----------------------------------------------------------------------------------------------------------Lënda: Hyrje në Marrëdhënjet Ndërkombëtare Subjekti: ESE - I Tema: SHBA –ja, BE-ja DHE STATUSI FINAL I KOSOVËS Shtetet e Bashkuara të Amerikës e duan Kosovën e pavarur këtë vit, është zotimi i presidentit Bush dhe komentet – retorika e zyrtarëve të lartë Amerikan. Nënsekretar i shtetit Nicholas Burns duke komentuar se situata mund të dalë papritur jasht kontrollit, përsëriti qëndrimin zyrtarë Amerikan se Kosova duhet të jetë këtë vit e pavarur. Shqiptarët e Kosovës fuqishëm janë të bindur në vendoshmërin e SHBA-ve, por kjo bindje duhej arsyetuar sa më shpejt të jet e munduar. Shtetet e Bashkuara kanë përgjegjësi të konsiderueshme. Amerikanët duhet ta shoqërojnë retorikën e tyre të fortë për pavarësinë e Kosovës me hapa më në përputhje me këtë objektiv dhe të përdorin ndikimin e tyre të pashembullt tek shqiptarët e Kosovës për të siguruar bashkëpunimin e tyre konstruktiv në muajt e ardhshëm sensitivë, thuhet në raportin e fundit GNK-së. Sabina Freizër, drejtoreshë e Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Evropën. “Nëse Evropa tregon përsëri paaftësi për të vepruar, është thuajse e sigurtë se një gjë e tillë do të çojë në gjakderdhje dhe shpërthimin e një kaosi të ri rajonal në Evropën qëndrore dhe lindore me valë refugjatësh dhe rrjete më të forta të krimit të organizuar”. Pra realisht, eurokriminaliteti politik (evropa) në raport me çështjen e pa zgjidhur shqiptare, dhe tani të stasusit të Kosovës, është evident dhe dëshmi e hidhur e historisë për ne, guxuam apo jo ta shprehim tani. Jo aksidentalisht Bashkimi Evrpoian, si përgjegjëse kryesore e involvuar në proces në të kaluarën historike dhe në të tashmën në monitorimin të përgaditur pas statusit, po futet në të papriturat e pa imagjinuara se do të mundë të ndodhnin në teritorin e saj, në familjen e vet në rast se epilogu i ngjarjeve do të merrte kahje kundër vullnetit të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Evropa përveq riparimeve të krimeve politike historikisht ndaj shqiptarëve, urgjentisht në mungesë të ndëshkimit, duhet të reflektoj pozitivisht në këtë situatë kritike për vet evropën dhe të ardhmen e saj. Pasi që situata politike ka hyrë në këtë fazë ndërlikimesh ekstreme, “Instituti për Prognoza Rajonale” apelon tek forcat politike shqiptare se menjëherë Shqiptarët të hartojnë një Platformë për bashkim, ngase jo larg të menduarit realist - politik, duhen veprime konkrete në rrafshet politike të ribashkimit të trojeve shqiptare dhe dhënjës drejtë padrejtësisë historike evropiave të krimit politik për mos lejimin e unifikimit të trungut gjenetik shqiptarë. Pra, para çdo platforme tjetër gjeostrategjike – politike për statusin, nuk duhet neglizhuar “Platformën për bashkim”, ngase mund të ndodhemi të vonuar në histori dhe dëshprues para akteve të kryera politike. Prof. i Lëndës Mr. Asc Dritëro ARIFI
ESE, pëgatitur nga Studenti Bahri GASHI