinë, siq nuk bëhet ndonjë tubim fetar pa përmenur zotin. Por çka na thotë fjala demokraci, në kuptimin e parë e të fundit, neve që nuk I bëjmë ndonjë analizë fjalëve e që jemi shumica dërmuese e popullsisë. Ne fjalën demokraci(sundim I shumicës) e përceptojmë thjesht si diçka të mirë, si liri në çdo gjë, madje edhe si liri pa rregulla, që është e dëmshme. Kjo fjalë megjithëse e mirë, nuk e nxit njeriun të mësoj diçka më shumë për funksionimin e shoqërisë e të shtetit. Ndërsa, sikur në vend të kësaj fjale të përdornim fjalën, shtet ligjor, kjo do të thoshte më shumë. Si fjala demokraci edhe kjo fjalë tek njeriu do të zgjonte një interesim për një deshifrim të thjesht. Dhe deshifrimmi që mund t’I bënte njeriu kësaj fjale është veqse deshifrimi I drejt, që shoqëria funksionon sipas rregullave(ligjeve). Njeriu do të kuptonte që liri apsolute mund të ketë vetëm në xhungël, e kurrë jo në një shoqëri të organizuar. Me fjalën shtet ligjor, njeriu do ta kuptonte që askush nuk është mbi ligjin, dhe do të kishte një rebelim, së paku të brendshëm nëse dikush guxon të dalë mbi të. Përdorimi I kësaj fjale do të nxiste njerëzit të mësojnë gjërat elementare që I përkasin ligjit dhe funksionimit të shtetit. Dhe ne kemi e do të kemi ligje demokratike apo evropiane, sepse megjithatë ligjet tona janë të importuara nga Evropa.Kështu ka qenë gjithmonë. Me një fjalë përdorimi I kësaj fjale, në vend të fjalës demokraci nuk do ta dëmtonte aspak demokracinë, përkundrazi do të rriste vetëdijen e njerëzve për nevojën shtetit e të ligjeve. Përdorimi apo edhe ngulitja e kësaj fjale në mendjet e njerëzve, siq është ngulitur fjala demokraci do të nënkuptonte shtetin ligjor mbi të gjithë ne.do të nënkuptonte që askush nuk mund të jetë pronar I shtetit sepse pronarë jemi të gjithë njësoj, dhe se ne u nënshtrohemi ligjeve sepse jemi të vetdijshëm që shoqëria nuk mund të funksionoj pa to. Demokracia në thelb është mbajtja e zhedhjeve të lira dhe periodike, ku shumica zgjedh njerëzit që do të qeverisin, apo voton kushtetutën si formë të qeverisjes, si themel të ligjshmërisë, e si vënje kufi ligjeve . Dhe kur njerëzit brenda një shteti votojnë kushtetutën, dhe zgjedhin përfaqsuesit e tyre, mund të thuhet që ai shtet është demokratik. Këtu mund të përfundoj tregimi për demokracinë, apo demokracia mund të mbështillet me mijëra fjalë mjegulluese, sa që njeriu të mos dijë çka është thelbësore. Sot shumica e shteteve të botës janë shtete demokratike, por vetëm për një pakicë mund të thuhet që janë edhe shtete ligjore, ku ligji miratohet për t’u zbatuar dhe me hyrjen në fuqi vlen për të gjithë njësoj. Përderisa fjala demokraci mund të përdoret edhe si jorgan për paudhësistë, sidomos të pushtetarëve, fjala shtet ligjor nuk mund të përdoret për një gjë të tillë.

Një pushtetar që shkel vazhdimisht ligjin nuk mund të thiret në shtet ligjor, sepse dyfytyrësia e tij do të ishte më e dukshme,por fare lehtë mund të thirret në demokraci, sepse fjala demokraci nuk nxit ndonjë gjykim nga dëgjuesit. Edhe angazhimi I pushtetarit për shtet demokratik është I lehtë, sepse angazhohet për një punë të përfunduar, përderisa angazhimi I tij për shtet ligjor do të thoshte së pari vënjen e tij nën ligjin gjë të cilën pushtetarët rrallë herë janë të gatshëm ta bëjnë, përderisa të mos jenë të detyruar. Angazhimi për shtet ligjior do të thoshte angazhim të përditshëm që shteti të funksionoj në bazë të ligjeve, në bazë të kushtetutës, në bazë të strategjisë për arritjen e qëllimeve të caktura, përderisa angazhimi për shtet demokratik do të thotë angazhim për diçka që funksionon edhe pa angazhimin tënd. Prandaj kemi kaq shumë angazhime për shtet demokratik e kaq pak për shtet ligjor. Angazhimi për shtet ligjor do të ngërthente edhe angazhimin për demokraci sepse demokracia gjendet në ligje, ndërsa angazhimi për demokraci nuk ngërthen edhe angazhimin për shtet ligjor. Edhe shteti duhet të funksionoj në bazë të ligjeve, pra shtetit ligjor, e jo në bazë të demokracisë. Ta marrim shembull shtetin tonë që është shtet me sistem parlamentar. Kjo do të thotë që shtylla ligjvënëse(parlamenti) kontrollon shtyllën e ekzekutivit (qeverinë), ndërsa asnjëra nga këto shtylla nuk kontrollon shtyllën e gjyqsorit, tek I cili mund të ndikohet vetëm me ligje. Tani përshtypja e gabuar tek demokracia mund të na shtyj të mendojmë, që meqë ne e kemi zgjedhur qeveritarin e caktuar ai mund të kontrolloj gjyqsorin, organ që ne s’e kemi zgjedhur drejtperdrejt, apo edhe parlamentin meqë ky qeveritari është më I votuar nga të gjithë ata. Dhe nga tri shtyllat e pushtetit që duhet të kufizojnë njëra tjetrën, në mendjen tonë krijojmë vetëm një shtyllë që nuk e kufizon askush. Sigurisht që këto janë vetëm perceptime të gabuara që mund t’I kemi në mendjen tonë, por ja që mendja jonë përcakton realitetin, sepse jemi ne që I durojmë apo nuk I durojmë ndërhyrjet e paligjshme, apo jemi ne që durojmë dikë që ta ulë kokën para dikujt, përderisa ne e kemi vënë në atë vend që ta zbatoj ligjin, dhe atë kundrejt të gjithëve. Këto keqkuptime edhe mund të shmangeshin sikur ne të kishim në mendje shtetin ligjor. Apo të themi që ju doni të qëndisni një fjalim duke filluar me, shteti ynë është shtet demokratik.Atëherë vazhdimi, edhe logjik, do të ishte, respekton të drejtat e njeriut, lirinë e të shprehurit, të drejtën për protesta, e të tjera fjalë për hava, ndërsa po ta filloni fjalimin me, shteti ynë është shtet ligjor, vazhdimi edhe logjik do të ishte, nuk toleron shkeljen e ligjeve,se të gjithë, në mos vullnetarisht do të detyrohen forcërisht të sillen në pajtim me ligjin e me kushtetutën që ne bashkarisht e kemi nxjerrë e të tjera gjëra kuptimplota, që do të ngërthenin edhe gjërat që u thanë tek fjalimi me demokraci. Pra është dallim I madh në qasje. Sidoqoftë këto janë vetëm terma që nuk duhet të ndikojnë në punën e shtetit por që mund të ndikojnë në mendjet e njerëzve që zgjedhin pushtetarët, ku infiltrohen njerëz të pandershëm, apo bëhen të tillë duke shfrytëzuar durimin e njerëzve, durim që këta e arrijnë edhe duke keqpërdorur termat e caktuara. Ndikojnë në mbjelljen e një mendësie të gabuar, një mendësi ku zgjedhësit të jenë të prirur t’I gjykojnë pushtetarët nga fjalët e jo nga veprat. Dhe për një shtet që nuk ka ndonjë traditë të gjatë, apo ku ka pasur kalime të shpeshta nga një sistem tek tjetri , do të ishte më I dobishëm përdorimi I fjalës shtet ligjor sesa I fjalës demokraci. Do të ishte më e dobishme që udhëheqësve t’u thuhet, demokracia u

arrit, tani punoni për shtetin ligjor, dhe këtë mbani në gojë e në mendje, e jo demokracinë. Tekefundit ne duhet të jetojmë çdo ditë me shtetin ligjor e jo me demokracinë.

Ata të lidhjes dhe këta të sotmit Lidhja shqiptare e Prizrenit, ndoshta ishte ngjarja më e madhe dhe ndër të parat shqiptare me karakter kombëtar. Në atë kohë kur nuk mund të pasuroheshe duke u marrë me qështjen kombëtare, disa njerëz të mire kishin marrë këtë ndërmarrje duke u nisur nga dëshira për ta bërë Shqipërinë. Dhe megjithëse lidhjes edhe mund t’I gjenden gabime, si për shembull, moshapja e ndonjë shkolle shqipe edhe pse kishte mundësi për këtë, prap se prap lidhja e Prizrenit vuri në lëvizje shqiptarët e I parapriu krijimit të shtetit shqiptar. Por politika jonë e shënoi zbehtë këtë datë, ndoshta për arsye që ata mendojnë që qështja jonë ka filluar me hyrjen e tyre në politikë, dhe meqë ata nuk kishin marrë pjesë në atë ngjarje, pse ta shënonin kur nuk mund ta lavdëronin veten duke lavdëruar të rënët?!. Dhe është për tu habitur, sidomos këtu në Kosovë që politikanët marrin pjesë në shënimin e të gjitha betejave të luftës së fundit (dhe mire bëjnë), e nuk shënojnë një përvjetor kaq të rëndësishëm si ai I lidhjes. A mos Ahtisari I ka thënë që Kosova ka vetëm dhjet vite ekzistencë e këtyre u ka pëlqyer kjo gjë sepse mund ta konsiderojnë veten baballarë të kombit. Apo mendojnë që gjithçka që kanë bërë të tjerët para tyre është pakrahasimisht më e parëndësishme se ajo që kanë bërë ata. Sidoqoftë ne që s’e kemi merakun e Ahtisarit e të këtyre na lejohet t’I bëjmë disa krahasime, ata me këta. Dhe e para që më bie në mend, është që ata të lidhjes shkrinë pasurinë e tyre për qështjen tonë,ndërsa këta shkrinë pasurinë tonë për qështjen e tyre. Ata punuan pa rrogë për të mirën e përgjithshme, këta punojnë me rrogë për të mirën e vet. Ata punuan për Shqipërinë e shqiptarëve, këta vendin tone(në këtë rast Kosovën) që ishte I shqiptarëve e bënë vend të askujt. Këta duke u marrë me qështjen tonë e duke pasur në mendje hallet e tyre, bënë që serbët nga agresorë të shëndrroheshin në viktima, dhe pranuan aq të drejta për serbët sa e bënë fare të pakuptimt gjithë atë luftë që bëmë. Dhe përsëri marrin me të mire serbët, sepse serbët megjithëse kanë arritur aq sa nuk e kanë menduar përsëri sillen si të pakënaqur. E serbët atë që nuk kanë mundur ta arrijnë vet tani po e arrijnë me ndihmën tonë. E çfarë krahasimi mund tu bësh këtyre dhe atyre.Disa prej këtyre, po të kishim kushtet e njëjta si në kohën e lidhjes nuk do t’I njihte as fshati I tyre, sepse këta nuk janë të sakrifices, janë të përfitimit. Dhe do të ishte gjysma e së keqës sikur ne ti votonim këta vëtëm njëherë,por ne I votojmë përsëri e përsëri. Me një fjalë ne u themi këtyre, mos ndërroni sjellje se ju heqim nga pushteti. Dhe është e sigurt që këta nuk do të ndërrojnë sjellje, sepse tanimë nuk munden edhe po të duan, siq është e sigurt që ne do t’I votonmë përsëri. Siq është e sigurt që këta planin e Ahtisarit që është I mire për serbët, do të na shesin si diçka që është I mire për shqiptarët. Këta do ta lartësojnë Ahtisarin, sa të thuash që ne fotografinë e tij ta mbajmë në mur, që do të ishte krejt normale sikur serbët ta bënin këtë.

Këta të sotmit janë njerëz që shtyhen, e përdorin çdo metodë për tu gjendur në krye, përderisa ata të lidhjes nuk kishin nevojë për këtë, madje ka mundësi që njerëzit të kishin përdorur metoda për të mos u gjendur aty. Dhe ajo që më bëri të bëjë këso krahasimesh që nuk më pëlqejnë t’I bëjë, sepse edhe këta me takatin e tyre janë pjesë e historisë, është mos shënimi I denjë nga këta I përvjetorit të lidhjes. Sepse edhepse qëllimet e lidhjes për këta mund të jenë të tejkaluara prap se prap kjo është historia jonë, dhe deshën apo s’deshën këta, ne jemi më të vjetër se dhjet vjeq.

Kush do të bëhet Sali ?! Do ta trashigoj Saliu vetveten apo do të kemi një tjeter Sali, kjo ësjtë qështja sivjet. Tjetër qështje është se a do të kemi Sali apo kryeministër që edhe mund të quhet Sali,sepse megjithëse Saliu mund të jetë sinonim I kryeministrit,këta ndryshojnë në mes vete. Kryeministri është shërbëtor I shtetit ndërsa për Saliun mund të thuhet e kundërta. Shteti është shërbëtor I Saliut apo I Edit nëse ky ka fatin të bëhet Sali. Kryeministri edhe mund të gaboj dhe të I nënshtrohet ligjit, Saliu as nuk mund të gaboj e as të I nënshtrohet ligjit. Madje ligjit nuk do të I nënshtrohen edhe ata që kanë zënë vend nënë sqetulla të Saliut. E dita e zgjedhjeve po vjen. Në ankth janë jo vetëm Saliu dhe pretendentët për tu bërë Sali, por edhe militantët e tyre. Në ankth është edhe ai drejtori i shkollës që thoshtë, unë këtu poshtë e Saliu atje lart e s ka tjetër. Në ankth është edhe ai fshatari që la arën pa mbjell për të marrë pjesë në mitingje, sepse i thanë e i premtuan një punë prej zotëriu. Një punë ku s kishte punë por kishte para. Çfarë t i bësh, disa njerëz thonë, më gënje të të besoj, dhe kështu fusin në hall politikanët tanë të cilët sajojnë lloj lloj gënjeshtrash për të ia bërë qejfin popullit. Sido që të jetë, gjërat nuk pritet të ndryshojnë, sepse populli akoma nuk do që këto gjëra të ndryshohen, kështuqë kushdo që të bëhet kryeministër do të sillet si të ishte Sali. Do ta konsideroj veten pronar të shtetit., do të krijoj piramidë militantësh nga ministri e deri tek ai fshatari që për shkaqe politike, e mbjell ose nuk e mbjell arën. E njerëzve do të u thuhet, në emër të shtetit punoni për Saliun.

Zgjedhjet, ose sa të dua o popull Koha e zgjedhjeve është koha kur politikanët kthehen kah populli, dhe jo vetëm që u kujtohet që populli ekziston por edhe e duan atë. Dhe nga kjo dashuri e madhe burojnë edhe premtimet e mëdha që ata I bëjnë popullit. Në këtë kohë, edhe deputeti pas një mungese rreth katër vjeqare vjen të çmallet me popullin. Në fakt ai nuk vjen por zbret, sepse edhe atij kështu I duket, sikur nuk vjen por zbret. E sigurisht ,meqë ka munguar gjatë e ka marrë malli dhe ka shumë për të thënë. Ka

aq shumë fjalë sa që nuk mund të I përfundoj për një muaj parazgjedhor. Ai do tu tregoj njerëzve sa shumë ka bërë për ta, se ai ishte shkrirë e ishte bërë një me hallet e tyre, dhe tashmë hallet e tyre ishin edhe të tijat, madje më shumë ishin të tijat se sa të tyre. Ai do të ua zgjidhte edhe ato halle për të cilat ata kurrë nuk e kishin vrarë mendjen. Po për këtë I duhet vota e tyre. Prandaj ka marrë mundimin që të vie apo të zbres deri këtu, sigurisht duke pasur në mendje interesin e tyre e jo të vetin. Në këtë kohë, edhe ata të ekzekutivit dhe ata që mendojnë të bëhen ekzekutiv, vizitojnë vende, vizitojnë fshatra që më parë nuk e kanë ditur që ekzistojnë.dhe ashtu të frymëzuar e të dehur nga fushata, thonë lloj- lloj gjërash të mira. Po të dojë populli rrugë, ata rrugë I japin, po të dojë shkollë, shkolla është gati. E një jetë më të mire për të gjithë, të gjithë e kanë në gojë, se të gjithë e duan këtë, dhe këto fjalë shpërndahen edhe pa recetë. Nuk ka nevojë të analizosh asgjë për të premtuar një jetë më të mire për të gjithë sepse edhe pushteti duhet të jetë në funksion të kësaj. Por si e konceptojnë politikanët tanë fjalën të gjithë, është tjetër qështje. Ata ka mundësi që brenda kësaj fjale të fusin veten, të afërmit dhe miqtë e tyre, ndërsa të tjerët të I lënë jashtë kësaj fjale. Të tjerët nuk janë të gjithë. Në këtë kohë, siq shtohet dukshëm dashuria e politikanëve për popullin, shtohen edhe akuzat e politikanëve për politikanët, të cilët duke ditur që edhe vetë gënjejnë, akuzojnë të tjerët kur thonë gjëra të ngjajshme.Të gjitha fjalët e mira që njeh bota, janë për këtë kamp, ndërsa fjalët e këqija për kampin tjetër. Dhe kështu vazhdon cirku parazgjedhor deri në ditën kur njerëzit shkojnë të zgjedhin. E pastaj gjithçka sikur harrohet. Politikanët harrojnë premtimet dhe gjithçka kanë thënë gjatë fushatës. Tekefundit harresa është veti njerëzore. Por populli nuk harron, megjithëse edhe mund të harroj politikanët që e harrojnë atë. E kjo do të ishte më në rregull. Sidoqoftë politikanët janë lodhur gjatë fushatës parazgjedhore dhe kanë nevojë për katër vjet pushim.

Diçka për partitë e për ne Partitë tona nuk kanë ndonjë histori te gjatë, megjithatë këto parti(disa prej tyre), kanë shperndarë më shumë libreza se sa partitë e vendeve të tjera që kanë traditë qindra vjeqare. Ndoshta këtu etja për libreza partiake ka qenë më e madhe. Dikur LDK-ja shpërndante libreza sikur letërnjoftime, e regjistronte njerëzit në këtë parti si të ishte regjistrim i popullsisë.Më saktësisht, njerëzit regjistroheshin në LDK. Asokohe ekzistonin edhe parti të tjera, por që nuk kishin as elektoratin e një nëndege të LDK-së, e kushedi në kishin shtypur libreza apo jo. Më vonë u bë luftë, luftë e vërtet e jo si lufta e LDK-së që i ngjante luftës së njeriut që rri gaditu derisa merr shuplaka fytyrës, dhe u krijuan parti të tjera të cilat gjithashtu nisën të mbledhin elektorat e të shpërndajnë libreza. Dhe ja, kohëve të fundit, regjistrimi i njerëzve nëpër parti dhe shpërndarja e librezave, janë përsëri në trend. Para disa ditësh AAK-ja mbajti një tubim me qytetarë në një nga restorantet e komunës, dhe më bëri përshtypje fakti ,që disa të njohur, që unë i dija në LDK, tani organizoheshin,

që si dikur Rugovës, tani t’i përgadisin një pritje sa më të mirë Ramushit. Dhe këta nuk ishin LDK-ist të çfardoshëm, këta ishin në gjendje të bënin shumë për LDK-në, bile po ta donin Kosovën sa e deshën LDK-në, Kosova do të ua shihte hajrin. Dhe ja tani, me të njëjtin entuziazëm për Ramushin, e të tjerë edhe për Thaqin. E nuk është e thënë që njeriu të mos e ndërroj partinë, por ta ndërroj për qështje parimore, e te këta, e te njerëz si këta, parimorja nuk ekziston. Këta njerëz nuk dëshirojnë për asnjë çast të rrinë pa parti, ndoshta u duket vetja jetim, ndoshta identifikohen aq shumë me partinë, sa që identiteti i tyre është thjesht partiak e asgjë më shumë. Dhe të mbesin pa parti mund ta konceptojnë si mbetje pa identitet. Megjithatë unë nuk dua të besoj që këta janë kaq të sëmurë, këta e kanë një interes. Dhe është i kuptueshëm interesi i atij, që për qështje parimore e ndjen veten më mirë brenda një partie, a po edhe i atij që ka një biznes dhe rreshtohet në parti për qështje të tjera, si dhe i atij që don të konkuroj për punë në institucione dhe pasja e një partie në xhep mund t’i ndreq punë kur të paraqitet në ndonjë zyrë, dhe derisa nxjerrë kuletën( për të treguar letërnjoftimin, të mos keqkuptohemi) krejt rastësisht tregon edhe librezën partiake. Por ajo që nuk e kuptoj është se ç’i duhet bujkut rreshtimi në parti. A mos pret ky që partia t’i ndihmoj në prashitjen e arës?. Dhe nëse ka qëllim kontributin ndaj vendit, a mos ky kontribut u dhënka vetëm duke u rreshtuar në një parti?. E megjithëse bëhet bujë, rreshtimi nëpër parti ka filluar të bie. Njerëzit që kanë interesin e shtetit më shumë se të partisë ,qofshin këta në parti ose jo, kanë filluar të shtohen kundrejt atyre që kanë interesin e partisë. Por ja që këta të partisë janë më të zëshëm, edhe në votime këta nuk mungojnë, e as zhgënjehen nga partitë.Dhe këta edhe mund të përcaktojnë rezultatin e votimeve, e kjo për faj të atyre që gjejnë njëqind arsye për të mos votuar.

Skenare të shpifura në kuvendin e Kosovës Zëvendësministri I transportit dhe post-telekomunikacionit, Adem Grabovci, përmes telefonit, ishte kërcënuar me likuidim fizik nga kryetari i komunës së Deçanit, Musa Berisha. Dhe ky pasi e bisedon edhe me eprorët e vet, vendosin që këtë ta marrë vesh I madh e I vogël, prandaj ky shfrytëzon foltoren e kuvendit që ta jap këtë njoftim shokues. Por një shok partie I Musës përgënjeshtron këtë, bile ky me një arsyetim foshnjor, akuzon Ademin si bukëshkelës duke I kujtuar bukën që ky ka ngrën në shtëpinë e Musës.Por Ademi I kudërpërgjigjet se ka dhe dëshmitarë, e se ai kishte qenë duke dëgjuar lajmet(shiko sa bukur) kur I erdhi telefonata. Tani mbeti vetëm të thirreshin edhe dëshmitarët,të cilët duke u nisur nga niveli I këtyre njerëzve, nuk është çudi të thirren e të japin dëshminë, dhe atë mu në kuvend. Dhe po të thirreshin edhe dëshmitarët do të kompletohej kjo komedi, që megjithatë nuk të bënë të qeshësh, sepse qesh me vetveten. Ndërkohë partia e Ademit me nxitim nxjerrë një komunikatë ku I bënë thirrje kryetarit të Musës, në këtë rast Ramush Haradinajt që të heq dorë nga dhuna, sepse votat t’I jep populli(këtu,populli është me këta) e jo plumbat. Por pse zgjodhi këtë skenar partia e të kërcënuarit, e cila çuditërisht ka edhe pushtetin?

Duket që me këtë skenar partia e Thaqit, tenton të godas në shenjë, ta bëjë popullin të mendoj,që ky ta ndaj shapin nga sheqeri. Sepse po ta akuzosh Ramushin për vjedhje nuk do të kishte efektin e duhur. Njerëzit mund të bënin një krahasim të thjesht e të thonin pastaj,që hajni akuzon hajnin. Edhe po ta akuzosh Ramushin për keq qeverisje në të kaluarën, nuk do të kishte efektin e duhur. Por ta paraqesësh Ramushin si njeri të dhunshëm, këtë do ta hante pazari. E këtë kanë pasur në mendje ata të Thaqit kur plasuan këtë informatë. Sepse megjithëse kuvendi duhej të informohej, pse të informoheshim ne?. Dhe pse në këtë mënyrë?. A mos këta janë kaq transparent sa na tregojnë çdo gjë?. Pastaj ne kemi policinë, kemi gjykatat, kemi shtetin,dora e të cilit duhet t’I jap shuplakë secilit, kur ky bënë diçka të palejueshme me ligj, dhe atë qoftë ky Musa, Adem, Ramush apo Hashim. Por jo, këtu nuk mendohet në ndëshkimet ligjore të shtetit, këtu mendohet në ndëshkimet që mund ti jap populli përmes votave. E ky nuk është thjesht konflikt mes dy personave, është konflikt mes dy partive, që me sa duket do të jenë më të votuarat këtu. Partia e Thaqit, e cila e ka të sigurt kreun e tabelës, më së shumti i frigohet partisë së Ramushit, për të cilën këto zgjedhje komunale janë vendimtare për ngritje në një nga dy vendet e para. E meqë zgjedhjet(në këtë rast komunale) po afrohen, edhe lufta mes këtyre partive do të vie duke u ashpërsuar, e të cilët sigurisht se nuk do të konkurojnë me vlera, të cilat zor se I kanë, por do të konkurojnë me këso gjërash që ne I pamë në kuvendin e Kosovës. Këta do të mundohen të na bindin që ai tjetri është I keq. Por ne, a duhet ta zgjedhim këtë vetëm pse ai tjetri është I keq ?. Fatkeqsisht, këto gjëra akoma funksionojnë tek ne. Dhe si dikur që edhe fëmijët ishin ndarë, me Thaqin apo Rugovën, edhe tani tentohet të bëhet kjo ndarje, që këta të kenë një sasi bukur të mirë votuesish të përhershëm. Si dikur, kur të gjithë ata të Thaqit ishin të mire e të gjithë ata të Rugovës të këqinjë, dhe anasjelltas, edhe sot po tentohet e njëjta gjë. Sepse ne akoma vlerësojmë njerëzit në bazë të grupit që I takon e jo në bazë të vlerave personale. Ne akoma nuk kemi arritur të bëjmë këtë ndarje të thjesht, se njeriu I ndershëm, qoft ai komunist, demokrat, I kuq apo I gjelbër është njeri I ndershëm, ndërsa njeriu I pandershëm cilitdo grup që I takon është I pandershëm, dhe nuk mund të bëhet automatikisht I ndershëm e I mire pse aderoi një një grup të caktuar. Megjithatë, ne e kemi në dorë t’I kuptojmë gjërat drejt e ta diciplinojmë skenën poitike, apo t’I harlisim këta deri në atë masë, sa këta në vend që të na I zgjidhin problemet, të na I shtojnë ato. Ne duhet ta kuptojmë, që nuk mund t’I jepet vota dikujt pse ai tjetri është I keq, por pse ky është I mire, e premton zhvillim, se interesat e shtetit nuk I përzien me interesat e veta. Ne duhet ta kuptojmë që ai që keqpërdori pushtetin njëherë nuk duhet t’I jepet mundësia e dytë, se është më mire të zgjedhësh një më të dobët,e të gjithë ta kenë të qartë se keqpërdorimet nuk do të pranohen, se të zgjedhësh përsëri këtë që përdori pushtetin për interesa të veta, dhe atë në vazhdimësi. Ne duhet të mendojmë mirë për njerëzit që do të na përfaqsojnë, si brenda ashtu edhe jashtë, sepse ata jashtë, kur shohin këta na shohin neve. Këta, na bëjnë të padinjitetshëm. E vetëm kur ne t’I kemi kuptuar drejt gjërat, do të kursehemi nga skenat e tilla, si ajo që ndodhi në kuvend, apo si ajo që ndodhi apo nuk ndodhi në telefonin e Ademit,e do të kemi mundësinë që të merremi me problemet tona të vërteta,që janë të shumta(disa I kemi dhuratë nga këta) por jo të pazgjidhshme.

Marketing politikë në mënyrën shqiptare Tek ne që të të njohë populli, e mbase edhe të të dojë, duhet të qosh pluhur e jo të punosh.Duhet të bësh rrëmujë. Sidomos te akuzosh të tjerët e të lavdërosh veten. Jo të akuzosh aty ku duhet por aty ku s’duhet, ndërsa të lavdërohesh, edhe aty ku duhet edhe aty ku s’duhet. Kështu na imponohen neve politikanët. Dhe ja, njerëzit që deri para një jave, as që e dinim se ekzistonin, sot na bëhen të njohur e të dashur. Këta paskan punuar gjithë jetën për të mirën tonë e ne s’e paskemi ditur. Në këtë formë,e mbase duke ndjekur hapat e të tjerëve, dëshiron të na imponohet edhe Adem Grabovci, të cilin para se të bëhej rrëmujaxhi as që e njihnim. Dhe ja, Adem Grabovci i cili para një jave pati një problem me kryetarin e komunës së Deqanit, e që e shfrytëzoi për të bërë marketing, tani i është lëshuar Ramush Haradinajt, po për marketing. Ky përkrahet edhe nga partia e tij, që dëshiron ta fus Ramushin në qorrsokak, e ta bëjë këtë të debatoj me dikë, që në njëfarë mënyre, as nuk mund të përfaqsoj partinë e tij e as qeverinë. Ky i është qepur Ramush Haradinajt dhe e sfidon për një debat që edhe vet e di që nuk do të bëhet. Tek e fundit përse na duhet ky debat?. Nëse ky ka të dhëna që Ramush Haradinaj është pasuruar në mënyrë të paligjshme, le t’i dërgoj ato në prokurori. Por këta zhurmaxhinjë nuk bëjnë akuzë aty ku duhet por vetëm aty ku s’duhet. Këta dëshirojnë që akuzat t’i bëjnë në debate televizive, në mitingje, a kudo që mund t’i dëgjoj populli e t’i kap kamera, e jo në organet e shtetit. E nëse dikush ka njohuri për një vepër penale e nuk bashkëpunon me shtetin, edhe ai kryer një vepër të veçant penale. Por ky shtet sakat nuk reagon, se po të ishte në rregull, këta politikanë do të dënoheshin me dhjetra herë vetëm për fjalët e tyre. Ky Adem Grabovci dëshiron të debatoj me Ramush Haradinajn, ndër të tjera, edhe për atë se kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës. Çka dëshiron të na thotë me këtë ky njeri. Pse imazhi i UÇK-së qenka i lidhur me Ramushin apo edhe me Thaqin. Këta pas luftës përfaqsojnë vetveten dhe partitë e tyre e kurrsesi UÇK-në.Këta kanë mundur ta dëmtojnë imazhin e UÇK-së vetëm kur ishin pjestarë të saj, e jo tash. UÇK i përket historisë, është pjesë e së kaluarës, dhe nuk mund, e as nuk duhet të lejohet të jetë objekt marketingu për askënd. Por ti kthehemi edhe njëherë kësaj rrëmuje të krijuar me porosi. A do t’I qoj Adem Grabovci këto akuza në prokurori?. Mendoj se jo. Por edhe nëse I qon, për hir të marketingut, gjygji nuk do të bëhet.Sepse po të dënohej Ramushi, ky do të ishte një precedent I keq edhe për Thaqin, I cili në një kohë tjetër mund të dënohej për të njëjtat gjëra. Dhe, ku I mori Adem Grabovci këto të dhëna ?. A I kishte këto të dhëna edhe më herët, pasi që veprat për të cilat ai akuzon nuk janë kryer dje?. ,Dhe nëse I kishte, përse më herët nuk informoi me fakte organet shtetrore?.Për cilin shtetndërtim flet Adem Grabovci, kur ai nuk kontribon në këtë. Sepse nderi dhe dashuria për vendin e për shtetin për të cilat

flet ai, e kërkon që organet shtetrore të njoftohen për këto gjëra, në mënyrë që shteti e shoqëria të funksionojnë si duhet. Por nuk është ky qëllimi I tij. Qëllimi I tij është t’I bëjë marketing vetes e partisë. Për të është me rëndësi të njoftohen mediat e jo organet shtetrore, e të akuzuarit dënimin t’ia jap populli e jo shteti. Për të, e të tjerë si ky që janë grumbulluar në politikën tonë, është me rëndësi të qojnë pluhur,e jo të krijojnë qartësi. Këta do duhej të futeshin në një klasë, e tu jepej për detyrë të shkruanin hartime në disa tema, njëra prej të cilave do të ishte “Ç’është dinjiteti”. Dhe nëse ata e kanë këtë, përse nuk sillen ashtu, që edhe neve të na bëjnë dinjitoz që I kemi.

Çështja çame dhe minoriteti grek në Shqipëri Se kemi një çështje të pazgjidhur me Greqinë, kjo është e qartë, por që edhe ata kanë një qështje të pazgjidhur me ne kjo është e qartë, ose më mirë thënë,duhet ta kemi të qartë. Çamëria, sikurse viset e tjera shqiptare ,mbeti jashtë shtetit shqiptar për arsye të mosangazhimit tonë të duhur, apo siq themi ne,për arsye që fuqitë e mëdha I lanë padrejtësishtë këtë pjesë Greqisë. Tani, padrejtësia Shipërisë I erdhi nga ne që nuk punuam sa duhet e si duhet për qështjen tonë , apo nga fuqitë e mëdha që gjithashtu nuk punuan sa duhet e si duhet për ne e për Shqipërinë ?!. Megjithatë ajo që dihet është që ne nuk jetojmë në një botë ideale ku qështjet ndërmjet palëve do të zgjidheshin në bazë të parimit të drejtshmërisë. Këtu duhet shumë punë e këmbëngulësi për t’I shkuar deri në fund qështjes. Këtu drejtësia ndërkombëtare për qështje kontestuese ndërmjet shteteve mund të krahasohet me drejtësinë e odave apo drejtësinë e pleqve, ku si ata të parët e si këta të dytët, meqë nuk kanë një mekanizëm që do të mbronte vendimet, përveq drejtshmërisë kanë parasysh paqen, e në kontestet ndërmjet shteteve edhe interesat e atyre që e pleqërojnë një qështje të caktuar.Pra, kryesore është të arrihet paqja, apo si thotë populli, të flej puna(qështja). Tani, sikur t’I kthehemi qështjes së parë, e ta krahasojmë qështjen çame me atë të minoritetit grek në Shqipëri, del se qështja e minoritetit grek është më e avancuar. Çështja çame është e reduktuar në një qëshje pronash individuale, pra është qështje thjesht juridike dhe gjyqsore,ndërsa qështja e minoritetit grek është më shumë se kaq, është edhe qështje politike. Rrjedhimisht, çështja çame (meqë nuk trajtohet si një minoritet shqiptar në

Greqi)bëhët qështje e shtetit grek, qështje gjykatash, ndërsa minoriteti grek bëhet qështje e shtetit shqiptar dhe e shtetit grek. Edhe po të krahasohet angazhimi I shtetit shqiptar dhe ai I shtetit grek, për qështjet përkatëse, del se angazhimi I shtetit grek ishte I fuqishëm e I shumëanshëm, ndërsa angazhimi I shtetit shqiptar mund të përmlidhet tek fjalët e thëna me gjysëm zëri. Pra shteti shqiptar nuk kishte e nuk ka një angazhim të duhur lidhur me qështjen, ose nuk ka angazhim të duhur për asnjërën nga këto qështje. Minoriteti grek në Shqipëri, I përkrahur fuqishëm nga shteti grek ka arritur mirë të konsolidohet. Në ndihmë të tyre e duke I shërbyer atyre e qështjes greke në Shqipëri, është edhe kisha autoqefale (e pavarur) ortodokse shqiptare e cila që nga viti 1991 edhe udhëhiqet nga peshkopi grek Janullatos, të cilit mediat I referohen me emër, si hirësia e tij Anastasi, si për të lënë përshtypjen që ky është shqiptar. Kisha e pavarur ortodokse shqiptare, të cilën para njëqind vitesh, e në kushte më të vështira e themeloi Fan Noli, tani e sa vite nuk është e pavarur, apo duke u nisur nga udhëheqja e saj mund të thuhet që më shumë se interesat e besimtarëve, mbron interesat e një shteti tjetër në vendin tonë. Po të shohim pak faqen zyrtare të kishës autoqefale ortodokse shqiptare (www.orthodoxalbania.org), do të shihnim që kjo faqe është e disponueshme përveq shqipes edhe në greqisht dhe anglisht, apo mund të thuhej përveq greqishtes, edhe në shqip dhe anglisht, gjë që është në kundërshtim me pavarësinë (edhe gjuhësore) që ka ky institucion. E sikur kjo faqe të krahasohej me faqet tjera zyrtare të ortodoksive të tjera, del se vetëm faqja ortodokse shqiptare (përveq asaj greke), ka greqishten brenda. Faqet zyrtare ortodokse, të Rumanisë (www.crestinism-orthodox.ro), e Bullgarisë (http://bulch.tripod.com) , e Rusisë (http://www.russianorthodoxchurch.ws), e Serbisë ( www.serbianorthodoxchurch.com) , e Armenisë (www.armenianorthodoxchurch.com) ... nuk kanë askund gjuhën greke. Dhe shteti shqiptar nuk bënë ndonjë përpjekje serioze që kishën autoqefale ortodokse shqiptare tua kthej besimtarëve ortodoks shqiptar, atyre të cilëve edhe u takon. Këtu, nën hundën tonë, e në shtetin tonë punohet për interesa të një shteti tjetër, e shteti ynë sikur nuk ka kohë të merret me këto gjëra.E përpjekjes greke, që madje edhe një sasi shqiptarësh t’I integroj brenda kulturës greke, nuk I përgjigjet aspak shteti shqiptar, edhe pse këto gjëra ndodhin në shtëpinë tonë. Shteti shqiptar I ka lënë një fushë të madhe veprimi minoritetit grek, saqë kjo pikë kancerogjene rrezikon të rritet e të rrezikoj edhe vetë qenjen e këtij shteti, apo të vie puna deri tek amputimi për të shpëtuar tërësinë.

Ky shtet, që nuk mund t’I zgjidh problemet brenda shtëpisë së vet, nuk pritet ta zgjidh as qështjen çame, që tashmë duket vetëm si diçka që I takon historisë. E kjo ka ardhur si pasojë e mosangazhimit tonë të duhur, si pasojë e asaj që shteti na duhet për t’I zgjidhur problemet personale.Shteti na duhet për të mirën personale e jo për të mirën e përgjithshme e rrjedhimisht edhe personale. Prandaj në vend që ne të ishim në ofansivë, ne jemi në defansivë. Dhe nuk jemi ne defanzivë vetëm këtu, por edhe në Kosovë, ku serbët që përbëjnë 5 përqind të popullatës kanë të drejta të barabarta me shqiptarët që janë mbi 90 përqind, të drejta që as përafërsisht nuk I kanë shqiptarët e Maqedonisë që janë dikund 30 përqind e popullatës atje.Ne duhet të kujdesemi mirë e seriozisht për qështjet tona, që të mos na vie puna sa të themi që edhe Nishi është I yni e të mos mund të shkojmë as në Mitrovicë. Prandaj duhet të merremi dhe atë seriozisht me qështjen e minoritetit grek në Shqipëri, qështje kjo e krijuar artificialisht ,e që dikujt mund t’I duket problem I vogël.Por edhe sikur të jetë kështu, duhet zgjidhur këtë problem të vogël, që të mos bëhet I madh. E njëkohësisht duhet të merremi edhe me qështjen çame, që gabimet dhe padrejtësitë të ndreqen për aq sa është e mundur. E dhashtë zoti, që për këtë e qështje të tjera, ta kemi vullnetin dhe angazhimin e duhur.

Agjencionin antikorrupcion duhet ta udhëheq opozita Agjencioni antikorrupcion I Kosovës është armë në duar të pushtetit për luftimin e korrupcionit.Por meqë pushtetarët janë edhe të dyshuarit kryesor për këtë klimë korruptive, puna e agjencionit për luftimin e korrupcionit, a për uljen e tij në përmasa joshqetësuese,bëhet mision I dështuar qysh në krye. Në këto kushte agjencioni antikorrupcion bëhet një ngarkesë e panevojshme për bugjetin si dhe një maskim I luftës kundër korrupcionit. Agjencioni antikorrupcion bëhet agjenci që lufton nëpunësit e vegjël e të mesëm (edhe këta jo të gjithë), duke lënë anash burimin a prodhuesit e korrupcionit, që janë nëpunësit e lartë. E si mund të luftohet korrupcioni, kur ti heq qafe një, ndërsa prodhuesi mund t’i shtoj dhjetë në të njëjtën kohë. Prandaj përderisa agjencioni nuk merret me burimin e korrupcionit, kjo luftë bëhet vetëm luftë për të luftuar e jo edhe luftë për të fituar. Këtu lufta bëhet qëllim I vetvetes. Të sqarohemi që agjencioni antikorrupcion kontrollohet nga parlamenti, por kjo nuk do të thotë që nuk kontrollohet edhe nga qeveria, sidomos në kushtet tona, ku edhe hierarkia e klaneve lë në hije hierarkinë shtetrore.

Prandaj duke ditur, që ligjet duhet të hartohen duke marrë për bazë gjendjen në të cilën ndodhemi, duke marrë për bazë qëllimin që duhet të arrihet permes një ligji, mendoj që procedurat ligjore të tanishme për luftimin e korrupcionit nuk çojnë askund. Këto gjëra do duhej ndryshuar, sigurisht pas analizave të mirëfillta, e ku qëllimi nuk do të duhej të ishte të ndryshohej ligji a të kemi ligje evropiane,por të ndryshohej gjendja e tanishme permes ligjit. E këtu ia vlen të provohet që agjencioni antikorrupcion t’I lihet opozitës. Që vendimet për këtë agjencion të merrëshin edhe me shumicën e votave të opozitës. Që ligji të sanksiononte pamundësinë e zvoglimit të bugjetit të agjencionit. Dhe vetëm kur gjërat të viheshin në vijë, kur të forcoheshin mekanizmat shtetror e kur të zhdukej hierarkia e klaneve brenda shtetit do të mund të rikthehej ligji I tanishëm, që është I mire por jo për këtë kohë. Këtu as nuk duhet hamendësuar që opozita është e ndershme, sepse kjo gjendje ka ardhur edhe me ndihmën e opozitës apo me mospunën e saj, por opozita ka interesin më të madh që t’I paraqes shkeljet ligjore të pushtetarëve.Në të kundërt do ta kishim të qartë që kur është puna për të vjedhur këta merren vesh shumë mirë. Sidoqoftë ky nuk është interesi I opozitës, dhe sikur opozitës t’I lihej ky mekanizëm këta do të punonin së paku dy herë më shumë se që punohet tani. E nëpunësit e agjencionit, që do të duhej të ishin jopartiak, do t’I shmangeshin në masë të madhe presionit të pushtetarëve. E këto hetime apo zbulime do të përballeshin me fakte të kundërta, e gjithçka do t’I nënshtrohej një gjykimi ku në të gjitha fazat ne do të kishim një tranparencë më të madhe. Në të njëjtën kohë edhe ata që kanë pushtetin do ta luftonin korrupcionin, mbase të opozitës, sepse jo vetëm agjencioni ka për detyrë ta bëjë këtë, kështuqë lufta kundër korrupcionit, nga një luftë farse do të mund të shëndërrohëj në luftë të vërtet. Sidoqoftë e pavarësisht nga kjo, ne duhet të merremi seriozisht me korrupcionin, sepse duke u marrë me problemet e mëdha, kemi harruar shkaktarin e kytyre problemeve. Kemi harruar, apo nuk jemi kujtuar se prej nga vie kjo painiciativë politike, ky qyqarllëk I udhëheqësve tanë. Dhe nuk është që këta nuk e dinë çka është e mirë për Kosovën a për shqiptarët për të cilët duhet të punojnë, por zhytja e tyre në korrupcion I ka bërë veprimet e tyre të mangëta, I ka bërë ata kukulla, ndërkohë që duhej të ishin zotër të kësaj shtëpie. Dhe e mira e së mirës do të ishte që kjo klasë politike që krijoi këtë gjendje të lihej jashtë institucioneve,por meqë kjo nuk pritet të ndodhë, atëherë duhet parë mundësitë tjera për ta rregulluar pozitën tonë, jo me fjalë të bukura e të moderuara por me veprime konkrete.

Çka na duhet kuvendi „Kuvendi mbykqyrë punen e qeverise dhe te institucioneve te tjera publike“. Kjo fjali është marrë nga kushtetuta e Kosovës. E them fjali ,sepse kjo është vetëm një fjali e jo edhe një rregull që detyron dikë. Është një nga detyrat e kuvendit, por jo e vetmja.

E ajo që më bëri të shfletoj këtë kushtetutë, që kushtetutë i thënçin, ishte kërkesa e komisionit parlamentar për siguri, për shkarkimin e drejtorit të policisë, e sidomos deklarata e kryetarit të kuvendit, që thoshte se kuvendi nuk merret me këto gjëra, e se kërkesa e komisionit parlamentar duhej bërë tjetërkund, duke aluduar këtu qeverinë. Kjo i bie që ai që duhet të mbikqyrë dikënd, duhet marrë lejen e atij të cilin e mbikqyrë.E pakapshme kjo. Sepse kuvendi nuk ka kurrëfarë pengese juridike të shyrtojë kërkesën e komisionit parlamentar, e të kërkoj e ta urdhërojë ministrinë gjegjëse që të bëjë shkarkimin e drejtorit të policisë. Tekefundit një kuvend që mund të shkarkoj kryeministrin si shef të ekzekutivit, pse u dashka të marrë leje për të shkarkuar një zyrtarë të ekzekutivit që është i rangut më të ulët. Pengesat këtu mund të jenë të çfardoshme, por jo edhe juridike. Kjo deklaratë naive e bërë nga kryetari i kuvendit, që detyrat ia përcakton kryeminstri e jo kushtetuta, vë në pah këtë rregullim shtetror, ku ligjet janë pse duhet të jenë, e jo pse duhet zbatuar. Këtu nuk dihet kush kë e mbikqyrë.Këtë nuk ta thotë as ligji, sepse edhe ky kontrollohet nga të fuqishmit, dhe zbatimi apo moszbatimi i tij varet nga dëshirat dhe intereset e tyre. Këtu kuvendi miraton ligje që i thonë se duhen miratuar, mbikqyrë punën e qeverisë aq sa të mos hidhëroj qeverinë, e edhe debaton për problemet shoqërore, por në këto debate nuk thuhet asgjë. Në këto debate, opozita akuzon pse duhet të thotë diçka, e jo pse është e interesuar të zgjidh problemet. Këtu akuzat e opozitës i ngjajnë akuzave që bënë prokurori i korruptuar në një gjykim të korruptuar. Ky prokuror këtu, si opozita atje, akuzon, sepse megjithatë përfaqson akuzën, flet shumë por nuk thotë asgjë. I bie problemit rreth e përçark por nuk e prek atë në thelb. E kështu, opozita bënë sikur akuzon, qeveria bënë sikur lufton problemet, por në fakt, as ata nuk akuzojnë e as këta nuk luftojnë problemet. Shteti ka monopolin e forcës brenda një teritori të caktuar, e sikur kjo forcë të përdorej si duhet, ku duhet e si thotë ligji, disa probleme me të cilat ne merremi me vite, do të tejkaloheshin për disa javë.Shteti mund të kufizohet në ngritjen ekonomike, ku mund të ndikojnë faktorë të ndryshëm, por shteti fare lehtë mund të krijoj ligj, e përmes atij ligji të thyej e të shpartalloj çdo grupim antiligjor, qoft ky i fort apo i dobët. Shteti që ka vullnet mund ta ndal fare lehtë korrupcionin a krimin e organizuar. E kjo në mos marrtë pjesë vetë aty. E në gjithë këtë mesele, një punë shumë të rëndësishme duhet ta kryej kuvendi, që nuk duhet të jetë kuvend i qeverisë por kuvend i Kosovës.

Lufta e qeverisë kundër korrupcionit është konflikt interesi Qeveritarët tanë janë koka e korrupcionit, por edhe koka e shtetit prandaj lufta e tyre kundër korrupcionit I bie si një konflikt interesi sepse njeriu nuk mund të luftoj kundër vetvetes. Apo nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në anën e atij që sulmon, edhe në anën e atij që mbrohet.Kjo luftë megjithatë bëhet, por nuk është e vërtet, si të thuash bëhet luftë me armë lodra. Megjithatë dikush edhe duhet të viktimizohet, sepse kësaj I thonë luftë, dhe këtu qeveritarët tanë gjejnë ndonjë nëpunës të parëndësishëm, e identifikojnë dhe I japin dënimin. Kur jemi këtu, më kujtohet një histori që para ndonjë viti u ndodhi tre policëve, të cilët ishin korruptuar duke ngrënë një drekë që kishte kushtuar 18 euro. Këtu qeveria kishte reaguar ashtu siq do të duhej të reagonte për të gjitha rastet. Dhe u bë një bujë e madhe nga media joprofesionale sa të thuash që lufta kundër korrupcionit u përmbyll me sukses. U shëruam dhe nga kjo sëmundje. Nuk them që këtu media nuk do të duhej të reagonte, por reagimi do të duhej të ishte në atë mënyrë që pak a shumë tregon që këta hajna të vegjël u frymzuan nga hajnat e mëdhenjë për të kryer këtë vjedhje. E qëllimi I qeverisë këtu nuk ishte të luftohej korrupcioni por të bëhet bujë, të krijohej përshtypja sikur qeveria e lufton korrupcionin, e kjo edhe u arrit. Megjithatë aksione në korrupcion kanë të gjithë, e ndoshta edhe opozita, por këtu qeveria është aksionari më I madh. Por nganjëherë vëmendja me naivitet përqëndrohet tek nëpunësit e parëndësishëm, të cilët edhe mund të krasiten nga pema e korrupcionit, por pema nuk thahet a shkatrrohet duke u krasitur. Trungu duhet prerë. E këtu e shoh si naïve të mendohet që nëpunësit që vjedhin, dhe atë vazhdimisht, ta bëjnë këtë pa dijeninë e eprorëve të tyre. E nëse eprorët nuk e dijnë këtë, përse atëherë e kanë zënë atë vend ? Nëpunësit këtu poshtë paguajnë tatim për vjedhje atje lart, apo vjedhin aq sa u është lejuar. Dhe, edhe nëpunësi më I ulët është I lidhur në mënyrë hierarkike me kryeministrin dhe kushtimisht thënë, edhe kontrollohet nga ai, I cili me klanin e tij ,ka këtë apo atë qëndrim në lidhje me korrupcionin. E nëpunësit nuk bëhen merakë për fjalët e eprorëve por për qëndrimet e tyre. Këtu mjafton që qeveria të mos përfshihet në korrupcion e kjo të reflektohet edhe te nëpunësit, të cilët seriozitetin e qeverisë për të mos lejuar korrupcionin do ta kuptojnë shumë mirë. Shkurtimisht thënë, nëpunësi është I korruptuar sepse I korruptuar është eprori I tij. Këto gjera reflektohen nga lart poshtë, e jo nga poshtë lart. Ata atje lart e qelin udhën, e I prijnë valles. E aty ku sundon korrupcioni, apo qeveritarët janë të përfshirë në korrupcion, anarkia është e gatshme, e ku ka anarki ka ngecje, ku ka ngecje duhet të ketë pakënaqësi, e kjo pakënaqësi do të duhej të reflektohej edhe në votime. Megjithatë dhe fatkeqsisht jemi të rreshtuar pas një klase të kalbur politike ku njerëzit e ndershëm nuk po mund të vijnë në shprehje, ose jo aq, sa për të ndryshuar këtë klimë korruptive. Por, janë njerëzit, janë zgjedhësit që në shkallë të fundit, e durojnë këtë ose jo. Janë ata që mund të jenë lojal ndaj partisë a personit të caktuar apo lojal ndaj shtetit.

Aty ku vendi I punës fitohet me tender a me lidhje Në postën e komunës u shpall konkurs për një vend pune. Në fakt vendi i punës ishte dhënë me tender joformal para se të shpallej konkursi, por procedura ligjore duhej respektuar, e duke u nisur nga kjo, do të mbusheshin shumë formularë, do të thirreshin njerëzit në intervista, e në fund gjithaçka do të hidhej në shportën administrative të mbeturinave. Gjithaçka do të bëhej me ligj e pa ligj, gjegjësisht ligji do të shërbente si mburojë e paligjshmërisë. Ofertuesi më i mirë, ai që kishte dhënë para, do ta gëzonte vendin e punës, dhe atë pavarësisht njohurive. E ky, nuk është një rast, ky është një fenomen. Që të punësohesh në administratën shtetrore duhet të kesh para ose lidhje. Kush nuk i ka këto të mos mbush formularët. Së pari duhet të fitosh para në cilëndo rrugë. Të lejohet edhe të marrësh borxh, me rëndësi është që kur të konkurosh, të kesh çka të ofrosh, se nuk të shikon kush çka ke në kokë por çka ke në gjep, e kjo është edhe më praktike. Ose të kesh lidhje, të lindura a të fituara. Të dish të pozicionohesh e të rreshtohesh në shoqëri. Të dish kush e ka gjithëmonë mirë. E jo vetëm të dish por edhe të punosh për atë që e ka gjithëmonë mirë. E kur të i plotsosh këto kushte trokit në këtë shtet të privatizuar se do të të hapet dera. E rregullat kanë edhe përjashtime. Nganjëherë punësohen edhe njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet praktike të punësimit , por megjithatë avancimi i tyre është një pikëpyetje e madhe, e nëse këta arrijnë të avancohen atëherë është pikëquditëse e madhe dhe ky rast duhet të hetohet. E duke përdorur kushtet praktike të punësimit janë punësuar shumë njerëz, janë dhënë grada shkencore e administartive, i janë vënë themelet e shtetit, paçka se mbi baltë e me baltë, ky shtet ka themele. Themelet e këtij shteti janë armata e të punësuarve, tek të cilët njohuritë dhe cilësitë njerëzore nuk ishin kërkuar, kështu që edhe mund të mos i kenë. E pushtetarët tanë nuk e konceptojnë shtetin si diçka që duhet të vazhdoj të funksionojë e të ekzistoj edhe pas tyre e pas nesh. Ata punojnë për vete por jo edhe për fëmjët e tyre, sepse edhe sikur tu lësh fëmijve miliona, mundësia për të i hargjuar ato është e madhe, e gjithashtu edhe pamundësia që shteti të ju ndihmoj do të jetë e madhe, për arsye se një shtet i ndërtuar keq, me themele të vëna keq nuk mund të reagoj ndryshe veqse keq. Nejse, këto janë gjëra hipotetike, por e tanishmja nuk është hipotetike. Paratë që derdhen dhe lidhjet e degëzuara brenda shretit por jo edhe për interes të shtetit janë të vërteta si buka që e hamë. Të mos e paragjykojmë tërë administratën shtetrore , por është mëse e sigurt që me mijra vende pune e gradime të çfardollojshme janë bërë me tendere joformale a me lidhje, e të mos flasim pastaj për tenderët që edhe emrin e kanë tender. Se flitet që ..... E çfarë po them dhe unë, se këto gjera i dini dhe ju, se dhe ju flisni gjuhën time. E në mos e paçi parë zjarrin keni parë tymin.

Kushtetuta e Kosovës ,e vitit ’74 dhe e sotme - vështrim Një shkrim me shkas, Kushtetuta e vitit 1974, të cilën sot nuk po e gjej dot, e që para ndonjë viti e pata huazuar dhe lexuar me interes,më është dukur si një arritje për shqiptarët të cilët për kohën e atëhershme, vështirë se mund të kishin diçka më shumë. Kuptohet që me këtë kushtetutë qështja shqiptare e Kosovës nuk kryhej, por asaj i jepej një shtysë e vihej në binarë të mirë. Kjo kushtetutë u jepte mundësinë shqiptarëve të mbetur prapa, të përparojnë në çdo nivel e të përgaditen për hapat e ardhshëm. Shqiptarët e Kosovës kishin shkollim në gjuhën e tyre në çdo nivel, kishin entet aq të nevojshme kulturore e shkencore, kishin organet legjitime, komunale e krahinore, kishin udhëheqjen e tyre politike të ndikuar përafërsisht si tani, kishin policinë e tyre siq e kanë edhe tani, ndërsa nuk kishin ushtrinë e tyre të cilën nuk e kanë as tani, dhe kishin gjuhët zyrtare që i kanë dhe tani, por me një ndryshim të vogël, sepse përderisa atëherë gjuha serbokroate ishte gjuhë zyrtare sepse Kosova ishte pjesë e Serbisë dhe Jugosllavisë njëkohësisht, tani gjuha serbe është gjuhë zyrtare sepse pësëpërqindëshi i serbëve të Kosovës janë komb shtetformues këtu dhe në çdo gjë(përveqse në numra) i barabart me shqiptarët. Duke marrë për bazë këto gjëra, pozita juridike dhe politike e shqiptarëve të Kosovës, krahasuar me atëherë, është pothuaj e pavërejtshme. Kanë ndryshuar vetëm rrethanat ndërkombtare e nuk ka ndryshuar Kosova.Jugosllavia nuk ekziston më, ndërsa Serbia sot është e ngulitur në Kosovë më shumë se ç’ishte atëherë. Kosova është e pavarur, por që Kosova të bëhet shtet i shqiptarëve, siq me të drejt e kemi ëndërruar gjithëmonë, është më larg se ç’ishte në vitin ’74. Sot pozita e Kosovës mund të thuhet që është më e mirë por edhe më e ndërlikuar. Sot nuk burgosen njerëzit për shkaqe politike(megjithëse këtë nuk mund ta them me plot gojë), por kushtetuta e sotme ka burgosur ardhmërinë e një populli të tërë për interesa të një minoriteti që me këto numra, në shtetet tjera do të ishte i pavërejtshëm. Dhe është e vërtet që me kushtetutën e vitit ’74 , problemet tona politike nuk zgjidheshin, por pyetjes së thjeshtë, se a mund të arrihej diçka më shumë për atë kohë, vështirë se do t’i gjendej një përgjigje pozitive e argumentuar. Por po ta marrim kushtetutën e sotme dhe të parashtronim edhe për të këtë pyetje të thjesht, përgjigja do të ishte, po, diçka më shumë do të mund, dhe do të duhej patjetër të bëhej, sepse ne qysh atëherë sakrifikuam shumë. Ne e dogjëm kartën e luftës, i hymë kësaj lufte duke ditur që do të na sjellë shumë dhimbje, jo për të arritur këtu. Jo për këtë kushtetutë e për këtë shtet shqiptaro-serb, por për një kushtetutë e një shtet tërësisht shqiptar, që është në pajtim edhe me përbërjen e popullsisë së Kosovës, ku pjestarët e minoriteteteve do të kishin të drejta individuale të barabarta me të gjithë, ose eventualisht sërbët të kishin aq të drejta sa kanë shqiptarët në Mal të zi, por jo edhe të drejta kombtare të barabarta me popullin që ka shumicën dërmuese. Tani, a mund të arrihej kjo, kur dihet që edhe luftën nuk e përfunduam vet, është vështirë të thuhet, por gjithsesi, me një strategji të mirëfillt e me një punë të përkushtuar, pozita jonë juridike dhe politike do të ishte më e mirë, për aq sa do të ishte e mundur. Por këtu strategjia dhe përkushtimi nuk ishin e nuk janë në rend të ditës. Mendoj që kushtetuta e vitit 1974 duhet studiuar, sepse ky dokument megjithëse nuk ishte i yni(si ky i tanishmi) ka pasur ndikim në jetën tonë për një kohë të caktuar, sepse është histori e jonë, ne kemi kaluar andejpari, si dhe duhet krahasuar edhe me kushtetutën

e sotme që të mos gënjehemi që kemi arritur kushedi çka, në një kohë kur rrethanat ndërkombtare ishin në dobi tonën dhe ne do të duhej të arrinim më shumë, në mënyrë që jo t’i largoheshim por t’i afroheshim qëllimit tonë të kahershëm, bashkimit kombëtar.

Related Documents

Rruga Per Ne Xhennet
July 2020 3
Per
October 2019 46
Per
December 2019 53
Per O Per A.pdf
October 2019 48

More Documents from "Marco Quaglia"