Bëhuni të kujdesshëm se kë e quani “Qafir” ... nëse ju etiketoni Muslimanët e tjerë "Qafir" apo"Mushrik" pa dallim, do të jeni ju ai i cili e keni lënë Islamin ...
Sa për ata që mohojnë, njësoj është, i paralajmërove apo nuk i paralajmërove - ata nuk besojnë. (Kur'an/Bekare 2:6)
Komentimi i Abdullah Jusuf Ali: Kufr, Kafara, Kafir, dhe format tjera derivative të fjalës, mëton të tregojë refuzimin e besimit si pasojë e mbjelljes së idesë së gabuar për Allahun apo besimin, dhe që nuk konsiston me një përpjekje të vullnetshme për të nxitur veten drejtë shikimit të së vërtetës. Atëherë kur kjo përpjekje forcohet për të njohur të vërtetën, Madhështia dhe Mëshira e Allahut për të bëhet udhëzim. Por ky udhëzim nuk është i efektshëm atëherë kur potencohet në refuzimin e njohjes, dhe mundësia e refuzimit ndiqet nga vullneti i lirë. Pasojat e këtij refuzimi përfundojnë me vdekjen e gjendjes shpirtërore apo mospërfilljes drejtë një ndikimi më të mirë. Bëhu i kujdesshëm se kë e quani Qafir ngase vetëm Allahu është në dijeni se cili është refuzues dhe jo i udhëzuar sa duhet. Nuk na përket neve që të "dënojmë" dikë për në zjarr. Ne duhet që çdoherë të veprojmë me mirësjellje, diplomaci dhe asesi të përçojmë ndonjë mesazh me përkushtim të gabuar ndaj të tjerëve pa marrë parasysh se sa dekurajuese apo e padobishme të ketë qenë – mos u dorëzo ndaj një Jo-Muslimani ngase shumë prej tyre janë njerëz të mirë të cilët thjeshtë kanë nevojë për thyrrjen e propagandës anti islame që mbizotëron rreth tyre. Mënyra më e shpejtë për të ikur nga Islami Është shumë më e sigurt të supozojmë se një Jo-Musliman është i kequdhëzuar, keqinformuar dhe ushqehet me gënjeshtra dhe keqkuptime ndaj Islamit dhe Muslimanëve-mos u ngut duke e etiketuar-quajtur Qafir. Largoje emrin-etiketimin Qafir nga artikujt e tu dhe nga ueb sajtet – a nuk do të doje të ishe më i sigurt sesa të emërosh-etiketosh gabimisht dikë si "i keq", 'Qafir' dhe 'shfaqje të djallit' – kjo mund të shkaktojë pasoja të tmerrshme për ne në ditën e Llogarisë. Mbase edhe nuk ka rrugë më të lehtë për tu larguar nga Islami sesa duke i quajtur Muslimanët e tjerë "Qafir" apo "Mushrik" pa bërë dallim. Rreth të quajturit e Muslimanëve të tjerë "Qafir" mund të lexojmë hadithin në vijim: Transmetohet nga Ibn Umar se Pejgamberi (a.s.) tha: Nëse ndonjë prej juve thërret vëllaun e tij: O Pabesimtar! (atëherë e vërteta e këtij etiketimi) i kthehet njërit prej tyre. Nëse është e vërtetë , (atëhere mbetet ashtu) siç kishte pohuar, (por nëse nuk është e vërtetë), atëherë etiketimi i kthehet proklamuesit (dhe si pasoj e kësaj personi i cili akuzoi është Pabesimtar). [Muslimi]
Si pasojë, nëse ju etiketoni Muslimanët e tjerë "Qafir" apo "Mushrik" pa dallim, do të jeni ju ai i cili e keni lënë Islamin, dhe kjo sipas fjalëve të Profetit (a.s.), edhe më pak se një sekondë. Mos humbni kohë duke debatuar se si duhet të jetë një Musliman i mirë. Bëhuni një musliman i mirë! Të udhëzuarit e një Jo-Muslimani në Islam është e mundur vetëm me ndihmën e Allahut. Detyra jonë është që ti ndihmojmë të tjerët ta kuptojnë Islamin – ky është obligimi ynë parësor. Dhe vetëm atëherë InshAllah, Jo-Muslimanët do të lëvizin në drejtimin e të qenurit njëri prej nesh. Ne duhet të qëndrojmë pozitivë, mendjehapur dhe zemërgjërë në përpjekjet tona për të përçuar mesazhin e vërtetë. Ju nuk mund ta inkurajoni një Jo-Musliman që të jetë i kuptueshëm dhe mendje-hapur nese ju vetvetja jeni person me tipar të ngutshëm duke hedhur akuza ndaj tij/saj. Asnjë Jo-Musliman nuk do të ju respektojë dhe natyrisht kjo do të reflektojë dëmshëm në Islam nëse një Musliman, përfaqësues i Islamit është mendjengushtë. E lus Allahun që ta përpunojmë durimin dhe sinqeritetin në përpjektjet tona për të sjellë më shumë tolerancë në këtë botë. Kujto… çdo qenie njerëzore, pavarësisht nga koha dhe vendi ai/ajo i lindur nga prindërit Musliman apo Jo-Musliman, është lindur i pafajshëm dhe i pastër… është shoqëria ajo e cila bën ndikim tek ai/ajo që të largohet nga Islami dhe mu ashtu siç personi mund të largohet, ai/ajo mund të kthehet në Islam dhe ti mund të ndihmosh në këtë proces. Ne kemi një rol shumë të rëndësishëm dhe të ndjeshëm që duhet ta luajmë. Ne jemi Ummet i besuar i të dërguarit tonë a.s., shërbëtorë të Zotit...është bërë në detyrën tonë dhe në obligimin tonë që të kalojmë në të vërtetën e pastër dhe të patrazuar – përdore ketë cak të respektuar me sinqeritet dhe përkushtim të plotë. Përktheu: Visar KORENICA