Prospekti Shqip

  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Prospekti Shqip as PDF for free.

More details

  • Words: 1,801
  • Pages: 32
REPUBLIKA E KOSOVËS MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË

KOSOVA PROSPEKT TURISTIK

1

Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Monumenti i Heroit kombëtar Gjergj KastriotitSkënderbeu, (1405-1468), në Prishtinë 2

Shtatorja e humanistes Shqiptare Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë (1910-1997), në Prishtinë

Republika e Kosovës gjendet në mes të Evropës Jug-Lindore, shtrihet mes paraleles 42° e 44° të hemisferës veriore të Tokës dhe mes meridianit 20° e 22°, duke zënë pozitë qendrore në Gadishullin Ballkanik. Kosova paraqet nyje të rëndësishme të lidhjes midis Evropës së Mesme dhe asaj Jugore, Detit Adriatik dhe Detit të Zi. Sipërfaqja e Kosovës është 10 908 km2 . Kosova ka mbi 2 milion banorë. Popullsia ka këtë përbërje: 92% shqiptar, 8% të tjerë (serbë, turq, boshnjak, romë, ashkalinjë ). Gjuhë zyrtare: gjuha Shqipe dhe serbe. Gjuha boshnjake, turke dhe rome kanë statusin e gjuhëve zyrtare në nivel komunal. Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. 3

Hyjnesha në Fron

Trashëgimia kulturore Kosova paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë etnokulturore, materiale e shpirtërore të periudhave të ndryshme historike. Me karakteristikat dhe veçoritë e tyre, dallohen për nga shumëllojshmëria e cilësive, vlerave dhe e rëndësisë së vet historike. Trashëgimia kulturore Republikës së Kosovës paraqet një mozaik të kulturave të periudhave të ndryshme historike të kushtëzuara nga rrethanat historike, sociale, ekonomike e fetare. E tërë vlera artistike si trashëgimi i takon stileve dhe karaktereve të ndryshme, bartës të së cilës ishin banorët autokton, shqiptarët dhe të tjerët që jetuan në këtë hapësirë. 4

Prishtina, Kryeqyteti i Republikës së Kosovës

5

Ulpiana Qytet antik i ndërtuar në shekullin e II-të, në kohën e sundimit të mbretit Trojan. Nga mbishkrimet e gjetura në këtë qytet (gërmadhë) mund të kuptohet se Ulpiana ishte qyteti më i bukur i Dardanisë Ilirike. Në këtë vend janë gjetur shumë gjëra të rëndësishme arkeologjike që shpjegojnë jetën dhe veprimtaritë në atë kohë. Gjësendet e gjetura si monedha, enë qeramike, armë, bizhuteri etj, janë të vendosura në Muzeun e Kosovës. 6

Kalaja në Novo Bërdë Është vendbanim i vjetër dhe i njohur me Kalanë dhe Xeheroren. Kalaja është ndërtim i vjetër që lulëzimin e vet e kishte në shekujt XIV-XV. Novo Bërda kishte rreth 40 000 banorë dhe konsiderohej nga vendba-

nimet e mëdha. Vizitorit i ofron njohuri për mënyrën e krijimit të vendbanimit, strategjinë e vendosjes dhe prioritetet ekonomike të kohës që kanë ndikuar në zhvillimin e tyre.

Manastiri i Graqanicës është objekt fetar ortodoks. Në arkitekturën e tij vërehet shfrytëzimi me mjeshtri të lartë i hapësirës, gurit dhe tjegullave. Në stilin e tij arkitektonik vërehet konstruktimi i pullazit me numër të konsiderueshëm kubesh dhe gjysmë kubesh. U ndërtua në vitin 1321.

Manastiri i Graqanicës

7

Kisha katolike në Letnicë

Gjendet në afërsi të Prishtinës, është e ndërtuar në shekullin XIV-të nga sulltan Pajaziti. Gjatë kohës është rrënuar dhe rinovuar disa herë. Herën e fundit është rinovuar në vitin 1850 nga Murshid Pasha, ndërsa pamjen e sotme e ka nga viti 1909.

Tyrbja e Sulltan Muratit 8

Xhamia e madhe - Prishtinë

Manastiri i Deçanit 9

Hamami i Prizrenit Hamami i Prizrenit u ndërtua në shek XVI dhe paraqet vepër arkitektonike dhe kulturore e cila flet për mënyrën e organizimit të jetës në të kaluarën.

Ura e Gurit është ndërtuar në vitin 1534 nga Ali Beu. Quhet e Gurit sipas materialit të ndërtuar. Gjendet në qendër të qytetit të Prizrenit. Dallohet me arkitekturën e vet dhe është ura më monumentale jo vetëm për qytetin e Prizrenit. Ofron përjetime të veçanta për të kaluarën urbanistike. 10

Ura e Gurit- Prizren

Ura e Gurit - Vushtrri Urë e gurit gjendet në qytetin e lashtë të Vushtrrisë i takon epokes mesjetare. Ura ka nëntë harqe, e ndërtuar në shekullin XIV.

Sahat kulla gjendet në qendër të Prishtinës, është ndërtuar në vitin 1764, karakterizohet me arkitekturë interesante të ko¬hës, në të gjendet kambana e sjellë nga Rumania.

Sahat Kulla

11

Shtëpia Muze e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja shqiptare e Prizrenit U mbajt në Prizren, më 10 qershor 1878, u organizua nga patriot e intelektual të kohës- të të gjitha trojeve shqiptare, të cilët kishin formuar një program politik, ushtarak e kulturor për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe formimin e shtetit autonom shqiptar. 12

Çarshia vjetër e Gjakovës Gjendet në qendër të qytetit me një numër të konsiderueshëm dyqanesh ku mund të blihen suvenire dhe punime të ndryshme artizanale.

Kullat e bukura shqiptare kanë arkitekturë karakteristike të shekullit XVIII-XX dhe gjenden në shumë vise të Kosovës, si në Dukagjin, Drenicë, Shalë, Kaçanik etj.

Kullë tradicionale shqiptare

13

Kompleksi i Jasharajve - Skenderaj Kompleksi i lagjes Jasharaj ndodhet në fshatin Prekaz përkatësisht në kilometrin e dytë nga qyteti i Skenderajt, ofron njohuri për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shërben si shembull unikat i sakrificës dhe flijimit për Liri dhe Atdhe. Në afërsi të kompleksit janë varrezat e dëshmorëve ku është i varrosur edhe komandanti legjendar Adem Jashari.

14

Varri i Dr. Ibrahim Rugovës Varri i Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, liderit të lëvizjes paqësore dhe artikuluesit të kërkesave të shqiptarëve për Lirinë Pavarësinë dhe Demokracinë e vendit, gjendet në lagjen Velania në Prishtinë, dhe është vendi më i vizituar nga shumë vizitor dhe personalitete të njohura botërore.

15

Artizanatet Kanë një traditë të gjatë pothuaj në të gjitha qytetet. Prizreni, Peja dhe Gjakova dallohen për punime filigrani, argjendi, bakri, mesingu, argjile, druri, tekstili etj.

16

Veshje kombëtare shqiptare

Veshje kombëtare e komunitetit boshnjak

Veshje kombëtare e komunitetit serb

17

Atraksionet Natyrore Ndryshueshmëria klimatike, pedologjike dhe hidrografike kanë ndikuar dhe ndikojnë në begatinë dhe shumëllojshmërinë e botës bimore dhe shtazore. Komplekset e bukura dhe atraktive malore me natyrën e tyre magjepse, siç janë Bjeshkët e Nemuna (Alpet Shqiptare), Malet e Kopaonikut, Sharrit, Karadakut, Çyçavicës etj. Bukurinë dhe begatinë e natyrës së Kosovës ia shtojnë edhe burimet e shumta hidrografike të cilat karakterizohen me rrjedha dhe gryka të bukura lumenjsh, burimet e ujërave termale, liqene, ujëvara, shpella etj. Vlen të ceket sidomos bukuria atraktive e Ujëvarës së Mirushës me 16 katarakte e me liqe të një pas njëshme, burimi i Drinit të Bardhë, Bifurkacioni i Nerodimes, Shpella e Gadimes, liqenet artificiale (Ujëmanit, Batllavës, Radoniqit, Badovcit etj.). Këto janë vetëm disa nga atraksionet dhe bukurit e natyrës së Republikës së Kosovës të cilat ofrojnë mundësi të mira për aktivitete të ndryshme turistike. 18

Gryka e Rugovës Gryka e Rugovës gjendet afër Pejës në rrugën për Plavë dhe Guci. Ofron pamje mahnitëse për vizitorin. Nga masa shkëmbore dalin shumë burime që së bashku me lumin me ujë të kthjellët dhe të pastër ia shtojnë edhe më tepër bukurinë dhe e bëjnë vend atraktiv për kamping, peshkim, alpinizëm etj. 19

Bjeshkët e Rugovës

20

Motive nga fshati

21

Bjeshkët e Nemuna 22

Brezovica Qendra turistike ,,Brezovica” gjendet në malet e Sharrit, në lartësi mbidetare 1718-2522 metra me një sipërfaqe prej 2500 hektar. Gjatësia e shtigjeve të rregulluara për skijim është rreth 40 kilometra . Distanca nga Prishtina është 60 km. 23

Bogaj Qendër turistike malore veçmas, për turizëm dimëror - sportiv. Gjendet në perëndim të Kosovës dhe regjionit të Pejës, ka shtigje të shumta për skijim. Gjatë verës shfrytëzohet sidomos për piknik dhe për turizëm vikendi.

24

Bjeshka e Belegut 25

Zapllugjë

Gjendet në lumin Mirusha, kaskadat mes liqeneve të cilat krijojnë ujëvara me pamje të bukura paraqesin atraksion të veçantë dhe mjaft tërheqës për vizitorin. 26

Kanjoni i Mirushës

Burimi i Drinit të Bardhë Burimi i lumit Drini i Bardhë gjendet afër fshatin Radavc rreth 11 km larg qytetit të Pejës. Paraqet burimin më të fuqishëm karstik në Kosovë, në afërsi të burimit krijon ujëvarën e bukur me lartësi 30m. Është ndër motivet më të bukura hidrografike në Kosovë. 27

Shpella e Gadimës Gjendet në fshatin Gadime e Ulët, në kilometrin e dhjetë nga qyteti i Lypjanit. Gjatësia e kanaleve të aftësuara për vizitor është 1350 metra. Shpella e mermerit me bukuritë e sajë mahnitëse paraqet monument të rrallë natyror. Brendia e saj është e zbukuruar me stalaktite dhe stalagmite që paraqesin atraksion të rrallë turistik. 28

Parku i Gërmisë Gjendet në periferi të Prishtinës. Ambienti i pastër dhe i ruajtur, biodiversiteti i begatshëm, bënë që të shfrytëzohet nga një numër i madh i qytetarëve për piknik, ecje, vrapim etj.

Liqeni i Batllavës Liqeni i Batllavës gjendet 25 kilometra nga Prishtina, ambienti rrethues i tij ofron mundësi të mira për piknik, peshkim, gjueti, kamping etj. 29

Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Arsimi Shkolla e parë shqipe në Kosove është hapur nga priftërinjtë Shqiptar në fshatin Stubëll në vitin 1584 në Malësinë e Karadakut. Me 1913 mësimi shqip u ndalua nga regjimi Jugosllav. Shkolla e lartë në Prishtine u hap në vitin 1958. Universiteti i Prishtinës u themelua me 1970, i cili tani ka 15 fakultete, shtat shkolla te larta.Universiteti tani punon sipas Deklaratës se Bolonjës. Institucionet shkencore janë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë etj. Biblioteka Kombëtare dhe universitare e Kosovës është themeluar me 1944 ne Prizren. Institucionet kulturore janë: Teatri Kombëtar i Kosovës, Muzeu i Kosovës, Arkivi i Kosovës, Filarmonia e Kosovës, Kosovafilmi, Ansambli Shota, Instituti për mbrojtjen e monumenteve të Kulturës etj. Në Kosovë krahas sistemit publik funksionon edhe sistemi privat i arsimit që ofron studime shkencore profesionale dhe artistike, para dhe pasdiplomike.

Ekonomia Politika ekonomike e Republikës së Kosovës synon drejt një sistemi të tregu të lirë. Në këtë kontekst, korniza ligjore është e hartuar në atë mënyrë që siguron përmbushjen e standardeve evropiane të konkurrencës. Ekonomia e tregut, e hapur dhe me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik. Republika e Kosovës ka sistem të sigurt bankar, sistem efikas tatimor, me prioritet në zhvillimin e sektorit privat. 30

Si të vijmë në Kosovë? Rrugëve Ajrore: Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ndodhet 15 km në jugperëndim të Prishtinës Rrugëve tokësore Nga Shqipëria: Vërmica, Morina dhe Qafë Prushi; Nga Maqedonia: Hani i Elezit dhe Glloboçica; Nga Mali i Zi: Gryka e Çakorit dhe Zhlebi Nga Serbia: Merdari, Dheu i Bardhë, Muqibaba, Jarinje, Gazivoda Për të ardhur në Kosovë duhet të keni pasaportë valide (nuk nevojitet viza). Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës Tel: + 381 38 5958 123 www.airportpristina.com Kosovaairlines Tel. +381 38 249 185 www.flyksa.com Valuta : Euro përdoret si valutë zyrtare Koha lokale GMT 1 (GMT+2 fundi i Marsit – fundi i Tetorit) Elektriciteti 220 volt Largësitë nga kryeqyteti Prishtinë - Mitrovicë

36 km

Prishtinë - Pejë

82 km

Prishtinë – Gjakovë

86 km

Prishtinë – Prizren

74 km

Prishtinë - Ferizaj

35 km

Prishtinë - Gjilan

46 km

Prishtinë - Shkup

86 km

Prishtinë - Tetovë (Maqedoni)

106 km

Prishtinë – Prizren - Tiranë (Shqipëri)

330 km

Prishtinë – Podujevë – Beograd (Sërbi)

360 km

Prishtinë – Pejë – Podgoricë (Mali i Zi)

298 km

Telefona me rëndësi : Policia 92 / 112 Zjarrfikësit 93 Ndihma e parë 94 31

Botues: Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë Departamenti i Turizmit

Related Documents

Prospekti Shqip
May 2020 6
Shqip 7.24
November 2019 17
Shqip 8.9
November 2019 133
Shqip 7.26
November 2019 21
Shqip 7.28
November 2019 2
Shqip 8.3
November 2019 4