Kreu i Parë Njëri hapi derën dhe u fut brenda, ndërsa tjetri, qe hyri pas tij, e hoqi kasketën si i druajtur. Ky ishte një djalë i ri, me rroba të prera keq, që mbanin erë det dhe sallon te gjerë, ku e rutën. Kasqetën nuk dinte ku ta linte dhe po mendonte ta rraste në xhep të xhaketës, kur shoku ia mori nga dora. Këtë veprim ai e kreu fare natyrshëm dhe i riu i druajtur e çmoi. “Ky te kuptuaka”, tha me vete. “Kështu s’paskam për ta patur keq”. Pastaj eci në gjurmët e tjetrit duke tundur supet dhe duke hapur këmbët pa dashur, sikur dyshemeja të ngrihej e të ulej nga dallgët e detit. Dhomat e gjëra i dukeshin tepër të ngushta dhe e kapi frika se mos shpatullat e gjëra i përplaseshin pas kantavet të dyerve apo se mos thyenin xhixhat e vendosura mbi mobiliet e ulëta. Kërcente nga një anë në tjetrën midis sendeve të ndryshme dhe i shumëfishonte rreziqet, që në të vërtetë ishin vetëm trillime të mendjes së vet. Midis pianos së madhe dhe një tryeze, mbi të cilën ishin vendosur një sasi e madhe librash, kishte vend sa të ecnin lirisht gjashtë vetë, megjithatë, ai kaloi atje duk se njëri krah mund të përplasej pas librave, që ndodheshin mbi tryezë, kërceu në anën tjetër si një kalë i trembur dhe ment rrëzoi stolin e pianos. Ndërkaq, vërejti të ecurit e lehtë të shokut përpara tij dhe atëherë, për herë të parë kuptoi se të ecurit e vet ndryshonte nga ai i të tjerëve e për këtë e ndjeu vetën si të turpëruar. Në ballë i buluan sumbulla të vogla djerse; atëherë u ndal dhe fshiu fytyrën e nxirë me shaminë e dorës. Prisni pak, Arthur! – tha duke u orvatur ta fshihte shqetësimin si me shaka. – mos nxitoni kaq shumw