Prezantimi Seminarik - Praktika Diplomatike

  • Uploaded by: Bahri Gashi
  • 0
  • 0
  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Prezantimi Seminarik - Praktika Diplomatike as PDF for free.

More details

  • Words: 1,579
  • Pages: 14
Lënda PRAKTIKA DIPLOMATIKE Tema Seminarike

Negociatat për çështjen e statusit të Kosovës deri te pavarësia

Prezanton Bahri Gashi 22.06.2009

Negociatat e Vjenës për statusin përfundimtar  Titullit të cilit i referohem me rastin e këtij punimi seminarik të emërtuar “Negociatat për çështjen e statusit të Kosoves deri te pavarësia” që ka për qëllim analizimin dhe argumentimin e nevojshëm për të kuptuar kompeksitetin kontradiktor dhe ndërlikueshmërinë konceptuale të faktorëve të procesit negociator.  Në vijim materia bazë e trajtuar e këtij seminari do të realizohet edhe përmes këtyre elementeve si: Faktorët strukturor që formësuan negociatat, Formati i bisedimeve, Pozicionet themelore, Negociatat e mëtejme dhe pavarësia e njëanshme, Përmbajtja e negociatave, Hatrimi i pakos etj. Në fund fare do të bëjmë përpjekje për ta paraqitur edhe një kronologji të ngjarjeve në Kosovë, mars 1999 – 17 shkurt 2008.

Faktorët strukturor që formësuan negociatat  Së pari, pozicioni i Beogradit përputhej me përkrahjen e fuqishme që i bën sistemi klasik ndërkombëtar ruajtjes së integritetetit teritorial dhe të unitetit teritorial të shteteve.  Një faktor i dytë strukturor që e formësonte dinamikën e procesit të statusit përfundimtar kishte të bënte me parimin e pëlqimit të shtetit. Ky është një elemnet përcaktues i sistemit klasik ndërkombëtarë – se obligimet nuk mund t’u imponohen shteteve kundërshtim me vullnetin e tyre. tyre  Edhe një faktor kishte të bënte me parimin gjithnjë më të madh të rëndësisë që i kanë të drejtat e njeriut në këto raste. Vuajtja e popullatës në Kosovë nën regjimin e Milosheviqit ishte dokumentuar shumë mirë.

Formati i bisedimeve Puna e hartimit juridik për përcaktimin e formatit të bisedimeve ishte e drejta e sekretariatit gjithashtu ishte përkrahur nga këshilltarë shumë me përvojë. Ndërmjetësit do ti ftonin delegacionet në Vjenë për një periudhë disa ditëshe, duke ua ofruar agjendën për vetëm një sferë ( ta zëmë, decentralizimin) që do të duhej të shqyrtuar gjatë kësaj periudhe.

Pozicionet themelore Serbia:Kuvendi popullor i Serbisë i dha mandat delegacionit të vet, duke kërkuar mbrojtjen e gjerë të së drejtës ndërkombëtare, dhe duke shprehur: “Çfardo përpjekje për ta impunuar një zgjidhje drejt legalizimit të ndarjës defakto të republikës së Serbisë me një shkputje të një pjese të teritorit të saj do të përbënte shkelje të së drjetës ndërkombëtare”. Pozicioni i Kosovës, pavarësisht sa i qartë ishte, megjithatë ekzistonte frika se, nëse palët nuk arrinin marrëshjen atje , atëherë pakoja do të mund të prishej në dëm të Kosovës në nivel të Këshillit të Sigurimit të OKB –së.

 Përmbajtja e negociatave  Për t’iu shmagur bllokimit , më 12 janar 2006 palëve iu dërgua ftesa “në favor të avancimit të dialogut politik për statusin e ardhshëm të Kosovës” që të bisedonin për çështjet mjaft teknike siq ishte decentralizimi.  Ky ishte një hap i mençur, ngase kishte ekzistuar një grup punues teknik për këtë çshtje para se të fillonte procesi negociator i statusit. Gjithsej u mbajtën 15 raunde të negociatave të drejtpërdrejta në Vjenë gjatë vitit 2006.  Përrmbajtaj konsistonet në kontekstin teritorial të komunave, të vetqeverisjes lokale nga serbët si dhe kompetencat e tyre.  Përvoja e Bosnjës e kishte mësuar delegacionin e Kosovës që të kihej kujdes.

Hatrimi i pakos  Shpalosja e propozimit të pakos ishte shtyer disa herë për shka të mbajtjës së zgjedhjeve në Serbi. Kjo shtyrje rrezikonte në tjetrën anë protesta dhe jostabilitet në Kosovë.  Serbia nuk ishte e informuar për asnjë rresht të pakos së Ahtissarit dhe kjo dëshmonte se nuk kishte konunikim për bisedime. Kur Projektmarrëveshtja u projektua , më në fund iu dha palëve me 2 shkurt 2007.  Parlamenti serb e miratoi një rezolutë që kategorikisht e mohoi dokumentin gjithpërfshirës të Pakos së presidentit Ahtissari, gjë që bllokoi tërësisht rikthimin e negociatave.  Kosova e përqafoi propozimin në parim me konstruktivitet, duke ofrur sygjerime modeste për ndryshime.

 Përmbajtja e propozimit gjithëpërfshirës të Ahtisarit  ( A - Statusi, B - Ndërtimi i sistemit politik, C - Të drejtat e komuniteteve, D Prezenca ndërkombëtare, E - Rekomandimi i të dërguarit të posaçëm)

 A - Satatusi:  Dokumenti i njohur si “pakoja e Ahtissarit” në dukej të parë në fakt hesht, por tërthorazi dhe fuqishëm në lidhje me statusin e Kosovës lejon krijimin e shtetit.  Pakoja gjithashtu e qartësoi se Kosova do ti kishte të gjitha fuqitë e qeverisjes që lidhen për shtetësinë dhe duke mbuluar degët e legjislativit, ekzekutivit dhe gjygjësorit. Në të kaluarën të gjitha këto të drejta ishin të rezervuara për UNMIK-un.  PPGJ-A,Tri çështje themelore: 1. Struktura themelore kushtetuese e shtetit; 2. Dispozitat e veçanta që ishin paraparë në favor të komuniteteve pakicë; 3. Roli i ardhshëm i agjencive ndërkombëtare.

B - Ndërtimi i sistemit politik  Organizimi themelor i Kosovës është ajo e një shteti unitar me strukturë të dencentralizuar. Ideja e krijimit të shtetit të tipit federativ të “kantoneve” sipas modelit të Zvicerës u refuzuan. Këto propozime rrezikonin ndarjen e Kosovës.  Me një fjalë ky sistem po rrezikonte bllokimin e vet sistemit për shkak të “diskriminimit pozitiv” për pakicën serbe , dhe jo te tjerat, dhe “diskriminim negativ” për shumicë prej 90% të shqiptarëve të Kosovës. C - Të drejtat e komuniteteve  Kur e bëri paraqitjen e Pakos së Vjenës, ndërmjetësuesi i OKB-së Ahtissari, theksoi se pjesa më e rëndësishme, krruciale ishte pjesa që u referohej kuminiteteve në Kosovë. Pakoja përbëhehej prej një liste të gjerë.  Ky ”diskriminim pozitiv” po reflekton negativisht tani në realitetin e Kosovës, dhe tani ndoshta do të duhej të veprohet ndryshe.

D - Prezenca ndërkombëtare 



Prezenca ndërkombëtare edhe në këtë propozim të pakos ishte e theksuar. Ajo ngardualisht zëventësonte kompetencat e UNMIK-ut dhe i barte tek misioni i ardhshëm ati i njohur si EULEKX dhe zyra e përfaqësuesit civil ndërkombëtar. Prania ushtarake e KFOR-it do të ishin prezente për aq kohë sa do të ishte e nevojshme në perudhën post statusore. Prania e BE – së do të kryente funksione dhe veprime vetëm monitoruese dhe të përkrahjes së institucioneve shtetrore të Kosovës, ajo si e tillë do të mund të intervenonte vetëm në disa rrethana që do të përkufizoheshin me shumë detaje. Përndryshe autoritet të Kosovës ishin të pavaruar në veprimet e tyre.

E - Rekomandimi i të dërguarit të posaçëm 

Propozimi ishte përpiluar pa shprehur shprehismisht statusin, dokumenti kishte edhe një rekomandim për statusin nga i dërguari i posaçëm. Rekomandimet vlerësonin: “Është koha se statusi duhet të zgjidhet”, “Kosova është rast unik që kërkon zgjidhje unike”, “Nuk krijon rast precedent për ndonjë konflkt tjetër të pazgjidhur” etj.

Negociatat e mëtejme dhe pavarësia e njëanshme  Negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës u zhvilluan në katër dimenzione: Dimenzioni në nivelin e Këshillit të Sigurimit. Niveli në Grupin e Kontaktit. Niveli i negociatave në Vjenë. Niveli i lokal, Kosovë - Serbi.  Plani i ahtissarit për zgjidhjen gjithpërfshirëse të statusit të Kosovës u përshendet me netuziazëm në Kosovë. Periudha 120 ditëshe ishte periudha ku duhej të kalonte sipas propozimit gjithpërfshirës.  Të gjitha vendet tami më mike të pavarësisë së Kosovës inkurajonin dhe kërkonin që në Kosovë të ruhej edhe për pak kohë stabiliteti, ngase në rrugë diplomatike Kosovës i garantohej e drejta e shpalljes së pavarësisë.

17 Shkurti dita historike e shpalljes së pavarësisë së Kosovës  Kosova me 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë. Në deklaratën e vet të shpalljes, Kuvendi theksoi se Kosova është ” një rast special nga shpërbërja e jokonsensuale e Jugosllavisë dhe se nuk është precedentë për çfardo situate tjetër”. Deklara u miratua në Kuvend me 109 vota, përfshhirë edhe ato të pakicave jo serbe.  Shtetet e BE-së konfirmuan pikështrimin e tyre se kjo situatë( shpallja e pavrësisë) ishte speciale dhe unike. Belgjika theksoi se: ”Pavarësia e Kosovës vendoset në një kontekst historik që askush nuk mund ta injoroj”,  Republika e Kosovës menjëherë u njohë nga shumica e vendeve perendimore me ndikim dhe supremaci në botë. Kronologji e ngjarjeve në Kosovë, mars 1999 – 17 shkurt 2008  (Elemente shtesë të këtoj seminari)

 







Konkluzion Diplomacisë së konfernecave dhe parapëlqimi i negociatave tash më kishte përfunduar për çështjen e statusit. Në fazën përfundimtare të procesit negociator mund të konkludojmë se arritja e rezultateve negociuese dhe në fakt bllokimi i tyre nga Serbia ishte idealja e manovrimit diplomatik dhe politik të Kosovës. Në fakt kriza e Kosovës e kishte ndarë bashkësinë ndërkombëtare, një lloj sukurse me luftën në Irak, sepse kishte vënë në lëvizje gjithë mekanizmat dhe nivelet e marrjes me këtë çështje. Mënyra se si bashkësia ndërkombëtare iu është qasur krizës Kosovës, padyshim mund të të jetë kthesë që do të thotë se i jemi ktheys sistemit klasik të politkës së fuqive të mëdha. Shikuar nga kjo prespektivë, Kosova, pa dyshim duket se i thyen bindjet e sistemit klasik ndërkombëtar dhe e profetizon fragmentimin e saj.

 Në fund fare mund të konkludojmë se beteja diplomatike për Kosovën ka mbaruar, por jo e dhe beteja e funksionalizmit të shtetit, sepse rasti i Kosovës nuk ka pëerfunduar ende.  Pavrësia e Kosovë konsiderohet sikur ” Nusja e mirë, por pa duvak” që do të nënkuptonte një sërë sfidash që janë si rezultat i propozimit gjithpërfshirës të Presidentit Ahhtisari dhe pranimit të tij si tërësi normash juridike, e që u trajtua kalimthi me rastin këtij punimi seminarik.

Burimet e Literaturës    

Marc Weler / Shtetësia e Kontestuar (Administrimi ndërkombëtar i luftës së Kosovës për pavarësi botues KOHA, mars 2009 Rezoluta e Kuvendit të Serbisë, 21 nëntor,2005,http// www.mfa.gov.yu/policy/priorities/kim/draft_rezulution_kim_e.html http://www.tiranaobserver.com.al/al/index.php?option=com_content&task=view&id=620& Itemid=40 http://www.zeriyt.com/historia-shqiptare/kronologji-e-ngjarjeve-ne-kosove-1389-2008t41853.0.html

Ju faleminderit për vëmendjen ! Pyetje Komente

Related Documents

Praktika
April 2020 8
Praktika
April 2020 8
Praktika
November 2019 8
Punim Seminarik
May 2020 4
Praktika Onak
May 2020 4

More Documents from ""

April 2020 29
May 2020 17
April 2020 16
April 2020 10
April 2020 12