Tumoret Malinje Dhe Beninje

  • Uploaded by: Zekman Dauti
  • 0
  • 0
  • June 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Tumoret Malinje Dhe Beninje as PDF for free.

More details

  • Words: 2,993
  • Pages: 13
TUMORET BENINJE DHE MALINJE NË GJINEKOLOGJI

Tumoret beninj: Hyrje

Tumoret lajmërohen jo vetëm te njerëzit,por edhe te qeniet e tjera të gjalla.Tumoret mund të formohen edhe nga qeizat jashtë organizmit në kulturat e indeve. Tumoret sigurisht egzistojnë prej kur egzistojne edhe organizmat shumëqelizorë.Kanë qënë të njohur edhe në kohën e Egjiptit,nga Hipokrati dhe Galeni.Sot tumoret paraqesin një problem medicinal dhe biologjik.Problematika e tyre ka zgjuar interesim të madh në të gjitha disiplinat e mjekësisë,ndërsa hulumtimi i tyre është I vështirë,mjaft serioz por edhe i falenderueshëm. Definicioni Tumori tash mund të definohet si “rritje jo e kontrolluar e indit”ose si “rritje lokale atipike autonome e indit”.Disa e definojnë si “fenomen i autodestruksionit të shpejtë të materies të gjallë”. Për shkaqe deri më tash të panjohura,ndodh që qeliza e shëndoshë shndërrohet në qelizë tumoroze.Qelizat pastaj shumohen,duke formuar indin tumoroz.Ato janë atipike,sepse dallohen për nga vetitë morfologjike dhe biologjike nga qeliza normale.Qelizat rriten në mënyrë autonome,pavarësisht nga organizmi se ku ato zhvillohen.Indi tumoroz gjithnjë formohet në tepricë,themi se rritet në mënyrë ekscensive.Qelizat janë zakonisht të ndryshuara thellë biologjikisht dhe te gjitha vetitë e fituara të reja I përcjell në qelizat e tjera që do të formohen.Vetitë e reja të fituara quhen vetitë blastomatoze. Tumori gjatë rritjes së tij në organizëm ushqehet nga materiet e tij kurse në anën tjetër e dëmton atë,mundëson autodestruksionin e organizmit.

1

Vecoritë e qelizave tumoroze Secila qelizë në organizëm mund të shndërrohet në qelize tumoroze.Qelizat e tumoreve beninje dallohen nga qelizat normale dhe nga qelizat e tumoreve malinje. Qelizat kanë potencial më të madh të rritjes,sesa qeliza normale.Mirëpo,në anën tjetër është e ngjajshme me të dhe ndonjëherë vështirë dallohet nga ajo.Kjo për arsye se nuk është atipike mirëpo renditja e qelizave në indin tumoroz nuk është e rregullt dhe nuk shërben për ndonjë funksion të caktuar.Prandaj tumoret beninje kanë atipinë indore.Është interesant të ceket se qelizat e tumoreve kanë më tepër sasi të acidit ribonukleik dhe acidit dezoksiribonukleik.Acidi ribonukleik është I koncentruar më shumë në periferi të tumorit.Të gjithë qelizat e tumoreve shumohen me mitozë,nje qelizë shumohet në më se 100 të tjera.Për shumimin e tyre ato harxhojnë sasi të madhe të glukozës,kanë më tepër holesterinë,ujë dhe kalium sesa qeliza normale. Struktura histologjike e tumorit – Tumori përbëhet nga parenkimi,të cilin e përbëjnë qelizat e tij dhe është I përbërë nga stroma.Stroma është e përbërë prej indit lidhor enëve limfatike dhe enëve të gjakut.Mund te vërehen edhe limfocitet,plazmocitet dhe histiocitet. Forma – Tumoret beninje kanë formë të rregullt.Mund të kenë edhe hapësirën cistike,me bazë në formë polipi apo në formë fuginoze. Madhësia e tumorit – Tumori mund të ketë madhësi të ndryshme.Zakonisht,kur janë multiple kanë madhësi të vogël,por mund të arrijnë peshën edhe disa kilogramë.Një nga tumoret më të mëdhenj është I njohur cistadenoma pseudomucinisum ovarii,I cili ka peshën më të madhe se krejt trupi I pacientit.Madhësia e nje tumori varet nga rritja,ritmi I mitozës së qelizave tumoroze nga vjetërsia e tumorit dhe nga vendi ku ai rritet. Imunologjia e tumoreve – Qelizat e tumoreve kanë prejardhjen nga qelizat normale me proteina dhe antigjene të njëjta.Pikërisht për këtë arsye mbrojtja imunologjike e organizmit nuk është në gjendje ti identifikojë qelizat tumoroze,për të reaguar kundër tyre. Frekuenca e tumoreve beninje – Tumoret beninje janë të perhapura.Mirëpo frekuenca e tumoreve është më e madhe sesa që ata jane diagnostifikuar.Kjo posacerisht vlen për tumoret malinje.Lajmërohen në të gjitha moshat.

2

Etiologjia e tumoreve Etiologjia e sëmundjes ende saktësisht nuk dihet.Lidhur me këtë egzistojnë disa teori: 1.Teoria e ngacmimit kronik në inde,nga faktori mekanik,termik apo inflamator. 2.Teoria virale,bakteriale por edhe ajo parazitare 3.Teoria embrionale e Conhemit,sipas së cilës tumoret lajmërohen në bazë të c’rregullimeve embrionale gjate zhvillimit të organeve. 4.Teoria e mitozave patologjike të Boverit 5.Teoria e anaplazionit 6.Teora mbi c’rregullimet metabolike 7.Teoria e mutacionit.

TUMORET OVARIALE Janë me natyrë të ndryshme sepse mund të kenë origjinë nga të gjitha indet,përfshirë këtu ato embrional,ato që formojne gonadet etj.Ato mund të jënë beninje dhe malinje.Dy grpe të mëdha të tumoreve ovarial janë: 1.Cistet e distenduara 2.Tumoret e vërtëtë Tumoret e vërteta ovariale a) Tumoret beninje Këto janë tumore cistike dhe solide të llojeve të ndryshme.Në tumoret seroz sipas përmbajtjes së tyre I numërojmë: tumoret seroze dhe cistoadenomat pseudomucinoze.Ato mund të kenë një ose më shumë zbraztira. Ato mund të jenë: unifokal dhe multifokal. Muri I tumorit seroz në formën e cistoadenomës shumë rrallë ka në sipërfaqen e brendshme zgjatime papilare.Përmbajtja e cistave pseudomucinoze është shumë viskoze,e ngjajshme me të bardhën e vezës.Cistet e tilla mund të jenë shumë të mëdhenj dhe të peshojne dhjetra kilogram. b) Cistet dermoid dhe teratomat zakonisht janë cistike por mund të jenë edhe solide.Në brendësi të tyre mund të ndodhen qime të perziera me

3

përmbajtje dhe muri I tyre është I rrethuar me lekurë.Në pjesën solide të cistit mund të gjenden lloje të ndryshme të indit psh: kocka,dhëmbë,kërcë,dhe inde të gjëndrave të ndryshme.Këto tumore si rregull janë beninje por mund të jenë edhe malinje dhe shfaqen te gratë c) më të reja.Vec formave cistike egzistojnë edhe forma solide beninje sic janë fibrat e ndërtuara nga indi lidhor.

Tumoret malinje Tumoret mainje primare janë solide të mbushura me masë medulare.Tumoret sekondare janë ato metastatike.Tumoret primat mund të jenë në traktin gastrointestinal,në gji ose në mitër.Shumë të shpeshta janë format malinje të tumoreve beninje ovariale të ashtuquajtura carcinoma sekondare ovariale. Tumoret ovariale aktive Keto tumore janë shumë të rralë,janë formabeninje por më të shpeshta janë malinje. Dallojmë dy grupe: a) maskulinizuese – që tajojnë hormone mashkullore b) feminizuese – që tajojnë hormone femërore. Në tumoret maskulinizuese bëjnë pjesë: arenoblastoma dhe tumoret ovarial adrenalinbartëse(të cilat formohen nga indi I gjëndrave mbiveshkore me vendosje ektopike ne ovare).Këto shkaktojnë c’rregullime të ciklit menstrual deri në amenore,atrofi të gjinjve,zvogëlim te indit dhjamor dhe humbje të vijave femërore të trupit.Mund të shfaqene dhe shenja të tjera mashkullore si rrotja e mjekrres,trashja e zërit dhe zmadhimi i klitorisit. Në grupin e tumoreve feminizuese bëjnë pjesë: luteomat,tekomat dhe tumoret granuloze.Në qoftë se një tumor I tillë shfaqet në moshën regjeneruese pasqyra klinike nuk është shumë e dukshme.Në qoftë se shfaqet para pubertetit con në pubertet të hershëm,në qoftë se ndodh në postmenopauzë ndodhin hemoragji nga mitra.

4

Mjekimi – Te gratë më të reja tumoret beninje mund të hiqen me anë të cistoskopisë ose mund të bëhet ovaretomia.Tek tumoret malinje bëhet heqja e dy anekseve shpesh herë bashkë me uterusin.Tek format më të avancuara mjekimi kirurgjikal shoqërohet me kimioterapi dhe radioterapi. Profilaksa – Vizita më të shpeshta gjineklogjike mundësojnë zbulim të hershëm të tumroeve ovarial dhe jepet terapia adekuate.

Fibromioma Është tumor beninj i mitrës.Mendohet e hkaktohet si pasojë e një disbalance midis estrogjenit fdhe progesteronit.Në qoftë se shihet mikroskopisht atëherë shihet se ndërtohet nga qeliza muskulore të lëmuara,të rrethuara nga një kapsulë. Klinika – Metrorralgji,dhimbje në fund të barkut dhe shenja klinike si pasojë e shtypjes së rektumit(kosntipacion),vezikës urinare (urinimi I shpeshtë),venave (vena varikoze që kur hiqet tumori përmirësohen). Mjekimi – Kirurgjikal dhe hormonal GnRH e cila frenon folikulostimuluesin duke cuar në uljen të estrogjenit dhe në amenore dhe reduktim I madhësisë së tumorit.Ky jepet tre muaj para intervenimit për të ulur masën e tumorit duke arritur në këtë mënyrë mbyllje më të shpejtë të plages dhe hemoragji minimale.Fibromiomat te vajzat e reja japin infertilitet dhe aborte të përsëritura.Ky tumor mund të pësoje degjenerime të ndryshme.

Diagnostifikimi I tumoreve Diagnoza e tumoreve përcktohet me egzaminime klinike,me ekzaminime histopatologjike dhe me përcaktimin e qelizave në lëngjet e ndryshme në organizëm. Biopsia nënkupton marrjen e një pjese të indit nga tumori me qëllimt të ekzaminimit histopatologjik.Indi pastaj nga patologu përgatitet në mënyrë speciale duke prerë atë në pjesë te imëta.Ka disa lloje biopsish: 1) Biopsia excisione nënkupton kur ekstripohet I tëtë tumori nëse ka dimension të vogël. 2) Biopsia aspiracione bëhet përmes endoskopit gjatë ekzaminimit endoskopik të organeve të brebdshme

5

3) Biopsia ex tempore nënkupton marrjen e një pjese të indit tumoroz gjatë operimit. Diagnostifikimi bëhet edhe me egzaminime radiografike. Tumoret beninje të gjirit Gjiri është një gjëndër specifike që ka për funksion prodhimin e qumështit. Ky është gjëndërr çifte e vendosur në linjën mediocalvikuale në nivel të brinjës së dytë deri në të katërtën. Struktura e gjrit: 1.klavikula 2.muskul 3.brinjë 4.gjëndër 5.kanali laktik 6.fshikëza e qumështit 7.thithëza 8.zona e errët 9.indi dhjamor. Në tumoret beninje hyjnë: a) fibroadenoma- më i shpeshtë është në moshën 20-25 vjeç.Paraqet një masë në formë të kokrrës së kufizuër mirë, e fortë me sipërfaqe sferike e padhimshme, e paaderuar me lëkurë dhe shpesh shumë vatrore. b) Tumori filloid- është i rrallë, me pamje histologjike si të fibroadenomës dhe karakterizohet nga rritja e shpejtë dhe dimensione të mëdha. Ka prirje të përsëritet nëse nuk hiqet tërësisht së bashku me indin mamar rrethues. c) papiloma intraduktale – e merr piknisjen nga epiteli i pjesës fundore të një ose disa kanaleve të qumështit dhe rritet brenda.Klinikisht manifestohet me sekrecione hemoralgjike të herë pas hershme. Rekomandohet heqje kirurgjikale e pjesës fundore të kanaleve në brendësin e të cilëve është zhvilluar papiloma dhe ekzaminimi histologjik i tyre.

Displazia mamare (mastopatia) Këtu përfshihen disa lezione beninje që mund të paraprinë kancerin. Është e shpeshtë në moshën e mesme 35-55 vjeç dhe pushon së qëni aktive në menopauzë. Simptom mbizotërues është dhimbja e cila ka karakter ciklik duke qenë më e fortë para fluksit menstrual dhe më e lehtë pas tij. Por ka raste kur mund të jetë e qëndrueshme. Në disa raste ka edhe sekrecione nga gjiri të cilat janë të qarta.

6

Në ekzasminim fizik vërehet fortësi difuze e gjirit ose një masë e lokalizuar në formë pllake me sipërfaqe kokrrizore e pa aderuar me lëkurë mbi të .

TUMORET MALINJE Qelizat e tumoreve malinje kanë veti morfologjike dhe biologjike atipike. Këto qeliza janë anaplastike dhe u përngjajnë qelizave embrionale. Veqoritë e qelizave malinje janë: Forma e qelizave është e parregullt Njëzet qeliza janë në mitozë, në mesin e 100 qelizave tjera Qelizat cilësohen me polimorfizimin e tyre Ndonjëherë citoplazma është më e vogël se bërthama Qelizat tajojnë substanca që zbërthejnë indin përreth. Veqorit e përgjithshme të tumoreve malinje: Tumoret rriten shpejt Infiltrojnë indin përreth Kanë dimensione të mëdha Nuk janë kjartë të kufizuar ndaj indit përreth Tumoret metastazojnë dhe Recidivojnë pas ekstirpimit

Karcinoma e endometrit Është tumori malinj më i shpeshtë ndër tumoret gjenital, ndodh më shpesh në gratë pas menopauzës dhe ka virulencë në rritjen e moshës së gruas. Roli i estrogjeneve në këtë karcinom është vërtetuar plotësisht. Çdo faktor që rrit ekspozimin ndaj estrogjeneve të pabalancuar me progesteron rrit rrezikun për kancer të endometrit. Ka dy llojë të kancereve të endometrit:

7

a) ndodh më shpesh në gra më të reja që kanë një histori ekspozimi ndaj estrogjeneve të pabalancuar qofshin ato ekzogjen ose endogjen. Zakonisht kjo patologji fillon si hiperplazi endometriale dhe përparon si karcinom. Këto tumore kanë tendencë të jenë më të diferencuar dhe të kenë prognozë më të mirë se ata që nuk shoqërohen me hiperestrogjenezën. b)Ky tip i karcinomës ndodh në gra që nuk kanë stimulim estrogjenik në endometër dhe nuk shoqërohet me hiperplazi endometriale, por fillon në kuadrin e një endometri atrofik. Këto janë më pak të diferencuar dhe shoqërohen me prognozën më të keqe. Këto kanë tendencë të ndodhin në gra më të moshuara , më të dobëta dhe postmenopauzale. Klinika- ndodh më shpesh në dekadën e gjashtë apo të shtatë të jetës. Këto gra ankojnë vetëm për sekrecione hemoralgjike. Disa paraqiten me rëndim pelvik. Ndërsa një pjesë mund të jenë assimptomatike dhe të zbulohen nga një PAP test ose EHO . Diagnoza- Gjatë ekzaminimit objektiv mund të evidentojnë shpesh obezitet , hipertension arterial, linfonodula rregjionale të zmadhuara ose prani të metastazave në organet më të largëta. EHO-ja abdominale jep të dhëna për trashësi të endometrit e kombinuar me efektin DOOPLER jep të dhëna për vaskularizimin . Mund të përdoret histeroskopia, biopsia e endometrit etj. Mjekimi- është kirurgjikal , bëhet histerektomi totale dhe adneksetomi bilaterale. Mund të shoqërohet me radioterapi.

Tumori malinj i mitrës

8

Kanceri cervikal Kanceri cervikal konsiderohet si sëmundje e parandalueshme . Si faktor parandalues kanë shërbyer njohja e historisë natyrale të sëmundjes, qëndrimi i gjatë në gjendje preinvazive, trajtimi i suksesshëm i këtyre formave si dhe programet depistuese mjaft efektive. Kjo sëmundje konsiderohet si një SST. 1. Jeta seksuale – fillimi i hershëm i saj dhe numri i partnerëve e rrit rrezikun cirkumcisioni tek meshkujt e ul rrezikun , kurse partnerët e shumtë e rrisin këtë rrezik. 2. Herpes simpleks 2 ka rol inicues për procesin neo plazik pa pasur nevojë që të veprojë në vazhdimësi HPV është një virus tjetër ST i cili mendohet të jetë promotor i kësaj neoplazie. 3. Pirja e duhanit është faktor tjetër që rrit rrezikun , mekanizmi nuk dihet. 4. Gjendja sociale –ekonomike, kulturale, fetare etj. 5. Dieta e varfër në vitamina A mund të ketë rol , sepse ajo dhe derivatet e saj kontrollojnë rritjen dhe diferencimin e indeve epiteliale. 6. Kontracepcioni- përdorimi i kondomit dhe diafragmave e ul rrezikun Kanceri cervikal është një sëmundje që ka një zhvillim gradual:metaplazi, displazi, karcinom insitu, karcinom mikroinvazive dhe karcinom invazive. Nevojiten 10-15 vjet për të kaluër deri në fazën invazive . Në pamje makroskopike sipas formës dallojmë:formën ekzofitike (në formë të lule lakrës) , forma ulçerative, forma endofitike, dhe forma endocervikale. Përhapja e karcinomit :TMN 1. Stadi i parë – karcinoma nuk është e përhapur jashtë zonës së cerviksit. 2. Stadi i dytë – karcinoma përhapet nga cerviksi në drejtim të parametrit ose pjesës së sipërme të mureve vaginale. 3. Stadi i tretë – karcinoma ka përfshirë të gjithë parametrin deri në muret e pelvis minor ose shtrihet në 1/3 të pjesës së poshtme të vaginës. 4. Stadi i katërt – karcinoma shtrihet në retkum , vesikën urinare dhe në vatra më të largëta. Me këtë nënkuptojmë metastazat. Klinika- kanceri cervikal mund të jetë krejtësisht asimptomatik në fazat e hershme. Hemoralgjia vaginale është një ndër simptomat më të shpeshta . Ajo mund të jetë spontane ose pas mardhënjeve, ose mund të jetë hemoralgji pos menopauzale .

9

Sekrecionet e shtuara vaginale me ngjyrë të verdhë , të pista , të përziera me rrema gjaku (leukosantorea). Këto zakonisht janë pa të krojtura. Në simptomat e vonshme futen anemia, humbja në peshë, hemoralgjia akute vaginale , edema dhe dhimbje pelvike. Kjo dhimbje vjen si pasojë e prekjes të fijeve nervore apo uretrës. Kjo dhimbje është e njëanshme dhe mund të përhapet në regjionin lumbar apo atë femoral. Diagnoza- bëhet ekzaminini vaginal me spekulum dhe nëqoftëse shihen ndryshime bëhet biopsia. Rrugët e përhapjes : direkte , limfatike dhe hematike. Mjekimi i tumoreve malinje: 1. Shërimi kirurgjik 2. Kemoterapeutikët( citostatikët dhe antimetabolitët) 3. Imuno terapia 4. Terapia hormonale dhe rrezatimi

10

Kanceri i gjirit Kjo është një patologji malinje e cila prek femrat e moshës 35-55 vjeç. Faktorët e rrezikut 1. Zgjatja dhe inteziteti i ekspozimit të gjirit ndaj estrogjenit dhe prolaktinës. Gratë me menarke të hershme dhe menopauzë të vonshme dhe me një jetë riprodhuese të varfër janë më të rrezikuara për të zhvilluara kanceri i gjirit. 2. Sëmundjet e gjirit dhe kancer të organeve të tjera :gratël që kanë pasur kancer të njërit gji janë më të rrezikuara për të pasur kancer të gjirit tjetër 3. Trashëgimia- Gratëm motra ose nëna e së cilave ka pasur kancer të gjirit ka mundsi që edhe ato të zhvillojnë ca. 4. Dieta e pasur me yndyra- rrit nivelin e estrogjenave 5. Rrezatimi jonizues i përsëritur i rregjionit të gjirit ka për qëllim diagnostike ose terapeutike.

Histologjia Kanceri i gjirit e merr preardhjen nga epiteli që vesh kanalet e qumështit dhe lobulet. Ai ndahet në dy grupe të mëdha: a)invaziv b)jo invaziv Kanceri joinvaziv lokalizohet në brendësi të strukturave nga e merr prejardhjen. Nuk jep metastaza në nyjet limfatike regjionale dhe ka prognozë të mirë .

11

Kanceri invaziv del jasht paretit të kanaleve dhe lobuleve dhe infiltron stromën , shpesh jep metastaza.

Përhapja Kanceri i gjirit karakterizohet nga një periudhë e gjatë subklinike , që do të thotë që ai të bëhet i kapshëm klinikisht duhet të arrijë madhësi 1cm që d.m.th. se në momentin që ai diagnostifikohet ka dhënë edhe metastaza , pra është një sëmundje sistemike. Përhapja bëhet me rrugë limfatike dhe me anë të gjakut . Në sajë të rritjes infiltrative përhapet në lëkurën mbi të , fascien , muskujt pektoral dhe paretin torakal nën të . Me rrugë limfatike përhapet në nyjet aksilare dhe mamare interne. Metastazat e largëta mund zë gjenden në mushkëri palcën e kockave dhe mëlqi.

Klinika- akseset kryesore janë : 1. Ndryshimet e gjirit- tumori është i fortë , sipërfaqja e çrregullt, kufijtë jo të qarta , lëvizshmëri e kufizuar dhe i pa dhimshëm në prekje..Gjiri i sëmurë është më i vogël dhe qëndron më lartë se gjiri i shëndoshë . 2. Ndryshimet e lëkurës – gropëzimi shkaktohet nga shkurtimi i ligamenteve si rrjedhojë e fenomeneve sklerotike ose infiltrimit .Fiksimi i lëkurës në masën tumorale. Ulqerimi – shkalla më e lartë e infiltrimit (neoplazi e lëkurës) Simptomi i kores së portokallit- bllokimi i enëve limfatike të dermës shkakton edemën dhe zgjerimin e poreve të lëkurës.

12

Nodulet satelite- janë kokrriza të forta me ngjyrë rozë të shpërndara në lëkurën e tumorit. 3. Ndryshimet e thithit- rrafshim , futja brenda ose zhvendosja e tij nga pozicioni normal.Ulqerimi i thithit sekrecionet seroze ose hemoralgjike. 4. Masa aksilare- nyjet aksilare dhe mama interne. Diagnoza- anamneza , ekzaminimi fizik në mënyrë krahasuese shihet forma , madhësia, e të dy gjinjve . ndryshimet e thithit dhe lëkurës . Mamografia- ekzaminimi histologjik dallon formën beninje nga ajo malinje.Mamografia është ekzaminim rentgenologjik i gjinjve.Mamografia shërben për tu parë ndryshimet në gji.Ajo vihet në zbatim enkas për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.Rrezatimet në përgjithësi janë të dëmshme,por në rastin e mamografisë sasia e rrezeve është shumë e vogël saqë smund të pritet ndonjë dëm për shëndetin. Ultrazëri(sonografia) është një mundësi tjetër për kontrollimin e gjirit.Ultrazëri para së gjithash bëhet te femrat e reja. Ekzaminimi citologjik dallon cistën nga masat solide. Mjekimi i tumorit të gjinjve: 1. Kirurgjik 2. Rrezatim 3. Kimioterapi.

c.mammae

13

Related Documents


More Documents from ""

Transpirimi
June 2020 1
Fotosinteza
June 2020 0
June 2020 3
Gjethi
June 2020 0