Bahri Gashi: Seminar- Roli I Diplomacisë Në Pranadalimin E Konflikteve

  • Uploaded by: Bahri Gashi
  • 0
  • 0
  • April 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Bahri Gashi: Seminar- Roli I Diplomacisë Në Pranadalimin E Konflikteve as PDF for free.

More details

  • Words: 3,881
  • Pages: 16
UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIA

Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Viti akademik 2007/ 2008

Lënda

Bazat Teorike të Diplomacisë Tema

Roli i diplomacisë demokratike në parandalimin e konflikteve

PUNIM SEMINARIK

Përzgjodhi Studenti Bahri Gashi [email protected] ID Nr. 50 - 10009

Prof të Lëndës Ambasador Bashkim Rama Mr. Dritëro Arifi

Prishtinë Dhjetor,2007

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

Përmbajtaja 1. Hyrje....................................................................................................1 2. Rrënjët e Konflikteve..........................................................................2 3. Çfarë janë dhe si konsiderohen vërtetë konfliktet..............................3 Fazat e konfliktit të ndara sipas parimit: 4. “Parafaza, faza e përshkallëzimit dhe faza e sqarimit.........................5 5. Argumente të rëndësishme mbi prandalimin e konfliktit shoqëror.....6 6. Detyrimet shtetrore e diplomatike në parandalimin e konfliktit.........8 7. Bashkëpunimi Rajonal filozofi e re për zgjidhjen e konflikteve.........9 8. Normat e konfliktit sipas Gandhit......................................................11 9. 10 Rregulla kryesore për rrjedhën konstruktive të një konflikti....... 12 10. Në vend të përfundimit mendime rreth diplomacisë dhe konflikteve.13 11. Burimet e Literaturës..........................................................................14

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

1

Hyrje

"Errësira nuk mund ta dёbojë errёsirёn; vetёm drita mund ta bёjë kёtё. Urrejtja nuk mund ta dёbojë urrejtjen; vetёm dashuria mund ta bёjë kёtё."1 Errësirën po ta konsiderojmë ne emërtimin e luftës (lufta nuk mund ta dëboj kurr luftën), pra lufta prodhon vetëm luftë. Urrejtjen me emërtim të konfliktit,( konflikti nuk mund të dëboj konfliktin) realisht konflikti prodhon vetëm konflikt të përshkallëzuar deri te lufta. Kurse vetëm dashuria mund ta bëjë këtë, pra stabiliteti dhe kooperimi reciprok mes popujve, shetetve nëpërnmejt diplomatëve prodhon vetëm tolerancën, e toleranca reciproke prodhon vetëm paqën. Nisur nga parimi i lartshënuar, se me diploamci të sukseshme bota – globi një ditë mund të shëndrrohet në një paqe dhe liri të vërtetë për banorët e planetit tokë, konsiderojmë se roli i diplomacisë aktive në krizat botërore - globale është i një rëndësie të veçntë në kohën kur jetojmë, siç quhet ndryshe “Rishqyrtimi i Rendit të Ri Botëror”2, ku çdo orë në fusha të betejave dhe në akte terroriste anekënd botës vdesin qindra viktima civile të pafajshme. Andaj pa dyshim se roli i diplomacisë intenzive demokratike në prandalimin e konflitve sot në botë, po bëhet gjithnjë e më i domosdoshën, ngase deri më tani e vetmja mënyrë e njohur nga njerëzimi konsiderohet diplomacia dhe mjetet diplomatike me anë të negociatës aktive për të menjanuar një konflikt a luftë lokale, rajonale dhe globale si pasoj e konfliktit, politik, ekonomik racial, fetarë etj. Po ashtu “Në qendër të konflikteve të fundit Ballkanike qëndronte shpërbërja e ish Jugosllavisë, çka solli njëri pas tjetrit konflikte etnike, raciale dhe fetare. Nacionalizmi zëvendësoi diktakturën e centralizuar komuniste, anarkia zëvendësoi dikataturën ideologjike, urrejtjet etnike, raciale dhe fetare zëvendësuan harmoninë e rreme shoqërore, konflikti i armatosur zëvendësoi paqen artificiale 50 vjeqare.3

1

2

Marrë në www.dadalos.org, thënje nga Dr. Martin Luther King. Konsulltimi në burime elektronike me 15.11.2007 në ora 20:00

Henry Kissinger, DIPLOMACIA, Kap.31, titulli: Rishqyrtohet Rendi i Ri Botëror, faqe, 804 Akademia Diplomatike Shqiptare.Dr.Lisen Bashkurti. Vepra “DIPLOMACIA SHQIPTARE NDËRMJET TË KALUARËS DHE TË ARDHMES”, Tema Diplomacia ekonomike mbas konfliktit Ballkanik, paragrafi i dytë faqe 91 3

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

2

Rrënjët e Konflikteve 4 Shumica e konflikteve etnike nuk fillojnë për shkak të suverenitetit territorial apo pavarësise. Argumenti që konfliktet Brenda shtetrore gjithmonë përfshinë kërcnim separatist për bashkësinë e shtetit është një përbindësh. Nga 30 konfliktet në vazhdim të marra në konsiderate, gati asnjëri nga ata së paku në fazën fillestare nuk paraqet kërcnim separatist. Cadi, Republika Demokratike e Kongos (Banyamulenge); Qipri, Etipia (Eritrea); Franca (Kaledonia e Re); India (Kalimantan); Indonezia (Papuja Perendimore); Iraku (Kurdet, Shihitet); Izraeli (Palestina); Italia (Tiroli Jugor); Livbani (Muslimanet); Maqedonia (Shqiptaret); 0Meksika (Ciapat);Moldavia (Transdniestri);Maroka (Sahara Perendimore) Mianmar (Karen etj.); Nigeri (Tuaregs); Pakistani (Pakistani lindor/Banglladeshi);Filipinet (Moroat); Rodezia; Afrika Jugore (gjate rezhimit te Asparthejdit); Spanja (Basket); Sri Lanka (Tamidet); Sudani (Jugu); Turqia (Kurdet; Britania e Madhe (Irlanda Veriore); Jugosllavia (Kosova). Lëvizja drejtë e separatizmit ishte një proces gradual që filloi të paraqitet pas përpjekjeve të pakicave apo grupeve tjera të udheheqin apo të marrin ose autonomi, garantim të të drejtave të pakicave, ose mbrojtje juridike në kushtetutën shtetrore, apo disa forma të ndarjes së barabartë të të mirave publike dhe ekonomike, ishte e pasuksesshme. Disa nga konfliktet e siperpermendura që përfshin në fazën fillestare dimensionin e fuqishëm separatist ishin ato që përfshinë mohim të të drejtës për vetevendosje, e krejt kjo e njohur me ligj ndërkombtar (Palestina; Papuja Perendimore; Timori Lindor; Sahara Perendimore). Me fjalë të tjera, duket se shumica dërmuese e konflikteve të siperpermendura nuk kanë të lindura antagonizma apo mosnjohje të shtetit, por kërkesa nga grupe për “përmirsime” në strukturat dhe institucionet e shtetit. Kjo më tutje është e konfirmuar në studimet empirike të konflikteve që përfshinë pakicat, sic është fjala për pakicat në Risk Project, që thekson se numri i konflikteve në botë është në rritje që nga 1960, dhe pse intensiteti i tyre në kuptimin e përgjithshëm është zvogluar në kohën e fundit, veçanarisht aty ku të drejtat e pakicave respektohen dhe aty ku një lloj rënditje autonome është negociuar.

4

www.newbalkanpolitics.org.mk/napis. UN Doc. A/47/277, Nje agjende e paqes, Diplomacia parandaluese, paqeberese dhe paqembajtese, Raport i Sekretarit Gjeneral. (31janar 1992).

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

3

Për të kuptuar plotsisht lidhjet ndermjet të drejtave të pakicave dhe autonomisë që tenton të paraqitet në vazhdimsi në marrëveshjet paqsore brenda shtetit dhe mbrojtja nga konfliktet, duhet që të çmohet dhe mirret parasysh naryra e shkaqeve rrënjësore të jostabilitetit. Në shumë vende të prekura me konflikte brendashtetrore , ajo çka ti ke nuk është “problem minoritar”, por problem i shumicës, apo me shumë refuzim i autoriteteve shtetrore t’ju përmbahen principeve themelore të të drejtave njerzore dhe të pakicave. Si për këtë, derisa disa situata tentojnë të rrallohen, shteti ku autoritetet shtetrore ishin të kontrolluara nga pakica etnike dhe fetare ishte gjithmon skena e konfliktit ndërshtetror (Iraku, Aparteidi në Afriken Jugore, Rodezia etj). Një studim komparativ i konflikteve brendashtetrore tregon se konfliktet e tilla nuk jan paralel me prezencën e pakicave dhe grupeve tjera. Nuk është prezenca e pakicave etnike, gjuhsore apo fetare në një shtet ajo që vetvetiu është burimi natyror i konfliktit. Ajo çka është më e veçantë kur njeri konsideron dallimet njerzore nga aspekti gjuhsor, fetar dhe kulturor është, ajo se përkundër, ndoshta qindra mijera pakica të ndryshme apo kombinime grupore në botë, në fakt ka vetem disa konflikte brendashtetrore me dhunë.

Çfarë janë dhe si konsiderohen vërtetë konfliktet 5? Konfliktet janë po aq të vjetra sa edhe vet njerëzimi, ato janë një fenomen i përgjithshëm, i cili ndeshet në të gjitha rrafshet e jetës.Nuk është ekzistenca e konflikteve ajo, që është problematike apo deri edhe përbën rrezik për paqen, por janë format dhunë -favorizuese të zgjidhjes së një koflikti, të cilat mbartin padrejtësinë e u japin një përparësi të dukshme në dëm të të tjerëve atyre palëve, që orientohen për nga realizimi i njëanshëm i interesave si dhe përfaqësojnë idenë, se vetëm njëra palë disponon „të vërtetën“ dhe „të drejtën“. Ide të tilla përfundojnë shumë lehtë në mënyra veprimi dhe mendimi, që janë të orientuara për nga lojërat e shumës zero: Humbja e njërit është fitimi i tjetrit. Fituesi, kështu vijon zinxhiri i asociacioneve, është më i forti dhe ky ka të drejtën në anën e tij.

5

Po aty.www.newbalkanpolitics.org.mk/napis. UN Doc. A/47/277, Nje agjende e paqes, Diplomacia parandaluese, paqeberese dhe paqembajtese, Raport i Sekretarit Gjeneral. (31janar 1992).

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

4

Në jetën e përditshme, konfliktet shpesh barazohen me grindjet, me kundërshtitë e interesave, me pushtetin ose përdorimin e dhunës. Shkencëtarja për paqen Ulrike C. Wasmuth thekson, se është e rëndësishme, që konfliktin ta konsiderojmë në mënyrë objektive si rrethanë sociale duke mos e ngatërruar me format e zgjidhjes së tij; ai nuk duhet kufizuar me anë vlerësimesh si dhe nuk duhet përzier me tërësinë e shkaqeve të tij. Ndaj ajo e përkufizon Konfliktin si një „rrethanë sociale me të paktën dy palë pjesëmarrëse (individë, grupe, shtete), të cilët (a) ndjekin qëllime të ndryshme dhe kanë pikënisje të parakordueshme ose synojnë të njëjtin qëllim, të cilin mund ta arrijë vetëm njëra prej palëve, dhe (b) për arritjen e një qëllimi të caktuar duan të përdorin mjete të ndryshme që në pikënisje të parakordueshme. Një mjet ndihmë në konceptimin e konflikteve jane analizat e konflikteve. Një analizë e tillë konflikti përpiqet të përpilojë jo vetëm shkaqet dhe sfondin e një konflikti, por përmban edhe pikë-referencat e para për linjat e zgjidhjes së tij, duke fokusuar të përbashkëtat dhe duke analizuar mënyrën e deritanishme të përpunimit të konfliktit Konfliktet kalojnë nëpër faza specifike. Në një fazë fillestare perceptohen konflikte latente apo të manifestuara, por këto (ende) nuk vlerësohen negativisht. Në fazën e përshkallëzimit kemi efektin e një dinamike, e cila finalizohet me ngjarjen e konfliktit. Në “fazën e sqarimit“ bëhet fjalë për një përkufizim dhe formësim të ri të bashkë jetesës së mëtejshme. Këto faza përcaktohen shpesh si harku i konfliktit. Në faza të ndryshme janë të nevojshme kërkesa dhe kompetenca specifike në raportet që krijohen, në shfuqizimin e përshkallëzimit apo edhe në veprimtarinë pajtuese. Dinamika e konfliktit zakonisht ndryshon edhe sjelljen e palëve në konflikt. Komunikimi kufizohet, perceptohet më shumë ajo që ndan se sa ajo që bashkon, mosbesimi është në rritje dhe zgjidhja shpesh nuk shihet si një problem i përbashkët. Morton Deutsch i përshkruan këto ndryshime si më poshtë:

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

5

Fazat e konfliktit të ndara sipas parimit: “Parafaza, faza e përshkallëzimit dhe faza e sqarimit“6

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri 6

6

Fazat e konfliktit skema: Autor: Günther Gugel, Instituti për Pedagogjinë e Paqes Tübingen; Redaktimi: Ragnar Müller] www.dadalos.org. Data e konsulltimit 30.11.2007 ora 15:00

I gjithë ky proces konfliktuoz në formë të kësaj skeme i prezantuar konsiderohet mjaftë sqarues dhe domethënës, por edhe i ngadaltë në realizim kohorë, pra që nga faza e prandalimit e deri te faza e sqarimit dhe përmbylljes, roli i diplomacisë aktive demokratike konsiderohet alfa dhe omega e gjithë procesit. Negociatat intenzive do të kenë rezultat kur zgjidhja do të jetë konsenzuesi – marrëveshtja mes palëve dhe si rezultat i kompromisit do të arrihet edhe përfundimi i gjithë procesit që ka për qëllim prandalimin e konfliktit nëpërmjet tryezës diplomatike dhe arritjen e plotë të paqes në një vend të caktuar apo në një regjion më të madhë gjeografik në këndvështrimin gjeopolitik dhe gjeostrategjik.

Argumente të rëndësishme mbi prandalimin e konfliktit shoqëror:7 1. Niveli i dhunes ne konfliktet brendashtetrore zakonisht bie menjehere pas konkluzionit te nje marreveshje paqësore. 2. Perkrahja e te drejtave njerezore dhe klauzulat tjera per mbrojtjen e pakicave ndaj grupeve dominante zakonishte bejne qe te sigurojne se dhuna nuk do te eskaloje perseri ne te njejtin nivel, vecanerisht nese keto i adresohen vecanerisht ceshtjeve gjuhsore apo religjioze si rrenje te tensionit qe cojne ne konflikt. 3. Nderprerja komplete e armiqsise zakonisht ndodhë pas nje implementimi te plote te marreveshjes se paqes, vecanerisht kur percaktohet autonomia. 4. Dështim nga ana e autoriteteve shtetrore te implementojne autonomine e premtuar, dhe autonomia efektive gjithmone krijon mosbesim me te madh dhe polarizim. 5. Rasti me keq i ketij skenari perfshine deshtimin e autoriteteve shtetrore te implementojne plotesisht autonomine qe lidhet me deshtimin per te adaptuar te

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri 7

7

Po aty.www.newbalkanpolitics.org.mk/napis. UN Doc. A/47/277, Nje agjende e paqes, Diplomacia parandaluese, paqeberese dhe paqembajtese, Raport i Sekretarit Gjeneral. (31janar 1992).

drejtat e njerezve te pritura dhe te premtuara dhe dispozitat tjera per mbrojtjen e pakicave kundrejt grupeve dominante. Kjo benë qe te krijohen kushte qe konflikti jo vetem te riperhapet, por te jete edhe me i dhunshem.8 Ne shume raste marreveshjet e perparshme kane ngecur kur kane ardhur te implementimi i plote i autonomies apo te e drejta e vetvendosjes (Etiopia, India, Indonezia, Iraku, Izraeli, Meksika, Maroko, Filipinet, Sri Lanka, Sudani, Mbreteria e Bashkuar). Kjo nuk perfshine asnje ndarje te “fajsise”. Sidoqofte I identifikon veshtiresite ne implementimin e autonomies ne konfliktet brendashtetrore pershkak te natyres unike te renditjeve te tilla autonome per autoritetet shtetrore. Pervec mungese se besimit te dyanshem autoritetet shtetrore duhet te luftojne me sa vion: 9

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

8

8

Po aty. www.newbalkanpolitics.org.mk/napis. UN Doc. A/47/277, Nje agjende e paqes, Diplomacia parandaluese, paqeberese dhe paqembajtese, Raport i Sekretarit Gjeneral. (31janar 1992).

9

Po aty.www.newbalkanpolitics.org.mk/napis. UN Doc. A/47/277, Nje agjende e paqes, Diplomacia parandaluese, paqeberese dhe paqembajtese, Raport i Sekretarit Gjeneral. (31janar 1992).

Detyrimet shtetrore e diplomatike në parandalimin e konfliktit10 1.

Kuptimi i shpërblimit të dhunes së pa justifikueshme.

2. Për tënegociuar dhe berë koncesione me ata që portretizohen si “bandite” apo edhe “terrorist”. 3.

Pamundesia apo joefektiviteti në zgjedhjen e rebelizmit apo kryengritjes.

4.

Humbje te kontrollit politik dhe në disa raste edhe te atij juridik mbi nje pjese te shtetit.

5. Akuzat per ndarje te shtetit apo pamundesia për ta mbrojtur integritetin dhe suverenitetin e tij. 6. Sfidat e segmenteve tjera të spektrit politik qe mund ti prezentojne antaret e qeverise qe kane negociuar autonomine si “tradhtare te kombit”. 7. Frika e pushtetit per humbje te zgjedhjeve te ardhshme pershkak te portretizimit te tyre si te dobet dhe ushtarakisht te paefektshem per ta zgjidhur konfliktin. 8. Zgjedhjet e qeverise se re qe synojne ti ja dalin ne krye me kryengritjen ne menyre me efektive dhe te mbrojne integritetin e shtetit. 9. Përfshirja e palëve të treta të prezentuara zakonisht në rezoluten e konfliktit si mekanizem i dëshiruar-mund poashtu të paraqiten apo të portretizohen si të panevojshem dhe të painformuar per ceshtjet e brendshme te shtetit. Shumica e refuzimeve të përfshirjes se paleve të treta zakonisht vjen nga autoritetet shtetrore.

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

10

9

Po aty.www.newbalkanpolitics.org.mk/napis. UN Doc. A/47/277, Nje agjende e paqes, Diplomacia parandaluese, paqeberese dhe paqembajtese, Raport i Sekretarit Gjeneral. (31janar 1992).

Bashkëpunimi Rajonal filozofi e re për zgjidhjen e konflikteve11 Rendi i ri botëror që po konfigurohet nëpërmjet sfidave të shumta, siç janë lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar, larjes së parave, trafiqeve të paligjshme, eleminimit të varfërisë, përmirësimit të mjedisit dhe ngrohjes së tokës, përballimit të problemeve ekonomike të globalizimit, të futjes së teknologjisë informative etj., sërish e ka bërë botën më të qetë dhe më paqësore. Kjo situatë ka rritur rolin e mekanizmave diplomatike për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare, në plane dypalësh apo shumëpalësh. Në rajonin e Ballkanit, ku trashëgimia e kaluar ka qënë shumë negative, problematike e konfliktuale, kjo situatë e rendit të ri botërore po jep impakte të shpejta. Më së shumti, këto impakte, po shpalosen nëpërmjet forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit rajonal, që mund të konsiderohet si mekanizmi diplomatik më efikas për kapërcimin e trashëgimive negative të rajonit tonë. Në një kontekst gjeopolitik më të ngushtë se Evropa Juglindore, Rajoni i Ballkanit, që nga rënia e Murit të Berlinit u përballë seriozisht me tre sfida serioze: 1.Mungesa e zhvillimit ekonomik dhe e integrimit infrastrukturor;2.Mungesa e traditave demokratike brenda shteteve dhe në nivele Rajonale;3.Mungesa e traditës paqësore në bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh; Përballë këtyre tre sfidave që preknin në një masë apo tjetër të gjithë vendet veç e veç dhe Rajonin në tërësi, kishte vetëm një rrugë për daljen nga situate e trashëguar: lënien mënjanë të egoizmave nacionaliste dhe zëvendësimin me frymën dhe vullnetin e bashkëpunimit Rajonal. Procesi i bashkëpunimit Rajonal, që nga vitet ’90 e këndej ka patur dhe vijon të ketë pikërisht si synim kryesore që të zbut dhe gradualisht t’i kapërcejë këto sfida të së kaluarës dhe të orientojë definitivisht Ballkanin drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Gjithë nismat, organizatat, aktivitetet dhe projektet Rajonale, duke nisur nga fillimi i viteve ’90 e deri në iniciativat e viteve të fundit kanë patur këto objektiva: -Zgjidhjen paqësore të konflikteve; -Ç’armatosjen e Rajonit;Transparencën e ushtrive;Kooperimi në fushat e sigurisë; -Kooperimi për kontrollin e kufijve;Kooperimi në luftën kundër trafiqeve të paligjshme; -Kooperimi në fushën e projekteve të përbashkëta për mbrojtjen;Krijimi i njësiteve ushtarake të përbashkëta;Zhvillimi ekonomik mbi bazën e marrëveshjeve të tregëtisë së lirë;Zhvillimi i infrastrukturës (rrugë, hekurudha, aeroporte, telekomunikacion, energjitika)etj.

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

10

Përafrimi i reformave demokratike, institucionale e politike në përputhje me kriteret Evropiane të Kopenhagës etj; 11

Autore Majlinda BASHKURTI www.mod.gov.al/botime/htm/revista/2006/3 /faqe 5.htm Qendra e Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake. data e konsulltimit 22.11.2007, ora 22.:50

I gjithë boshti i këtij bashkëpunimi ka patur dhe vijon të ketë si dy objektiva madhore: -Zgjidhjen e konflikteve; -Integrimin e Rajonit në rrjedhat Euroatlantike; Specifikisht për Rajonin tonë, aspektet e sigurisë dhe të mbrojtjes përbëjnë elemente fondamentale si përpara, ashtu edhe pas Luftës së Ftohtë. Siguria dhe mbrojtja mbeten gjithashtu faktorë shumë të konsiderueshëm të sistemit të sotëm të marrëdhenieve ndërkombëtare. Natyrisht, mbas Luftës së Ftohtë dhe në tranzicionin drejt rendit të ri botëror, elementet e sigurisë dhe mbrojtjes kanë ndryshuar natyrë, kanë marrë forma e dimensione të ndryshme, por në substancë ngelen prioritare. Ata janë baza e sigurimit të paqes, qëndrushmërisë dhe zhvillimit të sotëm e perspektiv botëror. Evropa, nga ana e saj, po përballet me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Ajo, po i ridimensionon ato, mbas Luftës së Ftohtë. Ecuria e Bashkimit Evropian, forcimi i identitetit të tij edhe në politikën e jashtme dhe në atë të sigurisë, hapat konkretë të hedhur drejt krijimit të forcave ushtarake të Evropës si dhe iniciativat e ndryshme të këtij karakteri në Evropën Juglindore do të thonë se, ka një dinamikë shumë interesante pozitive në aspektet e sigurisë e mbrojtjes edhe brenda Kontinentit tonë. Këto procese janë pjesë e demokratizimit të Kontinentit, të integrimeve të mëtejshme të vendeve të Evropës në tërësi dhe të asaj Lindore e Juglindore në veçanti. Megjithëse, duhet thënë se, deri tani, BE nuk parakupton edhe për shumë kohë krijime strukturash paralele me NATO dhe aq më pak në kundërvënie të saj. Për vetë vlerat, synimet, dimensionet, infrastrukturën, logjistikën, kapacitetet ushtarake dhe traditën e shquar, NATO do ngelet faktori bazë për sigurinë e mbrojtjen e Kontinentit Evropian në tërësi dhe hallka kryesore e lidhjeve Euro-Atlantike.

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

11

Normat e konfliktit sipas Gandhit12 Përcakto saktësisht konfliktin! Qartëso qëllimet e tua! Përpiqu të kuptosh qëllimet e kundërshtarit tënd! Vëru theksin qëllimeve të përbashkëta dhe të dakorduara! Shpjego në mënyrë objektive faktet, që janë vendimtare për konfliktin! Afroju konfliktit në mënyrë pozitive! Jepi konfliktit një theks pozitiv! Konsideroje konfliktin si një rast për t'u takuar me kundërshtarin! Konsideroje konfliktitn si një mundësi për t'i dhënë shoqërisë një formë tjetër! Konsideroje konfliktin si një rast për të ndryshuar vetveten! Zhvillimi i konfliktit Sillu pa dhunë në konflikt! Qëndro larg veprimeve fyese ose dëmtuese! Qëndro larg fjalëve fyese ose dëmtuese! Qëndro larg mendimeve fyese ose dëmtuese! Mos dëmto pasurinë e kundërshtarit! Bëji të mira edhe atij, që bën të këqija! Vepro në mënyrë të orientuar/përcaktuar qartë! Je i gatshëm të sakrifikosh! Shmang ngritjen e fronteve artificiale! Shmang ekseset e panevojshme! Zgjidhje e konflikteve Sille konfliktin drejt një zgjidhjeje! Këmbëngul në gjërat thelbësore jo në ato të parëndësishmet! Konsideroje vetveten si një njeri të gabueshëm! Tregoji një pozicionim bujar kundërshtarit tënd! Shndërrim por jo detyrim!

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

12

12

Normat e konfliktit sipas Gandhit, Informacione të hollësishme mbi Mahatma Gandhi do të gjeni në kuadrin e Kompleksit tematik Modelet në D@dalos ... koha e konsulltimit 15:00

10 Rregulla kryesore për rrjedhën konstruktive të një konflikti:13 1. Heqja dorë nga dhuna Kur një konflikt kërcënon të përshkallëzohet ose tashmë është përshkallëzuar, apeli më i lartë është heqja dorë nga dëmtimet trupore ose nga kërcënimi i kundërshtarit.

6. Besimi Përpunimi i konflikteve ka nevojë për besim. Për këtë arsye lihen mënjanë konfliktet e njëanshme dhe veprimet personale bëhen transparente.

2. Ndryshimi i këndvështrimit Hedhjet e njëanshme të fajit e pengojnë në mënyrë masive përballjen konstruktive me konfliktet. Nëse konflikti vlerësohet si një problem i përgjithshëm, atëherë hapen këndvështrime të reja.

7. Rregullat e Fair-Play Për përpunimin e konflikteve lidhet një marrëveshje për rregulla të përbashkëta. Ato prekin të gjitha aspektet e raporteve të ndërtuara me njëri-tjetrin. Besimi këtu është i nevojshëm. Ai rritet, nëse partnerët në konflikt sillen në mënyrë të hapur dhe të sinqertë.

3. Gatishmëria për të biseduar Pa kontaktin me palën tjetër në konflikt rrugët për një çtensionim të potencialit shpërthyes të konfliktit janë të mbyllura. Bisedat janë ato, që bëjnë të mundur një përkufizim të parë të objektit të konfliktit. Mundësi: Rreziku i keqkuptimeve zvogëlohet.

8. Empatia Në dialog ose përmes ndërmjetësimit është e mundur të kuptosh këndvështrimet, detyrimet dhe interesat e partnerit në konflikt për t'i marrë ato më pas parasysh në sjelljen tënde. Nga ana tjetër rritet edhe gatishmëria për të marrë përsipër përgjegjësinë për pjesën tënde të konfliktit.

4. Aftësia për të dialoguar Përmes dialogut, kundërshtarët mësojnë ta konsiderojnë veten si partnerë në konflikt. Në këtë mënyrë rritet gatishmëria për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

9.Të përbashkëtat Janë të përbashkëtat dhe jo dallimet ato që njihen gjithnjë e më shumë prej partnerëve në konflikt. E këtu ndodh edhe një afrim me bindjet dhe vlerat përkatëse.

5. Ndërmjetësimi Nëse realizimi i një dialogu nuk është i mundur, gjendja nuk është aspak e pashpresë. Shpesh në një situatë të tillë ndihmon, nëse një “pale të tretë” i kërkohet të ndërmjetësojë..

10. Kompensimi i interesave dhe pajtimi Një raport i ri mes palëve në konflikt është duke u zhvilluar. Në rastin ideal do të gjendet një zgjidhje, me anë të së cilës interesat e të dyja palëve do të jenë të kënaqur të paktën pjesërisht. Kështu bëhet i mundur pajtimi.

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

13

13

Autor: Günther Gugel, Instituti për Pedagogjinë e Paqes Tübingen; Redaktimi: Ragnar Müller www.dadalos.org Data e konsulltimit 30.11.2007 ora 15:00 Autor: Günther Gugel, Instituti për Pedagogjin ë Paqes Tübingen; Redaktimi: Ragnar Müller

Në vend të përfundimit mendime rreth diplomacisë dhe konflikteve14

1. “Sa më shumë bota të ketë diplomat të vërtetë, aq më pak do të ketë luftë në te”. 2. “Sa herë kur bota ka zhfrytëzuar mirë diplomacinë, konfliktet e filluara nuk kan arritur të shëndrrohen në arena - beteja të përgjakshme luftimi”. 3. Aty ky ndjehet dora - prania e diplomatëve, nuk ndizet altileria e gjeneralëve”. 4. “Vendi i cili nuk ka diplomat karriere, paqja konsiderohet e brisht”. 5. “Kosova pa diploamci sikur jeta e nënës pa fëmij”. 6. “Kombi ynë duhet të forcoj dhe përdorë menjdjen e diploamcisë, gjthmonë para vrulleve drejt konflikteve”. 7. “Rreziku nga injorantët mendor, atëdheun mund ta dërgoj në humnerë të sigurtë”.

Me Diplomoci, bota nga konfliktet - luftrat / shëndrrohet në Paqe – Liri

14

Bahri M.Gashi, disa thënie, mendime personale rreth diplomacisë dhe konflikteve:

14

Burimet e literaturës: •

Henry Kissinger, DIPLOMACIA, Kap.31, titulli: Rishqyrtohet Rendi i Ri Botëror, faqe, 804



www.dadalos.org, thënje nga Martin Luther King.

• www.newbalkanpolitics.org.mk/napis. UN Doc. A/47/277, Nje agjende e paqes, •

Diplomacia parandaluese, paqeberese dhe paqembajtese, Raport i Sekretarit Gjeneral. (31janar 1992). Fazat e konfliktit skema: Autor: Günther Gugel, Instituti për Pedagogjinë e Paqes Tübingen; Redaktimi: Ragnar Müller] www.dadalos.org.

• www.mod.gov.al/botime/htm/revista/2006/3 /faqe 5.htm •

Qendra e Shtypit, Botimeve dhe Përkthimeve Ushtarake.

Related Documents


More Documents from ""

April 2020 29
May 2020 17
April 2020 16
April 2020 10
April 2020 12