Drejtor
BESNIK MYFTARI
Kryeredaktor
BLEDAR ZAGANJORI
Adresa e redaksisë: Rr. Sami Frashëri, Pallatet e Aviacionit, Nr. 4 Tel: 04 272 565 • 068(9) 20 35 300 E-mail:
[email protected]
Viti II - Nr. 200 (490) E martë, 24 korrik 2007
Zv/Kryeredaktor URIM BAJRAMI
E përditshme e pavarur Çmimi 30 lekë, 1.5 euro
www.gazeta-shqip.com
SPECIALE
OPINIONE
Rindizen vatrat e shuara. Flakët pushtojnë 21 rrethe. Asfiksohet një zjarrfikës, 25 ushtarë mbeten pa bukë në pyll
Gjëra që (s)’priten të ndodhin
Ersekë, zjarri rrethon prefekten me 6 zyrtarë P
refektja Elfrida Zefi ka mbetur për disa minuta e bllokuar mes flakëve në zonën e Gërmenjit në Ersekë. Ajo ka mbetur e izoluar, kur është nisur për të parë nga afër një familje, e cila mund të rrezikohej nga përhapja e zjarrit. Por sipas të dhënave nga ana e policisë, mjeti me të cilin udhëtonte prefektja në drejtim të zonës ku ndodheshin krahas kësaj familjeje, edhe koshere bletësh dhe bagëti, është përpjekur të dalë në një drejtim të gabuar për shkak të mosnjohjes së terrenit. Ka qenë një erë që ka nisur papritur në vendin ku më parë kishin shpërthyer edhe flakët e zjarrit që ka rindezur territorin, ndërsa mjeti është rrethuar nga flakët. Sipas policisë kanë qenë gjashtë persona të cilët për pak sa nuk kanë mbetur të plagosur nga riaktivizimi i menjëhershëm i zjarrit. Por kjo ka zgjatur vetëm disa minuta...
FATOS BAXHAKU
T
ani, më në fund, e dimë kë kemi kreun tonë të shtetit. Bamir Topi e çoi deri në fund sfidën e tij dhe falë këmbënguljes, por më shumë falë disa rrethanave të politikës sonë, ia doli në krye. Tani nuk ka më fishekzjarrë, as zbrazje të hareshme topash. "Çunat e lagjes", që u gëzuan me të drejtë, tani do të shohin punët e tyre. Ata kuriozët... NE FAQEN 9
Hidhi shampanjës pak ujë, Doktor!
NE FAQEN 22
INTERVISTAT/ Ish-kryeministri del hapur në mbrojtje të deputetëve që votuan Topin. Blushi: Ish-kryetari ynë të shpjegohet
Nano e Blushi: PS të ndryshojë Të gjitha detajet e ceremonisë presidenciale nga Kuvendi te Pallati i Brigadave Qeveria kërkon kredi tregtare
Rrugët, duhen 1 miliard euro deri më 2010
B
en Blushi bën thirrje që të ndryshojë kursi politik i Partisë Socialiste. Sipas tij, Fatos Nano duhet të sqarojë pozicionin e tij në raport me partinë. Ndërsa sqaron se gjashtë deputetët janë të vetpërjashtuar, pasi vendosën të thyejnë disiplinën politike të grupit parlamentar socialist, por padyshim që e kishin... NE FAQET 2-3
Në ditën e fundit të punës si kreu i shtetit, firmos propozimet e Berishës
Moisiu, një yll më shumë “Presidentit” konsensual. Dekoron edhe 4 gjeneralë
M
byllja sipas një 'happy end' e garës së vështirë të Presidentit, sapo ka përfunduar me një sukses spektakolar për politikën e PD-së e ndoshta edhe për karrierën e z. Bamir Topi. Pas 5 vjetësh do të na takojë të analizojmë nëse kjo zgjedhje ishte më e mira për gjithë kombin, edhe pse sot, zor se ka ndonjë njollë a cen politik në biografinë e tij relativisht të gjatë politike. Beteja e tij kryesore, sigurisht që do të mbetet sfida... NE FAQEN 5
Një parashikim për Presidentin BAJRAM PEÇI
SKICE
M
Dashuri në tokën helene MITRO ÇELA
H
ej dreq! Na është ngatërruar poli tika nëpër këmbë dhe harruam dashurinë e madhe që u ngjiz një vapë korriku 1995, në zemër të Athinës! Djali ishte arnaut. Gazetar nga zanati. Sot drejton një emision televiziv. (Shënim: Unë mendova të mos e përmend emrin. Por i zoti i punës, Arian Çani nguli këmbë...
NE FAQEN 6
ALFRED CAKO
NE FAQEN 4
otivi që më nxiti për të shfaqur një parashikim të ecurisë së z. Bamir Topi, në pesë vjetët që do pasojnë qëndrimin e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ishte një përkufizim i Makiavelit, me një ngjashmëri të pranueshme deri diku për rrethanat tona politike e sociale. "...kur të mëdhenjtë shohin se nuk mund ta mashtrojnë më popullin, nxitojnë të bëhen të besueshëm në sytë e tij, duke nxjerrë nga gjiri i tyre dikë që gëzon ende njëfarë ndikimi në popull... NE FAQEN 9
NE FAQEN 8
KRONIKE
SEMINARI
Debati degjeneron në zënkë masive. Prokuroria nis hetimet
“Digit Alb”, platforma që transmeton me programin zyrtar
Kombinat, berberi i nxehur pret me gërshërë dy klientë
Emigrantët e vegjël, mësim të shqipes përmes ekranit
ION
OKAZ
NE FAQEN 29
U kap me fuoristradë të vjedhur
Trafiku i makinave, pranga në Shkodër një shtetasi gjerman NE FAQEN 21
GAZETA SHQIP
NE FAQEN 11
P E R R E K L A M A K O N T A K T O N I N E N U M R A T: 0 6 9 2 0 5 0 4 2 0 • FA X 0 4 2 7 2 5 6 7 • 0 6 9 2 0 5 0 4 5 8
[email protected]
POLITIKE
SHQIP 2
E MARTE, 24 KORRIK 2007
Kreu i selisë rozë, Edi Rama, paralajmëron se do t’i shkojë deri në fund pastrimit të partisë
Grupi i PS-së përjashton gjashtë “rebelët” G
jashtë deputetët "rebelë" që votuan Bamir Topin për President zyrtarisht u përjashtuan dje nga grupi parlamentar. Lajmin e konfirmoi kryetari i dorëhequr Ben Blushi, sipas të cilit forumi ka ekzekutuar vendimin për të ndëshkuar ligjvënësit që thyen vendimet e partisë. Kreu i partisë, Edi Rama, në një takim me krerët e pushtetit vendor dhe degëve kryesore të PS-së në rrethe tha se politika e vjetër e krizave arriti të krijojë një aleancë të së keqes përtej kufirit që në pluralizëm ndan kampet, ndan bashkimet vullnetare të njerëzve rreth parimesh dhe vlerash të ndryshme. "Ndan në fund të fundit ato alternativa që
e bëjnë një sistem demotanë. Ky është një "I vetëdijshëm për ijëve kratik funksional", tha ai. realitet të cilin ne nuk Sipas Ramës, kjo aleancë misionin që kam për të mjafton ta denoncojmë, e së keqes, e shkriu në nuk mjafton ta kundërsytë e të gjithë shshtojmë, por duhet ta zmbrapsur deri në qiptarëve këtë kufi, duke përmbysim", insistoi ai. cenuar në thelb demo- asgjësim këtë frymë që Lideri i opozitës shprehu kracinë, duke cenuar në që përfyka infektuar shoqërinë" dëshpërimin, thelb kuptimin e rreshtityron mijëra e mijëra meve politike në demozgjedhës të rinj, të kraci, duke cenuar në moshuar, të papunë, inthelb kuptimin e çdo mandati të marrë për telektualë, mjekë, mësues të cilët kanë të bërë diçka dhe jo diçka tjetër. "Sot xhu- shkuar në kutinë e votimit dhe u kanë velizmi, si shprehja më shembullore e kësaj dhënë mandatin këtyre deputetëve, të të keqeje, vendos për fatet tona dhe të fëm- cilët me hallet, problemet dhe dëshirat e
njerëzve bënë një biznes të fëlliqur politik dhe ekonomik. "Kjo nuk është një tradhti ndaj PS-së si strukturë, kjo është një tradhti ndaj atyre që nuk kanë gojë të flasin, ndaj atyre që mezi i ushqejnë fëmijët e tyre në qytete dhe në fshatra, ndaj atyre që nuk kanë minimumi drita dhe ujë, ndaj atyre që shikojnë nga Kuvendi i Shqipërisë me shpresën se diçka më e mirë do të lindë dhe që gjenden përballë një teatri të perversitetit ku dominon një frymë e cila duhet zmbrapsur në çdo kusht, në rast se duam që fëmijët tanë të rriten në këtë vend", tha Rama. D.Malaj
INTERVISTA
Blushi kushtëzon qëndrimin në krye të grupit, kërkon analizë
Nano del hapur në mbështetje të deputetëve që votuan Topin
“Nano të shpjegohet, partia “Lidershipi të reflektojë, të ndryshojë kursin” nuk do lejoj përjashtimet” B
en Blushi bën thirrje që të ndryshojë kursi politik i Par tisë Socialiste. Sipas tij, Fatos Nano duhet të sqarojë pozicionin e tij në raport me partinë. Ndërsa sqaron se gjashtë deputetët janë të vetpërjashtuar, pasi vendosën të thyejnë disiplinën politike të grupit parlamentar socialist, por padyshim që e kishin parashikuar këtë, që grupi vetëm e formalizoi sot. A është kjo një përçarje e PS-së dhe e opozitës? Do kemi kohë të analizojmë, besoj, atë që ka ndodhur, e theksoj janë gjashtë deputetë dhe me siguri janë gjashtë arsye. Sigurisht, ne do të duhet të shikojmë çfarë kemi bërë, apo çfarë nuk kemi bërë, gjatë këtyre dy viteve. Ajo që më vjen keq dhe e thashë edhe në grup, është fakti se ajo që i bashkon të gjashta arsyet e ndryshme, të gjashtë deputetët, është fakti që këta njerëz, për fat të keq ndoshta, kanë humbur besimin te PS-ja. Ky është një problem me të cilin duhet të merremi në vazhdimësi, sepse nuk mundet më të transferojmë më problemet tona në publik, dhe sigurisht që publiku duhet të na shohë si një alternativë e fortë, dhe jo si një alternativë e dobët. Grupi i PS-së i ka dhënë shenjat edhe kur ka votuar ministrat e kabinetit qeveritar? Besoj, që të dyja ngjarjet nuk kanë të krahasuar, vota e parë ka qenë një votë për të tallur qeverinë, vota e dytë, sigurisht pati një dëm politik dhe i krijoi Partisë Socialiste dhe opozitës në përgjithësi dëm, pasi i krijoi mundësi kundërshtarit, të zgjedhë me votën tonë një kandidat që nuk do duhej ta zgjidhte, një kandidat që Shqipëria nuk e meriton, një kandidat që ne kishim gjashtë muaj që i kërkonim që të dilte nga gara.
Mua m'u kërkua që të vazhdoj të jem kryetar i grupit, duhet të sqaroj publikisht që dorëheqja ime, padyshim ishte pasojë, nuk ishte shkak. Shkaku ishte votimi i 6 deputetëve në Parlament, unë e konsiderova për momentin që ajo ishte përgjigjja e domosdoshme, etike dhe politike e thyerjes së disiplinës parlamentare. M'u kërkua nga të gjithë deputetët e grupit parlamentar që të vazhdoj detyrën dhe besoj që në rrethanat që flasim, kjo është e pamundur, sepse konsideroj që problemet e brendshme të Partisë Socialiste nuk më lejojnë të bëj detyrën për këtë sezon që jemi. Në pritshmëri janë mbledhjet e forumeve të munguara të PS-së, e Asamblesë dhe KryeA do të shkojë PS-ja në ceresisë, të cilat duhet të rishikojnë kursin moninë e betimit të këtij Presipolitik të PS-së dhe unë kushtëzoj për denti të ri dhe e dyta sa do të sezonin e ri legjislativ kryesinë e grupit, ndikojë kjo që ndodhi në marndryshimin e kursit politik të PS-së, rëdhëniet me LSI-në? Vota e parë ka qenë me e cila pavarësisht nga divorci me gjashDuam, apo nuk duam, z. Bamir Topi të deputetët që është një gjë e paështë një President legal, thënë kjo, një votë për të tallur pëlqyeshme natyrisht, por problemi sigurisht, ne do të duhet të kemi analqeverinë, vota e mbetet pa dyshim. Pasi është kriza e izën tonë për raportet e pritshme, për dyshimit. Kjo krizë besimi nëse nuk Presidentin e ri të Republikës, unë dytë, sigurisht pati kurohet brenda nesh, kryesimi i grupit mund të them sot që PS-ja do të duhet parlamentar është i pamundur. një dëm politik të kushtëzojë raportet me Presidentin Shpresoj që në shtator gjërat të ndrye ri. Ajo çka ne mund të bëjmë nuk dhe i krijoi Partisë shojnë. Secili nga ne mund të ndryshojë varet më nga ne, nëse Bamir Topi ëshdiçka, kur të kthejë kokën pas dhe të Socialiste dhe të, apo nuk është President i Repubshohë që në dy vjet duhet të ishim orilikës. Ai është President pavarësisht opozitës në entuar ndryshe në raportet e nga ne. I takon z. Topi të rregullojë apo raportet me aleatët dhe përgjithësi dëm brendshme, të përmirësojë raportet e prekura dhe natyrisht, unë besoj, që në të ardhmen të cenuara me opozitën. Ta quajmë ne duhet të investojmë shumë për të këtë si njohje me kusht, njohje me gjetur ekuilibrat e brendshëm dhe më kusht të Presidentit të Republikës, i cili pas me pjesën tjetër të opozitës. Nga kjo duhet të tregojë përpara se ne t'i japim mirëkup- që ndodhi, jo vetëm PS-ja, duhet të paguajë çmimin timin tonë, se mund të jetë realisht një garant i e vet, por sigurisht dhe aleatët nuk kanë qenë luaKushtetutës, i ekuilibrave të domosdoshëm poli- jalë dhe ata kanë përgjegjësi. Ne e kemi në dorë që ta tikë në Shqipëri, nuk do të jetë një President mili- mbyllim këtë çarje dhe të vazhdojmë të bëjmë një tant për të cilin unë kam dyshimet e mia. opozitë cilësore. Unë dua t'ju bëj thirrje të gjithëve, që sigurisht PS-ja ka problemet e veta dhe do të Pra nuk do të shkoni? përpiqet t'i kurojë, por Shqipëria ka probleme më të Kjo është një çështje që po shqyrtohet më tej. mëdha sesa problemet e PS-së. Ajo ka probleme ekonomike dhe financiare. E thashë që kjo që ndoNë lidhje me LSI-në? dhi kërkon më shumë informacion dhe transparencë, S'kam asnjë koment. kërkon pa dyshim më shumë qetësi për mënyrën sesi do të arsyetohet. Dhe padyshim Fatos Nanos, të A do vazhdoni të jeni kryetar i grupit? shpjegojë rolin e tij në këtë proces, i cili sa ka filluar.
tetin që prodhon ligji dhe Kushtetuta. Unë besoj se ky grup përfaqësuesish seriozë të elektoratit socialist dhe politikës institucionale që ne kemi zgjedhur në marrëdhënie me shtetin dhe faktorët që vlerësojnë ecurinë e vendit drejt integrimit do të dijë të rimorkojë jo vetëm grupin parlamentar në pozicione përgjegjësie evropiane për vendin, por do vazhdojë të zgjerojë hapësirën e dialogut dhe komunikimit me grupe të tjera parlamentare në funksion të një axhende reformash për integrim, të forcimit të autoritetit të ligjit dhe mosshpërdorimit të institucioneve edhe kur ato janë në duart e një mazhorance, për të deformuar lojën politike apo konkurrimin e palëve politike në proces. Do të ishte gabim i rëndë i udhëheqjes zyrtare të PS-së nëse nuk do të qetësohej një ditë, do të ishte gabim i rëndë i udhëheqjes zyrtare nëse nuk do të qetësohej dhe do vazhdonte të mendonte me një emocionalitet të para 40 viteve. Të vjen keq që në këtë moshë janë udhëheqësit e PS. Them 40, sepse këtë ambient nuk e kemi zgjedhur rastësisht, para 40 vitesh ka ndodhur revolucioni kulturor kinez. Që të mos ndodhemi në përsëritjen e historive të bandës së të sh-kreu i socialistëve, Fatos Nano, paralelizon lid ershipin e selisë rozë me atë të revolucionit kinez. katërve apo të gjashtëve dhe na duhet që pas një Ai paralajmëroi dje tërheqjen e pjesës tjetër të kuzhine kineze të nxisim udhëheqjen zyrtare të PS mbështetësve të tij nga grupi parlamentar nëse nuk të mos përgatisë gabimet e revolucionit kinez. do ndryshojë kursi i sjelljes së liderëve aktualë të Mund ta marrë Kinën diku më andej pas revolucionit, atëherë kur u krijua një realitet i një shteti partisë. Zoti Nano, si e vlerësoni vendimin e dhe dy sistemesh brenda një territori. Ne jemi grupit të PS-së për të përjashtuar gjashtë demokratë, jemi demokratë të majtë, jemi ndër themeluesit e procesit demokrat që ka sjellë kaq deputetët që votuan Topin? Është e qartë se deputetët socialistë të pran- progres të Shqipërisë në përafrim me standardet ishëm janë pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së dhe e botës perëndimore. Dhe ne nuk do lejojmë që ai lëvizin natyrshëm midis selisë së saj dhe selisë së sistemi tjetër që po lufton për mbijetesë në PS, për Kuvendit. Ne po arsyetojmë me pjekuri për gjend- fat të keq, të krijojë një referencë të ndryshme nga qytetërimi perëndimor të cilit i jen e krijuar me zgjedhjen e Presidenpërkasim, nga kultura e integrimit të tit të Republikës. Ashtu siç u shpreh cilin kemi kontribuar vite me radhë kolegu Hushi sot në seancë, ne betë gjithë së bashku. Pra, nuk do lesojmë se të gjithë së bashku dhe pa Kemi rivendosur jojmë që çarjet, shqyerjet apo emoasnjë diferencë në arsyetimin dhe vecionet e një stine politike të nxehtë primin e ndërmarrë, kemi kontribuar sovranitetin e të dëmtojnë as PS-në, as stabilitetin për të rivendosur normalitetin e e funksionimit të demokracisë në Parlamentit dhe gjendjes pranë krizës së krijuar për shShqipëri. Do jemi sërish bashkë për kak të historive të njohura të pazareve, opozitës në të, të nxitur dhe monitoruar kulisave dhe ndërprerjes së negociatmazhorancën, kryetarin e ri të shkemi krijuar ave. tetit në përmbushje të angazhimeve Kemi rivendosur sovranitetin e Parme alternativën, që së paku verbalisht janë shprehur lamentit dhe opozitës në të, kemi krijuar me alternativën, natyrisht jo më natyrisht jo më të prej tyre dje dhe sot që do t'u shërbejnë një procesi që bashkon palët të mirë, por të vetmen që ngeli, në një axhendë integrimi dhe nuk mirë, por të zgjedhjen e Topit në krye të shtetit. Një krijon sërish vatra të reja konflikti. gjendje ku jo vetëm institucionet nuk
I
vetmen që ngeli
bllokohen dhe vendi nuk shkon në zgjedhje, por është e mundshme që publiku, politika dhe faktorët ndërkombëtarë që monitorojnë Shqipërinë të kuptojnë qartësisht nëpërmjet kësaj transparence se sa të përgjegjshëm do të jenë gjithë faktorët për nevojën që ka vendi për qeverisje jashtëzakonisht më të mirë se kjo aktuale. Sa nevojë ka vendi për një proces bashkëpunimi dhe partneriteti në dobi të reformave. Sa nevojë ka të mos ndërpritet procesi i bashkëpunimit me institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, politikat po financiare që mbështesin zhvillimin tonë duke nxitur politikën të sillet me të njëjtat standarde të respektimit të institucioneve demokratike për të cilat edhe ne ndajmë mendimin se duhet sot e tutje të nxiten dhe të mbikëqyren për të funksionuar me gjithë kapaci-
Cili do jetë qëndrimi juaj nëse nuk do të ketë reagim pozitiv nga ana e lidershipit zyrtar? Nëse bëhet fjalë për përjashtime, unë jam këtu për të mos i lejuar ato. Nëse ndonjë gjeneral i revolucionit kulturor kinez do kruhet me gjeneralët e paqes, atëherë do të ketë rezultate që ne do thithim pjesën tjetër të grupit dhe nuk do jemi të flakur prej tij. Nuk është çështje godinash, por çështje e integritetit të kontribuuesve dhe themeluesve me vlera që njihen nga anëtarësia dhe elektorati. Unë nuk jam kaq i paduruar sa juve që kur gjithë bota po ikën me pushime të shpallë ndonjë gjë në mes të vapës. Por meqë një zyrë e re po mbushet, zyra e kryetarit të shtetit, ju të tjerët mund të bëni pushime siç gjithë politika hesht.
E MARTE, 24 KORRIK 2007
SHQIP 3
POLITIKE
Ndërkombëtarët shpresojnë se zgjedhja e Presidentit të ri do të garantojë stabilitetin demokratik
BE përshëndet zgjedhjen e Topit si President i vendit B
ashkimi Evropian ka përshën detur përfundimin e procesit për zgjedhjen e Presidentit nga Parlamenti shqiptar, në përputhje me Kushtetutën dhe zgjedhjen e Bamir Topit si Presidenti i ri i vendit. Kjo është bërë e ditur dje nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme shqiptare. Sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së përsëriti mbështetjen e tij për perspektivën evropiane të Shqipërisë, bazuar në plotë-
Oli Rehn i ka kërkuar Presidentit të ri të vendit të bëhet garant i stabilitetit demokratik simin e kritereve të BE-së dhe inkurajoi të gjitha forcat politike të punojnë së bashku për të ecur përpara me reformat e duhura. Gjith-
ashtu, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së ka nënvizuar edhe rëndësinë e rolit të vazhdueshëm konstruktiv të Shqipërisë në rajon. Zgjedhja e Presidentit të ri është vlerësuar edhe nga komisioneri evropian për Zgjerimin, Oli Rehn. Në një konferencë për shtyp, në Bruksel, Rehn i ka kërkuar Presidentit të ri të vendit të bëhet garant i stabilitetit demokratik. "Përshëndes mbylljen me sukses të zgjedhjeve presidenciale në Shqipëri. Gjithçka u zhvillua në përputhje me Kush-
tetutën. Gjithashtu, përgëzoj zotin Bamir Topi për zgjedhjen e tij si President, i cili ka një rol jetik në çuarjen përpara të stabilitetit demokratik", ka deklaruar zyrtari i lartë evropian. Gjatë këtij muaji përfaqësuesit ndërkombëtarë i kanë bërë thirrje politikës shqiptare që të jetë e kujdesshme në vendimet që merr, pasi ato kanë një kosto që rëndon në zhvillimin dhe integrimin e vendit. e.gj
Të gjitha detajet e ceremonisë presidenciale, nga Kuvendi në Pallatin e Brigadave. Betimi dhe 21 të shtënat
Topi, sot zyrtarisht President i Shqipërisë Ish-Presidenti Moisiu i dorëzon zyrën pasardhësit. Më pas, pritja e rastit EVA GJURA
B
amir Topi do të marrë sot zyr tarisht në Kuvend detyrën e re si President i Republikës. Paraditja e sotme për Presidentin e ri Topi do të jetë e qetë, ndërsa pritet pasditja ku do të zhvillohen ceremonitë e rastit për marrjen e detyrës së re. Prezantimin e parë si President i vendit Bamir Topi do ta bëjë sot në orën 18.00 në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Topalli, ai do të betohet para deputetëve se gjatë pesë viteve të tij si president do të respektojë vetëm Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Pritet që në sallë të jenë të gjithë deputetët e mazhorancës. Kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e betimit edhe deputetët e LSI-së, PDS-së, si dhe një pjesë e deputetëve të grupit parlamentar të PS-së, që njihen si mbështetës të Nanos. Ndërsa nuk dihet ende, nëse do të jenë në sallë deputetët e PSD-së, të drejtuar nga Gjinushi. Gjithashtu, në sallën e Kuvendit gjatë betimit të Presidentit të ri do të jenë të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, Presidenti në ikje, Alfred Moisiu, si dhe familja e re presidenciale. Pas betimit në sallën e Kuvendit Presidenti i ri i Republikës, Bamir Topi, do të niset drejt zyrave të tij të reja, që ndodhen në presidencë, ku do të pritet nga Presidenti aktual, Alfred Moisiu, i cili do t'i dorëzojë zyrën dhe dosjet e tij të punës, duke e uruar për detyrën e re. Më pas, rreth orës 19.25 minuta Presidenti i ri, Topi, do të niset drejt Pallatit të Brigadave, ku ndodhet edhe rezidenca presidenciale. Në Pallatin e Brigadave janë dy tribuna, tribuna A dhe tribuna B. Në tribunën A do të jene të gjithë përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të cilët janë ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni. Ndërsa në tribunën B do të jenë drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe të pavarura, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtarë të familjes së Presidentit të ri, Topi. Sipas protokollit, i pari që do të mbërrijë në Pallatin e Brigadave do të jetë Presidenti Alfred Moisiu, i cili do ta presë te shkallët e hyrjes Presidentin e ri. Pas shtrëngimit të duarve midis dy presidentëve, njërit në ikje dhe Presidentit të ri, do të këndohet himni kombëtar dhe njëkohësisht do të ketë edhe 21 të shtëna topi për nder të Presidentit të ri. Më pas para dy presidentëve do të parakalojë truproja e nderit. Sipas protokollit, Presidenti në ikje, Alfred Moisiu do të mbajë një fjalim të shkurtër, me anë të të cilit do të urojë Presidentin e ri për detyrën e tij. Më pas Alfred Moisiu do të largohet nga Pallati i Brigadave me statusin e ishpresidentit të Republikës, i shoqëruar nga eskorta presidenciale, e rrethuar me katër motorë, për t'ia
lënë vendin e tij presidentit të ri, Bamir Topi, i cili ka organizuar edhe pritjen me rastin e marrjes së detyrës së re. Kjo është ceremonia e dytë që shteti shqiptar bën për ndërrimin e presidentëve. Të
Presidenti i ri, Bamir Topi dhe ish-Presidenti, Alfred Moisiu
njëjtën ceremoni zyrtare për dorëzimin e postit ka bërë edhe ishpresidenti Meidani, më 2002, për t'ia lënë vendit Presidentit konsensual Alfred Moisiu. Kurse Sali Berisha, para dhjetë vjetësh, nuk
e pa me vend të bënte një gjest të tillë. Bamir Topi është Presidenti i pestë i 17 viteve pluralizëm të vendit tonë. I pari ka qenë Ramiz Alia, pas tij Sali Berisha, mandej Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.
Në sallën e Kuvendit gjatë betimit të Presidentit të ri do të jenë të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, Presidenti në ikje, Alfred Moisiu, si dhe familja e re presidenciale TAKIMI
CEREMONIA
Topi përshëndetet me banorët e zonës nr. 31
Grupi ende i çorientuar për pjesëmarrjen
P
residenti Bamir Topi është takuar dje pasdite me banorët e zonës së tij elektorale dhe pjesëtarë të shoqatës "Tirana", për t'u dhënë lamtumirën si deputet i kësaj zone në Tiranë, dhe duke u premtuar se do të jetë President i të gjithëve, përfshirë edhe të majtët. Që sot Bamir Topi nuk do të jetë deputet i zonës nr. 31 në Tiranë, por do të jetë President i të gjithë shqiptarëve. Një ditë para se të marrë zyrtarisht mandatin e Presidentit të ri të vendit, Topi është ndarë me elektoratin e tij që i ka dhënë 53% të votave në zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Rreth orës 18.30, qytetarë të zonës së tij elektorale janë mbledhur në një koktej të organizuar nga ish-deputeti i tyre, me motivin kryesor shkëputjen nga mandati i deputetit. Prej dy vjetësh, ish-nënkryetari i Partisë Demokratike ka qenë i zgjedhuri për të përfaqësuar zonën numër 31 në kryeqytet dhe prej kohësh ka refuzuar propozimet e Kryeministrit Berisha për t'u bërë pjesë e kabinetit qeveritar. Të gjitha këto refuzime ka të ngjarë të lidheshin me ambicien e tij për t'u drejtuar nga karrigia presidenciale. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të kampit të djathtë të pushtetit lokal të kryeqytetit, si shoqata "Tirana", kryetar i së cilës është vetë Bamir Topi. Ky është takimi i fundit që Topi bën jashtë funksionit si President, pasi që sot ai do të jetë shtylla kryesore e selisë presidenciale.
D
eputetët e grupit parlamentar të Partisë Social iste duken të çorientuar për sa i takon pjesëmarrjes në seancën e betimit të Presidentit të ri. Dje, kreu i grupit, Ben Blushi, tha se kjo çështje është në shqyrtim e sipër, ndërsa deputeti Marko Bello theksoi se tanimë është vendosur. Sipas Bellos, deputetët do të marrin pjesë në seancë, në respekt të Kushtetutës, Kuvendit dhe Presidencës. Bello është shprehur se opozita do marrë pjesë edhe në ceremoninë e betimit në Pallatin e Brigadave. Tash dihet se mbështetësit e ish-kryetarit Fatos Nano do të jenë prezentë në sallë të gjithë, dhe jo vetëm ata që votuan Presidentin. Veprim të njëjtë do bëjë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, e cila ishte e para që uroi zgjedhjen e Topit në këtë detyrë, duke e cilësuar jokonsensuale, por kushtetuese gjithsesi. Neritan Ceka e Paskal Milo së fundi janë deklaruar kundër bojkotit të seancës ku do betohet kreu i shtetit dhe më tej të ceremonisë në Pallatin e Brigadave. Rama ka deklaruar më parë se nuk mundet që opozita të jetë pjesë e këtij procesi që e cilësoi si blerje të mandatit të Presidentit. Brenda vetë grupit parlamentar nuk kuptohet tanimë se cili do të jetë qëndrimi, pasi ka disa deklarime, por ende mungon një vendim i formës së prerë.
Trupi diplomatik Të pranishëm në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri sot, si në sallën e Kuvendit, ashtu edhe në Pallatin e Brigadave do të jenë edhe përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë. Sipas protokollit, ata kanë një vend të rëndësishëm dhe do të jenë të vendosur në platenë qendrore në Pallatin e Brigadave, ku do të ndjekin nga afër të gjithë ceremoninë shtetërore, që i ngjason shumë asaj të pritjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Protokolli ka përcaktuar të gjitha detajet dhe vendet që do të zërë secili grup përfaqësuesish.
21 të shtëna topi Për nder të Presidentit të ri, Bamir Topi, në momentin e hyrjes së tij në Pallatin e Brigadave do të ketë 21 të shtëna topi. Sipas protokollit, këto të shtëna do të dëgjohen në kohën kur banda frymorë do të ekzekutojë himnin kombëtar në prani të dy presidentëve, atij në ikje, Alfred Moisiu dhe Presidentit të ri Bamir Topi. Më pas para Presidentit të ri do të parakalojë trupa e nderit. Sipas Kushtetutës, Presidenti është edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Familja Presidenciale Familja e re presidenciale, sipas protokollit, do të jetë pjesë e të gjitha ceremonive që do të organizohen ditën e sotme për nder të Presidentit të ri. Pjesëtarët e saj fillimisht do të zënë vend në një nga lozhat qendrore të sallës së Kuvendit të Shqipërisë, ku Presidenti i ri, Bamir Topi, do të bëjë betimin e tij para deputetëve. Më pas do të kalojnë te Pallati i Brigadave për të ndjekur nga afër të gjithë ceremoninë e inaugurimit. Gjithashtu, ata do të jenë edhe pjesë e pritjes që ka organizuar Presidenti i ri.
POLITIKE
SHQIP 4
E MARTE, 24 KORRIK 2007
Kreu i shtetit në ikje firmos pa asnjë rezervë propozimet e Kryeministrit Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes Mediu
Moisiu dekoron “Presidentin” konsensual Pesë gjeneralëve u shtohet një yll më shumë në spaleta. Ndët ta edhe emrat e propozuar për President EVA GJURA
M
andatin e tij presiden cial, Alfred Moisiu e ka mbyllur duke firmosur dekretet e fundit, të propozuara nga Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, për gradimin e pesë ushtarakëve të lartë. Këto dekrete shënojnë edhe fundin e bashkëpunimit mes dy drejtuesve të lartë të vendit, të cilët gjatë këtyre tri viteve nuk janë shquar për ndonjë bashkëpunim të madh. Por më interesantja në këto dekrete nuk është vetëm fakti se propozimet i ka bërë Kryeministri Berisha, por dhe emrat të cilët janë graduar. Pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë kandidatë apo të përfolur për postin e Presidentit të ri. Gjeneralët që ka dekoruar Moisiu, duke iu dhënë një yll më shumë në spaletat e tyre janë Arjan Zaimi, i cili për pak orë u zgjodh si kandidati konsensual për postin e Presidentit mes pozitës dhe opozitës, por për fatin e tij të "keq" konsensusi nuk qe i qëndrueshëm ndaj vendimit që ndryshoi në momentin e fundit, duke ndryshuar kursin e zhvillimeve të ngjarjeve politike. Por duket se Kryeministri Berisha dhe ministri i Mbrojtjes Mediu e kanë vlerësuar mjaft gatishmërinë e gjeneralit Zaimi për të qenë kandidati konsensual për President, gatishmëri të cilën ia kanë shpërblyer me një yll më shumë. Gjenerali tjetër që ka dekoruar Presidenti i Republikës në ikje Alfred Moisiu, ka qenë Luan Hoxha, emri i të cilit gjithashtu si ai i gjeneralit Zaimi, u përfol si kandidaturë e mundshme për postin e Presidentit të Republikës. Po kështu me të njëjtën gradë si dy të parët, Lejtnant, është dekoruar edhe gjenerali Shpëtim Spahiu. Gjithashtu, në bazë të dekreteve nga Presidenti Moisiu, u është dhënë grada madhore Gjeneral Brigade, edhe kolonelëve Zija Bahja dhe Agim Lala. Këto vendime janë marrë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të nenit 7, pika 7 dhe 8 të ligjit nr. 8671, më datë 26.10.2000 "Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe të nenit 22, pika 1, shkronja e, të ligjit nr. 9171, më datë 22.01.2004 "Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë", me propozim të ministrit të Mbrojtjes. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në mjediset e Presidencës, ka qenë i pranishëm dhe ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjithashtu, Presidenti Alfred Moisiu dekretoi nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Ali Koçeku. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, ky dekret është bërë në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 7, pika 8 të ligjit nr. 8671, më datë 26.10.2000 "Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, me propozim të ministrit të Mbrojtjes.
Gjithashtu, po dje, Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, para largimit të tij nga detyra e kreut të shtetit ka dekretuar edhe katër ligje, të cilat janë miratuar pak ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë. Vlen për t'u theksuar,
Presidenti Moisiu para largimit nga detyra e kreut të shtetit ka dekretuar edhe katër ligje
se megjithëse në ditët e fundit të mandatit të tij, Presidenti Moisiu ka qenë mjaft aktiv dhe i përkushtuar ndaj punës së tij, duke mos lënë pa zbatuar asnjë pikë të axhendës së tij, një pjesë e së cilës ka qenë e përcaktuar
prej kohësh. Kreu i shtetit ka zhvilluar takime intensive, duke dhënë kontributin tij, që i përcakton ligji dhe Kushtetua për realizimin e reformave që ka nisur vendi ynë për t'u anëtarësuar në BE dhe NATO. Reforma
të cilat Presidenti Moisiu ia ka kërkuar që t'i vazhdojë me seriozitet edhe Presidenti i ri Topi, gjatë një bisede telefonike që ata të dy kanë zhvilluar pak orë pas zgjedhjes së Presidentit të ri nga Kuvendi.
Konfrontimi
Dedja dhe Gjinushi, sherr në Kuvend K
riza në gjirin e së majtës, pas vendimit të të gjashtëve, të cilët morën pjesë në Kuvend, duke votuar Bamir Topin si President ka kaluar kuadrin e fjalëve, duke degjeneruar në grushte. Pjesë e këtij sherri dje në sallën e Kuvendit ka qenë deputeti i PS-së Taulant Dedja dhe kryetari i PSDsë Skënder Gjinushi. Mësohet se sherri mes tyre ka ndodhur në ambientet e brendshme të Kuvendit pas mbarimit të seancës së fundit parlamentare. Vetë kryetari i PSD-së Gjinushi nuk ka dhënë asnjë prononcim në lidhje me këtë incident. Ndërsa deputeti Dedja ka deklaruar para mediave se shkak i këtij konflikti ka qenë vetë zoti Gjinushi, i cili sipas Dedjes i ka dërguar këtij të fundit një mesazh në telefon, ku i f yente familjen. Unë tha Dedja mbrojta nderin e familjes sime, pasi për mua ajo është e shenjtë dhe nuk lejoj askënd të ma ofendojë. e.gj
SESIONI ARIAN ZAIMI
Është dekretuar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu si gjeneral Lejtnant
LUAN HOXHA
Është dekretuar dje nga Presidenti Alfred Moisiu si gjeneral Lejtnant i Shqipërisë
SHPËTIM SPAHIU
Është dekretuar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu si gjeneral Lejtnant
ZIJA BAHJA
Presidenti Moisiu ka dekoruar kolonelin Bahja me gradën gjeneral brigade
AGIM LALA
Presidenti Moisiu ka dekoruar kolonelin Lala me gradën gjeneral brigade
Gjatë këtij sesioni, Parlamenti ka miratuar rreth 130 ligje. Shumë prej tyre janë kundërshtuar nga opozita
Kuvendi mbyll punimet, rinis në mes të shtatorit K
uvendi i Shqipërisë ka gjeneruar në sharje dhe konfron- ligji për legalizimin, urbanizimin ar dhe vendosur ngritjen e disa mbyllur dje punimet për time mes deputetëve. Në sesion- dhe integrimin e ndërtimeve pa komisioneve parlamentare, të sesionin e Katërt të Legjis- in që sapo u mbyll, Kuvendi ka leje, ligji për sektorin e energjisë cilët për fat të keq kanë rezultuar laturës së XVII-të. Pas diskuti- miratuar rreth 130 ligje, një pjesë elektrike, ligji për Policinë e Sh- të pas suksesshme, pasi puna e meve jashtë rendit të ditës, të cilat e të cilëve janë kundërshtuar ash- tetit, për auditimin e brendshëm tyre ka mbetur në mes, duke mos janë përqendruar kryesisht tek për nga deputetët e opozitës. Lig- në sektorin publik, etj. Gjithash- arritur në një vendim konkret, siç zgjedhja e Presidentit të ri të Re- jet më të debatuara dhe të tu, disa prej ligjeve më të rëndë- ishte ngritja e komisionit parpublikës, deputetët kanë mirat- kundërshtuara nga opozita kanë sishme dhe më të debatuara nuk lamentar për ndryshimet që duuar edhe projektligjet e fundit që qenë ligji për gjobat ndaj bi- janë dekretuar nga Presidenti i het të bëhen në reformën zgjedkanë pasur në kalendar për këtë zneseve, ligji për transmetimet Republikës, duke hyrë në fuqi të hore. Një komision, i cili ka arritur sesion. Pas mbarimit të seancës, numerike, ligji për arsimin e lartë, pa plota. Gjatë këtij sesioni de- të mblidhet vetëm një herë dhe kryetarja e Kuvendit ka falënderu- buxheti i shtetit për vitin 2007, putetët e Kuvendit kanë diskutu- më pas për shkak të zhvillimeve ar të gjithë depolitike dhe muputetët për konngesës së kontributin dhe sensusit mes punën që ato palëve ka dëshDisa prej kanë bërë gjatë tuar plotësisht. Një pjesë e ligjeve më të këtij sesioni, Tashmë pritet që ligjeve të rëndësishme miratuara nga duke u kujtuar në shtator, kur të dhe më të Kuvendi janë se sesioni i ri hanisë edhe sesioni debatuara nuk kundërshtuar pet në shtator. i ri parlamentar janë dekretuar nga opozita, Por përpara sesa deputetët të nga Presidenti i duke mos i deputetët të larvendosin sërish Republikës votuar ato gohen për pushngritjen e një ime, ata do të tjetër komisioni mblidhen sërish sot në parlamentar për të bërë orën 18:00, jo për të disndryshimet e duhura kutuar dhe shqyrtuar në kodin zgjedhor, me projektligje, por për të qëllim që në zgjedhjet e marrë pjesë në cereardhshme të mos votomoninë e betimit të het më me certifikata Presidentit të ri Bamir dhe të të mos ketë Topi, i cili u zgjodh në dublime emrash, por të postin e kreut të shtetit ketë një regjistër katër ditë më parë, me themeltar të regjistrim85 vota. Vlen për t'u it të shtetasve dhe secili theksuar se sesioni që të ketë kartat e tij të sapo u mbyll ka qenë identitetit. Gjithashtu, Megjithëse në fund të mandatit të tij Presidenti Moisiu nuk e ka ndërmjaft i ngarkuar me Kuvendi me shumicë prerë për asnjë moment aktivitetin e përditshëm. Dje Presidenti i punë, ku nuk kanë muvotash gjatë këtij legjisRepublikës në largim Alfred Moisiu ka dekretuar katër ligje të rëndënguar debatet dhe polacioni të cilin sapo e sishme të miratuara pak ditë më parë nga Kuvendi. Mbështetur në lemikat e shumta mes mbylli ka vendosur Kushtetutë, Presidenti ka dekretuar ligjin "Për ratifikimin e 'Mardeputetëve të mazhoedhe ngritjen e disa korëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së rancës dhe opozitës. misioneve hetimore, të Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane për programin Tensionet në sallën e cilët po ashtu kanë revjetor rajonal CARDS 2006 të asistencës komunitare, për autoritetet tatimore dhe doganore të Ballkanit Perëndimor'". Ligjin "Për ratifikimin Kuvendit kanë qenë zultuar të pa suke 'Konventës tri palëshe ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Repubmjaft të mëdha, të cilat sesshme. likës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë për sistemin e shpesh herë kanë deE.Gjura
ligjet
opozita
Vendimet
Presidenti dekreton 4 ligjet e miratuara në Kuvend
naftësjellësit transballkanik"". Ligjin "Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore" dhe ligjin "Për inspektimin e ndërtimit". e.gj
ENDRYSHIMET MARTE, 24 KORRIK 2007 NE PD
E MARTE, 24 KORRIK 2007
POLITIKE
SHQIP 5
PD përgatitet që në shtator të bëjë lëvizjet nëpër sekretariate dhe të zëvendësojë Topin brenda partisë
Biberaj: Shtatori, muaji i “nxehtë” për PD Mustafaj, Imami, Patozi, Biberaj dhe Beja, më favoritët për poste ERJON AJAZI
S
htatori do të jetë muaji më i "nxehtë" për Partinë Demokratike. Pas pushimeve të gushtit, deputetët e djathtë do i rikthehen deklaratës së Kryeministrit Berisha për të ndryshuar sekretariatin e partisë, por edhe për të zëvendësuar dy postet e lëna nga Bamir Topi si nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar. 'Beteja' brenda partisë më të madhe për ndarjen e posteve partiake është konfirmuar se do të zhvillohet në shtator nga deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj. Fillimi i vjeshtës do të jetë definitiv për ndarjen e mandateve partiake. Ende në dilemë është ndarja e posteve ministrore nga ato partiake, ku rrezikojnë të lënë postet në parti, ministrat, Bode dhe Rusmali. Dy emra këto të konsideruar si besnikë të Kryeministrit Berisha. Megjithëse ende nuk ka asgjë zyrtare se cilët do të jenë emrat që do të marrin funksionet e Topit në
Partinë Demokratike pas kalimit të këtij të fundit drejt Presidencës, brenda selisë blu kanë qarkulluar emrat e parë që do të jenë pjesë e garës në shtator, me qëllim mirëfunksionimin e partisë në pushtet. Kandidatët Të privilegjuar për poste të
rëndësishme brenda sekretariatit të partisë më të madhe janë edhe ish-ministrat e larguar nga kabineti qeveritar, si Aldo Bumçi, Arenca Trashani dhe Bujar Leskaj. Ndërsa emrat e tjerë brenda PD-së për të zëvendësuar Topin dhe për të marrë në dorë sekretariatin e PD-
së janë Besnik Mustafaj, Arben Imami, Astrit Patozi, Fatos Beja dhe Aleksandër Biberaj. Nënkryetari i PD-së do të jetë zgjedhje ekskluzive e vet Kryeministrit Berisha, ndërkohë që për ndarjen e posteve nëpër sekretariate do të dëgjohet edhe mendimi i forumeve të
demokratëve. Ndryshimet "Të kalojnë pushimet verore dhe në muajin shtator Kuvendi rifillon punën dhe vazhdojnë reformat, kështu që kemi kohë", tha deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, lidhur me ndryshimet brenda partisë në pushtet. Demokratët e shikojnë se PD-ja ka nevojë për ndryshime të thella, megjithëse këto lëvizje u paralajmëruan pas zgjedhjeve lokale të 2007-ës, më pas u lanë pas vizitës së Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, dhe tashmë pas pushimeve verore, në fund të shtatorit. Pas zgjedhjes së Topit në postin e Presidentit të ri të Republikës, ai ka paraqitur pasditen e të dielës në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, dorëheqjen nga të gjitha postet partiake, si dhe nga posti i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së dhe nënkryetarit të saj. "Ndryshimet në sekretariatin e Partisë Demokratike, si dhe zgjedhja e nënkryetarit të
partisë do të bëhen gjatë muajit shtator", tha Biberaj. Statuti Duke iu referuar statutit të Partisë Demokratike, ajo ka dy nënkryetarë, të cilët zgjidhen sipas përcaktimeve të nenit 41 të statutit të PD-së. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njeri prej tyre zëvendëson kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi në rast se kryetari dorëhiqet, sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon nënkryetarin që do të drejtojë partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar. Kryetari i grupit parlamentar është njëri prej tyre, ndërsa nënkryetari tjetër është i deleguari i kryetarit. Ky statut mund të rishikohet nga Kuvendi i partisë me shumicën absolute të anëtarëve të tij, sipas propozimeve të kryesisë së partisë, së një të katërtës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, pas mendimeve të dhëna nga komisioni i përhershëm i statutit.
koment
Hidhi shampanjës pak ujë, Doktor! ALFRED CAKO
M
byllja sipas një 'happy end' e garës së vështirë të Presidentit, sapo ka përfunduar me një sukses spekta kolar për politikën e PD-së e ndoshta edhe për karrierën e z. Bamir Topi. Pas 5 vjetësh do të na takojë të analizojmë nëse kjo zgjedhje ishte më e mira për gjithë kombin, edhe pse sot, zor se ka ndonjë njollë a cen politik në biografinë e tij relativisht të gjatë politike. Beteja e tij kryesore, sigurisht që do të mbetet sfida për të qenë vetvetja, në funksion të ligjit dhe interesave të kombit. Në fakt, një politikani me eksperiencë si z. Topi nuk do t'i faleshin dy gabime qysh në fjalimin e parë, pasi u 'miros' nga Kuvendi ditën e premte. Gabimi i parë, i perceptuar nga shumë qytetarë, të cilin ia përmendi edhe z. Rama, ishte dedikimi i fitores Doktorit. Pavarësisht se kjo është shumë e vërtetë, z. Topi lipsej të bënte politikë dhe të mos jepte shenja se zgjedhja e tij ishte një borxh ndaj Doktorit. Në ato momente të gjithë shqiptarët, edhe ata që nuk e simpatizojnë Doktorin, por që do ta donin z. Topi një president edhe të tyrin, nuk janë ndier rehat nga ato 3-4 fraza të pagoditura. Z. Topi tregoi se s'ka nuhatje të mprehtë për të kuptuar dhe ndarë politikën e lartë me atë populiste, edhe pse tha një të vërtetë absolute në drejtim të Doktorit. Së dyti, gafa tjetër ishte kur z. Topi tha se kishte folur me Presidentin e Kosovës, z. Sejdiu, nga telefoni i Doktorit, a thua se Presidenti i ri nuk e kishte një numër telefoni të vetin. Zgjedhja e z. Topi, edhe pse më tepër mund të ketë lidhje me rastësinë e ndodhjes në një pozicion të lartë partiak, mund të përforcojë bindjen që ekziston te disa të huaj dhe që citohet nga autorë si J. Petifer, se PD-ja ka në bërthamë të saj një komponente të fortë religjioze myslimano-katolike, gjë që nëse do të ishte vërtet një fiksim, nuk do të sillte ndonjë dobi; përkundrazi. Ndoshta z. Berisha, i cili ka qenë në fillimet e tij shumë i kujdesshëm për respektimin dhe ruajtjen e raporteve të përfaqësuesve kryesorë të shtetit, nisur nga këndvështrimi religjioz, këtë radhë ndoshta duket më komod dhe, meqë simpatia e aleates sonë të madhe, SHBA-së, shëmbëllen se është më e thekshme ndaj myslimanëve shqiptarë, e ktheu atë me vështrim të guximshëm drejt z. Topi.
Megjithëse nuk është e sigurt, ka gjasa se edhe z. Kadare, ndoshta ka aluduar negativisht për atë çka përfaqëson z. Topi, nisur nga një pozicion i dukshëm eksitues i tij, në një rast inaugurimi të monumentit, për një figurë të diskutueshme për nga vlerat dhe simbolika, sipas z. Kadare, në një nga qendrat e vjetra të Tiranës, pranë ish-kinema 'Partizanit'. Pra, në një vend me tri besime fetare dhe me 'fenë' e katërt, ndoshta më të fuqishmen, ateizmin, z. Topi do të vihet në një pozicion delikat, me nevojën për t'u sjellë, bazuar në parimet laike në përzgjedhjet e politikave të tij. Por në këtë pikëpamje, pozicionimi i z. Topi nën dritat e skenës mund të duket i përsosur në planin e brendshëm, si dhe në raport me shtresat e goditura politikisht dhe ekonomikisht për 45 vjet nga regjimi komunist dhe kjo do të ishte diçka pozitive. Në planin e jashtëm, në raport me fqinjët ballkanikë, ai mund të shihet me paragjykim e skepticizëm prej tyre dhe do ta ndiejë veten në pozicion të vështirë negociues me homologët dinakë e me eksperiencë të këtyre shteteve në marrëdhëniet bilaterale, megjithëse në rajonin tonë, ku gjithnjë e më shumë po fryjnë erërat perëndimore, problemet kryesore po standardizohen, për shkak të politikave të gjithëpranuara integruese të këtyre shteteve me synim strukturat euroatlantike. Natyrisht që z. Topi, edhe pse shihej si më i kuotuari nga poshtë, llogaritej nga të gjithë si më i pamunduri për t'u strehuar në Pallatin e Brigadave, për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të votave në Kuvend, si dhe refuzimit kategorik të emrit të tij prej z. Rama, që shihej deri të premten si mëndesha e Presidentit të ardhshëm. Në fakt, loja rrodhi ndryshe dhe sot, PD-ja dhe z. Berisha, i cili u tregua një shahist i saktë në fushën e real-politikës, janë në apogje. Z. Berisha, i cili edhe mund të ketë dashur si President z. Nano, në pamundësi të konsensusit të z. Rama për të, si dhe pamundësisë për t'i bindur të vetët për këtë gjë, ka gjasa të ketë ndërruar pozicion. Z. Berisha shquhet si një politikan që i mban të hapura alternativat dhe e braktis shumë shpejt një politikë të pasuksesshme për të kapur një drejtim të ri, nëpërmjet të cilit mund të fitojë iniciativën politike dhe të rikuperojë humbjen. Ai e profilizoi veten me këtë rast, përkundër vlerësimeve nënvleftësuese nga të dyja kampet e politikës, si një gjahtar që i hedh hapat me shumë kujdes në moçalin e politikës,
duke mos bërë zhurmë, për të qëlluar rosën atëherë kur duhet, pas një pritjeje të gjatë. Ndërsa në periudhën '92 - '97 ai u ngjit lart kryesisht nga 'ligji i Arkimedit' të fatit, mungesa e eksperiencës dhe e teknikës qeverisëse e çoi në mjaft raste drejt fronit të supremacisë nëpërmjet një stili autoritar, këto dy vjet ai është kuotuar në pozicionin aktual, kryesisht me një stil dhe stof politikani profesionist. Shtatë deputetët e PS-së, të cilët mundësuan vënien e "skeptrit" presidencial në dorën e z. Topi për 5 vjetët e ardhshme, ngjajnë, për ata që mund t'u kujtohet, me një personazh ushtarak vendas të Hygoit në romanin e tij "Viti '93", i cili u dekorua nga kapiteni, sepse shpëtoi anijen nga mbytja në sajë të një veprimi heroik e vetëmohues në kohë shtrëngate dhe, vetëm pas pak minutash u pushkatua po prej tij, sepse ishte shkaktar i precedentit të krijuar. Edhe pse pretendohet që nëse do të dështonte raundi i katërt, do të kishte një President të minutës së fundit, të caktuar nga e majta, z. Rama, i cili e kishte dhënë një shembull të ngjashëm për të luajtur në ekstrem me kundërshtarin para zgjedhjeve lokale, dukej se i kishte afruar shumë afër retë e mynxyrshme të zgjedhjeve të parakohshme për trupin shëndetlig politik, shtetëror e shoqëror jo vetëm për Shqipërinë tonë politike, por edhe për gjithë establishmentin politik mbarëshqiptar. Në të dyja rastet duket se pozitat e tij negociuese i minoi ish-mentori i tij, z. Nano, i cili ka qenë një 'engjëll shpëtimtar' i vazhdimësisë së qeverisjes blu, meqenëse duket se vendi dy herë iu shmang kaosit institucional. Tashmë PS-ja i ngjan një tankeri inatçor pa spirancë, të mbushur me eksploziv, në kiçin e së cilës përpiqet të rikthehet ish- kapiteni i vjetër, z. Nano. ose ndonjë beniamin i tij. Ndoshta një deal mund të ndihet se ekziston midis treshes Berisha-TopiNano për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, meqë nëpërmjet tij pastaj të cenohej figura delikate dhe e përfolur në disa raste e z. Rama dhe pastaj shemra Nano, apo një delfin i tij, ta kenë më të lehtë që t'i zënë vendin kryetarit aktual në partinë e dyzuar të dy trëndafilave rozë. Z. Nano mund të ketë venë bast me veten për këtë gjë, jo vetëm në shenjë hakmarrjeje ndaj Ramës. Por përdorimi i Prokurorit të ardhshëm pa kriter në funksion edhe të interesave të Doktorit për të përçarë PS-në, ndoshta do ta dëmtonte imazhin e shtetit ligjor, si dhe do t'ia dërgonte gjithë koston në
zgjedhjet e 2009-ës, Doktorit dhe PD-së. Ndoshta PS-ja lipsej të ishte në 'shugurimin' e marrjes së detyrës nga Presidenti i ri, ashtu siç deklaroi z. Meta. Autori i këtij komenti ka kundërshtuar, nga të rrallët dhe, nuk ka marrë pjesë në votimin e vitit 2002, në shenjë kundërshtimi për arsye të deklaruara ndaj z. Moisiu, por mori pjesë dhe e respektoi Presidentin në ceremoninë e inaugurimit. Z. Topi është një President i ligjshëm, ashtu si edhe z. Moisiu më 2002 dhe pavarësisht nga rruga që u ndoq në secilin rast, ata i zgjodhi Kuvendi. Së fundmi, a do ta trajtojë njeriu më i fuqishëm i ditës në Shqipëri, dr. Berisha, PS-në si një armike apo si një vlerë që nuk duhet shkatërruar, por parashikuar? A do të dalë ai në këto dy vjet të qeta të lundrimit të vet qeverisës nga kostumi blu dhe të veshë më tepër kostumin kuq e zi, apo do t'u vërsulet gjithë asimetrikëve të vet politikë me jatagan në dorë dhe thikë ndër dhëmbë? A do të respektojë ai ndarjen kushtetuese të pushteteve apo do të punojë me gjysmën e dytë të një parulle komuniste, 'të gjithë për një"? Kjo është një çështje që do të shihet, por mosha dhe eksperienca e tij, ndoshta do ta mbajnë në rrugën e duhur të ekuilibrit, vetëpërmbajtjes dhe ndjenjës së mjaftueshmërisë, si dhe forcimit të shtetit ligjor dhe integrimit të vendit në strukturat euroatlantike nëpërmjet një prosperiteti të përgjithshëm. Populli nuk hidhet dot pastaj, në tapet dhe tashmë Doktori po mendon barrierën e 2009-ës dhe me 'gurin' Topi, duket se ka 'vrarë shumë zogj'. Për sa i takon vetëpërmbajtjes, janë proverbiale fjalët që ka thënë, në një rast, një shtetar i madh prusian, si Bismarku, i cili bashkoi Gjermaninë. Ai sapo kishte dërmuar me një goditje shemrën Austri më 1866. Para lufte, mbreti prusian dhe popullata ishin skeptike për një fitore të mundshme ndaj 'ujkonjës' së vjetër austriake dhe kësisoj kishin dyshime të forta për Bismarkun si një aventurier i mundshëm. Pas fitores prusiane, në kulmin e entuziazmit të gjithë thërrisnin pastaj të ekzaltuar 'të marshojmë drejt Vjenës'. Ndërsa Bismarku gjeni, e vetëpërmbajti shtetin sipas linjës proverbiale që i shkruante së shoqes: "Unë tash kam detyrën e papëlqyer t'i shtie ujë shampanjës (simbol i fitores) dhe të vë në dukje se ne nuk jemi banorët e vetëm të Evropës, por jetojmë së bashku me fuqi të tjera që na vëzhgojnë, përçmojnë dhe na kanë zili".
SHQIP 6 RRJETI RRUGOR
SHQIP 6
EKONOMI
Përveç kësaj shume nevojiten dhe disa qindra milionë euro të tjera për të ndërtuar rrugët dytësore
E MARTE, 24 KORRIK 2007
Ekspertët thonë se edhe vetë Evropa kur ndërtonte rrugët e saj, nuk ka zbatuar standardet, që i kërkon sot Shqipërisë
BERZH dhe Banka Botërore, kritere të rrepta për financimet. Ekspertët: Administrata nuk mund t’i plotësojë
Rrugët, 1 miliard euro deri më 2010 Qeveria nuk do të presë më fondet e donatorëve, por kërkon kredi tregtare KLODIAN TOMORRI
Q
everia shqiptare dhe do natorët janë përfshirë së fundmi në një debat të ndezur rreth procedurave të disbursimit të fondeve për ndërtimin e rrugëve. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar nga Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që të lehtësojë procedurat dhe të jetë më fleksibël në kriteret që vendosin për financimet e tyre. Burime nga Ministria e Transporteve thanë për gazetën “Shqip”, se administrata shqiptare nuk mund të plotësojë këto kritere edhe për një kohë relativisht të gjatë, çka do të thotë se shumë prej projekteve të parashikuara për t’u financuar nga donatorët mund të vonohen edhe për shumë kohë. Rasti më konkret është ai i rrugës LevanVlorë, ku pasi kishte përfunduar i gjithë projekti dhe studimi i fizibilitetit, papritur BERZH kërkoi edhe një studim të ambientit, duke e shtyrë projektin për një afat të pacaktuar. Në fakt, donatorët janë shumë të ngurtë e të rreptë dhe zbatojnë kritere mjaft të forta, sipas standardeve evropiane, që në kushtet e një vendi si Shqipëria janë thuajse të paarritshme. Për ironi, ekspertët thonë se edhe vetë Evropa kur i ka ndërtuar rrugët e saj rreth 40 apo 50 vjet më parë, nuk ka zbatuar standardet, që i kërkon sot Shqipërisë, standarde dhe kritere, të cilat sipas tyre i shkaktojnë vendit një humbje prej qindra milionë eurosh në vit, për shkak të mosndërtimit të rrugëve.
Fondet Plot 1 miliard euro është shuma që i nevojitet qeverisë shqiptare për të përfunduar ndërtimin e rrjetit kombëtar rrugor në vend. Shifra bëhet e ditur nga ekspertët e Ministrisë së Transporteve, të cilët deklarojnë se përveç kësaj shume, nevojiten dhe disa qindra milionë euro të tjera për të ndërtuar rrugët dytësore, që janë të domosdoshme për të lehtësuar trafikun e akseve kryesore. Shumën prej 1 miliard eurosh, qeveria shpreson ta përdorë brenda 3 ose 4 viteve të ardhshme për ndërtimin e një sërë aksesh kryesore në vend, si Levan-Vlorë, Fier-Tepelenë, Shkodër-Hani i Hotit, GjirokastërTepelenë etj. Kjo shumë do të financohet 40 për qind nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër prej 600 milionë eurosh nga kreditë e huaja. Por burime konfidenciale nga Ministria e Transporteve thanë për se pjesën më të madhe të këtyre kredive qeveria ka vendosur t’i marrë në tregun e lirë ndërkombëtar, ku interesat janë të larta dhe jo nga donatorët, që ofrojnë norma të ulëta interesash, disa raste deri në 0.5 për qind. Ky vendim kushtëzohet nga fakti se shumica e projekteve të financuara nga donatorët janë shtyrë pambarimisht për shkak të kritereve të forta, që vendosen për thithjen e fondeve. Në më shumë se një herë, qeveria i ka kërkuar Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim të jenë më fleksibël në kushtet që vendosin për disbursimin e fondeve. Por këta të fundit, kanë qenë të ngurtë në aplikimin e kredive, duke vonuar me vite të tëra ndërtimin e rrugëve. Dhe Shqipëria, vazhdon të mbetet i vetmi vend në rajon pa një rrjet rrugor kombëtar të standardeve.
Dritëhijet e Fier-Tepelenë Pikërisht kur BERZH kishte bërë gati disbursimin e fondeve për ndërtimin e rrugës Fier-Tepelenë, qeveria shqiptare, në mënyrë krejt të papritur, pezulloi projektin për shkak se ekspertët i
kishin sugjeruar Kryeministrit Berisha, një tjetër gjurmë, që fillonte nga Rrogozhina, kalonte në Berat dhe përfundonte në Tepelenë. Kjo nuk u prit mirë nga BERZH, e cila duket në këmbim filloi të marrë hak, duke zvarritur disbursimin e fondeve për ndërtimin e rrugës
Levan-Vlorë dhe disa projekteve të tjera. Në fund Berisha u tërhoq, duke e shtyrë variantin e rrugës Rrogozhinë-Berat-Tepelenë për një kohë të mëvonshme, për shkak të kostos së madhe, prej rreth 410 milionësh që kishte kjo rrugë, por humori i BERZH nuk u kthye
më si më parë. Marrëdhëniet qeveri-donatorë, gjithmonë janë me ulje ngritje dhe pikërisht nga këto marrëdhënie deri më tani janë varur fatet e shumicës së rrugëve të mëdha të ndërtuara ose të parashikuara për t’u ndërtuar në vend.
BREAKING VIEWS
Norma më të larta interesi për depozitat me afat në lekë dhe euro
S
htoni vlerën e punës suaj, duke përfituar deri më 15 shtator 2007 interesat më të larta të ofruara ndonjëherë nga ‘ProCredit Bank’”. “ProCredit Bank”, e pozicionuar tashmë si banka më pranë njerëzve që jetojnë dhe punojnë pranë saj, dëshiron t’u urojë mirëseardhjen në shtëpi të gjithë emigrantëve dhe pushime të mbara klientëve të saj. Duke filluar që prej datës 16 korrik 2007 deri më 15 shtator 2007, çdo individ që jeton dhe punon brenda apo jashtë vendit mund të përfitojë interesa më të larta në “ProCredit Bank” për depozitat me afat në lek dhe euro. Që të gjithë klientët e “ProCredit Bank” mund të përfitojnë interesa më të larta për depozitat në lekë me afat 6, 12, 24 dhe 36 mujore dhe për depozitat në euro me afat 12, 24, 36, dhe 48 mujore. Për të qenë sa më pranë nevojave të klientëve ProCredit Bank ofron edhe llogari kursimi me interesa konkurruese në treg. “ProCredit Bank” ofron lehtësinë e rinovimit automatik të depozitave me afat, ku përmes këtij shërbimi, emigrantët apo çdonjëri prej jush, nuk është e nevojshme që të jetë i pranishëm në ditën e maturimit, sepse depozita rinovohet automatikisht. Njëkohësisht, nëpërmjet “ProCredit Bank” çdo emigrant mund t’i dërgojë para të afërmve të tyre më shpejt, në mënyrë të sigurt dhe me kosto më të ulët në treg. Paratë mund të dërgohen nga jashtë vendit nëpërmjet bankave korrespondente të “ProCredit Bank” me shtrirje në: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali, Greqi, Gjermani etj. Për më tepër dërgesat e emigrantëve nëpërmjet “ProCredit Bank” mundësojnë kursimin e parave dhe marrjen e një kredie nga familjarët e tyre.
reagimi
Fundi i krizës presidenciale, industrialistët të lehtësuar P
avarësisht trazirave politike që solli zgjidhja e “krizës së Presidentit”, biznesi duket se në heshtje feston faktin që gjithçka u mbyll me kaq. Konfindustria, grupimi i bizneseve prodhuese dhe atyre të shërbimit, pozicionohet në mbështetje të zgjidhjes së krizës presidenciale, duke përshëndetur madje, Presdentin e ri të vendit, Bamir Topin. Gjergj Buxhuku, Administrator i Konfindustrisë, nuk e fsheh lehtësimin e biznesit shqiptar për kapërcimin e krizës presidenciale, çka në rast zgjedhjesh të parakohshme do të kishte pasoja serioze mbi prodhimin dhe tregun vendas. “E përshëndesim Presidentin e ri, duke shpresuar se ai do të mbështesë reformat e nisura nga bashkëpunimi ndërmjet biznesit dhe qeverisë, siç ishte rasti i paketës fiskale”, tha Buxhuku. Sipas përfaqësuesit të industrialistëve, në rast të zgjedhjeve të parakohshme dhe të paqëndrueshmërisë politike që do të vijonte, klima e biznesit mund të përkeqësohej, duke u përkthyer në pasiguri në treg e, për rrjedhojë, në rënie të shitjeve e në më pak investime. Në fakt, kurdoherë në rast zgjedhjesh normale, ka një tkurrje të investimeve dhe pasiguri në treg. Një frikë të ngjashme shfaqi edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili pak kohë më parë deklaroi që, nëse kriza për zgjedhjen e Presidentit do të
shndërrohej në zgjedhje të parakohshme, diçka e tillë do të cenonte investimet e programuara, si dhe fondet që donatorët kanë vënë në dispozicion ose që ishin programuar për t’u dhënë për zhvillimin e vendit. Por, me gjithë aktorët dhe interesat e përfshira në proces dhe zhgënjimin e disa syresh mbi mënyrën e zgjedhjes së Presidentit të ri, shqetësimi i madh i biznesit mbi këtë çështje, duket se është fashitur. Paketa fiskale Gjithashtu, industrialistët shqiptarë përshëndesin ndryshimet e bëra në paketën e re fiskale, të cilat sigurojnë masa mbrojtëse dhe nxisin prodhimin vendas. Konfindustria përshëndet nismat e marra nga qeveria për produktet e verës dhe birrës, mbi të cilat janë vënë masa mbrojtëse për prodhimet vendase, përmes rritjes së akcizës sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, konfirmon rastin e parë të një dialogu të suksesshëm qeveribiznes, duke theksuar se masat e marra në paketën fiskale do të kenë impakt të dobishëm. “Është veçanërisht për t’u përshëndetur fakti se për herë të parë është gjetur gjuha e përbashkët qeveri-biznes dhe është arritur të përfshihen në paketën fiskale masa nxitëse për prodhuesit vendas”, theksoi ai. E. Qafmolla
WALL STREET JOURNAL
“Taksa e sheshtë po zhvillon Ballkanin” P
ër t’i dhënë një përgjigje debatit, që zhvillohet rreth nivelit të taksave, të ulëta, ose të larta, ju sugjerojmë të hidhni një sy në Lindje, në Shqipëri”. Kështu e fillon komentin e saj për uljen e taksave në vendin tonë, gazeta prestigjioze amerikane “Wall Street Journal”. Në fakt, mediat ndërkombëtare e komentojnë në mënyra të ndryshme projektin e qeverisë shqiptare për të zbatuar taksën e sheshtë. Ndryshe nga “The Economist”, e cila ka hedhur dyshime mbi aftësinë e autoriteteve shqiptare për të kompensuar uljen e taksave në të ardhurat e buxhetit, e përditshmja e njohur amerikane, “Wall Street Journal”, e sheh nismën e qeverisë si në kahun e duhur. Sipas kësaj gazete, vendet e Evropës Juglindore dhe asaj Qendrore, në dhjetëvjeçarin e fundit po bëhen model i politikave fiskale të suksesshme, të cilat kanë në thelb të tyre uljen e taksave dhe njësimin e tyre, duke hequr dorë nga formulat progresive. “Parlamenti shqiptar aprovoi uljen më të fundit të taksave si një përgjigje ndaj fqinjëve maqedonas, të cilët një vit më parë bënë të njëjtën gjë. Pra nuk ka më dyshim, revolucioni fiskal ka filluar”, vijon më tej “Wall Street Journal”. Qeveria çeke nga ana e saj ka njoftuar se do të aprovojë taksën e sheshtë në nivelin 15 për qind, vitin e ardhshëm, ndërsa Mali i Zi planifikon t’i ulë ato në nivelin 9 për qind në vitin 2010. Duke iu referuar Institutit për Politika Publike të Adriatikut, “Wall Street Journal” arrin në përfundimin se vendet që zbatojnë regjimet e taksës së sheshtë, ndonëse ulin ndjeshëm nivelin e taksave, arrijnë të mbajnë të pandryshuara të ardhurat në buxhet, madje në disa raste t’i rrisin ato që në vitin e parë. “Taksa e sheshtë në Shqipëri është ofensiva e fundit e një gare të ashpër në vendet e ish-bllokut komunist, që filloi në vitin 1994 me Estoninë,thotë “Wall Street Journal”. Për të ilustruar suksesin e kësaj politike, gazeta prestigjioze amerikane, bazohet tek një tregues, sipas saj shumë i rëndësishëm. “Për tremujorin e parë të këtij viti, vendet e eurozonës, të kryesuara nga Franca, Italia dhe Gjermania, për herë të parë në historinë e tyre eksportuan më shumë mallra drejt 11 shteteve të Evropës Lindore se sa drejt SHBA-së”, citon ajo. Duke iu referuar ekspertëve, gazeta arrin në përfundimin se shkaku për këtë rritje të kërkesës në pjesën më të pazhvilluar të Evropës është zbatimi i politikave fiskale të suksesshme, që duhet të merren si shembull edhe nga vetë vendet e Bashkimit Evropian. K. Tomorri
E HENE, 23 KORRIK 2007
SHQIP 7
O P I N I O N
SKICE
SHQIP 8
E MARTE, 24 KORRIK 2007
...Zoti, midis shumë e shumë sëmundjesh që i dërgoi peshqesh botës, gatoi edhe një sëmundje për deputetët. Quhet amnezia! Robi i perëndisë, sa merr mandatin e deputetit, e zë amnezia! I sëmurë torollepset dhe harron të shkuarën! Po, po! Harron premtimet që ka bërë në fushatë elektorale! Harron vendin ku është zgjedhur! Nuk i kujtohen emrat e njerëzve, fshatrave, qyteteve!
Dashuri në tokën helene MITRO ÇELA
H
ej dreq! Na është ngatërru ar politika nëpër këmbë dhe harruam dashurinë e madhe që u ngjiz një vapë korriku 1995, në zemër të Athinës! Djali ishte arnaut. Gazetar nga zanati. Sot drejton një emision televiziv. (Shënim: Unë mendova të mos e përmend emrin. Por i zoti i punës, Arian Çani nguli këmbë për të kundërtën). Në atë mot gazetari, "syzi e vetull pe", e bëri bionden nga Rusia me emrin Masha t'i derdhë lotët gurrë. Masha ishte sekretare e Komisionit të Mbrojtjes në Dumën ruse. Kur marrëdhëniet mes të dashuruarve ishin në "rang ambasade", përfitova edhe unë të shkëmbej dy pare muhabet. Unë: Me këtë nur që të ka gatuar mamaja, nuk besoj se ke vuajtur për të gjetur punë? Masha: Sa të ketë deputetë me llogari rrjedhëse nëpër bankat e Evropës, dyert i kam të hapura. Në fillim më mori në punë si sekretare një biznesmen, sepse unë dija të "punoja" me gishta dhe me gojë!... Më kupton?... Jo i thashë! Qenke djalë mamaje! Ha, ha, ha... Ku na mbeti historia? Te këmbët, - thashë unë, duke kujtuar anekdotën me gjuetar dhe ari!...Jo po flisnim për biznesmenin tim. E kishte nisur tregtinë në kohën e Gorbaçovit. U lidh me një anglez që blinte naftë dhe shiste armë!... Kush donte armë? Të gjithë. Në radhë të parë armë donin jatullahët, kmerët e kuq, kozakët, çeçenët dhe gjeorgjianët. Di një histori të bukur edhe me Kryeministrin tuaj... Mos i flasin Aleksandër? (Meksi) Erdhi për vizitë në Moskë. I thotë, gjatë takimit, Kryeministri ynë, Çërnomerdin: Si është Shqipëria me armë të rënda? Ngushtë, -u përgjigj shqiptari. Sikur të blini ca nga armët tona? I kemi më të lira se amerikanët... Me një kusht, - u përgjigj Aleksandri juaj, - na caktoni edhe me kë të luftojmë! E hollë, por Kryeministri ynë që vjen ca i trashë jo vetëm nga trupi, qeshi pas tri ditëve... Por le të vazhdoj historinë e biznesmenit tim të bukur. Kur ra Muri i Berlinit bleu një vilë në Krime. Në bashkëpunim me anglezin, që qëlloi bioseks si puna e këtij timit, e ktheu vilën në qendër të kulturës, d.m.th., të korrupsionit, kontrabandës, homoseksit (pederastë dhe lesbike). Pastaj hapi një gazetë që i polli një revistë dhe tri kanale televizive. Sot kërkon të bëhet guvernator... Unë: Pse e këmbeve biznesmenin me deputetin? Masha: Deputetin e quanin Grigor dhe ishte i bukur si Grigori i Shollohovit. Ke dëgjuar për këtë personazh? Unë: Jo,- i thashë. Në fakt, e kisha lexuar "Donin e Qetë" që në moshën 14-vjeçare, në moshën që
shkon për shtat ajo fjala që qarkullonte mes rinisë në epokën e Enverit: "Sa të kemi kyçin e dorës, të na hanë... vajzat e Vlorës!" (sot kjo fjalë nuk pi më ujë, sepse për të parë Amerikën siç llafoste prostituta në një tregim të Migjenit, mjafton të kesh babanë me "Benz" të zi dhe kuletë të trashë dhe çupat të ndjekin pas si manare!). Nejse! Na mbeti muhabeti te romani. Unë mbaja mend Grigorin dhe sidomos Aksinjën. Mes tyre pëlqeja Aksinjën, sepse një stinë vere, kur ende banoja në fshat, shihja ëndërr sikur flija me Aksinjën në mullarët me kashtë! Masha: Po të tregoj një histori, meqë ra fjala për romanin. E thirri një ditë Stalini shkrimtarin. I thotë: libër i bukur! Do të ishte më i vlefshëm për klasën punëtore, po ta bëje Grigorin komunist... Të mendohem i tha Shollohovi... Kaloi një javë. U kujtua Stalini dhe e thirri përsëri shkrimtarin e famshëm. Hë, i tha diktatori...E pyeta, u përgjigj Shollohovi: Nuk do të bëhet komunist... Në fillim, Stalini ngrysi vetullat. Ika te të shumtët, mendoi Shollohovi. Por pastaj diktatori nisi të qeshë me aq forcë sa u tundën xhamet e zyrës në Kremlin. Dhe Shollohovi jetoi për të shkruar edhe romanin "Tokat e çara", që zgjat sa një udhëtim rreth botës me çajkë!... Kur erdhi Hrushovi në pushtet, kritika sovjetike nisi një debat me temën: Pse nuk e vari Stalini shkrimtarin? Ka 40 vjet që nuk po zbulohet shkaku. Ti, ke ndonjë ide? Unë: Shkaku është shumë i thjeshtë, po të studiosh filozofinë e Konfucit. Ai ka thënë: Çdo njeri normal është i çmendur 5 minuta në 24 orë. Stalini ka qenë i çmendur 24 orë. Një herë në katër vjet, kur shkurti ka 29 ditë, ka qenë normal për pesë minuta...E kupton kinezërinë e Konfucit moj e bukura Masha? Një ditë Mashës i rridhnin lotët si krua. Më theri në zemër! Paçemu?, -i thashë (pse në rusisht). Më tradhtoi miku yt, gazetari i bukur nga Tirana! Në fillim më tha: Hobi im është të fle me dy ruse! Ja plotësova. U futëm në një krevat në dhomën time! Por sot e zura në "flagrancë" me një bionde nga Rumania! Kjo është poshtërsi... Më keq,- i thashë unë! Më ngarkon mua ti fus një hu të mirë?... Jo me dru! Unë e dua... po të largohet nga Rumunia! E takova vetullziun! Haram, -i thashë! Prishja jote mund të ndikojë në marrëdhëniet politike Moskë - Tiranë! Dhe po u prishën për shkak të një femre, ( rasti i luftës së Trojës) do të duhen përsëri 40 vjet të ujdisen, si në kohën kur Enveri u prish me Hrushovin!... -Po qe për interesa kombëtare edhe unë kam në deje gjak nacionalisti! Dhe në emër të nacionalizmës, do të shkëmbej rumunen me dy ruset! E bëj këtë "sakrificë" edhe për faktin, sepse jemi në prag të Kosovës Republikë...
Na ishte njëherë e një kohë, një prift i ri dhe i bukur. E quanin Ilia. E pa dhe ra në sevda Peshkopi. Eftoi për darkë dhe e futi në krevat. Pas kësaj, djali-prifti zhvirgjëruar dhe përdhunuar mori arratinë. Ai ik dhe Peshkopi ndiq. Më në fund Ilia, për të shpëtuar të ndenjurat, u ngjit lart, mbi shkëmb, si dhi e egër. Atje hëngri bukë e fiq dhe vdiq. Peshkopit i dhëmbi zemra, iu dogj xhani!
Prifti ik... Ilia ndiq... Zura vend në një nga stolat e kishës. Kryqëzova duart…pa kuptuar nisa të dremit…Në ëndërr m'u faneps një Profet. Më vuri dorën mbi kokë dhe më tha: -Jam Profeti Ilia! Pse të shoh të hidhëruar, biri im! -Kam bërë mëkat. Kam dy tesera partie në xhep. E para, e Partisë së Punës. E dyta, e PD-së. Për të dyja nuk paguaj kuota. Nuk di kujt partie i përkas?! -Mos e ha veten me dhëmbë! Nuk ke bërë asnjë mëkat! - foli me buzën në gaz Profeti. - E ke nga sëmundja! Ti ke qenë deputet. Vazhdon të paguhesh, duke marrë pension si ish-deputet! Perëndia ka menduar edhe për ju! Kur Adami bëri mëkatin e parë me Evën... -Ne politikanët e moderuar i themi "seks"... -Fjalë mëkatare për një politikan, kur është në gjumë!.. Zoti, midis shumë e shumë sëmundjesh që i dërgoi peshqesh botës, gatoi edhe një sëmundje për deputetët. Quhet amnezia! Robi i perëndisë, sa merr mandatin e deputetit, e zë amnezia! I sëmurë torollepset dhe harron të shkuarën! Po, po! Harron premtimet që ka bërë në fushatë elektorale! Harron vendin ku është zgjedhur! Nuk i kujtohen emrat e njerëzve, fshatrave, qyteteve!... U thartohen trutë, jo për faj të tyre! Fajin e ka sëmundja...Ja ministri i nderuar, Lefter Xhuveli. Ku i "kulloti" votat? Në stanin e socialistëve. Në cilën bordero hedh firmë sot? Në ato që gatuan Berisha. Ku e nisi politikën Nerënxa? Te Xhuveli. Ku bitisi? Te Meta. Këndo gazetën "ZP"? Shkruan" organ i PS-së? Bukur shumë! Socialistët kanë harrur se "ZP" e ka "pagëzuar" i pari vetë shoku Enver në vitin 1942! Nuk ka mëkat kolektiv. Ka vetëm sëmundje kolektive perëndie: Amnezia?! -Unë, njoh shumë profetë e shenjtorë të dëgjuar, si p.sh. Shën Mitrin! Mos mbani ju lidhje me politikanët e dështuar, që më trazuat gjumin? -Jo, jo o dele e Perëndisë!... Ne njihemi, d.m.th. ti e ke dëgjuar historinë e jetës sime, kur udhëtoje nga Janina në Trikalla, në vitin 1992, me atë të paudhin, Filip Çakuli... Ai fliste, mua m'u kthjellua mendja! Kur po udhëtonim, në mes të një pylli pamë një shkëmb të lartë. Mbi shkëmb një manastir. Për t'u futur në manastir, duhet të të hidhnin litarin nga lart. Pse aq lart, - pyeta unë grekun që na shoqëronte...Dhe shoqëruesi tregoi. Na ishte njëherë e një kohë, një prift i ri dhe i bukur. E quanin Ilia. E pa dhe ra në sevda Peshkopi. E ftoi për darkë dhe e futi në krevat. Pas kësaj, djali-prift i zhvirgjëruar dhe përdhunuar mori arratinë. Ai ik dhe Peshkopi ndiq. Më në fund Ilia, për të shpëtuar të ndenjurat, u ngjit lart, mbi shkëmb, si dhi e egër. Atje hëngri bukë e fiq dhe vdiq. Peshkopit i
dhëmbi zemra, iu dogj xhani! Duhet të futesh në Klabin tënë, për ta kuptuar këtë thëmbkë, më ka thënë një ish-ambasador, kur i rrëfeva historinë! Në shenjë respekti, Peshkopi ndërtoi manastirin dhe e shpalli Ilian Profet. E meritonte! Palltua e Kryeministrit Në janar të 1996-ës, Presidenti Berisha shkoi në Kinë. Një ditë, kur temperatura shënonte 15 gradë nën zero, Berisha u ul përballë Presidentit të Kinës, Jiang Xemin. Ishim edhe ne, deputetët e kohës de, Dashamir Shehu, Selim Belortaja, Robert Çeku, Bashkim Zeneli, Mitro Çela. Ishim si punë dekori. Kur tentova të them ndonjë ide, më kapi për mënge Bashkim Zeneli, në atë mot deputet socialist: -Pse kërkon të flasësh! Po më habit! Ti nuk flet në Parlament, dashke të flasësh në Kinë...! -Po pse na marrin në delegacion, zoti Bashkim? Bëhen gjithë këto shpenzime...Ju si opozitë duhet të protestoni! Ju gjithmonë nuk na kini kuptuar, edhe pse Berisha ka thënë: "Mirëmëngjesi opozitë!"... -Kjo është e drejtë! Por tani ora është 17 sipas orës së Shqipërisë! Nuk pi ujë formula "Mirëmbrëma opozitë!... Bisedën tonë ia tregova një ditë këshilltarit tim, Duleman Karait. Tha ai: "Pjesëtarët e delegacionit kanë qenë, janë dhe do të jenë si punë ambalazhi. Nuk është fjala vetëm për deputetët. Dekor janë edhe ministrat. Nuk beson? Do të tregoj një histori nga e ardhmja." -Pas një viti, 1997, Berisha bie nga fiku. Në fik hipën Nano. Fatosi bëhet Kryeministër dhe një ditë dimri -dhjetor 1997 shkon në Kretë. Shkon për të takuar Millosheviçin. Në historinë time nuk bën pjesë fati i bisedave midis Nanos dhe Millosheviçit, nën kujdestarinë e Rusisë dhe Greqisë. ( Këtë do ta tregojë vetë Millosheviçi kur të përfundojë në gjyqin e Hagës në vitin 2002.) E kam gjetkë llafin. -Pasi biseduan të mëdhenjtë, vjen një çast dhe delegacioni çahet në mes, vazhdon tregimin Dulemani. Parafytyroni një skenë të tillë. Një holl. Në mes një tavolinë rotondo. Rreth tavolinës karrige. Në qendër ulur Kryeministri. Një karrige për pallton e Kryeministrit. Në vazhdim anëtarët e delegacionit... Vjen ministri i Jashtëm, Paskal Milo. Në krah ka këshilltarin, zotin Ben Blushi. Të dy qëndrojnë në këmbë. Kryeministri largon pallton e madhe dhe i thotë këshilltarit që e ka më të afërt: -Hajde të ulesh! Këshilltari, që i njeh rregullat e meritokracisë, ngurron duke bërë shenjë nga ministri i Punëve të Jashtme. Hidhet Nano: Ministrit i bën mirë të rrijë në këmbë...
O P I N I O N
E MARTE, 24 KORRIK 2007
FA T O S
BAXHAKU
T
ani, më në fund, e dimë kë kemi kreun tonë të shtetit. Bamir Topi e çoi deri në fund sfidën e tij dhe falë këmbënguljes, por më shumë falë disa rrethanave të politikës sonë, ia doli në krye. Tani nuk ka më fishekzjarrë, as zbrazje të hareshme topash. "Çunat e lagjes", që u gëzuan me të drejtë, tani do të shohin punët e tyre. Ata kuriozët, që donin ta dinin se si është jeta familjare e Presidentit tonë të ri e mësuan edhe këtë. Telegramet e urimit dhe shtrëngimet e duarve edhe pak do të mbarojnë dhe atëherë do të nisim të vrasim mendjen: Çdo të thotë për një shtet të ketë në krye një figurë të zgjedhur në mënyrë të tillë? Si do t'i shkojë filli punëve të shumta, që i presin të gjithë shqiptarët? A do të jetë më politika ajo që shahet më keq se ne nëpër rrugë, apo do të jetë një zonjë e nderuar që të na japë mend e të na bëjë më të mirë, më punëtorë, më të durueshëm, më të ekuilibruar e më tolerantë? Apo ky ndryshim i madh politik nuk do të thotë asgjë? Do të kemi një President që do të firmosë ca letra, do të ndajë ca dekorata dhe do të buzëqeshë para kamerave sa herë që t'i thonë? Apo do të kemi një mburojë të demokracisë? Vetëm pak orë pas betimit të Presidentit Topi është njëherazi edhe shumë kollaj edhe shumë vështirë të thuash gjëra të prera. Ato ç'ka mund të jemi janë disa frika që nuk lidhen vetëm me figurën e tij dhe me mënyrën se si ai mbërriti në Pallatin e Brigadave. Sikur historia politike e këtyre viteve të fundit të ishte ndryshe, askush nuk do ta vinte në diskutim kandidaturën e Bamir Topit për President të Republikës. I shkolluar aq sa duhet, një tip përherë i ekuilibruar, faktor i një ndjesie politike që çonte për nga kompromisi dhe jo nga konflikti, kundërshtar - ndonëse shumë herë i heshtur - i militantëve të të gjitha krahëve, i vetmi që hera-herës ka dalë kundër figurës së hekurt të Berishës, "çun Tirone", sikurse shpejtuan ta thonë me shumë dëshirë e me shumë të drejtë plot njerëz, një njeri, që krijon miqësi majtas e djathtas dhe di t'i ruajë ato… Në plan të parë duket sikur çdo gjë është në rregull. Sa mirë do të ishte sikur të ishte vërtet kështu. Porse duhet të dimë që betimi i Presidentit dhe
Gjëra që (s)’priten të ndodhin A do t'ia falin vallë njëri-tjetrit skërmitjen disamujore të dhëmbëve? Do të ishte një mrekulli sikur vërtet të ndodhte kështu. Por ky vend pa drita e pa ujë ka kohë që i ka harruar mrekullitë. Të gjithëve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim të shohim ato që ndodhin, duke shpresuar të mos ndodhin ato frikat që na kanë shkuar ngaherë në mendje zgjedhja e tij është konsideruar, me të drejtë a pa të drejtë kjo mbetet për t'u diskutuar, e pamoralshme për gjysmën e politikës sonë, për opozitën. Ja ku nisin problemet e para. Si do të jenë marrëdhëniet e Presidentit të ri me opozitën? Në çdo vend këto janë raporte që ose e çojnë vendin përpara, ose e ngurtësojnë në ngërçe të rrezikshme. Po sikur socialistët, bojkotues jo ndaj tij personalisht, por gjithsesi me një dozë të lartë inati ndër krye, të mos respektojnë asnjë vendim të marrë nga kreu i shtetit? A nuk do të vijmë edhe një herë në atë pragun e zgjedhjeve të parakohshme, sikurse ishim ca ditë më parë? Ja përse, të paktën deri më tani, zgjedhja e Presidentit nuk përbën akoma zgjidhje. Nuk përbën, sepse u pa qartë që politika jonë nuk është gjë tjetër veçse nja hatërmbetje e madhe që shpëtohet vetëm me anë të pazareve të minutës së fundit. Tashmë jo vetëm u pa qartë, por edhe u provua se idioma kryesore brenda saj, pavarësisht se cilës krah i përket politikani që e shpreh është: "Ju më bëtë këtë mua, atëherë unë ua bëj mirë nënën…". Nuk ka më asnjë lidhje me të djathtën a të majtën, me të qenit kundërshtar i vjetër apo aleat i ri, apo aq më tepër me besimin në një ideal, për të cilin zënë be e rrufe të
djathtë e të majtë. Kolegët analistë të mos lodhen më me analiza të djersitura në këtë korrik padurueshmërisht të nxehtë. Nuk ka më lojëra të thella, nuk ka komplote që nuk dihen, nuk ka asgjë më që nuk dihet, ekziston vetëm inati, kokëfortësia dhe hatërmbetja jonë shekullore. Këto janë tre perënditë tona. Pikërisht me këto të tria do të ketë të bëjë edhe Presidenti i ri. Në fjalën e tij të parë e më pas, ai na ka premtuar se do të jetë Presidenti i të gjithë shqiptarëve, se do të dalë mbi palët, se do të ketë në synimet e tij kryesore ekuilibrin politik e kështu me radhë. Ashtu qoftë, porse i vetmi njeri që ai falënderoi personalisht atë ditë të premte pasdite, kur mësoi se tashmë është President, është vetë "doktor Berisha". Ndokush nga kolegët me atë rast tha se mbase në atë moment kishim të bënim me një gabim që vjen nga emocionet e kuptueshme në ato momente. Kishte plotësisht të drejtë. Porse duhet ta dimë se sa dëshirë ka Berisha që të ketë nën hyqëm të gjitha levat e shtetit. Të paktën kështu ka qenë vetëm para pak ditësh. E të gjithë e dimë se në këtë lojë ku fitoi Topi, Berisha është kumbari i madh. Bamiri - të na e falë për herë të fundit këtë cilësim të vjetër - duke qenë një djalë i qetë e mirënjohës do
SHQIP 9
ta ketë shumë të vështirë që t'ia prishë hatrin doktorit. Dhe ky do të jetë handikapi i tij i parë. Handikapi i dytë nuk lidhet shumë me të vetë, se sa lidhet me ata që do të bëjnë më shumë zhurmë edhe në mungesën e tyre, me opozitën. Që nga votimi spektakolar i së premtes në Parlament, të gjithë e kuptuam se nuk kemi më vetëm një PS, aq më shumë nuk kemi më një të majtë që pretendon se është një front i bashkuar me gjithë divergjencat brenda saj. Të paktën që prej së premtes kemi tre PS: një Parti Socialiste, që zbaton verbërisht urdhrat e kryetarit Rama dhe që ka besim se vetëm ky mund t'i rikthejë pushtetin, një PS të Fatos Nanos, që nuk merret vesh më nëse është e djathtë apo e majtë, a është në pozitë, apo në opozitë dhe një PS të të hallakaturve, të atyre që nuk dinë më se si të orientohen në këtë zallamahi. Dhe për këtë nuk kanë asnjë faj. Kemi edhe aleatët e majtë, "njerëzit-parti", që sot ankohen për një sistem politik që vetë e kanë lançuar në kohën e fenomenit të Dushkut. Atëherë, kur u leverdiste kjo shpikje e madhe aritmetike u trumbetua si një arritje fort e madhe, sot që kjo është kthyer në bumerang, sot është një gjë e pështirë, e pamoralshme dhe e ulët. Njësoj sikur ta kishin shpikur të tjerët. Presidenti i ri ka përballë pikërisht këtë opozitë të nxirosur dhe ende të pakonsoliduar, të goditur keq nga inate të vjetra dhe të reja. Edi Rama, vetëm pak orë pas votimit të Topit në Parlament tha në mes të fjalive që merreshin më shumë me "tradhtarët" brenda partisë së tij dhe jo me Presidentin e ri, se "Topit nuk do t'i mungojnë fjalët e mira nëse do t'i meritojë ato". Mbetet për t'u kuptuar se çfarë kupton kreu i opozitës me të merituarit e fjalëve të mira dhe se sa e ka kuptuar dhe është i aftë ta zbatojë këtë mesazh vetë Presidenti ynë i ri. Me një fjalë, handikapi i dytë, mbase më i vështiri për t'u kaluar, i Topit do të jetë marrëdhënia që ai do të ketë me opozitën. A do t'ia falin vallë njëri-tjetrit skërmitjen disamujore të dhëmbëve? Do të ishte një mrekulli sikur vërtet të ndodhte kështu. Por ky vend pa drita e pa ujë ka kohë që i ka harruar mrekullitë. Të gjithëve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim të shohim ato që ndodhin, duke shpresuar të mos ndodhin ato frikat që na kanë shkuar ngaherë në mendje.
Një parashikim për Presidentin largimin nga partia e Shqipëria. Të dy këta njerëz të urtë e të matur, intelektualë të aftë për të hedhur në Partinë Demokratike rrënjë të qëndrueshme në otivi që më nxiti për të shfaqur një parash funksionimin demokratik të saj, dështuan, ose më ikim të ecurisë së z. Bamir Topi, në pesë mirë të themi humbën, se në postet që kishin ata i vjetët që do pasojnë qëndrimin e tij në kishte vendosur pushteti i dikujt tjetër. Vetë ata nuk postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotëronin brenda partisë forca që të ishin të afta e ishte një përkufizim i Makiavelit, me një ngjashmëri besnike. Aftësia e z. Sali Berisha u duk edhe në rauntë pranueshme deri diku për rrethanat tona polidet që shoqëruan zgjedhjen e Presitike e sociale. "...kur të mëdhenjtë dentit. Ai diti të luante me rrezikun, u shohin se nuk mund ta mashtrojnë fut në lojën e politikave të kulisave, më popullin, nxitojnë të bëhen të bëri së bashku me z. Fatos Nano besueshëm në sytë e tij, duke nxjerrë nga gjiri i tyre dikë që gëzon ende Ky vëzhgues i madh përzgjedhjen e atyre pak deputetëve të majtë që u kërkohej vota, bëri joshnjëfarë ndikimi në popull. Në këtë jet e duhura në kohën e duhur, kur i përvojës të mënyrë, ata mundohen që, nën ngelej edhe një raund. hijen e autoritetit të tij, të vazhdojnë periudhave historike Në kohën e duhur se, në qoftë se të kënaqin dëshirat e tyre ambicioze". Ky vëzhgues i madh i për- nga kaloi njerëzimi, Bamir Topi nuk i merrte ato dy vota, hapej terreni për konsensusin. Z. Nervojës të periudhave historike nga itan Ceka, kandidati potencial, i të frikëson me kaloi njerëzimi, të frikëson me përardhur nga bota akademike, me profil fundimet ku arrin, pavarësisht se në përfundimet ku arrin, e staturë që i jepte hije e i bënte nder ç'epokë kanë vepruar. automatikisht ngelej Ata që kanë ndjekur me vëmendpavarësisht se në Presidencës, kandidati konsensual. Populli se je zhvillimet 17-vjeçare në Partinë Demokratike, e dinë se numri një ç'epokë kanë vepruar ç'kishte një siguri e besim se nuk do të shkonte në zgjedhje të parakohshme. dhe autoriteti i padiskutueshëm i saj Të papërgatitur për të përballuar nga është z. Sali Berisha. Vijnë më pas 10 ana organizative një palë zgjedhje të a më tepër vende bosh, për të vazhreja, që do na largonin edhe më nga duar me figurën tjetër pasuese të fuEvropa e për më tepër problemi koqishme. Në këtë numërtim aritmetik gjërash kalumbëtar i shqiptarëve të Kosovës, shumica nuk i doan ata që s'e kuptuan kurrë se ishin të paaftë të nin këto zgjedhje. Nga raundi i parë në të katërtin u bënin ndryshimin e këtij rendi. Kështu ndodhi me bë një punë e madhe nga "të mëdhenjtë", u spaskandidatët "potencialë" për postin e kryetarit të trua trualli nga do të kalohej, u hoqën gjembaçët, PD-së, në rivalitet me Sali Berishën, Eduard Selami ferrat u prenë dhe trualli u desh të sheshohej. Popdhe Genc Pollo. Atyre u kushtoi guximi i rregullit ullit i krijuan përshtypjen se po mundoheshin për demokratik për të kandiduar krahas kryetarit, "të ta çuar ujin në buzët e Tantalit. madhit", njërit largimin nga partia dhe tjetrit BAJRAM PEÇI
M
Në fakt, nuk është guxim e aftësi të tradhtosh luar në PD, spikat për integritetin e tij. Por deri tani partinë, miqtë, të jesh i pabesë (të pabesë apo beai ka qenë nën urdhrat e dikujt tjetër, nxënës i të cilit snikë të fjalës së dhënë - merre si të duash). Këta ka qenë prej 17 vjetësh. Funksioni kushtetues që do njerëz fisnikë, të pajisur me shtatë statuse deputeti, fillojë, është i papajtueshëm tashmë me afrimitetin me zemër e shpirt të ndjeshëm e delikat ndaj çdo dhe militantizmin partiak të deritanishëm. Shpresa gjëje të lartë e bujare, siç është zgjedhja e deputetit, e të gjithëve është natyra e tij, shpalosja, kur ka dolën si triumfatorë nga dyert e Kuvendit. Ata të shdashur, e një morali të shëndoshë, që të krijon betatë mund që nesër të fitojnë pushtet, por jo lavdi. sim. Shembulli më i fundit është momenti kur grupi Por nuk është aftësi e tyre që Shqipëria nuk vajti, siç i deputetëve të PD-së e detyroi të vetëdorëhiqej nga thuhet, në zgjedhje të parakohshme, konkurrimi në Kuvend për President, sepse në të vërtetë do shkohej në rast që e përdori për t'iu bërë të qartë Presidentin konsensual, z. Ceka. Aftë tijve se askush nuk mund të vinte tësia është e "të mëdhenjve", të cilëve emrin në lojë e se në Partinë Demokrapërvoja e gjatë në politikë e qeverisje, tike mbizotërojnë ende segmentet koKaq i sigurt ishte u ka mësuar në përsosmëri artin e sjellmuniste. Varet prej tij, e besimi popujes, pjesë e së cilës është arti i korrup- rezultati , falë poli- llor nuk mungon, që ai do të dijë t'u shtimit. Sundimi mbi njerëzit, "të mëdkëputet me inteligjencë kthetrave të tikave në prapa- partisë që e përzgjodhi si kandidaturë. henjtë" i ka mësuar se kur ata duhet se kush ju solli në pushtë ledhatohen ose të asgjësohen poliskena që çuan në Pavarësisht tet, Z. President për të gjithë është e tikisht e moralisht. Kaq i sigurt ishte rezultati i raundit të katërt, falë polimarrëveshje, saqë qartë se Ju nuk keni pamjen e qëndrimin e lajkatarit e puthadorit. Me tikave në prapaskena që çuan në marfishekzjarrët ishin mençurinë tuaj zgjidhni kohën e durëveshje, saqë fishekzjarrët ishin inhur, jo për të krijuar armiqësi me staluar në lulishten para PD-së që paradite. Mbase krerët drejtues të instaluar në lulishten partinë nga vini, e cila identifikohet me z. Sali Berisha, por për t'u shkëpuPartisë Socialiste nuk duhet të kenë para PD-së tur tërësisht prej saj. Formalisht e keni respekt për veprën e kulisave që çoi shpallur, por ende s'jeni i besueshëm. në zgjedhjen kushtetuese të PresiDo të duhet kohë. Kur njerëzit (le të dentit, por të paktën të kenë respekt themi se këta njerëz shqiptarë i përkapër talentin që shfaqën organizatorët. sin të majtës) shohin t'ju vijë një e mirë nga dikush, Mund të jenë zemëruar goxha shumë me mungesën prej të cilit nuk prisnin ndonjë gjë nga ushtrimi i e sinqeritetit midis palëve, por ndërkohë duhet të pushtetit, mirënjohja e besimi i tyre do rritet. Dy janë mësojnë nga historia se kush ka dashur të flasë me zgjedhjet, që në raport me formimin moral, bëjnë popullin sinqerisht ka dështuar në politikë. njerëzit në jetë: Ose i burgosur ose gardian. Zoti PresPa mëdyshje, z.Bamir Topi, i zgjedhur në postin ident, bëhuni gardian i Kushtetutës, qëndroni mbi e Presidentit të Republikës nën veprimin e një shpalët. Shpresat i kemi të mëdha. kathtësie fatlume, si një figurë e rritur dhe e zhvil-
SHQIP 6
POLITIKE
E HENE, 23 KORRIK 2007
E MARTE, 24 KORRIK 2007
SHQIP 11
AKTUALITET
Policia: Ka qenë një debat i cili ka degjeneruar në një zënkë masive. Zoto, nën hetim për plagosje të lehtë
Berberi pret me gërshërë dy klientë Zoto ka goditur Metën dhe Mersinin në lagjen e Kombinatit SOKOL ÇOBO
Foto ilustruese
N
jë berber ka goditur me gërshërë dy klientë, duke i lënë shenja në fytyrë. Sazan Zoto, banues në lagjen Kombinat të Tiranës, ka prerë me mjetet e punës Durim Metën dhe Bledar Mersinin. Dy të dëmtuarit qëndronin në berberhanen e Zotos, në pritje të radhës për t'u qethur. Ka qenë një debat, i cili ka degjeneruar në një zënkë masive. Berberi, i ndihmuar nga mjetet rrethanore, e ka pasur me të lehtë të godasë dy klientët, duke i gjakosur në disa pjesë të trupit. Fatmirësisht, goditjet nuk kanë qenë në vende delikate. Të dëmtuarit, pasi janë dërguar për mjekim, kanë denoncuar ngjarjen në polici. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë policisë së Tiranës. Sipas tyre, ndaj berberit ka filluar një procedim penal, pas kallëzimit të të dëmtuarve. Meta dhe Mersini, menjëherë pas ngjarjes, kanë deNGJARJA noncuar aktin në Berberi Sazan Zoto Komisariatin e ka prerë me gërPolicisë Nr. 5. shërët e punës, pas Oficerë të polinjë debati, dy klientët Durim Meta cisë gjyqësore dhe Bledar Mersini kanë shkuar në vendngjarje, ku PLAGOSJA kanë marrë deponimet e të dëmtuarve, si dhe dëshmitarëve okularë. Berberi Zoto ka deklaruar se Sipas mjekëve, reagimi i tij ka ardhur pas aktit të të dhunshëm të dy klientëve. Sipas tij, Meta dhe klientët e kanë goditur dhe më pas Mersini kishin ka ardhur reagimi, në kushtet e disa prerje të vetëmbrojtjes. Ndërsa të dëmtuarit këmbëngulnin se gjithçka ka ni- lehta
jë 20-vjeçar, punonjës policie, është keqtrajtuar ditën e djeshme në krye të detyrës në patrullën e policisë. Autori është Roland Hasa, 21 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Bajram Curri" në Tiranë, ku dy moshatarët kanë shkëmbyer fjalë me njëri-tjetrin. Mësohet se Hasa ka qenë në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, ndërsa është ndaluar nga patrullat e përgjithshme të policisë. Midis drejtuesit të mjetit dhe punonjësve të policisë, të sapodiplomuar në Akademinë e Policisë, ka filluar një debat. Më pas 21-vjeçari Hasa ka qëlluar punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet. Këtu kanë ndërhyrë edhe punonjësi tjetër që gjendej në patrullë, duke e neutralizuar. Ai është transportuar në Komisariatin e Policisë Nr. 2, ku është marrë në pyetje nga agjentët e policisë. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka filluar një procedim penal ndaj Hasës, i cili akuzohen nën akuzën e "goditjes për shkak të detyrës". 21-vjeçari rrezikon një dënim nga gjobë deri në 6 vjet heqje lirie. s.ç
Nën hetim 40-vjeçari, rrahu bashkëshorten N DENONCIMI
DESHMITE
HETIMI
Të dëmtuarit kanë marrë plagë në fytyrë. Ata kanë denoncuar berberin në Komisariatin Nr. 5 të Policisë
Zoto deklaroi para oficerëve të policisë gjyqësore se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes
Berberi akuzohet për plagosje të lehtë me dashje. Rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet
sur pas një debati që ka degjeneruar me një plagosje të lehtë. Ata janë transferuar në spital për ndihmë mjekësore. Pas kurimit ata kanë shkuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas mjekëve, Meta dhe Mersini kishin disa prerje të lehta. Ndërkaq, ngjarja është
bërë objekt i hetimit të prokurorisë. "Protagonistët" e ngjarjes janë rimarrë në pyetje, ku kanë deklaruar versionet mbi aktin e paprecedentë të zënkës në një berberhane. Pas deponimeve, prokurorët vendosën të fillojnë procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Sazan Zotos,
Dje, seanca e parë e procesit ndaj Kryeministrisë
Koseni kërkon në gjykatë rikthimin në detyrë I
Rrihet polici 20 vjeç, nën pranga autori N
Eduart Bekolli goditi me grushte A.B
TIRANE
sh-drejtori i policisë së Elbasan it, Edmond Koseni, i është drej tuar Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet për të kërkuar rikthimin e tij në radhët e Policisë së Shtetit. Nën drejtimin e gjykatëses Alkelina Gazidede është zhvilluar dje seanca e parë e procesit ku ish-koloneli nga Peqini ka paditur Këshillin e Ministrave, për shkarkimin nga puna që i është bërë në vitin 2001. Në padinë e tij, Koseni kërkon shfuqizimin e urdhrit administrativ nr.186 datë 24.12.2001 të lëshuar nga Këshilli i Ministrave, nëpërmjet të cilit ai lirohej nga detyra e drejtorit të Policisë së Qarkut të Elbasanit. Gjatë seancës gjyqësore është bërë e njohur aktpadia dhe janë dëgjuar kërkesat paraprake të avokatit të ish-drejtuesit të policisë, si dhe përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave. Më pas, gjyqtarja e çështjes i ka kërkuar paditësit dhe përfaqësuesit të tij ligjor që në seancën e ardhshme që do të zhvillohet në muajin shtator, të paraqesin dokumentacionin që vërteton se Edmond Koseni ka qenë efektiv i Policisë së Shtetit dhe është liruar nga detyra me urdhër të Kryeministrit.
Roland Hasa është arrestuar
Gjyqtarja ka kërkuar dokumentacionin që vërteton se Koseni ka qenë efektiv dhe është liruar me urdhër të Kryeministrit
Edmond Koseni ka qenë për rreth 2 vjet drejtor i Policisë së Qarkut të Elbasanit
Edmond Koseni ka qenë për rreth 2 vjet drejtor i Policisë së Qarkut të Elbasanit. Ai është pezulluar nga detyra në dhjetor të vitit 2001, me motivacionin "Për shkelje të rënda në detyrë". Po në këtë datë i është propozuar Kryeministrit të asaj kohe lirimi i tij nga detyra. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Rendit në atë kohë, "Pezullimi i zotit Koseni ishte bërë për shkak se në datë 22.12.2001 për të ishte depozituar një kallëzim nga shtetasi Naim Pulaku, i cili e kishte akuzuar ishdrejtorin e Elbasanit për rrahje dhe kërcënime pa shkak". Ish-koloneli ka arritur të marrë pafajësinë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për veprën penale të torturës, parashikuar nga neni 86 e 25 i Kodit Penal. Vendimi përfundimtar është dhënë nga Gjykata e Lartë në qershor të vitit 2004. Menjëherë pas kësaj, ai ka nisur një tjetër betejë për t'u rikthyer në detyrë. Që prej viti 2005, ai i është drejtuar disa herë organeve gjyqësore për të rifituar të drejtën e kthimit në punë në radhët e Policisë së Shtetit. F.Serjani
nën akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Neni 89 i Kodit Penal thotë se "plagosja e kryer me dashje, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se 9 ditë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet".
jë 40-vjeçar është person nën hetim, pasi ka rrahur bashkëshorten. Eduart Bekolli, ka goditur me shkelma dhe grushte A.B. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë. 39-vjeçarja ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë Nr. 2. Pas kësaj, forca të policisë kanë shkuar në familjen Bekolli për hetime të mëtejshme. Kanë mësuar se Eduarti, pas një konflikti banal ka qëlluar gruan dhe më pas është larguar. Pas kësaj A.B ka shkuar në komisariat dhe ka bërë një kallëzim. Sipas policisë, 39-vjeçarja ka deklaruar se pas një konflikti banal, bashkëshorti e ka keqtrajtuar dhe më pas është larguar nga shtëpia. Ajo ka shtuar edhe variantet se ku mund të ketë shkuar burri i saj. Policia e Tiranës tha dje se deri në orët e pasdites së djeshme nuk është bërë i mundur arrestimi i autorit. Sipas saj, Eduart Bekolli akuzohet për plagosje të lehtë me dashje. Për këtë akuzë, ai rrezikon një dënim nga gjobë deri në dy vjet heqje lirie. s.ç
SPECIALE
SHQIP 12
E MARTE, 24 KORRIK 2007
SQARIMI I ICITAP
Misioni i SHBA pranë policisë shqiptare: Largimi i 800 uniformave, një shqetësim i madh
ICITAP: Asnjë konflikt me PAMECA-n I
REAGIMI ICITAP, ashtu edhe PAMECA, i kanë shprehur shqetësimet e tyre Ministrisë së Brendshme mbi largimet nga radhët e policisë dhe mungesës së transparencës së këtij procesi
CITAP-i, Programi Ndërkombëtar për Asistencën mbi Trajnimin për Hetimet Penale, ka mohuar të ketë ndonjë konflikt apo mosmarrëveshje me misionin tjetër evropian, të atashuar pranë policisë shqiptare. Misioni i Shteteve të Bashkuara ka treguar kështu edhe qëndrimin e tij për "çështjen e largimeve të fundit nga radhët e policisë shqiptare". "Një artikull, në të përditshmen 'Shqip' të ditës së diel sugjeron një ndarje midis ICITAP-it (Programi Ndërkombëtar për Asistencën mbi Trajnimin për Hetimet Penale) dhe PAMECA-s për sa u përket largimeve nga radhët e Policisë së Shtetit Shqiptar. Nuk ka asnjë konflikt ose
mosmarrëveshje midis misioneve të asistencës për policinë, ICITAP-it dhe PAMECA-s mbi çështje të reformimit të Policisë së Shtetit", thuhet në deklaratën sqaruese të misionit policor të SHBA-së. Si ICITAP-i, ashtu edhe PAMECA, -vijon deklarata, i kanë shprehur shqetësimet e tyre Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit mbi largimet nga radhët e policisë dhe mungesës së transparencës së këtij procesi. "ICITAP-i dhe PAMECA punojnë mjaft ngushtë së bashku për reformën e policisë dhe janë në një mendje mbi çdo çështje madhore që ka të bëjë me aktivitetin e Policisë së Shtetit. Largimi nga puna i 800 punonjësve të Policisë së Shtetit ishte një
shqetësim i madh për ICITAP-in, për shkak të mungesës së transparencës dhe kritereve të qarta, mbi të cilat këto largime u bazuan", thekson ICITAP-i. Sipas këtij misioni, disa raportime në media janë munduar ta lidhin këtë çështje me një njoftim të ICITAP-it mbi fillimin nga puna të Patrullës së Përgjithshme të Policisë javën e kaluar. Njoftimi për shtyp shpjegonte rolin e brezit të ri të oficerëve të policisë, që kanë përfunduar programin e trajnimit të hartuar nga ICITAP-i dhe janë caktuar në detyrë pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. "Procesi pozitiv i trajnimit të Patrullës së Përgjithshme dhe zbatimi i këtij programi nuk
Rustem Geca, truproje në një lokal nate, qëllon për vdekje një vendas 30-vjeçar. Pranga dhe kolegut Johnives Kalu
kanë në asnjë mënyrë të bëjnë me zhgënjimin tonë, për sa i përket mënyrës së largimit nga puna të 800 punonjësve të policisë në qershor. Ne jemi të përkushtuar ta ndihmojmë qeverinë shqiptare të ngrejë një forcë policore moderne, profesioniste dhe ne kemi parë mjaft zhvillime pozitive gjatë vitit të fundit, përfshirë brenda Policisë së Shtetit. Mbetet ende tepër për të bërë dhe ne dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë presim të punojmë me qeverinë shqiptare për të identifikuar çfarë nevojitet të bëhet dhe ta ndihmojmë Shqipërinë ta bëjë këtë", përfundon sqarimi i Programit Ndërkombëtar për Asistencën mbi Trajnimin për Hetimet Penale.
SHKURT
Londër, shqiptari vret anglezin Viktima Lee Rayner do të martohej pas disa javësh. Tentoi të ndihmojë vëllanë Nga Londra MUHAMED VELIU
P
ërdorimi i forcës nga një tru proje shqiptar dhe kolegu i tij, në një lokal nate, i ka marrë jetën një qytetari britanik. Lee Rayner ka vdekur në spital, pasi ka marrë disa plagë në kokë gjatë një përleshjeje me rojet e sigurisë në lokalin "Opium Lounge". Shqiptari Rustem Geca, banues në lindje të Londrës, është arrestuar në lidhje me ngjarjen. Ai, së bashku me truprojën tjetër, Johnives Kalu, kanë dalë përpara një gjykate rajonale, nën akuzën e vrasjes.
pronari i klubit më të madh striptizë në Londër, i quajtur "Stringfellow". Piter Stringfellow, pronar i tij, është hedhur në gjyq për të paguar 1 milion paund të vesë së George Mac-Donald, i cili pasi u nxor nga lokali, u godit për vdekje
Ngjarja Procesi i mëtejshëm gjyqësor në ngarkim të dy truprojave do të zhvillohet më 4 tetor, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në Old Bailey. Sipas policisë së Romfordit, ku ndodhet lokali, 30-vjeçari Lee Rayner u godit në mënyrë brutale, ndërsa i shkoi për ndihmë të vëllait, i cili po goditej jashtë lokalit. Gecaj është përfshirë në sherr, duke përdorur forcën. Viktima do të martohej disa javë më pas. Sipas rregullores së re, SIA (Security Industry Authority), që lëshon licencat për truprojat e klubeve të natës, u ka dhënë të drejtë truprojave të përdorin një forcë minimale kur ka ngatërresa. Klubi i natës "Opium Lounge" është një nga më të njohurit në rrugën "North Street". Në këtë zonë jeton një komunitet i madh emigrantësh shqiptarë që prej vitit 1998. Precedenti Një ngjarje me motive të njëjta, si ajo në lokalin "Opium Lounge" ka ndodhur disa muaj më parë, në veri të Londrës, ku truprojat e lokalit SHOUT, në lagjen "Wood Green" goditën me shkop bejsbolli në kokë një të ri shqiptar. Ata janë akuzuar për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, avokatët mbrojtës të shqiptarit kanë hedhur në gjyq kompaninë, e cila ka në pronësi lokalin, duke kërkuar prej saj një dëmshpërblim për të dëmtuarin. Sipas mjekëve, emigranti shqiptar, ka qenë me fat, pasi goditjet e marra duhet të ishin vdekjeprurëse. Në të njëjtën pozitë është edhe
nga truproja Markus Marriot, një boksier amator. Mac-Donald u përplas në trotuar, duke thyer nofullën, ndërsa vdiq pak minuta më pas. Vrasja e fundit e një britaniku nga një emigrant shqiptar në Londër ka ndodhur më
1 janar të këtij viti, kur Geraldo Balla qëlloi për vdekje me thikë Aaron Stokes. Policia vendase shpreson që me arrestimin e Ballës të zbardhë edhe motivet e krimit. Sipas autoriteteve policore britanike, emigrantët shqiptarë
renditen ndër të parët si protagonistë të akteve kriminale, ndërsa organizata të ndryshme të së drejtave të njeriut, por edhe ekspertë të çështjeve të krimit, mendojnë se shqiptarëve po u vishen padrejtësisht akte të tilla.
Bie nga pallati, vdes 22-vjeçari Një 22-vjeçar ka humbur jetën dje në qytetin e Lezhës, duke rënë nga një objekt në ndërtim, teksa ishte duke punuar. Burime nga policia bënë të ditur se, Ervin Engjëlli ka rënë aksidentalisht gjatë punës, nga një ndërtesë nëntëkatëshe. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat e kanë transportuar në spital të aksidentuarin, por dëmtimi i tij ka qenë shumë i rëndë. 22vjeçari ka vdekur gjatë rrugës. Grupi hetimor po shqyrton rrethanat e aksidentit, që i kushtoi jetën punëtorit Engjëlli.
Prangoset, tentoi të vrasë të atin Pamje e brendshme e lokalit "Opium Lounge"
Policia e Tiranës arrestoi dje 29-vjeçarin Leonard Dauti. Sipas burimeve zyrtare, Dauti, banues në Tiranë, ka tentuar të vrasë me thikë, për motive të dobëta babanë e tij, Luftulla Dauti, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të njëjtat burime policore bënë të ditur, se materialet për këtë ngjarje i kaluan prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme për veprën penale të "vrasjes me dashje, e mbetur në tentativë".
Tre në qeli për vjedhje e drogë
VIKTIMA Lee Rayner ka vdekur në spital, pasi ka marrë disa plagë në kokë gjatë një përleshjeje me rojet e sigurisë në lokalin "Opium Lounge".
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj tre personave, që pak ditë më parë u arrestuan për vjedhje dhe përdorim të lëndëve narkotike. Burime nga gjykata thanë se, trupi gjykues vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasve Sokol Ziu, Marius Filipi dhe Mikel Llanaj. Tre të rinjtë akuzohen për vjedhjen e një numri stekash me cigare në furgonin e një shtetasi, ngjarje e ndodhur tri ditë më parë. Policia tha se tre të rinjve iu gjet më pas dhe një sasi prej 0.7 gram lëndë narkotike e llojit heroinë.
EMARTE, 24 KORRIK 2007
SHQIP 13
RISI
MAFIA
Doni të njihni qen e mace? Falë internetit po lulëzojnë mijëra faqe ku mund të gjeni gjithçka për kafshët shtëpiake
"Kumbari" Kalabreze zbërthen kodet e mafies: "Ja si mund të pranohesh në organizatë dhe si zhvillohet ceremonia e anëtarësimit"
NE FAQEN 15
NE FAQEN 14
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○
Të martuarat më të prirura për dhurime, meshkujt dhe femrat beqare, më dorështrënguarit
HISTORI
Më thuaj pasionin të të them dhuratën Çdo lloj marrëdhënie do dhuratë dhe dedikim të posaçëm
E
shtë vërtetuar se njerëzit që bëjnë më shumë dhurata janë gratë, ndërsa më pak "bujarët" në këtë fushë janë meshkujt dhe femrat beqare (me vetëm 6.3 dhurata në vit). Pothuajse në të gjitha kulturat, dhurata shpreh një mënyrë për të treguar dashuri, miqësi dhe përkushtim. Në të vërtetë, më shumë rëndësi i jepet sinqeritetit të dhuratës, që mendohet se është bërë me gjithë zemër, që i pëlqen atij që e merr dhe që ka një vlerë afektive dhe simbolike. Po ashtu, janë të paktë ata që e konsiderojnë dhuratën një veprim të detyrueshëm, që i kushtojnë shumë rëndësi faktit për të treguar vlerën ekonomike të saj. Njerëzit pëlqejnë më shumë që të marrin një dhuratë që ka për ta vlerë afektive, shoqëruar kjo edhe me ndonjë mesazh të këndshëm. Kështu, edhe nëse dhurata që burri, i dashuri apo një i afërm i juaji u ka bërë nuk u pëlqen, në raste të tilla mund të thuhet "mjafton mendimi". Në Itali i kushtohet rëndësi edhe elegancës, cilësisë së dhuratës, thjeshtësisë dhe bukurisë së saj. Në këtë vend, 12 për qind e të pyeturve e riciklojnë dhuratën e pakëndshme, 6 për qind e flakin në plehra, ndërsa vetëm 1 për qind e shesin apo ua tregojnë të afërmve për t'u "argëtuar" me të. 67 për qind e anglezëve mbështesin faktin se "është mendimi ai që ka rëndësi, duke pohuar se i vlerësojnë dhuratat e bëra me sinqeritet dhe entuziazëm, kurse në Gjermani mendojnë se një dhuratë e shtrenjtë nuk është domosdoshmërish e suksesshme. Të njëjtin mendim me gjermanët ndajnë edhe suedezët. Por, pavarësisht këtyre, ajo që është vërtetuar plotësisht është se ata që zgjedhin gjithmonë dhuratën e gabuar janë meshkujt. NE FAQEN 20
FOTO KONTRAST Dy persona të pasionuar ndaj biçikletës për arsye të ndryshme dhe në kushte të ndryshme. Në foton sipër kemi një angleze të zonave të përmbytura së fundi në pjesën qendrore dhe veriore të Britanisë, ndërsa tenton të çajë ujin që ka mbushur rrugët. Në foton poshtë është një nga pjesëmarrësit e garës së famshme çiklistike, Turit të Francës, e cila bën bashkë gjithë profesionistët e pasionuar ndaj të dashurës e të pazëvendësueshmes, biçikletë.
Historia e shqiptarëve në disa shkrime të pabotuara P
ër shkak të pozicionit të saj gjeografik, Shqipëria, megjithëse shpesh e izoluar, ka qenë përherë në udhëkryqin e perandorive, qytetërimeve dhe civilizimeve të ndryshme. Në lashtësi, për shekuj me radhë, ajo është gjendur në kufirin politik, ushtarak dhe kulturor, ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, në fillim midis Perandorisë Romake dhe qytetërimit helen, më pas në Mesjetë, midis Italisë katolike dhe Perandorisë Bizantine ortodokse. Më tej, deri në pushtimin e plotë nga turqit, Shqipëria gjendej në frontin midis Evropës së krishterë dhe Lindjes ortodokso-islamike. Korpusi Illyricum Sacrum është një nga arritjet kryesore historiografike dhe burimologjike jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por në gjithë Evropën e shekullit të 18të. Edhe pse e botuar në vitet 1751-1819, kjo vepër edhe sot e gjithë ditën ka rëndësi të dorës së parë si burim i të dhënave për historinë mesjetare të tërë Ballkanit, në veçanti të Ilirisë së lashtë. Historiografia e shekullit XVII dhe XVIII shquhet për ndërmarrje të mëdha botuese. Ajo ka nxjerrë në dritë... NE FAQET 18-19
SHQIP 1 4
E MARTE, 2 4 KORRIK 2007
N D R Y S H E
Duhet renditur ndoshta në komplimentet më të rëndësishme që ka marrë ndonjëherë Mario Puco, autori i bestsellerit "Kumbari", libri mbi të cilin u bazua edhe një ndër filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë. Në një sallë gjyqi të Çikagos, së fundmi Frenk Kalabreze komentoi se përshkrimi i ceremonive të pranimit ishte "shumë afër" mënyrës si ato kryheshin realisht nga pjesëtarët e mafies
Vrasje dhe shkelje të kodeve të nderit Gjykata zbërthen mafien e Çikagos Mes tyre ndeshen nofka të tilla si: Kalabreze është Frenki "puhiza"; një tjetër i pandehur është Pol "Indiani" Shiro; një nga dëshmitarët quhet "Riçi Miu"
Anëtarët e jurisë - që të gjithë nën mbrojtjen e anonimitetit - i janë nënshtruar një kursi për të hyrë thellë në etikën, kodin dhe moralitetin e botës mafioze
D
uhet renditur ndoshta në kompli mentet më të rëndësishme që ka marrë ndonjëherë Mario Puco, autori i bestsellerit "Kumbari", libri mbi të cilin u bazua edhe një ndër filmat më të suksesshëm në historinë e kinemasë. Në një sallë gjyqi të Çikagos, së fundmi Frenk Kalabreze komentoi se përshkrimi i ceremonive të pranimit ishte "shumë afër" mënyrës si ato kryheshin realisht nga pjesëtarët e mafies. Të thëna nga një njeri me peshën dhe rolin e Kalabrezes në mafia, fjalët i lanë të gjithë me gojë hapur. Mendohet të jetë kreu i një prej grupeve me të njohura të krimit të organizuar në Çikago, të quajtur "Organizata". Komenti është bërë gjatë një bisede të regjistruar fshehtas, ku mafiozi 70-vjeçar përshkruan ritin e pranimit të një pjesëtari të ri në qarqet mafioze. Një anëtar mund të pranohet zyrtarisht në rreth vetëm pasi vërteton se ka kryer të paktën një vrasje, rrëfen Kalabreze. Pas kësaj, shoqërohet nga shefi i tij i drejtpërdrejtë në një dhomë, ku gjen përpara syve një thikë, një pistoletë, një qiri dhe foton e një shenjtori. Ceremonia vazhdon me prerjen e gishtave, në mënyrë që të rrjedhë gjak, ndërkohë që fotografia e shenjtorit ndizet me qiri dhe i vihet në pëllëmbën e dorës. Teksa fjalët ngrihen lart, pjesëtari i ri duhet t'i thotë tri herë fjalët: "U përvëlofsha në ferr si kjo fotografi e shenjtë, në rast se tradhtoj vëllezërit e mi". Në këtë gjyq mafioz, që mund të klasifikohet edhe si ndër më të mëdhenjtë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fillimisht nën akuza gjendeshin 14 krerë të "Organizatës". Dy prej tyre kanë vdekur që prej fillimit të hetimeve nga ana e FBI-së dhe shtatë të tjerë kanë pranuar fajësinë. Ndër të pestët, të cilët po gjykohen aktualisht, gjenden Frenk Kalabreze plaku, Xhoi "Kllouni" Lombardo dhe një ish-oficer policie i Çikagos, i quajtur Entoni Doli. Të tre janë nën akuzën e drejtimit të një organizate kriminale, përgjegjëse për 18 vrasje të pazbardhura. Bëhet fjalë për një proces gjyqësor të bazuar te tradhtia, jo më kot FBI-ja e ka koduar me emrin "Sekretet e familjes". Dy javë më parë, bosi Kalabreze u detyrua të dëgjonte në sallën e gjyqit deponimin e të birit, Frenk Kalabreze i riu. Ndërkohë që javën e shkuar, po në atë sallë gjyqi dëgjoi dëshminë e të vëllait Nikolas Kalabreze. Që të dy dëshmitarë kyç për prokurorët e çështjes. Në çastin kulmor të seancës, në sallë u dëgjua regjistrimi i një bisede mes Frenk Kalabreze plakut e të birit, bërë në burgun ku kryenin të dy dënimin. Në një
çast bosi plak bëhet sentimental dhe thotë: "Mendoj se të gjitha këto ngjanë për shkakun tënd, kështu që ne të dy duhet të ulemi për t'u kuptuar më shumë me njëri-tjetrin". Pa dijeninë e të atit, Frenk i riu mbante me vete një mikrofon të fshehur. Anëtarët e jurisë - që të gjithë nën mbrojtjen e anonimitetit për t'u garantuar mbrojtje - i janë nënshtruar një kursi për të hyrë thellë në etikën, kodin dhe moralitetin e botës mafioze. Gjatë të gjitha seancave, në sallën e gjyqit janë dëgjuar me bollëk terma e një larmi e madhe nofkash, që përdoren rëndom nga mafia e Çikagos. Mes tyre ndeshen nofka të tilla si: Kalabreze është Frenki "puhiza"; një tjetër i pandehur është Pol "Indiani" Shiro; një nga dëshmitarët quhet "Riçi Miu"; ndërsa bosi i bosëve të
Një anëtar mund të pranohet zyrtarisht në rreth vetëm pasi vërteton se ka kryer të paktën një vrasje, rrëfen Kalabreze
kohëve të sotme quhet Xhi "Pëllumbi" Aiupa. Në terminologjinë mafioze "Scarpe Grande" (këpucët e mëdha) quhet FBI-ja. Në të gjitha rangjet e mafiozëve, rregulli dhe ligji mbizotërojnë në mënyrë shumë strikte, vrasjet duhet të konfirmohen nga një "kapo", me të njëjtën mënyrë siç veprohet në ushtri. Por, në sallë kanë qenë jo të rralla edhe çastet e humorit, siç ishte ai kur Nikolas Kalabreze tregonte se u kishte hedhur parfum 250 mijë dollarëve të groposur, të cilët kishin nisur të lëshonin erë shumë të rëndë, pasi po kalbeshin pak e nga pak. "Kjo bëri që të vinin erë edhe më të keqe", tregoi mafiozi. Por, gjithashtu, u dëgjuan edhe rrëfime mizorie apo vrasjesh me gjakftohtësi. Biznesmenëve që vonojnë të paguajnë "taksat e rrugës" u jepet një paralajmërim: u hidhet në
dhomë koka e një qenushi, apo u varen në dritare minj të ngordhur. Në rast se paralajmërimi nuk e bën efektin e duhur, atëherë vjen radha e bombave - juria dëgjoi për vendosje bombash në një restorant dhe në një kinema. Vetëm pas këtyre etapave pasojnë vrasjet. Nikolas Kalabreze, në këmbim të lehtësirave në dënim, ka dëshmuar, duke i treguar jurisë për 14 vrasje të urdhëruara nga vëllezërit Kalabreze dhe nga të tjerët në "Organizatë". "Goditja" e parë në vitin 1970 "Duhet t'i bëjmë gropën dikujt", mendohet se Frenk plaku i ka thënë në atë kohë të vëllait. Vëllezërit fillimisht e mbytën viktimën, më pas i prenë fytin duke e varrosur. "Kisha aq frikë sa laga pantallonat", u rrëfeu Nikolas Kalabreze të pranishmëve në sallë. Vrasja më e famshme është ajo e vëllezërve Spilotro, incident i përdorur në filmin "Kazino". Entoni Spilotro, i cili mbulonte operacionet e organizatës në Las Vegas, po binte shumë në sytë e FBI-së. Ai u thirr në Çikago nën pretekstin se i vëllai po pranohej në qarkun e brendshëm mafioz, por në vend të kësaj vëllezërit u rrahën për vdekje nga dhjetë pjesëtarët e tjerë të organizatës. Pas gjithçkaje qëndron një lloj moraliteti i sëmurë. Gjatë regjistrimeve, Frenk plaku kurrë nuk shpreh keqardhje për vrasjet. Nga ana tjetër, thotë se i vinte shumë keq teksa shihte foton e shenjtë t'i digjet në dorë gjatë pranimit. "Më erdhi keq për këtë", i tregoi në një rast të birit. Ndër shkaqet e vrasjes se Entoni Spilotros ishte edhe përfshirja e tij në një marrëdhënie jashtëmartesore me gruan e drejtuesit të lartë të një kazinoje. Frenk plaku e tregon miratimin mbi këtë vrasje me fjalët: "Neili shkoi në varr tamam kur ndodhi kjo". Në këtë univers moral hermetik, besnikëria ndaj familjes është e shenjtë dhe e paprekshme. Frenk Kalabreze i riu i tregoi trupit gjykues se një herë i ati i kishte thënë: "Familja, e kam fjalën për 'Organizatën', është përpara familjes së gjakut. Qëndron gjithashtu edhe para vetë Zotit". Është ligji që dy dëshmitarët kryesorë e kanë shkelur. Për më shumë se tre javë, plaku Kalabreze ka dëgjuar se si i vëllai dhe i biri e tradhtojnë. Këtë e bën me një buzëqeshje të hidhur në fytyrë, të cilën nuk e ndan gjatë gjithë kohës. Pas një seance intensive, gazetarët kishin pyetur avokatin për gjendjen e humorit të plakut. "Është i lumtur që pa të birin", u përgjigj juristi.
N D R Y S H E
EMARTE, 2 4 KORRIK 2007
Kafshët
& teknologjia
M
ë shumë se 100 milionë njerëz, shumica e tyre të rinj, popullojnë sot rrjetet e internetit si "MySpace" apo dhe "Facebook". Platformat virtuale të zënies e bërjes shoqëri renditen te historitë më të mëdha të suksesit në internet. Njohja e profileve të shokëve apo shoqeve në afërsi të bllokut tënd të banesave, shkollës, qytetit apo shtetit, s'përbën më asnjë çudi, e shtrirja gjeografike është sigurisht, shumë më e madhe se kaq. Ajo kalon kontinentet. Çdokush tanimë, me fare pak njohuri, mund të çelë një blog personal, ku të hedhë jo vetëm fotot, por edhe mendimet apo të këmbejë pikëpamje me kolegët për çështje të ndryshme, pa pasur nevojë për asistencë apo kosto. Shpesh mund të ngresh vetë edhe faqe të mirëfillta në internet, ku të paraqesësh në mënyrë më dinjitoze profilin tënd në rrjet. Mirëpo pakkujt i kishte shkuar ndërmend se ajo çka u pëlqen njerëzve mund t'u pëlqente edhe katërkëmbëshve që sillen vërdallë në ambientet e shtëpive tona, mendon kaliforniani Ted Rheingold. Ai themeloi rrjetin e miqve të qenve - më saktësisht të qenve e të të zotërve të tyre - në internet, me emrin "Dogster". Janë rreth 300000 qen që kanë tashmë një profil të tyrin personal te "Dogster". Ndërsa macet gëzojnë të njëjtat atribute te faqja "Catster". "'Dogster' nuk është konceptuar për të gjeneruar përfitime financiare", thotë Rheingold. "Ne nuk bëjmë fjalë për para këtu, ne nuk është se duam të shesim mallin tonë sa më shtrenjtë të jetë e mundur. "Ai e kupton forumin e tij në internet, si një lehtësi më shumë në shërbimet që u ofrohen miqve të kafshëve dhe atyre vetë. Më shumë se 20 milionë herë rezultojnë të jenë vizituar faqet "Dogster" e "Catster" në muaj. Të ardhurat - shumica e tyre nga rek-
Më shumë se 20 milionë herë rezultojnë të jenë vizituar faqet "Dogster" e "Catster" në muaj
SHQIP 1 5
Kush mendon në ditët e sotme të paraqitet seriozisht në internet, sipas shijes e ofertës, krijon një profil, të cilin ai e bën të njohur në mbarë botën. Por, shumëkush pyet se përse kjo nuk mund të funksionojë edhe për qentë e macet? - Në SHBA, për shembull, platformat e internetit për qen e mace, por dhe për merimanga e hardhuca, po shfaqen tashmë me kohë si të suksesshme
Bum i platformave virtuale për kafshët shtëpiake THEMELUESI Ajo çka u pëlqen njerëzve mund t'u pëlqente edhe katërkëmbëshve që sillen vërdallë në ambientet e shtëpive tona, mendon kaliforniani Ted Rheingold. Ai themeloi rrjetin e miqve të qenve - më saktësisht të qenve e të të zotërve të tyre - në internet me emrin "Dogster"
OFERTAT "Çdo ditë ne marrim oferta për kuaj, zogj, peshq apo hardhuca", thotë ai. "Disa njerëz duan të shfaqin në rrjet edhe të dhënat apo profilin e detajuar të merimangave të tyre"
"Dogster nuk është konceptuar për të gjeneruar përfitime financiare", thotë Rheingold
PASTORI Ndërkohë, numërohen më shumë se 11449 qen të racës "pastor gjerman", që janë profilizuar tashmë në faqet e "Dogster"
Profili i lartë i qenve dhe maceve heingold ka bërë gati një lajm të keq: "Ne më pas do kufizohemi thjesht dhe vetëm te kafshët normale shtëpiake" - dhe jo tek ato, që ai pa dashur t'i ofendojë, i quan si objekte të dëshirave specifike të pronarëve të tyre, të cilët janë të këshilluar që më vonë të ngrenë një platformë më vete e të mos qëndrojnë më në të njëjtën çati me qentë apo macet, që meritojnë më shumë vëmendje në këtë aspekt
R
lama - në muajin maj përllogariteshin të shkonin te rreth 186000 euro. 15 nëpunës me kohë të plotë është numri i atyre që kjo ndërmarrje jofitimprurëse ka rekrutuar ndërkohë. "Dikur, thjesht më ra në sy se në internet s'kishte asnjë mundësi të ndërtoja një faqe uebi për qenin tim", thotë Rheingold. "Askund nuk mund të shihje e të këmbeje foto e histori në rrjet për qenin apo macen tënde të dashur. Kjo, tashmë, ka ndryshuar, dhe miqtë e kafshët shtëpiake, sidomos, po ndiejnë përfitimet e para të kësaj ndërmarrjeje. Ndërkohë, numërohen më shumë se 11449 qen të racës "pastor gjerman", që janë profilizuar tashmë në faqet e "Dogster", ndërsa në faqen e maceve "Catsters", e cila, ndërkohë, numëron në total rreth 200000 profile, mbizotëron macja normale e shtëpisë. Rheingold ka përshtypjen se me ofertën tij tashmë ka bërë të mbushet një vend i lënë bosh në tregun e kafshëve. "Çdo ditë ne marrim oferta për kuaj, zogj, peshq apo hardhuca", thotë ai. "Disa njerëz duan të shfaqin në rrjet edhe të dhënat apo profilin e detajuar të merimangave të tyre". Plane konkrete për forume të tjera kafshësh shtëpiake, për momentin akoma nuk ka. Kështu, fillimisht Rheingold dëshiron që puna të ecë mirë në këta hapat e parë për "Dogster" e "Catster". "Por, nuk do të zgjasë shumë", thotë ai. Për pronarët e merimangave, Rheingold ka bërë gati një lajm të keq: "Ne më pas do kufizohemi thjesht dhe vetëm te kafshët normale shtëpiake" - dhe jo tek ato, që ai pa dashur t'i ofendojë, i quan si objekte të dëshirave specifike të pronarëve të tyre, të cilët janë të këshilluar që më vonë të ngrenë një platformë më vete e të mos qëndrojnë më në të njëjtën çati me qentë apo macet, që meritojnë më shumë vëmendje në këtë aspekt".
Janë rreth 300000 qen që kanë tashmë një profil të tyrin personal te "Dogster"
PROGRAMI
SHQIP 16
FILM SERIAL
DITOR
ora 20:00
Krijues: AARON SORKIN Aktore: Martin Sheen, Rob Lowe, Stockard Channing, Allison Janney, Dulé Hill, Janel Moloney, Richard Schiff, John Spencer, Bradley Whitford, Nicole Robinson, Melisa Fitzgerald, Joshua Malina, etc. Çmime: Fitues i 5 Emmy Awards
Rafaeli dhe Luna janë dy njerëz që mendojnë se e kanë gjetur njëri-tjetrin dhe do të duhen në përjetësi, por historia e tyre e dashurisë dhe pasionit përfundon shpejt në tragjedi. E bukura dhe e mistershmja Serena lind në të njëjtin çast tragjedie. E udhëhequr nga intuita e saj dhe vegimi i një trëndafili të bardhë, Serena vendos të ndjekë fatin e saj që kryqëzohet me atë të Rafaelit. "Shpirtrat binjakë", histori njerëzore që kërkojnë rrugëdalje nëpër labirintet e jetës pa iu trembur kohës, pengesave dhe fatit.
PER TE GJITHE
Info
07.30
Good Morning Albania
08.58
Programi i dites
09.00
Lajme
09.20
Moti
09.23
Horoskopi
09.30
Film Serial ritr. "Eliza e Rivombrozes" pj.5 (a+b) (sez.2)
11.00
Ritr. Video Gazmore Amerikane pj.13 (7a)
11.27
TN Ritr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.11
11.58
Programi i dites
12.00
Lajme
12.20
Moti
12.27
TN Ritr. "Belissima" pj.91
13.30
Talk Show ritr. "Shqip"
14.58
Programi i dites
15.00
Lajme
15.30
Moti
15.35
Top Select Pr. (direct)
17.00
TF Pr."100 vitrinat" pj.951
17.28
Programi i dites
17.30
Lajme
17.50
Moti
17.55
TN Pr. "Gjarperinj e Hardhuca" pj.12
18.30
TN Pr. "Belissima" pj.92
19.28
Programi i dites
19.30
Lajmet
20.10
Moti
20.15
Video Gazmore Amerikane pj.14 (7b)
20.50
Film Serial Pr. "West Wing" pj.21 (sez.3/21)
21.42
Film serial Pr. "Po ia nis nga e para" pj.1
22.30
Lajme
23.00
Moti
23.05
Top Show ritr. "Menopauza&Andropauza" Te dyja jane gjendje qe ndodhin ne jeten e njeriut. Do te flasim per simptomat e shfaqjes se tyre, trajtimin shendetesor te nevojshem.
01.00
Lajme e Moti
01.25
Ritr. Video Gazmore Amerikane pj.14 (7b)
02.03
Top Select (rit)
03.30
Lajme e moti
03.45
Muzike
DOK UMENT AR DOKUMENT UMENTAR
DOK UMENT AR DOKUMENT UMENTAR
JETONI ME NATYREN, ARTIN, KULTURËN, HISTORINË…! ora 21:00
Fotografët e luftës/Zbutësit e demave Zbuloni rreziqet ektreme kur bëhesh dëshmitar i luftrave dhe konflikteve. Fotografët e luftës kanë vetëm një armë: aparatin fotografik. Bota e demave mund të jetë ndonjëherë vdekjeprurëse. Për një sekondë më shumë mbi një dem, plagët mund të shkaktojnë edhe vdekjen.
Historia e njerzimit. Historia e kultures dhe qyteterimit. Historia e botes dhe e gjithe gjallesave qe e popullojne. Historia e artit, e mjeshtave , e atyre qe qe e bene historine. Explorer 2 ju sjell historine ne vatrat tuaja. Explorer 2 ju sjell boten ne shtepite tuaja!! Gjithcka ne Explorer 2!!
FEMIJET
DOKUMENTAR 06 30 Roswell 12 (II)
06.45
E MARTE, 24 KORRIK 2007
ZONA E RREZIKUT-3
ora 20:50
Permbledhje: Bartlet e stafi i tij do te merren me nje sulm terrorist te parashikuar ne territor te gjere. Si Xheit i duhet te mesohet me idene qe tani mbrohet vazhdimisht nga nje agjent i pashem dhe shume i afte, Sajmon Donovan. Tobi do te perplasje me disa drejtues te rrjeteve televizive ne lidhje me mbulimin e fushates ne ditet ne vazhdim.
DIGITALB
TELENOVELË
"SHPIRTRA BINJAKË"
"WEST WING" PJ.21
I
8:55
07 30 Nutcracker 9:20 09 00 Kloni 248 10 00 Stuhia 216
100 zbulimet më të
7:00
Qytetërime të Humbura, Kina
mëdha-2
8:00
Planeti Tokë, Pj. 2
Një portret mjekësor
9:00
Aventurë e Çmendur, Pj. 2
10:15 Dominimi në tokë 11:05 Njeriu ujk, miti dhe shkenca
11 00 Dawson’s creek 1 (II)
12:40 Përballja me fundin e botës
12 00 Roswell 12 (II)
10:00 Koha e Jetës Suaj, Viti 1973 11:00 Një vit në Eksmor, Pj. 2 12:00 Odisea e Oqeanit, Pj. 2 13:00 Shpellat e Kubës & Koralet
13:35 Fobitë, jetë në terror 13 00 Grey’s anatomy 3 (II) 14 00 Murder one 4 (II)
14:20 Perëndimi i egër-1
14:00 Uriah Hip, Firefly dhe të tjera
14:50 Parashutistët gjermanë
15:00 Një Histori e Britanisë, Revolucionet
15:45 Rrëshqitjet e tokës 15 00 Boston legal 27 (II) 16 00 Burn the floor 17 00 Kloni 249 18 00 Dawson’s creek 2 (II)
16:15 Tigrat e shkretëtirës
16:00 Në Kërkim të Atlantidës
17:05 Fifth Gear-2
17:00 Fushata e Fundit
17:55 S.A.S-1
19:00 Normandi, Kryqëzata e
18:45 Shkenca e thellësive-1 19:30 Artet Marciale-1 20:20 Artet Marciale-2
19 00 Roswell 13 (II) 20 00 Shpirtrat binjake 1 21 00 Alias 1 (I) 22 00 Grey’s anatomy 4 (II) 23 00 Murder one 5 (II) 00 00 Roswell 13 (II) 01 00 Alias 1 (I) 02 00 Shpirtrat binjake 1 03 00 Kloni 249
21:00 Dangerzone-3 (Premierë)
21:00 Të mbijetuarit e Epokës së Akullnajave
22:55 Planet i tërbuar - El Nino
22:00 Grabitqarët e egër
23:45 Ronaldinho
23:00 Mjekësia ligjore në
0:40
Planetet-7
1:30
Shigjetat e kuqe-
Shtëpinë e Bardhë 0:00
Diamantë të qiejve
Egjipt - Rruga drejt Përjetësisë
2:25
Sniper
1:00
Odisea e Oqeanit, Pj. 1
3:15
Talebanët
2:00
Era fashiste
4:10
Tregtia e Transplanteve
3:00
Koha e Jetës Suaj, Viti 1971
5:00
Vitman, mbreti i tankeve
5:55
A mund t'i arrijmë yjet?
4:00
Vendimet që Tronditën
6:45
Siguria ajrore: mësim nga tragjedia
7:40
Skafet me turbinë
8:35
Katastrofat-1
Ujku Alberto Historitë e Kiki Bonkers Dragon Ball 211-212 (Premierë) 1 1 : 0 0 Spider Man 15 (Premierë) 12:50 Laki Luk 13:30 Karlsoni mbi çati 14:45 Korto Maltezi 16:00 Bretku Fredi 17:00 Ujku Alberto 17:20 Historitë e Kiki 17:40 Bonkers 1 8 : 3 0 Spider Man 15 (Premierë) 19:10 Dragon Ball 211-212 (Premierë) 19:30 Laki Luk 20:15 Liza në botën e çudirave 21:30 Dhuratat e Donaldit 23:00 Barbi dhe magjia e Pegasus 0:30 Makinat 2:00 Kanguri Xhek 3:30 Fajvëll-2 5:00 Atlantis-2 6:30 Hirushja-2 8:00 Tomi dhe Xherri
20:00 Woodstock, Pj. 2
22:00 Arratisje nga Berlini
04 00 Dawson’s creek 2 (II) 05 00 Grey’s anatomy 4 (II)
Madhe
9:00 9:15 9:30 10:00
8:00 8:30 9:00 9:30 11:00 12:50 14:20 16:00 17:15 19:15 20:40 22:15 23:30 1:30 3:00 4:50 6:20
Bernie Mac Show eps 7 Dinosauret eps 12 Tribu eps 11 Hani Vrimat Te mbash premtimin Puthja ime e pare Xhejmsi dhe pjeshka gjigande Zonja Doubtfire Ringjallja e kukulles Vajzat Gatopard Femijet spiune 3 Te rrisesh Helenen Hani Vrimat Te mbash premtimin Puthja ime e pare
9:00 9:30 10:00 11:00 12:00 12:45 13:20 14:35 16:15 16:45 17:05 17:55 18:20 19:35 21:00 22:15 23:30
Familja Spageti Pimpa Xhim Hënori (Premierë) Bing dhe Bong Koko Bill He Man Kongu, mbreti i Atlantës Vëllai Ari-1 Familja Spageti Pimpa Xhim Hënori (Premierë) Bing dhe Bong Koko Bill He Man Shfaqja e madhe e Klifordit Shiva Për darkë me Timon dhe Pumba The Wild - Natyra e egër Dhelpra dhe zagari Marko Polo Miku im gjigand Mulan-2 Klasikët e Kartonave
Botën, Pj. 3 5:00
Rrethudhëtimi i Plotë Pj. 7
6:00
Rënia e Dinastisë Rumanov
0:55 2:10 4:00 5:30 7:00 8:00
PROGRAMI
E MARTE, 24 KORRIK 2007
EYES WIDE SHUT ORA 20:40
Katër shoqe të pandara kanë një ëndërr të përbashkët; të bëhen yje të botës muzkore. Dhe shumë shpejt do të arrijnë të fitojnë mundësinë që prisnin dhe do të fitojnë zemrat e gjithë adoleshentëve.
Një natë me odisenë seksuale dhe morale të një mjeku në qytetin e Nju Jorkut do të zbulojë të vërteta tronditëse të jetës së tij në çift. Ai do të përfshihet në marrdhënie aspak të zakonte me personazhe të çuditshëm, madje të rrezikshëm edhe për vetë jetën e tij. Filmi i fundit i regjisorit Kubrick.
DRAMË
SHOWGIRLS ora 23:00 A K T O R Ë T: Elizabeth Berkley, Gina Gershon, Kyle MacLachlan
PERMBAJTJA: I frymëzuar nga një personazh historik, Mbreti Artur ishte një hero i ndarë mes ambicieve të tij personale, rrënjëve të identitetit të tij dhe detyrimeve ndaj p o p u l l i t . Ta n i q ë P e r a n d o r i a Romake po bie, Britania ka nevojë për një mbret dhe ai do të gjejë brenda vetes forcën për të ndryshuar fatet e historisë në betejën legjendare kundër kërcënimit më të ri, fiseve saksone.
REGJIA: Paul Verhoeven PËRMBAJTJA: Sfida e një kërcimtareje me talent për të hyrë si showgirl në hotelin e famshëm në Las Vegas, Stardast. Miqësia, morali dhe vetë shpirti i saj vihen në provë. A do rrezikojë çdo gjë për t'u bërë një showgirl?
PËRMBAJTJA: Jet Li ne rolin e dyfishte si nje oficer policie ne lufte per jeten e tij kunder nje vrasesi sozi nga nje univers tjeter.
ORA: 21:00
Icholas Angel është polici më i suksesshëm i Londrës, por metodat e tij të ashpra dhe madje tepër efikase i nxjerrin zbuluar kolegët e tij, aq sa eprorët vendosin ta çojnë në kufi në provincë. Aventurat dhe dhe aksioni që agjenti Anxhel do të sjellë me vete edhe në fshatin ku e kanë degdisur do të përshfaqen me rastin e një serie krimesh që befas do të trondisin fshatin.
KALEND ARI SPOR TIV KALENDARI SPORTIV KUPA E LIGES GJERMANI, TURI GJYSEM FINAL
Nurnberg - Schalke 20:30 P1
ora 23:00 Aktorët: Tara Reid Regjia: Anya Callimeri
Regjia: Edgar Wright Aktorë: Simon Pegg, Nick Frost, Jim Broadbent, Bill Bailey, etj
Në fund të një pylli, në një godinë të izoluar, një eksperiment vështron në heshtje. Ai pret derisa t'ju zërë gjumi, pastaj futet në mendjen tuaj. Tmerri është i paimagjinueshëm. Nëse kujtoni se mund t'i shpëtoni, gaboheni.
HOROSKOPI DASHI Dialogu me personat që ju qëndrojnë pranë do të jetë i vështirë, duke konsideruar influksin pak të favorshëm të Mërkurit. Edhe pse nuk do ta keni të lehtë, do ju jepet mundësia të analizoni me qetësi situata, përpara se të jepni mendimin tuaj.
DEMI Sot do të jeni të detyruar t'i jepni pak më shumë hapësirë partnerit. Një përzierje ndjenjash mund t'ju bëjë të mos ndiheni të qetë dhe për këtë do të fajësoni njeriun e zemrës. Mundohuni të përqendroheni më shumë te mirëqenia juaj personale.
BINJAKET
KOMEDI
SHOWTIME ora 21:30
INCUBUS, FUQIA E SË KEQES
Sot kushtojuni më shumë vetes suaj, duke e larguar mendjen nga mendimet e këqija. Do ta ekzagjeroni pak për sa i përket zgjidhjes së një çështjeje familjare, kjo gjë do ju sjellë vetëm stres. Më mirë shqetësohuni për javën që sapo ka filluar në ambientin e punës.
AKSION
I VETMI
HORROR
AKSION
SPORT
Ora 21:00
A K T O R E T: Clive Owen, Kiera Knightley
SHQIP 17
RRESHTER EINXHËLL
Regjia: Stanley Kubrick. Aktorët: Tom Cruise, Nicole Kidman.
AKSION
REGJIA: Antoine Fuqua
DIGITALB
ORA: 21:30
KINEMA MBRETI ARTUR
I
AUTOR COLLECTION
FILM PER ADOLESHENTE
VAJZAT GATOPARD
DITOR
Ora 21:30 A K T O R E T: Eddie Murphy, Robert de Niro PERMBAJTJA: Një oficer i departamentit të policise së L.A detyrohet nga eprorët e tij të interpretojë në një emision televiziv 'reality show', në bashkëpunim me një aktor në rolin e një polici.
GAFORRJA Hëna në pozicion të mirë me shenjën tuaj ju këshillon të kaloni një mëngjes të qetë, të rrethuar nga persona që ju duan. Humori do të jetë i lëkundur e nuk do të mund të gjeni dot se çfarë ju mundon. Ndoshta kishit nevojë të shkëputeshit nga familja për disa minuta.
LUANI Më në fund sot mund të jetë një ditë ku mund të argëtoheni dhe të dashuroni shumë. Dashuria do të shkëlqejë në të gjitha format e saj. Do të bëni figurë të mirë përballë njeriut që dashuroni, mos kini frikë se mund t'ju refuzojnë, është e pamundur.
VIRGJERESHA Ndonjëherë jeta mund të marrë rrugë të papritura. Veçanërisht influksi Hënor pak i favorshëm mund t'ju sjellë surpriza të pakëndshme. Do të jeni përballë një udhëkryqi, ku do ta keni të vështirë të vendosni që të vazhdoni rrugën të cilën kishit nisur.
PESHORJA Në qoftë se një miku juaj është në vështirësi për ta ndihmuar, jeni të gatshëm të bëni të pamundurën, duke përdorur dhe mënyra të pakëshillueshme. Influksi hënor do ju ndihmojë të kaloni pengesat. Evitoni t'i tregoni të gjithë detajet partnerit tuaj.
AKREPI Hëna në shenjën tuaj ju garanton një ditë të bukur e të fokusuar mbi nevojat tuaja. Urani do ju shtyjë drejt një ndryshimi të madh, sidomos ata që i përkasin dekadës së dytë. Për të gjithë, gjërat e mira do të vijnë nga miqësitë e sinqerta.
SHIGJETARI Sot do të ndieni nevojën të qëndroni pak vetëm. Nuk është ndonjë e keqe, në qoftë se jeni pak të shoqërueshëm, do ta rifitoni përnjëherë komunikimin tuaj të parezistueshëm. Në qoftë se e ndjeni se keni shtuar ndonjë kile merruni me sport ose bëni shëtitje në ajër të pastër.
BRICJAPI Sot do të dilni nga burgu në të cilin e keni futur veten ditët e fundit për të shkëmbyer dashuri me miq e të afërm, të cilët i vlerësoni shumë. Është momenti i duhur për të dhënë një vlerësim të përgjithshëm mbi projektet e jetës suaj.
UJORI Sigurisht, periudha që po kaloni nuk është nga më të mirat. Sot influksi i Hënës ju bën të mos besoni dhe të ziheni kollaj. Edhe mundësia për të realizuar projekte të rëndësishme do të pengohet nga Marsi, që nuk është në favor. Së shpejti, gjithçka do të jetë ndryshe
PESHQIT Hëna dhe Mërkuri me influksin e tyre të favorshëm do të rrisin intuitat tuaja. Ndërsa Jupiteri pak i favorshëm ju bën nervoz. Më shumë produktive do të rezultojë dita e sotme, për sa u përket çështjeve praktike.
SHQIP 18
Histori
& shkrime
NDRYSHE
E MARTE, 24 KORRIK 2007
Korpusi Illyricum Sacrum është një nga arritjet kryesore historiografike dhe burimologjike jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por në gjithë Evropën e shekullit të 18-të. Edhe pse e botuar në vitet 1751-1819, kjo vepër edhe sot e gjithë ditën ka rëndësi të dorës së parë si burim i të dhënave për historinë mesjetare të tërë Ballkanit, në veçanti të Ilirisë së lashtë. Historiografia e shekullit XVII dhe XVIII shquhet për ndërmarrje të mëdha botuese
Historia e shqiptarëve në dorëshkrimet e pabotuara të Riçeputit, Farlatit dhe Koletit ANISA PAPLEKA
P
ër shkak të pozicionit të saj gjeografik, Shqipëria, megjithëse shpesh e izoluar, ka qenë përherë në udhëkryqin e perandorive, qytetërimeve dhe civilizimeve të ndryshme. Në lashtësi, për shekuj me radhë, ajo është gjendur në kufirin politik, ushtarak dhe kulturor, ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, në fillim midis Perandorisë Romake dhe qytetërimit helen, më pas në Mesjetë, midis Italisë katolike dhe Perandorisë Bizantine ortodokse. Më tej, deri në pushtimin e plotë nga turqit, Shqipëria gjendej në frontin midis Evropës së krishterë dhe Lindjes ortodokso-islamike. Korpusi Illyricum Sacrum është një nga arritjet kryesore historiografike dhe burimologjike jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por në gjithë Evropën e shekullit të 18-të. Edhe pse e botuar në vitet 1751-1819, kjo vepër edhe sot e gjithë ditën ka rëndësi të dorës së parë si burim i të dhënave për historinë mesjetare të tërë Ballkanit, në veçanti të Ilirisë së lashtë. Historiografia e shekullit XVII dhe XVIII shquhet për ndërmarrje të mëdha botuese. Ajo ka nxjerrë në dritë vepra monumentale, që jo vetëm i kanë rezistuar kohës, por edhe u bënë udhërrëfyese për një sërë studimesh të mëvonshme, duke shërbyer si bazë për botime dhe editime serioze. Po përmendim vetëm disa nga këta editorë dhe kryeveprat e tyre kapitale, si p.sh. R. Pirri, Ph. Labbè, J. F. Schannat, J. J. Stredovsky, M. le Quien, M Hansizio, D. Sammarthani, H. Florez etj. Një vështrim i përgjithshëm për këtë epokë nuk mund të fillojë pa përmendur atë që është konsideruar si themeluesi i historiografisë moderne, kardinalin Caesare Baroni. Vepra monumentale e kardinal Baronit, në atë kohë prefekt i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, dhe e grupit të tij të bashkëpunëtorëve, Annales ecclesiastici, (botuar brenda një periudhe prej 19 vitesh [1588-1607]), pasohet nga një seri veprash të tjera të kësaj natyre, siç janë veprat kapitale të autorëve të mëdhenj: Ferdinando Ughelli Italia Sacra, të cilën e botoi në vitet 1642-1648; pastaj seria hagjiografike, njëra ndër seritë më të rëndësishme të shekullit XVII, me vlerë akoma të pakapërcyeshme, Acta Sanctorum e Ioannes Bollandi-t. Të tre këta autorë përdorën metoda të reja për të shkruar historinë, duke inkorporuar tekste të nxjerra nga dorëshkrimet e dokumentet e shumta, të përshkruara me shumë korrektësi nga arkivat e bibliotekat e ndryshme, si dhe duke i shoqëruar ato edhe me citate të veprave të autorëve të nderuar, me komente në favor të argumentimit sa më të saktë të ideve dhe të mendimeve të parashtruara, duke i ilustruar me harta e tabela ndihmëse për t'i kuptuar sa më drejtë dhe sa më plotësisht ato. Ishte pikërisht vepra e bollandistëve ajo që e frymëzoi projektuesin e veprës monumentale Illyricum Sacrum, Filip Riçeputin, për të nisur kalvarin e gjatë e të mundimshëm të mbledhjes, analizimit dhe përgatitjes për botim të burimeve dokumentare e jodokumentare, që i përkisnin historisë së Ilirisë. Vlerësimi i bashkëkohësve për këtë vepër do të na përcillej me thënien e Tamburinit: "...La prima opera dopo quella dei Bollandisti, che in genere istorico e critico...", thënie kjo me shumë kuptim, nën dritën e së cilës vlen të analizohet e gjithë vepra Illyricum Sacrum, sidomos nga ana e historiografëve, për ta kuptuar historiografinë e asaj epoke, që vazhdon të jetë themel solid edhe sot e kësaj dite dhe qëndrimin kritik ndaj burimeve e dokumenteve burimore. Për vendet e Ballkanit, Illyricum Sacrum ka një rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm si njëra ndër veprat e para historiko-kritike, por edhe si vepra
më e plotë burimore për këto hapësira. Lënda burimore, dokumentare dhe literatura në korpusin Illyricum Sacrum janë jo vetëm për ilirët (por edhe për popujt e tjerë të trevave ballkanike), për shtrirjen e tyre gjeografike, jetën, organizimin shtetëror, (themelimin dhe ngritjen e qyteteve të rëndësishme iliro-shqiptare prej lashtësisë deri sot), por, edhe për sukseset e disfatat: luftërat me grekët, romakët, bizantinët, anzhuinët dhe sllavët, duke trajtuar këtu edhe rezistencën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut kundër turqve, për të ardhur deri te fillimi i shekullit XVIII, përkatësisht Kuvendi i Arbrit dhe ngjarjet e tjera që pasojnë në atë periudhë. Në mënyrë të veçantë në këtë korpus, trajtohet historia e ungjillizimit të ilirëve, në periudhën apostolike në hapësirat e gjera të Ilirikut, përhapja e krishterimit, themelimi dhe shtrirja e kishave, kuvendeve, manastireve dhe katedraleve, ndarja administrative-kishtare, hierarkia katolike e provincave kishtare dhe e qendrave ipesh-
kvnore e kryeipeshkvnore, përfaqësimi i tyre që prej koncileve më të hershme e deri tek ai Arbrit në vitin 1703 etj. Nga pikëpamja e rëndësisë së burimeve, Illyricum Sacrum mund të krahasohet me një arkiv më vete. Asnjë burim tjetër, i botuar apo i pabotuar, nuk do të mund ta zinte vendin e këtij korpusi. Asnjë institucion, asnjë akademi, asnjë shtet, nuk ka mundur të bëjë një vepër të ngjashme për trashëgiminë kulturore-historike të popullit shqiptar prej kohërave të lashta e deri në mesin e shekullit XVIII. Ndër burimet e rëndësishme për njohjen e historisë së lashtë të Ilirisë janë veprat e historianëve dhe të gjeografëve grekë e romakë. Ilirët, duke qenë shekuj me radhë fqinjë të grekëve dhe romakëve, duke pasur marrëdhënie me ta, kanë tërhequr vëmendjen e autorëve të lashtë. Të dhëna, ndonëse të pakta, gjejmë duke filluar nga Homeri dhe Hesiodus në shekujt X-VI para Krishtit. Njoftime me interes na jep gjeografi grek, Scylax, që i përket shekullit VI para Krishtit. Për shekullin V para Krishtit, kemi njoftime më të shumta dhe më të rëndësishme nga autorët grekë, si Herodotus, Hecataeus. Veprat e Herodotit dhe të Thucydides, i cili është quajtur i pari historian kritik i kohës së lashtë, kanë një rëndësi të veçantë për historinë e Ilirisë. Në "Luftën e Peleponezit" Thuqididi flet edhe për fiset ilire, duke dhënë njoftime interesante mbi gjendjen e tyre në shekullin V para Krishtit. Për shekujt e mëvonshëm, burimet bëhen më të shumta, më të pasura dhe më kritike. Një rëndësi të posaçme kanë njoftimet dhe gjykimet që na jep filozofi i madh grek i shekullit IV para Krishtit, Aristophanes, ndonëse të përcipta për qytetet dhe fiset e Ilirisë, për rendin e tyre shoqëror dhe për sistemin e tyre shtetëror. Fragmente të vlefshme na kanë mbetur nga veprat e Theopompus nga shekulli IV para Krishtit dhe të Agatharkidit nga shekulli II para Krishtit, të cilat flasin për rendin shoqëror të ilirëve. Historinë e luftërave të ilirëve me Romën në shekullin II para Krishtit, na e jep me hollësi historiani Polybius. Duke filluar nga shekulli I para Krishtit, burimet letrare greke plotësohen me ato romake. Krahas grekëve, Diodorus Siculus e Scymnus, njoftime mbi ilirët në shekullin I para Krishtit na japin Julius Caesar, Titus Livius dhe Pomponius Mela. Autorët e lashtë të shekullit I pas Krishtit, duke u mbështetur në veprat e shkruara para tyre, një pjesë e mirë e të cilave për ne janë të panjohura, bëjnë fjalë edhe për ngjarje të shekujve të kaluar. Nga këto njoftime më të pasura dhe më të rëndësishme mbi ilirët dhe Ilirinë i gjejmë te historiani romak, Appianus, dhe gjeografi grek, Amasenus Strabo. Historianët dhe gjeografët e tjerë të këtyre shekujve, që na japin burime të vlefshme për njohjen e historisë së vjetër të Shqipërisë, janë: Plini Plaku, Plutarchus, Dion Cassius, Flavius Arrianus, Claudius Ptolemaeus etj., ndërsa Stefan Bizanti, i shekullit VI pas Krishtit, në fjalorin e tij na jep njoftime të autorëve antikë, veprat e të cilëve kanë humbur. Materiale për dyndjet e barbarëve gjejmë tek autorët e shek. V-VI pas Krishtit, si Amion Maecelini, Porpyrius, Procopius Caesariensis etj. Gjatë shekujve të shkuar, Iliria kishte kaluar një lulëzim të qytetërimit latino-ilir, duke i dhënë Romës disa perandorë, në mesin e të cilëve edhe Aurelianin, Dioklecianin, Konstantin e Madh etj. Në kohën e shkatërrimit të Perandorisë Romake, Iliria u sulmua shpesh nga popuj të ndryshëm si: vizigotët, hunët, ostrogotët, gotët, avarët etj., të cilët territoret ilire i bënë arenë luftërash shkatërrimtare, duke pushtuar pothuajse tërë Gadishullin Ballkanik. Nga fundi i shekullit VI dhe fillimi i shekullit VII nga veriu depërtuan fise të popujve sllavë: bullgarët, serbët dhe kroatët, që për një kohë të shkurtër pushtuan pothuaj tërë Ilirinë, përkatësisht territoret në mes Dravës, Moravës dhe Vardarit, duke dalë deri në brigjet e detit Adriatik. Ndërrimeve të pandërprera të pushtuesve të shumtë, ndarjeve fetare në mes të Romës e Bizantit në shekujt e mëvonshëm, si dhe copëtimet territoriale të trevave ilire [albane] në mes serbëve, bullgarëve dhe kroatëve, në shekujt pasardhës iu shtuan edhe pushtimet normane e venedikase, duke bërë kështu që bregdeti shqiptar, por edhe brendia, të shndërrohen në teatër luftërash të vazhdueshme, ku popullsia vendase çdoherë rrezikohej të zhdukej në forma të ndryshme, qoftë edhe me asimilim. Familjet fisnike të popullsisë vendase, shqiptare, formuan princi-
EMARTE, 24 KORRIK 2007
NDRYSHE
SHQIP 19
Historiografia e shekullit XVII dhe XVIII shquhet për ndërmarrje të mëdha botuese. Ajo ka nxjerrë në dritë vepra monumentale, që jo vetëm i kanë rezistuar kohës, por edhe u bënë udhërrëfyese për një sërë studimesh të mëvonshme, duke shërbyer si bazë për botime dhe editime serioze
pata të vogla lokale, duke ndihmuar edhe ato në shkatërrimin e Perandorisë Bizantine. Në këtë kohë lindin shumë formacione administrative në vend të Perandorisë Bizantine, njëri nga të cilat është edhe ajo shqiptare, Principata e Arbrit (fillimi i viteve 60 të shekullit XII) me kryeqendër Krujën, me një territor që shtrihej përafërsisht në mes të Lezhës-Durrësit dhe Ohrit. Duke qenë se Iliria, gjatë periudhave të ndryshme historike shtrihej në hapësira të ndryshme gjeografike, herë më të gjera e herë më të ngushta, autorët e veprës Illyricum Sacrum u përcaktuan për kufijtë gjeografikë të Ilirisë në kohën e Perandorit Justinian. Pas regjistrimit dhe sistemimit të lëndës së mbledhur, të cilën Riçeputi e quante: "Bibliotheca manuscripta Illyricana" të gjithë së bashku ishin të mendimit se nuk ishte e mundur të botohej asnjë pjesë e Historisë së Ilirisë, pa u bërë krahasimet e duhura në mes të katër serive të planifikuara, për t'iu shmangur përsëritjeve të shumta, në një apo në të gjitha seritë, të disa ngjarjeve, personaliteteve ose momenteve të ndryshme, që duhej të inkorporoheshin si njësi të veçanta. P.sh., emri i një ipeshkvi mund të përsëritej në serinë e parë, kur bëhej fjalë për ipeshkvët dhe ipeshkvitë, pastaj në të dytën kur bëhej fjalë për Sinodet kishtare, në të tretën kur bëhej fjalë për shenjtërit dhe në të katërtën ku ishin të renditur rregulltarët etj. Një gjë e tillë do ta vononte shumë fillimin e botimit të veprës, gjë që autorëve do t'u sillte kokëçarje të shumta, ngase ata të cilët prisnim me padurim botimin e veprës ishin në fund të durimit, ndërsa numri i kundërshtarëve të një botimi të tillë sa vinte e shtohej; në anën tjetër, autorëve u ofrohej mundësia që të vazhdonin me hulumtime dhe me studime të tjera, veçanërisht në veprën madhore Acta Sanctorum, të cilën po e përgatitnin bollandistët dhe kishin arritur të botonin 50 vëllime në format in folio; pastaj të konsultonin veprat e shumta të autorëve antikë, historianëve e gjeografëve, të cilët më parë nuk kishin arritur t'i shfrytëzonin, si dhe botimet më të fundit, të autorëve të shumtë të fushave të ndryshme. Megjithatë, kundërshtarët e Riçeputit ishin shumë aktivë, pos të tjerash, botuan edhe një broshurë kundër tij dhe punës që bënte. Në mesin e kundërshtarëve kishte njerëz të njohur nga jeta publike, intelektualë dhe prelatë kishtarë, veçanërisht të zëshëm ishin disa anëtarë të urdhrit të Jezuitëve. Gjatë kohës derisa mblidhte burimet dhe dokumentet për veprën e tij nëpër Dalmaci, Riçeputin e kundërshtojnë me forcë një grup intelektualësh dhe klerikësh dalmatinas, të cilët dërguan letra të shumta me akuza të rënda kundër tij, në: Dubrovnik, Riekë, Zagreb, Venedik, Padovë dhe Romë, por pa arritur ndonjë sukses. Kërcënimet arrinin deri aty sa kishte raste kur kundërshtarët kërkonin ta padisnin në gjyq ose shkonin edhe më larg në kërcënimet e tyre, sa pohonin se do ta vrisnin fare nëse nuk do të hiqte dorë nga puna e filluar për të shkruar veprën Illyricum Sacrum. Shumë aktiv ishte edhe inkuizicioni venedikas dhe censura. Disa nga këto të dhëna, por edhe shumë të tjera, ruhen në korrespodencën e Riçeputit, e cila tash ruhet e shpërndarë në Venedik, Firence, Vatikan, Padovë, Zagreb, Romë, Friuli etj. Në këtë kryevepër është mbledhur gjithçka që ka qenë e mundur të mblidhet, sipas metodës dhe kritereve të shkencës historike të asaj kohe. Shkencëtarët, historianët dhe studiuesit, jo vetëm të asaj kohe, por edhe në shekujt e mëvonshëm si p.sh.: Assemani, Sommervogel, Theiner, Valentinelli, Sufflay, Combi, Ljubi?, Jire?ek, Katalini?, Šiši?, Buli?, Patriaraca, etj, me respektin më të madh kanë pranuar punën, rezultatet që kanë arritur autorët e veprës, duke e quajtur atë si një vepër të jashtëzakonshme historike, natyrisht, duke theksuar edhe lëshimet e natyrshme të kohës, si rrjedhojë e kushteve objektive, por edhe faktorëve të ndryshëm shoqërorë, kulturorë dhe politikë. Ç'është e vërteta, sikur për çdo vepër tjetër, edhe për Illyricum Sacrum ka mendime, vërejtje dhe shkrime kritike. Ndër më kritikët ishte njëri nga vetë autorët e veprës, at. J. Koleti, i cili shkruante se në vëllimet e para të veprës Illyricum Sacrum kishte shumë liri në inter-
pretime dhe shkrimin e historisë, derisa në vëllimet e fundit mungonte historia dhe shqyrtimi historik; "alterum quod nimiae scribendi licentiae aliquando indulserit in prioribus Tomis, alterum quod in postremis jenjuna aliquando arescat historia". Në vazhdim, at Koleti nuk e mohon mundësinë e ndonjë lëshimi apo gabimi të paqëllimshëm të at Farlatit, por thekson se ai ishte shumë kritik ndaj burimeve dhe dokumenteve, me të cilat punoi gjatë tërë jetës së tij; "haud negavero, aliquoties Faraltum errasse ... Nam quod ad artem critices spectat, hanc Daniel apprime novit". Disa të tjerë, at Farlatin e kanë kritikuar për faktin se ka përdorur disa bula papnore dhe burime të tjera kishtare; dokumente të sundimtarëve dhe princërve ballkanas, legjenda dhe tregime popullore, duke i konsideruar ato si origjinale, të sakta dhe burime të dorës së parë; që, sipas kritikëve, nuk ishin të tilla. Por, në të vërtetë, as at Farlati, e as at Riçeputi nuk kishin pasur mundësi që të hulumtonin saktësinë dhe origjinalitetin e burimeve, dorëshkrimeve, dokumenteve dhe të dhënave tjera, ngase në atë kohë nuk ishte e hulumtuar dhe studiuar në një shkallë të lartë, [p.sh., sikur në ditët e sotme], historia e Ilirisë në përgjithësi dhe asaj kishtare në veçanti. Nuk kishte rezultate të mjaftuara të gërmimeve arkeologjike; korpuset e dokumenteve me lëndë arkivore sapo kishin filluar të botoheshin apo nuk ishin botuar ende; mungonin studimet krahasimtare në shumë fusha të shkencës, por, edhe qëndrimet e autorëve në veprat e botuara që kishin në dispozicion autorët e Illyricum Sacrum, nuk përmbushin kërkesat më elementare të studimeve të thelluara shkencore me metoda bashkëkohore. Prandaj,
Një vështrim i përgjithshëm për këtë epokë nuk mund të fillojë pa përmendur atë që është konsideruar si themeluesi i historiografisë moderne, kardinalin Caesare Baroni
mund të pohohet se kryevepra Illyricum Sacrum është një vepër e rëndësisë së dorës së parë, për vetë faktin se në të gjejmë një numër shumë të madh dokumentesh, të cilët autorët, të shumtën e rasteve, i sjellin komplet, të pashkurtuara, origjinalet e të cilave sot janë zhdukur apo kanë humbur pa gjurmë. Në kryeveprën monumentale Illyricum Sacrum, punuan tri gjenerata studiuesish: at Filip Riçeputi, at Daniel Farlati dhe at Jakob Koleti, të cilët, në një periudhë kohore prej 124 vjetësh [1695-1819], hulumtuan, mblodhën dhe studiuan burime të shumta e të shumëllojshme; dorëshkrime dhe dokumente; libra të rrallë dhe modernë të kohës, hartuan disa prospekte të veprës, përpiluan tetë vëllime me indeksa, si dhe shkruan më shumë se njëqind katalogë të ndryshme, që përfundimisht nga viti 1751 deri në vitin 1819 të botojnë tetë vëllimet e kryeveprës së tyre Illyricum Sacrum, për të lënë në dorëshkrime me qindra vëllime dokumentesh dhe burimesh të dorës së parë, për historinë e Ilirisë ose thënë ndryshe të Gadishullit Ballkanik dhe popujve që jetuan dhe ende jetojnë aty. Nga at F. Riçeputi është themeluar "Bibliotheca manuscripta Illyricana," ose "Musaeum Illyricum", qëllimi i së cilës ishte ruajtja e lëndës arkivore, për shkak të rëndësisë që kishte për brezat e ardhshëm. Këtu ishte mbledhur pothuajse gjithçka që kishte të bënte me historinë kishtare dhe laike të Ilirisë. Ishte sjellë nga Illira, por edhe nga Italia, Vatikani, Austria, Shqipëria, Dalmacia, Gjermania, Hungaria e vende të tjera, lëndë arkivore origjinale ose e noterizuar. Në këto burime trajtoheshin martirët, shenjtorët, kronikat e ndryshme me të dhëna për historinë e urdhrave kishtare, protokolle e letra të papëve, si dhe tërë ato që autorët antikë dhe të kohës kishin shkruar dhe mund të shfrytëzohej për veprën Illyricum Sacrum. Pra, thënë shkurt, ajo me të vërtetë ishte një "thesar" dorëshkrimesh, dokumentesh, librash dhe burimesh të tjera, për shkak të rëndësisë historike që përmbante më vete. Lënda e mbledhur përfshinte 359 vëllime me dorëshkrime, si dhe 268 tituj të botuar, pra, gjithsej, 627 zëra. Më 30 dhjetor të vitit 1741, at F. Riçeputi përgatiti për Nuncin Apostolik në Venedik, katalogun e detajuar të bibliotekës së tij, "Bibliotheca manuscripta Illyricana," ose "Musaeum Illyricum". Një kopje e këtij katalogu ndodhej në Vis të Kroacisë, të cilin e kishte përshkruar studenti Anton Nisiteo. Më vonë, ky dorëshkrim i këtij katalogu kishte mbërritur në Bibliotekën e Gjimnazit të Zarës, ku ruhej në fondin e dorëshkrimeve me signaturën nr. 3915. E tërë kjo bibliotekë u shkatërrua gjatë Luftës së Dytë Botërore, me të edhe dorëshkrimi i katalogut të at Riçeputit. Mbledhja, sistemi, hulumtimi dhe studimi i lëndës burimore, at Riçeputit i mori pjesën më të madhe të jetës së tij dhe ky ishte një nga shkaqet që ai nuk arriti të botonte asnjë vëllim të Illyricum Sacrum sa ishte gjallë, por ai, në të vërtet përgatiti për shtyp disa vëllime të projektit të tij dhe për vëllimin parë dhe të dytë mori lejen e censorëve. Mendimet e censorëve dhe prelatëve kishtarë që u bënë me shkrim për vëllimet e përgatitura të at Riçeputit janë vërtet të shkëlqyera. Në bazë të hulumtimeve të bëra, mund të pohojmë me sigurinë më të madhe se kjo gjendje e Musaeum Illyricum ose Bibliotheca manuscripta Illyricana ishte në fund të vitit 1741. Pas këtij viti, është bërë një grumbullim i vazhduar i burimeve, lëndës arkivore dhe literaturës tjetër, si nga at Faralti ashtu edhe nga at Koleti, por autorët e Illyricum Sacrum nuk na kanë lënë ndonjë regjistër, katalog, index apo çfarëdo shënimi tjetër për këtë. Ndërrimi konceptual i planit fillestar të Illyricum Sacrum nga ana e at Riçeputit, gjë që vërehet nga Prospectus-it e tij, ka bërë që e gjithë lënda e mbledhur të risistemohej, por nuk është përgatitur një regjistrim i ri. Studiuesit, historianët dhe biografët kanë konstatuar se dorëshkrimet e at Riçeputit nuk janë botuar deri më sot, si rezultat i një ndryshimi përmbajtësor, tematik e konceptual të projektit të veprës Illyricum Sacrum nga ana e at Farlatit, por ato janë shpërndarë nëpër volume të ndryshme, pa shënuar vendndodhjen e parë, fillimisht sipas konceptit të ri të veprës, që më vonë, një pjesë e tyre t'u kthehen pronarëve të mëparshëm, një pjesë të shpërndahet falas nëpër biblioteka, arkiva dhe institucione të tjera dhe një pjesë tjetër të humbet pa gjurmë. Kërkimet dhe hulumtimet për të zbuluar fatin e tërë lëndës së grumbulluar kanë dhënë rezultate të pjesshme edhe pse ato janë bërë nga specialistë, arkivistë, historianë dhe studiues të njohur, nëpër biblioteka, arkiva dhe institucione të tjera, në shumë vende, duke filluar që nga fundi i shekullit XVIII e deri në ditët e sotme. Për fatin e burimeve, dorëshkrimeve dhe literaturës tjetër, ishin interesuar disa shtete, institucione dhe persona derisa ishte gjallë vetë at Riçeputi, por edhe pas vdekjes së tij. Kështu që, fillimisht, pronarët e dorëshkrimeve dhe dokumenteve insistuan që t'ju kthehen prapa ato që i kishin huazuar.
NDRYSHE
SHQIP 20
E MARTE, 24 KORRIK 2007
‘‘
Udhëtimi i papritur do të ishte dhurata më e bukur për një çift të dashuruarish. Zgjidhni vende krejt të shkreta për të kaluar një kohë meditimi me vetveten dhe njëri-tjetrin
LIBRA Një libër ose një album fotografish do të ishte ideale si dhuratë, edhe pse duket demode. Libri mund të kthehet në kultin e ditës suaj, duke zgjedhur fraza që do të kthehen në motivin e jetës, ndërsa albumi do t'i fiksojë ato më së miri
Dhuratat, të lidhura ngushtë me pasionin E
shtë vërtetuar se njerëzit që bëjnë më shumë dhurata janë gratë, ndërsa më pak "bujarët" në këtë fushë janë meshkujt dhe femrat beqare (me vetëm 6.3 dhurata në vit). Pothuajse në të gjitha kulturat, dhurata shpreh një mënyrë për të treguar dashuri, miqësi dhe përkushtim. Në të vërtetë, më shumë rëndësi i jepet sinqeritetit të dhuratës, që mendohet se është bërë me gjithë zemër, që i pëlqen atij që e merr dhe që ka një vlerë afektive dhe simbolike. Po ashtu, janë të paktë ata që e konsiderojnë dhuratën një veprim të detyrueshëm, që i kushtojnë shumë rëndësi faktit për të treguar vlerën ekonomike të saj. Njerëzit pëlqejnë më shumë që të marrin një dhuratë që ka për ta vlerë afektive, shoqëruar kjo edhe me ndonjë mesazh të këndshëm. Kështu, edhe nëse dhurata që burri, i dashuri apo një i afërm i juaji u ka bërë nuk u pëlqen, në raste të tilla mund të thuhet "mjafton mendimi". Në Itali i kushtohet rëndësi edhe elegancës, cilësisë së dhuratës, thjeshtësisë dhe bukurisë së saj. Në këtë vend, 12 për qind e të pyeturve e riciklojnë dhuratën e pakëndshme, 6 për qind e flakin në plehra, ndërsa vetëm 1 për qind e shesin apo ua tregojnë të afërmve për t'u "argëtuar" me të. 67 për qind e anglezëve mbështesin faktin se "është mendimi ai që ka rëndësi, duke pohuar se i vlerësojnë dhuratat e bëra me sinqeritet dhe entuziazëm, kurse në Gjermani mendojnë se një dhuratë e shtrenjtë nuk është domosdoshmërish e suksesshme. Të njëjtin mendim me gjermanët ndajnë edhe suedezët. Por, pavarësisht këtyre, ajo që është vërtetuar plotësisht është se ata që zgjedhin gjithmonë dhuratën e gabuar janë meshkujt. Të brendshme, aksesorë që nuk kombinohen lehtë, çanta, parfume, rruaza, objekte për shtëpinë, që shpesh janë jashtë shijeve të femrave. Kjo është ndoshta edhe arsyeja që meshkujt shpesh preferojnë të bëjnë dhurata shumë të shtrenjta për ta shmangur këtë. Megjithatë, edhe në raste të tilla jo gjithmonë arrijnë t'ia dalin mbanë. Në të vërtetë, gojëdhënat apo legjendat e lidhura me dhuratat
Parfum
Aksesorë
Intime
Lodra
Mirë do të ishte të dhuronit një parfum, sinonim i pasionit shoqëruar me një CD me këngë romantike dhe trëndafil të kuq
Për të përkujtuar diçka në jetën tuaj në çift, dhurata më e bukur do të ishin aksesorët apo antikuarët e ndryshëm. Ajo do të vazhdojë të kujtojë takimin e parë
Nëse njeriu i zemrës kënaqet nga dhuratat fine, atëherë zgjidh një palë të brendshme të veçanta. Duhet të japin një mesazh të rëndësishëm
Një dhuratë mjaft e çmuar për të dashurën tuaj do të ishte edhe një lodër prej pellushi, e cila do të konsiderohet gjithnjë si një objekt jo vetëm fatsjellës
Dhurata
Princi Karl, një dash dhe një dele për 60-vjetorin e Kamilës K
a menduar t'i bëjë një dhuratë të veçantë për ditëlindje të dashurës së zemrës së tij, Kamilës. Në fakt, të gjithë e keni kuptuar se bëhet fjalë për princin Karl, i cili kishte menduar se dhurata më e përshtatshme për t'i bërë gruas së tij për festën e saj të lindjes do të ishte një dash dhe një dele, i një race të veçantë. Në të vërtetë, padyshim që kjo është dhurata më origjinale dhe më e çuditshme që dukesha e Cornwall-it ka marrë për 60-vjetorin e saj. Në fakt, i gjithë mendimi për një dhuratë kaq origjinale ka ardhur nga bashkëshorti i saj, Karli i Anglisë. Kështu, sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike "Daily Mail", trashëgimtari i fronit të Anglisë, njëkohësisht ka shpenzuar rreth 300 sterlina ose rreth 446 euro për çdo kafshë. Po sipas asaj që raportohet në gazetë, dukesha e Cornwall-it u entuziazmua shumë, edhe pse ato nuk ishin kafshët e para që do t'u bashkoheshin atyre në "Birkhall", rezidenca e tyre skoceze. Në të kaluarën, ai kishte investuar rreth 10 mijë sterlina për dy poni të një lloji të rrallë. Sipas asaj që deklaroi një mikeshë e Kamilës, "princi dhe princesha janë shumë të shqetësuar për mbijetesën e specieve të rralla në Angli. Edhe pse kjo dhuratë shumë vetave
mund t'u duket një ide e çmenduar, për shumë të tjerë është fryt i një zgjedhjeje të menduar mirë". Para dy ditësh, Kamila e festoi ditëlindjen e saj në një atmosferë ndryshe: është gruaja e trashëgimtarit të fronit të Britanisë së Madhe, është pranuar nga familja mbretërore (mbi të gjitha nga William dhe Harry) dhe tabloidët duket se janë më të sjellshëm me të, madje edhe anglezët nuk po e gjykojnë më për keq. Sipas një sondazhi të kryer së fundmi, 30 për qind e tyre janë pro për Kamilën si Mbretëreshë. Martesa e tyre - e zhvilluar në prill të 2005-ës, duket sikur e ka forcuar disi imazhin e monarkisë. Tani gjithçka duket larg nga ditët kur Diana e quante "rottweiler" dhe Karli me Kamilën ishin të detyruar të takoheshin fshehurazi për hir të dashurisë së tyre klandestine. Atë mbrëmje, për të festuar përvjetorin e 60 të familjes, princi organizoi një festë gjigante në kopshtin e rezidencës së tyre "Highgrove" në Gloucestershire. Numri i të ftuarve shkonte në 200, ndërsa menyja e zgjedhur për darkë ishte e përbërë tërësisht nga produkte agro-kulturore biologjike të ardhura nga ferma e princit Karl, e shoqëruar me shampanjë dhe me verë dhjetëravjeçare.
e papërshtatshme dhe ekstravagante kanë ekzistuar prej kohësh. Sipas tyre, thuhet se Mbretëresha Saba i dhuroi Mbretit Salomon 4 tonelatë e gjysmë me flori, kurse ai i dha në këmbim disa dhurata të tjera dhe premtimin se do të bënte gjithçka që ajo do të dëshironte. Nuk dihet nëse e ka mbajtur premtimin. Po ashtu, në vitin 177 pas Krishtit, Perandori Komodi, djali i Mark Aurelit, i dhuroi nuses së tij titullin Augusta. Ku i dihet, ndoshta kjo nuk ka qenë dhurata e duhur për të? Faktikisht nuk mund të jenë të gjithë me fat sa Jeniffer Aniston, Beyonce, apo Anna Falcci, që kanë marrë dhurata jo vetëm super të shtrenjta, por edhe super të bukura nga "shokët" e tyre. Studimet Në të vërtetë, stresi që pothuajse të gjithë kalojnë për të gjetur dhuratën e duhur për një mik, shok, të afërm apo njeriun e zemrës është bërë pre e studimeve të ndryshme. Kështu, ekspertët që shpjegojnë sjelljet shoqërore dinë të japin edhe arsyet. Sipas dy anketave të bëra nga "Tilburg University" në Holandë dhe "Katholieke Univerity" në Belgjikë, pas marrjes në pyetje të shumë çifteve të reja, rezultati ka qenë ky: Është më e lehtë të zgjedhësh dhurata për të tjerët, d.m.th. për një të huaj, se sa për gruan tënde. Kështu, njëri prej autorëve të këtij studimi, Luk Warlop, thotë se është gabim të mendosh se "kur njeh dikë mund të dish gjithçka për të". Por, nëse përmes këtyre anketave është zbuluar diçka, një studim analog i bërë nga gazeta për konsumin në Universitetin e Çikagos thotë se burrat duhet të përpiqen t'i kuptojnë më mirë gratë e tyre, duke i bërë pyetje shumë kohë më përpara se sa të vendosin që të blejnë diçka, që asaj mund të mos i pëlqejë absolutisht. Sigurisht, kjo është e vetmja zgjidhje që duhet të bëjnë, nëse nuk mund të kenë dot luksin e shumë pasanikëve në Britani, që për t'i bërë gruas së tyre dhuratën që u pëlqen marrin në punë këshilltarë të specializuar, të cilët i paguajnë më shumë se 200 sterlina në ditë. Në fund, ja edhe disa këshilla të çmuara për dhuratat me të cilat burrat mund t'i lumturojnë njerëzit e zemrës.
A K T U A L I T E T
E MARTE, 24 KORRIK 2007
SHQIP 21
BERAT/ Bujar Daja akuzohet se nuk ka mbajtur procesverbal për materialet e nxjerra
Ndjekje penale ndaj supervizorit të KESH–it P
rokuroria e Beratit ka filluar hetimet ndaj supervizorit të shpërndarjes së KESH-it në Berat. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se më 21 korrik ka filluar procedimi në ngarkim të Bujar Daja, 58 vjeç, lindur e banues në lagjen “Çlirim” të qytetit me detyrën supervizor në zonën e shpërndarjes së KESH-it Berat për punimet e rrjetit 20 kilovolt. Burime të policisë së krimit ekonomik bëjnë të ditur se nga hetimet e kryera në këta sektorë janë konstatuar shkelje të rënda ku ende nuk dihet sasia e materialeve të tërhequra dhe nuk dihet destinacioni përfundimtar. Një gjë e tillë u vërtetua pasi në magazinë nuk ekziston
Prokuroria e Beratit
një dokumentacion përkatës për hyrjen dhe daljen për të gjitha këto materiale të ndryshme e magazinuara. Burime të policisë bëjnë të ditur se materialet janë tërhequr me sasi të mëdha, por nuk dihet sa janë futur në destinacion për ndërtimin e rrjetit 20 kilovolt. “Nga hetimet e kryera nga ekspertët janë konstatuar se është tërhequr një sasi e dyfishuar, “duke krijuar hapësira për abuzime të mëdha”, thanë burimet policore pranë drejtorisë të kësaj policie. Të njëjtat burime pohuan se “janë thirrur dhe disa shefa sektorësh që janë përgjegjës direkt për tërheqjen e kësaj sasie të madhe materialesh elektrike që
lë të dyshohej për një bashkëpunim të mundshëm për interesa përfitimi”. Ndërkohë, zyra e antikrimit ekonomik ka bërë të ditur se nuk është plotësuar e evidentuar dokumentacioni përkatës i hyrje–daljes për të gjitha materialet e mundshme që janë tërhequr për rrjetin e 20 kilovoltit, por është lënë i paplotësuar për të mos mësuar saktësisht sa janë tërhequr dhe sa janë vendosur në rrjet. Sipas specialistëve hetimorë, këtu bëhet fjalë për një abuzim në shkallë të gjerë dhe së shpejti do të zbardhen këto abuzime nga prokuroria, e cila ka filluar menjëherë hetimet. D.Xhelili
Franc-Jozef Mund ka qenë duke hyrë nga Hani i Hotit me një makinë fuoristradë
Shkodër, pranga gjermanit, trafikonte makina luksoze A
rrestohet një gjerman i aku zuar për trafik ndërko mbëtar të makinave luksoze. Franc - Jozef Mund, 50 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për trafik të autoveturave luksoze është prangosur nga agjentët e antitrafikut në orët e para të mëngjesit të djeshëm në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Në momentin e arrestimit, 50-vjeçari ka qenë duke hyrë në territorin tonë me një makinë luksoze fuoristradë “Benz ML”, mjet ky që dyshohet të jetë i vjedhur në Itali. Prej disa kohësh, 50-vjeçari ka qenë nën vëzhgim nga policia e Shkodrës, pasi gjermani kishte kaluar edhe herë tjetër nga Hani i Hotit, me makina të vitprodhimit të fundit. Por udhëtimi i të huajit nga Gjermania në drejtim të vendit tonë nuk ka kaluar pa u vënë re nga ana e policisë lokale. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se Mundi kishte kaluar edhe dy herë tjerë nga kjo pikë e kalimit me një makinë, por në momentin e kthimit ai ikte me traget, por pa autoveturën e tij. Menjëherë nisi hetimi për gjermanin, duke menduar se këtë herë do ta
kapnin në flagrancë. Ndaj gjerman Frenz-Jozef Berhard Mund banues në Brilion, Gjermani, i dënuar më parë, Prokuroria e Shkodrës kishte lëshuar një urdhër ndalimi, pasi ky person dyshohet se ka trafikuar në periudha të ndryshme nga Perëndimi drejt Shqipërisë mjete motorike luksoze të vjedhura. Kështu, burime nga policia bëjnë të ditur se gjermani gjatë muajit qershor të këtij viti ka futur
LUSHNJE
74-vjeçari agresor arrestohet disa orë më pas
Plagos bashkëfshatarin, kulloste bagëtitë në tokën e tij M
osha e thyer nuk e ka stepur 74-vjeçarin nga Lushnja që të marrë pistoletën që mbante pa leje dhe të gjuajë me të mbi bashkëfshatarin e tij, 64 vjeç. Ramiz Ibraliu është arrestuar nën akuzat “vrasje e mbetur në tentativë”, si dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Policia e Lushnjës ka pohuar se shkak i arrestimit të Ibraliut kanë qenë motivet e dobëta, ndërkohë që në vitin 1992, ai është cilësuar autor i plagosjes me armë të dy personave. Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit të Policisë Lushnjë mësohet se Ibraliu pasditen e së dielës ka debatuar më bashkëfshatarin e tij, Novruz Hysllari. Shkak i debatit të dy të moshuarve ishte futja e deleve nga Hysllari në kullotën e autorit të arrestuar. I moshuari Ramiz Ibraliu, menjëherë pas debatit, i është drejtuar banesës së tij në fshatin Zham ku ka marrë pistoletën që mbante pa leje dhe është kthyer më pas duke qëlluar dy herë mbi bashkëf-
shatarin e tij. Zhurma e dy plumbave ka alarmuar fshatin që ndodhej vetëm 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Banorë të fshatit Zham kanë shkuar me të shpejtë në drejtim të vendit nga u dëgjuan zhurmat dhe pasi kanë parë të mbuluar nga gjaku Hysllarin e kanë marrë atë për ta transportuar në Spitalin Civil të Lushnjës. Sipas mjekëve të këtij spitali, konfirmohet se plumbat, e kanë prekur atë në shpatull dhe në pjesë të tjera të trupit. Gjendja shëndetësore e Hysllarit ka qenë e rënduar, ndërsa familjarë të tij kanë shprehur se do ta dërgojnë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Menjëherë pas ngjarjes, forcat policore i janë drejtuar fshatin Xham, që ndodhet përgjatë autostradës Tiranë-Lushnjë. Pas ekspertizave të kryera në vendin e ngjarjes, si dhe pas dëshmive të bashkëfshatarëve, uniformat blu arritën që të identifikonin autorin e ngjarjes dhe më pas ta arrestojnë atë. M.T.
Mëngjesin e djeshëm, FrancJozef Mund ka hyrë në pikën e Hanit të Hotit me një makinë luksoze tip “Benz ML”
PRECEDENTI Dy muaj më parë, një italian, Mirco Tagliani, 28 vjeç, u prangos në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit
në Shqipëri dhe dy automjete të tjera, luksoze njëra tip “Audi A6” me targa CY 350 KR dhe tjetra tip “BMW X5” me targa R0378RR, mjete të cilat i ka lënë në Shqipëri. Më pas është larguar për në Gjermani për të ardhur sërish dje me një automjet tip “Mercedes Benz ML” 270 CDI, ngjyrë gri, me targa K-Ca 1095, dokumentacioni i të cilit dyshohet se është i falsifikuar, ndërkohë që mjeti dyshohet që është shpallur i
vjedhur në Itali. Ndaj Frenz – Jozef Mund, Prokuroria e Shkodrës ka ngritur akuzën për veprën penale “trafikim i mjeteve motorike të vjedhura”. Ndërkohë, prokuroria është duke hetuar dhe personat që kanë bashkëpunuar me 50-vjeçarin, që e ndihmonin atë për të shitur makinat luksoze. Dy muaj më parë, një italian, Mirco Tagliani, 28 vjeç, u prangos në
Vidhet kabina elektrike, duke lënë plotësisht në terr mbi 2000 banorë, që furnizohen me energji prej saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karricë, të Komunës së Bazit, ku persona të paidentifikuar, kanë shkëputur rrjetin elektrik të furnizimit të transformatorit me energji, duke vjedhur pastaj kabllo e tela përcjellës prej bakri dhe alumini, të cilat i shesin në tregun e zi për skrap. Është hera e dytë që vidhet kjo kabinë, pasi edhe para një viti ajo është vjedhur ku banorët qëndruan në errësirë për dy muaj. H.L.
HYRJA
Në momentin e arrestimit ai ka qenë me një makinë luksoze të vjedhur në Itali dhe me dokumente false
Akuza që rëndon mbi gjermanin është ajo e trafikut ndërkombëtar të makinave
Banorët pa drita, vodhën kabllon
ARRESTIMI
KONTROLLI
Sipas prokurorisë, gjermani ka hyrë të paktën dhe dy herë të tjera me makina të vjedhura
Burrel/ 2000 veta pa energji
pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, duke futur një makinë luksoze “Porsche”, prodhim i vitit 2007 e vjedhur në Itali. Vitin e kaluar, nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit janë bllokuar duke hyrë në Shqipëri 6 automjete luksoze të vjedhura ku dhe ka nisur procedimi penal ndaj 6 shtetasve të huaj për trafikim të mjeteve motorike të vjedhura. Ardi Hoti
Durrës/ Ende nuk dihen shkaqet
Mbytet në det një 60-vjeçar Një tjetër viktimë i është shtuar numrit të madh të të mbyturve. Një 60-vjeçar u mbyt dje në mesditë në plazhin e Durrësit. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se “Sulo Zani, 60 vjeç, lindur dhe banues në lagjen periferike të Spitallës, u gjet i mbytur pak minuta pasi kishte hyrë në ujë nga disa pushues në plazhin e quajtur ‘Bërryli’, që ndodhet 1 km larg qytetit të Durrësit. Të njëjtat burime thanë se trupi i pajetë i tij u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në mbytjen e tij. V.Q.
Berat/ Nis procedimi penal
Paditet firma, falsifikoidokumentet Prokuroria e Beratit ka nisur procedim penal ndaj firmës “Kuinda” sh.p.k, pasi ka falsifikuar formularët në emër të firmës “Kajo”. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se pas një verifikimi prej një kohe të gjatë është bërë e mundur zbardhja e një falsifikimi i një prej firmave e pikërisht firma “Kuinda” sh.p.k Pogradec. Administratorët e kësaj firme kanë plotësuar dy fatura me TVSH në emër të firmës “Kajo” sh.p.k. Mësohet se ky veprim është kryer që kjo firmë të mbulojë TVSHnë e firmës tjetër vepër kjo penale e parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal. D.XH.
VLORE/ Policët u kapën për trafik
Të arrestuarit, te Krimet të Rënda Është zhvilluar seanca gjyqësore për 12 të arrestuarit, 6 prej të cilëve ishin policë, që akuzohen për veprën penale të trafikimit klandestin. Avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë thënë se ata ende nuk janë njohur me dosjen. Por kryetari i trupit gjykues, Artur Malaj, deklaroi se Gjykata e Faktit të Vlorës nuk ka kompetencën ligjore për të dhënë vendimin burg pa afat për të 12 të arrestuarit të akuzuar për trafik klandestin, ndërsa të gjitha faktet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të rënda në Tiranë. M.M.
S P E C I A L E
SHQIP 22
E MARTE, 24 KORRIK 2007
Një zjarr i fuqishëm ka dalë jashtë kontrollit në pyllin me pisha të Gërmenjit në Ersekë, ku janë shkrumbuar 500 ha
Ersekë
Autoritetet kërkojnë ndihmë me mjete ajrore nga Greqia, por fqinjët kanë vetë shumë zjarre për të përballuar
Prefektja mbetet në mes të zjarrit Asfiksohet një nga zjarrfikësit, ndërsa 25 ushtarë mbeten pa bukë në pyll
P
refektja Elfrida Zefi ka mbe tur për disa minuta e bllokuar mes flakëve në zonën e Gërmenjit në Ersekë. Ajo ka mbetur e izoluar, kur është nisur për të parë nga afër një familje, e cila mund të rrezikohej nga përhapja e zjarrit. Por sipas të dhënave nga ana e policisë, mjeti me të cilin udhëtonte prefektja në drejtim të zonës ku ndodheshin krahas kësaj familjeje, edhe koshere bletësh dhe bagëti, është përpjekur të dalë në një drejtim të gabuar për shkak të mosnjohjes së terrenit. Ka qenë një erë që ka nisur papritur në vendin ku më parë kishin shpërthyer edhe flakët e zjarrit që ka rindezur territorin, ndërsa mjeti është rrethuar nga flakët. Sipas policisë kanë qenë gjashtë persona të cilët për pak sa nuk kanë mbetur të plagosur nga riaktivizimi i menjëhershëm i zjarrit. Por kjo ka zgjatur vetëm disa minuta, pasi mjeti tip “fuoristradë” ka mundur të dalë nga vendi ku ishte rikthyer zjarri. Sipas vetë prefektes Zefi, ajo ka shpëtuar për pak, ndërsa ka qenë e tensionuar dhe është larguar nga zona e pushtuar nga flakët. Sipas saj është kërkuar ndihmë për të shpëtuar zonën dhe banorët, pasi janë disa shtëpi, të cilat rrezikohen në fshatin Gërmenj. Zefi ka thënë se ka dashur të shohë nga afër gjendjen e familjeve, të cilat janë më të rrezikuara nga zjarri, ndërsa sipas saj ka kërkuar që banorët të evakuohen nga kjo zonë. Prefektja tregon se kur ka tentuar të afrohet në një nga banesat që ka qenë e para në rrezik, një erë e fortë ka sjellë flakët në vendin ku ndodheshin 6 persona midis të cilëve edhe nënprefekti i Kolonjës. Nga ana tjetër, kësaj situate i janë shtuar edhe disa shpërthime, të cilat sipas numrit një të prefekturës mendohet se kanë ardhur nga municionet që kanë mbetur në këtë zonë malore, që nga koha e luftës italo-greke. Situata në pyllin e Gërmenjit ka dalë tërësisht jashtë kontrollit në mesditën e së hënës, kur forcat e shumta që janë vendosur në këtë zonë janë shprehur të pamundura për të ndërhyrë për shkak të terrenit të thyer dhe përhapjes me shpejtësi të flakëve. Një person mësohet se është asfiksuar nga i nxehti i jash-
Prefektja Elfrida Zefi dhe gjashtë zyrtarë të tjerë të prefekturës u izoluan nga zjarri, kur shkuan për inspektim në zonë
Për shkak të pamundësisë së komunikimit, 25 ushtarë që shkuan për të shuar zjarrin u izoluan në pyll dhe mbetën 24 orë pa ushqime
TIRANË Një zjarr ka shpërthyer dje pasdite në fshatin Pezë të Tiranës. Në pak orë zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë flakët, pa i lënë t’u afrohen shtëpive
VATRAT Prefektja e Korçës, Elfrida Zefi
tëzakonshëm që ka përhapur rënia e zjarrit në këtë zonë. Zjarri që është konstatuar në orët e vona të pasdites së ditës së diel ka shkatërruar plot 500 hektarë pyje me pisha në Gërmenj, ndërsa për shkak të dendësisë së pyllit me pisha është përhapur në mënyrë shumë të shpejtë, duke krijuar një situatë alarmante në zonë. Janë të paktën 150 persona të cilët janë angazhuar për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, pasi sipas të dhënave nga policia as që bëhet fjalë për shuarjen e zjarrit. E vetmja mundësi është që zjarri të shuhet nga ajri me hidroplan, mjet i cili mungon, ndërsa të paktën 25 ushtarë të Forcave të Armatosura kanë rrugëtuar më këmbë për orë të tëra për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të kësaj situate. Të mbetur pothuajse të izoluar dhe 24 orë pa
ushqim, edhe ushtarët kanë shfaqur problemet e para me shëndetin, ndërsa prefektja Elfrida Zefi ka kërkuar ndërhyrjen e bizneseve të zonës për të dhënë ndihma në ushqime për të gjithë personat që janë angazhuar për parandalimin e përhapjes së zjarrit. Prefektja Zefi tregon se situata mund të bëhej edhe më e rëndë nga avancimi i mëtejshëm i zjarrit, që ndihmohej edhe nga temperaturat e larta. Sipas saj, mjetet zjarrfikëse nuk mund të afrohen në pjesën malore nga dendësia e pemëve dhe terreni. Forcat e ushtrisë, të policisë, të emergjencave, shërbimit pyjor janë të pamundura, ndërsa nuk kanë ardhur përforcime për të ndihmuar në këtë situatë. E vetmja mundësi është që zjarri të shuhet me hidroplan, por pala greke nuk konfirmon asnjë lloj ndihme në një
kohë që edhe matanë kufirit situata është e rëndë nga shpërthimet e zjarreve. Për prefekten Zefi, rreziku më i madh mund të vijë nga shpërthimi i predhave të mbetura që në kohën e luftës italo-greke, gjë që mund të shkaktonte edhe viktima në njerëz. Kjo ka bërë që personat të mos afrohen shumë në zonën pyjore, ndërsa janë duke përjetuar nga afër tmerrin e nxehtësisë dhe zjarrit që mund të djegë të gjithë sipërfaqet që shtrihen në dhjetëra kilometra. Një tjetër vatër zjarri është lokalizuar në territorin ndarës midis piramidave kufitare në Leskovik, ndërsa zjarri ka prekur pyjet në të dyja anët e kufirit. Janë të paktën 20 ha në këtë zonë, që janë djegur në pjesën shqiptare, ndërsa aty është bërë fikja për shkak të pozicionit disi më të favorshëm. Juliana Dhimitri
Vetëm gjatë ditës së djeshme, në të gjithë vendin, janë konstatuar 33 vatra zjarresh në 21 rrethe. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e pamundur në të gjitha rastet
FORCAT Për përballimin e situatës në të gjithë vendin, janë angazhuar 280 ushtarë, 150 forca të Shërbimit Pyjor dhe 260 të Shërbimit Zjarrfikës
Vlorë
GJIROKASTËR
Dibër
Zjarri mbulon Karaburunin, autoritetet akuzojnë barinjtë F
Situata më kritike në Tepelenë, ku janë djegur pesë shtëpi
Flakët pushtojnë Korabin dhe kërcënojnë pikën turistike në Lurë P
lakët e zjarrit kanë pushtuar gjithë zonën e Karabu runit mbrëmjen e djeshme. Gjithçka ka nisur në orët e vona të pasdites, kur flakët e zjarrit nisën të shtoheshin në terrenin e thyer dhe pa rrugë kalimi të gadishullit. Vatrat e zjarrit nisën të shkrumbojnë gjithçka, ndërsa zjarrfikësit erdhën në kohë së bashku me ndihmat e ushtrisë të Delta Forcës dhe të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor. Terreni i vështirë bëri që zjarri të mos shuhej, ndërsa vatrat e zjarrit sa vinin dhe zgjeroheshin. Autoritetet thanë se vendosja e këtij zjarri është bërë nga vetë çobanët, për të hapur kullota të reja. Kur të gjitha mjetet ishin në dispozicion të shuarjes së zjarrit në Karaburun, edhe në Dukat ka ndodhur e njëjta situatë. Shtrirja e vatrave të zjarrit kishte arritur në një sipërfaqe shumë të gjerë, ndërsa disa lokale pranë janë ndjerë tepër të rrezikuar nga flakët. Në Karaburun, shtrirja e vatrave të zjarrit kishte arritur në 6 hektarë. Specialistët thonë se në të dyja rastet, nuk kanë marrë flakë pyjet, gjë që mund të ndodhë vetvetiu nga temperaturat e larta, por janë djegur kullotat dhe këto vatra zjarri vendosen në formën e një rrethori të madh, pikërisht për sipërfaqen e secilit çoban. Drejtori i Shërbimit Pyjor të Vlorës tha se do të denoncojë çobanët për këto raste zjarresh. Ma.Me.
Era e nxehtë rindez vatrat e zjarrit që u shuan të dielën
S
ituata e zjarreve që kanë përf shirë javën e fundit Tepelenën dhe Gjirokastrën paraqitet tepër alarmante. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit në të dy rrethet janë shkrumbuar 200 hektarë pyje e kullota, duke shkaktuar një dëm të pallogaritshëm në sipërfaqet e gjelbra dhe në kullotat me bar të thatë nga të nxehtit e jashtëzakonshëm. Sipas të dhënave të Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Qarkut të Gjirokastrës, gjendja paraqitet mjaft problematike në Tepelenë, ku situata ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit në pjesën juglindore, sidomos në fshatrat Hormovë dhe Lekël. Pesë shtëpi në fshatin Lekël janë shkrumbuar gjatë orëve të para të së
hënës si dhe janë djegur rreth 45 hektarë kullota në zonën veriore të këtij fshati. Shtëpitë e djegura kanë qenë krejtësisht të pabanuara dhe kjo me sa duket ka ndikuar që banorët e tjerë të fshatit mos të vinin dorë në shuarjen e intensitetit të zjarreve me përmasa alarmante. Në rrethin e Gjirokastrës, disa vatra zjarri të shuara apo të vetëshuara dy ditë më parë në kurorën e gjelbër të Leftokaresë në Dropullin e Poshtëm, në malin e Sopotit sipër Lazaratit, në Kërrë të Dropullit të Sipërm dhe Qafën e Muzinës janë riaktivizuar nga era e nxehtë. Krahas vatrave të mësipërme, dje janë shtuar edhe 3 vatra zjarri në Malin e Buretos. En. Se.
rej ditësh, malet e Dibrës vazhdojnë të digjen nga flakët e shumta të zjarreve të rëna në to. Qindra hektarë me pyje, në rrethet Dibër, Bulqizë dhe Mat janë shkrumbuar, në pamundësi për shuarjen e vatrave të shumta të zjarreve të rëna, pasi terreni tepër malor dhe i vështirë, nuk ka mundësuar në asnjë rast ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Banorët e Dibrës, thonë për “Shqip”, se një situatë e tillë, ku zjarret kanë shpërthyer në të gjitha ekonomitë pyjore, të këtij qarku nuk është parë asnjëherë prej 17 vitesh. Burime nga prefektura pohojnë se vetëm në rrethin e Dibrës, ka pasur 11 vatra zjarresh, 6 prej të cilave janë izoluar, ndërsa 3 vatra, ajo në malet e Lurës dhe tjetra në malin e lartë të Korabit vazhdojnë të mbeten tepër aktive. Në Lurë, përhapja e mëtejshme e zjarreve, mund të rrezikojë pikën turistike të liqeneve të Lurës. Më e vështirë paraqitet situata aktuale në malin e Korabit, pasi vatra e zjarrit, sipas specialistëve të pyjeve, është shumë e rrezikshme dhe tepër aktive, ndërsa terreni tepër i thyer, ku nuk ekziston asnjë rrugë automobilistike. Prefekti i Dibrës, Xhaferr Seiti thotë se janë djegur mbi 100 hektarë pyje deri më tani, ndërsa shton se situata nuk është aspak nën kontroll. Po kaq alarmante është situata e zjarreve edhe në Bulqizë dhe mat. Hy. L i.
K U LT U R E
SHQIP 2 4
E MARTE, 24 KORRIK 2007
RILINDASI
Naum Veqilharxhi, me një muze në Rumani
raila, qytet 635 vjeçar,ka qenë një qendër politike dhe kulturore, në të cilën kanë punuar shumë përfaqësues të pothuajse gjithë popujve ballkanikë. Braila ka pasur një rëndësi të veçantë për disa komunitete të huaja, po kështu dhe për bashkësinë e emigracionit shqiptar.Ky qytet buzë Danubit ka pritur me shumë dashamirësi dhe qytetarët shqiptarë, duke iu dhënë atyre mundësinë që të ndihmojnë atdheun e tyre. Njëri nga më të rëndësishmit prej tyre të ardhur në Braila, ishte dhe Naum Veqilharxhi. Ai përfaqëson një figurë të shkëlqyer, jo vetëm për historinë e Shqipërisë, por dhe për atë të Rumanisë, duke zënë kështu një vend nderi jo vetëm në vendin e vet, por edhe në historinë e qytetit të Brailës dhe të vetë Rumanisë. Naum Veqilharxhi ka lindur në fshatin Vithkuq të rrethit të Korçës, më datën 6 dhjetor 1797. Kjo zonë gjendet shumë pranë qendrës mesjetare të kulturës në Voskopojë. Në vitin 1800, familja Veqilharxhi braktisi Vithkuqin, për shkak të dyndjeve të turqve dhe ashpërsimit të procesit të myslimanizmit (1800-1823). Duke qenë ortodoks dhe me një origjinë arumune, babai i Naumit, Panajot Veqilharxhi, zgjodhi si destinacion njërën prej principatave rumune (Tara Romaneasca). Por që në rini, Naumi, duke qenë dhe tip jokonformist dhe i influencuar nga idetë atdhetare arriti të bëhej një nga liderët e shqiptarëve të Rumanisë, duke bashkëpunuar dhe me figurën e njohur Ipsilantin. Naumi atëherë luftonte për emancipimin e popullit të tij dhe për krijimin e një shteti kombëtar shqiptar. Pas vitit 1829, familja Veqilharxhi ishte një nga më të pasurat dhe më të respektuarat në qytetin e Brailes. Naumi zotëronte disa prona të patundura dhe ndërkohë ushtronte dhe profesionin e avokatit. Më 1838, vit në të cilin të gjithë Veqilharxhët e deklaruan veten si grekë, Naumi nuk ngurroi të pranonte origjinën e tij e të regjistrohej si shqiptar pranë autoriteteve rumune. Po në këtë periudhë, ai arrin të finalizojë dhe punën e mundin e tij 20-vjeçar për krijimin e një abetareje, e cila ishte e para në llojin e saj për ne shqiptarët, pasi deri atëherë gjuha jonë shkruhej me ndihmën e alfabetit grek dhe atij arab. Abetarja e parë e tij u shkrua dhe u botua në vitin 1844. Kjo abetare përmbante dhe një alfabet origjinal, por meqë ai ishte unik në llojin e tij, i vështirë për t'u shkruar dhe pa asnjë ngjashmëri me ndonjë gjuhë tjetër, nuk pati mundësinë për ta bërë popullore. Gjithsesi orvatja, mundi e puna e tij u vlerësuan maksimalisht dhe këtë e tregon dhe fakti se autorit iu kërkuan disa abetare me qëllim ndritjen e mendjes së popullit të etur për kulturë dhe dije. Naum Veqilharxhi, përveç abetares së tij, kishte dhe shumë libra të tjerë të shkruar në alfabetin e tij, që për fat të keq nuk kanë arritur të mbijetojnë. Kontributi i Naum Veqilharxhit kurorëzohet me krijimin e shoqërisë "Drita" në vitin 1848. Në këtë kontekst Naumi gjeti të gjitha kushtet për të manifestuar idetë e tij iluministe rilindëse. Ai u bënte thirrje shqiptarëve për bashkim e ruajtje të identitetit të tyre qoftë fetar apo etnik, atëherë kur më shumë se kurrë perandoria osmane ushtronte presionet e fundit në trevat e banuara nga shqiptarët. Ndërkohë familja Veqilharxhi i ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, jo vetëm Shqipërisë, por dhe Rumanisë. I pari president i gjyqtarëve për qytetin e Brailes u emërua Konstandin Veqilharxhi. Sot mund të themi që këto dy shtete, Shqipëria dhe Rumania, nuk ia lanë harresës, njeriun që bëri urën e miqësisë mes tyre. Ata i dhanë mirënjohjen e kujdesin e merituar. Për shembull shtëpia e Naum Veqilharxhit në qytetin e Brailas, është kthyer në muze dhe ajo ruhet me shumë përkushtim nga shteti rumun. Ndërsa shteti shqiptar dhe akademikët e tij konsiderojnë se Naum Veqilharxhi është figura më e spikatur e diasporës shqiptare për sa i përket gjysmës së parë të shekullit të XIX.
B
Elona Bano Lauruar për shkencat juridike në Rumani
DEBATI QE ALDA BARDHYLI
N
ebojsha Bradiç e Tasos Rantoz, regjisorja ser be dhe ai grek udhëtuan drejt Sarandës, ash tu siç udhëtojnë zakonisht në festivalet ku ftohen, pa menduar mbi problemet që fshihen nën imazhin e dukshëm të Butrintit. Bradiç, e cila solli një teatër të ndërtuar mbi konceptin e vdekjes së nobelistes austriake Elfride Jelinek, dhe Rantoz, një regjisor që vjen nga një vend me traditë teatri, e panë festivalin shqiptar si një mënyrë ballafaqimi idesh, si disa ditë ku kafetë dhe orët e tyre të pushimit do të kishin vetëm një temë, teatrin. Është Alfred Bualoti, drejtori i këtij festivali, i cili mban në vete gjithë peshën e të ndjerit mirë të këtyre artistëve. Vetëm Bualoti, ky artist që prej tetë vitesh mban mbi supe një iniciativë jo të lehtë, e di se çfarë i është dashur të bëjë që këta dy regjisorë e dhjetëra të tjerë që ishin prezentë në edicionin e tetë të këtij festivali, ta shihnin këtë eveniment si dhjetëra të tjerë që bëhen në Ballkan a Evropë. Pavarësisht disa ngërçeve që pati gjatë këtij edicioni, dhe për këtë nuk mund t'ia vësh fajin Bualotit, por nivelit tonë të bërit teatër, apo të koncepteve që dimë të shtrojmë mbi të, "Butrinti 2000" mundi të sillte një galeri të tërë shfaqjesh të një niveli të pranueshëm, ku mund të veçohen këtu trupa angleze, ajo greke, si dhe teatri serb. Në një kohë kur flasim aq shumë për mungesën e një teatri të vërtetë, trupat e huaja prezente në këtë festival rrëfyen mënyra se si mund të kemi një teatër të tillë. Por dhe pse në sollëm një "Medea" bashkëkohore, nën regjinë e Mikel Kalemit, (një tragjedi ku mund të shihet një ngritje e teatrit tonë), në "Berberin e Seviljes", komedinë e Bomarshesë, të cilën e ndjemë aq shumë në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, në Butrint nuk mundi të kishte të njëjtën performancë. Teatri ynë, edhe pse këtë herë nën regjinë e një regjisori me përvojë franceze, sërish nuk foli në gjuhën që të huajt rrëfyen në Butrint. Ky edicion duhet parë si një mënyrë për të reflektuar thellë për teatrin që na mungon, për teatrin që mund ta ngjisnim në gjuhën tonë, në skenën antike të Butrintit... Sapo ka përfunduar edicioni i tetë i "Butrinti 2000". Në cilësinë e drejtorit të këtij Festivali si do ta gjykoje këtë eveniment? Festivali i tetë "Butrinti 2000" edhe nga art-
dashësit, të pranishmit, spektatorët që, për fat të mirë, i mbushën shkallët e teatrit antik të Butrintit, ishte një edicion me mjaft interes, me një nivel të cilin do ta quaja të lartë, me shfaqje të bukura, ose të ndryshme. Pikërisht këto shfaqje të ndryshme e bënë më atraktiv festivalin. Në qoftë se trupa e Teatrit Kombëtar të Tiranës erdhi në këtë edicion me "Berberin e Seviljes", një komedi e lehtë, një trupë tjetër erdhi me një tragjedi mjaft të fuqishme, ose dy "Medeat" ajo angleze dhe ajo shqiptare, dy koncepte krejt të ndryshme, njëra më e bukur se tjetra. Në këtë drejtim këtë vit pati mjaft gjëra të bukura në Butrint për të gjithë ata që patën rastin t'i shijojnë këto shfaqje. Kulmi i këtij festivali mund të quhet premiera e Teatrit të Greqisë së Veriut me shfaqjen "Fjalët e Dionizit" me regji të Tasos Rantzos. Që në edicionin e vjetshëm "Butrinti 2000" ishte një festival edhe i premierave, siç ishte ajo e Teatrit Kombëtar të Sofjes, apo trupa e njohur amerikane "La Mama". Në edicionin e tetë patëm vetëm një premierë, e cila ishte ajo Teatrit të Greqisë së Veriut me tragjedinë e Euripidit. Për ne nuk ishte pak që premiera e një teatri të tillë me emër të bëhej në skenën e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove në Butrint. Në tërësinë e vet ne jemi të kënaqur jo vetëm nga niveli i shfaqjes, por edhe nga infrastruktura e ndërtuar në shërbim të tyre. Ajo çfarë u vu re gjatë ditëve të festivalit ishte mungesa e një debati të thellë për teatrin. Si do ta gjykonit këtë? Kjo është një sëmundje e përhershme. Sigurisht që festivalet nuk mund të shmangin dot atë çfarë është dhe prioritet i tyre, pikërisht debatin nëpërmjet të cilit mund të reflektohet vlera e një shfaqjeje apo e teatrit në tërësi. Debati është edhe një shkëmbim eksperiencash nëpërmjet gjykimeve mbi fenomene të ndryshme, është një dhënie e marrje eksperiencash me njëri-tjetrin, ndaj është i nevojshëm kur artistë ose regjisorë të ndryshëm janë bashkë në një eveniment të caktuar, siç është në këtë rast festivali jonë. Në këtë rast jo se nuk pati debate, por ai duhet të ishte ndoshta pak më i nxehtë, pak më i ashpër më largpamës, më i thellë. Këtu ndoshta hyn edhe natyra jonë, e cila kërkon të jetë gjithnjë më mikpritëse ndaj të huajve, e kjo në njëfarë mënyre e shmangu një debat të gjallë për teatrin. Kjo nuk ka ndodhur gjithë kohën, pasi unë mund t'ju kujtoj konferencat e shtypit të cilat u rrekën
të bënin një debat ose një bisedë profesionale mbi shfaqjet që u ngjitën në skenën antike të Butrintit, por në tërësinë e vet festivali nuk pati ndeshje në debat. Por, nga ana tjetër, këto ndeshje ne mundëm t'i shihnim në skenë dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme. Pamë shfaqje të bukura, aktorë të mrekullueshëm. A mund të na shpjegoni problemet që pati me dekorin e shfaqjes trupa e Teatrit Kombëtar. A nuk mund të shmangej kjo për
Neritan Liçaj te “Berberi i Seviljes”
K U LT U RE
E MARTE, 24 KORRIK 2007
SHQIP 2 5
Gazetarët e “Top Media”-s, Xhani e Troka vlerësohen të parë dhe të dytë
Alfred Bualoti, drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit, rrëfen çka solli edicioni i tetë i këtij evenimenti, mungesat dhe arritjet
Ema Andrea gjatë interpretimit të “Medeas”
Ndahen çmimet e gazetarisë investiguese endra Rajonale e Trajnimit dhe Stu dimit të Mediave (QRTSM) ka shpallur të dielën fituesit e konkursit të parë "Çmimi i Gazetarisë Investiguese". Në këtë konkurs u përfshinë 23 reporterë dhe gazetarë nga Gjirokastra, Saranda, Fieri dhe Përmeti, që konkurruan mes tyre për të marrë një nga 7 çmimet kryesore. Juria e konkursit të parë të organizuar në rajonin jugor për gazetarët dhe operatorët e mediave vizive dhe të shkruara "Çmimi i Gazetarisë Investiguese", e përbërë nga Fatos Baxhaku, Artan Laze, Alfred Peza, Arben Pasho dhe Engjëll Seriani, pasi diskutoi me përgjegjësi rreth dosjeve dhe materialeve të paraqitura për konkurrim vendosi t'i japë çmim të parë gazetarit të "Vizion Plus" Ilir Lluri dhe operatorit të "Top-Channel" dhe TV lokal AOS në Përmet, Arjan Xhani. Çmim të dytë fituan Matilda Troka, korrespondente e gazetës "Shqip" në Fier dhe Luan Sejdini, korrespondent i gazetës "Shekulli" në Sarandë. Më çmim të tretë u vlerësuan Telnis Skuqi, gazetar i ATSH-së dhe gazetës "Metropol", Skënder Cinga "TV Koha" dhe Piro Nase, gazetar në "RTV Gjirokastra" dhe korrespondent në gazetën "Panorama". Me çmime inkurajuese u vlerësuan gazetarët Gentiana Brahimi kryeredaktore në "RTV Gjirokastra", Blerim Kore korrespondent i gazetës "Korrieri", Eri Baco nga televizioni lokal "Alpo" dhe Alida Lula dhe Ardian Rexho nga "RTV Gjirokastra". Për të vlerësuar kontributet e brezit më të vjetër të gazetarëve gjirokastritë, QRSTM shpalli edhe çmimet e karrierës për gazetarët, Sokrat Papadhopulli, korrespondent i "Sporti Shqiptar", Engjëll Fino, ish-operator i RTVSH, Kristo Ndrico ish-gazetar veteran dhe Rajmond Taho (pas vdekjes) ish-gazetar në "Koha Jonë".
Q
KONCERTE
NA MUNGON një shfaqje të një niveli më të lartë të trupës sonë? Trupa e Teatrit Kombëtar nuk reflektoi në raport me atë çfarë ishte skena e Butrintit, çfarë do të thotë kjo skenë Butrinti, për të vendosur elemente mbi dekorin që ajo pruri. Nuk ishte e nevojshme aspak që dekori të ishte shtatë apo gjashtë metra i gjatë, me një konstruksion për të cilin mendohej se nga momenti në moment mund të rrëzohej. Nuk ishte e nevojshme kjo. Duhet të ishte menduar çdo gjë më seriozisht dhe ta përshtatnin veprën e tyre mbi
skenën antike të Butrintit, ashtu siç bënë edhe trupa të tjera, dhe nuk patën probleme të tilla. Por, në fund të fundit, ky ishte edhe një mësim i mirë një reflektim i mirë mbi atë çfarë ne sjellim, mbi atë çfarë ne mendojmë, mbi seriozitetin e punës sonë. Nuk mund të themi se nuk ishin serioz pasi të gjithë punuan, por në fund të fundit kjo duhesh menduar më shumë, edhe pse trupa e Teatrit Kombëtar ndenji katër apo pesë ditë dhe nuk i pamë asnjëherë, veçse ditën e fundit të merreshin me skenën.
Edicioni i 8-të
Me president dhe çmime të munguara R
efleksione shumë pozitive, por edhe një shije e njelmët e dy mangësive të patolerueshme. Kjo mund të thuhej sot, kur jemi larguar vetëm dy ditë nga mbyllja e një veprimtarie me dimension mesdhetar e më gjerë, siç ishte Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, që kaloi edicionin e 8-të të tij. Kjo, sepse krahas mjaft prurjeve të nënvizuara prej organizatorëve, regjisorëve, artistëve dhe kritikës, ky edicion u shoqërua edhe nga dy mangësi, që më së shumti merren për parregullsi. Njëra ka të bëjë me mungesën fizike të ministrit Pango dhe tjetra me "djegien" e procedurës për dhënien e çmimeve të Festivalit. Ndonëse organizatorëve nuk u hiqej nga goja vlerësimi për mbështetjen financiare të dhënë nga ministria e Pangos, gjithçka tingëllonte si në boshllëk, kur dihej se financimi u morr në rrugë krejtësisht të sforcuar e të imponuar, duke e vendosur vetë Kryeministri Berisha, e duke kapërcyer hallkën e Ministrisë së Kulturës në marrjen e tij. Kjo, me sa duket, ka sjellë një shpërfillje maksimale, sa në protokollin e çeljes së këtij aktiviteti madhor, të mos ishte prezent jo vetëm titullari i Dikasterit të Turizmit dhe Kulturës, por as edhe një përfaqësues i ulët i tij. Vetëm në natën e fundit u tentua t'i bëhej një "make-up" minimalizimit të pamerituar të vlerësimit dikasterial për festivalin e Butrintit. U tentua të bëhej kjo me praninë dhe përshëndetjen e zotit Rexhevelaj, i cili edhe duke qenë i nderuar si drejtor i një drejtorie sado të rëndësishme në këtë ministri dhe me rëndësinë e mesazheve që mundi të përcjellë, nuk ishte më shumë se një "i deleguar" i rangut që ia ulte "piacën" nivelit të veprimtarisë. Duke mos thënë asnjë gjë se përse ishte prezent, ai e jo ministri Pango, në
vlerësimin e personaliteteve teatrore nga vendet e botës, sigurisht që është menduar: Ç'është ky ministër shqiptar kaq i zënë, sa i mohon vetes privilegjin të gjendet mes nesh? Për më tepër që Pango ka qenë po kaq i zënë për të munguar edhe në koncertin e divës shqiptare Inva Mula në kalanë e Gjirokastrës, ndërkohë që është shfaqur pa i lënë asgjë mangët pamjes së zyrtarit të lartë në mjediset e hotel "Butrintit", mëngjesin e së dielës, atëherë kur po largoheshin trupat shqiptare dhe të huaja teatrore të akomoduara në të. Prania fizike e presidentit të Festivalit "Butrinti 2000" ka qenë një mungesë e të gjitha edicioneve të tij edhe kur president nderi ishte regjisori i madh grek Panajotis Terzopulos. Por nëse i pari nuk erdhi ndonjëherë në Butrint për shkak të moshës, të angazhimeve profesionale dhe pengesave të tjera, pjesëmarrësve dhe artistëve të edicionit të 8-të nuk iu tha asnjë fjalë se me se ishte e lidhur edhe mosshfaqja e ministrit Pango, në cilësinë e Presidentit të Festivalit. Dhe tjetra: Po t'u kthehesh intervistave të organizatorëve të Festivalit, do të gjesh edhe idenë e shprehur prej tyre se në edicionin e 2007-ës mendohej të ndaheshin dy çmime - një i kritikës dhe një i publikut. Çmime gjithsesi honorifike, por që nuk u dhanë kurrë, as u tha se kush i meritonte dhe pse "u dogj" kjo etapë. Vetëm nën zë u përfol se çmimet nuk u dhanë, pasi aq ishte edhe "jorgani" financiar dhe këmbët u shtrinë sa e lejonte ai. Po transparenca e parave të prishura nuk është kjo. Thoma Nika
Përse nuk pati çmime në këtë edicion? Dhe a mund të na thoni pse ministri i Kulturës, si president i festivalit, nuk ishte i pranishëm në natën e fundit? Ministri nuk ishte në festival. Ai pati rastin të ishte në koncertin e sopranos Inva Mula, por nuk pati rast të ishte te ne. Çdo ministër Kulture është president i festivalit, në bazë të statutit të këtij evenimenti. Për sa u përket çmimeve, ne menduam se mund të jepnim një çmim të publikut, ose të kritikës, dhe kjo nuk ishte thjesht se mungojnë. Kemi pasur një ngucje dhe një minimizim të anës financiare, sa s'kishte ku të shkonte më. Buxhetin e kemi qesharak dhe në këtë drejtim nuk na u afrua edhe ndonjë sponsor, për të dhënë enkas çmime. Ne nuk mund të bëhemi qesharakë duke dhënë çmime honorifike, pasi nuk do të ketë kuptim. Do të donim të kishim edhe një paketë financiare që ta shpenzonim për këtë punë. Por kjo nuk është se pengoi festivalin, pasi aty artistët vijnë për t'u ballafaquar, për të shkëmbyer konceptet, eksperiencat dhe, në fund të fundit, edhe për një bashkëpunim të ri. Këtu patën rastin të jenë bashkë shumë artistë dhe të krijojnë mundësi për projekte të përbashkëta në të ardhmen, dhe kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen, ndoshta më e rëndësishme edhe se çmimet. Tashmë që ky edicion përfundoi, çfarë sipas jush i mungoi këtij festivali? Do të ishte mirë që kjo të reflektohej tek ata që ishin në festival, tek të ftuarit, tek gazetarët apo artistët që morën pjesë. Sigurisht që ne gjithnjë kemi dilemat dhe kërkesat tona. Nuk asgjë ideale dhe në perfeksion, sepse ndryshe do t'i takonte qiellit. Por kemi pasur edhe defektet tona, edhe pse jemi munduar në maksimum dhe, fatmirësisht, nuk patëm asnjë problem të rëndë gjatë festivalit që do të na bënte ta ndienim veten keq. Përkundrazi kemi pasur shumë urime. Por këtu mund të kujtoj një moment që do të ishte mirë të kishte më shumë kujdes, është ai i transportit. Ne mendonim që Bashkia e Sarandës do të kishte vënë në dispozicion një ose dy autobusë për qytetarët e saj. Por ajo nuk e bëri. Ndoshta në këtë drejtim duhej bërë pak më shumë, pasi jo të gjithë kanë mjete për të ardhur në Butrint. Jo të gjithë mund të vinin me autobusin që ne kishim në dispozicion, pasi ai përdorej për të ftuarit e festivalit, për artistët, gazetarët apo dhe artdashës. Edhe pse njerëzit erdhën, do të ishte më e këndshme për njerëzit që do të kishin dëshirë për të ardhur me një mjet të tillë.
Tinguj klasikë nën qiellin durrsak tacioni i radhës i orkestrës simfonike të Radiotelevizionit Shqiptar,ka qenë Durrësi. Pas koncerteve të dhëna në Tiranë e Vlorë, orkestra e drejtuar nga dirigjenti Jetmir Barbullushi, interpretoi dy net më parë në qiell të hapur në rrugën e quajtur "Tregtare" të qytetit bregdetar, duke krijuar një atmosferën e një mbrëmjeje të këndshme tingujsh klasike me vepra nga autorë vendas dhe të huaj. Në repertor ishin pjesë nga autorët tanë të traditës si Çesk Zadeja e Thoma Gaqi. Ndërsa nga klasikët e njohur botërorë, u përzgjodhën për interpretim, veprat nga Brahms, Shtrausi, M oxart, Bize e Bellinit. Turi koncertor i orkestrës simfonike të RTSH-së, do të vijojë me qytetin e Shkodrës. Ky tur po shihet si një gjetje në llojin dhe gamën e argëtimeve për stinën e verës, që dominohen nga gjini të muzikës moderne. Por me këtë iniciativë, ofrohet argëtim dhe për ato shtresa qytetare, që kanë një formim kulturor tradicional, ku shija për muzikën klasike zë një vend të veçantë.
S
Florian Vlashi, recital në Verona iolinisti durrsak, Florian Vlashi, star toi mbrëmë recitalin e tij që do të zgjasë tri net me radhë në ambientet e muzeut "Maffeiano" të Veronës në Itali. Në repertorin e tij, Vlashi, ka zgjedhur për të interpretuar pjesë të zgjedhura nga autorë të shekullit të 20-të, si Penderecki, Prokofiev, Liviabela e Xenakis. Media italiane i ka bërë jehonë këtij recitali duke vlerësuar lart kualitetin e interpretimit të violinistit shqiptar. Prej vitesh, Florian Vlashi, jep koncerte në skenat evropiane, duke u afirmuar si një violinisti i klasit të lartë. Ai është pjesëtar i orkestrës simfonike të Galicisë në Spanjë, si dhe drejtues i një bande instrumentale të quajtur "Shekulli XX". Herë pas here, Vlashi kthehet në qytetin e tij të lindjes, Durrës, për të dhënë koncerte recitale, si dhe për të organizuar aktivitete me bazë muzikën klasike. Pritet që dhe këtë sezon veror, violinisti Florian Vlashi, ta kryejë këtë rit artistik, pas shfaqjeve të planifikuara në kalendarin e tij artistik në disa vende evropiane.
V
S O C I A L E
E MARTE, 24 KORRIK 2007
SHQIP 27
ELBASAN/ Artan Kovaçi: U kthyem, por pa lekë për të ushqyer fëmijët
Gjendet çifti, braktisi fëmijët tri ditë më parë Nëna e 4 fëmijëve kishte tentuar të mbytej në liqen
K
atër fëmijë në Bradashesh të Rrethit të Elbasanit, të braktisur tri ditë më parë nga prindërit e tyre, dje në mëngjes janë ngazëllyer sërish. Nëna dhe babai, sido që pa asnjë qindarkë në xhep, janë kthyer pranë tyre. Nëna në gjendje depresive dhe në agoni, babai, mezi flet për “maratonën” triditore në kërkim të gruas së tij, me të cilën me shumë mundime po rrisin katër fëmijë: më i madhi 11 vjeç dhe më i vogli pak muaj mbi 1 vjeç. Të katër së bashku kanë qëndruar dje me lot gëzimi pranë krevatit të nënës që nuk zgjohet nga “gjumi”. Tri ditë më parë, Marjeta Kovaçi, pas disa grindjeve radhazi me bashkëshortin e saj, Artanin, do të “arratisej” nga banesa e saj në gjendje depresive dhe qe gati të vrasë veten. Gjithçka do të niste në mëngjesin e së shtunës së kaluar, kur fëmijët kërkonin bukë, por ata nuk kishin se me çfarë t’ua thyenin urinë. “Zgjidhja” është gjetur me ikjen në fillim të nënës së tyre, e cila, me sa duket, kishte vendosur t’i jepte fund jetës në liqenin e Pogradecit, ku dhe u gjet. Rreth një gjysmë ore më vonë do të nisesj dhe i shoqi, i tromaksur për ikjen e gruas pa e ditur se ku. Në familje do të mbeteshin vetëm katër fëmijët duke qarë bashkë me gjyshen e tyre, Asijen, që vajtonte mes vogëlushëve. “Kishim kohë që grindeshim
për pamundësinë e ushqimit të fëmijëve, pasi s’kemi asnjë të ardhur. U përpoqa të punoja për dy javë në Sarandë, por dhe atje aq sa fitova, aq dhe harxhova për bukë thatë e flija jashtë. Kur u ktheva në shtëpi, gruaja dhe fëmijët prisnin pak lekë, por nuk munda. Ja për këtë u grindëm dhe gruaja, duke
mos e duruar këtë gjendje, ia mbathi”, ka pohuar dje në mëngjes Artan Kovaçi. Që nga ajo kohë familjarët kanë dhënë alarmin e ikjes së tyre pa adresë. Është vënë në punë edhe policia e Elbasanit, që pas dy ditë kërkimesh, nuk mundi të binte në gjurmët e tyre. “Më kapën ata të policisë në Çër-
Çifti Kovaçi kishte ikur nga shtëpia, pasi nuk kishte me se t’i ushqente fëmijët e vet GJETJA 34-vjeçarja u gjet në Pogradec, ndërsa babai i fëmijëve është gjetur në qytetin e Korçës
Marjeta Kovaçi
NDIHMA Kreu i Komunës Bradashesh, Sabri Sollaku, duhet të gjejë një zgjidhje mbijetese, qoftë dhe të përkohshme
Gjyshja e fëmijëve, Asija
ravë, pasi mendoja se kishte ikur në Korçë”, ka pohuar Artani. Ky i fundit është marrë nga policia e Korçës, ndërkohë që ajo e Pogradecit kishte bërë të mundur gjetjen e së shoqes, Marjetës, pa ndjenja buzë liqenit. Sipas burimeve të policisë, mësohet se Marjeta është gjendur buzë liqenit të Pogradecit nga nipërit e saj në këtë qytet, të cilët kishin bërë me dije policinë lokale, duke mësuar nga mediat se ajo kërkohej. Dje, rreth orës 5 të mëngjesit, të dy prindërit janë kthyer në banesë. Gruaja 34vjeçare nuk kishte mundësi të fliste, pasi përveç depresionit, kishte marrë edhe ndihmën e parë mjekësore për gjumë. Ndërsa i ati i fëmijëve, Artani, sa ç’ndien ribashkimin me fëmijët, aq vuan mungesën e ushqimit të tyre me bukë. Mësohet se dje një nga drejtuesit e komunitetit fetar mysliman të Elbasanit, u ka dërguar disa ushqime fëmijëve dhe rroba për të veshur. Sidoqoftë, gjendja e tyre ekonomike nuk mund të ndryshojë me ndihma modeste, por e rëndësishme mbetet që prindër e fëmijë, janë sërish bashkë në kasollen e tyre, në mes të fshatit Bradashesh. Ndoshta kreu i kësaj komune, Sabri Sollaku, do të mund të gjejë një zgjidhje mbijetese, qoftë dhe të përkohshme. Besim Dybeli
BRAKTISJA Çifti Kovaçi kanë sjellë në jetë 4 fëmijë, dy prej të cilëve në fotot sipër, nuk kanë asnjë mundësi për t’i ushqyer ata
Shëndeti Publik: Denonconi
“IL TEMPO”
22 subjekte private gjobiten nga qytetarët
‘‘
Projekti nisi gjatë qeverisjes së Berluskonit dhe për të u kujdes Ministria e Jashtme italiane
I
Sipas gazetës italiane “Il Tempo”, e gjithë kjo iniciativë nuk mund të vazhdojë më tej, si pasojë e shkurtimit të fondeve
Mjekët italianë kthehen në shtëpi, nuk ka fonde Dështon projekti mes Universitetit Tor Vergata dhe Spitalit të Tiranës
P
rojekti mes Universitetit Tor Vergata dhe Spitalit të Ti ranës, në kuadër të bashkëpunimit mbetet pa fonde. Mjekët italianë kthehen në shtëpi. Një projekt bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë, i nisur nga Ministria e Jashtme italiane pas një viti mbetet pa fonde. Tani pas dy vjetësh pune, për të cilën ishte ngarkuar Universiteti i Tor Vergata-s, i qytetit të Romës, projekti është gati duke u braktisur plotësisht, pasi nuk ka më asnjë mundësi për të mbuluar shpenzimet. Një gjë e tillë mund të shmanget vetëm nëse ndërhyn edhe një herë Ministria e Jashtme për të financuar ciklin e bashkëpunimit. Projekti nisi tre vjet më parë, gjatë kohës së qeverisjes së Silvio Berluskonit. Programi nisi me 650 mijë euro vetëm për vitin e parë. Parashikonte kurse formimi për studentët shqiptarë në Shqipëri, të cilët donin të diplomoheshin për mjekësi. Leksionet që zhvillohen në spi-
talin e kryeqytetit të Shqipërisë, jepen nga mjekë të Universitetit të Tor Vergata-s, të cilët paguhen për periudhën e kohës që qëndrojnë jashtë shtetit. Projekti i miratuar asokohe nga ministri i Jashtëm Xhanfranko Fini, nisi dhe përfshiu shumë studentë. Por vitin e dytë shteti italian duke pasur probleme financiare, e preu fondin që i shkonte këtij bashkëpunimi. Me “shkurtimin” e fondit përfundojnë
edhe financimet e destinuara për formimin e studentëve shqiptarë. Për të mos e lënë punën përgjysmë, Universiteti i Tor Vergata-s i mori përsipër të gjitha shpenzimet, duke i mbuluar një pjesë të tyre nga llogaria e secilit mjek. Por tani, ndërsa ka përfunduar trevjeçari i parë i studimeve, situata është bërë e papërballueshme ekonomikisht, dhe në mungesë të një ndërhyrjeje nga Ministria kurset do të ndërpriten.
“Sido të jetë, do të përfundojmë 6 vitet e studimeve, pasi nuk mund ta lëmë formimin e studentëve përgjysmë”, shpjegon një mjek italian që ka punuar në Shqipëri. Ai vijon duke thënë se: “Por ne, si të kenë përfunduar tri vitet e para nuk do të nisim kurset e reja. Me të përfunduar tre vitet e para do të mendojmë për zgjidhje të tjera, por universiteti nuk mund të përballojë shpenzime të tjera”. Një figurë e keqe për Italinë, një nga shtetet
Indiferenca
Projekti Shqipëri-Itali nuk është “reklamuar” Projekti i bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë, lidhur me kurset trevjeçare të studentëve të mjekësisë dhe mjekëve italianë nuk ka qenë në qendër të vëmendjes së shëndetësisë shqiptare. Madje, një shkollë e tillë, dhe sakrifica e mjekëve duke përgjysmuar pagën e tyre, si dhe të përfaqësuesve të Universitetit të “Tor Vergata-s” nuk është përmendur nga insti-
tucionet përgjegjëse shqiptare. Edhe më të painformuar rreth këtij projekti kanë qenë qytetarët. Deri tani asnjë përfaqësues i qarqeve shëndetësore nuk ka deklaruar se projekti i bashkëpunimit është duke dështuar. Aq më tepër, deri tani nuk është përfolur asnjë strategji për të gjetur një zgjidhje dhe për të shpëtuar projektin. Lo.Mi
evropiane që janë të angazhuar në projekte bashkëpunimi me Shqipërinë, në mënyrë të veçantë për sa i takon formimit, arsimit. Aq më fort bie në sy kjo tërheqje po ta krahasosh me punën që po kryejnë misionarët katolikë italianë. Në Tiranë po ndërtohet një spital me rreth 220 shtretër për sëmundjet kronike, që do të përfshijë edhe urgjencën, laboratorë analizash dhe diagnostikimi. Kostoja në llogari të institucioneve fetare italiane është rreth 50 miliardë lireta, dhe aktualisht janë shpenzuar 20 prej tyre, të cilat janë përdorur për të ngritur një pjesë të godinës. Tani puna do të jetë pajisja e spitalit me aparatura, si dhe mobilimi. Pasi të jetë ngritur spitali, janë parashikuar disa shërbime si: ai ambulator, i zakonshëm dhe i specializuar, shtrime, kurse formimi për punonjësit, si dhe edukim universitar. Marrë nga gazeta “Il Tempo” Gazetar: Pa. Zap. Përgatiti: Lorina Mixha
nspektorët sanitarë deri dje kanë kryer 2650 inspektime në Tiranë, duke gjobitur 22 subjekte private me 50 mijë lekë. Ndërkohë që kanë plotësuar 615 procesverbale paralajmërimi. “Nga 22 subjektet e gjobitura në kryeqytet, tri prej tyre janë gjobitur në këto momente vetëm përmes denoncimit të qytetarëve me telefon”, tha drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Gjergj Ndoja. Sipas tij, hotelet, lokalet dhe baret më të mëdha në kryeqytet do të vazhdojnë të jenë vendet e piketuara për inspektim. “Sot për kryeqytetin, inspektorët sanitarë, rreth 45, janë ndarë sipas njësive bashkiake të Tiranës dhe po ushtrojnë kontrollin e tyre në çdo subjekt”, sqaroi drejtori. Drejtoria e Higjienës në Tiranë, në kuadër të zbatimit të ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, ka vendosur dy muaj më parë në dispozicion të qytetarëve një numër telefoni (00 355 22 68 70), përmes të cilit mund të denoncohen rastet e pirjes së duhanit në vendet publike. Inspektoriati sanitar ka mangësi në burime njerëzore dhe në infrastrukturë, shkaqe kryesore që vështirësojnë efektivitetin e kontrolleve. Inspektoriati sanitar për nga lloji i punës që kryen, duhet të gëzojë të njëjtin autoritet me policinë bashkiake dhe tatimore, pjesë e pesë strukturave përgjegjëse që janë ngarkuar të bashkëpunojnë me Ministrinë e Shëndetësisë për zbatimin e ligjit të duhanit. Ndërkaq, Shëndeti Publik ka hedhur idenë se nevojitet një polici sanitare, për të cilën në vendin tonë mungon baza ligjore. Kjo polici do të shërbente për vjeljen e gjobave dhe do të rezultonte më efektive sesa pushteti vendor. Vetëm gjatë vitit 2006 pushteti vendor ka arritur të vjelë vetëm 10 për qind të gjobave të vendosura nga inspektoriati sanitar. Lo.Mi
E MARTE, 24 KORRIK 2007
SHQIP 29
SOCIALE GJUHA SHQIPE\ Zhvillohet seminari “Hapësira për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë”. Marrin pjesë 100 mësues
Emigrantët e vegjël, mësim në televizor “DigitAlb”, e vetmja platformë që transmeton me programin e Ministrisë së Arsimit
R
reth 100 mësues shqiptarë që jetojnë në emigracion kanë marrë pjesë dje në seminarin e parë kombëtar 3-ditor me temë “Hapësira të reja për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë dhe në komunitetet më të reja shqiptare jashtë Atdheut” organizuar nga Ministria jonë e Arsimit dhe Ministria e Arsimit të Kosovës. Ai u zhvillua në qytetin e Durrësit, ku mori pjesë edhe ministri Arsimit, Genc Pollo. Fëmijët e emigrantëve që lindin dhe rriten jashtë shtetit rrezikojnë ta humbasin gjuhën e vendit të tyre. E vetmja paketë televizive digjitale që iu vjen në ndihmë është “DigitAlb”. Të gjitha përpjekjet e tjera që bëjnë shoqatat e emigrantëve janë të papërfillshme, krahasuar me programin “Të luajmë shkollash”, që transmeton “DigitAlb”. Kjo është pohuar edhe nga ministri i Arsimit, Genc Pollo, i cili ndër të tjera tha se “ndryshe nga vite më parë, mjetet e sotme të informacionit ofrojnë për ata që duan të mësojnë dhe të njohin atdheun, mundësi pa fund. Emisione televizive për mësimin e gjuhës shqipe, shumë informacion mbi Shqipërinë, Kosovën, për letrat e shkrimtarëve dhe historianëve tanë të shquar mund të lexohen sot në internet dhe të shihen në ekranin e televizorit”. Gjatë seminarit treditor në qytetin e Durrësit, në seancën e dytë që zhvillohet sot, “DigitAlb” do të prezantojë para mësuesve të ardhur nga gjithë bota programin e tij më të ri “Të luajmë shkollash”. Hartimi i paketës televizive për mësimin e gjuhës shqipe televizive “Mësimi i gjuhës dhe kulturës shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë”, është një program i mbështetur dhe i iniciuar nga Ministria e Arsimit. Ai përfshin të gjithë fëmijët që fillojnë për herë të parë të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë gjuhën amtare, si dhe të marrin njohuritë bazë gramatikore. Programi realizohet duke u mbështetur në tekstin e nxënësit dhe në librin e mësuesit “Gjuha Shqipe 2”, si dhe në materiale të tjera plotësuese. Paketa përmban edhe një platformë për kualifikimin e mësuesve që do të realizojnë mësimet në televizion. Seminari që nisi dje ka për qëllim rritjen e nivelit e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë, si dhe rritjen e nivelit të bashkëpunimit me mësues të gjuhës shqipe, me vendet e tjera, ku janë përqendruar emigrantët shqiptarë. Përgatitja e materialeve edukative në shqip, si plan-programe, libra metoda për mësimin e gjuhës shqipe, organizmi i veprimtarive socio-kulturore, artistike dhe sportive do të jenë iniciativat më të reja të mësuesve të arsimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të specialistëve shqiptarë të arsimit kudo ku ndodhen, për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe brezit të ri që jeton dhe punon jashtë atdheut. Për këtë Ministria e Arsimit ka ofruar falas tekste të mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe shoqatave shqiptare në diasporë, të cilat kanë mundur të organizojnë kurse të gjuhës shqipe në vendet bujtëse. Tekste për mësimin e gjuhës shqipe si Abetare, Gjuhë-Lexim, por edhe tekste si Histori dhe Gjeografi të Popullit Shqiptar, tekste muzike ose folklori shqiptar. ri.de./va.qy.
MESIMI
SHQETESIMI Mësuesit japin alarmin se e kanë të vështirë t’u mësojnë gjuhën amtare fëmijëve, pasi mungojnë tekstet dhe infrastruktura
PERSONELI 100 mësues është një shifër e vogël, në krahasim me nevojën gjigante që mund të kenë fëmijët e diasporës që janë me mijëra
PREZANTIMI Platforma satelitore “DigitAlb” do të prezantojë para mësuesve të ardhur nga gjithë bota programin e saj “Të luajmë shkollash”
Pollo:
PRIORITETET
“Erozioni i kulturave, rrezik global”
Menaxhimi i shërbimeve, rritja e financimit, përmirësimi i qeverisjes së sistemit shëndetësor
“Është një rrezik në një botë globale, ku dominon televizori dhe tashmë interneti, erozioni i kulturave të origjinës, dhe kjo nuk është specifike vetëm për shqiptarët, por edhe për kombe të tjera”, kështu është shprehur dje ministri i Arsimit, Genc Pollo, gjatë takimit me mësues emigrantë. Më tej ai ka shtuar se “ky është një rrezik që ne duhet të përpiqemi ta ndalim dhe duhet të kujtojmë se ajo që u quajt nga poetët e Rilindjes, “gjaku i shprishur”, për 4 apo 5 shekuj (në rrethana të tjera kuptohet) ruajti gjuhën dhe identitetin”. Përpos njohjes së gjuhës ku jetojnë fëmijët e emigrantëve duhet të dinë edhe gjuhën amtare. E kjo është mjaft e vështirë të ruhet, për shkak të kontaktit që fëmijët kanë në shkollë me bashkëmoshatarët vendas. Për ministrin e Arsimit, zgjidhja është: në orët e pasdites, brenda mundësive të çdo familjeje, ose të çdo komuniteti, t’u ofrohet shansi, mundësia dhe shërbimi për të ruajtur elementët bazë të mësimit të gjuhës shqipe të kulturës, të historisë të trojeve amtare dhe të folklorit të tyre”. Sipas tij, për këtë ka nevojë për mësues të trajnuar, të aftësuar me përmbajtjen më të re dhe me metodikën më moderne”. ri.de.
Shëndetësia jep 350 milionë USD për zbatimin e strategjisë 2007-2013 M
inistria e Shëndetësisë për zbatimin e Draft-Strategjisë së Sistemit Shëndetësor 2007 2013, që synon ndërmarrjen e reformave shëndetësore të lidhura ngushtë me programin e qeverisë për modernizimin dhe funksionimin e shërbimit shëndetësor, do të japë një fond prej 350 milionë dollarësh. Gjatë prezantimit, ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, tha se “shpreh vendosmërinë e Ministrisë për t’i shtuar sistemit të
Fondi shkon për ndërmarrjen e reformave për modernizimin e shërbimit shëndetësor
Ministri shprehu vendosmërinë për t’i shtuar sistemit të përkujdesit shëndetësor humanitetin
përkujdesit shëndetësor efikasitetin dhe humanitetin, brenda atyre standardeve që ky shërbim ka në vendet e zhvilluara”. Kjo Ministri, në kuadër të procesit të gjerë
konsultativ për zbatimin e strategjisë në praktikë, zhvilloi të hënën një takim me donatorët e Bankës Botërore dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, në të
Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara siguron vaksina të Hepatitit A
Nis vaksinimi për fëmijët e Bathores Afro 500 doza me vaksina për Hepatitin A i janë dhuruar poliklinikës së Bathores. Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet Zyrës së Bashkëpunimit për Mbrojtjen (ODC) të ambasadës së Shteteve të Bashkuara, i dërgoi dje për të vaksinuar fëmijët që jetojnë në këtë zonë. Dhurimi i vaksinave është pjesë e programit të asistencës humanitare të kësaj zyre. Fëmijëve të të gjitha moshave iu injektua vaksina nga stafi i trajnuar mjekësor i Grupit 352 i Operacioneve Speciale të Forcave Ajrore të Amerikës, aktualisht e përfshirë në
një stër vitjeje të përbashkët me Forcat e Armatosura Shqiptare. Vaksina siguron mbrojtje nga Hepatiti A, një sëmundje virale që zakonisht merret nga uji ose ushqimi i ndotur. Zyra e bashkëpunimit për mbrojtjen menaxhon programin e asistencës humanitare të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, duke ofruar asistencë të drejtpërdrejtë humanitare për Shqipërinë. Ky program ka nisur në Shqipëri prej vitit 1996 dhe ka siguruar pajisje dhe shërbime mjekësore, rindërtim shkollash, ujësjellës dhe projekte të tjera civile. ri.de
cilën u diskutuan objektivat më të rëndësishme të Draft-Strategjisë së Sistemit Shëndetësor. Pas një procesi të gjerë konsultativ për Strategjinë e Sistemit Shëndetësor 2007 - 2013, Ministria e Shëndetësisë do të mbështesë katër prioritete, të cilat nisin me rritjen e kapacitetit për të menaxhuar shërbimet dhe institucionet në mënyrë efikase, përmirësimin e aksesit ndaj shërbimeve shëndetësore efektive, rritja e financimit të sistemit shëndetësor, përmirësimi i qeverisjes së sistemit shëndetësor. Strategjia do të diskutohet më tej në ditët në vazhdim me specialistë të shëndetësisë dhe grupet e interesit deri në zbatimin e saj në praktikë. “Kjo strategji parashikon ndërmarrjen e reformave të guximshme për ta sjellë sistemin tonë të shëndetësisë në standardet e vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian, duke u dhënë zgjidhjen përkatëse problemeve të shumta që rëndojnë aktualisht sistemin tonë shëndetësor në shkallë kombëtare”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, në fjalën e tij. Sipas ministrit, ky projekt është përgatitur mbi bazën e rekomandimeve të ekspertëve dhe dokumenteve ndërkombëtare. Ai e konsideroi këtë strategji si një domosdoshmëri për të ushtruar reforma të gjithanshme në sistemin shëndetësor. ri.de.
SHQIP 30
E MARTE, 24 KORRIK 2007
BOTE Alarm! Po digjet Ballkani Temperaturat shënojnë rekorde Dhjetëra të vdekur në Rumani, Greqi e Bullgari
R
umania ka shpallur “Kodin e kuq” të hënën, ndërsa shi fra e të vdekurve nga vala njëjavore e të nxehtit ka mbërritur në 18. Greqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe temperaturat kanë arritur rekordin prej 45 gradë Celsius, ndërsa zjarret kanë përfshirë pyje të pafundme në Bullgari. Ministri rumun i Shëndetit, Eugen Nikolaesku, tha se tre rumunë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit dhe u ka kërkuar njerëzve të evitojnë daljet jashtë, veçanërisht në pjesën e nxehtë të ditës. “Kodi i kuq” do të jetë në fuqi në pesë zona të vendit dhe në kryeqytet. Qeveria, gjithashtu, ka ndaluar punën në ambiente të hapura përfshirë edhe ndërtimin, gjatë orëve të mesditës. Ndërprerje sporadike të energjisë kanë prekur Bukureshtin, e nuk është kursyer madje as selia e qeverisë, kjo si pasojë e konsumit të lartë, nga mbajtja ndezur e kondicionerëve në një kohë kur temperaturat kanë shkuar në 42 gradë Celsius. 16 mijë persona të goditur nga i nxehti janë paraqitur 24 orët e shkuara në spitalet rumune dhe qindra të tjerëve u ka rënë të fikët nëpër rrugë. Mijëra puse janë tharë dhe supermarketet kanë njoftuar për mungesa të ujit të gazuar dhe atij natyral. Meteorologët parashikojnë edhe tri ditë të tjera me temperatura të larta në rajon, çka përbën kështu të dytën valë të nxehti gjatë kësaj vere. 35 persona kanë humbur jetën në Rumani, Turqi dhe Greqi gjatë qershorit, kur merkuri, në termometër u ndal në kulmin prej 46 gradë Celsius. Në Greqi, Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar një plan emergjence për t’i bërë ballë një dyndjeje të të sëmurëve nëpër spitale, por edhe ndërprerjes së energjisë elektrike. “Ne kemi qenë në alarm të plotë që nga e premtja dhe një numër i përforcuar njerëzish janë në krye të detyrës”, tha Dimitris Pirros, zëdhënës i qendrës kombëtare të ndihmës së parë. Një valë të nxehti në 1987-ën, shkaktoi me qindra të vdekur në kryeqytetin grek, Athinë, dhe autoritetet që atëherë kanë ndërmarrë një seri masash për mbrojtjen e shtresës më të rrezikuar, të moshuarve. “Një valë e dytë të nxehti, në harkun kohor të një muaji, është sigurisht diçka e rrallë”, tha kreu i shërbimit kombëtar të motit, Dimitris Ziakopoulos. “Temperaturat do të fillojnë të bien vetëm pas të enjtes”, shtoi ai. Dhjetëra zjarre nëpër pyje kanë përfshirë Bullgarinë dhe i kanë marrë jetën një personi. Ndërkohë, meteorologët thonë se temperaturat e regjistruara së fundmi janë më të lartat në plot 120 vjet në këtë vend dhe temperaturat kanë shënuar 42,6 gradë Celsius në veri. Autoritetet në qytetin jugor të Stara Zagoras, kanë angazhuar ushtrinë dhe një avion të posaçëm rus për të ndihmuar në shuarjen e
rreth 20 zjarreve që kërcënonin të gllabëronin edhe qytetet dhe fshatrat në afërsi. Shumë bashki dhe qendra lokale kanë futur në fuqi rregulloret për racionalizimin e ujit
për shkak se puset dhe burimet po shterojnë, ndërsa në zona të tjera rrugët freskohen me ujë e po ashtu edhe pemët në mënyrë që të parandalohet ndonjë zjarr i mundshëm.
Përmbytjet gjunjëzojnë Britaninë e Madhe N
ë një kohë kur Evropa Juglindore dhe veçanërisht Ballkani, po përvëlohen nën temperatura ekstreme, përmbytjet kanë gjunjëzuar Britaninë e Madhe. Alarmi si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë mbërthyer rajone të tëra në verilindje të Londrës, mbetet i lartë. Skuadrat e shpëtimit kanë vazhduar operacionet për zbrazjen e godinave dhe banesave të ndryshme. Në Uorçestershajër, qindra turistë janë transferuar nëpër qendra të posaçme pritjeje. Ndërkohë, janë ndezur polemikat në lidhje me menaxhimin e gjendjes së emergjencës. Agjencia për ambientin pretendon se shkurtimet në buxhet pengojnë modernizimin e sistemit që parandalon dëmet e shkaktuara nga fenomene të tilla natyrore, në përmasa të tilla. Dhjetëra e mijëra persona rrezikojnë të mbeten pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm. Ministri për ambientin, Hilari Ben, ka shpjeguar se ka për momentin një problem më të rëndësishëm që është ai i ndërtimit të një sistemi kullues në gjendje t’u bëjë ballë vërshimeve të tilla. Sipas tij, sistemet hidrike në Britani janë të amortizuara dhe gjithsesi, nuk kanë qenë të projektuara për situata si kjo e tanishmja. Një nga prioritetet tona, tha ai, është ajo e ndërtimit të një sistemi efikas mbrojtjeje nga përmbytjet. Ndërkohë, ekspertët po bëjnë përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga përmbytja. Për ditët në vazhdim, parashikohen të tjera shirë edhe pse kushtet duhet të fillojnë të përmirësohen, gradualisht, të paktën në zonat që deri më tani janë goditur nga kjo valë e motit të keq.
PORTRET
TURQI
Super-gjenerali Mehmet Jashar Bujukanit, kundërpesha e qeverisë islamike turke
ERDOGAN KËRKON KONSENSUS PËR PRESIDENTIN Të nesërmen e suksesit në zgjedhjet legjislative, Kryeministri i rikonfirmuar turk, Recep Tayyip Erdogan, është angazhuar të kërkojë një zgjidhje të koordinuar me opozitën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Në fakt, Erdogan nuk i ka numrat e mjaftueshëm për ta zgjedhur vetë Presidentin dhe ka lënë të kuptohet se kandidatura e ministrit të Jashtëm, Abdullah Gyl, eksponent ashtu si edhe ai i Partisë islamike Drejtësi dhe Zhvillim, mund të tërhiqet. Zgjedhja e Gylit, u hodh poshtë dy herë radhazi në prill nga Parlamenti dhe ishte pikërisht kjo krizë që çoi në zgjedhje të parakohshme. Erdogan, pas fitores, premtoi se do të vazhdojë reformat dhe përpjekjet për t’iu bashkuar BE-së. Ai tha gjithashtu, se partia e tij Drejtësi dhe Zhvillim do të punonte për unitetin kombëtar dhe se do të respektonte Kushtetutën laike të Turqisë. Rezultatet jo zyrtare i japin partisë së Kryeministrit Erdogan 47 për qind të votave çka nxiti festime të mbështetësve nëpër rrugë. Por, kundërshtarët kanë paralajmëruar se Partia Drejtësi dhe Zhvillim mund të cenojë laicizmin e hershëm të Turqisë. Pavarësisht fitores në zgjedhje, Erdogan nuk do të ketë shumicën parlamentare prej dy të tretash që nevojitet për zgjedhjen e Presidentit.
Ndërkohë, nëpër rrugë ka edhe ekipe të specializuara që ofrojnë ndihmë mjekësore dhe pije të ftohta për kalimtarët e munduar nga dielli dhe i nxehti.
Moti i keq
Ushtaraku i hekurt. Kush është njeriu më i fortë i Turqisë P
o ta shikoje 10 ditë më parë, teksa endej rrugëve të Bodru mit, me një kapelë bejsbolli mbi kokë, një blusë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, pak i dhjamosur, nuk ngjasonte aspak me njeriun më të fortë në Turqi apo kundërpeshën e qeverisë islamike të Kryeministrit Erdogan, por nëse do t’i kthenim akrepat e orës prapa deri më 15 shkurt, do të shihnim Mehmet Jashar Bujukanit në Uashington, me gjoksin para dhe qëndrim ushtarak, me katër yjet e shefit të ushtrisë turke mbi spaleta, teksa fliste një anglishte të mirë me zëvendëspresidentin amerikan, Dik Çeni, dhe këshilltarin për sigurinë kombëtare, Stiven Hadlej. Asnjë gjeneral turk nuk ishte pritur kështu: vinin në dukje titujt e gazetave turke filo-islamike për të cilat pritja në Amerikë kishte qenë në të njëjtin nivel me atë të ministrit të Jashtëm, Abdullah Gyl. U tha atëherë se Bujukanit ishte mbështetësi amerikan në Turqi i idesë për ndërtimin e një Lindje të Madhe të Mesme, demokratike, të Presidentit Bush. Sot, kur ushtria turke është e gatshme të hyjë në Irak dhe të godasë guerilët kurdë e kur akuzon Uashingtonin se po furnizon me armë Partinë e Punëtorëve Kurdë, ai përcaktim, nuk funksionon më. Ka lindur më 1 shtator 1940 në Stamboll. Bujukanit, erdhi në botë me një emër që është një histori më vete. Jashar, do të thotë “jetoftë”: ishte urimi i prindërve për atë fëmijë që e shihte dritën e diellit në një periudhë mortaliteti të tmerrshëm foshnjor. E nëse shikohet tani gjenerali, mund të thuhet, se urimi ka
funksionuar. I riu, që me të vërtetë jetoi, e kishte ushtrinë në gjak dhe në moshën 21 vjeç del nga Akademia Ushtarake si oficer i këmbësorisë. Tip sportiv, i veshur civil, takon një vajzë në një nga anijet me avull në Stamboll. Sytë ndeshen për një çast të gjatë dhe menjëherë më pas, një rrufe në qiell të hapur; Filiz, do të jetë gruaja e tij e ardhshme. Ajo adhuron të kujtojë se si nuk i mbushej mendja se ai ishte një ushtarak: “Më trego teserën”, i kishte thënë. Sërish tani, për të zhdramatizuar situatën në rastet kur ata debatojnë, i kërkon teserën. U bë gjeneral në vitet ‘80, pasi kishte
ndjekur Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s. Në vitin 1988, banon në Napoli: ishte atje shefi i zbulimit të degës jugore të NATO-s. Arrin pikën më të lartë të karrierës së tij ushtarake më 30 gusht të vitit të shkuar kur edhe bëhet komandanti i ushtrisë turke. Është kjo edhe hyrja e tij në politikë, sepse merr vendin e gjeneralit Ozkok, që konsiderohej tepër i butë me islamikët e veç të tjerash edhe mik i Erdoganit. Me emërimin e tij në postin më të lartë ushtarak, kthehen akujt mes qeverisë dhe ushtarakëve. Në faqet islamike të internetit apo në ato të afërta me të ashtuquajturit Ujqit
gri, fillon një fushatë denigruese. Kujdes, thuhet, Bujukanit nuk është një turk i vërtetë. Paraardhësit e tij paskan qenë hebrenj nga sekti i Zabbatai Zevit, që mbronte teorinë e konvertimit të rremë të islamit. Ironikisht, është e njëjta akuzë që romancisti Ergyn Pojraz, nacionalist i thekur, fanatik i Qemal Ataturkut, bën për Erdoganin dhe gruan e tij në romanin shumë të shitur në Stamboll, “Bijtë e Moisiut: Tayyip dhe Emine”. Akoma më tej, Bujukanit, akuzohet se ka quajtur “ushtar të mirë” një ushtarak të përfshirë në atentatin kundër të vetmes librari hebraike në lindje të vendit. Një hetim nga Ministria e Drejtësisë nuk gjeti asnjë “kleçkë” ku të kapej për të nisur një proces kundër tij. Bujukanit konsiderohet një autoritar me shpirt të butë: adhuron muzikën klasike dhe qentë. Në funeralin e ushtarëve të tij, të vrarë nga kurdët, shumë herë është parë me lot në sy. Përtej ushtrisë, ka edhe një pasion të vetëm, të madh: futbollin. Kur shkon me pushime në Bordum, në barkën e tij, përkrah flamurit turk, është gjithnjë edhe ai i Fenerbaçes, skuadra e tij e zemrës nga pjesa aziatike e Stambollit. Përpiqet të mos humbasë as edhe një ndeshje të vetme, duke tymosur në lozhë ose para ekranit një cigare pas tjetrës, e kjo është edhe dobësia e tij ndoshta e vetme nga e cila nuk ka ndërmend të heqë dorë. E kështu, Erdogan, fitues i këtyre zgjedhjeve të fundit, duhet edhe një herë tjetër të bëjë llogaritë me këtë gjeneral të hekurt, që adhuron Clausewitz-in dhe Beethoven-in.
SPORT
E MARTE, 24 KORRIK 2007
31-vjeçari beson se ka mundësi të japë kontributin për fanellën kuqezi edhe për pak kohë
SHQIP 31
Çështja e rinovimit vazhdon të shkaktojë shumë pakënaqësi mes futbollistëve “veteranë”
TENSIONI
Marrëdhëniet e Muratit me Bariçin janë prej kohësh të tensionuara
Edvin Murati refuzon festën e lamtumirës nga Kombëtarja
AKTIVIZIMI
Mesfushori militon me Panseriakos në Kategorinë e Dytë greke
KOMBETARJA
Kundër Holandës më 12 shtator, ceremoni vetëm për Hasin ERALD KODHELI
E
do deklarojë tërheqjen nga përfaqësuesja. Ceremonia për 36vjeçarin do jetë e njëjtë me atë që është zhvilluar për tërheqjen e portierit legjendar, Foto Strakosha, në tetor të vitit 2005, pak minuta
përpara takimit të fundit në grupin eliminator të Botërorit 2006, të humbur 1-0 me Turqinë. Në listën e FSHF-së për lamtumirën nga ekipi kombëtar kanë qenë edhe mbrojtësit Adrian Aliaj e
Ndeshja e fundit ku ka luajtur është miqësorja e majit me Anglinë B
Geri Çipi, por për ata ende nuk ka një datë të saktë. Ndërkohë, sulmuesi i Lacios, Igli Tare, ka refuzuar që federata t’i organizojë festë lamtumire, pasi ai i cilëson direkt përgjegjës për largimin nga Kombëtarja.
dvin Murati refuzon idenë e trajnerit Bariç dhe të Feder atës Shqiptare të Futbollit për t’i dhënë lamtumirën ekipit kombëtar në datën 12 shtator, përpara ndeshjes me Holandën. 31-vjeçari beson se ka mundësi të japë kontributin për fanellën kuqezi edhe për pak kohë, duke qenë se aktivizohet normalisht në Kategorinë e Dytë greke, me Panseriakos. Ndërkohë, apoli ka lëshuar “sinjale dashurie” ndaj Lorik Canës. Klubi i mirën nergjie Kotbus vazhdon ta shohë Ervin Skelën si një nga lojtarët burime zyrtare në “qeverinë” johur italian, që është rikthyer në Serinë A pas disa vitesh në kryesorë për sezonin e ri. Trajneri Petrik Sander, në një pronone futbollit në vend pohuan se kategoritë inferiore ka bërë të ditur se prej kohësh mban nën vëzhcim për revistën më të madhe gjermane, “Kicker” ka folur me superceremonia e tërheqjes nga gim mesfushorin shqiptar. Drejtuesit e skuadrës ku disa vjet më parë lativa për vlonjatin. Sipas tij, Kotbus është me fat, që ka në kontingjenarena ndërkombëtare do ka luajtur legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona, synojnë tin e saj një futbollist të tillë. “Skela është një lojtar klasi dhe është një bëhet për Besnik Hasin, kosqë të bëjnë një blerje të madhe dhe Cana cilësohet si përforcimi ideal fat për ne që e kemi në skuadrën tonë”, ishin fjalët e Sander. Këto ovarin që ka qenë një nga shnë mesfushë. Zyrtarët e Napolit kanë përfituar nga miqësorja Olimpik vlerësime kanë ardhur edhe sepse lojtari është efikas në pozicione të tyllat kryesore të përfaqëALTIN LALA Marsejë-Anderleht (e përfunduar me rezultatin 4-2) të luajtur të shndryshme në fushën e lojës. “Duke përjashtuar pozicionin e trajnersueses shqiptare. Altin Lala nuk do të jetë më tunën, për të vëzhguar 24-vjeçarin, i cili gjatë kësaj vere ka pasur it, mendoj se Ervini është një lojtar që përshtatet shpejt dhe mund të Çështja e rinovimit vazhkapiteni i Hanover 96 në kërkesa edhe nga disa klube të tjera evropiane. Gjithsesi, blerja e luajë kudo: përpara mbrojtjes apo pas shpinës së dy sulmuesve. Ai don të shkaktojë shumë paBundesligën I gjermane. Pas kuqeziut është thuajse e pamundur, pasi ai cilësohet si një nga lojtarët ka shumë vite që luan në nivele të larta dhe ka akumuluar një ekspekënaqësi mes sportistëve, pesë vjetësh, mesfushori kyç të nënkampionëve të Francës. “Shqiptari është një futbollist që riencë të jashtëzakonshme, e cila i jep mundësi të paraqitet në mënyrë atyre që në dekadën e fundit shqiptar ia ka dorëzuar shiritin prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e klubeve italiane”, ka deklaruar të shkëlqyer në çdo repart të fushës”. Sander është një nga njerëzit kanë shkruar një pjesë të hisportierit Robert Enke. Edhe pse një zyrtar i skuadrës napolitane. “Më duhet të saktësoj se arritja e që kanë besuar më shumë te mesfushori i Kombëtares shqiptare. torisë me përfaqësuesen e zgjedhja e liderit të skuadrës u marrëveshjes për shqiptarin është paksa e komplikuar dhe ajo nuk Gjatë muajit janar, kur 30-vjeçari u transferua nga Askoli dhe pati futbollit. Pas ish-kapitenit Igli zgjodh me votim të fshehtë nga do realizohet gjatë kësaj vere. Ne do ta kemi gjithmonë parasysh këtë probleme me gjakun, drejtuesi i stolit të Kotbus gjithmonë i ka qënTare një tjetër “veteran” nuk lojtarët, Lala kishte deklaruar se mesfushor për të ardhmen”. Duke vlerësuar vështirësitë, për momendruar pranë. Madje, skema e lojës e skuadrës është ndërtuar në bazë është dakord me idenë e traishte i gatshëm t’ia linte këtë rol tin, italianët i kanë kthyer sytë nga mesfushori i Anderlehtit, Valter të karakteristikave sulmuese të Skelës, që cilësohet si një nga lojtarët jnerit Oto Bariç, por edhe të “gardianit” Basexho. e. kodheli që do ndihmojë ekipin në garën për mbijetesë. e. kodheli drejtuesve të lartë të federatës, për t’u hapur rrugën të rinjve. Bëhet fjalë për mesfushorin Edvin Murati, i cili që në momentin HETIMI e parë të mbërritjes së kroatit në krye të skuadrës, e ka parë vetën jashtë planeve për të ardhmen. Majtoshi, që për shumë vjet ka qenë “padron” i krahut të majtë, refuzoi mundësinë për t’u larguar htëpia në Florida e ish-gjyq nga kuqezinjtë nëpërmjet një certarit të NBA, Tim Donaxhi, i cili emonie që do zhvillohet pak minupo hetohet nga FBI-a për Kapitenit i Liverpulit, Stiven ta përpara takimit eliminator me trukimin e ndeshjeve që ka drejtuXherrard, ka parashikuar se gara Holandën. “Nuk kam ndërmend ar, është vizituar nga forcat e rendit. për titullin kampion në sezonin që më 12 shtator t’i jap lamtumirën larëve, Donaxhit ose bashkëpunëSipas të përditshmes amerikane, hënën. “Kjo situatë po bëhet shumë e ri do jetë e hapur. Sipas tij, Livpërfaqësueses”, mësohet të ketë torëve të tij. Autoritetet kanë përsëri“New York Post”, gjithçka ka e rrezikshme dhe pa asnjë dyshim, erpuli dhe Mançesteri kanë bërë qenë përgjigjja e 31-vjeçarit përjemi të hapur që të bashkëpunojmë tur se gjyqtari kishte probleme me ndodhur sepse të dielën ai ka marrë blerje të rëndësishme, ndërsa ballë propozimit të FSHF-së. “Kjo kumarin dhe ky ves e kishte futur në një telefonatë kërcënuese. Tri me FBI-në dhe t’i kalojmë atyre të Arsenali dhe Çelsi janë skuadra ceremoni nuk mund të bëhet për gjitha informacionet që disborxhe të mëdha me grupe kriminapatrulla policie të zyrës së Sherifit në me lojtarë që mund të konkurmua, pasi ndiej se kam ende le. E vetmja mënyrë për t’i kthyer Kontenë e Manatit kanë mbërritur ponojmë”. rojnë pa probleme. “Të gjitha mundësi të jap kontributin tim për Autoritetet federale, ndërkohë, paratë e huazuara dhe të luajtura në në shtëpinë luksoze të Donaxhit në klubet e mëdha bënë blerje, por skuadrën. Jam një futbollist që luaj kazino ose në baste sportive ishte që Bradenton. “Shqetësimi ynë më i po hetojnë mbi faktin nëse gjyqtari këtu nuk duhen harruar as ekinë mënyrë të rregullt dhe jam titka marrë vendime gjatë ndeshjeve, t’i ndihmonte të kapnin shifra të larmadh edhe për sigurinë e gjyqtarit pet e mestabelës”, tha ai. “Çelsi ullar i padiskutueshëm me Panseta monetare, duke ndikuar në rezudhe të familjarëve të tij”, ka deklaru- të cilat do ndikonin drejtpërdrejt në do kërkojë të marrë revanshin riakosin”. Këto fjalë bazohen në rezultatin final dhe do t’i sillnin përltatin e takimeve që gjykonte. ar sherifi Robert MekNeili, për ndaj Mançesterit, ndërsa mesazhet e përsëritura pafundëNdërkohë, “The Daily News” shkgazetën që ka dalë në shitje të fitime që kapin vlerën e mijëra dollojtarët e Arsenalit tashmë kanë sisht nga Bariç: “ata lojtarë që nuk ruante duke iu referuar burimeve më shumë eksperiencë. Mendoj luajnë me klubet e tyre, nuk kanë konfidenciale të federalëve, se se këtë vit gara për titull do jetë e hapësira në ekipin tim”. Gjithsesi, Donaxhi kishte vendosur të bashashpër dhe shumë skuadra do duket se ka qenë pikërisht tekniku këpunonte me autoritetet dhe do pretendojnë”. 75-vjeçar, që u ka sugjeruar drejbënte të ditur emrat e gjyqtarëve tuesve të futbollit ceremoninë e dhe sportistëve të përzierë në skanlamtumirës për Muratin. Mesfushdalin e basteve. Në edicionin e saj të ori ka qenë pjesë e kontingjentit në djeshëm, gazeta shkruante gjithashndeshjet e fundit të Kombëtares: tu, se disa ish-fqinj të Donaxhit në miqësoren e 25 majit kundër AnPensilvani ishin marrë në pyetje nga glisë B, ku është aktivizuar si zëvnjë hetues privat përpara një viti. ë garosh në kushte të tilla është unë dhe Jamaha dhe të ngushtojmë këtë endësues në pjesën e dytë të lojës Madje, ata besonin se hetuesi ishte shumë e sikletshme”. Valentino Rosi diferencë”. Stoner, Vermylen dhe Melandhe në dy takimet eliminatore me punësuar nga drejtuesit më të lartë flet qartë në lidhje me paraqitjen më të dri (tre pilotët e renditur në vendet e para), Luksemburgun, ku trajneri nuk i ka Raul Gonzales Blanko ka të NBA-së, të cilët donin të mësonin fundit, ku në “Laguna Seka” ka dalë vetëm motorët e të cilëve janë të palënë asnjë minutë në dispozicion. lënë pas vetes titullin kampidiçka më shumë rreth faktit që i katërti, i distancuar me 30 jisura me goma “Brigestone”, Në këto grumbullime Bariç i kishte on të fituar në javën e fundit Donaxhi e kishte për zakon të luante sekonda nga fituesi i garës, ishin dukshëm më të shpejtë. bërë të qartë Muratit se duhej të dhe sheh nga e ardhmja. kumar. Kit Antsi, një agjent imobilKeisi Stoner. Në përfundim të “Me gomat e garës, Stoner artregonte të gjithë kualitetin që Kapiteni i Realit të Madridit ka iar, i cili ka ndihmuar gjyqtarin 40garës amerikane, i hidhëruar rinte të bënte kohë të shpejzotëronte, për ta bindur se e merideklaruar se skuadrës i vjeçar të blinte shtëpi ka deklaruar “Doktori” ka shpjeguar probta, të cilave unë nuk i afrotonte një fanellë kuqezi. Duket se nevojiten blerje të tjera, mbi të për “The Daily News” se një hetues lemet që ka pasur: “Gjatë hesha as kur dilja në pistë me kroati nuk ka mbetur i kënaqur dhe gjitha në mesin e fushës. privat e kishte takuar përpara 18 garës, goma e pasme e motorgomat kualifikuese. Gjendepër të rifituar një tjetër shans, sezo“Kemi një sulm që ofron muajve dhe kishte të mësonte nëse it tim nuk kishte të njëjtin rensha mbrapa Vermylenit dhe ni i ri i lojtarit duhet të jetë në nivele shumë garanci dhe mbrojtja Donaxhi vinte baste sportive dhe diment si në provat e fundit nuk arrija që të mbaja ritmin, të jashtëzakonshme. Vetëm kjo është përforcuar ndjeshëm”, nëse luante në kazinotë e Atlantik dhe praktikisht nuk puthitej e si përfundim më parakaloi (ashtu si Alban Bushi gjatë vitit të deklaroi Raul. “Mendoj se në Sitit. Gjithsesi, në kolonat e “The mirë me asfaltin. Mendoj se edhe Melandri. Në xhiron e kaluar), mund t’ia ndryshojë këto momente ata që na munNew York Times” hidhej poshtë idekur motorët kanë diferenca të 25-të isha në siklet, pasi nëse mendjen drejtuesit të stolit kuqezi. gojnë janë mesfushorët, për t’i ja se zyrtarët e NBA-së kishin dijeni dukshme qëndrimi mbrapa do t’i jepja më shumë gaz Ndërkohë, në Federatën Shqiptare dhënë më shumë ekuilibër për faktin se Donaxhi ishte kumarxështë i pranueshëm, por kur janë gomat motorit rrezikoja të dilja nga pista”. Rosi ka të Futbollit kanë konfirmuar lamskuadrës. Shuster? Mendoj se hi. Sipas dy personave të paidentiato që ndikojnë në garën e njërit apo tjetrit deklaruar se diferenca me 44 pikë nga tumirën për Besnik Hasin: 15 minudo rreshtojë një skuadër sulfikuar, drejtuesit e basketbollit kjo nuk më duket e drejtë. Duhet që ‘MichStoner, lideri i kampionatit e tremb, por ta përpara ndeshjes me Holandën, muese, por gjatë sezonit të ri, amerikan nuk kishin dijeni se gjyqelin’ t’i futet punës, ashtu sikurse kam bërë nuk dorëzohet deri në fund. gjakovari do të paraqitet përpara të duhet të fitojmë duke luajtur tari manipulonte rezultatet e pranishmëve në “Qemal Stafa” (që një futboll të bukur”. ndeshjeve deri në fundin e sezonit. mendohet të jenë të shumtë) dhe
Mesfushori
Vlerësimi
Napoli vëzhgon Lorik Canën Lojtari është “i pashitshëm”
Trajneri Sander: Kotbusi, me fat që ka një lojtar si Skela
N
E
“New York Post”: Telefonata kërcënuese në shtëpinë e ish-”bilbilit” të NBA
Xherrard
“Kampionati i hapur”
Jeta e gjyqtarit të korruptuar, Tim Donaxhi është në rrezik
S
MotoGp
“Michelin” tradhton Vale Rosin “Situatë shumë e sikletshme”
Raul
“Real, duhen mesfushorë”
T