Shqip 8.9

  • November 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Shqip 8.9 as PDF for free.

More details

  • Words: 51,371
  • Pages: 47
Drejtor

BESNIK MYFTARI

Kryeredaktor

ALFRED PEZA

Adresa e redaksisë: Bulevardi “Zogu i Parë”, Pallati 13-katësh, Ap. 3 Tel: 068 20 35 300 • 069 20 35 300

Viti I - Nr. 14 9

E m ë r k u r ë, 9 gusht 2006

E përditshme e pavarur

Çmimi 30 lekë, 1.2 euro

w w w.gazeta-shqip.com

Rreth 8200 vetë e kalojnë natën jashtë, në pritje të ardhjes pranë familjeve. Bllokohet puna, nuk ka bileta

Emigrantët shqiptarë pushtojnë portin e Barit

KOMENT

AMANETI I FUNDIT A R TA N L A M E

R

reth tetëmijë emigrantë sh qiptarë bllokojnë Portin e Barit në pritje për t'u ankoruar në tragetet e linjave me Shqipërinë. Alarmin e dha të dielën e përjavshmja italiane "L'Espresso", duke shtuar se nuk janë vetëm shqiptarët që banojnë në Itali, por dhe ata që kanë arritur me mijëra në Pulia nga e gjithë Evropa, me makina apo trena, për të mundur të kalojnë pushimet e verës në vendlindje. E përjavshmja italiane shton se është çmimi i ulët i biletës (vetëm 60 euro), ai që e bën portin e qytetit jugor të Italisë objekt sulmi për një numër kaq të madh emigrantësh.... NE FAQEN 8

K

SKANDALI

Prokurorja liron të akuzuarin. Flet i dhunuari Osman Elezi

Tenderat, kryetari i komunës rreh me grushta kryetarin e Bashkisë së Kukësit NE FAQEN 7 Emigrantë shqiptarë në Bari

Përse nuk e sulmoi asnjëherë kryetarin e PD deri në vitin 1993 dhe marrëdhëniet mes tyre deri në ditët e sotme

Agolli: Në Viçidol me Berishën Rrëfimi i shkrimtarit: Më 1965, në shtëpinë e re të Saliut, me raki e çifteli

N

ë Shqipëri janë të rrallë ato personalitete të jetës sho qërore që kanë qenë kritikë me të gjitha fenomenet dhe momentet më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar tranzicioni ynë i vështirë. Aq më tepër, kur ka qenë puna për të kritikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë liderët tanë politikë, të cilët janë identifikuar më së shumti, si gjeneratorët e këtyre situatave. Njëri prej tyre, padyshim është shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli. Megjithëse njihet ndryshe edhe si "babai shpirtëror i socialistëve shqiptarë", sarkazmës...

Fillon privatizimi i “dytë” i ARMO-s

K

ompania e përpunimit të hidrokarbureve ARMO do t'i nënshtrohet për herë të dytë procedurave parapërgatitore për privatizimin përfundimtar të saj. E filluar në vitin 2004 nga qeveria e atëhershme, privatizimi i ARMO-s nuk arriti të realizohej, duke mos përmbushur një nga premtimet për privatizim brenda vitit 2005. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës konfirmon në raportin e analizës së punës për gjashtëmujorin e parë, se kanë filluar përgatitjet për hartimin e akteve ligjore, që do të mundësojnë shitjen e shoqërisë. Ndër të tjera, duke iu referuar zhvillimeve në sektorin e energjisë... NE FAQEN 12

Avokati: Padi Berishës, Gazidedes e Sollakut

Zhdukja enigmatike në SHIK. Çështja e Remzi Hoxhës, në OKB

KUR NA FYHET DINJITETI MENTOR KIKIA

B

NE FAQEN 11

Garuli: Puna nis në dhjetor

Remzi Hoxha me bashkëshorten NE FAQEN 14

Sadija e Dritëroi në Ohër

NE FAQEN 10

OPINION

renda një jave, dy media të fuqishme evropiane i kushtuan goxha hapësirë Shqipërisë. Revista britanike "Sunday Times" botoi një shkrim, ndërsa televizioni italian "Rai Uno" transmetoi një reportazh. Fillimisht, shkrimi i "Times" dhe më pas reportazhi i "Rai"-t thithën vëmendjen e gazetarëve dhe opinionistëve shqiptarë, për shkak të fyerjes që na bënin gazetarët e huaj ne shqiptarëve. Veçanërisht artikulli i "Times", përfshinte fyerje dhe trajtime inferiore për ne. Me pak fjalë, gazetari sapo kishte zbuluar një tokë të re ku jetojnë ca fise njerëzish gjysmë primitivë. Përveç kësaj trajtese fyese, mediat e huaja tregonin për një Shqipëri...

PROJEKTI

Rikthehet impianti i plehrave në Sharrë

ryeministri me Lekën: "Do t'ia jap Pallatin e Pionierëve Lekës edhe pa dokumente. Letrat le t'i bajn ma von". Ah thashë me vete, sikur të isha Princ, se do të merrja një pallat të tërë në mes të Tiranës dhe pa asnjë copë letër. Madje, duke nxjerrë në mes të rrugës edhe Institutin e Monumenteve dhe qendrën e fëmijëve me gjithë punonjës e kalamaj në mes. Pastaj do t'i përvishesha Bashkisë me nënë e babë, pse po len Tiranën pa çerdhe. Por, për fat të keq, jam shqiptar i thjeshtë pa titull. Kryeministri në mbledhjen e KRRTRSH-së: "Do t'i jap leje ambasadës zvicerane edhe në kundërshtim me planin rregullues". Ah tha me vete çdo shqiptar, ah që nuk jam zviceran, se do kisha marrë leje ndërtimi pa ligj e rregulla. Se nuk besoj që ndonjë shqiptar të merrte leje ndërtimi në një vend ku plani rregullues e ndalon. Ose po ta mendojmë në kahje të kundërt...

NE FAQEN 33

NE FAQEN 10

FUTBOLL

PERSONAZHE

Flet kapiteni Igli Tare: Duhet rinovim, por me kujdes

Njëri kineast në Kolumbi dhe tjetri violinist në Gjermani

Shpallet lista e Kombëtares, fillon era e re Bariç për kuqezinjtë

Përralla e vërtetë e dy vëllezërve shqiptarë Keraj

Kapiteni Muka, thirrje tifozerisë bardheblu

“Tirana” përgatit kualifikimin në Kupën UEFA NE FAQEN 43

GAZETA S H Q I P

R

N

inovimi i skuadrës me fut bollistë duhet bërë, por gjithçka në mënyrë të kujdesshme dhe pa dëmtuar Kombëtaren". Janë këto fjalët e kapitenit Igli Tare, i cili, për "Shqip", ka komentuar zgjedhjet e trajnerit Otto Bariç, për ndeshjen e debutimit në skuadrën kuqezi, kundër San Marinos. Për kapitenin është e rëndësishme që skuadra të ruajë kompaktësinë e saj, duke qenë se, përveç rinovimit që pretendon të bëjë tekniku kroat, ai ka deklaruar se në... NE FAQEN 43

P E R R E K LA M A

jë ndër tablotë e piktorit të madh shqiptar, Artur Tashko, që iu dhurua Galerisë së Arteve në Tiranë, erdhi nga Kolumbia e largët prej Sokol Kerajt, pedagog në Akademinë e Filmit në Bogota. Djali i kompozitorit të njohur Rruzhdi Keraj, Sokoli, është vlerësuar nga një pedagoge e tij e Universitetit Kombëtar të Artit Teatral dhe Kinematografik të Bukureshtit, si talenti që ndonjë ditë do çudisë botën. Kjo është shkruar në një letër që Elisabeta Bostan ia dërgon Qendrës...

Dy vëllezërit Keraj

NE FAQEN 41

KO N TA KT O N I N E N U M R AT: 069 20 50 420 • TEL 04 233 862 • FA X 04 272 567 • 069 20 50 458

Surpriza dhe mistere nga Qyteti i Zotit në Jerusalem

Një mysliman bën roje në Kishën e Varrit të Krishtit NE FAQEN 42

[email protected]

SHQIP 2

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

POLITIKE

PERGJIGJJA E OPOZITES

PERGJIGJJA E OPOZITES

KUSHTET PER ZGJEDHJET YLLI PATA

O

pozita shqiptare, jo vetëm që nuk bën prapakthehu në qëndrimet e saj për zgjidhjen e krizës, por bëhet gati për betejën e radhës në shtator. Dje, menjëherë pas kthimit ngaVjena, ku kreu një operacion në hundë, lideri i socialistëve shqiptarë, Edi Rama, mblodhi, edhe pse të cunguar, grupin drejtues të së majtës. Nga PSD-ja ishte vetë kreu Skënder Gjinushi, ndërkaq nga LSI-ja morën pjesë zv.kryetari Pëllumb Xhufi, sekretari i Përgjithshëm, PetritVasili dhe deputeti Ndre Legisi. Lidershipi i së majtës bëri të ditur pas mbledhjes 60 minutëshe se opozita do ta nisë betejën e saj, pikërisht aty ku e la, në parlament. Kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi, deklaroi pas takimit se e majta nuk është tërhequr nga asnjë version për të arritur synimet e saj për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Parlamenti Në takimin e djeshëm të krerëve të së majtës u vendos që grupi parlamentar i opozitës, do të bllokojë sërish seancën e Kuvendit në muajin shtator, nëse nuk hidhet poshtë vendimi për emërimin e Arben Ristanit, si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, deklaroi se "u diskutua për qëndrimet e përbashkëta si opozitë, qëndrime që tashmë janë përcaktuar në deklaratën e përbashkët dhe veçanërisht me rastin e rifillimit të këtij Kuvendi të delegjitimuar për të gjithë taktikat dhe strategjitë që do të ndjekë opozita sot dhe në të ardhmen. Vlerësojmë që ka një qëndrim të përbashkët, unik dhe tepër të qartë të opozitës për të realizuar dy kërkesat tona themelore, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në bazë të një reforme konsensuale, siç e kanë kërkuar organizmat ndërkombëtarë dhe kthimi i legjitimitetit të Kuvendit për të filluar seancën atje ku u la më 28 korrik". Kodi zgjedhor Krerët e opozitës i kanë lëshuar një ultimatum mazhorancës se nuk ka zgjedhje lokale pa ndryshuar Kodin Zgjedhor aktual. Drejtuesit e partive të majta iu përgjigjën Berishës, duke i kërkuar ndryshimet në kod, siç janë përcaktuar nga partitë e opozitës. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pëllumb Xhufi, deklaroi se, "përveç asaj që u tha paraprakisht, ne analizuam me shumë shqetësim dhe përgjegjësi dhe qëndrimet e fundit të ka mbajtur mazhoranca dhe Kryeministri, të cilat tregojnë vullnetin e mbrapshtë të kësaj mazhorance për të vazhduar në rrugën e shkeljes së ligjit, tëKushtetutës dhe të shkatërrimit të procesit politik dhe elektoral". Numri dy i LSI-së, foli për një qëndresë të fortë të opozitës, për t'iu përgjigjur asaj që ai e cilësoi si "regjimi që zoti Berisha po kërkon ta instalojë me të gjitha format edhe me institucione edhe jashtë institucioneve". Taktikat Socialdemokrati Skënder Gjinushi bëri të ditur se drejtuesit e partive të majta, nuk kanë përjashtuar asnjë variant për të arritur qëndrimet e tyre, qoftë edhe atë të

tërheqjes së këshilltarëve bashkiakë dhe komunalë në të gjithë vendin. Duke folur pas tryezës së krerëve të opozitës, Gjinushi deklaroi se "absolutisht do të përdoren të gjitha metodat demokratike që kanë të bëjnë me rikthimin e normalitetit dhe këtu është ndryshimi ynë nga opozita e mëparshme, e cila atakonte kur zbatohej Kushtetuta dhe kur institucionet vepronin brenda ligjit, ndërsa ne kërkojmë që institucionet të funksionojnë brenda ligjit".

Gjinushi dhe Xhufi dje pas takimit të krerëve të opozitës

Foto: Malton Dibra

Opozita: Në shtator do ta nisim aty ku e lamë parlamentin, te KQZ-ja Rama mbledh krerët e së majtës për të përgatitur betejën e ardhshme LSI

Kuvendi

Vasili: Ndërkombëtarët të ndërhyjnë për krizën

Kushti: Rama po pengon ngritjen e sallës së re

L

ëvizja Socialiste për Integrim kërkon ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për të normalizuar situatën politike në vend. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi dje se "organizmat ndërkombëtare, në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo nëpërmjet mekanizmave, të ushtrojnë influencën e tyre mbi mazhorancën për parandalimin e thellimit të mëtejshëm të krizës politike dhe rrezikimit të demokracisë në Shqipëri". Një

DEKLARATA

ditë më parë, përfaqësuesi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Hubert Petit, u shpreh se "procesi i integrimit evropian kërkon përpjekje të përbashkëta nga të gjitha forcat politike shqiptare". "Ngjarjet e fundit në parlamentin shqiptar, fatkeqësisht, treguan mungesën e pjekurisë politike. Është shumë e rëndësishme të shtohen përpjekjet për të arritur konsensus për reformat nëpërmjet dialogut mes të gjitha forcave dhe faktorëve politikë të shoqërisë shqiptare dhe të shmanget klima politike konfliktuale e panevojshme.

S

ekretari i Përgjithshëm i Kuv endit, Albert Kushti, deklaroi dje, gjatë një konference për shtyp, se "KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës po pengon procedurat për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar të Republikës së Shqipërisë". Duke informuar mbi ecurinë e procedurave për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, Kushti deklaroi se KRRT e Bashkisë së Tiranës dhe KRRTRSH-ja kanë marrë vendimet respektive për miratimin e detyrave të projektimit për kompleksin e ri parlamentar. Sipas tij, "në bazë të këtyre vendimeve, Kuvendi i është drejtuar kryetarit të

Bashkisë së Tiranës, me cilësinë e kryetarit të KRRT-së, me kërkesën për konfirmimin e detyrës se projektimit të kompleksit të ri parlamentar, duke i dërguar bashkangjitur edhe 9 kopjet e detyrës së projektimit". "Në maj të 2006, i kemi çuar letra rikujtesë, dhe në qershor të 2006, zoti Edi Rama na kthen të pakonfirmuar të 9 kopjet e detyrës së projektimit, të cilat ndodhen ende të pafirmosura në Bashkinë e Tiranës, pranë KRRTsë, duke na penguar të gjithë procedurat e mëtejshme për përmbushjen e detyrimeve që na dalin", tha Kushti.

Mazhoranca shprehet se është e gatshëm për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore

Oketa: Të gatshëm të futemi dhe të vetëm në zgjedhje M

azhoranca është e gatshme të futet dhe e vetme në zgjedhjet e ardhshme. Kështu është shprehur dje zëdhënësi i PD-së, Gazmend Oketa, gjatë një konference për shtyp. Oketa është shprehur se opozita i merr vetë vendimet e saj dhe se mazhoranca nuk e detyron dhe nuk e lut që ajo të marrë pjesë në zgjedhje me zor. Këtë qëndrim zëdhënësi demokrat e ka bërë të ditur menjëherë pas mbledhjes së djeshme të byrosë parlamentare opozitare, e cila nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj i mëparshëm se do të vazhdojë betejën parlamentare aty ku e ka lënë dhe se do të bojkotojë zgjedhjet lokale. Ne, tha Oketa më tej, jemi vazhdimisht të hapur për bashkëpunim dhe konsensus. "Shpre-

him dhe një herë vullnetin dhe këmbënguljen e mazhorancës për realizmin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pavarësisht mospjesëmarrjes që ka deklaruar opozita. Ne, si mazhorancë, nuk mund ta detyrojmë apo ta lusim

opozitën të marrë pjesë në këto zgjedhje, secila palë mban përgjegjësi për veprimet e saj", është shprehur deputeti demokrat. Gjithashtu, ai ka theksuar se opozita deklarimet e ndërkombëtarëve i ka parë si të

drejtuara nga mazhoranca. Oketa tha se "deklarimet e përfaqësuesve të BE-së ishin mjaft të qarta dhe të drejtpërdrejta. BE nuk pranon obstruksionizmin, pushtimin e institucioneve dhe pala që tashmë e ka bërë këtë dihet se cila është dhe prandaj them se komentet do të ishin të tepërta". Ai ka theksuar se opozita ka kohë edhe tri javë deri në shtator për të reflektuar dhe për të kuptuar më qartë atë deklaratë të KE-së. "Uroj që deri në fund të shtatorit opozita të reflektojë siç duhet qëndrimet e saj dhe ta kuptojë siç duhet atë deklaratë. Ne jemi të sigurt në të gjitha veprimet që kemi marrë dhe pjesën tonë e kemi kuptuar ashtu siç duhet", tha Oketa. E.Gjura

DEKLARATAT

PARLAMENTI "Ka një qëndrim unik për të realizuar dy kërkesat tona themelore, zgjedhjet e lira dhe rikthimin e legjitimitetit të Kuvendit"

KËRKESAT "Opozita nuk ka asnjë kërkesë të tepruar, gjithë kërkesa jonë është ajo çka kemi dhënë kur ishim në shumicë për KKRTnë, KQZ-në e listat"

BOJKOTI "Këtu nuk është folur për bojkote, por është folur për atë që Kuvendit t'i kthehet legjitimitetit. S'marrim pjesë në një Kuvend jolegjitim"

NDERKOMBETARET "Ajo që duhet të surprizojë ndërkombëtarët dhe duhet t'i shokojë është se si një shumicë arrin të shkelë Kushtetutën haptazi, kodet, ligjin"

MAZHORANCA Qëndrimet e mazhorancës dhe Kryeministrit tregojnë vullnetin e mbrapshtë për të vazhduar në rrugën e shkeljes së ligjit e Kushtetutës"

TAKTIKAT "Të tëra taktikat nuk thuhen dhe absolutisht do të përdoren të gjitha metodat demokratike që kanë të bëjnë me rikthimin e normalitetit në vend"

POLITIKE

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 3

Ndryshimet në ligj janë shoqëruar me debate në Kuvend. Opozita nuk ka marrë pjesë në votim

Moisiu dekreton ligjin për gjendjen civile EVA GJURA

Shtetasit, që qëndrojnë në një njësi vendore për më shumë se 45 ditë dhe më pak se një vit, janë të detyruar të deklarojnë pranë zyrës së gjendjes civile vendqëndrimin e tyre

P

residenti Alfred Moisiu ka dekre tuar ligjin "Për gjendjen civile", të ndryshuar. Në njoftimin e zyrës së shtypit pranë Presidentit, bëhet e ditur se dekreti është në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 e Kushtetutës. Ky ligj është miratuar në javën e fundit të punimeve të Kuvendit dhe është shoqëruar me mjaft debate nga opozita, e cila në momentin e votimit është larguar nga salla e Kuvendit, duke mos marrë pjesë në votim. Opozita, nëpërmjet deputetit Blushi, ka kontestuar ndryshimet në ligj, me pretendimin se mazhoranca parlamentare, përmes ndryshimeve të propozuara, synon të ligjërojë regjistrin e përkohshëm të zgjedhësve. Në bazë të ndryshimeve të miratuara, vendbanim është njësia e qeverisjes vendore, ku shtetasi ka banesën e tij për një periudhë më të gjatë se një vit,

Presidenti Alfred Moisiu

ndërsa vendqëndrim është njësia e qeverisjes vendore, ku shtetasi ka banesën e tij, për një periudhë më shumë se 45 ditë dhe më pak se një vit. Sipas këtyre ndryshimeve, shtetasit, që qëndrojnë në një njësi vendore për më shumë se 45 ditë dhe më pak se një vit, janë të detyruar të deklarojnë pranë zyrës së gjendjes civile vendqëndrimin e tyre. Deklar-

imi regjistrohet në zyrën e gjendjes civile të vendqëndrimit. Zyra e gjendjes civile të vendqëndrimit të shtetasit njofton zyrën e gjendjes civile të vendbanimit, e cila bën shënimin përkatës". Sipas këtij ligji, në varësi nga natyra e vendbanimit apo vendqëndrimit të shtetasve, zyra e gjendjes civile mban regjistrin themeltar të gjendjes civile, me vendbanim dhe regjistrin themeltar të gjendjes civile, me vendqëndrim". Për krijimin e regjistrave themeltarë të gjendjes civile me vendqëndrim, përdoren të dhënat e përditësuara, që përmbajnë regjistrat e përkohshëm të shtetasve, të krijuar në zbatim të ligjit nr. 9296, datë 21.10.2004 "Për verifikimin, identifikimin e shtetasve nga njësitë e qeverisjes vendore" dhe të ligjit nr. 9087, datë 19.6.2003 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar.

Qeveria, thirrje opozitës për bashkëpunim për reformën. Sot bashkitë pajisen me të dhënat e listave

Olldashi, ftesë opozitës për regjistrin e zgjedhësve KERKESA

ERJON AJAZI

Mazhoranca kërkoi që opozita të kontrollojë vetëm bashkitë dhe komunat, të cilat i zotëron Partia Demokratike, ndërsa demokratët të kontrollojnë bashkitë që zotërojnë të majtët

M

inistri i Brendshëm, Sokol Olldashi, ka ftuar dje opozitën të bashkëpunojë për regjistrin e zgjedhësve. Gjatë kërkesës publike të Olldashit për bashkëpunim midis mazhorancës dhe opozitës për realizimin e reformës zgjedhore, ministri i Brendshëm u shpreh se do të dërgojë sot në të gjitha bashkitë dhe komunat disqet me të dhënat përkatëse për regjistrin e zgjedhësve. "Në përputhje me angazhimin e Kryeministrit Berisha, jemi të gatshëm të përballojmë çdo kosto financiare apo logjistike, në mënyrë që ekspertët e opozitës të ndjekin procesin e hartimit të listave në mënyrën më transparente dhe më të ndershme", tha ai. Në këtë mënyrë, Olldashi u ka bërë thirrje të gjithë ekspertëve të forcave të majta se do t'u garantojnë një bashkëpunim të plotë për regjistrin e zgjedhësve. Olldashi u shpreh se qeveria është e gatshme të paguajë koston financiare të këtij procesi dhe mirëpret të gjithë ekspertët e opozitës të bëhen pjesë e tij. Ftesa e ministrit të Brendshëm vjen një ditë pas deklaratave të Bashkimit Evropian për zbutje të krizës politike në vend dhe bashkëpunim për reformën zgjedhore. Deklarata e një dite më parë prej ambasadorit të deleguar nga BE-ja në vendin tonë, Hubert Petit, ishte për një bashkëpunim midis dy forcave të mëdha politike. "Të fillojnë një dialog politik dhe të gjejnë rrugët për të zhbllokuar gjendjen aktuale të krijuar në vend". Kështu është shprehur një ditë më parë Petit. Ndërkohë, nga ana tjetër, mospërdorimi i listave të përkohshme të zgjedhësve është një nga kushtet e opozitës për bashkëpunim me mazhorancën, për të cilat ajo shprehet e vendosur për të mos hequr dorë. Ndërkohë që ministria e Brendshme ftoi të gjithë forcat politike të minorancës parlamentare dhe në mënyrë të veçantë Partinë Socialiste, të vihen në dispozicion të disqeve të regjistrit të përkohshëm. Do të vihet në dispozicion të tyre, çdo material që disponohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në lidhje me përgatitjen e listave", tha Olldashi. Ministri Olldashi nënvizoi se nga 133 mijë zgjedhës të regjistruar në regjistrin e përkohshëm në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, ky numër ka zbritur në 90 mijë veta.

FTESA Ministri Olldashi u shpreh se qeveria është e gatshme të paguajë koston financiare të këtij procesi dhe mirëpret të gjithë ekspertët e opozitës të bëhen pjesë e tij Ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi

Ftesa e Olldashit vjen një ditë pas deklaratave të BE për zbutje të krizës politike në vend dhe bashkëpunim për reformën zgjedhore Bashkëpunimi "Ne jemi të gatshëm t'u krijojmë mundësi ekspertëve të opozitës, që ata vetë të kontrollojnë gjithë procesin e hartimit të listave në çdo njësi të qeverisjes vendore, që drejtohet nga përfaqësues të Partisë Demokratike apo aleatë e saj dhe anasjelltas", u shpreh ministri Olldashi. Në këtë mënyrë, nëse ndodh bashkëpunimi, opozita do të kontrollojë vetëm bashkitë dhe komunat e Partisë Demokratike, ndërsa mazhoranca do të kontrollojë bashkitë dhe komunat e Partisë Socialiste. Një ditë më parë, nga Kryeministri Berisha listat e zgjedhësve janë atribut i qeverisjes vendore, ndërkohë që qeveria ka financat për to dhe është e gatshme t'i vendosë ato në dispozicion. Kjo është perceptuar si zgjidhja e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme nga mazhoranca.

Koment

REAGIMI

Ligji i gjendjes civile, sherri i parlamentit

Koja: Dhunohen zyrat e FRESH-it

L

igji për gjendjen civile ka shkaktu ar debate të ashpra në parlament nga ana e opozitarëve. Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka dekretuar ligjin e mosvotuar nga forcat e majta në parlament për gjendjen civile. Ky ligj është votuar javën e fundit në parlament dhe është shoqëruar me shumë debate të ashpra nga ana e opozitës, ku kjo e fundit ka marrë vendimin për t'u larguar nga salla e parlamentit, duke mos marrë pjesë në votim. Përfundimisht ligji është miratuar në parlament nga forcat e mazhorancës. Sipas ndryshimeve që janë bërë në këtë ligj, shtetasit që qëndrojnë në një njësi vendore për më shumë se 45 ditë dhe më pak se një vit janë të detyruar të deklarojnë pranë zyrës së gjendjes civile vendqëndrimin e tyre. Deklarimi regjistrohet në zyrën e gjendjes civile të vendqëndrimit. Nuk është hera e parë që Moisiu dekreton atë që opozita e refuzon në parlament. Dekretimet e fundit të Presidentit kanë bërë një bujë të madhe mediatike, ku fillimisht gjithçka nisi me votimin e anëtarin e KLD-së, duke përfunduar më pas te dekretimi për ligjin e ndryshuar të gjendjes civile.

K

ryetari i FRESH-it, Gjergj Koja, deklaroi dje dhunimin e zyrave të Forumit Rinor të Eurosocialistëve. Ai u shpreh se "janë dhunuar zyrat e këtij forumi që ndodhen brenda selisë së PS-së". Në këtë drejtim, Koja theksoi se "pas dhunimit të zyrave të FRESH-it, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk ka bërë asnjë reagim që të kërkojë llogarinë e duhur se përse ky forum po sulmohet edhe te zyrat që ka te godina e PS-së dhe se kush është i interesuar që këtë forum ta shkatërrojë njëherë e mirë". Kreu i FRESH-it deklaroi se dje në mëngjes të gjitha zyrat e Forumit Rinor Eurosocialist u gjendën të bastisura, me dyer dhe dritare

të shqyera e të vjedhura. Në fund të deklaratës së tij, kreu i Forumit Rinor të Eurosocialistëve shtoi se "kjo godinë nuk është han me porta të shqyera, por ka roje dhe shërbime, ndaj nuk e di se kush e ka dhënë këtë urdhër për të shqyer në mënyrë simbolike apo realiste të gjitha ambientet e zyrave të Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë".

P O L I T I K E

SHQIP 4

Analistët komentojnë qëndrimin e Moskës për zhvillimet më të fundit në rajon për statusin e Kosovës

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

Bugajski: I ashtuquajturi solidaritet ortodoks pansllav është i pabazë praktikisht në Ballkan

Rusia “këmben” miqësinë me Serbinë për vendet e Kaukazit Në Gjeorgji Moska mbron lëvizjet separatiste për interestat e saj

Q

ëndrimi parimor i Rusisë dhe i Presidentit të saj, Vladimir Putin, është se zgjidhja për statusin e Kosovës nuk duhet të jetë e imponuar dhe se bisedimet nuk duhet të jenë të kufizuara në kohë. Rusia ndan qëndrim të përbashkët me Beogradin, se zgjidhja më e mirë për Kosovën është autonomia thelbësore, në kuadër të kufijve ekzistues të Serbisë, tha Sergej Shojgu, ministri për Mbrojtjen Civile dhe situatat e jashtëzakonshme të Federatës Rusë, gjatë vizitës së tij në Beograd. Kryeministri dhe Presidenti serb e kanë vlerësuar, sipas tyre, qëndrimin parimor të Rusisë lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës. Por, qëndrimi i Rusisë lidhur me statusin e Kosovës ka qenë çështje e diskutimit të Radios “Zëri i Amerikës” seksioni serb, me disa analistë të njohur. Ka kaluar një dekadë, që kur dezintegrimi i Bashkimit Sovjetik (BS) dhe i Jugosllavisë çuan në disa luftëra të përgjakshme. Të gjitha ish-republikat jugosllave arritën pavarësinë, ndërsa janë në vazhdim bisedimet për statusin e Kosovës. Ndërsa katër konflikte etnike në ish-BS presin zgjidhje. Abkaukazia dhe Osetia e Jugut kanë shpallur pavarësinë nga Gjeorgjia, pas rënies së BS-së në 1991-in, që çoi në shpërthimin e konfliktit në Kaukaz. Rusia ndërmjetësoi në të dyja konfliktet dhe forcat ruse të paqes janë të vendosura në të dyja krahinat. Por, tensionet janë rritur përsëri në kanionin Kodor, në një pjesë të Abkaukazisë, e cila është nën kontrollin e Gjeorgjisë dhe që Tbilisi ka vendosur trupa shtesë për të bërë të mundur kapjen e liderit lokal abkaukazian, i cili shpalli pavarësinë. Muajin e kaluar, Gjeorgjia kërkoi që trupat ruse të zëvendësohen me forca policore ndërkombëtare. Por, ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Ivanov, u përgjigj se forcat ruse do të vazhdojnë të garantojnë paqen. Analisti politik, Janush Bugajski, thotë se refuzimi i Rusisë për t’u tërhequr nga Gjeorgjia nuk është befasi. Rusia mbështet lëvizjet separatiste në vendin e saj fqinj, për të rritur ndikimin e saj në rajon. “Mendoj se në këto raste, politika ruse ka qenë provokimi i konflikteve, që të ndihmojë në ngritjen e qeverive pro ruse dhe më pas të mbështesë me të ashtuquajturin vendosje e trupave paqësore, të shoqëruara me deklaratat, se detyra e tyre është pengimi i konflikteve të ardhshme”. Edhe përkundër mbështetjes së heshtur, për separatistët prorusë në vendet fqinje, Moska deri tani i ka kundërshtuar fort lëvizjet separatiste në ishJugosllavi. Shembulli më i ri është Kosova, në të cilën shumica shqiptare dëshiron shkëputjen nga Serbia. Tani janë në zhvillim bisedimet për statusin ndërkombëtar të Kosovës, nën kujdesin e Bashkësisë Ndërkombëtare. Bisedimet që i ndërmjetëson i dërguari special për KB, Marti Ahtisari, deri tani nuk kanë çuar në përparim të rëndësishëm. Nëse të dyja palët nuk do të jenë në gjendje të

arrijnë marrëveshjen, KS i KB do të marrë vendimin mbi bazën e rekomandimeve të Marti Ahtisarit. Analistët mendojnë se propozimi përfundimtar i Marti Ahtisarit do të jetë një formë e pavarësisë për Kosovën, me prani ushtarake të NATO-s dhe garanci ndërkombëtare për pakicën serbe në Kosovë. Por, Rezoluta e KS

të KB, që të miratohet duhet të marrë dhe pajtimin e të gjithë anëtarëve të përhershëm të KS, mes të cilëve Rusia jep mbështetjen më të fortë për Serbinë. Diplomati i njohur amerikan në pension, Xhejms Dobins, ka qenë i dërguari special për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën në adminis-

XHEJMS DOBINS “Mund të paraqiten argumente, se nëse shkëputet Kosova, atëherë mund të shkëputet edhe Çeçenia. Rusëve kjo nuk do t’u pëlqejë. Nga ana tjetër, ata mund të nxjerrin argumentin se nëse Kosova bëhet e pavarur, atëherë mund të shkëputet dhe Abkaukazia e Osetia e Jugut”

Putin Presidenti rus, Vladimir Putin, mendon se çështja e aspiratës çeçene për të marrë pavarësinë, për Rusinë është diçka për të cilën nuk mund të bisedohet. Muajin e kaluar, specialët rusë vranë liderin separatist çeçen, Shamil Basajevin. Ekspertët perëndimorë bien përgjithësisht dakord, se konfliktet pas sovjetike janë specifike dhe duhet të zgjidhen secili më vete.

tratën e Presidentit Klinton. Dobins thotë se: “Mund të paraqiten argumente, se nëse shkëputet Kosova, atëherë mund të shkëputet edhe Çeçenia. Rusëve kjo nuk do t’u pëlqejë. Nga ana tjetër, ata mund të nxjerrin argumentin se nëse Kosova bëhet e pavarur, atëherë mund të shkëputet dhe Abkaukazia e Osetia e Jugut”. Janush Bugajski mendon se, kur KS-ja të vendosë për statusin e Kosovës, Rusia do të insistojë të mbrojë interesat e veta dhe ajo është shumë më tepër e interesuar për Kaukazin se sa për Serbinë. “I ashtuquajturi solidaritet ortodoks pansllav është i pabazë. Fjala është për politikë të llogaritur e pragmatike të Rusisë. Moska mund të llogarisë se është në interesin e saj, që Kosova të bëhet e pavarur, sepse atëherë ajo mund ta shfrytëzojë atë, si argument shtesë, për të ushtruar presion mbi Gjeorgjinë, por dhe mbi Moldavinë, që të mbeten në një lloj rrethi postsovjetik. Përgatiti: Ardit Shehu

NEGOCIATAT

Vjenë, vazhdojnë pa rezultat bisedimet shqiptaro-serbe për statusin

Serbët e Kosovës refuzojnë delegacionin e Prishtinës U

JANUSH BUJAJSKI Fjala është për politikë të llogaritur e pragmatike të Rusisë. Moska mund të llogarisë se është në interesin e saj, që Kosova të bëhet e pavarur, sepse atëherë ajo mund ta shfrytëzojë atë si argument shtesë për të ushtruar presion mbi Gjeorgjinë, por dhe mbi Moldavinë

dhëheqësi i partisë më të madhe serbe në Kosovë, “Lista Serbe për Kosovë e Metohi”, Oliver Ivanoviç, mbështet qëndrimin e Beogradit. Serbët e Kosovës nuk duhen trajtuar si pakicë etnike, por si bashkësi etnike, thotë ai. Udhëheqësi i “Listës Serbe për Kosovë e Metohi” Oliver Ivanoviç, mbështet qëndimin e Beogradit se Kosova akoma është pjesë e Serbisë dhe në këtë linjë, serbët e Kosovës nuk mund të trajtohen si pakicë, por, si bashkësi entike. Duke komentuar bisedimet e sotme në Vjenë për të drejtat e pakicave, Oliver Ivanoviç, thotë se pozita e serbëve në Kosovë duhet garantuar me kushtetutë në mënyrë që serbët të kenë të drejtën e vetos në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e serbëve dhe kjo mundëson që

edhe serbët e Kosovës të kenë të drejtën e vendimmarrjes. Oliver Ivanoviç, thotë se, pozita kushtetuese e serbëve duhet të garantohet me disa instrumente plotësuese në kushtetutën e re të Kosovës, ose përmes të drejtës së vetos

në kuvend në çështjet e ndryshimeve kushtetuese sidomos në fushat që kanë të bëjnë me të drejtat e serbëve. Ai thotë se, fjala pakicë siç përmendet për serbët në bisedimet e Vjenës nuk është fjalë e përshtatshme sepse automatikisht kufizon të drejtat që serbët e Kosovës, të ndihen si komuniteti i dytë në numër në Kosovë. Ivanoviç pret që nga bisedimet e Vjenës të vendosen mekanizmat për mbrojtjen e serbëve në Kosovë. Nga ana e tyre, ndërkaq, përfaqësuesit kosovar në bisedimet e Vjenës thonë se, bisedimet me palën sebe për të drejtat e pakicave janë hyrje në kontekstin real që ka të bëjë me rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet shumicës dhe popujve pakicë në Kosovë. Veton Surroi i cili është udhëheqës i këshillit konsul-

Mal i Zi Tomoslav Nikoliç firmos për “Listën Serbe” të opozitës politike në Podgoricë

Radikalët e Serbisë përzihen në jetën politike malazeze Në Podgoricë është nënshkruar marrëveshja për formimin e koalicionit “Lista Serbe”, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 10 shtatorit në Mal të Zi. Por, e reja këtu qëndron në faktin se Partia Radikale Serbe dhe kryetari i saj, Tomislav Nikoliç, u përzien në jetën politike të Malit të Zi. Marrëveshjen e nënshkruan kryetari i Partisë Popullore Serbe, Andrija Mandiç, zëvendëskryetari i Partisë Radikale Serbe, Tomislav Nikoliç, dhe kryetari i Bashkimit, Zoran Zhizhiç. Nënshkrues janë edhe kryetarët e Partisë Popullore Serbe, Këshillit Popullor Serb dhe kryetari i “Alternativës Akademike”. Mandiç tha se koalicioni “Lista Serbe” dëshiron ta vazhdojë luftën e të parëve, që për 500 vjet ëndërruan bashkimin e Malit të Zi me Serbinë dhe krijimin e një shteti funksional, që do t’i mbronte më mirë interesat e qytetarëve të tij. Duke qenë se më 21 maj u nda bashkësia shtetërore Ser-

bi-Mali i Zi, nuk do të thotë se popullsia serbe duhet të ligështohet e të shpërngulet për në Serbi. Tomislav Nikoliç tha se me nënshkrimin e marrëveshjes për formimin e “Listës Serbe” në Mal të Zi, shënohet një ngjarje historike, pa marrë parasysh se për radikalët rezultati i referendumit ka qenë i rëndë dhe pasojat e tij negative populli serb në Mal të Zi do t’i vuajë edhe për disa kohë. “Zëvendëskryetari i radikalëve serbë, Tomislav Nikoliç, është aktivizuar me shumë para dhe me angazhimin e vet ka bërë të ditur se ai është drejtuesi i vërtetë i të ashtuquajturës “Lista Serbe” në Mal të Zi, tha funksionari i lartë i Partisë Popullore të Malit të Zi, Budimir Dubak. Ai i kritikoi qëndrimet e Nikoliçit, sipas të cilave Serbia është vendi nënë për serbët e Malit të Zi dhe se radikalët serbë kanë për detyrë t’i mbrojnë ata.

tativ për komunitete, thotë se, pala kosovare ka shkuar në disa aspekte edhe përtej normave evropiane, të vetëdijshëm se kjo është e nevojshme për të krijuar një mirëbesim në Kosovën e ardhme të pavarur, po ashtu është përpjekur të racionalizojmë disa nga zgjidhjet, të cilat nuk kanë funksionuar, ose kanë funksionuar jo aq sa duhet, zgjidhje nga korniza kushtetuese, të cilat nuk do të ishin normale në një shtet normal demokratik. Sidoqoftë, analistët në Kosovë, thonë se, nëse shikohen deklarimet e deritashme të autoriteteve të larta të Serbisë, Beogradi, nuk është shumë i interesuar për të drejtat e serbëve në Kosovë, por më shumë mbron pozicionin e Serbisë karshi bashkësisë ndërkombëtare. Ata thonë se qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare është i qartë, statusi final i Kosovës duhet të përcaktohet gjatë këtij viti dhe në këtë linjë, kërkojnë nga autoritetet serbe që ta njohin realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë në linjën që serbët e Kosovës të ndihen si qytetarë të barabartë në Kosovë. Në anën tjetër, është shumë me rëndësi angazhimi për respektimin e të drejtave të minoriteteve të tjera. Ne jemi të gatshëm që t’i mbrojmë edhe të drejtat e minoriteteve të tjera, sepse fjalët e delegacionit kosovar nuk janë në përputhje me veprat”, theksoi Batakoviç, duke shtuar se ata e kanë mandatin e goranëve dhe romëve, që në emër të tyre të kërkojnë krijimin e dy komunave - për gorant në Gorë dhe për romët në jug të Mitrovicës. Në delegacionin e Kosovës janë edhe përfaqësuesit e minoriteteve, ndër të cilët prezent ishte edhe ministri Sadik Idrizi.

P O L I T I K E

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

“Qeveria shqiptare konfirmoi premtimin se do të përmbushte një detyrim të tillë brenda presidencës austriake të BE-së”

SHQIP 5

“Tejkalohen rekomandimet e dhëna nga Komisioni Evropian, për t’u fokusuar në rekomandimet e Dokumentit të Partneritetit”

“Puna jonë e vazhdueshme nuk mendoj që mund të zbehet nga një takim në Bruksel i opozitës, apo edhe nga gjithçka tjetër”

Trashani: Njësi Integrimi në çdo dikaster BE nis në vitin e ardhshëm një program të ri të asistencës financiare për Shqipërinë YLLI PATA

M

inistrja e Integrimit Evro pian, Arenca Trashani, deklaroi se në çdo dikaster do të ngrihen njësi të veçantë të integrimit, të cilat do të merren me negociatat me Bashkimin Evropian, përkundër koordinatorëve që ka pasur deri më sot. Ministrja Trashani i ka bërë një analizë punës së Ministrisë së Integrimit gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti, ku u shpreh se, “duke nënshkruar Marrëveshjen e StabilizimAsocimit, Qeveria shqiptare konfirmoi premtimin se do të përmbushte një detyrim të tillë brenda presidencës austriake të BE-së”. “Por, pas nënshkrimit të MSA, dalin përpara detyra të mëdha, dhe në këtë drejtim Ministria e Integrimit duke marrë për bazë Dokumentin e Partneritetit Evropian përpiloi një Plan Kombëtar të Zbatimit të MSA-së”, tha ministrja Trashani. Duke renditur disa nga karakteristikat kryesore të këtij plani, Trashani deklaroi se, “së pari tejkalohen nga pikëpamja e dimensionit të Dokumentit rekomandimet e dhëna nga Komisioni Evropian, për t’u fokusuar në rekomandimet e Dokumentit të Partneritetit”. “Ky është një dokument që do të jetë pothuajse i ngjashëm gjatë gjithë periudhës nga kalimi i statusit potencial kandidat, në statusin e vendit kandidat”, tha ministrja e Integrimit. Sipas saj, “plani përfshin përveç komponentit ligjor, një analizë sintetike të vizionit politik për çdo fushë dhe nënfushë, një analizë të situatës ligjore dhe institucionale të projekteve financiare ekzistuese si dhe aktiviteteve zbatuese për imple-

mentimin e MSA-së”. Ministrja e Integrimit theksoi se “i jepet rëndësi ndërtimit të kapaciteteve zbatuese, të cilat do të lehtësojnë koston si dhe do të japin garanci për zbatimin e legjislacionit evropian në Shqipëri”. “Ministria e Integrimit jep një kontribut të çmuar për implementimin e reformës së qeverisë në kuadër të sistemit të

planifikimit të integruar, dhe në këtë drejtim ky plan u realizua edhe me pjesëmarrjen aktive të të gjitha ministrive të linjës”, tha Trashani. Sipas saj, “janë krijuar njësitë e integrimit pranë të gjitha ministrive të linjës, si dhe i është dhënë prioritet informimit të publikut dhe sidomos biznesit për efektet e para që ndodhin pas hyrjes në fuqi të

Qeveria shqiptare duhet t’i përshtatë pjesën më të madhe të ligjeve me BE-në

Ndërsa lidhur me efektet që mund të kenë në procesin e integrimit zhvillimet më të fundit politike në vend, Trashani vlerësoi se “kjo nuk është një gjë e mirë, sepse skena të tilla nuk i përkasin një vendi demokratik, por kam bindjen se klasa politike do të arrijë të gjejë një zgjidhje demokratike të bazuar në ligj”.

Brukseli, stacioni i ankesës në shtator Pesë krerët e partive të opozitës do të udhëtojnë në 12 shtator drejt Brukselit, në një takim me komisionerin për zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oli Rehn. Ky hap konfirmohet nga sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Socialiste, Arta Dade. Sipas saj, opozita është e ftuar në Bruksel nga Rehn për të paraqitur vërejtjet dhe vlerësimet për situatën politike. “Po punojmë për të gjitha materialet që do t’i vihen në dispozicion komunitetit ndërkombëtar”, theksoi Dade. Të majtët po përpilojnë disa dosje, të cilat do t’i paraqesin për të kundërshtuar qeverinë dhe Kryeministrin Sali Berisha. Një nga problemet kyçe ka të bëjë me shkeljet kushtetuese të bëra nga mazhoranca. Në këtë linjë, opozita po rreshton të gjitha veprimet e konsideruara si të tilla dhe për të cilat ka pasur kontestime. Një tjetër çështje është ajo e veprimeve të qeverisë, në raport me institucionet kryesore të balancuara.

Në çdo dikaster do të ngrihen njësi integrimi për monitorimin e procesit

Në vitin 2007 BEja nis një program të ri që cilësohet programi paraaderues

Trashani i ka bërë një analizë punës së Ministrisë së gjatë 6-mujorit të parë Ministrja e Integrimit Arenca Trashani

RAPORTI

Drafti hyn në fuqi në muajin shtator

Moisiu dekreton ligjin për ratifikimin e MSA residenti Alfred Moisiu ka dekre tuar ligjin “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare”. Dekreti është në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës. Ky ligj u miratua nga Kuvendi në seancën plenare të datës 27 korrik me konsensusin e pozitës dhe opozitës. Pro ratifikimit të MSA-së votuan 126 deputetë të pranishëm në sallën e Kuvendit. Në relacionet e paraqitura në Kuvend nga komisionet parlamentare, MSA vlerësohet si një proces historik i këtyre viteve të fundit, për ndërtimin e demokracisë dhe për rindërtimin e Shqipërisë. Sipas këtyre relacioneve, MSA është një marrëveshje e cila lejon dhe mundëson rritjen e standardeve në vend. MSA gjithashtu vlerësohet si instrumenti, që do të mundësojë integrimin gradual të Shqipërisë në BE, duke krijuar kuadrin e duhur për forcimin e shtetit ligjor, reformat institucionale dhe ekonomike në vend, rritjen e standardeve të jetesës etj. Në relacionet e komisioneve parlamentare vlerësohet se MSA do ta çojë Shqipërinë drejt aderimit të plotë në BE dhe si e tillë ajo imponon integrimin e legjislacionit shqiptar me sistemin e saj juridik, duke përafruar gradualisht dy

it 2007-2013”, tha ministrja e Integrimit. Ndërkaq, në lidhje me ndikimet që do të ketë takimi që do të zhvillojë opozita në Bruksel, Trashani theksoi se “kjo është një punë e vazhdueshme ndaj nuk mendoj që mund të zbehet nga një takim në Bruksel, apo gjithçka tjetër, dhe ne do të kemi një përgjigje pozitive nga Brukseli”.

Opozita

PRESIDENTI

P

Marrëveshjes së Përkohshme. Një punë e rëndësishme është bërë në të njëjtën kohë edhe me programimin dhe monitorimin e zbatimit të programit të ndihmës së BEsë, ku përveç programeve ekzistuese dhe programeve të fqinjësisë, në 2007 fillon një program i ri i asistencës financiare të BE-së, i quajtur instrumenti i paraaderim-

sistemet ligjore vepruese. Kjo marrëveshje i njeh Republikës së Shqipërisë dhe shtetasve të saj një seri detyrimesh dhe të drejtash, të cilat kanë të bëjnë me respektimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë, të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, rregullat e një ekonomie të lirë tregu, bashkëpunim rajonal në favor të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, krijimin e një zone tregtie të lirë ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së, etj. Gjatë seancës plenare, ku u ratifikua MSA, Kryeministri Sali Berisha e konsideroi këtë si një moment nderimi të veçantë për përpjekjet e mëdha që qytetarët shqiptarë kanë bërë gjatë këtyre viteve për ta shndërruar vendin e tyre në një vend partner me Bashkimin Evropian. Zoti Berisha nënvizoi se reformat e thella, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor do të vijojnë të mbeten prioritete të Qeverisë, me synim anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha i shprehu Kuvendit falënderimet e tij për ligjet e miratuara, veçanërisht vitin e fundit, duke bërë të mundur vazhdimin e reformave. Në vijim të fjalës së tij, z.Berisha shprehu angazhimin e tij para qytetarëve dhe parlamentit se reformat do të vazhdojnë me vendosmëri dhe shpejtësi.

K

ontrolli i Lartë Shtetëror ka kryer një kontroll të plotë të investimeve dhe projekteve me financime të huaja në disa rrethe të vendit. Në një kontroll të bërë në njësinë e monitorimit të projektit bashkiak të ujësjellëskanalizimeve në katër qytete të Shqipërisë, KLSH-ja vërejti shkelje. Qytetet ku grupi i KLSH-së ka kryer kontrollin gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti janë Durrësi, Saranda, Fieri dhe Lezha. Gjatë kontrollit të kryer janë konstatuar mangësi dhe shkelje, të cilat në mënyrë të përmbledhur konsistojnë në fushën e tatimtaksave, shkeljeve në fushën e kontabilitetit, shkelje të kuadrit rregullator të ujit, shkelje të kontratës, shkelje në fushën e prokurimeve dhe shkelje në zbatimin e punimeve. Kontrolli nga grupi i Kontrollit të Lartë Shtetëror u krye nga fillimi i janarit të këtij viti dhe përfundoj në 20 mars. Ky projekt me financime të huaja ka filluar në 2003, ku zbatimin e projektit e ka marrë përsipër operatori privat i huaj, kompania gjermane. Kjo kompani më qershor të 2003-it ka lidhur kontratë menaxhimi me katër ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizimeve të mësipërme, me afat të përfundimit të kontratës 5 vjet.

Kontrolli. 5 pikat e shkeljes nga Ndërmarrjet e Ujësjellës-Kanalizimeve

KLSH vëren shkelje në projektet me financime të huaja Gjatë kontrollit janë konstatuar mangësi dhe shkelje, të cilat në mënyrë të përmbledhur konsistojnë në fushën e tatimtaksave

Shkeljet Në fund të kontrollit të bërë nga KLSH-ja në katër ndërmarrjet e ujësjellësit janë vërejtur shkeljet e mëposhtme.

Operatori privat duhet të derdhte në zyrën e tatimtaksave, tatimin mbi fitimin, i cili i kalon 28 milion lekët

1-Operatori privat duhet të derdhte në zyrën e tatim-taksave, tatimin mbi fitimin, të cilën sipas raportit të përgatitur nga KLSH-ja kjo gjë nuk është realizuar. Vlera që

duhet të derdhej në zyrën e tatimtaksave e kalon shifrën e 28 milion lekëve. 2-Në lidhje me përmirësimin dhe zbatimin e tarifave të shitjes së ujit u konstatuan se operatori privat nuk ka miratuar dhe aprovuar tarifat e përmirësuara të dy viteve, që nga fillimi i projektit, siç përcaktohen në kontratë. 3-Në Ndërmarrjen e Ujë-Kanalizimeve Sarandë për dy vitet e zbatimit të kontratës, nga moszbatimi i tarifave të reja të ujit ka rezultuar një humbje që e kalon vlerën e 1 milion lekëve. 4-Nga kontrolli mbi realizimin e investimeve, u konstatua se operatori nuk ka instaluar pajisjet rregulluese për prurjet e ujit e për rrjedhojë matja e dy kritereve është bërë apriori në shifra teorike dhe jo mbi matjet faktike. 5-Operatori privat nuk ka kryer detyrimet kontraktuale në lidhje me cilësinë e ujit, dhe për këtë KLSH-ja konstaton se është mjaftuar vetëm me të dhënat e marra nga zyrat lokale të shëndetësisë.

SHQIP 6

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

AKTUALITET

Fier, njësitë lokale, që drejtohen nga socialistët, kundërshtojnë projektbuxhetin e vitit 2007

Drejtuesit e pushtetit vendor: "Do të vegjetojmë, se kështu do qeveria" D

rejtuesit e njësive vendore të Qarkut të Fierit kundërshtojnë projektbuxhetin e vitit 2007 dhe paralajmërojnë se projektet do të mbeten të papërfunduara. Ata ndihen të diskriminuar në shpërndarjen e fondeve nga njëra njësi vendore në tjetrën. Mes debatesh të ashpra, ka kaluar në mbledhjen e Këshillit të Qarkut Fier miratimi i projektbuxhetit 2007 dhe kanë qenë kryetarët e komunave, si dhe të bashkive të qarkut, ata që kanë shkuar deri afër bojkotit të kësaj mbledhjeje. Sipas tyre, fondet e pamjaftueshme si dhe shpërndarja e tyre jo e drejtë është një diskriminim që i bëhet pushtetit vendor nga kjo qeveria. "Nuk më kanë dhënë asnjë investim për shkollat e komunës, të cilat janë në gjendje të rëndë, ndërkohë që vetëm pak ditë dhe në to nis viti i ardhshëm arsimor",

Qendra e Fierit

Fuli: "Qeveria synon që njësitë vendore, që drejtohen nga socialistët, të mos financohen dhe të mos ndihmohen" ka thënë kryetar i komunës Qendër, Harilla Mile. Nënkryetari i Bashkisë së Fierit, Jani Fuli, ka thënë për "Shqip": "Na takojnë investimet e të gjitha projekteve tona. Me sa duket do të jetë ky ndëshkimi që do t'u mbyllë gojën njësive vendore. Një pjesë e projekteve kanë shkuar në Ministrinë e Pushtetin Vendor dhe presin financime nga qeveria. Qeveria synon

që njësitë vendore, që drejtohen nga socialistët të mos financohen dhe të mos ndihmohen". Ndërsa kryetari i Bashkisë së Patosit, Andon Bita, në të njëjtën linjë diskutimi, ka kundërshtuar me forcë projektin e qeverisë për njësinë e tij: "Patosi është bashkia e dytë pas Fierit për nga rëndësia në rang qarku. Ai ka shkolla, spitale, ambulanca dhe për to kjo qeveri as nuk ka menduar dhe me të drejtë kundërshtohet nga unë ky projektbuxhet. Lufta e hapur ndaj meje e ndaj gjithë Patosit ka nisur qysh këtë vit kur investimi i qeverisë në bashkinë e Patosit ishte në nivelet zero". Mungesa e seriozitetit në diskutimin e projektbuxhetit 2007 u shfaq edhe te pjesëmarrja, ku mungonin mbi 35% e këshilltarëve, madje në mbledhje mungonte edhe vetë kreu i Këshillit të Qarkut, Ilir Dano Ma.Tro.

INTERVISTA

Flet Klaus Klipp, sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë së Rajoneve të Evropës ENGJELL SERJANI

G

jatë një vizite në qytetin e Gjirokastrës, sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë së Rajoneve të Evropës, zoti Klaus Klipp, ka vizituar disa nga banesat karakteristike monument kulture të këtij qyteti, Kalanë e Argjiros, shtëpinë e Zekatëve, pikën turistike të Viroit etj. Në një intervistë për "Shqip", ai theksoi rëndësinë që kanë reformat e decentralizimit në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian, nënvizoi nevojën e ndërtimit të paketave turistike, zgjerimin e bashkëpunimit me kompanitë evropiane, që kanë eksperiencë në fushën e turizmit, nxitjen e iniciativës së komunitetit në iniciativat e turizmit familjar etj. Ju jeni për herë të parë në Shqipëri? Po, kjo është ardhja ime e parë këtu, por shpresoj e besoj shumë se nuk do të jetë e fundit. Ky rajon të josh me pasuritë e tij natyrore, kulturore dhe historike, prandaj mendoj se ja vlen të rikthehesh këtu si turist. Cili është kontakti juaj i parë me Shqipërinë? Nuk e di se si të përgjigjem, por kontaktin e parë me Shqipërinë e kam pasur nga leximet kur kam qenë i vogël. Ky ishte kontakti i parë i drejtpërdrejt, nëse nuk mund të quhet i parë edhe kontakti që kemi pasur me drejtuesit e qarqeve të këtij vendi kur Shqipëria u anëtarësua në Asamblenë e Rajoneve të Evropës. Çfarë përfaqëson Asambleja e Rajoneve të Evropës në raport me të ardhmen e Komunitetit Evropian? Komuniteti Evropian është një projekt i madh për ndërtimin e Evropës të së ardhmes. Në kontekstin e këtij projekti, Asambleja e Rajoneve të Evropës është një organizatë e pavarur, një rrjet ku rajonet dhe qarqet punojnë së bashku për të mbështetur njeri-tjetrin. Ndryshe nga të gjithë organizimet e tjera, në Asamblenë e Rajoneve të Evropës të gjithë vendet janë të barabartë, pavarësisht nga madhësia e shtrirjes së tyre gjeografike apo numri i popullsisë. Çdo vend në këtë asamble ka vetëm një votë. Përgjithësisht, rrjeti ynë është i fokusuar në administrimin e çështjeve vendore që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, social, infrastrukturën vendore, mjedisin, turizmin etj. Ne synojmë që, duke bashkëpunuar e mbësh-

Kompetencat nuk falen, por "i rrëmbehen" qeverisë ASAMBLEJA

FINANCIMET

Ndryshe nga organizimet e tjera, në Asamblenë e Rajoneve të Evropës të gjithë vendet janë të barabartë, pavarësisht nga madhësia e shtrirjes së tyre gjeografike apo numri i popullsisë

Burimet financiare qendrore kanë rëndësinë e tyre, por ato e kanë një limit, ndërsa burimet vendore janë të pashtershme dhe mund të ndikojnë fuqimisht në përmirësimin e mirëqenies

VIZITA Gjatë vizitës në Gjirokastër, Klipp, ka vizituar disa nga banesat karakteristike monument kulture të këtij qyteti, Kalanë e Argjiros, shtëpinë e Zekatëve, etj

GJIROKASTRA Të gjitha këto trashëgimi kulturore janë të prekshme, dallohen qartë dhe mund të transformohen shumë shpejt në të ardhura financiare për komunitetin

tetur njeri-tjetrin, të arrijmë që t'i imponohemi strukturave ligjvënëse dhe vendimmarrëse, pra parlamenteve dhe qeverive që ligjet dhe politikat e zhvillimit të marrin parasysh nevojat dhe problemet reale që kanë rajonet dhe qarqet. Nisur nga eksperienca juaj në administrimin e çështjeve të zhvillimit të rajoneve dhe periferive, cilat do t'i quanit problemet më të vështira të zhvillimit të qarqeve në Shqipëri? Qëndrova vetëm 3 ditë në Shqipëri dhe 3 ditë janë shumë pak për

të bërë një analizë të thellë të problemeve të qarqeve në Shqipëri. Por një gjë dua ta theksoj, sepse kjo dallohet qartë qysh në vëzhgimin e parë, problemi më i madh është respektimi i parimeve të autonomisë së qeverisjes vendore në të gjitha nivelet e saj. Thellimi i reformës së decentralizimit për mua është thelbi i integrimit dhe zhvillimit. Konstatohen resurse të mëdha natyrore dhe njerëzore që mund të shumëfishojnë të ardhurat e komuniteteve që jetojnë në periferi, por këto pasuri të vërteta nuk mund të vihen në lëvizje për shkak të mung-

Vlorë

Grabitet me armë një familje pushuesish në Dhërmi F

esës së kompetencave. Burimet financiare qendrore kanë rëndësinë e tyre dhe ato duhet të përdoren me efektivitet të lartë nga strukturat vendore. Ato burime e kane një kufi limit, ndërsa burimet vendore janë të pashtershme dhe ato mund të ndikojnë fuqimisht në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit të banorëve të qarqeve, bashkive dhe komunave. Ajo që është e rëndësishme për rajonin, është zgjerimi i kompetencave për të fituar më shumë hapësira në përdorimin e resurseve vendore. Ajo që unë u thashë partnerëve të mi shqiptarë se kompetencat nuk falen, kompetencat u merren, ose në mënyrë figurative, "u rrëmbehen" vendimmarrësve qendrorë. Tendenca e qendrorëve është administrimi i sa më shumë kompetencave, ndërsa tendenca jonë, detyrimisht duhet të jetë e kundërta. Dhe që të përfitosh kompetenca duhet t'i meritosh ato. Çfarë mbresa keni nga vizita në Gjirokastër? Vizita në Gjirokastër më kujton rajonin e Bavarisë, dikur një nga më të varfrit në Gjermaninë e pasluftës, por aktualisht një nga rajonet më të zhvilluar dhe më të pasur në këtë vend. Këto dy rajone janë të pasura në trashëgiminë e tyre kulturore, kanë traditë ndërtimore, banesa karakteristike të stileve të vjetra, zbulime arkeologjike, kostume tradicionale, folklor të pasur, ushqime të shijshme, mjedis të pastër. Të gjitha këto trashëgimi kulturore janë të prekshme, dallohen qartë dhe mund të transformohen shumë shpejt në të ardhura financiare për komunitetin. Megjithatë, a nuk duket si e largët koha e një zhvillimi turistik për rajonin? Absolutisht jo. Proceset e integrimit evropian të vendit, ndërtimi i paketave turistike, bashkëpunimi me kompanitë evropiane me më shumë eksperiencë në këtë fushë, natyrisht edhe nxitja dhe rritja e iniciativës së komunitetit, të gjitha këto e përshpejtojnë ndryshimin pozitiv. Rajoni i Gjirokastrës është aq pranë detit sa mund të konsiderohet një rajon bregdetar mesdhetar, është një rajon nga pikëpamja natyrore që prodhon çdo gjë, është një rajon me shumë shanse zhvillimi.

illimjava ka shënuar dy grabitje në rrethin e Vlorës. E para është regjistruar në fshatin Dhërmi, ku familja e pushuesit Elton Jorgji është bërë objekt i vjedhësve. Jorgji kishte pak ditë që kishte marrë një banesë me qira për të kaluar pushimet në këtë fshat. Rreth orës 02:30, dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në dhomën ku qenë duke fjetur familjarët e tij dhe kanë arritur t'i grabisin 75 mijë lekë dhe një telefon "Nokia". Më i madhe sesa dëmi, për pushuesit ka qenë tronditja që kanë pë-

suar nga kjo ngjarje e rëndë. Ndërsa grabitja e dytë është shënuar në fshatin Trevllazër, ku persona ende të paidentifikuar kanë grabitur farmacinë e Jorgo Mukajt. Vjedhja kësaj radhe është realizuar nëpërmjet dëmtimit të një prej mureve të farmacisë. Brenda saj grabitësit kanë mundur të gjejnë dhe të marrin 500 mijë lekë. Ky është rasti i parë i vjedhjes së një farmacie në fshatrat e kësaj zone. Policia tha dje se po punon për zbardhjen e të dyja ngjarjeve, që kanë ndodhur në kulmin e sezonit turistik.

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 7

AKTUALITET

Kryetari Bashkisë së Kukësit, Osman Elezi, denoncon dhunën nga kryetari i Komunës Kolsh, Abedin Oruçi

Dhuna

Elezi: "Ka kërkuar tendera dhe leje ndërtimi dhe unë ia kam dhënë. Por Oruçi kërkon akoma më shumë"

Grushte kryebashkiakut për tenderin Kryekomunari i akuzuar i Kolshit lihet i lirë, me urdhër të prokurores Farie Vata

D

y të zgjedhur socialistë në rrethin e Kukësit janë kon frontuar fizikisht të hënën, madje kanë nxjerrë edhe armët, pas mosmarrëveshjeve për një tender. Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Osman Elezi, ka dhënë dje një konferencë shtypi, ku ka bërë publike dhunën fizike që është ushtruar ndaj tij të hënën pasdite nga kryetari i Komunës së Kolshit, Abedin Oruçi. "Jam goditur me grusht dhe kërcënuar me pistoletë në zyrën e Kujtim Gjokës. Kam denoncuar në polici, kam njoftuar Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Mos më lini në dorë të krimit"! Kështu tha dje pasdite kryetari i Bashkisë së Kukësit, Osman Elezi. Elezi, 54 vjeç nga Këneta e Kukësit, i zgjedhur kryetar i Bashkisë së Kukësit në vitin 2003, si përfaqësues i Partisë Socialiste, tregon se ishte kthyer nga plazhi në Velipojë "për të parë se si po shkonin punët me disa projekte infrastrukture, si dhe të një shkolle", tha Elezi. Ai shtoi se kishte pasur probleme të mbartura me tenderin për ndërtimin e një shkolle për komunitetin, "por më në fund, pas 6 tenderëve të anuluar, ndërtimi filloi", tha kryetari i bashkisë, duke shtuar se ky objekt ishte kërkuar më parë nga Abedin Oruçi. "Në momentin e sulmimit, jam ndodhur në zyrën e Kujtim Gjokës, i ulur në cep dhe jam goditur duke u paraprirë me sharje dhe fyerje nga kryetari i Komunës së Kolshit. Ai ka nxjerrë edhe pistoletën, ndërkohë edhe unë në këto kushte mbusha armën me duart prapa, mirëpo Gjoka më ka penguar, si dhe mendimi se pas dyerve të xhamit ishin punëtorët, por më mirë që nuk u bë kjo gjë". Kështu rrëfen për gazetarët kryetari i bashkisë në konferencën për shtyp, të cilën e kishte thirrur jo në zyrën e vet, por në shtëpi. Bashkë me të ndodhej edhe një vëllai i tij, që tha se punonte në polici me grupin e gatshëm. Elezi tha gjithashtu se pas rreth 3 orësh, pasi ishte qetësuar, kishte shkuar në polici dhe kishte denoncuar aktin e dhunshëm ndaj tij. "Tani me të le të merret ligji, unë nuk dua të kem punë me njerëz të tillë, sepse po qe se ligji më braktis, edhe unë kam familje dhe di të mbrohem", tha ai, duke shtuar se kishte njoftuar që dje Kryeministrin Berisha dhe ministrin Olldashi. Sipas tij, ky i fundit kishte shfaqur ndjeshmëri për ngjarjen. Duke sqaruar motivet e përplasjes me Oruçin, kryetari i Bashkisë së Kukësit thotë: "Shkaku është se ai ka dashur tendera, ia kam dhënë, por ka dashur shumë më tepër. Ka dashur leje ndërtimi, ia kam dhënë, por ka dashur shumë më tepër. Ai kujton se jam Safet Sula (ish-kryetar i Bashkisë Kukës), që tërhiqem...". Këtu Elezi përmendi edhe një shumë parash, që sipas tij, Safet Sula i kishte marrë vite më parë, kur ishte kryetar bashkie në Kukës, për të tërhequr denoncimin, pasi ishte rrahur keq prej Oruçit në rrugë. Por nuk është ky versioni i palës tjetër. Abedin Oruçi, nga ana e tij, ka bërë një denoncim,

sipas të cilit, siç tha drejtori i policisë së qarkut, Elezi ka shpifur ndaj tij. Në polici, një pjesë e eprorëve të lartë kishin mbyllur telefonat dje. Në qytet qarkullonin zëra, sipas të cilëve askush në Kukës nuk mund të ndalojë Abedin Oruçin. "Nuk ka lindur ai burrë që mban Oruçin, e

DENONCIMI Kryebashkiaku i Kukësit, Osman Elezi, doli dje përpara gazetarëve me syrin e nxirë nga goditja e Abedin Oruçit

kanë thirrur dhe më pas e kanë lëshuar", thoshin kuksianët. Dhe kështu ishte vërtet. Abedin Oruçi, i zgjedhur kryetar komune në dy mandate, një herë si përfaqësues i PBDNJ-së dhe së fundmi si i PS-së, është marrë në pyetje nga prokurorja e gatshme e Prokurorisë së

Kukësit dhe pasi ka dalë nga zyra e saj, ka kaluar i pa shqetësuar mes për mes policëve, për të shkuar në punë të tij. Drejtori i Policisë së Kukësit, Hysni Burgaj, që dje nuk ndodhej në Kukës, tha se ishte i informuar për ngjarjen, por nënvizoi se "edhe Oruçi ka bërë denoncim

ndaj Elezit për shpifje". Askush në Kukës nuk guxon të dalë hapur e të përmendë emrin e Abedin Oruçit. Edhe vetë Kujtim Gjoka, në zyrën e të cilit ndodhi sherri, tha: "Unë nuk di asgjë, më lini të qetë, nuk di asgjë, as kam parë gjë, as kam dëgjuar". re.re.

Ministria

Është shpallur në kërkim Abedin Oruçi Zëvendësministri i Brendshëm, Gjergj Lezhja, ka dalë dje në një konferencë për shtyp, në lidhje me dhunimin e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. "Policia e Qarkut Kukës ka shpallur në kërkim kryetarin e Komunës Kolsh, Abedin Oruçi, i zgjedhuri i Partisë Socialiste, sepse një ditë më parë ka qëlluar me grushte kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Osman Elezi, edhe ky i zgjedhur i Partisë Socialiste", tha dje pasdite zëvendësministri. Ai tregoi më pas versionin policor të ngjarjes: "Ka qenë ora 14:30 e datës 07.08.2006, kur kryetari i Bashkisë së Kukësit ka dalë për të inspektuar punimet në rrugën pranë komisariatit të policisë, punime që kryhen nga firma "Gjoka", me president Kujtim Gjoka, dhe në momentin që ka hyrë në zyrën e Gjokës, aty ka hyrë edhe shtetasi Abedin Oruçi, i cili ka lëshuar fjalë ofenduese në drejtim të Elezit dhe e

ka qëlluar me grusht në syrin e majtë. Të dy të zgjedhurit socialistë kanë nxjerrë pistoletat, por nuk kanë qëlluar". Lezhja tha se menjëherë pas njoftimit nga kryetari i bashkisë, Osman Elezi, është njoftuar prokurorja e gatshme Farie Vata. Sipas zv.ministrit, i akuzuari Abedin Oruçi ka shkuar në ambientet e Prokurorisë së Kukësit, në zyrën e prokuroresVata, ku është pyetur me cilësinë e personit nën hetim. "Pas marrjes së deklarimit si person nën hetim, i është kërkuar prokurores që Oruçi të shoqërohet dhe të ndalohet në komisariatin e policisë, por kjo u hodh poshtë nga prokurorja, duke urdhëruar hetimin në gjendje të lirë për këtë vepër penale", tha Lezhja. Ai i bëri thirrje prokurores "ta shikojë me seriozitet këtë ngjarje, në mënyrë që kryebashkiaku i Kukësit të mund të ushtrojë detyrën".

SKANDALI

Dhuna në oborrin e komisariatit, kur dera ishte e hapur

N

jë polic i grupit të gatshëm të Komisariatit të Fierit, rreth orës 17:00 të ditës së djeshme ka ushtruar dhunë në mënyrë barbare, duke qëlluar me grushte dhe pëllëmbë një të shoqëruar. Në orën 17:00, furgoni i grupit të gatshëm, ku ndodheshin rreth 5 policë dhe katër djem të moshës rreth 25 vjeç, u fut në ambientet e komisariatit. Të ndodhur fare pranë kësaj skene, kemi fokusuar të gjitha detajet e dhunës. Ende pa u hapur porta e komisariatit është parë një polic, i cili po komunikonte ashpër me njërin prej të ndaluarve, që e kishte në krah. Në momentin që furgoni është futur në oborrin e drejtorisë, vetëm gjashtë apo shtatë metra larg portës kryesore, policët e grupit të gatshëm kanë zbritur dhunshëm katër të rinjtë e shoqëruar. Në momentin kur një prej të ndaluarve ka zbritur nga automjeti i policisë, është përballur me një breshëri grushtesh prej një polici. Dy-tre policë të tjerë e mbanin të riun, ndërsa një tjetër e qëllonte. I shoqëruari bërtiste dhe mundohej t'u shmangej goditjeve të policit. Britmat e tij janë dëgjuar deri në ambientet e bareve pranë

Fier, policët e grupit të gatshëm rrahin të shoqëruarit komisariatit. Duke qenë dera e komisariatit gjysmë e hapur, kjo skenë është parë jo vetëm nga gazetarët, por edhe nga shumë qytetarë, të cilët gjendeshin aty për problemet e tyre. Vetëm pas

pak minutash, shefi i Rendit, Dashamir Bendo, ka dalë prej ambienteve të zyrës së tij dhe ka marrë të keqtrajtuarin prej krahu. Por, ndonëse atë po e shoqëronte shefi i Rendit, përsëri polici i dhunshëm

nisi ta qëllonte në ecje e sipër gjatë rrugës për në zyrat e inspektorëve. 30 minuta më vonë, një tjetër skenë dhune është parë në oborrin e komisariatit, me një tjetër të ndaluar nga grupi i katër të rinjve.

Këtë radhë ka qenë shefi i Antitrafikut, i cili duke e tërhequr zvarrë një prej të rinjve, e qëllonte atë me pëllëmbë në fytyrë. I shoqëruari kundërshtonte, bërtiste dhe mundohej t'u shmangej goditjeve. Policia e Fierit nuk jep asnjë informacion rreth motivit të shoqërimit të të rinjve dhe as emrat e tyre. Drejtori i policisë, Bernard Çaushi, me gjithë këmbënguljen e gazetarëve për t'i marrë një prononcim për dhunën e ushtruar, nuk ka dashur të japë asnjë përgjigje. Sipas burime tona, katër të rinj fierakë janë shoqëruar në polici për t'u pyetur lidhur me një ngjarje dhe ka qenë shefi i Antitrafikut që ka kërkuar grupin e gatshëm për të marrë katër të rinjtë nga ambientet e një lokali ku qëndronin. Një oficer karriere, që nuk dëshiron të identifikohet, por që ka parë dje skenën e dhunës në Komisariatin e Fierit, tha për gazetën se "dhuna nuk është e justifikuar në asnjë rast dhe policët nuk janë të aftë nga ana profesionale. Duke u bazuar në kodin e procedurës penale, këta policë dënohen deri me burgim". Matilda Troka

SHQIP 8

PUSHIMET FLUKSI

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

AKTUALITET

Sipas të përjavshmes "L'Espresso", situata është e rëndë. Mijëra presin të lundrojnë, bllokohet puna në port

Shqiptarët "pushtojnë" Barin Rreth 8200 emigrantë kaluan fundjavën në port, nuk kishin bileta

R

reth tetëmijë emigrantë sh qiptarë bllokojnë Portin e Barit në pritje për t'u ankoruar në tragetet e linjave me Shqipërinë. Alarmin e dha të dielën e përjavshmja italiane "L'Espresso", duke shtuar se nuk janë vetëm shqiptarët që banojnë në Itali, por dhe ata që kanë arritur me mijëra në Pulia nga e gjithë Evropa, me makina apo trena, për të mundur të kalojnë pushimet e verës në vendlindje. E përjavshmja italiane shton se është çmimi i ulët i biletës (vetëm 60 euro), ai që e bën portin e qytetit jugor të Italisë objekt sulmi për një numër kaq të madh emigrantësh. Por, atyre as që u ka shkuar në mend të prenotojnë më parë, duke krijuar një situatë tejet të vështirë për t'u menaxhuar nga autoritetet e portit e forcat e rendit. "Prenotim? Nuk kam bërë. Nuk e dija që ishte e nevojshme". Sipas "L'Espresso"-s është kjo përgjigjja që japin, duke ngritur supet mijëra qytetarë shqiptarë që kanë "pushtuar" Portin e Barit. Mes dy ditëve të fundit të javës së kaluar, thuajse 15 mijë shqiptarë kanë pushtuar, me kuptimin e plotë të fjalës, portin jugor, ndër të cilët përqindja e atyre që nuk kanë prenotuar më parë është shumë më e madhe, nga e tyre që e kanë bërë këtë. Natën mes së shtunës e së dielës, njerëzit që nuk kishin mundur të hipnin në traget ishin

Kërkimet "Janus 2", shpresë për "Bell 222"

Porti i Barit (djathtas) dhe ai i Durrësit (poshtë)

"Prenotim? Nuk kam bërë. Nuk e dija që ishte e nevojshme", shprehen emigrantët, në pritje të gjetjes së ndonjë bilete për në vendlindje

Helikopteri, foto disa sendeve metalike

2500, duke bërë që ditën e diel situata të bëhej shumë e vështirë për t'u kontrolluar, me çaste tensioni shumë të forta, të cilat u anashkaluan vetëm falë ndërhyrjes së 40 agjentëve të policisë italiane. Sipas revistës, një gjendje e tillë i detyroi autoritetet të mbyllnin portin, duke lënë të hynin vetëm udhëtarët që kishin prenotuar më parë, e duke lënë jashtë të paktën njëmijë shqiptarë. Por duket se kjo praktikisht nuk e zgjidhte aspak problemin, pasi një ditë më pas, në dyert e portit arritën 8200 pasagjerë dhe dymijë automjete që prisnin të udhëtonin. Për të përballuar këtë emergjencë, karabinierët e shërbimit të sigurisë së portit krijuan korridore, ku duhej

kaluar detyrimisht, ndërsa u detyruan të përdornin altoparlantët për të ruajtur njëfarë rregulli. Ndërkohë që gjendja ishte shumë më e qetë për sa u përket makinave: ato që do të udhëtonin drejt Shqipërisë u parkuan në një zonë shumë pranë portit, ndërsa të tjerat që prisnin të niseshin drejt Greqisë, Kroacisë e Malit të Zi, u vendosën në zona të tjera. Problemi, shpjegon "L'Espresso", ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me faktin që shqiptarët nuk e njohin kulturën e prenotimit. Kësaj i duhej shtuar edhe mungesa e duhur e mjeteve që lundrojnë drejt brigjeve të Shqipërisë, për shkak të një problemi në linjën

Durrës-Brindisi, ku aktualisht operon një linjë e vetme me Vlorën. Praktikisht, 95 për qind e fluksit të udhëtarëve këto ditë i janë drejtuar Portit të Barit. "Normalisht arrijmë të organizohemi mjaft mirë, duke u bazuar te prenotimet. Në këtë rast, me mijëra udhëtarë pa bileta u gjendën në vështirësi shumë serioze", tha për "L'Espresso" një ndër drejtuesit e Portit të Barit, duke shtuar se gjendja u normalizua disi të martën e të mërkurën, falë punës së rreth 100 punonjësve, të cilët punuan me turne të zgjatur (13 orë në ditë) në bashkëpunim të ngushtë me policinë, karabinierinë, agjentët e financës e ata të Kapitanerisë së Portit. Lorenc Rabeta

A

nija franceze "Janus 2" e shoqërisë "Comex", e kontaktuar nga qeveria shqiptare për nxjerrjen e helikopterit "Bell 222" nga ujërat e Adriatikut, ka siguruar sot fotot e para në vendin e lokalizuar për kërkimet. Burime nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur, se dy robotët e lëshuar në thellësi dje në mesditë kanë fotografuar disa sende metalike. Fotografitë janë marrë nga ekspertë dhe do të përcaktohen nëse janë të helikopterit apo jo. "Janus 2" ka mbërritur të shtunën në Portin e Durrësit, ndërsa të dielën ka nisur kërkimet. Dje, në orët e para të mëngjesit, ajo ka ndërprerë kërkimet dhe ka ardhur në Durrës, si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë 5 deri në 6 ballë. Në mesditë, sapo ka rinisur kërkimet, robotët, të cilët zhyten deri në 1100 metra thellësi, kanë fotografuar disa sende metalike. Sinjali për nxjerrjen e helikopterit, i cili po transportonte Gramoz Pashkon në Itali, u dhanë nga dy anije italiane, të cilat punuan për përcaktimin e vendit, ku mund të ndodhej mjeti fluturues.

A K T U A L I T E T

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 9

Toka lëkundet sërish në rajonin jugor. Nuk ka dëme në njerëz dhe objekte, por panik te banorët dhe pushuesit

Tërmeti 4-5 ballë trondit Jugun Epiqendra në Kuç të Vlorës, ndikimi deri në Gjirokastër e Përmet

N

jë tërmet 4-5 ballë, me magnitudë 3,6 i shkallës Rihter, është regjistruar në orët e para të ditës së djeshme në rajonin 6 gusht jugor të vendit, por 2006 pa shkaktuar dëme në njerëz apo objekte. Lajmi konfirNjë tërmet, mohet nga Rrjeti Sizme intensitet mologjik Shqiptar. Sipas këtij instinë epiqendër tucioni, epiqendra e tërmetit ka 6 ballë dhe qenë në fshatin Kuç të rrethit të magnitudë Vlorës, ndërsa lëkundjet e tij janë 4,7 shkalla ndier në të gjithë bregdetin jonian, Rihter,ka në Himarë e deri në rrethet e goditur jugun Gjirokastrës, Tepelenës e Përmetit. e vendit.

Epiqendra ka Himara qenë në 0ra 06:30 ka shënuar një fshatin lëkundje jo shumë të fortë tërmeGusmar të ti në Himarë. Shumë banorë, si Tepelenës dhe turistë të këtij qyteti, kanë dalë me shpejtësi në rrugë jashtë banesave, nga frika e 8 gusht ndonjë situate më të rrezikshme. 2006 Lëkundja, që zgjati rreth 9 sekonda, ka Rikthehen shtuar panikun, pasi lëkundjet e vetëm dy ditë më parë këtu u tokës. shënuan lëkundje të tjera, po me Tërmeti 4-5 të njëjtin intensitet. Fatmirësisht ballë me nuk është shënuar asnjë viktimë, magnitudë ose dëm material, gjë që e konfirmon dhe policia lokale. Drejtues 3,6 i shkallës Rihter, është të komisariatit janë shprehur se regjistruar deri në orët e pasdites të ditës së serish rajonin martë nuk është shënuar asnjë jugor, me rast ankese nga qytetarët për persona të lënduar apo dëme mate- epiqendër në riale, por kontrollet në Himarë fshatin Kuç të Vlorës dhe në zonat përreth po vazhdojnë për evidentimin e proble-

meve që mund të kenë lindur si pasojë e tërmetit. Gjirokastër, Tepelenë, Përmet Mëngjesin e së martës, rreth orës 07:00, janë ripërsëritur në rajonin jugor të vendit lëkundjet e tërmetit pa shkaktuar dëme në njerëz dhe objekte. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë nga banorët në një territor të gjerë, që përfshin vendbanime në Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë dhe Përmet, por gjithsesi, ashtu si tërmeti i dy ditëve më parë, lëkundjet kanë

qenë më të forta në disa fshatra të vendosura në lartësitë e krahinës së Kurveleshit të Sipërm në Tepelenë dhe Vlorë. Sipas të dhënave nga zyra e emergjencave e këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, lëkundjet janë raportuar nga fshatrat: Rexhin, Nivicë, Gusmar, Progonat, Lekdush, Salari dhe Dhëmblan në Tepelenë, si dhe nga fshatrat e Malëshovës dhe Dëshnicës në rrethin e Përmetit. Lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Gjirokastër dhe Libohovë. “Te banorët vendas ka nisur të

shfaqet paniku për përfshirjen e këtij territori në ndonjë zonë të paqëndrueshme nga pikëpamja sizmike, pasi, sipas gojëdhënave, shekuj më parë ky rajon ka pasur goditje që kanë shkaktuar katastrofa të vërteta njerëzore”, u shpreh për “Shqip” kryetari i Komunës së Kurveleshit, Asqeri Hodaj. Sipas 80-vjeçarit Lusho Bega, nga fshati Lekdush i kësaj krahine, te banorët e zonës është bërë traditë vendosja e emrit të përveçëm “tërmet” te njerëzit, për të larguar tërmetin e vërtetë të natyrës. E.Serjani

Peqin Kishin shkuar për pushime te kushërinjtë

Tragjedia, dy motrat Qefalija mbyten në pellgun e vaditjes

N

gjarje tragjike në një fshat të rrethit të Pe qinit. Tri vajza kanë rënë në një pellg me ujë dhe vetëm njëra prej tyre ka mundur të shpëtojë. Burime policore, jo zyrtare, bëjnë të ditur se dje pasdite, rreth orës 14 e 30 minuta, janë mbytur në fshatin Lolaj të rrethit të Peqinit, 5 kilometra në jug të Elbasanit, motrat Irena Qefalija 16 vjeç dhe Kadrie Qefalija 11 vjeç, nga fshati Bishqem i po këtij rrethit. Ndërkaq, të njëjtat burime saktësuan se kushërira e tyre, Ada Xhaja, ndodhet e shtruar në një spital të qytetit të Lushnjës, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Peqin. Dy motrat, Irena dhe Kadrija, kishin shkuar për disa ditë pushime te të afërmit e tyre në fshatin Lolaj dhe dje, së bashku me Adën, 11 vjeç, kanë shëtitur nëpër Vendi ku u mbytën rrugët e fshatit. Kanë dy vajzat qenë duke kaluar pranë një pellgu me ujë, jo shumë të thellë, kur dy më të voglave, Kadrija dhe Ada, u kanë rrëshqitur këmbët nga rrugica e përbaltur prej ujit që përdorej për vaditje, duke rënë direkt në pellgun e fshatit. Në moment është hedhur më e madhja, 16 vjeçarja Irena, për të shpëtuar si motrën, ashtu edhe kushërirën. Sipas dëshmitarëve që e kanë parë ngjarjen nga larg, Irena pasi ka shtyrë nga bregu Adën, ka hyrë më thellë në ujë për të shpëtuar të motrën. Në përpjekje e sipër, nuk ka mundur të shpëtojë as atë dhe as veten, pasi këmbët e tyre disa metra nën ujë kanë prekur baltën dhe llucën, duke mos mundur të dalin. Vajza tjetër 11-vjeçare mezi ka dalë në breg pa ndjenja dhe pak minuta më vonë janë gjendur fqinjët e tyre. Sipas policisë, dy motrat Qefalija kanë humbur jetën në pak minuta, pa pasur mundësitë të dërgohen në spital, ndërsa Ada, pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Peqinit, është nisur me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku pas ndërhyrjes së mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Be.Dy.

O P I N I O N

SHQIP 10

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

AMANETI I FUNDIT ARTAN LAME

K

ryeministri me Lekën: "Do t'ia jap Pallatin e Pionierëve Lekës edhe pa dokumente. Letrat le t'i bajn ma von". Ah thashë me vete, sikur të isha Princ, se do të merrja një pallat të tërë në mes të Tiranës dhe pa asnjë copë letër. Madje, duke nxjerrë në mes të rrugës edhe Institutin e Monumenteve dhe qendrën e fëmijëve me gjithë punonjës e kalamaj në mes. Pastaj do t'i përvishesha Bashkisë me nënë e babë, pse po len Tiranën pa çerdhe. Por, për fat të keq, jam shqiptar i thjeshtë pa titull. Kryeministri në mbledhjen e KRRTRSH-së: "Do t'i jap leje ambasadës zvicerane edhe në kundërshtim me planin rregullues". Ah tha me vete çdo shqiptar, ah që nuk jam zviceran, se do kisha marrë leje ndërtimi pa ligj e rregulla. Se nuk besoj që ndonjë shqiptar të merrte leje ndërtimi në një vend ku plani rregullues e ndalon. Ose po ta mendojmë në kahje të kundërt. Le të shkojë ambasadori ynë në Zvicër dhe të kërkojë leje ndërtimi për të shtuar ambasadën, në zonën historike të Bernës. Do t'i vinte përgjigjja: Nuk lejohet, ose nëse doni medoemos të ndërtoni, transferohuni në një zonë tjetër. As që bëhet fjalë që të ndërhynte Kryeministri i Zvicrës dhe të thoshte "anipse kryetari i Bashkisë së Bernës nuk ta jep lejen, po ta jap unë"!!!. Qesharake apo jo? Kryeministri me emigrantët: "Do t'ju le të investoni në Shqipëri pa taksa". Ah tha me vete çdo shqiptar, ah që nuk jam emigrant". Se pavarësisht se qindra mijëra shqiptarë mundohen të mbajnë me thonj bizneset e tyre në vendin e tyre, duke paguar një më një taksat, po të isha emigrant mund të vija në Shqipëri dhe të konkurroja të gjithë shqiptarët e marrë bashkë, se unë s'do paguaja taksa ndërsa ata do të ishin të këputur më dysh prej tyre. Kryeministri me amerikanët: "Do t'jua shes tokën me 1 USD". Ah që nuk jam edhe unë amerikan, tha me vete çdo shqiptar. Se nuk do ta blija si çdo shqiptar tjetër që e blen tokën e të parëve të vet si frëngu pulën, 50 a 80 a 100 dollarë metrin, por do ta merrja sadaka me një dollar. Mes shqiptaro-amerikanëve që e dëgjonin, qenë edhe ca kush-

Kryeministri Berisha me Leka Zogun I

Mes gjithë atyre që e dëgjuan këtë porosi, vetëm njëri u tregua i aftë ta realizonte në mënyrë efikase. Pasi i futi në sherr me njëri-tjetrin për vite me radhë, pasi ju bëri në fund një ligj, nga i cili realisht nuk do arrijnë të kapin gjë, më në fund ç'ka mbetur ja premton kujt t'i dalë përpara me një dollar a pa dollar fare

ërinj të mijtë, ardhur që larg dhe që fluturonin nga gëzimi se tani do ta merrnin tokën që ju premtoi Kryeministri i Shqipërisë dhe do ta rishisnin sërish e do të bëheshin të pasur për inat të Xhorxh Bushit. Nuk jua prisha gëzimin e t'u thoja se, ohuu sa të tilla lëshon në ditë Kryeministri, aq të mira qofshin, po nejse. Kryeministri me italianët: "Do t'i bllokoj të tana skafet e shqiptarëve". Dhe i bllokoi vërtet. Ah tha me vete çdo shqiptar, ah që nuk jam italian, grek a maroken, a të paktën malazez. Se kështu mund të lëvizja në detin e shqiptarëve ku shqiptarëve ju ndalohet. Por për fat të keq jemi thjesht shqiptarë, që me ato varka zinim pak peshk sa për ta shitur anës rrugës për të mbajtur kalamajtë me bukë. Po unë që nuk jam as princ, as zviceran, as emigrant e as amerikan, edhe sa kohë do të më duhet të pres që Kryeministri i vendit tim të kuptojë se ka detyrime në radhë të parë ndaj meje që jam shqiptar? Kur do të kuptojë Kryeministri i vendit tim se ai dhe qeveria e tij, janë administratorë të Shqipërisë dhe jo pronarë të saj. Se vetëm po të ishte pronar, mund të vendoste si e sa të donte për tokën që i kishte lënë baba. Se vetëm po të ishte pronar mund të thoshte pa të keq faqe të gjithëve se do t'i jap këtë këtij e atë atij, le ta marri lejen ky dhe nuk ja jap lejen atij. T'ju them edhe një të fundit? Kryeministri me ish-pronarët: "Do t'i kthej pronat nji m'nji". Ah desha të them me vete, ah që nuk jam ish-pronar, se do t'i merrja pronat nji m'nji. Por këtë nuk e thashë. Nuk e thashë se të paktën ish-pronarët, përtej fjalëve, janë shtresa më e mashtruar e të djathtës që pretendon të jetë në pushtet. Thonë se amaneti i fundit i Komandantit vite të shkuara kur na la, kishte të bënte me ish-pronarët. Paskësh thënë: "Ata, ah ata nuk duhet t'i marrin kurrë pronat". Mes gjithë atyre që e dëgjuan këtë porosi, vetëm njëri u tregua i aftë ta realizonte në mënyrë efikase. Pasi i futi në sherr me njëri tjetrin për vite me radhë, pasi ju bëri në fund një ligj, nga i cili realisht nuk do arrijnë të kapin gjë, më në fund ç'ka mbetur ja premton kujt t'i dalë përpara me një dollar a pa dollar fare. Amaneti i fundit i plotësuar, më bën të mos them: "Ah që nuk jam ish-pronar!".

KUR NA FYHET DINJITETI MENTOR KIKIA

B

renda një jave, dy media të fuqishme evropiane i kushtuan goxha hapësirë Shqipërisë. Revista britanike "Sunday Times" botoi një shkrim, ndërsa televizioni italian "Rai Uno" transmetoi një reportazh. Fillimisht, shkrimi i "Times" dhe më pas reportazhi i "Rai"-t thithën vëmendjen e gazetarëve dhe opinionistëve shqiptarë, për shkak të fyerjes që na bënin gazetarët e huaj ne shqiptarëve. Veçanërisht artikulli i "Times", përfshinte fyerje dhe trajtime inferiore për ne. Me pak fjalë, gazetari sapo kishte zbuluar një tokë të re ku jetojnë ca fise njerëzish gjysmë primitivë. Përveç kësaj trajtese fyese, mediat e huaja tregonin për një Shqipëri të pluhurosur, me ndërtime të shkatërruara, duke na krahasuar me qytetin afgan të Kandaharit. Ata flisnin për prostitucionin masiv, për problemin e gjakmarrjes dhe fëmijëve të ngujuar që nuk shkojnë në shkollë, për ndërtime në plazhe me para droge dhe trafiqesh njerëzore, e për shumë gjëra të tjera të këtij lloji. Normalisht që sedra jonë u prek dhe reagimi ishte i justifikuar. Por çfarë kishte të re në këto reportazhe? Përveç dozës së trajtimit si popull i pazhvilluar, të gjitha të tjerat ishin të ditura. Madje të thëna e stërthëna shumë herë e shumë herë më fort nga vetë ne, gazetarët dhe politikanët tanë. Mjafton të udhëtosh me makinë nga kryqëzimi "21 Dhjetori" në Tiranë dhe të ndjekësh Unazën deri te vendi i quajtur Brryli. "Një kaos total. Te vendi i quajtur 'Zogu i Zi', grumbuj të mëdha zhavorri kanë zënë rrugën. Disa makineri të rënda bëjnë sikur punojnë. Trafiku i makinave është rënduar aq shumë, sa ka drejtues që i hipin makinat në trotuar, i mbyllin dhe largohen me këmbë. Mes një reje

Këta njerëz që kanë bërë këto poshtërsira, nuk përfaqësojnë gjithë shqiptarët, ata janë llumi i shoqërisë. Dakord, por ndërsa llumi bënte atë që bënte dhe që vazhdon ta bëjë, çfarë bëmë ne të tjerët për t'i penguar?

të dendur pluhuri, policët e trafikut rrugor mezi dallohen teksa mbajnë hundët të mbyllura me njërën dorë, ndërsa me tjetrën mundohen më kot me tabelë të orientojnë ndonjë makinë. Për të bërë 500 metra rrugë duhet plot një orë e njëzet minuta. Pasi kalojmë mundimshëm këtë kantier ndërtim-shkatërrimi, rruga vazhdon drejt Stacionit të Trenit edhe më e rënduar. Askund nuk dallohet ku mbaron gjerësia e rrugës e ku fillon trotuari. Në rrugë nuk ka asnjë vijë të bardhë, nuk ka asnjë bordurë dhe këmbësor, e makinat luftojnë për të kaluar ku të mundin. Në atë që quhet rrugë, fare pak ka mbetur nga asfalti. Kudo të ndjek pas një re e dendur pluhuri. Kryeministri i këtij vendi ka thënë se kryeqyteti është më i ndotur se Kabuli. Por askush nuk e di me saktësi se sa herë më shumë. Në të dyja anët e rrugës të shoqëron një peizazh rrëqethës. Kudo ka grumbuj rrëno-

shpojmë tubin e ujësjellësit dhe infektojmë gjithë qytetin? Po! A nuk jemi ne ata që për të ndërtuar një shtesë pa leje e bllokojmë kanalin e ujërave të zeza dhe qelbim gjithë qytetin? Po! Duhet thënë se këta njerëz që kanë bërë këto poshtërsira, nuk përfaqësojnë gjithë shqiptarët, ata janë llumi i shoqërisë. Dakord, por ndërsa llumi bënte atë që bënte dhe që vazhdon ta bëjë, çfarë bëmë ne të tjerët për t'i penguar? Çfarë shteti ndërtuam ne të tjerët, të mençurit dhe të ndershmit, për t'i ndëshkuar këta? Nga ana tjetër, përse u fyekemi ne, kur një gazetar italian na thotë se në bregdetin e Durrësit ndërtimet janë bërë me paratë e drogës? A s'e ka thënë qeveria kush e di sa herë këtë? A nuk e kemi shkruar ne kush e di sa e sa herë këtë? A nuk ka thënë Kryeministri ynë se Shqipëria ka mafien më të rrezikshme në Evropë? Po! Atëherë përse na vjen keq kur dikush tjetër, një i huaj, na vë në dukje të këqijat tona? Përpara se të na vijë keq që një Gill nga Londra, apo të tjerë si ai, shkruan për Kandaharin tonë, ne duhet të alarmohemi për realitetin ku jetojmë. Përpara se të na vijë keq që një televizion italian interviston një fëmijë të ngujuar, ne duhet të alarmohemi që ende në Shqipëri ka të tillë. Përpara se të na vijë keq që na etiketojnë si bërthamë e mafies, duhet të na vijë keq për krimin që ekziston dhe politikanët tanë, që për hiçgjë e quajnë njëritjetrin si kapo të mafies. Përpara se të na vijë keq për të këqijat që na përmendin të tjerët, ne duhet t'u shkulim dhëmbët këtyre njerëzve që i kemi zgjedhur këto 15 vjet për të na qeverisur e për të na bërë politikën dhe që na e kanë bërë këtë vend si Bejrutin e bombarduar. Paçka se neve na pëlqen ta shikojmë ndryshe dhe pastaj fyhemi kur na thonë se është kështu siç është.

Ky është Kandahari ynë. Kjo është Tirana jonë. Nëse një i huaj do të udhëtojë në këtë segment rrugor, që të ha plot dy orë kohë ta përshkosh, nuk do të shokohet po t'i thonë se është në ndonjë qytet libanez të bombarduar së fundmi nga izraelitët

jash, mbetje të ndërtesave pa leje që patën pushtuar për vite me radhë çdo hapësirë publike. Tulla, blloqe betoni, shtylla, shufra hekuri, togje dheu e materialesh të tjera... Nga Stacioni i Trenit për te tregu i madh të ndjek i njëjti peizazh trishtues. Kaos, trafik, mbeturina pa fund, kazanë me mbeturina të patërhequra nga bashkia që prej të paktën tri ditësh, sërish ndërtesa të shkatërruara, pluhur dhe tezga tregtarësh që shesin aty gjithçka". Ky është Kandahari ynë. Kjo është Tirana jonë. Nëse një i huaj do të udhëtojë në këtë segment rrugor, që të ha plot dy orë kohë ta përshkosh, nuk do të shokohet po t'i thonë se është në ndonjë qytet libanez të bombarduar së fundmi nga izraelitët. Dhe duhet të fyhemi ne nëse një gazetar i huaj do t'i shkruajë këto përshtypje nga kryeqyteti shqiptar? Jo, përkundrazi, ne duhet të vëmë kujën për

vendin ku jetojmë. Mos vallë duhet të fyhemi kur një i huaj na thotë se kemi bërë gratë prostituta? Jo, sepse kjo është e vërtetë. Ne, njerëzit me karakter, ne që të vrasim për një nder, ne i kemi marrë vajzat tona dhe të botës dhe i kemi shndërruar në skllave. Ne, njerëzit që rrojmë vetëm për një nder, jemi martuar me dasmë, me krushqi e farefis, kemi shkuar edhe në kishë dhe kur kemi vajtur në Itali, pasi kemi sjellë në jetë një fëmijë, nënën e tij e kemi bërë prostitutë. E kemi dhunuar, rrahur e vrarë kur ajo nuk bindej. A nuk ishim ne ata që i shkatërruam hekurudhat dhe shinat ia shitëm Malit të Zi për t'i shkrirë në metalurgji? Po. A nuk ishim ne ata që i shkallmuam depot e armëve e llahtarisëm një botë të tërë para pak vitesh? Po! A nuk jemi ne ata që vjedhin çdo natë kapakët e pusetave nëpër rrugë, e në mëngjes biem brenda gropave? Po! A nuk jemi ne ata që për të dërguar ujë në shtëpinë tonë e

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 11

Shkrimtari i njohur vijon rrëfimin e tij me historinë 40vjeçare të njohjes me familjen e Sali Berishës, që kur Kryeministri ishte adoleshent. Miqësia me vëllain, darka në shtëpinë e re me raki dhe këngë me çifteli deri në mëngjes dhe marrëdhëniet mes tyre deri në ditët e sotme

INTERVISTE

ALFRED PEZA

- vijon nga dje ë Shqipëri janë të rrallë ato person alitete të jetës shoqërore që kanë qenë kritikë me të gjitha fenomenet dhe momentet më të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar tranzicioni ynë i vështirë. Aq më tepër, kur ka qenë puna për të kritikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë liderët tanë politikë, të cilët janë identifikuar më së shumti, si gjeneratorët e këtyre situatave. Njëri prej tyre, padyshim është shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli. Megjithëse njihet ndryshe edhe si "babai shpirtëror i socialistëve shqiptarë", sarkazmës së tij therëse, nuk i kanë shpëtuar as politikanët e PS, po të kemi parasysh përcaktimin-sintezë që ai i ka bërë vetëm me një fjalë, mënyrës së tyre të qeverisjes, kur të gjithë këtë, ai e përkufizoi që në vitin 1998, me fjalën lapidare: "Shkërdhatokraci". Shigjetat e kritikave të tij janë drejtuar më së shumti ndaj "kundërshtarëve të tij politikë" dhe sigurisht mbi liderin e tyre, Sali Berisha. E në këtë mes, nuk ka asgjë për t'u çuditur. Ajo që të bën të mendohesh thellë, është se përse Kryeministri ynë, që është i shquar për të bërë "me baltë" gjithkënd nga kundërshtarët e tij, është treguar tepër i "kursyer" kur ka qenë fjala për Dritëro Agollin? Një politikan i formatit të Sali Berishës, është koshient për vlerën dhe ndjeshmërinë popullore ndaj simboleve dhe për kujdesin ekstrem me të cilën duhet të trajtohen ato publikisht. Këtë status, prej vitesh e gëzon ndër shqiptarët, edhe Dritëro Agolli. Por, ka edhe një arsye tjetër, që shkon përtej këtij perceptimi dhe kësaj logjike, që duket se ka ndikuar më së shumti në vendosjen dhe respektimin e një "pakti të fshehtë" mossulmimi të Berishës, ndaj anës publicistiko-politike të jetës së Dritëro Agollit. E ajo është njohja e vjetër mbi 40vjeçare e shkrimtarit tonë të shquar, me familjen e Kryeministrit dhe liderit të së djathtës shqiptare, Berisha. Një njohje që shtrihet thellë në vite, kur shkrimtari vizitonte shtëpinë e Ramë Berishës në Viçidolin e largët në Tropojë, si miku i Selim Berishës, vëllait të Sali Berishës, i cili atëherë ishte gjimnazist 15-16- vjeçar. Këtë të "fshehtë" të mbajtur sekret deri më sot për opinionin publik, shkrimtari i madh krejt rastësisht po e bën publike vetëm sot, ndërsa bashkëbisedonim për zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri, nën hijen e shelgjeve në plazhin e Tushemishtit, buzë liqenit të Pogradecit, ku prej disa javësh, po kalon pushimet verore me zonjën e tij, Sadijen. Vetëm mendja e një shkrimtari mund të bëjë "Kërcime Pindarike" si ajo që bëri Dritëroi, teksa duke u rrekur të na shpjegojë nëse ka ndryshuar apo jo Kryeministri ynë pas 3 korrikut, në raport me Berishën ish-President, u shpreh se "ai ka ndryshuar njëherë, por në vitin 1990, kur u shndërrua nga komunist, në demokrat". Pikërisht në këtë moment, biseda e gjatë me të merr një rrjedhë krejt të paparashikuar. Duke dashur të analizojë që në gjenezë karakterin e liderit 61-vjeçar të demokratëve, shkrimtari rikthehet në vitet '60 të shekullit të kaluar, kur e ka takuar për herë të parë Berishën, në fshatin e tij të lindjes. "Unë kam qenë shumë herë në shtëpinë e tij në Tropojë, në Viçidol - nis e kridhet në kujtime Agolli. Ai ishte i vogël, por dallonte menjëherë që ishte një djalë shumë kurioz dhe i etur për të mësuar gjithçka".

N

- Si ndodhi kjo? Unë kisha mik vëllain e Saliut, Selimin, me të cilin na lidhi miqësia pasi takoheshin pothuajse çdo herë që unë shkoja në Tropojë me shërbime apo për punë. - E si ndodhi që u takuat me Sali Berishën?

AGOLLI:

Me Berishën në Viçidol Një herë, në vitin 1965, në mos gaboj, babai i tyre, Ramë Berisha, kishte ndërtuar shtëpinë e re dhe për të festuar, ndërmjet të tjerëve më ftoi edhe mua. E mbaj mend mirë këtë moment, pasi kemi qëndruar në odën e re të miqve gjithë natën duke pirë raki dhe duke kënduar këngë me çifteli".

Poezi në vend TE HESHTJES

- Po pas viteve '90, a keni shkuar më në shtëpinë e Berishës në Tropojë? Jo, s'kam qenë më në Tropojë, por shumë tropojanë më kanë ardhur gjatë këtyre viteve në shtëpinë time në Tiranë. Dhe njëri prej miqve të mi tropojanë më ka treguar një histori që kishte ndodhur njëherë të familjen e Berishës. - Në lidhje me... Njëherë në shtëpinë e tyre kishte humbur një lopë. Ishte verë dhe Saliu që atëherë ishte rreth 15-16 vjeç, ndodhej aty për pushimet ndërmjet viteve të shkollës së mesme. Nëna i kërkon që të shkojë për të gjetur lopën e humbur. Pasi e kërkoi një copë herë të mirë sa andej-këtej nëpër korijet e fshatit, rikthehet në shtëpi pa e gjetur. Atëherë nëna i tha djalit të saj më të madh, Selimit, që të shkonin bashkë e të kërkonin. Pas pak, e gjejnë lopën duke kullotur në një livadh. Selimi tha ta marrim tani e ta çojmë në shtëpi. Por, nëna i kthehet e i thotë: Lëre lopën këtu, që të vijë e ta gjejë Saliu. Sepse po e çuam ne në shtëpi, ti e di që ai nuk e beson që është gjetur lopa nëse nuk e gjen vetë, dhe do të na thotë pastaj, se kjo nuk është lopa jonë. E kur ju më pyetët se përse nuk ndryshon, m'u kujtua historia e lopës dhe kështu e kam më të thjeshtë për ta shpjeguar, por edhe për ta kuptuar të tjerët, se përse nuk ndryshon Saliu. - Ndërsa ju po tregonit, po mundohesha të rikujtoja se kur ju ka "sharë" ndonjëherë publikisht Berisha dhe tani që mësuam këtë raport të panjohur mes jush, atëherë me këtë lidhet edhe fakti se përse as ju nuk e keni kritikuar atë asnjëherë që nga dhjetori i 1989-ës e deri në korrikun e 1993it, kur u arrestua kryetari i PS, Fatos Nano? Përgjigjja në këtë rast është shumë më e thjeshtë sa ç'duket. Sepse kjo është çështje e identitetit, pasi ne kemi qenë të njohur familjarisht. Dhe kjo është një nga ata elementët që e përcaktojnë identitetin shqiptar, e cila nuk është prekur edhe aq shumë në debatin e madh që u zhvillua me këtë temë në faqet e gazetës tuaj. Është e vërtetë që deri në vitin 1993, unë jam rezervuar pikërisht për këto arsye dhe kurrë nuk e kritikova Berishën publikisht. Por, më pas,

Kryeministri Berisha

ishte e pamundur që unë të heshtja dhe të mos i thosha publikisht mendimet e mia për një njeri që atëherë ishte Presidenti i vendit tim. - Dhe më pas, nuk i vutë më vetes "frena" për ta kritikuar? Kam bërë edhe përjashtime. E kjo kur unë kam qenë në kontakt me të huajt, sidomos kam qenë shumë i kujdesshëm jashtë Shqipërisë. Dikur në mesin e viteve '90, kam qenë i ftuar në një universitet italian, në Leçe, për promovimin e një librit tim të botuar atje. Një nga pjesëmarrësit e rëndësishëm në këtë takim, duke folur për situatën në vendin tonë, e kritikoi ashpër Presidentin e asaj kohe, Berisha, duke thënë se në Shqipëri pushteti kishte dhënë shenjat e ekstremizmit të Hitlerit. Unë e mora fjalën pas tij dhe thashë që vërtet ka probleme në vendin tim, por ato janë probleme bren-

NESER, FUNDI I INTERVISTES Në pjesën e tretë të rrëfimit të Dritëro Agollit do të lexoni: Zhvillimet në kampin e të majtës shqiptare. Çfarë solli Fatos Nano si kryetar i PS gjatë 15 viteve në politikë dhe puna e tij si kryeministër. A duhet të rikthehet ai në krye të PS dhe a po e luan siç duhet rolin e liderit të saj Edi Rama. A është penduar për atë që ka thënë para kongresit se kryetar i PS mund të ishin Rexhep Meidani ose Gramoz Ruçi? A po e luan e majta siç duhet rolin e një opozite të fortë dhe kë nga tri kushtet duhet të vendosë ajo si kusht të panegociueshëm për zgjedhjet e ardhshme lokale?

da normalitetit të një demokracie të re, që sapo ka dalë nga sistemi komunist, e disa justifikime të tjera të këtij lloji. Ndërsa njëherë tjetër, kam qenë në SHBA dhe në një situatë pak a shumë të ngjashme, mbajta sërish një qëndrim të tillë. - Po më pas, kur Berisha kaloi në opozitë dhe tani që u rikthye në pushtet, a keni pat\sur kontakte me të? Një nga bisedat më të gjata që kam pasur me Berishën kur ishte në opozitë, ishte kur ne u takuam kur vdiq doktor Sheqet Ndroqi, nga fundi i 2001-it apo fillimi i 2002it. Ai kishte shkuar përpara meje për ngushëllim në familjen e doktor Ndroqit dhe sapo më panë badigardët e tij që po futesha brenda, filluan të jepnin shenja shqetësimi. Në një moment ata ngurruan dhe kur njëri po afrohej drejt meje, e kapa nga krahu dhe i thashë që të mos shqetësohej. Kur hyra në dhomën ku priteshin burrat, u ula dhe u përshëndeta me Berishën. Më pas, zhvilluam një bisedë për mjekësinë, filozofinë dhe psikologjinë. Të pranishmit nuk e fshehën që po habiteshin që kryetari i PD po zhvillonte një bisedë të tillë me një socialist si unë. Në atë kohë, unë kisha një shqetësim shëndetësor dhe Berisha, me sa duket, e dinte, sepse kur përfunduam bisedën, ai më tha se, ti Dritëro do ta kalosh sëmundjen, sepse do ta mundësh atë me filozofi. - Kur vdiq shkrimtari dhe ish-deputeti Vath Koreshi, gjatë homazheve në godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve - këtë radhë Berisha ishte Kryeministër - ai iu drejtua gazetarëve dhe u tha: Më shumë për Vathin, mund t'ju flasë Dritëroi. Si ndodhi? Në këtë moment, në bisedë ndërhyn

Deri në vitin 1993, Dritëro Agolli heshti, duke mos i bërë asnjë kritikë publike politikanit karizmatik, që ishte zgjedhur në krye të së parës parti opozitare në Shqipëri, pas lejimit të pluralizmit në dhjetor të vitit 1989. Pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992, Sali Berisha u zgjodh President i Republikës dhe për të filluan kritikat e para si nga mediat e sapohapura private, ashtu edhe nga opozita që nga Partia e Punës e Shqipërisë, u konvertua në Partinë Socialiste. Ku një rol të madh në këtë proces shndërrimesh politiko-shoqërore, ka luajtur padyshim brenda gjirit të së majtës edhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli. Por, ai nuk mund të heshtte. Ndaj, kritikat politike në publik ai duket se i zëvendësoi me vargje. Në vitin 1992, ai shkroi poezinë me titull "Në vendin tim", të cilën e gjetëm teksa shfletonim njërën prej librave të Dritëroit, të cilin çifti Agolli e mban këto ditë me vete gjatë pushimeve ndanë liqenit të Pogradecit.

Në vendin tim Në vendin tim e në vendin tënd E shpojnë lakrën i hedhin mënd. Në vendin tim e në vendin tënd Njërit i kruhet e tjetrit i dhëmb. Në vendin tim e në vendin tënd Hënën si petull e pjekin në shkëmb. Në vendin tim e në vendin tënd Një kokë e çmendur një vend e çmend. 1992

bashkëshortja e tij, Sadija: Sapo mbërritëm me Dritëroin, gazetarët e shumtë iu sulën për t'i marrë një opinion për jetën dhe veprën e Vath Koreshit. Por, kur kaluan pak çaste, në vendin e homazheve mbërriti Berisha. Një pjesë e gazetarëve - epo janë të rinj, i justifikon Dritëroi - u sulën drejt tij dhe i vunë mikrofonin. Në atë moment, unë shkëputem dhe shkoj e takoj e përqafohem me Saliun - vijon Sadija - dhe i pëshpëris në vesh: Ia more gazetarët Dritëroit, zoti Kryeministër. Menjëherë pas kësaj, Berisha bëri atë prononcim që përmendët ju, e që u transmetua dhe u shkrua në një pjesë të mediave atë ditë dhe të nesërmen. - vijon nesër -

SHQIP 12

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

EKONOMI

PRIVATIZIMET STRATEGJIKE

PRIVATIZIMET STRATEGJIKE

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ripërgatit aktet ligjore për shitjen e shoqërisë

Fillon privatizimi i "dytë" i ARMO-s Procedurat kanë filluar nga qeveria e mëparshme në vitin 2005 LEONARD MITRO

K

ompania e përpunimit të hidrokarbureve ARMO do t'i nënshtrohet për herë të dytë procedurave parapërgatitore për privatizimin përfundimtar të saj. E filluar në vitin 2004 nga qeveria e atëhershme, privatizimi i ARMO-s nuk arriti të realizohej, duke mos përmbushur një nga premtimet për privatizim brenda vitit 2005. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës konfirmon në raportin e analizës së punës për gjashtëmujorin e parë, se kanë filluar përgatitjet për hartimin e akteve ligjore, që do të mundësojnë shitjen e shoqërisë. Ndër të tjera, duke iu referuar zhvillimeve në sektorin e energjisë, raporti citon se gjashtëmujori i dytë do të jetë periudha që do të intensifikohen procedurat për privatizimin e ARMO-s dhe ristrukturimin e "Albpetrolit". "Në fillim të muajit korrik kanë filluar përgatitjet për aktet e nevojshme ligjore për realizimin e procesit e ristrukturimit të "Albpetrolit" dhe programi i privatizimit të shoqërisë "ARMO sh.a." - thuhet në raportin në fjalë. Në analizën e METE-s theksohet se, në kuadrin e realizimit të këtij objektivi janë organizuar takime me drejtuesit e kompanive për të marrë mendime për gjendjen e përgatitjes së shoqërive për privatizim dhe për rrugët e privatizimit të tyre. Sipas raportit, në zbatim të urdhrit të ministrit, shoqëritë kanë paraqitur mendime, të cilat janë në fazën e analizimit nga ministria. "Me strukturat drejtuese të 'ARMO sh.a.' është vlerësuar se problemet që kërkojnë trajtim për këtë shoqëri, me qëllim që të arrihen objektivat e parashikuara për përmirësimin e treguesve ekonomiko-financiare duhet që të realizohen investimet e nevojshme që do të bëjnë të mundur rritjen e kapacitetit konkret përpunues të dy uzinave në rreth 700000 tonë naftë bruto në vit, si dhe rritjen e pranisë së shoqërisë 'ARMO sh.a.' në tregun shqiptar", thuhet ndër të tjera në analizën e METE-s.

Paketa e vjetër Vlen të theksohet se për privatizimin e kësaj shoqërie, qeveria e mëparshme kishte përgatitur gjatë vitit 2004 një paketë ligjore, e cila duket se nuk do të merret në konsideratë nga Ministria aktuale e Energjetikës. Këshilli i Ministrave miratoi në 2004-ën paketën ligjore për vazhdimin dhe përfundimin e procesit të privatizimit të kompanisë strategjike ARMO. Në bazë të paketës së vjetër të hartuar për shoqërinë ARMO, paketa e aksioneve që do t'u ofrohej investitorëve ishte miratuar një më pak se 51 për qind, duke lënë hapësira për përcaktimin e saj në kontakt të vazhdueshëm me spektrin e investitorëve që do të shfaqnin interes gjatë fazës së shprehjes së interesit. Pjesa e mbetur e paketës së aksioneve u konsiderua e hapur për të gjithë publikun, përfshi edhe investitorin strategjik. Procesi i transformimit dhe ristrukturimit të këtyre kompanive, gjatë një periudhe mbi katërvjeçare, bëri të mundur konsolidimin e aktivitetit ekonomiko-financiar të shoqërisë, por pa mundur privatizimin e saj. Pas miratimit të paketës së re nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, ajo pritet të

ofrohet me tender të hapur ndërkombëtar. Kompania ARMO është një nga tri shoqëritë shqiptare të naftës, krahas "Albpetrolit" e "Servcom"-it. Ajo realizon transportimin e naftës bruto nga vendburimet, përpunimin dhe tregtimin e saj në formën e produktit të gatshëm, kryesisht gazoil për nevojat e eksportit. Ko-

mpania përpunon dhe tregton çdo vit 400 mijë deri në 450 mijë tonë naftë, duke plotësuar kështu 20 deri në 25 për qind të nevojave të tregut shqiptar me gazoil për automjetet. Prodhimet e saj tregtohen në të gjithë vendin, përmes kontratave që janë lidhur me subjekte të ndryshme private. ARMO ka njëkohësisht edhe rreth 15 pika depozitimi në rrethe të ndryshme të vendit, mes të cilave ajo e Vlorës, që

është më e madhja, me një kapacitet prej rreth 40 mijë tonësh. Gjithashtu, në gjirin detar të Vlorës është ndërtuar dhe funksionon terminali për furnizimin e anijeve me karburant, i cili administrohet nga kjo kompani. Çdo vit ARMO derdh në favor të shtetit rreth 33 milionë USD në formën e tatimeve dhe taksave të ndryshme, mes të cilave ajo e akcizës, tatimi mbi fitimin dhe TVSH-ja.

depozitimi

kontributi

ARMO ka njëkohësisht edhe rreth 15 pika depozitimi në rrethe të ndryshme të vendit, mes të cilave ajo e Vlorës, që është më e madhja, me një kapacitet prej rreth 40 mijë tonësh

Çdo vit ARMO derdh në favor të shtetit rreth 33 milionë USD në formën e tatimeve dhe taksave të ndryshme, mes të cilave ajo e akcizës, tatimi mbi fitimin dhe TVSH-ja

kapaciteti

parashikimi

Kompania përpunon dhe tregton çdo vit 400 mijë deri në 450 mijë tonë naftë, duke plotësuar kështu 20 deri në 25 për qind të nevojave të tregut shqiptar me gazoil për automjetet

Objektivat e parashikuara për përmirësimin e treguesve ekonomikofinanciarë duhet të bëjnë të mundur rritjen e kapacitetit konkret përpunues të dy uzinave në rreth 700000 tonë naftë bruto në vit

REPPORTAZH

S

Shuma prej 2,2 milionë lekësh e akorduar nga qeveria nuk ndryshoi asgjë

ezoni turistik është në pikun e tij dhe mungesa e turistëve ndihet shumë në qytezën e Shëngjinit. Të gjithë banorët e këtij komuniteti, edhe pse para se të fillonte ky sezon turistik kanë qenë shumë të ndërgjegjshëm që problemet ishin të shumta në plazhin e tyre, por përsëri kanë ngelur shumë të befasuar kur kanë parë plazhin e qytezës së tyre, thuajse me 50% më pak pushues në krahasim me vitin e kaluar. Para pak kohësh, me anë të gazetës "Shqip", kryetari i Komunës së Shëngjinit, Ndue Koleci, i ka bërë thirrje qeverisë që të vinte dorën në Shëngjin, pasi asnjë fond nuk ishte "Shëngjini mund aprovuar për këtë qytezë turistike. të jetë e vetmja Me sa duket, 8,8 milionë lekë, që komuna qytezë në Shqipëri, kishte në dispozicion që për gjatë gjithë nga fondet e saj për viteve të rregullimin dhe sistemimin e plazhit, nuk demokracisë nuk kanë mjaftuar për ta është vendosur kthyer Shëngjinin në një plazh tërheqës për asnjë llambë në pushuesit. rrugët e saj" Problemet, para se të fillonte sezoni turistik, ishin të shumta, që nga rëra, papastërtitë në plazh, rrethimi i zonave të plazhit, uji dhe energjia, pi i punës, i ngritur pranë komuderi te kafshët që endeshin nës, kishte në dispozicion një fond rrugëve të Shëngjinit dhe fillimi i prej 8,8 milionë lekësh, të cilat nuk këtij sezoni turistik ka treguar se jo do të shfrytëzoheshin vetëm për vetëm të gjitha këto probleme plazhin, pasi ky grup pune do të kanë qenë reale, por dhe zgjidha e funksionojë gjatë gjithë vitit. Për tyre nuk ka qenë e mundur me ato plazhin ishin akorduar 2,2 milionë pak fonde që komuna e kësaj lekë, të cilat, sipas Ndue Kotecit, kryekomunarit të Shëngjinit, ishqyteze kishte në arkën e saj. Komuna e Shëngjinit, për të in të pamjaftueshme. Ai kërkonpërgatitur sa më mirë këtë sezon te nga pushteti qendror që të dërtë ri turistik, krijoi një grup pune gonte fonde në këtë qytet, se enkas për këtë sezon turistik. Gru- përndryshe nuk do të kishte një ambient të përshtatshëm për turistët që priteshin të vinin në Shëngjin. Me sa shihet nga këto ditë, në plazhin e kësaj qyteze, fjalët e kryetarit të komunës kanë qenë më se të vërteta dhe ajo që

të ndërtuar edhe në rërë, deri te banorët e thjeshtë, të cilët shfrytëzojnë pushimet verore për të krijuar disa të ardhura për familjet e tyre, si për shembull, duke dhënë dhoma me qira nga shtëpitë e tyre për pushuesit e ndryshëm, duke shitur më shumë në dyqanet e kësaj qyteze, duke u konsumuar më shumë nëpër restorante etj. Pushuesit e paktë në këtë verë janë edhe për Agimin, i cili e sheh këtë rënie të numrit të pushuesve në numrin e akulloreve që ai shet çdo ditë në plazh. Agimi thotë se "ishte normale të kishte një rënie të numrit të pushuesve në Shëngjin, nuk "Problemet janë mund të jetojnë njerëzme kafshët të shumta, që nga itnëbashkë plazh, kjo ka vite që rëra, papastërtitë, përsëritet". Ndërsa një nënë rrethimi i zonave duket shumë e shqetëtë plazhit, uji dhe suar. Ajo tregon për gazetën "Shqip", se i energjia, deri te kanë ngelur shumë kafshët që dhoma pa dhënë me qira. "Vitet e tjera çdo endeshin rrugëve dhomë ishte e prenotutë Shëngjinit" ar thuajse për çdo 15 ditë të verës, ndërsa këtë 15 ditësh vetëm 2 dhoma kanë lëshuar dhe më kanë ngelur 4 të qoftë dhe në dyqan afër vendit ku tjera pa dhënë", tregon e shqetëndodhen, pasi çdo gjë është në një suar ajo. Dikush tjetër tregohet më terr të vërtet, nuk besoj se dhe për i guximshëm, kur fillon dhe shan këtë është faji i qeverisë", shpre- me tërë nerva kryetarin e komunës, het ai. duke e akuzuar se çdo gjë është pasojë e asaj çka ai ka bërë. "Le të Në krahasim me vjet vijë Ndueja dhe të më mbajë familNumri i pakët i vizitorëve të jen me bukë", tregon ai, duke na kësaj qyteze ka sjellë shumë prob- treguar me dorë dyqanin e tij, që, leme jo vetëm për komunën e saj, sipas tij, ka më shumë punë në por dhe për komunitetin që jeton dimër sesa këtë verë, në të cilën në këtë qytezë. Të gjithë kanë nge- duket që shpresonte shumë. lur të pakënaqur nga vera e derErvin Myftari itanishme që po kalon qyteza e tyre. Numri i vogël pushuesish, për ta përkthehet në të ardhura më të pakta për xhepat e tyre. Problemin për të ardhura të pakta e kanë që nga hotelet, që për çudi i gjen

Shëngjini, një tjetër sezon drejt dështimit

pritej, po ndodh në Shëngjin. Kjo qytezë e bukur po vuan mungesën e pushuesve në plazhet e saj. Por, sipas banorëve të Shëngjinit, faji nuk është plotësisht i pushtetit qendror, pasi, sipas tyre, dhe komuna nuk e ka kryer si duhur punën e saj. Nuk mund të bëhet gjithçka brenda një sezoni, duhen vite që gjithçka të rregullohet si duhet, tregojnë banorët. Kleandi nga Shëngjini tregon për gazetën "Shqip", se Shëngjini mund të jetë e vetmja qytezë në Shqipëri, që për gjatë gjithë viteve të demokracisë nuk është vendosur asnjë llambë në rrugët e saj. "Të gjithë pushuesit që vijnë këtu kanë frikë të dalin

E K O N O M I

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

Kreu i ERE-s thekson se i gjithë problemi qëndron te sistemi i faturimit që aplikon KESH-i për kategoritë e konsumatorëve

Energjia

SHQIP 1 3

Sistemi KESH-i ka aktualisht 830 mijë konsumatorë familjarë, ka 70 mijë përdorues të biznesit të vogël, që janë përfshirë në të njëjtin sistem faturimi me familjarët, pra me lexim faturimi jo nga data 1 e muajit në ndryshim nga 200 bizneset industriale që faturohen me lexim nga data e parë e muajit deri në ditën e fundit

ANKESAT

“E pamundur të bëhej një faturë e vetme për çmime të ndryshme”

ERE: I propozuam KESH-it faturat e vjetra për korrikun LEONARD MITRO

F

aturimi i energjisë elektrike me çmimet e vjetra për mua jin korrik ka qenë një propozim që Enti Rregullator i Energjisë i ka bërë KESH-it pas faturimit të gabuar të muajit qershor. Këtë fakt e ka konfirmuar për “Shqip” kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta, i emëruar në detyrë afro një muaj më parë. Ai ka sqaruar logjikën e ndërmarrjes së këtij veprimi, duke e cilësuar si zgjidhjen më të mirë të mundshme, pas anomalisë së krijuar nga faturimi i gabuar i muajit të kaluar. “Ne i sugjeruam KESH-it që ishte më e arsyeshme të merrte një kosto mbi vete, për të mos shkaktuar pakënaqësi tek 830 mijë konsumatorët familjarë, të cilët përbëjnë pjesën dërrmuese të konsumatorëve të energjisë, duke e faturuar me çmimin e vjetër muajin korrik”, thekson kreu i ERE-s në shpjegimin e dhënë për “Shqip”. Sipas tij, KESH-i bëri një veprim të gabuar, duke faturuar gjithë konsumin e muajit qershor me çmimet e reja, ndërkohë që vendimi parashikonte hyrjen në fuqi në 1 korrik të çmimit të ri për energjinë e konsumuar pas kësaj date. Nepravishta sqaron se i gjithë problemi qëndron te sistemi i faturimit që aplikon KESH-i për kategoritë e konsumatorëve. Ai u shpreh se për 830 mijë konsumatorë familjarë dhe 70 mijë biznese të vogla, sistemi i faturimit është i njëjtë. Për këto dy kategori, KESH-i e lexon konsumin e energjisë për një muaj, jo nga data 1 e muajit, por në data të ndryshme. Kjo krijon mundësinë që një faturë energjie të përfshijë brenda saj ditë nga dy muaj të njëpasnjëshëm. Në rastin konkret, faturat e muajit qershor dhe ajo e muajit korrik përfshinin ditë nga të dyja muajt. “KESHi nuk e organizon faturimin në sasi të plotë brenda një muaji, që do të thotë se nuk faturon nga data 1 e muajit për të pasur neto arkëtimet për çdo muaj. Por, ai faturon në data të ndryshme të muajit. Ndërkaq, konsumi i energjisë ka disa ditë nga njëri muaj dhe disa ditë nga muaji tjetër”, thekson kreu i ERE-s. Por, mesa duket hyrja në 1 korrik e çmimit të ri krijoi vështirësi për Korporatën Elektroenergjetike, të cilës i duhej të ndante për çdo faturë konsumin për muajin qershor dhe për muajin korrik, për të bërë të mundur në këtë mënyrë pagesat e diferencuara në bazë të çmimeve për ditët e çdo muaji. Sipas kreut të ERE-s, një faturim i tillë ishte pothuaj i pamundur, prandaj dhe të dyja institucionet ranë dakord për faturimin edhe të korrikut me çmimet e vjetra. “Në 830 mijë fatura KESH-i duhet të ndante sa energji kishin konsumuar këto familje për muajin qershor dhe sa energji për muajin korrik. Kjo është e vështirë, madje teorikisht është e pamundur, sepse KESH-i nuk ka lexime ditore dhe do të bënte një mesatare

Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta, i emëruar në detyrë afro një muaj më parë, ka sqaruar logjikën e ndjekur nga KESH-i për aplikimin e faturave të të gjithë muajit, të cilën do ta shumëzonte me ditët e qershorit, në rastin konkret për të vërtetuar vleftën e tarifës për këtë muaj. Të njëjtën gjë do të bënte edhe për muajin korrik. Të bëhej kjo për 830 mijë fatura që janë familjarët, praktikisht ishte e pamundur”, ka theksuar Nepravishta për “Shqip”.

Të dëmtuarit Më të dëmtuarit nga kjo histori duket se janë 70 mijë përdoruesit e biznesit të vogël të energjisë, të cilët kanë paguar për muajin korrik energjinë me një çmim më të lartë se ai që ka hyrë në fuqi që në fillim të muajit. Këtë e pohon edhe vetë kreu i ERE-s, Bujar Nepravishta, në prononcimin e

dhënë për “Shqip”, ku ndër të tjera thekson se parimisht kjo mund të jetë e padrejtë, por ishte zgjidhja e vetme në kushtet e kategorizimit që ka bërë Korporata Elektroenergjetike për pagesat e energjisë nga biznesi i vogël. “E gjithë pakënaqësia mbetet tek 70 mijë përdoruesit e biznesit të vogël, të cilët trajtohen me fatura njësoj si të

familjarëve dhe meqenëse u la që 830 mijë familjarëve t’u faturohej energjia e korrikut me çmimin e vjetër edhe këta iu nënshtruan të njëjtës procedurë. Këtu ka një padrejtësi, por ne e gjykuam që kjo ishte zgjidhja më racionale dhe më e arsyeshme për situatën dhe anomalinë e krijuar”, ka theksuar kreu i Entit Rregullator të En-

ergjisë. Vlen të theksohet se nga bizneset, 70 mijë përdoruesit e biznesit të vogël janë përfshirë në të njëjtin sistem faturimi me familjarët, pra me lexim faturimi jo nga data 1 e muajit në ndryshim nga 200 bizneset industriale që faturohen me lexim nga data e parë e muajit deri në ditën e fundit.

BANKA ÇMIMI I RI Nga data 1 korrik ka hyrë në fuqi çmimi i ri për konsumatorët familjarë, i cili është në vlerën 7,21 lekë kilovat/orë

NIVELET

Me çmimin e mëparshëm energjia paguhej në dy nivele, 4,5 lekë kilovat orë deri në 210 kilovat dhe 9 lekë për konsum mbi të

FATURIMI

Faturat e muajit qershor dhe ajo e muajit korrik përfshinin ditë nga të dy muajt, në varësi të leximit të energjisë nga faturuesit

PAGESA

KESH-it i duhej të ndante për çdo faturë konsumin për muajin qershor dhe për korrikun për të bërë të mundur pagesën e saktë

Karta debiti për emigrantët dhe të afërmit e tyre që depozitojnë paratë në këtë bankë

“ProCredit Bank” ofron lehtësi për emigrantët shqiptarë P

roCredit Bank” ofron lehtë si për të gjithë emigrantët shqiptarë dhe të afërmit e tyre që jetojnë në Shqipëri. Transfertat pa asnjë komision bankar për pritësin, depozita me afat deri në 5 vjet me rinovim automatik pa asnjë komision, kredi me kushte lehtësuese, nëse vendosin kursimet e tyre në depozita me afat, llogari rrjedhëse dhe kryerjen pa asnjë komision të pagesave periodike nëpërmjet saj, pajisjen me karta debiti “Master” dhe “Visa Electron”, përdorimi i rrjetit të bankomateve dhe makinave për kryerjen e pagesave në pikat e shitjeve, janë disa nga shërbimet lehtësuese që “ProCredit Bank” ofron për të gjithë emigrantët dhe familjet e tyre. Një shërbim i rëndësishëm në drejtim të lehtësimit të sjelljes së parave në Shqipëri është mosmbajtja e asnjë komisioni bankar në llogarinë e pritësit. Kur emigrantët ndodhen jashtë vendit dhe kërkojnë të dërgojnë para

Andi Beli

të afërmve të tyre në Shqipëri mjafton që t’i drejtohen çdo banke dhe paratë do të mbërrijnë brenda dy ditëve pranë familjes së tyre. “ProCredit Bank” është banka e vetme në Shqipëri që ofron depozita kursimi me afat deri në 5 vjet, duke përfituar kështu edhe kredi personale me kushte lehtësuese. Nëse një emigrant kursen paratë e tij në “ProCredit Bank”, ai

përfiton interes të qëndrueshëm, si dhe rinovim automatik të depozitës pa komision, pa qenë e nevojshme të jetë i pranishëm në bankë. Nëse një emigrant vendos të hapë një llogari rrjedhëse në “ProCredit Bank”, ai mund të autorizojë pagesa periodike në një llogari tjetër brenda bankës, pa qenë e nevojshme që të jetë i pranishëm. Që emigranti të përfi-

tojë këtë shërbim mjafton që të nënshkruajë një marrëveshje me bankën në momentin e hapjes së llogarisë në Shqipëri dhe “ProCredit Bank” nuk aplikon asnjë komision për këtë shërbim. Klienti, nëpërmjet llogarisë së tij rrjedhëse, mund të pajiset me një kartë debiti “Master” ose “Visa Electron”, me të cilën mund të tërheqi para në bankomate dhe të kryejë pagesa në terminalet e pikave të shitjeve brenda dhe jashtë vendit. “ProCredit Bank” është e para bankë që hodhi në tregun bankar shqiptar kartat plastike dhe që instaloi bankomate për përdorimin e këtyre kartave nga klientët e saj. “’ProCredit’ numëron 110 mijë klientë në të gjithë Shqipërinë dhe 1235400 në të 19 bankat e grupit e ‘ProCredit’”, shprehet Fatbardha Bytyçi, drejtore e divizionit të zhvillimit të biznesit. Sipas saj, të ardhurat nga emigrantët në fund të vitit 2005 në Shqipëri zënë një peshë prej 14% të prodhimit të përgjithshëm në vend.

A K T U A L I T E T

SHQIP 1 4

GRABITJA ME ARME

“Amnesty International” në Londër, letër “Grupit të punës për personat e zhdukur në OKB”

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

“Të shtohet presioni ndaj qeverisë shqiptare në lidhje me zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike”

Shqiptaro-maqedonasi i zhdukur, çështja e Remzi Hoxhës në OKB Avokati Tomë Gashi: Gati padia për Berishën, Gazideden e Sollakun NGA LONDRA MUHAMED VELIU

ZHDUKJA

Biznesmeni shqiptar nga Maqedonia është zhdukur më 21 tetor të vitit 1995. Që në atë kohë, asgjë nuk është marrë vesh për fatin e tij, ndërsa familja ka akuzuar disa njerëz të SHIK-ut

Ç

ështja e shqiptaro-maqe donasit të zhdukur pa asn jë gjurmë shumë vite më parë, tashmë është bërë ndërkombëtare. Emri i Remzi Hoxhës ka mbërritur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Rrëmbimi nga oficerët e SHIK-ut dhe zhdukja pa lënë gjurmë 11 vjet më parë e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, prej disa ditësh ka marrë përmasa shumë të më të mëdha. Ndërkohë, nuk është çudi që ish-kreu i SHIKut, Bashkim Gazidede, Kryeministri Berisha dhe Kryeprokurori Sollaku, të përballen me akuza në gjykatë për këtë çështje. Është “Amnesty International” me qendër në Londër, së bashku me avokatin Tomë Gashi, të cilët kanë filluar një fushatë sensibilizuese nëpër kancelaritë botërore. Ata kërkojnë që të shtohet presioni ndaj qeverisë shqiptare në lidhje me zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike. “Amnesty International” i ka dërguar një letër “Grupit të Punës për Personat e Zhdukur”, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku me detaje tregohet e gjithë ngjarja që nga rrëmbimi i Remzi Hoxhës dhe lënia e lirë e oficerëve të SHIK-ut, të cilët, sipas tyre, kanë gisht në ngjarje. Në letrën e “Amnesty International” dërguar OKB-së, nënvizohet fakti i lirimin me anë të amnistisë numër 8202, datë 27 mars 1997, të Arben Sefgjinit dhe Budion Meçes, të cilët së bashku me Ilir Kumbaron, sipas hetimit të prokurorisë, janë të përfshirë në këtë ngjarje. “Ne nuk do t’i ndalojmë përpjekjet tona për të mësuar të vërtetën dhe nxjerrjen përpara drejtësisë të atyre që kryen rrëmbimin e Remzi Hoxhës”, tha Sian Jones e “Amnesty International”. Një muaj më parë, avokati Tomë Gashi, që përfaqëson familjen Hoxha, u takua në Tiranë me ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumçi. Duket që avokati i njohur nga Prishtina nuk ka mbetur i kënaqur nga ky takim në Tiranë. Ai thotë se për të zbardhur këtë çështje, Kryeministrit aktual Sali Berisha do t’i duhej të bënte vetëm një telefonatë. Pse s’e ka bërë një gjë të tillë? Ai e di mirë, mbase do t’ia tregojë gjykatës”, ka thënë Tomë Gashi. Ai ka theksuar më tej se, në emër të familjes së Remzi Hoxhës, po shikon mundësinë e ngritjes së një padie për Kryeministrin Sali Berisha, ish-shefin e SHIK-ut Bashkim Gazidede dhe Kryeprokurorin Theodhori Sollaku, për fshehje të kësaj vepre penale. Avokati Gashi ka disa ditë që ndodhet në Londër, duke bashkëpunuar me “Amnesty International”. Ai do të udhëtojë sot drejt Uashingtonit për në senatin amerikan, ku do të ketë takime me komisionin e posaçëm për personat e zhdukur, si dhe me organizatën “Human Right Watch”.

(Lart) I zhdukuri Remzi Hoxha me bashkëshorten e tij. (Majtas) faksimile e dokumentit të “Amnesty International” në Londër, dërguar OKB-së

Trafiku

Bllokohen dy BMW të vjedhura Agjentët e Antitrafikut në Tiranë kanë bllokuar dje dy automjete luksoze, të cilat gjatë verifikimit të kryer kanë rezultuar të jenë të vjedhura jashtë Shqipërisë, ndërsa pronarët e automjeteve po ndiqen në gjendje të lirë me akuzën e trafikimit të mjeteve motorike. Kështu, dje është bllokuar automjeti BMË me targë TR0122K, që ishte në pronësi të Murat Qolit. Sipas policisë, bllokimi i këtij mjeti u bë pasi rezulton të jetë i vjedhur në Bosnjë-Hercegovinë. Po dje u

bë sekuestrimi i automjetit tip BMW me targë TR8800I. Automjeti ishte në pronësi të Pëllumb Shpatës. Sekuestrimi i mjetit tip BMW u bë pasi nga verifikimi i kryer prej specialistëve të Antitrafikut, rezultoi se ishte vjedhur disa kohë më parë në Kroaci. Për të dyja këto mjete ishte njoftuar pala shqiptare nga zyrat e Interpolit të të dy vendeve. Pas bllokimit e sekuestrimit të mjeteve luksoze, të dy drejtuesit e mjeteve po ndiqen në gjendje të lirë nga prokuroria.

HETIMI

Ngjarja te fusha e aviacionit, kur i zoti fuste makinën në garazh

Grabitje me maska në qendër të Tiranës, vidhet fuoristrada Rikthehen maskat në kryeqytet. Një 37-vjeçar është bërë pre e grabitësve me maska e me armë nga dy persona, të cilët ende nuk janë identifikuar, jo shumë larg qendrës së Tiranës. Leonard Çaushaj është ndeshur me grabitësit ndërsa po tentonte të parkonte automjetin e tij në garazhin e shtëpisë. Grabitësit e maskuar i kanë dalë para dhe me pistoletë në kokë i kanë marrë automjetin fuoristradë “Toyota”, me targë TR 8808 L. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së dy netëve më parë, duke u afruar të shënonte ora 01:00, në afërsi të vendit të quajtur Fusha e Aviacionit, ku viktima kishte edhe banesën e tij në një nga pallatet e reja të bëra së fundmi në atë zonë. 37vjeçari nuk ka pasur asnjë mundësi rezistence, pasi në momentin e kërcënimit me armë ai kishte ndaluar. I ndodhur në një situatë të tillë, ai është detyruar të ngrejë duart lart e t’u servirë vendin e shoferit e të pasagjerit po në vend të parë gra-

Grabitësit e maskuar i kanë dalë para Leonard Çaushajt. I kanë vënë pistoletën në

bitësve që mbanin maskë në kokë. Grabitësit e kanë qëlluar atë me qytë pistolete në kokë dhe vetë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Më pas, viktima ka lajmëruar policinë. Denoncimi është bërë në Komisariatin 2, që ka

edhe zonën ku ka ndodhur grabitja në juridiksionin e tij. 37-vjeçari nuk ka mundur të japë shumë të dhëna që t’u shërbejnë bluve për identifikimin e autorëve të kësaj grabitjeje, për shkak se, sipas tij, ka qenë errësirë dhe personat që i morën me dhunë automjetin e tij ishin me maskë. Ai ka deponuar para bluve se nuk kishte parë asgjë më parë të dyshimtë, vetëm kur ka ndjerë pistoletën që i kishin vënë te koka. Nuk kishte asnjë mundësi reagimi, në të kundërt, ata mund të vepronin në mënyrën më makabre, duke e ekzekutuar. Më kot është munduar të kontestojë për pak sekonda. Grabitësit ishin të vendosur t’i merrnin automjetin, madje i kanë bërë thirrje të dilte nga makina, përndryshe do t’i hidhnin trutë në erë. Duke mos parë asnjë mundësi rrugëdaljeje, 37-vjeçari është detyruar të dorëzohet. Ka zbritur nga automjeti luksoz, të cilin nuk kishte shumë kohë që e kishte blerë dhe këtë e tregon edhe seria “L” e targës. E.Nikollaj

Aksioni

Arrestohen tre anëtarë të dyshuar të bandës së Selitës Policia ka arrestuar dje tri persona, të cilët dyshohet të jenë anëtarë të bandës së Xhabaftit të Selitës. Në prangat e bluve kanë rënë Artan Aliaj 35 vjeç, Orlando Meshau, 29 vjeç dhe Ermal Dedei, 19 vjeç. Të tri këta persona janë banues në Vorë. Sipas policisë, Aliaj dhe Meshau kanë qenë të dënuar më parë për vrasje. Arrestimi i tyre është bërë në orët e vona të dy netëve më parë nga shërbimet e Komisariatit 2 në Tiranë. Kapja dhe arrestimi i tyre u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative, se këta persona po udhëtonin me një automjet të armatosur. Policia ka organizuar shërbimet e saja dhe më pas ka bërë të mundur arrestimin e tyre. Gjatë kontrollit të bërë u gjet një pistoletë “beretë”, një krehër me 5 fishekë, një pasaportë angleze e cila dyshohet të jetë e falsifikuar, si dhe një automjet tip “Benz”, për të cilin po bëhen verifikimet përkatëse, pasi dyshohet të jetë i trafikuar dhe me dokumente të falsifikuara. Sipas policisë, informacioni ka ardhur për automjetin në fjalë, që shoqërohej nga një tjetër automjet, i cili drejtohej nga një i ri nga fisi i Xhabaftëve. Emri i tij i plotë nuk është bërë i ditur nga policia, pasi mësohet se ai është shpallur në kërkim. Për momentin është identifikuar automjeti me të cilin ai lëvizte. Sipas burimeve policore, ka dyshime se tre të arrestuarit janë pjesë e bandës së Selitës dhe bashkë me të kërkuarin, Xhabafti, mund të ishin nisur për të kryer ndonjë vrasje. Të rinjtë janë marrë dje në pyetje nga punonjësit e policisë kriminale të Komisariatit 2. E.N

Shpërthimi

Sërish granatë shtëpisë së mësuesve në Mamurras F

amilja e mësuesve Muhamet dhe Feraset Sal ko, në qytetin e Mamurrasit, është bërë sërish pre e një goditjeje me granatë nga persona ende të paidentifikuar, por për fat të mirë nuk janë shënuar viktima. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 të së hënës, në oborrin e shtëpisë së mësuesve. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, një granatë ofensive është hedhur nga jashtë shtëpisë, përtej murit rrethues. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të lehta, si thyerje të xhamave të banesës dhe dëmtime të lehta të mureve. Bashkëshortët Salko, bashkë me tre fëmijët e tyre, kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur ngjarja. Ata janë ngritur të shokuar nga shpërthimi i fortë dhe janë qetësuar disi, vetëm kur në vendngjarje ka mbërritur policia. Çifti i mësuesve nga Mamurrasi janë bërë pre e tensionit dhe 2 javë më parë, kur në çatinë e shtëpisë së tyre janë hedhur 2 granata ofensive, të cilat nuk kanë shpërthyer. Pas këtij incidenti, policia e Kurbinit ka nisur hetimet, por nuk ka mundur të zbulojë autorët e ngjarjes. Muhamet e Feraset Salko kanë 3 fëmijë: një djalë dhe 2 vajza dhe janë një familje e respektuar. Muhameti tërë jetën ka punuar si mësues dhe tashmë është në pension, ndërsa e shoqja vazhdon të japë mësim në Mamurras, në një shkollë të ciklit 8-vjeçar.

Kakavijë

Po ikte drejt Greqisë, në pranga i kërkuari për drogë A

rrestohet në pikën kufitare të Kakavijës një person i shpallur në kërkim, padi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Ilir Elezi, 48 vjeç, i njohur ndryshe edhe me emrin Ilia, lindur e banues në qytetin e Tiranës, ka tentuar të largohej drejt Greqisë, por është ndaluar e më pas arrestuar nga policët e shërbimit të pikës kufitare, pasi për të Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë masën e arrestit “burg pa afat”. Rreth orës 19:30 të së hënës, 48-vjeçari nga Tirana i është afruar sportelit të kontrollit të pasaportave në Kakavijë, por kontrolli i dokumentit të tij të identifikimit ka treguar se ky person kërkohej nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Menjëherë është bërë shoqërimi i tij dhe pas verifikimit të dokumentacionit përkatës është saktësuar se gati tri javë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda, me vendimin nr.192, kishte vendosur masën e sigurisë në burg për këtë person. Burimet zyrtare të policisë nuk dhanë më shumë detaje rreth akuzës që i është bërë Elezit, por burime konfidenciale thanë se ai është marrë me paketimin e sasive të drogës dhe me fshehjen e tyre në pjesë të ndryshme automjetesh. Elezi fshihte, pastaj saldonte pjesët ku ndodhej droga. Ai i është dorëzuar mbrëmë policisë së Tiranës.

AKTUALITET

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 15

Një zjarr aksidental në varreza rrezikon ullishtat e fshatit Vajkan në Fier

Digjen 10 ha kullota në Delvinë N

jë zjarr i rënë në mesditën e djeshme në rrethin e Delvinës ka djegur një sipërfaqe kullosore prej 10 hektarësh, ndërsa në Fier një qiri i ndezur në varreza ka shkaktuar një zjarr që është përhapur në një sipërfaqe prej 3 hektarësh. Drejtori i Shërbimit Pyjor dhe Kullotave në Delvinë, Baftjar Beqiri, bëri të ditur për "Shqip" se "sipërfaqja e djegur ndodhet në kullotat tradicionale midis fshatrave Ardhasovë dhe Livinë të Komunës së Mesopotamit." Sipas Beqirit, zjarri mund të kishte përfshirë dhjetëra ha të tjerë, pasi ndihmohej nga era dhe temperaturat e larta. Zyrtarët e pyjeve dhe kullotave në rrethin e Delvinës kanë bërë kallëzim për ndjekje penale për barinjtë që kanë marrë me qira këto kullota. Specialistët e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor dhe Kullotave thanë për "Shqip" se "ky është rasti i tretë i vënies së zjarrit në këtë kullotë, ndaj ne po shqyr-

tojmë edhe mundësinë e prishjes së kontratës së qirasë me barinjtë e Komunë së Mesopotamit". Dy ditë më parë, inspektorët e pyjeve të Delvinës, të mbështetur edhe nga zjarrfikësit e këtij rajoni, arritën të vinin nën kontroll një tjetër vatër zjarri në afërsi të fshatit Velahovë të Komunë së Mesopotamit, ku u dogjën edhe dhjetëra rrënjë ullinj. Ndërsa në Delvinë dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, në Fier zjarri është shkaktuar aksidentalisht, nga një qiri i ndezur në varreza. Burime të Policisë së Fierit njoftuan dje se një zjarr ka djegur sipërfaqen e varrezave të fshatrave Vajkan e Verri dhe një zonë me pemë e shkurre rreth tyre. Zjarri ka djegur çdo fije bari në një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh, përpara se zjarrfikësit e Fierit të mund ta izolonin, për të mos lejuar përhapjen e tij në ullishta, e më tej në shtëpitë e fshatarëve të zonës.

Agjencia Rajonale e Mjedisit në Elbasan urdhëroi ndërprerjen e punës në fabrikën e çimentos, pas konstatimit të problemeve

Ndotja tej normave mbyll ECF-në Drejtuesit e ndërmarrjes kanë dy javë kohë për të rregulluar sistemin e filtrimit

F

abrika e Çimentos, ECF, në Elbasan, që është një nga ndërmarrjet prodhuese më të mëdha në vend, ka pezulluar punën të hënën, pas një urdhri të Agjencisë Rajonale të Mjedisit. Akt-pezullimi i punës në fabrikën e çimentos është firmosur më 3 gusht nga Agjencia Rajonale e Mjedisit (ARM) në Elbasan dhe parashikon mbylljen e fabrikës për sa kohë nuk riparohet sistemi filtrues i saj. Sipas procesverbalit të nënshkruar mes ARM dhe ECF, kjo e fundit duhet të mbyllte aktivitetin e saj të dielën, më 6 gusht dhe dje në mëngjes, kur inspektorët e ARM-së shkuan në fabrikë, i gjetën dyert e saj të mbyllura. Kërkesa e Agjencisë së Mjedisit për ndërprerjen e punës në fabrikë lidhej me riaktivizimin e tërë sistemit të filtrimit, pas daljes jashtë pune të 1500 thasëve filtrues. Ky defekt i rëndë në sistemin e filtrimit bëri që ndotja e ajrit nga kjo fabrikë të kalonte disa herë normat e lejuara. Rezultati i një matjeje të bërë disa ditë më parë nga ekspertët e Agjencisë Rajonale të Mjedisit, ka bërë që kjo strukturë të reagojë shpejt, duke kërkuar mbylljen e aktivitetit të fabrikës, nëse nuk merreshin masa për riparimin e defektit. Pas aktit të bllokimit, drejtuesit e fabrikës me 300 punëtorë kërkuan tri ditë afat në pritje të pajisjeve që ishin porositur në Greqi. "Dje kemi konfirmuar se fabrika ka stakuar çelësat e furrave dhe ka ndërprerë krejt aktivitetin, duke iu nënshtruar një remonti të përgjithshëm në sistemin e pastrimit të ajrit dhe jemi duke ndjekur ecurinë e kësaj pune deri në përfundim", pohoi dje përgjegjësi i ARM-së për Elbasanin, Beqir Kila. Ndërkohë, drejtuesit e ECF informojnë se dje është mundësuar importi i 1500 thasëve filtrues dhe ka nisur menjëherë vendosja e tyre duke nisur njëkohësisht remontin total të fabrikës që do të zgjasë rreth dy javë. Mësohet se gjatë kësaj kohe afro dyjavore, të 300 punëtorët do të merren me remontin sipas kategorive dhe reparteve të punës së tyre, duke mos rrezikuar kështu humbjen e asnjë dite pune. Sipas drejtuesve të ECF, për blerjen e thasëve filtrues janë shpenzuar 250 mijë euro, ndërsa është planifikuar edhe një fond shtesë për përsosjen e krejt sistemit filtrues. Ndërsa kreu i ARM, Kila, ka shtuar se do të ndiqet hap pas hapi procesi i montimit dhe do të lejohet rifillimi i punës pas dy javësh, vetëm në rast se remonti filtrues do të dalë me sukses. Këtë vit, agjencitë shtetërore të Elbasanit kanë ushtruar presion maksimal ndaj bizneseve që nuk zbatojnë rregullat dhe atyre që nuk shlyejnë rregullisht detyrimet financiare. Besim Dybeli

SHKURT

NDOTJA Çarja e thasëve filtrues në sistemin e filtrimit të fabrikës ka bërë që oxhaqet të emetojnë pluhura dhe gazra helmues në një masë shumë më të lartë se e lejueshmja

VENDIMI Agjencia Rajonale e Mjedisit firmosi më 3 gusht vendimin për pezullimin e punës në fabrikën e çimentos, për sa kohë nuk riparohet sistemi filtrues i saj

MBYLLJA Të hënën në mëngjes, në afatin e fundit të lënë nga ARM, drejtuesit e fabrikës kanë urdhëruar fikjen e furrave dhe kanë nisur remontin që zgjat dy javë

SHENDETESIA

M

jekët e familjes në fshatra nuk paraqiten rregullisht në punë dhe shërbimi ndaj banorëve lë për të dëshiruar. Alarmin e japin banorët e fshatrave të Beratit dhe Skraparit, ndërsa edhe të zgjedhurit në strukturat e pushtetit vendor në komuna kanë pohuar për gazetën të njëjtin shqetësim. "Edhe pse mjekët e familjes tashmë janë emëruar sipas numrit të popullsisë, ata nuk paraqiten në punë rregullisht, pavarësisht se quhen mjekë të familjes dhe duhet t'u shërbejnë banorëve në 24

Munguan edhe në rastet kur 18 fshatarë u rrezikuan nga merimanga e zezë

Krerët e 15 komunave të Beratit: Mjekët e familjes nuk duken në punë ngjitëse si bruceloza janë "ulur këmbëkryq" në fshatrat e kësaj komune edhe pse paguhen mjekë, që as që duken në punë. Fakti që në 18 rastet kur persona të ndryshëm në fshatrat: Velabisht, Kutalli, Cukalat, Skrevan, Dyshnik, Veterik, Syzesë, Tërpan, Duhanas, Vërtop etj., janë pickuar nga merimanga e zezë dhe kanë

Nëasnjërasttëpickimit ngamerimangaezezë, mjekëtefamiljesnukjanë gjendurpranëpacientëve

Nga22komunateQarkut tëBeratit,vetëmnë7prej tyrenukjanëparaqitur ankesapërmjekëtefamiljes orë. Kemi pasur raste kur mjeku nuk vjen fare në punë, ndërsa nuk mund të marrim masa për këtë dhe paga nuk u është prekur", thotë kryetari i Komunës Roshnik, Adriatik Serani. Por edhe pse ankesat e banorëve depozitohen çdo ditë në komuna, këto struktu-

ra të pushtetit vendor nuk e kanë forcën e duhur ligjore për të ndryshuar gjendjen. Nga 22 komunat e Qarkut të Beratit, vetëm në 7 prej tyre nuk janë paraqitur ankesa për mjekët e familjes, ndërsa në 15 të tjerat mosparaqitja në punë e mjekëve të familjes është dhe

mbetet një problem tepër shqetësues. Sipas kryetarit të Komunës Leshnje në Skrapar, mjeku në fshatrat e asaj komune nuk ekziston fare, pavarësisht se rrogën mund ta firmosë ndonjë person, ndërsa kryetari i Komunës Gjerbës, Dilaver Zyka, thotë se sëmundjet

qenë në rrezik për jetën, nuk kanë pasur pranë mjekun qoftë edhe për një rekomandim, ka bërë që banorët e fshatrave të deklarojnë hapur mungesën e ndihmës mjekësore në fshatra edhe pse shteti paguan miliona për këtë. Zylyftar Plaku

Kapen në kafene, gjoba 12 policëve Një duzinë policësh të Komisariatit të Policisë së Lushnjës janë gjobitur me pagën e pesë ditëve punë dhe kanë marrë vërejtje, sepse eprori i ka "kapur" duke pirë kafe gjatë orarit të punës. Burime nga Komisariati i Lushnjës bëjnë të ditur se, dje, shefi i komisariatit, Selman Tema, ka firmosur gjobat për 12 policët, pasi i ka gjetur vetë të ulur në kafene, gjatë kohësh që duhet të ishin duke patrulluar. Vetë Tema as e pohon e as e mohon këtë ngjarje, por nga zyra e financës mësohet se urdhri është zbatuar tashmë.

Vdes i riu, piu një pilulë fostoksinë Një 25-vjeçar nga Fshati Mallkuc i Fushë-Krujës ka gjetur vdekjen të hënën, pasi ka gëlltitur një tabletë fostoksinë. Viktima është Anton Muça, i cili sipas bashkëfshatarëve të tij vuante nga depresioni dhe kishte tentuar të vetëvritej edhe tre vjet më parë. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në shtëpinë e viktimës. Ai ka shfrytëzuar një moment kur familjarët nuk ndodheshin në shtëpi dhe ka gëlltitur helmin që ka bërë efekt përpara se ata të ktheheshin. Policia e Krujës po heton mbi ngjarjen.

Vetëhelmohet një 51-vjeçar në Borsh Një 51-vjeçar i ka dhënë fund jetës dje, duke pirë fostoksinë. Sipas hetimeve të para, nga policia bëhet e ditur se Pëllumb Tova, me origjinë nga Dibra, banor i zonës periferike të Borshit në Sarandë, është vetëhelmuar. Shkaqet janë ende të pasqaruara". Sipas disa ekzaminimeve mjekësore, 51-vjeçari ka përdorur një helm të fortë që mund të ketë qenë fostoksinë. Ende nuk dihen rrethanat e ndërmarrjes së hapit fatal nga dibrani që banonte në bregdet, por gjendjen depresive të tij një ditë më parë e pranojnë edhe të afërmit.

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 17 VENDE & TRADITA

SHOQERI

Irlanda, ishulli i gjelbër ku takohet aristokratikja me modernen

Sa e vështirë dhe e ankthshme është të jesh nënë në ditët e sotme

RINGJALLJA

Kanadezja ka bindjen se është rimishërimi i Merlin Monrosë

NE FAQEN 26

NE FAQET 28-29

NE FAQEN 26

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

AMERIKE

I kanë prindërit super të pasur, e kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës në New York dhe i bëjnë pushimet në vendet më të bukura

Vajzatebaballarëvemiliarderë Revista “Forbes” përzgjedh 10 trashëgimtaret më të bukura e seksi Arrestohen

dy “serial killer” në Feniks

N J

anë të bukura, tekanjoze, por shpesh të pushtuara nga ma nia e për të qenë të parat. Bëhet fjalë për vajzat e baballarëve më të pasur në botë. Më e lakuara mes të gjithave duket se është Ivanka Trump, vajza 24-vjeçare e manjatit amerikan Donald Trump. Dhe jo vetëm sepse është e re, inteligjent,e por edhe sepse ka arritur të diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin e Pensilvanisë. Ajo që e bën të kapë majat e këtij klasifikimi është "perandoria" financiare që ajo zotëron, aq sa e lejon të "tallet" me paratë që ka. Edhe pse askush nuk e ka besuar, fjalët e saj që tashmë janë bërë të njohura gjithandej janë këto: "Punoj si modele për të paguar studimet". Kështu, për revistën e famshme ekonomike "Forbes", Laureta Ivanka Tramp udhëheq klasifikimin e dhjetë trashëgimtareve më sensuale në botë. Ndaj, ai që do të ketë fatin të martohet me të, do të fusë një shtëpi një "minierë të artë". Ivanka, e cila aktualisht është zëvendëspresidente e agjencisë së pronave të patundshme, pjesë e... NE FAQEN 27

Urdhri i tempullarëve u shkatërrua me urdhër të Mbretit Filipi i Bukur nën akuzat e herezisë

Kalorësit e shenjtë nuk ishin veç luftëtarë, por zotëronin edhe një perandori ekonomike

Tempullarët,financierëtemëdhenjtëmesjetës T

huhet se kur Luigji XVI ngjiste shkallët e gi jotinës, në pikën pa kthim prapa të Revolucionit francez e ndoshta të gjithë historisë moderne të njerëzimit, me pak fjalë, në çastin kur iu pre koka regjimit

të vjetër, nëpër turmën që po bënte sehir, bëri përpara një plak i çuditshëm, një ndër ata famkeqët që nuk linin ekzekutim t'u shpëtonte, thuajse një fantazim e historisë, i cili, sapo tehu i mprehtë përmbushi detyrën,

pasi u lag nga gjaku i mbretit, lëshoi një klithmë ngjethëse: "Jak i Molesë, haku yt u mor". Në ato ditë të trazuara nuk mund të përjashtohet aspak që një e gjë e tillë të ketë ndodhur vërtetë. Sigurisht që mund të bëhet fjalë për

një legjendë, e cila meriton të gjithë respektin e mundshëm dhe që në atë kohë u përhap me shpejtësi marramendëse, duke shfrytëzuar shtimin e ndjeshmërisë... NE FAQET 18-19

ë Feniks, askush nuk guxonte të dilte më natën në rrugë. Dy "killerat" e çmendur ishin vënë në garë se kush vriste më shumë njerëz. Por tani ankthi mori fund. 30 vjeçarë, të papunë, miq dhe të dy vrasës në seri, të bashkuar nga pasioni për të qëlluar natën, rastësisht, kundër qenieve njerëzore, qenve dhe kuajve. Kështu i ka përshkruar Fill Gordon, kryetari i Bashkisë në Arizona, Dale Haunsner dhe Samuel Diteman, të arrestuar nga policia në një operacion blic, duke i dhënë fund një ndjekjeje që vazhdonte prej më shumë se 15 muaj. "Bëhet fjalë për dy mostra, të cilët i ndiqnim prej kohësh", ka theksuar Gordon gjatë një konference për shtyp, e transmetuar direkt në të gjitha televizionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për kryetarin, si Hausner, 33 vjeç, edhe Dietman, 31 vjeç, janë fajtorë për "pa asnjë pikë dyshimi" dhe përgjegjës për të paktën 4 nga gjashtë vrasjet e ndodhura kohët e fundit, por mbi ta rëndon edhe dyshimi i fortë që kanë "firmosur" dhe tetë vrasje të tjera dhe 11 përdhunime... NE FAQEN 23

N D R Y S H E

SHQIP 1 8

Financime të paligjshme

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

Tempullarët gjendeshin në pozitën e të qenit jo vetëm një makinë e mrekullueshme lufte e diplomacie, por edhe të një perandorie financiare. Sipas studimeve të fundit qenë pikërisht pasuritë që kishin arritur të vinin mënjanë shkaku i shkatërrimit të urdhëruar nga Filipi i Bukur, i cili u detyrohej shuma përrallore parash

Ajo që i mposhti qe një skandal i madh financiar. Një korrupsion mesjetar. Një financim i jashtëzakonshëm (prej 300 mijë fiorinash), i cili iu dha pa kurrfarë garancie Mbretit të Francës që po kalonte mes vështirësish të tmerrshme ekonomike, për shkak të asaj që do të hynte në histori si "lufta 100-vjeçare" kundër Anglisë

Jaku i Molesë, i djegur në turrën e druve në vitin 1314 me urdhër të Mbretit të Francës, Filipit të Bukur, qe i fundit ndër mjeshtrit e mëdhenj të murgjve luftëtarë, urdhri i të cilit lindi me të kaluar viti 1120, një vit pas pushtimit të Jeruzalemit, me detyrën e shenjtë të luftonin myslimanët e të mbronin pelegrinët

Kur Jaku i Molesë u kthye në Paris dhe zbuloi që nga arkat e Urdhrit kishte dalë një shumë e paparë, zboi menjëherë kujdestarin e thesarit, por në këtë pikë Urdhri ishte tejet i drobitur e i përçarë. Mbreti e nuhati sakaq këtë dobësi dhe kuptoi se mund fitonte menjëherë luftën kundër tempullarëve, duke u hedhur në veprim

TEMPULLARET "Tangjentet" kanë ekzistuar që në mesjetë T

Kalorësit me uniformë të bardhë e me kryq në gjoks u futën thellë në fantazitë e ëndrrat e evropianëve

huhet se kur Luigji XVI ngjiste sh kallët e gijotinës, në pikën pa kthim prapa të Revolucionit francez e ndoshta të gjithë historisë moderne të njerëzimit, me pak fjalë, në çastin kur iu pre koka regjimit të vjetër, nëpër turmën që po bënte sehir, bëri përpara një plak i çuditshëm, një ndër ata famkeqët që nuk linin ekzekutim t'u shpëtonte, thuajse një fantazim e historisë, i cili, sapo tehu i mprehtë përmbushi detyrën, pasi u lag nga gjaku i mbretit, lëshoi një klithmë ngjethëse: "Jak i Molesë, haku yt u mor". Në ato ditë të trazuara nuk mund të përjashtohet aspak që një e gjë e tillë të ketë ndodhur vërtetë. Sigurisht që mund të bëhet fjalë për një legjendë, e cila meriton të gjithë respektin e mundshëm dhe që në atë kohë u përhap me shpejtësi marramendëse, duke shfrytëzuar shtimin e ndjeshmërisë ndaj gjithçkaje që kishte të bënte me tempullarët, duke shtuar se gjatë revolucionit legjenda e tyre u vu në qendër të interesit të mbarë publikut të kohës. Kalorësit me uniformë të bardhë e me kryq në gjoks u futën përsëri thellë në fantazitë e ëndrrat e evropianëve falë historisë së tyre heroike e enigmatike, por mbi të gjitha falë misterit që vishte shkatërrimin e menjëhershëm të Urdhrit të tyre. Jaku i Molesë, i djegur në turrën e druve në vitin 1314 me urdhër të Mbretit të Francës, Filipit të Bukur, qe i fundit ndër mjeshtrit e mëdhenj të murgjve luftëtarë, urdhri i të cilit lindi me të kaluar viti 1120, një vit pas

pushtimit të Jeruzalemit, me detyrën e shenjtë të luftonin myslimanët e të mbronin pelegrinët. Patën fillesa mjaft të vështira, por brenda shumë pak kohësh u bënë një fuqi e madhe ekonomike e ushtarake, që pranonte të merrte urdhra vetëm nga Papa: në të vërtetë qenë një shtet pa territor në zotërim, i cili e kishte kryeqytetin në Paris, në "Kullën e Tempullit" (tani e shkatërruar), ku (për kënaqësinë e të gjithë të pasionuarve pas ekzoterizmit) u mbajt i burgosur Luigji XVI, përpara se t'i priste kokën tehu i mprehtë i gijotinës. Urdhri i Tempullit u krijua nga Hugues de Payns, të cilit iu bashkuan edhe miqtë me të cilët mbështeste kanonet agustiniane. Kishin marrë përsipër detyrën të celebronin këtë kult në xhaminë e Al Aksasë, të ngritur mbi rrënojat e Tempullit të dikurshëm të Salomonit, duke nisur nga viti 1120, për ta ratifikuar në vitin 1129, edhe pse rezultoi sipërmarrje aspak e thjeshtë. Kalorësit murg iu desh të përballej edhe me një lloj pacifizmi që karakterizonte kishën mesjetare. Vërtet që kisha pranonte, përkundrazi, shtynte njerëzit të bashkoheshin në kryqëzata, por nuk i shihte me sy të mirë murgjit që donin të shndërroheshin në luftëtarë, apo e kundërta. Fillimisht, detyra e tyre qe të mbronin pelegrinët, por shumë shpejt u bënë armatë e përzgjedhur, një forcë e posaçme e krishterimit. Ishin shumë popullorë për të paktën dy shekuj. Më

pas, me rënien e mbretërimit të Frankëve në Tokën e Shenjtë, u kthyen në një organizatë të sikletshme - ndoshta edhe shumë të rrezikshme - pikërisht pasi nga njëra anë ishin zgjeruar së tepërmi, duke dalë jashtë çdo kontrolli dhe së dyti, pasi në synimet e saj nuk vërehej më ai për të cilën qe krijuar. Sa më shumë Evropa bëhej e ndërgjegjshme se beteja e Tokës së Shenjtë mund të quhej e humbur, aq më shumë tempullarët gjendeshin në pozitën e të qenit një makinë e mrekullueshme lufte e diplomacie, por edhe të një perandorie financiare, e cila ushqente vetëm vetveten, të cilës i pëlqente së tepërmi misteri, përreth së cilës shtoheshin gjithnjë e më shumë zërat që flisnin pikërisht për këto karakteristika. Pika e kthesës erdhi me rënien e Akrës në vitin 1921. E fundit fortesë e krishterë u mbrojt dëshpërimisht nga kalorësit murgj, të cilët aty humbën edhe Mjeshtrin e Madh, Guljelmin e Bujosë, një shenjt-hero, i ngritur në qiell për heroizmin në beteja dhe për virtytet prej të krishteri. U mundën me shumë nder, por përgjithnjë. E keqja ishte se dolën jashtë loje në gjeopolitikën mesdhetare. Ajo që i mposhti përfundimisht nuk qenë flakët e Akrës, as thashethemet mbi zakonet e traditat e tyre, ku mund të përmenden devijimet seksuale e herezitë fetare. Edhe kur mbi ta u përplas mëria e Filipit të Bukur, përsëri ditën të tregoheshin mjaft të vlefshëm. Ajo që i mposhti qe një skan-

dal i madh financiar. Një korrupsion mesjetar. Një financim i jashtëzakonshëm (prej 300 mijë fiorinash), i cili iu dha pa kurrfarë garancie Mbretit të Francës që po kalonte mes vështirësish të tmerrshme ekonomike, për shkak të asaj që do të hynte në histori si "lufta 100-vjeçare" kundër Anglisë. Nën trysninë e pakënaqësisë së thellë popullore e nën frikën e një revolte që e kish detyruar të strehohej pikërisht në Kullën e Tempullit, sovrani arriti ta siguronte "ryshfetin" nga kujdestari i thesarit të tempullarëve, pa marrë miratimin e Mjeshtrit të Madh, i cili në atë çast ndodhej në Qipro dhe nuk ishte aspak në dijeni të kërkesës së Mbretit. Kur Jaku i Molesë u kthye në Paris dhe zbuloi që nga arkat e Urdhrit kishte dalë një shumë e paparë, zboi menjëherë kujdestarin e thesarit, por në këtë pikë Urdhri ishte tejet i drobitur e i përçarë. Mbreti e nuhati sakaq këtë dobësi dhe kuptoi se mund fitonte menjëherë luftën kundër tempullarëve, duke u hedhur në veprim. Nisën të përhapeshin menjëherë zëra që tempullarët detyronin pretendentët për të hyrë në Urdhër, të pështynin kryqin e të mallkonin Krishtin (ky skenar u bë i preferuari i mbështetësve të mbretit); vdekja në Romë e Bonifacit VIII, Papës energjik e njëherësh shumë të lidhur me Urdhrin (nga i cili kish marrë edhe 12 mijë fiorina për të mbështetur luftën ku qe përfshirë, kundër familjes Kolona), i dha dorën e

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

Në të vërtetë qe një shtet pa territor në zotërim, i cili e kishte kryeqytetin në P aris, në "Kullën e Tempullit" (tani e shkatërruar), ku (për kënaqësinë e të gjithë të pasionuarve pas ekzoterizmit) u mbajt i burgosur Luigji XVI, përpara se t'i priste kokën tehu i mprehtë i gijotinës

N D R Y S H E

SHQIP 1 9

Urdhri i tyre kishte arritur të transmetohej brez pas brezi në mënyrë të fshehtë dhe shumë të rezervuar. Persekutimi i Filipit nuk kish pasur qëllime politike e ekonomike, por të tjera e shumë më të rëndësishme; të bënte të heshtte një të vërtetë të lashtë. Një teori tipike komploti, e ngjashme me atë që na servilet te "Kodi i Da Vinçit"

fundit luftës kundër tempullarëve. Në vitin 1305, Klementi V, një francez, vuri kurorën Papnore në Lion në praninë e Filipit dhe nisi menjëherë një sulm të egër kundër gjithçkaje që kish të bënte me tempullarët. Jo vetëm kaq, ai kërkoi që menjëherë të merreshin masa kundër tyre. Bëri edhe një gabim të pafalshëm "diplomatik" duke u hequr si i sëmurë, gjë që u shoqërua me një kurth për të cilin ai as që mund të kishte dijeni. Më 13 tetor të vitit 1307, të gjithë tempullarët e Francës u arrestuan. Nisi një proces i gjatë ku përfundimi dihej; të burgosurit rrëfyen atë që u kërkonin inkuizitorët. Më pas u hynë sërish tratativave, rrëfyen sërish dhe në fund, në Francë (jo në vendet e tjera të Evropës) u ndezën turrat e druve. Filipi i Bukur ia arriti qëllimit dhe për një kohë shumë të gjatë tempullarët u harruan. Ndërkohë që traditat, ritualet dhe sidomos mënyra e pranimit në të ishin të destinuara të jetonin shumë gjatë, aq sa legjenda e tyre mund të thuhet se ka ushqyer fantazitë e të gjitha shoqërive sekrete moderne, përfshirë këtu edhe asaj që i dha jetë partisë naziste. Çelësi i këtij suksesi kaq të madh fshihej në faktin se ata shikoheshin si organizatë që ia kishte dalë të mësonte dije sekrete prej misticizmit mysliman dhe që edhe pas shkatërrimit, Urdhri i tyre kishte arritur të transmetohej brez pas brezi në mënyrë të fshehtë dhe shumë të rezervuar. Persekutimi i Filipit nuk kish pasur qëllime politike e ekonomike, por të tjerë e shumë më të rëndësishëm; të bënte të heshtte një të vërtetë të lashtë. Një teori tipike komploti, e ngjashme me atë që na servilet te "Kodi i Da Vinçit". Në vitin pesëqind, demonologu Kornel Agripa e i interpretoi kështu dokumentet që u mbajtën gjatë procesit: Tempullarët ishin magjistarë të ditur. Në vitet shtatëqind masoneria nxori heronjtë përkatës, duke themeluar urdhra të rinj tempullarësh e duke i përhapur në të gjithë Evropën. Ndërkohë që askush nga historianët nuk i ka marrë shumë seriozisht rrëfimet që bënë këta murgj nën tortura, krejt të kundërtën kanë bërë shoqëritë sekrete, duke parë aty thelbin e vërtetë të gjithë përndjekjes së tyre, e duke krijuar njëkohësisht një traditë të bazuar pikërisht mbi kështjellën e miteve të ngritur nga inkuizitorët katolikë. Rasti i "Bufametit" (një nga tempullarët pranoi që kalorësit adhuronin një idhull që mbante këtë emër) është absolutisht tipik, përveçse edhe shumë zbavitës për mbresat që ka lënë në mendjet e njerëzve. Në kohët moderne është imagjinuar si gjarpër, si cjap e të tilla fantazi pa fund. Surrealistët u magjepsën vërtet pas tij, Bufameti u bë një temë e mrekullueshme letrare dhe zuri vendin kryesor në një nga kryeveprat e Pierr Klosovskit. Por çfarë ishte në fillim? Shpjegimi më i mundshëm është që në frëngjishten e vjetër kanë qenë përdorur si sinonime Bufameti

dhe Muhameti: u zbulua një mister ezoterik falë akuzës për këmbim shërbimesh sekrete me armikun. Sigurisht që nuk mund arrihet në kurrfarë përfundimi të përbashkët mes spekulimit ezoterik dhe studimeve historike: sidoqoftë, ndonjë studiues që ka lexuar me shumë kujdes rrëfimet e tempullarëve nën tortura, duke u shtuar përfundimeve edhe gjëra që shtyhen përtej asaj që një njeri nën tortura është i detyruar të rrëfejë. Nuk kemi të bëjmë vetëm me fantazi. Për shembull, nuk ka asnjë pikë dyshimi se mes hierarkisë së murgjve ekzistonte një dallim i fortë moshe dhe kohëzgjatjeje nën Urdhër, të formës që sot haset në radhët e ushtarëve, ku gjithnjë i sapombërrituri është i detyruar t'i nënshtrohet vullnetit të atij që aty është prej kohësh. Të sapopranuarit nën Urdhër duhet të duronin keqtrajtime e sprova nga më të pabesueshmet dhe ka shumë të ngjarë që akuza kryesore për të cilën tempullarët u dënuan, nuk është aspak e sajuar, por thjesht e keqinterpretuar. Mund të jetë shumë e vërtetë që pretendenti për t'u bërë murg luftëtar, përveç fyerjeve e keqtrajtimeve të panumërta që duhet të përballonte, të gjitha të bëra nga shokët më të "vjetër", detyrohej edhe të mohonte Krishtin e të pështynte mbi kryq. Përbënte një provë të vërtetë për luftëtarin e ardhshëm, e vinte në situatën në të cilën do të gjendej, në rast se do të binte në duart e armikut. Ishte një mënyrë për të vlerësuar karakterin e tij, pikërisht siç veprohet në radhët e ushtrive moderne, në repartet më të mira e forcat elitë të tyre. Por ka edhe fakte të tjera: një kërkuese e specializuar në bibliotekat e Vatikanit ka zbuluar një dokument, i cili hedh më shumë dritë mbi "komplotin", pasi vërteton se Klementi V, edhe pse u bë pre e ngjarjeve të kohës, u mundua me të gjitha mënyrat për t'i shpëtuar kalorësit e shenjtë. Dhe në fakt, tre nga të dërguarit e tij të plotfuqishëm takuan në dhomat sekrete të kështjellës së Shinonit, De Molein e përfaqësues të tjerë të lartë të Urdhrit dhe aty i çliruan nga akuzat për herezi kundër kishës. Shumë kureshtje ngjall fakti që një gabim i bërë gjatë katalogimit të dokumentacionit në shekullin XVI kishte bërë që të humbej çdo gjurmë që kishte të bënte me dokumentet e këtij takimi. Sigurisht që gjetja e tij nuk ka asnjë efekt praktik, e ndoshta nuk është në gjendje t'u kthejë nderin në vend kalorësve murgj (për tani ka shumë pak rëndësi nëse ishin apo jo murgj), por një gjë do ta bënte me siguri, të provonte që ishin viktima të një komploti të madh, ku ishin përfshirë instancat më të larta të Evropës së asokohe. Dokumenti ka të ngjarë që të mos ndikojë aspak as në mitologjinë e tyre, që 700 vite pas procesit të mistershëm, (përvjetori i saktë është vitin që vjen) mbetet po aq joshëse e magjike sa në fillimet e saj.

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 2 1

N D R Y S H E

historia

DIKENS

ROMAKËT

Në fund të viteve ‘700, “banjat” shkëlqenin. Jane Austen i transferoi në 1801, Dikens u kushtoi disa nga operat e tij

Të parët që u lanë në këto ujëra ishin luftëtarët keltë; Legjionet romane në vitin 43 para lindjes së Krishtit

BARBARËT Në shekullin e katërt para lindjes së Krishtit, me ardhjen e barbarëve, banjat termale u braktisën dhe për pasojë u shkatërruan

MBYLLJA

NJE NGA BANJAT TERMALE TE ANGLISE

“Banjat” publike u mbyllën më 1978, për administrim të keq dhe shumë probleme ekonomike, kishte nevojë për rikonstruktim

Të ndërtuara nga romakët, një nismë për t’u bërë një tërheqje turistike dhe simboli “cool” i Anglisë

Sa të lashta, aq edhe të shtrenjta, hapen sërish banjat termale Për ekspozitën janë shpenzuar 45 milionë sterlina

I

naugurimi është bërë dje me festime të mëdha, edhe pse këtë herë për shkaqe besëtytnie dhe për të respektuar kushtet shëndetësore jo të mira të Luciano Pavaroti-t, që tre vjet më parë kishte dashur të mbante një koncert së bashku me dy kolegët e tij më të famshëm në botë, për të përshëndetur të pranishmit, por në atë vend nuk u organizua asnjë ngjarje e rëndësishme. Një bandë që cila luan muzikë amerikano–perëndimore, tridhjetë vjet që nga mbyllja, ka qenë e pranishme në rihapjen e “banjave termale”. Dy orë nga Londra, në juglindje, drejt rrugës për në Manchester, është e vetmja pjesë e Britanisë së Madhe që ka një burim uji të ngrohtë termik, i pasur me dyzetedy minerale me kanë veti kuruese. Një burim magjik, të cilin e zbuluan romanët dhe që përmbante shumë minerale. Ishte vetëm një burim, ku keltët festonin ceremonitë e tyre. Romanët kanë ngritur një qytet dhe kanë ndërtuar “tepidariumim” e parë. Në kohën gjeorgjiane, shoqëria e pastër londineze i kalonte këtu pushimet, duke rikujtuar stilin mbretërore. Por që prej tridhjetë vjetësh, ato burime ujërash termalë (llixhat) ishin mbyllur: një komision i Ministrisë së Shëndetësisë kishte vlerësuar se nuk ishte më ekonomike ta financonte këtë ndërmarrje dhe anglezëve nuk u kishte mbetur gjë tjetër veçse të emigronin në Sturnia, Toskanë. Vetëm në fillim të viteve ’90, u bënë shumë festime për të përshëndetur mijëvjeçarin e ri, të njëjta me ato të ndërtimit të rrotës gjigande “London Eye” (“Syri i Londrës”, simboli ri i qytetit) dhe i mijëvjeçarit. I kushtueshëm që në fillim – buxheti parashikonte një shpenzim prej rreth 13 milionë sterlinash – por ka qenë një zh-

përfundimi Mes polemikave për çmimet, banjat e lashta termale që u rihapën për publikun. Nuk e kanë humbur shkëlqimin e tyre: katër banja dhe një vaskë e madhe me pamje nga çatitë e qytetit

Fondet u dhanë në fillim të viteve ‘90 në prag të festimeve për fundin e shekullit. Punimet zgjatën 15 vjet. Gjithçka kushtoi 13 milionë sterlina

sauna dhe masazhe Duke kaluar përmes një ure prej xhami, mbërrin te banjat e vjetra termale gjeorgjiane, me pishinën e Minervës, sauna të ndryshme dhe dhoma për masazhe. Bileta e hyrjes kushton 12 sterlina

vatje e vërtetë për financat e shtetit dhe të qytetit. “Banja” e re ka kushtuar në fakt 45 milionë sterlina, një shifër tri herë më e madhe se ajo e parashikuara. Nuk u rritën vetëm shpenzimet, por edhe kohëzgjatja e punimeve. Në 2002-shin, pas dhjetë vitesh punë, dukej se kishte ardhur koha për të rihapur pishinën me ujë të ngrohtë, që për inaugurimin ishte organizuar edhe koncerti me tre tenorët e famshëm Pavarotti, Carreras dhe Domingo, të cilët do të kishin ndezur mbi “vaskë” reflektorët e botës. Gjithsesi, përfundimi është i kënaqshëm: janë katër banja termale, temperatura e ujit është konstante, 35 gradë, dhjetë gradë më pak se burimi natyror. Tani, ndërtesa kryesore është shumë e madhe edhe pse dera e hyrjes ka mbetur po ajo gjeorgjiane. Por, mbi të gjitha, nën çati ndodhet një vaskë e madhe e hapur me mure ndarëse prej xhami, që i lejon të ftuarit të shijojnë panoramën e vjetër të qytetit roman, ëmbëlsinë e ndërtesave të një prej qyteteve të vogla më të bukura të Anglisë. Duke kaluar një urë prej xhami, arrihet te banjat (llixhat) gjeorgjiane, të cilave u është kthyer shkëlqimi i dikurshëm dhe shumë bukuri të tjera: pishinat, mes të cilave edhe “Minerva”, sauna, dhoma për masazhe. Në kohët e pasionit të shfrenuar për mesazhe dhe relaks, ndërkohë që gazetat angleze janë mbushur plot me reportazhe mbi Anglinë dhe banjat termale e saj, “Banja” kërkon të fitojë konkurrencën e vendeve të tjera, duke u ofruar më të mirën. Hyrja do të kushtojë 12 sterlina, 6 do të kushtojë për pushuesit e “Banjës”. Gjithsesi, ka shumë diskutime dhe kritika, të cilat ironizojnë duke imagjinuar tenorët që shkojnë për të bërë banjë pasi kanë mbaruar punën, siç bënin perandorët romanë.

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

Serial killer

SHQIP 2 3

N D R Y S H E

Në Feniks, askush nuk guxonte të dilte më natën në rrugë.Dy"killer”-at e çmendur ishin vënë në garë se kush vriste më shumë njerëz. Por tani ankthi mori fund. "Bëhet fjalë për dy përbindsha, të cilët i ndiqnim prej kohësh", kanë theksuar autoritetet gjatë konferencës për shtyp

Arrestohen përbindshat e Feniksit Dy 30-vjeçarët bënin garë se kush mund të vriste më shumë

N

ë Feniks, askush nuk gux onte të dilte më natën në rrugë. Dy "killerat" e çmendur ishin vënë në garë se kush vriste më shumë njerëz. Por tani ankthi mori fund. 30 vjeçarë, të papunë, miq dhe të dy vrasës në seri, të bashkuar nga pasioni për të qëlluar natën, rastësisht, kundër qenieve njerëzore, qenve dhe kuajve. Kështu i ka përshkruar Fill Gordon, kryetari i Bashkisë në Arizona, Dale Haunsner dhe Samuel Diteman, të arrestuar nga policia në një operacion blic, duke i dhënë fund një ndjekjeje që vazhdonte prej më shumë se 15 muaj. "Bëhet fjalë për dy përbindsha, të cilët i ndiqnim prej kohësh", ka theksuar Gordon gjatë një konference për shtyp, e transmetuar direkt në të gjitha televizionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për kryetarin, si Hausner, 33 vjeç, edhe Dietman, 31 vjeç, janë fajtorë për "pa asnjë pikë dyshimi" dhe përgjegjës për të paktën 4 nga gjashtë vrasjet e ndodhura kohët e fundit, por mbi ta rëndon edhe dyshimi i fortë që kanë "firmosur" dhe tetë vrasje të tjera dhe 11 përdhunime grash. Pasi u mendua për muaj me radhë se të dy vrasësit në seri ishin individë të ndarë nga njëri-tjetri, hetuesit kanë arritur në përfundimin se edhe pse janë persona të ndryshëm, në të vërtetë vepronin së bashku, në një lloj gare se kush do të arrinte të vriste më shumë, njëlloj sikur ishin në një park lojërash e donin të fitonin. Të pa dyshuar, miq të vjetër prej kohësh, të dy banues në të njëjtin apartament në zonën Mesa dhe pa një punë fikse, dy vrasësit i zgjidhnin viktimat e tyre rastësisht. "Ata i zgjidhnin viktimat rastësisht. Këtë e demonstron më së miri edhe fakti se ata nuk kanë pasur asnjë lidhje me viktimat", tha Xhek Harris, shefi i Policisë së Arizonës. Ndoshta ngaqë mendonin se në këtë mënyrë do të ishte e pamundur që t'i arrestonim. Metoda që kishin zgjedhur për të qëlluar ishte vërtet rrëqethëse. Zakonisht dilnin në orët e vona të mbrëmjes në ditë që i zgjidhnin rastësisht, shëtisnin së bashku në këmbë, ose në makinë dhe të mbrojtur nga errësira e thellë e natës gjuanin sapo siguroheshin se nuk mund të shiheshin nga një person i tretë i pranishëm në ngjarje. Merrnin shenjë me kujdes dhe gjuanin kundrejt kalimtarëve të rastit, çiklistëve, por edhe qenve shtëpiakë dhe kuajve që gjendeshin në fermat dhe rrethoret ku mbarështoheshin. Në shumë raste arrinin t'i afronin femrat pas vetes, për t'i përdhunuar më pas. Me pak fjalë, një sulm i vërtetë dhe i tmerrshëm ndaj çdo qenieje që do të guxonte të dilte natën në vendin ku ishin edhe ata rastësisht. Janë akuzuar për katër

Metoda që kishin zgjedhur për të qëlluar ishte vërtet rrëqethëse. Zakonisht dilnin në orët e vona të mbrëmjes në ditë që i zgjidhnin rastësisht

Kanë qëlluar për t'u argëtuar plot 14 persona vrasje, që në fakt, i ishin atribuuar "Serial Shooter"-it, i cili deri tani ka kryer gjashtë vrasje dhe ka plagosur 17 të tjerë. Megjithatë, "Serial Shooter" vepronte në këtë mënyrë.

Ai fshihej në ndonjë qoshe, duke e përzgjedhur me shumë kujdes vendin dhe i godet viktimat pas krahëve, si të ishte një snajper, i cili nuk gabon në objektivin që men-

Dale Haunsner Ai fshihej në ndonjë qoshe, duke e përzgjedhur me shumë kujdes vendin dhe i godet viktimat pas krahëve, si të ishte një snajper, i cili nuk gabon në objektivin që mendon të neutralizojë

don të neutralizojë. Hetuesit këmbëngulin se dy vrasësit qëndrojnë edhe pas tetë vrasjeve dhe 11 rasteve të përdhunimit që deri tani ia kishin atribuuar "Baseline Killer"-

it. Një vrasës serial që mbantë paruke me gërsheta dhe kapele peshkatari, i cili godet natën nga një distancë e afërt, pasi nis fillimisht të flasë me viktimën. Janë të

Samuel Diteman Një vrasës serial që mban paruke me gërsheta dhe kapele peshkatari, i cili godet natën nga një distancë e afërt, pasi nis fillimisht të flasë me viktimën

shumtë elementët që do t'u shtohen hetimeve dhe tani janë agjentët e policisë së "Foniks", që do të tentojnë të marrin nga të dy të arrestuarit një përgjegjësi për të gjitha krimet, çka mund t'u kushtojë të akuzuarve dënimin maksimal. Për kryetarin e bashkisë së qytetit, Gordon, të arrestuarit janë një lehtësim i madh për qytetarët që kishin shpërthyer në protesta, për shkak të pasigurisë së madhe në orët e mbrëmjes në një nga qytetet më të qeta dhe mikpritëse të perëndimit. Madje, po sipas kryetarit të bashkisë, shumë vendas i kishin ofruar edhe ndihmën e tyre vullnetare policisë, për të dhënë fund asaj që për ta ishte bërë një ankth kolektiv. Madje, Gordon nuk ka harruar të falënderojë edhe kontributin e madh të vullnetarëve: "Falë edhe sinjalizimeve të opinionit publik, arritën që t'i kapnim dhe t'i mbyllnim me sukses operacionet", tha ai. Për t'i arrestuar, policia ka vënë në aksion më shumë se 200 agjentë, një numër rekord për shtetin e Arizonës. Pas krehjes së mirë të zonës, agjentët e kanë pasur shumë të vështirë të gjenin kohën dhe mënyrën e duhur për të vepruar, pasi vrasësit vepronin në fshehtësi dhe nuk kishin ndonjë punë dhe banesë fikse. Policët e maskuar kanë hyrë në apartamentin, ku gjendeshin të dy duke u vënë prangat. Ata nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë. "Jemi të sigurt se janë këta dy mostrat e përgjegjshëm për krimet që janë bërë në muajt e fundit", tha nënkomisari i policisë, Kevin Robinson. Gjithashtu, ai deklaroi se në apartamentin ku banonin u gjet një numër i madh pushkësh dhe pistoletash që do të shërbejnë si prova materiale për hetimet e mëvonshme. Viktima e fundit e dy mostrave ishte një vajzë e re, Robin Blasnek, 22 vjeç e cila u vra rreth orës 23:15 të së dielës, me një goditje të vetme, ndërsa shëtiste e vetme në një vend jo shumë të frekuentuar të zonës. "Vajza ime ishte një njeri shumë i mirë. Ajo ishte e padjallëzuar ndaj rreziqeve të kësaj bote", komentoi babai i saj, Stiv Blasnek, pasi mori vesh lajmin për arrestimin e dyfishtë. Pikërisht kjo vrasje e fundit, sipas disa zërave që kanë qarkulluar në mediat lokale, e kishte furnizuar policinë me prova të nevojshme për të vepruar me siguri në arrestimin e vrasësve në seri. Mungesa e një shkaku dhe fakti se "serial killer"-at në të vërtetë ishin dy individë, bëri që hetuesve dhe mediave t'u kthehej në mendje rasti i "snajperit të Uashingtonit", i cili në vjeshtën e vitit 2004 vuri në shënjestër përreth kryeqytetit federal 14 sulme të ndryshme dhe pas arrestimit, zbuloi se fshihej nën identitetin e dy personave, Xhon Alen Muhamed dhe Li Bond Malvo. Përgatiti: Arlinda Balla

Në shumë raste arrinin t'i afronin femrat pas vetes, për t'i përdhunuar më pas. Një sulm i vërtetë ndaj çdo qenieje që do të guxonte të dilte natën

PROGRAMI

SHQIP 24

O R A 2 3 . 05 X heremi ve ne prove Mercedes Benz CLS me 4 dyer dhe i pelqen. The Stig nget AMG Mercedes Benz CLS ne nje xhiro shume te fuqishme ne pisten e Top Gear. X heims pelqen H onda Element, e cila nuk eshte futur per shitje ne Britanine e Madhe. James Nesbitt do te jete i ftuari VIP i radhes. Richard i ben nje kontroll Toyota Aygo se re nepermjet nje loje qe ben ai me te.

NJË DASHURI E RE ORA 18:00 N " jë dashuri e re" tregon historinë e Estrela Montielit, një grua e re dhe e bukur, së cilës i kanë mbajtur të fshehtë të kaluarën dhe origjinën e vërtetë. Menjëherë pas lindjes, ajo iu dha një familjeje e cila hoqi dorë nga të gjitha përgjegjësitë prindërore dhe e la në duart e Kandidës, një gruaje të varfër që e rriti si vajzën e saj. Ngjarje reale të jetës së përditshme, ndjenja dashurie që i kalojnë kufijtë njerëzorë, sfida shpirtërore dhe përballje me barrierat shoqërore.

PER TE GJITHE

06.45 07.30 08.59 09.00 09.20 09.23 09.30 11.30 11.59 12.00 12.10 12.15 13.08 14.05 14.59 15.00 15.30 15.35 16.42 17.00 17.29 17.30 17.50 17.55 18.30 19.29 19.30 20.10 20.17 20.50 21.40 22.30 23.00 23.05 00.00 01.00 01.25 01.55 02.17 03.27 03.40

Info Good Morning Albania Programi i dites Lajme Moti H oroskopi Film Serial ritr. L " igjet e zemres" pj.11 + 12 TN Pr. R " esistire" pj.208 Programi i dites Lajme Moti TN Pr."Fati i nje gruaje" pj.168 Film Serial Ritr."Smallville" pj.43 Film Serial Ritr."Imperia" pj.1 Programi i dites Lajme Moti Top Select d ( irect) ELEMENT PREMIERE TF Pr. "100 Vitrinat" pj.706 Programi i dites Lajmet Moti TN Pr. R " esistire" pj.209 TN Pr."Fati i nje gruaje" pj.169 Programi i dites Lajmet ( 40 MINUTA ) Moti Programi Veror Premiere "S`TOP" Film Serial Pr. "Imperia" pj.2, e fundit Film Serial Pr. "Smallville" pj.44 Lajme Moti Reality Show Pr. "Top Gear" pj.20 (SEZONI 6, PJ.1) Serial ritr. S " hpetimtari i Shpirtrave"pj.14 Lajme e Moti Programi Veror Ritr. S "T ` OP" Element ritr. Top Select r( it) Lajme e moti Muzike

I

DIGITALB

TELENOVELË ROMANTIKE, DRAMA TIKE DRAMATIKE

REALITY MOTORING SHOW

"TOP GEAR" PJ. 20 (SEZONI 6, PJ. 1)

DITOR

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

DOK UMENT AR DOKUMENT UMENTAR

INXHINIERIA EKSTREME

AKSION/ DRAMË/ THRILLER

SIRIANA Ora 21:00

Explorer Channel ndërmerr një udhëtim në zbulim të arritjeve më të jashtëzakonshme të inxhinierisë dhe teknologjisë. Një Kullë gjysmë milje e lartë, me plate të jashtëzakonshme hekuri, betoni dhe xhami. Një qytet i vërtetë vertikal, me shifra marramendëse që kalojnë çdo rekord. Një urë spektakolare prej 45 miljesh që çan tejpërtej shkëmbij dhe akull, ndërsa specialistët përballen me një nga sfidat më të vështira të inxhinierisë.

Ora 21:00

Regjia: Stephen Gaghan Aktorë: Kayvan Novak, George Clooney, Amr Waked, Chrispopher Plummer, etj

I ri, karizmatik, trashëgimtar froni i një vendi të Gjirit, prodhues nafte, Naziri po përpiqet të ndryshojë marrëdhëniet tregtare çprej kohësh në favor të biznesmenëve amerikanë. Ai sapo u ka dhënë kinezëve ekskluzivitetin e shfrytëzimit të gazit duke dëmtuar interesat e amerikanëve në rajon.

DOKUMENTAR

05 00 CSI Miami 16 I(I) 06 00 Film ARTISTIK 07 30 Film ARTISTIK 09 00 Nje dashuri e re 52 10 00 Angel 4 11 00 Las Vegas 22 I() 12 00 CSI Miami 16 I(I) 13 00 Engjejt e ores 3 1 [ 8] 14 00 Rrjeti 4 15 00 Film ARTISTIK 16 30 Film ARTISTIK 18 00 Nje dashuri e re 53 19 00 Angel 5 20 00 Las Vegas 23 I() 21 00 Engjejt e ores 3 1 [ 9] 22 00 CSI Miami 17 I(I) 23 00 Rrjeti 5 00 00 Extreme 01 00 Las Vegas 23 I() 02 00 Angel 5 03 00 Nje dashuri e re 53 04 00 Rrjeti 5 05 00 Engjejt e ores 3 1 [ 9]

09:05 Ngritja e njeriut-7 M ( akina madhështore)

07:00 Kuajt Dragonj &Njëbrirëshi Kinez

10:00 10 vjet më i ri-1

08:20 Përreth Botës për 80 Ditë, Pj. 3

10:50 Artet Marciale-1 11:40 Balonat

07:50 Drakula

09:10 Bota e Gjallë e Amerikës së Jugut, Pj. 3

12:35 Çështje ligjore 13:30 Fatkeqësitë natyrore

10:00 Pablo Eskobar

14:05 Vendet më të rrezikshme, SH .B.A

10:45 Z otëruesit e Rinj të Botës

14:55 Interpol 7

11:35 Ndërtimi i Kullave

15:45 Mjekësia tradicionale në Azi-2 N ( epali)

12:25 Me Martin Skorcezen, Pj. 3

16:20 Truri-4 17:15 Robotët-2 18:15 Misteret e magjisë-3

13:10 Nga Poli në Pol, Pj. 3 14:00 Stambolli 14:55

Ambasadorët, Nën Shënjestrën e Terrorit

19:10 Misioni i Marsit

15:50 Kankun Babilon

19:40 S.A.S-2 h X ( ungla)

16:40 Jeta në Tokë, Pj. 3

20:30 Muzeu o Hhner dhe Shering 35

17:35 Në gjurmë të amerikanëve të parë

21:00 Inxhinieria ekstreme-1 (Kanali i Panamasë) - Premierë

18.25 Djali Qëndron në Film

21:55 Stealth 22:50 Gjumë i trazuar 23:20 Kronika e gansterëve-1

20:00 Pejsazh Britanik, Pj. 3 21:00 Fantazmat e Thellësive 22:00 Mbretër & Mbretëresha, Pj. 4 (Premierë)

00:20 Ligji në Las Vegas-1 00:45 Vendet më të rrezikshme A ( fganistan)

22:25 CIA &Nazizmi

01:35 Narkomanët e adrenalinës

00:10 Përreth Botës për 80 Ditë, Pj. 1

02:30 Ngritja e njeriut-5

01:00

03:20 Anijet kozmike të së ardhmes 04:10 Udhëtim kozmik-1 05:05 Një portret mjekësor

23:10 Udhëtimi i Jetës, Pj. 1

Bota e Gjallë e Amerikës së Jugut, Pj. 1

01:50 Guidë në Opera, ‘Minjon’ 02:50 Lasa &Shpirti i Tibetit

05:50 Mjekët e mrekullive

03:50 Me Martin Skorcezen, Pj. 1

06:20 Trupi i njeriut-5/6

04:35 Nga Poli në Pol, Pj. 1

07:15 Kibernetika

05:25 Shpëtoni Pandën

08:05 Kaligrafia, arti i shkrimit të dorës

06:15 Leopardi

PROGRAMI

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

ST ANLEY K UBRICK STANLEY KUBRICK COLLECTION

EYES WIDE SHUT

Ora Ora:: 21:30

Regjia: Stanley Kubrick. Aktorët: Tom Cruise, Nicole Kidman. Një natë me odisenë seksuale dhe morale të një mjeku në qytetin e Nju Jorkut do të zbulojë të vërteta tronditëse të jetës së tij në çift. Ai do të përfshihet në marrdhënie aspak të zakonte me personazhe të çuditshëm, madje të rrezikshëm edhe për vetë jetën e tij. Filmi i fundit i regjisorit Kubrick.

DITOR

I

DIGITALB

ora 22:00

H istoria e monarkisë njëmijëvjeçare Britanike, nis me Uilliamin I në vitin 1066 dhe vazhdon edhe sot me Jubileun e artë të Elizabetës II. Personazhe të mëdhenj të historisë Ishullore, burrat dhe gratë që kanë qenë në qendër të ngjarjeve më të mëdha të Britanisë, vijnë në këtë cikël me grabitjet, pushtimet, vrasjet, urrejtjen fetare, intrigat politike dhe ekseset seksuale.

AKSION

KOMEDI, F ANT AZI FANT ANTAZI

CIKLI 'MBRETËR & MBRETËRESHA'

HENRI V (1413-1422), PJESA 4

SHQIP 25

SHAJLO

BEETLE JUICE ORA 22:00

ORA 19:30

REGJIZORI: Tim Burton AKTORET: Alec Baldwin, Geena Davis Pas një aksidenti të rëndë me makinë, një çift e gjejnë veten fantazma në shtëpinë e tyre të bukur. Por paqja e tyre ndërpritet nga mbërritja e familjes së re që dëshiron të blejë shtëpinë e tyre. Pasi përpjekjet e tyre për t'i trembur e frikësuar banorët e rinj shkojnë dëm, ata kërkojnë ndihmën e një tjetër fantazme, B " eetle Juice".

Një qen i vogël i keqtrajtuar nga i zoti i tij katil do të fitojë dashurinë e një djali të vogël dhe së bashku do të nisin një miqësi plot aventura nga më të ndryshmet. Marti do të rrezikojë gjithçka për ta bërë Shajlon shokun e tij të përhershëm.

KINEMA

FEMIJET

SPORT KALEND ARI SPOR TIV I KALENDARI SPORTIV JAVES 0077 - 20 GUSHT

07:00 SH TATE SH PATAT 09:00 RREMBIM i H ESH TUR 11:00 I INFILTRUARI 13:00 INDIANI ME i SH PEJTE NE BOTE 15:00 KAZ ANOVA 17:00 PARTNERI IDEAL 19:00 KAPOTI 21:00 SIRIANA (Premierë) 23:00 PRERJA 01:00 STEALTH 03:00 BLLOKU i VOGEL i Z I 05:00 BURRI i PERKRY ER (IT)

05:00 07:00 09:00 11:00 13:00 15:00 17:00 19:00 21:00 23:00 01:00 03:00

– Alkatrazi i ri – Nje ndeshje e veshtire – Nje kriminel i perkryer – Identiteti i tjetrit – Evelin – Ne hijet e vdekjes – Cape fear – Shpagimi – Te pandashem – Nen kontroll – Nje vrasje e perkryer – Thertorja

05:30- Pallati i bardhë 07:30-Kryetari i Kasterbrixhit 09:30-Kalorësi i parë 11:30-Njerka 13:30-Dhoma e vlimit 15:30- E burgosura 17:30- Një shëtitje mbi re 19:30- Triumfi i dashurisë 21:30- Familjari 23:30- Shtatë vjet në Tibet 01:30- Ana e errët e diellit 03:30- CQ

7:30 9:30 11:30 13:30 15:30 17:30 19:30 21:30 23:30 1:30 3:30 5:30

05:00 07:00 09:00 11:00 13:00 15:00 17:00 19:00 21:00 23:30

The band w agon Qeni me fat/Behu i madh Te kapesh nje hajdut Shpirti Telma dhe Luize Cokollate Mirazhi Eyes Wide Shut Mbrapa diellit Nente jave e gjysem Nenes time Oficer dhe xhentellmen

– Projekti A – Majmuni i hekurt 1 – Binjaket – Minuta te numeruara – Rrjeti – Vrasesit me pagese – Grabitqari – Medalioni – Dredd – Ligji jam une – Erotik

05:30 – Klub Parajsa 07:30 – Vrasje te mistershme 09:30 – Floktorja 11:30 – Me pelqejne telashet 13:30 – Plumba mbi Broadw ay 15:30 – Destinacioni i fundit Parajsa 17:30 – Ali G 19:30 – Kapiteni Ron 21:30 – Beetlejuice 23:30 – Erotik

09:00 09:30 11:00 12:00 13:00 14:05 15:20 16:40 17:15 18:45 19:40 20:40 22:15 00:05 01:15 02:45 04:30 06:30 07:10

Banda e Monikës 2/3/4 Sherezade 9/10/11 H i Men 10/11 Bubblemgum 3/4 H erkuli H ulku Inspektori gaxhet dhe makina Banda e Monikës 2/3/4 Sherezade 9/10/11 H i Men 10/11 Bubblemgum 3/4 Frengulli 2 H istoria e majmunëve Dhuratat e Donalit Djali Çekiç Balto Bianka e Berni Autoreklama Bang Bang Klasikët e Kartonave

E PREMTE 11 GUSHT Bayern - Dortmund ora 20:45

PREMIUM 1

E SHTUNE 12 GUSHT Lorient - Bordeaux ora 17:15

PREMIUM 3

E DIEL 13 GUSHT Hannover 96 - Werder ora 17:30

PREMIUM 1

Wolfsburg - Hertha ora 17:30

PREMIUM 2

Lille-Lens ora 18:00

PREMIUM 3

Marseille-Rennes ora 21:00

PREMIUM 1

E PREMTE 18 GUSHT Nürnberg - M’gladbach ora 20:30

PREMIUM 1

E SHTUNE 19 GUSHT Sheffield Utd - Liverpool ora 13:45

PREMIUM 1

Arsenal - Aston Villa ora 16:00

PREMIUM 1

Auxerre - Marseille 8:00 9:40 12:00 13:30 15:50 16:40 18:00 19:30 21:00 22:30 0:10 1:40 3:20 5:30 7:00

Dy vellezer Princesha Mononoke Ne zbulim te misterit Lufta e Y jeve II Magjia e hapesires BRATZ , engjejt e rokut Nje histori hirusheje Shajlo Vajza e vogel 4 Fantastiket Djali i maskes Dy vellezer Princesha Mononoke Ne zbulim te misterit Per nje femije te lumtur

ora 17:15

PREMIUM 4

Bolton-Tottenham ora 18:15

PREMIUM 1

E DIELE 20 GUSHT Man Utd - Fulham ora 14:30

PREMIUM 1

Chelsea - Man City ora 17:00

PREMIUM 1

Arminia - Stuttgart ora 17:30

PREMIUM 2

Bochum-Bayern ora 17:30

PREMIUM 3

Toulouse - Nice ora 18:00

PREMIUM 4

Bordeaux-Lyon ora 21:00

PREMIUM 1

SHQIP 2 6

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

N D R Y S H E

Histori

Nënat amerikane dhe martesat e tyre janë vërtet kaq të tmerrshme? Ndoshta jo, edhe pse disa shfryrje të tilla janë tipike të mentalitetit të çuditshëm njujorkez

& aktualitet

Pamje nga sajti “Urbanbaby”

"UrbanBaby" lindi si një sajt familjar, në fakt është bërë përgjuesi i një mjerimi social

MAMA NE NEW YORK Eshtë një ankth në internet. Kriza e grave amerikane

L

indja është momenti më i ëmbël, i bukur dhe shumë i kënaqshëm në jetën e një gruaje, apo jo? Ndoshta, deri në momentin kur në internet u shfaq një sajt, ku nënat mund të shfryjnë inatin e tyre, pa u frikësuar se mund të zbulohen dhe të gjykohen. Këto nëna të dëshpëruara mund të shkruajnë faqet e një ditari, si ato që shkruhen çdo ditë në postën e mesazheve të "UrbanBaby", faqja e një sajti që po bëhet "Spoon River" i lindjeve në stilin amerikan. Një përdorues tregon: "Nuk kam dashur asnjëherë fëmijë dhe tani jam shtatzënë". Në pyetje është marrë edhe një grua tjetër: "E doni këtë fëmijë?" - Përgjigja: "Të duash është një fjalë e madhe. Bashkëshorti im e do. Unë shpesh herë mendoj se është shumë interesante, por ndihem "shumë" në siklet (më ndajnë dhe dy muaj nga lindja) dhe jam shumë e mërzitur". Ideja origjinale këtij sajti nuk do të ishte kaq shkatërrimtare. Susan Maloney, ish-drejtoreshë e revistës "Esquire" dhe bashkëshorti i saj John, kishin imagjinuar se si mund t'i ndihmonin nënat njujorkeze: si mund të bënin pazarin, si mund të gjenin dado, ndoshta edhe ndonjë bisedë mes kolegëve në kërkim të ndonjë këshille apo sugjerimi. Por ndonjëherë, projekti nuk u është realizuar. "UrbanBaby" është bërë një fenomen kombëtar, me sezone speciale nga "Austin" deri "Seattle" dhe vazhdon të japë informacione të vlefshme për ato që kanë fëmijë. Por engjëlli i tyre i thashethemeve është transformuar në treguesin kryesor të lindjeve, me zbulime jo gjithmonë prekëse. Kjo është arsyeja që e përjavshmja "Nju Jork" ka vendosur t'i dedikojë një kopertinë me titull "The Mommy Diaries" (Ditarët e nënave). Kur nënat tregojnë sekretet e tyre më të thella online - i ka pyetur revista - çfarë zbuloni? Përgjigja ka qenë gati tmerruese. "Chat"-i i "UrbanBaby" është komplet i pazbuluar (anonim), në kuptimin që askush nuk është i detyruar të tregojë identitetin e tij dhe kështu të gjithë mund të shfryhen në liri të plotë, pa u trembur se mund t'i njohë njeri. Ndokush ndoshta i përgjon, duke u shkruar mesazhe false. Por po të shikosh shifrat, është e pamundur të mendosh se rrëfimet e dërguara çdo ditë

janë të gjitha të sajuara. "Sapo kam zbuluar - thotë njëra prej tyre - që burri im më tradhton, ndërkohë që është në Evropë. Kam zbuluar e-mail-in e të dashurës, e cila kishte planifikuar të qëndronte më gjatë me të. Unë nuk dua ta vazhdoj jetën me një mashtrues. Ndihem kaq keq dhe e vetmuar. Çfarë të bëj tani?" - Përgjigja: "Unë pi. E dashuroj alkoolin. Në shumë raste ai është miku im më i mirë". Dhe vijon më tej: "Përse më duhet t'i them burrit tim të dashur që dorëheqja nuk vlen? Përse??? Unë i urrej gënjeshtrat". Brenda saj janë të gjitha. Gra që kërkojnë të dinë sa të tjera nëna jetojnë "martesa pa seks", apo të njohin një avokat të mirë për divorc. Ndonjëra prej tyre publikon ndonjë plan arratisjeje, duke u zhdukur me të birin dhe duke e lënë burrin. Të tjera zbulojnë histori tradhtie me ish-të dashurit, apo tradhti të vërteta, ndoshta edhe të konsumuara pranë dhomës ku i biri luante i qetë. Pastaj ka edhe nga ato që tregojnë se sa kolege janë martuar vetëm për para dhe bëjnë vetëm të tilla llogari: "Më duhet të punoj, pasi kam nevojë për para. Fitoj 150 mijë dollarë në vit". Përgjigjet një tjetër nënë: "Shifër e pamjaftueshme. Nëse unë do të merrja vetëm 150 mijë dollarë, do ta lija punën dhe do të rrija në shtëpi me tim bir". Replika: "Por në ç'mënyrë jeton?" Natyrisht, nuk mungojnë përplasjet se kush bën pushimet më luksoze, vishet më mirë dhe çon fëmijët në shkollat më prestigjioze, që në Amerikë kushtojnë sa qimet e kokës, por që në të vërtetë janë pasaporta për të bërë sukses në jetë. Pastaj është klasa e nënave të famshme, që nga Britney Spears e Gwyneth Paltrow-Martin, me dy divat e tjera që vazhdojnë të jenë në luftë për zemrën e Brad Pitt, Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston. Ndërkohë, burrat e përbashkët ndahen me vite dritë nga yjet e Hollivudit dhe në mesazhe ata kanë gjithnjë figurën e idiotëve të pandjeshëm. Nënat amerikane dhe martesat e tyre janë vërtet kaq të tmerrshme? Ndoshta jo, edhe pse disa shfryrje të tilla janë tipike të mentalitetit të tmerrshëm njujorkez. Ose ndoshta po, pasi ndryshimi nga e kaluara është se dikur nuk kishte një "Spoon River" dixhital, ku mund të rrëfeje gjithçka.

"E doni këtë fëmijë?" Përgjigja: "Të duash është një fjalë e madhe për një nënë”

rimishërimi Këngëtarja kanadeze thotë se është mishërimi i Merylin Monroe

"Unë jam Merylin!", një psikiatre konfirmon P

ër të mbështetur Sherrie Lea Laird, lideren 43-vjeçare të grupit "Pandamonia", një specialiste e hipnozës. Quhet Sherrie Lea Laird, është 43 vjeç dhe aktualisht njihet si lidere e grupit të rrokut, "Pandamonia". Në jetën e mëparshme nuk ishte gjë tjetër veçse ylli më adhuruar i gjithë botës, biondja drithëruese, Marilyn Monroe, e mishëruar sot në trupin e saj. Të paktën këtë mendon gruaja me origjinë kanadeze, e përkrahur edhe nga psikiatrja Malibu Adrian Finkelstein, e laureuar në "Menninger School" të Psikiatrisë të Topekas, në Kansas. E zhytur në thellësinë e ndërgjgjes personale - Pikërisht mjekja deklaron se ka zbuluar jetën e mëparshme të Laird, nëpërmjet një regresioni hipnotizues, një teknikë nëpërmjet së cilës eksperiencat e së shkuarës revokohen në të tashmen, për t'i ndihmuar pacientët të zgjidhin konfliktet që turbullojnë të tashmen e tyre. Dhe është Finkelstein që shpjegon se gjatë terapisë, nëpërmjet subkoshiencës së Laird-it, janë mbledhur pjesë nga ekzistenca të mëparshme, që janë pothuajse të përbashkëta me ato të Marylin-in. Nëpërmjet episodeve më kuptimplota "të kujtuara" nga këngëtarja kanadeze, zbulohen lidhjet e Merylin Monroe me John dhe Robert Kenedy, duke përfshirë edhe disa detaje nga një takim në Shtëpinë e Bardhë me J.F.K., dhe disa dëshmi për sekrete shteti, që lidheshin me Fidel Kastron dhe Kubën. Nuk mungojnë edhe disa detaje nga vdekja misterioze e aktores më 5 gusht 1963, në moshën 36-vjeçare. Sipas regresionit hipnotizues, vdekja e saj ka ardhur vërtetë për shkak të overdozës. Ky zbulim do të zhdukte përgjithnjë teorinë e konspiracionit, që ka qarkulluar deri tani, sipas së cilës në realitet Merylin është vrarë. Nga videoja te letra - Për të dëshmuar vërtetësinë e kësaj ngjarjeje janë regjistruar në videokasetë disa nga seancat e hipnozës të Sherrie-Marilyn, si edhe janë shkruar në letër shumë të tjera, të cilat shumë shpejt do të botohen në një libër: "Merlon Monro rikthehet: mishërimi i shpirtit". Ka nga ata që besojnë dhe nga ata që nuk besojnë, por me shumë siguri ky vëllim nga Finkelstein do të jetë një ndër më të lexuarit, sidomos në këtë periudhë verë.

N D R Y S H E

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

Vajzat e miliarderëve

SHQIP 2 7

Revista "Forbes" zgjedh dhjetë trashëgimtaret më sensuale: Por çfarë kanë të përbashkët këto 10 bukuroshe? I kanë baballarët miliarderë, thuajse të gjitha e kanë kaluar pjesën më të madhe të rinisë së tyre në Nju Jork, i kalojnë pushimet në vendet më trendi dhe më të bukur të planetit

1. Laureta Ivanka Tramp

2. Paris Hilton

Kryeson renditjen sipas “Forbes” dhe është vajza e manjatit amerikan Donald Tramp. E shtë e re, inteligjente, punon si modele dhe ka arritur të diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin e Pensilvanisë

Mbretëreshë e padiskutueshme e jetës sociale amerikane, është trashëgimtare e një numri të madh hotelesh. Bionde, e bukur dhe sensuale, Hilton ka arritur të fitojë një popullaritet të madh falë thashethemeve dhe skandaleve të shumta

TE BUKURA DHE TEKANJOZE 3. Xhulia Louis-Dreyfus Aktorja 45-vjeçare është fëmija e parë e milionerit francez Gerard Louis Dreyfus

Dhjetë vajzat e baballarëve më të pasur në botë

7. Lidia Hears-Shaw E shtata renditet modelja 21-vjeçare, që në pak vite karrierë ka arritur të fitojë miliona

J

4.Ana Anisimova Modelja 21-vjeçare është vajza e "mbretit" rus të aluminit. Ajo punon në një shoqëri ndërtimi

5.Xhorxhina Blumberg Vajza e kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, që punon në sektorin e reklamave, pozicionohet e pesta

6. Amanda Hearst Një nga 400 personat më të pasur të Amerikës, stërmbesa e botuesit miliarder Uilliam Randolf

anë të bukura, tekanjoze, por shpesh të pushtuara nga mania e për të qenë të parat. Bëhet fjalë për vajzat e baballarëve më të pasur në botë. Më e lakuara mes të gjithave duket se është Ivanka Trump, vajza 24-vjeçare e manjatit amerikan Donald Trump. Dhe jo vetëm sepse është e re, inteligjent,e por edhe sepse ka arritur të diplomohet shkëlqyeshëm në Universitetin e Pensilvanisë. Ajo që e bën të kapë majat e këtij klasifikimi është "perandoria" financiare që ajo zotëron, aq sa e lejon të "tallet" me paratë që ka. Edhe pse askush nuk e ka besuar, fjalët e saj që tashmë janë bërë të njohura gjithandej janë këto: "Punoj si modele për të paguar studimet". Kështu, për revistën e famshme ekonomike "Forbes", Laureta Ivanka Tramp udhëheq klasifikimin e dhjetë trashëgimtareve më sensuale në botë. Ndaj, ai që do të ketë fatin të martohet me të, do të fusë një shtëpi një "minierë të artë". Ivanka, e cila aktualisht është zëvendëspresidente e agjencisë së pronave të patundshme, pjesë e shoqërisë së të atit, "Trump Organisiation", ka kaluar edhe të famshmen Paris Hilton, që deri tani ka qenë mbretëreshë e padiskutueshme e jetës elitare sociale dhe trashëgimtare e një zinxhiri të madh hotelesh në të gjithë botën. Emri i saj është një ndër më të votuarit në internet. Vetëm me një pjesëmarrje në një shfaqje televizive, ajo fiton plot një milion dollarë. Bionde, e bukur dhe sensuale, Hilton ka arritur të fitojë një popullaritet të madh falë thashethemeve dhe skandaleve të shumta. Bukuroshja nuk ka nguruar të shfaqet gjysmë e zhveshur në një festë të shoqërisë të lartë amerikane, të xhironte një film me drita të kuqe me ish-të dashurin e saj, të bënte tatuazh në vithe emrin e të dashurit të saj të ri dhe më pas ta linte, arsye të forta për të qenë pre e thashethemeve në kopertinat e revistave dhe faqet e gazetave. Në vendin e tretë, sipas asaj që prezanton "Forbes", pozicionohet Xhulia Louis-Dreyfus, 45 vjeçe, fëmija e parë i milionerit francez Gerard Louis Dreyfus. Aktore e suksesshme, Dreyfus është edhe një nga protagonistet kryesore të programit televiziv amerikan "Arrested Development". Në vendin e katërt renditet Ana Anisimova, vajza 21-vjeçare e "mbretit" rus të aluminit. Anisimova ka filluar të punojë si modele dhe të bëjë jetë mondane kur i ati i saj, në verën e vitit 2004, mori me qira shtëpinë e këngëtarit të njohur Denise Rich, në zonën e Hamptons, për 550 mijë dollarë. Që atëherë vajza e tij 21-vjeçare filloi të shfaqej shpesh në kronikat rozë. Në të njëjtën kohë ajo ishte edhe studente në Universitetin e Nju Jorkut. Tani ajo punon në një shoqëri ndërtimi dhe ka deklaruar se dëshiron "të ndërtojë një perandori dhe të marrë në dorë në kontrollin e qytetit". Mesa duket, bukuroshja ruse vuan paksa nga deliri i madhështisë. Por më sportivja, Xhorxhina Blumberg, vajza e kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, e cila punon në sektorin e reklamave, pozicionohet në vendin e pestë, ndërsa e gjashta është Amanda Hearst, një nga 400 personat më të pasur të Amerikës, stërmbesa e manjatit të industrisë së librit, Uilliam Randolf Hearst, i pavdekshëm në filmin "Katër pushtetet" të Orson Uelles. Vazhdon klasifikimi. E shtata është modelja 21-vjeçare Lidia Hears-Shaw; 22vjeçarja Niki Hilton, motra e vogël e Parisit, që kërkon të bëhet një stiliste mode, madje dizajnon edhe modele çantash; Aerin Lauder, 36 vjeçe, një nga ikonat e stilimit të "NY", shesh e krahasuar edhe me gjyshen e saj, Estee Lauder, dhe në fund të dhjetëshes qëndron Dilan Loren, vajza e stilistit amerikan Ralf Loren. Por çfarë tjetër kanë të përbashkët këto 10 bukuroshe? Thuajse të gjitha e kanë jetuar pjesën më të madhe të rinisë së tyre në Nju Jork, duke marrë pjesë në festat më të bukura të modës në Amerikë (gjithmonë dhe vetëm ato), i kalojnë pushimet në vendet më trendi dhe më të bukur të planetit dhe nuk shfaqen kurrë në publik pa grim të rëndë dhe veshje të modës së fundit. Sigurisht, ato nuk e kanë problem se sa duhet të shpenzojnë. Përgatiti: Arlinda Balla

8. Niki Hilton Motra e vogël e Parisit, që në të ardhmen kërkon të bëhet një stiliste e famshme mode

9.Aerin Lauder 36-vjeçarja është një nga ikonat e stilimit të "NY", një prej firmave më të mëdha në Nju Jork

10. Dilan Loren Vajza e stilistit të madh Ralf Loren pozicionohet e dhjeta, sipas klasifikimit të "Forbes"

SHQIP 28

vende & tradita

NDRYSHE

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

E shkuara aristokratike takohet me tempin e sotëm shik: në brigjet irlandeze të Atlantikut, turistët e miqtë mund të zgjedhin mes kështjellave madhështore e hoteleve me dizajn modern. Atje, kuzhinierë të rinj shfaqin talentin e tyre nëpërmjet kombinacionit të ideve bashkëkohore e traditave vendase. Dhe në mes ndodhet shtrati martesor i James Bond-it

Irlanda, tradita kulina N

driçimi i zjarrtë i mbrëmjes mbin mbi natyrën e bukur, duke e shndërruar bregdetin në një dritë romantike. Irlanda nuk është vetëm për të apasionuarit e kuzhinës, por edhe për të dashuruarit, një vend më se i përsosur. Para së gjithash, Perëndimit kryeneç, ajo i ka rishfaqur edhe një herë prominencën e saj të Hollywood-it. John Wayne luftoi në fillim të viteve ‘50-të në klasikun “Fitimtari”, në vendin e mrekullueshëm të quajtur “Cong”, për të fituar dashurinë e tij, e 50 vjet më vonë, Pierce Brosnan vuri unazën në film në Kishën e St. Mary (Shën Mërisë). I detyruar nën kodin sekret “007”, për festimet e dasmës u prenotua e mrekullueshmja “Ashford Castle” aty pranë. Rikthim në look-un e moçëm Shtëpia është njëra ndër hotelet-kështjella më të bukura të Irlandës dhe i përket grupit të atyre që njihen si “Leading Hotels”, pra ndryshe: hotelet më të mirë. Pjesa më e vjetër me kështjella, bedena dhe me dhomat plot stil e suitat (ndryshe i njohin edhe si shtrati i qiellit)

Irlanda është një ishull për ata që dinë të shijojnë. Nga Jugu kjo u kuptua shumë vonë, kur vitin që shkoi Corku u bë dhe kryeqyteti evropian i kulturës

e ka origjinën nga shekulli i 13-të, që u restauruan thuajse si të ishin ndërtuar nga e para në vitet ’70-të të shekullit që lamë pas: tri vjet punuan arkitektët e punëtorët për të gjetur gurë të përshtatshëm, për t’i rikthyer sërish atij look-un artistik e historik. Në mobiliet e shekullit të 19-të, klientët kanë shansin të shijojnë restorantin plot atmosferë shijehollë “The Connaught Room”, me abazhurët llamburitës dhe prerje elegante druri të vjetër. Qysh nga viti 2003, aty është punësuar dhe një gjerman e një francez, për t’u shërbyer klientëve me një meny të paparë shtatë-pjatëshe. Menyja e verërave, që në fokus ka ato franceze, i mundëson shumëkujt një shoqëri perfekte. “Ne këtu kemi prodhime të shkëlqyera, në të cilat kualiteti shpesh flet vetë”, thotë me mburrje njëri ndër kuzhinierët, që shpesh sajon receta hibride franko-irlandeze: guaska të freskëta që sapo janë tiganisur, të shoqëruara nga sallata me karota dhe prerje të holla patatesh; fileto shojzash deti, që nëpërmjet stridheve të tymosura me aromë perfekte, “suprême” me mish qengji, fileto qengji të tymosura në torfë, apo dhe një ëmbëlsirë me tri shtresa, që më së shumti të ngjan me një parfe të prerë plot shije, e të mbuluar me krem kafeje. Kështu që edhe kuzhina vetë nis të marrë një aromë fine, që përshtatet me temperaturën e ambientit. Më pas, para zjarrit bubulak tek oxhaku, një gotë “Malt-Whiskey”, e pastaj vera 16-vjeçare nga Bourbon, Sherry dhe birrë fuçie nga portet irlandeze, e fermentuar si asnjë tjetër – e që do ta bënte dhe vetë James Bond-in t’i rrëshqiste pabesisht “Vodka Martini”-t të tij.

Irlanda, vendi për ata që dinë të shijojnë Irlanda është një ishull për ata që dinë të shijojnë. Nga Jugu kjo u kuptua shumë vonë, kur vitin që shkoi Cork-u u bë dhe kryeqyteti evropian i kulturës. Por “Perëndimi i egër” po zgjohet. Një brez i ri kuzhinierësh ka arritur të ngrejë një kuzhinë moderne irlandeze mes Westport-it e deltës Shannon. Ngado të shkosh, të serviret bukë e thekur plot shije e bërë në shtëpi me dorë e djathë vendas nga më i miri. Me krenari e fantazi, këtu njerëzit përpunojnë produktet më të mira të tokës e detit, që për disa njohës të mirë të saj brenda kufijve të kontinentit, mund të hasen vetëm në Evropën Juglindore e që madje, do t’i bënin dhe këta të fundit të ndiheshin xhelozë. Dhe arsyeja e kësaj nuk mund të ishte më e bukur: askund tjetër në ishull, natyra nuk është kaq spektakolare, e paanë, kaq e larmishme dhe që të bën të jepesh pas sekreteve të saj sesa në Connemara, me peizazhin e saj të gjelbër, malet e brigjet që skalisin atë reliev të shkëlqyer e mbresëlënës, apo dhe kur bie mbrëmja që bën të duken më mistikë gurët e vjetër të kështjellave, si dëshmitarë realë të historisë mijëravjeçare. Galway, bumi i tregut imobiliar Përveç kësaj, ky vend është ideal për fansat e guaskave e midhjeve: çdo shtator qyteti Galway celebron festivalin e mirënjohur të stridheve e guaskave (këtë vit, për shembull, edicioni i tij zhvillohet nga 29 shtatori deri më 1 tetor). Metropoli i arteve të gjalla zien tashmë – dhe çmimet e imobiliareve po rriten ndërkohë më shpejt sesa në kryeqytet, Dublin. Qyteza

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 29

NDRYSHE DIZAJN FUTURIST o Hlli dhe salloni në hotelin e ri të Galw ay-it, T " he G", janë konceptuar plotësisht në stil futuristik

IRISH PUB Pamje nga një Irish Pub në qytetitn Galw ay

are e ishullit të gjelbër universitare me shtëpitë e saj plot ngjyra është një miksturë e rrallë e modernes me tradicionalen. Në rrugicat me kalldrëm rreshtohen pa fund dyqane peshku e prodhime deti të përshtatura me arkitekturën e bukur, më pas vijojnë dyqanet e argjendarisë dhe ato të artizanatit, restorantet moderne dhe pub-e të panumërta, simboli më praktik i traditës unikale irlandeze, që më pas e mori e gjithë Evropa. Tregu mesjetar që ndodhet rreth e rrotull katedrales së St. Nicholas, është edhe një pikë takimi për njerëzit shijehollë: shitësit lidhin buqeta me lule sipas dëshirës dhe aroma e hudhrave të egra prish shpesh aromën e dëshiruar; ka dhe barëra të rralla e bio-produkte, që tanimë janë shumë në modë në këtë ishull. Alternativa për ata që s’kanë oreks Kush nuk arrin të përftojë një oreks të bollshëm nga të gjitha këto që përmendëm, duhet të hidhte megjithatë një sy nga lokali që tregton lëngje e kafe tradicionale me emrin “Goya’s”, e që është njëri ndër pionierët e parë kulinarë të rajonit. Restoranti “Kirwan’s Lane” ishte i pari që para dhjetë vitesh u duk se do të provonte udhë të pashkelura, ndërsa sot të servir plot elegancë në ambientet e Bistro-s së tij shumë mikpritëse e plot shkëlqim, një fuzion të paparë e të padëgjuar më parë mes kuzhinës mesdhetare, irlandeze e asaj aziatike: guaska “Killary” me aromë kokosi, spec djegës të tipit “Koriander”, skutërr amerikane të ngjyer me lëng limoni apo mëlçi me puding të zi nga Connemara, një lloj sallami ky me mish të gjakosur. Hoteli më spektakolar në botë? Gjithsesi, në Galway, qysh nga viti 2005, hoteli ndoshta më spe-

HOTELI DHE HISTORIA “Moy House” që fsheh brenda historinë në Lahinch, është i pajisur me plot antikuariate

ktakolar i botës të rezervon vështrime mahnitëse drejt një të ardhmeje arkitektonike. Dizenjatori i kapeleve, Philip Treacy, nuk ka projektuar vetëm “mbulesa për kokën” e familjes mbretërore, por edhe hotelin e ri luksoz “The G”, në një imazh bonboneje, mbuluar plot shkëlqim e shije të hollë artistike. Pas pamjes ballore transparente, na shfaqet i veshur me qelq të zi holli i hotelit; një skulpturë e bardhë, në formë guaske, rrethon portën. Eleganca e bardhë dominon sallën e madhe, e gjetkë mbizotërojnë ngjyra të forta: “Salloni rozë” e “Salla blu” duket se i gëzojnë këta emra me të drejtë. Mëndafsh i purpurt, kanape të mëdha dhe karrige me ngjyra e bëjnë restorantin “Santini” të jetë në këtë mënyrë edhe pika më e preferuar e qytetit, më shumë sesa kuzhina italiane, që shpesh serviret atje. Çdo llambë që sheh, është një shkrepje me vlerë për syrin njerëzor, edhe kur vështron te dhomat ekstravagante, që tashmë, të pajisura me Plasma-TV, shtretër modernë e banja super, të ofrojnë komfortin e dëshiruar. Fermerët mikpritës dhe çaji aromatik Kush dëshiron pastaj, le të bëjë një shëtitje të nesërmen në mëngjes, pasi të çohet nga një gjumë çlodhës, në Galway-in që duket se po pulson nga ritmi i jetës, nëpër rrugicat e tij elegante. Ato të shpien pastaj drejt Connemara-s së egër. S’ke se si të mos dorëzohesh plotësisht, si pasojë e ajrit të pastër e zhvendosjes në histori, që të bën të harrosh të tashmen e zhurmshme. Kopetë e deleve sillen vërdallë në luginat pafund me një gjelbërim plot dritë, e rrënojat antike shfaqen sërish matanë kodrave, dhe pronarët e fermave nuk harrojnë të të ftojnë të

pish një çaj aromatik me ta brenda apo ndanë shtëpive të tyre. Lokaliteti kryesor i Connemara-s është Clifden, një qytezë e vogël tregtare, me restorantet e saj që pothuajse të gjitha të ofrojnë prodhime deti e sidomos shquhen për frutat e detit të gatuara si në asnjë vend tjetër. Çmimet janë po aq të larta sa dhe në resorte të tjera të mirëfillta turistike, por kualiteti i tyre të lë vërtetë pa mend. Peshku, tymosja dhe ritmi i jetës Salmoni është edhe një suvenir i vërtetë nga ky lokalitet, që pasi gatuhet, mund të merret me vete pa problem për ndonjë piknik andej rrotull, i mbështjellë me shije. Graham Roberts nga “Connemara Smokehouse” në Ballyconneely e di më së miri se si bëhet kjo punë dhe përveç salmonit të egër të tymosur në mënyrë shumë të rrallë, në ofertën e tij fut shpesh edhe peshk ton. “Peshku, sipas traditës së vjetër familjare, tymoset i nxehtë dhe nëpërmjet djegies së drurit të ahut, merr një aromë të rrallë”, përmbyll ai me krenari. Peshkimi është një sport kombëtar në këtë ishull, që ritmin e tij e përcakton nëpërmjet ujit, nëse do të shkojë lart apo poshtë.

Lokaliteti kryesor i Connemara-s është Clifden, një qytezë e vogël tregtare, me restorantet e saj që pothuajse të gjitha të ofrojnë prodhime deti

SALMONI I EGER

PESHKIMI SI SPORT

Salmoni është edhe një suvenir i vërtetë nga ky lokalitet, që mund të merret me vete edhe për piknik

Peshkimi është një sport kombëtar në ishullin e Connemara-s

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 30

ZGJIDHNI FJALEKRYQIN DHE FITONI KARTE

ZGJIDHNI FJALEKRYQIN DHE FITONI KARTE LUANI KETU PER TE FITUAR NJE ABONIM NJEMUJOR NE DIGITALB Pasi të keni zgjidhur fjalëkryqin e mëposhtëm, shkronjat që dalin nga kutitë e ngjyrosura me gri dhe që u përgjigjen numrave të një karte riabonimi njëmujor digitalb konvertoini sipas kodit poshtë fajalëkryqit. Janë dhënë dhjetë nga dymbëdhjetë numrat që përmban karta. Me ta zgjidhur fjalkryqin duhet të telefononi në numrin 069 20 58 040. Telefonatat për fituesit priten nga ora 1000 -1030. Nëse numrat që do t'i tregoni ju janë të saktë atëherë do t'ju jepen edhe dy numrat e fundit dhe do të bëni rimbushjen me një SMS. Kujdes!Fiton ai që e zgjidh më shpejt dhe telefonon i pari.

PERGJIGJET E DJESHME

HORIZONTAL 1. Kompozoi edhe Sheherazade (inic). 2. Piktori i La corrida. 7. Sebestian, ish- kampioni britanik i atletikës. 9. Regjisori i Gjëja (inic). 12. Në krye të trupave. 13. Grupi i Roby Fachinetti-t. 15. Një demon i pyejeve skandinave. 17. Kërcimi... i Real Madrid. 22. Marina, këngëtare italiane. 23. Diftong për leader. 24. Anne Mae Bullock në... këngë. 26. Luan në kufij. 27. Isabelle e Gabrielle. 30. Ndahen me kufij. 31. Një pjesë e plejadës. 32. Eshtë djalosh. 33. Ventura, që qe aktor. 35. Organizata botërore e shëndetësisë (sigla). 36. Me të nxjerrin trarë. 37. Kufij itinerari. 39. Në krye të ekstremistëve.

A = 4. C = 2. E = 6. N = 8. O = 1. R = 0. U = 5. VENDOSI NUMRAT KETU 40. James Watson, fizikan i njohur amerikan. 41. Një Ford për... qerre. 43. Emri i dytë i Pasolini-t. 46. Gjysmë ndihme. 48. Fillojnë lojën. 49. Shkroi Medea. 52. Fillojnë tatëpjetën. 53. Qe armatori i parë. 54. Një ishte edhe Cerberi. 55. David Tavolina të ndara.

4. Qe mbret i Albalongas.

21. Poemë e Hesiodit.

5. Kështu thirrej Oliver Hardy në vendin tonë.

24. Dy vilat mbretërore në Versailles.

6. U shkrua nga Edgar Wallace.

28. Qyteti Albert Einstein.

7. Një Basie i famshëm i jazz-it.

29. Flynn që qe aktor i famshëm.

8. Inicialet e Presley.

34. Keanu Reeves te Matrix.

9. Schumacher regjisor.

38. Shkroi Mildred.

10. Era e ngrohtë e Maleve Shkëmbore.

42. Gjysma e arenës.

11. Eshtë Nicky Santoro te Casinó.

43. Ekstreme në princip.

14. Inicialet e Reed që qe aktor.

44. Sodit pa kufij.

16. Gjysma e lapsit.

45. Ullmann aktore.

VERTIKAL

18. Mbeten në fund.

47. Përfundojnë brenda.

1. Film i Woody Allen.

19. Ndërmarrje Ushqimore Tiranë.

50. Mbyllin takimin.

3. Ishte gjuha e Provansës.

20. Juliette, "Priftëresha e Tabou".

51. Mbyllin krahun.

25. Stacion televiziv gjerman.

MINI QUIZ ○

1. Po, spanjoli Fernando Torres.



2. Jo, quhet zona rreth vrimës së golfit. 3. Jo, Ray Mancini, ndërsa H enry Mancini është kompozitor i famshëm.



4. Jo, është një lloj maikine njëvendëshe me motor shumë të fuqishëm që përdoret për gara shpejtësie.

10. Topinambur quhej një nga mbretërit asirë?

○ ○ ○ ○

5. Jo kampionati italian i Beach Voley 6. Jo, ishte Simon Magjistari ai që deshi ta korruptonte. 7. Po, këngëtari Bruce Springsteen.

○ ○ ○

9. Eridani ishte emri i dikurshëm i një lumi të famshëm?



8. Stilisti i njohur italian Gabbana quhet Domenico?



7. Bushido ishte një kuftëtar i dikurshëm japonez?



6. Bonzo është një art luftarak japonez?





5. Rabinët rrëmbeheshin nga romakët e lashtë?





4. Cio Cio San është një personazh i famshëm lirik ?



3. Agrafia është një sinonim për analfabetizmin ?



2. Kimera u vra nga Tezeu?





1. Skylab është një personazh i fumetti-t?

PERGJIGJET E DJESHME

8. Po, motoçiklistët. 9. Jo, quhet kështu parlamenti i Izraelit. 10.Jo, është një zhytje me raketë në tenis.

KRIPTOGRAFUAR

Përgjigjet

TE

KRIPTOGRAFUAR

TE

Z g jidhni të kriptografuarat duke ditur se për shkronjë të njëllojtë është numri i njëjtë

Mundohuni t’u përgjigjeni pyetjeve të mësipërme dhe përgjigjet tuaja do t’i krahasoni me ato që do të botohen në numrin e nesërm

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 31

UTILITARE

MOTI SOT DHE PARASHIKIMI PER NESER KRYEQYTETI ORE PAS ORE 5am

6am

7am

8am

9am

10am

11am

Mesditë 1pm

2pm

3pm

4pm

5pm

6pm

7pm

8pm

9pm

10pm

11pm

12am

1am

2am

3am

4am

Re 11° C

Re 12° C

Re 13° C

Re 15° C

Re 16° C

Re 18° C

Re 21° C

Re 22° C

Re 25° C

Re 26° C

Re 26° C

Re 26° C

Re 25° C

Re 24° C

Re 22° C

Re 21° C

Re 19° C

Re 18° C

Re 17° C

Re 16° C

Re 16° C

Re 15° C

Re 15° C

Re 24° C

TIRANA NE SHIFRA EVROPA Lagështira (82 %)

Erërat (12 km/orë)

Dielli lind 05:44

Dielli perëndon 19:48

PARASHIKIMI PER NESER

TEMP. NE QYTETET KRYESORE TE SHQIPERISE Tiranë

min

mak

min

mak

19

28

Elbasan

16

27 26

Mbi vendin tonë do të jetë mot me vranësira, i shoqëruar me reshje lokale. Era do të fryjë e rregullt nga ana Perëndimore e vendit. Temperaturat janë:

Vlorë

22

32

Kukës

13

Shkodër

13

18

Peshkopi

16

29

Korçë

12

26

Pukë

13

26

Durrës

19

27

Berat

16

28

+10 + 26

Pogradec

11

27

Sarandë

15

30

Në vendet e ulëta

Lezhë

17

27

Gjirokastër

17

29

+17 + 28

Ersekë

11

24

Tropojë

12

24

Në bregdet

Në vendet malore

Amsterdam Londër Moskë Pragë Stokholm Berlin Madrid Paris

mak

14 9 11 15 12 12 17 13

21 23 14 19 25 22 32 24

Romë Athinë Prishtinë Shkup Podgoricë Beograd Sofje Vjenë

min

mak

17 23 12 16 18 13 18 15

27 33 27 31 28 26 27 21

AMERIKA

TIRANE-ROME ROME-TIRANE E hënë, e mërkurë, e premte, e shtunë 09.00 – 10.30 11.30 – 13.00 08.40 – 10.10 11.10 – 12.40 TIRANE-TORINO TORINO-TIRANE E hënë, e mërkurë, e premte 14.00 – 16.00 17.00 – 19.00 E diel 09.45 – 11.45 12.45 – 14.45

TIRANE-MILANO MILANO-TIRANE E hënë , e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e shtunë e diel 07.20-09.20 10.40-12.40 TIRANE-ATHINE ATHINE-TIRANE E hënë, e mërkurë e premte e diel 14.00-16.00 17.00-17.00 E martë 07.00-09.00 10.00- 10.00

reshje

re

reshje rëmbyer

vranësira

reshje dëbore

AZIA Do të jetë kohë e qetë në Amerikën Jugore. Mot me vranësira lokale në Amerikën Veriore. Vranësira të theksuara në Amerikën Qendrore. Temperaturat do të jenë të larta.

TIRANE-ISTAMBUL ISTAMBUL-TIRANE E hënë, e mërkurë,e premte 09.00-11.00 12.30-13.00 E enjte, e diel 15.00-17.30 18.30-19.00 TIRANE-ZYRIH ZYRIH-TIRANE E martë 05.45-07.45 09.00-11.00 E shtunë 18.00-20.00 06.45-08.45 TIRANE-FRANKFURT FRANKFURT-TIRANE E martë 11.00-13.45 14.35-17.40 E shtunë 08.10-10.40 11.40-14.10 E diel 15.10-17.40 18.30-21.00

TIRANE-PRISHTINE PRISHTINE-TIRANE E hënë, e mërkurë, e premte 14.15-15.00 16.30- 17.45 E martë, e enjte 12.15- 13.00 14.00-14.45 E shtunë 14.45- 15.30 16.30-17.45 E diel 09.30- 10.15 11.00- 11.45

AFRIKA Mot me vranësira të çrregullta në pjesën më të madhe të Azisë. Në Indi moti është i nxehtë, por gjithsesi me vranësira lokale. Kohë e nxehtë në Qendër. Temperaturat do të variojnë nga 13 deri në 34ºc.

Do të jetë kohë me vranësira. Do të jetë mot i kthjellët në Lindje të Afrikës. Mot i nxehtë në Afrikën Qendrore. Në pjesën Perëndimore të Afrikës do të ketë vranësira të theksuara.

HOROSKOPI

PROGRAMI I FLUTURIMEVE

TIRANE-BOLONJE BOLONJE-TIRANE E hënë, e martë, e mërkurë, e enjte, e premte, e shtunë 14.00 – 15.30 16.30 – 18.00 E diel 10.00 – 11.30 12.30 – 14.00

diell

+16 + 28

TEMP. NE QYTETET KRYESORE TE EVROPES min

Do të jetë mot me vranësira mbi pjesën më të madhe të Evropës. Temperaturat do të jenë përgjithësisht të larta në Evropën Jugore, të cilat do të shoqërohen me masa ajri të nxehta që vijnë nga Afrika. Mot i paqëndrueshëm në Perëndim dhe pjesërisht në Lindje.

Çdo dite

TIRANE-MILANO MILANO-TIRANE 05:45-07:45 09:25-11:20

DASHI

16:30-18:30 21:40-23:35

TIRANE-ROME ROME-TIRANE 12:10-13:40 14:05-15:35

DEMI

TIRANE- STAMBOLL E hënë, e martë, e enjte, e shtunë, e diel 10.50-13.30 18.30-21.10

BINJAKET

TIRANE – VJENE Çdo ditë 05.00 – 06.35

GAFORRJA

Çdo ditë 14.15 – 15.55 E hënë, e premte, e dielë 16.10 – 18.05

LUANI Nga TIRANA në BARI PISA Nisja Mbërritja Nisja Mbërritja 08.30 09.10 14.30 16.10 19.00 19.40 RIMINI 12.10 12.50 Nisja Mbërritja 08.50 18.30 19.10 07.40 BERGAMO VERONA Nisja Mbërritja Nisja Mbërritja 11.10 12.50 09.30 11.00 13.00 14.40

VIRGJERESHA

Mund të zbuloni një sistem për të fituar më shumë lekë se zakonisht. Të tjerët do të çuditen nga zgjuarsia dhe efiçenca juaj. Një dashuri e fshehtë do t'ju tërheqë. Do jenë të shumta tundimet, pasi do jeni të parezistueshëm. Sot do të jeni shumë impulsivë, por nuk duhet të shqetësoheni shumë. Yjet ju buzëqeshin dhe një gjest instiktiv mund të rezultojë zgjidhja e diçkaje. Jo gjithmonë diplomacia fiton. Mos e lini pas dore personin e zemrës.

Nuk keni asnjë dëshirë të bëni marrëveshje me dikë. Dini çfarë doni dhe e doni menjëherë. Përgatituni për një betejë. Yjet ju sugjerojnë mënyrën e duhur për të joshur personin që doni. Keni një intuitë që do rrisë mundësitë tuaja për fitore në garën që do përballni. Për këtë duhet të falënderoniVenusin në shenjën tuaj. Pjesën tjetër do ta bëjë shpirti juaj konkurrues. Keni shumë mundësi për sukses, por më parë duhet të hiqni qafe një kundërshtar. Mënyra juaj personale për të arritur suksesin bazohet tek alegria dhe e qeshura juaj. Buzëqeshni dhe bota do t'ju buzëqeshë. Mjafton të këmbëngulni për të arritur më shumë nga një transaksion ekonomik. Puna në grup do japë rezultate të mrekullueshme sot. Mos punoni vetëm. Pranoni pa hezituar bashkëpunimin dhe kujdesin e të tjerëve. Mos kini asnjë pasiguri në zgjedhjet për punë dhe do të fitoni lojën.

PESHORJA

AKREPI

SHIGJETARI

BRICJAPI

UJORI

PESHQIT

Jini shumë të qetë, sa herë që do gjendeni duke folur me grupe të mëdha njerëzish. Zgjidhni me kujdes fjalët që do përdorni dhe shprehuni sa më qartë të mundeni. Gjeni një aleat. Duhet të shtyni një njeri t'ju ndjekë pa shumë diskutime. Ndiheni shumë të ndjeshëm dhe tentonitëmbroheni,porsotështëdita ideale për të ndarë gjërat dhe ta lini veten e lirë. N.q.s jeni duke përjetuar një bashkëjetesë të vështirë, jepini fundsamëshpejt.Flisniqartëmedikë qëekenipërzemër. Dita ideale për të qëndruar në shtëpinë tuaj dhe për t'iu dedikuar punëve private. Prania e personit të zemrës do t'ju bëjë shumë mirë. N.q.s keni bisedime të rëndësishme, duhet të jeni më se seriozë.

Përpiquni të mos mbani mëri ndaj dikujt në familje, që ju ka kundërshtuar kohët e fundit. Sforcohuni të jeni të kuptueshëm me njerëzit që doni. Do jetë më mirë të bënit një kërkesë që të sqaronte çdo detaj sesa t'i lini gjerat e paqarta. Duhet të përpiqeni për të pasur më shumë besim te vetja. Është e rëndësishme, në këtë moment, që të arrini të rifitoni vetëvlerësim. Ia vlen të harxhoni diçka më shumë për të zgjidhur një situatë profesionale. Mos e fshihni karakterin tuaj romantik. Një takim surprizë, një telefonatë apo një letër mund të vlerësoheshin shumë nga personi i zemrës. Jini të kujdesshëm. Ka njerëz që përfitojnë nga besimi juaj dhe parashikojnë lëvizjet tuaja.

EPERPUNIMI MERKURE, 9 GUSHT 2006 E MERKURE, 9 GUSHT 2006 I INERTEVE

SOCIALE

SHQIP 33

Rikthehet projekti në periferi të kryeqytetit. Tenderimi me specialistë italianë

Impiant plehrash në Sharrë "Produktet industriale do të izolohen hermetikisht dhe do të groposen" ARIEL HOTI

N

ë fund të këtij viti nis ndërtimi i impi antit në Sharrë, deklaratën e ka bërë zv.ministri i Mjedisit, Aleksandër Garuli. Sipas tij, vendimi për ndërtimin e impiantin është marrë nga Ministria e Mjedisit, 2 vjet më parë, që nga ratifikimi i marrëveshjes mes parlamentit shqiptar dhe atij italian. Por, sipas Garulit, procedurat në vitin 2004 nuk vazhduan sipas planeve, duke u zvarritur rëndomë e duke u lënë në harresë nga qeveria e mëparshme socialiste. Më 2006-ën, qeveria aktuale vlerësoi problemin e ndotjes që shkaktohej nga mospërpunimi adapt i mbetjeve urbane në Sharrë, duke rivijuar kontaktet me palën italiane, e cila është investitorja kryesore e këtij projekti. Sipas specialistëve të Ministrisë së Mjedisit, në fillim të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi të dhënat teknike si dhe detajet

IMPIANTI I sharrës do të kryejë asgjësimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane. Sipas projektit, mbetjet si bojëra, plehra do të izolohen

e përdorimit financiar, duke i lënë rrugë të hapur këtij projekti. Kështu, sipas vendimit, projekti tashmë është i pajisur me leje në bazë të normave ligjore. Sipas një raporti të përgatitur nga kjo ministri po pritet konsultimi i praktikave për fillimet e tenderimit të hapur. Ndërtimi i impiantit të Sharrës do të kushtojë rreth 60 milionë e 400 mijë euro. Kriteret e ndërtimit Sipas zv.ministrit Garuli, ndërtimi i këtij impianti do të jetë me teknologji bashkëko-

hore, në mënyrë që të respektojë nivelet e ndotjes të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe do të zgjasë rreth 2 vjet. Impianti gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të ketë si objektiv përpunimin, asgjësimin, riciklimin dhe groposjen e mbetjeve organike ne mënyrë të tillë që të mënjanojë ndotjen e ujërave nëntokësore. Sipas projektit, ky impiant do të ulë ndjeshëm nivelin e ndotjes në kryeqytet dhe në mënyrë të veçantë të Kombinatit dhe te zona e "21 Dhjetorit". Sipas të dhënave, këto dy zona janë më të prekura nga djegia e in-

RICIKLIMI

TENDERIMI

Impianti gjatë dhjetë viteve të ardhshme do të ketë si objektiv përpunimin, asgjësimin, riciklimin

Tenderi për impiantin e Sharrës do ta zhvillojë pala italiane si investitore kryesore

erteve në Sharrë. "Impianti i vjetër realizon vetëm djegien e inerteve dhe jo përpunimin e tyre, duke qenë një rrezik konstant për shëndetin e banorëve", sqaron zv.ministri i mjedisit. Sipas tij, me nisjen e projektit të ri do të kërkohen terrene të tjera për groposjen e mbeturinave organike, si pasojë e mbingopjes së tyre, në mënyrë që këto hapësira të shndërrohen në hapësira të gjelbra. Në këtë mënyrë, specialistët sqarojnë se bëhet e mundur asimilimi i nëndheut të mbetjeve. Sipas projektit do të realizohet seleksionimi i mbetjeve të riciklueshme si plastikë, letër, metalet me ngjyrë si dhe llojet e ndryshme të xhamave. Mbetjet e rrezikshme si, bojëra, plehra kimike nga produktet industriale do të izolohen hermetikisht dhe do të groposen me një shtresë 16cm, me një material ranor, që bën të mundur izolimin e plotë dhe mënjanimin e kontakteve të mundshme me ajrin.

Projekti

Normat sipas BE

Pa banesa në afërsi të tij

Nivelet e ndotjes

Sipas projektit të ndërtimit të impiantit të Sharrës në bashkëpunim me pushtetin lokal, si dhe qeverinë do të bëhet e mundur zhvendosja e disa banesave në afërsi të impiantit përpunues të plehrave. Kjo pasi vihet në rrezik shëndeti i qytetarëve që banojnë afër, në mënyrë të veçantë ata persona të cilët kalojnë shumicën e ditës duke kërkuar nëpër plehra ose shitës ambulant. Nga ana tjetër do të realizohet transporti i mbetjeve të rrezikshme në hapësira, të cilat nuk kanë rreziqe për banorët.

Garuli: "Duhet t'u japim shanse të barabarta të gjitha firmave të interesuara në ndërtimin e këtij impianti"

Sipas një kontrolli të ushtruar nga Ministria e Mjedisit, në 6- mujorin e dytë të vitit 2005, niveli i ndotjes në Tiranë ishte 5- fish më i lartë nga ai që lejon Bashkimi Evropian. Normat e lejuara janë 70 mikrogram pluhur, për metër kub, kur në Tiranë janë regjistruar nivele si 400 mikrogram pluhur për metër kub. Madje, ai vazhdon duke thënë që rreziqet që paraqesin këto kokrriza pluhuri në ajrin e kryeqytetit janë shumë të larta duke dëmtuar shëndetin e popullsisë, dhe janë faktori kryesor i tumoreve. Sipas specialistëve, banorët që jetojnë në afërsi të hapësirave që shkarkohen dhe digjen inertet urbane kanë pasur probleme shëndetësore si dhe intoksikime të ndryshme.

NDOTJA E AJRIT Sipas specialistëve, ndotja në Tiranë është 400 mikrogr/m.kub. Nivelet e lejueshme nga BE janë 70mikrogr/m.kub.

SHQIP 34

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

AKTUALITET

Taksitë: Nuk përdorim taksimetër, sepse klientët thonë që është shumë shtrenjtë

Çmimi i taksive, dyfishi i autobusëve Numri i autoveturave përcaktohet në bazë të kriterit 1 autoveturë taksi për 1000 banorë ANILA RRUSHI

Ç

mimi i taksive duhet të jetë sa dyfishi i çmimit të auto busëve. Shuma është përcaktuar me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave. Por ajo nuk zbatohet, pasi për taksistët nuk është e drejtë. Sipas ligjit, për një transport minimalisht një taksist duhet t'i marrë klientit nga 40 lekë në 80 lekë të vjetra. Ndërkohë që çmimi real i kostos së një taksie nis nga 200 deri në 500 lekë të reja, vetëm për një rrugë minimalisht të shkurtër. Sipas taksistëve të licencuar, të cilët paguajnë taksa çdo vit, një vendim i tillë nuk mund të zbatohet, sepse kostoja e karburantit dhe e taksave nuk mund të përballohen me çmime nga 20 deri në 40

KORÇE

DURRES

Sindikata e transporteve: Bashkia duhet të ushtrojë kontrolle

Tarifat e taksive të pa licencuara janë më të lira se të tjerat

TE DHENA

lekë të reja. Ndërkohë, në ligj thuhet që "rregullat dhe kushtet për kërkesa të veçanta për taksitë, si dhe për zbatimin e tarifave dhe të çmimeve, përcaktohen me udhëzim të ministrit. Këshilli i qarkut përcakton, në përputhje me udhëzimet e ministrit, nivelet e

POPULLSIA 55 për qind e popullsisë së varfër është nën moshën 25 vjeç, ndërsa kjo grupmoshë përfshin vetëm 33 për qind të popullsisë

sipas taksistëve, bashkia duhet të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme dhe të vendosë gjoba për të gjithë ata që thyejnë ligjin. Sipas taksistëve, taksitë e pa licencuara punojnë me çmime më të ulëta, pasi ato nuk paguajnë taksa për aktivitetin që ushtrojnë. Ndërkohë që në të gjitha vendet e botës taksitë punojnë me taksimetër, në Shqipëri taksistët nuk mund ta realizojnë një gjë të tillë. Taksimetri është mjeti me të cilin llogaritet çmimi në bazë të kilometrave. Në këtë mënyrë, asnjë taksist nuk mund të abuzojë, duke kërkuar të njëjtin çmim për kilometra të ndryshme. Sipas sindikatës së transporteve, bashkia duhet të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme për taksitë që ushtrojnë aktivitete pa licencë.

diferencuara të çmimeve dhe tarifat brenda juridiksionit të vet". Sipas ligjit, niveli dysheme i tarifave të shërbimit taksi, për të gjitha llojet e taksive, nuk mund të jetë më pak se dyfishi i çmimeve të shërbimeve të njëjta me autobus (për shërbimet në linja të rregull-

ta, qytetëse, rrethqytetëse dhe ndërqytetëse). Ndërkaq, numri maksimal i autoveturave taksi të licencuara, në shkallë qarku, përcaktohet në bazë të kriterit: 1 autoveturë taksi për 1 mijë banorë. Nga ana tjetër, prej disa vitesh ekziston një konf-

TË MOSHUARIT

EMIGRACIONI Një në katër shqiptarë ka emigruar të paktën një herë. Këto statistika, sipas INSTAT, vlejnë për 12vjeçarin e fundit

10 për qind e popullsisë së varfër janë të moshës 60 vjeç e lart. Statistikat janë bërë publike nga Instituti i Statistikave

likt i hapur mes sindikatës së transporteve dhe Ministrisë së Transporteve. Sipas kreut të kësaj sindikate, taksitë apo furgonat që janë të licencuar nuk mund të ushtrojnë dot aktivitetin e tyre, pas taksitë e pa licencuara punojnë me çmime më të ulëta. Nga ana tjetër,

FAMILJET Shtatë ose më shumë pjesëtarë janë anëtarët e një familje të varfër. Sipas INSTAT ky grup përfaqëson 17 për qind të popullsisë shqiptare

TË PASURIT 13.1 për qind janë ata persona që nuk jetojnë në varfëri në të gjitha qytetet e vendit. Përqindja më e lartë e të pasurve ndodhet në Tiranë

Të moshuarit të varfër? Absolutisht jo. Ankthi i të mospasurit ka pushtuar të rinjtë RIVIERA DEDAJ

T

ë jesh i ri dhe të mos kesh para. Kjo nuk është ndonjë çudi në Shqipëri. Ky fenomen është i dukshëm. Fare pak familje kanë mundësi të hapin një numër llogarie për fëmijët e tyre adoleshentë, apo të rinj. Çdo lek i dalë nga shtëpia kontrollohet. Nxënësit dhe studentët harxhojnë pak, edhe pse në pamje të parë të duket se mirëqenia është rritur e të rinjtë i sheh veç kafeneve. Ata përsëri janë të varfër. "Varfëria në këtë fillim shekulli në Shqipëri ka prekur kryesisht moshën e re". Kështu raporton instituti i statistikave në raportin "Kushtet e jetesës dhe pabarazia në Shqipëri". Më shumë se 55 për qind e popullsisë së varfër është nën moshën 25 vjeç, ndërsa kjo grupmoshë përfshin vetëm 33 për qind të popullsisë gjithsej. Kjo është në kundërshtim me perceptimin popullor se pjesa më e prekur nga varfëria në vend janë më të moshuarit. Përkundrazi, vetëm 10 për qind e popullsisë së varfër janë të moshës 60 vjeç e lart. Në të kundërt me popullsinë e të rinjve, që ose është e papunë, ose varet prej familjes, pensionistët kanë të paktën një të ardhur minimale (pension të garantuar nga shteti), që vjen si rrjedhim i politikës së punësimit të plotë gjatë viteve të kaluara të komunizmit për të dyja gjinitë. Ndonëse këto pensione nuk janë të larta, përsëri në shumicën e rasteve janë mbi nivelin e varfërisë së plotë prej 4,891 lekë

Gjysma e shqiptarëve e kanë të vështirë të përballojnë kujdesin shëndetësor

Momentet më të bukura të jetës shqiptarët i kalojnë pa para Sipas INSTAT më të varfërit e popullsisë janë të rinjtë

për frymë në muaj. Një faktor tjetër që mund ta ketë ndihmuar përqindjen e ulët të të moshuarve, të cilët jetojnë nën nivelin e

varfërisë, mund të jetë norma e lartë e emigrantëve dhe të ardhurat që vijnë prej tyre. Të paktën një ndër katër shqiptarë ka emigruar

gjatë 12 vjetëve të fundit, që është mesatarja prej një personi për familje, sipas INSTAT. Ashtu si në shumicën e sho-

qërive tradicionale, shqiptarët vijojnë të japin lekë për buxhetin e familjeve të tyre dhe të farefisit në Shqipëri. Kjo është veçanërisht e theksuar për familjet ku pleqtë janë lënë vetëm. Kjo normë e lartë e dërgesave prej emigrantëve mund të ketë ndikuar për nivelin më të ulët të varfërisë mes pensionistëve, krahasuar me grupet e tjera të prekshme. Fakti që në Shqipëri shtresa më e prekshme nga varfëria janë të rinjtë, vjen si pasojë pasi këta individë jetojnë në

Raporti

Popullsia e varfër, në gjendje të mjerueshme shëndetësore P

abarazia midis shtresave shoqërore (të varfërve dhe jo të varfërve), bëhet më e dukshme në frekuentimin e shkollës, në regjistrimin apo në braktisjen e saj. Ata që jetojnë në varfëri të skajshme kanë normën më të ulët të regjistrimit, si për sistemin arsimor tetëvjeçar, ashtu dhe atë të shkollës së mesme, krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë. Me gjithë përqindjen e vogël të popullsisë që ndjek shkollat private, ashtu siç mund të pritej, të varfrit nuk e përballojnë dot të paguajnë për shkollat private. Kështu, 99,4 për qind e popullsisë së varfër ndjek vetëm shkollat publike. Popullsia e varfër gjithashtu gjendet në një gjendje shëndetësore më të keqe, sesa ata që nuk

janë të varfër. Kur shqyrtohet dallimi ndërmjet 20 për qind e më të pasurve me 20% e më të varfërve, popullsia në 20 përqindëshin e poshtëm të konsumit të përgjithshëm, del se e ka shëndetin më të keq në krahasim me 20 përqindëshin e sipërm. Një përcaktues tjetër për pabarazinë shoqërore, apo nivelin e varfërisë, janë edhe llojet e ndryshme të sëmundjeve që shfaqen në grupet e ndryshme të popullsisë. Kështu, kur vështrohen sëmundjet kronike, del se njerëzit jo të varfër preken kryesisht prej sëmundjeve të mirëqenies (sëmundjet kardiovaskulare), ndërsa popullsia e varfër preket më shumë prej sëmundjeve të varfërisë (sëmundjet e traktit të frymëmarrjes).

ekonomi shtëpiake të varfra dhe, siç e tregojnë analizat e MMSJ-së, janë familje të mëdha me numër të madh fëmijësh. Përsëri këta të rinj të varfër gjenden më shumë në zonat fshatare, sesa në zonat urbane, ose në Tiranë. Shumica e popullsisë së varfër jeton në familje me 7 ose më shumë pjesëtarë. Kjo ka rëndësi kur merret parasysh që ky grup përfaqëson vetëm 17 për qind të popullsisë. Dallimet gjinore për varfërinë në Shqipëri nuk janë të theksuara. Kështu, përqindja e familjeve me gra si kryetare, të cilat jetojnë në varfëri, është vetëm 9,3 për qind, kurse përqindja e atyre që nuk jetojnë në varfëri është vetëm 13,1 për qind. Karakteristikat shoqërore të të varfërve në Shqipëri. Ashtu siç mund të pritej, varfëria ekstreme prek shtresën e shoqërisë së paarsimuar. Kjo lidhje ndërmjet arsimit dhe të ardhurave ekonomike është e dukshme. Të dhënat për Shqipërinë paraqesin një model të ngjashëm, që ndeshet në vendet e tjera. Kështu, familjet e varfra kanë për kryetar familjeje njerëz me më pak arsim sesa ato që nuk hyjnë në të varfrat. Po ashtu, numri mesatar i viteve të shkollimit për kreun e familjes, që jeton në një familje të varfër, është rreth 6,2 vjet, ndërsa numri i viteve për kreun e familjes që jeton në një familje jo të varfër është rreth 7,9. Me gjithë këtë dallim, duhet pranuar se për këtë pabarazia nuk është aq e madhe. Kjo vjen si trashëgimi nga e kaluara, kur arsimi ishte i përgjithshëm dhe i detyrueshëm për nivelin e arsimit 8-vjeçar.

Pabarazia nuk pasqyrohet në spital po te konsultat në klinikat private

EJETA MERKURE, 9 GUSHT 2006 E MERKURE, 9 GUSHT 2006 PERDITE

SHQIP 35

SOCIALE

Sipas krerëve të ministrisë importi i gjakut mund të nisë vetëm në raste fatkeqësish natyrore

Kryqi i Kuq Finlandez ka bërë dhuratë produktet e gjakut për një vit si pasojë e mungesës së gjakut

Në shtator pritet të rritet numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut si pasojë e nisjes së vitit akademik

Të sëmurët me mëlçi, trauma, djegie do të kenë gjak për një vit Qendra e Transfuzionit të Gjakut ka marrë dje produktet e rralla LORINA MIXHA

T

ë sëmurët me mëlçi, të dje gurit apo ata pacientë që kanë pësuar traumë si pasojë e humbjes së gjakut, nuk do të kenë më probleme me gjakun. Dje Kryqi i Kuq shqiptar i ka dhuruar Qendrës Kombëtare të Gjakut 2800 njësi plazma humane, të cilat janë produkte të gjakut. Këto produkte kanë mbërritur në "derën" e Kryqit të Kuq shqiptar si një dhuratë nga Kryqi i Kuq i Finlandës. Produktet tashmë janë pjesë e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Albumina e gjakut është një produkt që prodhohet nga plazma e gjakut. "Në vendin tonë këto produkte kanë qenë të pamjaftueshme", tha drejtoresha e Qendrës së Gjakut, Irena Qendro. Sipas saj, duke qenë se vendi ynë ka mungesa të gjakut të thjeshtë, nuk mund të prodhojë produkte si plazma humane apo faktorë të tjerë të gjakut. Duke qenë se Finlanda ka një numër të konsiderueshëm të dhuruesve vullnetarë të gjakut, vendosi të japë një dhuratë për shtetin shqiptar. Dje gjatë ceremonisë së dhurimit të 2800 njësive të plazmës humane, specialistët e gjakut janë takuar me njëri-tjetrin. Dje në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut kanë qenë edhe ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, specialisti i gjakut në ministri, Agim Koçiraj, si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq shqiptar. Sipas drejtoreshës së qendrës, sasia e dhuruar mbulon për një vit e gjysmë kërkesat për të sëmurët e mëlçisë, pacientët që kanë pësuar trauma si pasojë e humbjes së gjakut, si dhe pacientët e djegur. Nga ana tjetër, sipas specialistëve të gjakut, plazma humane konsiderohet si medikament dhe gjatë gjithë dhjetëvjeçarit të fundit, Shqipëria është furnizuar me këtë medikament nga vendet që kanë një numër të konsiderueshëm dhuruesish vullnetarë. Ndërkaq, ky dhurim nga Finlanda nuk mund të quhet një import gjaku, duke qenë se plazma humane konsiderohet si medikament. Një vit më parë, Këshilli i Ministrave miratoi ligjin për importin e gjakut nga vendet skandinave. Sipas drejtoreshës së Qendrës së Gjakut, ligji i miratuar është një procedurë ligjore, që u miratua për rastet kur vendi mund të ketë nevojë për importin e gjakut, por nëse do të niste importi nga këto vende, atëherë numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut do të vinte drejt uljes. Të njëjtin deklaratë e ka bërë edhe ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli. sipas tij, ligji për importin e gjakut parashikon një nismë të tillë vetëm në raste fatkeqësish natyrore dhe jo në

gjendjen në të cilën ndodhet vendi. Aktualisht vendi ynë konsiderohet si një prej vendeve që ka

dhurues të paktë të gjakut. Por nga ana tjetër, specialistët thonë se mungesat e gjakut gjatë sezonit të pushimeve verore janë të zakon-

shme në të gjitha vendet e botës. Për më tepër që në vendin tonë kontingjenti i personave që dhurojnë gjak janë studentët. Me

largimin e tyre gjatë pushimeve të verës, ulet edhe sasia rezervë e gjakut. "Në muajin shtator parashiko-

het rritja e dhuruesve të gjakut si pasojë e përfundimit të pushimeve dhe rikthimit te studentëve në shkolla", sqaroi Qëndro.

5 Dhurues në 1000 mijë banorë. Këto janë statistikat për dhurimin e gjakut në Shqipëri. Sipas specialistëve, këto janë shifra të ulëta krahasuar me kërkesat

3 Në 100 banorë është raporti i dhurimit të gjakut në vendet evropiane. Sipas statistikave të këtyre vendeve, qytetarët atje dhurojnë 1 ose 2 herë në vit gjak

TALASEMIKET

Ç

do ditë, tre të sëmurë me ta lasemi mesdhetare nuk mund të kryejnë transfuzion gjaku, si pasojë e mungesës së gjakut. Ndërkohë që edhe anemikët kronikë, që trajtohen në repartin e Hematologjisë, nuk plotësojnë çdo ditë nevojat e tyre për gjak. Nga ana tjetër, sipas specialistëve, një faktor tjetër i mungesës së gjakut janë edhe operacionet e planifikuara. Në këto operacione kontribuojnë me rezerva gjaku familjarët e të aksidentuarve, ose të pacientit, që gjatë operacionit ka nevojë për gjak. Në disa raste të operacioneve, gjaku që nuk për-

Mungesa e dhurimeve vullnetare lë pa gjak edhe anemikët

Çdo ditë tre talasemikë mbeten pa gjak doret si rezervë. Në këtë mënyrë arrihet të krijohet edhe një "stok" për pacientët e tjerë që kanë nevojë për gjak. Sipas statistikave, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti numërohen 1500 dhurime të

mirëfillta vullnetare, një numër i dyfishuar krahasuar me një vit më parë, por sasia e gjakut të mbledhur në vend nuk plotëson si duhet kërkesat në rritje të spitaleve. "Procesi i kalimit të dhurimit të gjakut me pagesë në atë

vullnetar do të jetë gradual dhe do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar prej 5-10 vjetësh me objektivat përkatëse", ka premtuar kreu i shëndetësisë. Sipas strategjisë së ministrisë, synohet rritja e dhurimeve vullnetare në

qytetet e mëdha, shtrirja e këtij aktiviteti në të gjithë vendin që numri i dhuruesve të jetë sa 2 për qind e popullatës. "Brenda 10 vitesh numri i këtyre dhurimeve të arrijë në 3 për qind të popullsisë", shkruhet në strategji. Për mundësinë e importit të gjakut, specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se kjo zgjidhje duhet të mbetet patjetër afatshkurtër, pasi zgjidhja e plotë është vetëm sigurimi i gjakut nga dhurues vullnetarë të vendit. Në këtë mënyrë shmanget varësia nga importi, duke ruajtur stabilitetin në furnizimin me produkte dhe në kostot përkatëse.

Qendra e Gjakut

Testimi i gjakut qendërzohet në Tiranë T

estimi i gjakut të dhuruesve do të qendërzo het në Tiranë. Kështu, të gjitha testimet që janë bërë në spitalet rajonale tashmë do të kryhen në kryeqytet në Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Ndërsa ka nisur projekti me qytetin e Lushnjës, e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për qytetet e tjera. Qendra Kombëtare e Gjakut mund të kryejë, pa pasur rritje stafi, të gjitha ekzaminimet e gjakut nga të gjitha qytetet e vendit. Qendërzimi i testimit të gjakut ka qenë dhe një nga rekomandimet e Këshillit të Evropës. Këto rekomandime vijnë për të siguruar gjak të sigurt dhe ekzaminim në kohë të dhurimeve të gjakut. Ndërkaq, veç Qendrës së Transfuzionit të Gjakut edhe spitali duhet të kryejë ekzaminime të herëpashershme të pacientëve

që kryejnë transfuzion gjaku. Problemi më i madh i mosgjetjes në kohë nëse gjaku është i infektuar apo jo, mbetet periudha dritare në të cilën virusi fshihet dhe në analiza rezultatet dalin të rregullta. Por për të shkurtuar këtë periudhë dritare, pas infektimit të fëmijëve talasemikë në HIV dhe Hepatit B dhe C, Ministria e Shëndetësisë bleu një aparaturë, e cila shërbente për ekzaminime që shkurtonin periudhën dritare. Aktualisht, sipas shifrave, rreth 200 fëmijë talasemikë janë të pa ekzaminuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ekzaminimet e tyre do të kryhen nga Instituti i Shëndetit Publik dhe spitalit "Nënë Tereza". Mjeku italian, Giusepe Novelle, deklaroi se një metodë për ekzaminimin e këtyre fëmijëve janë analizat e sekrecioneve të gojës.

B O T A

SHQIP 3 6

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

Koreja e Veriut në krizë? Zhduket Kim Jong Il Që pas provave me raketa, asnjë lajm për diktatorin

L

ideri i Koresë sëVeriut, Kim Jong Il, nuk është shfaqur më në publik që kur vendi i tij kreu testimin e raketave që zgjoi zemërimin e madh të ndërkombëtarëve. Kjo zhdukje e tij, ka nxitur spekulimet për një krizë të mundshme në vendin e izoluar. Kim Jong Il, mori pjesë në një performancë artistike të një grupi rus dhe vizitoi një fabrikë gomash më 4 korrik, një ditë para lëshimit të raketave dhe nuk është shfaqur më në publik që nga ajo kohë. Kjo, në fakt, ka rënë në sytë e agjencisë së zbulimit të Koresë së Jugut, sipas së cilës makina e propagandës koreanoveriore, nuk ka dhënë asnjë informacion për aktivitetin e Kim Jong Il-it që nga testimi i raketave, por javën e shkuar, agjencia zyrtare e lajmeve tha se lideri i vendit i kishte dërguar një mesazh inkurajimi liderit kubanes, Fidel Kastro. Zakonisht, Kim Jong Il viziton njësitë ushtarake disa herë në muaj, me qëllim që të shpaloste fuqinë e tij dhe të ushtrisë prej 1.1 milionë anëtarësh në një vend me burime të pakta e ku varfëria dhe mungesa e ushqimit është kronike. Disa vëzhgues të Koresë sëVeriut kanë spekuluar se Kim mund të jetë fshehur në një bunker që kur vendi kreu provokacionin e hapur dhe miratimit në Këshillin e Sigurimit të OKBsë të një rezolute ku dënohej testimi

Nga 131 shfaqjet në publik të Kim Jong Il-it, vitin e kaluar, 70 ishin të lidhura me ushtrinë. Këtë vit, 52 nga 69 aktivitetet publike të tij, kishin të bënin me ushtrinë, shtylla kurrizore e sundimit totalitarist të Kim Jong Il-it

i raketave dhe u kërkohej kombeve të ndalnin çdo lloj tregtie që lidhej me raketat, me vendin e izoluar. Koreja e Veriut testoi shtatë raketa më 5 korrik. Mes tyre, ishte edhe një model i ri rakete që besohet se është i aftë të mbërrijë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që dështoi pak pas lëshimit. Pasja e një panorame më të qartë të regjimit komunist të izoluar, është ekstremisht e vështirë për shkak të kontrollit të rreptë të medias dhe mos lejimit të eksesit nga jashtë. Në 2003, Kim Jong Il u zhduk nga sytë e publikut për shtatë javë me radhë, pikërisht në kohën kur vendi i tij doli nga marrëveshja për mospërhapjen e teknologjisë bërthamore dhe SHBA pushtoi Irakun. Cheong Seongchang, një analist i Koresë së Veriut, në institutin e pavarur Sejong, e lidh këtë mungesë të fundit të liderit me përmbytjet masive në vend, duke theksuar se Kim Jong Il, edhe në të shkuarën është zhdukur në kohë krizash. “Kim po i shmang aktivitetet publike, pasi ai vetë gjendet në një krizë serioze të brendshme”, thotë Cheong. Shirat e mëdha të javëve të kaluara, në Korenë e Veriut, shkaktuan 549 të vdekur dhe 295 të zhdukur, ndërsa u përmbytën më shumë se 48 mijë hektarë tokë dhe u shkatërruan rreth 4500

shtëpi. Ndërkohë, zyrtarë të zbulimit në Korenë e Jugut thonë se zhdukja e Kim Jong Il-it nuk ka ndonjë kuptim shumë domethënës. “Ngritja e një perdeje, është një ideologji bazë qeverisëse e Koresë komuniste”, thonë ata, duke bërë një paralelizëm me perden e hekurt që dikur ndante Evropën Lindore komuniste nga pjesa tjetër e kontinentit.

Nazizmi

Rajhu III kishte “biblën” e tij me 12 urdhëresa Lideri nazist, Adolf Hitler, kishte krijuar “Biblën” e tij të Rajhut të Tretë. Kjo është publikuar vetëm kohët e fundit dhe në një tekst të rishkruar në “Daily Mirror”, përfshihen 12 nga urdhëresat naziste. Ndër to, më kryesoret ishin “Nderoni Fyhrerin tuaj” dhe “Mbajeni gjakun të pastër dhe nderin të shenjtë”. Të gjitha fjalët herreje si “Haleluja” dhe “Jehovai”, apo edhe të gjitha ndjenjat e mëshirës, ishin zhdukur në biblën e tij. Rreth 100 mijë bibla të Rajhut të Tretë ishin publikuar dhe dërguar në mijëra kisha në vitin 1941. Besohet se shumica e tyre ishin shkatërruar nga kristianët, por një kopje e vetme është zbuluar së fundmi në zyrat kishtare në Hamburg. Bibla quhej: “Gjermanët me Zotin”. Mendohet se Hitleri i kishte urdhëruar teoricienët të rishkruanin Biblën, në mënyrë që ai të godiste fuqinë e besimit.

1. Ndero Zotin dhe beso tek ai me shpirt 2. Kërko paqen e Zotit 3. Evito hipokrizinë 4. Jeta dhe shëndeti, janë të shenjtë 5. E shenjtë është mirëqenia dhe nderi 6. E shenjtë është e vërteta dhe besnikëria 7. Ndero babain dhe nënën - fëmijët e tu janë krahët e tu dhe shembulli yt 8. Mbaje gjakun të pastër dhe nderin të shenjtë 9. Ruaje dhe shumoje pasurinë e të parëve të tu 10. Ji i gatshëm të ndihmosh dhe të falësh 11. Ndero Fyhrerin dhe prijësin tënd 12. Me gëzim shërbeji njerëzve, me punë dhe sakrifica

ARABIA SAUDITE

Gazetaria, rruga drejt barazisë Në vendin e sheriatit të jesh grua e gazetare është sfida më e madhe

J

anë të pakta në numër, por janë të vendosura t’i shkojnë deri në fund. Gratë gazetare në Arabinë Saudite, kanë luftuar shumë për të arritur atje ku sot janë dhe vetë ato thonë se kanë dëshmuar se janë të barabarta me bur-

rat. Mbretëria, është një nga vendet me rregulla më të rrepta në botë për sa u takon grave dhe klerikët e fuqishëm arabë thonë se vendi i gruas është në shtëpi, duke u kujdesur për familjen. Gratë nuk mund të ngasin makina, du-

Arabia Saudite, si shumë vende islamike, që qeverisen nga ligji i Sherihatit, i ka të kufizuara të drejtat dhe liritë për femrat. Ajo nuk ka të drejtën e votës, ka një hapësirë të kufizuar ndaj pronësisë, mund të divorcohet vetëm në raste të një sjelljeje flagrante e të provuar të bashkëshortit. Veç këtyre kufizimeve ka edhe të tjera, si të pjesëmarrjes në jetën shoqërore, në shkollim e punësim, e sigurisht në qeverisje. Megjithatë, vitet e fundit disa lëvizje feministe po mundohen të ndryshojnë edhe pse ngadalë një realitet tërësisht maskilist në mbretërinë e arit të zi.

het të shoqërohen në publik nga të afërm meshkuj dhe duhet të mbulohen me rrobat e tyre të zeza e të gjata për të mos nxitur dëshirat seksuale të burrave. Por, pavarësisht nga kufizimet mbi gratë që punojnë, shumë prej atyre femrave që janë përfshirë në industrinë e medias po tërheqin vëmendjen për aftësinë dhe profesionalizmin e tyre, në një kohë që edhe vetë Arabia Saudite duket se po hapet më tej, nën drejtimin e mbretit Abdullah. Një gazetare e re në kryeqytetin saudit, Riad, që nuk tregon emrin e saj, thotë se gazetaret femra nuk vlerësohen nga një numër i madh njerëzish me pushtet. Gazetarja, që vjen nga një provincë më pak e kufizuar në brigjet lindore, thotë se familja e saj e kishte mbështetur, por shoqëria saudite ia kishte vështirësuar shumë punën. “Problemi është se nuk ka një departament të veçantë mediash në universitet, për gratë. Por, duhet të dish si të shkruash dhe kjo nuk na mësohet”, thotë ajo, duke shtuar se media kërkon të punohet edhe në mbrëmje dhe bërja e intervistave jashtë zyrës, është thuajse e pamundur. Nëse një gazetare femër shkon në hollin e një hoteli për të bërë një intervistë, kjo mund të konsiderohet krim. Në një rast të tillë, një gazetare saudite, ishte tërhequr zvarrë nga “policia saudite e moralit”, vetëm sepse ajo po intervistonte një burrë, me të cilin nuk kishte asnjë lidhje. “Duhet të gjesh rrugë të sigurta, duhet të jesh vërtet e kujdesshme. Në Arabinë Saudite, gjithkush, i ka sytë mbi ty”, thotë ajo. Policia fetare, që beson se gratë duhet të mbulojnë të gjithë fytyrën e tyre, mund të shkaktojë probleme për gratë që matin pulsin e opinionit publik nëpër rrugë. Madje, edhe në konferencat zyrtare të shtypit, vendet e gazetareve femra janë

të ndara nga ato të kolegëve të tyre burra. Adlah, fotografe dhe gazetare në Riad, thotë se ajo zakonisht ndeshet me reagime pozitive nga sauditët që interviston ndërsa endet nëpër qendra tregtare edhe pse vende të tilla nuk shihen me sy të mirë. Të ulesh dhe të intervistosh një burrë, është një problem i vërtetë. Kafenetë janë vende të ndaluara për gratë. Është kundër kulturës saudite dhe familjet e çdo gruaje do të zemëroheshin shumë nëse ajo do të ulej në një kafene. Kështu pra, gratë gazetare duhet të punojnë shumë më tepër se sa burrat. “Burrat janë të shkujdesur, ata nuk duan të bëjnë çfarëdolloj pune. Janë edhe të ngadaltë e dembelë. Vijnë në punë në orën 10 dhe ikin në orën 14. Ndërsa gratë, fillojnë punën në orën 8 dhe e lënë në orën 17”, thotë Adlah. Në Xhedah, qyteti i dytë më liberal në Arabinë Saudite, me 2,5 milionë banorë, gratë kanë arritur të bëjnë emër në gazetat që shkruhen në gjuhën angleze, si edhe në disa të përditshme arabe me qendër në këtë qytet të lashtë, që shtrihet përgjatë brigjeve të Detit të Kuq. Ndërkohë, televizionet saudite, tani po përpiqen të shfaqen me një fytyrë më moderne, duke punësuar gra si prezantuese, apo edhe të ftuara në emisionet e ndryshme, diçka që nuk ishte aspak e zakonshme më parë. “Tani ka një tjetër atmosferë, por gratë duhet t’i hyjnë këtij profesioni vetëm nëse e dashurojnë vërtet atë”, thotë një nga fytyrat e para femërore në televizionet saudite, “nuk është një profesion që sjell para. Nuk sjell as shumë jetë sociale, përkundrazi, edhe fëmijët mund t’i shohësh rrallë”. Sipas saj, shoqëria saudite gjithnjë e më shumë po fillon t’i pranojë gratë si gazetare, madje po ndërgjegjësohet se ato janë edhe më të afta se burrat.

Denoncimi

Gazetarja që theu çdo tabu jë nga rastet më jashtë normales për një shoqëri mashkullore, siç është ajo e Arabisë Saudite, është pikërisht rasti i dhunimit të njërës prej gazetareve më të njohura e më popullore të vendit, bukuroshes Rania al-Baz. Për vite me radhë, ajo drejtonte emisionin e mëngjesit në televizionin mbretëror, duke u kthyer në një ikonë të vërtetë jo vetëm bukurie, por edhe mençurie për gratë e vendit. Një ditë të bukur ajo nuk u shfaq më në ekran. Duhet të kalonin dy javë që të gjithë të mësonin të vërtetën e hidhur. Gazetarja ishte rrahur barbarisht nga i shoqi dhe kishte përfunduar në koma në spital. Sigurisht që deri këtu nuk ka asgjë të veçantë, pasi dhunimi në familje si në të gjithë botën, për më tepër në vendet ku zëri i grave nuk merret në konsideratë është më se i zakonshëm. Ajo që është e jashtëzakonshme është vendimi i gazetares për ta denoncuar publikisht aktin e dhunës, në një vend si Arabia Saudite. Fotot e saj, që dolën nëpër gazeta, tronditën opinionin vendas dhe atë arab, pikërisht për këtë denoncim. Ajo, madje, bëri edhe kërkesë për ndarje dhe marrje të fëmijëve, të cilët çuditërisht si rrallë grua në vendin e saj i fitoi. Denoncimi i gazetares është një rast i veçuar e i guximshëm në Arabinë Saudite. Vetë gazetarja, që jeton tashmë në Paris, ka bërë edhe një libër mbi sfidën e saj, në fund të të cilit shkruan: “Unë edhe mund të humbas betejën për të denoncuar një realitet jo të drejtë, por të paktën ndihem mirë me veten që kam guximin të refuzoj e denoncoj një padrejtësi”

N

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 37

BOTE

Gjyqi

Libani propozon edhe futjen e trupave të tij në kufijtë jugorë të vendit, krahas forcës ndërkombëtare

OKB mbledh ministrat për paqen Arabë e perëndimorë, debat para votës së rezolutës ZHVILLIMET

DIPLOMACIA Diplomatët ndërkombëtarë, që po punojnë për miratimin e rezolutës së pushim zjarrit mes hezbollahëve dhe izraelitëve, kanë bërë të ditur se dokumenti mund të aprovohet të enjten, për shkak të ndonjë shtese të mundshme nga vendet arabe

GJERMANIA Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka nisur një vizitë treditore, gjatë së cilës do të takojë homologun libanez, izraelitin dhe zyrtarët palestinezë për të nxitur palët të aprovojnë rezolutën e OKB-së

GJENEVE Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka bërë të ditura planet për mbledhjen e një sesioni të veçantë në të cilin do të shqyrtojë marrjen e masave kundër Izraelit për ofensivën e tij në Liban

PROPOZIMI Havier Solana, përfaqësuesi i politikës së jashtme për BE-në, ka bërë të ditur se do t'u kërkojë 25 vendeve të organizatës të marrin pjesë me trupat e tyre në forcën ndërkombëtare që pritet të krijohet e vihet në Lindjen e Mesme

SHIFRAT Gjatë 28 ditëve të luftimeve, hezbollahët kanë lëshuar ndaj Izraelit 3050 raketa. Sipas burimeve izraelite, 750 kanë goditur fshatra e qytete të banuara, ndërsa pjesa tjetër ka rënë në zona të pabanuara. Viktimat janë 49, ndërsa të plagosurit 75

N

dërsa Izraeli dhe hezbol lahët vazhdojnë luftimet e tyre, duke shtuar çdo ditë numrin e viktimave dhe dëmet materiale, diplomacia vazhdon të ecë me ritme të ngadalta, kryesisht për shkak të mospranimit të vendeve arabe për projektkushtetutën e propozuar nga SHBA dhe rFanca për pushim zjarri të menjëhershëm. Ministrat e Jashtëm nga të gjitha vendet e botës, janë mbledhur te Kombet e Bashkuara në tentativë për të afruar e bërë realitet një zgjidhje, me të cilën do të jenë dakord të gjitha palët. Delegacioni i vendeve arabe shpreson të lobojë në Këshillin e Sigurimit për përfshirjen e kushteve të iLbanit në projektrezolutë, para aprovimit të dokumentit. iLbani kërkon veç pushimit të menjëher-

shëm të zjarrit, edhe një tërheqje paralele të trupave izraelite, si dhe bashkëngjitjen e 15 mijë trupave libaneze, misionit paqeruajtës të OKB-së, që do të vijnë në jug të iLbanit. Qeveria e këtij vendi kërkon gjithashtu që të gjithë të zhvendosurit për shkak të luftimeve të kthehen në shtëpitë e tyre. Bisedimet mes ministrave të Jashtëm të vendeve të Këshillit të Sigurimit kanë nisur orët e vona të ditës së djeshme. Në to ka marrë pjesë edhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoleca R ajs. Ato, sipas analistëve duhet të kenë qenë të vështira dhe nuk pritet ndonjë vendimmarrje e shpejtë për shkak të ndryshueshmërisë së mendimeve të palëve në lidhje me largimin e trupave izraelite nga iLbani, që është aktualisht edhe

Do duhen të paktën 10 vjet për kthimin në normalitet

Nafta në det, bregu dhe njrëzit në prag të katastrofës B

regdetit të iLbanit do t'i duhen deri në 10 vjet për ta rimarrë veten nga derdhja masive e naftës, tha ministri libanez i Ambientit.aYcoub Sarraf theksoi se ishte e pamundur të riparohej dëmi për sa kohë që konflikti mes hezbollahut dhe Izraelit vazhdon. Ekspertët detarë kanë paralajmëruar ndotja mund të vendosë përpara rrezikut të kancerit edhe popullatën që jeton në zonat e prekura. rRjedhja e naftës e shkaktuar nga bombardimet izraelite mbi stacionet energjetike, tani ka "gllabëruar" një zonë prej afro 12 0 kilometrash në brigjet e vendit. "Dëmi është i madh. I gjithë deti dhe gjallesat e tij do të dëmtohen rëndë për të paktën dy ose tre vjet para se ekosistemi ta rimarrë veten", tha ministri Sarraf. Sektori i turizmit, sipas tij, është dëmtuar gjithashtu për të paktën dy sezone radhazi. Por, nëse nuk do të ndërhyhet sa më shpejt që të jetë e mundur, nafta që ende rrjedh në det mund të kthehet të prekë edhe brigjet. Ministri Sarraf shtoi se deri në momentin e një armëpushimi, do të ishte krejt e pamundur filli-

mi i operacioneve të pastrimit. "Ne mund të sigurojmë pajisjet, kompanitë, punëtorët dhe dimë si të përballemi me problemin, tha ai, nëse e krahasojmë këtë me çdo ndotje tjetër në historinë tonë, arrijmë në përfundimin se ndërhyrja do të ishte e frytshme brenda 8472orëve të para të derdhjes. Ne jemi që tani, 02 ditë me vonesë", tha ai. Ndërkohë, ekspertët nga organizatat ambientaliste, kanë paralajmëruar se goditja e impiantit energjetik në Jiyyeh, në mes të korrikut, mund të ekspozojë banorët përpara rrezikut të kancerit. Sipas tyre, rrjedhja e naftës është një "koktejl toksik i rrezikshëm" e përbëhet nga substanca që shkaktojnë kancerin dhe dëmtojnë sistemin endokrin. Ekspertët kanë paralajmëruar se më të rrezikuarit nga "ndotja toksike" ishin dy milionë banorët e Bejrutit. Ministri libanez i Ambientit, tha ndërkohë se pamjet e fundit nga sateliti, tregojnë se rrjedha e naftës vazhdon të shtrihet në detin Mesdhe, duke kërcënuar madje edhe brigjet e Turqisë apo Qipros.

Rrjedhja e naftës deri tani ka "gllabëruar" një zonë prej afro 120 kilometrash në brigjet e vendit

kërkesa që po mban pezull miratimin e rezolutës së pushim zjarrit. Veç rezolutës së parë në lidhje me pushim zjarrin, pritet edhe një e dytë, këtë herë në lidhje me vendosjen e trupave paqeruajtëse të OKB-së. Sipas Presidentit amerikan, futja e trupave paqeruajtëse duhet të bëhet nën praninë e trupave izraelite, pasi mospranimi i tyre në iLbanin e jugut do të krijonte një vakum të madh e të rrezikshëm e situata mund të dilte jashtë kontrollit. Ndërkohë, hebrenjve u është dukur interesant propozimi i iLbanit për të dërguar truat e tij në jug, krahas forcës së Kombeve të Bashkuara. Por sipas tij, një hyrje e tij duhet të bëhej krahas çarmatimit të guerrilasve hezbollahë, që është edhe një nga kërkesat kryesore të izraelitëve. Ndërkohë, ambasadori francez në OKB, Jean-Mark de la Sabliere, dhe ambasadori amerikan, John Bolton, kanë bërë të ditur se nuk do ta paraqesin draftin përfundimtar për votim, pa dëgjuar propozimet e ligës arabe dhe pa i shqyrtuar ato më parë në tryezën e bisedimeve. Ndërsa në OKB vazhdojnë tratativat për paqen në llogore dhe sot kanë humbur jetën dhjetëra persona dhe shkatërrimi i Libanit vazhdon. Kryeministri hebre deklaroi se do të shtrinte dhe ashpërsonte ofensivën e vendit të tij ndaj hezbollahëve, në rast se nuk do të arrihej shumë shpejt një zgjidhje diplomatike, çka do të thotë se nëse OKB-ja do të dështojë, do të shuhen shpresat për një pushim zjarri të shpejtë e një paqe të qëndrueshme.

Ushtari: "Përdhunuam e vramë se ishim të dehur" U

shtarë të dehur ameri kanë duket se kanë përdhunuar një 14- vjeçare irakiane. Kjo është bërë e ditur nga një gjykatë ushtarake. Mendohet se një nga ushtarët, më vonë, e ka qëlluar me një plumb në kokë vajzën, ndërsa më herët kishte vrarë prindërit e saj, motrën pesëvjeçare. Në gjykatë u tha se sulmi kishte ndodhur pasi ushtarët e kishin tepruar me uiskin, në 12mars të këtij viti në Irak. Detajet mbi ngjarjen, dolën nga një deklaratë e një prej pesë ushtarëve, që supozohet se janë të përfshirë në këtë rast. Ai kishte rrëfyer para hetuesve se si ai bashkë me shokët e tij, kishin filluar të gjuanin me topa golfi para se t'i drejtoheshin shtëpisë së Abeer Qassim al Janabit, në qytetin e Mahmudias. Ado-

leshentja, që më herët kishte kaluar në pikën e kontrollit ku qëndronin ushtarët, ishte shtrirë për tokë e më pas ishte përdhunuar. Një tjetër ushtar, Stiven Grin, kishte detyruar familjen t'i drejtohej një tjetër dhome. Pasi ishin dëgjuar një sërë të shtënash, ai ishte kthyer në dhomë dhe i kishte thënë të tjerëve: "Janë të gjithë të vdekur. I vrava ata". Ushtari Stiven Grin, më pas e kishte përdhunuar vajzën dhe e kishte qëlluar atë, duke e lënë të vdekur. Sipas dëshmisë, pas ngjarjes, të pesë ushtarët ishin kthyer në vendet e tyre dhe kishin filluar të skuqnin krahë pule. Gjykata pritet të marrë një vendim lidhur me rastin flagrant, ndërkohë që seancat dëgjimore vazhdojnë.

GJERMANI

Nënshtetësi iranianes: Ishte lezbike N

jë gjykatë në Gjermani ka pranuar kërkesën për azil të një gruaje iraniane, duke marrë në konsideratë faktin se ajo ishte lezbike. 7 2vjeçarja tha se ajo mund të përballej me persekutim dhe izolim nëse kthehej pas në Iran. Gjykata vendosi se ajo mund të qëndronte në Gjermani dhe tha se ky rast, mund të shërbente si precedent në të ardhmen. Më parë, qeveria e Berlinit, publikoi shifra ku shihej se numri i njerëzve që aplikojnë për azil në Gjermani, ka rënë gjatë këtyre 02 viteve të fundit. Ministria e Brendshme tha se numri më i madh i

aplikimeve ishte nga Serbia e Mali i iZ, ndërsa ka pasur një rritje të ndjeshme të aplikimeve për azil, nga qytetarë libanezë. Gruaja lezbike, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, kishte mbërritur në Gjermani në shtator 0203 dhe kishte aplikuar menjëherë për azil. Ajo tha se mund të rrezikonte edhe dënimin me vdekje, nëse kthehej në Iran, ku homoseksualiteti ishte i jashtëligjshëm. Gjykata e Shtutgartit, gjithashtu theksoi se ajo përballej me një dënim të ashpër në Iran për shkak se kishte refuzuar të mbante veshur perçe.

RUSI

Vidhen vizatimet, vlenin miliona dollarë V

izatime me vlerë prej afro 1,3 milionë dollarësh, janë vjedhur nga një arkiv shtetërore në u Rsi. Qindra vizatime të një arkitekti të njohur rus, Jakov Çernikov, konsiderohen të zhdukura. yZrtarët thonë se kanë mundur të gjejnë disa prej tyre, por nuk janë në gjendje të tregojnë se si mund të jenë vjedhur. Vjedhja e vizatimeve vjen një javë pasi muzeu Hermitage, në Shën Petërburg bëri të ditur se 12 prej veprave të tij, me vlerë 5 milionë dollarë, janë vjedhur. Vizatimet e Çernikovit, ishin vjedhur në një arkiv sh-

tetërore ruse të letërsisë dhe artit. Grupi i monitorimit të pasurisë kulturore ruse, tha se 724punë janë gjetur deri më tani. Ato ishin gjetur në u Rsi, por edhe jashtë vendit. u Fshata e kërkimit të punëve të zhdukura nisi pas shfaqjes së nëntë skicave në një ankand, në shtëpinë Kristis, në o Lndër, qershorin e shkuar. Çernikov ka vdekur në vitin 1951 dhe ishte një arkitekt dhe dizenjues i famshëm, jo vetëm në u Rsi. Gjithsesi, ai ishte lënë në harresë nga autoritetet sovjetike dhe shumë prej vizatimeve të tij, nuk dolën kurrë në dritë.

Shpallje e Rezultatit të Konkurimit Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999. “Statusi I Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë, 11.05.2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe Periudhën e Provës”, Z. Urim Muja është shpallur fitues në pozicionin DREJTOR NË DREJTORINË E ADMINISTRIMIT TË PRONAVE NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË THESARIT NË MINISTRINË E FINANCAVE.

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 39

KULTURE

LITERATURA DHURATA

Rufdolf Haler, profesor filozofie në Universitetin e Gracit, si dhe bashkëshortja e tij shkodrane, Ingeborg Serreqi, dhurojnë një takëm periodikësh filozofikë për institucionet akademike shqiptare

Restaurimet e kishave rikthejnë shkëlqimin e humbur të Voskopojës

Dhëndri austriak i Serreqëve pasuron bibliotekën e Akademisë së Shkencave ERMIR HOXHA

P

unonjëset e bibliotekës së Akademisë së Shkencave prej ditësh po kalojnë nëpër duar dhe po vënë vulën e pronësisë mbi një takëm revistash voluminoze të ardhura dhuratë nga Austria. Janë periodikë filozofikë të Universitetit të Gracit, që kanë si themelues e drejtor u Rdolf Halen, profesor filozofie në këtë universitet, si dhe dhëndër Shkodre. Ai ka shkelur për herë të parë në Shqipëri andej nga vitet '2 0, në periudhën e sundimit të Perandorisë Austro-Hungareze. I vendosur në Shkodër si mësues, atje njihet me vajzën e Serreqëve, Ingeborgun, me të cilën martohet. Çifti largohet më pas për në Austri, ku jetojnë sot e kësaj dite që të dy si profesorë të njohur. u Rdolfi njihet në rangjet e larta të jetës akademike austriake dhe evropiane si mendimtar e filozof dhe kjo duket nga emrat e shumtë të bashkëpunëtorëve në revistën e tij, që janë nga vende të ndryshme të Evropës. "Ende nuk i kemi hapur revistat të shohim se ç'shkrime kanë dhe të çfarë cilësie janë", shprehet akademikuu Lan Omari, i cili është i befasuar nga dhurata e ardhur nga Austria. Ajo është e përbërë nga rreth 50 revista periodike, të botuara në mesin e viteve '90. Disa prej tyre shkojnë në rreth 500 faqe. Në fakt, dhurata nuk ka ardhur apostafat për Akademinë, por ish-ministri i Jashtëm, Alfred Serreqi, të cilit i është besuar ky amanet, ka vendosur ta çojë takëmin me revistat e dhëndrit austriak, pikërisht në këtë institucion, pasi ka parë që rrethet universitare nuk kanë qenë fort të interesuara për të. Kushëri i parë i Ingeborg Serreqit, H ( aler),ai i ka çuar ato ditë më parë në bibliotekën e Akademisë së Shkencave. Akademiku Omari tha se dhurata është surprizuese dhe po gjendet mundësia e një kontakti për ta falënderuar çiftin bujar. Vetë ai nuk kishte njohuri për profesorin e nderuar u Rdolf Haler dhe tha se do donte ta njihte atë dhe veprën, si dhe kontributin e tij në lëmin e studimeve filozofike. Po ashtu, nuk kishte dijeni as për vajzën e Serreqëve, Ingeborgun, që po ashtu ishte një profesoreshë e nderuar. Ndërsa, përçuesi i amanetit, Alfred Serreqi, tha se ndoshta u Rdolfi mund të ketë në plan të dhurojë për institucionet shqiptare më shumë vepra nga biblioteka e tij e stërmadhe. Me librat e dhuruara nga një profesor i Universitetit të Gracit për Akademinë tonë të Shkencave, pasurohet njëherësh dhe lidhja historike mes këtij

Ajo është e përbërë nga rreth 50 revista periodike, të botuara në mesin e viteve '90

Akademiku Omari tha se dhurata është surprizuese dhe po gjendet mundësia e një kontakti për ta falënderuar çiftin bujar

PRIZREN

Starton fest-dokumentari ndërkombëtar K

LITERATURA DHURATA

a nisur mbrëmë në Prizren, edicioni i pestë i Festivalit Ndërkom bëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër. Marrin pjesë në këtë eveniment, 57 filma konkurrues nga shumë vende të botës, si dhe 7 programe speciale, ku do të shfaqen 28 filma shtesë. Ky aktivitet, tashmë tradicional, do të vazhdojë deri më 13 gusht, kur një juri ndërkombëtare do të akordojë çmimin "Dokumentari më i mirë", "Dokumentari i shkurtër më i mirë", "Dokumentari më i mirë ballkanik", "Filmi i shkurtër më i mirë", "Filmi i animuar më i mirë", "Shpërblimi për të drejtat e njeriut, "Shpërblimi i publikut". "Dokufesti" organizohet në Prizren, qyteti i dytë për nga madhësia në Kosovë, ku jetojnë mbi 200 mijë banorë. Komuna e Prizrenit, me shumicë shqiptare, dallohet për një trashëgimi kulturore të vyer, si kalaja e vjetër, xhamitë e ndërtuara nga guri, banjat turke, shatërvani etj. Në kuadër të këtij festivali zhvillohet në disa ambiente të qytetit edhe ekspozita "Dokufotos", pjesë integrale e "Dokufestit".

universiteti të famshëm në rang evropian dhe Shqipërisë, që nga koha kur aty studiuan dhe u diplomuan një sërë intelektualësh dhe mendimtarësh shqiptarë, gjatë viteve '2 0 - '30. Biblioteka e Akademisë së Shkencave, herë pas here merr dhurata nga individë të shumtë, por jo çdo lloj veprash. Punonjëset e atyshme të thonë se nuk pranohen librat letrare, apo librat me poezi, por vetëm ato libra e vepra që kanë vlera akademike dhe shkencore për profile të ndryshme. Kryesisht, shprehen ato, në bibliotekën e Akademisë vijnë si të falura libra nga ato familje që zhvendosin jetën jashtë vendit. Ka raste që falen libra dhe në emër të një xhentëlmanie intelektuale, siç ka ndodhur kohë më parë, kur doktor Josif Adhami i ka dhuruar bibliotekës së Akademisë rreth 150 libra nga biblioteka e tij private.

Në bibliotekën e Akademisë vijnë si të falura dhe libra nga ato familje që zhvendosin jetën jashtë vendit

Kishat e vjetra dhe me vlera historike e kulturore të Voskopojës, vetëm nga zgjatja e dorës së ndihmës prej të huajve po rikthehen në funksionin e tyre. Pasi ambasada amerikane në Tiranë financoi për rehabilitimin e çatisë së kishës së Shën Kolit në Voskopojë, pasi u derdhën fonde për restaurimin e kishës së Shën Athanasit në Voskopojë e pritet që të ndërhyhet edhe në kishën e Shën Ilisë, radha e kujdesit nga të huajt duket se i ka ardhur edhe kishës së Shën Gjergjit në fshatin Shipskë të Komunës sëVoskopojës. Një filantrop nga Greqia, i quajtur Johanis Averon, ka dhuruar deri tani një shumë gati 100 mijë euro për restaurimin e kishës së Shën Gjergjit në fshatin Shipskë. Kliti Kallamata, arkitekti që drejton punimet restauruese, thotë se punimet e filluara gati 2vjet më parë parashikohet të përfundojnë brenda këtij viti. Kisha e Shën Gjergjit, një nga tri objektet e kultit fetar ortodoks që kanë ekzistuar në fshatin Shipskë, sipas tij ka mbetur e vemja që nuk është rrafshuar dhe që ruan vlera historike dhe artistike. "Kisha është ndërtuar në tri faza, që nisin nga fillimi i shekullit të 18-të, vazhdojnë në mesin e këtij shekulli dhe përfundojnë në fillim të shekullit të 19-të", tha arkitekti Kallamata. Në kishën e Shën Gjergjit ruhen ndërkaq edhe piktura të kohës kur ajo është ndërtuar dhe që, sipas Kallamatës, janë krijuar nga piktorë anonimë të kohës. "F inancimi privat nga Greqia ka bërë të mundur punimet restauruese të kishës së Shën Gjergjit, ndërsa për të ndërhyrë në pikturat murale të kësaj kishe ndoshta do të duhet një fazë tjetër punimesh, që natyrisht kërkojnë edhe investime të tjera", u shpreh arkitekti Kallamata. Në këto 2vjet që janë kryer punime restauruese të kishës, ka qenë mjaft e vështirë për ekipin restaurator që të transportonte materialet e ndryshme nga Voskopoja në fshatin Shipskë, ndonëse nuk shkon më shumë se 5 kilometra rruga që lidh këto dy fshatra. Investimi për restaurimin e kishës së Shën Gjergjit në fshatin Shipskë, i cili më parë është populluar nga më shumë se njëmijë banorë dhe tashmë ka afro 12familje me të moshuar, nuk është ndërmarrë si një aventurë bamirësie nga ana e filantropit grek. Kallamata tha se financuesi nga Greqia ka menduar të investojë edhe për hapjen e një lokali tregtie në fshatin Shipskë, ku të shiten prodhimet tradicionale për të tërhequr sa më shumë vizitorë ose turistë. "Z ona eVoskopojës është zgjedhur nga pushteti lokal si prioritare për investime, që të zhvillojnë turizmin e saj, por pa një infrastrukturë rrugore të përmirësuar nuk mund të ketë turizëm masiv në këtë komunë dhe fshatrat piktoreske të saj", thotë arkitekti Kallamata, ndërsa thekson se vetëm për rikonstruksionin e një rruge me gjatësi 5 kilometra, fshati Shipskë ka mbetur si i izoluar. Nga ana e komunës është hartuar projekti për asfaltimin e rrugës Voskopojë-Shipskë, që kërkon një fond prej 14milionë lekësh, por kryetari i kësaj komune, Nexhip Bacelli, shprehet se është drejtuar sa te donatorët e huaj aq edhe në qeveri për sigurimin e këtij fondi dhe asgjë konkrete nuk ka në dorë për të filluar punimet e asfaltimit e rehabilitimit të rrugës. Në fillim është menduar për kishat e zonës sëVoskopojës, pastaj ndoshta frekuentimi i këtyre objekteve të kultit nga vizitorë vendas apo të huaj do të detyrojë edhe një infrastrukturë rrugore më të mirë, që zona e Voskopojës të kthehet në një qendër realisht turistike për rajonin e Korçës. G. Ashimi

KU LTURE

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 41

Sokol Keraj, pedagog në Akademinë e Filmit në Bogota të Kolumbisë, ishte njeriu që solli në Tiranë tablonë e piktorit të madh Artur Tashko. I konsideruar nga një ish-pedagoge e tij si njeriu që nesër mund të mahnitë botën si kineast, ai kërkon të realizojë një dokumentar për figurën e Tashkos, por hëpërhë pret se PERSONAZHE çfarë përgjigje do t'i kthejë Ministria e Kulturës, jo e Kolumbisë, por e Shqipërisë. Ndërsa i vëllai, Skerdjano Keraj, violinist virtuoz i orkestrës simfonike të Ahenit, do të jetë figurë kryesore në dokumentarin e një regjisori gjerman. Ky i fundit nuk pret përgjigje nga Ministria e Kulturës së vendit të tij...

PERRALLA E VERTETE E VELLEZERVE KERAJ

Një rekomandim që profesoresha Elisabeta Bostan, i dërgon Qendrës Kombëtare Kinematografike, lidhur me vëmendjen që duhet të kenë ndaj Sokol Kerajt. Aty, znj. Bostan e konsideron ish-studentin e saj, si të ardhmen e kinemasë botërore ERMIR HOXHA

N

jë ndër tablotë e piktorit të madh shqiptar, Artur Tashko, që iu dhurua Galerisë së Arteve në Tiranë, erdhi nga Kolumbia e largët prej Sokol Kerajt, pedagog në Akademinë e F ilmit në Bogota. Djali i kompozitorit të njohur rRuzhdi Keraj, Sokoli, është vlerësuar nga një pedagoge e tij e Universitetit Kombëtar të Artit Teatral dhe Kinematografik të Bukureshtit, si talenti që ndonjë ditë do çudisë botën. Kjo është shkruar në një letër që Elisabeta Bostan ia dërgon Qendrës Kinematografike Shqiptare, lidhur me projektet filmike të paraqitura nga Sokoli. Por, djaloshi shqiptar, C V-ja artistike e të cilit është shokuese, nuk ka marrë ende përgjigje nga Ministria e Kulturës, lidhur me financimin e një filmi për Artur Tashkon. Ia ka kërkuar vetë ministria një preventiv dhe shuma prej 19 mijë dollarësh, me hak pune falas, është ajo që kërkon Sokol Keraj për ta bërë sa më të njohur figurën e Artur Tashkos ndër shqiptarë, ashtu siç e bëri javë më parë me sjelljen nga Bogota të një tabloje të tij. Keraj e ka njohur Tashkon nëpërmjet internetit, pa e ditur se në qytetin ku ai kishte mbërritur, në Bogota, kishte jetuar një shqiptar i madh si Artur Tashko. E tani ai kërkon të realizojë një film për të, pasi ka bërë dhe shumë xhirime atje ku ndodhet. Është e vështirë të fokusohesh vetëm në një detaj, kur vjen fjala për familjen Keraj. Prej tyre rrjedh një zinxhir plot hallka rastësish, të papriturash e suksesesh. Vëllezërit, Sokol e Skerdjano Keraj, janë vijuesit e këtij zinxhiri që kulmon me xhaxhain e tyre, piktorin e madh, të ndjerin Jakup Keraj, e me babain e tyre R ruzhdi Keraj, kompozitorin dhe muzikantin e njohur. Themi rastësi, të papritura dhe suksese, sepse të tre këta komponentë janë të pranishëm në jetën e

(në rreth), Skerdjan Keraj me kolegët e tij të orkestrës simfonike të Ahenit

kësaj familjeje, përfshirë dhe dy djemtë Sokolin dhe Skerdjanin. Ja për shembull, i ati i tyre përmend faktin se ka përfunduar shkëlqyeshëm për flaut, por nuk mundi t'i binte kurrë më që nga përfundimi i studimeve. Ka kompozuar dhe dirigjuar gjithë jetën, ndërsa vitet e fundit shkruan libra dhe pikturon. Punimet e tij ndodhen në shumë vende të botës, ndërsa për të vëllain e ndjerë, Jakupin, nuk ka asnjë album me punimet e tij!Dhe paradokset zgjaten me Sokolin dhe Skerdjanin. Sokoli, një student i shkëlqyer, pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare filmi, e njëherësh krenaria e R umanisë në marrjen e disa çmimeve ndërkombëtare, kërkon të realizojë një dokumentar për Artur Tashkon e madh, por..! Dhe kjo përrallë vazhdon... me Skerdjanin. Ai ka lënë Shqipërinë në kapërcyell të '90-ës, duke pasur fillimisht statusin e një refugjati, siç quheshin atëherë me rëndomësi ata që sot quhen emigrantë. Por Skerdjano Keraj, i cili kishte bërë gjer

Djaloshi shqiptar, CV-ja artistike e të cilit është shokuese, nuk ka marrë ende përgjigje nga Ministria e Kulturës, lidhur me një film për Artur Tashkon

Është e vështirë të fokusohesh vetëm në një detaj, kur vjen fjala për familjen Keraj

atëherë një jetë konviktori që në moshën 6 vjeç, nuk do ta braktiste violinën e tij atje ku do ta çonte fati. Ai është sot koncert/m aestër dhe solist në orkestrën simfonike të Ahenit në Gjermani, orkestër e themeluar nga dirigjenti më i madh i të gjitha kohërave, F ohn Kahrajan. Skerdjano Keraj është konsideruar si talent i madh nga media gjermane, duke marrë dhe shumë epitete vlerësuese dhe krahasuese. Por nuk përfundon këtu gjithçka. Ajo që Sokol Keraj nuk po mundet ta bëjë realitet, pra dokumentari për Artur Tashkon, një regjisor gjerman kërkon ta bëjë më vëllain e tij, Skerdjano Keraj.

Shkrimi i një gazete gjermane për Skerdjan Kerajn

Historia e rrallë Skerdjano Keraj ndërmerr rrugën nga Aheni për në Berlin dhe atje sheh një dokumentar që i kushtohej një familjeje gjermane të nivelit të mesëm, fëmijët e së cilës ishin bërë të famshëm. Impresionohet nga filmi, pasi i kujtohet udha e gjatë e jetës së tij nga një qytet si aLçi deri në Gjermani.

Tashmë, familja Keraj pret ardhjen e regjisorit gjerman, i cili do shpalosë historinë e saj. Ndërsa Sokoli, pret përgjigjen e Ministrisë së Kulturës për filmin e tij

Kjo e bën ta hapë zemrën për një bashkudhëtar të rastësishëm në tren. I rrëfen atij gjithë ç'kishte parë në filmin dokumentar dhe përngjasimin me familjen dhe fatin e tij. Bashkudhëtari, i molepsur nga rrëfimi i shqiptarit, i premton atij realizimin e një dokumentari. Ç`kishte ndodhur? Ai ishte vetë regjisori i filmit dokumentar, i cili kishte prekur aq thellë Skerdjanin. R astësi, o mbret i botës!Tashmë, familja Keraj pret ardhjen e regjisorit gjerman, i cili do nisë të xhirojë në L aç, në konviktin dhe ambientet te "Jordan Misja", për të shpalosur historinë e hasur rastësisht në tren. Ndërsa Sokoli, në anën tjetër të botës, pret përgjigjen e Ministrisë së Kulturës, për të realizuar dokumentarin e tij për Artur Tashkon e madh. Sokol dhe Skerdjano Keraj ende nuk kanë hyrë në listën e atyre shqiptarëve të bujshëm sot në botë. Skerdjani, edhe pse një violinist me emër sot në Gjermani, me shumë koncerte të dhëna në skenat e botës, me një çmim të madh të fituar në F ollorinë, si pjesë e një kuarteti të quajtur "Ekspresiv", ende nuk ka shkelur në skenat shqiptare edhe pse njihet mirë si ishnxënës e student i atyre që sot drejtojnë institucionet kryesore të kulturës në kryeqytet. Ndërsa vëllai i tij, Sokol Keraj, i cili ka lënë një emër të madh si student në R umani, që është përfaqësuar me një mori filmash e dokumentarësh në shumë festivale ndërkombëtare, që çdo ditë po afirmohet si një kineast i madh në Kolumbi, e që së fundmi solli në Shqipëri një tablo dhe famën e piktorit Artur Tashko, pret një përgjigje nga Ministria e Kulturës, si dhe një ftesë nga Qendra Kinematografike Shqiptare, për të qenë prezent me një projekt të tij. Por këtu nuk ka vend për fatalizëm. Sepse ata janë të suksesshëm dhe ekzistojnë si të tillë, pavarësisht ekzistencës së Ministrisë së Kulturës në Tiranë, apo të ndonjë institucioni tjetër.

SHQIP 42

Jerusalem KU LTURE

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

Surpriza dhe mistere nga qyteti i Zotit

Duke ruajtur besimin

Një mysliman bën rojë në Kishën e Varrit të Krishtit

Roja e Kishës së Varrit të Krishtit, myslimani Wajeeh Nuseibeh

W

ajeeh Nuseibeh i ulur në një stol nën hijen e një dere druri gjigan de të mbajtur me hekur. Dera është kaq e madhe sa që duket sikur e zvogëlon Wajeeh në përmasat e një miu kishe. Një burrë i shëndoshë te të 50-at, Wajeeh ka një nga punët më të pazakonta në botë: në kartëvizitën e tij shkruhet: "Kujdestar dhe portier i Kishës së Varrit të Shenjtë". Varri në Jerusalem është vendi me i shenjtë. Besimtarët thonë se aty u strehua Golgota, vendi ku Jezu Krishti u kryqëzua, Guri ku u shtri Krishti, dhe varri nga i cili ai u ngrit përsëri. Akoma edhe sot, pas shumë shekujsh, kujdestaria e Varrit të Shenjtë ka rënë mbi një familje myslimane, përfaqësuesi i fundit i të cilës është edhe Wajeeh. "Askush në të gjithë botën, thotë ai, nuk është lejuar të hapë Kishën, përveç meje". Jerusalemi është në qendër të tre besimeve: Judaizmit, Kristianizmit dhe Islamit. Çdo fe ka luftuar për posedim ekskluziv të qytetit, duke e kthyer terrenin në një fushë të vërtetë lufte. Varri është i shenjtë vetëm për kristianët, por nuk është i imunizuar ndaj temperaturave të nxehta të

Kur Kalifi Omer Bin Hatabi, zuri Jerusalemin dhe vendosi një nga luftëtarët e tij, një paraardhës të Nuseibehs, në këtë detyrë

mosmarrëveshjeve në Jerusalem. Askush nuk e di këtë më mirë sesa Nuseibehs, i cili e ka parë këtë përzierje besimesh dhe ashpërsirash për qindra vjet. Praktika e vendosjes së një rojtari mysliman për Varrin ka filluar në vitin 638, kur sundimtari mysliman, Kalifi Omer Bin Hatabi, zuri Jerusalem?n dhe vendosi një nga luftëtarët e tij, një paraardhës të Nuseibehs, në këtë detyrë. Që nga ajo kohë, Nuseibehs jo vetëm që e kanë ruajtur kishën, por kanë bërë edhe arbitrin ndërmjet shtatë grupeve kristiane ndërluftuese; tri më të fuqishmit - katolikët romanë, grekët, dhe armenët - zotërojnë 70 për qind të pasurisë. Secili prej grupeve, deklaron se është trashëgimtari më i pushtetshëm i vendit të shenjtë. Ato e urrejnë njëri-tjetrin deri në detaje, duke kundërshtuar çdo gjë në bazilikë. Disa vite më parë, rreth 500 murgjër grekë dhe françeskanë u grindën për orë të tëra, duke hedhur stola dhe duke qëlluar njëritjetrin me shandanë të mëdhenj, vetëm sepse njeri prej sekteve mund të kishte kaluar në pasurinë e shenjtë të tjetrit. Shekuj dyshimesh dhe zilie bënë që vetëm një myslimani mund t'i besoheshin çelësat e Varr?t të Shenjtë. Wajeeh thotë: "Kristianët më shohin si neutral". Por kur Marko Polo ndaloi në Jerusalem për të marrë një shishe vajë të shenjtë nga Varri për t'ia dhuruar Kubhai Khan, Nuseibehs nuk ishte edhe aq neutral. Sundimtarët myslimanë të Jerusalemit u druheshin spiunëve mes pelegrinëve që vinin në vendin e shenjtë, mjeteve që mund të nxirrnin harta sulmi nga

Marko Polo

Pas nxjerrjes së një shume bujare nga venedikasit, Nuseibehs do ta ketë çuar Marko Polon dhe skuadrën e tij poshtë në labirintin zbritës të shtegut për në varr

kryqtarët, ndaj për këtë arsye vizitorëve, iu lidheshin sytë dhe pastaj çoheshin në vendin e shenjtë, dhe asnjë kristian nuk mund të kalonte natën në qytet. Sipas Dan Bahat, një arkeologjist biblik izraelit, Marko Polo dhe ndoshta edhe ndjekësit e tij të armatosur fushuan në një kodër në krah të portave të trëndafilta hyrëse të Jerusalemit. Muret e ngritura nga kryqtarët tashmë ishin rrëzuar, dhe në muzg kur gurët e bardhë marrin rrezen e fundit të diellit, Polos mund t'i jetë dukur sikur i gjithë qyteti ishte i rrethuar nga flakët, thëngjijtë e fundit të djegur nga rrethimi triumfues mysliman. Pas nxjerrjes së një shume bujare nga venedikasit, Nuseibehs do ta ketë çuar Marko Polon dhe skuadrën e tij poshtë në labirintin zbritës të shtegut për në varr. Udhëtarët e mëparshëm paralajmëronin për xhepistët që vërtiteshin nëpër pazare, dhe Polo me sytë e lidhura, mund të ketë ndjerë se ndokush mund të ketë provuar të vidhte gjerdanët e tij. Hajdutë e xhepistë vinin rrotull duke hutuar turistët me lutjet e tyre. Kambanat e kishave ishin të jashtëligjshme, kështu që Polo mund të ketë dëgjuar vetëm thirrjen e muezinit, dhe ka shumë mundësi edhe fërshëllimën e tregtarëve dinakë që ofronin një copë të Kryqit të vërtetë, ose një copë të gjunjëses së ndonjë apostulli. Tregtia me falsifikimet biblike është një biznes shumë i madh sesa në Jerusalem, thotë arkeologjisti Bahat, ashtu sikundër është edhe sot. Kur Marko Polo hyri në derën e bazilikës, udhërrëfyesi i tij Nuseibeh do t'i ketë

hequr lidhësen e syve dhe mund ta ketë çuar te Varri i Krishtit. Pas kësaj, si dhe tani, ortodoksët morën në pronësi Varrin e Shenjtë. Sot, ata mbledhin pelegrinë brenda dhe jashtë shpellës së gurit së blegtorë të zymtë. Polo mund të ketë pasur vetëm një minutë kohë për të rrëmbyer vajin e tij para se ta nxirrnin që andej. Wajeeh ndihmon në zbutjen e rrëmujës. Edhe pse ai paguhet vetëm 5 dollarë në muaj nga secili prej shtatë sekteve, ai e merr punën shumë seriozisht për shkak të detyrës së tij familjare, siç shprehet. Nuseibehet dikur posedonin pemishte të mëdha vaji; të cilat u humbën pas luftës së 1967-ës, kur Izraeli pushtoi territorin jordanez. Ëajeeh merr para extra së udhërrëfyes turistik. Disa Nuse?behe janë profesorë dhe biznesmenë, por është fati i Wajeeh, kaluar nga i ati, që të jetë kujdestar i Varrit të Shenjtë. "Ndonjëherë njerëzit më bërtasin: "Ti je mysliman, çfarë bën ti këtu?" dhe unë ju them: "Ne nuk jemi fanatikë. Ne i respektojmë kristianët dhe ndihmojmë të sjellim paqen në Qytetin e Shenjtë". Marrë nga revista “Time” Përgatiti: Ermir Hoxha

Nuseibehs jo vetëm që e kanë ruajtur kishën, por kanë bërë edhe arbitrin ndërmjet shtatë grupeve kristiane ndërluftuese

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 43

JUVENTUS

MERKATO

SKANDALI

Del Piero shkruan historinë. I pari kampion bote që luan në Serinë B

Shuhet ëndrra e Interit. Luka Toni vendos të qendrojë te Fiorentina

Lojë me letra për të ironizuar skandalin e trukimeve

Faqe 46

Faqe 47

Faqe 47

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

SPORT Josa kërkon nga skuadra që të qëndrojë e përqendruar, Muka, thirrje tifozerisë bardheblu

Tirana përgatit kualifikimin në UEFA “Përballja nuk do të mund të zgjidhet që në takimin e parë” ATLETIKE

ERALD KODHELI

Shala rekord kombëtar, por jashtë Evropianit K

T

irana është gati të përballet me turqit e Kajcerspor. Vetëm pak orë përpara sfidës së vlefshme për turin e dytë eliminator, tekniku Josa po i jep dorën e fundit skuadrës, ndërkohë që i druhet potencialit të kundërshtarëve. "Janë një ekip shumë i disiplinuar. Kajcerspor luan mirë faktikisht dhe ka në dispozicion lojtarë mjaft cilësorë, që vrapojnë shumë, siç është mesfushori i tyre i krahut të djathtë", ka deklaruar tekniku bardheblu. Por, pavarësisht forcës së kundërshtarit, Josa përqendrohet më shumë te skuadra e tij, duke zbuluar edhe ato që janë këshillat për të pasur një impakt sa më të mirë me ndeshjen: Ne nuk duhet ta humbim durimin, por të tregohemi të përqendruar gjatë gjithë lojës. Vendosja taktike do të ndikojë shumë në rezultatin final dhe duhet të mendojmë që ta zgjidhim sa më mirë këtë situatë, ka vazhduar më tej ai, ata janë padyshim një kundërshtar i fortë, por neve nuk do të na mungojë optimizmi për të dalë mirë në këtë ndeshje. Preokupimi im i vetëm është që futbollistët të zbatojnë sa më mirë detyrat taktike. Natyrisht që e kemi të qartë, se kalimi i turit nuk mund të zgjidhet që në takimin e parë, pasi edhe nëse fitojmë me rezultat të pastër, nuk e dimë se çfarë na pret në ndeshjen e dytë". Kapiteni Devi Muka është shprehur se Tirana do të hyjë në fushën e lojës pa një strategji të veçantë, por do të luajnë ashtu si në turin e parë, me dëshirën për të vazhduar edhe më tej aventurën evropiane. Vlonjati e vë theksin edhe te dy mungesat e Patushit dhe Duros, por duke besuar te forca e zëvendësuesve. "Nuk kemi një strategji të veçantë për këtë sfidë, por ne do të luajmë ashtu si edhe në turin e parë. Në këtë ndeshje do të na mungojnë dy lojtarë të rëndësishëm, si Patushi dhe Duro, por do të mundohemi ta zëvendësojmë peshën e tyre me lojtarë të tjerë, që janë në gjendje të bëjnë mirë. Trajneri na ka thënë që janë një skuadër me futbollistë cilësorë dhe se duhet pasur kujdes. Ne do të japim më të mirën tonë në 'Selman Stërmasi'. Kërkoj edhe mbështetjen e tifozëve, pasi kjo ndikon shumë në ndeshje të tilla. Premtojmë se do të japim maksimumin tonë". Takimi në Tiranë do të luhet nesër, në orën 17:30.

lodiana Shala ka vendo sur një rekord të ri kombëtar, në Kampionatin Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Goteborg, megjithatë nuk ka mundur që të renditet mes më të mirave, në aktivitetin më të rëndësishëm në kontinent për sportin "Mbretëreshë". Në baterinë e dytë të garës së 400 metrave, edhe pse ka shënuar kohën 52''86 (ku ka përmirësuar rekordin kombëtar të mëparshëm, 53''16, të mbajtur nga ajo vetë), Shala nuk ka mundur që të kualifikohet për në finale. Nga 26 sportiste, që kanë garuar në këtë disiplinë, ajo nuk ka mundur që të shkojë më shumë se vendi i 18-të. Rekordmenia shqiptare do të garojë sërish në këtë aktivitet, këtë herë në garën e 200 metrave, që është edhe disiplina e saj e preferuar. Tashmë rezultatet e Shqipërisë në këtë eveniment do të varet nga gara e Shalës, por edhe e Elton Bitinckës, i cili në datën 11 gusht do të jetë në baterinë e dytë të garës së 110 metrave me pengesa.

Lojtarët e Tiranës në një moment festimi

Statistikat

Tirana, “kaluese” edhe në renditjen IFFHS S

tatistikat e shpallin Tiranën fituese të përballjes me turqit e Kajcerspor dhe e afrojnë atë me kalimin në fazën e tretë të Kupës UEFA. Konfirmimi i fundit vjen nga renditja e IFFHS, institutit që studion statistikat e futbollit, sipas të cilit bardheblutë qëndrojnë më lart në klasifikimin vjetor botëror për periudhën e 31 korrikut të vitit 2005 deri në 1 gusht të vitit 2006. Skuadra e Tiranës renditej në vendin e 194t një muaj më parë, por kualifikimi në turin e dytë të Kupës UEFA, falë një barazimi dhe një fitoreje, kanë bërë që ajo të ngjitet më lart në këtë klasifikim. Tashmë bardheblutë janë në vendin e 169-të në këtë renditje, një rekord për skuadrat shqiptare, të cilat nuk janë "mësuar" me përfaqësime në elitën e futbollit shqiptar dhe thuajse nuk kanë qenë prezente mes

listës së 350 skuadrave më të mira të IFFHS-së gjatë dy viteve të fundit, me përjashtime të rralla. Por Tirana duhet t'i gëzohet jo vetëm kësaj ngjitje të shpejtë, por edhe faktit se në këtë renditje të bazuar mbi statistikat individuale kombëtare dhe ndërkombëtare të çdo skuadre, qëndron më lart se turqit e Kajcerspor, të cilët gjenden në vendin e 192-të. Megjithatë, është për t'u shënuar se skuadra turke ka pasur një hov të ndjeshëm nga renditja e publikuar një muaj më parë, pasi janë ngjitur mes 200 ekipeve më të mira në botë nga vendi i 331-të, që mbanin në fillimin e muajit korrik. Për sa i përket ekipeve të tjera shqiptare, i vetmi që figuron mes 350 më të mirave është Elbasani, që figuron në vendin e 216-të, të cilin e ka mbajtur për tre muajt e fundit në mënyrë të qëndrueshme. e. kuka

SHQIP 44

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

KOMBETARJA

FBariç Trajneri kroat ka shpallur listën e parë, nën drejtimin e kuqezinjve. Priten eksperimente dhe ndryshime rrënjësore në përbërjen e grupit të Kombëtares

Aliaj

Beqaj

Hasi

Beqiri

I konfirmuar në mbrojtje

Në listën e pritjes

Kuqezi edhe për një sezon

Siguri në repartin difensiv

illon

era

SHPALLET LISTA PER TESTIN E PARE

F

ederata Shqiptare e Futbollit ka bërë dje publike listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Oto Bariç për miqë soren e 16 gushtit ndaj San Marinos. Ashtu siç pritej, kroati ka menduar të eksperimentojë sa më shumë në këtë takim të vetëm përgatitor, para fillimit të eliminatoreve të Euro 2008, pas më pak se një muaji dhe për këtë arsye ka grumbulluar shumë lojtarë të rinj, në listën prej 23 emrash, që është servirur dje për publikun nga FSHF-ja. Megjithatë, as ai nuk ka mundur t'i shmanget plotësisht grumbullimit të "gardës së vjetër", edhe pse disa nga titullarët e zakonshëm të paraardhësit Brigel janë aktualisht pa ekip ku të aktivizohen në sezonin e ardhshëm. Por ndeshja me San Marinon do të shërbejë pikërisht për të parë nëse këta lojtarë duhet të vazhdojnë të mbahen në vëzhgim, apo duhet pritur aktivizimi i tyre me ekipet e reja, para se të grumbullohen përsëri në ndeshjet zyrtare. Gjithçka fillon nga porta, ku për ndeshjen me San Marinon i munguari i madh është Arjan Beqaj. Portieri kosovar, i cili ka shkëlqyer në vitet e fundit në kampionatin grek, ka mbetur përsëri jashtë listës, ku janë preferuar Ilion Lika dhe Isli Hidi, dy portierë nga kampionati shqiptar. Në repartin e mbrojtjes janë konfirmuar nga edicioni i kaluar "të vjetrit" Aliaj, Beqiri dhe Dallku, ndërsa duket se disa hapa prapa në rreshtimin e ri të përfaqësueses do të jetë i detyruar t'i bëjë Lorik Cana, pasi mesfushori është përfshirë këtë herë në listën e lojtarëve të prapavijës. Osmani, Xhafa dhe Pisha plotësojnë numrin prej 7 lojtarësh të grumbulluar në këtë repart, ndërsa në listën rezervë janë Dede dhe Vrapi, dyshja titullare që ndihmoi Elbasanin të shpallej kampion në sezonin e kaluar. Mesfusha është reparti ku ka pasur më pak ndryshime. Skela, Duro, Murati, Lala, Haxhi dhe Hasi janë konfirmuar në këtë listë, ndërsa në radhët e përfaqësueses kthehen Muka me Shkëmbin, të larguar gjatë edicionit të kaluar, kur kuqezinjtë drejtoheshin nga Brigel. Ashtu si për Aliajn, Bariç ka dashur të shohë formën që po kalojnë Skela dhe Murati, të dy lojtarë që e kanë kaluar këtë verë pa një destinacion fiks dhe që gjenden aktualisht pa një skuadër me të cilën të luajnë në sezonin e ardhshëm. Për këta lojtarë, mund të jetë testi vendimtar për të parë nëse do të vazhdojnë të rrotullohen ende në "orbitën" kuqezi. Ndërkohë, në listën e pritjes janë Jupi, Agolli dhe Curri, të cilët janë vlerësuar si zëvendësuesit më të përshtatshëm për cilindo lojtar në këtë repart. Në repartin e sulmit duken të paprekshëm Erjon Bogdani dhe Igli Tare, ndërsa është konfirmuar si sulmues i tretë Edmond Kapllani. Ndërsa tri emrat e tjerë të këtij reparti janë futbollistë të cilët deri tani vetëm sa kanë "prekur" fanellën kuqezi, Bylykbashi, Kastrati dhe Salihi. Të tre këtyre lojtarëve u është dhënë mundësia të tregojnë me San Marinon vlerat e tyre, para se të përcaktohet përfundimisht roli që do të luajnë ata me fanellën kuqezi. Në listën e pritjes ka mbetur golashënuesi më i mirë i kombëtares shqiptare, Alban Bushi, ndërsa përfundimisht jashtë planeve kuqezi ka mbetur Florian Myrtaj, i cili nuk është përfshirë as në këtë listë. Por, zyrtarët e FSHF-së kanë bërë të ditur se eksperimenti i Bariç me San Marinon nuk ishte edhe përzgjedhja definitive e trajnerit kroat dhe se çdo lojtar e kishte të hapur derën jo vetëm në grumbullime, por edhe në formacionin kuqezi. Ermal Kuka

Lala

Duro

Bylykbashi

Titullar i pazëvendësueshëm

Në garë për formacionin

Shansi për të rënë në sy

Dalin në dukje transformimet e para në radhët e kuqezinjve. Tekniku synon të tjera

Kuqezinjtë, gati reforma Skuadra ndryshe nga e Brigelit O

to Bariç po përgatit ato që do të jenë ndry shimet radikale në Kombëtaren sh qiptare. Tekniku kroat ka ndërmend që t'i japë një pamje krejt tjetër kuqezinjve, duke ndryshuar një pjesë të mirë të kontingjentit të shfrytëzuar nga paraardhësi i tij, Hans Peter Brigel. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilat kanë shpjeguar se përveç arritjes së rezultateve sa më të mira në edicionin eliminator të Kampionatit Evropian 2008, Bariç i ka vënë detyrë vetes që t'i ndryshojë fytyrën skuadrës aktuale. "Tekniku Bariç ka ndërmend që të bëjë një reformë të gjerë në skuadrën Kombëtare", ka pohuar burimi për "Shqip". "Ideja e trajnerit është që të ndryshojë një pjesë të mirë të kontingjentit të futbollistëve të mëparshëm dhe për t'i dhënë skuadrës një pamje tjetër nga ajo kur në krye ishte gjemani Brigel. Megjithatë, këto ndryshime do të duan pak kohë, pasi asgjë nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Të gjithë futbollistët cilësorë do të jenë në planet e tij dhe atyre do t'u krijohen hapësira të tregojnë nëse vlejë apo jo për ekipin përfaqësues". Megjithatë, Bariç nuk ka pritur gjatë që të shpalosë

SALIHI Bariç e ka parë vetëm dy herë në aksion (në një rast shkodrani ka shënuar kundër Varteksit) dhe kaq ka mjaftuar që të bindet

planet për ekipin që drejton, duke ndryshuar shumë gjëra që në ndeshjen e debutimit me kuqezinjtë. Lojtarët janë po ata që Brigel i ka pasur në planet e tij, por këtë herë në plan të parë kanë qenë ata që kanë pasur më pak hapësira. Sulmi është reparti më i "prekur", ku përveç të pazëvendësueshmëve Bogdani-Tare, të tjerët janë futbollistë të rinj (të grumbulluar më parë nga Brigel), që nuk kanë pasur shumë hapësira për t'u aktivizuar. Zyrtarizohet largimi nga kuqezinjtë i Myrtajt, i papërfshirë në listën e 30 lojtarëve që kroati ka përzgjedhur, ndërkohë që Alban Bushi dhe Arjan Beqaj janë preferuar në listën e lojtarëve rezervë. E reja tjetër e madhe që Bariç ka paraqitur për Kombëtaren shqiptare ka qenë përfshirja në planet e tij e një numri të madh lojtarësh që militojnë në kampionatin tonë. Lista anti-San Marino përmban 9 futbollistë, ndërkohë që duke llogaritur edhe Nevil Deden dhe Endri Vrapin numri i tyre shkon në 11. Ndërkohë që vëmendje të veçantë do t'i kushtohet edhe ecurisë së sulmuesit 21vjeçar, Besart Berisha te Hamburg, të cilin Bariç e ka etiketuar si një nga lojtarët e së ardhmes së Kombëtares. e. kodheli

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 45

SPORT

Sulmuesi

Ndryshimi Hasi-Cana, rokada në mbrojtje Prej më shumë se një viti, Besnik Hasi është sakrifikuar në repartin difensiv. Me ardhjen e Bariç situata ka ndryshuar dhe roli i mbrojtësit të qendrës do t'i besohet Lorik Canës, që gjithsesi është aktivizuar edhe më parë në këtë repart me kuqezinjtë

Kapiteni i kërkon skuadrës të mbështesë Bariç në punën e tij

"Rinovim, por me kujdes" Igli Tare flet për zgjedhjet e teknikut kroat

Cana

Tare

Pazëvendësueshëm në skuadër

Kapiteni, jo në dyshim

R

inovimi i skuadrës me futbollistë du het bërë, por gjithçka në mënyrë të kujdesshme dhe pa dëmtuar Kombëtaren". Janë këto fjalët e kapitenit Igli Tare, i cili, për "Shqip", ka komentuar zgjedhjet e trajnerit Otto Bariç, për ndeshjen e debutimit në skuadrën kuqezi, kundër San Marinos. Për kapitenin është e rëndësishme që skuadra të ruajë kompaktësinë e saj, duke qenë se, përveç rinovimit që pretendon të bëjë tekniku kroat, ai ka deklaruar se në krye të Shqipërisë do të arrijë rezultate të larta. Ndërkohë që, Tare nuk kërkon t'i vejë në diskutim ato, pasi i ka cilësuar si personale. "Nëse Bariç kërkon që të ndryshojë diçka në skuadrën përfaqësuese, kjo duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme", ka thënë ai. "Tekniku ka bërë zgjedhjet e tij dhe ato natyrisht që nuk mund të vihen në diskutim. Është e rëndësishme që këto zgjedhje të bëhen në bazë të formës së futbollistëve". Për sa u përket lojtarëve shumë të rinj të grumbulluar, mbi të gjitha në repartin sulmues, biondi, i cili militon në radhët e Lacios, është shprehur se i njeh shumë pak për të dhënë mendime mbi potencialin e tyre. Megjithatë, sipas tij, thirrja e tyre në Kombëtare ka ardhur për një arsye. "Nuk

PREZENCAT Tare është lojtari, i cili numëron numrin më të madh të prezencave nga kontingjenti aktual i Kombëtares, me plotë 63 paraqitje

mund të flas nëse ky brez i ri e ka potencialin për të zëvendësuar ata futbollistë që kanë luajtur prej vitesh në Kombëtare, pasi nuk i njoh mirë ata - ka vazhduar Tare. Kastratin dhe Salihin nuk i njoh thuajse fare, ndërsa me Bylykbashin kam luajtur vetëm një pjesë loje dhe nuk mund ta gjykoj. Megjithatë, përderisa Bariç ka vendosur t'i grumbullojë, ata duhet të kenë paraqitur aftësi, te të cilat trajneri është i bindur". Pikërisht në këtë pikë, lojtari që numëron edhe numrin më të madh të prezencave me fanellën kuqezi nga futbollistët që bëjnë pjesë në kontingjentin e skuadrës, ka kërkuar nga të gjithë që të mbështesin trajnerin në punën e tij. "Zgjedhjet janë një detyrë e trajnerit dhe ne vetëm duhet të pajtohemi me to. Mendoj se Bariç duhet të gjejë mbështetjen e të gjithë futbollistëve dhe stafit teknik në punën e tij. Më pas do të jetë fusha dhe rezultatet e arritura aty që do të tregojnë nëse ai ka pasur të drejtë apo jo". Në përfundim, Tare ka folur edhe për ata lojtarë që nuk janë grumbulluar dhe në mënyrë më specifike për Florian Myrtaj. Sipas tij, kjo ka ardhur pasi sulmuesi nuk ka një skuadër dhe kur gjithçka do të stabilizohet, ai do të mund të japë kontributin për skuadrën. e. kodheli

OPTIMIZMI

Trajneri kroat ka vendosur të shohë në veprim shumë nga futbollistët e perspektivës

Sulmi kuqezi, vazhdojnë testimet dhe largimet Bushi dhe Myrtaj, më larg Kombëtares Bushi

Murati

Në listën e pritjes

Për momentin i konfirmuar

LISTA E KOMBETARES Lojtarët

Skuadra

Ndeshje

Portierë Ilion Lika Isli Hidi

Dinamo Tirana

11 2

Mbrojtës Tefik Osmani Armend Dallku Erion Xhafa Elvin Beqiri Adrian Aliaj Lorik Cana Arjan Pisha

Besa V. Poltava Dinamo M. Donjetsk pa skuadër O. Marsejë Tirana

6 9 1 29 24 20 3

Mesfushorë Klodian Duro Ervin Skela Edvin Murati Devi Muka Altin Lala Altin Haxhi Besnik Hasi Bledi Shkëmbi

Tirana pa skuadër pa skuadër Tirana Hanover 96 Ergotelis Lokeren Kryvbas

34 39 45 25 51 52 38 12

Sulmues Erion Bogdani Igli Tare Edmond Kapllani Hamdi Salihi Dorian Bylykbashi Bekim Kastrati

Siena Lacio Karlsruhe Tirana pa skuadër E. Braunshvejg

30 63 9 1 1 1

Lista e pritjes Arjan Beqaj Nevil Dede Endri Vrapi Redi Jupi Ansi Agolli Debatik Curri Alban Bushi

Anorthosis Tirana Teuta Diabakirspor Lucernë V. Poltava A. Kallamaria

19 19 2 19 2 1 59

G

rumbullimi i parë i trajnerit Bariç duket se ka pasur në epiqendër vërtetimin e efikasitetit dhe nevojës për rinovim për repartin e sulmit. Kroati nuk ka zhgënjyer parashikimet në këtë aspekt, duke vendosur të testojë ato që priten të jenë titullarët, por edhe duke i hapur rrugën shumë të rinjve, të cilët mund të shpërthejnë me fanellën kuqezi, duke larguar njëkohësisht edhe disa nga emrat e "vjetër" të këtij reparti. Lista e San Marinos tregon qartë se loja sulmuese e Kombëtares kuqezi do të jetë e bazuar te dyshja Tare-Bogdani. I pari do të shërbejë për të mbajtur lart skuadrën, ashtu si në skemat që përdorte Brigel në edicionet e kaluara, duke u vënë tërësisht në funksion të grupit. Ndërsa i dyti, duke qenë një njohës më i mirë i portës kundërshtare, pritet të ketë liri veprimi në të dyja anët e sulmit për të çarë në mbrojtjen kundërshtare, aftësi të cilat i ka treguar më së miri edhe në ndeshjet e mëparshme me Kombëtaren. Për të perfeksionuar që tani këtë mënyrë loje, Bariç ka vendosur që të grumbullojë dy titullarët ndaj San Marinos, për t'u komunikuar edhe "zyrtarisht" në fushë teoritë e tij mbi mënyrën se si duhet të koordinohen dy sulmuesit kuqezinj. Ndërkohë, zëvendësuesi i parë për të dy sulmuesit shtatlartë është gjithmonë e më shumë Edmond Kapllani. Futbollisti i Karlsruhes tashmë shihet si një

ISH-KAPITENI

Foto Strakosha, zyrtarisht në stafin kuqezi Fotaq Strakosha është zyrtarisht pjesë e stafit të Kombëtares shqiptare të futbollit. Pas shumë pikëpyetjesh dhe lajmesh kontradiktore, FSHF-ja ka zyrtarizuar dje lajmin se ishkapiteni i kuqezinjve do të punojë pranë skuadrës si përgatitësi i portierëve. "Foto Strakosha do të udhëtojë drejt San Marinos, si pjesë e stafit të ekipit Kombëtar", ka bërë të ditur përgjegjësi i ekipeve kombëtare, Besnik Çela. "Ai është zyrtarisht

pjesë e skuadrës, ku pasi ka arritur që të gjejë mirëkuptimin me drejtuesit e Olimpiakos të Pireut, do të jetë trajneri i portierëve". Ndërkohë që, në stafin e Bariç, përkrah ndihmësit të tij kroat, Slavko Kovaçiç, do të jetë edhe trajneri shqiptar, Shpëtim Duro. Përveç ndihmesave të trajnerit të Kombëtares, pjesë e stafit kuqezi do të jenë edhe tre mjekët e skuadrës: Dritan Baholli, Ylli Mihali dhe Asllan Kasa.

siguri dhe përshtatja e lojës së tij me pjesën tjetër të përfaqësueses është kolauduar që në ndeshjet e mëparshme. Më tej, vazhdon gara për dy vendet që do të mbeten në stolin e rezervave, me mundësinë për të çarë në formacionin titullar. Bekim Kastrati duket se është një alternativë e vlefshme në rolin e qendërsulmuesit, ndonëse duhet konfirmuar edhe një herë aftësia e tij para portës kundërshtare në vitin e tij të parë në Bundesligën 1. Për këtë mundësi, atij do t'i duhet të luftojë me sulmuesin shkodran, Hamdi Salihin, dhe elbasanasin Dorian Bylykbashin, dy emrat e perspektivës së përzgjedhur nga kampionati shqiptar, edhe pse grumbullimi i këtij të fundit është dukur paksa i çuditshëm, pasi ai ka zhvilluar një fazë përgatitore tërësisht të reduktuar mes aktivizimeve në Kupat e Evropës me Partizanin e Elbasanin. Por ajo që bie më shumë në sy janë largimet e dy "zëvendësuesve të përhershëm", Alban Bushi dhe Florian Myrtaj. I pari është lënë në listën rezervë, duke i pasur ende mundësitë të kthehet në formacionin kuqezi në bazë të paraqitjeve të tij me skuadrën e Apollon Kallamarias. Ndërsa për të dytin duket se janë mbyllur dyert e Kombëtares, pasi Bariç e ka cilësuar të panevojshëm një futbollist, i cili nuk ka arritur të sigurojë një skuadër për t'u aktivizuar edhe në C1 në Itali. E. Kuka

SHQIP 4 6

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

FUTBOLL Lojtari është aktivizuar për 13 sezone radhazi te bardhezinjtë, që prej vitit 1993

Golat 194 rrjeta në një karrierë të shkëlqyer me Juventusin. Del Piero është mbajtësi i rekordit absolut te “Zonja e Vjetër”, një arritje që do ta kishin zili të gjithë “bomberat” më të mëdhenj

Sulmuesi është shpallur kampion bote me Italinë, ku ka shënuar edhe një gol

S

ulmuesi i Juventusit do të jetë me siguri kampioni i parë i botës, në historinë e Italisë, që do të luajë në Serinë B. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Buffonin e Camoranesin, por ata duken ende të pavendosur për të ardhmen e tyre. Pas festimeve për titullin kampion bote, kapiteni i skuadrës së Juventusit, Alex Del Piero, së bashku me të shoqen, u largua me pushime në Polinezi. Por përpara se të nisej, ai deklaroi: “Jam krenar që jam juventin dhe një nga flamujt e skuadrës”. Më 11 gusht është lajmëruar kthimi i tij nga pushimet, për të nisur ndoshta aventurën më të çuditshme të karrierës së tij si futbollist profesionist. Prej 13 vjetësh ai militon te skuadra e Juventusit dhe për këtë ka deklaruar: “Që kur kam veshur për herë të parë fanellën e Juventusit, kam ndjerë shumë krenari, ndoshta sa dhe tifozët e vjetër e të vërtetë, të lidhur pas ngjyrave të një skuadre. I mbaj mend të gjitha gjërat që kam kaluar në këtë skuadër, kur kam takuar avokat Agnellin, kur kam shënuar golin e parë, kur kam fituar trofeun e parë. Kjo periudhë më ka lidhur shumë me skuadrën, drejtuesit e saj dhe jashtë mase me tifozët e shumtë bardhezi”. Të gjitha këto përshtypje Del Piero ia ka transmetuar klubit dhe tifozëve, përmes një letre të hapur, që tashmë është bërë publike. Tashmë Del Piero, prej ditës së enjte, do të bashkohet me skuadrën, për të vazhduar luftën e zakonshme, por këtë herë në Serinë B. Megjithëse kampion bote, ai ka premtuar vazhdimësi

DEL PIERO

vjen një tjetër rekord

Flamuri bardhezi, i pari kampion bote në Serinë B me skuadrën që e rriti dhe e bëri një kampion të vërtetë. Bashkë me të mund të luajnë si kampionë bote edhe në Serinë B portieri Buffon e mesfushori Camoranesi, ndonëse ky i fundit ka kërkuar që të largohet dhe po qëndron disi me zor në radhët e Juventusit. I

vetmi kampion bote, që ka thënë me gojën plot dhe me bindje se do të qëndrojë e do të luajë edhe në Serinë B, është Alex Del Piero, që deri tani mban dhe rekordin se do të bëhet i pari kampion bote në Itali, që do të luajë në Serinë B (përveç rekordeve të shumta edhe

për golat e shënuar në karrierën e tij me Juventusin). Edhe Franco Baresi luajti me Milanin në Serinë B, më 1983-in, një vit mbasi Italia u shpall kampione bote, por në Spanjë në 1982 kapiteni milanez ishte spektator dhe jo i grumbulluar, për të fituar titullin e madh,

të cilin Del Piero e gëzoi edhe në fushë. Kjo gjë do të ndodhë dhe duket se Del Piero është mësuar të vendosë rekorde të panumërta me fanellën e Juventusit, klubit të tij të zemrës, të cilit nuk do t’i ndahet as në Serinë B, por as edhe në sukseset e tjera të mundshme që e presin në një të ardhme të shpejtë. Por Alex shpreson që në këtë aventurë të mos jetë i vetmi kampion bote, por bashkë me të të jetë edhe Buffon të paktën. Ndërkaq, drejtuesit e rinj të Juventusit dhe trajneri Didier Deschamps, ish-shok i Del Pieros te kjo skuadër, si lojtar, kanë ndër mend të forcojnë radhët e saj, fillimisht për në Serinë B por edhe për më pas. Tashmë, në skuadër ka vendosur të qëndrojë edhe Nedved, si dhe lojtarë të tjerë, që janë aktivizuar pak sezonin e kaluar. Ndërsa po synohet në blerjen e Lucarellit për në sulm, një zëvendësues i denjë për Trezeguet, apo Ibrahimoviçin. Një tjetër objektiv për sulmin mbetet kampioni tjetër i botës, Iaquinta, nëse do të pranojë të luajë në B. Për në portë skuadra ka konfirmuar blerjen e portierit Belardi nga Reggina, ndonëse synonte për Amelian.

Angli

Skolls i “mbyll derën” Kombëtares Mesfushori i Mançester Junajted, Pol Skolls, ka mbyllur çdo diskutim në lidhje me një rikthim të mundshëm në Kombëtaren angleze. 31vjeçari, i cili është tërhequr nga përfaqësuesja e “tre luanëve” pas eliminimit zhgënjyes në “Euro 2004”, pretendon se dëshiron që të kalojë sa më shumë kohë me familjen e tij. Ai i ka dhënë fund spekulimeve se tekniku i ri i Anglisë, Stiv Meklaren, do ta bindte që të luante rolin e tij në skuadër për fushatën eliminatore të Kampionatit Evropian 2008, që do të zhvillohet në Zvicër dhe Austri. “Kjo është diçka e pakuptimtë”, ka deklaruar Skolls në sitin zyrtar të Junajted. “Nuk e di se nga ka dalë gjithë kjo histori. Për të qenë i sinqertë, as që e kam marrë fare në konsideratë atë”, ka shtuar mesfushori, i cili sapo është rikuperuar nga një dëmtim në sy, që e ka mbajtur për plot 4 muaj jashtë fushave të lojës. Lajmi ka qenë një lehtësim edhe për Sër Aleks Ferguson, i cili me miqësoren e mesit të gushtit do të vuajë largimin e shumë futbollistëve nga skuadra që drejton. Ndërkohë që grumbullim për në Kombëtare ka marrë edhe veterani Ole Gune Solskjer, për ndeshjen që Norvegjia do të luajë me Brazilin.

E MERKURE, 9 GUSHT 2006

SHQIP 4 7

S P O R T

Diarra largohet nga Reali

Metersacker kalon te Verder

Mesfushori i Lionit dhe kombëtares franceze, Mahamadou Diarra, prej kohësh ka qenë në vëmendjen e Realit të Madridit, por klubi i tij ka deklaruar, më në fund, se ai është i pashitshëm. “Nuk bëhet fjalë për para, por Diarra është i pashitshëm”, ka deklaruar klubi kampion i pesëfishtë radhazi i Francës, në një komunikatë zyrtare. Nga ana e tij, trajneri i lionezëve, Gerard Houllier, është shprehur i pa shqetësuar, duke thënë se Diarra po stërvitet normalisht dhe mirë. Megjithatë, gjatë javës, drejtori sportiv i merengueve, Mijatoviç, do të jetë në Lion për të negociuar blerjen e mesfushorit. Për të Reali ka hedhur plot 30 milionë euro, të cilat janë kthyer mbrapsht nga Lioni.

Mbrojtësi i kombëtares gjermane, i riu Metersacker, e ka lënë më në fund Hannoverin për t’u bashkuar me skuadrën e Verder Bremenit. Sipas lajmit të bërë publik nga “L’Equipe” për këtë mbrojtës, Verder duhet të paguajë 4,7 milionë euro, të cilat mund të shndërrohen në 6,2 milionë, nëse rendimenti i tij këtë sezon do të jetë i lartë, ashtu siç pretendohet nga klubi blerës. Sipas burimit të gazetës franceze, Metersacker, që deri tani ka luajtur së bashku me shqiptarin Altin Lala në të njëjtën skuadër, ka nënshkruar një kontratë 4vjeçare me skuadrën e re të tij, e cila pritet të jetë një nga protagonistet kryesore në Kupat e Evropës.

Pas takimit me presidentin Dela Vale, “bomberi” është bindur të qëndrojë te Fiorentina

Luka Toni refuzon Interin, preferon ngjyrën “vjollcë” E

shtë mbyllur të martën një nga telenovelat më të zhurmshme dhe më të gjatat e futbollit italian, që lidhej me kampionin e botës, Luca Toni, dhe skuadrën e tij, Fiorentina. Presidenti i Fiorentinës, Diego Della Valle, deklaroi pas bisedimeve që pati me qendërsulmuesin Toni, se ai është bindur që të qëndrojë te skuadra “vjollcë”. Takimi kokë më kokë mes Tonit dhe Della Valles, është zhvilluar në hotel “Poggio dei Pini” në San Piero a Sieve, që është dhe qendra e grumbullimit të Fiorentinës. “Ai e kuptoi dhe do të qëndrojë me ne”, deklaroi më i vogëli i vëllezërve Della Valle. “Toni do të vazhdojë të luajë dhe të dhurojë gola për Fiorentinën, pasi ka qenë dhe mbetet një futbollist i madh”. Këto deklarata i japin fund ëndrrës së Interit për ta pasur në gjirin e saj Luca Tonin për sezonin e ardhshëm, por edhe dëshirës së këtij lojtari për të kaluar te një klub i madh dhe për të luajtur në Champions League. Pas bisedimeve të së martës, Della Valle deklaroi me mburrje përpara gazetarëve: “U deshën

Portieri

ITALI

Nënkampioni i botës me Francën është pa skuadër

P

ortieri i skuadrës së Francës, nënkampione e botës, Fabian Barthez, nuk ka ndër mend që të varë këpucët në gozhdë dhe të shkëputet nga bota e futbollit. I mbetur pa skuadër, që në maj të këtij viti, kur ai u largua nga Olympique e Marsejës, Barthez ka deklaruar për të mirënjohurën sportive “L`Equipe”, se ka ndër mend të vazhdojë edhe për një, apo dy sezone të tjera. “Do të më pëlqente të vazhdoja akoma, edhe sepse ndihem se jam në gjendje të jap ende shumë, veçanërisht për të mësuar ndonjë portier të ri që të rritet shpejt”. Fabian Barthez ka qenë në kon-

takte me skuadrën e Tuluzës, që merre pjesë në “Ligue 1”. “Tuluza do të ishte zgjedhja e preferuar për mua. Është qyteti im dhe klubi ku unë e kam nisur karrierën time”. Barthez ka luajtur plot 87 herë me ngjyrat e kombëtares franceze dhe mban shpresë që ta veshë akoma atë. Ndoshta kjo është dhe një nga motivet që trajneri i kombëtares së Francës, Raymond Domenech, nuk po bën publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen miqësore që “gjelat” do të luajnë kundër Bosnjë-Hercegovinës, në Sarajevë.

‘‘

Do të më pëlqente të vazhdoja akoma, edhe sepse ndihem se jam në gjendje të jap ende shumë

‘‘

pranuar se biseda e tij me presidentin e Fiorentinës ka qenë e shkurtër. Megjithatë, Toni ka falënderuar dhe trajnerin e shokët

e skuadrës: “Ata më transmetuan dëshirën për të qëndruar. Do të jetë një sfidë e re, dhe mezi pres që ta nis për të arritur një objektiv të madh në kampionatin e sivjetshëm”. Lidhur me dëshirën e shprehur prej kohësh nga ai, se do të donte të luante në Champions, Toni tha: “Gjithkush do të kishte lakmuar një garë të tillë në Champions. Kjo verë ka qenë shumë e veçantë për mua, por tani më mirë ta harroj të kaluarën”. Me lajmin e dhënë të martën, Fiorentina e mbyll kapitullin e rinovimit të skuadrës, pasi nëse do të largohej Toni, do të duhej punë për të gjetur zëvendësuesin. Tashmë Toni do të gjejë në repartin sulmues edhe Pazzinin, si dhe rumunin e mbërritur në Firenze nga Torino, Adrian Mutu. Në garë për një sulmues do të jenë ende skuadrat që ëndërronin Tonin, veçanërisht Interi i Milanos, që tashmë do të bëjnë plane alternative për të gjetur një zgjidhje sa më të afërt me golashënuesin më të mirë në kampionatin italian dhe në Evropë sezonin e kaluar, me 31 golat e shënuar.

Loja me 125 letra “mashtrim” bazohet në moton: “Korrupto, mashtro dhe fito!”

Një lojë me letra për skandalin e futbollit italian

Barthez, në futboll edhe për një apo dy sezone

P

pak minuta dhe dy-tri fjalë për ta bindur Tonin të qëndrojë te Fiorentina. Por këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Toni, që ka

ër të zbutur disi klimën dhe për të çdramatizuar gjend jen e krijuar nga skandali më i madh i futbollit italian, është “shpikur” loja më e re me letra. Kjo lojë synon të tallet me zhvillimet e këtij skandali (të njohur në Itali me emrin “Calciopoli”) që quhet “Futboll mashtrimi” dhe është një ide e Bernardi Notarangelos, i cili ka deklaruar se për këtë shpikje është bazuar te motoja: “Korrupto, mashtro dhe fito!” Përmes 125 letrave, ai të lejon të kesh “armë” të nevojshme në dispozicion siç janë: bakshishet, miqtë në politikë, apo fitoret e trukuara. Dikush, gjatë procesit të këtij skandali, deklaroi se telefonatat e përgjuara, kontaktet me drejtuesit e futbollit, apo bisedat me ata që caktonin arbitrat e ndeshjeve, ishin gjëra që me kalimin e kohës kishin zënë rrënjë dhe ishin kthyer në një normalitet, duke ndryshuar kështu rregullat dhe duke njollosur pastërtinë e lojës së futbollit. Pra pikërisht loja u shndërrua në skandal, por mbas gjyqeve (të cilat vazhdojnë ende, është skandali që është shndërruar në një lojë. Një lloj rrethi vicioz, që ka çuar Bernardo Notarangelon

Rregullat Loja me letra të lejon të kesh “armë” të nevojshme në dispozicion, siç janë: bakshishet, miqtë në politikë, apo fitoret e trukuara

Loja të jep mundësi të bësh telefonata në celularë dhe të kesh një mik në politikë

të krijonte idenë e tij, e cila u realizua më pas nga Mario Magni, të dy autorët e lojës “Futboll, mashtrimi”. Në këtë lojë (siç e thamë me 125 letra) mund të luajnë 4 deri në 7 veta njëherazi dhe të gjithë luajnë me moton e sipërpërmendur: “Korrupto, mashtro dhe fito!”. Kjo mund të vlerësohet dhe si një lojë shumë ironizuese dhe për këtë

mjafton të shohësh kapakun e letrave, në të cilin shkruhet: “Është e ndaluar për më të vegjël se 18vjeç, burg”. Gjithashtu në letra gjenden shpesh dhe tri karikatura: të një arbitri me një orë floriri në dorë, një vajzë me shpatulla të zhveshura dhe një personazh i panjohur, i veshur me pardesy, që i jep një futbollisti një valixhe, nga e cila derdhen para të të gjitha prerjeve. Letrat gjithashtu janë të ndara sipas ngjyrave (që parashikojnë dhe llojin e korrupsionit). Kështu, e purpurta është letër korrupsioni, që lidhet me bakshishet, që shkojnë nga 1 mijë deri në 100 mijë euro. Letrat me ngjyrë blu janë speciale dhe të japin mundësi të bësh telefonata në celularë dhe të kesh një mik në politikë. Por ka edhe letra që u janë dedikuar vendimeve të arbitrit, nga simpatia apo interesi, dhe lidhen me mosdhënie penalltie, off-side, apo edhe deri në anulimin e golave. Prandaj, të gjithë ata që do të tentojnë të luajnë këtë lojë, do të shohin se është shumë e thjeshtë dhe ajo është shumë afër realitetit (të paktën atij që përjetoi futbolli italian për disa vjet).

Related Documents

89
April 2020 43
89
May 2020 29
89
November 2019 64
89
December 2019 53
89
April 2020 34
Shqip 7.24
November 2019 17