Pjese Letrare Nga Fletorja Ime

  • Uploaded by: habib m.
  • 0
  • 0
  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Pjese Letrare Nga Fletorja Ime as PDF for free.

More details

  • Words: 4,834
  • Pages: 9
Ky, pjellë e shoqërisë është Njeri I mire ky, do mendoj ai që s’e njeh. T’ia lësh gjënë më të shtrenjë të ta ruaj. Se ka llafe të ëmbla ky, por ja që veprimet I ka të idhëta. Se kështu ka krdisur veten. Të dojë njerëzit kur ata janë, e të shpif për ta kur ata s’janë. E sipas mundësive edhe të nxit atë kundër këtij. Ka shumë cilësi të mbrapshta ky. Ky don të dijë gjithçka për të tjerët, e veqanërisht për disa, t’I përpunoj këto të dhëna në laboratorin e tij, e pastaj t’I shpërndaj në këtë tregun tonë. E pra është shpërndarës I informative të përpunuara.Të përpunuara në laboratorin e tij që është ndërtuar e funksionon kryesisht për inat të atij tjetrit. Gjithçka që I përket tjetrit është punë e tij. Ja të zëmë, po të blej tjetri rrush, ky do thotë, e ka vjedhur. E këtë do t’ia tregoj të gjithëve, por veq e veq, e sidomos secilit në besë, dhe vetëm atij e askujt tjetër. Dhe, me të dëgjuar, e me ç’flitet, sepse ky nuk do ta bëjë veten burim të informacionit. Pse ti nuk ke dëgjuar, do t’I thotë atij. Këtë e dinë të gjithë. Dhe vërtet e dinë të gjithë, sepse ky do të kujdeset që të gjithë ta dinë këtë. Ja tani, ku e takoi tjetrin. Eh këtë s’e ka parë moti, patjetër që do ta qeras me një pije. E në muhabet e sipër do t’i trergoj atë që ka dëgjuar e që e dinë të gjithë. E më vonë do ta takoj edhe atë tjetrin, për të cilin e ka marrë malli shumë. Këtë do ta ftoj edhe në shtëpi, e do t’i thotë, t’i marrë me vete edhe dy-tre të tjerë, se moti nuk janë ulur bashkë. E kështu do të vazhdoj të shpërndaj informacionin që e dinë të gjithë. Ashtu butë, madje ky sikur ia do të mirën atij për të cilin shpif, por ja që e vërteta është kështu. Dhe ja, një ditë, ky farë manipulatori na del në ara. Atë vit, misri i atij tjetrit ishte bërë më i mirë, e ky s’gjente ngushllim. Dhe ja, tek e pa dikënd, që si pasojë e një çasti pavëmendje, i kishte hyrë lopa në misrin e atij tjetrit, e ky me ta parë rendte ta nxirrte që aty. Dhe manipulatori ynë i afrohet, bënë një copë muhabet me të, e vrap te ky tjetri. -E di – i thotë këtij- sot isha në ara, dhe pashë filanin që kishte futur lopën në misrin tënd. -Ç’bënë ore kështu , i thashë, po a e di ti misri i kujt është ky?. Ik ore , më tha, se nuk jap unë pesë para për të. Ja kështu më tha, për zotin. Si more , I them unë, pse ç’kujton ti që ai është vetëm?. E t’I dhashë një të bërtitur e një të sharë që do ta mbaj mend. -Nejse, nejse, kjo është punë e jotja, veqse çkado që bënë, më llogaritë dhe mua. Dhe… t’I kishte vetëm këto të këqija, ja ta zëmë, të merrej vetëm me të rriturit, edhe hahej disi. Por ky merret merret edhe me fëmijët, e së pari me fëmijët e vet,të cilëve u jep këshilla, bile edhe të ilustruara me shembuj, se si ata duhet të sillen me fëmijët e tjerë. Se helbete, brengoset se mos dalin nga rrugë e tij. Ai sikur dëshiron që fëmijët t’I bëj grindavecë, sepse edhe vet është një lloj grindaveci. Por këtu është si ai qeni langua, që po t’I ikësh, të ndjek e të bënë copa, ndërsa po t’I ndalesh, fut bishtin nën këmbë, e largohet Dhe kështu, këtej shpif, andej nxit, e kur mundet bënë edhe rolin e grindavecit a edhe të trimit. Por shpifjen dhe nxitjen i ka të ushtruara më mirë. Dhe aq shumë ka hallin e të tjerëve ky, saqë po të hysh në botën e tij, edhe dëshirat ja gjen tek rrinë përball inateve për të tjerët.Sikur këto dëshira janë të tilla vetëm për shkak të inateve. Dhe si thotë populli, po t’I ngordhi lopa tjetrit ky do të festoj, e do të qerasë shumkë, edhe sikur t’I duhej të futej borgj. .

Ja kështu ky fare njeriu. Ky në vete ka ujkun, për ata që I di më të dobët, ka qenin langua, për ata që I di më të fort, ka dhelprën, sidomos dhelprën, kur të lajkatohet. E ç’nuk ka tek ky. Tek ky mund të gjeje secilën kafshë, por jo njeriun. Ja ky është ky. -Si, doni të dini si quhet. A, këtë nuk mund t’ua them, se ky ka shumë emra, por mbiemrin lirisht vërjani tuajin.

Trim, me gjeste e me fjalë E shikoj si ecën, ashtu kryelartë e i hapareshur. Sikur I thotë botës, unë jam e s’ka tjetër. Të them që është ngjallur Muji, e po shëtit rrugëve, s’e them dot, se ky edhe Mujit ia kalon. Gjithsesi është më trim se ai. -Ja shikoje edhe ti e më thuaj. Pale si flet, apo si I bërtet atij që e di më të dobët. Është drangua fare. S’ka bir nëne që më tremb- I thotë vetes. Asi trimi, asi djali, që s’e gjen kund. Ky,edhe në luftë kishte dashur të merrte pjesë, por armiku i ishte dukur i dobët, i ishte dukur çilimi, e i kishte thënë vetes, unë do ta ulja veten sikur të luftoja kundër këtyre çiliminjëve, prandaj edhe kishte ikur. Sepse lufta është për burra. Këtej e andej duhet të ketë burra. Por ja që andej kishte pasur çiliminjë, e ky e kishte gjykuar që s’duhet të merrte pjesë. Është edhe i mençur ky. Edhe trim edhe i mençur, por mbi të gjitha trim.Asi që janë një kategori më lart se Muji. Kur i tregojnë shokët ndonjë ndodhi kaubojësh, ky ia kthen me shpërfillje. Lëre se po të isha unë aty, ndryshe do dilte hesapi, dhe vazhdon të tregoj në detaje, se ç’do të bënte sikur rastësisht të qëllonte aty. Dhe ja një ditë, ky farë trimi me disa shokë kishin shkuar në një qytet tjetër. Ishin ulur në një kafene, e aty i kishte zënë belaja. E këta të qytetit tjetër, duke mos ditur që ky është drangua, i kishin hyrë dajak saqë ky e kishte bërë në brekë. Kishte ndërhyrë policia, por këtë që e kishte bërë në brek nuk kishin dashur ta mernin në stacion.E kishin liruar duke i thënë që do t’i merrnin deklaratë një ditë tjetër. Të tjerët i kishin marrë. Ç’ka ngjarë?, kishin pyetur nga stacioni. Asgjë e madhe, koleg – kishte raportuar polici përgjegjës – Rrahje e zakonshme. Kemi dy të lënduar lehtë, e një të dhier. E kjo puna e të bërit në brekë ishte përhapur aq shumë në qytetin e tij, saqë këtij trimit si mbetej tjetër veqse të ndërronte vendbanimin, e që për arsye të ndryshme, s’e bënte dot, prandaj ngushlloi veten duke thënë, që edhe trimat e bëjnë në brekë, dhe vazhdoi të jetë po ai trim që kish qenë.

Dy telefonata dhe zoti shef

Alo, po urdhëroni zoti shef. Si urdhëroni, unë e bëra pjesën time, tani u mbetet edhe të tjerëve që të kompletohet. Jo për zotin zoti shef, se s’të gënjej. Kur të kam gënjyer unë ty, pa më thuaj. Po, po, si urdhëron zoti shef. At.., at.., ata nuk e kanë kryer punën, se unë jam i përpiktë, e di ti zoti shef. Por ata shpifin kundër meje, dëshirojnë të na prishin. Po jo mor zoti shef, ja unë gjithë ditën duke punuar që ti të dalësh mirë. Jo mor zoti shef, nuk po qaj, por më vjen plasje kur të tjerët shpifin, ani kundër kujt, kundër meje, që rropatem tër ditën. Si, mirë zoti shef, mirë, do ta shikoj edhe njëherë, edhe dy po deshe, se unë bëjë çmos për ty. Faleminderit zoti shef. Të kam një kafe borgj, ç’kafe,drekë desha të them. Hajde mirupafshim zoti shef. Gjithë të mirat. Tani ky, do ta thërras një vartës të tij.Se edhe ky është zoti shef për dikë. Dhe të shihni ç’të bërtitur do t’i bëjë. Si burri gruas. Alo. Si more kush është. Jam zoti shef, kush tjetër. Çar bënë ti në këtë orë more. Si po punon. Po ku e ke punën që s’të shihet, apo e mban fshehur nga zoti shef. Si për cilën punë e kam fjalën, punën ore punën. Pse sa punë ke ti?. Çar do zoti shef. Zoti shef do që ti të punosh, dhe atë me përkushtim. Si...? të të tregoj unë ty ku ka ngecur puna. Pse ti nuk e di këtë?. Po pse rri në zyrë atëhere?. Shko ore ruaj delet .... Shiko, shiko, ma mbylli, ani kujt, mua që për të jam zoti shef. Dhe foli me mua kopuku, si të ishte ai zoti shef e jo unë. Po kush është more këtu zoti shef?. Se unë e di, por disa më duket i kanë ngatrruar gjërat. Mendon burri i botës, se ai është zoti shef në punë të vet. Jo ore, zoti shef jam unë dhe ai që është sipër meje, e ky kopuku, nuk mund të jetë zoti shef, as në punë të vet bile. Po ja tregoj unë këtij sa të takoj zotin shef, atë që s’jam unë, e pastaj ai do t’I tregoj këtij se kush është zoti shef këtu….

Do na zënë të gjallë për zotin Njërit I kishte hyrë frika në palcë gjatë luftës, saqë nga çdo anë që shikonte I dukej që shihte armikun. -Do na zënë të gjallë, për zotin, përsëriste vazhdimisht. Jo ore, e qetësonin shokët. E ndonjëri si për ta trembur edhe më shumë, hidhte ndonjë gur në kaçubë dhe ja bënte. Hopa, më duket se diçka lëvizi. E ky kërcente nga frika e bënte sytë katër, por kur e kuptonte që e kishin vënë në lojë, bëhej trim e merrte pozicionin e atij që jep këshilla. -Mor ti – ja bënte këtij- Se nuk bëhet mahi me këto punë. Po s’ke faj ti, se je I ri , e akoma s’ di ç’është lufta. Njëherë, në një betej, të kishte mbetur ky fill i vetëm përball një togu armiqsh. Në fakt, nuk kishte mbetur vetëm, por atij ashtu i ishte dukur. Ky gjuaj, e armiqt gjuaj. E pastaj, të lëshohen armiqt në drejtim të tij për ta zënë të gjallë. Dhe nuk është se ky i pa, se kishte ikur që në fillim, por e ndjente se ishte kështu. E ky ik, e ata ndiq. Madje të gjithë kishin ikur por ky kishte mbetur i fundit, e këtë donin ta zinin. E ik,e ik, derisa kishte mbërritur tek togu i minahedhsave, që ishin ushtarë të vijës së dytë.

-Ikni ore, se na zunë të gjallë- ju bërtiti këtyre. Por këta, meqë nuk panë askënd të vinte, i bërtitën të ndalej se nuk e ndiqte askush. Dhe britma e tyre vërtet e ndali. -Jo për zotin, për pak më zunë, por sigurisht u kthyen se ju panë juve- ja bëri ky pasi u qetësua pak. -Mirë, mirë,- i tha udhëheqësi i grupit- shko tani ku e ke vendin se atje u duhesh, në mos për gjë tjetër, ta dinë që je mirë. -Jo mor vëllezër, nuk shkoj dot. Unë luftova i vetëm kundër një togu armiqsh, dhe kur e pashë që askush s’më doli në ndihmë, ja mbatha. Po sidoqoftë, po rri këtu derisa të kaloj kjo fortunë, se po më kap ndonjë predhë qorre rrugës.Se mua më ndjekin këto. Dhe në këto fjalë dëgjohet fishkëllima e një granate që po binte. Të gjithë u shtrinë përtokë. Granata nuk bëri ndonjë dëm. Ah, mor vëllezër ç’na gjeti- tha ky që do ta zënë të gjallë- Po hyj unë pak në këtë bunkerin e të pushoj, se mjaft kam bërë sot.Dhe futi trupin në bunker, ndërsa kokën e nxirrte vazhdimisht jashtë, për të shikuar nëse këta ishin këtu, apo ia kishin mbathur. E këta, meqë e panë që ky s’dilte që aty, veqse zvarrë apo duke ia mbathur, e lanë të qetë. Dhe ja, fortuna kaloi. Ushtarët nisën të endeshin nëpër togje, e disa erdhën edhe tek togu ku ishte strehuar ky që kishte ikur. -E more – i thanë- këtu qenke ti?. Ne thamë se të zunë rob. -Jo more – ia priti ky- Pse ku isha unë?.Unë tani sa erdha këtu. Unë luftova me një tog armiqsh, dhe atë fill I vetëm, dhe asnjëri s’më doli në ndihmë, por megjithatë, unë punën time e bëra. Ja, kështu foli ky asaj dite kur furtuna mbaroi. E sikur ta dëgjoje sot, do I jepje pa një pa dy medaljen e trimërisë, duke qenë I bindur që medaljen e mori më I merituari. E ky, edhe sot e kësaj dite tregon si ishte përballur me një tog armiqsh, dhe atë fill I vetëm. Ata gjuaj, ky gjuaj. E në luftë e sipër, të I ishte shkrepur këtij që ta ndiqte atë tog armiqsh. Donte ta zinte njërin të gjallë. E këta me të parë këtë trim të çartur, t’ia japin vrapit.Por ky s’u shqitej se s’u shqitej. Ata ik, ky ndiq. Ata ik, ky ndiq. Por ja që s’ishte e thënë të kap ndonjërin, sepse ai që ik vrapon më shpejt. Por që I kishte ndjekur, I kishte ndjekur.

Do e heqim,apo s’do e heqim këtë kryetar -Jo po ky është kulmi- thoshte njëri- Fshatin ta udhëheq ky hajn, kjo s’durohet. -Mirë e ke – ia priste tjetri- Ai me paratë që do bënim ujësjellësin ndërtoi shtëpinë. -Duhet ta heqim që aty – thoshte I treti – Ne japim për fshatin, e këtej përparon ky. E kështu I katërti e I pesti, po diskotonin në oborrin e shkollës, ku pritej të mbahej një mbledhje e fshatit. Dhe mbledhjen e kishin thirrur disa, që donin ta ndërronin këtë kryetar fshati. Ata mezi kishin bindur fshatarët që të bëhej kjo mbledhje. Dhe ja, fshatarët ishin grumbulluar gati të gjithë, e me këtë disponim e patë edhe puna e këtij. Ky, kryetar mund ta quaj veten, vetëm edhe pak minuta.

Dhe s’kishin faj. Fshati mblidhte para për diçka, e ky bëhej me veturë. E nuk e kishin parë të kishte blerë veturë me para të fshatit, por fshatarët e dinin sa para kishte ky. E dinin edhe sa para bënte ky fare kryetari, që këtu do ta quajmë Maksut. E me këto muhabete, fshatarët u futën në një klasë, dhe pritën gjersa erdhi kryetari. Dhe ja ku erdhi dhe kryetari, me dy të tjerë përkrah. Ai I përshëndeti të pranishmit dhe u ulë në vendin e rezervuar për të. Një tjetër do të udhëhiqte mbledhjen e do të lexonte rendin e ditës. -Mirëmbrëma-tha ky- Sot në rend dite kemi votimin për kryetarin, dhe… dhe…, të ndryshme. Ja po e fillojmë me këtë, të ndryshme. Po urdhëroni. -Mërëmrëma. Unë edhe kam qenë nismëtar që kjo mbledhje të mbahet, dhe siq e kam thënë edhe më herët do ta them edhe tani, që Maksuti nuk bënë për kryetar fshati. Fshati nuk ka përparuar fare, që kur Maksuti u bë kryetar. Dhe nuk është se nuk kemi dhënë.tha ky që kishte qenë nismëtar I mbledhjes, dhe u ulë. E dinte ky, që tani do flisnin edhe të tjerët. E ta kapnin Maksutin, njëri bjeri, e gjuaj tek tjetri. Këtyre një shkëndijë u duhej, e ky shkëndijën ua dha. -Po, urdhëroni! -Unë them, more vëllezër, dhe jo se dua ta shfajsoj Maksutin, por Maksuti ka bërë mjaft për fshatin. Tani nuk mund t’i rregulloj ai punët e fshatit me paratë e veta. -E drejt-ja priti një tjetër- Se gojkëqinjtë ç’nuk flasin për Maksutin. Ja thonë, bleu Maksuti veturë. Pse ore ju s’keni blerë veturë. E bleu me paratë e fshatit, thonë këta. Pse ku e patë ju që ishin paratë e fshatit. Apo i dhamë para me shenja të fshatit, e tani këto para nuk gjenden asgjekundi. Unë vëllezër nuk i besoj këtyre gjërave. Unë i besoj Maksutit, i cili nuk e mohon që i dhamë para për ujësjellës, por thotë që ujësjellësin do ta bëjmë me gypa më të shtrenjë e më të mirë, se njëherë bëhet kjo punë. Dhe ta bësh me gypa më të shtrenjtë e më të mirë, duhen para akoma, e unë do të jap sërish. Dhe do ja jap Maksutit, të cilit i besoj, dhe dua ta kem kryetar fshati, sepse fshati ka përparuar nën udhëheqjen e Maksutit. -Tamam, këtë desha të them dhe unë, që fshati ka përparuar nën udhëheqjen e Maksutit.... Dhe kështu, i katërti e i pesti. Të gjitha fjalët e mira për Maksutin. Mungonte vetëm të thuash, me Maksutin edhe zoti na do më shumë. -Mirë atëherë- ndërhyri ky që udhëhiqte mbledhjen. U morëm vesh, apo doni ta qesim në votim. -Jo, mor ç’votim – ja bënë njëzëri disa. -Jo, jo, kjo është punë e kryer- thane të tjerë- Maksuti të na prij…

Një patrollim I shkurtër -Dëgjoni këtu – u thoshte eprori dy vartësve të tij polic- se kjo punë kërkon saktësi e korrektësi, e ç do veprim duhet ta ketë burimin në ligj. Prandaj, bëni si bëni, veproni me ligj. Nejse, hajde të dalim në patrollim, e të shohim si gjallon populli. Morën veturën e policies dhe dolën. I dhanë një xhiro nëpër qytet, shikuan vajzat tek ecin trotuareve sin ë parade të modes, e pastaj vazhduan jashtë qytetit nëpër rrygën kryesore. Kur sa lanë qytetin, të shohin njërin, që kishte ndalur veturën e po merrej me një gomë, që sigurisht I ishte shqyer., a kishte cilindo prishje.

Shiko, shiko –tha eprori me t’u ndalur- Ka ndalur veturën në rrugë burri I botës si në oborr të vet. -Mor zotri- I tha këtij- Çfarë bënë këtu?, se ky nuk është vendparkim. Po ja o zoti polic – Ia ktheu shoferi- mu shqye goma, dhe ndalova detyrimisht. Ja sa ta ndërroj gomën dhe ika. Mirë, mire, që duhet ta ndërrosh gomën, kjo dihet, por edhe duhej ta vendosje trekëndëshin sinjalizues, që tregon se ka defekt në rrugë. -Po, ja mor zoti polic- nisi të shfajsohej ky- Tani sa u ndala, dhe do ta vendosja sigurisht. -Po,po, do ta vendosje, por nuk e ke vendosur, e kjo është e ndëshkueshme. Dhe eprori iu afrua njërit polic dhe I tha, që këtij duhet shqiptuar gjobë, për arsye të mosvënjes së trekëndëshit sinjalizues. -Në rregull – I tha ky polici dhe filloi punën. I dhanë këtij një gjobë, e përshëndetën dhe ikën. - Ja kështu – u thoshte eprori, policëve-. Gabimi ishte bërë e gjoba duhej dhënë. Kështu thotë ligji., njësoj për të gjithë. Dhe ata po ecnin me veturë, e nuk kaluan ndonjë kilometër, kur ja problemi i njëjtë. -Mor, po sot të gjithëve iu paskan shqyer gomat- tha eprori.- Dhe ja,edhe ky nuk ka vendosur trekëndëshin sinjalizues. Kur do të mësohen këta njerëz, mor aman. Doli nga vetura e iu afrua veturës së prishur, kur ç’të shohësh, brenda në veturë, një zonjushe e bukur që po kërkonte një qelës për të çliruar bulonat.Kushedi pse e kish lënë aty. -Mirëdita zonjushe- e përshëndeti eprori.- Të qenka prishur vetura ë?. -Po zoti polic, mu shqye goma – tha kjo zonjusha e doli nga vetura me qelës në dorë. -S’ka gjë, s’ka gjë, se e rregullojmë – I tha eprori, që s’ia hiqte dot sytë. Ky I tha policëve që të shkonin më tutje e të rregullonin komunikacionin, e vet iu afrua përsëri veturës, gjegjësisht zonjushës, e cila në ndërkohë po matej të çlironte bulonat e rrotës. -Jo moj zonjushe, se nuk është kjo punë për duar kaq të bukura- I tha ky tek iu afrua.-E sidomos jo për një zonjushe si ti. Ma jep mua qelësin. Ia mori qelësin nga duart e nisi ky të çlironte bulonat. - Faleminderit zoti polic, jeni shumë I sjellshëm. - E si të mos jem – dhe vazhdonte të jepte e të merrte me bulonat që ishin shtërnguar shumë. -Keni vinç, zonjushe?. -Jo zoti polic,s’më ka qëlluar. -S’ka gjë,s’ka gjë, se kam unë,- dhe shkoi e mori vinçin nga vetura e policisë. Puna me bulonat, vinçi, bartja e gomës nga bagazhi e vendosja e saj, e kishin bërë eprorin tërë njolla. Tamam si një mekanik. Ai edhe s’I kishte kushtuar rëndësi kësaj , tjetërkund e kishte pasur mendjen. -Ja, dhe kjo u rregullua, e shikoni. -Faleminderit shumë zoti polic- i tha zonjusha dhe bëri të hipte në veturë. Shko zonjushe – e ndali ky- Nëse ke nevojë për diçka, unë këndej pari jam. Ja merre dhe kartvizitën time. -Do ta kem parasysh, faleminderit. Ditën e mire zoti polic.- i tha zonjusha. Pastaj hipi në veturë e u nis. Ajo bëri një cope rrugë dhe ndaloi tek ky polici që rregullonte komunikacionin. Ja dha këtij kartvizitën dhe iku.

Polici mori kartvizitën e eprorit të tij dhe eci deri tek vetura e policisë, ku u takuan të gjithë. -Hë mo, ç’të dha ajo – pyeti eprori. -Ja këtë – u përgjigj polici e ia dha. Shiko, shiko, bushtra- tha eprori me të parë kartvizitën e vet.- Mendoi ajo se ia dhashë për tjetër qëllim. Hëë,se po të ishte për atë, unë si kjo kam njëzet, ja këtu në telefon. Bushtra – shfryu eprori dhe hipi në veturë. Dhe vazhduan rrugën drejt e në stacion të policisë. Nuk u ndalën më askund.

Një vajzë me fytyrë e namuz Ajo është një vajzë me fytyrë e me namuz, e mbuluar e kokëulur, saqë si thonë gratë, ta marrësh për djal hasreti. Asaj nuk ia shikon sytë kur ta sjellë kafenë. Shikimin e mbanë poshtë, si për të treguar, sa e përulur është. E përulur dhe e ndershme. Që po t’I thërrisnim edhe njëherë gratë në ndihmë për ta përshkruar, ato do të thoshin, si lum ai djal që e merr për nuse, ta lë syrin çel. Dhe vërtet kjo vajzë ta lë syrin çel. Madje edhe ju do të mendonit kështu, sikur ta kishit parë në një fotografi të bërë me telefon, ashtu siq e pashë unë. Dhe ja si kishin rrjedhur ngjarjet. Një ditë, kjo vajza symëshqerrë, me fytyrë e me namuz, kishte dal në qytet. Rastësisht ishte njoftuar me një djal, dhe pasi kishin pirë kafe bashkë, ky I kishte propozuar ta kalonin ndonjë orë vetëm për vetëm, e kjo s’ia kishte bërë fjalën dy. Dhe ky djali, si shumica e djemve të sëmurë që duan t’I tregojnë vajzat si trofe, I kishte bërë një fotografi me telefon. Ç’fotografi se!. Kjo e nderuara, prej të gjithë atyre rrobave kishte mbetur vetëm me shami. Dhe këtu shamija I rrinte mirë. Vërtet ta linte syrin çel. E kjo që ndodhi në rreshtat e mësipërm, nuk do të ishte aspak interesante për muhabet, sikur të mos ekzistonte shtirja e kësaj vajze. Tekefundit, dashuria qoftë edhe ditore, është për njerëzit, por të shtiresh si e superndershme, të përpqesh të gënjesh të tjerët, se ti nuk je si ato fustanshkurtet e kërthizdalat sepse ti e ke çdo gjë të mbuluar, madje bart edhe shami, e fytyra e namuzi që ke nuk t’I lejojnë disa gjëra, kjo më duket e pandershme. Ky mesazh është I pandershëm. Sepse si ajo e mbuluara, si ajo gjysëm e zbuluara, do t’I heqin ose s’do t’I heqin vet ato që kanë në trup. E njerëzit nuk duhet paragjykuar si vishen, por edhe veshja nuk bart ndonjë mesazh, domosdoshmërisht. E këtë të superndershmen kokëulur, kur e shohin gratë dëshirojnë ta kenë rejë, e kur e shohin djemt dëshirojnë ta kenë nuse. Ata do të thonë, unë do jem i pari i kësaj, e ne do t’i themi, të paktën qofsh i dyti. Dhe sigurisht do të jesh I dyti, sepse ajo kështu do thotë, në mos shpikt diçka tjetër. Gjëra këto jo fort të rëndësishme, sa një gënjeshtër, sa një shtirje, sa një maskim a kozmetikë ndershmërie që dikush I vë vetes, sa t’ia propozosh zotit ta bëjë melaqe. E pra,këto që bënë, e jo ajo që bëri janë të shpifura.

Festim tallavaje Kënga tallava, pina viski o me koka kolla, më zgjoi nga gjumi atë ditë. Dhe, u zgjova fytyrë ngrysur, e unë e kisha menduar e planifikuar të zgjohem fytyrë çelur. Ja edhe kafenë s’e piva rehat. Se seqë ndjej njëlloj neverie për këtë tallavanë, saqë atë ditë, në kundërshtim me parimet, po lutesha që korporata energjetike ta ndalte rrymën. Dhe kjo lloj muzike, më vinte nga oborri i shkollës, ku ishin bërë përgaditjet për të festuar ditën e shkollës që ishte sot. Edhe unë, këtë ditë kisha marrë pushim, që bashkë me fëmijët e mi, të shikoja programin që kishin përgaditur nxënësit. Dhe shkuam, e zumë një vend. Ku ç’të shohësh. Sa dilte një grup i djemve, më këngët rep, ose me vjershat rep, e me ato duar si sfurçe që bënin sikur merrnin bar nga stoçet, sa ia behte një grup I vajzave në një vallëzim tallava. Iknin këto, por s’ikte tallavaja. Tallavaja qëndronte aty, e priste e përcillte valltarë. Thua ti po merrnim pjesë në një festival tallavaje.E kur dëgjonin këtë muzikë, edhe disa të rinjë që duhej të ishin vetëm shikues, të ja jepnin një vallëzim nga vendi. Vallëzo ato në skenë, vallëzo këta jashtë skenës. Dehje njerëzore, kulturore, thuaji çka të duash. E mbi të gjitha dehje tallava. E si nuk dëgjuam, një muzikë të mirëfillt, që e kemi me bollëk, me të cilën edhe mund të vallëzosh e të kënaqësh, e për të cilën, e ndoshta vetëm për të cilën mund të krenohemi e të themi me bindje, që në këtë pike jemi të mirë. Ose të dëgjonim ,madje edhe diçka nga muzika rok, a çkado të mirëfillë e që bart ndonjë vlerë. Por jo , rep dhe tallava, e sidomos tallava. Se edhe ata që kishin organizuar këtë festë, kishin kulturë tallava. Fëmijët nuk kishin faj, atyre kjo u ishte servuar, këtë e kishin marrë. Megjithatë, nuk ishte krejt zi, madje nuk ishte aspak zi po të hiqnim këtë pjesën tallava që ishte gjysma e programit. Pjesa tjetër ishte për çdo lavdatë. Recitime, skeqe, fëmijë të talentuar. Dhe vërtet të taletuar. Unë me këtë pjesën tjetër u kënaqa, saqë po ta dija, do shkoja më vonë, që ta shihja vetëm këtë pjesë të programit.

Ishte Olsi, me ose pa Noçen në plash Seriali I parë I big brother Albania, ka ndonjë vit që ka përfunduar, e të cilin unë, për arsye teknike nuk e kisha parë, por kisha dëgjuar komentet e disave, që kishin harruar hallet e veta për shkak të këtij shou televiziv. Dhe ja një ditë, tek po shikoja gazetat në internet, shoh një titull interesant. Olsi ishte parë në plash pa Noçen. Pu,pu,pu,pu – do ja bënin plakat. Qenka bërë e zezë dita. Dhe maskarai thoshte, se e donte. Po ç’na bëre kështu more Olsi, ç’na bëre, që haram të qofshin netët pa gjumë, që kemi kaluar duke të të parë. Po ne as bukë s’hëngrëm si duhet, se nuset nuk përgadisnin gjë duke të parë ty, e ti tani më vete në plazh pa Noçen.

More bir, po dil njëherë e merr vesh në qarshi, ishte me Noçen apo pa Noçen ky Olsi në plazh. Pa Noçen, pa Noçen ishte nëne – ja bënte ky biri. Pu,pu,pu,pu, ç’maskara që qenka. Dhe kështu epidemia big brother kishte zënë të gjithë. Dhe kjo epidemi zgjat tre muaj, pa mundësi shërimi më herët. Tre muaj është minimumi, është koha kur i shohim. E pastaj, duhet patjetër të marrim vesh se ç’bëjnë ata jashtë. E hallet tona, automatikisht në plan të dytë. Tekefundit, ç’halle kemi ne?. Ne rrymë kemi, por edhe sikur të mos kemi, se mos rryma është elementare për jetë. Në fakt, është elementare se duhet të shohim big brotherin, por ja bëjmë disi. Edhe rrugët I kemi të mira. Ç’është e vërteta janë paksa me gropa, por kjo është manovër e qeverisë,për të kufizuar shpejtësinë e automjeteve. Pse të vendosësh shenja në rrugë, kur gropat e bëjnë punën më mirë. Edhe ujë kemi. E në mos paçi ujësjellës, qeveria ju lejon të hapni dhe puse. Apo doni një lumë ?. Asi të mbushur përplot me ujë. Si atë që ia kishin ofruar një fshatit, por ja që fshatarët s’ishin marrë vesh se kah do të kalonte lumi, dhe kështu kishte dështuar projekti. E pra, e shihni, gjithçka në rregull e kemi. Por ajo që nuk është në rregull, e me të drejt na mundon është fakti, pse të ketë shkuar Olsi në plazh pa Noçen. Ishin hidhëruar e ishin ndarë, apo Noçja ishte sëmurë atë ditë, e s’mund të dilte në plazh. E dhashtë zoti të jetë kjo e dyta, se po të jetë ajo e para është keq, e s’ka si bëhet më keq. Se ky informacion do të na hidhëroj gratë, të cilat mund të refuzojnë të na e bëjnë drekën, e ne si burra që jemi, nuk do ta durojmë këtë, e do ngrihemi vet të përgadisim, por ja që gratë përsëri nuk do hanë. Dhe s’kanë faj, se ç’është e vërteta as neve nuk na hahet, por ja që duhet. Prandaj të ulemi e të hamë, se megjithëse na u bë me helm, s’kemi ç’bëjmë.

Related Documents

Ime
May 2020 2
Nga
October 2019 18
Convenio Ime
November 2019 11
Letter Nga
November 2019 8
Biografia Ime
June 2020 7

More Documents from ""