Kulaku i "katërt?!" Tregim Kujtimit të Ymer Efendi-Hoxhës
Përparim Hysi Nuk e di se si u gjend në fshatin tonë,në Petovën e re,Ymer Efendiu.Qe kosovar(më duket,nga Gjakova),por ndryshe nga gjithë kosovarët e tjerë(se kishte në Petovë të re:edhe kosovarë,edhe bosnjakë,edhe skraparlinj,edhe çamë,por edhe arixhinj),ky,Ymer Efendiu,u ngul në fshatin tonë aty prag viteve '50-të.Pra,i gjithë fshati banohej nga jambanxhinj,se vëndasit,që të gjithë myzeqarë, jetonin në atë fshatin tjetër që quhej Petova e vjetër.Kjo,Petova e vjetër,aso kohe kishte gati 100 shtëpi,kurse,Petova e re,laj-thaj kishte 29 shtëpi.Këtu nuk futen familjet e arixhinjëve se rrallë nguleshin në një vënd.Ngrinin rreckat iknin.Kur them ndryshe,për Ymer Efendinë,nuk shkruaj kot.Me vonesë po se po(kosovarët etjerë kishin qënga vitet e paraçlirimit aty!);por,ky,Ymer Efendiu,nuk kishte njështëpi të vërtetë si gjithë të tjerët,po jetonte në një barakë prejpurpuliti,e vetmja në gjithë fshatin.Veç kësaj,Ymer Efendiu dukej qëatje tej që nuk ishte nga fshati.Në fshat e kishte sjellë rastësia apokushedi se ç'hall.Vishej me kostum,vinte çdo ditë kollare dhe,veçkëtyre,nga koka nuk e hiqte republikën.Shkurt,i veshur shik dhe,kurthonë në fshat,sikur do shkonte krushk.Po dhe e shoqja,e nderuaraZonja Sahime,çap pas çapi,si i shoqi.Kur shkonin gjëkundi përvizitë,sado që të qe rruga e ngushtë,ata do t'i shihje o krah përkrah,o në ngushticë,zonja dilte para Ymer Efendiut.Graria,kur ishikonin nga larg që Zonja printe para burrit të saj,mënd shkulninfaqet,se ku mund të ndodhte kjo gjë:që gruaja të dalë para burrit?Pornderimin për këtë çift të çuditshëm e kishin në tërë fshatin:me okë!Tëgjithë xha Ymerit,i drejtoheshin me Ymer Efendi dhe,po tëgjithë,Sahimes:zonja Sahime!Këta tituj që në fshat,aso kohe(po dhe nëqytet),kishin rënë nga sëra,nuk u hoqën nga goja e asnjërit deri ditënqë ata lanë fshatin tonë.Zonja Sahime qe një zonjë e vërtetë se,kur eshihje,të mbetnin sytë.Edhe kjo,si i shoqi,jo vetëm vishej bukur,pokurrë,kur dilte për vizita,nuk e hiqte nga koka një kapele në tëcilën,siç e kish kërkuar koha dikur,kishte dy pëndë.Tamam qenë si tërënë nga qielli.Them kështu kur i krahasoja me të gjithë fshatarët etjerë në atë kohë.Kur për të
shkuar mik,ndonjë fukara në fshat(dhekishte shumë të tillë),shkonte merrte hua o pallton o këpucët.Kurse Ymer Efendiu dhe zonja Sahime dukeshin si qiellorë.Po brënda në shtëpi,në atë barakën prej purpuliti?Çuditeshe dhe mbetje me gojëhapur se sa mirë qe ujdisur nga brënda ajo karakatinë( e vetmja në fshat).Mbetje me gojëhapur edhe për një gjë tjetër:zonja Sahime kishte makinë qepëse dhe,ndaj gratë e fshatit tonë,nuk e linin të mbinte përdhe.E ftonin për darka e dreka dhe,kur shkonin për të qepur,e dorovisnin me zahiretë e kohës.Po dhe me vezë e ndonjë gjel shqirak,se lekët qenë të pakta.Pra,ende,kishte shkëmbime në natyrë:si në mesjetë!Familja e Ymer Efendiut kishte tre djem e dy çupa.Fshati( i gjihtë fshati kishte tokë me bollëk),bëri si bëri,dhe i dhuroi nja 4 ha tokë dhe me pak kursime që pati,vet Ymer Efendiu,bleu nja tri dhi për qumësht.Edhe,kur shkonte me dhi,qe me kostum;me kollare e me republikë.Veç me dhi,në verë,mbante një kostum doku si gri.Djali i madh i Ymer Efendiut kish bërë shkollë andej,nga Kosova,dhe filloi punën si mësues.Në fillim,në fshatin tonë,po pastaj... * * * Ndërkaq,Enver Hoxha,pasi kish takuar nja dy herë Stalinin,për t'i dhënë prova besnikërie "atit të tij"(siç thoshte:baba Stalini!),dërgoi urgjent që në saj të përvojës sovjetike,të shpalleshin kulakë në fshat.Kishte plan edhe për kulakë.Për Petovën e vjetër dhe të re,plani qe për 4 kulakë.Do mblidhej organizata e partisë së fshatit dhe do të piketonte emrat.U mblodh organizata dhe pa që në Petovë të vjetër nuk kishte asnjë emër për kulak.Kështu që plani do të realizohej me Petovën e re.Pra,nga 29 shtëpi që kishte fshati,4 do shpalleshin kulakë.Petova e re do të paguante se qe e gjitha me jambanxhinj dhe tre emra qenë kandidatë që,sipas organizatës bazë,i plotësonin ato kushtet për kulakë.I pari qe Nasuf Nikoçi(kosovar nga Prizreni),se vëllai i tij,Ethem Alia,pati qenë gjatë luftës komandanti i një çete nacionaliste dhe jo vetëm kaq:në prag të çlirmit të vëndit,u arratis në Jugosllavi.Pati zëra që vet Nasufi kishte qenë partizan,po nuk quhej hiç se kë do bënin kulak më parë se të?I I dyti,Sadria.Edhe ky kosovar.Se dhe ky,gjatë luftës,kish anuar nga Ethemi.I treti,Brahimi.Ky e hëngri kot:se vetëm shikonte punën e tij dhe nuk u afrohej zyrave të pushtetit.Po që të dy ama,si Sadria ashtu dhe Brahimi,nuk e donin as partinë dhe as pushtetin.Mbeti emri i katërt.Vini vërdall dhe nuk dilnin në kut.Kur një dashakeq është ngritur dhe ka thënë:-Sh Enver për vizitë tek baba Stalini mori pallto hua,dhe Ymer Efendiu në Petovë të re,na rri me kostum dhe me republikë.Epo kulaku s'ka brirë si dem që të pëllas.Atë të bëjmë kulak se është armik.Pale,ajo Zonja Sahime,që do të na bjerë fashizmën këtu.A ja kini parë atë kapelën me pëndë?Dhe u vendos:kulaku i katërt u shpall Ymer Efendi Hoxha!Erdhën shokët e partisë e të pushtetit,mblodhën fshatin(me burra e gra.Bilez,u lejuan dhe fëmijtë që të merrnin dhe ata veshë) dhe filloi komunikimi.Të gjithë ,të cilësuarët kulakë,morë fjalën dhe kundërshtuan.E çuditshme se i gjithë fshati ,mbështeti të cilësuarët,por vendimi qe marrë.Shokët e ardhur porositën rrept:që sot e tutje,nuk ka më vajtje-ardhje dhe asnjë lloj ndihme mos u jepet kulakëve.Se janë armiq.Nuk duan pushtetin popullor e tërrcivërci.Edhe unë,sado fëmijë,qeshë në atë mbledhje.Qeshë ulur mes Bashkimit(djalit të vogël të Ymer Efendiut) dhe Hajredinit,djalit të madh të Nasufit.Ne qemë shokë të një klase dhe veç kësaj,kur kemi ardhur nga Skrapari,tre muaj,famijarisht kemi banuar në shtëpinë e Nasufit(që sot po e shpallin kulak).Më vinte inat dhe,sa për vete,as që mendoja se do të ndahesha ndonjeherë as nga Bashkimi dhe as nga Hajredini.
*
*
*
Ndryshe nga fshatarët e tjerë,kulakët,u ngarkuan me detyrime dhe tatime të papërballueshme.Më kujtohet mirë që,djali i vogël i Ymer Efendiut,mblidhte kallëza gruri në mes të një vape që të çante kaptinën.Punonte bashkëmoshatari im,se nuk u dilte për të ngrënë.Nga kjo punë,në mes të vapës,e goditi tifoja në kokë,dhe ai,i bukuri dhe aq i miri,Bashkim,vdiq.Kjo vdekje qe e rëndë jo vetëm për familjen e Ymer Efendiut,por gjithë fshati ndjeu dhimbje.Që atë ditë,fshehurazi,kur errej(se dhe gardhi kishte veshë!),shkonin njerëz dhe ndihmonin sa të mundnin këtë familje fatkeqe.Djalin e madh,Fatosin,që qe mësues në fshat,e syrgjynosën larg në një fshat të Mallakastrës.I shkreti Bashkim!U bë kurban dhe u flijua nga një marri e asj kohe të pistë.Të atij regjimi që,gjithmonë,deri sa u përmbys,shpikte armiq.U godit familja e Ymer Eefendiut,po respekti për të jo vetëm nuk ra,po,përkundrazi.tani fshati sikur e donte më tepër.Qe një padrejtësi që bënte mu.Po,kur ke gjyq me kadinë,nuk ka kush ta bën davanë. *
* *
Tek bashkëfshatari ynë,Isuf Jaupllari(skraparli,ky!) ,kishte ardhur për vizitë vet kryetari i pushtetit në rreth.Mikpritës dhe i hanin brirët për miq(se qe shumë dashamirës i rakisë).ky,Isufi,e merr mikun dhe e vendos në një anë të oxhakut dhe përballë tij,u vendos vet.Sa bënë qokat e para, ndjeu që e thirrën në emër.Kur del,sheh se kishte ardhur për vizitë(apo për hall),dora vet:Ymer Efendiu!Isufi,pa ia bërë syri tërr që në buxhak kishte dora vet të madhin e pushtetit të rrethit,bërtiti:Mirëse erdhe,o Ymer Efendi!Dhe,pasi e përqafoi ngrohtësisht mysafirin(kulakun),e udhëhoqi dhe e vendosi mu përballë të madhit të pushtetit.Ky,pushtetari,erdhë dhe u nxi sikur e zuri e keqja dhe as fliste dhe as kundonte më.Isufit as që i bëhej vonë dhe ia shtroi me të dy miqtë,ashtu siç e kish zakon ai.Kur iku pushtetari,i thotë:-Ore,po ç'qe ajo prroçkë që bëre?Mu përballë meje më vë kulakun?Pale po m'i thoshe:Urdhëro,Ymer Efendi!T'u bëfsha,Ymer Efendi!Çfarë kemi thënë ne për kulakët?Aha,- u shpjegua Isufi,- në shtëpi time miqtë i kam njësoj.Nuk di unë kulak apo komunist.Kështu,ë?!!!Dhe iku pushtetari si era me shi. Jo më vonë se pas dyjavësh,pushtetari u kthye prapë.Dhe prapë e mblodhi fshatin.Aty i zbrazi të tëra.Dhe që atë ditë(mbasi kishin rëmuar dhe andej nga Skrapari),Isuf Jaupllari u shpall kulak."...se jo vetëm gjatë luftës ka përkrahur Ballin,- tha,- kryetari,por dhe tani mban mardhënie miqësore me kulakët.Po kështu do bëj,se një vëllai i tij,Orhani,ka vdekur në burg.Kështu që u bëmë me 5 kulakë. Ndërkaq,Ymer Efendiu,që nuk qe ngatërruar hiç në këto punët e luftës,pas fatkeqësisë që pësoi,shkoi u uankua andej,nga Tirana.Ata të Tiranës,kur hapën kartat,panë se jo vetëm Ymer Efendi Hoxha nuk qe për kulak,por as më pak dhe as më shumë qe kushëri i afërt i Bajram Currit dhe kish qenë sekretar komune në rrethinat e Gjakovës.Ky status prej nëpunësi i ish bërë si natyrë e dytë dhe,megjithëse në fshat,vishej si një qytetar i vërtetë.Ia hoqën kulakllëkun(në fshat mbetëm prapë 4 kulakë,se e pësoi Isufi!),por,ama,e pagoi keqas:humbi një djalë gati 12 vjeç.Dhe,menjëherë,sa shpëtoi nga kjo damkë,la barakën prej purpuliti dhe u vendos në qytetin e Durrësit.Deri sa vdiq,i mbajti lidhjet me miqtë e Petovës së re.Njëri nga djemtë e ti,ai mësuesi,për shumë kohë në Durrës ka qenë drejtor në një instuticion shkollor:sa në shtëpinë e pionierit aq dhe në shkollën artistike. Sidoqoftë,gjithë Petova e re, e kujton këtë familje"kulakësh" me respekt.Unë,veçanrisht,se jo vetëm pse të ndjerin Bashkim e kisha vërsnik,por dhe
djalin e madh të Ymer Efendiut,Fatosin,e pata mësues deri sa e transferuan në Mallakastër. Ç'kohë e pistë!Sa njerëz të ndershëm u morë në qafë!... 10 dhjetor 2009