(titulli) Byfeja e komunës si çdo mëngjes edhe atë ditë ishte e mbushur me zyrtarë komunal të cilët pas një gjumi të lodhshëm si gjendja e popullit,çlodhen duke pirë kafe dhe harrojnë për një cast,por vetëm për një çast,hallet e popullit.Disa bile nuk kanë fjetur fare duke menduar për gjendjen e vet,pardon të popullit. Një djal nja tridhjetepesë vjeq që ishte zyrtar komunal I financave e pinte kafen atë mëngjes në banak se nuk kishte pasur vend në tavolina,të tjerët kishin ardhur më herët megjithëse edhe ata kishin ardhur vonë. Ai,si shumica,para se të shkonte në zyrë shtrembëronte pak rrugën dhe shkonte në byfe ku pinte kafen e llafoste me ndonjërin apo shqyrtonte ndonjë informatë jozyrtare e gjëra të tilla që shkojnë me kafe.Dhe tek po pinte kafen me endje, iu afrua sekretaresha e kryetarit e cila pasi e përshëndeti ashtu si dinte vetëm ajo , I tha se kryetari e priste në zyrë në fund të orarit të punës. Po ku është tani kryetari - pyeti ai I habitur dhe si me drojtje. Ai sapo shkoi në kryeqytet në një mbledhje por do të kthehet pasdreke – u përgjigj sekretaresha e bukur që ishte një vajzë me të gjitha të mirat po ta shikoje nga jashtë. Të lajmërova tash që t’mos harroj – shtoi ajo me atë qeshjen e saj që infektonte edhe më të pikëlluarin dhe iku. Zyrtari I financave,mbeti vetëm dhe megjithëse aty kishte plot njerëz ,ai s,shihte më askënd.Pagoi kafenë dhe ashtu I menduar e me ca nerva të tendosura shkoi drejt e në zyrë. Endej nëpër zyrë duke vrarë mendjen,përse ta ketë kërkuar kryetari. Ai sikur e dinte përse, I kishte shkuar në mendje disa herë, por ashtu shkarazi,s’I kishte kushtuar kurrë vemendje. Kujtoi ditën e djeshme dhe kryetarin se si e përshëndeti,vetëm me dorë e jo edhe për dore siç bënte gati gjithnjë,kujtoi thashethemet që kishte dëgjuar për paksimin e personelit.Dhe ja tani ku I polli belaja. Po,po është e qartë për këtë më ka thirrur,për punën e asaj dreq diplome të blerë.Po ai e dinte edhe atëherë që kjo diplomë ish e blerë,jo e fituar,por atëherë I leverdiste t,më kishte pranë. Tani nuk I leverdis më,jehoi një zë në mendjen e tij.Si duket po – u përgjegj ai zëri I mëparshëm.Tani do të të heq qafe dhe kartën e ka në duar, e ka pasur gjithmonë-thoshte përsëri ai zëri. Po si se përfundova atë dreq fakultet,vazhdonte dialogun e brendshëm në mendjen e tij,dialog që ai se ndalte dot. Ekonomiku nuk është ndonjë lënd e vështirë,gjysmën e lëndës mund ta mësoja në autobus. Fundja ka plot me diploma të blera,që bile kanë poste edhe më të larta se unë.Amos unë do të paguaj I pari.Po a do t’I vij radha edhe të tjerëve.Eh sikur ti vinte radha edhe atyre,siq më erdhi mua.Po sis u hapën këto fakultete private më herët që ta bleja këtu diplomën si krejt njerëzia por mua mu desh që t’shkoj në Shkodër dhe tani t’gjithë e dinë apo mund ta dinë lehtë që është false, por kete askush s’e ka përmendur deri sot. Eh si është gatuar dynjaja.Njerëzit presin rastin dhe thithi cigaren por e pa se ishte hargjuar.E fiku dhe u ul, u ngrit përsëri dhe ndezi një cigare tjetër. Ah që se lash këtë të flamosur, vetëm dëm bën. Po përse t,më thirrte kryetari për këtë punë mua, ngriti krye një zë I habitur që barte pak shpresë me vete. Po ai kush tjetër, tani nuk kemi më drejtor se drejtori ka marrë punë të re,atij I mbetet,atij dhe kryeshefit-thoshte ai zëri që s’lëshone pe. Ah kryeshefi, ai I ka kurdisur të gjitha ,don të arsyetoj dështimet e veta duke larguar njerëz nga puna. Ah si ma punuan kështu,dhe sat ë mira kanë pasur prej meje.Po dhe në jam pa diplomë di çdo gjë që di ëdhe ai me diplomë. Diploma është letër,ajo që ken ë tru ka rëndësi, e unë trurin e kam plot , dhe kam pasur suksese më shumë se ata me diplomë që sorollaten tërë ditën e këtej kanë një vit me punë përpara, të grumbulluar e të lënë. Po a do t’vish të hamë drekë o I nderuar – thirri zyrtari I zyrës matanë që kishte hapur derën dhe kishte future gjysmën e trupit brenda. Jo jo shko ti, nuk më hahet – u përgjigj si pa qejf zyrtari I financave Po hajde hamë njëherë sse kemi kohë edhe për punë – qësëndisi zyrtari tjetër. Jo jo shko ti shko, dal ndoshta më vonë. Mirë arëherë, ika unë.- tha zyrtari tjetër dhe e mbylli derën.
Zyrtari I financave mbeti prapë vetëm. Nuk I pëlqente të rrinte vetëm por problemi madhor që I ishte shfaqur sin ë meteornuk e linte të dilte, të takohej me shokët të bisedonte e të mahitej me ta. Bile tani nuk qeshte dot as për një pasuri të tërë. Ishte bërë I tëri me nerva. Mendimet I vlonin në kokë e nuk e linin të qetë. Dikush I kishte ngritur kurthën dhe ai do të binte patjetër në të se rruga për në ditën e nesërme kalonte nëpër atë kurth. I dukej vetja I pambrojtur, sin ë mes të një deti të thellë, ku e shihte peshkaqenin që po vinte por s’mund të bënte asgjë, ai patjetër do ta hante. Porositi një kafe me telefon por mendja nuk I hiqej nga vendi I punës që po humbiste.Dhe s’kishte faj, ishte një punë e mirë nga çdo anë që ta shikosh. Dhe me të ardhurat nu ishte keq ,mbetej ndonjë kockë edhe për të ,përveq rrogës sigurishtë. Po tani çdo të bënte,ai asgjë nuk dinte pos të rrinte në zyrë. Do t’I gjendet çarja dhe kësaj, ngushlloi veten duke pirë kafe, por menjëherë ndërroi mendje dhe çaren që do të gjendej se pëlqeu aspak. Ai donte këtë vend të punës. Dhe vendosi të bënte një përpjekje te kryetari, mbase do të kuptoheshin. Dhe kështu duke shtjelluar këtë temë kushedi sa herë në mendje piu dy kafe e disa cigare. Asaj dite nuk punoi gjë dhe askush s’kërkoi gjë prej tij. Dhe ora e madhe erdhi, si çdo ditë në të njëjtën kohë, por përderisa ditëve të tjera ajo pritej me një ndjenjë kënaqësie se lajmëronte shkuarjen në shtëpi, tani po lajmëronte shkuarjen tek kryetari e pastaj në shtëpi, që kishte një ndryshim të madh në këtë mes. Zyrtari I financave u nis për tek kryetari,të gjithë kishin shkuar tashmë .Ai askënd s’e pa rrugës,as dëgjoi ndonjë zhurmë.Hyri në paradhonën e kryetarit dhe pa sekretareshën që ishte ulur para kompjuterit e që sigurisht po punonte diçka, ajo I tha se kryetari po e priste.Ai u nis drejt derës ku e priste kryetari.Iu desh që të mblidhte të gjitha forcat që të shkonte përpara. E qeli derën dhe kur e pa se aty ishte edhe kryeshefi iu prenë këmbët. Hajde, hajde urdhëro – ia bëri kryetari që dukej sikur gëzohej që e shihte.Ulu ulu po si je, si kalove sot Mirë zoti kryetar – tha zyrtari i financave me gjysëm zëri dhe u ul në vendin që i tregoi kryetari Ashtu,astu mirë të jesh me shëndet e me qejf se qejfprishurit nuk I duhen as shtetit ,as partisë- qeshi kryetari dhe I zgjati paqetën e cigareve, së pari këtij e pastaj edhe kryeshefit. Zyrtari I financave e mori një cigare duke thënë faleminderit e duke u përkulur pak.Ai shpresonte akoma që të mirreshin vesh disi. Kryetari e pyeti edhe për të shtëpisë e pastaj kaloi në temë. E di pse të kemi thirrur – I tha Ku ta di unë zoti kryetar – tha zyrtari I financave që shtirej se s’dinte gjë’por ai e kishte humbur fare dhe shtirja e tij bartte një lloj faji me vete që e bënte atë fjali të thënë krejt të pavlefshme. Të kemi thirrur - vazhdoi kryetari që bënte sikur nuk e vërente këtë turbullimë të bashkëfolësit – për punën e atij vendi bosh të dretorit të financave. Si duket s’e paskan me mua ,tha me vete zyrtari I financave dhe gjaku nisi t’I qarkulloj nëpër fytyrë e në organet tjera pa kurrfarë presioni, si çdoherë. Ne e kemi diskutuar edhe në organet e partisë, e kemi diskutuar gjerë e gjatë edhe me kryeshefin dhe kemi ardhur në përfundim se zgjidhja më e mirë për partinë e në veqanti për pushtetin komunal është që tit a marrësh atë vend. Unë, por unë mendoj - tha zyrtari I financave që s’dinte ç’mendonte e sit ë vazhdonte ,sepse s’e priste këtë.Kishte përjetuar një rrotullim të atillë ndjenjash sa s’gëzohej dot menjëherë megjithëse lajm më të gëzuars’mund të priste.Atij iu deshën disa çaste për ta marrë veten. E di, e di do të thuash se ka më të mirë – tha kryetari që këtë habi dhe ngecje të zyrtarit e mori për shenjë modestie. -Të thashë e kemi menduar dhe stërmenduar gjatë, dhe ti ke bërë një punë të përkushtuar për partinë e sidomos për shtetin e shtetit nuk I duhet më shumë,punë dhe përkushtim, kaq I duhet shtetit. Të faleminderit shumë që më keni besuar zoti kryetar,do të përpiqem, sat ë mundem. – tha zyrtari I financave që tani ish këndellur.Kishte përjetuar ferrin e tani po përjetonte parajsën.
E pra urime ,pasnesër do ta qesim në votim por kjo është punë e kryer. Që tani mund ta quash veten drejtor I drejtorisë së financave.- tha kryetari dhe I zgjati dorën. Edhe kryeshefi ia uroi duke qeshur e duke I rrahur supin. Po ata ishin shokë , të një kallëpi,si nuk I kishte shkuar në mëndje kjo. E si mund t’I bënin atij keq kur ai kishte bërë aq shumë për partinë e sidomos për shtetin.U kish bërë kaq shërbime atyre e këtyre, ai që shërbimin e kish talent të lindur. Sikur të dalim e të pijmë nga një gotë,zoti kryetar, kam dëshirë.- propozoi zyrtari I financave që mezi përmbahej nga dehja e gëzimi që I kishte shkaktuar lajmi I marrë në zyrën e të parit. Jo jo, sot nuk kam kohë por do të kemi kohë edhe për atë. – u përgjigj kryetari duke e shikuar me ata sy që I shikonte vetëm më të dashurit. Epo do shihemi nesër dhe e përcolli deri tek dera. Zyrtari I financave doli nga ajo derë fytyrëqelur e më I ri . ai pa sekretareshën tek po rregullonte diçka në një raft. Vetëm tani gjatë asaj dite ai pa se sa e bukur ishte ajo ,e kishte parë këtë çdo ditë por asaj dite jo. Urime urime zoti drejtor – tha sekretaresha duke u afruar plot naze, e I zgjati dorën duke qeshur. Ajo e dinte ç’kishte ngjarë.Bile e kishte ditur këtë edhe para kryeshefit. (2007 duhet të përpunohet)