Liria - si ta menagjojmë Koncepti dhe kuptimi i së drejtës dhe i lirisë si dhe manaxhimit të saj, në këtë kontekst edhe të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut, në kuptimin e vet shkencor paraqesin problematikë themelore për njeriun dhe shoqëritë univerzale të këtij shekulli. Gjithmonë kur flitet për të drejtat, pa marrë parasysh karakterin e tyre, ato u referohen dhe nënkuptojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Këto të drejta dhe liri janë të dhëna dhe ekzistojnë vetëm nëpërmjet qenies njerëzore, ato lidhen vetëm me njeriun dhe për njeriun. Kuptimi i konceptit bashkëkohorë i të drejtave dhe të lirive të njeriut, në suaza të strukturës shoqërore dhe politike të shoqërive bashkëkohore, përkufizohet në kuptimin e ngushtë dhe akcepton mbrojtjen e disa të drejtave dhe të lirive, të cilat gjatë historisë së njerëzimit janë mohuar ose nuk janë përfillur. Kuptimi i sotshëm i së drejtës dhe i lirisë në përgjithësi i të drejtave dhe të lirive të njeriut, është rrjedhim i botëkuptimeve e i doktrinave filozofike dhe politike që nga shek. XVI të cilat kanë dominuar në Evropën Perëndimore. Reformacioni dhe zhvillimi i mendimit të lirë bashkë me Renesansën, kanë krijuar idealin e lirisë së njeriut, i cili është i lidhur me kuptimin bashkëkohorë të lirisë e qytetërimit modern. Në fakt qytetari, bashkë me konceptet përcjellëse si “të drejtat qytetare” dhe “liria qytetare”, janë kategori themelore që hasim në historinë e pushtetit demokratik, qysh nga Revolucioni Francez e këndej. Por në kontekstin tonë si analizohet koncepti mbi lirinë
dhe
si
mund
të
menaxhohet:
Shqiptarët sot në trendet e marrdhënive ndërkombëtare dhe në politikat e sigurisë si dhe në të drejtat dhe liritë nuk janë vetëm objekt i saj por edhe subjek i përgjegjshëm dhe historikisht i natyrshëm. Në fakt sovraniteti i një vendi duhet të jet shprehje e zgjedhjes së lirë dhe vetëvendosjes së qytetarit. Zhvillimi dhe qëndrueshmëria politiko-ekonomike e një vendi janë të mundura vetëm
me zgjerimin e lirive të qytetarëve. Përpjekjet e tanishme për kufizim e sovranitetit të Kosovës janë përpjekje për kufizim të lirisë së qytetarëve, është përpjekje për kufizim të mundësive për zhvillim. Liria e vërtetë për qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi është e paalternativë. Liria qytetare nuk është standard që duhet medituar apo menaxhuar nga lartë poshtë, por ajo lindë nga poshtë - populli e ngritet lartë, përtej asaj që pretendohet sot, ajo është jetike që duhet jetuar e kultivuar. Sovraniteti nuk është çështje meritokracie. Sovraniteti buron nga vullneti i qytetarëve dhe u takon atyre. Ai është e drejtë dhe si i tillë duhet manaxhuar drejtë. Andaj, çdo zgjidhje e njëtrajtshme që nuk merr për bazë vullnetin dhe lirinë e qytetarëve dhe, që në çfarëdo mënyre kufizon shprehjen e lirë të vullnetit politik të tyre, është e paqëndrueshme. Në fakt mobilizimi qytetar për të vetëvendosur për lirinë qytetare është i domosdoshëm kur kërkohet nevoja. Kërkesa e qytetarëve të Kosovës është e qartë: Jo kufizime! Jo politika ditore! Jo krijim të Identiteteve jo gjenetike! Jo liri për lëvizje vetëm në 10800 kilometrave katrorë! por Liri të vërtetë dhe vetëvendosje të natyrshme në trojet etnike dhe në standardet euroatlantike! Shteti dhe shoqëria nuk kanë të drejtë të cenojnë liritë personale të njeriut, atë që Xhon Stjuart Milli i madh i quante liritë e "përqendruara tek vetja", që nuk cenojnë liritë e tjetrit dhe për të cilat shteti nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Por shteti në të njëjtën kohë nuk mund të jetë indiferent apo, aq më pak, nuk mund të lejojnë të nëpërkëmbet liria qytetare e njerëzve të tjerë nga disa kriminelë ordinerë, rebelë apo anarkistë të pakorrigjuar. Të frenosh ata, do të thotë të kesh të garantuar sigurinë dhe lirinë për qytetarët, për shoqërinë shqiptare në tërësi, andaj shoqëria shqiptare në përgjithësi do të jet e lirë vetëm si e bashkuar në natyrshmërinë e saj.
Shoqëria shqiptare, sipas meje, ka një problem të madh aktualisht. Ajo është e dhënë së tepërmi pas lirisë individuale, në konceptin më të pakufizuar, duke harruar në njëfarë mënyre detyrat dhe përgjegjësitë. Shfaqet e shëmtuara të mungesës së kulturës qytetare e kolektive, që fillojnë nga mungesa e përgjegjësisë për plehrat, e deri tek shtimi i krimit dhe vrasjeve të shumta, po infektojnë atmosferën qytetare të shoqërisë tonë, janë tregues të konceptimit të lirisë si anarki sociale. Në këto kushte duhet të punojmë sinqerisht, me të gjithë kategoritë shoqërore, që të sigurojmë "ekuilibrin social" midis lirisë individuale, duke i baraspeshuar dëshirat individuale me disa vlera të tjera, që kanë natyrë sociale, që janë vlera të përbashkëta për qytetërimin tonë. Po ashtu edhe ndikimi i qeverisë në krijimin e alternativave mbi garantimin e lirisë është i domosdoshëm. Fjala vjen si shembull; nëse qeveria nuk do të kirijonte hapsirën e sistemit arsimor akreditimin, duke e zgjeruar alternativën e arsimit publik edhe me arsimin privat, do të ishte e pamundur të realizohej liria e prindërve, nxënësve dhe studentëve, për të zgjedhur llojin dhe mënyrën e arsimimit sipas dëshirës. Kjo është "liria e jashtme", një pjesë e së cilës është padyshim në dorën e pushtetit, si krijuese e kushteve dhe e alternativave. Pa këto do të ishte e pamundur për t'u realizuar "liria e brendshme" e studentëve, e drejta e tyre për të marrë vendime përzgjedhëse
personale,
dhe
për
të
zgjedhur
midis
shumë
alternativave ekzistuese për studimet e zgjegjura. Në një ambient global ku lëvizja e mallrave dhe e kapitalit inkurajohet pandalë, ndërsa lëvizja e njerëzve konsiderohet si problem sigurie dhe/ose një lloj deziorientimi
kulturor; në një periudhë kur
ndërhyrja ndërkombëtare, qoftë për “shkaqe sigurie” si në Afganistan dhe Irak, apo për shkak se një ndërhyrje e tillë mirëpritet nga popullsia vendore, si në Kosovë, Timor Lindor, në ishujt e Sollomoneve, apo në Liberi, bëhet një realitet global gjithnjë e më i pashmangshëm; kur nën
slloganin “luftë kundër terrorizmit” justifikohet çdo lloj shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe, për më tepër, shkelja e çfarëdo të drejte e lirie të njohur njerëzore, madje edhe në vendet demokratike; sikurse në diskursin evropian e perëndimor akoma nuk gjejmë lirinë univerzale. Së fundi mund të konkludojmë se edhe ballkani përfundimisht kaloi nga një skenë urrejtjesh etnike deri te gjenocidi që s’ndalen nga koha antike, në një oqean të pazotërueshëm kriminelësh, gangsterësh, hajdutësh dhe tregtarësh të gjithçkaje që është e ndaluar; çështja e të drejtave qytetare, politike dhe sociale e njerëzve të margjinalizuar bëhet gjithnjë e më tepër aktuale, për më tepër siguri mbi lirinë. Me vet faktin e zgjerimit të Nato-së me anëtarët e rinjë Shqipërinë dhe Koacinë, ballkani përfundimisht akceptohet më i sigurtë se kur më parë, është i qartë reliteti i qytetarit si më i lirë përtej një ballkani të tarzuar. Megjithatë mendoj unë, se ky duhet të jetë edhe një nga prioritetet kryesore të angazhimit qytetar politik në gjithë rajonin dhe Kosovë, që të krijohen, jo vetëm parakushtet, por kushtet reale të manaxhimit legal dhe institucional të sigurisë për garantimin dhe mbrojtjen e pakusht të të drejtave qytetare dhe liritë njerëzore, politike dhe sociale të qytetarëve të Kosovës. Ky është parakusht që veprimi jonë, si qytetarë të një shteti të ri, si një “Lindje e re - Nuwborn”, të jetë manaxhues dhe garantues i sigurisë për liritë dhe të drejtat e qytetare. Ky është parakushti, tek e fundit, që në këto hapësira historikisht
të
trazuara,
vërtetë
të
krijohet
perspektiva
e
një
demokracie reale dhe e menaxhuar si kuptim i drejtë i pavarësisë kombëtare dhe lirisë gjenetike gjithëshqiptare.
Fund