Punim Seminarik

  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Punim Seminarik as PDF for free.

More details

  • Words: 2,074
  • Pages: 6
PUNIM SEMINARIK

LËNDA: DIPLOMACI EKONOMIKE TEMA: TRANZICIONI NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

MENTOR: PROF.DR.NAGIP SKENDERI STUDENT: DARDAN KRASNIQI F ERIZAJ,

DHJETORË, 2008

PËRMBAJTJA 1

1. Hyrje …………………………………………………………………………………3 1.1. Shqipëria, periudha socialiste dhe procesi i transformimit………………..3 1.2. Procesi i privatizimit në Shqipëri…………………………………………......3 2. 2.1. Kosova, sistemi socialist dhe procesi transformues…………………….....4

2.2. Procesi i privatizimit në Kosovë………………………………………………5 3. 3.1. Konkludim rreth çështjes transformuese të Shqipërisë dhe Kosovës……6

2

1.1 . Shqipëria, periudha socialiste dhe procesi i transformimit Me dekada Shqipëria zhvillohej me sistemin socialist, pra me ekonomi centraliste. Ishte ky sistem i cili nuk i dha shancë Shqipërisë të zhvillohej si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Po ashtu mardhëniet ekonomike ndërkombëtare janë një faktorë kryesor pa të cilën nuk mund të zhvillohet ekonomia e një vendi, ku gjithashtu Shqipëria nuk e posedonte këtë. Prandaj ishte socializmi i cili pati ndikim që Shqipëria të ketë një zhvillim ekonomik të dobët, duke u munduar që me forcat e veta prodhuese t’i kënaqë preferencat, kërkesat dhe nevojat e popullit të saj. Është e pa mundur që të ketë një zhvillim të duhur ekonomik, nëse një vend i caktuar me një sistem ekonomik të caktuar nuk lidhë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe diplomatik. Mirpo në keso lloj kushtesh jo vetëm Shqipëria por edhe çdo vend tjetër nuk do të ketë zhvillim të duhur ekonomik dhe gjithnjë e më shumë do të përballet me vështirësi nga më të ndryshmet dhe kolapse të shumëta si nga aspekti ekonomik ashtu edhe nga ai diplomatik. Populli i Shqipërisë e dëshironte sistemin socialist dhe se me gjithë ato vështirësi dhe probleme nuk kishte idenë që duhet ndryshuar diçka apo duhet bërë ndonjë reformë apo duhet shfaqur paknaqësitë e tyre lidhur me zhvillimin ekonomik dhe jetën e tyre të rëndë. Ishte i ngulitur në kokat e tyre sistemi i atëhershëm i “Enver Hoxhës” dhe se nuk duhet ndërruar atë kurrnjëher. Mirpo nga liderët e Shqipërisë të periudhës 1985-1990 shihej nevoja e vetme për shpëtim të vendit nga kolapsi, vetëm duke hyrë në mardhënie ekonomike me vendet tjera. Edhe pse shumë e vështirë vendimëmarrja e tillë për shkak se të gjithë përqafonin sistemin e “Enver Hoxhës”, kjo u bë e mundur nga Ramiz Alia, lider që maskoi në mënyrën më të mire të mundëshme, pranimin e marrëveshjeve për bashkëpunim me vendet kapitaliste . E bindë popullin e tij që e vetmja mënyrë e rregullimit të çështjes së kushteve më të mira për jetesë ishin mardhëniet ekonomike me vendet kapitaliste, dhe kjo ndodhi. Ku nga këto marrëveshje u pa në mënyrë të qartë se fillon dhe ngritet stabiliteti ekonomik si dhe fuqisë punëtore i hapen dyert që të shkojë dhe të punoj në vendet e jashtme, pra gjithnjë e më shumë shihej nevoja për marrëveshje të tilla me vende tjera. Në mënyrë të qartë shihej se Ramiz Alia dëshironte reformat në vendin e tijë, mirëpo kundërshtimi nga një masë e madhe e popullësisë nuk mungonte, si shkak i frikës nga e kaluara dhe procesit të reformave që ju dukej si një gjë e pa arritshme. Kur filloi procesi reformues, shihej qartë edhe gjendja politike, pra formimi i partive të shumta, pra duke shuar njëher e përgjithmonë monopolin shtetërorë. Në ndryshimin e sistemit politikë pati ndikim të madh Sali Berisha, pra ku u përball me Ramiz Alinë lidhur me formimin e pluralizmit partiak, dhe dëshira e tij e madhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm me vende të tjera të botës. Mund të themi se populli kishte një mbështetje të madhe nga ana e Sali Berishës, duke konsideruar si njeri demokrat dhe stabilizues për gjendjen e atëhershme.

1.2 Procesi i privatizimit në Shqipëri Kur flasim për transformimin e sistemit ekonomik të Shqipërisë duhet të themi se fillimi ishte shumë i vështirë. Meqë edhe vendet tjera evropiane kishin vështirësi gjatë procesit transformues, sidomos gjatë procesit të privatizimit mund të themi se Shqipëria gjithashtu provokohej nga vështirësi të 3

shumta edhe përkundër zhvillimit ekonomik më të dobët se vendet tjera. Mund të themi se procesi i privatizimit filloi në gjysmën e dytë të vitit 1991 ku detyrat dhe të drejtrat i ushtronte Agjencia Kombëtare e Privatizimit. Në kuadër të procesit të transformimit, privatizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme bëhej përmes ankandit. Po ashtu duhet të theksojmë se transformimi bëhej përmes privatizimit masiv, i cili stimulonte procesin e privatizimit. Kjo ndodhi vetëm që të mos mbetet tokë dhe ndërmarrje pa u privatizuar, sepse kjo mënyrë do të ndihmonte që të bëhej thithja e investimeve nga jashtë në mënyrë më të shpejtë dhe se do të ndikonte që vendi t’i plotësoj kërkesat e Unionit Europian që dëshironin një transformim rrënjësor si parakusht për integrimet në të gjitha institucionet e mundëshme, në një të ardhme më të afërt. Procesi i privatizimit dhe ndërrimi i sistemit ekonomik dihet se në çdo vend sjell vështirësi pra papunësia është e madhe, korrupsioni po ashtu, stabilizimi ekonomikë është jo i mirë. Edhe në Shqipëri ishte një gjendje shumë e vështirë për popullin sepse varfëria ishte shumë e madhe dhe se aftësia për të hapur vende të reja të punës gjithashtu shumë e vogël, ku kjo ndikoi që 2 korriku të bëhet data që shënon kulmin e durimit të shqipëtarëve pa pasur mundësi për gjetje të vendeve të reja për punë. Andaj zgjidhje e vetme për këtë papunësi ishte marrëveshja me vende të ndyshme, që të lëshojnë viza për punë në vendet e tyre dhe se zgjidhja e problemeve të papunësisë ishte më e rëndësishmja, si për stabilitetin ekonomikë ashtu edhe për marrëveshje ekonomike me vende të ndryshme.

2.1.Kosova, sistemi socialist dhe procesi transformues Edhe pse me një sistem socialist, pra të mbikqyrur nga Sërbia, Kosova dhe populli i saj atëdhedashës ndikoi që të bëjë hapa përparimtar duke mos pranuar monopolizmin shtetëror, pra duke formuar sistemin shumëpartiak dhe duke treguar moskënaqësinë e bashkëpunimit me Serbinë. Formimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetorë 1989 shënon fazën e parë të transformimit. Pra këtu shihet qartë se Kosova dëshironë t’i shkëputë lidhjet një herë e përgjithmonë me Serbinë. Në një anë përndjekjet, persekutimet, largimi me dhunë i shqipëtarëve nga puna nuk kishin të ndalur,kurse në anën tjetër shqipëtarët nuk ndaleshin në shfaqjen e pakënaqësive dhe protestave. Mund të themi se këto çështje dhe përndjekje shtynë shqipëtarët të lëshonin vendëlindjen dhe të largoheshin në shtetet e jashtme ku në ditët e sotme me mijëra shqipëtarë janë large vendlindjes së tyre si rezultat i përndjekjes së okupatorit sërb. Shihej në mënyrë të qartë se Serbia dëshironte udhëheqjen dhe dëbimin e shqipëtarëve, mirëpo hasën në rezistencë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Serbia filloi gjenocid dhe masakër në tërë territorin e Kosovës duke i ngjarë gjenocidit të Bosnies dhe Hercegovinës. Qëllimi ishte që mos të mbetej mysliman në tërë territorin e Europës dhe se zhdukjen e shqipëtarëve nga trojet e tyre. Drejtësia ndërkombëtare reagoi fuqishëm në ndalimin e këtyre çështjeve që janë të ndaluara nga të drejtat e njeriut dhe se ndaluan serbët të ndalin dhunën ndaj shqipëtarëve. 4

Pas mbarimit të luftës së 1999, populli i Kosovës që ishte larguar në vendet fqinje u kthye e disa që shkuan në vendet perëndimore ndoshta edhe nuk u kthyen, por megjithatë filloi një jetë e re për Kosovën. Udhëheqja bëhej nga administrimi i UNMIKU-të dhe se filloi që të formoheshin institucionet vendore dhe qeveria e vendit. Ku në këtë kohë Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së ushtronte të gjitha kompetencat, për të cilat autorizohet nga Rezoluta 1244 dhe Korniza Kushtetuese e cila udhëhiqej nga katër shtylla.1 Kur jemi tek gjendja ekonomike e Kosovës, mund të themi se në këtë periudhë ishte e shkatërruar. Procesi i shtetë formimit po ecte me hapa të ngadalshëm dhe se procesi i transformimit ekonomikë po fillonte me vonesë. Ku si degë ekonomike që udhëheqte në Kosovë ishin: bujqësia, blegëtoria, tregëtia me pakicë etj. Çështje ende e pa definuar e popullit të Kosovës ishte prezente dhe se u paraqit një papunësi e madhe, si shkak i mos funksionimit të fabrikave ekzistuese. Po ashtu fondacione të ndryshme botërore i ofronin donacione, vendit të Kosovës, mirëpo udhëheqja jo e drejtë si nga faktorët ndërkombëtar ashtu edhe nga ato vendor patën ndikim që proceset e duhura të funksionojnë me vonesë. Kur jemi tek procesi transformues,pikërisht në procesin e privatizimit udhëheqjen e organizonte AKM(Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit) pra shtylla e katërt.

2.2. Procesi i privatizimit në Kosovë Procesi i privatizimit ishte nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve dhe se do të bëhej me metodën spin-off. Ku kjo metodë nënkupton ndërrimin e shpejtë të sektorit shtetëror në atë privat, mund të themi se është një “injeksion i cili jep dhimbje, por shërim të shpejtë”. Lirishtë mund të themi se Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit u shëndrrua në “Agjencionin Kosovar të Jomirëbesimit”. E themi këtë sepse ishte një faktorë i cili pati ndikim të madh në ngadalësimin dhe zgjidhjen e situatës dhe kaosit ekonomik që mbretëronte në vend. Po ashtu udhëheqja e dobët dhe plotë korrupsion e qeverisë së Kosovës pati ndikim në mos rregullimin e stabilitetit ekonomik. Po ashtu edhe statusi i pa zgjidhur i Kosovës ndikoi që zhvillimi ekonomikë të eci me hapa të nadalshëm drejtë procesit të transformimit dhe privatizimit. Edhe pse kaluan vite nën administrimin e UNMIK-ut dhe nga prezenca ndërkombëtare, nuk shihej ndonjë përparim i madh në hapjen e vendeve të reja për punë, dhe se ekonomia e vendit zhvillohej me hapa të ngadalshëm, duke i paraprirë edhe udhëheqja e dobët dhe plot korrupsion, e cila vazhdon edhe më tutje gati se me të njejtin ritëm. Transformimet në Kosovë po ndodhin, pra më 17 shkurt 2008 shpallet Republika e Kosovës dhe Kosova tani bëhet shtet sovran dhe demokratik, e njohur nga shumë shtete të botës. Ishte ngjarje që shqipëtarët kishin pritur me shekuj, të arrinë në këtë ditë dhe se gjaku i dëshmorëve të rënë nëpër periudha të ndryshme ndikoi që drejtësia më në fund të triumfoj. Me arritjen e këtyre shumë ngjarjeve populli i Kosovës më në fund ishte i gëzuar që së paku ka bërë shtetin e tij dhe se proceset tjera do të vijnë më ngadal por në anën tjetër duke u lodhur 1

Dr.sc.Nagip Skenderi EKONOMIA DHE POLITIKA BOTËRORE, Prishtinë, 2007, fq.169

5

gjithashtu me premtimet e kota të liderëve të njëpasnjëshëm të Kosovës të cilët i bënin vetëm për të qenë udhëheqës dhe vetëm për të krijuar pasuri vetjake. Pas udhëheqjes së UNMIK-ut(Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë), sipas planit të Marti Ahtisarit pra, kryenegociatori ndërkombëtar për statusin e Kosovës parasheh që pas shpalljes së Kosovës shtet të pavarur, duhet të vendoset një mision mbi sundimin e ligjit i quajtur EULEX. Pra tani Kosova edhe pse shtet i pavarur para vetes ka shumë detyra për të kryer, pra synimet kryesore janë pranimi në të gjitha institucionet e larta botërore duke filluar si në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, Nato, Unionin Europian e të tjerë, të gjitha këto si pikë synim i vendit në të ardhmen. Andaj mund të themi se si Shqipëria ashtu edhe Kosova po përgatiten për integrime të mëtutjeshme, duke konsideruar përkrahjet nga miqësitë e forta të cilët po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm për te dy vendet.

3.1. Konkludim rreth çështjes transformuese të Shqipërisë dhe Kosovës Si Shqipëria ashtu edhe Kosova hasën nëpër periudha të ndyshme dhe shumë të vështira gjatë procesit të transformimit dhe shtet formimit. Ndikim të madh në të dy vendet pati edhe sistemi socialist i cili ndikoi që të mos bëhen ndryshime në qështjen e mardhënieve ndërkombëtare me vendet e ndryshme botërore. Ku si rezulat i kësaj dominonte një zhvillim i dobët ekononomikë në të dyja vendet. Në Shqipëri ishte një përparësi tjetër që ata nuk e shfrytëzuan, ku Kosova nuk e kishte. Ajo ishte shteti i pavarur dhe se regjime të ndryshme të asaj kohe ndikuan që Shqipëria të radhitej në vendin me një ekonomi shumë të pa zhvilluar. Në anën tjetër Kosova luftonte që të ketë shtetin e pavarur dhe se udhëheqja e pa drejtë nga ana sërbe dominonte pa kufi. Ishin këto qështje shumë të vështira që Kosova dhe Shqipëria po kalonte në këto periudha, mirpo me kalimin e kohës dhe me rimëkëmbjen e shqipëtarëve erdhi koha për të bërë reforma dhe se kjo shihej e vetmja mënyrë e integrimit si në familjen e madhe të EU dhe institucioneve apo organizatave të ndryshme botërore. Andaj të dy shtetet, tani janë në sistemin e ekonomisë së tregut, siç e kërkon zhvillimi ekonomik i shteteve kapitaliste dhe se me aspiratat e vetme në integrime të ndryshme që i kanë si pikë synimë .

6

Related Documents