Bahri Gashi - Punim Grupor & Gjeopolitika E Unionit Europian

  • Uploaded by: Bahri Gashi
  • 0
  • 0
  • April 2020
  • PDF

This document was uploaded by user and they confirmed that they have the permission to share it. If you are author or own the copyright of this book, please report to us by using this DMCA report form. Report DMCA


Overview

Download & View Bahri Gashi - Punim Grupor & Gjeopolitika E Unionit Europian as PDF for free.

More details

  • Words: 4,401
  • Pages: 17
Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Viti akademik 2008/2009 Semestri IV Lënda:

Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia Detyra:

Mini seminar Tema

Kah po shkon gjeopolitika e Unionit Evropian? Bartës të Lëndës Dr. Pjetër Hidri Mr. Dritëro Arifi Lideri i Grupit: Studenti; Bahri Gashi Jeton Mustafa Ngadhnjim Brovina Shkodran Krasniqi Mentor Krasniqi Avdush Bobratiqi

Dorëzimi me 27.04.2009 Prezantimi me 28.04.2009

Përmbajtja: 1. 2. 3. 4.

Hyrje..............................................................................................................3 Definicionet dhe konceptet e Gjeopolitikës...................................................4 Gjeopolitika e UE-së në “Teoritë e Sundimit Kontinental”..........................4 Konteksti Gjeografik, Historik, Politik dhe Ekonomik të Unionit Europian....................................................................................................... 6 5. Tre dimenzionet e Gjeopolitikës së Unionit Europian .................................9 Dimenzioni gjeopolitik i Juglindjes – Turqisë.....................................................9 Dimenzioni gjeopolitik drejt Ballkanit...............................................................10 Dimenzioni gjeopolitik drejt vendeve të ish -Bashkimit Sovjetik.......................11 6. Sfidat aktuale të gjeopolitikës së Unionit Europian .....................................13 Konkluzioni...........................................................................................................15 Burimi i Literaturës................................................................................................16

Hyrje: Të shkruash rreth kompleksitetit gjeopolitikë me temë; Kah po shkon gjeopolitika e Unionit Evropian? nuk është fare e thjeshtë, madje tejet e ndërlikuar. Kjo për faktin se analizimi i dimensioneve gjeopolitike pothuajse nën ndikimin e jashtëm, apo të brendshëm që duhet trajtur seriozisht konceptet themelore të gjeopolitikës të Unionit Europian janë kontradiktore brenda vet UE –së Pyetja themelore apo konceptuale se në cilin drejtim duhet të alokohet gjeopilitika e UE –së. Ideja mbi një koncept kontinental të koordinuar të një karakteri gjithpërfshirës në kontekstin kohor, aspektin e komunikimit qytetërues të dominimit gjopolitik që do të trajtohet në këtë temë, ka për qëllim të analizoj krahasimin në këndvështrimin e ndërlikueshmërisë së këtij procesi jo garantues se do të ndodhë edhe aq shpejt përballë specifikave aktuale. Pa dyshim se Unioni Europian do të zgjerohet në kuptimin gjeopolitik dhe gjostrategjik, pralelisht në shekullin në të cilin jetojm dhe në këtë kontekst janë përpjekjet shumëdimenzionale të arritjes së këtij synimi. Njëra nga çështjet themelore bënë ndarjet të tre dimenzioneve ktyesore të gjopolitikës së UE-së që do të analizohen në vijim të akceptuara si “Kodifikimi politik i arritjes së veprimeve gjeopolitike të Unionit Europian”

Problemi themelor: Teza konsiston në argumentimin se kah po shkon gjeopolitika e Unionit Evropian?, rrespektivisht kah do të duhej shkuar më saktësisht , ndonse burimi kryesor i dallueshmërisë konceptuale në këtë aspekt gjeopolitik në mes të parimeve europiane dhe zgjerimit të kontinentit në një botë drejt globalizmit do të jetë kryesisht ballafaqimi apo konfrontimi i konceptit të zgjerimit dhe mos zgjerimit, rrespektivisht të gjeopilitikës së ndikimit apo të nënshtrimit, të koherencës apo influencës, të objektivitetit apo subjektivizmit gjeopolitik etj.

3 Definicionet dhe konceptet e Gjeopolitikës Gjeopolitika lindi si koncept për herë të parë në fillim të shek.XX, konkretisht në vitin 1899 nga politikologu suedez Rudolf Kjellen. “ Ai e përdori këtë term për herë të parë , për të realizuar një analizë të vecant të politikës, analizë që shpreh politikën e jashtme të shtetit komb”1 Në vijim disa këndvështrime mbi definicionet dhe konceptet e Gjeopolitikës na paraqesin kuptimin e plotë të përkufizimit dhe nocioneve sipas së cilave vërtetohen prioritetet dhe faktet si vijojnë: 1. “ Gjeopolitika është një disiplinë që analizon raportet midis faktorëve gjeopolitikë e zgjedhjeve politike”.Për tu bindur mjafton të nanalizohet doktrina Truman (“Containment”) me të dy derivatet e saj me teorinë “Linkage” dhe me torinë “ Domino”2. 2. Sipas konceptit nacional “ Gjeopolitika është e domosdoshme si për analizën e kapaciteteve të një shteti edhe për interesat të tij kombëtaare”3. 3. “Gjeopolitika është një metodë së gjykuari e të konceptuari të hapsirës në dimensionet e saj materiale dhe jomaterilae, në thelb gjeopolitika shërben për të menduar për vetvetën në raport me botën”.4 Dhe së fundi përkufizimi i përzgjedhur konsiston se “ Gjeopolitika është një reflektim , është një sistem arsyetimi, një konceptim i hapsirës, jo vetëm fizik, por edhe njerëzor madje shumë dimenzional”.5

Gjeopolitika e UE-së në “Teoritë e Sundimit Kontinental” Në kuptim te ofrimit të nocioneve të duhura rreh konceptit për zgjerim të UE, janë analizuar me mjaft mjeshtri disa teori që ndoshta kanë bërë që sot kontinenti europian të ketë barazpeshimin rreth konceptit gjeopolitik. Në fakt teoritë gjithpërfshirëse 1

Lleshi Abaz, Gjeopolitika e Ballkanit dhe Prespektivat e Sigurisë në Rajon , 2009, f 68 Jean Karlo, Gjeopolitika 1998, Tiranë. Faqe 13. 3 Po aty faqe 37. 4 Shih po aty faqe 38 – 39. 5 Po aty faqe 39. 2

4

që i kemi fokusuar në sferen gjeopolitike, ne fuqine tokësore, detare dhe ajrore të evropes konsiderohet padyshim aktor ndërkombëtar të bërjës së gjeopolitikës. Teoritë e sundimit kontinental mështesin epërsinëe tokës mbi detin, d.m.th. epërsinë e shteteve që realizojnë zotërimin e masës kontinentale6. Ato si të tilla edhe realizojnë interesa të caktuara falë praktikave të teorive mbi sundimin kontinental. Autorët e mdhenjë dhe shkollat teorike të botkuptimit mbi gjopolitikën dhe realizimin përmes teorisë së sundimit kontinental, nodshta më së miri e ka realizuar deri më sot Unioni Europian. Janë disa shkolla që kan frymëzuar rryma të caktuara për tu marrë dhe dhënë shpjegime të hollësishme lidhur me akceptimin e sundimit kontinental. Shkolla e Makinderit; Xhon Makinderi është mbështetësi më i njohur i teorisë kontinentale. Pikë qëndrore e tezës së tij është mendimi se ekziston një zonë që fillimisht u emërua si shtylla e botës, më tutje si zemra e tokës – sundim i të cilës do të garantonte sundimin e masës kontinentale, madje edhe sundimin e botës. Nisur nga momenti historik në të cilin ka vepruar kjo teori, saktësisht në vitin 1904, në vitin 1919 e në vitin 1943, u zhvendosën në drejtime të ndryshme kufijt perëndimorë.7 Teza e ekzistencës së një qendre nga ku do të nis pushteti kontinental, aq shumë i shfrytëzuar për që llime propagandistike, që përsëritet shumë herë nga vet Makinderi, u shfaq në momente të tjera kryesore historike sidomos për një rend të ri në Europë pas Luftës së Dytë Bortërore.8 Shkolla e Haushoferit; Kësaj shkolle i paraprinë gjenerali i luftës së parë botërore Karl Haushever ( 1869-1946) i cili po mbështeste konceptet e nevojës së komunikimit dhe mirkuptimit të Gjermanisë me Rusinë. Haushoveri mori idetë që Makinderi kishte mbështetur në vitin 1919. Në atë ide i kushtohej një rëndësi të madhe Evropës Qendrore dhe Lindore.9 Në këtë seminar janë trajtuar këto shembuj mbi teoritë dhe konceptet që kan ekzistuar edhe në planin gjeopolitikë të Europës së asaj kohe, mirpo tani mund të themi 6

Jean Karlo, Gjeopolitika 1998, Tiranë. f.47-48.

7

Poaty f.48 Po aty f. 50 9 Po aty f. 52 8

5

se teoritë e sundimit të kontinetit Europian janë tash realitet dhe kjo gjeopilitikë e UE – së do të vazhdoj derisa të ketë intresa nga vet EU-ja.

Konteksti Gjeografik, Historik, politik dhe ekonomik të Unionit Europian Konteksti Gjeografik: Gjatë viteve të 80-90-ta, UE-ja në kontekstin gjeografik vazhdoi të zgjerohet duke i pranuar Greqinë (1981), Spanjën dhe Portugalinë (1986), Austrinë, Finalndën dhe Suedinë (1995). Këto pranime e sollën numrin e shteteve anëtare në 15, i cili është edhe numri momental. Shihet qartë se UE-në e abstenuan dy shtete mjaft të mëdha Evropiane, Zvicra dhe Norvegjia të cilat e refuzuan me referendum nacional. Pas 1 Majit të vitit 2004 do të jemi dëshmitarë të pranimit edhe të 10 kandidatëve të rinj në Unionin Evropian duke përfshirë këtu ish-shtetet e paktit të Varshavës. Ishin 3 kandidatë të cilët së bashku kanë dorëzuar kërkesën për anëtarësim, Rumania, Bullgaria, dhe Turqia kjo e fundit akoma nuk ka përgjegjje pozitive kurse dy të tjerat jan futur në UE –në. Si rast fakultativ mbetet anëtarësimi i Kroacisë, për të cilën Unioni Evropian ka rekomanduar që të plotësoj disa kushte që të hapen negociatat për anëtarësim e saj . Edhe Shqipëria po i bënë përpjekjet e saja dhe deri më tani ka shënuar progres pozitiv. Në kontekstin gjeografik dhe territorial është vështirë të thuhet se entiteti i Unionit Evropian ka zgjeruar territorin e vetë, meqë territori aktual është në fakt vetë Unioni Evropian. Bazuar në traktatet e Maastricht-it dhe Nice-s kërkesat formale territorale të UE-së janë krijuar së pari si zona ekonomike, dhe më pastaj si zona politike. Konventa Montevideo, mbi të drejtat dhe obligimet e shteteve, thekson se shtetet duhet t’i plotësojnë kriteret e mëposhtme: -

popullësi të përhershme;

-

territor të definuar;

-

qeveri;

-

dhe kapacitet të hyj në mardhënie me shtete tjera.

6

Përmes zgjerimit të fundit është e qartë se UE në fakt ka rritur territorin dhe kështu po plotëson kriterin e kërkuar për t’u bër superfuqi dhe të balansojë hegjemoninë amerikane, duke u munduar t’a limitoj influencën globale të SHBA-ve.10 Konteksti Historik: Historia e UE-së tregon se integrimi evropian ishte një lëvizje kontinentale. Edhe pse Britania e Çerçilit, ishte grishëse krijimit të Shteteve të Bashkuara të Evropës, Britania e Madhe qëndroi jashtë procesit deri më 1970 . Ajo qëndroi jashtë për shumë arsye por arsyea kryesore ishte radhitja në të njëjtin krah me Francën rivale edhe frika e humbjes së epitetit fuqi botërore duke u radhitur me popujt e tjerë evropianë në një organizatë të përbashkët. Njëri nga protagonistët kryesorë për një Evropë të bashkuar ishte luftëtari Italian i rezistencës, Altiero Spinelli. Në vitin 1944, Spinelli diskutoi për një “Evropë federale me një kushtetutë të shkruar, një qeveri supernacionale e përgjegjshme direkt ndaj popujve të Evropës dhe qeverive të tyre, së bashku më një armatë nën kontroll të përbashkët, por pa asnjë forcë tjetër të lejuar.11 Vitet 50-ta do të jenë dëshmitare të krijimit të 3 bashkësive të veqanta të bashkëpunimit ekonomik. Këto tri bashkësi së bashku ishin themelet e krijimit të asaj që ne e njohim si Unioni Evropian. Më 1952, gjashtë shtete ratifikuan dhe filluan krijimin e bashësisë së parë, të quajtur Bashkësia Evropiane e Thëngjillit dhe Çelikut (BETHÇ). Anëtarët e parë nënshkrues ishin Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda. Më 1957 këto shtete krijuan dy bashkësi tjera duke e nënshkruar dy traktate në Romë, të cilat hyjnë në fuqi më 1958. Njëri nga këto traktate themeloi Bashkësinë Evropiane Ekonomike (BEE), kurse tjetri Bashkësinë Evropiane për Energji Atomike (BEEA) të njohur si Euroatom. Qëllimi i BEE ishte që ta zgjerojë tregun e përbashkët në të gjitha sektorët e jo vetëm për thëngjill dhe çelik. Qëllimi i Euroatomit ishte krijimi i një tregu të përbashkët për industrinë e energjisë atomike. Këto komunitete kishin një qëllim, krijimin dhe unifikimin e ekonomive Evropiane si një vektor kohor.

Nga

kooperimi i gjeneruar nga këto dhe organizata tjera nisën fillet e integrimeve të mëdha 10

http://kennedy.byu.edu/publications/essay/manthonyhawsessay.pdf Derek Urwin, The community of Europe: a History of European Integration since 1945 (New York:, Longman, 1991), fq.8 11

7

Evropiane, të cilat u rritën në atë që është sot Unioni Evropian (UE) 12. Për tu ndihmuar evropianëve që të ngrihen në këmbë dhe përkrahur fuqishëm, sekretari i shtetit të SHBAve Xhorxh Marshall rekomandoi që SHBA-të të ofrojnë shuma të mëdha të asistencës financiare për shtetet evropiane për ti ndihmuar në rikonstruim. Kështu lindi Plani Marshall, i cili kishte një sukses të pakufishëm.13 Konketsti Politik: Tanimë e kemi më të qartë angzhimin e UE-së në politikën e saj të jashtme. Deri më tani kemi parë që UE u jep shumë rëndësi marrëdhenieve të saja me botën dhe angzhimit të saj për ta bërë botën më të sigurtë, qoftë duke kontribuar në luftimin e krimit ndërkombëtar, qoftë duke luftuar terrorizmin ndërkombëtar ku shtetet kanë një bashkëpunim të mirë, qoftë duke zgjidhur problemet në Ballkan – duke i ndihmuar ato finanaciarisht që të mund të ngrisin ekonomitë e tyre ose duke zgjidhur një konflikt siç ishte ish-republika jugosllave e Maqedonisë. Mirëpo ne ende nuk kemi parë një politikë të jashtme dhe të sigurisë të UE-së të njëzëshme. Shtetet Anëtare ende kanë sovranitet të plotë përsa i përketë politikës së jashtme. Se nuk ka politikë të jashtme të përbashkët dhe të sigurisë më së miri dëshmon rasti i Kosovës më 1999, pastaj i Irakut dhe tani i njohjës së pavarësisë së Kosovës. Henri Kessegjer në vitin 1970 duke përshkruar mosunifikimin e kësaj politike ka thënë: “nëse deshiroj të flas me Europen, kujt duhet t’i telefonoj”14 Ky shembull jep të kuptoj se EU – ja ka filluar si e tillë dhe vazhdon akoma të jet jo e unifikuar politikisht. Konteksti Ekonomik:

Momentalisht UE-ja është tregu më i madh botëror i eksport-

importit dhe një fuqi e vërtetë ekonomike. Është i dyti pas SHBA-ve në madhësi për prodhimin nacional bruto, dhe numëron reth 20 përqind e tregëtisë botërore, duke u krahasuar me 14 % të SHBA-ve dhe 9% të Japonisë.

UE-ja sot është më shumë se kurrë

prezente në politikën botërore në gjeoekonomik. Është një prej aktorëve që nuk mund të 12

Unioni Evropian (UE) një etnitet mbikobëtar i përbërë nga 15 vende Evropiane i dedikuarpër një integrim politik dhe ekonomik Evropian, pas 1 Majit u pranuan edhe 10 vende të reja duke e rritur numrin në 25 shtete anëtare. 13 Martin Walker, “Gorge Marshall: His Plan Rebuild Europe”, Europe, Aprill 1997 fq. 22-23. 14

http://europa.eu.int/abc/12lessons/index11_en.htm#top

8

nënvlersohet në politikën botërore. Poashtu UE është bërë një fuqi në ekonominë dhe tregëtinë botërore. Kjo fuqi e madhe ekonomike konsiston me një treg të madh që pas zgjerimit të parë lindor ka arritur deri në 500 milion konsumator, që e bënë një ndër tregun më të madh në botë. Fuqia ekonomike që posedon ajo e ka bërë atë një prej partënerëve ekonomik më kryesor në botë dhe një dhurues të madh humanitar. Politika e jashtme e UE-së, nuk konsiston vetëm në dhurimin e ndihmave. Mirëpo shkalla e ndihmave të dhurura nga UE-ja është e rëndësishme të regjistrohet. UE tani është dhurusi më i madh i ndihmave humanitare dhe vendi i pestë pas SHBA-ve, Japonisë, Gjermanisë dhe Frances në kuptimin e donacioneve financiare. UE dhe shtetet anëtare të saj japin 55 % të shumës së përgjithshme botërore të ndihmave ndërkombëtare për zhvillim dhe 2/3 e ndihmave. 15

Tre dimenzionet e Gjeopolitikës së Unionit Europian Dimenzioni gjeopolitik i Juglindjes – Turqisë ; Turqia, territori i së cilës është në Evropën Juglindore dhe Azinë Jugperendimore, ka filluar rrugën e reformave që prej kohësh, për t’i plotësuar kriteret e lartëpërmendura për integrim evropian. Edhe pse është ende larg për t’u bërë anëtare në BE, ajo ka përparuar në reforma, sidomos në vitet e fundit kur erdhi në pushtet partia e Rexhep Tajip Erdogan-it, kryeministrit të tanishëm të Turqisë. Turqia, bën presion për pranim në BE qysh prej vitit 1959, por u njoh si shtet kandidat vetëm më 1999. Cilat janë arsyet kryesore që ka bërë që Turqia të mos jetë pjesë e UE-së? UE thotë se Turqia ka disa anomali në sistemin politik të saj. Zakonisht, Turqia kritikohet se nuk i respekton të drejtat e njeriut, se ushtria përmes Këshillit Kombëtar të Sigurisë merrë pjesë në vendim-marrje, i keqtrajton të burgosurit politik, konteksti me Qipron, një popullatë prej 30% të varfur, etj. Ekonomia është një çështje edhe më urgjente kur vjen puna te anëtarsimi i plotë i Turqisë në BE. Pranimi i dhjetë vendeve të reja më 1 maj me një popullësi të kombinuar prej 75 milionshe do të kushtoi 40 miliard 15

Vetem në Kosovë në vitin 1999 kishte ndarë 378 milion euro si ndihmë urgjente humanitare, 127 milion euro për rindertim ndersa në vitin 2000 janë ndarë 360 milion euro. Për më shumë shiko: Reka, Blerim. E Drejta e Bashkimit Evropian. KIEAI; Prishtinë; 2001.

9

euro. Një Turqi e varfër, me një popullësi prej 70 milionshe do t’i kushtojë vendeve anëtare shumë më tepër. Popullsia e Turqisë po i afrohet asaj të Gjermanisë dhe nëqoftëse mbahet kjo normë lindjesh, nga mesi i shekullit tonë Turqia do të ketë aq popullsi sa Franca dhe Gjermania së bashku. Një pengesë serioze që injorohet nga zyrtarët e UE-së, por jo edhe nga popullata e saj është se Turqia ka 98% të popullit të saj mysliman. Nëse UE do të pranonte Turqinë, atëhërë do të deshmonte se nuk është një “klub krishterësh”. 16

16

Aletrmatt, Urs. Etnonacionalizmi në Europë. Përth. Ardian Klosi dhe Bashkim Lahi; SHLK & PHONIX; Tiranë; 2002, fq. 221

10

Dimenzioni gjeopolitik drejt Ballkanit Konteksti regjional ; Evropa Juglindore është pjesa e vetme e Evropës bashkohore e cila ka mbetur e paintegruar tërësisht në strukturat Evro-Atlantike. Cështja e pazgjdhur e Kosovës si tërësi e qështjes shqiptare së bashku dhe shtetet e dobëta të Ballkanit Perëndimor janë njërat nga pengesat kryesore të zvarritjes së integrimit të tërësishëm të këtij regjioni në Evropën e bashkuar. Forcat ushtarake të NATO-s dhe Unionit Evropian ende garantojnë paqën dhe sigurinë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Për më tutje, Samiti Evropian i Selanikut i vitit 2003 dhe NATO Samiti i Stambollit i vitit 2004 bënë të qartë dyert e hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor në këto institucione. Integrimi do të varet nga rezultatet e reformave të brendshme të këtyre vendeve, në raport me kushtet e Kopenhagës të cilat përfshijnë reformat demokratike, shtetin e ligjit, ekonominë e tregut, të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, reformat në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe përshtatjen e ligjeve vendore me “Aqui Communitaire”. Megjithe veshtiresite, regjioni ka shenuar progres ne integrimet Evropiane. Kroacia eshte duke i zhvilluar negociatat per akcesion, Maqedonia ka fituar statusin e kandidatit, Shqiperia dhe Mali i Zi kane nenshkruar marreveshjen per asocim dhe stabilizim, ndersa Serbia i ka perfunduar negociata per kete marreveshje. Siguria në Evropën Juglindore është ngritur me anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në NATO, ndërsa të Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë për anëtarësim në Union Evropian. Në anën tjetër, në bazë të trendeve të tanishme pozitive në këtë vit 2009 anëtarësimi i Shqipërisë, Kroacisë në NATO ka sjellur refleksione dhe stabilitet të pakontestueshëm në Ballkan. Këto rrjedha integruese po e ndërrojnë në mënyrë fundamentale gjeopolitikën e kësaj pjese të Evropës, që po shprehet me rritje të sigurisë dhe prosperitetit në regjion. Poashtu edhe Bosnia dhe Herzegovina, Mali i Zi dhe Serbia jane antaresuar ne Partneritetin per Paqe (PfP). Me zgjidhjen e statusit, Kosova do t’i ploteson te gjitha kushtet per anetaresim ne kete strukture te NATO-s. Anetaresimi ne PfP do te kete ndikim te rendesishem ne rritjen e sigurise kombetare te Kosoves dhe krijimin e kushteve per zhvillim ekonomik. Gjeopolitika evropiane vlerëson rajonin e Evropës Jugore dhe posaqërisht Ballkanin. Pozicioni gjeopolitik i Gadishullit të Ballkanit është teër i rëndësishm. Ai është udhëkryqi q lidh Evropën, Azinë dhe Afrikën. Vetë pozicioni gjeografik dhe ekonomik

nga njëra anë, si dhe lidhjet dhe afrimitetet e shumta me popuj e vende të ndryshme të Evropës e të Botës nga ana tjetër, e bëjnë këtë rajon një rajon përparësish për të mos shmangur kurrsesi pritjeve të zhvillimeve politike, gjeopolitike e gjeostrategjike që përfshin këtë rajon e më gjerë.17

Dimenzioni gjeopolitik drejt vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik Ish shtetet e Bashkimit Sovjetik, ndahen në tri gjeo-sisteme: 1. Gjeo-sistemi i Evropës Lindore: Estonia, Latvia, Lituania, Bellorusia, Ukraina, Moldavia, Rusia; 2. Gjeo-sistemi i Kaukazit: Gjeorgjia, Armenia, dhe Azerbejxhani; 3. Gjeo-sistemi i Azisë Qendrore: Kazakstani, Turkmenistani, Uzbekistani, Tagjikistani dhe Kirgizstan.18 Dy gjeo-sistemet e para i takojnë Evropës, përderisa i treti hyn në Azi. Gjeo-sistemi i Evropës Lindore ka rol kyc në formimin e struktures së brendshme të Evropës së re, për shkak se lejon për të parën herë implementimin e vizionit gjeopolitik gjerman të një ashtuquajture ’Evrope të Mesme’. Tri nga shtetet e këtij gjeo-sistemi tani më janë anëtarësuar në Unionin Evropian, ndërsa shtetet tjera si: Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia shihen me një kompleksitet të madh nga ana e UE-së duke pasur parasysh influencën tradicionale të Rusisë në këto territore. Shembull konkrekt ishte konflikti i fundit ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë, për shkak të pretendimeve ruse ndaj Osetisë dhe Abzakisë, ku pala ruse përmes agresivitetit ushtarak shprehi qëndrimin e saj ndaj interesave gjeopolitike. Shtetet e gjeo-sistemit të Azisë Qendrore janë shumë atraktive për Unionin Evropian për shkak të pasurive natyrore, si gazi dhe nafta; me qëllim që të largohet nga varshmëria e gazit rus. Por, shtrohet pyetja: UE-ja a do t’a kishte më lehtë ta shtrij influencën e saj në këto territore nëse Turqia do të bëhej anëtare e plotë e UE-së? 17

18

Lleshi Abaz, Gjeopolitika e Ballkanit dhe Prespektivat e Sigurisë në Rajon , 2009, f 11- 12 www.da.mod.uk/colleges/arag/document-listings/special/s43/S43.Pt2/

11

Turqia tani më ka orientuar politikat drejt këtyre shteteve, e sigurtë në bashkëpunim reciprok duke e shfrytëzuar si përparësi religjionin e përbashkët. Edhe vetë politika e jashtme e Turqisë është deklaruar se nëse i mbyllet dera për në Evropë tërë potencialin e saj do ta shfrytëzoj për një bashkëpunim ekonomik e politik me këto shtete. Mirëpo, ne vitet e fundit eshte e shenuar nje rritje e ndikimit te Rusise per shkak te revitalizimit ekonomik te saj dhe ushtrimit te diplomacise agresive permes zgjerimit dhe krijimit te varshmerise energjetike ne Evrope, rritjen e mospajtimeve me perendimin per sa i perket zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves, kontrollimin e resurseve zhvillimore te energjise nukleare, mbrojtjen anti-raketore dhe intervenimet e perendimit ndaj rreziqeve te sigurise nderkombetare. Raportet ne mes perendimt dhe Rusise i jane afruar nje gjendjeje te një lufte të ftohte të heshtur.

12

Sfidat aktuale të gjeopolitikës së Unionit Europian Në fakt gjeopolitika e UE – së është duke u bërë një prej lojtarëve më seriozë në skenën ndërkombëtare. Ajo është duke ndryshuar dita ditës, duke u forcuar në vazhdimësi, ekonomike, por politikisht sifad në relacionin e brendshëm të unifikimit, konsiderohet miratimi i kushtetutës së UE së duke menduar edhe për një mbrojtje dhe politikë të jashtme të përbashkët për realizimin e ambicjeve gjeopolitike të saj konsistojnë ndoshta edhe përkundër arritjeve të tjera si sfida serioze për UE-në. Me tregun më të madh në botë ajo është shndërruar në një partner të fuqishëm tregtar. Poashtu edhe në kuptimin e organizmit të politikës së jashtme dhe të sigurisë, UE-ja ka arritur të këtë një politikë më të efekshme dhe njëkohësisht më të pranishme në botë. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Komisioni Evropian, janë shumë aktivë në marrëdhëniet me jashtë të Unionit.

Ne kemi parë si se UE-ja ju qaset problemeve globale që ndodhin në botë. Çështjet globale për të cilat UE është e interesuar është zhvillimi i qendrueshmërisë dhe demokracisë në vende të brishta, siç janë vendet e Ballkanit. Këto vende të nxitura nga integrimi evropian janë duke përmirësuar kushtet e jetësës, zhvillojnë procedura më demokratike, zhvillojnë ekonominë e tregut etj., të gjitha këto për të afruar sa më shumë me BE-në. UE poashtu, mundohet të zgjidh konflikte të dhunshme, siç ka qenë ai i Maqedonisë i cili ka qenë një sukses i diplomacisë së saj, dhe siç është tani konflikti në mes palistinëzve dhe izraleitëve për të cilin UE intersohet për një zgjidhje të drejtë dhe të ruaj paqen. Trupat e UE-së janë duke zëvendësuar trupat e NATO-së në Bosnje e Hercegovinë. Ky aksion për të ruajtër paqen në Bosnje, do të jetë një mision sfidues dhe në të njëjten kohë do të dëshmoj se sa trupat e UE-së munden të përballojnë dhe ruajnë paqen ashtu siç e ka bërë NATO deri më tani. Paashtu UE për çdo ditë interesohet për zhvillimin e të drejtave të njeriut, siç është rasti i Kinës, ku UE ka një bashkëpunim ekonomik të mirë, apo rasti i Turqisë ku ajo është e shqetësuar për shkeljen të drejtave të pakicës së kurdëve. Ajo është edhe interesuar për luftimin e krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit ndërkombëtar, sidomos pas aktit terrorist në Spanjë. 13 Në dekadën e fundit UE ishte involvuar jo vetem në projektet humanitare, por edhe në negociatat politike me shtete a fuqi të ndryshme rajonale e globale. Pos samiteve të mëparëshme me vendet e Mesdheut apo atë të parin me Afriken, UE në vitin 2000 kishte vazhduar rrethin e katert të negociatave me Kinën. Janë të njohura edhe negociatat e tregtisë botërore. Me një fjalë, UE gjithnjë e më tepër po paraqitet jo vetem si fuqi ekonomike së bashku me SHBA-në dhe Japoninë, por edhe një faktor i paevitueshëm në marrëdhëniet bashkëkohore ndërkombëtare.

19

Gjithashtu kërkohet përgjigjja se deri ku

shkon ambicja e gjeopolitikes se europës dhe a mund të paramendonim edhe nje shtrirje 19

Tema: Ekonomia politike e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni; ESI. Perkth. KIPRED; Shkup, Berlin; 1 tetor

2002.

14

më të gjerë gjopolitike e gjeostrategjike, sfidat e së cilës arrijnë konotacionin veprues përtej këtyre kufijve që ne njohim si europa e sotshme.

Konkluzioni:

Duke u analizuar me mjaftë kujdes konceptet dhe nocionet e shtjelluara çofshin ato të karakterit teorik dhe koncekuencat praktike të kësaj teme, poashtu janë një nga pjesa më rëndë që e ka përfshirë konotacionin argumentues, dhe gjithnjë është dashur konsulltimi dhe konstatimi i burimit në kuptimin e argumentimit të aktorëve gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Unionit Evropian. Megjithatë elemente në kontekst të koncepteve gjeopolitike të shtjelluara në ndërvartësi të kronologjisë dhe substancës së materies, po thuajse janë shtjelluar relativisht mirë me aq njohuri tematike dhe literaturë të poseduar. Në vijim fazë pas faze janë akceptuar disa aspekte tepër thelbësore të pyetjes sonë “se kah po shkon gjeopolitika e Unionint Evropian, për të arritur

deri te

konkluzionet se paqja kontinentale mundë të arrihet vetëm atëherë kur edhe teriteoret e këtij kontineti do të jenë të bashkuara ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit që janë

argumentuar me tri gjeo-sistemet e trajtuara në këtë mateial. Llojet e dimenzioneve, përkatësisht konkestet, teoritë dhe i gjithë argumentimi ka pasur për qëllim arritjen e krijimit të një mendimi realit se në të vrëtetë ku ndodhet sot dhe në c’drejtim është gjeopolitika e UE- së. Përgjigjet e tilla ndoshta nuk mund të jenë të drejtpërdrejta apo të prera, sikurse nuk mund të jet as gjeopolitika, por shpresojë se si të tilla do të mund të nxjerrën nga analiza e këtij punimi. Së fundi rekomandimet që duhet të dalin nga ky punim seminar pjesërisht mund të themi se janë argumenuar mirë edhe përkundër kontradiktave të ndërlikueshmërisë gjeopolitike e gjeostrategjike, dallueshmërisë dhe ndoshta influencës politike, ekonomike dhe ushtarake për preokupimet që e karakterizojnë gjeopolitikën e Unionit Evopian. Në fund fare konkludojmë se domosdoshmëria gjeopolitike e Unionit Evropian varet shumë nga kapacitetet gjeostrategjike për implementimin e synimeve gjeopolitike. Të tilla strategji gjeopolitike dhe gjeostrategjike UE-ja duhet ti intensifikoj varësisht prej zhvillimeve dhe koherencës drejt vendeve ndaj të cilave synohet të bëhet gjeopolitika dhe motivimit për ta pranuar këtë gjeosistem kontinetal si domosdodshmëri e jo të kundërtën e saj. 15

Burimet e literaturës 1.

Derek Urwin, The community of Europe: a History of European Integration since 1945, New York, 1991.

2.

Martin Walker, “Gorge Marshall: His Plan Rebuild Europe”, Europe, 1997.

3.

NATO, RUSIA Agree to partnership,” The Wall Street Journal, May 15, 2002,

4.

Lleshi Abaz, Gjeopolitika e Ballkanit dhe Prespektivat e Sigurisë në Rajon , Geer,2009, f 68

5.

Ligjerata të autorizuara nga Dr. Pjetër Hidri dhe Mr.Dritëro Arifi nga lënda Gjeopolitika dhe Gjeostrategjia., semestri IV, UMI - FMN – Diplomaci .

Burime të tjera të konsultuara 1.

http://europa.eu.int/abc/history/index_en.htm#top

2.

http://www.eustudies.org/home.html

3.

http://europa.eu.int/comm/world/dgs_en.htm

4. http://kennedy.byu.edu/publications/essay/manthonyhawsessay.pdf 5. www.da.mod.uk/colleges/arag/document-listings/special/s43/S43.Pt2/

16

Related Documents


More Documents from "krenare"

April 2020 29
May 2020 17
April 2020 16
April 2020 10
April 2020 12