Te Zite E Kesaj Bote Duart e vogelushes ne piano luanin 'Te zite e kesaj bote jemi ne' Ishte e veshtire t'i shpikje fjalet Qumeshti ziente me pak gaz Me pulsacione te rregullta peta gufohej Aspak ndryshe ky mengjes A nuk nis ne kete pike biografia e nje plaku? Dy luftra boterore Larg nga tjegullat Pertej ylberit Shoke e bastarde Te pasur e te varfer Te pandershmit me thika pas shpine Te ndershmit me thikat ngulur ne bark Te beses e kelyshe bushtre Keta te fundit ne burg e mbyllen Si qen vuajti Sa nuk vdiq urie Rishikoi driten e diellit pas Nente Zeros... Lirine absolute Abuzimin e vetkuptueshem Dreqi e mori, pse e beri?
Tradhetia Paturpesia Gjestet me te uleta e ngaterruan.. A e degjon? A e kupton tani? Kaq shume gjera per te treguar... Vec dicka peng i kishte mbetur Ne kete pleqeri Si puthja e fundit per ju te rinjte I zvogeluar ne mendje e ne trup ai kurre... Kurre nuk kishte dashuruar nje vajze zezake... Nuk ekziston nje kenge e zeze Nuk ekziston nje kenge e bardhe
__________________________________________________________ marre nga vellimi “pORTA E qILARIT”, (tetor '09) sKENDER kOLLCAKU, (
[email protected])