Punim seminarik Universiteti I Prishtinës Fakulteti I Filologjisë Letërsi shqipe
Lënda: Analizë e tekstit letrar. Tema:Analizë e metagjuhës letrare të poezisë “Nji lule vjeshtet” të At Gjergj Fishtës.
Studentja: Denisa Krasniqi
Prishtinë. 2018
Mentori:Prof. Ilir Brecca
Data:25.10.2018
Përmbajtja
1.Hyrja……………………………………………………………4
2.Mbarshtrimi…………………………………………………….4
3.Perfundimi……………………………………………………..7
4.Literatura……………………………………………………….8
Hyrje Për analizë të poezisë “Nji lule vjeshtet” do të trajtojmë çështjet themelore të metagjuhës së tekstit siç janë : -tipi I gjuhës së modeluar në tekst; -tipi I shprehjeve spias modelimit dhe funksionit; -stili I poezisë (zhandri, tipi I letersisë ,diskursi ) Të gjitha këto çështje do ti shqyrtojmë ne pjesën e mbarështimit, për të nxjerr në pah çka na ofron ky krijim lirik I Fishtës.
Mbarështrimi
Teksti poetik “ Një lule vjeshtet ” është poezia tipologjikisht më lirike në korpusin e përgjithshëm të autorit.Duke pasur një shkrirje mes subjektit e objektit, në këtë, tekst autori del më subtil se kudo në krijimtarinë e tij artistike, tekst ky që është i përshkuar nga ndjenja malli e dhembje, nga ndjenja të mërzisë së thellë të një humbje që ja trondit shpirtin para një varri që sundon idenë e bukurisë së venitur sikurse lulja e verës në vjeshtën me shi. “Nji lule vjeshtet” është poezi në të cilën fakti (vdekja) prodhon pikëllimin, ndërsa dëshira (parajsa) ngushëllimin. Kështu, në fillim Fishta shfaqet si poet, pastaj si prift, për të cilin amshimi nuk është hipotetik, por faktik. Derisa diskursi është vetëm faktik, Fishta është poet i pastër lirik, ndërsa kur diskursi bëhet fetar, atëherë pushon poeti dhe flet prifti.
“Nji lule vjeshtet” fillon me tonin e zi elegjiak dhe me një përshkrim rrëqethës: “N’atë rrahe t’dekne mbrenda vorrit t’errshem/ Tash plűhën jé”. Jepet hapësira e shkretuar (rrahe), pastaj vendi (vorri), depërtohet në të dhe konstatohet që ai është i errët, kurse kufoma është bërë pluhur. Konstatimi “tash pluhën je” tregon që nga vdekja deri te poezia ka një distancë kohore, jo ditore, jo javore, por disa mujore, ose vjetore, sepse kufomës i duhen muaj për t’u bërë pluhur. Së pari ndalet te sytë: “Ata dy sŷ t’janë errun,/ Kű qiella prirej me sá hana e diella” .Pra, në varrin e errshëm edhe sytë janë “errun”, ata sy ku pasqyroheshin hëna dhe dielli. Duke përmendur hënën dhe diellin, poeti aludon në jetën e atij që dikur shihte ditën (diellin) e natën (hënën), por që tash është “errun” si “vorri” e nuk sheh më as ditë, as natë.
“Nji lule vjeshtet “ është teksti më i veqantë I Fishtës. Një lirikë me tema e motive të
lëvizshme në hartën universale të shpirtit të njeriut,mes qiellit e tokës. Poezia është e ndërtuar me atribute të fuqishme e dridhmuese, të cilat krijojnë topose të veçanta letrare, ku gravitojnë figura të tmerrshme tokësore, si vdekja dhe pamja fizike e saj, që identifikohet përmes shpirtit dhe parajsës. Nëse argumentojmë fjalët të cilat I përdorë Fishta në këtë poezi mund të gjejmë pak fjalë të gjuhës standarde për shembull: -“Gjithmonë I ri, tue njehë furit e mnershme” -“Ndihet tue ra , kur dora e prekë e msueme!” -“Atëherë un kangët kam me I ndertue kreshnike” Por me një dominim te gjuhës gegnishte për shembull: -E ai za t’asht kpitë , I cilli bite m’zemer “ -“Dhimbshem në rreze t’hanës rrin tue gjimue!” -“Gjumin e dekës në vorr mos me t’turbullue” -“Ambel prej emnit t’and kanë me jehue”.
Shprehje artistike në këtë poezi hasim nga më të ndryshmet si për shembull: shprehje metaforike kemi në vargjet: -“Pjesa më e mira e jotja ka fluturue” është metaforë e virtytit që iku. -“I u ndez aty flakë zemra kah lumnija” është metaforë që paraqet vrullin e zemrës.
Kemi edhe shprehje krahasimtare tek vargjet : -“T’traklloi, e ti kalove porsi voesa” -“I nierit t’drejtë, si drita m’sy të kthiellun” Në këtë poezi hasim edhe shprehje të bukurtingëllimës për shembull: -“Besen e dhanme- e miqasin e zanme” Shembuj të shprehjeve tingullore hasim në vargjet: -“Qi permallshem gurgullon n’per rrajë e curra”. -“Qi bumbullojn mbi faqe t’rruzullimit”.
Në këtë poezi hasim edhe pasthirrma me anë të cilave Fishta shpreh emocionet e ndjenjat poetike sic kemi vargjet: -“Euh!po,se shpirti I yt,kulluet si rrezja”. -“Oh! sa e sa here,kur n’mbrame shuen natyra”.etj Fuqia e lirikës së tij mbetet përgjithnjë në emocionalitetin e veçantë, në elementaritetin e figurës, në gjuhën shqipe krejt të veçantë, që mund të quhet gjuhë e Fishtës.Në këtë lirikë kemi mungesën e rimës , si pak poezi të Fishtës.Kjo poezi ka një stil hermetik pasi nuk dihet saktë kujt I është kushtuar . Poeti mbetet qenie tokësore kurse qenia e dashur bëhet I përjetshëm.Dialogu ndërmjet tyre mbetet I gjallë si një ndjesi e fortë që lidhë të dy botët ,të cilat mund të lidhen vetëm në të shkuarën nëpërmjet kujtimit, ku kemi vargjet: “Un t’thrras atëbotë n’per terr. Nji vaj bilbylit”. 1 1
Sabri hamiti ,Letërsia Moderne,Faik Konica,Prishtinë,2002,fq53
Perfundimi Vimë në përfundim që në këtë poezi dominon gjuha dialektore gegnishte por edhe me një larmi fjalësh standarde.Kjo poezi ka me shumë shprehje figurative e më pak shprehje të drejtpërdrejta.Teksti I poezisë shpalos Fishtën si poet në tri dimensione:si prift,si njohës e adhurues I klasikës dhe I popullorës .Poezia e Fishtës dallon nga poezitë e tjera për shkak të mungesës së rimës por e bën të veqantë stili I saj klasik,lirik,hermetik.
Literatura 1.Gjergj Fishta , Mrizi I Zanavet, shtypshkronja,Shkodër ,1941. 2. Sabri Hamiti,Letersia Moderne vepra letrare8,Faik Konica,Prishtinë,2002.