NJË VËSHTRIM MBI ” DUUMVIRATI I NJË STINE QË SHKOI” të shkrimtarit
PIRRO LOLI
Pilo Zyba Mund të jem nga të paktët dashamirës,i cili ka lexuar po të thuash të gjitha veprat e shkrimtarit Pirro Loli.Pena e tij e komanduar nga mëndja e shëndoshë,ka mbushur me prodhim të mbarë ugarët e letërsisë.Autori ka përfshirë disa varietete dhe llojshmëri,ndërthurur me cilësinë,poezi,romane e së fundi në librin me ESSE “DUUMVIRATI I NJË STINE QË SHKOI” Ai kudo e ndjen veten baçevan të zoti.Frutet e punës së tij,janë ato që ne i dimë,e për të cilat kemi folur dhe herë të tjera. Pirro Loli ndodhet në rrugën e letërsisë si atlet i formuar,ai i përket asaj plejade që rend për titull.Ai ka forcën,talentin,dëshirën dhe vullnetin.Mban në dorë në këtë luftë të gjatë mendimesh,pushkën (poezinë)dhe topin(romanin)por, dhe atë që të dyja bashkë i mban në lartësine e duhur,kritikën. Po,po,kritikën.Një armë kjo,që ai ja njeh mirë,cilësitë,vlerat dhe peshën që ka në art(Sidomos në kohën e ditëve tona).Nëqoftëse nuk duam ta pranojmë që ka vdekur,duhet pa tjetër të pranojmë që ka humbur vetedijen dhe dergjet në kllapi gati për 2Ovjet në shtratin e saj. Sot edhe ata pak kritikë që ishin,kanë fshehur lapsat dhe rrojnë me lavdinë e shkuar.Lavdi që ka vdekur bashkë me ta.Të tjerët që kanë marrë penën për të shkruar e për të lëvruar këtë gjini,janë kthyer në bojaxhinj të rendomtë të interesave të tyre,të autorëve,apo të dyve të marrë së bashku. Lë ti lëmë mendimet teorike dhe të kthehemi në praktikë,kjo nxjerr në shesh të vërtetën,që,sipas mendimit të autorit të shkrimit është e dhimshme. Nuk dua të zgjatem,ndaj për të vërtetuar këtë po i kthehem librit në fjalë. “Duumvirati i një stine që shkoi”(por që unë mendoj se ende nuk ka shkuar)dhe kjo na mundon të gjithëve.Duumvirati është një vepër aq e thjeshtë në dukje,po kaq e vështirë në bërthamë e në peshë.Sa e lehtë në të lexuar,aq e vështirë në të kuptuar dhe asimiluar kuptimin dhe qëllimin e saj. Aq e harmonizuar saqë veglat e artit dhe faktet të bejnë,të qëndrosh herëpashere për të lidhur muzikalitetin me kohën,faktet e vuajtjet me artin. Libri aq thjeshte sa është i shkruar,po aq e pasur është miniera e mendimeve të tij. Unë që e lexoj,duumviratin,shtroj pyetjen:”A shkoi ky duumvirat”? Unë po vet përgjigjem, “Jo”. Kjo ka arsyet e veta dhe,ja cilat janë ato; Letërsisë 50 vjeçare nuk i është bërë një analizë e thellë,një plugim përmbysës për të parë cilësinë e tokës,në të cilën do mbjellim farën e re.Në të ka vemje,krimba,kripra,që duhet ti njohim,ti pastrojmë që në mbjelljet e reja bimët në të ardhmen të jenë të shëndetshme.Kjo, ndonse kanë kaluar kaq vite nuk po ndodh,pse? Brezi që shkoi dhe gatoi këtë çorbë,nuk i do analizat,ato rrëzojnë vlerat e punës së tyre.Ata vërtet ranë nga podiumet por, kanë në dorë veprat dhe ëmrat.Nxisin lulëzimet e reja,vënë ndonjë firmë në vlerësimin e tyre për të treguar se janë gjallë. Demokracia vërtet hapi dyert por,hodhi në rrugën e vështirë të krijimit shumë autorë të rinj të pa njohur,të etur, me dhe pa talent.Kjo krijoi një prurje, por,dhe një trullosje te lexuesi i cili nuk di çtë zgjedhë.Kjo është një punë që i përket kritikës dhe shtëpive botuse, të cilat ashtu siç lindën në mëyrë të menjëhershme, ashtu dhe po mbyllen një nga një. Vitet kalojnë,po mbushen 20 vjet,brezat e vjetër po ikin e po zëvëndësohen me të rinj.Kritika flë!Të rinjtë nuk kanë kohë të mërren me analizën e së kaluarës,ata krijojnë në kohën dhe kohën e tyre.E shkuara po i mbetet peshë së ardhmes.
Nisur nga kontrditat e thella të së kaluarës me të ardhmen,e të kaluarës në vetvete,nuk kemi një Antologji të mirfilltë kombëtare në poezi,prozë,qoftë për fëmijët që rriten në epokën e re,qoftë për të rriturit. Në interes të kujt është kjo?Në interes të atyre që e krijuan.Çfar duhet të bëjmë?Atë që bën shkrimtari dhe kritiku Pirro Loli në veprën e tij,Duumvirati. Vepra në fjalë është një analizë e thellë e të sëmurit letërsi-art të 50 vjetëve të shkuar.Mjeku që ka marë në duar gjëndjen e tij shëndetësore, për të përcaktuar diagnozën dhe mjekimin e mëtejshëm e njeh mirë atë,njeh mirë forcat e tij. Shkrimtari në fjalë ka botuar dhe nxjerrë nga forca e mëndjes së tij, mbi 13vepra.Ai është i përgatitur shpirtërisht e moralisht për këtë vepër,që, përveç krijimit artistik ka si qëllim atë kritik, Në se në veprat e mëparshme,flet dhe vendos vetë,në veprën në fjalë ai,ka thirrur dhe bashkpuntorë.Cilët janë këta?Janë mësuesit e tij..dhe tanët.. Hegel,Niçe,Prust,Cvetajeva,Breht,Bodler,Dostojevsk,Shpenhauer etj,etj. Kjo është një punë titanike që lexuesi nuk e shikon por,autorit i ka ngrënë kohë, mund e sakrificë.Për të bërë këtë libër, ai, ka shfrytëzuar biblioteka,autorë, kritikë të vegjël e të mbëdhenj.Në fund pasi ka përgatitur terenin i është futur punës për të bërë operacionin në fjalë. Për të qënë më i saktë në punën e tij, më bindës në ato që shkruan e thotë,autori mërr dy shkrimtarët tanë më të mirë.Dy kolonat qëndrore që mbajnë në këmbë godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve.Dy autorët më në zë,të cilët i njohim të gjithë.Vlen të përmëndet që,autori në fjalë,që në moshë të re hynte dhe dilte në dhomat e kësaj ndërtese.Që aherë, ai,kërkoi më shumë hapësirë e dritë.Si shpërblim, i prenë krahët për të mos fluturuar hapësirave, hipur në kalin e frymëzimit. Kohët ndryshuan,hapësirat u lanë të lira.Fluturimet mbushën qiellin pa fund të artit dhe artistit.Pirro Loli tashmë si arkitekt i fjalës,ndërtimin e kësaj godine e shikon nga të dy anët.Si artist,në dhomat e saj ai ka vëndin që i takon,dhe si arkitekt.E dyta falë përvojës dhe aftësive individuale. Duke njohur mirë ndërtuesit e saj,materialet që janë përdorur,themelet në të cilat qëndron,autori,arkitekti,jep mendimin për këtë grehinë e cila sipas mendimit të tij,dhe timin,duhet rrëzuar,për ti lënë vëndin një ndërtese të kohës.(Nuk bëhet fjalë për mur e as për tulla)Që ajo të jetë moderne e bashkëkohore,ose duhet të rrëzohet e të rindërtohet nga fillimi,ose,kërkon një rikonstruksion të fuqishëm. Për të bërë këtë, shkrimtari mendon se duhet të gjënden pikat e saj të dobta,që fillojnë nga themeli dhe mbarojnë në çati. Për ta pasur të thjeshtë dhe lexuesi,kritiku e ka ndarë grehinën në copa(në kapituj).I mërr ato veç e veç dhe u bën një autopsi deri në imtësi,deri në indet dhe qelizat më të vogla.Të gjitha këto të para nga këndvështrimi i tij i mprehtë e realist.Njëzetetre këndvështrimet (kapitujt) të gjithë të veçantë në llojshmëri,janë 23 analiza që i shërbejnë të përgjthshmes,asaj që na rëndon dhe pengon dhe sot në rrugën e një arti të vërtetë. Shkrimtari flet me vendosmëri dhe fjala e tij është bindse.Kjo godinë me themel të huazuar(shprehje e autorit)me kolona që nuk kanë forcën për të mbajtur peshën që sot ka,pa përmëndur arkitekturën e dobët.Dhomat e saj janë të vogla,pa frymëmarrje,me dritare ku nuk hyn dritë e bollshme,pa ajrosje,pa frymëmarrje,ku lagështira i ka hyrë deri në palcë,duhet të riparohet orgjentisht dhe,me kujdes që të mos zërë nën vete ndërtuesit e saj,pa përmëndur ata që zuri.Projekti i kritikut është profesional,duhet të ndërrohet ngjyra e mendimeve që ajo shprehte dhe, që shpesh herë shpreh akoma. Kryesorja është se shkrimtari dhe kritiku,jep mendim,projekton kalimin nga e kaluara tek e ardhmja,pa shumë dëme(jo materiale) dhe dhimbje.
Që të bëjmë një analizë të veçantë për çdo kapitull,mendoj se nuk është e nevojshme,këtë e ka bërë vetë ai,plus që kërkohet shumë punë .Ju që do ta lexoni do kuptoni fare mirë qëllimin dhe vlerën që u ka dhënë autori. Duke ju afruar fundit unë mendoj se tri janë shtyllat mbi të cilat mbështetet,e i japin vlera shkrimtarit dhe librit në fjalë. Guximi,vendosmëria, talenti i tij për ti bërë analizë bërthamës 50 vjeçare të letërsisë së realizmit socialist.Një inisiativë që ndonse kanë kaluar 20 vjet nuk e ka marrë njeri. Aftësia e tij për ta bërë këtë analizë,pa e politizuar temën në fjalë. Fjala e zgjedhur,faktet e mbledhura,gërshetimi dhe shtjellimi pa bërë kapërcime në shtrirjen kohore. Së fundi po e mbyll me fjalët e autorit “Letërsia e fuqishme ka dritën polihistorike të ekzistencës.Kjo do të thotë se duhet të njohësh mirë teknikën e elipsit,artin e kondesimit.Si një bisturi çudibërëse,shpesh pena e hollë e poetit,të pastron plagët e thella e të shtyn drejt thelbit të dukurive”. Nuk mbetet gjë tjetër veç ta urojmë autorin e të presim dhe fryte të tjera nga kjo gjini që i shkon shumë për shtat penës së tij,e që të tjerët e kanë harruar apo u duket e vështirë për tu lëvruar.