Sali Berisha & Edi Rama, replika te ashpra, sulme personale: Homoseksual, skizofren, i cekuilibruar (VIDEO, tekst i plote) Per te pare videon e plote dhe per te lexuar tekstin e replikave te Berishes dhe Rames, http://www.ramaik.com/2009/11/video-sali-berisha-dhe-edi-rama-replika.html Kryeministri Sali Berisha ka bere dje (26 nentor) nje sere akuzash teper te ashpra kunder kreut te Partise Socialiste dhe kryetarit te bashkise se Tiranes, Edi Rama. Akuzat me te ashpra te Berishes ndaj Rames, si asnjehere tjeter, kane qene ne spektrin personal per sa i perket karakterit te Edi Rames dhe, sipas Berishes, percmimit dhe dhunimit qe Rama i ka bere dhe i ben familjes si institucion, por dhe ne vecanti familjes se tij. Berisha tha dje me ton te ashper nga foltorja e Kuvendit se Edi Rama eshte mjekuar na ish-koleget e tij per semundjen e skizofrenise per 10 vjet, se Rama ka kryer ne prezence te bashkeshortes se tij mardhenie homoseksuale me "Dash Pezen" (Dashamir Peza) dhe "deshet e tjere", se ai e ka nxjerre te shoqen lakuriq ne publik dhe i ka bere fotografi nudo asaj, se Rama i ka mohuar buken e gojes te birit ne moshe te mitur, se ai i ka "mbushur fytyren me gjak" gruas se tij "ne prezence te personaliteteve te larta shqiptare dhe kosovare" dhe nje sere akuzash te tjera. Sali Berisha eshte shprehur se kjo ishte si pergjigje ndaj Edi Rames per te gjithe akuzat dhe shpifjet qe Rama ka bere kundra familjes se Berishes qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, duke mos kursyer sipas Berishes as mbesat dhe nipin e tij, keshtu qe sipas Berishes ishte me vend pergjigjja me te njejten monedhe dhe krahasimi i qendrimit qe kane mbajtur dhe mbajne Berisha dhe Rama ndaj familjeve te tyre. "Ndonjehere detyrohesh te shqiptosh dhe ato qe s'duhen shqiperuar... detyrohesh te prononcosh dhe shume gjera qe s'duhen ndofta prononcuar, por kur ke shtyse te verteten nuk ke rruge tjeter", ka thene Berisha ne hyrje te fjales se tij. Berisha gjithashtu e ka akuzuar Ramen se ai eshte i perfshire ne afera mafioze dhe korruptive, se Rama eshte "skllav i krimit" dhe ndaj po insiston ne permbysjen e pushtetit te maxhorances, pasi nuk e lejne faktoret e rendesishem kriminale te terhiqet nga kauza e tij. Ne keto akuza Sali Berisha ka permendur nje sere emrash, si Aldo Bare, i sapo ekstraduar ne Shqiperi, Koco Kokedhima (biznesmen dhe pronar i gazetes "Shekulli"), Dashamir Peza, Fidel Ylli, Erion Brace, Enver Dondollaku, etj. Edi Rama reagoi dje ne nje dalje per mediat para selise roze duke bere kunderakuza te ashpra ndaj Sali Berishes. “Vendosa të ndaj me ju shqetësimin për cekuilibrin mendor të një njeriu që është në krye të këtij vendi” tha Rama. Ai tha se Berisha eshte i perfshire familjarisht ne korrupsion dhe ben akuza per Ramen si hajduti qe akuzon te tjeret per vjedhje. Rama vazhdoi duke thene qe keto akuza te Berishes vijne nga frika qe ai ka per
protestat e opozites dhe per te verteten qe, sipas Rames, Berisha e mban te fshehur forcerisht ne kutite e votimit. Per te pare videon e plote dhe per te lexuar tekstin e replikave te Berishes dhe Rames, http://www.ramaik.com/2009/11/video-sali-berisha-dhe-edi-rama-replika.html