Drejtor
BESNIK MYFTARI
Kryeredaktor
BLEDAR ZAGANJORI
Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 272 565 • 068(9) 20 35 300 E-mail:
[email protected]
Viti II - Nr. 202 (492) E enjte, 26 korrik 2007
Zv/Kryeredaktor URIM BAJRAMI
E përditshme e pavarur Çmimi 30 lekë, 1.5 euro
www.gazeta-shqip.com
Zbulohet mekanizmi i lirimit nga qelia i 18 të burgosurve. Ministria e Drejtësisë: Shumë prej akteve të ekspertimit, joreale
Flet ish-ministri i Brendshëm
Masakra e Cërrikut, Ceka: Gabim që u Mashtrimi i 18 të dënuarve. Nën hetim 8 mjekë ligjorë. Masa dhe ndaj prokurorëve dërguan gardistë
Dalin nga burgu me raporte false Kthehet Ruçi, “ikin” Fino dhe Bufi
Asambleja, Rama “përjashton” Nanon nga PS-ja
T
ërmet" në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas kontrollit disamujor të ushtruar nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë. Shkarkim nga detyra dhe kallëzim penal ka qenë propozimi kryesor për 8 punonjës të këtij institucioni, të akuzuar se kanë falsifikuar aktet e ekspertimit për të ndihmuar të dënuar të ndryshëm të fitojnë lirinë, bazuar në këto akte. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se është përgatitur raporti i parë i hetimit administrativ, ai rreth praktikave të ekspertimit mjekoligjor për disa raste. Hetimi në Institutin e Mjekësisë Ligjore kishte nisur në mesin e muajit maj të këtij viti dhe ka përfshirë kontrollin e 22 akteve të ekspertimit mjekoligjor. Rezultatet e raportit...
Policia detyron të vishet vajzën nga Maqedonia, që po bënte banjë pa reçipeta
Tjetër topless në plazhin e Sarandës
NE FAQEN 6
ENERGJIA
Firmoset linja Tiranë-Podgoricë NE FAQEN 26
NE FAQEN 11
SPECIALE
Zgjidhen drejtuesit e rinj: Kryetari i Asamblesë, sekretariati me 7 sekretarë dhe koordinatorët në qarqe
Qeveria kërkon mjete me qira nga fqinjët. Shkrumbohen dhjetëra banesa. Fonde shtesë për zonat e prekura
I
S
ashpër dhe radikal. Kështu mund të përshkruhet fjalimi i djeshëm i krye tarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Për herë të parë që kur mori mandatin për të drejtuar selinë rozë, ai ka pranuar të flasë me zë të lartë kundër Fatos Nanos, duke kërkuar largimin e tij nga partia. Që në fillim ai vlerësoi se ndodhemi në një moment tronditjeje, reflektimi dhe reagimi. Tronditja, sipas tij, ishte e fortë, reflektimi është i thellë, ndërsa reagimi do jetë i jashtëzakonshëm. Ai shtoi se 6 deputetët i kanë dhënë socialistëve shqiptarë, mundësinë për të parë si dritën e diellit të vërtetën se kjo parti do të bënte gabimin e jetës nëse do t'ia falte vetes këtë mëkat duke u mjaftuar me çregjistrimin e këtyre 6 qytetarëve nga radhët e veta... NE FAQET 2-3
Zjarret, shpallet emergjenca ituata kritike në të cilën ndodhet vendi nga rënia e zjarreve e ka detyruar qeverinë të shpallë gjendjen e emergjencës në vendet më të prekura dhe më të dëmtuara. Jo vetëm kaq, por qeveria ka informuar se mjete me qira do të vijnë nga fqinjët, të cilat do të lehtësojnë shuarjen e zjarreve. Kryeministri Berisha, në mbledhjen e
qeverisë, analizoi situatën e deritanishme të përhapjes së zjarreve në zona të ndryshme të vendit dhe masat e marra për përballimin e situatës. Berisha theksoi se vazhdojnë të mbeten problematike zonat pyjore të Germenjit, Llogorasë, Lura dhe Valbona. Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje faktin se janë ... NE FAQET 8-9
Në Llogara janë angazhuar edhe 300 policë për të shpëtuar Parkun Kombëtar
Ministrat shpërndahen në zonat problematike. Zv/kryeministri Oketa drejton grupin e punës
KESH kërkon: Të rritet çmimi i dritave
K
orporata Elektroenergje tike Shqiptare ka filluar të përgatisë çmimet e reja të energjisë elektrike, të cilat do t'i dërgohen brenda një kohe të shkurtër Entit Rregullator... NE FAQEN 4
KRIZA
Ankohen pacientët: Është tmerr
Materniteti pa drita, spitalet pa ujë
K
riza e mungesës së ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike e ka zgjeruar diametrin edhe në shërbime tepër delikate për qytetarët. Prej disa ditësh kriza e ujit të pijshëm... NE FAQEN 27
KRONIKE
FUTBOLL
Fier, kapet autori. Skena e dhunshme, para mbesës 9 vjeçe
Turpërohen bardheblutë, eliminohen nga Liga e Kampioneve
I hapi derën më vonesë, djali mbyt nënën me thonj
Tirana, e dobët përballë Domzhales, humbet 2 me 1
ION
OKAZ
NE FAQEN 30
I erdhi me postë Tare Hyskos
Pistoletë alla “James Bond” nga Gjermania drejt Skraparit NE FAQEN 21
GAZETA SHQIP
NE FAQEN 22
P E R R E K L A M A K O N T A K T O N I N E N U M R A T: 0 6 9 2 0 5 0 4 2 0 • FA X 0 4 2 7 2 5 6 7 • 0 6 9 2 0 5 0 4 5 8
[email protected]
POLITIKE
SHQIP 2
“Unë s’jam e s’mund të jem peng i asnjërit e i asgjëje që del jashtë raportit mes meje e jush si një fuqi e shumëfishtë”
ASAMBLEJA SOCIALISTE
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
“Falë pluralizmit, cilido mund t’i bëjë celulat e tij pa bërë rrëmujë shtëpinë e atyre me të cilët nuk jeton dot më”
REAGIMI
ALEANCA
MANDATI
Tronditja ishte e fortë, reflektimi i thellë, ndërsa reagimi i jashtëzakonshëm
Duhet të them se Fatos Nano u bë pjesë integrale e një aleance të së keqes
Rama ka kërcënuar se nuk largohet edhe nëse humb zgjedhjet, po vuri re sabotim
Rama “përjashton” Fatos Nanon nga PS-ja “S’mund të jetë i përfshirë në projektin e ri politik” DARDAN MALAJ
I
ashpër dhe radikal. Kështu mund të përshkruhet fjalimi i djeshëm i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Për herë të parë që kur mori mandatin për të drejtuar selinë rozë, ai ka pranuar të flasë me zë të lartë kundër Fatos Nanos, duke kërkuar largimin e tij nga partia. Që në fillim ai vlerësoi se ndodhemi në një moment tronditjeje, reflektimi dhe reagimi. Tronditja, sipas tij, ishte e fortë, reflektimi është i thellë, ndërsa reagimi do jetë i jashtëzakonshëm. Ai shtoi se 6 deputetët i kanë dhënë socialistëve shqiptarë, mundësinë për të parë si dritën e diellit të vërtetën se kjo parti do të bënte gabimin e jetës nëse do t’ia falte vetes këtë mëkat duke u mjaftuar me çregjistrimin e këtyre 6 qytetarëve nga radhët e veta. Kreu i PS-së, insistoi se të pashpresë do të duken socialistët nëse pikërisht sot, nuk e lënë mënjanë nostalgjinë dhe pa mllef, por me të drejtën e qindra mijëra socialistëve, progresistëve e qytetarëve të tradhtuar në besimin e tyre, nuk e çlirojmë përfundimisht Partinë Socialiste nga barra e politikës së vjetër të ish-kryetarit të saj. “Si socialist s’do të kisha dashur kurrë ta shihja ish-kryetarin e partisë sime të rrihte gjoksin si regjisori i shfaqjes së turpshme të shitjes së 6 mandateve të popullit opozitar për të shpëtuar Sali Berishën nga ballafaqimi me votën e shqiptarëve”, tha Rama. Ndërsa në pozicionin e kryetarit, ai bëri të ditur se Fatos Nano nuk mund të jetë i përfshirë në projektin e ri politik të partisë. “Fatos Nano u bë pjesë integrale e një aleance të së keqes, me të cilën ne nuk na bashkon asgjë dhe të cilën ne jemi këtu për ta luftuar e mundur politikisht me alternativën tonë të re”, insistoi Rama. Ai bëri thirrje t’i jepet fund, pa asnjë ngurrim, çdo bashkëjetese të kotë e të dëmshme me personazhe që nuk dinë të bëjnë asnjë propozim, asnjë debat pasionant, asnjë kritikë të thellë, asnjë betejë për progres. “Por mbajnë mandate e detyra të larta me të cilat abuzojnë duke mos bërë asgjë tjetër përveç luftës së shëmtuar e të paprinciptë brenda llojit; për t’i dhënë fund traditës së shëmtuar, gërryese, sfilitëse, të sharjeve, fyerjeve e akuzave skandaloze në hapësirën demokratike, po kurrsesi, anarkike të Partisë Socialiste”, tha Rama. Ndërsa kërkoi të ndalohen celulat e lëvizjet klandestine brenda Partisë Socialiste, të cilat janë sa qesharake aq edhe të dëmshme për kohezionin e familjes sonë politike. “Lavdi Zotit, pluralizmi politik është ende i
garantuar në Shqipëri dhe cilido mund t’i bëjë celulat e tij pa bërë rrëmujë shtëpinë e atyre me të cilët nuk jeton dot më”, u shpreh kreu socialist. Rama gjeti rastin të ftojë deputetët duke thënë se “duke menduar gabimisht se janë të përjashtuar nga çdo mundësi rikandidimi, mund të gabojnë duke i rënë nga ndonjë rrugë qorre për t’u zgjedhur prapë deputetë”. Duke u
kërkuar që të respektojnë votën e qytetarëve e të qëndrojnë brenda Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste deri në fund të mandatit. “Mos harroni se jam këtu për t’u larguar në rast humbjeje. Ky është rregulli i parë i lojës demokratike që unë kam propozuar dhe të gjithë bashkë kemi vendosur të shkruajmë në statutin tonë të ri”, u shpreh Rama. Ndërsa shtoi se kjo nënkupton luajalitetin
dhe kohezionin e vendimmarrjes kolegjiale. “Kundërshtia ndaj lidershipit tim mund të artikulohet lirisht e në mënyrë civile, sipas çështjeve, në forumet tona - dhe ju siguroj se do të ketë të gjithë fuqinë e dëgjimit tim në dispozicion - por ajo s’mund të kthehet kurrsesi në një projekt, të dikujt apo të disave, sado qofshin, për të çuar partinë në humbje me qëllim largimin tim”, nënvizoi Rama.
prezenca
reagimi
Koçi: Fjalimi i Ramës ishte përçarës N
PELLUMBI
“Punët në asamble sapo kanë filluar dhe mendoj se janë në drejtimin e duhur. Kushdo që punon kundër partisë përjashton veten dhe Nano ka punuar kundër”
Nano “bojkoton” mbledhjen e Ramës Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, dje nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Pjesëmarrja e tij në këto forume nuk është parë që pas 3 korrikut 2005. Ndërsa së fundi ka frekuentuar mbledhjet e grupit parlamentar socialist
PROPOZIMI
Kreu i opozitës lançon nismën për të riformatuar marrëveshjen me aleatët
“Projekt të ri bashkëpunimi mes koalicionit opozitar” K
ryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pranoi dje të flasë publikisht për një pakt të ri mes partive të opozitës. “Kërkohet aleancë e re edhe me aleatët tanë politikë, mbi një projekt të ri për opozitën e bashkuar, të cilit do t’i japim të gjithë kohën e nevojshme për t’u maturuar”, theksoi Rama. Sipas tij, objektivi duhet të jetë dyfishimi i forcave dhe energjive të Partisë Socialiste përmes përcjelljes zemër më zemër e derë më derë të kësaj thirrjeje të re për tërë Shqipërinë. Rama vuri në dukje se aleanca e re kërkohet në Veri e në Jug për një zhvillim e mirëqenie të garantuar për çdo familje në këtë atdhe të begatë ku çdo metër katror mund të vlejë për të mundur varfërinë. Ai kërkoi edhe aleancë të re me pensionistët, sipërmarrësit, fermerët, peshkatarët, minatorët, mësuesit, mjekët, stu-
dentët brenda e jashtë atdheut, të papunët, gjimnazistët, emigrantët, mediat, për një atdhe të lirë e sovran, ku çdo qytetar është i lirë e sovran, dhe ku e drejta për dritë, ujë, shkollim, punësim është një e drejtë themelore e njeriut. Pakti i bashkëpunimit mes opozitës është nënshkruar dy vjet më parë dhe kishte si objektiv shfrytëzimin e krizës presidenciale për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Veprim që do ndërmerrej pasi të ishte arritur fitorja e zgjedhjeve për pushtetin vendor. Strategjia në fjalë e opozitës tanimë duket e lënë në harresë dhe nuk ka gjasa të cilësohet si e përfunduar me sukses. Kohët e fundit, aleatët e socialistëve kanë vënë në dyshim bashkëpunimin duke lënë të hapur mundësi koalicioni edhe me partitë që janë tashmë në pushtet. D. M .
ënkryetari i grupit parlamentar socialist, Petro Koçi, deklaroi dje se fjalimi i Ramës ishte përçarës dhe jo gjithëpërfshirës. Si e konsideroni sulmin e kryetarit ndaj deputetëve që votuan Bamir Topin për President? Sigurisht që veprimi i tyre është i dënueshëm nga pikëpamja statutore dhe grupi parlamentar e mori vendimin përkatës. Por me dënimin e gjashtë deputetëve nuk mund të mbulohen problemet që ka Partia Socialiste, krizën që ka ajo. Mendoj se duhet kurajë për t’u ballafaquar me të gjitha gjërat që kanë ndodhur në Partinë Socialiste. Mendoj se ishte rasti që zoti Rama të rrëfehej edhe lidhur me kandidimin e zotit Ceka, pse shkuan me firmat e së djathtës, u futën në garë për të eliminuar një kandidat të së majtës. Të nesërmen u pranua nga tryeza e së majtës ku ishte pjesë e saj edhe zoti Rama. Pra, mendoj se është e nevojshme që strukturat e partisë dhe anëtarësia të futen në analizë konkrete të të gjitha fenomeneve negative që kanë sunduar demokracinë organizative apo përfaqësuese të PS-së, por kjo do kurajë. Keni ndonjë koment lidhur me akuzat që lëshoi zoti Rama ndaj ish-kryetarit Nano? Mendoj se për këtë duhet të përgjigjet vetë zoti Nano. Edhe një herë unë mendoj se me përjashtime nuk garantohet kohezioni në PS, por duhet patjetër gjithëpërfshirje. Ajo, natyrisht që kërkon një frymë tjetër, realiste dhe e ritheksoj kurajë për të bërë analizë e për t’u ballafaquar me të gjitha problemet. Duhet një ndjenjë përgjegjësie, nëse ne mendojmë se për çdo gjë që s’ka ecur mirë fajin e kanë të tjerët dhe askush nuk mund të pranojë përgjegjësitë e veta kështu nuk ecet larg. Ritheksoj se me atë çka ka ndodhur me Presidentin mbajmë të gjithë përgjegjësi, edhe zoti Rama duhet të kishte kurajë ta pranonte këtë. A ndiheni të rrezikuar nga deklaratat e zotit Rama? Unë nuk mundet që të veproj në përputhje me rreziqet që më vijnë apo jo. Problemi është se PS është e rrezikuar nga një sërë fenomenesh të abuzimit me anëtarësimet në parti, të centralizimit të theksuar në kompetencat vendimmarrëse dhe të frymës për përjashtime që po zbaton lidershipi. Mendoj se kur rrezikohet PS-ja, atëherë çdo socialist i përgjegjshëm duhet të ishte i shqetësuar. A do ndërmerrni ndonjë lëvizje të radhës? Lëvizja për politikë institucionale nuk do të ndërpritet, sepse ajo nuk varet nga zoti Rama. Statuti dhe rregullat e partisë nuk e ndalojnë dot atë lëvizje. Unë mendoj se Asambleja duhet të shqyrtojë edhe çështjen e legjitimitetit të gjithë procesit zgjedhor që ka ndodhur në parti dhe vendimmarrjes në kongres. Është një çështje, e cila kërkon edhe ajo vëmendje për ta trajtuar. Lëvizjen tuaj do e bëni me ish-kryetarin Nano? Ne nuk mund t’i caktojmë njerëzit që përfshin në këtë lëvizje, por është e rëndësishme që në PS fryma autoritariste të mos ndërpritet nga autoritarizmi. D.M.
POLITIKE
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
SHQIP 3
rikthimi
Gramoz Ruçi zgjidhet kryetar i Asamblesë D
yshja Rama-Ruçi është rikthyer fu qishëm në lidershipin e Partisë Socialiste. Kreu i selisë rozë ka propozuar dje "si shtyllë të partisë" Gramoz Ruçin, për postin e kreut të Asamblesë Kombëtare. Ruçi ka kërkuar që emri i tij të hidhet në votim të fshehtë dhe ka lejuar të dalë kushdo kandidat rival qoftë edhe pa mbledhur firmat. Në votimin për kreun e Asamblesë kanë marrë pjesë 141 anëtarë dhe Ruçi mori 138 vota, një ishte kundër dhe dy abstenime. Ruçi qëndroi për shumë vite si numri dy i partisë nën drejtimin e ish-kryetarit Fatos Nano. Ai u largua me dorëheqje në mbrëmjen e 8 tetorit 2005, pak minuta pasi delegatët rrëzuan me votim të fshehtë platformën e Ramës. Ruçi pati deklaruar se ishte ai që kishte propozuar paketën në fjalë dhe se në shenjë reagimi jepte dorëheqjen.
VOTAT
Ruçi ka qenë kandidat i vetëm dhe ka grumbulluar 138 vota nga 141 votues. Sipas rezultatit, kishte 2 abstenime dhe rezultonte edhe një votë kundër
Mbeten jashtë Kryesisë Fino, Zela, Bufi. Futen Idrizi, Hafizi, Shamku, Allushi e Isaraj. Emrat e 12 koordinatorëve
PS, emrat e drejtuesve të rinj Sekretarët do të jenë anëtarë kryesie, por nuk do të kenë të drejtë vote DARDAN MALAJ
Me votim të fshehtë, selia rozë ka lënë jashtë një numër të konsiderueshëm figurash
A
sambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur dje strukturat e larta drejtuese. Me votim të fshehtë, selia rozë ka lënë jashtë një numër të konsiderueshëm figurash mes të cilave edhe Bashkim Fino e Ylli Bufi. Lista është propozuar nga kryetari i partisë, Edi Rama, dhe nuk ka parashikuar emra alternativë. Pavarësisht kësaj, lista i është nënshtruar votimit me kuti, ndërsa jashtë saj ishin thuajse të gjithë mbështetësit e ish-kryetarit Nano. I vetmi që ka bërë përjashtim ishte ishministri i Financave ,Arben Malaj. Jo e papritur ka qenë emërimi i Mimi Kodhelit si zëdhënëse e Kryesisë.
Kryesia Lista e propozuar prej Ramës dhe e mbështetur prej asamblesë në votimin e kryer ka konfirmuar një pjesë të lidershipit që ishte në detyrë. Anëtarë të Kryesisë do vazhdojnë të jenë Edi Rama, Gramoz Ruçi, Erion Braçe, Arben Malaj, Ermelinda Meksi, Ben Blushi, Namik Dokle, Pandeli Majko, Valentina Leskaj, Saemira Pino. Rezulton të jenë larguar ishsekretari organizativ, Bashkim Fino, anëtari i Kryesisë, Ilir Zela, Artan Nelaj, Musa Ulqini, Viktor Doda, Ylli Bufi, Vjollca Ibro. Listës së anëtarëve me të drejtë vote në kupolën rozë i janë shtuar Shpëtim Idrizi, Mimoza Hafizi, Ledi Shamku, Eva Allushi dhe Arben Isaraj. Pas votimit emri i Valbona Doçit nuk arriti të merrte votat e duhura për të qenë anëtare Kryesie dhe u rrëzua. Zgjedhja e këtij posti vakant në Kryesi do të
Jo i papritur ka qenë emërimi i Mimi Kodhelit si zëdhënëse e Kryesisë së partisë -KRYESIA-
-Sekretariati (pa të drejtë vote)
Rikonfirmohen Edi Gramoz Erion Arben Ermelinda Ben Namik Pandeli Valentina Saemira
Të larguarit Bashkim Ilir Artan Musa Viktor Ylli Vjollca
Fino Zela Nelaj Ulqini Doda Bufi Ibro
Rama Ruçi Braçe Malaj Meksi Blushi Dokle Majko Leskaj Pino
Të rinjtë Shpëtim Mimoza Ledi Eva Arben
Idrizi Hafizi Shamku Allushi Isaraj
Blendi Klosi, sekretar organizativ Kastriot Islami, sekretar për zgjedhjet Arta Dade, sekretare për marrëdhëniet me jashtë Fatmir Xhafa, sekretar për çështjet ligjore Edlira Haxhiymeri, sekretare për shanse të barabarta Andis Harasani, sekretar për programin politik E'them Ruka, sekretar për burimet njerëzore
-Koordinatorët e qarqeve Shpëtim Gjika, Viktor Doda, Flamur Bime, Marko Bello, Albert Cakoni, Musa Ulqini, Gazmir Bizhga, Alfred Dalipi, Ardit Kaja, Erion Duraku, Albert Çaçi,
Vlorë Shkodër Gjirokastër Berat Lezhë Tiranë Durrës Korçë Dibër Kukës Fier
zhvillohet në muajin shtator. Të njëjtin fat ka pasur edhe Taulant Balla që nuk ka arritur të dalë fitues si koordinator për Qarkun e Elbasanit. Sekretariati Sekretar për çështjet organizative do të jetë deputeti Blendi Klosi. Kastriot Islami do të drejtojë sekretariatin e çështjeve zgjedhore; Fatmir Xhafa, sekretariatin e çështjeve ligjore; Arta Dade, sekretariatin e marrëdhënieve ndërkombëtare; Andis Harasani, sekretar për programin politik; E'them Ruka sekretar për burimet njerëzore dhe Edlira Haxhiymeri sekretare për shanset e barabarta. Nga sekretariati i vjetër kanë dalë Pandeli Majko që dha dorëheqjen nga sekretar i Përgjithshëm, Ben Blushi që ka marrë detyrën e kreut të grupit parlamentar. Klosi kaloi nga burimet njerëzore tek organizimi, Fino u largua fare nga sekretariati dhe të njëjtin fat pati edhe Ilir Zela. Sekretariati do të jetë pa të drejtë vote, por do marrin pjesë dhe do diskutojnë në Kryesi. Koordinatorët Struktura e re drejtuese përfshin brenda vetes postet e 12 koordinatorëve të qarqeve. Në këtë detyrë për Qarkun e Vlorës do jetë Shpëtim Gjika; Qarku i Shkodrës Viktor Doda; Qarku i Gjirokastrës, Flamur Bime; Qarku i Beratit, Marko Bello; Qarku i Lezhës, Albert Cakoni; Qarku i Tiranës, Musa Ulqini; Qarku i Durrësit, Gazmir Bizhga; Qarku i Korçës, Alfred Dalipi; Qarku i Dibrës, Ardit Kaja; Qarku i Kukësit, Erion Duraku, Qarku i Fierit Albert Çaci.
detaje Nanoistët Nga deputetët mbështetës të ish-kryetarit Nano ishin të pranishëm vetëm: Petro Koçi, Bashkim Fino, Rajmonda Stefa, Rrapush Tola, Besnik Dervishi, Elmaz Sherifi dhe Luan Memushi
Meidani Anëtari i Asamblesë Kombëtare, Rexhep Meidani, nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa të njëjtën gjë ka preferuar ta bëjë edhe anëtari tjetër i përhershëm i forumeve të PS-së, Dritëro Agolli
Kafet Sapo ka mbaruar fjalën Rama, drejtuesit janë shpërndarë në tavolina të ndryshme. Rama me disa anëtarë asambleje, në tavolinën tjetër Majko e Islami, te tjetra Blushi e Fino
Lobingjet Për disa minuta para se të shpalleshin emrat pretendentë për anëtarë kryesie janë vënë re lëvizje të disa prej deputetëve që kërkonin të bënin lobingje për mbështetje në votim
Stefa Deputetja Rajmonda Stefa dhe Elmaz Sherifi i kanë kërkuar disa herë kryetarit Rama të kishte kujdes në veprimet që po ndërmerrte. Kryesisht, duke i sugjeruar të mos ndiqte rrugën e përjashtimit
EKONO MI
SHQIP 4
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
Rritja e çmimit në tregjet rajonale, pamundësitë prodhuese dhe problemet financiare sjellin rishikimin e faturave të dritave
BOJAXHI
PROJEKTI
Shteti duhet të marrë në mbrojtje shtresat në nevojë, duke rimbursuar një rritje të mundshme të çmimit. Bojaxhi njoftoi për një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike, në qytetin e Shkodrës, ku ai ndodhej për një tjetër aktivitet
Nëpërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, KfW dhe Korporatës Elektroenergjetike të Malit të Zi, u firmos marrëveshja për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Kjo linjë parashikohet që brenda 2 vjetësh të fuqizojë importet e energjisë elektrike nga tregu rajonal
KESH kërkon shtrenjtim të energjisë Gati ndërtimi i linjës së transmetimit. Italianët sabotojnë segmentin. Bojaxhi kërcënon me bojkot ERVIN QAFMOLLA
K
orporata Elektroenergjetike Sh qiptare ka filluar të përgatisë çmi met e reja të energjisë elektrike, të cilat do t'i dërgohen brenda një kohe të shkurtër Entit Rregullator të Energjisë për t'u miratuar. Kreu i KESH-it, Gjergji Bojaxhi, argumentoi se rritja e çmimit në tregjet rajonale, pamundësitë prodhuese dhe pamundësitë financiare të shtetit shqiptar për të paguar importet e shtrenjtuara do të çojnë në rishikimin e faturave të dritave. Nga ana tjetër, ai theksoi se shteti duhet të marrë në mbrojtje shtresat në nevojë, duke rimbursuar një rritje të mundshme të çmimit. Bojaxhi njoftoi për një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike, në qytetin e Shkodrës, ku ai ndodhej për një tjetër aktivitet. Dje në Shkodër, nëpërmjet Korporatës Elektro-
energjetike Shqiptare, KfW dhe Korporatës Elektroenergjetike të Malit të Zi, u firmos marrëveshja për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Kjo linjë parashikohet që brenda 2 vjetësh të fuqizojë importet e energjisë elektrike nga tregu rajonal, duke dyfishuar kapacitetet transmetuese të vendit. Kontrata ka një vlerë prej 41.7 eurosh dhe firma që do të kryejë punimet është kroatja "Dalecovot". Financimi u sigurua nga KFW, ndërsa zbatues dhe përfitues i kësaj kontrate është operatori i sistemit të transmetimit. Por, kjo kontratë nuk garanton eficensën e kësaj linje, pasi është e pamundur që të garantohet importi, nëse nuk ndërtohen më parë nënstacioni i ri i Tiranës dhe linja Tiranë-Elbasan. Këto vepra ka 12 vjet që pengohen nga huadhënësja "Kooperazione Italiana", e cila saboton sistematikisht ndërtimin e
tyre, duke firmosur çdo vit letrat e kredisë prej 50 milionë eurosh, por pa i disbursuar kurrë paratë. Megjithatë, duket se mashtruesit italianë do të kenë probleme, nëse vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar këtë investim, i cili po i shkakton vendit errësirë shtesë çdo vit. "Së shpejti do të hapet tenderi për ndërtimin e nënstacionit dhe nëse do të shohim se ka vonesa, të cilat nuk vijnë nga korporata, ne do të shohim mundësi që ta financojmë këtë vepër edhe me hua nga bankat e nivelit të dytë. Për mua kjo linjë është më e rëndësishme për Shqipërinë edhe se TEC-i i Vlorës", theksoi drejtori i KESH-it, Gjergji Bojaxhi. Ndër investimet kryesore janë ndërtimi i linjës 400 kV Elbasan-Podgoricë, të Qendrës së re Dispeçer në Tiranë, financim i qeverisë italiane me rreth 51.5 milionë euro, si dhe asaj gjermane, me vlerë
rreth 41.7 milionë euro, e cila do të lidhë sistemin elektroenergjetik shqiptar me vendet e rajonit, duke rritur sigurinë e furnizimit nga importi me energji elektrike. Fondi i "Kooperacione Italiana" për ndërtimin e këtyre kapaciteteve transmetuese, të domosdoshme për të përmirësuar importin e energjisë, jepet sistematikisht nga viti në vit, por nuk zbatohet kurrë, pasi 50 milionë eurot e Italisë, ndonëse jepen çdo vit në letra të firmosura, nuk disbursohen kurrë në praktikë. Në fakt, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë dhe komisionet e Kuvendit të Shqipërisë, çdo vit miratojnë këtë hua, e cila çdo vit dështon të zbatohet. Kjo histori pati kulmin e saj, para më shumë se një viti, kur kërkohej vota e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të zgjedhur mes favoreve së Italisë dhe Gjermanisë, në një zënkë interesash mes dy
vendeve. Në atë kohë, "Financial Times" botoi një artikull ku zyrtarë gjermanë, akuzonin Italinë se po ushtronte presion mbi qeverinë shqiptare për të ndërprerë financimet e saj. Por, ndonëse saga e OKB-së përfundoi me ujdi mes palëve në konflikt, italianët vazhdojnë t'i mbajnë të bllokuara paratë për sistemin shqiptar të transmetimit, duke thelluar krizat energjetike të vendit. Edhe një orvatje e ish kreut - jo shumë popullor për kohën - të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Andis Harasani, për të marrë paratë e premtuara nga italianët te qeveria spanjolle dështoi. Sabotatorët nga përtej detit, nuk ngurruan të shkonin deri te Kryeministri i asaj kohe, duke bllokuar lëvizjen e Harasanit. Ndërkohë, Bojaxhi duket i vendosur për të kryer një lëvizje të ngjashme, e cila mund t'i detyrojë italianët të ndërmarrin të njëjta forma bllokuese.
INTERVISTA
Komisioneri evropian për Energjinë, Pibalgs, kritik për vullnetin politik të vendeve të Ballkanit
V
endet e rajonit duhet të tregojnë më shumë vullnet politik, për të zbatuar rregullat evropiane në fushën e energjetikës, në mënyrë që projekti i formimit të Bashkësisë Energjetike të jetë i suksesshëm", është shprehur komisioneri evropian për Energjinë, Andris Pibalgs. Qëllimi i projektit është integrimi i sistemeve energjetike të vendeve të rajonit, për të pasur sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike, gaz etj., dhe lidhjen me sistemin evropian. Të gjitha vendet kanë pranuar të zbatojnë direktivat evropianë në energjetikë, që vlerësohen si thelbësore për tërheqjen e investimeve në projektet, por ato vonojnë plotësimin e detyrimeve. Ndër fushat problematike, lidhur me energjinë elektrike, janë dispozitat për mbrojtjen e konsumatorit, vendosja e sistemit tarifor që varet nga prodhimi i harxhuar, rritja e çmimit në nivelin që e mbulon atë, leximi nga larg i konsumit, pagesa më e mirë dhe zvogëlimi i humbjeve. Në bisedën për gazetën malazeze "Vijesti", Pibalgs tha se është e çuditshme, se këto vende vonojnë zbatimin e rregullave evropiane dhe nuk është e qartë pse e bëjnë këtë. A nuk e shikoni këtë (zbatimin e rregullave) tani? Do t'i nxisja t'i përforconin. Vonojmë në zbatimin e veprimeve. Këto janë detyrime legale, që shtetet i pranojnë vetë. Askush nuk i detyron. Është e rëndësishme që të zbatohen ato që kemi pranuar. Edhe në BE kemi disa vende të komplikuara për disa çështje, si Finlanda. Ata janë rezistentë në bisedime, por kur i pranojnë marrëveshjet, janë perfekt në plotësimin e tyre. Nuk u kërkohet shumë për t'i plotësuar marrëveshjet. Cili është interesi i BE-së që mbështet projektin e Bashkësisë Energjetike, një iniciativë e tij?
“Ballkani të zbatojë rregullat evropiane” E gjithë çështja e Bashkësisë Energjetike rrjedh nga perceptimi se, energjia është mall i veçantë. Nëse nuk ka mjaftueshëm rrymë, nuk mund të garantohet standardi i jetesës dhe zhvillimi. Në të njëjtën kohë, vendet e Ballkanit janë kryesisht të vogla dhe nuk kanë energji të mjaftueshme, gjë që vështirëson akoma më shumë gjërat. Edhe kapacitetet për tërheqjen e burimeve financiare janë të kufizuara. Zgjidhja e vetme, është të punojnë së bashku. Po si? Duhet baza e fortë e rekomandimeve ndërkombëtare. Meqë të gjitha vendet kanë aspirata evropiane, më e mençur është të pranojnë të njëjtin regjim rregullash siç është në tregun e përbashkët evropian të energjisë dhe t'i nxisin kompanitë që investojnë tani në Gjermani, Lituani ose Spanjë, që të investojnë në Ballkan. Ka mjaft donatorë që do të donin të investojnë në Ballkan me kusht që kushtet rregullatore e politike të jenë të qëndrueshme. Mund të pyesni dhe pse e zgjerojmë bashkësinë energjetike? Ka vende, prania e të cilave është shumë e rëndësishme, si Ukraina, e cila është mjaft afër dhe ka kapacitet të madh energjetik dhe po ashtu është dhe vend transit. A shihni ndonjë kompani evropiane, që do të investonte në
INVESTIMET Sektorit i duhen investime për centralet ekzistuese ose për kapacitete të reja. Vetëm në tregun e gjerë ku ka konkurrencë, konsumatorët mund të marrin energji me çmim më të ulët të mundshëm
ndërtimin e centraleve të reja energjetike në vendet e rajonit? Kjo është pyetje e mirë. Duket se duhet të bëhet akoma punë, sepse ata nuk nxitojnë këtej. Përfundimisht, ka prej tyre mjaft në Bullgari, Rumani, Çeki e Sllovaki, por jashtë kufijve të BE-së. Nuk kam dëgjuar shumë për këtë. Është plotësisht e qartë, se ashtu si përparohet në bashkësinë energjetike, ashtu vijnë dhe investimet. Në treg ka mjaft probleme të trashëguara, si në pagesat ashtu dhe në fusha të tjera, prandaj duhet të jemi shumë efikasë në pranimin dhe zbatimin e rregullave, për të tërhequr investimet e vërteta. Rajoni ka shkallë të mundshme të lartë të rritjes dhe mund të jetë mjaft tërheqës. Ndërsa i ndarë, nuk mund të presë investime të mëdha. A e llogarisni këtë rajon si shitës të energjisë elektrike në BE, duke marrë parasysh vlerësimet, se konsumi në BE deri në vitin 2030 do të rritet me 50%? Apo për BE-në, Ballkani është interesant vetëm si rrugë transit nga Lindja (Rusia) drejt BEsë? Ideja jonë e vetme parësore, është se ky rajon përfundimisht do të jetë i rëndësishëm për transitin e gazit. Kjo është ideja e vetme që më bie ndërmend. Nëse regjimi rregulla-
tor është i njehsuar në vendet e bashkësisë energjetike, atëherë mund të ketë më lehtë marrëveshje për gazsjellës ose investime të mëdha, në kapacitetet e transmetimit të energjisë. Nëse kuadri ligjor nuk është i njëjtë, nuk mund të tërhiqen investime. Ne nuk llogarisim rrymë prej këtej. Nëse keni teprica, atëherë shisni në BE, nëse jo mund të blini nga BE, p.sh. nga Bullgaria ose Rumania që janë në rajon. Në çdo rast, do të ketë një lloj baraspeshe. Në uebsajtin e Bashkësisë Energjetike të Evropës Juglindore (www.seenergy.org) shkruhet se konsumatorët do të kenë dobi edhe për shkak të çmimeve të ulëta të rrymës. Si është e mundur kjo, kur Mali i Zi po rrit çmimet e energjisë dhe i çon në nivelin e tregut? Kjo nuk është kontradiktë. Shprehja çmim i ulët mund të lidhet me situatën e tanishme, ose me ndonjë situatë në të ardhmen. Sektorit i duhen investime për centralet ekzistuese ose për kapacitete të reja. Vetëm në tregun e gjerë ku ka konkurrencë, konsumatorët mund të marrin energji me çmim më të ulët të mundshëm. Por kjo nuk do të thotë, se çmimet do të jenë më të ulëta sesa janë sot. Duhet të thuhet qartë: këso çmimesh të ulëta si tani, nuk do të ketë më. Kjo është e pamundur. Bashkësia Energjetike do të jetë më e mirë për vendet anëtare të saj, izolimi dhe mbajtja e çmimeve nuk ka rezultuar asnjëherë me sukses. Çmimet duhet të jenë të hapura, që të tërheqin investitorë. Ky është zakonisht lajm i keq për konsumatorët, sepse në përgjithësi, çmimet shkojnë më keq. Megjithatë, duhet ta dimë se Bashkësia Energjetike sjell investime dhe kjo rritje çmimesh do të jetë më e arsyeshme. Përgatiti: Ardit Shehu
P O L I T I K E
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
SHQIP 5
Qeveria, stop dietës. Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetares së Parlamentit u shtohen edhe 1,5 milionë lekë më shumë
Topi, Berisha e Topalli, më shumë dhurata këtë vit K
ëshilli i Ministrave ka përcak tuar dje kuotën e re që personalitetet e larta shtetërore do të përdorin për dhuratat simbolike drejtuar figurave të larta të vendit dhe atyre të huaja. Sipas vendimit të qeverisë, Presidenti i Republikës ka të drejtë të japë dhurata simbolike për personalitetet e larta, brenda dhe jashtë vendit, deri në 2 milionë lekë në vit, ndërsa Kryeministri dhe Kryetari i Kuven-
dit deri në 1,8 milionë lekë në vit. "Nevojat mbi këto kuota miratohen me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave. Shpenzimet për dhurata përballohen nga vetë institucionet", thuhet në vendimin më të fundit të Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit të mëparshëm, kreu i shtetit kishte të drejtë të përdorte nga buxheti i tij 1,5 milionë lekë për të blerë dhurata për personalitetet e huaja dhe
vendase, ndërsa me vendimin më të fundit, Presidenti do të ketë të drejtë të përdorë plot 2 milionë për të kënaqur "miqtë" e Shqipërisë. Një ditë pas largimit të ish-kreut të shtetit, Alfred Moisiu, nga Presidenca, Këshilli i Ministrave i rrit buxhetin Presidencës. Jo vetëm kjo, por pas një kohe të gjatë mosbashkëpunimi PresidencëQeveri, dje për herë të parë, kreu i kabinetit qeveritar është parë të
dalë nga selia presidenciale, ku organizoi takimin e parë me kreun e ri të shtetit. Të njëjtën rritje fondi për dhuratat kanë pësuar edhe Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit. Nga 1,3 milionë lekë, shuma që ata duhet të harxhojnë për të kënaqur miqtë e tyre shkon në 1,8 milionë. Që sot, Presidenti, Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit do të tregohen më dorëlëshuar për të shpërndarë dhuratat e tyre. E.A
Qeveria shkrin akujt me Presidencën. Berisha shkon vetë në zyrën e Topit. 30 minuta takim “kokë më kokë”
Topi, dita e parë e punës me stafin e vjetër Kreu i Shtetit u telefonon krerëve të partive opozitare: Të bashkëpunojmë EVA GJURA
D
itën e parë të punës si Pres ident, Bamir Topi e ka fillu ar rreth orës në 9:00 të mëngjesit. Të parët që e kanë pritur para portës së shtëpisë së tij në periferi të Tiranës kanë qenë oficerët e Gardës, të cilët e kanë shoqëruar me eskortën presidenciale, me makinë që ka mbajtur më parë ish-presidenti Alfred Moisiu me targën 0001. Makinat e policisë dhe oficerët e Gardës, pjesë e grupit të shoqërimit, kanë përshkruar mes përmes kryeqytetin si për ditë të parë dhe nuk kanë harruar të respektojnë semaforët në rrugët kryesore të kryeqytetit ndryshe nga sa ndodh me personalitetet e tjera. Më pas, në zyrën e tij, Presidenti Bamir Topi është pritur nga punonjësit e Presidencës, të cilët dje kanë pasur një drejtues të ri, ndryshe nga ai që i ka udhëhequr për pesë vjet më radhë. Mësohet se Presidenti Topi është sjellë mjaft normal në ditën e parë të punës, nuk ka bërë ndonjë mbledhje për të krijuar panik te punonjësit, por prezantimin me ta e ka bërë sipas punës që ai ka pasur me gjithsecilin. Pak minuta pas mbërritjes së Presidentit Topi në zyrën e re të punës, në godinën e kreut të shtetit është shfaqur Kryeministri Sali Berisha, i cili ka zhvilluar një vizitë kortezie, rreth 30 minuta në zyrën e Presidentit të ri, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në përmbushjen e detyrës së nderuar dhe me përgjegjësi të kryetarit të shtetit. Sipas njoftimit të bërë nga zyra e shtypit të Presidentit mësohet se biseda mes dy drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar është përqendruar në sfidat e përbashkëta të institucionit të Presidentit të Republikës dhe qeverisë, si edhe në bashkëpunimin institucional në funksion të realizimit të reformave të rëndësishme për zhvillimin dhe të ardhmen euroatlantike të vendit. Ndërsa mësohet se çështja shumë e përfolur për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, nuk është diskutuar në takimin e djeshëm. Duke e lënë këtë çështje me sa duket për në shtator kur do të nisë edhe sesioni i ri parlamentar dhe mazhorancës i duhet të zyrtarizojë edhe një herë kërkesën e saj për shkarkimin e Kryeprokurorit, firmën përfundimtare për
largimin e tij e vendos Presidenti i Republikës. Por takimi i parë mes Kryeministrit Berisha dhe Presidentit Topi më shumë sesa për të diskutuar për çështje të veçanta është lexuar si mesazh i qartë i kreut të qeverisë, i cili me sa duket ka dashur të tregojë se mes këtyre dy institucioneve nuk ka më marrëdhënie të ngrira. Tashmë, mar-
rëdhëniet mes këtyre dy institucioneve do të jenë në harmoni me njëri-tjetrin për realizimin e reformave të nisura para tri vitesh. Por kjo për sa i takon Kryeministrit Berisha, sepse nga ana e tij Presidenti Topi duhet të tregohet po kaq bashkëpunues edhe me opozitën dhe të shërbejë për të vënë balancat dhe bashkëpunimin dhe mes pozitës
dhe opozitës që prej kohësh nuk bashkëpunojnë më. Por dita e parë e punës së Presidentit Topi më shumë se me angazhimet e ditës ka qenë e ngarkuar me pritjen dhe përcjelljen e mesazheve të urimit. Këto mesazhe, Presidenti Bamir Topi i ka marrë dje nëpërmjet telefonit nga të gjithë kryetarët e partive opozitare. Sipas njoftimit të
zyrës së shtypit të Presidencës, mësohet se me ta kryetari i shtetit ka shkëmbyer mesazhe mirëkuptimi për thellimin e marrëdhënieve institucionale të përbashkëta me të gjithë faktorët politikë për ecurinë e mëtejshme të reformave në vend dhe garantimin e një bashkëpunimi të frytshëm në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve themelore të
shtetit. Por opozita ka kërkuar prova nga Presidenti i ri, prova të cilat, sipas Ramës, kanë në thelb reformën në drejtësi. "Megjithëse mënyra se si u zgjodh është e turpshme, Presidenti i ri meriton provën dhe nuk bëhet fjalë vetëm për marrëdhënie të mira, por për garanci në reformat që kemi propozuar", është shprehur Rama.
TAKIMI
Eskorta Presidentin Topi, dje para shtëpisë së tij, nuk e ka pritur eskorta që ka shoqëruar për pesë vjet ish-presidentin Moisiu. Djemtë e eskortës së ish-presidenti Moisiu kanë vijuar punën edhe dje me shefin e tyre, ndërsa kreu i ri i shtetit është shoqëruar nga një grup tjetër oficerësh të Gardës
Ndarja e Moisiut me stafin e tij
Stafi Në ditën e parë të punës, stafi i Presidentit Topi ka qenë po ai që ka punuar për pesë vite me radhë aty. Nga Presidenca mësohet se dje nuk ka qenë asnjë i huaj në Presidencë, i cili mund të evidentohej si punonjës i ri apo bashkëpunëtor i Presidentit. Lëvizjet dhe ndryshimet në staf priten në ditët në vazhdim
TELEGRAMET
P
Presidenti gjerman, Këler, dhe Kancelarja Merkel e urojnë dhe premtojnë bashkëpunim
Presidenti, mesazhe urimi për detyrën e re P
residenti i Republikës, Bamir Topi, dje ka marrë mesazhe të shumta urimi me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë në krye të shtetit. Presidentit Topi i ka ardhur mesazh urimi nga, Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Horst Këler, i cili, ndër të tjera, thekson se "Me rastin e fillimit të detyrës Suaj si President i Republikës së Shqipërisë, Ju përcjell, edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi, urimet e mia të përzemërta. Gjermania do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive Shqipërinë në procesin e përafrimit euroatlantik, si dhe në kuadër të reformave ende për t'u realizuar". Po kështu, mesazh urimi Presidenti Topi ka marrë edhe
nga Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, e cila ndër të tjera thekson se "gjatë mandatit Tuaj, Shqipëria do të gjendet para disa reformave vendimtare, të cilat kanë të bëjnë me afrimin e saj me NATO-n dhe
me Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë, Shqipëria mund të mbështetet edhe më tej në përkrahjen aktive të Qeverisë Federale". Mesazhe urimi për detyrën e re Presidenti shqiptar ka marrë edhe nga Presidenti i Maqedo-
nisë, Branko Cervenkovski. Gjithashtu, mesazhe të përzemërta urimi për zgjedhjen si President i Shqipërisë, Bamir Topi, ka marrë edhe nga kryetari i radhës së OSBE-së, Miguel Angel Moratinos; kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, Menduh Thaçi; kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik Kombëtar i Maqedonisë, Hysni Shaqiri; kryetari i Unionit të Bashkësive Shqiptare në Republikën e Kroacisë, Tom Marku; kryetari i PLDLNJ-së, Ligoraq Karamelo; kryetari i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve të Shqipërisë, prof. dr. Shezai Rrokaj. Gjithashtu, kryetarin e shtetit e kanë uruar edhe qytetarë të thjeshtë dashamirës. e.gj
ërpara largimit nga detyra e tij si President i Republikës, ish-presidenti Alfred Moisiu ka pritur të gjithë punonjësit e tij me të cilët është ndarë mjaft miqësisht. Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se takimi ka qenë mjaft i përzemërt dhe dashamirës, ku ish-presidenti Moisiu i ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin e tyre gjatë mandatit të tij pesëvjeçar si drejtues shteti. Mësohet se ish-presidenti Moisiu ka shprehur vlerësime maksimale për punën e gjithsecilit në atë godinë, duke shpresuar se fryma e bashkëpunimit dhe harmonia mes stafit do të vijojë dhe në ditët në vazhdim. Ish-presidenti është përshëndetur për herë të fundit me disa nga punonjësit e stafit të tij pak minuta para se të nisej në sallën e Kuvendit dy ditë më parë, ku ka marrë pjesën në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, pasi koha që ai ka pasur në dispozicion më pas ka qenë mjaft e pakët për të zhvilluar takime të tjera me ish-stafin e tij.
SHQIP 6
SHQIP 6 MASAKRA E CERRIKUT
Dosja
AKTUALITET
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
Dosja pas një viti është pezulluar për mungesë provash, ndërsa autorët e vërtetë nuk janë hetuar asnjëherë
U desh një dekadë për të zbardhur një nga misteret më të tmerrshme të trazirave të vitit 1997
Masakra e Cërrikut, si rifilluan hetimet Kërkohej përgjegjësi mes gardistëve, por më pas u devijua SOKOL ÇOBO
V
iktimat e masakrës së Cërrikut janë hetuar për "shpërdorim detyre". Një vit pas ngjarjes makabre, ku humbën jetën 6 gardistë, policia dhe prokuroria lokale kanë nisur një hetim për "viktimat" që shkuan në qytetin e Cërrikut, për urdhrin e nisjes si dhe për veprimet që ata kanë kryer gjatë rrugës. Dosja pas një viti është pezulluar për mungesë provash, ndërsa autorët e vërtetë të masakrës nuk janë hetuar asnjëherë nga drejtësia shqiptare. U desh një dekadë për të zbardhur një nga misteret më të tmerrshme të vitit 1997.
është në verifikim e sipër dhe po mblidhen prova për të dyshuarit e tjerë, për të cilët flitet se janë rreth 25. Nga të dhënat operative të policisë, mësohet se një pjesë e tyre kanë qenë me funksione të larta në qytetin e Cërrikut, ndërsa pjesa tjetër elementë kriminalë në këtë qytet. Burimet thanë se pikërisht ndërthurja e këtyre elementëve ka sjellë edhe organizimin me detaje të vrasjes së gardistëve. Një gjë e tillë vërteto-
het edhe nga dëshmitë e para të tre të arrestuarve, Met Bozi, Llazar Bicja dhe Roland Xhepaxhiu. Sipas prokurorisë, ata i kanë pranuar akuzat. Burimet pohojnë se pritet që në ditët në vazhdim të priten disa urdhërarreste të tjera për të dyshuarit si autorë të masakrës. Ndërkohë që prej një jave janë shoqëruar e janë marrë e rimarrë në pyetje më se 50 shtetas që kanë parë e kanë dijeni për ngjarjen më të dhimbshme
të trazirave të vitit 1997, atë të ekzekutimit të 6 gardistëve në qendër të këtij qyteti. Dhjetëra punonjës të policisë, të cilët gjendeshin në detyrë në atë kohë, janë shoqëruar për disa ditë me radhë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku kanë dhënë dëshmitë përkatëse. Në prokurori janë thirrur edhe ish-zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit në kohën kur ndodhi masakra. Lista e të dyshuarve sipas policisë Arben Çollaku Roland Cërriku Taulant Kovaçi Roland Xhepaxhiu Nard Pole Altin Koçi Nard Braka Nol Braka Ardia Xhija Ardian Toska Edmond Tafa Arben Tafa Lorenc Allushi Lorenc Xhelili Ardian ... Tomor Buzani Tar Toska Xhet Toska Luan Nora Sokol Buzani Pertrit Senja Jogji Çala Llazar Bici Met Bozi
Sekuestrohen pamje filmike Prokuroria e Krimeve të Rënda tha dje se ka sekuestruar pamjet filmike që janë transmetuar në disa televizione shumë vite pas ekzekutimit. Hetuesit e çështjes kanë nisur një verifikim të të gjithë personave që shfaqen në video, për të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e bandave kriminale të qytetit të Cërrikut. Një problem për organet hetimore është vjetërsia e ngjarjes, pasi shumë të dyshuar janë vrarë, janë arrestuar, kurse të tjerë janë larguar jashtë shtetit. Prokuroria tha dje se dosja
HETUESIT Dy hetues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë nisur dje në qytetin e Cërrikut për të marrë në pyetje qytetarët
Hetimet në Cërrik Dy hetues të Prokurorisë së Krimeve të rënda janë nisur dje në qytetin e Cërrikut për të marrë në pyetje qytetarët që kanë asistuar gjatë masakrës së 23 majit 1997. Janë pikërisht dëshmitë ato që sollën edhe rihapjen e hetimeve, gjë që duket se është prova më e fortë e organit të akuzës për vënien para përgjegjësisë penale të autorëve. Tri javë më parë, Drejtoria e Policisë së Elbasanit dërgoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një informacion për prova të reja për masakrën e Cërrikut. Menjëherë filloi procedimi penal. Ekzekutimi me antitank i 6 gardistëve mbetet për qytetin e Cërrikut një nga ngjarjet më tragjike dhe më të përgjakshme të trazirave. Ekzekutimi i tyre u krye me antitank nga tarraca e një pallati në qendër të qytetit. Dy nga të dyshuarit si autorë të krimeve të kryera në qytetin e Cërrikut gjatë kohës së trazirave të marsqershorit 1997 atëherë ishin anëtarë të Komitetit të Shpëtimit Kombëtar dhe kanë qenë nga më aktivët në përpjekjet e bëra nga qytetarët në rivendosjen e rendit e të qetësisë publike. Ndërsa nga hetimet intensive të kryera ka rezultuar se jo rrallë ata dyshohet se janë implikuar edhe në krime.
MASAKRA Ekzekutimi me antitank i 6 gardistëve mbetet një nga ngjarjet më tragjike dhe më të përgjakshme të trazirave në '97-ën
INTERVISTA
Flet ish-ministri i Brendshëm: Gabim që në vend të forcave speciale u dërgua Garda ERJON AJAZI
A
rrestimi i autorëve të masakrës së Cërrikut ka rikthyer edhe një herë në qendër të opinionit publik ngjarjet e marsqershorit të vitit 1997. Në një intervistë për gazetën "Shqip", ishministri i Brendshëm gjatë vitit 97, aktualisht kryetar i PAD-it, Neritan Ceka, ka treguar detajet dhe mënyrën se si ka punuar qeveria e atëhershme për të zbardhur ngjarjen makabre. "Rezultati për zbardhjen e ngjarjes ishte i pakënaqshëm", tha Ceka. Sipas tij, prokuroria duhet të nisë hetimin në dy drejtime. Ceka ka theksuar se e gjithë kjo ka ndodhur nga pakujdesia e organizimit të aksionit në zona ku popullsia ishte e armatosur. "Në rastin e Cërrikut kanë qenë forca të Gardës. Dhe Garda nuk lëviz kurrë për detyra të rendit. Garda është me ligj e caktuar vetëm për mbrojtjen e institucioneve qendrore shtetërore, pra Kryeministrisë, Kuvendit, Presidencës dhe pjesët e tjera janë në mbrojtje të policisë. Mendoj se duhet të dalë përgjegjësia e dyanshme. Pra, jo vetëm e atyre që kanë kryer vrasje, por edhe e atyre që kanë dërguar në këto vende
Ish-ministri i Brendshëm në vitin 97, Neritan Ceka, rrëfen mënyrën se si qeveria u përpoq të zbardhte masakrën e Cërrikut
Ceka: Hetime për pakujdesinë e organizimit të operacionit forca të cilat nuk ishin të specializuara për ndeshje me popullsinë, ose për raporte të rendit që kanë të bëjnë vetëm me forca të specializuara, siç ishin forcat speciale", tha ai. Zoti Ceka, si i komentoni ngjarjet e vitit 97, konkretisht masakrën e Cërrikut, e cila është rikthyer në vëmendjen e opinionit publik pas kapjes së autorëve? Duhen nisur hetimet për dy
masakrat e policisë, një e Cërrikut dhe e dyta ka qenë ajo e Urës Vajgurore, me të cilat është marrë Prokuroria Ushtarake, sepse në atë kohë policia ishte pjesë e forcave të armatosura. Por rezultatet kanë qenë të pakënaqshme nga të dy krahët dhe pastaj nuk pata mundësi t'i ndjek deri në fund, sepse, siç dihet, në muajin mars të 1998 unë u largova nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme. Kështu që, natyrisht s`pata mundësi ta ndiqja çështjen deri në fund, por e di që një pjesë e hetimeve u ndërprenë, për shkak se kishte një ligj për amnistinë. Disa veprime u futën brenda ligjit të amnistisë, ndërsa disa veprime nuk e di se si u shpjeguan, por rezultati ishte krejt i pakënaqshëm. Si i komentoni sulmet që janë bërë në adresë tuaj në lidhje me këtë masakër? Ajo ka ndodhur në kohën kur unë nuk isha ministër i Brendshëm. Të dyja ngjarjet kanë ndodhur në kohën e qeverisë së stabilitetit dhe unë nuk kisha asnjë lidhje as me njërën, as me tjetrën. Kështu që nuk besoj se është përmendur ndonjëherë emri im në lidhje me këto dy ngjarje. Çfarë duhet të bëhet për të zbardhur plotësisht këto ngjarje? Natyrisht që prokuroria duhet
të hetojë në dy drejtime. Një, në drejtimin e autorëve të vrasjeve, të cilët nuk mund t'i shpëtojnë ligjit. Ai që ka vrarë, në çdo rrethanë, ka një përgjegjësi, përveç rasteve kur është vetëmbrojtje. Së dyti, është pakujdesia e organizimit të aksionit në zona ku popullsia ishte e armatosur; veçanërisht e lëvizjes së Gardës, e cila nuk është pjesë e policisë. Ndërsa në rastin e Urës Vajgurore, ato ishin forca të vërteta policore, në rastin e Cërrikut kanë qenë forca të Gardës. Dhe Garda nuk lëviz kurrë për detyra të rendit. Garda është me ligj e caktuar vetëm për mbrojtjen e institucioneve qendrore shtetërore, pra Kryeministrisë, Kuvendit, Presidencës dhe pjesët e tjera janë në mbrojtje të policisë. Mendoj se duhet të dalë përgjegjësia e dyanshme. Pra, jo vetëm e atyre që kanë kryer vrasje, por edhe e atyre që kanë dërguar në këto vende forca të cilat nuk ishin të specializuara për ndeshje me popullsinë, ose për raporte të rendit që kanë të bëjnë vetëm me forca të specializuara, siç ishin forcat speciale. Pra, kundër një grupimi të armatosur, sidomos kur ai është i organizuar, çohen gjithmonë forca speciale dhe jo forca të Gardës.
Në rastin e masakrës së Cërrikut kanë qenë forca të Gardës së Republikës. Dhe Garda nuk lëviz kurrë për detyra të rendit
E MERKURE, 25 KORRIK 2007
A K T U A L I T E T
SHQIP 9
SPECIALE
SHQIP 8
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
Qeveria: Zjarret, vendi në prag të gjendjes së jashtëzakonshme. Situatë emergjente për disa zona
Berisha: Ndihmë nga fqinjët për zjarret Këshilli i Ministrave përcakton një fond shtesë për zonat emergjente ERJON AJAZI
S
ituata kritike në të cilën ndodhet vendi nga rënia e zjarreve e ka detyruar qeverinë të shpallë gjendjen e emergjencës në vendet më të prekura dhe më të dëmtuara. Jo vetëm kaq, por qeveria ka informuar se mjete me qira do të vijnë nga fqinjët, të cilat do të lehtësojnë shuarjen e zjarreve. Kryeministri Berisha, në mbledhjen e qeverisë, analizoi situatën e deritanishme të përhapjes së zjarreve në zona të ndryshme të vendit dhe masat e marra për përballimin e situatës. Berisha theksoi se vazhdojnë të mbeten problematike zonat pyjore të Germenjit, Llogorasë, Lura dhe Valbona. Gjithashtu, Kryeministri vuri në dukje faktin se janë identifikuar raste të zjarrëvënies së qëllimshme nga persona të caktuar. Duke kërkuar vëmendjen maksimale për gjetjen e mënyrave sa më efikase në përballimin e situatës, Kryeministri theksoi se forcat e ushtrisë dhe të policisë kanë kontribuar në mënyrë thelbësore për përballimin e saj, ndërsa për sa i përket qeverisjes vendore, Kryeministri kërkoi një angazhim më të madh të saj. “Megjithëse gjendja e emergjencës paraqitet edhe në shumë vende të tjera fqinje, janë bërë të gjitha përpjekjet për sigurimin e mjeteve shtesë, me qira, që do të lehtësojnë shuarjen e zjarreve”, tha Berisha. Gjithashtu, Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve, që në kushtet e klimës së nxehtë, e cila po vazhdon prej disa ditësh, ta konsiderojnë parandalimin e zjarreve si një prej detyrave më të rëndësishme. Për këtë qëllim, Kryeministri kërkoi vënien nën kontroll dhe gatishmëri të të gjitha impianteve të fikjes së zjarrit në ndërtesat publike dhe mobilizimin e të gjitha resurseve për përballimin e situatës. “Zjarret e rëna në vend vazhdojnë të mbeten një problem madhor. Grupi i drejtuar nga zëvendëskryeministri Oketa po e ndjek në mënyrë konstante situatën, por në fakt, klima është shumë e disfavorshme”, tha ai. Berisha theksoi se janë bërë përpjekje të mëdha për të siguruar mjete shtesë me qira, por për fat të keq, zjarret kanë përfshirë edhe vendet e rajonit, të cilat aktualisht nuk kanë mundësi reale për të ofruar ndihmë për shkak të situatës së krijuar. “Deri tani, ushtria ka dhënë një kontribut thelbësor, duke u përballur më shumë se të gjithë të tjerët, gjithashtu, edhe forcat e policisë. Kurse për sa i përket qeverisjes vendore, bashkitë, komunat, mund të themi se nuk janë kaq të angazhuara në parandalimin e zjarreve dhe shuarjen e tyre”, vijoi Berisha. Problem aktualisht mbeten pyjet e Germenjit, Llogoraja, Lura, Valbona, por me klimën aktuale, potenciali i ndezjes është realisht shumë i madh. Për këtë, qeveria ka përcaktuar një fond, i cili do të drejtohet drejt njësive me eficiente. “Deri
tani janë njësitë e ushtrisë dhe ato të policisë që përballen më me vendosmëri. Ajo çka mund të bëjë policia pyjore, por edhe ajo e rendit, është që të mund të kontrollojë të gjitha zonat e mundshme të
zjarrvënies, sepse deri tani nuk ka humbje në njerëz, por zjarret mund të ndodhin si në rastin e Kalabrisë, që zjarri për pak sa nuk dëmtoi turistët”, tha Berisha. “Do t’u bëja thirrje të gjithë qytetarëve
që ta konsideronin parandalimin e zjarreve, si një nga detyrat më të rëndësishme në këtë periudhë, kur moti i nxehtë favorizon përhapjen e tij me shpejtësi”, tha ai. Kryeministri kërkoi një mobiliz-
im të bashkive dhe komunave, të cilat duhet të shpallin në zonën e tyre gjendjen e emergjencës në nivel qarku dhe të mobilizojnë të gjitha resurset për përballimin e situatës.
Kriza e dritave
Berisha i kërkon llogari Genc Rulit Shqipëria kapërceu krizën politike, por është duke përjetuar një krizë më të thellë, atë të dritave, ujit dhe sikur të mos mjaftonte kjo edhe fatkeqësinë e rënies së zjarreve. Gjatë mbledhjes së përjavshme të qeverisë, kreu i kabinetit qeveritar ka kërkuar me ngulm nga zv/ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo, se ku ndodhej ministri i tij. Motivi i këtij interesi nga ana e Kryeministrit lidhej me krizën e dritave që pritet të thellohet më shumë. “Ku e ke ministrin ti. Është hera e dytë që mungon në mbledhje qeverie”. Këto janë fjalët me të cilat Kryeministri Berisha i është drejtuar numrit dy të Ekonomisë dhe Energjetikës për të mësuar vendndodhjen e anëtarit të kabinetit të tij. Pas këtij reagimi nga ana e Kryeministrit, është ndërprerë në mënyrë të papritur mbledhja e qeverisë, e cila pak minuta më vonë është cilësuar e mbyllur pa përshëndetjen e Kryeministrit, por edhe pa vazhdimësinë e asaj për të cilën Kryeministri ishte i interesuar me çdo kusht për prezencën e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës. Mëria e Berishës ndaj Genc Rulit lidhet me krizën energjetike që po përjeton vendi. Pas kapërcimit të këtyre krizave, kreu i qeverisë do të përgatisë një lëvizje brenda kabinetit qeveritar për të përmirësuar performancën e qeverisë.
MASAT
Gjirokastër, zjarret në shifra
Autostrada mbulohet nga tymi i dendur Autostrada GjirokastërKakavijë është bërë e pakalueshme, pasi e ka mbuluar tymi dhe bloza e zjarreve që kanë përfshirë krejt sipërfaqen e fushës dhe maleve të Buretos dhe Sopotit në të dy anët e lumit Drino. Në këtë territor numërohen rreth 30 vatra zjarri aktive. Zjarri në fshatin Haskovë përfshiu dy shtëpi, ndërsa në Jorgucat zjarri rrezikoi seriozisht pikën më të madhe të depozitimit dhe shitjes së gazit në rajonin jugor. Në zonën e Dropullit të Sipërm, zjarri dhe flakët kanë përfshirë pyllin e rrallë të Parkut Kombëtar të Bredhit të Sotirës. Krejt vija kufitare me Greqinë nga Kastanjaja deri në majën e Morganës janë përfshirë nga zjarri dhe flaka. Atmosfera e ajrit në luginë është mbuluar nga tymi dhe bloza, temperatura ka kaluar në mbi 40 gradë Celsius, ndërsa qarkullimi i njerëzve dhe mjeteve pothuajse është paralizuar. Në këto ditë të nxehta dhe me temperatura të larta në Jug të vendit, zjarret vazhdojnë të shtohen çdo ditë e më shumë. Vetëm gjatë mbrëmjes të së martës, duke u gdhirë dita e mërkurë, në Qarkun e Gjirokastrës janë shfaqur 6 vatra të reja zjarri duke e çuar në rreth 100 raste numrin e zjarreve të regjistruara gjatë muajit korrik. En.Se.
Ministri Bujar Nishani ka deklaruar se qeveria ka kontaktuar dhe me vendet fqinje për ndihmë
“Avion me qira nga Ukraina për zjarret” ENGJËLL SERJANI
Q
everia shqiptare ka kërkuar ndihmë në shumë vende të Ballkanit dhe Evropës për eliminimin e zjarreve, por të gjitha vendet janë përfshirë nga zjarret dhe nuk i janë përgjigjur ftesës për ndihma, vetëm Ukraina ka shprehur gatishmërinë për të dhënë avion për të shuar zjarret në Shqipëri. Lajmin që qeveria shqiptare ka hyrë në tratativa me qeverinë e Ukrainës për të marrë nga ky vend avionë me qira për të shuar zjarret në Shqipëri, e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi, prefekti Gjirokastrës, Spiro Ksera, dhe zëvendësambasadori i SHBA-së, Stiven Kristinen, gjatë një inspektimi për gatishmërinë e efektivave të policisë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. I pyetur lidhur me vlerësimin e situatës së zjarreve që kanë mbuluar Jugun dhe krejt territorin e vendit, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka
SITUATA
MINISTRI
VESHTIRESIA
Në zonën e Gjirokastrës vetëm dje janë hapur 6 vatra të reja zjarri
Nishani ka pohuar se tashmë ka kontaktuar me qeverinë ukrainase
Një nga problemet kryesore për zjarrfikëset është terreni i thyer
pohuar se “Situata është tepër problematike dhe shqetësuese dhe se situata bëhet më e vështirë kur vendet aleate dhe fqinje janë në të njëjtën situatë dhe nuk kanë mundësi të ndihmojnë”. Nishani pohoi gjithashtu, se ka komunikuar me telefon me disa homologë ministra të Brendshëm në Greqi, Itali, Maqedoni, mandej edhe në
Avioni me qira do të përdoret për rastet emergjente të rënies së zjarrit
Francë, por vetëm në Ukrainë ka gjetur mbështetje dhe ndihmë, ndonëse me qira. “Pas komunikimit, kemi gjetur mbështetje në Ukrainë dhe një avion nga ky vend do të mbërrijë shumë shpejt në Shqipëri për t’u përdorur gjatë operacioneve emergjente për shuarjen e vatrave të zjarrit në vendin tonë”. Situatën e shtrirjes së zjar-
reve, ministri Nishani e ka konsideruar problematike, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin ballkanik dhe në Evropë. Sipas tij, edhe Greqia, Spanja, Italia, Franca dhe vende të tjera në rajon po përballen me të njëjtën situatë problematike për sa u përket zjarreve. “Ka qenë kjo situatë në këto vende dhe kryesisht në Greqi, e cila i ka penguar ata të na vijnë në ndihmë kur ajo është kërkuar nga qeveria shqiptare si shkak i situatave problematike në përballjen me zjarret gjatë ditëve të fundit në vendin tonë”, tha ministri Nishani. Midis fshatrave Goranxi dhe Vanister në Komunën e Dropullit të Sipërm (Gjirokastër) është shfaqur një vatër zjarri. Flakët kanë rrezikuar të dy fshatrat, por pas ndërhyrjes së banorëve të zonës dhe efektivave të policisë është bërë e mundur shuarja e tyre. Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në kullotat malore në fshatin Zervat. Zjarri është shuar pa regjistruar dëme materiale në shtëpitë e banimit. Ndërkohë, dy vatra të tjera zjarri janë regjistruar në malin e Sotirës (Gjirokastër) dhe Nepravishtës.
SPECIALE
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
SHQIP 9
VIRON NELAJ
GJIKË HUNDAJ
PATRIOT BELULI
BARDHOSH BELLO
AGRON ALIÇKAJ
SHEME XHELILI
ALEN DEDENIKA
MUHAMET KASHENA
Zjarrfikës duke shuar zjarret në Gjirokastër. (Fotot anash) Barinjtë e arrestuar për zjarrvënie
SITUATA
Dhjetëra banesa shkrumbohen. Në Llogora, 300 forca policie në shpëtim të parkut kombëtar
Zjarri bën kërdinë në pyje e shtëpi Gjirokastër, në Haskovë evakuohen disa persona të kërcënuar nga flakët
A
sgjë nuk mund të ndalë më përhapjen e flakëve në gjithë Shqipërinë. Dje, “pre” e zjarreve kanë rënë edhe disa shtëpi, ndërsa disa banorë të fshatit Haskovë në Gjirokastër janë evakuuar, ndërsa shtëpi janë djegur në Tropojë dhe në Librazhd, duke rrezikuar edhe jetën e familjarëve. Në Llogora, afro 300 policë po merren me shuarjen e zjarreve, ndërsa policia eVlorës publikon foton e 8 çobanëve që i vunë flakën Karaburunit. Gjirokastër Zjarri i rënë në këtë zonë po përparon drejt qendrës së banuar, ndërkohë që sipas burimeve nga vendngjarja, banorë të shumtë të zonës po evakuohen. Në këtë zonë janë përfshirë nga flakët afro 10 hektarë me pyje. Ndërsa të gjitha vatrat e tjera të zjarrit në zonat e tjera të Dropullit të Sipërm dhe të Dropullit të Poshtëm janë vënë nën kontroll. Flakët e zjarrit që përfshinë një terren pyjor kanë dëmtuar rëndë dy shtëpi të banuara dhe kanë djegur pjesërisht godinën e kishës së fshatit Haskovë. Në ndihmë të zjarrfikësve gjirokastritë kanë ardhur dy zjarrfikëse nga Greqia, së bashku me dhjetë punonjës. Përgjegjësi i repartit të zjarrfikëseve të Gjirokastrës, Lefter Qirici, ka pohuar se falë ndihmës së forcave të policisë dhe ushtrisë shqiptare, si dhe ndërhyrjes në kohë të homologëve nga shteti grek, zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen përfundimtare të tij. Tropojë Në Tropojën e Vjetër, një zjarr i vlerësuar si aksidental dje në mesditë, ka djegur plotësisht banesën
dykatëshe të shtetasve Shaban dhe Agim Syla, ndërkohë që ndërhyrja e menjëhershme e policisë dhe banorëve të zonës ka mundur të lokalizojë flakët që rrezikonin seriozisht edhe 10 shtëpi të tjera që ndodheshin aty pranë. 15 forca të policisë që mbërritën menjëherë në vendngjarje, si dhe banorë të fshatit kanë mundur të izolojnë
flakët që rrezikonin të digjnin dhe 10 banesa të tjera. Banesa e përfshirë nga flakët është djegur tërësisht, ndërsa mësohet se pronari i saj ka humbur, si pasojë e këtij zjarri, dhe 4 lopë dhe 15 koshere bletësh. Ndërkohë, po hetohet për arsyet e rënies së zjarrit që mendohet të ketë rënë si pasojë e energjisë elektrike.
Librazhd Për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi rënia e një zjarri në një familje të madhe me 23 persona, të cilët zjarri i ka gjetur në gjumë. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 00.30 të mëngjesit të së mërkurës në fshatin Skroskë të Komunës Qukës, rreth 21 kilometra larg qytetit të Librazhdit. Si pasojë e një zjarri të rënë në
rrethana të paqarta është djegur një banesë dykatëshe në të cilën jetonin 4 familje me 23 persona, përkatësisht kryefamiljarët Halit Belba me 7 pjesëtarë, Sherif Belba me 7 pjesëtarë në familje, Nuri Belba me 5 pjesëtarë në familje, si dhe Petrit Belba me 4 pjesëtarë në familje, të katër vëllezër, të cilët prej vitesh kishin ndërtuar këtë banesë dykatëshe.
DEMET Flakët e zjarrit që përfshinë një terren pyjor kanë dëmtuar rëndë dy shtëpi të banuara dhe kanë djegur pjesërisht godinën e kishës së fshatit Haskovë. Dy zjarrfikëset e ardhura nga shteti grek kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve
VLORE
Përflaket Pusi i Mezinit, digjen me qindra rrënjë ullinj
Zjarret e mëdha nuk kursejnë as ullinjtë e Bestrovës E
shtë përfshirë plotësisht nga flakët e gjithë Qafa e Bestrovës, e cila është plotësisht e mbushur me ullinj, ndërsa shuarja e zjarrit është procesi më i vështirë dhe që po rrezikon në çdo moment jetën e njerëzve. Zjarri ka nisur në orët e mesditës, ku termometri ka shënuar 42 gradë dhe vetëm drejtuesit e shumtë të automjeteve, të
cilët kalojnë në këtë aks rrugor kanë qenë ata që kanë vënë alarmin për prezencën e një zjarri në Qafën e Bestrovës. Ullinjtë janë përfshirë plotësisht mes flakësh, ndërsa zjarri brenda një ore ka përfshirë gjithë zonën, duke filluar nga Qafa e Bestrovës e deri në Qafën e Pusit të Mezinit. Kjo zonë nuk është kullotë, por e mbushur plotësisht me ullinj, të cilët brenda 60 minutave janë shkrumbuar plotësisht. Shuarja e zjarrit është kryer
nga mjete të zjarrfikësit, por edhe mjete rrethanore. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe rreth 30 mijë ha, ndërsa dëmi i shkaktuar me shfarosjen plotësisht të ullinjve është shumë i madh. Drejtori i Ndërmarrjes Pyjore, Agim Muça, i cili ka rrezikuar një ditë më parë nga flakët e zjarrit në Karaburun dhe në Pyllin e Llogorasë ka treguar se zjarri rrëmben dhe shkrumbon gjithçka brenda disa sekondash. Ndërsa drejtori i
Zjarrfikësve ka treguar për rastin e Bestrovës se menjëherë pas informacionit të dhënë nga një drejtues automjeti, kanë mbërritur autobote dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur me pompat e ujit të kryejnë shuarjen e zjarrit. Zjarri ka vazhduar për disa orë, derisa është arritur të fiket, por dëmi ka qenë i madh. Ma.Me.
Zjarri i rënë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka shkrumbuar plotësisht plaçkat, mobiliet duke lënë në mes të katër rrugës 23 pjesëtarët e kësaj familjeje të madhe. Sipas pjesëtarëve të familjes në vendin e ngjarjes, vajza 10vjeçare, Suada Belba, për pak sa nuk është djegur e gjallë në katin e parë të banesës si pasojë e flakëve të rrëmbyeshme. Kreu i Komunës Qukës, Ymer Blloshmi, u ka premtuar katër kryefamiljarëve t’u jepet një shumë prej 100 mijë lekësh, me qëllim mbulimin e disa shpenzimeve paraprake për fëmijët e tyre. Llogoraja Flakët e zjarrit kanë rrëmbyer gjithë pyllin e vjetër të Llogorasë dhe kjo pas hapjes së vatrave të vogla të zjarrit, të cilat u shkaktuan nga djegia e rreth 10 ha kullota në gjithë zonën e Karaburunit. Mbrëmjen e djeshme, vatrat e zjarrit janë hapur përsëri, por në një shtrirje shumë të gjerë, ndërsa është rrezikuar i gjithë pylli i vjetër i Llogorasë, i gjithë Karaburuni dhe fshatrat përreth Dukat dhe Tragjas. Rreth 15 persona kanë qenë mes flakëve të zjarrit, të cilët përpiqeshin të shuanin atë me mjete rrethanore, por gjithçka ka qenë e pamundur, pasi flakët e zjarrit rrethuan gjithë zonën duke bllokuar forca të policisë, si dhe punonjës të Drejtorisë së Pyjores dhe Zjarrfikësit. Më të rrezikuar kanë qenë dy punonjës ushtrie, ndërsa të tjerët kanë pësuar trauma të rënda në shumë pjesë të trupit. Të paktën 300 forca policie kanë marrë pjesë në operacionin e shuarjes së zjarrit, ndërkohë që zjarri rrezikon t’i afrohet bazës ushtarake të Pashalimanit që është në Karaburun.
SHQIP 8
E MERKURE, 25 KORRIK 2007
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
SHQIP 11
A K T U A L I T E T
AKTET
FALSIFIKIMI
EKSPERTIZAT
TE DENUARIT
Kontrolli në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) verifikoi 22 akte të ekspertimit mjeko ligjor
Ekspertët e IML, në mënyrë të veçantë ekspertët psikiatër, kanë falsifikuar aktet e ekspertimit
Mjekët e institutit kanë kryer ekspertiza joreale për personat që nuk janë ekzaminuar ndonjëherë
Shumica e të dënuarve të liruar gëzojnë shëndet të plotë, janë aktivë në jetë dhe në shoqëri
AKUZAT
“Rezultatet e hetimit tregojnë se për shumë të burgosur aktet e ekspertimit ishin joreale”
Raportet false, si u liruan 18 të burgosur Publikohen rezultatet e kontrollit në Mjekësinë Ligjore FLORION SERJANI
T
ërmet” në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas kon trollit disamujor të ushtruar nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë. Shkarkim nga detyra dhe kallëzim penal ka qenë propozimi kryesor për 8 punonjës të këtij institucioni, të akuzuar se kanë falsifikuar aktet e ekspertimit për të ndihmuar të dënuar të ndryshëm të fitojnë lirinë, bazuar në këto akte. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë, e cila nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka bërë të ditur se është përgatitur raporti i parë i hetimit administrativ, ai rreth praktikave të ekspertimit mjekoligjor për disa raste. Hetimi në Institutin e Mjekësisë Ligjore kishte nisur në mesin e muajit maj të këtij viti dhe ka përfshirë kontrollin e 22 akteve të ekspertimit mjekoligjor. Rezultatet e raportit të Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se për 18 të burgosur aktet e ekspertimit ishin joreale. Ata ishin dënuar për vepra penale të rënda si vjedhje, përdhunim, trafikim lëndësh narkotike, vrasje me paramendim dhe janë liruar nga burgjet me arsyetimin se “vazhdimi i qëndrimit në burg rrezikonte jetën e tyre”. Sipas ministrisë, “informacionet e grumbulluara janë shqetësuese, sepse ato dëshmojë ekzistencën e një mekanizimi të instaluar institucional të korrupsionit”. Hetimi i ministrisë duket se ka qenë intensiv dhe voluminoz. Gjatë këtyre dy muajve, inspektorët kanë hetuar praktikat pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kanë shqyrtuar dosjet gjyqësore, si dhe kanë mbledhur informacion për vendndodhjen e të gjithë të burgosurve liruar, gjatë dy viteve të fundit. Gjithashtu, janë marrë informacione që lidheshin me të burgosurit e liruar edhe nga strukturat e Drejtorisë së Burgjeve dhe spitalet në të gjithë vendin. Në përfundim të hetimeve është përpiluar edhe raporti përkatës, sipas të cilit, “del qartë, se në shumicën e tyre ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në mënyrë të veçantë ekspertët psikiatër, kanë falsifikuar haptazi aktet e ekspertimit, duke kryer masivisht ekspertiza joreale për personat që ose nuk janë ekzaminuar ndonjëherë ose janë ekzaminuar në një seancë të vetme në kushtet ambulatore, apo për persona të
deklaruar recidivë në tentativën e tyre për të vrarë veten, ndërkohë që nga dosjet e tyre personale nuk rezulton të kenë pasur ndonjëherë tentativë për vetëvrasje”. Hartuesit e raportit kanë theksuar se “shumica e të dënuarve të liruar gëzojnë shëndet të plotë, janë aktivë në jetë dhe në shoqëri, edhe shumë kohë pas daljes nga burgu ata jetojnë të qetë dhe të
I rekomandohet drejtorit të institutit shkarkimi i gjashtë ekspertëve që janë përfshirë në raport
Është propozuar që të bëhet kallëzim penal për tetë punonjës të Institutit të Mjekësisë Ligjore Propozim për masa disiplinore edhe ndaj prokurorëve që kanë ndjekur çështjet e përfshira në raport
patrazuar nga dora e drejtësisë, jashtë shtetit”. Për të gjitha shkeljet ligjore që janë vërejtur në raport propozohen masa të ashpra jo vetëm ndaj ekspertëve të institutit të Mjekësisë Ligjore të përfshirë në këto çështje, por edhe për prokurorët që i kanë ndjekur ato. Sigurisht, propozimet për këta të fundit do t’u drejtohen organeve të
prokurorive nga varen ata. Ndërkohë që Ministria e Drejtësisë bën me dije se së shpejti do të dalë me një raport përfundimtar dhe për pjesën tjetër të këtij fenomeni që ka të bëjë me rolin dhe shkeljet e ligjit nga ana e gjyqtarëve në këtë proces, çka duket se do t’i trazojë edhe më shumë ujërat në sistemin e drejtësisë.
nisja
Rastet
Konstatimet e mjekëve për të burgosurit e sëmurë Në raportin e Ministrisë së Drejtësisë janë paraqitur ndër të tjera edhe pjesë nga konkluzionet e mjekëve për të burgosurit që konsideroheshin të sëmurë dhe që më pas kanë fituar lirinë. Bien në sy ekspertizat psikike për mënyrën e formulimit të tyre. Ja disa nga frazat tip që janë gjetur në pjesët përshkruese të raporteve psikiatrike, sipas dosjeve të kontrolluara nga inspektorët e Ministrisë. Emrat e të dënuarve janë vendosur me iniciale, për të ruajtur të dhënat personale të tyre.
DOSJA NR. 1 A.M. - i datëlindjes 1972, lindur në Fushë-Krujë, i dënuar për "vrasje dhe armëmbajtje pa leje" me 8 vjet heqje lirie. Është liruar ndërsa i mbetej për të vuajtur edhe 4 vjet nga dënimi. Në pjesën përshkruese të raportit gjenden fraza tip "Nuk sheh asgjë optimiste lidhur me të ardhmen. Është pesimist dhe e sheh atë të errët. Nuk sheh asnjë motiv për të jetuar… Formalisht kujdeset për veten, por thotë se e bën me vështirësi të madhe… Shprehet se në mëngjes humori i tij në përgjithësi është mjaft i keq dhe i mbushur me ide e mendime pesimiste…"
Akuzat u bënë në ditën e drejtësisë Akuzat e bëra pikërisht në ditën e drejtësisë nga ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, për lirimin e të burgosurve me motivacione absurde shënuar edhe startin e një debati që shumë shpejt do të shndërrohej në çështje të ditës. Pas informacioneve që rridhnin në mënyrë jozyrtare nga zyrat e ministrisë dhe që bënin fjalë për një hetim të nisur në strukturat e burgjeve dhe institutit të Mjekësisë Ligjore ja ku mbërrin një raport zyrtar lidhur me këtë hetim. Ky raport, i cili pritet t’i nënshtrohet edhe mendimit, e pse jo edhe kundërshtimeve të ekspertëve të akuzuar do të shërbejë gjithsesi, për të lëvizur një strukturë pak të dukshme deri më sot për opinionin publik, por që në fakt, ka pasur në dorë shumë jetë njerëzish. Pikërisht fakti që këta njerëz kanë qenë kontingjent i drejtësisë do ta bëjë edhe më të mprehtë debatin që pritet të ashpërsohet në ditët në vijim.
DOSJA NR. 2 Z.D. - i datëlindjes 1953, lindur e banues në Krumë, Kukës, i dënuar për "vrasje për hakmarrje" me 15 vjet heqje lirie. Është liruar ndërsa i mbetej për të vuajtur edhe 4 vjet nga dënimi. Në pjesën përshkruese të raportit gjenden fraza tip "Ai nuk jeton kohën e tanishme dhe në qendër të bisedës trajton tema nga jeta shumëvjeçare që ai ka kaluar. Lavdëron në mënyrë patologjike e pompoze kohën e diktaturës komuniste, kryesisht liderin e saj… Nuk mendon fare për kohën e burgimit të tij dhe mendon se mund të flijohet…" DOSJA NR. 3 A.A. - i datëlindjes 1974, lindur në Shijak, i dënuar për "vrasje dhe armëmbajtje pa leje" me 16 vjet heqje lirie. Është liruar ndërsa i mbetej për të vuajtur edhe 13 vjet nga dënimi. Në pjesën përshkruese të raportit gjenden fraza tip "Ai u fut në dhomën e mjekut me fytyrë të deprimuar…I Kanë humbur aktualisht dëshirat, iniciativat, dashuria për njerëzit dhe kjo e detyron atë të gjejë një "zgjidhje". Me pas shton me sytë e përlotur se një ditë mund të bëjë që "të lehtesojë veten"…. Ankon së kohët e fundit ka pasur pagjumësi të theksuar, gjatë natës i vinin mendime të karakterit depresiv dhe e shqetëson zhurma dhe drita e fortë…" DOSJA NR. 4 A.A - i datëlindjes 1975, lindur e banues në Shijak, i dënuar për "marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 1418 vjeç" dhe "Rrëmbim personi në rrethana lehtësuese" me 11 vjet heqje lirie. Është liruar ndërsa i mbetej për të vuajtur edhe 7 vjet nga dënimi. Në pjesën përshkruese të raportit gjenden fraza tip "Pacienti paraqet ankesa të tilla si pagjumësi, zgjim herët në mëngjes, dhembje koke, melankoli. Mendimet i ka pesimiste, pa shpresë për të ardhmen, qan shpesh, thotë se e ardhmja e tij është të varë veten. Humorin e ka të ulët dhe ka mendime vetëdëmtuese dhe suicidale… Referon se para tre vjetësh, kur ishte në jetë të lirë ka goditur veten me thikë, sepse ishte shumë i mërzitur nga jeta(duket blana në dorë). Gjithashtu referon se nëna e tij vuan nga çrregullime të shëndetit mendor. Ka humbur kënaqësinë për jetën, për të jeta nuk ka kuptim dhe dëshiron t'i japë fund jetës…." DOSJA NR. 5 K.K - i datëlindjes 1954, lindur e banues në Llakatund, Vlorë, i dënuar për "vrasje me dashje, mbetur në tentativë" me 6 vjet heqje lirie. Është liruar ndërsa i mbetej për të vuajtur edhe 3 vjet nga dënimi. Në pjesën përshkruese të raportit gjenden fraza tip "E quan veten të pavlerë, të padenjë, që jeton pa asnjë motiv. Në takimet me familjarët nuk shprehte asnjë afeksion, ishte i zhveshur nga emocionet… Ai ka manifestuar ndjenjën se po e helmonin, ide e tendenca vetëvrasëse, ndjenjën e inferioritetit".
OPINION
SHQIP 12
P
arlamenti shqiptar zgjodhi Bamir Topin, nënkryetar i Partisë Demokratike në pushtet, si Presidentin e ri të vendit, duke i dhënë fund një "beteje" që kërcënonte ta çonte Shqipërinë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ai që ka fituar më shumë është Kryeministri Sali Berisha, Partia Demokratike e të cilit tani kontrollon postet kryesore. Humbësi më i madh është Edi Rama, lideri socialist, që nuk qe në gjendje të ndalonte një grusht deputetësh të tij të jepnin votat, për të cilat Topi kishte nevojë për t'u zgjedhur President. Tani që rreziku i zgjedhjeve të parakohshme është kapërcyer, vëzhguesit ndërkombëtarë shpresojnë që qeveria të bëjë përpara me reformat e lidhura me integrimin evropian. Me fat, në votimin e katërt, që ishte edhe raundi i parafundit i votimit, Topi mori 85 vota në një Parlament me 140 anëtarë gjithsej, një më shumë nga sa i nevojitej për të siguruar shumicën prej tri të pestash, të përcaktuar në Kushtetutë. Topi nuk mundi ta siguronte këtë shumicë në tri raundet e para. Ai mori 75 vota në raundin e parë, më 7 korrik, 74 në raundin e dytë, më 11 korrik dhe 50 vota në raundin e tretë, më 14 korrik, pasi Neritan Ceka, i Partisë opozitare Aleanca Demokratike, hyri në garë. Pavarësisht nga prania e një kandidati opozitar, lideri i Partisë Socialiste në opozitë, Edi Rama, tha se deputetët e partisë së tij do të vazhdonin të bojkotonin zgjedhjet, për sa kohë që Bamir Topi do të vazhdonte të qëndronte në garë. Rama pretendonte se një zyrtar i lartë i Partisë Demokratike, siç ishte Bamir Topi, nuk duhej dhe nuk mund të shikohej si një kandidat konsensual, dhe tha se Partia Socialiste e Shqipërisë ishte e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Berisha gjithashtu, duke i hedhur benzinë zjarrit, deklaroi se ai do të preferonte që më mirë të përballej me zgjedhje të parakohshme sesa të plotësonte kërkesën e opozitës për tërheqjen e kandidatit presidencial. E kështu, gjithçka rezultoi në një lojë "macja me miun". Edhe pse Berisha e Rama ishin të bindur në fitoren e tyre në zgjedhje të parakohshme, asnjë prej tyre nuk donte të ishte përgjegjësi për shkuarjen te këto zgjedhje. Më në fund, gjithçka u kapërcye me ndihmën e ish-kryeministrit Fatos Nano, ish-lider i Partisë Socialiste, që doli nga gara presidenciale, pasi u rendit i treti në raundin e tretë të votimit. Nano, i zemëruar ngaqë Rama nuk e mbështeti ambicien e tij presidenciale,
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
Presidenti i ri, Berisha, Rama dhe Nano bindi një grusht deputetësh socialistë, mbështetës të tij, të mos i përmbaheshin urdhrit të lidershipit partiak dhe të mbështesnin Topin në raundin e katërt. E ndërsa koalicioni në pushtet ishte tërësisht në mbështetje të kandidatit të vet, kaq ishte e mjaftueshme për t'i dhënë fitoren Topit. Pasoja e menjëhershme e zgjedhjes në Parlament të zotit Topi, është se Shqipëria nuk do të ndeshet me zgjedhje të parakohshme në të ardhmen e afërt, çka do të kish ndodhur, nëse Parlamenti nuk do ta zgjidhte dot një president në pesë raunde zgjedhore. Kjo vjen si çlirim në një kohë kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin bërë të qartë që më parë se zgjedhjet e parakohshme do të ishin një episod i papëlqyeshëm. Fuqitë perëndimore përkundrazi, kërkuan që autoritetet lokale të përqendroheshin te reformat e lidhura me integrimin e Shqipërisë në Perëndim dhe te përforcimi i kornizës ligjore, në mënyrë që të zhvillohen zgjedhje të rregullta dhe sipas standardeve ndërkombëtare në takimin e radhës me elektoratin. Nëse Parlamenti do të kishte dështuar në zgjedhjen e Presidentit, pjesa tjetër e 2007-ës do të devijonte tërësisht nga reformat, ndërsa partitë do të përfshiheshin nga ethet zgjedhore. E ndërsa zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk pritet të zhvillohen deri në mesin e 2009-ës, qeveria e udhëhequr nga Partia Demokratike ka dy vjet kohë për të ecur përpara me axhendën e saj politike. Kjo përfshin edhe reformimin e adminis-
Edi Rama i Partisë Socialiste, ka dalë i djegur, por rebel nga e gjithë kjo dhe pritet të shtojë sulmet mbi politikën e vjetër të Shqipërisë postkomuniste, në të cilën Sali Berisha dhe Fatos Nano, kanë qenë figurat dominante
tratës publike, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, si edhe përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e taksave dhe të tjera masa. Avantazhi Berisha... Edhe pse fuqitë e Presidentit, sipas Kushtetutës shqiptare, janë kryesisht simbolike, mbajtësi i kësaj detyre mund të luajë një rol të rëndësishëm si një figurë unitare, mbi partitë. Presidenti i larguar tashmë, Alfred Moisiu, konsiderohej gjerësisht si i tillë; ai bllokoi iniciativa si të qeverisë "Berisha", ashtu edhe të administratës së mëhershme, të udhëhequr nga Partia Socialiste që humbi pushtetin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Gjithsesi, Moisiu e zemëroi jo pak Berishën, duke u bërë rezistencë thirrjeve të qeverisë për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, dhe duke kthyer prapa në Parlament disa iniciativa të debatueshme të Partisë Demokratike. Zgjedhja e Topit është qartazi në favor të Berishës dhe Partisë Demokratike që tani kontrollon postet më të larta publike në vend. Topi - reformator Partia Demokratike tani mund të shohë përpara, e qetë të paktën edhe për dy vjet të tjera, pa asnjë kërcënim për zgjedhje të parakohshme. Bamir Topi, një reformist, që më parë ka kryesuar grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ka negociuar disa marrëveshje me opozitën dhe ka një reputacion të mirë edhe përtej radhëve të demokratëve. Gjithsesi, partitë e opozitës janë të shqetësuara se Presidenti i ri do të
jetë shumë më i predispozuar për të favorizuar iniciativat e qeverisë. Në mënyrë të veçantë, ka shumë mundësi që Prokurori i Përgjithshëm të shkarkohet së shpejti dhe kjo mund të hedhë hije dyshimi edhe mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor. ... probleme për Ramën Zgjedhja e Topit President është një telash i madh për Edi Ramën, që në muajin maj fitoi lehtësisht një tjetër mandat si lider i Partisë Socialiste duke përfituar jo pak nga performanca e mirë në zgjedhjet lokale. Në këto zgjedhje Partia Socialiste arriti të fitonte qytetet më të mëdha, përfshirë edhe kryeqytetin, Tiranën, ku Rama u rizgjodh për një mandat të tretë si kryebashkiak. Edhe pse Rama mbetet një politikan popullor, vendimi i tij për të bojkotuar votimin presidencial dhe përpjekjet për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, rezultuan të dështuara. Për më tepër, fakti që Bamir Topi u zgjodh me mbështetjen e disa deputetëve socialistë tregon se Rama nuk ka kontroll të plotë mbi partinë e tij. Pas votimit presidencial zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste thanë se ata deputetë ishin përjashtuar nga partia, por gjithsesi, dëmi ishte bërë. Fatos Nano do të mbetet kështu një makth për Ramën dhe tensionet e brendshme në Partinë Socialiste mund të ngrihen në të ardhmen e afërt. Marrëdhëniet mes qeverisë së Partisë demokratike dhe opozitës gjithashtu pritet të mbeten në kuadrin e hershëm të kundërshtarëve, pasi drejtuesit socialistë do të vazhdojnë të këmbëngulin se Topi nuk është zgjedhur me një konsensus ndërpartiak. Rama pati deklaruar se deputetët e mbetur të Partisë Socialiste nuk do të marrin pjesë në inaugurimin e Topit, më 24 korrik. Zgjedhja e një Presidenti të ri në Shqipëri, ka ardhur si një çlirim edhe për fuqitë e mëdha perëndimore dhe, pa dyshim fuqizon akoma më tej Partinë Demokratike e cila tani mund të vazhdojë të ecë përpara, të paktën edhe për dy vjet të tjera. Sfida kryesore për Berishën tani do të jetë përshpejtimi i ritmit të reformave dhe kënaqja e partnerëve të vegjël të koalicionit të tij. Ndërsa Edi Rama i Partisë Socialiste, ka dalë i djegur, por rebel nga e gjithë kjo dhe pritet të shtojë sulmet mbi politikën e vjetër të Shqipërisë postkomuniste, në të cilën Sali Berisha dhe Fatos Nano, kanë qenë figurat dominante. (Business Eastern Europe) Përktheu: Ardita Beçolli Shënim: Titulli është i redaksisë
Rusia po bën lojë të vështirë SIMON TISDALL "THE GUARDIAN"
T
ashmë që negociatat në Këshillin e Sigurimit për dhënien e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës u bllokuan me përbuzje, dilema se deri kur Rusia do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e Serbisë mbi Kosovën - mbetet një pyetje e rëndësisë së madhe. Vendet perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Francën - nismëtarët e intervenimit të NATO-s më 1999 - e kanë nënvlerësuar vazhdimisht vendosmërinë ruse. Ata menduan t'i bëjnë blof Rusisë, me paraqitjen e një Rezolute në Këshillit të Sigurimit. Megjithatë, Presidenti Vladimir Putin, ftohtësisht i shikoi me ngulm. Dhe, për herë të parë, ata vezulluan të premten. Llogaritjet e gabuara më herët për Kosovën gati sa nuk shkaktuan një konflikt fizik në qershor 1999, kur ushtarët parashutistë rusë u lëshuan në tokë për të marrë kontrollin në Aeroportin e Prishtinës, duke i paraprirë paqeruajtësve të NATO-s. Komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, urdhëroi 500 trupa britanike dhe franceze të bllokojnë hyrjen e tyre. Evitimi i një përplasjeje u arrit me vështirësi, për shkak se gjenerali britanik i KFOR-it, Mike Jackson, e kishte paralajmëruar gjeneralin Clark duke i thënë: "Nuk kam ndërmend të filloj luftën e tretë botërore për ju". Duke analizuar zhvillimet e fundit në Kosovë, duket qartë se Putin, i trimëruar nga rigjallërimi i naftës në Rusi, vështirë se mund të merrte një qëndrim më të butë se paraardhësi i tij i dobët dhe i diskredituar - Boris Yeltsin. Nëse për asgjë tjetër, ai do të mund të rrisë kërcënimin edhe më shumë. Nëse realisht nxitet,
Llogaritjet e gabuara më herët për Kosovën gati sa nuk shkaktuan një konflikt fizik në qershor 1999, kur ushtarët parashutistë rusë u lëshuan në tokë për të marrë kontrollin në Aeroportin e Prishtinës
Moska posedon një varg opsionesh për ta bërë një gjë të tillë. Ajo do të mund të forconte bashkëpunimet tradicionale politike dhe ushtarake me qeverinë e re të Serbisë dhe të ndihmojë minoritetin serb në Kosovë. Do të mund të finalizojë dorëheqjen e saj nga forcat konvencionale në traktatin e Evropës të vitit 1990, duke rritur potencialisht tensionet përgjatë Evropës Lindore dhe Ballkanit. Rruga pa krye në të cilën gjendet Kosova është aktualisht një përzierje
e shpagimeve ruse për planet raketore të mbrojtjes amerikane. Thellimi i mospajtimeve mund të inkurajojë forcat nacionaliste dhe irredentiste serbe, të cilat humbën zgjedhjet e fundit të përgjithshme për një përqindje të vogël, duke e thelluar kështu skepticizmin e Beogradit në BE. Në teori, Serbia shpreson të nënshkruajë Aktin e StabilizimAsocimit me Brukselin në nëntor të këtij viti. Megjithatë, Kryeministri serb, Vojislav Kostunica, ka paralajmëruar duke thënë se BE nuk është
gjithçka. "Oferta është kjo: Nëse e doni Evropën, duhet ta harroni Kosovën. Nëse e doni Kosovën, duhet ta harroni Evropën. Gjërat nuk duhet të funksionojnë në këtë mënyrë. Kjo është diçka e turpshme", ka deklaruar ai, javën e kaluar. "As Beogradi nuk do të pranonte përpjekjet për të bërë një marrëveshje me 6 vendet e Grupit të Kontaktit", është shprehur Presidenti serb, Boris Tadiç. Është vetëm Këshilli i Sigurimit ai që mund të vendosë për çështje të statusit. Në një pasqyrim të situatës në Irak, ministri i Jashtëm rus ka deklaruar se "përpjekjet për t'iu shmangur Kombeve të Bashkuara përbëjnë një kontradiktë me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare në Kosovë, destabilizojnë Ballkanin dhe inkurajojnë lëvizjet separatiste në mbarë botën". Serbia ka deklaruar se synon thjesht bisedime pa parakushte dhe supozime. Sidoqoftë, pa kërkuar të sheshojë problemet në zgjim të debatit të tyre në OKB, SHBA-ja dhe partnerët e saj duket se janë bërë memecë dhe të shurdhër. Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, insiston se "jemi të përkushtuar për një Kosovë të pavarur dhe në një mënyrë apo tjetrën do të arrijmë atje". Në vazhdën e rritjes së shqetësimeve se administrata e Bushit, me shtetet symbyllura të Evropës, është e papërgjegjshme, e madje edhe moskokëçarëse në veprimet e veta, Rice, pas takimit me liderët kosovarë, do të bisedojë edhe ministrin e Jashtëm të Serbisë. Ndërkohë, Grupi i Kontaktit, anëtare e të cilit është edhe Rusia, pritet të mblidhet në Berlin. Megjithatë, e gjithë kjo është fishkëllimë në errësirë. Mospajtimet fondamentale për të ardhmen e Kosovës, që datojnë nga vera e 1999, mbeten të rrethuara në llogore. Për më tepër, historia paralajmëron se mund të kemi tjera kalkulime fatale.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, insiston se "jemi të përkushtuar për një Kosovë të pavarur dhe në një mënyrë apo tjetrën do të arrijmë atje"
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
SHQIP 13
PSIKOLOGJI
Më thoni si e kaloni natën t’ju them çfarë çifti jeni. Gjumi, shumë i rëndësishëm për fatin e bashkëjetesës
PROJEKTI
Bin Laden kërkon të lidhë Afrikën me Azinë. Gati projekti për urën që do të konsiderohet më e madhja në botë
NE FAQEN 18
NE FAQEN 19
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○
Njerëzit po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për personin që i merr realisht vendimet në Shtëpinë e Bardhë
MODA
Çeni, më i fuqishëm se Bushi? Së shpejti, dy libra mbi të vërtetat okulte të zëvendëspresidentit
Z
ëvendëspresidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dik Çeni ka një talent dhe parapëlqim të veçantë për të qenë i padukshëm. Del shumë rrallë para mediave dhe prononcohet publikisht po aq rrallë. Errësira është shenja e tij dalluese që nga momenti kur mori postin e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2001. Ai ka mbajtur gjithmonë pozicionin e njeriut që nuk shfaqet, por që komandon gjithçka nga qoshja e tij e errët. Por, pavarësisht taktikës dhe përpjekjes për të mbetur në hije, së fundmi, gjithnjë e më tepër fokusi i opinionit publik, por edhe i analistëve po zhvendoset nga Presidenti amerikan Bush, te njeriu në hije që qëndron pas tij e vendos për të. Këtë muaj do të publikohen dy libra në Shtetet e Bashkuara, që analizojnë hollësisht rolin e Çenit. Ata do të dalin në dritë, para se të ketë reshtur zhurma që u bë në Lidhje me shkrimet e fundit kritike të "Uashington Postit". Në libra do të rrëfehet se si zëvendëspresidenti ka diktuar dhe dikton politikën dhe vendimet e tij në çështjet më të rëndësishme, përfshi luftën kundër terrorit, çështje që kanë të bëjnë me ekonomikë dhe ambientin. Sipas këndvështrimit të argumentuar të autorëve, Çeni shfaqet si një person shumë i fuqishëm, madje më i fuqishmi në rolin e zëvendëspresidentëve amerikanë të deritanishëm. Sipas asaj çka parashikon pozicioni i numrit dy të Shtëpisë së Bardhë, një zëvendëspresident amerikan, zakonisht merret me dërgimin e ndihmave në zona ku ka katastrofa humanitare, apo shkon nëpër funerale dhe ceremoni të tjera të mëdha në botë, në përfaqësim... NE FAQET 14-15
FOTO KONTRAST Pamje nga bregdeti i mbipopulluar i Durrësit. Plazhi buzë Adriatikut, pavarësisht mungesës së dritave, çmimeve të larta e një higjiene që le për të dëshiruar, mbledh çdo vit turistë. Fotoja është marrë dje, në një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, ku temperatura ka shënuar 42 gradë Celsius
Plazhi i braktisur i Peskiçit në jug të Italisë. Dy ditë më parë, pushuesit e kësaj zone mbetën të bllokuar nga një zjarr i madh e i beftë që mori jetën e dy personave. Zjarri që përfshiu disa zona të Puljes ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, e mbi të gjitha ikjen e turistëve dhe prishjen e sezonit për shumë hotele e resorte.
Jo vetëm për të veshur, por edhe për të joshur V
eshja nuk është objekt inter esi vetëm për krijuesit e modës, por edhe atyre të shkencave psikologjike. Në rrugën e historisë së njerëzimit, veshja ka kaluar nga një nevojë elementare, në një paraqitje simbolike. Për shembull, një mashkull me veshjen e tij tregon vetveten, idetë, anëtarësinë në një grup, ose në një rol social. Paraqitja është komunikim. Veshja është një mesazh që përcjell tek të tjerët atë që jemi. Mënyra e të veshurit i korrespondon mënyrës së qëndrimit dhe të të shprehurit, dashamirësinë që ndiejmë për vetveten, sepse të vishesh me kujdes do të thotë ta duash veten. Në fakt, pacientët në psikoterapi kur pëlqehen më pak nga të tjerët zgjedhin një trajtim më të mirë si në ushqim, në fjetje, për rregullimin e flokëve, madje edhe për veshjen. Ata fillojnë të vishen më mirë, madje të mbulohen dhe nuk ngurrojnë të fshihen më. Për këtë ata zgjedhin veshje të rregullta dhe me ngjyra. Ngadalë-ngadalë fillojnë të përmirësohen dhe t'i japin një ngjyrim personalitetit të tyre. Por më kryesorja është se ata nuk e lënë më veten të... NE FAQEN 20
SHQIP 1 4
N D R Y S H E
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
Flet rrallë në publik dhe i pëlqen të jetë tepër i tërhequr. Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara, njerëzit po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për personin që merret realisht me të gjitha vendimmarrjet në Shtëpinë e Bardhë, që nga lufta në Irak, e deri te politika ndaj klimës
Çeni, Presidenti i vërtetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Z
ëvendëspresidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dik Çeni ka një talent dhe parapëlqim të veçantë për të qenë i padukshëm. Del shumë rrallë para mediave dhe prononcohet publikisht po aq rrallë. Errësira është shenja e tij dalluese që nga momenti kur mori postin e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2001. Ai ka mbajtur gjithmonë pozicionin e njeriut që nuk shfaqet, por që komandon gjithçka nga qoshja e tij e errët. Por, pavarësisht taktikës dhe përpjekjes për të mbetur në hije, së fundmi, gjithnjë e më tepër fokusi i opinionit publik, por edhe i analistëve po zhvendoset nga Presidenti amerikan Bush, te njeriu në hije që qëndron pas tij e vendos për të. Këtë muaj do të publikohen dy libra në Shtetet e Bashkuara, që analizojnë hollësisht rolin e Çenit. Ata do të dalin në dritë, para se të ketë reshtur zhurma që u bë në Lidhje me shkrimet e fundit kritike të "Uashington Postit". Në libra do të rrëfehet se si zëvendëspresidenti ka diktuar dhe dikton politikën dhe vendimet e tij në çështjet më të rëndësishme, përfshi luftën kundër terrorit, çështje që kanë të bëjnë me ekonomikë dhe ambientin. Sipas këndvështrimit të argumentuar të autorëve, Çeni shfaqet si një person shumë i fuqishëm, madje më i fuqishmi në rolin e zëvendëspresidentëve amerikanë të deritanishëm. Sipas asaj çka parashikon pozicioni i numrit dy të Shtëpisë së Bardhë, një zëvendëspresident amerikan, zakonisht merret me dërgimin e ndihmave në zona ku ka katastrofa humanitare, apo shkon nëpër funerale dhe ceremoni të tjera të mëdha në botë, në përfaqësim të Shtëpisë së Bardhë. Por ky rol nuk vlen aspak për Çenin. Ai është aq dominues në gjithçka, saqë shumë njerëz që i qëndrojnë pranë mendojnë që fjala "zëvendës" i duhet hequr nga emërimi, sepse Çenit i shkon vetëm emërimi "President". Në libra thuhet se është Presidenti de fakto i Shteteve të Bashkuara, me një vendimmarrje në të gjitha fushat. Madje, në njërin prej tyre shkohet më tej, saqë Presidenca aktuale e Bushit nuk e meriton aspak të mbajë emrin e këtij të fundit. Në fakt, që nga dita që emri i Çenit doli si kandidati i mundshëm për të qenë zëvendëspresident i Amerikës nëse do të fitonte Bushi, në vitin 2000, shumëkush mendoi se pozicioni i tij nuk do të ishte ai tradicional. Në fund të fundit, personi që rekomandoi Çenin te Bushi për postin e tij ishte… vetë Çeni. Kur Bushin e pyetën në atë kohë se cila ishte arsyeja e zgjedhjes së bërë, ai u përgjigj: "Sepse Çeni është pa diskutim plotësisht i aftë që të jetë edhe President i Shteteve të Bashkuara". Në çastin kur të dy hynë në Shtëpinë e Bardhë një gjë ishte shumë e qartë se Dik Çeni nuk do të ishte nga ata burra që do të humbitnin kohën nëpër funerale shtetërore. Edhe kabineti i Bushit u krijua si-
Nëse 11 shtatori i vitit 2001 mund të konsiderohet si momenti i shumëpritur i Çenit, sulmi ndaj Irakut në vitin 2003, është padyshim fillimi i rënies së zëvendëspresidentit
“Dik Çeni ia ndryshoi faqen Amerikës dhe pavarësisht se si do të shkojnë ngjarjet nuk mund të kthehemi kurrë në periudhën e qetë e të begatë që ishim para se ai të bëhej zëvendëspresident”
pas preferencave të zëvendëspresidentit. Figura të tilla, që u kthyen në kryesore si Ramsfeld, Volfovic, Bolton etj., ishin të gjithë të sjellë nga Çeni. Një nga arsyet e fuqisë së zëvendëspresidentit është aksesi i pakrahasueshëm që ai ka te Presidenti në gjithçka. Gjatë viteve që kanë punuar së bashku, mes tyre është krijuar një lidhje shumë e ngushtë. Çeni është mjeshtër në përpunimin e situatave dhe personave, ndryshe nga Bushi. Dikur Laura Bush, gruaja e Presidentit tha për të shoqin se ai në orën 9 të darkës është në shtrat, kjo mund të jetë disi e ekzagjeruar, por nuk është i ekzagjeruar fakti se Çeni është nga ata njerëz që qëndrojnë zgjuar deri më 4:30 të mëngjesit mbi informacione e dosje. Një procedurë e tillë është shpjegimi i njohurive të gjera dhe i kompetencës se zëvendëspresidenti ka mbi të gjitha, çështjet apo debatet e politikës së jashtme, ose të brendshme që kanë lidhje me Shtëpinë e Bardhë. Sipas autorit të një libri, ku merren në analizë të gjithë përfaqësuesit e kabinetit të Bushit, roli i Çenit mund të krahasohet me atë të llogaritarit në një shtëpi filmike. Cilësitë që ai ka, pra aksesi shumë i madh te Presidenti dhe gjithë informacionet e materialet që i takojnë vetëm atij, puna e palodhur dhe rëndësia që u kushton detajeve, janë karakteristikë e zëvendëspresidencës së Çenit, që nga dita e tij e parë e punës. Shtoi kësaj, edhe prirjen e tij të madhe për të mos rënë në sy dhe thuajse në hije, edhe pse vendimmarrjet i takojnë krejtësisht atij. Ishin ngjarjet e 11 shtatorit, ato që nxorën në pah më së miri gjithë këto karakteristika të Çenit. Ky ishte momenti për të cilin zëvendëspresidenti kishte vite që përgatitej. Që nga koha kur ndodhej në Shtëpinë e Bardhë me detyrën e shefit të stafit në Presidencën e Xherald Fordit, e më pas kur përjetoi edhe rënien e Niksonit, ambicia e Dik Çenit ishte që të rivendoste në pozicionin e duhur autoritetin e Presidentit amerikan. Në artikujt e "Uashington Post" renditen të gjitha kundërpërgjigjet të cilat lënë shumë për të dyshuar, që ndërmori Shtëpia e Bardhë pas sulmit të 11 shtatorit. Këtu përfshihet ngritja e Guantanamos, ose siç njihet ndryshe kampit të grabitjes, apo edhe torturave jashtë çdo norme të cilat u ushtruan ndaj të burgosurve e deri te përgjimi nën një bazë ligjore që lë shumë për të dëshiruar i të gjithë amerikanëve. Të gjitha këto çështje problematike me të cilat është përballur Shtëpia e Bardhë që prej disa vjetësh të çojnë vetëm në derën e zëvendëspresidentit amerikan. Brenda fare pak orësh nga sulmi në Nju-Jork dhe në Uashington, ndërsa Bushi ndodhej ende në fluturimin e tij të gjatë në avionin "Air Force One", Çeni kishte bërë bashkë, me urgjencë, një skuadër juristësh në zyrën e tij dhe po planifikonte me një zell shumë të
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
N D R Y S H E
SHQIP 1 5
Për gjithë adoleshentët kureshtarë që merren me Google Earth në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë tashmë i zakonshëm "kërkimi" i Shtëpisë së Bardhë dhe West Wing ose (krahu perëndimor). Më pas, nëse merr për nga juglindja përmes Potomakut del te Pentagoni, më pas akoma nëse kthehesh pak pas, më në veri ndodhet memoriali Linkoln. Përmes Google Earth nuk mund të shkosh më tutje, sepse nëse do të "kërkosh" për rezidencën e zëvendëspresidentit të Amerikës nuk do të gjesh gjë prej gjëje
madh, dhënien e kompetencave të jashtëzakonshme Presidentit të Shteteve të Bashkuara, të ngjashme me periudhat në prag të luftës së Vietnamit dhe pas plasjes së skandalit Uatergate. Në qendër të kësaj skuadre juristësh, ndodhej këshilltari ligjor i Çenit, David Adington. Më 18 shtator Adington dhe disa kolegë të tij shumë të besuar, përfshi edhe Prokurorin e Përgjithshëm aktual të Shteteve të Bashkuara, Alberto Gonzales, bëri disa propozime në lidhje me përdorimin e forcës ushtarake. Më 25 shtator përpiluan autorizimin për përgjimin e të gjitha komunikimeve të të gjitha llojeve, atyre që vinin e dilnin nga Amerika, pa qenë nevoja e një vendimi gjykate. Ky lloj përgjimi ishte ndaluar nga ligji federal që në vitin 1978. Më 6 nëntor, grupi i juristëve përpunoi një material, që në fakt ishte konceptimi i një sistemi të tërë ligjor, sipas të cilit terroristët që do të kapeshin, do të mbaheshin pa asnjë kufizim kohor në burg dhe pa u gjykuar. Në këtë material përfshihej gjithashtu, se nëse do të ishte e nevojshme ata do të gjykoheshin nga një Komision Ushtarak, një koncept ky që Çeni ia serviri vetë Bushit, madje e bindi këtë të fundit, që ta hidhte firmën për të, gjatë një darke solemne në Shtëpinë e Bardhë. Skuadra e Sdingtonit vepronte në fshehtësi të plotë. Kur CNN nxori në dritë ekzistencën e këtij komisioni, më 13 nëntor, Kolin Pauell, ish-sekretari i atëhershëm i shtetit, i cili kishte herë pas here konflikte më Çenin klithi sa kishte në kohë: "Çfarë dreqin po ndodh këtu?". Ndërkohë edhe Kondoleca Rajs, në atë periudhë me postin e këshilltares për sigurinë kombëtare nuk ishte vënë në dijeni të lëvizjeve. Por grupi i ekspertëve ligjorë të zëvendëspresidentit nuk deshi t'ia dinte. Një vit më pas, Adington dhe skuadra e tij që punonin në zyrën e Çenit nxorën në dritë një material që anashkalonte Konventën e Gjenevës për trajtimin e të burgosurve. Sipas këtij materiali, Presidenti amerikan kishte të drejtën që të urdhëronte çdo lloj mënyre marrjesh në pyetje ndaj terroristëve të dyshuar, të cilësuar "armiq", pavarësisht sa çnjerëzore apo të dhunshme mund të ishin ato. Sipas gazetës "Uashington Post", në të ishin përfshirë edhe mënyra të ndaluara marrjesh në pyetje, deri atëherë të tilla si ajo e "mbytjes" së të burgosurve. Pauell dhe Rajs dëgjuan për herë të parë për dokumentin e torturave dy vjet pas formulimit të tij, por atëkohë ndodhi sulmi ndaj Irakut dhe ekzistonin probleme më të mëdha për t'u zgjidhur. Nëse 11 shtatori mund të konsiderohet si momenti i shumëpritur i Çenit, sulmi ndaj Irakut në vitin 2003, mund të konsiderohet si momenti i ç'bërjes së zëvendëspresidentit. Përveç mentorit dhe mikut të tij të besuar, Donald Ramsfeld, Dik Çeni bëri më shumë se askush në administratën amerikane për të hapur rrugën drejt
Kur CNN nxori në dritë ekzistencën e komisionit për tortura , më 13 nëntor, Kolin Pauell, ishsekretari i atëhershëm i shtetit klithi sa kishte në kohë: "Çfarë dreqin po ndodh këtu?"
Një nga arsyet e fuqisë së zëvendëspresidentit është aksesi i pakrahasueshëm që ai ka te Presidenti në gjithçka. Gjatë viteve që kanë punuar së bashku, mes tyre është krijuar një lidhje shumë e ngushtë
Bagdadit. Në fakt, Çeni ia kishte vënë syrin rrëzimit të Sadamit që para ngjarjeve të 11 shtatorit dhe në periudhën që ai hyri në Shtëpinë e Bardhë kishte përvijuar në atë mendjen e tij racionale një veprim ushtarak parandalues. Sipas ish-sekretarit të thesarit, Paul O'Neil, një tjetër mik i Çenit, të cilin ai e flaku jashtë administratës, ky i fundit kishte kohë që po gjeneronte debatin në lidhje me luftën e ardhshme në Irak dhe riformimin e Irakut të periudhës postSadamit, madje që në dhjetëditëshin e parë të mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë. Sipas disa personave të afërm të tij, Çeni ishte transformuar krejtësisht. Ishte si në ethe për të kryqëzuar Sadamin. Nuk dihet ende se cilat janë pasojat e këshillave që Çeni i ka dhënë Bushit në shumë çështje, por Iraku, të paktën flet dukshëm. Nuk ka nevojë të përmenden se cilat janë pasojat e luftës për Irakun vetë, për rajonin dhe reputacionin e Amerikës në botë. Ajo çka mbetet ende e paqartë është se çfarë pasojash do të ketë nga e gjithë kjo mesele vetë Çeni. Sigurisht që muajt e fundit ai ka pësuar një sërë goditjesh që e kanë dobësuar padyshim fuqinë e tij. E ndërsa Bush përballet çdo ditë me disfatën e tij personale në sondazhet gjithnjë e më të ulët, Çeni ka humbur në mënyrë shumë të turpshme disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt e më të zellshëm: Ramsfeld, Bolton, Volfovic. Dalë nga dalë Gjykata e Lartë po i vërdalloset edhe vetë Çenit, duke marrë në shqyrtim disa aspekte të ligjeve të tij të dyshimta antiterror. Në 18 muajt e fundit të pushtetit, administrata ka hyrë tashmë në një fazë shumë kritike, megjithatë ka ende kohë për trazira. Brenda administratës amerikane po kristalizohet edhe një linjë tjetër veç asaj konfliktuale. Rajs dhe pasardhësi i Ramsfeldit, Gate këmbëngulin në zgjidhjen e kontradiktave me Iranin përmes negociatave. Nga ana tjetër është sërish Çeni ai që këmbëngul se pikërisht negociatat nuk janë të mjaftueshme në rastin e Iranit dhe se zgjidhja ushtarake mund të jetë e nevojshme. Deri së fundi në këtë tërheqje litari dyshja Rajs/Gate ishte më pranë fitores, e cila së fundmi po anon nga vetë Çeni dhe opsioni i tij ushtarak. Është e pabesueshme se si një njeri me përvojën që ende përgjak Irakun, çon ndërmend opsione të tjera ushtarake për zgjidhjen e krizave. Pyetja që bëhet tani është: A do të ketë sërish sukses Çeni në këtë gulçin të tij të fundit? Ende nuk dihet, por mospërgjigja e kësaj pyetjeje lë njëkohësisht edhe të ardhmen e Shteteve të Bashkuar në një mjegull të madhe. Sipas një analisti amerikan, Dik Çeni ia ndryshoi faqen Amerikës dhe pavarësisht se si do të shkojnë ngjarjet nuk mund të kthehemi kurrë në periudhën e qetë e të begatë që ishim para se ai të bëhej zëvendëspresident. Marrë nga “The Guradian”
PROGRAMI
SHQIP 1 6
TALK SHOW
14.58 15.00 15.30 15.35 17.00 17.28 17.30 17.50 17.55 18.30 19.28 19.30 20.10 20.15 21.00 22.30 23.00 23.05
01.00 01.25 02.03 03.30 03.45
HISTORI/ BIOGRAFI
"638 MËNYRA PËR TË VRARË KASTRON" ora 22:00
ora 21:00 Kur kërkuesit filluan të pyesnin sesa dinte qeveria sovjetike mbi UFO-t dhe fenomenet paranormale, u habitën kur zbuluan dosje me fakte pa fund të mbledhura për dekada të tëra.
K jo është një histori vrasjeje. Objektivi është Fidel Kastro, presidenti i Kubës. Kastros nuk u arrit t'i bëhej kurrë një atentat i suksesshëm. Këtë herë ai vetëm sa u pengua. Por në fakt shumë njerëz janë përpjekur ta vrasin socialistin më të famshëm të botës të kohës sonë. Qeveri dhe atentatorë të ndryshëm kanë më shumë se 50 vjet që duan ta vrasin, por tani koha po mbaron. Ata që janë përpjekur të vrasin Kastron kanë kaluar dekada të tëra të fshehur. Ndërsa sot janë shfaqur në publik dhe po tregojnë historitë e tyre. Çfarë janë këta njerëz: heronj apo kriminelë? Çfarë i bëri ata ta urrejnë kaq shumë këtë njeri, sa të duan ta vrasin? Kastro i premtoi popullit të tij arsim dhe shëndetsi falas, si dhe ëndrrën e përjetshme të barazisë. Po të ishte vetëm për kaq, njerëzit do të donin ta kopjonin, dhe jo ta vrisnin!
FEMIJET
D O KU M E N TA R
06 00 Murder one 6 (II)
11.00 11.28 11.58 12.00 12.15 12.20 13.13 14.05
E ENJTE, 2 6 KORRIK 2007
DOK UMENT AR KU TA
ora 21.00 Sidni është rekrutuar nga një organizate e fshehtë e quajtur SD-6; ajo mendonte se SD-6-a është një organizëm i cili punon për llogari të qeverisë, por shumë shpejt do të zbulojë që është krejtësisht e kundërta… Vrasja e të dashurit të saj nga elementë të kësaj organizate bën që Sidni të kthehet në një agjente të dyfishtë, të punojë për SD-6-n dhe t'i përcjellë informacione CIA-s. Aksion, suspansë, dramë dhe dinamikë.
PER TE GJITHE
Info Good Morning Albania Programi i dites Lajme Moti Horoskopi Film Serial ritr. "Eliza e Rivombrozes" pj.7 (a+b) (sez.2) Ritr. Video Gazmore Amerikane pj.15 (8a) TN Ritr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.13 Programi i dites Lajme Moti TN Ritr. "Belissima" pj.93 Film serial Pr. "Po ia nis nga e para" pj.2 Film Serial Ritr. "West Wing" pj.22 (sez.3/22) Programi i dites Lajme Moti Top Select Pr. (Direct) TF Pr. "100 Vitrinat" pj.953 Programi i dites Lajmet Moti TN Pr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.14 TN Pr. "Belissima" pj.94 Programi i dites Lajmet Moti Video Gazmore Amerikane pj.16 (8b) Talk Show Pr. " TOP STORY " Lajme Moti Top Show ritr. "Terbimi" A mjafton vetem deshira dhe guximi per te kenduar? Mendoni se talenti vjen duke u praktikuar? Deshira e madhe per te bere muzike eshte bere mode me vete keto kohe. Muzika qe behet kohet e fundit, eshte vertet muzike apo ngelet vetem deshire dhe passion dhe guxim per te kenduar. Lajme e Moti Ritr. Video Gazmore Amerikane pj.16 (8b) Top Select (rit) Lajme e moti Muzike
DIGITA L B
DOSJET UFO/PARANORMALE TË KGB
ora 21:00 Talk Show politik "TOP STORY", i drejtuar nga drejtori i informacionit ne Top Channel Sokol Balla, sjell ngjarjen kryesore te javes dhe protagonistet kryesore te saj. Politika, por edhe kronika dhe shoqeria, debati civil dhe ai politik, zerat ndryshe por edhe zeri i vete njerezve do te jete te pranishem ne kete debat, ku nuk do te kete kolltuqe te privilegjuara, por do te jene te gjithe te barabarte, qytetari me kryeministrin, kryetari i partise me anetarin e thjeshte, viktima dhe fajtori.
I
DRAMË
"ALIAS"
TOP STORY (DEBAT POLITIK)
06.45 07.30 08.58 09.00 09.20 09.23 09.30
DITOR
07 00
8:55
Cirku i diellit: Midnight sun 9:20
100 zbulimet më të
7:00
Afrika, Një Histori e Mohuar
mëdha-4
8:00
Planeti Tokë, Pj. 4
Apollo 13 - Pjesa 2
9:00
Aventurë e Çmendur, Pj. 4&5
09 00 Kloni 250 10:15 Kapja e grabitësve të 10 00 Shpirtrat binjake 2 11 00 Dawson’s creek 3 (II)
bankave
10:00 Koha e Jetës Suaj, Viti 1975 11:00 Një vit në Eksmor, Pj. 4
11:05 Kufijtë e fluturimit-1 12:00 Perëndimi i egër, Pj. 2 12:40 Narkomanët e
12 00 Roswell 14 (II) 13 00 Alias 2 (I) 14 00 Grey’s anatomy 5 (II) 15 00 Murder one 6 (II)
adrenalinës
13:00 Mjekësia ligjore në Shtëpinë e Bardhë
13:35 Në kërkim të Indianapolis 14:20 Ndërtimi i trupit të njeriut
14:00 Glastonbury, Pj. 1
14:50 E ardhmja e makinës-2
15:00 Një Histori e Britanisë, Perandoria e Gabuar
15:45 Shërbimi sekret Mossad 16:15 Katostrofat-2
16:00 Odisea e Oqeanit, Pj. 1
16 00 Solstrom
17:05 Fifth Gear-4
17:00 Planeti Tokë, Pj. 5
17 00 Seinfeld 1/2 (I)
17:55 S.A.S-3
18:00 Liqene të mëdhenj, Dete të
18:45 Shkenca e thellësive-3 18 00 Dawson’s creek 4 (II)
9:00 9:15 9:30 10:00
Ujku Alberto Historitë e Kiki Bonkers Dragon Ball 215-216 (Premierë) 1 1 : 0 0 Batfink 3/4 (Premierë) 12:50 Laki Luk 13:30 Shkolla e rrugës 14:45 Sekretet e Nimit 16:00 Mbreti Luan-1 17:00 Ujku Alberto 17:20 Historitë e Kiki 17:40 Bonkers 1 8 : 3 0 Dragon Ball 215-216 (Premierë) 1 9 : 1 0 Batfink 3/4 (Premierë) 19:30 Laki Luk 20:15 Karlsoni mbi çati 21:30 Bretku Fredi 23:00 Korto Maltezi 0:30 Liza në botën e çudirave 2:00 Makinat 3:30 Kanguri Xhe 5:00 Dhuratat e Donaldit 6:30 Barbi dhe magjia e Pegasus 8:00 Tomi dhe Xherri
brishtë
19:30 Avioni Gloster Meteor 19:00 Ballada e kalit Irlandez
19 00 Roswell 15 (II)
20:20 Ferr në paqësor-2 21:00 Dosjet UFO të KGB-1
20 00 Shpirtrat binjake 3 21 00 Alias 3 (I)
(Premierë) 22:00 Tokio, qyteti i qiellit
20:00 Woodstock, Pj. 4 21:00 Hauard Hjuz, Gjeniu i H-4 22:00 638 mënyra për të vrarë Kastron (Premierë)
22:55 Dangerzone-3 22 00 Grey’s anatomy 6 (II) 23 00 Murder one 7 (II)
23:45 Jelekët antiplumb Historia e Land Rover-1
1:30
Historia e Land Rover-2
0:00
Në Kërkim të Atlantidës
2:25
Fifth Gear-2
1:00
Fushata e Fundit
3:15
S.A.S-1
2:00
Planeti Tokë, Pj. 2
4:10
Artet Marciale-1 3:00
Aventurë e Çmendur, Pj. 2
5:00
Artet Marciale-2
5:55
Rrëshqitjet e tokës
4:00
Koha e Jetës Suaj, Viti 1973
6:45
Tigrat e shkretëtirës
5:00
Normandi, Kryqëzata e
00 00 Roswell 15 (II) 01 00 Alias 3 (I) 02 00 Shpirtrat binjake 3 03 00 Seinfeld 1/2 (I) 04 00 Dawson’s creek 4 (II) 05 00 Grey’s anatomy 6 (II)
23:00 Qytetërime të Humbura,
0:40
7:40
Planet i tërbuar - El Nino
8:35
Fobitë, jetë në terror
Kina
Madhe 6:00
Shpellat e Kubës & Koralet
8:00 8:30 9:00 9:30 11:15 12:50 14:40 16:50 18:15 19:00 19:30 21:05 22:35 0:20 2:00 3:35 5:30 7:40
Bernie Mac Show eps 9 Dinosauret eps 14 Tribu eps 13 Ngrije zerin Filmi i kukullave Popai Maska e Zorros Danston Mund te behesh balerine Rejven Fitimtare ne Londer Bagsi Malone Per shkak te Uin Diksit Ngrije zerin Filmi i kukullave Popai Maska e Zorros Kuzhiner i madh&kuzhineri i vogel
9:00 9:30 10:00 11:00 12:00 12:45 13:20 14:35 16:15 16:45 17:05 17:55 18:20 19:35 21:00 22:15 23:30 0:55 2:10 4:00 5:30 7:00
Familja Spageti Pimpa Xhim Hënori (Premierë) Bing dhe Bong Koko Bill He Man Petson dhe Findus Njeriu Merimangë-1 Familja Spageti Pimpa Xhim Hënori (Premierë) Bing dhe Bong Koko Bill He Man Vëllai Ari-1 Kongu, mbreti i Atlantës Shfaqja e madhe e Klifordit Shiva The Wild - natyra e egër Dhelpra dhe zagari Marko Polo Për darkë me Timon dhe Pumba Klasikët e Kartonave
8:00
PROGRAMI
E ENJTE, 2 6 KORRIK 2007
L E O PARDI
Historia e e fubollistit Santiago Munez vazhdon. Lojtari më i mirë i Newcastle United arrin superyjet, dhe ëndrrën e çdo futbollisti, kur transferohet tek Real madridi për të luajtur në kupën UEFA përkrah David Beckham, Zinedine Zidane, Raul, Guti dhe Iker Cassillas. Pas dehjes nga lavdia, brohorimat dhe paratë, shumë shpejt ai do të zbulojë anën e shëmtuar të suksesit, atë që kërcënon të shkatërrojë gjithçka që ka arritur dhe gjithkënd që do.
DIGITA L B
Ne vitet 1860, aristokracia e Siclise perpiqet te shmange renien e saj e bashke me te edhe fundin e nje epoke. Prnci i Salines nuk deshiron te beje asnje perpjekje per kete, por nipi i tij arrin te martohet me vajzen e bukur te rivalit te sapopasuruar, Don Kalogjeros.
Ora 21:00
ROMANCË
ORA: 23:00
Përmbajtja: Nga regjisori i "Notting Hill" vjen historia e një gruaje që bie në dashuri me një burrë shumë herë më të ri se vetja, i cili është i lidhur me të bijën e saj.
Aktorët: Shane West, Mandy Moore
Dikur një skllav, i dënuar të kalonte jetën duke punuar tokat e shkreta të Egjiptit. Tani, do të blihet nga pronari romak i një shkolle gladiatorësh dhe do të shndërrohet në luf tëtarin që do të guxojë të sfidojë Perandorinë Romake, gjeneralët dhe politikanët e saj më të fuqishëm... në emër të lirisë.
KALEND ARI SPOR TIV KALENDARI SPORT
ora 21:00 A KT O R E T: G e n e H a c k m a n Nje pilot I Flotes Ushtarake Detare qellohet ne territorin e armikut dhe ndiqet pa meshire nga nje agjent secret i policies dhe trupat armike. Nderkohe komandanti I tij ne kundershtim me urdhrat niset per ta shpetuar.
HOROSKOPI DASHI
NJË SHËTITJE E PA H A R R U E S H M E ora 21:30
REGJIA: Robert Dornhelm A KT O R E T: Goran Visnjic
P R A PA VIJES SE ARMIKU T
Regjia: Roger Michell Aktorët: Anne Reid, Daniel Craig
SPORT EPIK
AKSION
DRAMË ROMANTIKE
ORA: 21:30 Regjia: Luchino Visconti. Aktoret: Burt Lancaster, Claudia Cardinale, Alain Delon, etj. Fitues i Palmes se Arte ne festivalin e Kanes.
KINEMA
S PA R TA KU
SHQIP 1 7
PASIONI I NËNËS MEI
ORA 21:00 R e g j i a : Jaume Collet-Serra A k t o r ë : K u n o B e c ker, Alessandro Nivola, Anna Friel, Stephen Dillane, etj.
I
CINEMA AUTOR
SPORTIV/ DRAMË
GOL II, TË JETOSH ENDRRËN
DITOR
P ë r m b a j t j a: Bazuar në romanin bestseller. Landon ishte djalë i shkujdesur. Xhemi, vajzë e shtruar, që s'donte t'ia dinte ç'mendonin të tjerët për të. Dy njerëz pa asgjë të përbashkët, por që kishin shumë për të mësuar nga njëri tjetri.
Disa keqkuptime të vogla mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj me partnerin, mundohuni t'i zgjidhni gjërat me qetësi. Puna shkon mirë, sidomos në qoftë se merreni me shitje, blerje shtëpish, do të përfundoni një biznes shumë të favorshëm. Kujdes me shëndetin.
DEMI Mos u tregoni kurnac, sidomos në qoftë se jeni me pushime. Pozitive do të paraqitet puna, përpiquni të lini mënjanë para, në qoftë se dëshironi të udhëtoni në këtë periudhë. Shëndeti paraqitet i mirë, edhe pse shpesh do të ndieni dhimbje të shkaktuara nga vapa.
BINJAKET Partneri juaj ka shumë dëshirë të argëtohet dhe të gjejë momente të këndshme për t'ia kushtuar erosit, por ju nuk do ta mendoni kështu. Jeni shumë të shpërqendruar në punë, mundohuni të mos bëni gabime, këshillohuni me një nga kolegët tuaj. AKSION
HEROI I FUNDIT
KOMEDI ROMANTIKE
ME PELQEJNE TELASHET ora 19:30
Ora 21:30
Aktorët: Arnold Schwarzenegger
Aktorët: Julia Roberts, Nick Nolte
Aventurat e nje super-heroi te ekranit te madh qe detyrohet te lere boten e tij per t'i ardhur ne ndihme Denit, i cili duhet te shtiere serish ne dore bileten magjike qe disa te keqinj ia kishin rrembyer padrejtesisht.
Dy gazetarë konkurrentë për të zbardhur misterin e një katastrofe hekurudhore do të vihen në një garë marramendëse, që do t'i hedhë në krahët e njëri-tjetrit.
GAFORRJA Do të paraqitet e mirë harmonia me njeriun e zemrës, do të ndani së bashku momente të këndshme dhe çlodhëse, sidomos në qoftë se jeni me pushime. Në qoftë se keni në mendje një projekt pune mos u tërhiqni para vështirësive që do t'ju dalin. Shëndeti paraqitet mirë.
LUANI Ditë e bukur në dashuri për ju sot. Pozitiv edhe erosi. Në qoftë se punoni në sektorin artistik, dita do të jetë e mbushur me të papritura të këndshme. Do të keni mundësi të fitoni diçka më shumë. Shëndeti do të paraqitet shumë mirë.
VIRGJERESHA Klimë e këndshme dhe sensuale për çiftet e reja. Mundohuni të mos i shtyni për më vonë punët që keni për të bërë, duhet të shpejtoni për të marrë përsipër përgjegjësitë tuaja. Shëndeti paraqitet i mirë.
PESHORJA Mundësi të mira për të rinjtë që mund të bëjnë takime interesante. Më pak interesante do të jetë dita për çiftet, ku do të ketë probleme dhe keqkuptime. Mundohuni të kontrolloni veten në punë, mund të ofendoni ndonjë koleg, lodhja dhe vapa do t'ju bëjnë të humbisni përqendrimin në punë.
AKREPI Vështirësi në komunikim me partnerin. Më pozitive do të jetë dita për të rinjtë në dashuri Mundohuni ta organizoni më mirë punën gjatë ditës, do të keni shumë impenjime për të përfunduar. Për sa i përket shëndetit nuk do të keni probleme.
SHIGJETARI Do të keni shumë mundësi për të konkretizuar një dashuri të re. Gjithashtu do të jetoni me interes dhe iniciativa ditën tuaj në punë, mundohuni të mos tregoheni mendjemëdhenj me kolegët e rinj.
BRICJAPI Dielli dhe Hëna sot janë të favorshëm për ju dhe ju ftojnë të eksperimentoni rrugë të tjera për të arritur objektivat tuaja. Edhe pse koncepti i bashkëpunimit për një qëllim të vetëm ju rezulton i errët, kjo do të jetë situata në të cilën po shkoni.
UJORI Rasti për t'i bërë pjesë të jetës suaj personat që doni pranë vetes, shpesh varet nga ju. Falë Mërkurit në favor dhe me ndihmën e Hënës, do të jetë më e lehtë për ju të krijoni okazione për takime, festime ku do të kaloni momente të bukura.
PESHQIT Falë ndikimit të favorshëm të Hënës, sot do të keni marrëdhënie të mira me miq e të njohur, sidomos ata që i përkasin dekadës së parë. Ndërsa të tjerët duhet të jenë më realistë me partnerin dhe t'i kushtojnë më shumë vëmendje.
SHQIP 1 8
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
N D R Y S H E
Gjumi mund të jetë shumë i këndshëm. Por ama, vetëm nëse ka vend mjaftueshëm. Nata tregon nëse dy njerëz janë një çift perfekt. Pasi nuk është bashkëjetesa më e vështira në një lidhje, por bashkëfjetja
Çiftet, gjumi dhe krevati Q
entë e kanë më të lehtë. Për ta, ak tivistët e të drejtave të kafshëve kanë nxjerrë me kohë një urdhëresë, ku përcaktohen në detaje, me centimetra, se si dhe sa do të duhet të jetë një shtëpizë apo një "dhomë gjumi" për ta. Dhe nga ana tjetër, kur të burgosurit rrasen brenda në dhoma të ngushta, hidhet me të drejtë përpjetë menjëherë "Amnesty International". Por, me ç'duket, vetëm grupimi më i madh i kreaturave primare, nuk duket se ka prapa vetes ndonjë lobing të mirëfilltë në këtë aspekt: Miliarda njerëz janë të detyruar t'ia dalin - përgjatë, thuajse një të tretën e ditës - me një sipërfaqe banimi (dhomë gjumi) prej maksimalisht katër metrash katrorë. Madje, vetë i dytë! Mirë ata e kanë zgjedhur ndoshta vetë këtë fat. Jo rrallë, disi e pamenduar, por gjithnjë me dëshirën e vet. Ndoshta edhe krahasimi i bërë është paksa i kapërcyer. Por: gjithkush që nuk jeton ndonjë periudhë të gjatë single, e njeh gëzimin paraprak e kënaqësinë që të fal udhëtimi i radhës për punë i partnerit apo të dashurit. Ndjenjën e veçantë që më në fund je në shtrat vetëm. Pa gërhitje, me apo pa zë të lartë nga një afërsi, shpesh bezdisëse, apo aroma frymëmarrjeje, pa shkelma apo bërryla - dhe goditje me gjunjë në shtrat, për t'u rehatuar e kërkuar më shumë vend në kurriz të partnerit. E më në fund mund të shtrihesh në segmentin diagonal të shtratit e t'i hapësh krahët mjaftueshëm, në vend që si zakonisht, të mbahesh fort në skaj të krevatit. E ta rrëfesh një ndjesi të tillë nuk është aspak turp. Natyrisht se shumë njerëz përpiqen shpesh të gjejnë një partner tjetër, përveç atij që kanë për të ndarë shtratin. Dhe natyrisht se shpesh nuk është e lehtë. E shkaktarë për këtë nuk janë vetëm zënkat e shpeshta me bashkëshortin apo partnerin. Pasi çdo njeri që reflekton e mendon, herët apo vonë do të arrijë në përfundimin se: nuk është bashkëjetesa ajo që sjell problemet më të rënda në një lidhje, por bashkëfjetja, le të themi kështu. Meqë ra fjala, ku është niveli aktual i shkencës në këtë drejtim? - Por tek ai, ne do vijmë më vonë. Pasi për të njohur efektin e saj duhet të zotërosh disa njohuri themelore mbi gjumin. Ai është kërkuar shkencërisht çdo minutë: ekzakt në orën 22:47 mesatarisht, një europian kthehet në "shtëpizën" e tij të gjumit për t'u zgjuar sërish në 6:23. Ai fle pra shtatë orë e tetë minuta. Që ai e bën këtë veprimtari në 66 për qind të rasteve në krevat me susta me dyshekë e jastëkë me pupla - në 20, në ato me sfungjer - dhe 12 për qind në ato modernët me "Latex", duket në vështrim të parë për çdo çift që fle, e pakontestueshme si statistikë. Në një vështrim tjetër, dytësor, nëse e vë re mirë, krevatet me pupla e susta me kalimin e kohës nisin e rënkojnë, duke na krijuar zhurma bezdisëse. Kur në to
flenë dy persona, ata sigurisht, bëjnë zhurmë dyfish, kjo është logjike, çfarë sjell me vete edhe një ndërlidhje të caktuar për cilësinë e gjumit. Çdo njeri, gjatë natës, kryen 20 lëvizje të mëdha e 50 më të vogla. Nëse ato pastaj janë për partnerin në formën e shkelmave, goditjeve me gjunjë, apo fërkimeve të bezdisshme, i ke të garantuara në shtratet me sustë. Ai (partneri) zgjohet disi më shpesh se sa mesatarja e shokëve të tij gjatë gjumit. Dhe më konkretisht, mesatarisht, deri në 28 herë në natë. Përse ne mëngjeseve në përgjithësi nuk duam të dimë më shumë për këtë? - Sepse për këtë, të paktën do të ishin të nevojshme tri minuta pa gjumë. Pa gjumë në shtrat qëndrojnë zakonisht më shumë gratë se sa burrat. E kjo është bërë e ditur e vërtetuar shkencërisht nga ekspertët e gjumit. E me shumë gjasa, e shpjeguar edhe me evolucionin biologjik: Në bashkësitë e hershme njerëzore flihej në grupe. Në krah të gruas qëndronin për shembull, jo bashkëshorti, por fëmija më i vogël, gjumin e të cilit ajo e vëzhgonte vazhdimisht. Sot, ky vend i është hequr foshnjës apo fëmijës. Si rregull, gratë ndjehen në mënyrë instinktive netëve, natyrisht, më shumë në rolin e nënës. Rrinë zgjuar derisa masa e madhe (partneri) që ndodhet në krah të saj të nisë të flejë plotësisht. Dhe nuk e zgjojnë atë edhe kur frymëmarrja e tij mund të përmbajë elementë infernalë pas një pije të shtruar për shembull. Edhe këto
Pa gjumë në shtrat qëndrojnë zakonisht më shumë gratë se sa burrat. Kjo është bërë e ditur e vërtetuar shkencërisht nga ekspertët e gjumit
përcaktime ne ua dedikojmë kërkimeve në fushën e gjumit: gratë janë shumë të ndrojtura, nëse bëhet fjalë të zgjojnë një gërhitës që buçet si bori pranë tyre. Burrat në këtë aspekt janë të pamëshirshëm. Përkundrazi, "unisex" është një fenomen tjetër: s'ka rëndësi nëse je vetëm apo çift, njerëzit zgjedhin pozicionin e tyre të preferuar të gjumit. Dikur madje, kjo u bë një temë e shumëlakuar. Kështu, në vitin 2004 për shembull, në Europë shpërtheu një diskutim i gjerë mbi rolin e shtretërve në shkaktimin e problemeve me shpinën, duke shtuar rastet e trajtimit e boshatisur kështu xhepat e instituteve të sigurimit shëndetësor. Në këtë kohë, shtypi bulevardesk i referohej shumë publikimit të një vepre të dy kërkuesve amerikanë të problemeve me gjumin; Mark Goulston dhe Samuel Dunkell. Pohonte ato çka kishin hasur në studimin e tyre përgjatë 25 vjetëve dy amerikanët, duke trumbetuar me të madhe se: "pozicioni i fjetjes tregon kualitetin e lidhjes suaj!". Disi më pak e trajtuar në artikujt e tyre përftohej mesazhi se: kush nuk prek gjatë gjumit të paktën me të ndenjura, duhej të ndahej sa më parë. Tek e fundit, pozicionet e ndara në shtrat janë një tregues i qartë për tensione e kriza, ndërsa qetësia e përbashkët e natës në pozicionin e lupës së mysët, qenkësh një indeks i qartë i dashurisë së madhe. Rezultati ishte spektakolar: edhe çiftet që kishin kaluar vitin e
Do të donin hapësirë e qetësi -e megjithatë, në fund vendosin për katër metër katrorët, si një alternativë më e mirë se sa më shumë hapësirë e pa partner në shtrat
Pozicionet e ndara në shtrat janë një tregues i qartë për tensione e kriza, ndërsa qetësia e përbashkët e natës në pozicionin e lupës së mysët, qenkësh një indeks i qartë i dashurisë së madhe. Rosenblatt përshkruan detyrën për të ndarë një shtrat, si një nga më të vështirat për t'u zgjidhur në një lidhje partnerësh
30-të të martesës së tyre, e që më parë kishin kërkuar gjithnjë terrenin e tyre në dy anët e skajshme të shtratit bashkëshortor, papritur kërkojnë të ndodhen gjithnjë e më shumë në mes të tij. Pasi për net të tëra nuk kanë mundur dot të flenë. Dhe kishin rënë kësisoj në krizën e pashmangshme të lidhjeve, më të cilën kanë dashur të sistemohen sipas pozicionit të tyre të sigurt të qetësisë. Edhe nëse askush nuk i ka bërë llogaritë mirë me ta: dëmi që shkaktoi studimi "Goulston-Dunkell" në ekonomitë europiane - ndërsa fliste për mungesë gjumi në orët e hershme të mëngjesit dhe mosvëmendje të shkaktuar nga pagjumësia në vendet e punës - duhet të ketë qenë i madh. Sot, ne e dimë se këto shqetësime të ngritura nga amerikanët në fjalë, nuk ishin të bazuara. E tashmë si një vepër më e bazuar në fakte më në modë për fushën e gjumit në çift, vlen libri i ri "Two in a Bed The Social System of Couple Bed Sharing" i studiuesit të shkencave sociale, Paul C. Rosenblatt nga Universiteti i Minnesota-s. Profesor Rosenblatt ka pyetur të gjithë grupimet e moshave për ritualet e tyre në shtrat dhe zakonet që shfaqin gjatë gjumit. Lajmi i tij i mirë është: s'ka shumë rëndësi nëse ne marrim forma prej luge apo lupe të mysët gjatë gjumit, e rëndësishme është që të dy partnerëve t'u sigurohet një natë tejet e qetë e relaksuese!. Kjo tingëllon disi çliruese e madje ndoshta edhe disi banale. Por tek e fundit, edhe disi e kamufluar. Rosenblatt përshkruan detyrën për të ndarë një shtrat, si një nga më të vështirat për t'u zgjidhur në një lidhje partnerësh. Çiftet e tij raportojnë pas fazave pasionante të fillimit të lidhjeve të tyre, me kohë ato vijnë e kthehen në zakone e rituale të vërteta të gjumit, të cilat më parë - shpesh nga gratë - kishin qenë të ndrydhura. Ashtu sikurse dhe nevoja fillestare për të fjetur në krahët e tjetrit, ngjall idenë se pa kontakt të vazhdueshëm trupor mund të kalosh një natë shumë më të rehatshme. Përse një shtrat i ngushtë duhej të kthehej në një më të gjerë. E me gjithë gatishmërinë për kompromis nga të gjitha palët dhe qëndrimet kontradiktore, pohimi më i ndershëm në këtë aspekt do të kishte qenë: pa partnerin pranë meje, do të flija shumë më mirë. Në vetëm pak raste kemi vjelë mendime në këtë aspekt: në blerjen e një shtrati për shembull, apo në ndërtimin e dhomave të ndara të gjumit. Çiftet e Rosenblatt-it silleshin si shumëkush prej nesh. Ata nuk kanë dashur të tërhiqen nga siguria që u ofrohet kur me ta në shtrat netëve është dhe partneri. Do të donin hapësirë e qetësi -e megjithatë, në fund vendosin për katër metër katrorët, si një alternativë më e mirë se sa më shumë hapësirë e pa partner në shtrat. Marrë nga “Die Welt”
N D R Y S H E
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
SHQIP 1 9
PROJEKTI Do të jetë një urë e varur në det dhe do të përfshijë një autostradë dhe një hekurudhë
M E S DY KO N T I N E N T E V E
Detajet e projektit po mbahen sekrete, megjithatë dihet se ajo do të lidhë dy kontinente, Azinë dhe Afrikën
Segmenti Perim-Xhibuti Mbi kanalin Dact El Mayun Gjatësia: 25 km Thellësia: 310 m
Segmenti Jemen-Perim
Ishulli i Perim-it e ndan ngushticën në dy kanale
Mbi kanalin Bab Iskender (ngushtica e Aleksandrit) Gjatësia: 3km Thellësia: 30 m
KOSTOT 10-20 Miliardë dollarë vetëm për rrugën
E
KOHA
50 Miliardë dollarë mendohet se do të shkojë i gjithë projekti
quajnë "ura e shekullit" dhe nëse do të realizohet do t'i thyejë të gjitha rekordet "Gines", duke lidhur brigjet e Xhibutit me ato të Jemenit. Në të vërtetë bëhet e ditur se vëllai nga babai i "sheikut të terrorit", Tareq Mohammed Bin Laden do të jetë edhe investitori kryesor për ndërtimin e urës, rreth 17 milje e gjatë, e quajtur ndryshe edhe si ura më e madhe në botë. Deri tani, detajet e projektit po mbahen sekrete, megjithatë dihet se ajo do të lidhë dy kontinente, Azinë dhe Afrikën, me shpresën se do të rehabilitojë emrin e familjes Bin Laden. Javën e fundit, sheiku Tareq ka lëvizur shumë nëpër "Portën e Lotëve" (ngushticën Bab el Mandeb) me jahtin e tij privat, për të marrë miratimin nga presidentët e dy vendeve për këtë projekt gjigand, e deri tani duket sikur gjithçka po ecën në rrugë të mbarë. Projekti gjigand, që i është besuar shoqërisë "Middle East Development", i grupit Bin Laden, është pothuajse gati dhe do të përfshijë një autostradë dhe hekurudhë, si dhe dy qytete të reja do të ndërtohen në anën tjetër të Detit të Kuq. Mendohet, se do të duhen shtatë deri në nëntë vjet për ta përfunduar këtë "mrekulli", ku vetëm pjesa e rrugës do të kushtojë 20 milionë dollarë, ndërsa i gjithë projekti mendohet se do të kapë shifrën e 50 milionëve. Nga njëra anë në tjetrën mund të kalojnë më shumë se 100.000 makina në ditë dhe 50 mijë udhëtarë me trena. Ngushtica Baba el Mandeb, e quajtur si Porta e Lotëve që ndan Afrikën me Azinë në distancën më të shkurtër të mundshme, shkon në 27.4 kilometra. Ishulli i Perim-it e ndan në
7-9 Ndërtimi i kësaj vepre mendohet se do të dojë një kohë nga 7 deri në 9 vjet
TRAFIKU 100 000 Nga njëra anë në tjetrën mund të kalojnë më shumë se 100.000 makina në ditë
50 mijë mijë udhëtarë m e trena
DISTANCA
NGUSHTICA
27.4 Ngushtica Baba el Mandeb, që ndan Afrikën me Azinë në distancën më të shkurtër të mundshme, shkon në 27.4 kilometra
Emri i ngushticës vjen nga vështirësitë me të cilat ndesheshin anijet për ta kaluar, por dikush mbështet edhe faktin se është quajtur kështu për shkak të lotëve të derdhur, kur një tërmet ndau Azinë nga Afrika
Ambicia e fundit e Bin Laden: Ura më e madhe në botë dy kanale: ai lindor, Bab Iskender (ngushtica e Aleksandrit) e gjatë pak a shumë tre kilometra dhe e thellë rreth 30 metra dhe ai perëndimor, Dact el Mayun, e gjatë 25 kilometra dhe me një thellësi rreth 310 metra. Emri i ngushticës vjen nga vështirësitë me të cilat ndesheshin anijet për ta kaluar, por dikush mbështet edhe faktin se është quajtur kështu për shkak të lotëve të derdhur, kur një tërmet ndau Azinë nga Afrika. Tarek Mohammed Bin laden, aksionisti kryesor i grupit saudit "Bin laden" ka të njëjtin baba me "liderin" e AlKaedas, që është dhjetë vjet më i ri se ai, por kanë nëna të ndryshme. Mohammed, babai i tyre që emigroi në Arabinë Saudite ku themeloi një "perandori" gjigande ndërtimi, thoshte se kishte 22 gra dhe 55 fëmijë. Bin Ladeni përshkruhet nga kolegët e tij biznesmenë si një njeri shumë inteligjent dhe karizmatik, por fjalëpakë rreth vëllait të tij "terrorist". Kur e pyesin për këtë çështje ai përgjigjet shkurt duke treguar se nuk ka kontakte me të dhe nuk ka fare dijeni se ku ndodhet ai. Në
një intervistë të postuar në uebsajtin e këtij projekti, ai flet për vizonin e tij, duke treguar se qyteti që do të ndërtohet në bregun e Xhibutit do të quhet "Qyteti i dritave" dhe mund të hapë deri në 100.000 vende pune dhe mund të
shtrihet në një hapësirë rreth 375 mijë metër katrorë. Por, për Bin Ladenin, deri diku, kjo është edhe një çështje personale. "Një nga arsyet që Tarek po tregon interes për ndërtimin e kësaj ure gjigande është edhe fakti se ai kërkon të reha-
Vëllai i Osamës, Tareq Mohammed Bin Laden, do të jetë edhe investitori kryesor për ndërtimin e urës, rreth 17 milje e gjatë, e quajtur ndryshe edhe si ura më e madhe në botë
bilitojë emrin e Bin Ladenit. Megjithatë, përfshirja e tij duket se nuk do të përbëjë ndonjë problem për investitorët amerikanë", ka treguar një burim i afërt, që nuk ka dashur të konfirmohet. Sidoqoftë, Bin Laden, e ka marrë tashmë lejen nga "Noor City Development Corporation" në Kaliforni, për të nisur projektin e tij. Madje në sajtin e saj thuhet se është pikërisht kjo shoqëri që ka marrë rolin e agjentit ekskluziv për të planifikuar, ndërtuar dhe administruar këtë vepër. Vet drejtori i kompanisë, Tarif Ayyad, një amerikan me origjinë nga Kuvajti tregon se ura do të jetë një pikë lidhëse, që do të hapë mijëra vende pune dhe do t'i japë një shtysë të madhe tregtisë nga të dyja anët e Detit të Kuq. "Është shumë e vështirë të lidhësh vendet afrikane dhe produktet e tyre me Lindjen e Mesme, e cila është shumë e pasur me para dhe naftë, por ne do të shtojmë një sërë prodhimesh dhe shërbimesh të tjera të domosdoshme", tha Ayyad. Në të vërtetë, shoqëria e Tarif Ayyad ka si detyrë të mbledhë njerëzit më të fuqishëm në
Amerikë, për të financuar dhe me ndihmën e tij duket se vëllai i njeriut më të kërkuar në botë po tërheq vëmendjen e më të fuqishmëve të Amerikës. Tareq, ka përfshirë në projekt financues të pasur dhe ka gjetur në SHBA një grup partnerësh të gatshëm për t'u futur në të. Po ashtu, sipas revistës "Africa Intelligence", mes personave të përfshirë në këtë projekt janë edhe dy ish-anëtarë të administratës amerikane: Kordon Humphrey, tashmë president i "Humphrey Group International", ndërsa në vitet '80-të këshilltar special i sekretarit të tregtisë; James Smith, ish-funksionar i Departamentit të Transportit, themelues i një shoqërie për marrëdhënie publike dhe një ish-këshilltar në qeverinë amerikane. Deri tani, gjithçka duket në rrugë të mbarë. Për marrëdhëniet me publikun do të kujdeset themeluesja e agjencisë "Click" në Francë, e specializuar në sfilita mode: Gisele Attias Bonnouvrier. Për momentin, ura më e madhe në botë është rreth 2.4 milje "Akashi Kaikyo" në Japoni, e përuruar në vitin 1998, e cila ka një gjerësi prej 1.2 miljeje. Ura e re mund të jetë rreth tri herë më e gjerë se ajo japoneze, përveçse mund të quhet edhe si më e gjera në botë. Pavarësisht atyre që thuhen, deri tani asgjë nuk është e sigurt për investitorët amerikanë, pasi misteri mbi fatin e "sheikut të terrorit" që mendohet se fshihet në Pakistan, çmimi për gjetjen e të cilit është dyfishuar nga Senati Amerikan (50 milionë dollarë) mund të mos lejojë që emri i tij të jetë në një nga projektet më të mëdha inxhinierike të shekullit të 21.
N D R Y S H E
SHQIP 2 0
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
Veshja
& personaliteti
EK
e
ë c i r p e t e m s e j h s jo
V
eshja nuk është objekt interesi vetëm për krijuesit e modës, por edhe atyre të shkencave psikologjike. Në rrugën e historisë së njerëzimit, veshja ka kaluar nga një nevojë elementare, në një paraqitje simbolike. Për shembull, një mashkull me veshjen e tij tregon vetveten, idetë, anëtarësinë në një grup, ose në një rol social. Paraqitja është komunikim. Veshja është një mesazh që përcjell tek të tjerët atë që jemi. Mënyra e të veshurit i korrespondon mënyrës së qëndrimit dhe të të shprehurit, dashamirësinë që ndiejmë për vetveten, sepse të vishesh me kujdes do të thotë ta duash veten. Në fakt, pacientët në psikoterapi kur pëlqehen më pak nga të tjerët zgjedhin një trajtim më të mirë si në ushqim, në fjetje, për rregullimin e flokëve, madje edhe për veshjen. Ata fillojnë të vishen më mirë, madje të mbulohen dhe nuk ngurrojnë të fshihen më. Për këtë ata zgjedhin veshje të rregullta dhe me ngjyra. Ngadalë-ngadalë fillojnë të përmirësohen dhe t'i japin një ngjyrim personalitetit të tyre. Por më kryesorja është se ata nuk e lënë më veten të kushtëzohen nga moda, sepse duke u maturuar psikologjikisht nuk varen më prej saj. Njerëzit që janë skllevër të tendencës së momentit kanë një personalitet të paqëndrueshëm dhe veshin rroba të cilat nuk e shprehin personalitetin e tyre. Ndërsa kush është i pjekur psikologjikisht, nuk ecën me hapin e të tjerëve, por zgjedh duke integruar krijimtarinë e tij me atë të stilistëve. Ndonjëherë blen veshje të shtrenjta, duke i transformuar në një "koktej" personal, që është efekt i personalitetit të tij. Të ndjekësh modën nuk do të thotë që të vishesh me rroba të shtrenjta nga koka te këmbët. Vetëm ai që ka dëshirë të duket (dhe ka shumë para), vishet vetëm me veshje të markave të shtrenjta, duke treguar kështu se nuk ka një shije individuale. Një njeri i pasigurt nuk është në gjendje të bëjë zgjedhje estetike dhe personale. Ai vesh xhinse, edhe pse nuk i rrinë mirë, pasi e bëjnë të ndihet "dinamik" dhe i shoqëron me aksesorë sa të rëndë, aq dhe të pavlefshëm, sepse ia ka parë veshur një ylli spektakli. Një personalitet pranon të jetë një ndjekës i modës dhe nga moda, por dëshiron dhe di të
T E T N E M I R SPE
ajnë lu s ë d o m e t a ll u g e r ri. R t Paraqitje dhe çmendu ë b o d të ë m e k ji g lo o jen psik d n je g e m ë m u h s ë m gjithnjë e
ELEGANCA Eleganca nuk ka të bëjë aspak me centimetrat e ekspozuara, me sasinë e trupit që lihet zbuluar. Është thjeshtësi, ekuilibër formash, përmasash, ngjyrash dhe afrim. Lord Brumel e përcaktonte elegancën autentike si "arti i kalimit pa u vënë re"
TENDENCA Njerëzit që janë skllevër të modës së momentit kanë një personalitet të paqëndrueshëm dhe veshin rroba të cilat nuk e shprehin botën e tyre. Ndërsa kush është i pjekur psikologjikisht, nuk ecën me hapin e të tjerëve, por zgjedh duke integruar krijimtarinë e tij me atë të stilistëve
zgjedhë veshjet që i shkojnë trupit dhe intelektit të tij, sepse ajo duhet të jetë në harmoni me personalitetin e individit. Për këtë arsye është e udhës të vishemi më shumë për veten se sa për të tjerët. Megjithatë, çdo dallim, edhe në mënyrën e veshjes, çon deri në sforcim, sepse stili është një karakteristikë personale i cili mund të mësohet dhe të vlerësohet me kalimin e kohës dhe ja vlen, pasi veshja përfaqëson mënyrën e të qenit dhe të menduarit, njëkohësisht edhe një ndihmë për të jetuar më mirë. Për fat të keq, sot shija e mirë po shkon gjithnjë drejt degradimit. Këtë fakt e tregojnë qartë 20-vjeçaret me këmbë të shkurtra që veshin minifunde, 30-vjeçaret me fundshpinën e zbuluar që nxjerrin llëret, 40-vjeçaret e transformuara në egërsira me veshje lara-lara, 50-vjeçaret me këpucë të gjata dhe majë të mprehtë, edhe pse janë të vogla. Duhet pasur parasysh se unazat dhe orenditë vënë në dukje nëse keni klas ose jo: disa lloje unazash që vendosen në gishtin e madh të dorës, të kujtojnë shpesh herë më shumë qaforen e një kafshe, sesa një zbukurim. Këtu mund të përmendim disa individë që spikaten për shijen e tyre të keqe në veshje, si për shembull veshjen e bluzave të shkurtra, të ngushta e të hapura për të nxjerrë në pah gjoksin dhe kërthizën dhe pantallona me bel të shkurtër për të nxjerrë të brendshmet. Një person cilësohet jo vetëm nga zgjedhja në veshje, por edhe nga mënyra e saj, sepse veshja na bën të dukemi jo vetëm "elegant", por është e nevojshme që edhe të dimë ta mbajmë gjithnjë konstante zgjidhjen e duhur që na përshtatet. Në fakt, mënyra e të veshurit është një tregues psikologjik, e cila lejon të dallosh zotërinë nga i "shfrenuari", që shpesh është edhe "rrëmujaxhi". Mjafton të bëjmë zgjedhjen e duhur, më të mirën, duke i lënë mënjanë alternativat e tjera. Eleganca nuk ka të bëjë aspak me centimetrat e ekspozuara, me sasinë e trupit që lihet zbuluar. Është thjeshtësi, ekuilibër formash, përmasash, ngjyrash dhe afrim. Lord Brumel e përcaktonte elegancën autentike si "arti i kalimit pa u vënë re".
AKTUALITET
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
SHQIP 21
Tare Hysko do të hetohet në gjendje të lirë. Policia dërgon dosjen te Krimet e Rënda për trafik
Pistoletë alla "James Bond", nga Gjermania në Skrapar Arma u gjet në një pako të ardhur nga një qytet gjerman Shkurt
SOKOL ÇOBO
S
ekuestrohet në Tiranë një pistoletë e tipit "Walther". Arma është identike me pistoletat që përdor "James Bond" në filmat e tij. Ajo është kapur në një pako postare të ardhur nga Gjermania. Destinacioni ishte Skrapari, pikërisht për 53-vjeçarin Tare Hysko. Duket se filmat "me luftë" ia kanë mbushur mendjen skraparlliut për të porositur armën dhe për të hapur telashe me drejtësinë. Policia e Tiranës tha dje se ndaj këtij personi ka filluar procedimi penal, nën akuzën e "trafikimit të armëve dhe municioneve". Për ironi të fatit, akuza në fjalë është kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Tashmë 53vjeçari është person nën hetim dhe, nëse vërtetohet se ka kryer këtë trafik, rrezikon një dënim nga dhjetë deri në njëzet vjet burg. Dy ditë më parë punonjësit e postës kanë konstatuar një mjet metalik, i cili ngjasonte me një pistoletë. Janë thirrur agjentët e antiterrorit në Ministrinë e Brendshme, të cilët kanë sekuestruar pakon me mjetin e çuditshëm. Kanë kryer procedurat e hapjes dhe brenda saj kanë konstatuar një pistoletë e tipit "Walther" dhe 53 fishekë. Arma është dërguar në Institutin e Policisë Shkencore. Rezultoi se pistoleta ishte e fabrikuar dhe fishekët
Nën hetim 35-vjeçari, goditi menaxheren e "USAID"-it P
olicia e Tiranës ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Dritan Dragonit, pasi ka qëlluar një kolege në zyrë me grushte. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në ambientet e zyrës së "USAID"-it, në afërsi të rrugës "4 shkurti" në Tiranë, ku Dragoni ka dhunuar E.B, 29-vjeç, menaxhere në projekt. Denoncimi është kryer në Komisariatin e Policisë nr. 3, ku ka filluar një verifikim i rastit. Nuk dihen ende motivet e zënkës në ambientet e zyrës, ndërsa policia dhe prokuroria pritet të marrin në pyetje punonjësit e tjerë. "Protagonistët" e sherrit do të thirren në prokurori për sqarim, ku do të kenë edhe ballafaqimin. Nëse pajtohen, dosja do të mbyllet.
e saj përdoren për lëndë mbytëse dhe irrituese. Kanë lindur dyshimet e para për përdorimin e armës nga 53-vjeçari, ku pista më e mundshme është për koleksion. Një pistë tjetër është edhe për ndonjë "larje hesapesh". Gjithsesi, kjo pistë duket se është përjashtuar nga policia, pasi arma nuk ka qenë vdekjeprurëse. Hije dyshimi ka edhe për trafik ndërkombëtar të armëve. Paraprakisht policia
dërgoi materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kjo akuzë duhet të verifikojë edhe dërguesin e armës alla "James Bond". Pritet që autoriteteve të drejtësisë gjermane t'u jepet emri i dërguesit, si dhe foto nga pistoleta "Walther" për të konstatuar edhe mundësinë e një trafiku. Në arkivat e postës po shikohet edhe për ndonjë porosi tjetër në drejtim të 53-vjeçarit nga Skrapari. Të dhënat do të
ekzaminohen nga hetuesit, të cilët më pas do të vendosin për kompetencën e dosjes. Aktualisht Tare Hysko po hetohet në gjendje të lirë, pasi nuk ka prova se arma ishte në pronësi të tij. Para hetuesve ai nuk i ka pranuar akuzat, duke deklaruar se gjithçka mund të jetë një gabim njerëzor. Tashmë hetuesit presin përgjigje nga gjermanët për të verifikuar, nëse bëhet fjalë për ndonjë trafik armësh ose jo.
Tiranë, largohet nga shtëpia 83-vjeçarja e sëmurë mendore N
jë 83-vjeçare është larguar nga shtëpia pa lënë asnjë gjurmë. Dy ditë më parë në Komisariatin e Policisë nr. 2 të afërmit kanë denoncuar largimin. Hamdie Gorjani nuk gjendet prej tri ditësh, ndërsa punonjësit e policisë kanë kontrolluar zonën përreth shtëpisë Gorjani. Kërkimet nuk kanë dhënë rezultat. E gjendur në këto kushte, policia ka zgjeruar rrezen e kërkimit, por ende nuk është gjetur. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 83-vjeçarja vuante nga një sëmundje depresive, çka mund të ketë shkaktuar ikjen e saj nga shtëpia. Deri në orët e pasdites së djeshme policia njoftonte se nuk ka asnjë shenjë të së moshuarës, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës.
A K T U A L I T E T
SHQIP 22
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
Artan Arapi dhe Elton Maçi qëlluan Gazmir Bizhgën para 10 ditësh
P
olicia e Durrësit arrestoi natën e së martës dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, pasi 10 ditë më parë kishin goditur me mjete të forta kreun e Partisë Socialiste të Durrësit, Gazmir Bizhga. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, bënë të ditur se Artan Arapi, 38 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.7 të qytetit të Durrësit dhe Elton Maçi, 19 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.6 të këtij qyteti, ishin shpallur në kërkim nga prokuroria e rrethit, pasi 10 ditë më parë kanë goditur shtetasin Gazmir Bizhga, kryetar i degës lokale të Partisë Socialiste dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pranë
Arrestohen agresorët e kryesocialistit durrsak restorantit “Pampa” në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku Bizhga ka një shtëpi verore. Kryesocialisti i Durrësit ka qenë duke marrë makinën e tij në parking, kur ka marrë nga prapa një goditje. Goditja me një copë druri ka qenë e fortë dhe Bizhga është kthyer menjëherë për të parë nga i ka ardhur goditja dhe ka parë Arapin teksa përpiqej të largohej në errësirë, andej dhe
nga kishte dalë, sipas viktimës së tij. Bizhga ka arritur ta kapë autorin, po më pas ai ka mundur t’i shkëputet nga duart dhe të largohet. Ndjekja ka qenë e kotë dhe ish-deputeti ka zgjedhur të ndjekë rrugën e ligjit për të kërkuar e vendosur drejtësi për këtë incident. Nuk është hera e parë që Arapi akuzohet për dhunë, ndonëse zyrtarisht kjo është padia e parë e ngritur me
objekt të vetëm dhunën e ushtruar ndaj një personi tjetër. Në maj të vitit 2004, Artan Arapi do të arrestohej nga policia e Durrësit pas lëshimit të një dokumenti fals pronësie për një qytetar të Durrësit, në kohën kur ishte shef i zyrës së shërbimeve publike në Bashkinë e Durrësit. Arapi u arrestua dhe më pas dënua për akuzën e mashtrimit, mitëmarrjes dhe kanosjes, pas denoncimit të një shtetasi nga Durrësi. Pasi kishte mësuar se përfituesi i vërtetimit fals, të cilit i kishte marrë 3 milionë lekë të reja, kishte bërë denoncim për mitëmarrje dhe falsifikim dokumentesh, Arapi ka reaguar. V.Qyrfyçi
Vojdana dhe Aleksandër Filoqi nuk shkonin mirë prej një viti, kur djali u nda me të fejuarën
Fier, djali mbyt me thonj të ëmën Policia arreston 35-vjeçarin: E vrau se i hapi derën me vonesë
N
jë ngjarje e tepër rëndë ka fejuara. Familjarët tregojnë se pas thoshin nuk është në gjendje aq ndodhur të martën në kthimit nga Italia, Aleksandri kish- të rëndë”, tregon një prej të mbrëmje në qytetin e Fier- te ndryshuar krejtësisht. afërmve. it. Një 35-vjeçar ka mbytur me thonj “Si fillim mendonim se ishte Ndërsa fqinjët tregojnë se shnënën e tij 67-vjeçare. Sipas buri- nervoz, për shkak të ndarjes. Por kaku i konflikteve të përhershme meve zyrtare të policisë Fier mëso- më pas kuptuam se ai ishte i të djalit me nënën ka qenë ndarja het se mbrëmjen e së martës, rreth sëmurë. Kemi dashur ta shtrojmë me të fejuarën. Sipas tyre, nëna orës 22:30, 35-vjeçari Aleksandër në spital, por mjekët gjithmonë nuk e kishte pranuar fejesën e Filoqi ka debatuar me nënën e tij 67 vjeçe, Vojdana Filoqi. Debatet Hetuesit thanë se kanë degjeneruar deri në dhunë fizike ndaj të 35-vjeçari vuante moshuarës. Në debat e sipër, djali i vogël i familjes, nga depresioni, por Filoqi, ka goditur me shunuk kurohej plakë në fytyrë të ëmën, ndërsa më pas i ka vënë thonjtë në fyt, duke i shkaktuar pengesë në rrugët e frymëmarrjes. AUTORI Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në katin e dytë të Aleksandër “Pallatit të Azotikut”, në lagjen Filoqi pranoi “Liri”, në kohën kur në banesë se ishte ai ndodhej bashkëshortja dhe tre autor i krimit fëmijët e vëllait të 35-vjeçarit. E të rëndë gjithë skena e dhunës është parë nga vajza 9 vjeçe e vëllait të vrasësit. “Vajza ka parë gjithçka e strukur OPERACIONI mes mobilieve të dhomës dhe ka klithur kur gjyshja e saj ishte mbuluar nga shkumë të bardha që i dilnin nga goja”, tha një oficer i poliorcat e policisë së Komisari cisë së Fierit. Ai sqaroi se klithma e atit të Tropojës kanë arritur vajzës së vogël ka bërë që në ndihtë zbulojnë parcela me sasi më të të moshuarës të shkojë nusja tepër të mëdha kanabisi në zonën e djalit të madh, kunata e autorit, e e Komunës Lekbibaj, në Curraj të cila është munduar të japë ndih- Epërm, Kuç etj. Të martën pasdite, mën e parë për vjehrrën dhe të për- sipas zëdhënësit të policisë së ballojë gjendjen e rëndë të kunatit. qarkut, në një zonë të braktisur në Kuç të po kësaj komune. Një vit më Sipas burimeve nga vendi i ng- lartësinë mbi 1500 metra mbi parë, në rrethin e Tropojës u zbujarjes, nusja e shtëpisë ka lajmëru- nivelin e detit u gjetën tri parcela, luan dhe u asgjësuan rreth 22 mijë ar policinë. Por kur në shtëpi kanë të cilat përmbanin në total rreth 11 rrënjë kanabis, masivet më të gjera mbërritur të afërmit dhe policia, mijë rrënjë kanabis sativa, sasia të mbjella ndonjëherë në Shqipëri gruaja 67 vjeçe ka dhënë shpirt. më e madhe e zbuluar ndonjëherë me bimën kanabis sativa. Aksioni Policia ka shoqëruar menjëherë në një zonë të vetme. Burime të i fundit i policisë në zonat e thella për në komisariat 35-vjeçarin Ale- policisë thonë se janë kryer vep- të Tropojës, siç tregojnë efektivët ksandër Filoqi, i cili disa orë pas rimet e para hetimore, por pa arri- pjesëmarrës, ka qenë tepër i vëshngjarjes ka pranuar krimin dhe tur të identifikohen autorët apo tirë për terrenin e thyer, temperparaditen e djeshme është vënë pronarët e drogës së mbjellë për aturat e larta, mungesën e sinjalit nën arrest. shkak se parcelat ndodhen shuma telefonik, por edhe mungesën e Burime nga grupi hetimor i ng- larg zonave të banuara. Aksioni ushqimit. Një nga efektivat i konritur për këtë ngjarje bëjnë të ditur policisë ka nisur 10 ditë më herët taktuar pas aksionit, tha se “kemi se Aleksandër Filoqi vuante nga ku në ditët e shkuara kishte zbu- vuajtur së tepërmi nga rruga prej depresioni. Hetuesit thanë se situ- luar dhe asgjësuar rreth 4500 dhjetëra kilometrash në këmbë, ata e shëndetësore e 35-vjeçarit nuk rrënjë kanabis sativa në fshatin në shkrepa të thepisur ku edhe kishte qenë e rëndë, por nëna ishte gjithmonë objekt i sulmeve të tij, që deri të martën nuk kishin qenë sulme fizike. Ai nuk ushtronte asnjëherë dhunë mbi familjarët e tjerë, me të cilët kishte marrëdhënie mjaft të mira, ndërsa nënën e përçmonte në çdo rrethanë. “Edhe herë të tjera ne kemi marrë informacion dhe kemi shkuar sha i dehur dhe nuk e kontrollova dot veten”, kështu është për në banesën e familjes Filoqi, pasi pjekur të mbrohet përpara togave të zeza 32-vjeçari nga Tirana, na njoftonin për sherre brenda i cili vetëm dy ditë më parë qëlloi me thikë babanë e tij në lagjen familjes”, tha një oficer i policisë së “Ali Demi” në Tiranë. Leonard Dauti është sjellë dje përpara Fierit, i cili sqaroi se të martën në gjykatësit të gatshëm për të vendosur masën e sigurisë, për vembrëmje, autori i krimit ka debatuprën penale të “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë”. Sipas ar me nënën për faktin e vetëm se vendimit përfundimtar të gjykatësit, ai do të qëndrojë në burg deri ajo u vonua në hapjen e derës. në përfundim të procesit hetimor dhe gjyqësor. 32–vjeçari, i proTë afërm të familjes Filoqi thanë ceduar penalisht më parë për akuzën e vjedhjes, tri ditë më parë se 35-vjeçari, me arsim të mesëm të ka qëlluar me thikë babanë e tij 73-vjeçar duke i shkaktuar disa përgjithshëm, ka qenë për disa vite plagë, por që për fat të mirë nuk i kanë rrezikuar jetën. Megjithëse në Greqi dhe më pas në Itali si emLeonardi është përpjekur të mbrohet duke thënë se ka qenë i pirë igrant, ku iku së bashku me të fejuadhe nuk e ka kontrolluar dot veten, gjykatësi e ka vlerësuar të rrezrën e tij. Nga Italia ai ishte kthyer ikshme sjelljen e tij duke e lënë atë në burg pa afat. Flo.Se. një vit më parë, por i ndarë nga e
djalit me një vajzë të lagjes dhe kur çifti u largua për në Itali ajo kishte debatuar me krushqit. Këta të fundit kanë këmbëngulur më pas që fejesa të prishet dhe kanë ndikuar që Aleksandër Filoqi të kthehej në Shqipëri. Matilda Troka
KRIMI DEBATI Nënë e bir nisën të debatonin me njëritjetrin rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të martës
SHKAKU Aleksandër Filoqi u grind me të ëmën, sepse ajo ishte vonuar shumë për t’i hapur derën
MBYTJA Pasi e qëlloi me shuplakë, djali i vuri thonjtë në fyt nënës 67-vjeçare, duke e vrarë
Nxirrnin hekurin me shpërthim
Korçë, pranga se prishën bunkerët Pesë persona nga i njëjti fshat janë arrestuar dje nga policia e Korçës, pasi kryenin shpërthime në bunkerë për nxjerrjen e hekurit. Ata akuzohen se kanë shkatërruar më shumë se gjashtë bunkerë në një nga kodrat mbi fshatin Porodinë, ndërsa alarmi është vënë nga ana e banorëve për shkak të zhurmës së shpërthimeve dhe tronditjeve të forta. Pasi është sinjalizuar polica lokale për shkatërrimin e bunkerëve me lëndë plasëse, inspektorët janë vendosur në zonë, ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit janë arrestuar edhe autorët e kësaj vepre. Ka qenë ora 4:30 e mëngjesit të djeshëm, kur personat kanë shkuar në kodrat e fshatit në fjalë për të nxjerrë hekur nga bunkerët. Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar 26-vjeçari Nikolin Gjoni, vëllai i tij 23-vjeçar, Elton Gjoni, si dhe Gazmor Kora, 46 vjeç, Viktor Sulillari, 45 vjeç dhe Altin Pilolli, 46 vjeç. Të gjithë të prangosurit kanë qenë nga fshati Klocë e Korçës. Në vendin e ngjarjes është konstatuar shkatërrimi nëpërmjet shpërthimit i gjashtë bunkerëve, ndërsa ishin përdorur lëndë plasëse artizanale. Autorët përdornin një përzierje nitrati dhe naftaline për të realizuar shpërthimet shkatërruese. Ju.Dh.
Uniformat blu mbeten pa ushqime në fshatrat e braktisur malorë
F
I
Tropojë, policia zbulon “pyllin” me kanabis në mal udhërrëfyesit mungonin”. Ai tha gjithashtu, se në bjeshkët e larta mbi 1500 deri në 2000 m mbi nivelin e detit nuk punonte asnjë sinjal telefonik celular. Efektivët jo rrallë gjatë këtyre ditëve të vështira me temperaturë, siç tregojnë ata, kishin vuajtur edhe për ushqime. “Nuk gjeje askund qendër të banuar për t’u furnizuar, ndërsa lodhja na e shtonte urinë”, tha një efektiv tjetër i policisë, duke shtuar se ngarkesat me ushqime që ata kishin marrë me vete kishin mbaruar me shpejt nga sa e kishin menduar. S.Dida
Tiranë
Durrës
Burg pa afat djalit që qëlloi babanë me thikë
Digjen në kabinën elektrike babë e bir D
y punëtorë, babë e bir, të cilët punonin në një firmë ndërtimi, kanë pësuar djegie të rënda në trup gjatë riparimit të një defekti në një kabinë elektrike. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, bënë të ditur dje se ngjarja ka ndodhur në pallatin që firma “Star” po ndërton në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Sipas policisë, 55-vjeçari M. S. dhe i biri 19-vjeçar, D. S, po punonin për riparimin e një defekti në kabinën elektrike të pallatit, kur nga një shkëndijë është shkaktuar një zjarr që ka përfshirë edhe të dy punëtorët. Burimet thanë se babë e bir, lindur në Dibër dhe banues në fshatin Xhafzotaj të rrethit të Durrësit, janë dërguar menjëherë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë dhe pas mjekimeve të para ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Prokuroria e rrethit po heton për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje, thanë burimet e mësipërme. Va.Qy.
Policia i gjurmon çdo ditë
Fier, kapet një tjetër kambist Një kambist tjetër është ndaluar prej uniformave blu të Fierit. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, për ditë po shoqërohen dhe ndalohen persona, të cilët kapen në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e shkëmbimit valutor pa licencë. Paraditen e djeshme ka qenë radha e një kambisti, që në tregun valutor njihet nga të gjithë, pasi ka më shumë se 12 vjet që ushtron këtë profesion. Edmond Tahiraj është gjetur nga inspektorët e seksionit të luftës kundër krimit ekonomiko-financiar në Drejtorinë e Policisë së Fierit në qendër të qytetit. Tahiraj është gjetur ndërsa po shkëmbente shumën e 50 eurove. Ai është shoqëruar për në polici për t’u lënë i lirë disa orë më vonë, ndërsa i është sekuestruar sasia e eurove. Ndaj tij nisi procedimi penal për veprën “ushtrim i aktivitetit të paligjshëm të shkëmbimit valutor”, bazuar kjo në Ligjin 9662, neni 90 datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”. Deri tani, për afro 40 kambistë ka nisur procedimi penal dhe dosjet e tyre janë dërguar në prokurorinë e rrethit, ndërkohë që sasia e lekëve dhe e valutës së sekuestruar kap shifrën e afro 5 milionë lekëve, si dhe 5 mijë eurove. Ma.Tr.
KU LTURE
SHQIP 24
Ad honorem Në përvjetorin e lindjes
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
Pavarësisht nga erërat ideologjike të kohërave, përkushtimi i Prof. Shuteriqit ndaj kulturës dëshmon se krijuesi i vërtetë e gjen veten në çdo kohë dhe kudo qoftë. Pikërisht për emrat e përfolur me ose pa të drejtë e të dënuar me heshtje para ‘90-ës, si bie fjala Gjergj Fishta...
Skedari i Dhimitër S. Shuteriqit, një vepër albanologjike FERIDE PAPLEKA
A
utor i një vepre të shquar letrare, his torian i letërsisë dhe studiues i përkushtuar i zanafillave tona kulturore, Shuteriqi është edhe hartues i një skedari të madh albanologjik. Janë rreth 35 mijë fashikuj të një cilësie dhe varieteti dokumentar, që i japin atij një shugurim tjetër postum, atë të një virtuozi në kërkimet shkencore të letrave shqipe. Po të marrim parasysh se gjatë baccloreat-it, në vitin e fundit të liceut, para se të nisej për studime në Francë, në të parin artikull studimor të titulluar "Për drejtimet e reja letrare", që do të shënonte edhe hapin e tij të sigurt në rrjedhat e vështira të historisë së letërsisë, përdoren disa referenca, del se ai është marrë me shënime për skedar në tërë vitet e jetës së vet intelektuale. Duke qenë edhe një enciklopedist i jashtëzakonshëm i kulturës, ai e ka ndërtuar skedarin si vepër të veçantë, jo vetëm me synimin për të ushqyer veprën e ardhme studimore, por edhe për të zgjeruar njohuritë e veta për fusha të ndryshme. Aty nëpërmjet shënimeve që i japin punës së tij ngjyrën e universalitetit, ngaqë përfshijnë një rreth të gjerë interesash, duke filluar me vepra e dokumente për gjuhën e gjuhësinë, për artin, filozofinë, letërsinë, për historinë, teologjinë, arkeologjinë e duke mbaruar me gjeografinë e etnologjinë, kërkohet një analizë e hollësishme e veprës së disa protagonistëve me emër në fushën e letrave. Disa autorë të mëdhenj si Naim Frashëri, De Rada ose Noli që kanë një veprimtari të gjatë e të dendur, kanë skeda të ndara sipas periudhave dhjetëvjeçare e ndonjëherë zënë një sirtar të tërë. Nëse për Barletin, Budin, Bogdanin, Buzukun, Bardhin, De Radën, Darën, Naimin, Samiun, Çajupin, Fishtën, Nolin, Konicën, Mjedën, Migjenin e të tjerë që janë aktorë qendrorë në skenën pesëshekullore të letërsisë e të kulturës shqipe, të atyre që si të thuash e vunë në lëvizje procesin historik të letërsisë, ka me qindra e mijëra skeda, Shuteriqi shkon edhe më tej, i kushton disa fletë një emri minor si Zenel Bastari; madje e daktilografon vetë një poemë të tij në disa fletë dhe i palos pastaj ato në përmasat e kutisë së skedarit. Spektri i punës së tij është i gjerë. Vërtet që ai ka një skedë të veçantë me citime nga "Republika" dhe libra të tjerë të Platonit ose nga vepra shumëvëllimëshe "Ese" e Montagne-it (Montenjit) për poezinë, e që sillen si shembull për disa poezi shqipe, por te shkronja Sh ai i kushton disa shënime edhe patriotit Shaban Blloshmi nga Bërzeshta e Librazhdit, ruan një kypyrë gazete ku shkruhet për historinë e vrasjes së tij me njerëz të paguar nga Ahmet Zogu. E kështu me radhë veprohet për shkronjat e tjera ku ka shënime dhe jepen orientime të sakta për dokumentin ose librin, për arkivin a bibliotekën nga janë nxjerrë, të cilat shoqërohen me citime të drejtpërdrejta. Pavarësisht nga erërat ideologjike të kohërave, përkushtimi i Dhimitër S. Shuteriqit ndaj kulturës dëshmon se krijuesi i vërtetë e gjen veten në çdo kohë dhe kudo qoftë. Pikërisht për emrat e përfolur me ose pa të drejtë e të dënuar me heshtje para '90ës, si bie fjala Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica, Mitrush Kuteli e ndonjë tjetër, skedari është shumë i pasur, me komentarë letrarë që arrijnë deri në dyqind, treqind ose dhe katërqind skeda. Në rastin e një shoqërie që i shihte problemet me syrin klasor, vetëm puna medituese mbi dokumente, libra e dorëshkrime, i siguroi Shuteriqit qasjen e vërtetë ndaj historisë së letërsisë e të kulturës, e zhvendosi atë në kohë e hapësirë, duke i krijuar atë mikrounivers të domosdoshëm, për të cilin ka nevojë çdo shkrimtar i vërtetë. Ai vazhdonte aty një bisedë të heshtur e të madhërishme që bëhej me
kujtesën e një kombi, për t'u ndalur pastaj në çastet domethënëse e kritike të saj. Kjo punë u shndërrua dalëngadalë në një cilësi të qenësishme që i përgjigjej gjallërisë së punës së tij dhe një vepre me karakter të shumanshëm, e cila kapërceu kohët e u shtri në dymbëdhjetë shekuj, që kur nis shkrimi i shqipes. Autori i vjershës "Kosova", botuar në gazetën "Constanza" të Rumanisë, më 28 maj 1933, e që është edhe krijimi i tij i parë i botuar, si dhe autori i vëllimit poetik "Kangët e rinis së parë", botuar më 1935, shkruar midis moshës pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetëvjeçare, pa dyshim që nuk e kishte parashikuar se puna e tij do të arrinte vlera dhe sasi të tilla. Dhe prandaj ai u mor vetë edhe me zgjidhjen teknike të organizimit të kësaj pune. Në vitet '50 atij iu desh të porosiste një dollap, duke imituar ato të Bibliotekës Kombëtare, me kuti ose sirtarë të vegjël në përmasat e një skede të zakonshme sa pëllëmba e dorës. Shënimet për çështje të ndryshme që kishte studiuar, qoftë ato për tekstet e shkollave të mesme dhe pastaj për Institutin e Lartë Pedagogjik e të botuara si: "Antologji e letërsisë shqipe" (1946); "Metrika shqipe" (1947); "Letërsi e Rilindjes Kombëtare" (1947), "Folklora shqipe" (1947, 1949); "Këngë për Skënderbeun" (1949) qoftë për çështjet që ishte duke studiuar mbi figura si: Kostandin Kristoforidhi; Andon Zako Çajupi; Jeronim de Rada (të cilit, veç kësaj, po i bënte përshtatjen në shqipen e sotme të poemës romantike "Këngët e Milosaos"); Naim Frashëri, Dhaskal Todri, Zef Serembe e të tjerë, për të cilët kishte projektuar libra të tjerë, ishin shtuar shumë dhe me to nuk mund të punohej më pa i sistemuar për së mbari. Duhet shënuar se në këtë kohë ai ka filluar mes të tjerash edhe veprën e tij të shquar "Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850", pa harruar edhe shkrimtarinë, premtimin e zemrës dhe shqetësimin e tij të përhershëm. Pra, janë disa kantiere pune, në të cilat ai bën fli vitet e tij, duke u dhënë kohë, fantazi e sakrifica. Për një kohë të shkurtër tridhjetë sirtarët ose kutitë kishin zërat e vet. Sot ata janë mbushur aq shumë, sa mezi lëvizin. Janë edhe gjashtë kuti të tjera jashtë skedarit, dy prej të cilave rrinë në tryezën e tij të punës, si atëherë kur ishte gjallë. Skedat ai i ka sajuar me copa letre, duke shfrytëzuar vetëm mjete rrethanore, si fletë blloku e fletoresh të prera përgjithësisht në masën e sirtarit, por edhe më të vogla, duke përdorur jo rrallë anën e pasme të lajmërimeve e ftesave për mbledhje e veprimtari të kohës. Prandaj në skedar shihen letra të madhësive e ngjyrave të llojllojshme, deri edhe copa kartoni e fletë vizatimi. Ka edhe fije copëzash letre të vogla fare, të cilat autori ua bashkëngjit skedave që kanë përmasa reale, duke krijuar kështu ndarje artificiale, pa tregues, por të grumbulluara sipas emrit a temës, në më të shumtën e rasteve të mbështjella në qese
të thjeshta celofani si xhep, që dikur përdoreshin për duhan e që Shuteriqi e pinte me llullë; madje ka nga këto qese disi më të vonshme me dy shtresa, të shkruara Tarabosh. Përmbajtja e skedarit dhe ndërtimi i tij janë origjinale. Sipas një shpjegimi që jepte ai më 1995, sirtari i parë ishte kryesisht për skeda të reja, të cilat në një kohë më të volitshme shpërndaheshin nëpër vendet e duhura. Fill pas saj vijnë sirtarët me shënime që u kushtohen shkrimtarëve shqiptarë dhe shënime tematike, ku përfshihen shumë fusha të kulturës. Periudha më e studiuar, letërsia e Rilindjes Kombëtare, për lehtësi studimi ndahet në disa faza, me autorët e saj, me temat e mëdha, me tiparet e veçanta që vetëm syri i hollë i një studiuesi si Shuteriqi mund t'i vinte re. Ajo përfshin rreth një shekull që nga viti 1800 e deri më 1900 dhe përmblidhet në disa skedarë. Konkretisht në skedarin ku janë grumbulluar materiale, në të cilat flitet për gjuhën letrare mund të gjejmë shumë shënime, fjalë e të thëna nga personalitet e kulturës e të letërsisë, por ai shoqërohet me të gjitha të dhënat e tjera dokumentare si: "F. Konica, 1897/ Albania, I, 1, A4/ "Ne s'kemi gjuhë të përbashkët, prandaj kemi mbetur të ndarë njëri nga tjetri, andaj kanë rrjedhur të këqia për neve të mjerët…. Wshtë nevoja të hedhim themelet e reja të gjuhës letrarishte". Duke shkruar për asimilimin e fjalëve të huaja në gjuhën shq (ipe F.P.) Konica përmend një artikull të Guillaume Apollinaire "Lufta e fj.(alëve) frënge në Gjermani, bot.(uar) në " L'Européen", Albania, 1903, fq. 8384-8F 1964, 3, 194". Te skedat që përmbledhin gjithçka që ka gjetur ai me interes për Pjetër Budin, mund të lexosh edhe shënime të tilla orientuese: "P. Budi, Petrota 75, 457 { "Budi savete scrivera una gramatica albanese". Ose: "Buzuku-Buzulchi/ Corporum Valentini, sagjio, 30 (sp. A. Kelmendi në Kuvendin e I të St.(udimeve) ilire, T.(iranë) 1974, II, 145". Ose për Buzukun shënon edhe këtë gjë: "15451563, Buzuku, Koncili i Trentit, 1555 zgjidhet papë Pin IV dhe zhv.(illohet) inkuizicioni; 1556 vdes Loyola". Ose: "Leka 1937, Mjeda bën dy vjet të Meshtarisë në Laval të Francës e pak në Spanjë" etj. Skedari është një objekt i gjallë, një vepër shkencore e pafundme që vjen në ditët tona me një formë të lirë, natyrore, jo vetëm si punë shkencore e vetvetishme, por edhe si vepër krijuese që ka luajtur rol në përpunimin e shkrimtarit si studiues i librave e si qëmtues i dokumenteve të rëndësishme. Ai i hedh një ngjyrim të ri imazhit të vet si kërkues i vërtetë i burimeve tona shkrimore e kulturore. Shuteriqi, i dashuruar pas punës, besnik dhe egoist për të, me anë të këtij skedari tregon se libri mbeti e vetmja përparësi e tij deri në fund të jetës. Rafte të tëra me libra që lexonte ai si lexues i jashtëza-
Duke parandier një rënie të shëndetit, më 1992, Shuteriqi hartoi një renditje më të saktë kronologjike të këtyre skedave dhe i shoqëroi me shpjegime që dëshmojnë se ai ishte një princ edhe në fushën e historisë
konshëm që ishte, sigurisht nuk kanë gjurmë në skedar, por leximet për qëllime studimi, sipas skedarit, janë të pallogaritshme. Kjo duket në shumë skeda që veçojnë problematika e dukuri të ndryshme. Për shembull: "1890; Naimi; Epikuriani; vjersha: Ujët e Bekuarë (=rakia, pija), Lulet e Verës, 17-19; strofë e fundit: Shkel e shko, zëmëra ime,/ Mos bjerë në hidhërime/ E në breng' e në mejtime,/ Mos të gënjenjë kjo jetë. Si rrjedhim, shënimet nëpër skeda u bënë një natyrë e dytë e punës së tij. Dhe prandaj ai herë pas here u nxit t'u jepte këtyre studimeve formën e një vepre shkencore. Ose "Mjeda shkruan më 1886-1891 vjershën 'Skanderbegut'". Këtu duhet të theksojmë se skedat për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun përfshijnë pesë sirtarë, duke përmbledhur në to edhe shënimet për: Arbër, Aranit, Marafjot, Rilindje (ajo evropiane), gjithmonë në funksion të figurës qendrore, Gjergjit dhe historisë së Shqipërisë, që nga origjinat. Skedat u bënë të panumërta dhe përfshinë në mënyrë të plotë periudhën e Skënderbeut e para tij, që më 1380 kur u zhvillua inkursioni i parë turk në tokat shqiptare. Duke parandier një rënie të shëndetit, më 1992, Shuteriqi hartoi një renditje më të saktë kronologjike të këtyre skedave dhe i shoqëroi me shpjegime që dëshmojnë se ai ishte një princ edhe në fushën e historisë. Dorëshkrimin e titulloi "Moti i madh", ashtu si e kishte quajtur njëqind e ca vjet më parë epokën e Skënderbeut, poeti i madh i Rilindjes Kombëtare, Jeronim de Rada. Sidoqoftë, ai e kishte treguar që në vitet '60 me botimet mjeshtërore për principatën e Arbrit dhe për Gjorg Golemin e Aranitët sesa shumë e interesonte historia e hershme e këtij trualli. Dorëshkrimi ndenji mbi tryezën e tij të punës, duke pritur botimin plot katërmbëdhjetë vjet, derisa tre vjet pas vdekjes së tij, më 2006 e botoi shtëpia botuese "Dituria". Në parathënien e asaj kohe, pikërisht të shkruar jo më kot më 7 prill 1993, ndër të tjera Shuteriqi shkruan: "Në këto vite të pleqërisë së shkuar, duke iu hakërritur sadokudo vetvetes përpara atij skedari, një ditë të vitit që kaloi thashë: bëj një punë, tani në shkurtim të urëve, sistemoje këtë skedar e bëje gati për të ndërtuar kronologjikisht një libër me përmbledhjet e shënimet që ke nxjerrë; bëhen dokumente shumë dhe autorë jo pak. Do të rijetosh, në këtë thyerje të ditës, madhështinë e diellit që bie. Diell qe Skënderbeu. Kush do t'i lexojë këto faqe, ka për të ndier si ti. Dhe më se njërit mund t'i vlejë kjo punë për të shkruar për ato kohëra lavdie". ( fq. 10). Një përmasë tjetër e rëndësishme e këtij skedari është lidhja mes njëra-tjetrës e skedave që përmbajnë informacione për të njëjtin problem në periudha të ndryshme. Në ndryshim nga skedarët që ekzistojnë në bibliotekë dhe kanë funksion orientues si në shumë biblioteka të botës, skedari i Shuteriqit është mjaft i përparuar. Ai është njëkohësisht edhe orientues edhe informues, sepse sjell në mënyrë të drejtpërdrejtë copëza materialesh burimore. Në raste të veçanta, ai nuk përton të kopjojë me dorën e vet edhe dokumente që është vështirë të gjenden. Ai kopjon alfabetin e Todrit në dy copa kartoni, pastaj atë të Mjedës, të Kongresit të Manastirit. Kështu vepron ai edhe me një dorëshkrim të Çajupit që e kopjon me dorë e na e sjell në fletë daktilogarafike. Nga ato që ka rrëfyer për jetën e vet dhe nga ditarët që ka lënë, dihet se kur ishte në vitin e dytë të liceut, pati kopjuar tërë librin "Baba Tomorri", sepse nuk gjendej dhe i ra në dorë për një ditë; këtë gjë e kishte bërë një vit më parë edhe me librin "Les fleurs du mal" të Baudelaire-it (Bodlerit). Duke i përkitur një periudhe më të hershme, ato nuk janë bërë për qëllime studimore, por për këtë material flet skedari, ashtu si në morinë e skedave
do të ketë plot raste të tjera të kësaj natyre, të cilat nuk mund të njihen, përveçse të ndara me grupe sipas periudhave ose sipas indeksit emëror që ka ndërtuar autori. Ndryshe nga shumë shkrimtarë dhe kritikë bashkëkohës, ai arriti të krijonte një veçori të portretit të tij, duke kapërcyer kufijtë intelektualë të shoqërisë në të cilën jetonte e duke krijuar një megadisiplinë. Dispozita universale e të menduarit, shkrimtarin e madh e paraprin në çdo punë, prandaj skedari i Shuteriqit mund të quhet me plot të drejtë vepër e veprave. Në fashikujt e skedarit ka shënime për artin dhe përdoren referenca të ndryshme, por para saj gjejmë aty edhe shënime për arkeologjinë. Citime të drejtpërdrejta, por edhe orientime të sakta për të shkuar te dokumenti burimor ka për shumë persona ose emra të tjerë të përveçëm që rrokin një dokumentacion të gjerë si: Alban, Albania, Francë, Çamëria,
KU LTURE
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
Elbasani, Iliada, Korça, Kosova, Pellazgët, Tiranë, Tomor, Voskopoja etj., etj., por edhe për çështje si: atdheu, alfabeti, bektashizmi, epikurizmi, darvinizmi, demokracia, gruaja, humanizmi, kristianizmi, liria, mëshira, mistika, morali atdhetar, panteizmi, poeti, vdekja, etj., etj. Te fjala alfabet ai krahas skedave të tjera e çon lexuesin në faqet 93 dhe 94 të librit "Istori e përgjithshme" të Naim Frashërit: "Shqiptarëtë e vjetërë kishinë shkronja të gjuhësë së tyre, e pastaj i kanë humburë. Shumë të diturë thonë se shqiptarëtë i muarrnë qëmoti shkronjatë së pari nga fenikasitë…". Ka edhe shënime fare të shkurtra si: "A Dora d'Istria gli albanesi, canti publicati per cuore, si D. C. Livorno 1870, fq.81; Të ndritçueses Zonjës Elena Gjika (Dora Istriado)…" etj.; ose "Marko Boçari 1790-1823, v.(oir?, voire frëngjisht do të thotë shih, F.P.) për fytyrën e tij gravurën te "Megali Enciklopedia" XVII (1931), fq.
715" etj. Shuteriqi në skedarin e tij punon vazhdimisht si shkrimtar, por ai tregohet edhe profesionist. Ai përpunon dhe i shton informacionet sa herë që gjendet para një fakti të ri. Në këtë pikë ne do të thoshim se ky është një zë i ri, një regjistër i veçantë, i magjishëm që do të marrë ditë kuptim të madh, sepse aty janë zanafillat tona kulturore e letrare, ato të moçmet për të cilat romakët e lashtë kishin një kuptim të veçantë, duke i quajtur ato të reja. Gjërat për ta, thotë një shkrimtar francez, që e ka studiuar me imtësi historinë romake, sa më të moçme të ishin, aq më të reja dukeshin. Në të vërtetë sado e mundimshme që ishte, ai e donte këtë punë, domethënë kërkimin e burimeve, sepse ajo ishte si uji jetëdhënës, e ndihmonte për të argumentuar e për t'i dhënë një shprehësi shkencore veprës së tij studimore. Por nga ana tjetër ajo i dha formë edhe një pune, e
cila do të mbetej pasuri për brezat e studiuesve të ardhshëm të letërsisë e të kulturës, sepse përpjekjet e tij sollën "të korra të bollshme". Janë mijëra e mijëra skeda që presin dritën e jetës për t'u futur nëpër studimet e librat që do të vijnë. Le të marrim një shembull tjetër që e lejojnë përmasat e këtij shkrimi. Në skedat ku flitet për Hasan Tahsinin shkruhet: "Hoxha Tahsin (1811-1881); 1847 duhet të jetë gabim, (1872 jo 1847); Leu në Filat më 1297/1811 (ai përdor vitin hënor, sipas kalendarit arab) mbas një martese të (shkrimi është i pakuptueshëm F. P.) në …, pastaj plotësoi studimet në Paris ku ndenji shumë vjet, qe edhe imam i administratës osmane. Si u kthye qe rektor në universitet. Vdiq më 1297/1881;. Sami Frashëri, 1872/ 10.VI, artikull në gazetën "Terxhumani shok"; 1870,; Sami Frashëri, 1879, (Kalendari kombiar, 1926, 46; Dozon, n,169; BK-Al.8/11 P(F) Hoca Tahsin: Esasi ihni hejet (Bazat e
SHQIP 25
kozmografisë), Istambul 1911. Rev. Leka, dioi themelet e kulturës, pjesën më të 1939, 7-8: Hoxha Tahsini punon për një fjalor qytetëruar të jetës së një kombi, shkrimin të shqipes dhe një gramatikë. Sami Frashëri dhe letërsinë, por studimet e çuan atë të "Hoxha Tahsin", në Rev. Letrare, 15.5.1944; bëjë edhe zbulime arkeologjike, si bie fjala Dhimitër S. Shuteriqi, Shkrimet shqipe, Ti- rrënojat e një kishe mesjetare në Gëziq, ku ranë, 1965; Gjurmime albamologjike, 1968, gjeti edhe mbishkrimin e rrallë me stemën e 1, fq. 89, 92, 110 dhe 111, shënimi 1; 1969, Principatës e Arbrit dhe emrat e themenr.1, fq. 53 dhe 111 ( ka hartuar edhe një al- luesve të saj, që sot kanë zënë vend në fabet arab për shqipen); Gjurmime alban- Muzeun Historik Kombëtar; rrënojat e baziologjike, 1970, nr. 1-2, fq.332; Rev. Peda- likës së Galigatit që preheshin poshtë një gogjike, 1972, nr. 3 dhe 1973, nr. 3; Drita, hangari të një kooperative kur ishte deputet 3.9.72; faksimile e një flete botuar për të nga dhe kishte organizuar një takim me kooperDomi gjendet në A SH (Arkivi i Shtetit, Fondi ativistë; ekzistencën e kishave të krishtera Hoxha Tahsin, dosja 1, dok. 1; M. Domi thotë në disa fshatra të Tiranës, si në Shumri (Shën se Hoxha Tahsini ka patur miqësi me Mis- Mëri, Mari, Maria) etj. Brenda një kutie gjenkieviçin (kur ishte në Paris ?); poeti polak det edhe një copëz guri e ciflosur, që në këtë vdiq në Stamboll…; Trashëgimia e Tahsinit rast nuk ishte si gurët e tjerë që merrte si ( librat, dsh. (dorëshkrimet) i pat Samiu dhe kujtim Dhimitri kudo që shkonte nëpër Shpërfunduan në duart e Riza Teufikut, filoz- qipëri, por një gur nga varri historik i Dhimofit sirian me origjinë shqiptare, T, 11.4. 74". itër Gazullit, bashkëkohës i Skënderbeut, Në një skedë që vjen më pas Shuteriqi ka gjetur te qela e prishur në Gëziq të Mirditës. gjetur burime që hedhin dritë për këtë çësh- Atëherë ai e çoi gurin e plotë në Muzeun e tje dhe thotë: "H. Tahsin duhet të njihej me Rrëshenit dhe nuk dihet nëse edhe ai muze Miskieviçin. Rv.(revue), "Roumaine de ka pësuar fatin e zi që të jetë shkatërruar si l'histoire' , 1977, 1, fq. 16,17,18: "Après la shumë muze e objekte të tjera të së kaluarës défaite au sud-ouest de l'empire, de la révo- që u ndërtuan me shumë sakrifica e lution de 1848-1849, les révolutionnaires, përkushtim, e u bënë pluhur e hi në epokën militaires et civiles, -Polonais, Roumains et e demokracisë, të cilën e besuam si dritë dhe Hongrois, -chevauchèrent refuge en Tur- shpresë. Por nuk ka ndodhur ashtu. E mahnitshme është toponomastika e quie, … pour être prêt lors du déclenchement d'une nouvelle révolution qu'ils con- mbledhur në të gjitha vendet nga ka kaluar sidéraient imminent… -Les émigrés Shuteriqi nëpër Shqipëri. Jo vetëm që ajo polonais et roumains se rendirent compte vjen me vlerat që ka një dorë mjeshtërore de la situation prochaine de Tq (kundër për vepra të tilla, por ajo të bën përshtypje si Rusisë me plasjen e Luftës së Krimesë), lui gjest. Sepse ishte një detyrë jashtë detyrave të tij. Janë rreth një mijë ose më shumë skefirent leur appui…". Dhe kështu vazhdon ai me një ritmikë da, të gjitha në fletë të holla letre shkrimi, në që u ndal vetëm kur mbylli sytë. Ai merrte të njëjtën përmasë. Për shembull: "Arat e shënim gjithçka që i dukej me interes, pa- Zeza/ Shtërmen/ krah.(ina), lok.(aliteti)/ varësisht nëse kishte ose jo qëllim që ta për- Cërrik/ Rr.(ethi) Elbasan; apo: N'majë të dorte. Ajo do të përdorej një ditë me mend- shpellës/ Guri i Bardhë/ krah. lok. Klos/ Rr.. jen dhe dorën e një shkencëtari tjetër të Mat; apo: Te thana shterpë/ kufi me Guzletrave. Puna me librin dhe dokumentin mar/ Kuç, krah. Lok. Rr. Vlorë" etj. Në vitet e është pjesa e padukshme dhe e vërtetë e ve- fundit të jetës, i vetëdijshëm për vlerat që primtarisë krijuese të Shuteriqit, punë që përmbante skedari, ai filloi të shqetësohej krijohej në heshtje, paralelisht me atë që vetëm për fatin e mëtejmë të tij. Dhe në japropagandohej. Përveç kësaj, skedari i jep nar të vitit 2001, kur si në çdo fillimviti mednjë formë të re imazhit zyrtar të një shkrim- itonte për të kaluarën e hidhte në letër tari të angazhuar në fillimet e krijimtarisë, ndonjë mendim, ai i diktoi njërës prej vajzave të tij, mënyrën e që drejtoi për shumë funksionimit, si të thuakohë Lidhjen e Shkrimtarëve e që u sh- SKEDAT E SHUTERIQIT sh, la të shkruar një farë kodi të zbërthimit të karkua pastaj për arsye kësaj pune labirintike. ideologjike si liberal. JANE DESHMI E NJE Kur njihesh me skeNë një sirtar që ia kush- PUNE SISTEMATIKE darin e Dhimitër S. Shuton vetes, gjejmë të teriqit gjithnjë i bën dhëna interesante të TE PAKERKUAR NGA vetes pyetjen retorike: hershme, kur ai që më ASKUSH, DESHMI E Ku e gjente vallë ai njeri 1949 jep në organizakohën për t'u marrë tën e partisë shpjegime PUNES SE NJE njëherësh me shumë për origjinën sho- INTELEKTUALI punë? Kjo është enigma qërore e pastaj për krimisterize që mbështjell tikat që ka marrë kur QE KISHTE MARRE dhe shoqëron njerëzit e është akuzuar për PERSIPER TE mëdhenj, enigmë e cila familjaritet me Mark nuk shpjegon dot përse Ndojën, si dhe një au- KRYENTE NJE ata kryejnë vepra që tokritikë për krijimdalin jashtë mundësive tarinë letrare etj. Se për MISION TE MADH dhe kohës që i jepet njeçfarë familjariteti dhe autokritike është fjala, duhen studiuar im- riut të zakonshëm në dispozicion. Në të tësisht dosjet e tij personale që kanë disku- njëjtën mënyrë si me librin "Moti i madh", ka vepruar Shuteriqi edhe me Naim time, referate e korrespondencë. Kërkimi i burimeve tona nuk lidhej me Frashërin ose me Buzukun, studimet e thelpërditësinë, ajo ishte pjesë e asaj hapësire la për veprat e të cilëve e kanë nxitur të hartë epërme të kulturës që hyn në përjetësi. tojë librat e lëna në dorëshkrim "Fjalori i Prandaj dhe shpesh ai gjendet jashtë Naim Frashërit" dhe "Fjalori parabuzukitrazirave ideologjike dhe vazhdon në hesh- an", të cilat presin të botohen ashtu si libri tje atë punë që e shëndoshte shpirtërisht me kujtime "Fletë nga jeta ime", ose vepra, dhe e qetësonte mendërisht. Nëse Minis- ditarë e dorëshkrime të tjera që mund të tria e Kulturës do të ndërmerrte nismën për gjenden me kalimin e kohës, kur të njihet ta shpënë te studiuesi skedarin e Shuteri- tërë trashëgimia e këtij kolosi të letrave shqit, duke e kopjuar atë në skeda të posaçme, qipe. Në këtë pikëshikim vepra e tij mbetet do t'i bëhej shërbimi më i thjeshtë punës së një minierë fatlume e kulturës sonë komadhe të këtij punëtori të palodhur dhe një mbëtare. Skedari i tij, një punë e gjatë dhe e shërbim i madh kulturës sonë. Pas kësaj stu- mundimshme pret që të " kolaudohet " e të diuesi i sotëm mund të futet në njohje të shndërrohet në një instrument pune për drejtpërdrejtë të informacioneve të historianët e letërsisë e të kulturës. Ai duhet mbledhura nga libra dhe dokumente, nga të vendoset në Bibliotekën Kombëtare në arkiva e materiale të rralla në dorëshkrim. sallën shkencore, pranë skedarëve shKështu do të kursehet shumë kohë dhe en- tetërorë të albanologjisë e të quhet "Skedari ergji, duke u gjendur pranë burimit origji- i Dhimitër S. Shuteriqit", duke u bërë këshnal, që pse jo që mund të mos ishte zbuluar, tu pjesë e kulturës kombëtare, ashtu si edhe ose mbase edhe mund të kishte humbur mbase qe ëndërruar nga autori. Dhe meqë përgjithmonë. Bie fjala për Mesjetën, autori kemi hyrë në vitin që do të ketë pa dyshim orienton se ka dokumente nga arkivat e veprimtari përkujtimore për pesë vjetorin e Venedikut, Vjenës, Barcelonës, Moskës, të vdekjes së tij, do të ishte mirë që nga instancilat kur binte në gjurmë të tyre nga studimet, cat përkatëse të mendohej që emri i tij të i siguronte edhe me korrespondencë. Mes përjetësohej me institucionin qendror të libtyre është edhe Traktati i Gjergj Aranitit me rit, me Bibliotekën Kombëtare. Sepse askush si Dhimitër S. Shuteriqi nuk e kaloi Alfonsin V të Aragonës etj. Skedat e Shuteriqit janë dëshmi e një nëpër duar librin e shkruar shqip dhe pune sistematike të pakërkuar nga askush, askush si ai nuk punoi për kulturën shqipe. dëshmi e punës së një intelektuali që kishte Askush tjetër nuk e çmoi dhe nuk e ngriti limarrë përsipër të kryente një mision të brin në lartësitë e nderit. Me këtë veprim ne do të kryejmë një madh. Ashtu si rilindësit që krijuan Shqipëri, kur ajo nuk ekzistonte e mbi të frynin erërat detyrim të madh atdhetar ndaj këtij rilindëmesjetare, ashtu edhe ai krijoi një vepër në si të fundmë shqiptar, por edhe do të trenjë kohë kur studime kaq të thella e kaq të gojmë se vlerësimi i personaliteteve të kulhollësishme nuk njiheshin, nuk ishin me- turës është çështje kombëtare dhe aspak todë pune. Por është për t'u theksuar si- çështje e ngushtë partish. Kombi dhe kuldoqoftë modestia e tij e admirueshme deri tura qëndrojnë mbi partitë, mbi grupet dhe në fund të jetës, për të mos i bërë jehonë një individët. Kombi dhe kultura e tij janë të pune të tillë, prej vigani. Ai jo vetëm që stu- përjetshme.
SHQIP 26
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
Plazhistët e Sarandës spiunojnë në polici vajzën e huaj, që guxoi të hiqte reçipetat në plazhin publik
Autoritetet rikthejnë në vëmendje planin për të pasur një plazh të ligjëruar nudistësh jashtë qytetit
Zhveshja
Veshja
ÇIFTI
POLICIA
Një vajzë e re nga Shkupi i Maqedonisë, duke pasur të dashurin e saj në krah, e ka çuar zhveshjen në publik deri në heqjen e pjesës së sipërme të kostumit të saj të banjës. Megjithëse ka qenë e vetme në mënyrën e saj të zhveshjes, vajza e re nuk është shqetësuar, edhe se ka parë që e ndiqnin qindra sy kureshtarë
Pas një telefonate në numrin 129, një patrullë policie shkoi në plazh për të veshur maqedonasen e guximshme. Një nga policët e patrullës së shërbimit, tha se çifti i të huajve e mirëkuptoi ndërhyrjen e uniformave blu. Ata kanë kërkuar ndjesë për veprimin dhe vajza ka kompletuar në trupin e saj kostumin e plazhit
Rikthehen topless në plazhin e Sarandës Policia detyron të vishet vajzën nga Maqedonia, që bënte banjë pa reçipeta
S
suedezet KORRIK 2006 Nuk ishin pak, por rreth 30 femra nordike, të cilat nuk kanë hezituar që të bëjnë plazh topless në Sarandë. Ato kishin zgjedhur plazhin më të madh publik të qytetit, atë pranë Limanit. I menjëhershëm i ka qenë reagimi i disa nënave, të cilat kanë mbledhur plaçkat dhe kanë tërhequr zvarrë fëmijët, ndërkohë që mjaft të tjera, i kërkonin policisë të ndërhynte
maqedonaset GUSHT 2006 Dy javë pas daljes topless të 30 turisteve nordike, pamja është përsëritur sërish. Këtë herë tri vajza maqedonase janë parë të bëjnë plazh topless në bregdetin e Sarandës. Por shfaqja e vajzave maqedonase është pranuar si një normalitet nga plazhistët, e sidomos nga opinioni qytetar dhe biznesi turistik. Policia edhe këtë herë nuk ka ndërhyrë
ensacioni i ditëve të verës nuk ka vonuar të vijë. Në një nga plazhet më publikë të qytetit të Sarandës, i preferuar edhe nga fëmijët për shkak të thellësisë më të kufizuar, janë shfaqur sërish vajzat në topless. Një vajzë e re, duke pasur të dashurin e saj në krah, e ka çuar zhveshjen në publik deri në heqjen e pjesës së sipërme të kostumit të saj të plazhit. Megjithëse ka qenë e vetme në mënyrën e saj të zhveshjes, vajza e re nuk është shqetësuar, edhe se ka parë që e ndiqnin qindra sy kureshtarë. Pas disa orësh ekspozimi në sytë e të gjithëve dhe në diell, një telefonatë në numrin 129 ka bërë që në Plazhin e Ri, në vendin ku ishte shtrirë dhe merrte rreze pa u shqetësuar çifti i ri, të mbërrijë patrulla e policisë. Megjithë vështirësinë e komunikimit në gjuhë të huaj, policët e shërbimit ia kanë dalë të bëjnë të ditur për çiftin se nuk ishte vendi i lejuar për të bërë plazh nudo ose gjysmë nudo, sikurse ishte vajza, që kishte tërhequr mbi vete sytë kureshtarë. Tek ata që e vëzhgonin pamjen e saj, ajo kishte ngjallur ndjenjë turpi, sikur të ishin ata që ishin zhveshur. Resmi Qoku, një nga policët e patrullës së shërbimit, tha për "Shqip" se ishte një çift të huajsh nga Shkupi i Maqedonisë, të cilët u mirëkuptuan pas komunikimit me uniformat blu. Sipas Qokut, ata kanë kërkuar ndjesë për veprimin e pamenduar, që binte ndesh me një rregull shqiptar dhe janë treguar reagues. Pas kësaj vajza e re ka kompletuar në trupin e saj kostumin e plazhit dhe bashkë me të dashurin kanë vazhduar marrjen e rrezeve. Dje është përsëritur episodi i verës së kaluar, kur një grup vajzash suedeze qëndruan për pak minuta pa pjesën e sipërme të kostumit të banjës në rërën e plazhit publik "Rinia" të qytetit të Sarandës. Në atë kohë, lajmi i suedezeve gjysmë të zhveshura bëri xhiron e
botës. Të gjitha agjencitë ndërkombëtare të lajmeve, përfshirë agjencinë "Reuters" i kushtuan vëmendje lajmit të çuditshëm nga Shqipëria. Çudia nuk ishte në faktin se disa turiste nordike u zh-
Vitin e kaluar Bashkia e Sarandës vendosi tabela kundër nudizmit
Moda Të shohësh femra pa reçipeta është një gjë fare normale në plazhet e të gjitha vendeve të Evropës, madje edhe në vendet e Ballkanit përveç Shqipërisë
Tabuja Në Shqipëri, zhveshja në plazh është tabu. Plazhi në topless nuk është kulturë e përhapur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paktën në plazhet publike
veshën në një plazh, por në faktin që zhveshja e tyre bëri që të ndërhynte edhe policia. Faqja zyrtare e grupit "Mediaset" në Itali, TGCOM, shkruante më 28 korrik të vitit të shkuar se "... çudia qëndron në faktin që suedezet kanë shkuar për plazh në Shqipëri". Episodi i suedezeve u pasua vetëm dy javë më pas, me zhveshjen e një grupi vajzash nga Maqedonia, por kësaj radhe lajmi nuk pati bujën e të parit, ndërkohë që autoritetet lokale në Sarandë filluan të vrisnin mendjen për të gjetur një zgjidhje të mesme mes dëshirës së turistëve perëndimorë për të qenë të lirë dhe respektimit të rregullave të shoqërisë shqiptare. Duke reaguar ndaj asaj që ndodhi, bashkia e Sarandës u kujdes që në vende të dukshme pranë plazheve brenda në qytet të vendoste afishet "Public beach no nudists" (Plazh publik, jo nudistë), përmes të cilave u bëhej e ditur turistëve të huaj se në plazhe publikë ndalohet larja lakuriq. U vendosën disa të tilla vetëm atje ku ndodhi shmangja nga rregulli, në plazhin "Rinia" (ish-centrali). Por me ardhjen e sezonit të ri askush nuk u kujtua t'i paraprijë përsëritjes së dukurisë "topless" dhe ja ku është përsëritur ai. Janë zhdukur tabelat informuese e ndaluese nga plazhet e Sarandës dhe topless janë rishfaqur. Një vit më parë në bashki thanë se qenë duke studiuar mundësinë që të përcaktoheshin një apo dy sektorë të veçuar nga plazhet publikë, ku të mundësohej larja nudo për ata që dëshirojnë, vendas apo të huaj qofshin. Mendimi ishte për t'i dhënë një destinacion të tillë Plazhit të Pasqyrave, i gjendur përgjatë bregdetit Sarandë-Ksamil. Por kjo është harruar, pasi fenomeni është konsideruar i kapërcyer. Dje bashkiakët janë rivënë para të njëjtës sfidë si një vit më parë, para së cilës janë dorëzuar. Thoma Nika
mediat JEHONA Lajmi i suedezeve gjysmë të zhveshura bëri xhiron e botës. Të gjitha agjencitë ndërkombëtare të lajmeve i kushtuan vëmendje lajmit të çuditshëm nga Shqipëria. Për shumë nga këto agjenci lajmesh, çudia nuk ishte në faktin se disa turiste nordike u zhveshën në një plazh, por në faktin që zhveshja e tyre bëri që të ndërhynte edhe policia shqiptare
bashkia ZGJIDHJA Kryebashkiaku i Sarandës, Edmond Gjoka, urdhëroi vitin e shkuar që në plazhet publike të vendoseshin tabela që tregonin se nuk lejohej nuditeti. Gjoka ka qenë gjithashtu i mendimit që në qytet të rezervohet një hapësirë për plazh nudistësh. "Duhet të ketë vende, ndoshta edhe jashtë qytetit, ku të mund të shkojnë turistët që duan të lahen nudo", tha ai në një intervistë
SOCIALE
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
SHQIP 27
Dega e re, këtë vit në shkollën e mesme "Mahmut dhe Ali Cungu"
Çelet seksioni shqip-frëngjisht në Elbasan M
inistri i Arsimit, Genc Pollo, ka firmosur hapjen e një dege të re për mësimin e frëngjishtes në qytetin e Elbasanit. Këtë shtator hapet seksioni dygjuhësh shqiptaro-francez pranë shkollës së mesme të gjuhëve të huaja "Mahmut dhe Ali Cungu" në Elbasan. Ky seksion do të hapet me një klasë të parë dhe në vazhdimësi do të sigurohet i gjithë kuadri i nevojshëm mësimor. Seksioni dygjuhësh mbështetet nga ambasada e Republikës Franceze në Tiranë në bazë të një marrëveshjeje midis palës shqiptare dhe asaj frënge. Pala franceze merr përsipër t'u sigurojë seksioneve dygjuhëshe, tekste në gjuhën frënge për lëndët e dhëna në frëngjisht, gjithashtu
do të vërë në dispozicion të shkollës një mësues francez. Raporti i përgjithshëm i orëve të mësimit të frëngjishtes dhe i lëndëve në gjuhën frënge caktohet 40-50% të orëve totale në javë, detajimi është kompetencë e drejtorit të shkollës. Në përfundim të vitit të katërt, nxënësit që kanë marrë "Diplomën e Pjekurisë" marrin gjithashtu një dëshmi nga ambasada që vërteton se kanë ndjekur një shkollim dygjuhësh shqiptaro-francez. Në vendin tonë, aktualisht, ekzistojnë gjashtë seksione dygjuhëshe, tri nga të cilat janë seksione dygjuhëshe shqip-italisht në Tiranë, në Korçë dhe Shkodër dhe tri seksione dygjuhëshe shqip-frëngjisht, në Tiranë, Korçë dhe
së fundi në Elbasan. Seksionet dygjuhëshe janë hapur për herë të parë në Shqipëri në vitin 1998 në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja "Asim Vokshi" në Tiranë. Seksionet dygjuhëshe nënkuptojnë mësimin e të gjitha lëndëve në dy gjuhë. Një nga avantazhet e nxënësve të diplomuar në këto seksione dhe që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në vendet përkatëse është përjashtimi nga provimi i gjuhës së huaj dhe procedura lehtësuese për regjistrimin në universitetet franceze, italiane, angleze. Një përfitim tjetër nga këto klasa është trajnimi dhe kualifikimi i mësuesve tanë të gjuhëve të huaja nga pala tjetër. Ri.De.
Qendra Universitare "Nënë Tereza" dhe Spitali Ushtarak probleme me furnizimin e ujit. Pacientët ankohen në drejtori
TRANSPLANTI
Spitalet pa ujë, materniteti pa drita Maternitetit i dëmtohet njëra prej linjave elektrike nga punimet në Unazë LORINA MIXHA
K
riza e mungesës së ujit të pijshëm dhe energjisë ele ktrike e ka zgjeruar diametrin edhe në shërbime tepër delikate për qytetarët. Prej disa ditësh kriza e ujit të pijshëm është zhvendosur edhe në spitalet më të mëdha të vendit, në qendrën spitalore "Nënë Tereza", si dhe në Spitalin Ushtarak. Të gjitha pavijonet e Qendrës Universitare kanë pasur mungesa në rrjetin e furnizimit me ujë. Ndërsa në Spitalin Ushtarak uji i pijshëm arrin vetëm 2 herë në ditë, nga gjysmë ore. Edhe pse mund të duket çudi, veç qendrave shëndetësore tani edhe spitalet po kalojnë të njëjtat problematika, si dhe qytetarët e tjerë në banesat e tyre. Por nuk janë ndalur këtu shqetësimet në shëndetësi. Në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" gratë lehona duket se janë më të predispozuara për të vuajtur vapën. E bashkë me to edhe vogëlushët e sapolindur. Mungesa e kondicionerëve nëpër spitale tani nuk diskutohet më, por prej disa ditësh edhe në maternitet është prishur njëra nga linjat furnizuese të energjisë elektrike. Sipas mjekëve, kjo ka ndodhur si pasojë e punimeve në Unazë. Tanimë spitali është vetëm me një linjë elektrike, e kur në këtë linjë nisin kufizimet, ndizet gjeneratori, fuqia e të cilit nuk mund t'i përballojë të gjitha kërkesat e qendrës. Pacientët e spitaleve janë ankuar pranë strukturave drejtuese, për problemet e energjisë dhe për mungesën e ujit. Bashkë me ta edhe infermieret apo sanitaret të cilave u nevojitet uji pa ndërprerje për të mbajtur higjenën spitalore. Deri tani, edhe pse është njoftuar, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka bërë asnjë lëshim për maternitetin ose për qendrat shëndetësore. Edhe në maternitet do të ketë të njëjtat kufizime si në çdo lagje të kryeqytetit. Në maternitet nuk dinë të japin një përgjigje të saktë se sa do të sistemohet linja elektrike e prishur prej punimeve në Unazë. Askush nuk di të thotë se kur do të riparohet dëmi ose për më shumë, nëse materniteti do të presë derisa të përfundojnë punimet në Unazë. Ndërsa për sa i takon mungesës së ujit në spitale, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve ka deklaruar se ka pasur disa probleme, por furnizimi i spitaleve dhe i qendrave shëndetësore është prioriteti i sektorit të kanalizimeve. Mungesa e ujit dhe e energjisë elektrike në spitale nuk ka qenë asnjëherë problem. Edhe në rastet
kur ka ndodhur, ka pasur defekte të brendshme. Tanimë bashkë me krizën e ujit dhe të dritave mes lagjeve e zonave të kryeqytetit në listën e problemeve janë futur edhe spitalet e mëdha, pas qendrave shëndetësore. Poliklinikat ose qendrat e vogla shëndetësore
që në 2006, me nisjen e krizës energjetike patën probleme në furnizimin me energji. Asokohe ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, u kërkoi përfaqësuesve të KESH-it të mos kishte kufizime në qendrat shëndetësore, jo vetëm për kushtet që duhet të ketë paci-
enti në spital e në poliklinikë, por edhe për vaksinat ose medikamentet që ruhen në ambiente frigoriferike. Ndërkaq, qendrat shëndetësore të Tiranës kanë të njëjtin kufizim të energjisë elektrike, sikurse dhe lagjet e kryeqytetit. Në mëngjes, në drekë ose
pasdite. Kufizimet nga 3 deri në 4 orë, çdo ditë. Sipas grafikut të lagjeve, edhe qendrat shëndetësore e poliklinikat kanë ndërprerje të energjisë elektrike. Mjekët thonë se tani që dita është më e gjatë mund të përballohen konsultat dhe vizitat e qytetarëve.
Qeveria, fond të veçantë për gazetaren Këshilli i Ministrave ka miratuar dje një shtesë fondi prej 1620 mijë lekësh në buxhetin e vitit 2007. Kjo shtesë është miratuar për t'i kaluar Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të përdoret për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për kryerjen e një transplanti. Ndërhyrjen e transplantit të veshkës do ta kryejë Pakistan gazetarja Erma Zagorçani. Ajo ka punuar për disa vite në media si gazetare për problemet e ekonomisë. Vendimi për miratimin e fondit prej 1620 mijë lekësh, për realizimin e operacionit në Pakistan është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", si dhe të ligjit "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007". Kjo shumë do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe pagesa do të bëhet pas paraqitjes së faturave origjinale, të lëshuara prej institucionit të kurimit.
Ndoka takim me homologun
arsimi
përfitimi
Përfitojnë 50 të rinj të shkollës së mesme austriake në Shkodër
Ata u kyçën në qendër në periudhën e sekretimit të testeve
Bursa, 680 euro në vit për nxënësit e "Peter Mahriger"
Matura u jep dy rroga shpërblim punonjësve të AVA-s
A
fro 50 nxënës të vitit të parë të shkollës së mesme profesionale "Peter Mahriger" do të mund të kryejnë studimet me rimbursim nga shtetit. Ata do të marrim 680 euro në vit. Qeveria miratoi dje dhënien e bursave për këta nxënës. Për vitin shkollor 2007-2008. Sipas këtij vendimi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të japë 50 bursa studimi, për nxënësit e viteve të para, të shkollës së mesme austriake "Peter Mahringer" në Shkodër. Masa e bursës do të jetë 680 euro për nxënës në vit. Kjo bursë do të kalojë në numrin e llogarisë bankare të të rinjve. Ata do të mund ta përdorin për shlyerjen e tarifës mujore të shkollimit dhe mbulimin e kostos së teksteve mësimore. Buxheti për mbulimin e këtyre bursave kalon nga Ministria e Arsimit në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Shkodrës. Miratimi i këtyre bursave bëhet nga bordi i Fondacionit Shkollor Austriak, në mbështetje të kritereve ekonomike dhe të rezultateve të arritura nga secili nxënës. Bordi i Fondacionit Shkollor Austriak, pas miratimit të bursave, dërgon dokumentacionin përkatës në DAR Shkodër, e cila, pas konfirmimit të nxënësve, që përfitojnë bursë, e kalon masën e bursës në llogarinë personale të secilit nxënës. Efektet financiare përballohen nga Ministria e Arsimit. Ri.De.
T
ë gjithë ata që punuan për realizmin e Maturës Shtetërore do të shpërblehen. Qeveria miratoi dje shpërblimin dhe trajtimin e punonjësve të Agjencisë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve. Sipas këtij vendimi, shpërblehen deri në dy paga mujore të 13 punonjësit e angazhuar për realizimin e Maturës Shtetërore në periudhat e KOEPS-eve (Koha e ekspozimit potencial të sekretit). Kjo në varësi të kontributit të secilit punonjës në këtë proces. Mësuesit që u angazhuan tek AVA kanë ndenjur me ditë të tëra në ambientet e qendrës për të hartuar pyetjet, si dhe sekretuar testet. Sipas vendimit, trajtohen me kuotë ushqimore në shumën dy mijë lekë në ditë të gjithë punonjësit e angazhuar në realizimin e Maturës Shtetërore, përfshirë dhe përzgjedhësit e testeve përfundimtare, në të gjithë periudhën e KOEPS-eve. Periudhat e KOEPS-ve për realizimin e Maturës Shtetërore përcaktohen me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, mbulohen nga buxheti i Agjencisë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve. Sipas vendimit të qeverisë, për zbatimin e tij, ngarkohen ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Kombëtare Arsimore e Vlerësimit dhe Provimeve. Ri.De.
Bashkëpunim për ilaçe me Maqedoni Një bashkëpunim i afërt mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në fushën e shëndetësisë është paralajmëruar nga ministri i shëndetësisë Nard Ndoka. "Unë i propozova homologut, Imer Selmani bashkëpunim konkret midis Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave të Shqipërisë dhe Agjencisë së Regjistrimit të Barnave në Republikën e Maqedonisë, pasi shkëmbimi i eksperiencave dhe informacionit do të ndihmojë dy vendet për të menaxhuar më mirë këtë sektor ende problematik dhe në proces reformimi", ka sqaruar ministri Ndoka. Një fushë tjetër e rëndësishme bashkëpunimi që i është propozuar ka qenë edhe rritja e kontakteve midis universiteteve, në veçanti midis fakulteteve të mjekësisë në të dyja vendet. "Binjakëzimi i spitaleve të zonave kufitare mendoj se do të sillte dobi për të dyja vendet", ka sqaruar Ndoka. Sipas tij, kështu vendet jo vetëm do të mund të kompensojmë njëri-tjetrin me shërbime komplementare, por edhe mund të rrisin eficencën e shërbimeve duke u ofruar më shumë mundësi për shërbim qytetarëve tanë. Lo.Mi.
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
SHQIP 29
BOTE Pas lirimit të infermiereve bullgare, vendi afrikanoverior “sulmohet” nga perëndimorët
Libia në fokus. Sarkozi zbret në Tripoli Rezervat libiane të naftës, joshëse për Francën, Britaninë dhe SHBA-në
P
residenti francez, Nikolas Sarkozi, mbërriti në Libi të mërkurën në një përpjekje për të zgjeruar marrëdhëniet politike dhe ato tregtare, pasi dha kontributin e tij në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje diplomatike që cenonte lidhjet e vendit të pasur me naftë, me Perëndimin. Sarkozi tha se ai do të donte të ndihmonte Libinë të rikthehej në mesin e kombeve pas lirimit të gjashtë mjekëve të huaj, të dënuar nga Tripoli se kishin infektuar me virusin HIV qindra fëmijë libianë. Ata u larguan nga Libia në bordin e një avioni francez, të shoqëruar nga bashkëshortja e Sarkozisë, duke hapur rrugën kështu për një vizitë të Presidentit, gjatë të cilës ai do të përpiqet të zgjerojë interesat e biznesit francez në Libi dhe të thellojë marrëdhëniet diplomatike para se të fluturojë më pas drejt Senegalit dhe Gabonit. “Ne do të zhvillojmë marrëdhënie tregtare me një vend me të cilin nuk ka asnjë arsye që marrëdhëniet e tilla të mos ekzistojnë”, tha ministrja franceze e Ekonomisë, Kristine Lagarde. Libia u dha fund dekadave të tëra izolimi ndërkombëtar në 2003-shin, kur ajo ra dakord të ndërpriste programin e ndaluar të armëve dhe pagoi kompensimin për bombardimin e një avioni amerikan mbi Skoci më 1988ën, akt në të cilin vdiqën 270 persona. Një vit më pas, Libia nënshkroi një marrëveshje të ngjashme edhe në lidhje me bombardimin më 1989-ën të një avioni francez, UTA, mbi shtetin e Afrikës Perëndimore, Nigeri, ku mbetën të vrarë 170 persona. Franca, ndërkohë, ka dënuar gjashtë libianë në mungesë në lidhje me këtë sulm për të cilin Tripoli e mohon përgjegjësinë. Marrëdhëniet francezo-libiane, që kanë qenë të ngrohta në vitet 1970, arritën pikën e tyre më të ulët gjatë përplasjes në lidhje me avionin e qëlluar dhe zyrtarët francezë folën për një erë të re pas marrëveshjes së kompensimit. Firmat franceze të naftës, përfshirë edhe gjigantin “Total SA” kanë përfituar nga mungesa e konkurrentëve amerikanë në Libi, të ndaluar që nga 1986-a për shkak të sanksioneve ekonomike. Firmat amerikane, gjithsesi, tani kanë rifilluar aktivitetet e tyre dhe Libia ka dhënë tre raunde të dhënies së licencave të naftës që pasi iu dha fund sanksioneve dhe rifilluan investimet e huaja. Shumica e lejeve u janë dhënë firmave amerikane, japoneze dhe ruse. Sarkozi tani do të donte të ruante influencën e Francës mbi Tripolin ashtu si edhe fuqitë e tjera perëndimore, por ndërkohë, edhe Uashingtoni e ka shtuar gradualisht praninë e tij diplomatike atje. Administrata “Bush” ka emëruar të parin ambasador të sajin në Libi, pas 35 vjetësh, pasi u bë e qartë se çështja e mjekëve ishte pranë zgjidhjes. Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, ka dhënë kontributin e tij të rëndësishëm në hapjen e rrugës për zgjidhjen e krizës së infermiereve që pas një vizite në Libi, në muajin maj, e dyta vizitë e tij në këtë vend që pas heqjes së sanksioneve dhe Britania nuk do të donte kurrsesi që të mbetej pas dhe t’i lironte rrugën Sarkozisë. Një zëdhënës i qeverisë, tha se ministri i Jashtëm britanik, Kim Houells, gjithashtu kishte mbërritur në Tripoli të mërkurën dhe do të takohej me ministrat libianë, me qëllim që të bëhej përpara me marrëdhëniet dypalëshe.
FAKTE
Turqi
TREGTIA DYPALËSHE
Nuk tërhiqet Abdullah Gyl: Unë, sërish për President...
Vlente 2.24 miliardë euro më 2006-ën, 18 për qind më shumë se një vit më parë. Eksportet franceze, 434 milionë euro kundrejt 1.90 miliardë eurosh importe nga Libia
M
EKSPORTET
Franca ishte furnizuesja numër 6 në botë e Libisë për 2005-ën. Ndër mallrat kryesorë francezë në tregjet libiane janë makinat, ushqimet, ilaçet e parfumet NAFTA
97 për qind e importit francez nga Libia e zë nafta çka përbën pra 2.5 për qind të importit total të naftës bruto. Italia është eksportuesja më e madhe për Libinë INVESTIMET
Nuk ka një shifër zyrtare për investimet franceze në Libi, por gjiganti i naftës “Total”, mendohet se është investitori më i madh në vendin afrikanoverior
REAGIMI Familjet e qindra fëmijëve libianë të infektuar me HIV, dënuan dje faljen nga ana e Presidentit bullgar të gjashtë punonjësve të mjekësisë që akuzohen për infektimin e tyre dhe i kërkuan Tripolit të ndërpriste marrëdhëniet diplomatike me Sofjen. “Libia duhet të dëbojë të gjithë shtetasit bullgarë dhe të ndërpresë marrëdhëniet e çfarëdo lloji me Bullgarinë dhe kompanitë bullgare”, thuhej në një deklaratë të këtyre familjeve, të cilat kërkojnë veç të tjerash që mjekët e liruar të arrestohen sërish nga Interpoli.
inistri i Jashtëm turk, Abdullah Gyl, nuk tërhiqet nga am bicia e tij presidenciale. Konfirmimi ka ardhur nga vetë ai, pak ditë pasi partia e tij Drejtësi dhe Zhvillim, doli fituese në zgjedhje. Partia Drejtësi dhe Zhvillim, fitoi 46 për qind të votave në zgjedhjet që u thirrën para kohe pikërisht për t’i dhënë fund krizës së shkaktuar nga kandidimi i ministrit Gyl për postin e Presidentit. Pjesa laike e politikës turke, ka bllokuar dy herë radhazi votimin në Parlament të kandidaturës së ministrit të Jashtëm, duke e akuzuar atë për një axhendë islamike. Gyl, gjithsesi, mund të jetë duke u përpjekur të mësojë diçka më shumë mbi reagimin e radhës së kundërshtarëve të tij. Deklaratat e fundit të ministrit të Jashtëm, mund të jenë sipas analistëve një përpjekje për të parë se si elita laike e Turqisë dhe ushtria, mund të reagojnë ndaj një rikandidimi të mundshëm të tij. Partia Drejtësi dhe Zhvillim, nuk arriti të fitonte në këto zgjedhje votat e mjaftueshme për të zgjedhur e vetme Presidentin. Asaj, do t’i duheshin dy të tretat e votave, në zgjedhjet e së dielës, për të zgjedhur lirisht kandidaturën e saj në Parlament. Lideri i partisë dhe Kryeministri i vendit, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi ndërkohë të hënën, se ai do të donte një kompromis mbi Presidentin, por duket se vendimi përfundimtar gjithsesi, do t’i takojë ministrit Gyl. “Askush nuk mund t’i pengojë politikisht të tjerët. As nuk mund të diskutohet që unë mund ta përjashtoj veten time si kandidat”, tha Gyl. Duke iu referuar shfaqjes së mbështetjes për të në mitingjet partiake në periudhën e fushatës elektorale, Gyl tha: “Unë nuk mund të injoroj sinjalet që më kanë ardhur nga njerëzit”. Gjithsesi, ai nuk tha shprehimisht nëse do të kandidonte sërish për President apo jo.
Zonja e Parë e “Elizeut”, heroinë e diplomacisë, falë bashkëshortit
N
ë fund të fundit ka qenë një çështje grash, Cecilia, Benita dhe Aisha: të ndryshme, ekstremisht të ndryshme, me aftësi diplomatike apo me merita humanitare, gjithçka për lidhje institucionale apo familjare, të bashkuara nga një kauzë politike. E tani është e paevitueshme të fillosh të flasësh për suksesin e një diplomacie rozë. Për të paktën dy prej tyre, francezen dhe libianen, ndoshta e vërteta është një tjetër: janë përfshirë nga dy burra, Sarkozi dhe Gedafi, që pavarësisht se pas kuintave, qëndrojnë pas kësaj intrige të suksesshme. Benita Ferrero Valnder, është në fakt një politikane e prerjes së vjetër, nga ata politikanë që lodhen shumë e angazhohen me shpirt, nga ata që e studiojnë çdo dosje me zellin e më të mirit të klasës. E pra, ajo nuk ka një profil të zbehtë dhe është quajtur “luanesha buzëqeshëse”. Nuk mund të thuash që kjo 60-vjeçare ndjek modën. Veshjet e saj duket sikur sapo janë nxjerrë nga ndonjë magazinë e Hofburgut. E pra, është krejt e kundërta e parisienes Cecilia, që u bë kolegia e saj e punës në këtë sfidë të radhës diplomatike. Ferrero-Valdner, punonte prej kohësh mbi çështjen e infermiereve bullgare dhe mjekut palestinez të burgosur në Tripoli. Me vonesa që shkaktoheshin për shkak të diplomacisë së ndryshkur evropiane, tre muaj më parë ajo kishte arritur të shikonte ndonjë shans pozitiv për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ka qenë pikërisht atëherë që
Cécilia, Benita, Aisha: tri gra për një mrekulli
është ndeshur me Cecilian, ose më mirë, me bashkëshortin e saj, të vendosur për të nxjerrë përfitime politike nga diplomacia. E kështu, Madama kërkoi të bëhej e dobishme e kërkoi gjithashtu, një rol në zyrat e “Elizeut”. E ja ku u rregullua dhe kjo punë: superbashkëshorti e “fut” në misionin humanitar duke e shndërruar atë në “shpëtimtaren” e infermiereve bullgare. Kishte mbetur fare pak për të negociuar dhe shumë për të “vjelë”. Rezultati: Në foton që e
kalon në kronikë dhe në histori shpëtimin e pesë bullgareve, shihet edhe buzëqeshja e Cecilias. A është vallë ajo negociatorja e pathyeshme apo thjesht një “orendi” dekoruese, kryevepër mediatike e Sarkozisë. E në anën tjetër, Ferrero Valdner, ka qenë perfekte në Sofje e më pas edhe në Bruksel: ka përgëzuar punën e mirë të ekipit, përfshirë edhe Cecilian, dhe me sportivitet ka evituar pyetjet ngacmuese duke thënë se gjithçka që sjell si rezultat shpëtimin e jetëve
njerëzore, është padyshim një vepër e mirë. Por, pas kuintave, ka zëra që thonë se nuk është ndier mirë. Në Paris, ndërkohë nuk shihet as pendesa më e vogël, përkundrazi, Zonja e Parë u pëlqen të gjithëve, të majtë dhe të djathtë. Vetëm “telashexhinjtë” socialistë, ndoshta edhe ziliqarë, insistojnë dhe kërkojnë shpjegime në lidhje me rolin institucional të bashkëshortes së Presidentit. Vendi duket se ka mbetur i mrekulluar nga ky rikthim i Evitës,
ndërsa bashkëshorti i saj gjen vend për t’u krenuar. “Duhej arritur një rezultat dhe kaq. Cecilia ka luajtur një rol domethënës, çfarë mbetet për t’u diskutuar mbi statusin e saj apo mbi një sipërmarrje personale diplomatike?”, tha Sarkozi në një konferencë për shtyp në “Elize”. Kritikët e kësaj vepre të madhe bashkëshortore, pyesin tani nëse Cecilia është emëruar një lloj ambasadoreje e jashtëzakonshme e presidencës franceze. Ndërkohë, që në horizont shihen edhe të tjera sfida që lehtësisht mund të kthehen në objekt marketingu diplomatik si për shembull birmanja San Suu Kyi apo kolumbiania Betancourt. Ndërkohë, në Libi, vështirë të dëgjohen fraza të ngjashme mbi Aisha Gedafin, Klaudia Shiferin e Libisë. 30-vjeçarja, bionde false, e bija e kolonelit, e emancipuar dhe e veshur me xhinse, e që veç të tjerash ka studiuar në Sorbonë, nuk do të donte sigurisht të ndalej tek aktivizimi në çështjet humanitare për llogari të babait. Politika është pasioni i saj dhe në radhën e trashëgimtarëve të mundshëm meshkuj të monarkisë gedafiane, ajo duket më e afta. Është e mësuar të bëjë gjëra sensacionale dhe të jetë në qendër të vëmendjes dhe ka zëra që do të donte të bëhej e para grua Presidente. Dhe i vetmi që mund ta ndalojë është i fejuari, bashkëshort i ardhshëm, djali i një shoku të betejave të Gedafit, që do ta donte të mbyllur në shtëpi, pranë familjes. Ky i fundit, nuk i ngjan aspak Sarkozisë.
SHQIP 30
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
SPORT ECURIA Me këtë eliminim, Tirana ka prishur ecurinë pozitive në Ligën e Kampioneve, ku në katër sezonet e fundit që ka marrë pjesë ka kaluar gjithmonë në turin e dytë
Lacio
Interesim jozyrtar për Bogdanin E
Ndryshe nga sa pritej, edhe në 90-minutëshin e kthimit, bardheblutë kanë qenë dukshëm më inferiorë
Ljubijankiç ndëshkon dy herë skuadrën e Starovës, që ka zhgënjyer me lojën e paraqitur përpara tifozëve të saj
Tirana, e pafuqishme përballë Domzhales Bardheblutë humbasin 2-1 në “Qemal Stafa” dhe i japin lamtumirën Champions-it ERALD KODHELI
vlerësimi
T
irana humbet 1-2 në ndeshjen e kthimit me Domzhalen dhe i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve. Ndryshe nga sa pritej, edhe në 90-minutëshin e kthimit, bardheblutë kanë qenë dukshëm më inferiorë, paraqitje që mund të ketë ardhur nga siguria e tepërt në kalimin e turit. Në këtë mënyrë, kampionët e vendit tonë prishin ecurinë pozitive, ku prej 4 edicionesh nuk eliminoheshin që në turin e parë. Loja ka startuar e vakët, ku ashtu si në takimin e parë në Slloveni, Tirana ka vuajtur mungesën e fantazisë në aksione dhe freskinë fizike. Momenti i parë i rrezikshëm është shënuar vetëm pas 25 minutave lojë, ku një krosim i Klodian Duros ka rrezikuar të shndërrohet në autogol nga njëri prej mbrojtësve kundërshtarë, por portieri Nemec ka larguar në goditje këndi. Në vazhdim të aksionit është Nevil Dede që provon me kokë, por pa mundur të shënjestrojë si duhet dhe vetëm sa krijohet iluzioni i golit. Në minutën e 31-të, Tirana merr goditjen që duhej ta kishte evituar me patjetër për të shpresuar kualifikimin: Domzhale arrin të shënojë golin e avantazhit me Ljubijankiç, që me kokë dërgon në rrjetë një top të ardhur nga e majta. Goli është pësuar në momentin më të mirë për Tiranën dhe ka ardhur për shkak të përgjumjes së mbrojtjes që ka qenë e vendosur gabim. Pak çaste më vonë, gjyqtari grek, Mekalis Germanakos, “fal” bardheblutë duke mos akorduar një 11-metërsh të pastër për kampionët e Sllovenisë. Zohora i ikën Xhafës dhe Dedes, ky i fundit e tërheq lojtarin slloven brenda zonës dhe për ta bërë situatën më të vështirë ndërhyn edhe Hidi, me një dalje në këmbët e sulmuesit mik, por pavarësisht protestave, ka vetëm goditje nga këndi. Në minutën e 37-të, Tiranës i është anuluar një gol, për shkak se në momentin e devijimit të sferës, Indrit Fortuzi ka shkaktuar faull ndaj portierit mik. Në
Skela, “shef” te Energie Kotbus E
rvin Skela duket se është rikthyer në formën e tij më të mirë. Pasi ka kaluar një periudhë shumë të vështirë gjatë sezonit të kaluar, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka gjetur lojën efektive dhe forcën për të mbajtur peshën e mesit të fushës. Kjo është vënë re edhe në miqësoret e shumta që ka zhvilluar Energie Kotbus në fazën përgatitore përpara startit të kampionatit të ri. Pas miqësores që gjermanët fituan 2-1 me anglezët e Lids Junajted-it, ku shqiptari shënoi golin e dytë, revista “Sport Blid”, e ka cilësuar “shefin e mesfushës së Kotbusit”. “Ervini po kalon një moment të shkëlqyer. Është i qartë në mesfushë dhe sheh gjithmonë përpara. Madje tani ka filluar edhe të shënojë. Një lojtar thjesht perfekt”, shkruhej në vlerësimin për Skelën. er. ko. fundin e pjesës së parë miqtë rrezikojnë të shënojnë edhe golin e dytë, por Zinko, i cili përfiton nga përgjumja e radhës e mbrojtjes tiranase, nuk arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Në minutat e para të pjesës së dytë, skuadrës së Starovës i mohohet
E VEÇANTA
një penallti, pasi njëri prej mbrojtësve e ka prekur topin me dorë brenda zonës. Kur kronometri tregonte një orë, është sërish Dede që provon të shënojë me kokë nga goditje këndi: portieri Nemec është i mposhtur, megjithatë fati ka qenë nga
ana e tij. Në të 76-ën, Tirana duket sikur rindez shpresat për kualifikim me një gol karambolesk të Duros, që përfiton nga keqkuptimi i portierit me mbrojtjen. Por, kur dukej se kampionët e Shqipërisë do kërkonin fitoren vjen edhe goditja e dytë me Ljubi-
jankiç, që në të 80-ën gjuan saktë nga jashtë zonës dhe risjell avantazhin e Domazhales. Këtu ka përfunduar edhe ambicia e bardhebluve për të vazhduar në turin e dytë të Champions-it, ndërsa sllovenët do ndeshen me Dinamon e Zagrebit.
19-vjeçari është punësuar nga skuadra “Amore & Vita”
Ervin Haxhi, çiklisti i parë shqiptar mes profesionistëve P
ër herë të parë në histori, Shqipëria do të ketë një çiklist që do garojë mes profesionistëve. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin, Ervin Haxhi, i cili është zbuluar dhe punësuar nga Ivano Fanini, padroni i skuadrës “Amore & Vita”. Përpara dhjetë vjetëve, djaloshi i lindur në Durrës ka emigruar së bashku familjen, babanë, Ilmiun, që punon si kamionist, mamanë, Majlindën, dhe dy vëllezërit në Itali. Menjëherë sapo ka shkelur në tokën e vendit fqinj, Ervini ka filluar të merret me çiklizëm (karriera e tij ka filluar në moshën 10-vjeçare), duke marrë pjesë për herë të parë në garën “cat G4”. Pasioni për këtë sport të vështirë është shtyrë edhe më shumë nga një bashkëmoshatar, që jetonte pranë tij. Në moshën 13vjeçare, Haxhi ka fituar garën e parë si debutues, ndërsa në vazhdim është renditur gjithmonë mes të parëve. Vetëm gjatë vitit të kaluar Ervini ka shpërthyer dhe talenti i tij ka rënë në syrin e specialistëve
të pranishëm në garat e “junjorëve”, ku ka shënuar 6 fitore. Këtë vit, në kampionatin Under 23, çiklisti i ri nga Shqipëria u përfaqësua me fanellën e “Amore & Vita McDonald’s Ciaponi”, që është skuadra e amatorëve e klubit të drejtuar nga padroni Fanini. Por, dje Ervin Haxhi ka firmosur kontratën si stazhier dhe deri në fund të këtij sezoni e në sezonin e ardhshëm do garojë në arenën e madhe të çiklizmit. Nëse me paraqitjet deri në vitin 2008 durrsaku do t’i bindë drejtuesit e skuadrës, në vitin pasardhës ai ka shansin të debutojë zyrtarisht mes profesionistëve. “Të lançosh çiklistë të rinj nga vende që ende nuk janë të zhvilluar në këtë sport është një kënaqësi e veçantë”, ka deklaruar Fanini. “Qëllimi ynë është kryesisht të zbulojmë talente nga vende të varfra. Pothuajse gjithmonë, këta të rinj mësojnë si të garojnë të pastër. Në këto momente, kur çiklizmi është nën furtunën e dopingut, kjo është shumë e rëndësishme, pasi gjithçka duhet të fillojë nga zeroja”. e. kodheli
dhe pse Kievo dek laron se merkato është mbyllur e se asnjë nga lojtarët kryesorë nuk do largohet, Lacio është interesuar jozyrtarisht për Erjon Bogdanin. Loja e sulmuesit të Kombëtares pëlqehet së tepërmi nga trajneri Delio Rosi, i cili kërkon të përforcojë repartin ofensiv me futbollistë cilësorë, në një sezon që pritet të jetë shumë i ngarkuar mes kampionatit, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampioneve. Megjithatë, skuadra kryeqytetase është disi e stepur nga çmimi i lartë që Kievo pretendon për Bogdanin: kartoni i tij vlerësohet me 3,5 milionë euro. Për të ulur disi çmimin, “Corriere dello Sport” shkruante se presidenti Lotito po mendon të përfshijë në marrëveshje sulmuesin tjetër shqiptar, që militon me këtë klub, Igli Taren. Prej kohës bardhekaltrit po mundohen të shesin ish-kapitenin e Kombëtares, që dje ka mbushur 34-vjeç. Gjithsesi, në një intervistë të dhënë për “TMW”, drejtori sportiv i klubit veronez, Startori, ka bërë të ditur synimin e klubit për të mos shitur asnjë lojtar tjetër pas largimeve të Lanës dhe Semiolit. “Bogdani mund të shkojë te Napoli? Këto janë vetëm spekulime të mediave, pasi prej më shumë se një muaji, nuk kam kontaktuar me presidentin e kësaj skuadre, Marino”. Rreth hipotezës, që do shihte kalimin e Bogdanit te Lacio, në këmbim të parave dhe shqiptarit Igli Tare, Startori ka vazhduar: “Pak rëndësi ka se cilët emra futen në këtë marrëveshje për të realizuar kalimin e shqiptarit në klubin roman. Mund të kishin thënë edhe Simone Inzagi apo Roki, por dëshiroj t’iu sigurojë se nuk jemi duke biseduar me Lacion, ka vazhduar më tej ai. Personalisht konfirmoj se lacialët e kanë kërkuar Bogdanin në mënyrë informale, por të themi që jemi duke biseduar për të realizuar këtë kalim më duket pak e ekzagjeruar”. “Bllokimi” i lojtarit kuqezi te Kievo duket i lidhur edhe me transferimin më të fundit të Semiolit te Fiorentina. Pasi kanë shitur organizatorin, drejtuesit veronezë kanë bërë të ditur se do të mbajnë pjesën tjetër të futbollistëve, të cilët kanë si detyrë të rikthejnë menjëherë skuadrën në Serinë A. e. kodheli
S P O R T
E ENJTE, 26 KORRIK 2007
RUMUNI
Ka refuzuar kalimin te Reali i Madridit për Interin
SHQIP 31
Mbrojtësi dukej pranë zikaltërve, por nuk ka asgjë konkrete
Sipas “As”, akuza mund të jetë “presione psikologjike për largim”
Kivu-Inter, Morati shtyn akordin për javën tjetër
Kasano mund të hedhë në gjyq Realin e Madridit
Kristian Kivu dukej fare pranë Interit. Madje, për mediat italiane, dita e djeshme duhet të sillte marrëveshjen përfundimtare. Por, Masimo Morati ka frenuar gjithçka duke thënë: “Nëse nuk jam unë ai që e konfirmon mbërritjen e Kivut, do të thotë se situata nuk ka ndryshuar”. Më tej, padroni i klubit kampion të Italisë ka saktësuar se ende nuk është takuar me Rosela Sensin. “Për blerjen e Kivut, gjithçka është shtyrë, mbase për javën tjetër, ka vazhduar Morati. Ende nuk kemi biseduar me familjen Sensi. Kalimi është i ‘ngrirë’, por marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera dhe në momentin që do bisedojmë do t’i bëjmë gjërat me qetësi”.
Antonio Kasano dhe Reali i Madridit, një bashkëjetesë që dita-ditës duket se po shndërrohet në një makth për të dyja palët. Edhe pas mbërritjes së trajnerit Bernd Shuster, sulmuesi barez nuk cilësohet si pjesë integrale e skuadrës dhe drejtuesit po mundohen me patjetër ta shesin: Kasano u është ofruar gjysmës së skuadrave në Serinë A, por asnjëra nuk ka dashur të rrezikojë. Në këtë pikë, sipas të përditshmes spanjolle, “As”, lojtari mund ta hedhë në gjyq klubin iberik, me akuzën për presion psikologjik për prishje të parakohshme të kontratës. Kasano ka kontratë me “blankos” deri në vitin 2010 me vlerë 12 milionë euro, por menaxheri i lojtarit ka hedhur poshtë këto spekulime.
SULMUESI
Trajnerët, drejtuesit dhe tifozët nuk e duan Kasanon
Italiani 34-vjeçar, Kristian Moreni, që përfaqësohet me skuadrën franceze, “Cofidis”, ka përdorur testosteron përpara katër garave
Tjetër rast dopingu në “Tour de France”
Formula 1
Mbi 20 çiklistë, protestë përpara garës së 16-të, për skandalet e dopingut
E
mërkura ka sjellë një tjetër goditje të fortë për turin e Francës, pasi një nga organizatorët ka pohuar se një tjetër çiklist nuk i ka kaluar testet antidoping. Kësaj radhe bëhet fjalë për përdorim testosteroni dhe pohimi është bërë vetëm një ditë pasi AleksandërVinokurov dhe skuadra e tij, “Astana” u skualifikuan, pasi Kazaku rezultoi pozitiv me transfuzion gjaku. Zyrtari, i cili ka folur në anonimitet, pasi nuk është i autorizuar që të flasë me mediat, ka pohuar se çiklisti që ka përdorur testosteron është italiani Kristian Moreni, i cili garon për skuadrën franceze “Cofidis”. Lajmet e shumta për përdorim dopingu në këtë edicion të “Tour de Francë” kanë sjellë edhe reagimin e çiklistëve, që përpara nisjes së garës së 16-të nga Ortezi në Guret-Kol Obisk, 218,5 kilometra e gjatë (të fituar nga lideri danez, Rasmusen, i cili shton avantazhin në klasifikimin e përgjithshëm), kanë zhvilluar një protestë të heshtur. Çiklistët u ndanë në dy grupe: ata që startuan në garë normalisht, duke përfshirë edhe liderin e shumëpërfolur të këtij edicioni, Mikael Rasmusen, dhe mbi 20 të tjerë që protestuan, të cilët u nisën me 13 minuta më vonë. Ndërkohë, gazeta franceze, “L’Equipe”, e cila zbuloi e para rezultimin pozitiv të Vinokurov, shkruante në sajtin e saj elektronik se rasti më i fundit i përdorimit të dopingut ishte regjistruar në përfundim të garës së 11-të. Gjithsesi, e përditshmja nuk e kishte përmendur emrin e çiklistit. Zyrtarja më e lartë për antidopingun në Federatën Ndërkombëtare të Çiklizmit, An Griper, nuk ka pranuar që të bëjë komente në lidhje me skandalin më të fundit. Në turin e këtij viti, testet e urinës po bëhen çdo ditë: fituesi i garës e lideri i nënshtrohen testit, por për të provuar pastërtinë e tyre përzgjidhen edhe çiklistë të tjerë. Gara e 11-të nga Marseja në Monpelier ishte fituar nga sprintieri afrikanojugor, Robert Hanter, i cili garon për skuadrën “Barloworld”. Ndërkohë, situata e nderë ekziston edhe rreth liderit Rasmusen, i cili po vazhdon të garojë mes dyshimeve se ai nuk është paraqitur në testet antidoping përpara fillimit të turit të Francës. Gjithsesi, gazeta nuk kishte arritur të zbulonte se cilët ishin çiklistët e tjerë që ishin testuar në atë garë. “L’Equipe” kishte saktësuar vetëm se analizat u bënë në laboratorin Çateni-Malabri, që gjendet në periferi të Parisit dhe se gjurmët e testosteronit u gjenden në provëzën e urinës. Moreni, renditej i 52-ti në klasifikimin e përgjithshëm, me më shumë se 1 orë e gjysmë vonesë nga kryesuesi dhe për ironi të fatit skuadra për të cilën ai garon, ishte një nga pjesëmarrëset në protestë.
PROTESTA
TESTET
LARGIMI
Në protestën para garës së 16-të, morën pjesë disa skuadra franceze e bashkë me të edhe skuadra gjermane, “Gerolsteiner”
Të mërkurën, 14 çiklistë iu nënshtruan testit antidoping, e të gjithë rezultuan negativë, ndërsa në total janë bërë 225 teste
Pa çiklistin Kazak Vinokurov dhe skuadrën “Astana”, numri i pjesëmarrësve në “Tour” është reduktuar në 151 sportistë
PROPOZIMI
Tifozët e çiklizmit në Itali mendojnë se legalizimi i dopingut në çiklizëm është mënyra më e mirë për të qetësuar ambientin e krijuar rreth këtij sporti. Sipas një sondazhi të organizuar në “gazzetta.it” 19,5 për qind ishin dakord me këtë ide
Çudia
Deklarata
Të shtunën, finalja e kthimit Hanau-Viktoria Berlin
Komisioneri i NBA-së ndihet i tradhtuar
Kampionia e parë në Gjermani, gati të vendoset pas 113 vjetëve
Stern: Gjyqtari Donaxhi, një kriminel i izoluar
S
kuadra që do cilësohet fituese e titullit të parë kampi on në Gjermani do vendoset të shtunën, 113 vjet pasi kjo ndeshje është zhvilluar. Në vitin 1894, Hanau, klub në krahinën jugperëndimore nuk i përballonte dot shpenzimet e udhëtimit 400 kilometra për të luajtur në finale përballë Viktorias së Berlinit. Në atë periudhë, klubi kryeqytetas u shpall kampion në tavolinë, por për shumë vite ky vendim ka sjellë ankesa se është bërë padrejtësi. “Ne dëshirojmë ta sqarojmë një herë e mirë këtë problem, për të mirën e sportit”, ka thënë presidenti i Hanaut, Tomas Tamberg. Të dyja klubet kanë humbur lavdinë që gëzonin në fundin e shekullit XIX dhe tashmë militojnë në Ligat Rajonale. Fondet, duket se janë ende një problem për Hanaun, e Tamberg ka pranuar se: “Edhe për të prezantuar ankesat tona rreth atij titulli, na u desh të gjenim sponsorë, pasi vetë e kishim të pamundur”. Ndeshja e parë finale, për të vendosur titullin e përpara 113 vjetëve është fituar 3-0 nga skuadra berlineze, e cila luan një kategori më lart se kundërshtarët e tyre.
K
omisioneri i NBA-së, David Stern, ka deklaruar se “një njeri i ulët dhe kriminel i izoluar” ka shkatërruar basketbollin amerikan dhe ka vënë në dyshim besueshmërinë e gjyqtarëve në këtë vend. Stern, që cilësohet si një nga njerëzit më të fortë në sportin e top-koshit në SHBA, e ka ndier veten të tradhtuar nga ish-gjyqtari Tim Donaxhi, i cili po hetohet nga FBI-a për kumar me ndeshjet e këtij sporti, duke përfshirë edhe ato që ka arbitruar vetë në dy sezonet e fundit. Stern ka deklaruar me besim se asnjë zyrtar apo gjyqtar tjetër nuk është i përfshirë në këtë skandal dhe në konferencën që ka zgjatur 70 minuta e ka përkufizuar Donaxhin një tradhtuar. “Ndihem i tradhtuar nga kjo që ka ndodhur, duke qenë se kam punuar që ta mbroj këtë sport nga probleme të tilla”, tha ai. “Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një tradhti për sportin”. Ish-gjyqtari 40-vjeçar dyshohet se ka pasur lidhje me krimin e organizuar dhe ndikonte në rezultatin e ndeshjeve, në mënyrë që përfitimet e tij dhe të bashkëpunëtorëve të ishin shumë të mëdha.
Një e-mail fut në kurth MekLarenin Në prag të procesit sportiv të FIA-s, që mund të tronditë këtë edicion të Formulës 1, kanë dalë në dritë prova të reja të një bashkëpunimi mes Najxhël Stepnit dhe Majk Kuglan. Në faktet që Prokuroria e Modenas ka mbledhur në kompjuterin e ish-shefit të mekanikëve te Ferrari është gjetur një e-mail, ku Stepni i ofronte ish-shefit të dizajnimit të MekLarenit materialin prej 780 faqesh me skemat “sekrete” të F2007. Edhe pse faktet e deritanishme për bashkëpunimin e parregullt të dy ish-teknikëve ishin të qarta, duket se ekziston prova e vërtetë e spiunazhit: një e-mail ku Stepni i ofronte Kuglanit dokumentet konfidenciale të Ferrarit. Gjurmët për ekzistencën e postës elektronike ishin fshirë, por falë një inxhinieri të informatikës së punësuar nga policia e Romës, gjithçka është rikuperuar. E-mail-i duket se është prova që do fusë përfundimisht në kurth ish-mekanikun e “kokëkuqes” dhe teknikun e MekLarenit, vetëm pak orë përpara fillimit të gjyqit sportiv. Në fakt, Çmimi i Madh më i rëndësishëm i këtij sezoni në Formula 1 do zhvillohet në Paris: Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) pritet të japë vendimin që mund të ndryshojë fatet e kampionatit. Nën akuzë është skuderia anglo-gjermane, e drejtuar nga Ron Denis dhe penalizimet parashikohet të jenë të mëdha. Zëra të ndryshëm flasin për përjashtim 2-vjeçar (nga sezoni aktual dhe ai pasardhës), të tjerë për penalizime në pikë (MekLarenit mund t’i hiqen pikët në garën për konstruktorë), por ende nuk dihet asgjë se çfarë mund të ndodhë me pilotët Hamilton dhe Alonso.
SHQIP 10
E MERKURE, 25 KORRIK 2007