RAMA, IK! Në Pezë, në Paris, në bashki fundja se e ke braktisur fare. Ose ik për peshk. Gjithsesi ik përtej së majtes. Po deshe ik dhe përtej së djathtës. Çohu, çohu, çohu! Çohu dhe ik. RAMA, IK!
Te dashur miq! Koha qe Edi Rama te ike me deshire dhe dinjitet tashme ka kaluar! Edi Rama e ka treguar qarte me veprimet dhe qendrimet e koheve te fundit qe ai eshte i gatshem te sakrifikoje cdo gje per kapriçot e tij karrieriste dhe korruptive. Sic e kemi deshmuar te gjithe, Edi Rama eshte i gatshem te shkaterroje Partine Socialiste, te majten, demokracine dhe te ardhmen e vendit, mjafton qe ai te mbetet ne krye te pushtetit klanor qe ai ka krijuar gjate ketyre viteve tek Partia Socialiste dhe me gjere. Edi Rama nuk kishte kurajo te vihej ne krye te gares parlamentare, apo me pas te pranonte statutin e partise dhe precedentin e krijuar dhe te largohej mbas deshtimit te tij te turpshem. Ai nuk ka marre ne konsiderate thirrjet e dhjetra figurave te shquara te Partise Socialiste qe i apelojne atij gjate koheve te fundit qe te largohet dhe te shpetoje Partine Socialiste dhe te majten nga percarja dhe radikalizimi. Prandaj, tani ka ardhur koha qe ne duhet te ngrihemi te gjithe dhe ta detyrojme Edi Ramen te jape doreheqje nga kryesia e Partise Socialiste, jo per hir te kujtdo qe do te vije ne krye te PS-se mbas largimit te Rames, po per hir te Partise Socialiste dhe gjithe vendit. Ju ftojme te mbeshtesni "RAMA, IK!" dhe te beheni pjestare te kesaj levizje. Se shpejti "RAMA, IK!" do te aktualizohet ne protesta paqesore dhe aktivitete te ndryshme ne Tirane dhe ne qytete te tjera te vendit. Qendroni ne kontakt te vazhdueshem me faqen ramaik.com per lajme dhe informacione te metejshme.
P.S. Firmosni peticionin: http://peticion.ramaik.com