Ese - Ballkani Në Periferi Të Rendit Të Ri Botëror

  • Uploaded by: Bahri Gashi
  • 0
  • 0
  • April 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Ese - Ballkani Në Periferi Të Rendit Të Ri Botëror as PDF for free.

More details

  • Words: 1,433
  • Pages: 3
Ballkani, në periferi të rendit të ri botëror Vështrimi kritik Artikulli në fjalë me temën” Ballkani, në periferi të Rendit të ri botëror” i nxjerrur Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, në formë të analizës, shtjeollhet si fenomen në konstalacionin politik, shoqëror dhe pa dyshim edhe social në kontekst të një sfide të madhe për rendin e ri botrorë, komponentët e së cilës janë Amerika, Evropa dhe padyshim edhe Ballkani në veqnti në këndvështrimin tim kritik dhe mjaftë shqtësues. Duke e ananalizur mirë dhe në mënyrë të të hollsishme këtë material autorial të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, konsideroj se e ardhmja e ballkanit edhe për disa kohë të papërcaktuara do ti ketë vështirësit e saj të trashiguara sipas parimit të mentalitetit ballkanas. Lënja e sfidave te ballkanit në duar e Evropës si duket më së paku do ti’u konvenonte popullit proeropian shqiptarëve, arsyeja është e qartë, sepse çështjet e pa zgjidhura të shqiptarëve do të ngelen edhe për një kohë të pacaktuar si të pa zgjidhura. Duke iu referuar paragrafit të parë sipas së cilës administrata e re amerikane, sipas të gjitha gjasave, do të shohë nga Evropa që të jetë forcë drejtuese në Ballkan. Ky konstatim duket të jet mjaftë konfuz dhe jo i qëndrueshëm për shqiptarët dhe rajonin në përgjithësi. Në këtë tekst mbeten pa u shtjelluar një mori fushash apo probleme diametralisht të kundërta në ballkan që dalin në pah se janë përfundimisht të pazgjidhuara e që ky tekst analizë i ka potencuar ose kalimthi nuk i ka elaboruar sa duhet: 1. 2. 3. 4. 5. 6.

Problemi i popullit shqiptarë si tërësi i ndarë nga e drejta e ribaskimit kombëtarë. Funksionimi paralel i disa pushteteve në Repuplikën e Kosovës Problemi i hegjemonisë gjenetike serbe ndaj tokave shqiptare. Problemi i riemrimit të Maqedonisë Tredualiteti i pushtetit në Bosnje Zgjedhjet Amerikane, Evropa dhe sfidat ballkanime të Integrimeve

Konfigurimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan; Në vazhdim potencohet se në raportet e mëngjesit që i jepen presidentit amerikan, Ballkani përmendet rrallë. Që kur Kosova shpalli pavarësinë, momenti që tha fjalën e fundit në procesin e gjatë të negociatave që pasuan bombardimet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara e kanë parë punën e tyre në rajon si të realizuar. Dhe, me të drejtë është vlersuar një veprim i tillë. Gjithashtu konsekuaencat e veprimeve në mes të faktorëve perendimor gjatë 12 vjetëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë në planin financiar, politik e ushtarak në Ballkan, se Bashkimi Evropian. Dhe, është ky i fundit që e ka Ballkanin në periferi të vet. Për fat të mirë, rajoni nuk ka prodhuar konflikte dhe jostabilitet së fundi. Konsekuencat e integrimeve euroatlantike; Duke u konsideruar se shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoni vazhdojnë të jenë më pro amerikanët në Ballkan, si dhe në mesin e popullsive myslimane në gjithë botën. Ata shpresojnë se politikat amerikane do të vazhdojnë në të njëjtin drejtim, ashtu si ato që siguruan jo vetëm pavarësinë e Kosovës, por edhe ftesën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO. Ky qëndrim konsiderohet i drejtë dhe i barazpeshuar.

Prania amerikane si domosdoshmëri e realizimit të aspiratave shqiptare; Me këtë rast do të duhej shtruar një mori pyetjesh shumë delikate që kur më 20 janar të 2009-ës Barack Obama do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si president, çfarë do të ndryshojë për Ballkanin?A do të ngelet prania e fuqishme e forcave Ushtarake Amerikane në Kosovë, cili do të jet roli i tyre pas rikonfigurimit të FSK –së, sa do të besohet në proamerikanizmin e shqiptarëve nga administrata e re amerikane dhe a do të rkualifikohen shqiptarët si polulli më besnik ndaj amerikanëve? Ashtu siç pritej, udhëheqësit në rajon zyrtarisht e mirëpritën zgjedhjen e Obamës. Më entuziasti ishte presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili në mesazhin e urimit shkruante, mes të tjerash, se "shqiptarët dhe gjithë bota patën një natë pa gjumë, duke pritur rezultatet e zgjedhjeve". Dhe, kjo, sipas të gjitha gjasave, ishte e vërtetë dhe me të cilën e dhe unë pajtohem tërësisht. Problemi i hegjemonisë gjenetike serbe ndaj tokave shqiptare; Preokupim tjetër konsiderohet edhe Serbia tani më e përgdhelur, ku politikanët nuk kishin aleatë në administratën Bush, shpresojnë që raportet Beograd-Uashington do të përmirësohen me ardhjen në pushtet të presidentit të ri. Megjithatë nuk mund të priten ndryshime dramatike në këto raporte. Në mesin e ekspertëve për Ballkanin, në Shtetet e Bashkuara ekziston mendimi i përbashkët se çështja e Kosovës është e mbyllur dhe se rruga e Serbisë drejt BE-së kalon përmes Hagës, gjë që pajtohem plotësisht. Problemi i riemrimit të Maqedonisë; Në Shkup, maqedonasit dyshojnë për ndikimin pro grek në ekipin e Obamës. Në gusht të 2007-ës, si anëtar i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Obama nënshkroi një rezolutë jodetyruese, ku i bëhej thirrje Maqedonisë të kishte një qasje më konstruktive në bisedimet me Athinën lidhur me mosmarrëveshjet për emrin. Rezoluta i jep përparësi Greqisë në bisedimet për emrin dhe kjo ka bërë që Obama të shihet si armiqësor nga opinioni maqedonas. Por, është e vështirë të besohet se presidenti i zgjedhur amerikan ka shkuar thellë në ndërhyrjen greko-maqedonase. Natyrisht se do të duhej që sa më pare të arrihet një zgjidhje kushtetuese e emrit si një emërues i stabilitetit dhe paqes rajonale gjë që i ka munguar sensit të kësaj analize. Tredualiteti i pushtetit në Bosnje; Për Bosnjën e brishtë në tre dualitete të pushtetit paralel,zgjedhja e John McCainit, dikujt që ka qenë i përfshirë dhe i vendosur rreth Ballkanit, do të ishte më e pranueshme. McCain, i cili kishte qenë fillimisht kundërshtar i luftës në Bosnjë, në vitin 1996 u bë një nga mbështetësit kryesorë të rezolutës në mbështetje të misionit paqeruajtës amerikan atje. Ballkani dhe Evropa shpejt do ta kuptojnë se në dallim nga John McCain, presidenti i zgjedhur amerikan nuk do të jetë një president evropian. Ai nuk ka pika reference me Luftën e Ftohtë dhe nuk ka qenë aktiv në politikën e jashtme gjatë viteve të '90-ta, kur Evropa Lindore ishte në qendër të debatit për rendin e ri. Sot, Bosnja mund ta mirëpresë sinqerisht Obamën, pasi ai ka mundësinë ta bëjë Evropën që ta shndërrojë mbijetesën e Bosnjës në një përparësi serioze. Kjo situatë e argumentimit konsiderohet si mjaftë konfuze dhe jo lehtë e tejkalueshme nga Evropa për shkak të defekteve gjatë rrugës së bërjes së tredualitetit të pushtetit në Bosnje.

Zgjedhjet Amerikane, Evropa dhe sfidat ballkanike të Integrimeve; Në vazhdën e mozaikut të zhvillimeve në të cilat Ballkani fitoi rëndësi politike gjatë 20 vjetëve të fundit, është zhdukur. Amerika pret nga Evropa që të merret me problemet e periferisë së vet, duke e integruar periferinë dhe të luajë një rol më të pjekur në botë. Përparësitë e Obamës do të jenë lufta ndaj përhapjes së armëve bërthamore dhe terrorizmit, ndryshimet klimatike dhe ulja e varshmërisë nga nafta. Gjatë zgjedhjeve të 2008-ës, Shtetet e Bashkuara demonstruan se e kuptojnë se ka një mjedis të ri botëror, ku hegjemonia amerikane nuk do të jetë e mundur. Dhe, në këtë kuptim, Uashingtoni nuk mund të bëhet përgjegjës për gjithçka. Këtë duhet ta kuptojë dhe Ballkani citohet në fund të kësaj analize analitke, ku tentohet disa çështje ti lihen Evropës për monitorim të mëtutjeshëm. Konkluzion Çka do të kisha shtuar personalisht më shumë në këtë tekst e që nuk është shtjelluar për ndoshta arsyeje të kontekstit kohorë? Së fundi mund të thuhet se rezultati i këtij ndryshimi periferik ndaj ballkanit do të varet, padyshim, nga cilësia e udhëheqjes si dhenga vigjilenca e administratës së re amerikane ndaj ballkanit e cila do të mbetet mjaft shqetësuese nëse një variant i tillë vërtetë, konsiderohet i vërtetë në artikullin në fjalë. Megjithëatë optimiste sipas mendimit tim dhe shumë shpresdhënëse konsideroj përzgjedhjen e zonjës Hillari Klinton për sekretare të shtetit, e cila jashtëzakonisht është njohëse dhe mbshtetëse e zhvillimeve në të kaluaraën dhe të tashmën për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Përbërja e re e administratës Amerikane, megjithatë edhe për katër ose tetë vjet do të jetë mbështetëse kryesore dhe e fuqishme e forcimit të shtetit të ri të Republikës së Kosovës dhe aspitarave integruese në përgjithësi të shqiptarëve.Megjthatë sipas mendimit tim duket se ky tilull pak sa i frikshëm në kuptimim strategjik “Ballkani në preiferi të rendit të ri bortorë” mund të ndryshoj në konfigurimin e ri se ballkani do të mbetet vëmendje e posaqme e ShBA-ve dhe Unionit Evropian, fuqia e së cilave për ta garantuar paqen dhe stabilitetin konsiderohet postulat determinues i ardhmës integruese të Ballkanit. Bahri Gashi Verizioni original i temës TOL: “Ballkani, në periferi të rendit të ri botëror” http://www.evropaelire.org/content/Article/1349131.html 14.11.2008

Transitions OnLine & Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë

Related Documents

T & T
June 2020 18
T E T E N G O
May 2020 16
T? Truy?n
October 2019 12
Vocabulario Basico N T
November 2019 35
Chung Ket T-n
November 2019 21
T N H L
June 2020 12

More Documents from ""

April 2020 29
May 2020 17
April 2020 16
April 2020 10
April 2020 12