UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS
Punim seminarik Tema: Ndotja dhe mbrojtja e ambientit Asistenti i lëndës: Gazmend Iseni
Punuar nga: Zekman Dauti
TETOVË , 2008
Respekti për ambjentin është një parakusht për shëndetin e gjithësecilit në rajon. Politika dhe praktika të shëndosha për konservimin dhe përdorimin e burimeve natyrore mund të garantojnë mirëqenien e brezave të ardhshëm. “Ajër i mjedisit” është ajri i jashtëm në troposferë, duke mospërfshirë atë në vendet e punës.
“Ndotës” janë susbstancat që futen në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthorazi në ajër, të cilat shkaktojnë efekte të dëmshme në shëndetin e njeriut, florën, faunën dhe trashëgiminë kulturore. “Smog” është përzierje e mjegullës , tymit dhe pluhurit që krijohet në rajonet industriale dhe urbane me pasoja të mëdha për shëndetin e popullatës. “Norma e cilësisë së ajrit” është vlera më e madhe e lejueshme e një treguesi mjedisor të gjendjes së ajrit dhe që shprehet me masë të një ndotësi në njësinë e vëllimit të ajrit. “Operatori i burimit të ndotjes” është çdo person fizik ose juridik, pronar i një burimi ndotjeje.
BURIMET E NDOTJES TË AJRIT a. burimet e palëvizshme, të cilat përfshijnë impiantet teknologjike që kanë pajisje të palëvizshme për djegien e lëndëve të ndezshëm, pajisjet për procese teknologjike, mihjet sipërfaqësore, zona me vetëdezje, veprimtaritë ku puna që kryhet mund të shkaktojë ndotje të ajrit, magazinimet e lëndëve të djegshme, për lëndë të para, për produkte dhe mbetje; b. burime të lëvizshme të ndotjes. c. burime të vogla ndotjeje cilësohen edhe pajisjet për procese teknologjike, që nuk përfshihen në burimet tjera të ndotjes, veprimtaritë që shkaktojnë ndotjen e ajrit, magazinimet e karburanteve, të lëndëve të djegshme, të lëndëve të para, të mbetjeve dhe ndotësve të grumbulluar.
d. burimet difuzive të cilat përfshijnë paisjet, sipërfaqet dhe hapësirat tjera nga të cilat materiet ndotëse përhapen lirshëm, në ajër pa pasur tymtar apo mjete tjera të shkarkimit.
Aerosolet,mjegulla tymi,pluhuri, bloza etj Dioksidi i sulfurit (S02)
Ozonit
Elementet bazë të cilësisë së ajrit Rrezatimit jonizues
Pb,Ni,Hg,As,Cd
Benzenit
Oksideve të azotit
Hedhja pa kriter e mbeturinave dëmton të ardhmen! Ndotja e mjedisit është një dukuri e rrezikshme për tërë shoqërinë dhe se mbrojtja ndaj këtij fenomeni paraqet problem të konsiderueshëm në zhvillimin e jetës normale në përgjithësi. Por, le të fillojmë nga e para, duke përkufizuar ndotjen si dukuri. Ndotja paraqet një ndryshim të padobishëm të mjedisit natyror i paraqitur si nënprodukt i veprimit të njeriut që ndryshon negativisht kriteret e shpërndarjes së fluksit së energjisë, niveleve të rrezatimit, përbërjes fizikokimike të mjedisit si dhe dendësisë së prodhimtarisë të qenieve të gjalla. Në ndotjen e ambientit jetësor ndikohet edhe duke tentuar të arrihen rendimente më të larta në një lëmi të caktuar. Kështu, edhe pse plehrat kimike në përgjithësi përbëjnë një nga inputet kryesore në bujqësi, ato kanë edhe efektet negative, gjë që direkt lidhet me ndotjen e mjedisit. Si pasojë e shfrytëzimit të tyre, ndotësit kimikë akumulohen në sipërfaqen e tokës dhe në fazat e mëvonshme kalojnë drejt thellësisë së tokës, duke arritur edhe ujërat natyralë. Ka edhe plehra kimikë që mund të shkaktojnë paraqitjen e substancave toksike dhe sidomos metaleve të rënda. Përveç plehrave kimikë, me rrezik për mjedisin dhe ndotjen së tij janë edhe hedhurinat e pakontrolluara, gjë që rrezikon direkt në tre komponentët kryesorë për jetën ajrin, ujin dhe tokën, duke kërcënuar drejtpërdrejt shëndetin e njeriut.
Gjendja në rajonin tonë Nga të dhënat që kemi marrë dhe pamjet në terren në disa pika të fushës së Pollogut, gjegjësisht në rrethin më të afërt të Tetovës, kemi vërejtur se me shtimin e konsumit në kohët e fundit është rritur edhe shtimi i mbeturinave. Faktet nga terreni flasin se pikat e grumbullimit të mbeturinave janë përcaktuar pa kritere dhe pa studime paraprake. Disa nga to gjenden jo më larg se 200 deri 300 metra nga vendet e banuara dhe se brenda një muaji, në një pikë të vetme, hidhen apo grumbullohen me mijëra tonelata mbeturina. Edhe pse grumbullim hedhja e mbeturinave bëhet pa kritere, tek ne vërehet edhe një moment tjetër shqetësues siç është djegia e tyre. Mos klasifikimi i mbeturinave dhe djegia e tyre sjell për pasojë përhapjen e erës së rëndë, e cila shpërndahet në gjithë qytetin. Një dukuri e këtillë e hedhjes së mbeturinave në vende joadekuate kthehet në një burim infeksionesh për banorët. Duket se popullsia është pak e informuar në lidhje me pasojat nga ndotja e ambientit. Për të ngritur vetëdijen ekologjike kërkohet një angazhim më i madh nga ana e institucioneve dhe atyre që merren më këto dukuri. E gjithë kjo duhet bërë nëpërmjet prezantimit konkret të fakteve në lidhje me ndotjen në mënyrë që të mund të sigurohet e ardhmja dhe shëndeti i banorëve. Në këtë drejtim është e nevojshme që të merren të gjitha masat që pikat e grumbullimit të mbeturinave të transferohen larg vendbanimeve dhe tokës bujqësore. Praktika nga vendet e zhvilluara shkon në drejtim të shfrytëzimit të mbeturinave për riciklim, ose si burim energjie. Në raste të caktuara mbeturinat pastrohen nga materiet toksike dhe kthehen në lëndë organike që shfrytëzohet për plehërimin e bimëve. Hedhja pa kriter e mbeturinave ndikon negativisht jo vetëm në ndotjen e mjedisit, por edhe në prishjen e biotopeve, gjegjësisht zhdukjen ose zhvendosjen e gjallesave të buta dhe të egra nga vendqëndrimet e tyre natyrore, duke prishur biodiversitetin në rajonin tonë. Po t'i referohemi asaj që bëjnë vendet e zhvilluara në lidhje me mjedisin jetësor, shihet qartë se në këto vende mjedisi mbrohet me ligje rigoroze dhe me një strukturë të qartë të përgjegjësive. Në Gjermani, për shembull, struktura e institucioneve që lidhen me mbrojtjen e mjedisit kryesohet nga Ministria e Mjedisit e cila është bashkëveprim i drejtpërdrejtë me autoritet lokale dhe organizatat private të mbrojtjes së mjedisit. Një gjë e këtillë duhet zbatuar edhe tek ne. Në të njëjtën kohë duhet punuar edhe në ngritjen e vetëdijes për këto probleme nëpërmjet takimeve me banorë, ose informimin e tyre nëpërmjet publikimeve të rregullta, apo periodike.
Good-bye!