Procesi I Globalizimit

  • Uploaded by: Heroid
  • 0
  • 0
  • December 2019
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Procesi I Globalizimit as PDF for free.

More details

  • Words: 5,263
  • Pages: 14
Hyrje Ideja për globalizim është e kamotshme, mirëpo për të flitet intensivisht dhe sistematikisht që nga vitet e' 90-ta të shekullit të kaluar, pra pas falimentimit të sistemit monist të vendeve socialiste të Evropës Lindore. Ndryshe nga idetë e mëhershme për një Rend të Ri Ekonomik Ndërkombëtar human, globalizimi, si pikënisje dhe si bazë, ka konkurrencën, si një kategori progresive të zhvillimit të shoqërisë bashkëkohore botërore. Globalizimi mbështetet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e tregut dhe respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut. Globalizimi është fenomen kompleks i cili ka efekte të dyanshme. Nga njëra anë, globalizimi është një integrim i kapitalit, i teknologjisë dhe i informatave përtej kufijve shtetëror, me qëllim që të krijohet një treg i madh në botë. Pra, ky fenomen përmban në vete procese të cilat çojnë drejt zvogëlimit të rolit të kufijve shtetërorë dhe të bashkimit të tregjeve kombëtare (shtetërore) në një treg të vetmin global (botëror). Nga ana tjetër, globalizimi akuzohet si një burim i sëmundjeve të ndryshme të shoqërisë bashkëkohore. Për këtë arsye, duhet kërkuar rrugë dhe mënyra të reja për organizimin dhe qeverisjen e epokës së globalizimit. Në këtë kontekst duhet një reformim i konsiderueshëm i institucioneve të sotme globale, siç janë: Organizata Botërore e Tregtisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, natyrisht në krye me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Dr. Skender Berisha

Globalizimi – Proces i pashmangshëm

92

Dr. Skender Berisha

1. Karakteristikat e globalizimit Duke u nisur nga mendimet e analistëve, sidomos ekonomistëve, globalizimi paraqitet si proces që shpie drejt integrimit më të madh të popujve në ekonomi, financa dhe shumë fusha tjera. Karakteristikat kryesore të globalizimit janë: rritja e tregtisë ndërkombëtare, rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar, migrimi i popullatës, zhvillimi i teknikës dhe teknologjisë dhe deindustrializimi. 1. Rritja e tregtisë ndërkombëtare - është një prej karakteristikave kryesore të globalizimit. Kjo rritje, veç tjerash, është rezultat i konceptit të liberalizimit të tregtisë. Politika e konceptit të globalizimit të tregtisë ndërkombëtare është njëra prej parimeve kryesore që doli nga Konferenca Ekonomike Ndërkombëtare, e mbajtur në vitin 2000 në Davos (Zvicër). Tregtia liberale ndikon drejtpërdrejt në shtimin ekonomik dhe në rritjen e standardit jetësor. Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, gjatë dekadës 19801990, vendet e zhvilluara me tregti më liberale, patën një shtim ekonomik prej 2,3%, ndërsa ato, me tregti më paketliberale, vetëm 0,7%. Po ashtu, sipas këtij studimi, vendet në zhvillim me tregti më liberale, patën një shtim ekonomik prej 4,5%, ndërsa ato me tregti më pak liberale, vetëm 0,7%.1 Fal liberalizimit, duke zvogëluar doganat dhe duke hequr barrierat sasiore, eksporti botëror u rrit prej 1.901 miliardë dollarë, siç ishte në vitin 1980, në 5.397 miliardë në vitin 1998.2 Në këtë rritje ndikuan edhe zvogëlimi i shpenzimeve të transportit dhe i komunikimeve me internet. Tregtia më e madhe në bote sot bëhet nëpërmjet shfrytëzimit të internetit. Për shkak të rritjes së lidhjeve ekonomike midis sferave tregtare, gjithnjë e më shpejt, po formohen blloqet e mëdha ekonomike në bote, siç janë: Amerika Veriore (SHBA, Kanadaja dhe Meksiko), Unioni Evropian ("pesëmbëdhjetëshja"evropiane me perspektivë të kyçjes së vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore) dhe vendet e zhvilluara të Azisë Lindore (Japonia, Koreja Jugore, Tajvani, Hong-Kongu, Singapori dhe Malajzia). 2. Rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar- është, po ashtu, karakteristikë e rëndësishme e globalizimit. Madje, në krahasim me tregtinë ndërkombëtare, kapitali ndërkombëtar u rrit shumë më tepër. Kështu, për shembull, gjatë periudhës 1983-1993, vlera e kapitalit ndërkombë-

1 2

Economic Reform and the Process of Global Integration, Washington D.C. 1995. The World Bank, World Development Indicators, 2000.

93

Globalizimi - proces i pashmangshëm

tar u rrit për 3,5 here, duke arritur kështu shumën prej afro 4000 miliardë dollarë.3 Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në rritjen e kapitalit ndërkombëtar, janë: rritja e shpejtë e normës së zhvillimit ekonomik, pasuritë natyrore, resurset njerëzore, infrastruktura solide dhe stabiliteti ekonommik, posaçërisht ai politik i vendit. Kapitali ndërkombëtar investohet kryesisht brenda vendeve të zhvilluara, mirëpo në kohët e fundit, investimet ndërkombëtare po rriten sidomos në Amerikën Latine dhe Azinë Lindore (Japoni, Kore Jugore, Hong-Kong, Tajvan, Singapor dhe Malezi). Në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, këto investime nuk janë koncentruar vetëm në industrinë ekstraktive, pra, në shfrytëzimin e pasurive natyrore, por edhe në degë të tjera ekonomike.

2. Ç'është globalizimi? Në shumë debate për këtë çështje, globalizimi ekonomik tregohet njëkohësisht si fuqi konvergjente dhe divergjente, përkatësisht si proces i cili shpien drejt bashkimit të ekonomisë botërore, por edhe si proces i cili thellon hendekun midis pjesës së zhvilluar dhe të pazhvilluar të botës. Ndërkaq, për secilën prej tezave ka argumente bindëse. Në një spektër të tillë të qëndrimeve, hipotezave dhe argumenteve, të vërtetën për globalizimin duhet kërkuar në analiza parimore dhe objektive të ngjarjeve dhe të ndodhurave reale. Globalizimi është proces asimetrik. Niveli i ndryshëm zhvillimor i vendeve, mund të merret si shkas kryesor që një pjesë e madhe e tyre nuk mund të integrohet në rrjedhat ekonomike botërore, përkatësisht nuk mund t'i shfrytëzojë në masë të mjaftueshme. Disa nga këto vende gjenden edhe jashtë procesit të globalizimit, përafërsisht janë të "humbura" në te. Ky margjinalizim, në fazën e tashme të globalizimit, është proces i pashmangshëm për arsye se në vetë globalizimin është i artikuluar modeli i "fundamentalizmit të tregut", i cili, sipas definicionit përkufizi-mit vepron në bazë të parimit qendro-periferi, përkatësisht prodhon disparitete rajonale, duke i avancuar të zhvilluarit dhe duke i nënshtruar të pazhvilluarit. periferi, përkatësisht prodhon disparitete rajonale, ûarit dhe duke i nënshtruar të pazhvilluarit. Qëndrimi i mëparshëm do të na sqarohet nëse nisemi nga një tezë tjetër që nocioni globalizim në sytë e njerëzve të rëndomtë përjetohet si

3

IMF, World Economic Outilok, May 1995.

94

Dr. Skender Berisha

shumëdimensional. Kështu, për shembull, si qytetarë të një shteti, njerëzit janë më të lumtur nëse konsumojnë prodhime të një shteti tjetër, që mund të investojnë në një shtet tjetër, që fitojnë të ardhura në një shtet tjetër, janë më të lumtur nëse dijnë më shumë për vendet tjera, domethënë shumë më tepër dhe më ndryshe sesa më parë. Pastaj, nëse punëtorët e një vendi, pronarët e kompanive, janë të vetëdijshëm se përmes procesit të globalizimit rritet konkurrenca, bëhet fitues ose humbës në afat të shkurtër, ruhet ose humbet vendi i punës, kompania, etj., atëherë dilemat për globalizim janë të pashmangshme. Njerëzit si etnos, me rritjen e kulturës ndërkombëtare, gjithmonë e më tepër ndihen sikur është e rrezikuar kultura e tyre kombëtare ose lokale nga vendet lidere të botes, të cilët bëjnë diskriminim të pamëshirshëm ndaj vlerave kulturore të tyre edhe atë përmes masmediumeve, informatikës dhe gjuhës. (mund të thuhet se gjuha angleze u bë gjuhë botërore për komunikim). Globalizimi ka edhe ndikim politik mbi vendet të cilat janë në integrimet ekonomike kryesore në bote, siç janë: Unioni Evropian (EU), Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), etj.4 Mund të thuhet se globalizimi, në radhë të parë, ka dimensionin ekonomik: rritja tejet e madhe e tregtisë dhe investimeve direkte, të drejtpërdrejta, globalizimi i tregjeve financiare, prodhimi i integruar ndërkombëtar, firmat ndërkombëtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombëtare, etj. Mirëpo, nuk duhet nënçmuar edhe dimensionet tjera të globalizimit: dimensioni politik, dimensioni kulturor, dimensionin informativ, dimensioni i mjedisit, dimensioni social, etj. 3. Migrimi i popullatës- nuk është vetëm karakteristikë e globalizimit, sepse migrimi ka traditë historike. Pas zbulimit të Amerikës (1492), janë të njohura migrimet, në fillim nga Evropa, kurse më vonë, nga Afrika si skllevër. Sot, migrimi i popullatës bëhet në drejtim të Amerikës Veriore (SHBA-së dhe Kanadasë), Evropës dhe Australisë. Në këto vende vazhdimisht po vjen e po rritet pjesëmarrja e emigrantëve në popullatën vendëse. Sipas të dhënave të vitit 1990,5 pjesëmarrja e emigrantëve në popullatën e përgjithshme ishte kështu: në Amerikën Veriore (SHBA dhe Kanada) 8,6%, në Evropë 5,0%, kurse në Australi 17,8%.

4 5

Georg Soros - Kriza e kapitalizimit global, Kultura, Shkup.1992,fage,16. OECD, Report, 1991. Vetëm ne Vankuver (Kanada) prej 1,6 milionë banorë, afro 500.000 janë me prejardhje nga Koreja, Kina, India, Filipinet, etj., gjë që do të thotë se mbi 30% te popullatës , janë emigrantë.

95

Globalizimi - proces i pashmangshëm

Pra, historikisht si edhe gjatë globalizimit, migrimi i popullatës bëhet prej vendeve në zhvillim në vendet e zhvilluara. Nga kjo, mund të thuhet se shkaku kryesor i migrimeve është faktori ekonomik, përkatësisht, kërkesa për kushte më të mira të jetesës. Natyrisht, përveç faktorit ekonomik, njerëzit emigrojnë edhe për shkak të bindjeve politike, kombëtare, religjioze, familjare, të sigurisë, etj. 4. Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë- është një prej karakteristikave kryesore të globalizimit. Zhvillimin e vet më të lartë, teknologjia arriti mu në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, pra në kohën e globalizimit. Pa një zbatim të teknologjisë së lartë, bota sot nuk do të kishté këtë nivel të zhvillimit ekonomik, të standardit jetësor dhe të civilizimit. Fatmirësisht, kjo teknologji e lartë nuk zbatohet vetëm në vendet e zhvilluara si më parë, por zbatimi i saj vazhdimisht po vie duke u rritur edhe në vendet në zhvillim. Me zbatimin e teknologjisë së lartë, vendet në zhvillim do të shtojnë punësimin dhe të ardhurat, do të përmirësojnë standardin jetësor dhe, rrjedhimisht do të zvogëlojnë varfërinë, gjëra këto që kanë rëndësi jetike për këto vende. Sipas disa të dhënave, sot gati gjysma e popullatës zbaton, si në prodhim, ashtu edhe në konsum, të arriturat e larta teknologjike, në radhë të parë kompjuterët dhe disa mjete të tjera të telekomunikimit. Zbatimi i kësaj teknologjie ka kahe të rritjes dhe të zgjerimit edhe në pjesën tjetër të popullatës botërore. Përhapja e ideve, e lajmeve dhe informatave nëpërmjet internetit, mundëson informimin e shpejtë të njerëzve për politikë, ekonomi, normën e interesit, mjekësinë, etj., të cilat kanë rëndësi vitale për jetën dhe biznesin e suksesshëm. Bartja (transferi) i teknologjisë bëhet në shumë forma, por ato më kryesore janë: - në forme të mallrave (kompjuterë, makina, faksa, telefona mobilë, etj.) dhe - në forme të patentave. Zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë, po e zvogëlon hendekun midis vendeve të zhvilluara dhe të atyre në zhvillim, midis veriut dhe jugut, midis Evropës dhe Afrikës, midis Amerikës Veriore dhe Amerikës Latine. 5. Deindustrializimi - është një prej karakteristikave të rëndësishme të globalizimit. Me termin deindustrializim nuk duhet të kuptojmë vetëm ngushtimin dhe zvogëlimin e degëve industriale, zvogëlimin e të punësuarve në industri, etj., por, me te duhet të kuptojmë edhe bartjen e industrisë prej vendeve të zhvilluara (SHBA, UE dhe Japoni), në ato që janë në zhvillim, sidomos në "tigrat e vegjël ekonomikë" (Kore Jugore, HongKong, Tajvan, Singapur, dhe Malezi). Natyrisht, kjo bartje nuk përfundon vetëm në këto vende, por ajo vjen e zgjerohet edhe në vende të tjera që janë në zhvillim e që kanë pasuri natyrore dhe resurse njerëzore.

96

Dr. Skender Berisha

Sipas shumë analistëve e studiuesve ekonomikë, deindustrializimi shton papunësinë në SHBA, Unionin Evropian dhe në Japoni dhe, për pasojë, shfaqen trazira dhe tensione të shpeshta sociale. Kjo është më se e vërtetë, prandaj asaj duhet ti kushtojmë rëndësi të veçantë gjatë procesit të globalizimit. Kur kësaj i shtojmë edhe shfaqjen e problemeve të reja, siç janë: ndotja e ambientit jetësor, terrorizmi ndërkombëtar, shpeshtimi i luftërave lokale, kyçja e vendeve në zhvillim dhe atyre ish socialiste në tranzicion në ekonominë botërore, atëherë realizimi i globalizimit po vjen duke u vështirësuar. Mendojmë se, me një globalizim më real dhe më human, mund të tejkalohen këto probleme dhe globalizimi do të jetë më i pranueshëm, më i mbështetur dhe më atraktiv për shumicën e vendeve dhe të njerëzve në bote. M’u për këtë arsye, shumë analistë dhe studiues në botë janë skeptikë dhe me kontraargumente që paraqesin, dyshojnë në cilësinë dhe rezultatet pozitive të globalizimit. Prandaj, globalizimi ka përkrahësit dhe kundërshtarët e vet. Përkrahësit e globalizimit janë kryesisht nga vendet e zhvilluara, me në krye SHBA-ne, Japoninë, Gjermaninë, etj., të cilët globalizimin e konsiderojnë si lokomotivë të zhvillimit të ardhshëm ekonomik në bote. Këtë e argumentojnë me të arriturat e mëdha që u realizuan gjatë dekadave të fundit në shumë fusha ekonomike, siç janë: prodhimi botëror, GDP për capita, tregtia ndërkombëtare, financimi ndërkombëtar, teknika dhe teknologjia, informatika, etj. Të gjitha këto kanë ndikuar në rritjen e dukshme të standardit dhe të mirëqenies njerëzore. Madje, një ekonomist japonez, globalizimin e simbolizon me katër " i " investimet, industria, informata dhe individualiteti. Të gjitha këto, sipas tij, kanë përparuar shumë, fal globalizimit. Përkrahësit, globalizimin e konsiderojnë si një proces të paevitueshëm dhe të pakthyeshëm, dhe që do ti përfshijë të gjitha vendet dhe të tëra fushat e jetës në bote. Kundërshtarët e globalizimit janë kryesisht nga vendet në zhvillim, ithtarë të proteksionizmit dhe të intervencionizmit. Brenda tyre veçohen disa kategori njerëzore, si për shembull, ekologjistë, feministë, anarkistë, të gjelbrit, neokomunistë, etj. Kundërshtarët, globalizmin e shikojnë me skepticizëm dhe dyshojnë në zhvillimin e ardhshëm ekonomik botëror. Madje, globalizmin ata e konsiderojnë si shkaktarin kryesor të pabarazisë dhe të thellimit të hendekut midis shteteve të zhvilluara dhe të atyre në zhvillim, pastaj të shfaqjes së varfërisë, të papunësinë, të sëmundjeve epidemike dhe të ndotjes së ambientit.

97

Globalizimi - proces i pashmangshëm

Kundërshtarët po e shprehin mllefin e vet ndaj globalizimit me reagime, protesta, demonstrata dhe mitingje, që po organizohen me rastin e tubimeve të rëndësishme ndërkombëtare, siç janë ato të Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO), të institucioneve financiare botërore (IMF dhe IBRD, të G-7 (Grupi i 7 vendeve më të zhvilluara në botë), etj. Reagimet dhe protestat e fundit, janë mbajtur në Sjetëll (SHBA), në Uashington, në Prage te Çekisë, ne Kvebek (Kanada), ne Napoli dhe së fundi në HongKong. Organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtyre protestave tubohen nga të gjitha anët e botës (kanë organizim të mirë fal internetit), i bllokojnë rrugët, avenytë dhe sheshet, duke kërkuar ndërprerjen e tubimeve ndërkombëtare, pasi ato shkojnë në dëm të njerëzimit në botë. Prandaj, shumë politikanë në botë, kur flasin për globalizimin, shpesh potencojnë se globalizimi është një proces human, me perspektivë, por, si çdo fenomen i madh, edhe ai, i ka dobësitë dhe problemet e veta.

3. Problemet dhe pasojat e globalizimit Globalizimi na prek të gjithëve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në një artikull të Daniel Bell, në vitet '80 të shekullit të kaluar, fjalia e shumëcituar se shtetet kombëtare janë shumë të mëdha për problemet e vogla, dhe shumë të vogla për problemet e mëdha, është zhvlerësuar. Problemet globale janë aq të mëdha sa që shtetet e ndryshme, individualisht nuk mund ti zgjidhin. Shteti kombëtar gërryhet. Ai nuk zhduket apo bëhet i tepërt, siç vlerësojnë shumë komente, ai gërryhet. Nivele të tjera të zgjidhjes së problemeve, si nën, ashtu edhe sipër rrafshit kombëtar, dalin në skenë. Kufijtë, dikur të ngurte të territorit, të pushtetit dhe të popullit të një shteti, tashmë janë më të zgjeruar. Ky proces ka ardhur në shprehje sidomos brenda Unionit Evropian (EU), ku shtetet e këtij Unioni ia kanë dhënë kompetencat e tyre qendrore, deri në njësinë e përbashkët monetare- Euro. Të gjitha këto fenomene nuk janë të reja , por proceset janë përshpejtuar dhe kanë arritur në përmasa të reja, si nga pikëpamja cilësore, ashtu edhe nga ajo sasiore. Këtu qëndron edhe risia e globalizimit. Kjo vlen në të njëjtën masë edhe për aspekte të tjera siç janë: shkatërrimi i mjedisit, problemi social, etj. Shkatërrimi i mjedisit si dhe shpërndarja e padrejtë kanë ekzistuar që përpara se të flitej për globalizimin. Këtë e nxjerrë në pah me force edhe lëvizja e konsiderueshme e kritikëve të globalizimit. Nga ana tjetër globalizimi krijon premisat, që problemet

98

Dr. Skender Berisha

globale të përballohen në mënyrë të përshtatshme, pikërisht në nivel global. Ulja e shërbimeve sociale dhe për pasojë edhe e shpenzimeve dytësore të pagës, me qëllim rritjen e aftësisë konkurruese në kuadër të konkurrencës globale, kërkohet nga ekonomia si domosdoshmëri, ndërsa sindikaltat paralajmërojnë për rrezikun nga "Dumping social" . Faktorë të tjerë, si për shembull, niveli i arsimimit apo prezenca në treg, luajnë një rol po aq të rëndësishëm. Dimensioni social i globalizimit nënkupton, sa duhet të jetëglobalizimi i njerëzve, përkatësisht si të ndryshojë ai: prej globalizimit të tregjeve, të bëhet globalizimi për jetesën, demokracinë, të drejtat e njeriut, barazinë, etj. Rruga e tashme e globalizimit doemos duhet të ndryshojë. Një grup shumë i vogël merr pjesë në favor të tij, një grup tjetër i madh nuk vendos për dizajnimin e tij dhe as që ndikon në përcaktimin e kahes së tij. Rezultatet e globalizimit qëndrojnë në atë s e ç 'bëjmë ne me to. Ato varen nga politikat, rregullat e institucioneve të cilat e drejtojnë kahen e globalizimit, vlerat që i inspirojnë autorët e tij, etj. Në këtë kuptim dimensioni social i globalizimit është kritik por me porosi pozitive: ai beson se dobitë nga globalizimi duhet që të zgjerohen, rezultatet të ndahen më mirë, shumë nga problemet të zgjidhen, etj. Gjykimi social për globalizimin është sipas asaj se ç'fitohet prej saj. Edhe pse shumë prej sëmundjeve të botës së sotme- varfëria, mungesa e punës respektive, zvogëlimi i të drejtave të njeriut etj,- kanë ekzistuar një kohë të gjatë, para fazës së tanishme të globalizimit, ai tani fuqizohet. Për shumë kë, globalizimi e dislokon mënyrën tradicionale të jetesës edhe në komunitetet lokale, e zvogëlon hapësirën e qëndrueshme dhe llojllojshmërinë kulturore. Në procesin e tanishëm të marrëdhënieve ndërkufitare dhe lidhjeve të ndërsjella, debatimi bëhet jo vetëm për jobarazinë mes vendeve, por edhe për jobarazinë brenda vendeve të caktuara. Debati për globalizimin transformohet shpejt në debat për demokracinë dhe të drejtën sociale në ekonominë e globalizuar. Në kuadër të dimensionit social të globalizimit, ne duhet t'i shtrojmë këto pyetje: Ku qëndrojmë sot? Ku dëshirojmë të shkojmë, përkatësisht si të veprojmë në të ardhmen? Si mund ta fitojmë atë, përkatësisht si mund ta përfundojmë? 1) Sa i përket pyetjes ku qëndrojmë sot?, mund të konstatojmë se ekzistojnë jobarazi të thella, përkatësisht jobarazpeshë në punimet rrjedhore të ekonomisë globale të cilat janë etnikisht të papranueshme, kurse

99

Globalizimi - proces i pashmangshëm

politikisht të paqëndrueshme. Ekonomia transformohet në globale, kurse institucionet sociale dhe politike mbeten kryesisht lokale, nacionale ose rajonale. Nevojitet kornizë më e mirë institucionale dhe politike nëse dëshirohet që të realizohen premtimet për globalizimin si proces pozitiv. Jobaraspesha ndërmjet ekonomisë dhe shoqërisë (institucioneve) e mposhtë të drejtën sociale: Ekziston ndarje në rritje në mes ekonomisë formale globale dhe ekspansionit të ekonomisë joformale të zezë në shumë vende. Shumica e njerëzve në bote që jetojnë dhe punojnë në ekonominë joformale, vazhdojnë të jene të shkyçur prej pjesëmarrjes së drejtpërdrejt në tregjet dhe në globalizim të bazuar në baza korrekte dhe të barabarta. Ata nuk Mund t’i qasen pronës dhe të drejtave vetanake, përkatësisht nuk kanë mundësi të futen në transaksione produktive ekonomike; Dobitë nga globalizimi shpërndahen në mënyrë të jobarabartë ndërmjet shteteve dhe brenda shteteve. Ekziston polarizimi në rritje ndërmjet fituesve dhe humbësve. Ekziston jobarspeshë në rregullat globale. Rregullat ekonomike dhe institucionet mbizotërojnë mbi rregullat sociale dhe institucionet, kurse efikasiteti i rregullave ekzistuese dhe të institucioneve ndërmjet veti, testohen me realitetin global. Për shembull, tregtia dhe industria liberalizohen, kurse agrokompleksi mbetet i mbrojtur. Ose, mallrat dhe kapitali qarkullojnë shumë më lirshëm tej kufirit, se sa njerëzit. Ndryshimet strukturale për adaptim, pa vendime dhe zgjidhje adekuate sociale dhe ekonomike, sjellin josiguri për punëtorët dhe biznesmenët gjithandej, si në Veri ashtu edhe në Jug. Femrat, punëtorët pa kualifikime dhe njerëzit pa pasuri, janë më të goditur. Papunësia mbetet realitet për shumicën e popullatës botërore. Institucionet udhëheqëse nacionale dhe ndërkombëtare sot, nuk takohen krahas me kërkesat e reja të njerëzve dhe të vendeve për përfaqësim dhe vendimmarrje. a) Ekziston mungesa e besimit publik në sjelljen globale të vendimeve të Kombeve të Bashkuara, të institucioneve të Bretonvuds-it, të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të ngjashme. b) Tregu global ka mungesë të institucioneve për mbikëqyrje publike, kurse shumë vende mundësojnë tregje nacionale me legjitimitet dhe stabilitet. 2. Në pyetjen se ku duhet të shkojmë?, përgjigjemi me vizion se procesi i globalizimit duhet t’i vendosë njerëzit në vendin e duhur që të jetë proces i cili e respekton dinjitetin njerëzor dhe vlerën e barabartë të çdo qenie.

100

Dr. Skender Berisha

Bëhet fjalë pra për globalizim me dimensione sociale që i përkrah vlerat njerëzore dhe mirëqenien e njerëzve. Me rëndësi për dimensionin social të globalizimit është: që të bazohet në vlerat universale të cilat kërkohen prej të gjithë aktorëve, siç janë: shteti, organizatat ndërkombëtare, bizneset, puna, shoqëria civile dhe mediat. 3. Në fund shtrohet pyetja si ta arrijmë këtë? Zgjidhja është në sistemin multinacional të Kombeve të bashkuara, si institucion i paevitueshëm për aksionin global. Që të mund të vlerësohet ndikimi social i globalizimit, është me rëndësi që, përpos përformansave ekonomike, të analizohet se ç'bëhet me punësimin, jobarabarësinë në të ardhurat dhe me varfërinë në dy dekadat e fundit. Globalizimi është proces i cili paralelisht shkakton dy gjendje të ndryshme: 1. Gjendje të hapjes të ekonomive nacionale me prishjen e kufirit ekonomik të tregjeve nacionale, për shkak të shtrirjes në tregun unik botëror, dhe 2. Gjendja e divergjencës së mëtejshme ndërmjet pjesës së pasur dhe të varfër të botës, me rritjen e hendekut midis tyre. Gjendja e vërtetë është rezultat i trendit të përgjithshëm të liberalizimit të tregtisë botërore dhe regjimit të lëvizjes së kapitalit. Dekada e fundit e shekullit të XX do të mbetet në kujtesë për rrëzimin e kufijve ekonomikë në botë, gjë që zgjoi interes të madh edhe në botën e zhvilluar dhe atë të pazhvilluar. Punëtorët e botës së zhvilluar janë të shqetësuar për shkak të gravitimit të kapitalit në drejtim të punës së lirë, që është në lidhshmëri me fondin e" shteteve me begati" në ekonominë e tregut, shkaktoi tensione të fuqishme sociale edhe në vendet e zhvilluara. Në vendet e pazhvilluara shqetësimi është i të njëjtës natyrë, përkatësisht liberalizimi e nxiti proteksionizmin e fshehur në nivel global, prandaj fitimi i sovranitetit ekonomik nacional për shtetet e pazhvilluara bëhet gjithnjë e më i rende. Për kyçje në "specializimin" botëror , vendet e pazhvilluara praktikojnë eksploatimin e vet, duke "shitur" fuqi punuese tepër të lirë, në krahasim me vendet e zhvilluara. Me fjalë të tjera, vendet e pazhvilluara, në ndarjen ndërkombëtare të punës, përkatësisht në këmbimin e lirë, kyçen me përparësinë e vetme që kanë të mundshme me fuqinë punëtore të lirë. Konvergjenca manifestohet, nga njëra anë, përmes trendit të uljes së shifrave absolute të njerëzve më të varfër në bote dhe nga ana tjetër, përmes zgjerimit të perimetrit të ekonomisë botërore. Për shembull, ne

101

Globalizimi - proces i pashmangshëm

vitin 1993, bota ishte e brengosur për fatin e 1.3 miliardë njerëzve, të cilët jetonin me më pak se l dollar në ditë, kurse në vitin 2001, varfërinë asolute e ndjenje 1.2 miliardë njerëz nga popullata e përgjithshme botërore. Domethënë më pak se një decenie "të lumturit" , 120 milionë të varfër u tërhoqën nga grupi më ekstrem të të varfërve duke iu falënderuar kapitalit të jashtëm, të cilit ia shitën punën e vet për disa centë në orë, ose nga ndihma e jashtme dhënë botës së pazhvilluar.6 Për botën si tërësi, hulumtimet e fundit të Organizatës Botërore të Punës (ILO), tregojnë se papunësia e hapur është rritur në dekadën e fundit për më se 188 milionë në vitin 2003. Globalizimi nuk është proces simetrik, por është proces që e karakterizojnë asimetria e shkallës së lartë apo më të ulët. Prej asimetrive nuk është i kursyer as tregu i punës. Për derisa tipet tjera të tregjeve nëpërmjet liberalizimit, integrohen në tregun botëror, ky nuk është rast për tregun e punës- ai nuk liberalizohet, kurse me këtë, lëvizja e lirë e këtij faktori has në barriera. Me fjalë të tjera: është evidente se mobiliteti i sipërmarrësve është prezent, kurse këtë privilegj nuk e gëzojnë punëtorët. Kjo anomali, si duket nuk do të jetë me "afat të shkurtër. Argumenti qëndron në krizën e punësimit prezent edhe në pjesët e zhvilluara dhe ato të pazhvilluara të botës. Tregu i punës, në fakt, është i eliminuar nga procesi i liberalizimit për shkak të numrit të pamjaftueshëm të vendeve të punës në shtetet me industri të zhvillimit të lartë dhe për shkak të papunësisë së madhe, veçanërisht të punëtorët me kualifikime të ulëta, si rezultat i ndryshimeve strukturale, rritjes së produktivitetit dhe zvogëlimit të nivelit të rritjes ekonomike. Të dhënat alarmojnë se pabarazia rritet më së shumti kur zhvillimi tekniko-teknologjik është më intensiv, ashtu që faktori i civilizimit bëhet me shumë barrë se sa gëzim. Lidhjet ndërmjet pjesës së zhvilluar dhe të pazhvilluar të botës, me të vërtetë përjetojnë modifikime, por megjithatë mbetet fakti që të zhvilluarit pasurohen në kurriz të botës së pazhvilluar. Globalizimi nuk do të thotë se gjithçka mund te rregullohet dhe zgjidhet pa probleme. Por, globalizimi mund të instrumentalizohet si argument apo si shtrat për kërcënime largimi.

6

The Report of the World Commission on the Social Dimenzion of Globalization: A fair globalization- Crating opportunities for all, International Labour Organization, 2004, http:/www. dadalos.org/ globalisierung alb/index.htm

Dr. Skender Berisha

102

4. Qeverisja globale Nëse problemet dhe pasojat gjithnjë e më shumë marrin karakter global, atëherë duhet të globalizohet edhe zgjidhja politike e tyre. Për këtë ekzistojnë koncepte të ndryshme deri në ngritjen e një shteti ndërkombëtar. Meqenëse kjo do të mbetet të paktën për një kohë utopi dhe, sipas mendimit të shumë analistëve, e dhe e padëshiruar, janë duke u kërkuar rrugët dhe mënyrat e tjera (të reja) për organizimin dhe qeverisjen e epokës së globalizimit. Qeverisja e globalizimit përcaktohet si: - qeverisje dhe qeveri botërore; - politikë e brendshme botërore; - politikë e Rendit të Ri Botëror; - politikë e shekullit XXI; - kundërkoncepti i neoliberalizmit dhe - përgjigje ndaj globalizimit. Lidhur me këtë, Benjamin R. Barber thotë: "Kapitalizmi është një tigër i fuqishëm dhe i madh, i cili mund të ngacmohet dhe nxitet për te gjallëruar ekonominë- duke presupozuar që forcat e tij zbuten nëpërmjet institucioneve qytetare dhe politike. Globalizimi e ka liruar këtë tigër nga kafazi, duke ia ekspozuar një kapitalizmi "të egër", i cili në mënyrë të ngjashme me një tigër, i ka rifituar sërish të gjitha instinktet e tij grabitqare. Prandaj qëllimi i qeverisjes globale është rizbutja e "tigrit" të liruar nga globalizimi.7 Shpërndarja e padrejtë e fitimeve, pezullimi i tatimeve përmes qendrave kryesore, krizat ndërkombëtare si pasojë e lëvizjeve të paimagjinueshme spekulative të kapitalit, konkurrenca lokale e shkatërrimtare për shkak të potencialit kërcënues të sipërmarrjeve multinacionale si dhe probleme të tjera, pasojë të globalizimit (ekonomik), mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme vetëm në kuadrin global, ku aktorët duhet të bashkëpunojnë në të gjitha nivelet. E njëjta gjë vlen edhe për problemet globale të tjera siç janë ato mbi migrimin dhe kriminalitetin ndërkombëtar deri në përhapjen e armëve atomike, biologjike dhe kimike. Për të gjitha këto, por edhe për probleme të tjera, shteti kombëtar është shumë i vogël. Në këtë kuadër u realizua "zbutja e parë dhe e suksesshme e kapitalizmit". T kufijtë e tij, përmes të cilëve ai përkufizohet n mënyrë standarde, janë n një raport disproporcioni me çkufizimin përmes 7

Marrë nga: Dirk Messner & Franz Nuscheler, Koncepti Global; Governace - Stadi dhe perspektivat ; INEF- Report, fletorja 67/2003. Instituti për Zhvillimin dhe Paqën, Autori: Ragnar Muler .

103

Globalizimi - proces i pashmangshëm

globalizimit: Shteti kombëtar po gërryhet, funksione të rëndësishme shtetërore, siç është për shembull garantimi i sigurisë së qytetarëve të tij në epokën e armëve të asgjësimit në masë, ai nuk mund t'i realizojë me vetë. Qeverisja globale nuk është një projekt romantik për një "botë të vetme" të shëndetshme, por një përgjigje realiste ndaj sfidave të globalizimit. Konceptet e Qeverisjes Globale përpiqen të gjejnë linja zgjidhjesh për problemet ndërkombëtare. Domosdoshmëria e rrugëve të reja në zgjidhjen e problemeve është pothuaj diçka e padiskutueshme, megjithatë arkitektët e Qeverisjes globale e shohin veten shpesh si objekte të qortimit, se projektet e tyre janë utopike. Si duhet të funksionojë bashkëpunimi global në mënyrë efektive, nëse shtetet e Bashkuara kërkojnë gjithnjë e më tepër të ecin vetëm, për shembull, duke dalë nga Protokolli i Kyotos, çka do të thotë një goditje e rëndë për përpjekjet në ndërtimin e një mbrojtjeje të klimës? Kush pra, duhet ta koordinojë bashkëpunimin e shteteve dhe të sipërmarrjeve? Po edhe nëse do të mund të koordinohej një bashkëpunim efektiv: përmes kujt do të legjitimohen vendimet ? Qeverisja Globale duhet të jetë në të njëjtën kohë efektive dhe demokratike. Të dyja këto kërkesa bazë ndërtojnë një raport të tendosur me njëra-tjetrën. Modelin më të përparuar të bashkëpunimit mes shteteve dhe shoqërive e shohim të Union Evropian, i cili mund të vlejë edhe si laborator për Qeverisjen Globale. Në kuadër të Unionit Evropian mund të shihet mjaft qartë dilema e tematizuar mes efiçiencës dhe demokracisë, ku duhet mbajtur vazhdimisht parasysh që ngjashmëria mes shteteve evropiane është natyrisht shumë më e madhe se sa është standardi botëror. Pra, njerëzimi gjendet në një pikë vendimtare të historisë së tij. Jemi duke e përjetuar një pabarazi në rritje mes dhe brenda popujve, një varfëri gjithnjë e më të madhe, gjithnjë e më tepër uri, sëmundje, analfabetizëm si dhe një dëmtim në rritje të sistemeve ekologjike, prej të cilave varet mirëqenia jone. Përmes bashkimit të interesave për mjedisin dhe zhvillimin, si dhe përmes një vëmendjeje më të madhe ndaj tyre, mund t’u përgjigjemi nevojave bazë, të përmirësojmë standardin e jetesës për të gjithë njerëzit, të mbrojmë dhe të menaxhojmë më mirë sistemet ekologjike si dhe të garantojmë një të ardhme të sigurt dhe të begatë. Kjo nuk mund të arrihet assesi nga një komb i vetëm, por nga ne të gjithë, por në një partneritet global, i cili orientohet për nga zhvillimi i qëndrueshëm. Për të arritur këtë, amerikani i njohur me origjine hungareze, z. George Soros, me librin e tij më të ri "On Globalization" (Mbi Globalizimin), globalizimin përpiqet ta përkufizojë si qarkullim të lirë të kapitalit, tregjeve financiare së bashku me kompanitë transnacionale

Dr. Skender Berisha

104

nëpër të gjitha ekonomitë kombëtare, e diku edhe si proces i cili e zgjon konkurrencën globale në të gjitha meridianët e botës. Soros, si njeri i involvuar në lojën e globalistëve botëror mendon se për ta globalizuar planetin, do të duheshin institucionet globale të cilat do merrnin përgjegjësinë për mbarë njerëzimin në mileniumin që po hyjmë. Në këtë kontekst ai parasheh një reformim të konsiderueshëm të institucioneve të sotme globale, siç janë: Banka Botërore, Pakti i Stabilitetit, Fondi Monetar Ndërkombëtar, etj

Përfundimi Ideja për globalizim nuk është e sotme, por intensivisht dhe sistematikisht për të flitet prej fundit të shekullit të XX. Globalizimi, si pikënisje dhe si bazë, ka konkurrencën dhe mbështetet në shoqërinë demokratike pluraliste, ekonominë e hapur dhe të tregut, duke respektuar edhe të drejtat dhe liritë e njeriut. Globalizimi zvogëlon rolin e kufijve shtetëror dhe bashkon tregjet kombëtare në një treg të përbashkët dhe unik botëror. Karakteristikat kryesore të globalizimit janë rritja e tregtisë ndërkombëtare, rritja dhe koncentrimi i kapitalit ndërkombëtar, migrimi i popullatës, zhvillimi i teknikës dhe i teknologjisë dhe industrializimi. Shumë analistë në botë, kur flasin për globalizimin, shpesh potencojnë se globalizimi është një proces human me perspektivë dhe si i tillë është i pashmangshëm. Mirëpo, si çdo fenomen i madh, edhe ai ka dobësitë dhe problemet e veta, që i kategorizon njerëzit në përkrahës dhe kundërshtarë të globalizimit. Me qëllim të flakjes së kësaj ndarjeje, midis njerëzve duhet të gjenden idetë e reja dhe të kapshme për të gjithë. Përndryshe, globalizimi mund të jetë utopi.

Literatura 1. Berisha dr. Skender - Ekonomia Ndërkombëtare, Prishtinë, 2002. 2. Berisha dr. Skender - Integrimet ekonomike evropiane, Prishtinë, 2005, 3. Dirk Messner/ Franz Nuscheler- Konsepti Global Governance - Stadi dhe perspektivat, INEF Report, Autor Rognar Müller 4. Kristo,Ilia- Biznesi ndërkombëtar, Tiranë, 2002 5. Soros George - On Globalization, Washington D.C. 2002 6. Sidjanski Dusan - Federalisticka buducnost Evrope, Beograd, 1996. 7. M. Sveticanin & H. Singer - The World Economy, "Challenges of Globalization and Regionalization", London, Macmillan Press, 1996.

Related Documents


More Documents from ""

Ligjerata A.financiare
December 2019 13
K 2 - Pasqyrat Re
December 2019 18
December 2019 1
December 2019 4