Punim Praktik.docx

  • Uploaded by: Arben Neziri
  • 0
  • 0
  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Punim Praktik.docx as PDF for free.

More details

  • Words: 1,091
  • Pages: 9
Shkolla e Mesme Ekonomike “ISA Boletini” Podujevë

Lënda: E drejta Penale Tema: Sanksionet Penale Mentori:

Kandidati:

Afërdita Shala

Arben Neziri

Maj 2014

Podujevë

Përmbajtja SANKSIONET PENALE Karakteristikat kryesore të ekzekutimit të sanksioneve penale Parimet themelore për ekzekutimin e sanksioneve penale Parimi i ligjëshmërisë Parimi i humanitetit Parimi i riedukimit dhe risocializimi Parimi i individualizimit

Karakteristikat kryesore të ekzekutimit të sanksioneve penale Çështja e ekzekutimit të sanksioneve penale rregullohet me Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe njëkohësishtë stuidiohet nga Penologjia e cila merret me zbatimin e sanksioneve penale-ekzekutimin e tyre. Pasi që parimet e përgjithshme për ekezkutimin e snaksioneve penale, burojnë nga e drejta penale materjale, e që janë të rregulluara edhe me Kodin Penal të Kosovës në kapitullin VII(7) nenet 78-81, atëherë është parapa e arsyeshme që të trajtohen si kapitull i veçantë edhe nga e drejta penale. Rëndësia e ekzekutimit të dënimeve dhe sanksioneve penale është : 1. preventive speciale 2. preventive gjenerale 3. riedukimi-rizocializimi 4. izolimi i kryersit nga shoqëria-mbrojtja e shqoërisë nga kryrsit e tillë. Ekzekutimi i sanksioneve penale dhe masave penale të drejtës penale i intereson, për arsye që në këtë fazë arrihet qëllimii kësaj të drejte, që e ka parapa në mënyrë apstrakte qëllimin e tyre.Në këtë fazë ushtrohet ndikimi i funksioni i preventivës speciale dhe gejnerale.Me anë të preventivës speciale ushtrohet ndaj kryersit të veprës penale të këqija të pakëndshme dhe pasoja të tilla që ndikojnë në personin e dënuar që në të ardhmen më most ë kryej vepra të tilla (pika 1 e nenit 34 KPK), kurse preventive gjenerale po ashtu ndikon në frikësimin, parandalimin e krysve potencialë të veprave penale, duke ua tërhequr vëmendjen me gjitha pasojat e ekzekutimit të dënimeve.Sot ekzistojnë edhe masa tjera- dënime tjera pos dënimeve kryesore, si ato alternative, plotësuese dhe masat e trajtimeve të detyrueshme, të cilat kanë ndikim në rizocializimin e kryersve të veprave penale.Po ashtu dënimet e kanë edhe një rëndësi sepse me anë të tyre krersit e veprave të tilla izolohen nga shoqëria, në këtë mënyrë pretendohet të mbrohet shoqëria nga viktimizimi me vepra të tilla.

Parimet themelore për ekzekutimin e Sanksioneve penale Në Kodin Penal të Kosovës janë parapa parimet e përgjithshme të natyrës materjale që kanë të bëjnë me ekzekutimin e sanksioneve penale. Të drejtat, liritë, kufizimet e tyre, sjellja ndaj të dënuarve, trajtimi i tyre dhe masat që mund të ndërmerren ndaj tyre, kurse më hollësishtë është e rregulluar në Ligjin për Ekzekutimin e zanksioneve penale. Parimet e përgjithshme që kanë ëtë bëjnë edhe me ekzekutimin e sanksioneve penale janë: 1. Parimi i ligjshmërisë 2. Parimi i humanitetit 3.Parimi i riedukimit dhe risocializimit 4.Parimi i individualizimit

Parimi i ligjshmërisë Me parimin e ligjëshmërisë kuptojmë trajtimin e kryersve të veprave penale nëpër gjitha fazët që kalon ai nëpër organet shtetrore. Në të drejtën penale, trajtimi i tillë ka dy aspekte: 1. Aspekti i parë ka të bëjë se ndaj kryersit të veprës penale të tillë mund të i shqiptohet vetëm ai sanksion i cili është parapa me ligj, dhe që në rastin konkret e ka shqiptu gjykata. Vlen maksima latine :” nulla poena sine lege”. 2. Aspekti i dytë ka të bëjë me atë se kryersit të veprës penale mund të i merren vetëm ato të drejta, apo të i kufizohen vetëm ato të drejta të cilat janë parapa me ligj, asnjë e drejtë tjetër nuk mund të i mohohet. Pra në këtë rast e mbronë kryersin e veprës penale nga arbitrariteti i organeve shtetrore.

Parimi i humanitetit Për nga përmbajtja e saj sanksionet penale janë një e keqe e cila e godet kryersin e veprës penale, me të i mohohet, i kufizohet një e drejtë që ta gëzoj. Gjithashtu ,ekzekutimi i sanksionit për të dënuarin është lloj nënçmimi, përbuzje. Këto premise të sanksioneve penale nuk mund të evizohen, për shkak të natyrës, përmbajtjes dhe qëllimit që duhet ta arrijnë. Por sot kërkohet që të rrespektohet parimi i humanitetit. Ky parim është parapa edhe në Kodin Penal të Kosovës nenin 78 paragrafi 3 ku thuhet se se gjatë ekzekutimit të dënimit, personi i dënuar nuk duhet të i nënshtrohet trajtimeve të ndryshme çnjerëzore, dhe poshtruese dhe asnjë dënim tjetër i panevojshëm, duke përfshi edhe trajtimin mjeksorë. Po ashtu edhe në nenin 79 është e rregulkluar prapë ky parim ku thuhet:”Gjatë ekzekutimit të dënimit, të drejtat themelore të personit të dënuar duhet të respektohen gjithmonë. Të drejtat e personit të dënuar mund të kufizohen aq sa është e nevojshme dhe në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të të drejtës të njeriut” Po ashtu ky parim është absorbu edhe në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale, ku sjellja ndaj personit të dënuar duhet të jetë njerëzore dhe dhe të ruhet dinjiteti i tij, por edhe të mbahet disiplina në entin e tillë korrektues.

Parimi i riedukimit dhe risocializimi Ky parim është parasegjithash që i referohet personave që dënohen me burigim, që në masën e tillë të burgimit të riedukohet, risocializohet personi i tillë që kur të dalë prej atij enti më mos të kryej vepër penale. Gjatë mbajtjes së dënimit sidomos të atij me burgim, tek i dënuariduhet të krijohet vetëdija për jetë dhe t’i përshtatet ligjeve të shoqërisë. Në entet e tilla të dënuarit i nënshtrohen trajtimeve të ndryshme terapeutike dhe punës në entë që në të të krijohet shprehia për punë! Pastaj të krijohet risocializimi që pasi të e kryej burgimin të jetë person i “ denjë” që të jetojë si duhet në shoqëri.

Parimi i individualizimit Individualizimi si parim është mjaftë i rëndësishëm, sidomos në fazën e ekzekutimit të sanksioneve, që njihet me emrin individualizimi penitensiarë. Po ashtu ka rëndësi edhe tek rastet kur dënimi shqëiptohet me burgim. Parimi i individualizimit: 1.Parimi i individualizimit në të drejtën penale 2.Parimi i individualizimit në të drejtën penistensiare Individualizimi në këtë fazë konsiston në përshtatjen e dënimit dhe masave tjera të sanksioneve penale për personin kokret që dënohet, si dhe rrethanave dhe kushteve që janë karakteristike për atë person-kryers të vepërs penale. Kurse ky parim në të drejtën penitensiare korrespondon si kusht për realizimin e parimit të riedukimit dhe risocializimit. Në Kodin penal të Kosovës përcaktohen vetëm parimet dhe suazat themelore të individualizimit, kurse në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale parashihen edhe më detalisht këto metoda dhe mënyra të individualizimit të dënimit. Individualizimi i dënimit tek e drejta penitensiare bëhet varësishtë nga kushtet objective dhe subjective. Nga kushtet në entet korrektuese-edukuese, nga mosha, gjinia, shkollimi, recidivizmi apo për herë të parë, këto bëhen me anë të masave të ndryshme mjeksore, sociale dhe psikologjike.

Literatura: E drejta penale 3, Skender Jashari, Prishinë R342/08

Related Documents

Punim Magjistrature
June 2020 6
Punim Diplome.docx
October 2019 10
Punim Eseistik
November 2019 14
Punim Praktik.docx
May 2020 9
Punim Seminarik
May 2020 4

More Documents from "Zekman Dauti"

June 2020 3
June 2020 3
Punim Praktik.docx
May 2020 9