Sindroma Akute Lunbare.docx

  • Uploaded by: Albion Pllana
  • 0
  • 0
  • May 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Sindroma Akute Lunbare.docx as PDF for free.

More details

  • Words: 1,304
  • Pages: 12
SINDROMA AKUTE LUMBALE

-Dhembjet e shpinës mund të kenë shkaktarë që u përkasin dy kategorive:1) Sëmundjet e sistemit muskulo-skeletor dhe 2)sëmundjet e boshtit kurrizor. Në kategorinë e parë bëjnë pjesë dhembjet e shkaktuar nga lëndimet e muskujve, ligamenteve apo nyjeve te shpinës. Dhembjet muskulo-skeletore nuk kanë lokalizim të qartë dhe janë të shprehura me shtangim dhe kufizim të lëvizjeve. Shpesh këto dhembje din të shtohen gjatë qëndrimit ulur dhe aktiviteteve sforcuese. Dhembjet

e këmbëve dhe mpirjet zakonisht në popull njihen si “ishias”. Këto

simptoma lajmërohen për shkak të shtangimit muskulor, inflamimit të mbështjellësve të nyjeve (bursitis ). Sëmundjet e boshtit kurrizor – kemi disa çrregullime spinale që mund të shkaktojnë dhembje të shpinës dhe këmbëve si psh:

hernia diskale, spondylolysthesis osteoarthrosis interspinalis artroza e nyjes iliosacrale stenoza spinale, infeksionet, tumoret,

spina bifida dhe frakturat. Këto sëmundje janë më të rralla se ato muskulo-skeletore. Spondilolisteza (spondylolisthesis) ndodh kur një unazë rrëshqet përpara nga vendi i vet. Kjo ndodh si pasojë e dëmtimeve të vogla të shumta nga lëndimet. Kjo gjendje diagnostikohet me një rëntgen të thjeshtë.

Një prej shkaktarëve të shpeshtë të dhembjeve të shpinës është hernia diskale.

Po çka është hernia diskale? Hernite diskale lumbale më së shumti ndodhin në nivelet L4/L5 dhe L5/S1 për shkak se këto dy nivele janë vendet ku disku i nënshtrohet presionit për shkak të lëvizshmërisë të boshtit kurrizor. -Simptomat më të shpeshta të hernies diskale lumbale mund të jenë dhembja përgjatë këmbës si dhe humbje të ndjeshmërisë përgjatë këmbës; varësisht prej nivelit ku ka ndodhë hernia vjen deri te ndryshimi senzitiv i zonës nga nervi i komprimuar. Po ashtu,

ndrydhja e rrënjës nervore mund të shkaktoj rënie të forcës muskulore duke shkaktuar edhe dobësim të forcës muskulore të shputës dhe tërë këmbës.

Në këtë rast pacienti ka pengesa në urinim dhe kjo quhet Sindroma e kaudes ekuine. Në këto raste indikacioni për intervenim kirurgjik është urgjent.

Syndroma Basstrup (osteoarthrosis interspinalis) E gjejm tek hiperlordoza lumbale dhe tek humbja e diskut intervertebral Ku gjejm gjetje gjembore te unazave lumbale. Paraqitet me dhimbje locale dhe shtypje te procesusu dhe te lig. Interspinal dhe supraspinal . Nga lordozimi i pjeses lumbale te shtylles kurrizore mund te provokohen dhimbje te forta.

Artroza e nyjes iliosacrale Paraqitete me dhimbje shume te fort ate pjeses se poshtme te kyqzave ku diferencohet me ndryshime ne unazat lumbale.

Sindromi radikulare dhe medullare Nje kompresion i rrenjeve te fijeve nervore ne nivel te unazave lumbale , me shkak te n je sindromi ishiadik ne te shumten e rasteve eshte nje prolaps i diskusit intervertebrale. Shenja e Lasegut eshte ne te shumten e rasteve positive.

Stenoza spinale lumbare Paraqitet kur kemi të bëjmë me ngushtim të kanalit spinal në mes të unazave. Ky ngushtim vie për shkak të inflamimeve të disqeve ndërunazore dhe paraqitet më shpesh te pleqtë. Këto dhembje paraqiten në këmbë dhe shoqërohen me mpirje dhe dobësim të forcës muskulore. Më intensive këto dhembje janë gjatë ecjes dhe qëndrimit ulur. Kjo gjendje shpesh quhet edhe si klaudikacion neurogjen.

Frakturat e vertebrave Lloji i frakturës në shtyllën kurrizore që zakonisht shkaktohet nga osteoporoza zakonisht quhet frakturë vertebrale. Këto fraktura vertebrale mund të ndodhin në rruaza kudo në shpinë . Ato shpesh ndodhin në segmentet e sipërme të mesit si L1. Llojet e Frakturës Një frakturë kurrizore për shkak të osteoporozës , zakonisht quhet edhe frakture kompresë, por zakonisht mund të quhet thyerje vertebrale, frakturë osteoporotike ose frakturë e çarjës. Simptomat kryesore klinike të thyerjeve vertebrale zakonisht përfshijnë një ose një kombinim të simptomeve të mëposhtme: • Fillim i menjëhershëm i dhimbjes së shpinës • Qëndrimi ose ecja zakonisht do ta bëjë dhimbjen më keq • Shtrirja në shpinë e bën dhimbjen më pak të fortë • Lëvizja e kufizuar e palcës • Humbja e lartësisë • Deformimi dhe paaftësia

Tumoret e shtyllës kurrizore

Tumoret spinale të njohura si neoplazma janë inde anormale të cilat gjenden në pjesën e brendshme të shtyllës kurrizore. Tumoret spinale të cilat janë rezultat i kancerit i cili është përhapur nga një pjesë tjetër e trupit quhen tumore sekondare (dytësore) ose tumore metastazike. Tumoret që formohen në shtyllën kurrizore, janë të njohura me emrin tumoret primare dhe janë tepër të rralla. Këto tumore mund të jenë beninje ose malinje .

.

Infeksionet e shtyllës kurrizore Infeksionet të cilat e sulmojnë shtyllën kurrizore janë të rralla, megjithatë mund të jenë tepër serioze. Tek infeksionet e shtyllës kurrizore përfshihen osteomieliti, discitis dhe abscesi epidural. Osteomieliti është një infeksion i kockës rruazore. Discitisi është infeksion i cili shfaqet në hapësirën ndër rruazore dhe prek diskun. Abscesi epidural është një infeksion i cili zhvillohet në hapësirën përreth indit i cili rrethon palcën kurrizore dhe rrënjën nervore. Pacientët të cilët janë të prekur nga osteomieliti kanë përgjithësisht ethe dhe dhimbje të forta në shtyllën kurrizore. Zakonisht pacientët të cilët janë të prekur nga discitis fillimisht tregojnë disa simptoma të lehta të cilat në fund shfaqen me dhimbje tepër të forta në shtyllën kurrizore. Simptomat e abscesit epidural janë më të buta. Mund të shfaqet ndjesi lodhje dhe të keni ndjesi shpimi gjilpërash në shtyllën kurrizore. Osteomieliti mund të shkaktohet nga infeksioni bakterial ose fungal (i mykut) i cili ka ndodhur diku në trupin tuaj dhe përmes qarkullimit të gjakut ka mbërritur deri në shtyllën kurrizore. Burimi më i zakonshëm i këtij infeksioni është bakteria Staphylococcus aureus. Rezonanca magnetike zakonisht përdoret për të diagnostikuar infeksionet e shtyllës kurrizore.

Mjekimi I syndromes akute lumbale

Zakonisht rekomandohet analgjetiket antiiflamator josteroid që përveç efektit kundër dhembjes kanë edhe efekt të qetësimit të pezmatimit. Barnat për relaksimin e muskujve preferohen vetëm për një javë dhe shkojnë bashkë me analgjetikët. Në ditët e para rekomandohet mbajtja e leckave të ftohta apo akullit në kohëzgjatje prej 15 minuta çdo 1-2 orë. Qëndrimi në shtrat më shumë se tre ditë nuk sjell dobi përveç në raste kur kemi të bëjmë me herni diskale të rëndë. Lëvizja në fillim është e vështirë, por është më se e nevojshme. Lëvizja ndihmon në shtendosjen e muskujve dhe forcimin e muskulaturës. Ushtrimet rekomandohen për pacientët që nuk kanë dhembje akute dhe këto ushtrime duhet bërë në konsultim me specialistin e fiziatrisë. Për dhembjet e lehta preferohen të gjitha aktivitetet si ecje, not, aerobi e intensitetit të ulët.

A kërkon dhimbja e fund shpinës pushim – regjim shtrati

Kjo çështje është ende temë diskutimi në mes të shumë mjekëve. Sot qëndrimi i ri është që të qëndrohet në shtrat jo më gjatë se 72 orë, qëndrimi më i gjatë ndoshta edhe mund të jetë kundërproduktiv. Mosaktiviteti mund të shkakton depresion, probleme me koagulimin e gjakut (trombozën ), dobësimin e muskujve. Për këtë arsye pas lajmërimit të dhimbjes së shpinës duhet aktivizuar sa më herët që është e mundur. . Çfarë kur dhimbja e shpinës ju zgjon natën nga gjumi? Këshillohet se kur flihet në krah të vendoset një jastëk në mes këmbëve, ndërsa kur e

flihet në shpinë të vendoset një jastëk nën gjunjë.

Mënyra e drejtë e të fjeturit Të ftohurit, të ngrohtit, masazhet, kremrat

Aplikimi i metodave lokale po ashtu mund të ndihmojë. Preferohet të ngrohet apo të ftohet regjioni i dhembjes, masazhi, aplikimi i kremrave antireumatike. Barnat edhe ushtrimet fizikale Në raste të dhimbjeve intensive preferohen barnat, e në radhë te parë barnat antiinflamator jo steroid, duhet pas kujdes që me këto barna nuk duhet tepruar, sepse këto barna e ngacmojnë lukthin (shkaktojnë gastritin). Në fillim 4/5 ditët e para merren rregullisht e pastaj sipas nevojës.

Terapia fizikale mund të preferohet vetëm pas pushimit të dhimbjeve të shpinës. Si të parandalojmë dhimbjen e shpinës?

Shtylla kurrizore (sidomos pjesa e poshtme e shpinës) e bartë peshën më të rëndë të shtyllës kurrizore.

Prandaj për të parandaluar dhimbjen e shpinës duhet mënjanuar e sa më shumë që është e mundur punën në pozitën kërrusur ( p.sh. fshirja me fshesë elektrike) ngritjen e peshave në mënyrë joadekuate me shpinë të kërrusur.

Related Documents


More Documents from ""