Kujtim Kasami Një da’ve për teologun Jeta qenka mjaftë interesante. Njeriu kalon momemte të çuditshme, të ndryshme, momente të caktuara. Njeriu jeton jeten e tij. Normal ashtu siç e planifikon. Por duhet të jetoj me ndershmëri, duke kryer detyrat dhe përgjegjësitë që ka. Padyshim çdonjëri aftësohet dhe arrinë që të punojë ndonjë lloj pune të caktuar, apo zhvillon ndonjë lloj biznesi me qëllim që të fitoj të mira materijale për t ‘i kryer obligimet që ka ndaj vetes dhe familjes së tij. S’do mend se njeriu ndodh për gjatë jetës së tij, të provoj dhe të bëjë disa lloj punësh. Kjo dukuri është te një numër i madh njerzish, edhe atë për shumë arsye të ndryshme. Një gjë të tillë (pra ndërrimin e llojit të punës) e kishte bërë edhe një teolog. Edhe pse kishte punuar më shumë se 10 vite si imam, hatib dhe rrallë herë si mualim në xhaminë e fshatit të tij, erdhi dita që ai ta lej punën si imam në xhami. Filloi një punë tjetër, kuptohet ndihet më komod dhe padyshim se ëndëron në karierën e tij profesionale, mos të them materijale. Mos e zgjasë tepër historinë me këtë "mesele", por dua tu tregoj se ky “ish-teolog” jo vetëm që e la imamllëkun por e la edhe xhaminë. Dhe është dita e xhuma, jam nisur për në xhami, për të falë namazin e xhumasë, më takon për rruge dhe më pyet se ku po shkon ? I tregova se jam nisur për në xhami, se është koha e namazit të xhumasë. Më tha mirë të pres te ’’ kafeja’’, kur të kthehesh ta pimë nganjë kafe, se ka kohë që nuk jemi parë. Të them të drejtën u ndjeva shumë rëndë në atë moment ! Populli thotë: “një dite punove si hoxhë, tanë jetën e ke emrin hoxhë”. Kështu del puna kur teologjia kuptohet si profesion dhe jo si mision. Këta njerëz që nuk janë pak në shoqërinë tonë, paraqesin një imazh të keq për teologun bashkëkohor. Sepse bëhen shkak për shumë njerëz që të fillojnë dhe të debatojnë për të vërtetat fetare në mënyrën jo të duhur. Vjen dita që në vend që imami t’i bëjë da’ve xhematit, duhet që xhemati t’i
bëjnë thirje ish-imamit që të vijë në xhami s’paku një herë në javë për të falur namazin e xhumasë. Shumë keq.