Lidhur me Menaxhmentin (në ndërmarrje) Udhëzues për ndërmarrësit dhe studentët Mblodhi:
[email protected] ______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Për më tepër shënime i referoheni (web sajtit) duke klikuar ke adresa elektronike: http://www.kugjilani.org 1 VII/2008-0036
_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11.
NDËRMARRËSI NDËRMARRËSIA E DREJTA TREGTARE INFRASTRUKTURA MARKETINGU NË NDËRMARRËSI FINANCIMI I EKONOMISË SË VOGËL KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE KONTROLLINGU QARKULLIMI I PAGESAVE TATIMI DHE DHËNIET E TJERA TË NDËRMARRËSIT SHPENZIMET DHE MENAXHIMI I SHPENZIMEVE PROJEKTIMI I NDËRMARRËSISË
1. NDËRMARRËSI 1.1. Përkufizimi kuptimor i ndërmarrësit 1.2. Veçoritë e ndërmarrësit 1.3. Ideja e ndërmarrësit 1.4. Procesi i ndërmarrësisë 1.1. Përkufizimi kuptimor i ndërmarrësit o Mund të themi se ndërmarrësi është person i cili është i gatshëm që me rrezik të vetin, duke aplikuar ide të reja(prodhuese, tregtare, menaxhuese), të ndërmerr dhe realizojë projekte të reja ekonomike me orientim fitimprurës. o Ndërmarrësi për dallim nga pronari, është novator. Ai kërkon mënyra për zhvillimin dhe rritjen e veprimtarisë së vetë dhe vazhdimishtë aplikon risi. Nga ana tjetër pronari që nuk ka afinitet dhe zotësi për ndërmarrësi, përpiqet që afarizmin e vetë ta mbajë në nivel aktual. o Ndërmarrësi para së gjithash është i orientuar në realizimin e fitimit, ngase mungesa e fitimit e bënë atë të pasuksesshëm. Mirëpo përkundër kësaj, rolet e ndërmarrësit janë të shumëta: ai duhet të jetë planer(planifikues), udhëheqës, novator, organizator dhe kontrollor(kontrollues) i mirë. 1.2. Veçoritë e ndërmarrësit o Çdo ndërmarrës, që të jetë i sukseshëm duhet të posedojë veçori të caktuara. Pothuajse sa herë që bëhet fjalë për veçoritë e ndërmarrësit, theksohen fjalët e Peter Druckerit i cili për ndërmarrësit thotë: disa janë ekscentrikë, të tjerët konformistë shembullorë, disa janë të trashë, të tjerët të dobët etj. o Megjithatë, marrë në tërsi, ndërmarrësi i sukseshëm, pa marrë parasyshë sharmin dhe stilin e tijë jetësor, duhet të jetë novator, i gatshëm të merrë përsipër rrezikun, të ketë vetëbesim, të jetë këmbëngulës dhe përgjegjës për realizimin e projketit të vetë. 2 Faqe
1
1.3. Ideja e ndërmarrësit o Se nuk është e lëhtë të jeshë ndërmarrës cilësor dhe i suksesshëm dëshmon edhe fakti se shumë ide të ndërmarrësve cilësorë dështojnë. Për fat të keq, suksesin nuk e garanton vetëm ideja e mirë ose fati i ndërmarrësit, por është e nevojshme edhe dija interdisiplinare e menaxhimit me qëllim të hartimit të një stratexhie sa më të mirë të afarizmit e cila çon drejtë qëllimit të caktuar. 1.3.1 Kuptimi i idesë së ndërmarrësit o Është e vështirë që ideja e ndërmarrësit të përshkruhet dhe definohet në mënyrë njëkuptimore. Nganjëherë ideja për një ndërmarrje të caktuar lindë ngadalë dhe i duhet një kohë e gjatë për të marrë formen e plotë. Për të vlerësuar se a është ideja jonë njëkohësishtë edhe rast i volitshëm afarist duhet t’i shtrojmë këto pyetje: A e do tregu atë që ne e ofrojmë ? A është i gatshëm tregu për ofertën tonë ? A do të na mundësojë ideja jonë kthimin e investimit brenda afatit të kënaqshëm? A është ideja jonë novacion? Cilat elemente përbëjnë dallimin ndërmjet ofertës sonë dhe ofertës së konkurrencës sonë në treg? o Nëse arrijmë të japim përgjigje adekuate në këto pyetje, do të kuptojmë se a është ideja jonë njëkohësishtë edhe rast i mirë. 1.3.2 Burimet e ideve ndërmarrëse o Burimet e ideve ndërmarrëse janë të shumta, kurse vijnë nga sfera të ndryshme – nga preferencat dhe preferencat dhe përvojat personale, informatat nga tregjet e jashtme dhe nga rrethanat makroekonomike sociale në sferën ose tregun e caktuar. Sipas Susan Ward idetë dhe rastet e volitshme shfaqen në këtë mënyrë: Analizojini shkathtësitë tuaja lidhur me idetë afariste, Mbajeni hapin me ngjarjet e përditshme dhe jini i gatshëm ta shfrytëzoni përparësinë e rastit të volitshëm, Shpikeni një prodhim ose shërbim të ri, Shtojani vlerën prodhimit ekzistues, Hulumtoni tregjet tjera, Pasurojeni prodhimin ose shërbimin ekzistues, Bashkangjitjuni palës ngadhënjimtare. o Puna më e mirë është ajo që kënaq nevojat e tregut… Punët më të mira e gjejnë nevojën dhe zbrazëtinë në treg dhe e plotësojnë atë. 1.3.3. Analiza dhe realizimi i aksionit o Me rastin e analizës së idesë dhe gjatë të menduarit për realizimin e sajë është e nevojshme të përfshihen më shumë sfera të afarizmit. Sferat që duhet shqyrtohen dhe definohen janë: o Presupozimet e përgjithshme: forma juridike e ndërmarrjes, emri i firmës, logotipi, hapat e nevojshëm për zbatimin e idesë,etj. o Prodhimi dhe/ose shërbimi: madhësia e tregut total, cikli jetësor i prodhimit, vlera e shtuar etj. o Menaxhimi: organizimi i punës dhe skema organizative, ndarja e përgjegjësive dhe autorizimeve o Të punësuarit: nevojat për punonjës janë harmonizuar me përgatitjen profesionale të kërkuar, me përvojën e shkathtësitë e nevojshme për kryrjen e punës dhe kompensimet 3 Faqe
2
o Tregu: definimi i qëllimeve të tregut, numri i blerësve të ardhshëm dhe shitja e mundshme, motivet për blerje, trendët në tregje, analiza e konkurrences(e tanishme dhe e ardhshme), analiza e pozitës në raport me konkurrencën o Stratexhia e marketingut: pozita e synuar në treg, pozicionimi në lidhje me çmimet, strategjia e distribuimit, plani i aktiviteteve normative dhe shpenzimet e promovimit, o Zinxhiri i furnizimit: lëndët e para të nevojshme dhe furnitorët, kërkesat teknike për kryerjen e punëve, procesi i prodhimit, shpenzimet e prodhimit, lokacioni dhe teknologjia o Analiza financiare: burimet e financimit, mjetet e nevojshme të përhershme dhe të xhiros, projektimi i të hyrave dhe të dalave, projektimi i raporteve financiare dhe vlerësimi i efektivitetit të projektit 1.4. Procesi i ndërmarrësisë o Që të mundë të realizohet një ide është e nevojshme, para së gjithash, të definohen qëllimet që dëshirojmë t’i arrijmë. Pastaj, është e nevojshme të definohet stratexhia, përkatësishtë mënyra sipas së cilës do ti realizojmë qëllimet e përcaktuara dhe vetëm pas kësaj do t’i qasemi zbatimit të kësaj strategjie. Njëherazi kjo është përmbajtja e procesit të ndërmarrësisë. Definimi i qëllimeve o Definimi i qëllimeve nënkupton caktimin e gjendjes së ardhshme të subjektit ekonomik. Kjo është pika e fundit drejt së cilës janë orientuar aktivitetet, e ato janë rezultatet përfundimtare. Kjo do të thotë se ndërmarrësi ka qëllimin e vetë të cilin e synon. o Ndërmarrja gjithherë ka më shumë qëllime, ndërkaq me rastin e definimit të tyre duhet pasur parasysh që të gjitha këto qëllime të jenë reciprocikishtë të harmonizuara. o Qëllimet e definuara duhet të jenë të shprehura me shkrim, duhen të jenë të arritshme, përkatësisht të realizueshme, të shprehura në aspektin sasior dhe të kufizuara në aspektin kohor, përkatësishtë duhet ta kemi planin kohor deri kur duhet të realizohet qëllimi. Përcaktimi i strategjisë o Pasi të kemi përcaktuar se çka dëshirojmë të realizojmë, është e nevojshme që të definojmë edhe mënyrën e realizimit të këtij qëllimi, përkatësisht duhet ta përcaktojmë strategjinë. Strategjia e definon mënyrën e realizimit të qëllimeve të ndërmarrësit, përkatësishtë tërësinë e synimeve për menaxhmentin nëpërmjet të cilave do të realizohen qëllimet e parashtruara. o Ajo duhet t’i definojë udhëzimet e sakta lidhur me ndërmarrjen, dhe duhet të jetë e kuptueshme për të punësuarit në ndërmarrje. Strategjia duhet të jetë e lidhur ngushtë me aktivitetin afarist të ndërmarrjes. Realizimi i strategjisë o Në këtë fazë ndërmarrësi duhet t’i testojë mundësitë e veta dhe t’i krahasojë ato me hapat e nevojshëm për realizimin e projektit. Në këtë fazë ndërmarrësi do të duhej të verifikonte: A ka burime dhe mjete të mira? Sa është e fortë ndërmarrja? Çfarë janë mundësitë dhe afinitetet e saj?
4 Faqe
3
2. NDËRMARRËSIA 2.1. Kuptimi dhe rëndësia e ndërmarrësisë, 2.2. Pikënisjet themelorë të ndërmarrësisë, 2.3. Ndërmarrësia dhe menaxhmenti, 2.4. Format e ndërmarrësisë, 2.5. Praktika e ndërmarrësisë, 2.6. Specifikat e ndërmarrjeve të vogla. 2.1. Kuptimi dhe rëndësia e ndërmarrësisë Mundë të thuhet se të menduarit tonë mbi ndërmarrësinë bazohet në teorinë e Adam Smithit, çmimet dhe tatimet, roli i kapitalit, i punës, i diturisë dhe i rentës tokësore, kuptimi i tregtisë së jashtme, inflacioni dhe papunësia, monopolet dhe dështimet tjera në treg. Të gjitha këto ai i ka shkoqitur në mënyrën më të qartë. Gjatë kësaj periudhe në shekullin e 18-të, theksi është vënë në shpenzimet e punës dhe të prodhimit, në çmimin e prodhimit dhe në oferten e tyre. Edhe pse kuptimi i ndërmarrësisë është mjaftë i gjerë, do të përpiqemi ta përkufizojmë si vijon:
Ndërmarrësia është një proces dinamik i ndryshimit të vazhdueshëm të strukturës ekonomike dhe të efektivitetit të saj, në të cilën individët marrin përsipër rrezikun për rezultatet e afarizmit. 2.2. Pikënisjet themelore të ndërmarrësisë Është e padyshimtë dhe e pamohueshme rëndësia e ndërmarrjeve të vogla në sistemin ekonomik të çdo vendi. Mirëpo, se cilat janë pikënisjet themelore të ndërmarrjeve të vogla dhe çka i dallon ato nga ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha sipas mendimit të M. Shkrtiq: ndërmarrjet e vogla pasurojnë llojllojshmërinë e ofertës dhe kërkesës, ndërmarrjet e vogla kryesishtë plotësojnë kërkesën për të mira dhe shërbime që ndërmarrjet e mëdha vështirë i përmbushin, ose kjo për to paraqet ngarkesë të madhe duke pasur parasyshë veprimtarinë e tyre themelore, një numër i madh i ndërmarrësve e bazon veprimtarinë e vetë në teknologji të ulët dhe të vjetruar, por gjithashtu një numër gjithnjë e më i madh i tyre mbështetet në teknologji të lartë, ndërmarrjet e vogla mundësojnë më lehtë aplikimin e zgjedhjeve të reja teknologjike, struktura e ndërmarrjeve të vogla është shumë më e thjeshtë, për një afarizëm të sukseshëm të ndërmarrjeve sot janë të rëndësishëm kreativiteti dhe novatorizmi dhe pikërisht këto janë karakteristika të ndërmarrjeve të vogla që i ndihmojnë për një afarizëm më të mirë, për themelimin e një ndërmarrjeje të vogël nuk duhen shumë para, kështu që është më i vogël edhe rreziku sa i përket themelimit dhe i veprimtarisë së saj të mëtejme. 2.3. Ndërmarrësia dhe Menaxhmenti Me nxitjen e ndërmarrësisë, me themelimin e subjekteve të vogla dhe të mesme ekonomike, si dhe me aplikimin e diturive bashkëkohore menaxheriale, krijohen parakushtet për zhvillimin e ekonomisë. Në të vërtetë, menaxhmentin si disiplinë shkencore dhe praktike afariste duhet ta shfrytëzojnë në të menduarit, punën dhe sjelljen e vetë të gjithë ata që marrin pjesë në zhvillimin ekonomik. Detyrë kryesore e menaxherit është që të sigurojë sasi të mjaftueshme të prodhimeve dhe shërbimeve, dhe këtë ta bëjë në mënyrë sa më efikase. Dallimi ndërmjet kuptimit të ndërmarrësisë dhe kuptimit të menaxhmentit shpeshherë ka qenë objekt debati. Thuhet se ndërmarrësia është e lidhur ekskluzivisht me pronësinë, dhe këtë vetëm në subjektet e 5 Faqe
4
vogla dhe të mesme ekonomike. Këto pohime janë të pasakta. Ndërmarrësia nuk mund të ndahet nga menaxhmenti, e as që është e lidhur vetëm me një subjekt të vogël ekonomik. 2.4. Format e Ndërmarrësisë Sipas mendimit të N. Kuvaçiqit ndërmarrësia për nga aspekti i formës së pronësisë, mundë të jetë individuale dhe kolektive(koperative), e duke pasur prasysh shkallën e pavarsisë(autonomisë) së saj, kemi ndërmarrësinë eksterne dhe interne. Ndërmarrësia individuale: presupozon se funksionet e pronësisë, të ndërmarrësisë dhe të menaxhimit përqëndrohen në një person. Më së shpeshti bëhet fjalë për fazën fillestare të zbatimit të idesë, kur ndërmarrësi vetë i kryen të gjitha punët e nevojshme për funksionimin e organizatës punuese. Ndërmarrësia kolektive: paraqitet në çastin kur pronari- ndërmarrësi ua beson disa funksione, më së shpeshti funksionet udhëheqëse, profesionistëve, përkatësishtë menaxherëve. Mirëpo ndërmarrësia kolektive është poashtu e pranishme kur veprimi realizohet dhe si integrim i aktiviteteve të më shumë personave. Ndërmarrësia eksterne(e jashtme): nënkupton faktin se ndërmarrësi është pjesë e tregut të caktuar, nga i cili thith resurset, dhe pas një procesi të caktuar të punës sërish i plason në treg në formë të prodhimeve ose shërbimeve. Ndërmarrësia interne(brendshme): është e lidhur me krijimin e subjekteve të reja ekonomike ose të sistemeve të ndryshme afariste me një pavarsi më të vogël ose më të madhe. Mund të nënkuptojë edhe proceset e punës brendapërbrenda subjektit ekzistues ekonomik 2.5. Praktika e ndërmarrësisë Me rastin e përkufizimit të dallimit ndërmjet kompanisë së orientuar për ndërmarrësi dhe të asaj që nuk është e orientuar për këtë aktivitet, mund të tërheqim një paralele ndërmjet pronarit dhe ndërmarrësit. Kompania e orientuar për ndërmarrësi është novatore dhe vazhdimishtë kërkon mënyra ë reja për ushtrimin e procesit afarist me qëllim të përparimit të tij, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për ndërmarrësin ekzistues, ndërmarrësin e ri ose franshizën. Njëkohësisht, këto tri mundësi janë format e fillimit të një aktiviteti afarist. Subjekti ekonomik i ri i formuar Kjo është forma më e shpeshtë e fillimit të punës vetjake, andaj edhe rreziqet këtu janë më të mëdha. Për të realizuar ndërmarrjen tonë është e nevojshme që ta analizojmë dhe evaluojmë hollësisht idenë tonë, dhe punën e re ta fillojmë pasi të jemi siguruar se punën tonë e pranon tregu. Sipas P.Druckerit duhet të shqyrtojmë me sukses me sa vijon: Orientimi në treg, Prognoza financiare, Krijimi I ekipeve udhëheqëse, Roli i ndërmarrësit(themeluesit). Blerja e ndërmarrjes (firmës) ekzistuese Subjekti ekzistues ekonomik zakonisht është me më pak rreziqe, nëse është fjala për një ndërmarrje ekzistuese të suksesshme që është dëshmuar e aftë të tërheqë blerës ose e cila ka krijuar konsumatorë të rregullt, shanset për vazhdim të sukseshëm të veprimtarisë janë shumë të mëdha, krahas të dhënave për sukseset e mëhershme ekzistojnë edhe të dhëna për dështimet e caktuara, në mënyrë që gabimet të mos përsëriten. Sipas Strauss-it blerja e firmës ekzistuese ka disa përparësi: - nuk fillon nga zeroja, ngase puna tanimë ekziston, - nuk është e nevojshme të krijohet goodwill-reputacioni i firmës, - është më e shpejtë sesa të themelohet një veprimtari e re, 6
Faqe
5
- zvogëlohet rreziku, gjë që është benefiti kryesor i blerjes së firmës ekzistuese. Franshiza Fjala franshizë vjen nga gjuha frenge “franchir”, që do të thotë “të lirohet”. Franshiza tipike është thjeshtë një kontratë ndërmjet shitësit dhe blerësit-kontratë që blerësit (franshizantit) i lejon ta shes prodhimin ose shërbimin e shitësit (franshizorit). Franshiza ka anët e veta të mira dhe të këqija. Sipas Strauss-it anët e mira të saj janë: - blihet një sistem i verifikuar, e kjo teoretikishtë zvoglon rrezikun e mossuksesit, - franshizori me anën e ekspertizës jep ndihmë në sfera të ndryshme të veprimtarisë, - mund të asistojë në aktivitetet promovuese dhe të ketë dobi nga fushatat e mundshme nacionale dhe internacionale. Të metat e franshizës sipas Strauss-it janë: - blerja e franshizës mund të kushtojë shumë, ngase përfshin emrin, logotipin, goodwill, ekspertizën dhe trajnimin e franshizorit, - është e kufizuar pavarësia në zhvillimin e veprimtarisë, - ndërmarrësi gjendet në pozitë të pabarabartë me franshizorin, ngase çdo punë që e kontrakton e forcon franshizorin dhe reputacionin e tij. 2.6. Specifikat e ndërmarrjeve të vogla Derisa më herët kemi theksuar se ndërmarrësia mund të paraqitet edhe në subjektet e mëdha afariste ekzistuese, ndërmarrjet e vogla janë të pranishme ekskluzivisht në subjektet e vogla afariste dhe në pajtim me këtë ekzistojnë disa specifika. Nocioni i ndërmarrjeve të vogla Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla është e njohur në të gjitha vendet e botës. Padyshim se veprimtaria e këtyre tregjeve bazohet në veprimtarinë e ndërmarrjeve të vogla të cilat, në numrin e gjithmarshëm të ndërmarrjeve, marrin pjesë me mbi 95% dhe punësojnë një numër të madh njerëzish. Sipas M. Shkrtiq kriteret sipas të cilave ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mundë të klasifikohen dhe veçohen nga kompanitë e mëdha janë si vijon: Kriteret sasiore, kriteret e themelimit, kriteret cilësore. Përparësitë dhe të metat e ndërmarrjeve të vogla Inicimi i punës vetjake i sjellë ndërmarrësit shumë përparësi, por njëkohësishtë edhe mangësi. Sipas Gj. Horvat dhe M. Kovaçiq këto përparësi dhe të meta janë si vijon: Pëparësitë Njëra prej përparësive ëshëtë Pvarësia e iniciuesit të punës, i cili e ka mundësinë e zgjedhjes së pavarur. Përparësi tjera janë Mundësitë financiare, Siguria e Punës, Punësimin e familjarëve etj. Të metat Njëra prej të metave të inicimit të punës vetjake është Fluktuimi i Shitjes, e metë tjetër është Konkurrenca e cila është vështërsia e dytë më të cilën përballet ndërmarrësi, Përgjegjësia e shtuar, Humbjet Financiare, Mardhëniet e punës. Rreziku afarist në ndërmarrjet e vogla Një asociacion mjaftë i shpeshtë për nocionin e ndërmarrësisë është pikërishtë rreziku, ngase epilogu i kësaj veprimtarie, në krahasim me format tjera të afarizmit, është tejet i pasigurtë. Suksesi i një ideje varet dhe është i kushtëzuar nga menaxhimi i mirëfilltë i rrezikut. 7 Faqe
6
Rreziku mundë të shkaktojë pasiguri, humbje ose dështim, përkatësishtë paqartësi në lidhje me ngjarjet e ardhshme që mundë të ndikojnë në realizimin e qëllimit. Me planifikim deri te suksesi Mungesa e planifikimit në parim do të thotë dështim, edhe pse shumë ndërmarrës konsiderojnë se për sukses mjafton ta kesh idenë dhe të punosh me kujdes. Që të mund të sigurohen parakushtet për suksein e idesë së ndërmarrësit, është e nevojshme të hartohet plani i punës, dokument ky i cili hollësisht e përpunon idenë e ndërmarrësit dhe jepë vlersimin e saktë lidhur me zhvillimin e ardhshëm afarist dhe financiar për një periudhë të caktuar. Plani i punës duhet të hartohet jo vetëm kur e përpunojmë një ide të re, por edhe për një afarizëm të rregullt. Planifikimi fillon me analizën e forcave dhe të dobësive të brendshme si dhe të rrethanave dhe kërcënimeve të mjedisit, ndërkaq pason definimi i qëllimeve, i politikës, metodave dhe i procedurave të punës, si dhe hartimi i bilancit.
8 Faqe
7
3. E DREJTA TREGTARE 3.1. 3.1. 3.3.
E drejta tregtare, E drejta tregtare statusore, E drejta tregtare kontraktore.
3.1. E drejta tregtare Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtes kombëtare E drejta tregtare është degë e së drejtës me rregullat e së cilës rregullohet pozita e shoqërive tregtare, e personave të tjerë juridikë dhe fizikë që paraqiten si subjekte në veprimet juridike dhe normohen punët juridike ndërmjet subjekteve të së drejtës kombëtare. E drejta tregtare ndahet në të drejtën tregtare statusore dhe kontraktore. E drejta tregtare statusore – rregullon format, pozitën juridike, mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive tregtare, përkatësishtë të subjekteve ekonomike përgjithësishtë. E drejta tregtare kontraktore – rregullon punët juridike që i kryejnë reciprocikishtë subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që përcaktojnë radhën e punëve të tyre juridike. Burimet dhe korniza institucionale e së drejtës tregtare Burimet e së drejtës tregtare janë forma të ndryshme në të cilat paraqiten rregullat juridike të së drejtës tregtare. Si burime të së drejtës kombëtare janë:dispozitat, e drejta tregtare autonome, praktika gjyqësore dhe e arbitrazhit, shkenca juridike, aktet e organeve të caktuara joligjvënëse, pastaj statuti, marrëveshja shoqërore dhe aktet e subjekteve të së drejtës tregtare. 3.2. E drejta tregtare statusore Format e organizimit të ndërmarrësisë Format themelore në kuadër të të cilave ndërmarrësi mund të organizojë ushtrimin e veprimtarisë dhe ta bazojë juridikisht projektin e vetë janë: tregtare, përkatësisht shoqëria tregtare ose tregtari si individ, ortakëria dhe zejtari. Tregtari – si nocion është përfshirë në sistemin juridik kroat me nxjerrjen e Ligjit mbi shoqëritë tregtare dhe nënkupton emërtimin përmbledhës për personin juridik ose fizik i cili ushtron një veprimtari ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit. Nëse si tregtar paraqitet personi juridik, në këtë rast bëhet fjalë për Shoqërinë Tregtare, e nëse fjala është për personin fizik, atëherë kemi të bëjmë më Tregtarin si Individ. Ortakëria – është një formë e organizimit të veprimtarisë që nuk është person i pavarur juridik, e as një formë e shoqërisë, por një marrëdhënie kontraktuese në kuadër të së cilës dy ose më shumë persona bashkojnë punën dhe pasurinë e vetë për realizimin e një ndërmarrje. Zejtaria – nënkupton ushtrimin e veprimtarisë ekonomike me qëllim të realizimit të fitimit. Shoqëria tregtare Shoqëria tregtare është personi juridik që krijohet me aktin mbi themelimin ose me kontratën ndërmjet dy ose më shumë themeluesve të shoqërisë, që bashkojnë kapitalin me qëllim që në kuadër të të njëjtës firmë të ushtrojnë në mënyrë të pavarur dhe të përhershme veprimtarinë ekonomike për realizimin e fitimit. Shoqëria tregtare organizohet në këto forma: si shoqëri e personave ose shoqëri e kapitalit. 9 Faqe
8
Shoqëritë e personave – janë shoqëri tregtare në të cilat anëtarët i lidhin veçoritë dhe puna e tyre. Format e shoqërive të tilla janë shoqëria tregtare dhe komandite. Shoqëritë e kapitalit – janë shoqëri tregtare që si bazë të bashkimit e kanë kapitalin, te cilin themeluesit e bashkojnë në para, sende ose të drejta. Format e shoqërive të kapitalit janë shoqëria me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri aksionare. Shoqëria tregtare publike dhe shoqëria komandite Shoqëria tregtare publike – është shoqëria në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët, kurse secili anëtar i shoqërisë u përgjigjet kredituesve të shoqërisë në mënyrë të pakufizuar dhe solidare me tërë pasurinë e vetë. Shoqëria komandite – është shoqëri e personave në të cilën bashkohen dy ose më shumë persona me qëllim të ushtrimit të përhershëm të veprimtarisë në kuadër të firmës së përbashkët, nga të cilët së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë në mënyrë solidare dhe të pakufizuar me tërë pasurinë e vetë(komplementarit), ndërkaq së paku njëri prej tyre përgjigjet për detyrimet e shoqërisë deri në shumën e kuotës së kapitalit të vetë që e ka derdhur në shoqëri(komanditori). Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar, krahas zejtarit, është forma më e shpeshtë e organizimit të ndërmarrjeve të vogla. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është shoqëri tregtare e kapitalit që e themelojnë një ose më shumë persona fizikë dhe juridikë me anën e deklaratës për themelimin ose më marrëveshjen shoqërore në bazë të së cilës në shoqëri derdhin kuotat e kapitalit themelor në shuma të ndryshme, dhe sipas kësaj baze marrin pjesë në kapitalin themelor. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar themelohet me anën e Marrëveshjes Shoqërore nëse ekzistojnë dy ose më shumë themelues, përkatësisht me Deklaratën e Themelimit, nëse bëhet fjalë vetëm për një themelues. Shoqëria aksionare Shoqëria aksionare është shoqëri tregtare e kapitalit, në të cilën anëtarët e shoqërisë(aksionarët) marrin pjesë më kuotat e kapitalit themelor të ndarë në aksione. Shoqëria aksionare përgjigjet kundrejt personave të tretë më tërë pasurinë e vetë, kurse anëtarët e shoqërisë-aksionarët, nuk përgjigjen me pasurinë e vetë për detyrimet e shoqërisë. Organet e shoqërisë aksionare janë drejtoria, këshilli mbikëqyrës, dhe kuvendi i përgjithshëm i shoqërisë. Zejtaria Zejtari është person fizik i cili ushtron në mënyrë të pavarur dhe të përhershme një ose më shumë veprimtari ekonomike plotësuese me qëllim të realizimit të fitimit në kuadër të prodhimit, qarkullimit dhe ofrimit të shërbimeve në treg. Përjashtimisht, zejtar mund të jetë edhe shoqëria tregtare nëse ushtron një veprimtari që ka të bëj me zejtarinë, nëse këtë nuk e bën në mënyrë industriale. Llojet themelore të zejtarisë janë: zejtaria e lirë, e ndërlikuar, ekskluzive(e privilegjuar) dhe sezonale. Ortakëria Ortakëria është një formë e organizimit të veprimtarisë ekonomike në të cilën obligohen në mënyrë të ndërsjellë dy ose më shumë persona që për realizimin e një qëllimi të përbashkët të bashkojnë punën dhe/ose pasurinë e vet.
10 Faqe
9
Pasurinë e ortakërisë e përbëjnë kuotat e ortakëve si dhe pasuria e realizuar në kuadër të afarizmit. Pasuria e ortakërisë është pasuri e përbashkët e të gjithë ortakëve. Ortakët marrin pjesë në fitimin dhe në humbjet e shoqërisë përpjestimishtë me kuotat e tyre. 3.3. E drejta tregtare kontraktore Kuptimi dhe përmbajtja e të drejtës së detyrimeve E drejta e detyrimeve është një tërësi e rregullave juridike me të cilat rregullohen mardhëniet e detyrimeve, përkatësishtë mardhëniet në të cilat njëra palë(kreditori) është i autorizuar të kërkojë nga pala tjetër(debitori) kryerjen e ndonjë veprimi të cilin pala tjetër duhet ta përmbushë. Karakteristikat themelore të së drejtës së detyrimeve janë: relativiteti i mardhënieve së detyrimeve, dispoziviteti i mardhënieve së detyrimeve dhe veprimi si objekt i mardhënieve së detyrimeve. Relativiteti i mardhënieve të detyrimeve: do të thotë se mardhëniet e detyrimeve veprojnë vetëm ndërmjet palëve që janë në mardhënie konkrete të detyrimeve. Dispoziviteti i mardhënieve të detyrimeve: do të thotë se palët kontaktuese vendosin vetë se a do të hyjnë në një mardhënie të detyrimeve dhe e përcaktojnë përmbajtjen e mardhënieve përveç, natyrisht, kufizimeve që dalin nga rregullat e moralit. Veprimi si objekt i mardhënieve të detyrimeve: është çdo veprim njerëzor pozitiv ose negativ të cilin debitori i mardhënies së detyrimeve është i detyruar t’ia kryejë kreditorit. Presupozimet për lidhjen e kontratës Kontrata është veprim i dyanshëm juridik që lindë me shprehjen e lirë të vullnetit të palëve kontraktuese(me konsensusin e palëve) ose me shitjen e sendeve. Janë të njohura disa grupe të kontratave sipas llojit, nga të cilat më të rëndësishme janë grupi i kontratave të njëanshme detyruese dhe të dyanshme detyruese dhe grupi i kontratave formale dhe joformale. Kontrata lind kur njëra palë kontraktuese pranon ofetën e palës tjetër. Oferta është propozim për lidhjen e kontratës të cilën njëra palë ia dërgon tjetrës dhe ajo duhet t’i përmbajë të gjitha elementet thelbësore të kontratës së ardhshme, ndërkaq e detyron ofertuesin deri në afatin e caktuar për pranimin e saj. Sigurimi i mardhënies kontraktore Pjesmarrësit në një mardhënie juridike detyruese dëshirojnë që me lidhjen e kontratës të arrijnë rezultate të caktuara por, shpeshëherë ndodhë që detyrimi të mos përmbushet ose të përmbushet me vonesë. Së këndejmi mardhënia juridike detyruese, përkatësishtë përmbushja e saj mund të sigurohet me anën e kaparit, retencionit, garancisë, penaleve ose me anën e pengut. Ndryshimi i subjekteve të mardhënies kontraktore Ndryshimi i subjekteve të mardhënies kontraktore mundë të bëhet si në anën e kreditorit ashtu edhe në anën e debitorit. Ndryshimet në anën e kreditorit bëhen në formë të cedimit dhe asignacionit, ndërkaq në anën e debitorit si marrje përsipër e borxhit dhe e detyrimit për përmbushjen e kontratës. Shuarja e mardhënies kontraktore Mardhënia juridike detyruese shuhet në njërën nga këto mënyra: me përmbushje, me pamundësin e përmbushjes, me zgjidhjen e kontratës, me faljen e borxhit, me kompensim, me denoncim, heqje dorë, me skadimin e kohës, me vdekjen e debitorit ose kreditorit, me barazim, përkatësishtë kompenzimin e kërkesave dhe borxheve, me novacion dhe dispozita juridike. 11 Faqe
10
Llojet e kontratave Janë të shumta kontratat që subjektet juridike i shfrytëzojnë në jetën e përditshme ekonomike, ndër të cilat më të shpeshta dhe më të domosdoshme janë kontrata mbi shitjen, kontrata mbi veprën dhë ndërtimin, kontrata mbi qiranë dhe kontrata mbi huanë dhe kredinë. Kontrata mbi shitjen Kontrata mbi shitjen është kontratë me të cilën shitësi zotohet se sendin që e shet do t’ia dorëzojë blerësit kështu që blerësi bëhet pronar i tij, ngase blerësi detyrohet që shitësit t’ia paguajë çmimin e caktuar. Elementet thelbësore të kontratës mbi shitjen, pa të cilat kontrata nuk mund të ekzistojë, janë sendi dhe çmimi. Objekt i shitjes janë sendet, të drejtat dhe pasuria. Çmimi duhet të jetë i shprehur në para, përkatësishtë kontrata duhet të përmbajë të dhëna të mjaftueshme që mundësojnë caktimin e çmimit. Kontrata mbi veprën Me kontratën mbi veprën detyrohet kryesi i punëve(ndërmarrësi) të kryejë një punë të caktuar(fizike intelektuale), kurse blerësi detyrohet që për këtë ta pagujë shpërblimin e caktuar. Objekti i kontratës mbi punën është rezultati i punës, e jo vet puna që për shembull, është objekt i kontratës mbi punën. Një nga format e kontratës mbi veprën është edhe kontrata mbi ndërtimin me të cilën kryesi i punimeve(ndërtimtari) detyrohet ta ndërtojë brenda afatit të kontraktuar një objekt, ose që në objektin ekzistues të kryejë punime ndërtimore, ndërkaq porositësi(investuesi) detyrohet që për këtë ta paguajë qmimin e caktuar. Kontrata mbi shitjen dhe kontrata mbi kredinë Me kontratën mbi huanë huadhënësi detyrohet që huamarrësit t’ia dorëzojë shumën e caktuar të parasë ose sasinë e caktuar të sendeve tjera të zëvëndësueshme, kurse huamarrësi detyrohet që pas një kohe të caktuar t’ia kthejë të njëjtën shumë të parave ose të njëjtën sasi apo llojin e njëjtë të sendit. E ngjashme me kontratën mbi huanë është edhe kontratë mbi kredinë. Me kontratën mbi kredinë banka detyrohet që shfrytëzuesit të kredisë t’ia vë në dispozicion shumën e caktuar të parave, për kohë të caktuar ose të pacaktuar, me destinim ose pa destinim të përcaktuar më parë, kurse shfrytëzuesi i kredisë detyrohet që bankës t’ia paguajë kamatën e kontraktuar dhe që shumën e parave që e ka marrë ta kthejë me kohë dhe në mënyrën e përcaktuar me kontratë. Kontrata mbi qiranë Me kontratën mbi qiranë qiradhënësi detyrohet që qiramarrësit t’ia dorëzojë sendin e caktuar për përdorim, kurse ky detyrohet ta paguajë qiranë. Në bazë të kontratës mbi qiranë qiradhënësi është i detyruar që sendin ta dorëzojë në gjendje të rregullt dhe ta mirëmbajë atë gjatë kohëzgjatjes së kontratës. Qiramarrësi duhet ta përdor sendin sipas kontratës, me kujdesin e nikoqirit të mirë, ta kompensojë dëmin që shkaktohet nëse sendi nuk përdoret sipas destinimt dhe kushteve të parashikuara në kontratë, të paguajë qiranë e përcaktuar me kontratë, me ligj ose sipas zakonit, ta ruajë sendin e marrë me qera pas përfundimit të mardhënies kontraktore ta kthejë sendin të padëmtuar. 12 Faqe
11
4. INFRASTRUKTURA 4.1. 4.2.
Mjedisi Afarist Infrastruktura
4.1. Mjedisi Afarist Kujdesi për një infrastrukturë më cilësore kërkon edhe ndërtimin e një mjedisi që ofron mundësi për një nxitje më të madhe të ndërmarrësisë dhe nxjerrjen e masave mbështetësë që do të mundësojnë një zhvillim më të shpejtë të këtij procesi. Në kuadër të ndërtimit të mëtejmë të infrastrukturës ekonomike për ekonominë e vogël, është e nevojshme pjesmarrja e administratës lokale, e odave, e qendrave të biznesit dhe inkubatorëve, e unioneve ekonomike, e ndërmarrësve, si dhe e enteve dhe e ministrive shtetërore. Mjedisi i përshkruar që përbën tërësinë e institucioneve, e në të cilin vepron ndërmarrësi i cili duhet t’i përshtatet vazhdimisht këtij mjedisi, është si vijon: Mjedisi ekonomik Mjedisi shoqëror
Mjedisi teknologjik
NDËRMARRËSI
Mjedisi etik
Mjedisi juridik-politik
Mjedisi ekonomik Në një ekonomi me klimë të zhvilluar të ndërmarrësisë mundë të iniciohen projekte të shumëta. E tërë shoqëria përkrahë drejtpërdrejt zhvillimin e ekonomisë së vogël e të mesme dhë të zejtarisë. Sot në Republikën e Kroacisë po ndërmerren një sërë masash që nga sigurimi i burimeve financiare e deri te menjanimi i pengesave burokratike me qëllim të nxitjes së zhvillimit të ndërmarrësisë. Në këtë mënyrë ndërmarrësve u krijohen parakushtet për realizimin e projekteve të tyre ekonomike. Mjedisin ekonomik të ndërmarrësve ë përbëjnë: blerësit, furnitorët, konkurentët dhe tregu i punës. Mjedisi teknologjik Zhvillimi i teknologjik në botë dhe pjesmarrja gjithnjë e më e madhe e shërbimeve në veprimtarinë ekonomike ndikuan në ristrukturimin e ekonomisë, e veçmas në vendet në tranzicion. Në proceset globale po bëhet bashkimi i ndërmarrësve të mëdhenj, ndërkaq nga enonomia e vogël dhe zejtaria pritet hapja e vendeve të reja të punës, novatorizmi, zhvillimi më i madh i rajoneve dhe rritja e të ardhurave. Aplikimi i teknologjive të reja dhe përvetësimi i njohurive profesionale ndikojnë në zhvillimin e prodhimeve dhe të shërbimeve të reja dhe njëkohësishtë në plotësimin më cilësor të nevojave. Mjedisi shoqëror Shteti, përkatësisht qeveria ndikon në zhvillim nëpërmjet inicimit të procesit të veprimtarive afariste. Në lidhje me këtë janë tejet të rëndësishme infrastruktura intelektuale dhe komercializmi i inovacioneve. Kapitali njerëzor bëhet më i rëndësishëm se teknologjia ngase teknologjinë mund ta kopjojmë ose blejmë, kurse sigurimi i kapitalit njerëzor është më i vështirë dhe duhet kohë për t’i fituar njohuritë e caktuara. 13
Faqe
12
Mjedisin shoqëror e përbëjnë sistemi i vlerave, stili i jetesës, kultura, zakonet dhe shprehitë, arsimimi, qëndrimet dhe bindjet, nevojat dhe dëshirat në hapsirën dhe kohën e veprimit të ndërmarrësit. Mjedisi juridik - politik Me nxjerrjen e ligjeve krijohen kushte më të lehta ose më të rënda të afarizmit. Marrë në përgjithësi, politikanët me qëndrimet dhe aktivitetet e veta përshpejtojnë ose kufizojnë zhvillimin ekonomik ose afarizmin e ndërmarrësve të caktuar. Mjedisi etik Në botën afariste i kushtohet rëndësi e madhe moralit. Ndërmarrësit e sotëm ballafaqohen me vendime afariste që nga aspekti moral mund të kenë një dykuptimësi, e kjo vjen në shprehje veçmas në fazën e parë të zhvillimi të veprimtarisë. Ndërmarrësit shpeshëherë kanë telashe të mëdha në aspektin moral të vendimeve të veta afariste, andaj janë të kënaqur nëse vendimet e tyre janë në harmoni me ligjet e miratuara. Etika afariste nënkupton respektimin e normave morale në veprimtarinë ekonomike. Respektimi i konkurencës, vërtetësia e shpalljeve, respektimi i konsumatorëve dhe i të punësuarve janë vetëm disa prej elementeve që i përkasin mjedisit moral. 4.2. Infrastruktura 4.2.1 Kuptimi i infrastrukturës së ndërmarrësisë Infrastruktura është një tërësi e degëve dhe e veprimtarive me objektet dhe parimet përkatëse që mundësojnë zhvillimin normal të sektorit primar, sekondar, terciar dhe të aktiviteteve me interes të përgjithshëm shoqëror, përkatësishtë të punëve publike. Sektori primar ose veprimtaritë primare përfshijnë: bujqësinë, peshkatarinë, pylltarinë dhe zejtarinë. Sektori sekondar ose veprimtaritë sekondare përfshijnë: industrinë, ndërtimtarinë dhe zejtarinë prodhuese, pra kryesisht veprimtaritë me karakter përpunues. Sektori terciar përfshin veprimtaritë shërbyese: turizmin, tregtinë, hotelierinë, zejtarinë shërbyese, shërbimet financiare komunale etj. 4.2.2. Infrastruktura dhe ndërmarrësi Nga këndvështrimi i ndërmarrësit, infrastruktura nënkupron bazën dhe përkrahjen që i nevojitet për t’i realizuar qëllimet e veta primare dhe sekondare. Qëllimet primare – nënkuptojnë realizimin e detyrave themelore të afarizmit dhe përcaktimin e vizionit të zhvillimit të ndërmarrësit, si dhe planifikimin e qëllimeve afariste dhe zgjedhjen e strategjisë për realizimin e tyre. Qëllimet sekondare – nënkuptojnë plotësimin e nevojave personale dhe të nevojave të mjedisit dhe vetë komunikimin me mjedisin. 4.2.3. Llojet e infrastrukturës E dallojmë infrastrukturën ekonomike që përfshinë qarkullimin, energjetikën, sistemin e telekomunikacionit, sistemin e veprimtarive komunale dhe te gjitha veprimtaritë që janë drejtpërdrejtë të lidhura me procesin e prodhimit, nga infrastruktura joekonomike që përfshinë shkollimin, shëndetësinë etj. Po ashtu dallojmë infrastrukturën shtetërore, infrastrukturën urbane dhe shumë lloje tjera varësishtë nga mënyra e ndarjes së tyre. 14
Faqe
13
Nga këndvështrimi i ndërmarrësit, nevojave, aktiviteteve dhe kërkesave të tija, infrastruktura ndahet në atë: Të brendshme dhe të jashtme. 4.2.4. Faktorët e brendshëm të infrastrukturës Në afarizmin modern dhe të organizuar në mënyrë cilësore më së shpeshti organizohen këto shërbime të infrastrukturës: i informatikës, i kërkimeve dhe i zhvillimit, i kontabilitetit, i auditimit, i kontrollingut, i organizimit, i menaxhimit të potencialeve njerëzore dhe shërbimi i punëve të përgjithshme. 4.2.5. Shërbimi informatik Shërbimi informatik është sot shërbimi më dominues dhe më me ndikim. Pra të dhënat dhe informata që i grumbullon, përpunon dhe i vë në dispozicion shërbimi i informatikës, sot do të ishte e pamundur që të zgjidhen me kohë dhe në mënyrë cilësore probleme të ndryshme dhe të merren vendime në cilën do qoftë sferë të veprimtarisë ekonomike. Shërbimi i kërkimit dhe i zhvillimit të organizimit Shërbimi i kërkimit dhe i zhvillimit të organizimit ka tri grupe detyrash: Detyrat kërkimore – gjithë ajo që i kontribon njohjes së zgjidhjeve, mjeteve, metodave dhe procedurave të reja organizative. Detyrat operative – kërkimi i organizimit ekzistues dhe aplikimi i organizimit të ri, si dhe mbikëqyrja e funksionimit të tij. Detyrat e instruktimit – përcjellja e punës së organizatorëve tjerë, aftësimi dhe informimi për zgjidhjet e reja organizative. Faktorët e jashtëm të infrastructures Këta faktorë përkufizohen si një infrastrukturë jashtë subjektit ekonomik, ndërkaq përfshijnë: mardhëniet ndërmjet ndërmarrësit dhe shtetit, indrastrukturën institucionale, infrastrukturën komunale, infrastrukturën financiare, infrastrukturën shëndetësore-sociale, infrastruktura arsimore, infratrukturën shërbyese dhe infrastrukturën industriale. Qendrat e ndërmarrësve, inkubatorët dhe zonat afariste Qendrat e ndërmarrësve Qendrat e ndërmarrësve, me organizimin e ndihmës profesionale për shoqëritë tregtare, zejtarinë dhe ndërmarrësit e rinj fillestarë, u jep ndihmë ndërmarrësve për zhvillim dhe përparimin e veprimtarisë së tyre ekonomike. Qendra financohet nga donacionet dhe mjetet shtetërore si dhe nga të hyrat vetjake që i realizon nga shërbimet që ua ofron ndërmarrësve. Nuk e ka për qëllim fitimin, ndërkaq fitimin eventual e investon në zhvillimin e veprimtarisë së vet themelore. 15
Faqe
14
Inkubatorët e biznesit Përkundër ekzistimit të një literature të gjerë, edhe më tutje nuk ekziston një përkufizim më i plotë se çka është inkubatori i biznesit. Megjithatë, përgjithësishtë mundë të themi se inkubatori është vend nga i cili dalin ndërmarrësit e rinj, ndërkaq stratexhia themelore e punës së tij është themelimi, zhvillimi, nxitja dhe mbështetja e ndërmarrësve të rinj dhe e ndërmarrësve në fazat e para të zhvillimit. Inkubatorët u ofrojnë ndërmarrësve: - lokale të punës dhe shërbime teknike - shërbime profesionale dhe këshilldhënëse. Zonat afariste Zona afariste është një hapësirë e kufizuar me një infrastrukturë të rregulluar për nevojat e ndërmarrësit brenda së cilës zhvillohet aktiviteti i caktuar ekonomik. Ajo përbën qendrën e ndërmarrësisë e të shkëmbimit të ideve dhe të bashkpunimit afarist. Zonat dallohen për nga emri i vet, që më së shpeshti janë: zona zejtare, industriale, biznesore, zona dhe parqe teknologjike, qendra për transferin e teknologjisë etj. Infrastruktura fizike Përfshinë sistemin e komunikacionit, qarkullimit dhe të energjetikës që mundësojnë rrjedhën e shpejtë të mallrave nga vendi i prodhimit deri në vendin e konsumit, shkëmbimin e shpejtë të informatave, komunikimin e shpejtë dhe cilësor me blerës dhe furnitorë. Kjo infrastrukturë përbëhet nga këto sisteme: - Infrastruktura e komunikacionit, - Infrastruktura e transportit.
16
Faqe
15
5. MARKETINGU NË NDËRMARRËSI 5.1. 5.2. 5.3. 5.4. 5.5. 5.6. 5.7. 5.8. 5.9.
Marketingu si koncept i orientimit afarist, Tregu dhe karakteristikat e tij, Funksionet themelore të marketingut, Procesi i marketingut, Ambienti i marketingut, Informatat e marketingut, Segmentimi i tregut, Strategjitë e tregut, Planifikimi i marketingut.
5.1. Marketingu si koncept i orientimit afarist Marketingu nuk është arti i kërkimit të mënyrës për të plasuar atë që e ke prodhuar, por është arti i krijimit të vlerës unike për blerësin.(Fhilip Kotler) Marketingu përfshinë një sferë shumë më të gjerë të aktiviteteve afariste sesa që janë shitja dhe propaganda ekonomike. Marketingu nuk ka për qëllim shitjen e prodhimit ose promovimin e tij por plotësimin e nevojave të konsumatorit. Në qendër të orientimit afarist të marketingut nuk është prodhimi, por konsumatori dhe nevojat e tij. 5.2. Tregu dhe karakteristikat e tij Tregu është një mekanizëm nëpërmjet të cilit, e më qëllim të pltësimit të nevojave reciproke të blerësve dhe shitësve, me ndërveprimin e tyrë caktohen çmimet e mallrave e të shërbimeve dhe sasia e tyre. Tregu shpeshherë konsiderohet si vend ku takohen shitësit e blerësit dhe i shkëmbejnë mallrat dhe shërbimet e tyre me para. Shkembimi është një proces i ndërrimit të pronësisë. Duke i pasur parasysh karakteristikat e ndryshme, tregu mund të shikohet nga aspekti i hapsirës dhe i mallrave, nga aspekti i lidhjeve dhe i madhënieve si dhe nga aspekti i teknikës së tregut dhe të institucionit. Nga aspekti i konkurrencës në treg kemi tegun e konkurrencës së pakufizuar, tregun monopolit dhe tregun e konkurrencës së kufizuar. 5.3. Funksionet themelore të marketingut Detyrat themelore të marketingut dhe të aktivieteve që lidhen me të janë: - të konstatohen nevojat e konsumatorëve dhe të shfrytëzuesve potencialë dhe karakteristikat e sjelljes së tyre në procesin e vendimarrjes për blerjen dhe konsumin me qëllim të gjetjes së zgjidhjes adekuate për plotësimin e tyre, - të njihen potencialet e shfrytëzuesit me përparësitë e ofertës së vetë në vendin e duhur dhe çastin e duhur, - t’i sigurojë dhe t’ua dërgojë me kohë shfrytëzuesve prodhimet dhe shërbimet, - t’ua ofrojë blerësve potencialë prodhimet dhe shërbimet me çmim të arsyeshëm dhe me elementet e tjera të arsyeshme të ofertës. Së këndejmi, ndërmarrësit e orientuar drejt tregut dhe marketingut i orientojnë aktivitetet e veta në të gjitha sferat afariste siç është theksuar më poshtë: sfera e prodhimit, shkëmbimit, 17 Faqe
16
ditribuimit, dhe promovimit, të gjitha funksionet e përmenduara njihen me emrin Marketing Miks. Politika e prodhimit Politika e prodhimit është pjesë përbërëse e politikës afariste të ndërmarrësve dhe përfshinë cilësinë, zhvillimin programit prodhues dhe afatin e qëndrueshmërisë së prodhimit, hulumtimet dhe zhvillimin e prodhimeve të reja, përmirësimin dhe aplikimin e ri të prodhimeve ekzistuese (novacioneve). Në mënyrë me politikën e prodhimit që të ruaj dhe të përfitojë, përkatësisht të mahnitë një numër sa më të madh të blerësve dhe konsumatorëve, ndërmarrësi cakton gjerësinë e programit prodhues- të ngushtë ose të gjerë dhe thellësinë e programit prodhues-të cekët dhe të thellë, aplikon dhe lanson, përkatësisht nxjerr në treg prodhime të reja ose bënë përmirësimin e atyre ekzistuese, i braktisë prodhimet e vjetra të cilat blerësit dhe konsumatorët i zëvëndësojnë gjithnjë e më tepër me prodhime të reja, varësishtë nga cikli jetësor në të cilin gjendet prodhimi. Politika e çmimeve Çmimi është instrument i shitjes me të cilin ai harmonizohet me kërkesat e blerësve nëpërmjet politikës së çmimeve (të larta ose të ulëta) që përfshinë lëshimet, shitjen me këste, përkatësisht me kredi. Politika e çmimeve përbëhet nga caktimi i çmimeve, lirimet, rabati dhe elementet tjera nxitëse që janë të lidhura me çmimin dhe shitjen. Ndërmarrësit me anën e uljeve të ndryshme të çmimeve ose të lirimeve, me themelimin e klubeve për motivimin e konsumatorëve me politikën e përcaktuar të çmimeve të harmonizuar me elementet e tjera të miksit të marketingut i ruajnë dhe i tërheqin blerësit e rinj. Politika e distribuimit Politika e distribuimit përfshin aktivitetet e shitjes dhe të distribuimit që janë të harmonizuara me elementet e tjera të miksit të marketingut. Varësishtë nga politika e distribuimit që e udhëheqë ndërmarrësi, distribuimi mundë të jetë ekskluziv ( i kufizuar vetëm në një distributor që ka shpenzime më të vogla se ai intenziv), intenziv(shfrytëzohen të gjitha kanalet disponuese që prodhimet t’u ofrohen konsumatorëve në çdo vend të shitjes. Politika e promovimit Politika e promovimit përbëhet nga gërshetimi i aktiviteteve të komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të tërrthortë me tregun, përkatësishtë me mjedisin më të afërt ose më të largët, me qëllim të informimit dhe tërheqjes së blerësve potencial. Këto janë aktivitetet e propagandës ekonomike ose të publikimit, shitjes personale, marketingut të drejtpërdrejtë, avancimit të shitjes, të mardhënieve me publikun dhe të publicitetit. 5.4. Procesi i Marketingut Procesi i marketingut nënkupton vazhdimin e veprimtarisë së marketingut nga ofertuesi (prodhuesi ose shitësi) deri te blerësi dhe konsumatori. Procesi i marketingut përbëhet nga këto faza: Hulumtimi i rrethanave të volitshme në treg, Zgjedhja dhe definimi i strategjisë optimale, Planifikimi i miksit të marketingut, Veprimi operativ dhe Mbikëqyrja dhe kontrolli. 18
Faqe
17
5.5. Marketingu në mjedisin e caktuar Rezultatet afariste të ndërmarrësve nuk varen vetëm nga aktivitetet që ai i ndërmerr në afarizmin e vet, por nga ndikimet e pjesmarrësve që janë pjesërishtë ose plotësishtë jashtë kontrollit të tij, e që e përbëjnë mjedisin e tij të marketingut. Duke pasur parasysh se ndërmarrësi vepron edhe vetë në lidhje me këto ndikime, dallojmë mikromjedisin dhe makromjedisin. Mikromjedisi i ndërmarrësit Mikromjedisin e ndërmarrësit e përbëjnë pjesmarrësit dhe ndikimet e mjedisit të afërt të ndërmarrësit, në të cilat ndërmarrësi mundë të ketë ndikim më të vogël ose më të madh. Në mikromjedisin e ndërmarrësit bëjnë pjesë: Furnitorët, ndërmjetësit në marketing, blerësit dhe konsumatorët, opinioni, konkurrenca. Makromjedisi i ndërmarrësit Për dallim nga mikromjedisi, makromjedisin e përbëjnë të gjithë pjesmarrësit dhe faktorët e rëndësishëm për afarizmin e ndërmarrësit, por në të cilët ndërmarrësi nuk mundë të ndikojë, por duhet t’u përshtatet. Në makromjedisin e ndërmarrësit bëjnë pjesë: Mjedisi demografik, mjedisi ekonomik, teknologjik, shtetëror-politik, kulturologjik.
5.6. Informatat e marketingut Siç kemi theksuar më sipër, ndërmarrësi ka nevojë për informata të caktuara mbi tregun dhe efektet e marketingut me qëllim të marrjes së vendimeve sa më racionale në afarizëm. Pa informatat për tregjet përreth dhe konkurrencën ndërmarrësi nuk është në gjendje të përcaktojë drejtimin stratexhik të afarizmit. Informatat e marketingut zakonisht përfshin të dhënat për: pjesmarrjen në treg, potencialin e tregut, veçoritë e tregut, cilësitë e punës në shitjen e prodhimeve, trendet afariste, parashikimet ekonomike, konkurrentët dhe ofertat e tyre, studimet lidhur me caktimin e çmimit, testimin e prodhimeve etj. Andaj si sfera kryesore te kërkimit të tregut veçohen: blerësi, tregu, konkurrenca, mjedisi dhe ndikimi i ndërmarrësit. 5.7. Segmentimi i tregut Segmentimi i tregut nënkupton ndarjen e tregut në grupe të kosumatorëve ose në pjesë të tregut. Për segmentim është me rëndësi që ato të jenë grupe të njëjta, përkatësishtë që t’i karakterizojnë veçoritë e përbashkëta në sjelljen e konsumatorëve dhe blerësve. Segmentimi njëkohësihstë është njëra prej stratexhive themelore të tregut. Praktika ka dëshmuar se ndërmarrësit që zbatojnë segmentimin e tregut realizojnë shitje më të madhe, pjesëmarrje më të madhe në treg dhe fitim më të madh. 5.8. Strategjia e Marketingut Strategjia e marketingut është planifikim i qëllimeve dhe detyrave afatxhata që ndërmarrësi ia ka parashtruar vetes, si dhe i mënyrave dhe mjeteve me anën e të cilave do të realizojë qëllimin e përcaktuar duke e aplikuar konceptin e marketingut. 19
Faqe
18
Përbëhet nga caktimi i tregut të synuar dhe hartimi i miksit të marketingut të përshtatur nevojave dhe kërkesave të tregut të synuar. Andaj, me strategjinë e marketingut ndërmarrësi përcakton se si duhet punohet për një punë sa më të sukseshme në mënyrë që në planin afatgjatë të realizojë fitim. Ndërmarrësi zhvillon strategjinë e marketingut në disa nivele: korporativ, afarist dhe funksional. 5.9 Planifikimi i Marketingut Ky është një proces i operacionalizimit të strategjisë së marketingut si shprehje e qëndrimit konkurues të ndërmarrësit. Planifikimi i marketingut në esencë është proces administrimi, kurse zhvillohet në katër faza: 1. Përcaktimi i qëllimeve - formulimi i deklaratës për misionin, - definimi i qëllimeve të korporatës. 2. Shqyrtimi i gjendjes - analiza e tregut, - përgatitja e analizës SWOT, - përcaktimi i presupozimeve të tregut. 3. Formulimi i strategjisë - definimi i qëllimeve dhe i strategjisë së marketingut, - vlerësimi i rezultateve të pritshme, - përcaktimi i planeve dhe mikseve alternative. 4. Shpërndarja e resurseve dhe vështrimi - caktimi i planit financiar, - hartimi i programit të përgatitjeve.
20
Faqe
19
6. FINANCIMI I EKONOMISË SË VOGËL 6.1. 6.2. 6.3. 6.4.
Financimi, Struktura financiare, Problemet lidhur me strukturën optimale financiare, Burimet e financimit.
6.1. Financimi Problemet kryesore të financimit Procesi afarist i çdo subjekti përfshin procesin e furnizimit, procesin e prodhimit dhe procesin e shitjes, me të cilën rrumbullakohet lëvizja e pasurisë që ka për qëllim krijimin e vlerës së shtuar, maksimalizimin e fitimit, si dhe ekzistencën dhe rritën e ndërmarrësit. Nëse likuiditeti kuptohet si zotësi e ndërmarrësit që me pasurinë likuide t’i përmbushë detyrimet e arritura për pagesë, me ç’rast mendohet për detyrimet afatshkurtëra, kurse boniteti si zotësi e përgjithshme e pagimit të detyrimeve, problemi i financimit të ndërmarrësit të vogël është i shprehur pikësëpari si paaftësi e pagimit me kohë të detyrimeve afatshkurtëra të shkaktuara nga mungesa e parasë. Financat afariste të ndërmarrësit duhet t’i vërejnë me kohë këto dukuri dhe t’i sigurojnë paratë me të cilat do të pengohet jolikuiditeti. Në të kundërtën ai do të shëndërrohet në mungesë boniteti dhe stërngarkim me borxhe, kurse në mënyrë zingjirore mund të zgjerohet në tërë ekonominë. Kuptimi i financimit Për inicimin e ndërmarrësisë, ndërmarrësi ka nevojë për para, kurse lartësia e kapitalit fillestar varet nga ajo se për cilën formë juridike të afarizmit bëhet fjalë: shoqërinë e kapitalit ose shoqërinë e personave, apo bëhet fjalë për zejtarinë si ndërmarrës. Gjatë afarizmit paraja u duhet për t’i blerë të gjitha ato që i nevojitem për procesin e prodhimit, kurse me financimin e detyrimeve siguron inputet e nevojshme materiale, rrogat e të punësuarve, shërbimet e jashtme të ndërmarrësve tjerë, tatimet e kontributet ndaj shtetit etj. Mundë të konkludojmë se financimi nënkupton anën monetare të ndërmarrësisë, që përfshin të gjitha format e saj: fillestare, vijuese dhe të financimit zhvillimor të ndërmarrjeve të vogla. Mirëpo, financimi nuk përfshin vetëm sigurimin e parasë, por edhe investimin dhe kthimin e tij. Format e financimit Dallohen tri forma kryesore të financimit: fillestare, vijuese dhe financimi zhvillimor i ndërmarrësit. Financimi fillestar – duhet të sigurojë një sasi të mjaftueshme të kapitalit fillestar për themelimin dhe fillimin e punës së ndërmarrësit gjë që nënkupton sigurimin e burimeve afatgjata për financimin e investimeve fillestare në mjetet afatgjata dhe në mjetet e përhershme të xhiros. Financimi vijues – duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve afatshkurtëra për financimin e nevojave të përditshme afatshkurtëra të ndërmarrësit, gjë që nënkupton financimin e mjeteve të nevojshme të xhiros për mbështetjen e afarizmit të tij cilësor dhe për ruajtjen e bonitetit dhe të likuiditetit të ndërmarrësit. Financimi zhvillimor – duhet të sigurojë sasi të mjaftueshme të burimeve shtesë afatgjata për financimin e investimeve të reja, përkatësisht për zhvillim dhe rritje. 21 Faqe
20
6.2. Struktura financiare Struktura financiare e ndërmarrësit rezulton nga bilanci i tij. Ajo paraqet baraspeshën e aktives që përbënë pasuria e ndërmarrësit dhe të pasives që e përbëjnë burimet e kësaj pasurie. Procesi i financimit formalizohet në kontabilitetin e subjektit ekonomik. Andaj, bilanci është burimi kryesor i informatave për analizimin e gjendjes financiare të ndërmarrësit. Struktura financiare vertikale Struktura e aktives Struktura financiare vertikale përfshin strukturën e aktives dhe të pasives së bilancit pasuror të ndërmarrësit. Ndërmarrësi ka nevojë të vazhdueshme për pasurinë, përkatësishtë për mjetet me të cilat do ta zhvillojë veprimtarinë, varësisht nga dinamika e afarizmit dhe rritja e tij, nevojat ndryshojnë. Aktivi i bilancit pasuror tregon se me çfarë pasurie të gjithmbarshme, përkatësishtë me çfarë mjetesh afariste disponon ndërmarrësi për ushtrimin e veprimtarisë. Aktivi i bilancit përfshin lloje dhe forma të ndryshme të pasurisë: para, sende, të drejta e kërkesa dhe pasuri të tjera që nga aspekti i kontabilitetit i paraqesim në raportin ndërmjet pasurisë afatgjatë dhe afatshkurtër. Struktura e pasives Ajo tregon se nga të cilat burime financohet pasuria që e disponon ndërmarrësi, përkatësishtë sa është financuar kjo pasuri me kapital vetjak, e sa me mjete të huaja(detyrime), pastaj çfarë është maturimi i këtyre detyrimeve. Me të formalizohet raporti i pronarit kundrejt burimeve të mjeteve, andaj, pa marrë parasysh rëndësinë primare të aktives, pasiva e bilancit pasuror paraqet problemin kyç në analizën e strukturës së burimeve të financimit të ndërmarrësit. Struktura financiare horizontale Struktura financiare horizontale është një lidhmëri e afatizuar ndërmjet aktives dhe pasives së bilancit. Në anën e aktives janë paraqitur nevojat totale për mjetet si dhe struktura e tyre e dëshiruar. Se në çfarë mase dhe me çfarë mjetesh ajo do të mbështetet, varet nga struktura financiare e pasives, përkatësishtë nga formimi i saj, duke pasur parasysh nevojat e strukturës së afatizuar të aktives. Me analizën e strukturës financiare horizontale ndërmarrësit mund të analizojnë situatën financiare të ndërmarrjes së vet. 6.3. Problemi i strukturës optimale financiare Dinamika dhe specifikat e çdo sistemi afarist veç e veç, ndërmarrësve për çdo ditë ua imponon pyetjen – cila është struktura financiare optimale e afarizmit të tyre. Pyetja ka të bëjë me përcaktimin e raporteve ndërmjet pozicioneve të madhësisë dhe strukturës së pasurisë nga njëra anë, si dhe pasurisë dhe strukturës së kapitalit e të detyrimeve nga ana tjetër, përkatësisht në vendosjen e gjendjes në të cilën detyrimet janë në raport të arsyeshëm kundrejt kapitalit. Nuk ekziston një përgjigje njëkuptimore, ngase pozita e çdo ndërmarrësi ndryshon kundrejt mjedisit, pastaj nevojat janë të ndryshme, ndërkaq ndryshon edhe raporti kundrejtë detyrimeve kundrejt kapitalit në burimet totale të mjeteve të punës sipas veprimtarive. Optimalizimi i investimeve në mjetet themelore Çdo ndërmarrës duhet ta dijë se çfarë është madhësia dhe struktura e pasurisë afatgjate, përkatësisht mjeteve themelore, që janë të nevojshme për sistemin e tij afarist. Me planifikimin e investimeve do t’i definojë nevojat e veta para se ta merr vendimin për investime. 22 Faqe
21
Procedura e matjes, përkatësisht vlerësimit të arsyeshmërisë ekonomike dhe efektivitetit të investimeve kryesisht realizohet: - Me metodën e amortizimit, - Me metodën e vlerës së tanishme, - Me metodën e normës së brendshme të rentabilitetit. Së fundi, vlen të theksohet se këto metoda mund të shërbejnë si kriter edhe për zgjedhjen e projektit më të volitshëm investues, andaj i shfrytëzojnë të gjithë ata që janë në situatë të zgjedhin ndërmjet më shumë projekteve të ofruara, e kjo veçmas vlen për institucionet financiare. Përcaktimi i mjeteve të nevojshme të xhiros Këtë procedurë e vështirëson fakti se madhsia e mjeteve të nevojshme të xhiros ndryshon vazhdimisht në ndikimin e faktorëve të ndryshëm ekstern dhe intern. Në bazë të ligjshmërive për ecurinë qarkore të mjeteve afariste totale vërehet se roli kryesor për lidhshmërinë e të gjitha funksioneve të procesit riprodhues u takon pikërisht mjeteve të xhiros. Ndërmarrësi duhet të sigurojë një sasi të mjaftueshme të mjeteve të xhiros që janë të nevojshme për realizimin e procesit afarist, por edhe optimalizimin e shfrytëzimit të tyre gjë që nënkupton që me mjete minimale të xhiros të arrihen rezultate maksimale. 6.4. Burimet e financimit Me burimet e financimit fillon dhe mbaron rrethi i financimit të procesit afarist. Prejardhja, lloji dhe kushtet e financimit janë faktorë thelbësorë për një afarizëm të sukseshëm dhe për zhvillimin e ndërmarrësit. Tre janë format themelore të organizimit të ndërmarrësit: Shoqëria tregtare në pronësi të një personi ku pronari, sipas rregullit është edhe menaxher. Vetëm ai e bartë rrezikun për afarizmin. Kapitalin fillestar e përbëjnë mjetet e pronarit, financimi sigurohet nga afarizmi, kurse kapitali themelor shtesë për financimin e zhvillimit sipas rregullit sigurohet nga kursimet dhe rezultatet pozitive të pronarit. Shoqëria tregtare në pronësi të më shumë pronarëve është formë e organizimit në të cilën partnerët e menaxhojnë bashkërisht shoqërinë, bashkërishtë e bartin rrezikun e afarizmit dhe e shpërndajnë fitimin. Kapitalin fillestar e sigurojnë nga kuotat e përhershme të kapitalit të partnerëve, financimin e rregullt e sigurojnë nga afarizmi, kurse financimin e zhvillimit nga burimet e kombinuara. Shoqëria aksionare që sipas rregullit ka më shumë bashkëpronarë (aksionar) të cilët e sigurojnë kapitalin fillestar me investimin e parave, sendeve ose të të drejtave, veprimtarinë e rregullt e financojnë nga burime të kombinuara, kurse financimin e zhvillimit e bazojnë kryesisht në marrjen e borxheve. Burimet sipas mënyrës së formimit Procesi afarist mund të financohet nga më shumë burime të ndryshme të cilat, sipas mënyrës së formimit, zakonisht janë të prezentuara si: Burimet afariste të financimit, Burimet investuese të financimit, Burimet monetare të financimit. Llojet e financimit Ekzistojnë kritere të ndryshme sipas të cilave bëhet ndarja në lloje të caktuara të financimit të sistemit afarist, e më të shpeshta janë: sipas kohës së disponibilitetit të burimeve, prejardhjes së burimeve dhe pronësisë së burimeve. 23 Faqe
22
Sipas kohës së deisponibilitetit të burimeve dallojmë financimin afatshkurtër dhe afatgjatë të sistemit afarist. Karakteristikë e financimit afatshkurtër janë disponibiliteti kohor i burimeve deri një vit. Në pajtim me këtë të gjitha ato burime të financimit që janë të disponueshme më gjatë se një vit janë burime afatgjate. Sipas prejardhjes se burimeve dallojmë burimet e brendshme dhe të jashtme të financimit. Burimet e brendshme të financimit të ndërmarrësit janë të gjitha ato burime që dalin nga afarizmi i tij. Në pajtim me këtë burimet e jashtme të financimit përbëhen nga të gjitha ato burime nga të cilat ndërmarrësi siguron para që nuk arrin t’i ndajnë nga burimet e brendshme. Sipas pronësisë së burimeve dallojmë burime vetjake të financimit, pra të gjitha ato burime që pronari i siguron dhe nuk është i detyruar t’i kthejë, dhe burimet e huaja të financimit që janë të gjitha ato burime që i takojnë pronarit ose nuk rrjedhin nga afarizmi, por me financimin e tyre krijohen detyrime për ndërmarrësin që janë të afatizuara dhe të cilat duhet të kthehen me kamatë. Financimi afatshkurtër Format themelore të financimit afatshkurtër janë kreditë tregtare, kreditë afatshkurtra bankare të organizatave financiare, letrat komerciale dhe faktoringu. Kreditë tregtare – rezultojnë nga procesi i rregullt afarist, me ç’rast dallojmë kreditë tregtare me afate të zakonshme të pagesës pa shpenzimet e kamatës dhe me mundësinë e lejimit të rabatit për pagesën parakohshme (kreditë e lira tregtare) dhe kreditë me shpenzimet e kamatës (kreditë tregtare me interes), nëse shtyhet pagesa prej afatit të kontraktuar. Kreditë bankare afatshkurtëra – janë një formë e shpeshtë e burimeve të huaja të financimit. Për to janë thelbësore pikënisjet e maturimit të afateve, fleksibiliteti, kolaterali dhe shpenzimet e kredisë. Kreditë sipas fleksibilitetit ndahen në: kredi fikse, kornizë dhe revolving. Financimi afatgjatë Financimi afatgjatë i ndërmarrësve nga burimet e huaja nënkupton investimet ne blerjen e pasurisë afatgjate, pra investimet në ndërtime, blerjen e paisjes, të stabilimenteve dhe të pasurisë tjetër afatgjate. Parakusht thelbësor për këtë lloj të financimit është mirëbesimi reciprok i bankës dhe i komitentit si dhe bashkëpunimi afarist afatgjatë, ndërkaq pikëmbështetjet qenësore të këtij kreditimi janë sigurimi i kthimit të kredisë, pronësia e pasurisë së fituar me kreditim, pjesmarrja vetjake e investitorit në financimin e investimeve, periudha e fillimit të kthimit të kredisë dhe respektimi i afateve të kontraktuara për kthimin e kredisë. Lizingu (qiraja) është një formë e shpeshtë, e nganjëherë edhe e vetme e financimit të ndërmarrësve, kur ata nuk posedojnë burime të mjaftueshme vetjake dhe të huaja kredituese. Kjo është formë e financimit që u mundëson blerjen me kushte më të volitshme të lokaleve të punës, makinave ose pajimeve dhe të pasuris afatgjate, veçmas atyre ndërmarrësve që janë në fillim të veprimtarisë së vet. Franshizingu është një formë e rëndësishme e financimit të ndërmarrjeve të vogla, veçmas të atyre fillestare, sepse për themelimin e ndërmarrjes dhe fillimin e punës nuk nevojitet kapital i madh, kurse rreziku është më i vogël në krahasim me forma të tjera të veprimtarisë.
24
Faqe
23
7. KONTABILITETI I NDËRMARRËSISË DHE KONTROLLINGU 7.1. Llojet e kontabilitetit, 7.2. Sistemi i kontabilitetit të ndërmarrësit, 7.3. Kontabiliteti i zejtarit, 7.4. Organizimi i kontabilitetit të ndërmarrësit, 7.5. Kontabiliteti dhe kontrollingu.
7.1. Llojet e kontabilitetit Sipas Ligjit mbi kontabilitetin, ndërmarrës konsiderohet personi juridik që ushtron veprimtari ekonomike për realizimin e fitimit. Po ashtu ndërmarrës është edhe personi fizik i cili në mënyrë të pavarur e ushtron veprimtarinë ekonomike për realizimin e fitimit, nëse me dispozitat e veçanta është caktuar si pagues i tatimin mbi fitimin. Dallojmë kontabilitetin e ndërmarrësit në kuptim të ngushtë dhe kontabilitetin e bankave dhe të organizatave financiare ose të shoqërive të sigurimeve dhe të risigurimeve. Këtu do të bëhet fjalë pikërishtë për kontabilitetin financiar të ndërmarrësit në kuptimin e ngushtë, që është bazë e kontabilitetit për të gjithë ata ndërmarrës që veprojnë si shoqëri tregtare dhe që janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi fitimin, ndërkaq nuk janë banka dhe organizata financiare ose shoqëri të sigurimeve dhe të risigurimeve. 7.2. Sistemi i kontabilitetit të ndërmarrësit Sistemi i kontabilitetit të ndërmarrësit të organizuar si shoqëri është rregulluar me një sërë dispozitash ligjore, aktesh nënligjore, rregulloresh etj. Mirëpo akti themelor me të cilin rregullohet korniza institucionale e kontabilitetit financiar të ndërmarrësit është Ligji mbi kontabilitetin. Po ashtu veçmas janë të rëndësishme parimet dhe standartet e kontabilitetit të caktuara me standartet ndërkombëtare të kontabilitetit, si dhe vetë politikat e kontabilitetit. Parimet e kontabilitetit Këto janë parime ose presupozime themelore që mundësojnë unifikimin e metodave, rregullave dhe procedurave me qëllim të sigurimit të informatave cilësore të kontabilitetit të prezentuara në raportet financiare themelore. Aplikimi i parimeve të kontabilitetit siguron që raportet financiare të ndërmarrësit të jenë transparente. Parimet e kontabilitetit janë: Parimi i vazhdimësisë ose i kohëzgjatjes së pakufizuar të veprimtarisë, Parimi i aplikimit konsekuent, Parimi i shfaqjes së ndodhisë. Standartet e kontabilitetit Standartet e kontabilitetit mundësojnë unifikimin dhe krahasimin e të dhënave të prezantuara në raportet financiare të ndërmarrësit.Në mënyrë që, përveç atyre nacionale, të sigurohet unifikimi i dispozitave dhe standarteve të kontabilitetit në nivelin ndërkombëtar, janë zhvilluar edhe standartet ndërkombëtare të kontabilitetit. 25 Faqe
24
Politikat e kontabilitetit Këto janë parime dhe standarde të veçanta që i aplikon kontabiliteti i ndërmarrësit me rastin e përpilimit dhe prezentimit të raporteve financiare. Ndërmarrësi është i detyruar të miratojë politikat e kontabilitetit, ndërkaq me rastin e zgjedhjes dhe të miratimit të tyre, është i detyruar të respektojë dhe të merr për bazë parimet përgjithësishtë të pranuara të standarteve ndërkombëtare të kontabilitetit. Miratimi i politikave të kontabilitetit ka për qëllim zgjedhjen e procedurave konkrete të kontabilitetit të ndërmarrësve në të gjitha ato raste kur me standartet ndërkombëtare të kontabilitetit ndonjë çështje nuk është saktësuar deri në fund, kurse ndërmarrësve u është lënë mundësia e zgjedhjes së metodave për matjen e elementeve të raporteve financiare. Ndarja e kontabilitetit Kontabiliteti i ndërmarrësit, si sistem gjithpërfshirës i përsjelljes dhe i raportimit për aktivitete afariste të ndërmarrësit, mund ti vrojtojmë nga dy aspekte dhe këtë nga aspekti i afarizmit dhe nga aspekti i veprimtarisë së kontabilitetit. Kontabiliteti nga aspekti i afarizmit – nga ky aspekt, përkatësisht sipas kriterit se ai i përfshinë të gjitha ose vetëm disa pjesë të procesit të afarizmit të kontabiliteti i ndërmarrësit kryesisht ndahet në: Kontabiliteti financiar, Kontabiliteti i shpenzimeve, Kontabiliteti menaxhues. Kontabiliteti nga aspekti i veprimtarisë kontabël – nga aspekti i veprimtarisë kontabël, kontabiliteti i ndërmarrësit përfshinë planifikimin kontabël, mbikëqyrjen kontabël dhe analizën kontabël. Raportet financiare të ndërmarrësit Raportet financiare me destinim të përgjithshëm kanë për qëllim publikimin e saktë të informatave për pozitën dhe gjendjen financiare në ditën e caktuar dhe lidhur me punën e suksesshme të ndërmarrësit brenda një periudhe të caktuar llogaritare që i shërben një rrethi më të gjërë të shfrytëzuesve me rastin e vendimarrjes. Për realizimin e këtyre qëllimeve raportet financiare të ndërmarrësit ofrojnë informata për pasurinë, detyrimet, kryegjënë, të hyrat dhe të dalat, përfshirë fitimin dhe humbjet si dhe rrjedhën e parasë. Me rastin e hartimit të raporteve financiare, të gjithë ndërmarrësit, pa marrë parasysh madhësinë e tyre, janë të detyruar t’i zbatojnë plotësishtë standartet e kontabilitetit. Bilanci Bilanci është një pasqyrë sistemore e kontabilitetit lidhur me gjendjen e pasurisë, borxheve (detyrimeve) të shoqërisë dhe të kryegjësë së pronarit në ditën e caktuar. Çdo ndërmarrës, pa marrë parasysh madhësinë, harton bilancin një herë në vit, përkatësishtë në fund të vitit, por nëse është e nevojshme këtë mundë ta bëjë për çdo tre muaj e madje edhe për çdo muaj. Pasuria është vlera totale e resurseve ose e të drejtave që i disponon ndërmarrësi dhe që i shfrytëzon për realizimin e aktivitetit ekonomik nga i cili pret një fitim të caktuar. Sipas nocionit pasuria mund të jetë në para, sende, të drejta dhe kërkesa, si dhe ndarjet aktive kohore, e sipas funksionit që ka pasuria ndahet në pasurinë afatgjate dhe pasurinë afatshkurtër. Detyrimet janë borxhe, ndërkaq përfshijnë kapitalin e huaj që ndërmarrësi e ka marrë nga të tjerët në munggesë të kapitalit të vetë. Detyrimet mund të krijohen me huazimin e parasë në tregun e kapitalit, me blerjen e paisjeve, të materialit dhe të mallrave nga furnitorët sipas fuqisë ligjore. Kryegjëja është synonim për kapitalin vetjak, përkatësishtë të pronarëve. Përfshin investimet totale të ndërmarrësit në një aktivitet ekonomik. Sipas standarteve ndërkombëtare të kontabilitetit kryegjëja është mbetja e pasurisë së ndërmarrësit pas zbritjes së të gjitha detyrimeve të tij. 26 Faqe
25
7.3. Kontabiliteti i zejtarit Për dallim nga ndërmarrësit e organizuar si shoqëri e cila është e detyruar të paguajë tatimin mbi fitimin, ndërmarrësit e organizuar si zejtarë janë të detyruar ta paguajnë tatimin mbi të ardhurat. Nga kjo diferencë, përkatësishtë për faktin se zejtarët janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi të ardhurat, rezultojnë edhe karakteristikat kryesore të kontabilitetit të tyre, sipas të cilave ai dallon nga kontabiliteti i ndërmarrësve të organizuar si shoqëri. Karakteristikat themelore të kontabilitetit të zejtarit Karakteristikat themelore të kontabilitetit të zejtarit janë: Evidenca sipas parimeve të kontabilitetit të thjeshtë, Të ardhurat janë diferenca ndërmjet marrjeve dhe shpenzimeve afariste, Marrjet afariste janë të gjitha të hyrat, Shpenzimet afariste janë të gjitha të dalat, Aplikohet parimi i punës së arkës, Çregjistrimi (shlyerja) e pasurisë afatgjate. Librat afariste Kontabiliteti i ndërmarrësit të organizuar si zejtarë është i detyruar t’i mbajë librat afariste. Me ligjin për tatimin mbi të ardhurat është përcaktuar se këto janë libri i të hyrave dhe të dalave, libri i qarkullimit,libri i pasurisë afatgjate dhe evidenca e kërkesave dhe e detyrimeve, por që zejtarët të cilët janë të detyruar të paguajnë tatiminmbi vlerën e shtuar duhet të mbajnë edhe librin e faturave dalëse dhe hyrëse e në këtë rast nuk janë të detyruar të mbajnë evidencën e kërkesave dhe detyrimeve. Libri i të hyrave dhe i të dalave Në këtë libër evidentohen të hyrat dhe të dalat totale afariste nga ushtrimi i veprimtarisë në periudhën e caktuar tatimore, me qëllim të përcaktimit të të ardhurave. Evidenca e kontabilitetit në librin e të hyrave dhe të dalave duhet të mbahet me rregull, me kohë dhe saktësishtë në bazë të dokumenteve autentike të kontabilitetit, ndërkaq mbahet sipas parimit të punës së arkës. Kjo do të thotë se në librin e të hyrave dhe të dalave në periudhen tatimore mundë të rexhistrohen vetëm të hyrat e realizuara, përkatësishtë të mirat e dala, me përjashtim të shpenzimeve për blerjen e pasurisë afatgjate ku si shpenzim konsiderohet çregjistrimi i pasurisë afatgjate gjatë kohëzgjatjes së qëndrueshmërisë së saj në shumën që është në pajtim me dispozitat. Të hyrat afariste Të hyra afariste janë të gjitha të mirat (paraja, sendet, të drejtat materiale, shërbimet etj), që realizohen në periudhën tatimore në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë zejtare. Të hyrat tatimore konsiderohen edhe marrjet nga shitja dhe përjashtimi i sendeve dhe të drejtave, përveç përjashtimit të pasurisë financiare që shërben për ushtrimin e veprimtarisë që evidentohet si pasuri investuese apo që është dashur të jetë në kuadër të pasurisë afatgjate si dhe marrjet nga shitja ose likuidimi i veprimtarisë, përveç nëse pasurisë afatgjate, si dhe marrjet nga shitja ose likuidimi i veprimtarisë, përveç nëse fituesi i veprimtarisë e vazhdon veprimtarinë dhe më vonë e siguron tatimin e rezervave të fshehura.
27 Faqe
26
Të dalat afariste Të dalat afariste janë të gjitha të mirat e ndërmarrësit të dala gjatë periudhes tatimore në lidhje me fitimin, sigurimin dhe ruajtjen e të hyrave afariste dhe të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me ushtrimin e veprimtarisë. Në të dala afariste bëjnë pjesë edhe vlera kontabël e të mirave të shitura ose të përjashtuara të pasurisë afatgjate si dhe pasuria e tjetërsuar dhe likuidimet. Të dala afariste konsiderohen edhe shpenzimet për material, për prodhime, për mallra, energji dhe shërbime që shërbejnë për krijimin e të ardhurave, ndërkaq llogariten si të dala deri në lartësinë e çmimit të blerjes ose të shpenzimeve të prodhimit. Amortizimi Të ardhurat janë diferenca ndërmjet të hyrave dhe të dalave afariste brenda një periudhe llogaritare, gjë që nënkupton hyrjen ose daljen reale të mirave të saktësuara në kaptinat paraprake prandaj, çregjistrimi (amortizimi) i pasurisë afatgjate sipas kohëzgjatjes së saj nuk do të mund të konsiderohej si e dalë afariste, përkatësishtë si shpenzim afarist i zejtarit brenda periudhes llogaritare, ngase nuk janë të dala reale të të mirave nga veprimtaria e zejtarit. Bazë për llogaritjen e amortizimit si shpenzim është regjistrimi i pasurisë afatgjate i bërë sipas parimeve të regjistrimit të rregullt, me kohë dhe të saktë, siç është përcaktuar me rregulloren për tatimin mbi të ardhurat. Libri i qarkullimit Ky libër mbahet për çdo vend të shitjes kështu që në fund të çdo dite të punës, e më së voni para fillimit të ditës së ardhshme të punës, regjistrohen të hyrat në arkë, përkatësisht të hyrat e paguara në para të gatshme dhe në çeqe, për çdo vend të shitjes veç e veç. Librin nuk janë të detyruar ta mbajnë ata ndërmarrës që të dhënat për qarkullimin ditor në para të gatshme i sigurojnë nga evidenca në librin e të hyrave dhe të dalave ose në evidencat e përcaktuara me ligje të tjera, apo nëse këro evidenca mbahen në vendin ku realizohen të hyra në para të gatshme. 7.4. Organizimi i kontabilitetit të ndërmarrësit Organizimi i kontabilitetit të ndërmarrësit të institucionalizuar si shoqëri tregtare ose si zejtar kërkon përgjigje në së paku tri pyetje themelore: kur do të fillojë puna, a do ta ketë kontabilitetin e vet apo do ta huazojë dhe çfarë do të jetë organizimi i kontabilitetit. Me institucionalizimin e shoqërisë ose të zejtarit, kontabiliteti është shërbimi i parë që fillon të veprojë. Përgjigja në pyetjen se a duhet të organizohet kontabiliteti vetjak ose të shfytëzohen shërbimet e kontabilitetit të huazuara varet nga aktiviteti i gjithmbarshëm afarist, nga potencialet njerëzore dhe nga mundësitë teknike-teknologjike, nevojat për mbrojtjen e të dhënave nga kërkesat për raportime. 7.5. Kontabiliteti dhe kontrollingu Përcaktimi i kuptimit të kontrollingut Kontrollingu si disiplinë ekonomike nuk ka një kuptim universal, por varësishtë nga shkalla e zhvillimit dhe e aplikimit në mjedise të caktuara, definohet në disa mënyra. Sipas disave, kontrollingu për shkak të lidhshmërisë me kontabilitetin edhe më tutje identifikohet me kontrollin e afarizimit apo, për shkak të lidhshmërisë së ngushtë me procesin e planifikimit, identifikohet me këtë funksion afarist. Në kuptimin e ngushtë të fjalës kuptimi i kontrollingut rrjedh nga fjala CONTROL, që ka disa interpretime siç janë kontrolli, verifikimi, mbikëqyrja, hulumtimi, zhvillimi, orientimi etj. Sipas mendimit më të hapur 28
Faqe
27
kontrollingu është funksioni brenda sistemit të menaxhmentit me të cilin rritet efektiviteti i tij, e kësisoj edhe aftësia për t’ju përshtatur ndryshimeve brenda dhe jashtë ndërmarrjes. Në aspektin organizativ, kontrollingu në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është i organizuar kryesishtë në kuadër të shërbimeve të ngjashme të kontabilitetit, planit dhe analizës, financave etj. Kurse te ndërmarrjet e mëdha zakonisht është i pavarur në aspektin organizativ. Raporti ndërmjet kontrollingut dhe kontabilitetit Kontabiliteti është pjesë e sistemit të informacionit dhe të kontrollit të ndërmarrësit. Ai ka për detyrë të sigurojë informata të natyrës financiare me qëllim të marrjes së vendimeve menaxheriale, veçmas në sferën e planifikimit, përgatitjes së bilancit dhe kontrollit të shpenzimeve, të të hyrave dhe të fitimit, si dhe kontrollin e zbatimit të vendimeve të marra. Po ashtu, kontrollingu përfshin procesin e harmonizimit të planifikimit të kontabilitetit dhe të kontrollit të sistemit llogaritar me planifikimin dhe kontrollin e afarizmit. Kontrollingu duhet të sigurojë që rezultatet e ndërmarrësit të realizohen brenda kufijve të planifikuar. Për ta realizuar këtë detyrë kontrollingu ndikon në përgatitjen dhe formësimin e të dhënave dhe informatave të kontabilitetit, si dhe në orientimin e kontabilitetit drejt së ardhmes. Planifikimi dhe kontrolli i aktiviteteve afariste Planifikimi dhe kontrolli janë funksionet themelore menaxheriale. Planifikimi është i orientuar drejt së ardhmes dhe përfshin parashikimin e qëllimeve dhe përcaktimin e mënyrave, procedurave dhe të aktiviteteve për realizimin e tyre. Funksionet e planifikimit dhe të kontrollit janë ndërlidhura reciprocikishtë dhe me anën e tyre menaxhmenti përpiqet ti shmangë ose t’i zvogëlojë rreziqet në afarizmin e vet. Lidhshmëria e planifikimit dhe e kontrollit paraqitet në atë mënyrë që përcaktimi i qëllimeve që synohet të arrihet me anën e planifikimit zbatohet nëpërmjet të përpilimit të bilanceve në të gjitha nivelet dhe i harmonizuar me bilancin total të ndërmarrësit. Kontrollingu dhe vlerësimi i efektivitetit menaxherial Me anën e kontrollingut duhet të realizohen rezultate optimale të afarizmit brenda kufijve të planifikuar. Prandaj, për zbatimin praktik të funksionit të kontrollingut është e nevojshme të bëhet zbatimi në plane (buxhet) nga njëra anë, si dhe instituimi i sistemit të masave, standarteve e veprimeve të kontrollit dhe të kontrollit buxhetor nga ana tjetër. Përcaktimi i qëllimeve që priten të realizohen me anën e planifikimit bëhet nëpërmejt hartimit të bilancit. Bilanci, përkatësishtë llogaria e ndërmarrësit (master-buxheti) zakonisht përgatitet për një vit, ndërkaq ka për qëllim zbatimin e planeve afatgjata brenda termineve afatshkurtëra dhe përbëhet nga: Bilanci operativ, dhe bilanci financiar. Me përcaktimin e bilancit caktohen kriteret për matjen e përgjegjësisë së menaxherëve. Kontabiliteti i siguron menaxhmentit informatat e nevojshme për marrjen e vendimeve afariste, informatat për shmangiet në krahasim me detyrat e planifikuara, informatat lidhur me atë se kush është përgjegjës për rreziqet e krijuara, cilat dallime do të duhej hulumtuar dhe së fundi cilat aktivitete korrigjuese duhet ndërmarrë.
29
Faqe
28
8. QARKULLIMI I PAGESAVE 8.1. Hyrje në qarkullimin e pagesave, 8.2. Pagesat llogaritare, 8.3. Instrumentet për sigurimin e pagesave, 8.4. Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave. 8.1. Hyrje në qarkullimin e pagesave Përcaktimi i kuptimit të qarkullimit të pagesave Qarkullimi i pagesave nënkupton të gjitha pagesat ndërmjet personave juridikë dhe fizikë të kryera për pagimin e borxheve në para, përkatësishtë arkëtimin e kërkesave monetare. Përbën një tërsi të instrumenteve, veprimeve dhe sistemeve ndërbankare për transferin e parasë ndërmjet palëve të interesuara. Po ashtu, mund të thuhet se kjo nënkupton të gjitha pagesat e evidentuara në një shtet. Pjesmarrësit në qarkullimin e pagesave janë subjektet vendore afariste dhe qytetarët si dhe personat e huaj juridikë dhe fizikë (në pajtim me dispozitat e veçanta). Subjekti afarist është personi juridik, organi i pushtetit shtetëror, organi i administratës shtetërore, njësia e vetqeverisjës lokale, njësia e administratës rajonale dhe personat fizikë që e ushtrojnë veprimtarinë e regjistruar në pajtim me dispozitat. 8.2. Llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave Përcaktimi i kuptimit të llogarisë Sipas ligjit mbi qarkullimin e pagesave në vend bankat afariste janë organizata të autorizuara për hapjen e llogarive afariste subjekteve afariste për nevojat e qarkullimit të pagesave. Me llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave kuptohen transaksionet nga llogaritë në të cilat evidentohen të hyrat monetare, shpenzimet monetare dhe saldoja. Llogaria nga e cila bëhet transakcioni mund të ketë saldon e kërkesës që nënkupton kërkesat e pjesmarrësve nga banka (ardhja e parave) ose një saldo tjetër që nënkupton borxhet e pjesmarrësve ndaj bankës (derdhja e parasë) në të cilën e kanë të hapur llogarinë. Llogaritë e subjekteve afariste për nga karakteri i vetë mund të jenë xhirollogari dhe llogari rrjedhëse. Llojet e kredive Në bazë të kërkesës me shkrim të subjektit afarist banka mund t’i hapë këto lloje të llogarive afariste: - llogarinë për veprimtarinë e rregullt, - llogarinë e pjesës organizative, - llogarinë e destinimeve të veçanta. Subjektet afariste duhet të hapin në banka së paku një llogari për veprimtarinë e vet, ngase janë të detyruar që financat ti mbajnë në llogaritë dhe pagesat t’i bëjnë nëpërmjet llogarisë. Llogaritë e pjesëve organizative të subjektit afarist dhe llogaritë për destinime të veçanta janë pjesë përbërëse e llogarisë për veprimtarinë e rregullt të subjektit afarist, nëse me ligj apo me dispozitë tjetër nuk është caktuar ndryshe, kurse banka i hap me kusht që subjekti afarist ta ketë të hapur në këtë bankë llogarinë për veprimtarinë e rregullt. Me qëllim që të sigurohet disiplina financiare, subjektet afariste mund të hapin logari devizore vetëm në bankën në të cilën i kanë të hapura llogaritë në kuna për veprimtarinë e rregullt. 30 Faqe
29
Mënyra e bllokimit të kredisë Të gjitha urdhërpagesat duhet të realizohen nga llogaria kryesore. Banka nuk mund t’ia hapë llogarinë për veprimtarinë e rregullt subjektit afarist i cili në llogarinë kryesorë ka të evidentuara detyrime të papërmbushura, përkatësisht urdhërpagesa të pakryera. Organizata e autorizuar që e mbanë llogarinë për zbatimin e urdhërpagesave, ajo këtë e bënë nga mjetet e të gjitha llogarive. Nëse në llogarinë e personit nga e cila duhet të bëhet pagesa nuk ka para të mjaftueshme, organizata e autorizuar do ti merr mjetet nga llogaritë e tjera të paguesit që i ka në organizatën e autorizuar. Konstruksioni i llogarisë në bankë Llogaria që e hap banka përbëhet nga dy pjesë që janë reciprocikisht të ndara: - nga numri identifikues i institucionit depozitar(NIID), - numri i llogarisë në bankë. Numri identifikues i bankës – përbëhet nga shtatë shenja numerike. Numri i llogarisë në bankë – përbëhet nga gjithsej dhjetë shenja numerike nga të cilat pjesa e parë nënkupton llojin e llogarisë dhe përbëhet nga dy shenja numerike, pjesa e dytë përbënë numrin rendor të llogarisë në bankë dhe përbëhet nga shtatë shenja numerike, pjesa e tretë është është numri kontrollues dhe përbëhet nga një shenjë numerike. Kushtet dhe mënyra e hapjes së llogarisë në bankë Banka ia hap llogarinë subjektit afarist me kërkesën e tij, në bazë të mardhënive kontraktore ose sipas dispozitave. Banka dhe subjekti afarist i rregullojnë me kontratë: llojet e llogarive, kushtet për hapjen e llogarive, mbajtjen e llogarive, mbylljen e llogarive. Subjekti afarist i cili ka më shumë se një llogari për veprimtari të rregullt është i detyruar ta caktojë llogarinë kryesore. Llogaria kryesore është llogaria për veprimtarinë e rregullt nga e cila zbatohen dhe në rast të mungesës së parave për zbatim evidentohen urdhërpagesat. Së bashku me kërkesën për hapjen e llogarisë për veprimtari të rregullt subjekti afarist ia dërgon bankës edhe këtë dokumentacion: Dëshminë për subjektin afarist, Njoftimin për kategorizimin sipas klasifikimit kombëtar të veprimtarive të entit shtetëror të statistikës, Listën e nënshkrimeve të personave të autorizuar për mbajtjen e parave në llogari dhe vulën me të cilën do të vërtetohen urdhërpagesat me formularët e qarkullimit të pagesave, Deklaratën me shkrim se a caktohet apo nuk caktohet si llogari kryesore llogaria që kërkohet të hapet. Pagesat në sistemin e qarkullimit të pagesave në vend Me ligjin mbi qarkullimin e pagesave brenda vendit janë definuar format dhe mënyrat e pagesave ndërmjet pjesmarrësve në qarkullimin e pagesave. Këtu para së gjithash mendohet në: 31 Faqe
30
- pagesat pa para të gatshme, - pagesat me para të gatshme, pagesat llogaritare. Pagesat pa para të gatshme nënkuptojnë kalimin e parave nga llogaria e paguesit në llogarinë e marrësit. Kjo formë e pagesës është më racionale dhe varësisht nga pjesmarrja e saj në pagesat totale mund të bëhet fjalë për cilësinë e ekonomive të caktuara. Pagesat nga llogaritë bëhen në atë mënyrë që paguesi e jep urdhërpagesën nga llogaria e vetë në favor të llogarisë së marrësit. Pagesa me para të gatshme nënkupton dorëzimin e drejtpërdrejtë të parasë së gatshme ndërmjet pjesmarrësve në qarkullimin e pagesave, dorëzimin e parasë së gatshme në llogari dhe pagimin e parasë së gatshme nga llogaria. Pagesat kompensuese Pagesat kompensuese janë definuar si mënyrë e përmbushjes së detyrimeve monetare pa përdorimin e parasë së gatshme. Qëllimi kryesor i të gjitha pagesave kompensuese është që me një aktivitet të zgjidhen më shumë mardhënie juridike detyruese. Te shumica e pagesave kompensuese njëri person është vetëm kreditor kurse tjetri debitor, ndërkaq të tjerët janë pjesmarrësit në mardhëniet reciproke debitor-kreditor. Me ligjin mbi mardhëniet e detyrimeve janë definuar lloje të ndryshme te pagesave kompensuese si vijon: - kompensimi, - cedimi, - asignacioni, - marrja përsipër e borxhit. Kompensimi Kompensimi (barazimi) është forma më e shpeshtë, më efikase dhe më e lirë e pagesave llogaritare në të cilën llogaritet kërkesa kundrejt kërkesës dhe borxhi kundrejt borxhit. Për realizimin e kompensimit duhet të plotësohen këto kushte: kërkesat duhet të jenë reciproke, përkatësishtë ato duhet të ekzistojnë ndërmjet personave të njejë, kërkesat sipas llojit duhet të jenë të kompensueshme, që mund të jenë vetëm kërkesat me emër në para ose sendet e tjera të zëvëndësueshme të të njëjtit lloj dhe cilësi, kërkesat duhet të jenë të maturuara. Për nga numri i pjesmarrësve dallojmë: kompensimin e njëanshëm(ligjor), kompensimin e dyanshëm(të kontraktuar), kompensimin e shumanshëm(multilateral). Cedimi Cedimi është një lloj i pagesave kompensuese me anën e të cilit kreditori i vjetër – cedenti ia kalon kërkesën e vet nga debitori – cesusi në kreditorin – cesionarin e ri. Cedimi realizohet me lidhjen e një kontrate të dyanshme joformale mbi cedimin ndërmjet cedentit dhe sesionarit. Sipas bazës së krijimit, cedimet i ndajmë në: Me kontratë, Ligjor, 32 Faqe
31
Gjyqësor. Asignacioni Asignacioni është një lloj i pagesës kompensuese e cila bëhet në bazë të deklaratës së njërit personasignantit, me të cilin ai e autorizon personin tjetër- asignatin, që në favor të tij t’ia kryejë një veprim të personit të tretë asignatorit, kurse këtë e autorizon që veprimin e kryer ta pranojë në emrin e tij. Me asignacion krijohen tri mardhënie juridike: Mardhënia ndërmjet asignantit dhe asignatit, Mardhënia e asignantit dhe asignatarit, Mardhënia ndërmjet asignatit dhe asignatarit. Ndërmjet asignantit dhe asignatarit po ashtu, mund të ekzistojë mardhënia debitore-kreditore, në të cilën asignatari është kreditor i asignantit dhe kjo mardhënie quhet mardhënie valutore. Marrja përsipër e borxhit Marrja përsipër e borxhit nënkupton kompensimin e pagesave në formë të kontratës së dyanshme joformale në të cilën ai që merr përsipër borxhin e merr përsipër borxhin e debitorit nga mardhënia ekzistuese detyruese dhe ai në këtë mënyrë bëhet debitor në vendë të debitorit të mëhershëm. Në këtë mënrë debitori i mëhershëm lirohet nga borxhi dhe pushon të jetë subjekt i mardhënies detyruese, kurse detyrimi mbetet i njëjtë. Llojet e kambialit Në bazë të ligjit mbi kambialin dallojmë dy lloje themelore të kambialit: kambiali i xhiruar (trasuar), kambiali vetjak i xhiruar. Kambiali i xhiruar – është ai kambial për të cilin emetuesi (trasanti) e thërret debitorin kryesor (trasatin) që shumën e shënuar në kambial t’ia kryejë ditën e faturimit kreditorit (reminentit). Kambiali vetjak i xhiruar – është kambiali në të cilin trasanti dhe trasati janë i njëjti person, përkatësishtë vet emetuesi i kambialit është njëkohësishë edhe debitori kryesor sipas kambialit dhe ai detyrohet që pas maturimit të kërkesës t’ia paguajë reminentit shumën e shënuar në kambial. Përveç këtyre dy llojeve themelore të kambialit hasim edhe forma të tjera të kambialit siç janë kambiali blanko(i bardhë), kambiali sipas urdhrit vetjak, kambiali vetjak, kambiali i xhiruar etj. Veprimet me kambial në praktikë Kambialin mund ta emetoj çdo person juridik dhe fizik me zotësi të plotë afariste. Personi fizik nënshkruan me dorën e vetë kambialin, kështu që në të shënohet adresa dhe JMBG me qëllim të identifikimit më të lehtë dhe zbatimit më të sigurt të veprimeve në bazë të kambialit. Për personin juridik kambialin e nënshkruan përfaqësuesi i tij ligjor. Këta persona nuk do të duhej të përziheshin me personat që janë të autorizuar t’i disponojnë paratë e ndërmarrjes dhe ata nuk mundë ta nënshkruajnë kambialin. Fletëdebia Fletëdebia është dokument me shkrim të cilin e lëshon debitori, me vërtetimin publik të nënshkrimit të vet me të cilin jep pëlqimin që për arkëtimin e kërkesës së kreditorit të klasifikohen të gjitha llogaritë e tij që i ka te personat juridikë që kryejnë punët e qarkullimit të pagesave, që paratë nga këto llogari derdhen drejtpërdrejt në llogarinë e kreditorit, sipas mënyrës së përcaktuar me këtë deklaratë. 33 Faqe
32
Fletëdebia ka disa karakteristika që janë me rëndësi për përdorimin praktik: është veprim i njëanshëm juridik sepse lind me shprehjen e vullnetit të debitorit, është veprim formal juridik sepse lëshohet në formën e shkruar, debitori duhet patjetër ta vërtetojë nënshkrimin e vet te noteri publik, para së gjithash është instrument i sigurimit të pagesave. Fletëdebia është mjet i sigurimit të pagesave dhe i arkëtimit të dhunshëm ekskluzivisht të pagesave në para. Meqë ajo është një aktvendim i formës së prerë për përmbarim, nuk ekziston asnjë mjet juridik për kundërshtimin e saj para gjykatës. 8.4. Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave përfshin sistemin e pagesave ndërmjet rezidentëve të vendeve të ndryshme. E karakterizojnë sistemet e ndryshme valutore, doganore dhe juridike më ç’rast një valutë shëndërrohet në tjetrën, pastaj cilësia e ndryshme e mjeteve, instrumentet e ndryshme që aplikohen, organizatat e ndryshme të qarkullimit të pagesave dhe një pasiguri më e madhe në krahasim me qarkullimin vendor të pagesave. Instrumentet e qarkullimit ndërkombëtar të pagesave Siç u tha më sipër, me qarkullimin ndërkombëtar të pagesave nënkuptojmë të gjitha pagesat dhe arkëtimet mbi bazën e eksportit e të importit të mallrave dhe shërbimeve si dhe për punët tjera ndërmjet personave vendorë dhe të jashtëm. Arkëtimet dhe pagesat për punët me botën e jashtme bëhen në bazë të arsyeve reale për pagesë varësisht nga lloji i instrumenteve të pagesave: Transferta, Akreditimi dokumentar, Çeku, Paraja e jashtme efektive. Me rastin e qarkullimit të pagesave në botën e jashtme është tejet e rëndësishme që urdhërpagesa të jetë e rregullt. Urdhërpagesa e rregullt është ajo që është bërë në mënyrën e përcaktuar të cilin e plotëson dhe e vërteton personi i autorizuar, urdhërdhënësi, të cilit i bashkangjiten dokumentet përkatëse në bazë të të cilave dëshmohet baza dhe detyrimi për pagesë, dhe për të cilën është dhënë mbulesa në valutën në të cilën duhet të paguhet. Akreditivi dokumentar ndërkombëtar Akreditivi dokumentar është një instrument vendor i pagesave, por praktikisht dhe juridikisht është sanksionuar dhe përgjithësishtë i pranuar si instrumenti më i hapur për pagesat ndërkombëtare. Akreditivi ndërkombëtar është çdo marrëveshje sipas së cilës banka(banka akreditive) në pajtim me instruksionet e komitentit(urdhërdhënësit, importuesit): ia paguan personit të tretë (shfrytëzuesit), ose urdhërit të tij ia paguan ose ia aksepton kambialin e marrë nga shfytëzuesi, autorizon bankën tjetër që t’i paguajë kambialet, të akceptojë ose negociojë dhe t’i dorëzojë dokumentet kontraktuese në pajtim me dispozitat dhe kushtet e akreditivit. Llojet e akreditivave janë: Nostro-shkuese, Loro-ardhëse, Të parevokushme dhe të revokushme, 34 Faqe
33
Të konfirmuar dhe të pakonfirmuar, Të kalushme dhe të pakalushme, Të rëndomtë dhe rotativ, Me të parë dhe me termine.
35
Faqe
34
9. TATIMI DHE DHËNIET E TJERA TË NDËRMARRËSIT 9.1. Ligji i përgjithshëm mbi tatimet, 9.2. Llojet e tatimeve, 9.3. Doganat, 9.4. Kontributet, 9.5. Taksat, 9.6. Policia financiare. 9.1. Ligji i përgjithshëm mbi tatimin Ligji i përgjithshëm mbi tatimin nga njëra anë rregullon tatimet dhe dhëniet e tjera publike që janë të rëndësishme për çdo njeri e kësisoj edhe për ndërmarrësin, e nga ana tjetër aplikimin dhe mbledhjen e tyre, me çka ndikohet në interesat më të rëndësishme të atyre që i mbledhin. Me ligjin e përgjithshëm mbi tatimin janë përcaktuar dhëniet publike. Dhëniet publike përcaktohen me ligj dhe me vendimin e organit përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes rajonale dhe të organit të njësive të vetëqeverisjes rajonale dhe të organit të njësive të vetëqeverisjes lokale mbi bazën e ligjit si vijon: Tatimet – janë dhënie në para dhe të hyrat e bilancit me të cilat mbulohen shpenzimet publike, Doganat – janë tatime që paguhen me rastin e importit, Taksat – janë dhënie në para që paguhen për veprimin e caktuar ose për përdorimin e të mirave publike. Kontributet – janë dhënie më para që paguhen për përdorimin e shërbimeve të caktuara ose për realizimin e të drejtave(kontributi për sigurimin pensional dhe sigurimin shëndetësor). Kuptimet themelore Për të kuptuar më mirë përmbajtjet që janë të lidhura me tatimin dhe sistemin tatimor në vazhdim do t’i shpjegojmë nocionet themelore. Organi tatimor – është organ i administratës shtetërore, organi i njësive të vetëqeverisjes rajonale ose organ i njësive të administratës lokale në kompetencën e të cilit janë punët lidhur me përcaktimin e arkëtimit të tatimit dhe të dhënieve të tjera publike, si dhe mbikëqyrja. Tatimpaguesi – është personi i cili në bazë të akteve normative (ligjeve dhe dispozitave tjera juridike) është i detyruar të paguajë tatimin. Zotësia tatimore- është një nocion i cili nënkupton mundësinë e tatimpaguesit që ta paguajë tatimin (ndryshe quhet edhe aftësi ose kapacitet tatimor). Baza tatimore – është baza për llogaritjen e tatimit. Baza tatimore shprehet në njësi adekuate matëse dhe shërben si bazë për llogaritjen e tatimit. Norma tatimore – janë pjesë të bazës tatimore të shprehura në përqindje ose promilë që duhet ti ndajmë për të paguar tatimin. Ndërmarrësi – sipas këtij ligji është çdo person juridikë ose fizik, ose personat e bashkuar që e ushtrojnë veprimtarinë ekonomike në mënyrë të pavarur dhe të përherëshme për realizimin e të hyrave, të ardhurave, fitimit ose të dobive të tjera ekonomike të vlerësueshme. Mardhënia tatimore - debitore Pjesmarrës të mardhënies tatimore-debitore janë organi tatimor, debitori tatimor dhe garantuesi tatimor. 36 Faqe
35
Në këtë mardhënie organi tatimor ka të drejtë të arkëtojë: tatimin, kamatat dhe gjobat, veprimet monetare në bazë të përgjegjësisë nga garancia tatimore. Të drejtat mbi bazën e mardhënieve tatimore-debitore shuhen me pagimin, kompensimin, shlyerjen në pajtim me ligj ose me parashkrim. Vlen të theksohet se nëse lidhur me parashkrimin nuk janë përcaktuar afatet, për këtë zbatohet ligji mbi mardhëniet e detyrimeve. Për përcaktimin e detyrimeve tatimore, ndërmarrësit janë të detyruar t’i mbajnë librat dhe evidencat afariste në pajtim me ligjet dhe dispozitat e tjera. Mbajtja e rregullt, e përditësuar dhe e saktë e librave afariste është njëra prej elementeve thelbësore për përcaktimin e detyrimeve tatimore dhe të mardhënieve të mira me organin tatimor. Këshilltari tatimor Këshilltari tatimor jep ndihmën profesionale për çështjet tatimore, ndihmon në plotësimin e deklaratave tatimore dhe mund ta përfaqësojë tatimpaguesin para organeve tatimore. Këshilltari tatimor duhet t’u përmbahet parimeve të ligjshmërisë, ndërgjegjshmërisë dhe profesionalitetit, si dhe kodit të etikës së këshilltarëve tatimorë. Në të kundërtën, tatimpaguesi mund t’i parashtrojë ankesë Odës. Tatimpaguesve u mundësohet që me shërbimet e këshilltarëve tatimorë t’i zbatojnë drejt dispozitat tatimore, t’i dorëzojnë deklaratat e rregullta tatimore dhe së fundi, që tatimpaguesit ti shfytëzojnë zgjidhjet ligjore që u mundësojnë pagimin e një shumë më të vogël të tatimit. 9.2. Llojet e tatimit Sistemi tatimor nënkupton të gjitha format e të hyrave publike që i ka përcaktuar shteti. Shteti bashkëkohor, për t’i mbuluar shpenzimet e veta, përcakton lloje të ndryshme të të hyrave ndër të cilat më të rëndësishmë janë tatimet. Tatimpaguesit duke e kryer detyrimin e vet tatimor e zvogëlojnë fuqinë e vetë blerëse, përkatësisht ekonomike, dhe në këtë mënyrë e zvoglojnë mundësinë e pjesmarrjes në shkëmbimin e të mirave dhe në procesin e riprodhimit. Me këtë rast duhet dalluar nocionet Sistemi tatimor nga Politika tatimore. Me Sistem tatimor kuptojmë strukturën instrumentale, kurse Politika tatimore nënkupton variacionin e instrumenteve me qëllim të realizimit të objektivave. Teoria financiare bashkëkohore me nocionin e tatimit ka ndërlidhur karakteristikat themelore të tatimeve pa të cilat ato nuk do të konsideroheshin tatime: pagesa e detyruar e tatimit, derivatet e tatimit, moskthimi i tatimit, heqja dorë nga shpërblimi i drejtpërdrejtë, jodestinimi i tatimit, plotësimi i interesit publik, forma monetare e tatimit. Ekzistojnë disa lloje të tatimeve. Me aplikimin e llojit të caktuar të tatimit do të arrihen edhe efekte të ndryshme. Ekzistojnë disa kritere për ndarjen e tatimeve. Varësisht nga kriteret kemi këto tatime: • direkte, • indirekte, • të subjekteve, • të objekteve, • sintetik, • analitik, • reqarticipues, • sipas kuotave, 37 Faqe
36
• i funduar, • i pafunduar etj. Tatimet shtetërore dhe tatimi mbi vlerën e shtuar Tatimet shtetërore përfshijnë tatimin mbi vlerën e shtuar dhe tatimet e veçanta. Të hyrat nga këto tatime në tërësi i takojnë buxhetit shtetëror. Pikënisjet thelbësore të këtyre tatimeve do t’i japim në vazhdim. Me ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar është rregulluar tatimi i vlerës së shtuar, kurse me rregulloren mbi tatimin mbi vlerën e shtuar është shkoqitur aplikimi detal i këtij ligji. Tatimi mbi vlerën e shtuar është neutral për tatimpaguesin ose ndërmarrësin dhe është i përfshirë në faturat hyrëse dhe nuk paraqet shpenzimet e blerësit – tatimpaguesit, ngase ka të drejtë ta zbres nga detyrimi i vet tatimor si paratatim, përkatësisht si tatim që tanimë është paguar. Vlera e shtuar është bazë për tatim. Kjo do të thotë se paguhet vetëm dallimi i tatimit që njëmendë ka të bëjë me vlerën e shtuar. Norma tatimore Me ligj janë parashikuar dy norma tatimore për vlerën e shtuar(TVSH) dhe këtë norma për një grup të caktuar të prodhimeve që kanë rëndësi më të madhe për standartin jetësor të qytetarëve dhe normën prej 22% për të gjitha prodhimet e tjera në qarkullim përveç atyre prodhimeve dhe shërbimeve që me ligj janë përjashtuar nga tatimi. Tatimi mbi vlerën e shtuar sipas normës prej 0% paguhet për: të gjitha llojet e bukës, të gjitha llojet e qumështit, librat, barërat, revistat shkencore etj. Tatimi mbi vlerën e shtuar sipas normës prej 22% nga baza tatimore(kompensimi), paguhet për të gjitha të mirat e tjera të dërguara dhe shërbimet e kryera, përveç atyre që më ligj janë liruar nga pagimi i tatimit vendor, nga pagimi i tatimit me rastin e importit dhe eksportit të mallrave e shërbimeve. Tatimpaguesi Ky është ndërmarrësi i cili i dërgon të mirat ose i kryen shërbimet. Ndërmarrës konsiderohet çdo person juridik ose fizik i cili ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur dhe të përhershme me qëllim të realizimit të të hyrave. Ndërmarrësit nuk janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar, përveç nëse vet kërkojnë nga drejtoria tatimore që t’i rexhistrojë në rexhistrin e personave që e paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar. Objekti i tatimit Objekti i tatimit është vlera e dërgesave të të gjitha llojeve të të mirave dhe shërbimeve që i kryejnë tatimpaguesit, pa marrë parasysh se kujt i janë dërguar prodhimet ose i janë kryer shërbimet dhe pa marrë parasysh se a është fjala për shitje apo për dhënie pa shpërblim. Andaj pagimit të tatimit mbi vlerën e shtuar i nënshtrohen edhe prodhimet dhe shërbimet e kryera që tatimpaguesit i bëjnë për të punësuarit e vet dhe për anëtarët e familjes, në kuadër të familjes dhe për të gjithë të tjerët. Përjashtimet nga pagimi i TVSH-së TVSH-në nuk e paguajnë ndërmarrësit që nuk realizojnë qarkullim mbi kufirin e përcaktuar me ligj që i detyron ndërmarrësit të paraqiten si pagues të tatimit mbi vlerën e shtuar, ndërkaq nuk janë paraqitur me vetëiniciativë si pagues të këtij tatimi. Po ashtu nga ky detyrim janë përjashtuar edhe paguesit e tatimit mbi të ardhurat që ushtrojnë veprimtari të pavarur, për të cilat nuk janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar. 38 Faqe
37
Dhënia e faturave Sipas ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar shitësi është i detyruar ta lëshojë faturën, kurse blerësi është i detyruar ta merrë me vete faturën me rastin e daljes nga shitorja. Fatura duhet ti përmbajë këto të dhëna: vendin, numrin dhe datën e lëshimit, emrin(titullin), adresën dhe numrin amë ose numrin unik amë(numrin tatimor të ndërmarrësit), që i ka dërguar të mirat ose i ka kryer shërbimet(shitësi), emrin(titullin) adresën dhe numrin tatimor të ndërmarrësit të cilit i janë dërguar të mirat ose i janë kryer shërbimet(blerësit), sasinë, çmimin dhe emrin e zakonshëm tregtar të të mirave të dërguara si dhe llojin, sasinë dhe çmimin e shërbimeve të kryera, datën e dërgimit të të mirave ose të shërbimeve të kryera, shumën e shpërblimit(çmimin) e të mirave të dërguara ose të shërbimeve të kryera sipas normës tatimore, shumën e tatimit të kategorizuar sipas normës tatimore, shumën e shpërblimit dhe të tatimit. Nëse në fakturë nuk janë theksuar të gjitha elementet e përmendura, tatimpaguesi nuk ka të drejtë në paratatim, për çka gjithsesi duhet të ketë kujdes. Kthimi i tatimit sipas deklaratës brenda periudhës llogaritare Tatimpaguesi (tregtari) është i detyruar që brenda periudhës se zgjedhur llogaritare ta dorëzojë deklaratën për llogaritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar. Nëse sipas llogaritjes ka paguar një shumë më të lartë të tatimit se sa ka qenë i detyruar, ai ka të drejtë që të kërkojë kthimin e TVSH-së. Në këtë rast mund të zgjidhen dy mundësi: a) Nëse dëshirojmë që teprica e shumës se paguar të tatimit (TVSH) të kthehet, në këtë rast krahas llogarisë e dorëzojmë edhe urdhërvirmanin për kthimin e tatimit. Nëse llogarisë nuk ia bashkangjesim urdhërvirmanin, në këtë rast do të konsiderohet se shumën e tepërt të paguar e lëmë për periudhën e ardhshme llogaritare. b) Që teprica e shumës se paguar të mbetet në llogarinë e drejtorisë tatimore dhe në këtë rast ajo do të konsiderohet si paradhënie e tatimit të paguar për periudhën e ardhshme llogaritare. Libri i faturave të pranuara dhe të lëshuara Tatimpaguesi është i detyruar t’i sigurojë të dhënat për caktimin dhe pagimin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Andaj, është i detyruar të mbajë librin e faturave hyrëse dhe faturave dalëse. Shumat e rexhistruara në librin e faturave të lëshuara mblidhen në fund të çdo periudhe llogaritare, për çdo muaj ose për çdo tre muaj dhe përcaktohet detyrimi tatimor. Në librin e faturave të pranuara shënohen shumat sipas faturave hyrëse të pranuara, pa marrë parasysh normën tatimore mbi vlerën e shtuar(0% ose 22%). Tatimet e veçanta Në praktikë si tatime të veçanta në qarkullim konsiderohen edhe akcizat dhe harxhimet e tjera që te ne nuk praktikohen sa duhet. Në sistemin tatimor janë përfshirë tatimet e veçanta në qarkullim, ndërkaq 39 Faqe
38
secili prej tyre është rregulluar me ligj të veçantë, me të cilat tatohen: alkooli, pijet joalkoolike, birra, kafeja, produktet e duhanit, automjetet etj. Tatimi mbi fitimin Tatimpagues të tatimit mbi fitimin janë, sipas rregullit, personat juridikë, përkatësishtë shoqëritë tregtare nëse ushtrojnë veprimtari ekonomike. Tatimpagues i tatimit mbi fitimin mundë të jetë edhe personi fizik (zejtari) nëse ia paraqet kërkesën degës kompetente të drejtorisë tatimore së në vend të tatimit mbi të ardhurat do ta paguajë tatimin mbi fitimin. Tatimi mbi fitimin përcaktohet mbi bazën e librave afariste dhe të deklaratës tatimore mbi fitimin. Tatimpaguesi është i detyruar që deklaratën t’ia paraqesë drejtorisë tatimore më së voni deri më 30 Prill për vitin e shkuar. Me rastin e dorëzimit të deklaratës mbi fitimin, ndërmarrësi është i detyruar që ta dorëzojë edhe bilancin edhe llogarinë e fitimeve dhe të humbjeve. Lehtësirat, lirimet dhe stimulimet Me ligjin për tatimin mbi fitimin me qëllim të zhvillimit më të shpejtë të ekonomisë, të subjekteve ekonomike dhe për një punësim më të madh, janë përcaktuar edhe lehtësirat, lirimet dhe stimulimet. Me këtë rast do t’i përmendim vetëm disa prej tyre: Për rajonet nën kujdesin e veçantë shtetëror, Lehtësirat për rajonet kodrinore – malore, Lehtësirat për ndërmarrësit që punojnë në zona të lira, Investimet stimuluese – nxitëse. Tatimi mbi fitimin Ligji për tatimin mbi të ardhurat është njëri prej ligjeve më të rëndësishme për afarizmin e personave fzikë-zejtarëve dhe trashëgimtarëve të tyre. Me këtë ligj rregullohet se kush është tatimpagues, cilat përjashtime janë të mundshme dhe cilën shumë të tatimit do ta paguajë tatimpaguesi. Tatimi mbi të ardhurat është një formë tatimore në të cilën tatimpagues janë personat fizikë. Personat juridikë (p.sh. Shoqëritë tregtare) nuk janë pagues të këtij tatimi. Të ardhurat janë diferenca ndërmjet të hyrave të realizuara gjatë periudhes tatimore (merret vetëm ajo që është arkëtuar) dhe shpenzimeve të krijuara në të njëjtën periudhë (të hyrat – të dalat = të ardhurat). Bazë tatimore për të ardhurat(përveç te tatimi paushall i të ardhurave) është shuma totale e të ardhurave që realizon tatimpaguesi në vend dhe në botën e jashtme si vijon: nga puna jo e pavarur, + nga puna e pavarur, + të ardhurat nga pasuria dhe e drejta pasurore, + të ardhurat nga kapitali, të ardhurat nga sigurimet, të ardhurat tjera. Të ardhurat – të zvogëluara - për rrogat e posa të punësuarve, - shpërblimet për nxënësit për punën praktike, - shumat për kërkime dhe zhvillim, humbjet e bartura. = të ardhurat pas zbritjeve të përcaktuara, - zbritjet personale, Të ardhurat – Bazë për përcaktimin e tatimit.
40
Faqe
39
Përcaktimi i tatimit paushall Tatimpaguesi i cili nuk është i detyruar të paguajë tatimin mbi vlerën e shtuar, sipas Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, mund ta përcaktojë këtë tatim në shumën paushalle. Ministri i financave, në bazë të propozimit të odave kompetente profesionale, ka përcaktuar veprimtaritë e pavarura që do të tatohen në mënyrë paushalle dhe lartësinë e të ardhurave paushalle varësisht nga rajoni në të cilin ushtrohet veprimtaria e caktuar. Mirëpo, me rregulloren mbi tatimin paushall është përcaktuar shprehimisht se veprimtaritë tregtare dhe hoteliere nuk mund të tatohen në mënyrë paushalle por ekskluzivisht në bazë të librave afariste. Drejtoria tatimore mundet, në bazë të mbikëqyrjes së ushtruar dhe të dhënave të mbledhura lidhur me qarkullimin e realizuar, të anulojë vendimin për tatimin në shumën paushalle dhe të merr vendimin për pagimin e tatimit me paradhënie, nëse konstaton se tatimpaguesi ka realizuar të ardhura mbi shumën që, në bazë të normës së përcaktuar, tejkalon shumën paushalle të tatimit të përcaktuar. Në këtë rast tatimpaguesi është i detyruar të kalojë në përcaktimin e të ardhurave nga veprimtaria e pavarur, t’i mbajë librat dhe evidencën e paraparë afariste. 9.3. Dogana Një ndikim të madh në shpenzimet e ndërmarrësit e ka dogana, si lloj i veçantë i të dalave të ndërmarrësit në qarkullimin e jashtëm tregtar. Për nga karakteri i vet ekonomik ato janë një lloj i veçantë i tatimit indirekt. Edhe pse dallojmë doganën për import, eksport dhe kalimin e transit, sot në sistemet doganore bashkëkohore kryesisht e hasim doganën e importit, dhe këtë kryesisht në funksion ekonomik të mrojtjes së prodhimit vendor, kurse roli i saj fiskal është më pak i rëndësishëm. Sipas rregullit dogana përcaktohet në përqindje nga vlera e mallit, por në rastet e caktuara aplikohet edhe dogana në shumën absolute për një njësi të matjes, përkatësisht sipas sasisë ose peshës së mallit. 9.4. Kontributet Në sistemin e të hyrave publike vend të rëndësishëm kanë edhe llojet e ndryshme të kontributeve. Në rend të parë këto janë kontributet për sigurimin pensional, për sigurimin shëndetësor dhe për punësim. Këto tri kontribute me lartësinë e vet ndikojnë dukshëm në konkurrencën ndërmjet ndërmarrësve. Krahas këtyre kontributeve shteti mbledh nga ndërmarrësit edhe kontribute tjera siç janë ato për odat, pastaj kontributet e ndryshme komunale etj. 9.5. Taksat Taksat paguhen për aktet e organeve shtetërore që ato i japin me kërkesën e personave fizikë ose juridikë. Taksat mund të kategorizojmë në disa grupe: Taksat administrative – paguhen për aktet e organeve shtetërore që i inicion personi i personi i caktuar, e për të cilat në tarifën e taksave administrative është parashikuar pagimi i tyre. Taksat gjyqësore – i paguajnë palët me rastin e fillimit të procedurës gjyqësore. Taksat gjyqësore paguhen në bazë të tarifës. Taksat e noterisë publike – paguhen me rastin e vërtetimit ose hartimit të dokumentit publik te noteri publik. Taksat e qëndrimit – paguhet për çdo bujtje kur qytetarët i shfrytëzojnë shërbimet e vendosjes jashtë vendbanimit të vet.
41 Faqe
40
9.6. Policia financiare Policia financiare është organizatë administrative në kuadër të Ministrisë së Financave, të cilën e drejton administratori që e emëron Qeveria sipas propozimit të ministrit të financave. Detyrë themelore e Policisë financiare është mbikëqyrja e disiplinës financiare të të detyruarve buxhetor, luftimi i ekonomisë së zezë dhe i shmangies së pagimit të detyrimeve tatimore. Policia financiare e zbaton procedurën e kontrollit në pajtim me dispozitat e ligjit të përgjithshëm mbi tatimet si dhe të ligjeve të veçanta me të cilat janë përcaktuar llojet e caktuara të të hyrave buxhetore. Mbikyqyrja financiare fillon me dorëzimin e urdhrit.
42 Faqe
41
10. SHPENZIMET DHE MENAXHIMI I SHPENZIMEVE 10.1. 10.2. 10.3. 10.4.
Kuptimi i shpenzimeve, Llojet e shpenzimeve, Raporti ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve, Menaxhimi i shpenzimeve.
10.1. Kuptimi i shpenzimeve Shpenzimet janë shprehje në para të elementeve të harzhuara në procesin e punës që mundë të kalkulohen në çmimin e efekteve të krijuara. Për këtë arsye ato quhen edhe si të hyra afariste të kalkuluara. Në aspektin kuptimor ato duhet të dallohen nga harxhimet, nga të dalat dhe nga dhëniet. Harxhimet – janë shprehje natyrale që tregon sa elemente të ndryshme janë harxhuar në procesin e krijimit të efekteve shembull, sasia e lëndëve të para dhe e materialit të harxhuar, orët e punës etj. Të dalat – janë harxhimi i përfshirë në efektet e shitura për shembull, vlera e blerjes e mallit tregtar të shitur ose shpenzimet e prodhimit të produkteve dhe shërbimeve të shitura. Dhëniet – janë të gjitha daljet e materialit, prodhimeve ose shërbimeve nga depoja, si dhe zvogëlimi i parasë në arkë ose në llogarinë e bankës. 10.2. Llojet e shpenzimeve Klasifikimi themelor dhe më i rëndësishëm i shpenzimeve është ndarja dhe kategorizimi i shpenzimeve sipas natyrës së tyre. Ky klasifikim bazohet në prejardhjen e tyre sipas së cilës si lloje të natyrshme ose themelore të shpenzimeve konsiderohen: shpenzimet e lëndëve të para dhe materialit, shpenzimet e shërbimeve, shpenzimet e amortizimit, shpenzimet e pagave bruto, tatimet dhe kontributet pavarësisht nga rezultati i punës. Ndarja dhe kategorizimi i shpenzimeve sipas funksioneve afariste në procesin e punës nënkupton kategorizimin e shpenzimeve sipas asaj se cili funksion i sistemit afarist i shkakton. Një klasifikim sipas këtij kriteri është ndarja në: shpenzimet e menaxhmentit, shpenzimet e furnizimit, prodhimit, shitjes, financimit, kontabilitetit dhe shpenzimet e funsionit të përgjithshëm dhe të kuadrove. Shpenzimet sipas kohës së krijimit Ndarja e shpenzimeve sipas kohës së krijimit të tyre bëhet me qëllim që ndërmarrësi me rastin e vendimarrjes afariste t’i dallojë qartazi shpenzimet që janë krijuar në periudhën e mëhershmë nga shpenzimet që do të krijohen në të ardhmen. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e mëhershme(reale), shpenzimet e planifikuara(të ardhshme). Shpenzimet e mëhershme quhen edhe shpenzimet reale, ngase janë krijuar gjatë periudhës paraprake llogaritare të afarizmit dhe përfshijnë të gjitha ato shpenzime që i ka evidentuar shërbimi i kontabilitetit në periudhën e shkuar llogaritare. Shpenzimet e planifikuara janë ato që ndërmarrësi i parashikon për ndonjë periudhë të ardhshme, në pikëpamje kohore më të shkurtër ose më të gjatë, në shumën totale, në strukturë ose sipas njësisë së prodhimit. 43 Faqe
42
Shpenzimet sipas vendit të krijimit të tyre Vendin e krijimit të shpenzimeve përgjithësisht mund ta definojmë si vend në të cilin është evidentuar krijimi i shpenzimeve të ndonjë elementi të procesit të punës. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e prodhimit, shpenzimet e administratës. Shpenzimet e prodhimit krijohen në ato reparte në të cilat zhvillohet procesi i prodhimit të efekteve, andaj i quajmë shpenzime të repartit në të cilat përfshihen shpenzimet e të gjitha elementeve të prodhimit të efekteve. Shpenzimet e administratës përfshijnë shpenzimet e atyre shërbimeve që veprojnë jashtë repartit të prodhimit. Shpenzimet sipas mënyrës së llogaritjes në çmimin e prodhimit Shpenzimet e ndërmarrësit janë rezultat i realizimit të efektit, përkatësishtë prodhimit të caktuar. Mënyra e llogaritjes së shpenzimeve në çmimin e efekteve të veta (prodhimet, mallrat, shërbimet) është tejet e rëndësishme për ndërmarrësin, ngase në këtë mënyrë shpenzimet shpërndahen sipas bartësve të tyre. Sipas këtij kriteri dallojmë: shpenzimet e drejtpërdrejta, shpenzimet totale. Shpenzimet direkte ose të drejtpërdrejta janë ato shpenzime të veçanta që mund të përcillen edhe që ekonomikisht është e arsyeshme të përcillen drejtpërdrejt sipas efekteve që i shkaktojnë, përkatësisht llogariten sipas kriterit të përcaktuar kundrejt njësisë së prodhimit. Shpenzimet totale indirekte ose të regjisë janë ato shpenzime që është e pamundur të përfshihen drejtpërdrejt sipas efekteve ose ekonomikisht është e paarsyshme të përcillen drejtpërdrejt sipas efekteve, ngase zakonisht bëhet fjalë për një numër të madh të shpenzimeve të llojllojshme nga njëra anë dhe për shkak se sipas rregullit kanë të bëjnë njëkohësisht me disa efekte. Shpenzimet sipas shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve Me qëllim të menaxhimit të shpenzimeve, është e nevojshme njohja e strukturës së tyre e bazuar në shfytëzimin e kapaciteteve, ngase ekziston një korrelacion thelbësor ndërmjet shpenzimeve dhe shfrytëzimit të kapacitetit. Sipas këtij kriteri dallojmë: Shpenzime totale fikse(TFC), Shpenzime totale variabile (TVC). Shpenzimet totale fikse janë ato shpenzime që nuk ndryshojnë brenda një afati të shkurtër të veprimtarisë së ndërmarrësit, pa marrë parasysh se a ndryshon niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve. Shpenzimet totale variabël janë shpenzimet që ndryshojnë, variojnë në pajtim me angazhimin e faktorëve variabël të prodhimit. I quajmë edhe shpenzime të ndryshueshme ngase ndryshohen me ndryshimin e vëllimit të prodhimit. Dallojmë dy lloje të shpenzimeve variabël e këto janë: shpenzimet variabël proporcionale, shpenzimet variabël joproporcionale. Shpenzimet sipas numrit të prodhimeve Shpenzimet sipas numrit të prodhimeve i quajmë edhe shpenzime sipas sasisë së efekteve. Ndarja e shpenzimeve sipas këtij kriteri është i rëndësishëm ngase na e bënë të mundur një analizë të tërsishme 44 Faqe
43
të të gjitha shpenzimeve sipas sasisë së efekteve, e kësisoj edhe zotësinë e ndërmarrësit që t’i menaxhojë shpenzimet. Mbi bazën e këtij kriteri dallojmë këto lloje të shpenzimeve: shpenzimet totale, shpenzimet mesatare. Shpenzimet totale (TC) janë dhëniet totale në para të nevojshme për prodhimin e sasisë së caktuar të efekteve (Q). Shpenzimet totale përfshijnë të gjitha shpenzimet fikse dhe variabël të periudhës së caktuar dhe kanë të bëjnë me të gjitha efektet e kësaj periudhe. Mund ti shënojmë me këto simbole TC= TFC +
TVC. Shpenzimet mesatare janë ato që kanë të bëjnë me një njësi të efekteve dhe nxirren me pjestimin e shpezimeve me sasitë e efekteve. Sipas njësisë së efekteve mund të vështrohen shpenzimet fikse, shpenzimet variabël dhe shpenzimet totale prandaj i dallojmë: shpenzimet mesatare fikse (AFC), shpenzimet mesatare variabile (AVC), shpenzimet mesatare totale (ATC). 10.3. Raporti ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve Ndërmarrësia nënkupton përpjekjet e ndërmarrësit që me inicimin e veprimtarisë ekonomike të realizojë rezultate sa më të mira afariste, përkatësisht një fitim dhe dobi sa më të madhe. Fitimi është diferenca ndërmjet të dalave totale dhe të hyrave totale në një cikël ose periudhë llogaritare. Ndërmarrësi i realizon të hyrat e veta me shitjen e efekteve, përkatësishtë të prodhimeve të veta në treg. Me këto të hyra ndërmarrësi do të përpiqet t’i mbulojë shpenzimet e bëra për prodhimin e këtyre efekteve dhe të realizojë një fitim sa më të madh. Për të realizuar këtë qëllim duhet të përpiqet që nga njëra anë t’i Minimizojë shpenzimet dhe nga ana tjetër t’i Maksimizojë të hyrat e kjo do të thotë se duhet të vendos një raport optimal ndërmjet shpenzimeve dhe efekteve që do t’i realizojë në procesin e punës. Harmonizimi i shpenzimeve dhe i efekteve Çdo ndërmarrës angazhohet që tregut t’i ofrojë prodhime dhe shërbime sa më atraktive dhe cilësore me një afat sa më të gjatë të përdorimit, për të realizuar një çmim dhe të hyra sa më të larta. Mirëpo, po këtë qëllim e kanë edhe ndërmarrësit e tjerë, kështu që çmimi i shitjes së efekteve do të formohet nën ndikimin e ofertës dhe kërkesës, që janë kritere dhe ndikime eksterne në formimin e çmimit në të cilat ndërmarrësi nuk mund të ndikojë ose fare pak mund të ndikojë. Faktorët intern që ndikojnë në rezultatet e afarizmit janë: minimizimi i shpenzimeve, - ndarja e shpenzimeve sipas efekteve, harmonizimi kohor dhe planifikimi. Pika e mbulimit Pika e mbulimit (PM) është kriteri mbi bazën e të cilit ndërmarrësi mund të merr vendime lidhur me prodhimin e efekteve ngase bënë me dije për faktin se shpenzimet dhe të hyrat janë të njëjta, përkatësisht kur rezultati (RF) është i barabartë më zero. Me analizimin e kësaj pike mund të konkludohet se çfarë ndikimesh negative në afarizëm mund të përballojë ndërmarrësi, e që mos të punojë me humbje. Metoda e pikës së mbulimit si kriter përbëhet nga bilanci dhe grafikoni i shpenzimeve totale (ShT) dhe i të hyrave totale (HT), me ç’rast pikë e mbulimit është vendi në të cilin takohen vijat e të hyrave dhe shpenzimeve, kurse rezultati financiar është i barabartë me zero. 45 Faqe
44
10.4. Menaxhimi i shpenzimeve Menaxhimi i shpenzimeve në kuptimin më të gjerë të fjalës nënkupton përpjekjet që në kushte të caktuara të afarizmit, me zvogëlimin e shpenzimeve, të realizojë rezultate më të mira afariste. Pra, me qëllim të menaxhimit të shpenzimeve, përkatësisht që me shpenzime sa më të vogla të realizohen sa më shumë efekte dhe një fitim sa më të madh, pa pasoja negative afatgjate për afarizmin dhe pozitën në treg. Ekzistojnë modele të ndryshme të menaxhimit të shpenzimeve: Modeli procesual i menaxhimit të shpenzimeve presupozon se është e nevojshme që shpenzimet e prodhimit të përcillen dhe vlerësohen duke ndjekur rrjedhën e prodhimit në faza, me thjeshtësimin dhe shkurtimin e proceseve të caktuara të prodhimit. 10.4. Menaxhimi i shpenzimeve Modeli ABC i menaxhimit të shpenzimeve bazohet në përcjelljen dhe përzgjedhjen e aktiviteteve afariste që krijojnë të hyra dhe harxhojnë resurse prodhuese dhe nënkupton angazhimin e menaxhmentit për ti dalluar ato aktivitete që kanë ndikim më të madh në krijimin e fitimit., dhe që aktivitetin e vet ta orientojë në përparimin e këtyre aktiviteteve, dhe që me zvogëlimin e shpenzimeve dhe/ose me rritjen e qarkullimit të efekteve të rritet fitimi. Modeli tradicional i menaxhimit siç dihet edhe nga vetë emri i tij, është modeli më i vjetër i menaxhimit të shpenzimeve. Bazohet në ndarjen tradicionale të shpenzimeve në shpenzimet direkte, që përfshijnë vetëm shpenzimet direkte të lëndëve të para, shpenzimet e punës së drejtpërdrejtë dhe shpenzimet direkte të pasurisë afatgjatë (amortizimi) që është përdorë në procesin e punës.
46 Faqe
45
11. PROJEKTIMI I NDËRMARRËSISË 11.1. Përmbajtja e planit të punës, 11.2. Analiza e tregut si pikënisje në përpunimin e planit të punës, 11.3. Analiza e kushteve teknike – teknologjike dhe organizative, 11.4 Vlerësimi i efektivitetit. 11.1. Përmbajtja e planit të punës Disa ndërmarrës posedojnë njohuri, shkathtësi dhe zotësi vetjake që u mundësojnë që vet të hartojnë planin e punës, ndërkaq të tjerët lidhur me pjesët e caktuara të planit do t’i shfrytëzojnë këshillat e ekspertëve, ose këtë detyrë do t’ia besojnë plotësisht konsulentit të aftë për këtë lloj pune. Nëse puna i besohet konsulentit, duhet ta keni rolin aktiv në krijimin e planit të punës, ngase ideja ështe e juaja, vetë e financoni dhe vetë e bartni rrezikun mirëpo pa marrë parasysh se kush do ta hartojë planin e punës, përmbajtja e tij duhet t’i përfshijë të gjitha ato pjesë që janë përcaktuar si të detyrueshme. Sipas kërkesave të institucioneve financiare përmbajtja e rekomanduar e planit të punës, përveç hyrjes dhe përmbajtjtes së detyrueshme përmban këto pjesë kryesore: përmbledhjen e planit të punës, informatën për investuesin, analizën e tregut dhe të planit të shitjes, analizën e kushteve teknike – teknologjike dhe organizative, analizën ekonomike – financiare dhe vlerësimin e efektivitetit. 11.2. Analiza e tregut si pikënisje për hartimin e planit të punës Çdo ndërmarrje ekonomike ka për qëllim prodhimin dhe shitjen, kurse pa valorizimin e tregut asnjë ndërmarrje ekonomike nuk mund të realizojë qëllimin e vet. Prandaj analiza e tregut është bazë e pikënisjes për përpunimin e planit afarist. Për këtë qëllim analizohet tregu i shitjes në të cilin ndërmarrësi do t’i shetë efektet e veta (prodhimet dhe shërbimet) dhe mbi këtë bazë vlerëson të hyrat e pritshme që do t’i realizojë me projektin e vet. Po ashtu, analizohet edhe tregu i blerjeve, ngase që ndërmarrësi të mund t’i prodhojë efektet e veta duhet të sigurojë lokalin e nevojshëm, pajisjet, lëndët e para, mallrat etj. dhe në fund të sigurojë punëtorët që do të realizojnë prodhimin. Tregu i shitjes Nëpërmjet analizës së tregut të shitjes ndërmarrësi duhet të merrë përgjigje në pyetjet themelore të çdo ndërmarrjeje siç janë: çka, si dhe për kë të prodhohet. Në pyetjen Çka të prodhohet duhet të jepet përgjigje sa i përket zgjedhjes së asortimentit të prodhimeve ose shërbimeve që do të prodhohen. Pyetja Si të prodhohet është e natyrës teknike-teknologjike dhe nënkupton përgjigjet në pyetjet kush do të prodhojë, me çfarë resursesh dhe çfarë teknologjie. Pyetja Për kë të prodhohet nënkupton definimin e qëllimit dhe të konsumatorit të synuar. Për të marrë përgjigjet në këto pyetje ndërmarrësi duhet që vetë ose me ndihmën e konsulentëve të mbledhë informata që do t’ia ofrojnë pyetjet e pritura. Tashmë e kemi theksuar se tregu i shitjes kërkon nja stratexhi vtjake të marketingut, veçmas të orientuar drejt tregut të shitjes, blerësve dhe konkurrentëve, me të cilën jo vetëm në procedurën e përgatitjes së planit afarist bëhen hulumtime dhe përcjellje të shumta me të cilat mblidhen informata me ndihmën e të cilave sigurohen të dhëna të 47 Faqe
46
rëndësishme lidhur me vendimarrjen afariste, por ato vazhdojnë gjatë tërë periudhës së shfrytëzimit të projektit. Tregu i furnizimit Ndërmarrësi do të realizojë fitim nëse të hyrat nga shitja e efekteve janë më të mëdha se shpenzimet e inputeve që i ka investuar në procesin e prodhimit. Prandaj, lufta për fitim nuk zhvillohet vetëm në tregun e shitjes duke bërë përpjekje për të shitur sa më shumë dhe me çmime sa më të volitshme, por ajo zhvillohet edhe në prodhim nëpërmjet teknologjisë dhe organizimit si dhe me uljen e shpenzimeve, kurse fillon në tregun e furnizimeve me rastin e blerjes së inputeve të prodhimit. Njohja dhe organizimi i tregut të furnizimeve ndikon në uljen e shpenzimeve, përkatësishtë të të dalave, e kësisoj edhe rritjen e fitimit. Si dhe për tregun e shitjes, edhe për tregun e furnizimeve stratexhia e marketingut duhet t’i mbledhë informatat e nevojshme që ndërmarrësit do t’i mundësojnë veprime optimale, mundësi alternative etj. Plani i shitjes dhe vlerësimi i të hyrave totale Pasi të jenë mbledhur dhe analizuar informatat e tregut të furnizmeve, e veçmas të tregut të shitjes, ndërmarrësi fillon projektimin e planit të shitjes dhe vlerësimin e të hyrave totale që i pret në periudhën e vështruar të shfrytëzimit të projektit. Për hartimin e planit të shitjes janë tejet të rëndësishme vlerësimet e mundësive të tregut, pra të gjitha ato informata që ndikojnë në lidhjen me tregun, blerësit dhe konsumatorët e synuar, pastaj në lidhje më konkurrencën ekzistuese dhe të ardhshme. Plani i shitjes i hartuar mirë është thelbësorë jo vetëm për vlerësimin real të të hyrave të pritshme nga shitja, por është i rëndësishëm edhe për planifikimin e inputeve prodhuese, veçmas për zgjedhjen e teknologjisë dhe të mjeteve të përhershme, të kapaciteteve të tyre dhe të veçorive të tjera prodhuese në mënyrë që kapacitetet prodhuese të mos bëhen faktor limitues kundrejt mundësive të tregut nga njëra anë ose një ngarkesë tepër e madhe e shpenzimeve në krahasim me mundësitë e shitjes, nga ana tjetër. 11.3. Analiza e kushteve teknike-teknologjike dhe organizative Përpunimi i hollësishëm i kushteve dhe zgjidhjeve teknike-teknologjike si dhe i atyre organizative janë bazë për përllogaritjen e investimeve dhe vlerësimin e shpenzimeve të pritshme të afarizmit. Prodhimi ka rolin qëndror në proesin e shëndrrimit të inputeve prodhuese në efekte, andaj analiza e kushteve tekniketeknologjike dhe organizative nënkupton analizën dhe përshkrimin e hollësishëm të teknologjisë, përpunimin e normativave të inputeve materiale, normativave për punën e harxhuar, kohën e prodhimit, kapacitetin e prodhimit, regjistrimin e mjeteve të përhershme, organizimin e prodhimet dhe çështjet e lidhura me to siç janë lokacioni, mbrojtja në punë dhe mjedisi. Elementet teknike të investimeve Analiza dhe përshkrimi i teknologjisë janë një përshkrim teknik-teknologjik i projektit dhe model për analizimin e të gjitha kushteve dhe zgjidhjeve të tjera teknike-teknologjike dhe organizative. Teknologjia e zgjedhur është bazë për përcaktimin e normativave të inputeve të nevojshme materiale dhe të normativave të punës, dhe kriter i përcaktimit të kohës së prodhimit, e së bashku me shitjen e planifikuar edhe kriter për përcaktimin e kapaciteteve të prodhimit dhe zgjedhjen e mjeteve të përhershme. Normativat e aplikuar Duke pasur parasysh se normativat e inputeve materiale, siç janë lëndët e para, repromateriali energjia etj., dhe normativat e punës si bazë e planifikimit të numrit të nevojshëm të të punësuarve, shpeshherë 48 Faqe
47
janë përcaktuar me vetë zgjedhjen e teknologjisë, me këtë rast vetëm po e theksojmë rëndësinë e përcaktimit dhe analizmit të tyre. Normativat janë, po ashtu edhe bazë për përllogaritjen e shumës së nevojshme për blerjen e inputeve, ngase kur sasitë totale të ndonjë inputi të nevojshëm ti shumëzojmë me çmimin e blerjes së inputit nxirret shuma e parasë së nevojshme për blerjen e këtyre inputeve. Menaxhmenti Analiza e kushteve teknike-teknologjike duhet t’i kushtojë një kujdes të veçantë çështjes së menaxhmentit në projekt. Edhe pse menaxhmenti është vetëm një pjesë e të punësuarve që i nevojiten projektit, ai është tejet i rëndësishëm, ngase ka ndikim të madh në realizimin me sukses të tërë projektit. Menaxhmenti i mirë do të gjejë përgjigje optimale lidhur me harmonizimin e të gjitha inputeve dhe outputeve prodhuese, organizimin e të gjitha funksioneve në kuadër të projektit, sfidat e tregut dhe të konkurrencës, inovacionet dhe zhvillimin si dhe lidhur me harmonizimin e interesave të të gjitha subjekteve të përfshira në projekt. Analiza ekonomike - financiare Analiza ekonomike – financiare përfshin aspektin financiar të planit të punës. Analiza ekonomikefinanciare përfshin çështjet themelore që kanë të bëjnë me përcaktimin e të hyrave totale, të investimeve në mjete të përhershme dhe të xhiros, burimet e financimit dhe detyrimet lidhur me to, bilancin e shpenzimeve të afarizmit dhe bilancin e fitimit (të ardhurave) dhe humbjeve. Kjo përmbajtje e analizës ekonomike financiare e vë në pah faktin se ajo është kriteri kyq për suksesin e projektit, dhe tejet e rëndësishme me rastin e vendimarrjes për fillimin e tij. Krijimi i të hyrave totale Në lidhje me krijimin e të hyrave totale u bë fjalë pjesërishtë edhe më sipër. Pra bazën fillestare e përbën plani i shitjes së çdo efekti veç e veç, kurse me shumëzimin e këtyre sasive me çmimet e planifikuara të shitjes do të nxjerrim të hyrat totale për çdo efekt. Me rastin e vlerësimit të të hyrave totale është e mevojshme të veprohet në të njëjtën mënyrë e cila do ta thjeshtësojë bilancin e të hyrave totale, e jo që ta rrezikojë. Investimet në mjetet qarkulluese Çdo ndërmarrje ekonomike kërkon investime të caktuara me të cilat iniciohet projekti. Me planin e punës patjetër duhet të bëhet projeksioni i investimeve totale dhe i investimeve sipas destinimit, përkatësisht i investimeve në mjetet e përhershme dhe në mjetet e xhiros. Investimet në mjetet e përhershme (themelore) përcaktohen në bazë të regjistrimit të hollësishëm të mjeteve të përhershme, ngase përmbledhja e vlerave të sigurimit të këtyre mjeteve paraqet bilancin e investimeve të nevojshme në mjetet e përhershme. Investimet në mjetet e përhershme të xhiros janë pjesë e investimeve totale, prandaj është e domosdoshme të bëhet bilanci i investimeve në mjetet e xhiros. Mjetet e xhiros apo si quhen në kontabilitet, pasuria afatshkurtër, janë ato mjete që kanë një gjiro të pandërprerë gjatë procesit të veprimtarisë së ndërmarrësit. Mjetet e përhershme të xhiros janë investimet në mjetet e xhiros që janë të nevojshëm për një cikël të prodhimit.
49 Faqe
48
Burimet e financimit dhe detyrimet kundrejt tyre Pasi të përcaktohet lartësia e investimeve totale, në planin e punës patjetër duhet të pasqyrohen burimet e financimit të këtyre investimeve, që shpeshëherë i quajmë edhe si konstrukt financiar i investimeve në projekt. Financimi mundë të jetë në para, sende ose të drejta që mund t’i investojë pronari, ose në obligime nëse projekti financohet me kredi ose në ndonjë formë tjetër të burimeve të jashtme. Burimet e financimit mund të jenë të ndryshme, por më të shpeshta janë burimet vetjake të ndërmarrësit dhe burimet kredituese të institucioneve financiare. Shpeshherë burimet janë faktorë limitues për inicimin e një ndërmarrjeje ose ndikojnë qenësisht në efektivitetin e projektit, veçmas kur kemi të bëjmë me kreditë e institucioneve financiare. Nëse një pjesë e projektit financohet nga kredia, plani i punës duhet të përmbajë edhe planin e përmbushjes së detyrimeve ndaj institucionit financiar. Ky është plani i pagesës së kredive bankare dhe me të cilin, në pajtim me kushtet e kontraktuara të kreditimit, përcaktohen dinamika dhe struktura e pagesës së kredisë, të kamatës, anuiteteve dhe pjesa e mbetur e borxhit. Bilanci i shpenzimeve të afarizmit Bilanci i shpenzimeve të afarizmit është një pasqyrë gjithëpërfshirëse e strukturës së afarizmit, ndërkaq duhet bërë përpjekje me planin e punës të përfshihen sa më saktësisht. Shpenzimet totale të afarizmit zakonisht në projeksionin e shpenzimeve të afarizmit i përmbledhim si shpenzime materiale, shpenzime jomateriale, shpenzime të shërbimeve, shpenzime për paga, shpenzime të amortizimit dhe shpenzime të financimit. Bilanci i shpenzimeve të afarizmit është rezultat i përllogaritjes analitike të secilit prej llojeve të shpenzimeve, kështu që kjo na e mundëson që në bilanc të parashikojmë edhe një pasqyrë tjetër të strukturës së shpenzimeve totale të afarizmit, e kjo bëhet nëse këtë e kërkojnë organet dhe institucionet të cilave u dërgohet plani i punës, apo nëse kjo është e domosdoshme për të llogaritur treguesit e efektivitetit të projektit. Bilanci i fitimeve dhe i humbjeve Bilanci i fitimit dhe i humbjeve është prodhimi final në planin e punës. Në të vërtetë mbledhja e të gjitha informatave të nevojshme, analiza e tyre, vlerësimi i plasmanit dhe i të hyrave, vlerësimi i lartësisë së investimeve, hartimi i normativave, vlerësimi i shpenzimeve të prodhimit, shuma e amortizimit, hartimi i planit për kthimin e kredisë dhe të gjitha veprimet e tjera që i kemi ndërmarrë për ta hartuar planin e punës, kanë qenë në funksion të hartimit të projektit të bilancit të fitimit dhe të humbjeve për periudhën e vështruar të eksploatimit të projektit. Bilanci i fitimit dhe i humbjeve bazohet në krahasimin e të hyrave dhe të shpenzimeve në projekt dhe, nëse të hyrat janë më të mëdha se shpenzimet, kemi realizuar fitim(ose të ardhura) para se të tatohet, dhe anasjelltas, nëse shpenzimet janë më të mëdha se të hyrat, kemi shënuar humbje. 11.4. Vlerësimi i efektivitetit Vlerësimi i efektivitetit është një element i rëndësishëm i planit afarist, sepse ai duhet që në mënyrë të qartë të pasqyrojë vlerën e programit të përfshirë në këtë plan. Përveç ndërmarrësit, për përmbajtjen dhe arsyeshmërinë e planit të punës janë të interesuar edhe shumë shfrytëzues tjerë, para së gjithash institucioneve financiare që u dedikohet për marrjen e kredive, pastaj partnerët e mundshëm, menaxherët dhe të punësuarit, organet e bashkësisë së gjerë shoqërore, sidomos nëse u drejtohemi për forma të caktuara të mbështetjes etj. 50 Faqe
49
Treguesit statistikorë Në praktikë është bërë e zakonshme prezantimi i një numri të caktuar të indikatorëve statistikorë, ata bazohen në të dhënat origjinale nga projekti, veçmas nga bilanci i fitimit dhe i humbjeve dhe nga të dhënat e bilancit. Me to në mënyra të ndryshme paraqiten edhe treguesit e produktivitetit, fitimprurjes, ekonomizimit dhe rentabilitetit të projektit.
51 Faqe
50